Agjencioni floripress.blogspot.com

2014/11/27

Letër e Hapur kryetarit të BDI-së Ali Ahmeti, mbi diplomën false universitare të Ministrit të Arsimit Abdilaqim Ademi

image













KASTRIOT MYFTARAJ

Z. Ahmeti!
     Që prej ditës së djeshme mediume të shumta të Maqedonisë, në gjuhën maqedone dhe shqipe më kanë kontaktuar për të më kërkuar që të deklarohem sërish mbi atë që kam shkruar disa muaj më parë në shtyp, mbi diplomën false të z. Abdilaqim Ademi, atëherë dhe sot ministër në Qeverinë e Maqedonisë. Unë e kam shumë mërzi që mbi çështje të tilla të ndjeshme për shqiptarët e Maqedonisë të shprehem në mediumet në gjuhën maqedone, interesimi i të cilave nuk më duket se shkaktohet nga dashamirësia për shqiptarët e Maqedonisë.
    Nuk ka asnjë dyshim z. Ahmeti që Ministri i Arsimit në Qeverinë e Maqedonisë, z. Ademi është mbajtës i një diplome të rreme universitare. Për të vërtetuar këtë, nuk është nevoja që të sjellësh shumë fakte, mjafton të shikosh jetëshkrimin zyrtar të z. Ademi në faqen zyrtare online të Ministrisë së Arsimit të Maqedonisë. Në këtë jetëshkrim zyrtar, që, e tepërt të thuhet, në mos është shkruar prej vetë z. Ademi në vetën e tretë, së paku është shqyrtuar me vëmendje prej tij para se të publikohej, thuhet ndër të tjera për arsimin e tij universitar: 
    “I lartë: Inxhinier i diplomuar i Metalurgjisë, Fakulteti Politeknik, Tiranë, 1996”
    E njëjta gjë thuhet edhe në jetëshkrimin zyrtar të z. Ademi të kohës kur ishte Ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit hapësinor, pra para zgjedhjeve të mbajtura këtë vit në Maqedoni. Kjo gjë mund të verifikohet lehtë në arkivin elektronik të Qeverisë së Maqedonisë.
    Unë besoj se ju pajtoheni me mua z. Ahmeti, që kur një njeri shkruan së paku dy herë në mënyrë të njëjtë emrin e shkollës ku ka diplomuar, në dy raste kur ka qenë ministër, atëherë ky njeri është i bindur se ky është emri i saktë i shkollës, e cila është shënuar në diplomën e tij. Prandaj kur z. Ademi shkruan se është “Inxhinier i diplomuar i Metalurgjisë, Fakulteti Politeknik, Tiranë, 1996”, atëherë duhet menduar se z. Ademi është i bindur se në Tiranë ka ekzistuar një Fakultet Politeknik, ku kishte dhe një department apo katedër të metalurgjisë, në të cilin ka studiuar dhe është diplomuar z. Ademi. Problemi është, z. Ahmeti se në Tiranë, as në 1996, kur pretendon se diplomoi z. Ademi, as më herët dhe as kurrherë nuk ka ekzistuar një Fakultet Politekenik ku të studiohej metalurgjia. Që prej vitit 1991 në Tiranë ekzistonte (madje ekziston ende) Universiteti Politekenik, i krijuar si pasojë e ndarjes që iu bë Universitetit të Tiranës. Në Universitetin Politekenik të Tiranës ekzistonin disa fakultete në njërin prej të cilëve kishte një katedër të metalurgjisë, saktësisht në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike dhe Elektrike.
    Është interesante se në jetëshkrimin zyrtar të Ministrit Ademi është dhënë saktë emërtimi i shkollës ku është doktorant: 
    “Doktorant në Fakultetin Teknologjik – Metalurgjik, UShKM Shkup”
    Pra, shkolla ku z. Ademi ka doktoruar, ose është duke doktoruar është një nga Fakultetet e Universitetit Shtetëror “Kirill dhe Metodi” të Shkupit. Emërtimi i shkollës në jetëshkrimin e Ademit është korrekt. Kjo ka ndodhur për arsye se Ministri Ademi së paku ka shkelur në shkollën ku ai doktoroi, ose është në proces të doktorimit.
     Por, z. Ademi nuk ka shkelur kurrë në shkollën ku mori diplomën bazike universitare në Tiranë. Ai thjesht bleu një diplomë në Tiranë, dhe në diplomën që bleu emri i shkollës ishte shkruar gabim: “Fakulteti Politeknik”. Në të vërtetë, nëse diploma e z. Ademi do të kishte qenë e rregullt, ishte dashur që në të shkruhej: Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike dhe Elektrike, Universiteti Politekenik i Tiranës.
    Z. Ademi është mbajtës i një diplome universitare jo vetëm false, por për më tepër të falsifikuar keq. Z. Ademi duket se ka pasur dyshimet e veta për diplomën e tij, se në jetëshkrimin e vet zyrtar si deputet, të publikuar në faqen zyrtare online të Kuvendit të Maqedonisë, në 2002, ai nuk jep detaje për arsimin e vet universitar. Ky jetëshkrim është shumë lakonik: “Anëtar i BDI-së. U lind në 1969 në fshatin Jegunovcë, RM. Shqiptar. Përgatitjen të lartë shkollore. Pa përvojë pune. Jeton në fshatin  Shemshovë.”
    Një njeri që shkruan në jetëshkrimin e vet zyrtar për deputet “Përgatitjen të lartë shkollore”, pra të cilit i mungon aftësia minimale për të artikuluar mendimin e vet më të thjeshtë, atë të shkollës që ka kryer, tradhton veten si një njeri që ka blerë diplomën e tij. 
    Më vonë, kur z. Ademi u ndje më i sigurt, ai i lejoi vetes që ta publikojë përmbajtjen e diplomës së tij të rreme. Z. Ademi u detyrua që ta blejë diplomën se ai nuk i përfundoi studimet universitare, ku gjithashtu i blente provimet. Unë e di se z. Ademi këto ditë po bën përpjekje që ta mbulojë mashtrimin e tij me një mashtrim tjetër, duke marrë një tjetër diplomë false ku emërtimi i shkollës ku supozohet të ketë kryer studimet universitare bazike në Tiranë, është shkruar korrekt. Meqënëse diploma bazike universitare e z. Ademi është false, atëherë janë nul edhe masteri (magjistrimi) i tij, si dhe doktorimi. E vetmja diplomë e vlefshme e z. Ademi është ajo e gjimnazit “Kirill Pejçinoviç” në Tetovë, por me të ai nuk bëhet dot as mësues në fshatin e tij në Shemshevë.
    Unë mendoj se z. Ademi nuk do të lejonte që të punësohej në ndonjë shkollë fillore të Maqedonisë një mësues në diplomën e të cilit të thuhej se ai ka kryer Fakultetin e Europës Juglindore në Tetovë. Se dihet që në Tetovë nuk ka një Fakultet të Europës Juglindore, por një Universitet të Europës Juglindore. Një person mund të jetë mbajtës i një diplome ku thuhet se ka kryer studimet në një nga fakultetet e UEJL. Nëse një person është mbajtës i një diplome ku thuhet se ka kryer Fakultetin e Europës Juglindore, kjo është padyshim një diplomë false. E njëjta logjikë vlen edhe për diplomën e Ministrit Ademi i cili ka “diplomuar” në Fakultetin inekzistues Politeknik të Tiranës. 
    Z. Ahmeti!
    Ministri Ademi nuk mund të pretendojë se përmbajtja e diplomës së tij është shkruar gabim në jetëshkrimet e tij zyrtare si ministër, se kjo do të thotë që ai është njeri absolutisht i paaftë mendërisht. Një mësues katundi, i cili në dy jetëshkrime zyrtare që paraqet, ka shkruar gabim emërtimin e shkollës së tij, ku ka kryer studimet universitare, duhet të qortohet rëndë dhe madje të largohet nga puna si një njeri i papërgjegjshëm. Çka kur kjo ndodh me Ministrin e Arsimit? Faik Konica, në përrallën nga Zullulandi, u drejton shqiptarëve një apel dramatik duke iu thënë: “Hiqni dorë, ju them, se u bëmë palaçot e dheut.”
    Konica e kishte fjalën për marrëzitë që bënin bashkëkohësit e tij rreth një shekull më pare, të ngjashme me diplomën false të Ministrit Ademi. I njëjti apel vlen për ju, z. Ahmeti, që jeni forca pas trajektores bizarre të karrierës së z. Ademi. Unë nuk iu adresova z. Ademi në këtë letër të hapur se e di që ai është një njeri absolutisht i papërgjegjshëm. Për të nuk ka rëndësi as dinjiteti i shqiptarëve të Maqedonisë, si dinjitet kombëtar, as kurrfarë gjëje tjetër që duhet të kishte rëndësi për të,  si bartës i detyrave të larta shtetërore. Unë mendoj se për ju z. Ahmeti këto gjëra nuk janë krejt pa vlerë. Prandaj ju duhet ta largoni Abdilaqim Ademin nga qeveria që të marrë fund kjo përrallë e re nga “Zullulandi” e karrierës së tij politike e qeveritare. Abdilaqim Ademi duhet të japë dorëheqjen. Nëse ai nuk e bën këtë gjë z. Ahmeti, do të thotë nëse ju nuk ia kërkoni këtë gjë, atëherë mbi ju rëndon përgjegjësia e keqpërdorimit të gjakut të dëshmorëve të luftës së UÇK në Maqedoni, për të instaluar një Barbarizëm intelektual, kinse si përfaqësues të shqiptarëve të Maqedonisë në institucionet e shtetit.


----------------------------------

kasandra në 24/11/2014 23:16:23
avatar
SVIRAJ PETKO NEKA IGRA TRAJKO I THUHET PUNES TE MINISTRAVE TAN.PO TI LEM MINISTRAT TE DALIM PAK KA DEPUTETAT.DEPUTETI I BDI,, QE PERFAQESON ZONEN E PRILEPIT MUSA IBRAHIMI ME PROFESION ASHT MOLER EDHE SHITES I KAPAKAVE PER TELEFONA NE BITPAZAR
Raportoni banalitetet
Thumbs UpThumbs Down
1
hahahaha në 24/11/2014 16:11:34
avatar
Punaediplomes se qimos po na del si vici perhasen,pasnates se parare e kishin pyet hasen"kako ti je ispalla nevesta,nevina ili ne"hasa u kishte thene shokeve,ne znam bogami,polla sello kazhe nevina a polla ne.
Raportoni banalitetet
Thumbs UpThumbs Down
1
në 21/11/2014 23:41:55
avatar
Diplloma jeme esht originall, kurse ju komentatort sherbetoret e shkavellave mundet me u bind me syte e tuj.

Abdilaqim Ademi,
minister me dipllome
Raportoni banalitetet
Thumbs UpThumbs Down
2
guriidjepit në 21/11/2014 20:10:49
avatar
Ju lumt per shkrimi, I respektuar Kastriot Myftaraj, po nuk e ken gjet kujt ti shkruani, se vete Ali Ahmeti ka ngelur ne gjimnazin Mirko Mileski te Kercove, ti lejm lendet ne gjuhen maqedone, qe na jepshin maqedonaset po edhe ke shqiptaret kishte nota te dobeta, kurse ne Prishtin ne Fakul. Fillozofik zort se ka dhene ndonji provi, po sherbimet qe ateher vepronji, dhe nder studente kercovar jepshin dezinformime se Ali Ahmetin e Zajazit e kan rezuar ne provime duke menduar se eshte Ali Afmeti nga Haranjelli, kete bised e kam degjuarnga Gafurr Adili I cili Iishte studen shum I mire ne Fak, Juridik.Keto ishin pallavrat qe naj servonte sherbimet e Ishjugosllavis.
Kurse se Qimja I Shemshoves se e ka blere diplomen nuk e luan topi, po une e di se edhe magjietraturen e ka marr ne Mitrovice, ku profesorat Hamit Mehmedi nga Zajazi dja I Burhonit ish komunise dhe pozicione politike, dhe prof Rrahim Maksuti djali I Sali Makuti ngaTuhini I shantazhoj (mundet edhe tu ket premtar pozicione) mangupi Fatmir Dehari qe ti mundesojn Qimes te Shemshoves qe te broj disertacionin e magjistratures...! Punimin e Abdul Haqi Ademit e kan kerkuar kompanit Japoneze...! Te mjeret ne kush na perfaqesojn...!
Raportoni banalitetet
Thumbs UpThumbs Down
0
fero2 në 21/11/2014 19:36:17
avatar
O FERO TI QENKE PAS KOHE ORE E NUK E DINKE SE ZOTI ALI AHMETI ESHTE DOKTOR I SHKENCES-Dr.
E KA MARRUR NE QAFE TE THANES!
Raportoni banalitetet
Thumbs UpThumbs Down
0
diploma në 21/11/2014 18:44:40
avatar
Pse nuk publikohet qe edhe Tahir Hani posedon nje diplome fallco?!!! Edhe ai ushtron nje post te rendesishem.Nuk guxojme te lejojme qe kesi matrapazesh te jene perfaqesuesit tane edhe metej.Duhet filluar prej diku.Zoti na ndihmofte!
Raportoni banalitetet
Thumbs UpThumbs Down
3
chemil idrizi tetova në 21/11/2014 18:16:27
avatar
Z,Kastriot Myftaraj reagimi im ndaj shkrimit tende eshte jo per ta mbrojtur ministrin Ademi.Ne trevat ballkanike per te arit larte ne hiearkin politike duhet me pas diplome,falso apo jo diplome.ligjet ne maqedoni dhe ne ballkan jane bere qe ata me diplome ti mbushin xhepat dhe se vetem ata kan drejte ta udheheqin popullin por ne gremin. Ne evropen perendimore diploma nuk ka dhe rendesi per politikanin por per expertet e partis.Maqedonine me se miri do ta udheheqshin njerez me fillore se sa mr,dokt etj.Njerzit me diploma te cilet e fallsifikojne historin,ndertojne buste me histori te rrenjshme.Individet pa titulle nuk do shkruajnen histori falso.per mua diploma nuk te afteson per te qene i drejte dhe kombtare per ta mbrojte te drejten e kombit.
Ne shume debate qe ju kam ndegjuar ne tv
real nuk jeni ne analizat e tua.
Raportoni banalitetet
Thumbs UpThumbs Down
0
Arbi dk në 21/11/2014 15:48:25
avatar
Në këtë parti nuk është vetëm Abdilhaqimi me diplomë false por edhe kreu i kësaj partie Ali Ahmeti pasi në Prishtinë në atë kohë nuk ka kryer edhe vitin e parë të studimeve kurse në Zvicër ka ndejtur nëpër kafene e klube duke sharë Rugovën,bashkë me Nusa Xhaferrin,ka mjaft dëshmitarë që sot ikën Aliu nga frika se ata e kanë mbajtur me bukë e tash nuk dëshiron as t'i përshëndes.
Raportoni banalitetet
Thumbs UpThumbs Down
0
muhamed zilbeari në 21/11/2014 13:42:49
avatar
z. Miftaraj tregoni se sa u paguan Abdilaqimi për kto dezinformata që plasoni ju?
Ju lutem mos defokusoni opinionin në drejtim që nuk duhet.Abdilaqimi nuk e ka diplomën fallc, z, Miftaraj, ai ka plot pun të pista dhe plotë mëkate të pista .Me shkrimet tuaja kto mëkate dhe pisllëqe ja minimizoni në një diplom fakulteti, që në fund do të rezultoj se diploma e Qimit është ok dhe kaq.
Ju z, Miftaraj , duhet të pyetni Qimin për politikën dështuese 18 vjecare që udhëhoqi ai me grupin e tij,, ju duhet të pyetni Qimin për rastin e Brodecit, për rakovecin , B. Pazarin , Gostivari.Ju do më pyetni ç,lidhje ka Qimi me kto të B,Pazarit dhe Gostivarit?ja pse, Qimi para se të formohet BDI, ka qenë kryetar i n'degës së PPD-së në Shemshovën e tij, pra pjesë e strukturës legjendare të aferave.
z. Miftaraj, un e urej Qimin sepse ai dëmtoi mua dhe familjen time në shum gjëra, por më shum e urej për dëmet që ua shkaktoj shqiptarëve, por, por diplomën falco nuk e ka , kte pun e kam të njohur un.
Të lutem mos e defokuso opinionin me broçkulla të paguar me gjys çmimi.
Raportoni banalitetet
Thumbs UpThumbs Down
1
bilbil në 21/11/2014 13:23:37
avatar
pse kto nuk shkarkohen preji partije..dhe te ket padi penale... si mund te doktoroji ne shkup. me shkollen e mesme. kush i kontrolon kto diploma.duhet te grkojn falje publike shqiptarve..se maqedont nuk i dmton hic..per at pun ato e lan te punoje por me muziken qe u konvenon maqedonve
Raportoni banalitetet
Thumbs UpThumbs Down
3
Muhamed Zulbeari në 21/11/2014 09:51:59
avatar
Unë ju garantaoj me jetë, se ky far QELBËSIRE - KASTRIOT MYFTARAJ , të gjitha këto shkrime i ka me prapavijë politike, të inicuara nga njerëz të ligë, puthadorë, tradhëtarë, sahanlëpyrës, etj., të cilet kanë për qëllim ta njolosin këtë njeri familjarë dhe politikanin më të sukseshëm që mban mend historia në këto treva tona.
Në lidhje me diplomat, asgjë nuk është e vërtetë të gjitha ato janë trillime dhe sajime. Mr. Abdilaqim Ademi, gjatë studimeve ka qenë një ndër studentët më të rregullt dhe më të dalluar të asaj kohe dhe njëherit me notë mesatare më të lartë nga të gjithë studentët, e gjithë kjo shumë lehtë mund të vërtetohet në Univerzitetit Politeknikë të Tiranës, Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike, dega Metalurgji.
Raportoni banalitetet
Thumbs UpThumbs Down
-8
anti dui+dpa+myftaraj beu=djallezi në 21/11/2014 09:29:55
avatar
Eshte me shume interes qe shume informata qe ka ky njeri per shqiptaret e Maqedonise, ka te drejte qe i ben publike si ceshtje qe edhe dihen qofte si perfolje a paragjykime te verteta, por ky mire ben qe na i perkujton ngaqe ne jemi do lloje idiotesh qe nuk permiresojme veten gjithnje duke harruar dhe falur perdite ato qe i shajme po perdite bile duke i shperblyer me pushtet! Deri ketu Myftaraj Beu a agai e ben mire punen, te ndricuar e te lustruar qe edhe perendite do korruptoheshin shume per te mos kuptuar Myftaraj beu e ne njerezia poshte se atje me larte edhe ata prostituojne njejete si ne idiotet ketu me poshte tyre! Por, shtrohet nje pyetje e thjeshte qe dhe pergjigjen e ka te thjeshte! Le t'i tregoje me emra ky Myftaraj Kastriot beu apo agai se cilet jane njerezit/begleret e agallaret e tjere (te njejte si Abdilaqim Ademi gjithnje) qe e furnizojne me keta informata te ketilla me shume interes. Edhe kjo eshte ceshtje qe dihet, por shqiptaret kane nevoje ta dijne qe njerezit qe t'i japin ty keta informata nuk jane hic me pak e hic me shume se ky idioti Abdilaqim Ademi. Pra, jane parazite te njejte te shoqerise shqiptare qe ne biografine e wc/cv-ne e tyre kane vendosur ckado e dosido! Pra, shume e thjeshte eshte kjo gje, na i lustro te gjithe, jo vetem ABdylaqim Ademat, por edhe ata qe te furnizojne me informata ngaqe me dyfytyresi e standarde te dyfishta nuk zgjidhen problemet o Myftar beu, por shtohen duke fituar dikush si ti e duke u shpaguar per llogari te atyre qe te japin keta informata, te cilet njerez nese jo tjeter, atahere vetem i luftojne Abdylaqim Ademat per t’i zevendesuar vete brenda llojit. Por, c’eshte ajo qe i bashkon me ne fund?! Te tere duket sheshit se jane eunuke te njejte qe per cudi shtohen si te tille! Edhe kjo nje cudi shqiptare apo jo qe ti nuk e thua ne teresine e saj, por vetem te fshehten publike e te vertete te nje grupi njerezish si ky A. Ademi, por jo edhe te atyre gjarperinjve te njejte si ai qe ti i ke referenca e burime te zbulimit te teorise per cmim Nobel se ’sapuni kur ferkohet me ujin prodhon shkumen’ qe ne kete rast do qe te mbuloje funderrinat poshte shkumes se piste. Te jap te drejte ne ato qe thua pa t’i kontestuar fare, por do t’i merrja te plota sikur tablone te na e paraqesesh te plote dhe jo vetem per disa lakenj duke i fshehur te tjeret qe cirren e lepihen Tiranes e Prishtines si ’njohes ’ te ceshtjeve! Apo me sakte deri kur do ti kesh dorezane njerezit qe te thash se jane hic me pak e hic me shume se Abdilaqim Ademi, nepermjet te cileve ti mendon se ben zbuluesin! Zbuloi pra te tere nese je i sinqerte dhe s’ke pse lepihesh me letra ’dashurie’ ndaj politikaneve qe ti s’ben gje tjeter pervec qe je i paguar nga ata qe t’i japin keta informata, e tani ben ’kercenuesin publik’ per te vjelur edhe nga abdilaqim ademat apo cerdhet qe shtojne abdylaqim ademat.
Raportoni banalitetet
Thumbs UpThumbs Down
6
fera në 21/11/2014 08:30:34
avatar
edhe TAHIR HANI ka diplome fallco !krejt e dime ...
Raportoni banalitetet
Thumbs UpThumbs Down
6
struga në 21/11/2014 08:27:02
avatar
Ju lutem duuhet te gjithe ta dine se edhe TAHIR HANI e ka diplomen falco ! tung
Raportoni banalitetet
Thumbs UpThumbs Down
6
Konitza në 20/11/2014 23:49:24
avatar
Ndoshta e ngaterron Abdilaqim Ademin me Abdil Aqim Ademin, berberin e Çarshise se Eperme!?!
Raportoni banalitetet
Thumbs UpThumbs Down
8
Nina në 20/11/2014 21:14:54
avatar
Te lumt dora Myftaraj. Se pikes i ke rene. Ka plot aty deputet ne parlamentin e maqedonis , shqiptar ke i kan marr dypllomat me pare. Por aty shqiptaret ngaqe jan shume te pashkoll, nuk ja kan haberin te zbulojne se kush ka apo ska dyplloma. Ato i mbajn ato funksione thjesht per ti thene maqedoneve se jemi te zot dhe kemi arsim.
Raportoni banalitetet
Thumbs UpThumbs Down
2
në 20/11/2014 20:18:44
avatar
SIKUR TE ISHTE MAQEDONIJA NJE SHTET NORMAL SHUM FUNKCIONARE TE BDI SE DOT ISHIN NE BURGJE E JO NEPER FUNKCIONE SI MINISTRA ,DEPUTET ,DREJTORA ETJ ,KUR E DIME SE SHUMICA KANE DIPLOMA TE FALSIFIKUARA DHE ,TE KORUPTUAR DERI NE FYT
Raportoni banalitetet
Thumbs UpThumbs Down
12
fero në 20/11/2014 19:56:14
avatar
Po o zoteri edhe ti kuit i ke shkruar leter.Mut Tahiri mut i biri zoteri a e dini se çka ka te kryer Ahmuti shkollen e mesme dhe ka pas te regiistruar fakultet ne Kosove dhe nuk dihet se a ka dhene ndonie provim se ka qene i angazhuar ne UDB dhe nuk i ka ra kohe te pregatitet per provime
Raportoni banalitetet
Thumbs UpThumbs Down
7
http://lajmpress.com/opinion/42658.html

TMERRUESE NË KAMPET E AZILIT NË FRANCË: Ja si po trajtohen shqiptarët që po ikin nga Kosova

image


Numri i madh i kosovarëve që po ia mësyjnë Evropës nuk ka të ndalur.

Image

Në disa foto të publikuara shihen se si trajtohen shqiptarët në shtetin e Francës, më konkretisht në kampet e azilit kërkuesve.

Image
Ka disa prej tyre që gjumin e bëjnë në dysheme por edhe në tavolinA.

Image

DOLI NGA SHTYPI I SHTËPISË BOTUESE “VLLAMASI” LIBRI I RI I HISTORIANIT, RASIM BEBO, I TITULLUAR, “ SHQIPËRIA NË GJURMËT E KOHËS”, ME REDAKTIM DHE KOPERTINË NGA SHKRIMTARI VULLNET MATO.




DOLI NGA SHTYPI I SHTËPISË BOTUESE “VLLAMASI” LIBRI I RI I HISTORIANIT, RASIM BEBO, I TITULLUAR, “ SHQIPËRIA NË GJURMËT E KOHËS”, ME REDAKTIM DHE KOPERTINË NGA SHKRIMTARI VULLNET MATO.

NJË PËRMBLEDHJE ME 290 FAQE ARTIKUJ HISTORIK, TË KËRKUAR NGA LEXUESIT, PËR TË VËRTETAT DHE ORIGJINALTETIN E DOKUMENTEVE HISTORIKE, TË HULUMTUARA PREJ KËTIJ PERSONALITETI TË SHQUAR SHKENCOR QË JETON NË SH.B.A. LIBRI GJENDET NË LIBRARITË KRYESORE TË KRYEQYTETIT DHE NË BOBLIOTEKËN KOMBËTARE.

PARATHËNIE NGA . FLORI BRUQI STUDIM RRETH LIBRIT TË RASIM BEBOS
” SHQIPËRIA NË GJURMËT E KOHËS”

Sot mund të marrësh dhe të japësh dhurata të ndryshme nga miq dhe shokë, por një dhuratë që ka librin brenda ka dhe pjalmin shpirtëror. Pastaj është në shijen e lexuesit apo të kritikës se si e përzgjedh dhe e shijon librin. Është interesant se ndonjëherë vetë librat kanë tituj me shkronja floriri dhe ti si lexues digjesh brenda rreshtave dhe autori bëhet frymë në librin shkencor-publicistik me titull simbolik “SHQIPËRIA NË GJURMËT E KOHËS”” I shkruar nga veprimtari i ndritur Prof.Dr. Rasim Bebo. Historiani Bebo ka kohë që jeton në emigrim(në Adisson të SHBA), tepër i shqetësuar për fatin e Shqipërisë Etnike. Si gjithë të larguarit fizikisht nga Mëmëdheu, që mendjen dhe zemrën e kanë lënë atje, ashtu dhe studiuesi Rasim Bebo me metaforën e ikanakut të tij , me shumë artikuj të botuar në tërë blogosferën shqiptare.

Pena e Bebos lëviz në gishtërinj prej fryme dhe jep amanetin e burrit: Se unë nuk kam ikur, unë jam atje përjetësisht në tokën time… Dhimbja e çdo të ikuri nga ajo tokë është e çarë, e çarë gjaku që nuk mpikset kurrë, ndaj Rasim Bebo nga etja që ka i çel një plasë në sy që të shikoj qiellin e Kosovës… Ç’nur të bukur marrin dhjeta shkrime kaq të ndjera dhe drithëruese për Kosovën, Çamërinë, Dodonën, Ilirët dhe Ilirinë, për lexuesin shqiptar!

Në bazë të fakteve që për historianin Bebo janë të prekshme, në shumë libra të lexuar për aneksimin e Çamërisë nga Greqia, ndalem tek studimi ”TËRMET NË MITIN E LASHTËSISË GREKE”, ku në mes tjerash ai shpjegon se” Një grup historianësh të njohur, mbajtën një konferencë shtypi në fillim të kësaj jave, tek National Geographic Society, për të deklaruar se e kanë “fabrikuar krejtësisht Greqinë e lashtë”, një kulturë që prej një kohe të gjatë mendohej se ishte baza intelektuale e qytetërimit perëndimor. Një ekip prej dhjetëra historianësh, antropologësh dhe klasicistësh që punuan pa ndërprerje në periudhën mes viteve 1971 – 1974, për të “krijuar” dokumente dhe sende “greke”.

 Të frustuar nga hendeku që ekzistonte në të dhënat, duke parë që arkeologët nuk po ndihmonin aspak, ata gjetën një mënyrë për të shpjeguar gjëra të tilla si astronomia kartografia dhe demokracia. Brenda pak orësh u lind qytetërimi më i madh dhe më me ndikim i të gjithë kohëve.

 “Një natë Haddlebury bëri shaka dhe tha sikur të marrim të gjitha këto ide, t’i bëjmë bashkë dhe të themi se grekët i kishin bërë të gjitha këto 2000 vjet më parë” Dhe “Kështu rrodhën gjerat njëra pas tjetrës e pa e kuptuar as vetë, ne mbërritëm tek gjithçkaja, që nga përpjestimi i drejtë deri tek Iliada”.
Askush nuk mund të shpjegojë aq bukur sa Rasim Bebo, që ka përjetuar çdo gjë në vendlindjen e tij, këtë e kam ndjerë tek “SHËN KOZMAI, PROFETI ANTISHQIPTAR”, kur thotë: “I shenjtë”, shenjtor, shpallet një person që i qëndron besnik mësimeve të Krishtit dhe kishës së tij, që kanonizohet si i tillë nga një kishë lokale ose universale...

Ndërsa, Shën Kozmai u ka folur kështu shqiptarëve: “Dërgoni fëmijët tuaj të mësojnë greqisht, për arsye se kisha e jonë është greke...Më mirë, vëllai im, të kesh shkollë greke në vendin tënd se sa të kesh burime dhe lumenj...

Historiani Bebo, pothuaj në çdo studim akuzon priftin ortodoks (grek) Janullatos ” JANULLATOS, I GABUAR NË QËLLIM TË GABUAR” … I cili është njollë e e zezë për Shqipërinë … sepse ai i ka edhe fijet e barit me shigjeta me helm.”TË KUJTOJMË TË KALUARËN DHE TË SHOHIM TË SOTMEN”…

Megjithatë historian Rasim Bebo paralajmëron se: Sot kёto dy parti, me tё njëjtёn ideologji komuniste, vjellin vrer kundra njёra-tjetrёs. Vallё kujt i shёrben kjo mё shumё? Dihet qё demonstratat e vitit 1997 u organizuan nga grekёt po ashtu edhe ajo e 21 janarit 2011. P.S. e degёs sё Athinёs, me urdhёr tё Edi Ramёs rekrutoj njё grup të madh shqiptarёsh me ndihmёn e qeverisë greke, pёr t’i vёnё flakёn Shqipёrisё.

Një himn pothuajse poetik është shkrimi për profesorin Eshref Ymeri, ” ESHREF YMERI BIR I SHQIPËRISË”, ku historiani Bebo i thur vargje aq të ëmbla dhe të ndjera për të. Kështu pena në dorën e historianit Bebo të bën të kuptosh se ai beson në atë çfarë shkruan, ngase ato janë vetëm përjetimet e tij aq të vërteta dhe plot dhimbje.

Autori Bebo nëpërmjet librit “SHQIPËRIA NË GJURMËT E KOHËS” është dëshmitar për atë çka kaloi Shqipëria, Kosova dhe Çamëria martire. Ai i ka përjetuar ato me tmerre, ndaj rrëfimet e tij me art shkencor-publicistik janë të domosdoshme. Kujtesa e tij nuk mërgoi bashkë me të ikurit, ajo e ka folenë atje, ku u ndërtua qëkur lindi njerëzimi në shtëpinë e Nënë Lokes Shqipëri…

 SHQIPËRIA NË GJURMËT E KOHËS, është një studim shkencor i pjekur mirë me Diell Shqiptarie.

Prishtinë, 20 shtator 2014, Agjencioni floripress, Flori Bruqi.

DESHQIPTARIZIM I LETËRSISË KOMBËTARE


IMG_8741


Prof.Dr.Rasim Bebo



Ka mbërritur në shkolla një listë e re librash, të rekomanduara për bibliotekat shkollore, të cilën Ministria e Arsimit e ka publikuar më 28 Tetor. Aty janë përjashtuar “Nënë Tereza”, “Ibrahim Rugova” dhe krejt letërsia studimore e Kosovës, si dhe “De Rada”, dyqindvjetori i të cilit, kremtohet sivjet. Bordi i Ministrisë së Arsimit, i thirur në ilegalitet dhe i miratuar po ashtu pa asnjëfare trasparence e kriter, shpalli më 28 Tetor me gjuhë ultimative që është karakteristikë e kësaj qeverie, një liste me treqind e tetëdhjetë e pesë tituj, e cila është një sakatim i listës shumëvjeçare të miratuar nga Ministria e Arsimit, ku ishin hequr titujt e armiqve politikë dhe ishin shtuar si me sustë mjaft tituj nga shtepite botuese. Ky është një skandal kombëtar i botuar së fundi në shtypin tonë.

Gjatë këtyre dy dekadave, kupola e drejtuar nga guvernatori Janullatos, përveç qilizmës që i bëri tokës shqiptare, duke mbjellë në të vorreza të ushtarëve grekë me kufoma shqiptarësh, duke mbjellë shkolla greke, duke ndërtuar kisha të stilit grek dhe kisha me emër të shenjtorit Shën Kozma, i cili është ekzekutuar në vitin 1779 nga qeveritarët shqiptarë të kohës.

Historianët grekë, të orientuar nga kisha greke, kanë shkruar artikuj të veshur me “dinakërinë greke”, se çamët në Çamëri (muslimanët) janë kolonë turqish dhe për këtë nuk duhen të njihen si popull shqiptar autokton. Por Qeverisja Shqiptare dhe Akademia e Shkencave kanë heshtur. Kështu erdhi si pasojë edhe deklarimi i tyre se “Çamëria nuk ekziston”.

 Forumet botërore e ligjëruan, sepse nuk u doli përpara nga ne, një kundër-rezolutë për Çamërinë, që të kundërshtonte rezolutën greke.

Sllavët na rrëmbejnë emrin “Maqedoni” dhe ne na quajnë ardhacakë dhe “ashkla” të mbetura gjatë kohërave. Ne duhet të kemi parasysh, “se ata që nuk kujtojne të kaluarën janë të dënuar ta përsërisin atë”, siç thotë historiani amerikan Sat Majana

Prof. Dr. Vehbi Xhemaili thotë: “Siç dihet, në vitin 1913, në këto troje nuk ka pasur shtet të Maqedonisë, por vetëm territore të Shqipërisë lindore.” Dhe me tej: ”kryengritja e vitit 1913 për shkak të përmasave të një fronti të gjërë, kishte përfshirë Shqipërinë “veri-lindore” me Kosovën, deri në Shkup ... Me fjalët “Shqipëri lindore”, “veri-lindore” dhe “Iliriada” i kanë zënë vëndin emrit “Maqedoni”, emër i vjetër mbi katërmijëvjeçar.”

A është kjo normale? Ndërsa fshatrat e Strugës, vendosin në Strugë pllakatën përkujtimore pas njëqind vjetëve të “kryengritjes Maqedono-Shqiptare” kundër okupatorit serb. Të kuptojmë këtë rast, “maqedonët” janë sllavët e Maqedonisë dhe këta u bashkuan me shqiptarët, gjoja luftuan kundër serbëve. Sa gënjeshtër e hapur. A ka ndodhur ndonjëherë që sllavo-maqedonët të luftojnë kundër maqedonëve sllavo-serb?

Historiani Andov Polianski e nisi ligjëratën, se marrëdhëniet maqedono-shqiptare kanë rrënjë të lashta në histori. Ato fillojnë, tha ai, që në kohën e Aleksandrit të madh...

 I nderuar profesor, kujtoj se më këtë lashtësi, ai na përcaktoi si fqinjët e lashtë që nuk ishim ardhacakë, por banorë të vise tona.

Ndërsa ju profesor kini ardhur njëmijë vjet më mbrapa në Maqedoni dhe nuk jeni me identitet maqedon.

Por në të vërtetë keni ardhur shekuj më vonë, në tokën maqedonase dhe jemi maqedonas pasardhës të Aleksandrit të madh.

Qeveria e sotme sllavo-maqedonase është një qeveri që i urren shumë shqiptarët, duke thënë “më mirë një shqiptar i vdekur se sa i gjallë”. Kjo është politika e sllavizimit dhe e rrëmbimit të emrit tonë maqedon.

Personaliteti shqiptaro-amerikan, zoti dhe zonja Dioguardi deklaruan se historiani grek Nikolas Stavros ka thënë: “futja në dorë e kishës shqiptare është fitorja më e madhe e jona në Shqipëri në shekullin e njezetë”.

Kjo deklaratë e historianit grek, tingëllon tepër poshtëruese për nderin dhe për dinjitetin e Rrepublikës së Shqipërise, dhe më tej.

 Janullatosi ka deklaruar në gazetën greke “Kathemerini”: “Nuk e kuptoj idenë e shqiptarëve që feja e shqiptarit është shqiptaria, këtë tezë do ta luftojmë duke dalë hapur kundër rilindjes kombëtare shqiptare”.

Qeveria Shqiptare dhe Akademia e Shkencave Shqiptare, e perforcuan mendimin e Janullatosit, per te zhdukur të gjithë mendimin shqiptar me të gjithë perfaqësuesit e vet, duke nisur me Branko Merxhanin e duke vijuar me Mehdi Frashërin, Mithat Frashërin, Mustafa Krujën, Ernest Koliqin, Gjergj Fishtën e Anton Harapin. Këta e mbushën me antizogizëm dhe antinacionalizëm. Po kështu albanologu At Zef Valentini është fshirë në mënyrë metodike nga lista e vjetër.

Hakmarrja është shekullore dhe të njëjtin fat kanë pësuar edhe kujtimet e papërseritshme të At Zef Pëllumit, “Nder i Kombit” të vlerësuara edhe me “Penën e Artë” nga MTKRS-ja, vetëm se këto shënime janë shpluhurosur prej kohës.

Mungesa e krejt të ashtuquajturit neoshqiptarizëm, pason goditjen si me sopatë të gjithë mendimit shqiptar para luftës së II botërore dhe është një krasitje e gabuar, në listën e re të qeverisë së Edi Ramës, mungesa në listë e krijimtarisë së Ibrahim Rugovës, Azem Shkrelit, Ali Podrimjes e Eqerem Kryeziut. Nuk është një harrese në kuptimin e mirfilltë të fjalës, pasi librat e tyre kanë qenë rregullisht në të gjitha listat e Ministrisë së Arsimit që nga viti 2006, por është një qëndrimi i turpshëm, për të cilin anëtaret e bordit duhen te skuqen dhe Ministria duhet te nxjerrë përgjegjësitë e vërteta të këtij sakrilegji. Kështu është sakatuar prej listës së botimit, me një të rënë të lapsit, krejt botimi i shqiptarëve të Kosovës.

Voluntarizmi për sakatimin e listës së vjetër rekomanduese, ka goditur kryesisht qëndrimet perëndimore të shqiptarëve, ndërkohë që shtesat e reja, janë thellësisht riciklime të opinioneve bolshevike, të viteve të shkuara në të ashtuquajturat “studime të reja shqiptare”. Serish si shpëtojmë dot krahasimit, kur qëmtojmë se në listë është shtuar një studim për Skënderbeun i gazetarit Virgjil Kule dhe jo studimi i Aurel Plasarit, ku përfshihen edhe studime për Kutelin e Camajn, janë fshirë njësoj sic janë fshirë edhe tituj e perfshirë në kolanën “Inteligenda”.

Mungesa ulëritëse e listës, e cila shkon fiks sipas historikut të mungesave të çfarëdollojshme të kryeministrit Edi Rama, është mungesa e çfarëdolloj libri të shenjtores shqiptare Nënë Tereza.

 Libra të pafund në ship, të shkruar nga studiues, poetë e historian janë rrëzuar, ndërkohë që në shqip janë botuar prej vitesh edhe cikli i poezive të nënë Terezës, e cila gjithashtu po provon censurën e re të mirditores Lindita Nikolla.

 Kjo censure orientale, është përdorur edhe për librat në shqip të Atit të Shenjtë Benedikti XVI, apo historianit hebre më i njohur i shekullit XXI Simon Sebag Montefiore.

Nuk dihet ende si qëndron e vërteta, pasi ministria, s’ka dalë formalisht me shkresën e vet me firmë e vulë qe u ka nisur drejtorive rajonale në rrethe, por thirrja mbetet që sa më shpejt lista të miratohet, qoftë edhe vetëm me klientelën e lartpërmendur të mazhorancës.

Nuk ka asnjë problem që librat e Jorgo Bules, Rudina Xhunges, Arben Putos, Shaban Sinanit e Floresha Dados shkojnë preferencialisht në shkollat tona nëntëvjecare e të mesme, dhe Nënë Tereza, Jeronim De Rada, Branko Merxhani, Ibrahim Rugova, Ali Podrimja dhe At Zef Pëllumbi sërish censurohen.

Duhet përcaktuar fajtori për sakrilegjin e 28 Tetorit e po ashtu duhet zyrtarizuar edhe bllokimi i 30 Tetorit. Ministria Lindita Nikolla, duhet të gjejë fajtorin, nëse nuk do të konsiderohet vetë fajtore për sakatimin e listës së vjetër dhe harresat e tmerrshme të De Radës, Nënë Terezës e Ibrahim Rugovës.

Kurse Edi Rama, i cili pati kohë gjatë tetë viteve të opozitës, të bënte lojën e peshtirë të përshtyrjes së botuesve, kur ata s’ishin në grigjen e tij, tani ka detyrimin të denoncojë listën e të kthejë në shinat e një tradite pozitive, e cila synon arsimin kombëtar dhe jo arsimin partiak enverist.

Rasim Bebo – historian.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...