Agjencioni floripress.blogspot.com

2014/12/15

Çka lexon presidenti amerikan Barack Obama

Presidenti amerikan Barack Obama shfaqet në blerjen e librave dhe leksioneve të tij në hapjen e sezonit të Krishtlindjeve, shumë i hapur për shijet e tij. Këtë e tregon më së miri lista e tij e blerjeve

të shtatëmbëdhjetë librave që i janë   blerë Presidentit Barack Obama   nga bijat   Obames  Malia Obama dhe Sasha Obama.





Por me çfarë i ka dhënë shenjat e para Presidenti amerikan: ai nuk ka blerë online dhe madje as në rrjetin Amazon, por në një sortiment të themeluar në vitin 1984 me një kafene të bashkangjitur: tregu modern i librit në vendndodhjen e tij më të mirë. Por edhe ajo çka  Barack Obama kishte blerë atje, është politike. Ja një përpjekje për ta sqaruar:

Malia Obama


Malia Obama dhe Sasha Obama



“Being Mortal: Medicine and What Matters in the End”




“Të jesh i vdekshëm: mjekësia dhe ajo çfarë vlen në fund” nga Atul Gawande. Më pak sesa një dëshmi për zgjedhjet e kaluara, fundi i afërt i mandatit të dytë të Obamës dhe dy vitet e mbetura në pushtet si një “peshk pa ujë”, paraqiten si një blerje kompetente: Obama dëshmon një superioritet në çështjet e eutanazisë. Autori është një kirurg në Boston, që është prezent me leksionet e tij të rregullta në “New Yorker” dhe që nuk shkon në një linjë paralele me fondamentalistët e krishterë ose me republikanët striktë. Përfundimi: leksionet e një demokrati të kulluar.






“Age of Ambition: Chasing Fortune, Truth and Faith in The New China”



“Mosha e ambicieve: kërkimi për fatin, të vërtetën dhe besimin në Kinën e re” nga Evan Osnos. Edhe një tjetër blerje kompetente: me ç’duket, çdo president i ri amerikan do të kalojë një herë nëpër “mbretërinë e qendrës”. Autori Evan Osnos, qysh prej vitesh korrespondent i Kinës për “New Yorker”, kërkon mbi shanset dhe fatin e individualizmit në Kinë. Nëse dikush e di se si kinezët bëhen pakëz amerikanë, atëherë ndoshta ai është vetë rasti konkret. Përfundimi: ndihma në “Soft Power”.



“Heart of Darkness”




Surpriza në listën e blerjeve presidenciale, pasi “Zemra e errësirës” është roman antikolonialist. E pamundur dhe në fakt e përjashtuar që Presidenti i parë me ngjyrë i SHBA-së, të mos e njohë atë po aq mirë sa ekranizimi i Francis Ford Coppolas, “Apocalypse Now!”, të cilin na e zbulon historia e trishtë e Conrad-it në luftën e Vietnamit. Pra, duhet të bëhet fjalë për një blerje demonstrative. Përballë thirrjes së njohur të kolonelit Kurtz që po vdes në roman (“The Horror! The Horror!”) aty bëhet fjalë ndoshta për një dëshmi rreth barbarisë së IS–it, rastet flagrante e famëkeqe të vitit 2014.



“Nora Webster” nga Colm Toibín




“Nora Webster” nga Colm Toibín. Në fakt, më shumë sesa një paraardhës me rrënjë irlandeze i Obamës, Colm Tóibín është me siguri një ndër autorët e shkëlqyer të “ishullit të gjelbër”, i cili për një kohë të gjatë paraqiste kontingjentet e mëdhenj të emigrantëve. Për Obamën, përkundrazi, ai është më shumë një blerje racionale: nuk mund të mungojë plotësisht në listën e tij të blerjeve “Good Old Europe”, për të cilën ai nuk interesohet tërësisht. Por ka gjasa që të marrë famën e zgjedhjes së një esteti, pasi Tóibín shkruan me shumë klas. Siç tha dikur Jeffrey Eugenides mbi presidentin e tij? “Kur ai ishte i ri, Obama donte të shkruante letërsi. Por për të shkruar romanë, pra ai bëhet më mirë një lider i botës së re”



“The Laughing Monsters”

“Monstrat që qeshin” nga Denis Johnson. Përfundimisht, një zgjedhje prej esteti. Johnson është aktualisht një ndër tregimtarët më të mëdhenj amerikanë. Që romani i tij më i ri, i dalë nga shtypi pak javë më parë, i zhvillon ngjarjet në Sierra Leone, sigurisht se duhet të ketë luajtur edhe një rol këtu. Obama duhet ta lexonte atë para ose direkt pas “Zemrës së errësirës” së Conrad-it dhe të vijonte të qahej për fatkeqësinë e Afrikës.



“The arrow Road to the Deep North”




“Rruga e ngushtë për në Veriun e thellë” nga Richard Flanagan. Ka mundësi që të jetë një blerje statusi: Flanagan për këtë roman është kurorëzuar edhe me çmimin “Booker-Preis” këtë vjeshtë, në të cilin për herë të parë u lejuan të konkurronin edhe autorë amerikanë. Flanagan, sidoqoftë, është një australian dhe rrëfen për Luftën e Dytë në Paqësor.





“All the Light We Cannot See”



“E gjithë drita që ne nuk mund ta shohim” nga Anthony Doerr. Letërsia e re amerikane dhe ndoshta më e kërkuara për Obamën. Doerr është një burrë me profil të ulët, e romani i tij luhet në Parisin e Luftës së Dytë Botërore dhe për pak sa nuk fitoi edhe “National Book Award”, që është me shumë gjasa edhe çmimi më dinjitoz për letërsinë në SHBA. Pyetja që ngrihet vetvetiu në këtë rast, është se përse Obama i la të rrinin mënjanë rrëfimet e burrit që fitoi në fakt atë çmim realisht. Përgjigjja për këtë fatkeqësisht është relativisht e thjeshtë. Ndryshe nga Anthony Doerr, Phil Klay rrëfen për një luftë, e cila nuk ka përfunduar akoma, megjithëse Obama donte ta përfundonte atë: Phil Klay është një veteran i luftës në Irak. Në gjuhë të tjera, romani i tij njihet edhe me titullin “Ne qëlluam edhe mbi qentë”.

Agjencioni Floripress(Flori Bruqi)

Makolli befason japonezët me çifteli

I bie çiftelisë midis Japonie. Fatmir Makolli ka qenë i ftuar në një festival në Tokio ku ka performuar me instrumentin tradicional shqiptar para publikut japonez. Ai tregon se si vendësit ishin mjaft të interesuar për çiftelinë pasi u ngjante me instrumentin e tyre Shamisen.

Festa e 28 Nëntorit sivjet ka korresponduar me një festival në shtetin e largët aziatik – Japonisë. Në këtë datë në Tokio është mbajtur festivali ‘Internacional Red&White Singing’ ku kanë marrë pjesë këngëtarë nga shumë vende të botës. Me këtë rast janë ftuar edhe muzikantë nga Kosova. Të pranishëm atje ishin kompozitori Valton Beqiri, sopranoja Besa Llugiqi dhe Fatmir Makolli me çifteli. Ky i fundit në një intervistë për Tribuna, tregon për përvojat e tij gjatë performances para publikut japonez. Ai tregon se kur kanë mbërritur në aeroport, fillimisht janë takuar me një biznesmen japonez ku kanë dhënë intervistë për media. Pastaj kanë shkuar në Ambasadën e Republikës së Shqipërisë, për ta filluar Festën e Flamurit.



Tribuna: A ishte hera e parë që performoni në Japoni?

Makolli: Po për mua ishte hera e parë sepse në Japoni nuk kam qenë kurrë edhe pse kam dëgjuar gjithmonë fjalë të mira për atë shtet mik të Kosovës. Ata ishin popull shumë i dashur, mikpritës, me shumë traditë, dhe për çudi më shumë adete dhe zakone si tonat, edhe në familje edhe në shoqëri në përgjithësi.



Tribuna: Cilat këngë kënduat para publikut japonez?

Makolli: Me përzgjedhjen e profesorit dhe kompozitorit tonë Valton Beqirit, solo këngëtarja Besa Llugiqi këndoi tri këngë nën përcjelljen me piano të prof. Valtonit dhe u duartrokit gjatë kur e përfundoi një këngë me një zë të lartë dhe me një zgjatje vërtet interesante. Ndërsa unë luajta një melodi me çifteli që tani me njihet si “Vallja e Prishtinës”, nën përcjelljen e prof. Valtonit. Meqenëse ishte kjo një melodi me ritëm, publiku duartrokiti bashkë me mua me ritëm të çiftelisë.



Tribuna: Me çfarë baze i zgjodhët këngët për pjesëmarrje në festival?

Makolli: Meqenëse ishte fjala për një festival ku shpalosen vlerat edhe tradicionale por edhe ato moderne, prof. Valtoni bëri përzgjedhjen e këtyre pikave që i cekëm më lart, dmth tri këngë me solo këngëtaren Besa Llugiqi dhe një melodi me çifteli dhe piano, e që ishin përfaqësim dinjitoz i qëllimit të festivalit.



Tribuna: Çfarë ishin përshtypjet e japonezeve për çiftelinë, këngët dhe veshjen tonë kombëtare?

Makolli: Japonezet njihen si popull që ruan me xhelozi traditën e vet folklorike dhe veshjet. Në bazë të kësaj ata u interesuan shumë për veshjen tonë kombëtare, e sidomos për çiftelinë, pasi që edhe ata e kanë një instrument kombëtar i ngjashëm me çiftelinë që quhet Shamisen. Në një rast kur unë i rashë pak çiftelisë si japonezët Shamisenit, ata u befasuan dhe filluan të bënin pyetje shumë interesante për çiftelinë.



Tribuna: A kishte shqiptarë në publik?

Makolli: Po kishte edhe shqiptarë në publik, sepse atje ka disa djem dhe vajza që janë edhe anëtarë të stafit të Ambasadave por kishte edhe djem dhe vajza që shkolloheshin në Japoni, madje kishte edhe profesorë shqiptarë që japin mësim në Universitetet e Japonisë, me të cilët duhet të krenohet kombi ynë.



Tribuna: Si e festuat Festen e 28 Nëntorit dhe si ishte atmosfera atë ditë në Japoni?

Makolli: Pasi arritëm në Tokio menjëherë shkuam në Ambasadën e Shqipërisë pasi që ishte 28 Nëntori. Unë kisha me vete çiftelinë dhe aty në zyrat e Ambasadës nisa këngën dhe filluam pastaj të gjithë të këndojmë por edhe të vallëzojmë. Aty kishte edhe japonezë dhe të gjithë së bashku kanë vallëzuar me ne. Ishte ky një rast i veçantë i manifestimit të 28 Nëntorit, sepse diçka e tillë nuk ishte organizuar më parë, por kjo ishte krejt një koincidencë që qëlluam mu në datën e 28 Nëntorit. Atmosfera vërtet ishte sa madhështore aq edhe mallëngjyese sepse është vend i largët dhe nuk ka mundësi të organizohet diçka e madhe siç meriton kjo ditë, por megjithatë këtë radhë të dy ambasadat patën festë, valle, këngë dhe kënaqësi.

(Bujar Vitija,redaktor në gazetën "Tribuna",Prishtinë)

Heronjtë e luftës për bukë



Bujar Vitija

Duke u bazuar në parimet për bamirësi, dashuri, tolerancë, paqe, drejtësi dhe pajtim, në vitin 1990 është themeluar Shoqata Humanitare Bamirëse “Nëna Terezë”, në Kosovë. Aktivitetet e kësaj Shoqate që nga themelimi e deri në përfundim të luftës, janë përmbledhur në një libër “Rrezja e shpresës”, nga autorët Xhemajl Gërbeshi dhe Mark Nikaj. Libri u përurua të shtunën në hotelin ‘Swiss Diamond’ në Prishtinë

“Ne mendojmë se ajo çfarë bëjmë është vetëm një pikë uji në oqean. Por oqeani pa të, do të ishte një pikë më pak”. Është kjo një thënie e humanistes, nobelistes për paqe, shqiptares Nëna Terezë. Tërë jetën ajo ia kushtoi një misioni. Aty ku njerëzit janë të uritur, t’u çojë bukë. Nëna Terezë sot konsiderohet si portretizim i shpirtit humanitar. Ajo inspiroi krejt njerëzimin për paqe e ndihmë njëri-tjetrit. Anjezë Gonxhe Bojaxhiu i përket botës, por ajo mbetet simbol i shqiptarëve. Në emër të saj, në vitin 1990 është themeluar Shoqata Humanitare Bamirëse në Kosovë. Gonxhja ishte inspirim për shqiptarët në kohët më të vështira. Shumë vullnetarë iu bashkuan kësaj shoqate.

Ata punuan pa asnjë hak. Osman Krasniqi është vetëm njëri nga shumë njerëz solidar që u angazhuan për të ndihmuar nevojtarët. Në vitin 1992 është themeluar nëndega e ShHB “Nëna Terezë” në lagjen e ‘Matiçanit’ në Prishtinë. Krasniqi do të zgjidhej kryetar i saj. T’i japësh bukë dikujt, është sa madhështore, aq edhe e dhimbshme. Sot 72-vjeçar, ai shprehet krenar për punën që e ka bërë. Por ndihet keq kur i kujtohet gjendja e njerëzve të cilëve u ka ndihmuar. Krasniqi përmend një nga një emrat e bashkëpunëtorëve të tij.

“Që nga ajo kohë jemi marr me këto aktivitete, para, gjatë dhe pas luftës. Krejt punët e mia i lija keq, për me i ndihmua popullit”, shprehet Krasniqi. Në lagjen Mat, ish-‘Matiqan’, kanë qenë të regjistruar 80 nevojtar. Ndërkaq në kohën kur nis lufta në fillim të vitit 1998, në disa komuna të Kosovës si Drenicë, Gjakovë, Deçan, Klinë e të tjera, 200 familje të ikura nga këto qytete, strehohen në Mat.

“Është dashur me ua siguruar strehimin, ushqimin e materiale të tjera. Më së shumti kanë pas nevojë për gjëra ushqimore. Por në kohën e dimrit u dashke me u siguruar edhe dru e shporet”, shton Krasniqi. Gjatë verës, ai ka qenë i angazhuar që t’i shpërndajë rreth 1 mijë e 600 kubik dru për nevojtarët. Nga të gjitha këto, ai ishte shpërblyer nga Shoqata me 10 metra dru. Deri në vitin 1995, pothuajse të gjitha aktivitetet e tyre i kanë bërë në fshehtësi, pasi kanë qenë të ndjekur nga policia serbe. Pas këtij viti, Krasniqi tregon se si kanë ardhur ndërkombëtarët dhe i kanë evidentuar emrat e tyre, në mënyrë që të lejohen të punojnë në legalitet.

“Pasi na regjistruan, nuk kishim më probleme. Policia na kërkonte vetëm dokumentet. Por sigurisht, gjatë kohës së luftës kemi pasur vështirësi, sepse është dashur që në vatra lufte të dërgojmë ushqim për popullin e strehuar në fshatra si Mramurë. Kemi qenë edhe në rrezik jete a vdekje”, thekson Krasniqi.

Ai është vetëm njëri nga qindra aktivistë, emrat dhe aktiviteti i të cilëve është përmbledhur në një libër. “Rrezja e shpresës” i autorëve Xhemajl Gërbeshi dhe Mark Nikaj, përmbledh veprimtarinë e ShHB “Nëna Terezë” në komunën e Prishtinës nga viti 1990 deri më 1999. Gërbeshi konsideron se me themelimin e Shoqatës, në Kosovë u krijua sistemi paralel për mirëqenien sociale dhe në shëndetësi, për të mbrojtur jetën elementare njerëzore të rrezikuar nga regjimi serb.

“Vëllazërisht dhe bashkërisht i përballuam të gjitha vështirësitë dhe vuajtjet. Kështu u krijua ndjenja e përkatësisë së përbashkët, e bamirësisë dhe solidaritetit”, deklaron Gërbeshi. Ai shprehet modest për punën e bërë në libër. Thotë se është vetëm një përkujtim i thjeshtë i krejt asaj sakrifice. Megjithatë ka një mesazh.

“Edhe tani, si gjithmonë, ne duhet të vazhdojmë të forcojmë vëllazërimin dhe bashkëpunimin e sinqertë”, theksoi Gërbeshi. Mark Nikaj shton faktin se bamirësia dhe humanizmi i Nënës Terezë, ishin porosi të arta dhe shpresëdhënëse për ta.

“Shoqata punoi dhe vepro sipas parimeve të dashurisë, tolerancës, paqes dhe drejtësisë e pajtimit. Ndihmoi popullatën pa dallim race e feje në momentet më të vështira kur populli kanosej nga uria dhe nga veprimet antinjerëzore të pushtuesit serb”, pohoi Nikaj.

Gërbeshi e Nikaj meritojnë mirënjohje

Aktivisti politik i çështjes kombëtare gjatë viteve të ’90-a, Osman Vitija, njëherit drejtor i Shkollës Fillore “Elena Gjika” në Prishtinë, e vlerëson autorin Gërbeshi si njeri që kreu detyrën në Shoqatë me dëshirë të madhe

“Në shpirtin e tij mbizotëron ndjenja humane, buruar nga Nëna Terezë”, konsideron Vitija. Ai thekson dy detyra kombëtare me të cilat ishte i ngarkuar Gërbeshi.
“Si kryetar i nëndegës së Shoqatës në Hajvali, falë tij dhe bashkëpunëtorëve, vetëm gjatë luftës strehuan 1234 persona të cilëve edhe iu ofruan ushqim e gjëra të tjera të nevojshme. Ndërkaq, si sekretar i LDK-së në Degën e Hajvalisë, ai evidentoi çdo formë të represionit serb ndaj popullatës shqiptare përmes shtypit ditor dhe jashtë Kosovës përmes Zyrës së Informimit të Kosovës pranë LDK-së”, deklaroi Vitija.

Ai shprehu mirënjohjen për aktivitetet e Gërbeshit e Nikajt, si dhe gjithë bashkëpunëtorëve të tyre në Shoqatë.
“Gërbeshi ka sprovuar vetën me shkrime që në shkollën e mesme. Më vonë, përveç shkrimeve gazetareske, ai është marrë edhe me përmbledhje veprash. Ne bashkëqytetarët e Xhemës, jemi krenar me kontributin e tij. Shpresojmë se do të kemi edhe vepra të tjera nga ai”, përfundoi Vitija.

Ramiz Bala tha se puna e Gërbeshit dhe Nikajt meriton respekt e mirënjohje nga gjeneratat e ardhshme.
“Ky libër është një përkujtues për ata që përjetuan katrahurat e kësaj periudhe, por edhe për gjeneratat e reja që të mos harrojnë të kaluarën. Libri është edhe një motiv për njerëzit që të veprojnë në situata e rrethana të caktuara kur të tjerët kanë nevojë”, u shpreh Bala.

2014/12/14

Miho Gjini, njeriu që bëri artin, provoi ferrin dhe jeton arratinë

..... Miho Gjini, ai që ka bërë kritikë teatri dhe teatër, kritikë letërsie dhe letërsi, tani bën jetën e një emigranti, që me të zbardhur dita niset të nxjerrë bukën e përditshme me forcën e muskujve të mplakur, siç thotë ai. Është autori i 13 librave, i disa dramave të vëna në skenë, njeriu i ditur i dikasterit të dekadave më parë të arsim-kulturës dhe regjisori i suksesshëm i disa vënieve në skenë. Miho Gjini është një emër me autoritet profesional i viteve ‘60 e ‘70 në punën e gjatë me trupa artistike në terren. Është njeriu që diktatura i rezervoi burgun, si pjesëtar i "çetës" së liberalëve në art e letërsi. Në këtë jetë të vështirë e të shpërfillur pas dënimit në burgjet e diktaturës, thotë se pas vitit 1982, kur la qelitë e Tepelenës, Ballshit e të Spaçit, jetoi burgun nën qiellin e hapur, që i bëhej në emrin e të famshmes luftë të klasave.




Kjo klimë vrasëse e bëri krijuesin të renditet ndër të parët që mori rrugët e kurbetit të detyruar, sikurse e quan. Një barake me llamarina në një lagje thuajse të pabanuar jashtë Athine, të quajtur Koropi, është banesa e jetës së viteve të vështira të emigrantit të vonuar, por edhe studioja e krijuesit që nuk kuptohet dot pa penën në dorë e letrat e bardha, që i mbush me mendimin estetik e kritik, me muzën e krijimit të tregimeve, novelave e memuareve nga jeta në ferr, nga arratisja e kujtesës etj. Këta togfjalësh mbajnë për tituj disa nga vëllimet e fundit të botuar pas vitit 2000, për të cilat ai le tryezën e krijimit ditën, për t‘iu kthyer asaj mbrëmjeve edhe me tufën e eurove, të nevojshme për të jetuar e për të botuar. Kohë më parë atë e ktheu në vendlindje një tjetër nderim që i është bërë: Komuna e Lukovës e shpalli "Nderi i Bregdetit".


INTERVISTA

Është e pakonceptueshme sot se si një njeriu, një krijuesi, një intelektuali mund t‘i nxiroset jeta nga "Njollat e murrme".

Si ndodhi?

Nga një njeri tepër i varfër, unë munda të bëhem diçka në jetë. Atëherë kur unë mendova se kisha arritur diku afër majës, pësova një rifillim të tmerrshëm dhe rashë mu në fund. Në fillim ishte e thjeshtë. Ishte një furtunë që Enver Hoxha u bëri armiqve fantazmë që i shfaqeshin natën. Midis tyre ishin armiq që ai i quante liberalë dhe e quante shumë të rrezikshëm këtë liberalizëm, sepse vështronte nëpërmjet kësaj dritareje që e quante liberalizëm, hapjen drejt botës, drejt Evropës. Pra, u desh ta pësoja edhe unë në këtë mes si mbrojtës i disa dramave që ai i quajti liberale dhe të rrezikshme për ideologjinë, konkretisht duke sjellë në festivalin kombëtar të teatrove dramën "Njollat e murrme", që ai e quajti manifest të revizionizmit. Unë e përjetova këtë si një tmerr dhe nuk kam dëshirë as ta kujtoj dhe e quaj diçka të harruar.

Çfarë erdhi pas këtij ferri? Ndërroi diçka te Miho Gjini me ndërrimin e sistemit?

Me keqardhje e pohoj këtë "asgjë", përveç njëfarë lirie për të lëvizur e për të shkuar deri në Greqi si argat për nxjerrjen e bukës me shpatullat e mia. Nëpër sirtarët e zyrave të "demokratëve" që erdhën në pushtet dhe më pas edhe të "socialistëve", mund të gjeni mbi 30 lutje e kërkesa, që humbën si kripa në ujë. Asnjë kambanë nuk po bie, dreqi ta marrë, në këtë "varrim të përjetshëm" që po na bëjnë së gjalli pushtetarët! Ç‘kërkonte vallë ky Miho Gjini? Vetëm strehë dhe punë.
Me përfundimin e këtij ferri, ku unë pikërisht shpresoja se do të arrija një rimëkëmbje, pikërisht kur themelet e shtetit po lëkundeshin dhe po lindte dielli i demokracisë, po lindte dielli i lirisë së vërtetë dhe komunizmi po jepte shpirt, unë shpresova dhe shpresa ime ishte shumë e flaktë se ndryshimet do të ndodhnin shumë shpejt. Ndoshta këtu u gabova, se ndryshimet ishin milimetrike dhe nuk mundëm të merrnim sadisfaksionet që prisnim.

Cilat ishin këto sadisfaksione?

Një punë të profilit tonë, një strehë për të futur kokën. Për çudi, kaluan pesë vjet, kaluan dhjetë vjet, 15 vjet dhe vura re me trishtim që sirtarët e pushtetarëve të rinj mbusheshin me kërkesat tona prej letre dhe ato mbetën gjithmonë "kërkesa prej letre". Kështu që u detyrova të marr rrugën në emigracion. Por rruga e emigracionit ishte me ato privacione të punës së rëndë për të mbijetuar, një mbijetesë për të siguruar diçka. Por ama shpirti im prej artisti do të jetonte, do të mbijetonte dhe u mundova dhe arrita ta realizoj këtë që krahas punës së rëndë të mos i ndahem pasionit të vjetër për artin, për letërsinë dhe pikërisht te letërsia gjeta pasionin e dytë pas teatrit. Veç katër librave studimorë për artin skenik, shkrova edhe gjashtë libra të tjerë me karakter letrar, me tregime, novela dhe një roman autobiografik dhe tani jam duke shkruar një libër që përfaqëson një triptik kritik letrar.

Sa larg teatrit, dashurisë tuaj të parë, ndiheni duke shkruar libra?

Teatri është tamam dashuria ime e parë. U ndamë përkohësisht prej egërsisë së kohës e më pas prej emigrimit që na u imponua me po kaq egërsi. Ndaj iu kushtova letërsisë. Tri librat me tregime e novela, që kam shkruar gjatë kësaj periudhe, kanë të bëjnë me këtë lloj letërsie. Por më është dhënë rasti t‘i rikthehem edhe një profesioni shumë të dashur për mua, regjisurës. Po vë në skenë një komedi të Skënder Demollit në kohën time të lirë, me miqtë e shokët e mi emigrantë, doemos artistë profesionistë (disa syresh studentë të mi), që kanë mall për skenën e "braktisur", sikundër edhe unë.

Braktisjen e shtetit a e ke ndjerë?

Mua më mungon vendi im, deri dhe Saranda e Piqerasi. Dhe u habita që pas një harrese jo të gjatë, dy vite më parë më vjen nga Presidenti i Republikës stimuli moral që më emocionoi tepër. Më jepet para dy vjetësh titulli " Mjeshtër i Madh" dhe s‘kalojnë as dy vjet dhe njerëzit e mi të krahinës, Komuna e Lukovës, më japin dje edhe një sadisfaksion tjetër moral, duke më bërë "Qytetar nderi" të bregdetit. Për mua është një kënaqësi e dyfishtë dhe kjo sikur m‘i përgjysmon vuajtjet që kam hequr.
Si mundeni të botoni kaq dendur libra, ndërkohë që jetoni në vështirësi ekonomike në emigracion, ku bëni punë të rënda jashtë një moshe pune.

Është e mundur. Sa më shumë shtohen vuajtjet, sa më shumë kalojnë vitet, sa më tepër e ndjen plakjen njeriu, kërkon në vetvete forca të atilla që të mposhtë edhe vuajtjet e kaluara edhe punën e rëndë edhe largimin nga vendlindja. Unë i kushtohem në mënyrë të trefishtë pasionit të krijimtarisë, ajo është një nga gëzimet më të rralla që përjeton njeriu i letrave, njeriu i artit dhe sikur na mban gjallë shumë më tepër nga ajo puna e rëndë që bëjmë. Unë dhe shokët e mi në emigracion nuk e ndajmë veten nga vendlindja, nuk e ndajmë veten nga letërsia që botohet këtu. Kemi krijuar një lidhje të shkrimtarëve dhe të artistëve në emigracion. Kemi krijuar disa shfaqje skenike në gjuhën shqipe, kemi botuar libra që i mëshojnë temës së emigracionit.

Çfarë mendon për zhvillimet e sotme të artit profesori i artit skenik dhe i arteve të bukura në përgjithësi i kohës së monizmit?

-Ka një frymëmarrje që e ka nxjerrë artin, kulturën, letërsinë në një diapazon jo vetëm të dukshëm, por edhe cilësor. Ka një kërkim dhe kërkimi është i dukshëm në të gjitha gjinitë e artit dhe të letërsisë. Ka eksperimentime në letërsi, në artin skenik, në balet, në televizion e kudo. Dhe kjo hapësirë, kjo rritje cilësore s‘ka si të mos ndihet, s‘ka se mos na përkëdhelë sedrën e të na nxitë që edhe ne si krijues ta shtojmë begatinë e artit dhe të kulturës sonë.

Cili është borxhi që i ka artit dhe artistëve politika e re dhe ky shtet i ri postkomunist?

Unë mendoj se nga qeveritarët e rinj do të marrë fund indiferentizmi i tmerrshëm. Ne shkruajmë, botojmë, marrim pjesë në media, bëjmë shkrime, libra, artikuj të ndryshëm dhe këto nuk shpërblehen dhe vazhdojmë akoma të qëndrojmë në sadisfaksionet morale. Kjo duhet kapërcyer nga politikanët, nga Parlamenti shqiptar. Të ketë ligje vlerësimi për artistët, për shkrimtarët, të kenë konsiderata, ligje për t‘i përkrahur, për t‘i evidentuar punët e tyre, se dihet që atë që bën një vepër letrare, ose një vepër skenike, nuk mund ta bëjnë dot 100 politikanë.

Po personalisht ty?

Në prizmin personal unë mund të them që megjithëse jam në moshë të thyer, kam një plagë që më vjen rëndë ta theksoj vazhdimisht: që nuk kam një strehën time në Shqipëri. I vetmi faktor që më bëri të emigroj është se strukturat e ligjet janë të atilla që nuk të favorizojnë shumë.

Josif Papagjoni: Miho Gjini, filozof i teatrit

Për Miho Gjinin, kritiku i artit Josif Papagjoni thotë se është më së pari kritiku i teatrit, më i zëshmi i fundit të viteve ‘60 e fillimit të atyre ‘70. Ai kujton se Gjini i përket një periudhe kur teatri njohu zhvillime cilësore, kur ai u përball me probleme të ndërlikuara të rritjes. Në këtë klimë kritika u ofrua të thotë një fjalë të mençur. Në këtë fushëpamje, Miho Gjini në përfytyrimin e Papagjonit mbetet "një nga artikuluesit jo vetëm emocionalë të fjalës mbi teatrin, por edhe mendimtar i rrallë dhe filozof i këtij teatri". Pikërisht për sinqeritetin e fjalës së tij dhe për atë dashuri të madhe që kishte për teatrin, ai doemos u detyrua të paguante edhe një haraç të pamerituar, sikundër qe burgimi.

Unë kam dhe një lidhje të dytë, se unë vetë jam nga Bregdeti dhe e kam ndjerë si student që isha dhe më pas si kritik i ri, dorën e Miho Gjinit, shprehet kritiku Papagjoni, duke dalluar tek ai dashurinë për vendlindjen dhe njerëzit e saj.

Studenti i profesorit të atëhershëm të artit dhe kritikës së teatrit veçon si një vlerë të dallueshme stoicizmin e Miho Gjinit. "Fati i tij, shprehet ai, ishte tejet i trishtuar, tragjik, hoqi picirin burgjeve komuniste, mirëpo vetëm me një optimizëm shumë të madh, një njeri i ushqyer nga dashuria për jetën dhe nga bukuria e kësaj natyre që ofron Bregdeti dhe lirika e hapësirave të mëdha që jep fantazia e detit, bëri që ky njeri optimist në thelb ta përballojë tragjedinë e vet dhe situatën e ardhur më vonë. Ai ndihet mirë kur e sheh si një njeri që di ta gëzojë jetën dhe kur ajo i ka falur pak, si një njeri që nuk e lëshon penën nga dora, edhe pse po bën shumë vite jashtë. Botimi i librave të rinj për teatrin, memuareve për artistë të shquar të teatrit, por edhe publicistikë, librat me novela dhe tregime të ndjera e të bukura, që vijnë nga jeta e vështirë e tij, është një sprovë qëndrese dhe mbijetese. Pjesë e këtyre botimeve janë kujtimet për pjesën e burgut, të cilat Papagjoni i quan me shumë vlerë për të njohur tërësinë e këtij njeriu që do ta quaja një nder për fshatin e vet, për krahinën e Bregdetit, për Sarandën dhe më gjerë për teatrin shqiptar dhe letrat shqipe.

https://www.youtube.com/watch?v=YWSMmettHnU


Paraqitja e romanit ''Letra nga Spanja'', e autorit Miho Gjini, në ambasadën shqiptare në Athinë.
Autori në fillim të librit, thotë: ''Ua kushtoj gjithë atyre të rinjve shqiptarë, të cilët erdhën në Evropë a gjetkë për të krijuar një jetë më të mirë dhe u infektuan nga sëmundja e tmerrshme e shekullit, 

Rexhep Shahu dhe kontributi i tij në publicistikë




Rexhep Shahu u lind në vitin 1960 ne Lume. Fëmijërinë e kaloi në breg të Drinit të Bardhë me Pikëllimën në shpinë e Pashtrikun në sy, aty, në mesin e dheut, ku pajtohen e bëhen një dy Drinat, i Bardhi dhe i Ziu dhe rendin bashkë me ëndrrat e tyre drejt detit.

Në Durrës kreu shkollën e mesme teknike-mekanike. Atje u mëkua me det dhe lau ëndrrat në të.

Universitetin për letërsi e kreu në Shkodër.

Ka provuar gjithëfarëlloj punësh e profesionesh në fusha e male me bujq e blegtorë, kosëtarë e korrës gruri... Ka jetuar me mineralkërkuesit, minatorët, vagonistët, ka punuar si motorist e xhenerik, ka bërë sekretarin në prokurori, shpesh duke u dridhur për fatet e të tjerëve, ka qenë drejtues kulture, tregtar, ka themeluar një kompani ndërtimi, ka punuar gazetar në Radio Kukësi, Radio Tirana, Top Albania Radio e në organe të shumta shtypi të Tiranës e Prishtinës, zëdhënës në Qarkun e Kukësit dhe në Ministrinë ë Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit në Tiranë, ku dhe ende punon për një detyrë tjetër.

Por veten e gjeti në profesionin e gazetarit. Ka drejtuar si kryeredaktor revistën kulturore “Dy Drina”, revistën për fëmijë “Kallz”, organe këto të Qendrës Kulturore “Dy Drina”, të përkohshmen “Gazeta e Kukësit” dhe prej pesë vitesh edhe revistën kombëtare “Bujqësia Shqiptare”, organ i Ministrisë.

Rexhep Shahu vazhdon të magjepset pas poezisë. Vargjet e tij të hershme janë tretur shpateve te fëmijërisë si larat e dëborës. Vijat e fatit shpeshherë trazohen në përngjasim me relievin e përthyer të Bardhocit të Kukësit, fshatit të tij të lindjes, njërit prej fshatrave të Lumës, i ndodhur në gjurmën e udhës së vjetër “Via Publica” që lidhte Dardaninë ilire me Adriatikun dhe i njohur me këtë emër që në shekullin e 13-të.

Veç librit “Lis i Vetëm në Fushë”, ky autor ka botuar edhe disa  libra të tjerë, dy vëllime poetike dhe tre libra me publicistikë: “Mali i Hënës”, poezi, Tiranë, 1988; “Bregu i Brengës”, poezi , Prizren, 2000; “Misioni për Paqen”, kushtuar krizës së Kosovës dhe aktorëve të kohës; “Bllaca” monografi; “Marsi i Minave”, Tiranë, 2006. Etj....


**********

http://floripress.blogspot.com/2012/08/apologjia-e-rexhep-shahut-per-udhen-e.html






Shtëpia e z.Rexhep Shahut , është fare pranë dhe rruga e Kombit është tashmë streha e tij. Shkrimtari dhe analisti i njohur Rexhep Shahu këtë udhë që i tejkalon përmasat e një autostrade e përjeton dyfish, dhe këtë perjetim nuk mund të rrinte pa e hedhur në rreshtat e një libri me titullin domëthënës “Apologji për Udhën e Kombit”.



Një pasqyrë e plotë e të gjithë debateve dhe deklaratave për aksin që bashkoi në një kombin shqiptar. Një udhëtim përtej kilometrave sjellë në mënyrë origjinale nga autori, i cili e bën shpesh fizikisht dhe shpirtërisht këtë rrugë.

Botimi “Apologji për Udhën e Kombit” është i ndarë në 3 pjesë , Apologjia ime, Apologjia e politikës dhe Apologjia e miqve duke sjellë artikuj, argumente dhe vlerësime nga zërat më të njohur në lidhje me polemikat e krijuara për udhën e Kombit....


*******



Kjo Udhë mund të përftyrohet edhe si një “përbindësh”, që “tradhëton” Urën e Zogut, apo të Matit, por jo se qëndron larg, për të shqyer një mal për te Porta e Diellit, Kukës, Prizren e më tej, me një drite që t’i shqyen sytë përveç atyre që kanë lindur të verbër (Metafora “Porta e Diellit” është krijuar bazuar në librin e shkrimtares së famshme franceze, Simone Terri, Puerta del Sol)

Dhe është shumë e çuditshme se përse nuk ka vlerë në këtë rast shprehja: A nuk i do qorri sytë!?
Sa shumë u anatemua kjo Udhë, bile edhe sot e kësaj dite. Udhëtojnë drejtë Qafë Malit dhe nuk duan t’i kthejnë sytë nga kjo Udhë.

Këtë Udhe nuk do ta bënin as në fund të shekullit 21 duke llogaritur 200-300 m trase në Skuraj. Nuk do ta bënin se pse nuk kishin kohë mbasi do të merreshin me orkestrimin e bandës me curle, daulle e bilbila.

Nuk do ta bënin edhe sepse nuk donin ta bënin.

Harronin se kjo nuk ishte rruga e Veriut të “malokëve”, apo e Kukësit, mbasi është më shumë në interes të pjesës tjetër të Shqipërisë deri në Kakavijë duke qenë se automjetet nuk ndalojnë në Kukës apo Rrëshen për furnizim me karburant apo për kafe.

Do të thoni politika këtë punë ka.

Por çfarë do t’u themi dhe opinionistëve dhe analistëve!

Do zoti i madh të mos na shterrojnë se ku do t’i marim me qira…

Pejsazh i zymtë, ku kalon Udha. Të paktën të thotë për një alternativë tjetër.

Shiko, i dashuri opinionist, qytezën e rrënuar të Repsit ku jetonin gardianët e Spaçit ku ishin të burgosurit “pej së vërteti”, siç themi ne korçarët, se si është transformuar sot. Dil më lart dhe nga Kulla e Gjon Markagjonit për në Neshenjtë, ndoshta zona më e virgjër e vendit, me pasuri qe ne nuk arrijmë t’i vlerësojmë dhe nuk janë objekt i këtij shkrimi.




Afër Bulsharit do të hapet një shteg për t’i hequr “duvakun” Lurës për të cilën, Fishta do të thoshte se “Kush nuk ka parë Lurën, nuk ka parë Shqipërinë”, apo Dom Nikollë Kaçorri, zëvendësi i Ismail Qemalit, i lindur dhe rritur në Lurë, shkruante: “mos deksha pa pa një urë nga Kunora e Lurës deri në Zvicër”.

Shiko Klosin dhe gjithë Fanin, dikur simbol i prapambetjes dhe fukarallëkut ekstrem.
Sa kushton sot nje bokërrinë, skerka në Jug, një shtëpi dhe pse po kthehen ata që ishin larguar?
Duke ndjerë peshën e marres, duke medituar pranë zjarrit partizan, u gjet dhe rrugedalja:
Eureka!, të marrim përsipër ndërtimin brenda një nate të Intekonjeksionit me Kosovën, kaq shumë e vonuar nga Partia Demokratike.



Por duhet ta dini se është një shprehje mbarëshqiptare, se nuk lahet m... me sh...
Shumë dhe shumë më tepër do të gjeni në librin “Apologji për Udhën e Kombit” në këtë libër jo pak i mundishem i Rexhep Shahut....shkruan mes tjerash Idriz Xhomara.(Floripress)
...

Rexhep Shahu dhe kontributi i tij në publicistikë


Sylejman Dida, a asht kjo lufta e fundit?!

Nga Sulejman Dida


 Poeti Rexhep Shahu u formua si gazetar në Radio Kukësi e më pas si drejtues i periodikut kulturor Dy Drina etj. në vitet 90 të shekullit të shkuar. Ai ka ecë i sigurtë në udhën e publicistikës së shkruar si autor që nuk i ngjan askujt, sepse nuk ndjek asnjë idhull, ndonëse ka të tillë. Ai ndjek shtegun e vet. Sepse do që të jetë vetvetja. Eshtë i arsimuar në letërsi, i njeh mirë metrat dhe shabllonet e çdo kontributi publicistik por ai ka formën e vet, ka veçorinë e vet në çdo sipërmarrje. E thashë në fillim cilësorin poeti Rexhep Shahu, pasi ai edhe në publicistikë mbetet i tillë. Në të gjitha shkrimet e deritashme karakterizohet nga shpirti i angazhuar, nga ndjenja atdhetare, këmbëngulja për të pohuar identitetin dhe të vërtetën, nga prirja për të qenë vetvetja, nga thirrja që çdo person të jetë vetvetja, që gazetarët, ata të pavarurit (nga Tirana) të lirohen nga sahalëpirja, që njerëzit e kulturës të mos e shesin shpirtin, që për me i ba qefin dikujt të mos e përlloçim atdheun e kështu me radhë. Në vitet e vështira shqiptare 1997 dhe 1998 zoti Shahu, gazetar në Radio, u angazhua plotësisht duke u investuar jo vetëm si krijues por edhe si qytetar. Ai i ka shkruar me shumë kujdes dhe nerv përvojat e veta në ngjarjet e trazuara, shqetësimet e tij, që ishin edhe shetqësimet e kohës shqiptare, se si njerëzit tek e tek dhe kolektivisht vunë në pikpyetje të nesërmen e tyre, se si e dogjën memorjen e shkruar me sakrificë, si i shembën urat integruese dhe ngritën mure që na ndajnë nga njëri-tjetri dhe nga qytetërimi të cilit i përkasim. Të gjitha këto ai i ka përmbledhur te libri i Marsi i Minave (T. 2006). Sepse te shqiptarët, Serbia, e cila e përgjaku Kosovën, duke e parë se muri i vendosur padrejtësisht në vitin 1913 me presionin e Rusisë, kufiri ndërshqiptar pra po binte, instaloi një tjetër mur, e mbolli me mina krejt zonën e kufirit Kosovë-Shqipëri. E, për ironi serbët mbollën me mina edhe zonën e kufirit Shqipëri-Kosovë, pra hynë në territorin e kësaj Shqipërie të 13-tës. E për më tepër serbët mbollën mina edhe në mendjet e shumë njerëzve këtu, dhe prandaj çoroditja jonë vazhdoi bukur gjatë. Edhe në përpjekjet madhore të shqiptarëve për lirinë e Kosovës zoti Shahu ka qenë aktiv në media, madje edhe në terren, në Kukës, aty ku mblidheshin eksponentët e dy kahjeve politike të FARK-ut dhe UÇK-s, me thirrjet e tij në radio Kukësi qysh në vitin 1998 për të mbështetur UÇK-n me armatim dhe gjithçka tjetër. Jo për me ba pazar me djemt që shkonin në luftë duke ua shitë një pushkë sa nuk bën, por duke dhënë gjithçka për luftën. Jo duke mohue dhe denigrue potenciale të mëdha shqiptare por duke i bashkuar ato kundër një armiku që po na rrezikonte si komb. Mbas çlirimit të Kosovës shumë individë apo fraksione dolën si luftëtarë se me demek kishin luftuar, në ndonjë rast na u zbuluan edhe do asish antiamerikanë, por Shahu i ka njohur shumë mirë disa prej tyre dhe për këtë ai shkroi pamfletin e fuqishëm Ku ishe Ti, pra kur shtëpitë kalleshin në flakë e kur fëmijët shqiptarë ekzekutoheshin nga milicia serbe ku ishe ti… Ky ka qenë maraku i Rexhep Shahut. Ai i ka shkruar këto siç i ka përjetuar pa ia bërë qefin askujt. Ky libër përbën një shenjë dalluese, një dëshmi dhe analizë krejt të veçantë të kohës dhe e çmoj si një nga kontributet më të spikatura të krejt publisitikës shqiptare. Rexhep Shahu dallohet për forcën e logjikës, për bukurinë e tekstit por edhe për fuqinë emotive të trajtimit të temës. Ai ka një aftësi të çuditëshme të realizimit të intervistës, ka magjinë e familjarizmit të shpejtë me të intervistuarin, pavarësisht nga homri që mund ta karakterisojë. Ai shkëput prej të intervistuarit rrëfimin e sinqertë, atë që rrallë ndodh në median tonë. Shahu ia ka dalë të shkëpusë qëndrimin individual dhe të sinqertë prej kujtdo të cilit i është drejtuar. Disa nga përsonalitetet që i ka intervistuar, kanë pasë edhe konseguanca. Ishte rasti i bisedës me gazetarin Filip Smakër të Uashington Post-it në prill të 98-tës, bisedë pas të cilës, siç pat thënë më vonë vetë Smakër, kishte kaluar telashe jo të vogla pikërisht për shkak se ishte rrëfyer si tepër në bisedën me Rexhepin. Po nga ana tjetër, ndikimi i asaj interviste ishte i padiskuueshëm te shqiptarët dhe tek të tjerët pasi dëshmoi për genocidin që po ndodhte në Kosovë dhe u shpreh se rruga e zgjidhjes së krizës është lufta, kur në Tiranë thuheshin terman shumë të butë referuar çështjes së Kosovës. Edhe të tjerë kanë pasë rastin ta takojnë të njohurin Smakër, dhe kanë zhvilluar plot biseda me të, por askush nuk pati magjinë ta bëjë atë që të rrefehet. Kështu i ka bërë të rrëfehen edhe Elez Biberin, Daniel Enders, të famshimin Kurt Shcork etj. Nuk do të rendis emra njerëzish të shquar që ka intervistuar Rexhepi, pasi këto intervista, ndoshta jo të gjitha, i ka përmbledhur te libri tjetër publicistik Misioni për Paqen. Poeti Shahu nuk i kërkon temat, nuk ka këtë luks. Ato ndodhin, pra ngjarjet ndodhin. E ndërsa shumkush e ka luksin ti soditë nga distanca ose të përfitojë prej tyre, ai vëren deformimin e të vëttetës dhe bërtet, nuk mund të rrijë indiferent. Duke qenë se ai i jeton ngjarjet edhe si poet, nuk mundet mos me folë kur vendit i mohohet hisja e diellit për shkak se dikush këkron të përfitojë ose të bëjë interesantin, nuk mundet mos me folë kur ne na shahen urat që po ngremë me mundim, kur na shahen udhët po ndërtojmë me shumë sakrificë, nuk mundet mos me folë kur krijohet rrethi vicioz i mendimdhënësve që zaptojnë të gjitha ekranet, ku për tu hequr modernë shajnë çdo gjë të vyer prej antikuareve evropianë që kanë firmën e kombit tonë, që shajnë deri edhe Kanunin e Vjetër, shajnë kostumin që na identifikon, shajnë bukurinë shqiptare. Nuk mundet mos me folë kur opinionbërësit hiqen si internacionalistë ende pa e pasë një vend tonin në tryezën e vendeve evropiane. Kështu pra ai është i ndjeshëm dhe merr përsipër ti bëjë avokaturën të bukurës, autentikës, arritjes, shpresës. Pa u zgjatur duhet të nënvizoj si një kontribut librin Apologji për Udhën e Kombit. Përveç këtyre botimeve zoti Shahu, pikërisht këto ditë na sjell edhe librin tjetër me publcistikë Bukën tonë të Përditëshme. Në dhjetra shkrime ai glorifikon tokën e shenjtë shqiptare, inkurrajon dhe nxit punën me tokën, bekon njeriun e punës, duart që na sigurojnë bukën e përditëshme. Jan shkrime të botuara më herët në revistën Bujqësia Shqiptare të cilën e drejtoi duke shënuar një kontribut në konceptimin dhe në përmbajtjen e saj. Ai, siç e theksova në fillim, ka si kontirbut edhe Revistën Dy Drina që e ka drejtuar shumë vite, gazetën Kallz (për fëmijë) dhe ndonjë botim tjetër të natyrës publicistike siç është monografia Bllaca (si bashkëautor) etj. Rexhep Shahu përbën një rast frymëzues për median në Shqipëri dhe unë e përgëzoj.




Në gjurmët e poetit dhe publicistit Rexhep Shahu




Nga Behar Gjoka


 Emri i Rexhep Shahut, poetit dhe publicistit të njohur, në skenën e letërsisë bashkëkohore shqipe, ka ardhur natyrshëm, brenda një ligjësie të pashkruar. Fillimisht, në mendjen time, shpresoj edhe të lexuesve të tjerë, ka ardhur teksti poetik apo publicistik, e mandej vetë autori. Pra, kontakti më krijimtarinë e tij, nuk hyn tek paradoksi i zakontë, që njeh poetin, e pastaj do të duhet të presësh me vite, që të duket ndonjë shenjë poetike, e cila edhe mundet të mos vijë fare. Shkas i rinjohjes, pas leximit rastësor të ndonjë shkrimi a poezie, me veprën e gjerë, u bë vëllimi i katërtë, me titullin domethënës, Qyteti i Lutjeve, që për mua ishte befasi shkrimi, në frymë dhe mendim, në vjershërimin poetik, që në fakt më dha shansin që të hidhja një vështrim me të plotë në librat të autorit. Vëllimi poetik, Qyteti i Lutjeve, nga ana tjetër, është edhe një arsye kryesore, për diskutimin letrar, mbi të gjitha librat e autorit, në të dyja përmasat e përfaqësimit, në poezi dhe publicistikë. Bazuar në shijen e leximit, në besimin se në shumësinë e librave me poezi, nuk është gjithçka terr dhe poetizim ndjesor, ende ligjërimi poetik që gjellin sërish në qerthullin e dritëhijeve. Në hapësirat e librit më të ri të R. Shahut, ndesha në poezinë që bart dhe përçon vlera, si një ekzistencë spektrale. U bëra pjesë e veprimtarisë, si diskutim letrar, me dëshirën e mirë që të kthejmë vëmendjen nga letërsia e shqipe, nga pjesa që kumton shenja dhe vlera letrare, pa zhurmë. Teksti i përmbledhjes, ndërkaq kuptohet se është shtysa parake për të ndërkomunikuar me gjithë krijimtarinë, gjithnjë aq sa na e mundëson një tryezë e diskutimit letrar. Interesimi për poezinë dhe krijimtarinë e autorit, është i hershëm dhe i shumanshëm, në varësi të vlerave, që përçojnë tekstet poetike dhe publicistike. Në këtë diskutim, vërtet do të jemi të përqëndruar më tepër tek poezia, me shumë gjasa, tek poetika e përmbledhjes Qyteti i Lutjeve, por njëherit, në fakt është gati e pashmangshme, që t’i iket profilit të autorit, ku kemi të dëshmuar, me libra të mirëfilltë, tri lami shkrimi të autorit: A – Shkrimi i librave publicistike, ku veçohet gjerësia e problematikës, duke profilizuar një publicist me kontribute, me disa libra: Misioni për Paqen, kushtuar krizës së Kosovës dhe aktorëve të kohës, Marsi i Minave, si dhe Apologji për Udhën e Kombit. Në këto tekste, nga njëra anë vijnë ngjarje të njohura, tepër tronditëse, ku madje kemi edhe ekulibrin në mes ngjarjeve të tmerrshme dhe atyre që sjellin gëzim, si dhe nga ana tjetër, na zbulohet profili i njeriut, qytetar dhe mendjehapur, vëzhgues i hollë, i problematikave të shoqërisë, si dhe një publicist, që rrëmon dhe aspiron të vërtetën dhe mbi të gjitha e thotë pa doreza. B – Sprova e shkrimit të monografisë që vjen me librin Bllaca, një punim i plotë, që i kushtohet një fshati në Suharekë, në Kosovë, që ka nxjerrë deputetin e famshëm shqiptar, Ramë Bllaca, që ndërtonte kullën e tij, në kohën kur shumica e banorëve kishin ngarkuar plackat për Turqi, si një shembull i qëndresës nën tmerrin dhe genocidin serbomadh. Një fshat që ka nxjerrë edhe burrin e shquar, luftëtarin e paepur të çështjes shqiptare, Qazim Bllaca, që për shkak të veprimtarisë patriotike, ka bërë 32 vjet burg, në Shqipëri dhe Kosovë.
C – Shkrimi i poezisë që përmblidhet në katër libra, e ku vëllimi i fundit, është caku dhe shenja se ku ka mbërrit larmia e poezisë së autorit. Poezia e tij, ka nisur me përmbledhjen Mali i Hënës, 1988, që në krye skicon tiparet e ligjërimit poetik. Pas 12 vitesh, pra një kohë e gjatë reflektimi, vjen me përmbledhjen Bregu i Brengës, në vitin 2000, që simbas mendimit kritik, shënon një nivel të ri, të shqiptimit poetik. Në vitin 2006, krijimtaria poetike, pasohet nga përmbledhja: Lisi i vetëm në Fushë, që profilizon poetikën autoriale. Në 2014, boton librin poetik Qyteti i Lutjeve, që evidenton lirikën qytetare dhe intime, që vjen me disa gjetje poetike. Kohështrirja si dhe tekstura poetike, e materies së të katër librave të autorit, ndër të tjera, ka përtheksuar, veçmas dy tipare:
Së pari: Një marrëdhënie reale me letërsinë, sidomos me poezinë, në mes pranisë dhe papranisë, heshtjes dhe zëshmimit, pa kufi distance dhe paragjykimi.
Së dyti: Një shtegtim poetik, që zbulohet përmes një shkallëzimi të rrokshëm në secilin nga librat, duke synuar artikulimin e poezisë që e ka braktisur autorin dhe vrapon drejt lexuesit, pavarësisht nivelit dhe interesit për poezinë. Prania e këtyre tipareve shqiptohet dukshëm në poezitë: kur t’më shohësh në sy, deti të rrijë në punë të vet, jam i lirë të vdes, na urdhëruan, hijet në bulevard, a do t’i shesim varret, një qiell tjetër, lehja e qenëve, një urë për te vetja, asgjë s’ka mbetë nga unë atje, ta ka pa diellin mbi krye, të ka vra bukuria jote, kur ti vdes, me trastë në sup, shpirti i zi, zogjtë e dinë, në motet që do të vijnë, nuk shiten sy askund, dorëcung, zemra e burrit është varrezë, etj. , që përbëjnë një tufë të përveçme poetike, që formëson tiparet me cilësore të shkrimit të poezisë. Pjesë e shenjave autoriale, kryesisht të vargut të lirë, të fjalës së hapur, të metaforikës tërësore, që fytyrëzon tipologjinë shkrimore të autorit, është edhe shkrimi i poemave, shkrimi i distikut, të cilat shpesh shpalosin një energji fjale të pazakontë. Në detin e vargëzimeve që ndeshim përditëzaj, në hapësirën shqiptare, është vështirë të gjesh atë që është e veçantë tek poezia që shkruhet. Megjithatë, udhëhequr nga ideja e Benedetto Kroçes, se poezia duhet kërkuar aty ku gjendet dhe aty ku fshihet, e vlen që të rrëmosh edhe në këtë situatë, jo pak të ndërlikuar të ekzistimit të poezisë shqipe. Poezia e librit të fundit të Rexhep Shahut është e veçantë, sidomos për faktin së është një poezi që shpërfill kodet se si do ta marrë shoqëria ligjëratën poetike, shpërfill në mënyrë të veçantë kodet e akademizmit, shpërfill të gjitha paragjykimet dhe thotë atë që ndien, atë që është poezi, në konceptin autorial. Te ky libër gdhendet “uni” i qytetarit zemërak, që lëshohet kundër mbrapshtive të botës, pa doreza dhe kufizime, por bashkë me të është edhe “uni” i një raporti krejt intim me jetën, me erotikën, me dashurinë. Këto janë dy prani dhe esenca unike, që shpërfaqin përmasën e shkrimit poetik të autorit. Ngjizja e tillë, e unit të dyfishtë, kuptohet se është pjesë e vetëdijes, është pjesë e udhëtimit në krahët e poezisë për të folur me poezinë dhe jo për të jetuar me poezinë, siç ngjet rëndom në hapësirën shqiptare. R. Shahu si poet, në varësi të tekstit poetik, të hapësirave të komunikimit, është nga ato raste, që nuk ka nevojë të ulërasë. Libri i tij, në një kuptim shpërthyes ndaj mbrapështive të realitetit, në vështrimin dhe shijen time, sjellë një atmosferë migjeniane, poetikën e të vërtetave që ne i prekim, por dikush nuk sheh, dikush nuk do, dikush në mënyrë të shëmtuar i mbulon ato me hipokrizi. Poeti thotë të verteta të cilat, kur shndërrohen në poezi, janë të tilla që të mrekullojnë për faktin e një poetike të vargut të lirë, të një fjalësie e cila sjell pranë lexuesit gjithë atmosferën e kohës, rrok shpirtin e qytetarit sot, shpirtin e qenies shqiptare, me gjithë ato mungesa, të dhëna me dritëhije dhe përthyerje të befta poetike. Në ligjëratën e vetë poetike, si një element vetjak që më ka bërë përshtypje, është edhe pashaportizimi tashmë i paskajores, në shkrimin poetik, që me rikthimin e vetë sendërton një hapësirë tjetër, si frymë dhe kumt i mirëfilltë letrar. Poeti flet natyrshëm dhe me art me këtë mjet stilistik-gjuhësor, që dihet se është pjesë e ligjërimit të sistemit të shqipes. Poezia nuk ka nevojë të ulërasë, poezia e ka misionin, parësisht estetik, që gjellin brenda saj. Pra, veçanësitë janë të shumta, janë të prekshme, por vetëm leximi dhe rileximi i tyre na mundëson t’i zbulojmë ato. Qysh me përshtypjen e parë, por edhe në leximin e dytë, erdhi duke u thelluar dëshira, që ky libër të shkojë te lexuesi, sepse kemi shumë poetë gjeni por që nuk kanë poezi, madje pavarësisht marrjes së jo pak çmimeve letrare. Poeti, nuk ka nevojë të jetë gjeni, sepse poeti flet me poezi. Më ndodh rrallë të ndihem mirë në poezi, të mrekullohem në poezinë shqipe të tanishme, për arsyen e thjeshtë se jo çdo ndjenjë është poezi, jo çdo ndjesi tragjike është poezi, jo çdo vargëzim, që na vjen rastësisht në majë të gjuhës, realizon detyrimisht shenjën poetike. Poezi është atëherë, kur imazhi dhe vizioni paraqitet me ligjësi estetike. Harold Bloom, në mes të tjerash, thotë se poezia është e pritur të mos merret shumë me histori por të merret më atë që quhet përthyerje shpirtërore dhe, prizmi i poetit është i tillë që po tingëlliu nuk të le rehat. Nëse nuk tingëllin, jeho sa të duash, bubullo më zhurmë etj. , tashmë se poezia ka mërguar për në brigje të tjera. Në rastin e përmbledhjes “Qyteti i Lutjeve”, më ka bërë për vete vargu i sigurtë, metafora e larmishme, plazmimi i shpirtit të kohës, përmes një uni, që është i vetëdijshëm për atë që thotë, e madje që e thotë jashtë aspiratës me rrëmby breroren. Poezia e këtij libri është një cak krejt i ri i autorit, krejt i veçantë, por në morinë e botimeve, në detin e poezisë që shkruhet, është vështirë të gjesh një libër që të ketë, sipas gjykimit tim, mbi 15 poezi që janë të nivelit antologjik. Mbretëresha e synuar nga të gjithë, siç është poezia, mbretëresha e fjalës, mbretëresha e shpirtit, mbretëresha e të sotmes, e të nesërmes, e atdheut, ku madje vetë qenia ekziston në formën e një kurore të mrekullueshme, le të synohet nga të gjithë. Gara për të mbërritë atje është krejt e hapur dhe zakonisht në cakun e fundëm mbërrijnë shumë pak. Në këtë situatë ku botohet gjithçka, pa sita përzgjedhëse, pa një lexim të vëmendshëm, shumëçka që lidhet me poezinë dhe letërsinë, në përgjithësi do të hante debat pa dyshim. Unë do të thoja që jemi një shoqëri që po shijojmë larinë, natyrisht ajo ka një kufi, kur mbaron dikur, por ne ende nuk po kapim ekuilibrin shpirtëror. Nuk është poezia ajo, që them unë, poezia është ajo që shijohet dhe misioni i poetit është të thotë fjalën e tij dhe, fjala e tij më tutje pastaj është hipotekë shpirtërore që shijohet nga të tjerët.

Origjinaliteti i poezisë së Rexhep Shahut





 Në fund të viteve ’70 dhe në fillim të viteve ’80 të shekullit të kaluar, në qytetin e Kukësit ishte krijuar një bërthamë e vogël krijuese, por mjaft aktive, ku krijuesit poetë, prozatorë, piktorë, muzikantë e dashamirës të artit, mblidheshin në degën e Lidhjes së Shkrimtarëve dhe pothuajse gjithnjë në kafenetë e qytetit të vogël flisnin për letërsinë, për miqtë e letrave në qytetet e tjera, për letërsinë botërore që botohej, për pjesët letrare, kryesisht poezi të korifejve të huaj që, ashtu të botuara apo të shkruara me dorë, përpiheshin me etje. Ndonëse në kushte të vështira, krijuesit u përpoqën të jenë në një rrjedhë me kohën dhe të krijojnë fizionominë e vet poetike. Në këtë klimë të ngrohtë shoqërore u maturuan poezitë e para të autorit Rexhep Shahu, libri i parë i të cilit “Mali i Hënës” u botua megjithatë relativisht vonë, në vitin 1998, kur kishin rënë barrierat e kuptueshme të regjimit totalitar. Poezia, letërsia në përgjithësi ashtu si çdo gjallesë për ajrin, ka nevojë për lexuesit e saj, për të hyrë në qarkullimin e madh artistik, për tu ndikuar nga bota e artit dhe për të ndikuar tek ajo. Dëmi më i madh i ndalimit të veprës së shkrimtarëve në diktaturë ka ardhur veçanërisht prej kësaj vonese që i ka shkëputur nga mjedisi letrar, prej mundësisë që, duke u lexuar, të hynte në jetën e krijuesve të tjerë dhe të lexuesve në kohën e shkrimit të saj. Kjo mungesë tragjike, bie fjala si e veprave të Kasem Trebeshinës që u botuan me vonesë vetëm pas viteve ’90, nuk e ka dëmtuar vetëm reputacionin e shkrimtarit, por organizmin e letërsisë shqipe. Po kështu mund të thuhet edhe për njohjen më se një shekull me vonesë të poezisë brilante të De Radës, Serembes etj dhe akoma edhe më me vonesë të Zef Skiroit. Rexhepi ishte 38 vjeç kur botoi së pari herë libër. Në fund të viteve 80 ai pati dorëzuar në shtëpinë e vetme botuese një libër, por botimi iu refuzua, për mungesë të trajtimit të temave të mëdha e entuziaste për të cilat kishte nevojë regjimi. Kur kihet parasysh tash vepra e tij mund të thuhet se Rexhepi në fakt nuk ka humbur shumë prej kësaj vonese, sepse poezia e vërtetë i reziston kohës. Koha rrjedh pa e dëmtuar poezinë, përkundrazi mund të gjallërojë më tepër ngjyrimet e saj. Ajo shijohet njëlloj si të jetë shkruar para shumë vjetësh ose siç mund të shkruhet edhe pas shumë vjetësh. Edhe në letërsinë tonë për fat të mirë, kemi poetë tradicionalë, madje të cilësuar të vjetër, që ngjajnë ende kaq të rinj e modernë. Kur lexoi “Malin e hënës”, shkrimtarit Faruk Myrtaj nuk i hyri në sy vonesa e botimit të tij. Mbi të gjitha ai vlerësonte faktin se u arrit që poezia të shkruhej. Për shkak të lakonizmit, dendësisë së emocionit ajo mund të lexohej gjithsesi në mënyra dhe kontekste të ndryshme.

“Ka ditë që sytë e tu s’më kërkojnë,
Dhe zëri im s’bën më për fjalë.”

Mund të thuhet kështu për të dashurën, për poezinë, muzën, për… E, merret vesh, kur arrin të lexohet ndryshe, mu këtu është thelbi i të qenit art”. Që nga botimi i librit të parë poetik të Rexhep Shahut “Mali i Hënës” në vitin 1998, kanë kaluar 16 vjet. “Mali i Hënës” u pasua në vitin 2000 nga libri “Bregu i brengës”. Pas tyre, në 14 vjet të vrullshëm shpeshherë të turbullt, Rexhepi u muar më shumë me publicistikë “me një qiri të ndezur në dorë për me ndritun atë të vobektë dhe”, siç thoshte Bogdani i Sibilave, vendlindja e të cilit është krejt përballë Bardhocit, vendlindjes së Rexhepit. Vitet pas “Malit të Hënës” janë të mbushura me ngjarje të rëndësishme për jetën e vendit. Mjafton të përmendim luftën e Kosovës, e cilësuar si lufta e fundit çlirimtare në Europë, ku u lartësuan përpjekjet e përgjakshme e heroike të UÇK, në një betejë të pabarabartë me një nga ushtritë më të mëdha të kontinentit, ku trupi i pambrojtur i shqiptarit u përball me marshin e vdekjes së fortifikuar në çelikun e tankeve dhe avionëve të pushtuesit. Ishte koha kur bota u befasua me madhështinë e shpirtit tonë të pamposhtur në shembëlltyrën e qytetit të Kukësit, të cilin për qëndresën dhe bujarinë e pashoqe në pritjen e gjysmë milionë njerëzve, e kandidoi për t’i dhënë Nobelin e Paqes. Duke qenë në qendër të ciklonit si gazetar i radio Kukësit dhe reporter i të përditshmeve të kryeqytetit, si bashkëpuntor i radio Tiranës dhe Top Albania Radios, Rexhepi intervistoi personalite të rëndësishme botërore që erdhën aso kohe në Kukës. Kontributet e tij u transmetuan me sukses dhe u botuan në disa gazeta të njohura, një pjesë e të cilave u rimblodhën në dy libra: “Misioni për Paqen” dhe “Marsi i Minave”. Ndërkohë më shumë se prej publicistikës, drita duket se lind nga poezia, sado e trishtuar, e mjegullt, e zymtë dhe ankthioze të vijë ajo. Rexhepi nuk iu nda për asnjë çast dashurisë së vjetër, dashurisë poetike, që lindi rrëzë malit të Pikëllimës, përballë malit të shenjtë të Pushtrikut, buzë rrjedhës së Drinit të Bardhë. Krahas publicistikës ku nuk mungojnë motivet migjeniane ai shkroi gjithmonë poezi duke jetuar me trillet e saj, duke i qëndruar besnik vetes në ndjekje të një instinkti të ngulur krijues që vlerat i kërkon te vetja duke rizbuluar e rijetuar brenda të sotmes, të gjitha kohrat njëherësh. Kur ka botuar më shumë se 370 poezi dhe poema të përfshira në katër libra: “Mali i hënës”, “Bregu i brengës”, “Lis i vetëm në fushë” dhe “Qyteti i lutjeve”, mendoj se është me vend të flitet për një kristalizim të mënyrës së tij krijuese dhe nisur nga vlerat e kësaj poezie të tërheqim vëmendjen ndaj origjinalitetit të saj. Ku shfaqet ky origjinalitet? Në mijvjeçarët e ekzistencës së letërsisë që prej eposit homerik duket se është ngjeshur lënda në mënyrë të tillë sa duket se nuk mund të ngrihet diçka e re, e pangjashme me atë që tashmë është krijuar. Një vëtëdije e tillë është e domosdoshme për të ndalur zellin shterp të grafomonënëve të panumërt, që sa vijnë e shtojnë grumbullin e jo vlerave duke rrezikuar t’ia zënë frymën letërsisë së vërtetë. Po kështu, përvoja mijvjeçare, e thithur drejtpërdrejt prej letërsisë sonë gojore dhe letërsisë së kultivuar, duhet të nxit më tepër nevojën e njohjes së vazhdueshme të saj. Sepse nga mosnjohja, edhe nëse rastësisht i shpëton theqafjeve, verbëria të çon gjithnjë në udhë pa krye. Duket paradoksale, por origjinaliteti i veprës letrare vjen nga përthithja e përvojës kombëtare e botërore dhe jo nga injorimi i saj. Ky injorim në të shumtën e herës ndër ne vjen jo për shkak të qëndrimeve novatore apo eksperimenteve moderne a postmoderne, po thjesht për mungesën e plotë të kulturës letrare ose më qartë për shkak të analfabetizmit kulturor. Ndërkohë shkruesit e zellshëm që ia bëjnë qejfin njëri- tjetrit, nuk i lënë askujt hapësirën e duhur për të treguar lakuriqësinë e mbretit. Për këtë shkak, me kohë është bërë e domosdoshme që vendin e djalit naiv që tregon me gisht të vërtetën bërtititëse të lakuriqësisë, duhet ta zërë kritika profesioniste që duhet të rrëzojë jo vlerat dhe t’i paraqesë pa patetizëm, vlerat reale. Poezia e Rexhep Shahut është lehtësisht e komunikueshme me të gjithë lexuesit, e hapur, e kthjellët, e vetëvetishme dhe rrjedh pa sforcim, duke përcjellë dhimbjen tronditëse për humbjet tona, trishtimin e hollë, tragjizmin dhe shpresën njëkohësisht, ku pjesa e vdekshme bashkëjeton me pjesën e pavdekshme të individit. Në poezinë e Rexhepit ndjehet rrjedha e trazuar e kohës që i bën trysni shpirtit njerzor, për ta mpakur dhe rrudhur deri në asgjësimin e plotë të individit. Kërkohen të dystohen ëndrra, të rrafshohen vlera. Dashamirës, njohës të poezisë kanë vërejtur se kjo poezi nuk mashtrohet, as joshet nga lulkat pa aromë të përsiatjeve të ashtuquajtura moderne. A mund të shtiresh përjetësisht, a mund t’i mbyllësh sytë para brengave vetjake e njerëzore? Vuajtja është tipar i poezisë së tij, një vuajtje për shkak të dyzimit midis vetes dhe vetvetes. Dyzimi në përmasa planetare përfshin gjithçka edhe kohën që ndrron rrjedhën e saj normale, jo nga e sotmja drejt të ardhmes, por nga e sotmja drejt së kaluarës, drejt zanafillës, kthimit tek kaosi. Ky lloj apokalipsi synon të zhbëjë jetën. Poezia ngjan me librin e lutjeve dhe psalmet. Gjuha biblike parlajmëron ndëshkimin. Profecia të dërmon me gjykimin e ftohtë të saj:

“Ka me ra shi me baltë
Në llomin e fjalëve kemi me rrëshqitë
E kokërdhak kemi me ra…”

Ndihet vuajtja migjeniane, por zymtësia e pesimizmi e tejkalon Migjenin. Njeriu, i lindur tashmë, nuk do t’i kanoset krijuesit të tij duke e sfiduar, por do të mbarojë, do të zhduket për shkak të llumit të vet shpirtëror. Duket se rrufeja poetike e hyut të padukshëm do ta zhdukë sodomën dhe gomorrën që jetojmë. Rrudhja shpirtërore ka asgjësuar vlerat dhe individi është shndërruar në kufomë shetitëse. Qerthulli i humbjeve sa vjen e rritet. Shpesh përmes përsëritjeve ciklike shfaqen mundimet e Sizifit dhe vuajtjet e Tantalit. Por ka një spirancë që të mos mbytet anija e jetës. Kjo është, Dashuria, gjithnjë e pranishme në poezinë e Rexhep Shahut si një ndjenjë e thellë që jetohet me intensitet, që është e prekshme, por edhe e përjetuar me dhimbjen e largimit dhe mungesës së saj therëse. Dashuria është prej uji, prej ajri, drite dhe ëndrre, por edhe krejt lëndësore, që ndjehet, preket e shijohet plotësisht. Si e tillë, mungesa e saj barazohet me mungesën e jetës deri në vdekje. Poezi të tilla intime dikur quheshin poezi të vogla, vetjake. Fat i individit i shqetësimeve dhe dashurive të tij kërkohej të merrej nëpër këmbë, por poezia më e mirë e viteve 80 ia doli t’i vinte në substancë të saj këto fate të vogla, këto shpirtra që shpëtuan nderin e krijuesve dhe jetën e poezisë. Poezia e Rexhepit ecën në këtë tragë dhe poezia e tij mbetet thellësisht personale, ku mund të pajtohesh me gjithçka, por jo me mungesën e dashurisë.

“Dëshirë të frikësuar s’do të ketë më
Ajo është mosdashje, s’ka emër tjetër
Unë shkaku i saj s’do të jem askund
Ndoshta në rrënjët e një lisi të vjetër.
…………………………………………………

…Prej sysh më del
Si hyjni qielli, sirenë deti
Përpara meje e veshur me dritë
Ndërsa zhdukesh pa gjurmë
Nëpër tymin e shkrumbit tim
Unë mekem pa frymë
Lis i shituem prej zanash.”

Me teknika që tingëllojnë të njohura e klasike, poezia e Rexhepit arrin të përftojë gjendje të vërteta emocionale. Vargjet që citova janë krejt të zakonshme në libër, nuk janë nga më të zgjedhurit. Por kjo poezi qenka e hapur për interpretime të ndryshme, për rivlerësime. Tani më jep një imazh tjetër, një domethënie më të thellë. Dhe kjo ngjet më shumë tek ajo pjesë ku mungon krejt nervi i retorikës. Ato janë të ftohta, madje të akullta në dukje. Neutrale. Bukuria e vargut i shpëton syrit të pavëmendshëm. Edhe kur ndjeshmëria e lexuesit arrin optimumin e përthithjes, zbulimi është i pamundur të arrihet menjeherë dhe plotësisht. Pamje të reja do të shfaqen më vonë si nënshtresa të pikturuara në kohë të ndryshme. Dhe mund të thuash me vete si nuk i kam vënë re më parë. Tonaliteti i poezisë së Rexhepit nuk vjen i rrafshët, por i shumllojshëm, i përthyer si relievi i vendlindjes. Një pjesë poezish vijnë të zhurmshme , madje të marrin përpara me spontanitetin e tyre, me të shkruajturën me një frymë. Ato u ngjajnë përrenjve malorë që zbresin me shkumë dhe gjëmime. Vrulli i tyre nuk mund të mbërthehet në pritat, ledhet, argjinaturën e metrikës e ritmikës. Përmbytja sjell fundosjen e rregullit strikt gjuhësor. Fuqia e poezisë vendos në sovranitet të plotë mënyrën e shprehjes…Malet e lartë të mbuluara nga mjegulla e bora, ujëra të vrullshëm që sulen brinjave, dimra të rreptë, ortiqe të frikshëm, krijojnë pamjen e një vendi, ku natyrshëm mund të lindë epika. Dhe vërtetë në këto treva gjendet dhe djepi i epikës, por në Lumë, krahas epikës historike, krahas mrekullisë së rrëfimeve realiste, alegorike e plot zgjuarsi, ku elementet fantastike zbehen, gjallon e përtërihet një lirikë e fuqishme. Në raport me epikën lirika në Lumë dhe jo vetëm atje, si gjini më e vjetër, moshatare me njeriun, prandaj dhe më themelore, më prekëse dhe më gjithëpërfshirëse, zë vendin kryesor. Pranë vatrës së ndezur të netëve dimërore, si i vetmi burim drite në kullat të zymta, gruaja lumjane (gjyshe, nënë, motër) tirrte dhe këndonte nën hundë vajin e shpirtit të vet, dëshpërimin e thellë për humbjet e saj dhe humbjet historike të brezave, dhimbjet e shkuara dhe dhimbjet e ardhshme. Prej këtij shpirti tragjiko- poetik lumjan duket se është gatuar e mbrujtur origjinaliteti i poezisë së Rexhep Shahut, ku miq krijues të poetit kanë mundur të shohin pamje të ndryshme të kësaj lirike, ku ndërthuret tragjizmi vetjak me tragjizmin e përgjithshëm, ku vërehet dyzimi, tuajzimi dhe dashuria e përjetshme. Dëgjojmë të thuhet se poezia është në vështirësi, ka mbaruar koha e saj, duhet një poezi e re, të vijnë poetë të rinj. Ndërkohë që botohen qindra libra me vargje që nuk kanë lidhje, as me poezinë e vjetër të Bogdanit, as me poezinë moderne… Nuk janë poezi. Prej këtij konstatimi të dhimbshëm të përsëritur e të stërpërsëritur si një mallkim, (askush prej vargjeshkruesve nuk e gjen veten te ky përcaktim) shtohet nevoja e diskutimeve letrare ku të shoshiten vlerat. Mbi të gjitha shkruesit, lëvruesit e poezisë vetë edhe për shkak të asaj që quhet konflikt interesi, janë në gjendje të grupohen sipas shoqërisë e shijeve të përbashkëta, por nuk mund të vetëpastohen nga jo vlerat. Ky është edhe misioni i kritikës profesioniste, i katedrave të letërsisë që duhet të arrijnë përmes studimeve të bëjnë analiza objektive, të klasifikojnë prurjet e reja poetike, t’i japin fund kaosit të sotëm duke përcaktuar vlerat reale, gjithnjë duke parë zhvillimet në raport me prirjet e sotme të letërsisë europiane e botërore. Natyrisht ka një brez të rinjsh të afirmuar që nderojnë ekzistencën tonë njerëzore dhe letrare, që meritojnë vëmendjen e studimeve të thelluara. Librat e Rexhep Shahut me vlerat që sjellin e meritojnë një vëmendje të tillë.




Apologjia e Rexhep Shahut për Udhën e Kombit



Miho Gjini

Një libër voluminoz prej 500 faqesh mund ta trembë lexuesin në “marrjen e kohës”, por mua m’u duk se nuk më mjaftonte koha e durimi për ta lexuar pa e hequr nga duart, ngado që shkoja nëpër Athinë, në radhët e krizës, nëpër autobuza, trena e metro, aq sa dy herë radhazi përfundova në aeroportin e Spatës i humbur në leximin e librit me titull “Apologji për Udhën e Kombit” të Rexhep Shahut!
Më duhej t’i “përpija” ato rrjeshta të shkruara plot pasion, në një publicistikë të kulluar e me një nerv letrar të mirëfilltë. Se nuk e kisha idenë se çfarë qe bërë në të vërtetë; se më qe “infektuar truri” (në largësi), që atje, nëpër male, ishte bërë kërdia nga “shkatërruesit ekologjikë” dhe nga “mafiozët e vjedhjeve gjigande”!; se, nuk besoja që atë rrugë, që e pata bërë dikur edhe vetë për 8 – 10 orë, i rropatur për vdekje, mund ta përshkoja tani për dy orë!
Dhe do t’i thoshnja këtij Rexhep Shahut, që e ka shkruar këtë ese publicistike tepër të gjatë, me shumë ngrohtësi njerzore, e që është edhe poet, se e ka rrëmbyer “poetika e fluturimeve” irreale; se mua më dukej që “shpikja letrare” e tij ia kalonte edhe fantazisë së Jul Vernit.
Ca më tepër kur harxhon një pasion të zjarrtë polemike, jo vetëm me politikanë partiakë kundërshtarë të Udhës së Kombit, por edhe me anonimët e “kuq” a të “gjelbër” që villnin vrer kundër kësaj rruge, natën dhe ditën…
I ndarë në tre kapituj të mëdhenj ( I,- Apologjia ime; II, - Apologjia e politikës; dhe III, - Apologjia e miqve), libri i Rexhep Shahut është jo vetëm real, i mbështetur mbi një realitet konkret, por edhe në argumente logjike.
Aty ka një polemikë të ndershme e pa fyerje me kundërshtarët e rrugës, të cilët kanë përdorur një mijë arsye që kjo udhë, (që lidh kombin tonë me dy pjesët e ndara!), është e panevojshme, e parakohëshme, shterruese e fondeve publike, apo terren maskarenjsh e hajdutësh të thekur.
Publicisti Shahu që është vetë aty nga mesi i kësaj udhe gjigande, e cila ia ka ndarë pragun e shtëpisë në Bardhoc me varrezat e të parëve (!), me një gjuhë shqipe elokuente e të pastër, të krijon atë kuturisje e imazh që është gati përrallor dhe që hera – herës i ngjan një marrëzie. Marrëzi e njerzve të guximshmëm për të bërë rrugë nëpër shtigjet e dhive e për të “shpuar malet” tejpërtej!
Udha e vjetër e këmbësorëve nëpër Luginën e Fanit, mezi shquhej buzë humnerave, ndersa fragmentet e rrugës së dikurshme automobilistike në atë luginë, kanë mbetur si gjarpërinj të coptuar buzë shkurreve e drunjëve anës rrëpirave.
Gjithçka i ngjan një shpëtimi nga humbja e madhe e katastrofa e shekujve që mund të mbetej e përjetshme. Po, një shpëtimi. Një shpëtimi të madh.
Gjithëçka i ngjan një zgjimi të madh…
E megjithatë, nuk më mbushej mendja dhe e qortova Rexhepin se i kishte rënë shumë “në qafë” mikut tim të vuajtjeve, Fatos Lubonjës dhe analistit Mustafa Nano, me një polemikë tepër të ashpër.
Pozicioni është i kundërt, gati ekstrem, por ka gjithmonë në mes një logjikë të pakundërshtueshme : Udha e Kombit e përfunduar! Një udhë e magjishme… Udha ballkanike më e mirë që e sjell tërë Ballkanin në “dyert e Adriatikut”! Një mrekulli që bind dukshëm miqtë dhe armiqtë… Një rrugë që u shërben që të gjithëve : atyre që na duan e atyre që nuk na duan. Një udhë që duhej ngritur mbi çdo sakrificë, mbi të gjitha humbjet e sakrificat. Përdorimi i metaforës së dhurimit të bizhuterive të florinjta të grave austriake për ndërtimin e Teatrit të Vjenës është tepër i goditur për ngritjen e këtij dekoracioni gjigand të “Teatrit Malor” midis Shqipërisë dhe Kosovës që i ngjan inskenimeve të legjendave më të madhërishme.
Krijimtari e një vepre arti, e cila ia kalon edhe tablove të përkryera që vetë natyra e ka “pikturuar”! Dhe asnjëherë nuk mund ta besosh realizimin e kësaj vepre po nuk e përshkove vetë këtë Udhë debatesh, polemikash e luftrash të mëdha politike.
“Që ta besosh më mirë e më shpejt, - më tha Rexhep Shahu, - nesër, që do shkojmë në Prizren, nuk po e pijmë kafen në “Kafe Europa” në Tiranë, por te Shatërvani. Aty ku është lindur gjyshja ime, do të mbërrijmë më shpejt se sa të vemi në Vlorë apo në Fier…”. E pashë me mëdyshje.
Por e dija se ky përson, ky poet, që para një viti më ka befasuar edhe me librin poetik “Lis i vetëm në fushë”, është një tip “i ngulur” dhe i fortë siç është edhe vetë lisi i atyre anëve… Fjalëpakë dhe vëzhgonjës i mprehtë. Njeri i tavolinës së miqve dhe njëherësh edhe i foltoreve të mediave publike. I butë dhe i ashpër në të njejtën kohë. Sfidant e zemërak kur ia do puna dhe tepër i dhimbsur e njerzor kur je pranë tij. Njeri që di të përlotet po aq sa edhe të buzëqeshë, apo befas të shpërthejë në urrejtje. Nuk do të zemërohet Rexhepi po të shtoja këtu që është një “malok” i ashpër, po aq sa edhe një “ujk i zbutur”. Ndofta ngaqë veriori Shahu ka patur gjithmonë mësonjës nga të jugut. Shkurt, (se e zgjata fort), po të shprehesha me fjalët e shkëlqyera të Dritëroit, “është burrë i zoti!” ky Rexhep Shahu. Rrugëtimi për në Prizren, qysh në orët e para të mëngjesit, do të më linte pa mend e pa gojë posa do të hyja në Luginën e Fanit e do t’u “ngjitesha” majëmaleve. Në rrymën e kundërt të autostradës do të shikoja vetëm vargun e pafund të makinave me targa të huaja e targa të Kosovës. Një lumë i vërtetë makinash. 27 mijë (të tilla) atë ditë, - sikundër më tha më pas një zyrtar në doganën e Morinit, vërshojnë drejt brigjeve tona detare.
Pata përshtypjen se ai lumë makinash delte nga fantazia e Homerit, midis gurësh mitologjikë, poshtë shpellës së Polifemit. Përtej tyre paskësh qenë gryka e tmerrshme e Spaçit që na e përgjysmoi jetën bashkë me ëndrrat tona…
Gjithësesi, gërryerjet apo gdhendjet e maleve nuk do të më bënin më përshtypje, tek ndërroheshin pamjet e më rrëmbente ndjenja e hapsirës së tanishme.
Dhimbja e dikurshme sikur tretet kur hapet “sipari” i vargmaleve e i honeve si në një shetitje ajrore. Mali i Shejtit, i Munellës, i Gur-Nusit, i Zebës, i Thirrës e i Rrunës, do të mbeten pas e frymëmarrja të qëndron pezull gjer në Kalimash. Pas urës 200 metërshe të Repsit do të vinte ajo 300 metërshe e grykës së Burgjonës dhe kur hyn në tunelin 6 kilometër të gjatë në zemër të malit të Rrunës, njeriu s’ka më kohë të mendojë se kanë ekzistuar edhe kundërshtarë të kësaj rruge që bashkon Shqipërinë me Kosovën.
Udha e mëpastajme përbri liqenit të Kukësit, krijon vetëm një qetësim shpirtëror, që i ngjan ngazëllimit.
Përballë nesh shfaqen befas tre malet më të lartë, Gjallica, Pikëllima dhe Pashtriku dhe ne sikur “humbasim” në gjirin e tyre, për të dalur paskëtaj në “vijën e dhimbjes” që i ka dhënë emrin Pikëllimës, ku paska ende një kufi ndarës midis Shqipërisë dhe Kosovës dhe ku gjithësesi, duhej të lindte si një shpresë, si një dritë kjo Udhë e Bekuar e Kombit tonë…
Ndërsa Prizreni më mbrapa, pas këtij “fluturimi” dy orësh, i ngjan vetëm një çudie.
Një kafe në Prizren tek çezma e vjetër në sheshin e Shatërvanit përbri Lumbardhit, lumë në të cilin u krodh hiri i princit shqiptar të kinemasë, Bekim Fehmiu, të cilit i pata shkruar letër nga qelia ku dergjesha në burgun e Spaçit, nuk ka të paguar dhe vështirë të të shijojë ndokund më shumë.
Udha e Kombit tani vazhdon brenda meje, brenda teje e brenda kujtdo…

...

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...