Agjencioni floripress.blogspot.com

2014/12/31

Triptik – Baba Tomorri, Dede Reshat Bardhi & Sari Saltik


Dy vëllezër të fuqishem dhe te hijshëm; Tomorri dhe Shpiragu, u zunë për një vajzë të bukur e cila quhej Lenie* apo Helenë, (sot Mal në trekendeshin Skrapar-Korçe-Gramsh) pas së cilës të dy kishin lënë mënd. Midis tyre filloi lufta për të shtënë në dorë Lenien. Tomorri luftonte me shpatë dhe Shpiragu me topuz. Tomorri e goditi Shpiragun me shpatë dhe kjo duket tek shpatet e Shpiragut të cilat edhe sot janë vija-vija. Ndërsa Shpiragu

Nga Agim Bacelli


e goditi Tomorrin me topuz duke e bërë gjithë hone dhe gropa. Zoti që e shihte këtë duel, i zëmëruar, i shndërroi vëllezërit dhe vajzën në tre male. Nga lotët e vajzës u krijua hapsira që i ndan për jetë vëllezërit dhe që sot atje kalojnë ujrat e lumenjëve të Osumit dhe Devollit - thote një legjendë e vjetër shqiptare. (Një triptik nga një frymëzim çasti)

I-Baba Tomorri
null

Tomorri është mali më madhështor në Shqipërinë e Jugut që shikohet çdo ditë nga një numur i madh shqiptarësh pasi ai ngrihet vetmimtmar në një rrafshinë pa male të lartë që ta rivalizojnë, kështu, ai për disa dhjetra km, zotëron pamjen nga të gjitha pikat e horizontit. Nga larg, disa male i bëjnë atij shoqëri, por që nuk janë të lartë si vetë ai dhe nuk ja ulin dot krenarinë. Këta male janë, Mali i Shpiragut, Mali i Ostrovicës dhe Mali i Lenies i “lënë” si me larg.

Vetë emri Baba që mban, e bën Tomorrin më madhështor nga ç'është, siç e bëjnë tërheqës livadhet endëshlodhese malore, siç e bëjnë të frikshëm majat e thepisura shkëmbore dhe humnerat e thella apo stuhitë e befasishme. Siç e bëjnë legjendat e shumta që tregohen.
Kushdo që shkon në Tomorr, thith atë krenari që buron nga brëndia e tij dhe të bën të ndihesh po aq madhështor siç 'ndihet' vetë Baba Tomorri.
Ujë që pi dhe buka që ha atje të shijojnë si askund tjetër dhe ti thua me krenari, "këtu ujë është tamam ujë dhe buka është tamam bukë".

Sipas mitologjisë Baba Tomorri ka qënë tempull i perëndive pellazge, fron i Orakujve të Dodonës së lashtë. Këtë konfirmim mitik dhe historik e kanë bërë shumë kohë më parë autorët antikë Plini, Sekundi, Theopompi. Më vonë, kronistët bizantinë Efremi,Kautakuzeni, kronisti perandorak osman, Evliha Çelebiu dhe, më vonë akoma,udhëtarë e dijetarë të shquar evropianë si Martin Lik, Antonio Baldaçi, Margaret Halcuk e të tjerë. Shqiptarët tërë jetën e kanë lavdëruar por edhe i janë frikësur, tamam siç ndodh me një baba të mirë por hijerëndë.

Betimi për Baba Tomorrin është më i fortë se çdo betim tjetër tek shqiptarët pasi ai adhurohet si Perëndi dhe jo vetëm si një mal i shenjtë për një varr apo për një besim fetar. Kuptohet se ky adhurim është trashgim i kultit pagan të natyrës, brënda të cilit kanë mbetur për tërë jetën besimet e shqiptarit.

Në disa vende të botës gjenden Male me emëra si "Mali i Babait" por asnjë mal tjetër me emrin "Baba Tomorr". Emëri Tomorr është tepër i veçantë dhe vetëm shqiptar. Ata që mendojnë se ky emër vjen që nga koha e Turqisë janë gabim pasi Turqia do ta kishte për vete një nder për një emër të tillë para se t'jua jepte të tjerëve. Në Turqi dhe në Rumani gjenden dy male që quhen nga turqishtja "Babadag" që në shqip do të thotë "Mali i Babait".
Jam i mendimit se emëri Baba për Tomorrin nuk është një emër i vendosur nga koha e Bektashizmit në Shqiperi siç mundohen ta interpertojnë disa historianë e disa shkrues të tjerë duke i dhënë gjyra fetare.  Kjo nga që në majë të Tomorrit është varri i të shënjtit Baba Abaz Ali, relativisht i ri, ku bëhet peligrinazh çdo 20 deri 25 gusht dhe kjo organizohet nga bektashinjtë. Po të qe kështu, një Baba Tomorr do të gjendej edhe mes bektashinjve të tjerë të botës! Emëri Baba Tomorri është mijravjeçar saç janë dhe vetë shqiptarët. Domethënia e tij në shqip është i paqartë sot, megjithëse ky emër është shumë i përhapur në tërë viset shqiptare. Nga kjo del konkluzioni se është emër po aq i vjetër saç është dhe vetë kombi shqiptar i cili ka evoluar se bashku me gjuhën e tij.

Nëse shkon tek Baba Tomorri, në lartësinë 2416 metra mbi nivelin e detit që është kulmi i tj, mund të themi se të duket vetja sikur  fluturon dhe sigurisht që të kap madhështia e fluturimit vetëm. E tërë Shqipëria është përpara syve tuaj. Kur erret, shquhen edhe brigjet e Pulias së Italisë. Ja, tamam këtu prehet Abaz Aliu, një klerik bektashi, që me emrin e tij mundohet ta njësoi këtë vend të shenjtë të lashtë duke i dhënë ngjyra fetare. Për nder të tij, pelegrinë nga të gjithë viset shqiptare e vizitojnë atë çdo vit. Kështu vazhdon tradita e vjetër pellazgo-ilire duke u gërshetuar me traditën e re bektashiane pa prishur ritin pellazg të kurbanit me gjak të pastër i cili lan mëkatet.

Baba Tomorri ka kaluar nëpër tre kulte shqiptare; atë pagan, kristian dhe musliman na thotë Prof. Jorgo Bulo, nga kulti pagan i majave të larta, i përhapur në gjithë Shqipërinë, kulti i malit të Tomorrit ka mbijetuar në rrjedhë të shekujve e të ndërrimeve fetare. Duke gëzuar një prestigj të veçantë në botën shqiptare, ai ka fituar atributin e malit të shenjtë. Fakti që ky mal në gojëdhënën popullore, në periudhën antike e mesjetare dhe në letërsinë romantike përfytyrohet si Olimpi Shqiptar, besoj se është dëshmi e njëhsimit kulturor të Gadishullit Ilirik.

Poetët dhe shkrimtarët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohëve kanë kënduar e shkruar për Baba Tomorrin, si Naim Frashëri, Kristoforidhi, Çajupi, Mjeda, Asdreni, Hil Mosi, etj. deri tek  shumë poetë dhe shkrimtarë të sotëm. Nuk ka asnjë poet apo shkrimtar që ta shohë Baba Tomorrin dhe të mos frymezohet e të shkruajë për të. Historianët e kanë për detyrë të mbledhin gojdhënat dhe shkrimet më të vjetra për Baba Tomorrin.

* Në këtë mal, sipas një gojdhëne, të cilën e kam dëgjuar nga fshatrët e Moglices dhe Gopeshit, është varrosur Helena e Trojës.

II Kryegjyshi "me katër sy"!
  
null
Hirësia e Tij,Dede Reshat Bardhi

Në fëmijëri kam qënë fqinj i “Hoxhës” së Bulgarecit, një nga burrat më të ditur dhe më të famshëm që kam njohur gjatë jetës sime. Hoxha quhej Mehmetali Daci. Nuk e di sesi ai ndikoi kaq shumë tek unë sa mu ngulit në mëndje që të mendoja ditë e natë të bëhesha Baba Teqeje! Kur u prish feja, si fëmijë që isha, e harrova shpejt këtë premtim. Më von pata mundësinë të njoh Baba Kadrinë e Melçanit i cili vitet e fundit të jetës se tij i kaloji në Lumalas të Korëes si bujk. Lumalasi është fshat pranë fashtait tim Bulgarecit.

Feja e familjes sime, si e çdo shqiptari tjetër, ka kaluar nëpër tallazet e jetës shpirtërore shqiptare e përcaktuar kjo nga pushtimet e ndryshme të gjata të cilat sillnin fe të ndryshme. Dikur bacellinjtë ishin ortodokso-katolikë që vareshin nga Papa i Romës dhe jo nga Ortodoksia Bizantine Greke, më pas ortodoksë që vareshin nga Kisha Greke, më von të konvertuar në bektashinj por që kurrë nuk shkonin as në teqe e as në kishën e tyre të Shën Gjon Pagezorit (Shipërdhonit) në Voskopojë. Më pas, në kohën e sundimit komunist, bacellinjtë u bënë « atheiste » e « kundërshtarë » të çdo feje në Shqipëri  por, megjithatë, ata ruajtën me fanatizëm ikonat e kishës së tyre deri në vitin 1991 kur u rilejua hapja kishave dhe xhamive dhe ikonat ja rikthyenë kishës. Sot, po të vizitosh këtë kishë, do të gjesh të shkruar prapa disa ikonova këto fjalë, « Ruajtur nga Familja Bacelli ».

Në shtëpinë tonë, të gjithë betoheshim « Për Baba Tomorr! » dhe ky qe betimi më I madh që bënim, ndoshta kështu betoheshin jo vetëm të gjithë bektashinjtë e Shqiperisë por edhe të tjerët?!

Për një kohë të gjatë e kisha harruar Bektashizmin* dhe baballarët e tij. Ringjallja e respektit dhe dashurisë për ta më erdhi në vitin 1993, kur Dede Reshat Bardhi, me rastin e Ditës së Ashures** do të recitonte bukur disa vargje shumë prekse në TVSH, vargje që u këndoheshin Heronjëve të Ashures dhe Musait. Ajo këngë është një falënderim për Zotin e Madhëruar që e shpëtoi Musain (Moisiun) dhe popullin e tij nga faraoni dhe ithtarët e tij, e kjo ka ndodhur në ditën e dhjetë të muajit Muharrem, por është dhe një kujtim i mëvonshëm, kur në këtë ditë, të cilën e nderoi Muhamedi me agjërim dhe urdhëroi muslimanët për këtë gjë, pasi me vete kjo ditë mbart edhe një kujtim shumë prekës. Në këtë ditë, tërë meshkujt e familjes së Pejgamberit u vranë në Qerbela, përveç Ali Zejd Abedinit, i cili ishte ende shumë i vogël. U vra Hyseni, nipi i Pejgamberit, të cilit i këndohej kënga që Kryegjysh Dede Reshat Bardhi recitoi në TVSH dhe kush e dëgjoi s’mund ti mbante dotë lotët. Recitimi i bukur, vargjet prekse, kujtesa fenomenale e një burri të vjetër, të gjitha këto mu ngulitën në mëndje dhe fillova të ushqej një simpati për Kryegjyshin Dede Reshat Bardhi. Mezi prisnja rastin ta shija dhe ta takoja për ti shperhur tërë simpatine time.

Rasti, ky mbret i fatit, e solli të takohem dhe bisedoj gjatë me Shënjtërinë e tij. Ka qënë shtator i vitit 1994 kur u takova me Kryegjyshin në Lumalas të Korçës. Kryegjyshi ishte mik i Tahir Shahollarit*** ashtu si edhe unë. Tahiri, njihet si ‘enciklopedisti’ i Lumalasit ose « Gazeta e Lumalasit » i cili di dhe njeh gjithëçka që ndodh në fshat dhe për rreth. Më falni se po kaloj jashte teme por do t’ju tregoj vetëm një rast për Tahirin që do t’ju shokojë.

Kryeplaku i fshatit Lumalas ka qënë dhe vazhdon të jetë miku im më i mirë në Korçë, Feridum Shahollari (Dume), një nga njerzit më të mirë që ka tërë Fusha e Korçës dhe që e duanë dhe e respektojnë të gjithë ata që e njohin, qofshin të majtë apo të djathtë! Në Lumalas shërbeja si Komandant i Bat. Avio-Teknik dhe përgjigjesha gjithashtu edhe për 950 m pistë ku ulej dhe ngihej dy herë në javë avioni taksi i shoqerisë ajrore amerikane MAF me pilotë Gene Kongdon dhe Lonnie Hall. Në kodrën midis Melaçanit dhe Lumalasit, në krah të Furrës së Gërqeles, ishte ngritur kompleksi i ndërtesave të Bat. Avio-Teknik, në një vënd mjaft piktoresk, rrethuar me një baçe të madhe me dru frutorë dhe një tendë plotë me pjergulla. Atje pata mundesinë të rrisja dhe një tufe të vogël me shqerra (qingja) dhe të hanim mish të pjekur dhe të pinim raki pothuajse çdo ditë me miqtë e shokët. Jetoja vetëm dhe flija po aty në zyrën time që prej dy vjetësh. Një natë me humbi një shqerrë, menjëherë telefonova Dumen i cili më tha, « Në këtë fshat kurrë s’ka humbur asgjë dhe kurrë nuk mbahet mënd të jetë vjedhur gjë. Shqerra jote do të jetë ngatërruar me ndonjë kope dhe besoj se nesër i zoti mund ta sjellë në aviacion. » Fjalët e Dumes më hoqën merakun por sidoqoftë e ftova të vinte të më takonte dhe mbase të pyeste dikë që kishte kaluar me bagetitë afër baçes sime. Ai nuk përtoi dhe erdhi e më takoi. Pas pak më tha, « nëse ke merak deri nesër, ne mund ta gjejmë që sonte me një të pyetur se ku është qingji jot? » I çuditur e pyeta sesi mund ta gjenim aq lehtë ? ! Dumja thirri një ushtarin tim dhe i tha të shkonte të lajmëronte Tahir Shahollarin i cili nuk vonoi dhe erdhi menjëherë. Tahiri filloi të bëjë nje llogari të vogël ; « Sot delet e Xhikut kanë kaluar afër baçës tënde në orën 6 :30 dhe në orën 7 :00 kaluanë edhe delet e Dashit të cilit i shpëtuanë dy dele dhe hynë në baçën tënde, kur ato dolën nga baça me siguri që janë ndjekur nga qingji jot. Shkoni dhe pyesni Dashin. Unë u ngrita menjëherë por Dumja më mbajti dhe më tha, « Pse bëhesh merak, nesër ta sjell vetë Dashi qingjin këtu. » Vërtetë të nesërmen Dashi ma solli qingjin!

Por le të vazhdoj tregimin për Shënjterinë e tij, Kryegjyshin. Ndërsa unë po shkoja tek Tahiri, Dede Reshat Bardhi po dilte nga kopshti i tij. Ai shoqerohej nga Babai I Turhanit dhe një person tjetër që do të emrohej Baba i teqesë së Melçanit, ndërsa unë shoqërohesha nga një shok imi që ishte konvertuar në një kristian tre vite më parë. Prinderit e tij kishin qënë bektashi, ashtu si edhe të mijtë.
Pasi shkëmbyemë fjalët e para në rrugë, e ftova Dede Reshat Bardhin të pinim një kafe tek baca ime të cilën ftesë ai e pranoi me kënaqësi, kështu që ne u ndodhëm në kodrën e Lumalasit në verandën e bukur që ishte pjesë e Aerodromit të Lumalasit, nën pjergullat të mbushura plot nga ku dukej më shumë se gjysma e Fushës së Korçës si në pllëmbë të dorës. Rrugës deri atje, Dede Reshat Bardhi ju ngjit më këmbë si të gjithë neve, ju luta të vinte me makninë por më tha, « Do përdorja makinën nëse edhe ju të gjithë do të vinit me makinë.»

Bëmë nga një kafe për të gjithë por më parë morëm nga një gote me dhallë të freskët. Shërbyeme edhe rrush Afuzali dhe Sulltanina (rrush pa fara).

Gjatë bisedës shoku im I tha Kryegjyshit se, “Agimi lexon shumë..."
Babai më pa një copë herë me vëmëndje dhe befas më pyeti. " Ja, të pyes ty Agim, a e ke lexuar Naim Frashërin?” Ju përgjigja se neve e kishim të detyruar në shkollë që të lexonim veprat e tij dhe të mësonim përmëndësh disa nga vjershat e tij. “Po mirë, vazhdoi pyetjen Shënjteria e Tij,  Naimi ka shkruar shumë për fenë, ato nuk jua jepnin juve ti lexonit, çfar ke bërë ti për ti mësuar edhe ato pjesë të hequra?” Nuk ju përgjigja pasi nuk kisha bërë asgjë. E ç’mund të bëja unë?! Pastaj ai filloi të recitojë Qerbelanë e Naimit:

"Frat, o more lum' i shkretë
Mos këndo po qaj;
Derth lot e rënko për jetë
Mos qesh paskëtaj!
Se Hysen' e Fatimesë
Me farët të tij,
E vrau komb' i pabesë,
Kombi faqezi...
Hyseni desh njerëzinë,
Dhe për të u vra,
Per të shpetuar njerinë,
Ra në Qerbela...
Imamët' dymbëdhjetë,
Nga der'e Aliut,
Hoqn' e vuanë ndë jetë,
Për nder të njeriut ...

Ja Hysen, Ja Ali...
Ja Ali, Ja Imam!"

Pasi mbaroi Qerbelanë na tha se edhe 'Bagëti e Bujqesi' qe sakatosur nga regjimi komunist dhe ne nuk i dinim ato strofa dhe vargje qe flisnin për Perëndine dhe ne çast filloi të na i recitonte, vargjet e çensuaruara, aq bukur sa të gjithë ngrimë duke e dëgjuar, sa ndoshta, edhe zogjtë mund të kenë ndalur për momentin këngën e tyre! Kur mbaroi recitimin, i entusjazmuar e duartrokita fortë, po ashtu bënë të gjithë të pranishmit.

Ai takim me Dede Reshat Bardhin ka lënë kaq shumë bresa të pashlyeshme në mëndjen dhe shpirtin tim sa nuk mund ta harroj kurrë. Ai do të na befasonte me gjithëçka që na tregonte. Kur më pyeti për besimin tim, ju përgjigja se prinderit e mij ishin bektashinj pa i treguar për besimin tim. Pastaj pyeti shokun tim i cili kishte fshehur kryqin që mbante në qafë. Shoku ju përgjegj se besonte në një Zot! Kryegjyshi na i mbërtheu sytë të dyve gjatë dhe më në fund na u drejtua,

"Djemtë e mij! Feja nuk ka aq shumë rëndësi në jetën e njeriut sa zemra e mirë e tij. Njeriu duhet të jetë i hapur, i ndershëm dhe i vërtetë në çdo gjë që bën e thotë edhe sikur të ketë për këtë pasoja të papëlqyeshme.
Dua t'ju tregoj një histori për këtë, por më parë dua të bëj një pohim, unë kam katër sy!

 Një herë e një kohë një shqiptar orthodoks me zemër jo të mirë vari në gjoks një kryq për ti dhënë fat dhe shkoi në Greqi si kurbetçi por kur grekët mësuanë se ai ishte shqiptar e përzunë. Kryqi i tij nuk bëri asnjë punë tek kryqtarët grekë. Më pas ai shkoi në Turqi por edhe atje nuk i shkoi fare pasi turqit e morën për grek dhe e përzunë. Më në fund fati e hodhi në Arabinë Saudite ku njëlloi si në Greqi dhe Turqi nuk i shkoi mbarë dhe përfundoi lypsar rrugëve. Një ditë tepër i uritur i afrohet një teqeje dhe pasi e fshehu kryqin nën këmishë ju lutet disa dervishëve që ti japin për të grënë. Dervishët i thanë se që të futet në teqe duhet të merrnin lejën e babait të teqesë. Pasi i thanë babait ai ju dha urdhër që ta sjellin para tij. Shqiptari shtërngonte kryqin nën këmishë dhe nëpër dhëmbë lutej ti jepnin ushqim. Babai e veshtroi gjatë dhe e pyeti pse nuk punonte. Shqiptari i tha se nuk gjente dot punë dhe nëse teqeja ka nevojë për puntor ai ishte gati të bënte çdo gjë...Dëgjo! Ju drejtua babai. Unë kam nevojë për puntorë por jo për njerëz që fshehin fytyrën e tyre. Ne do të japim bukë por jo punë. Shqiptari i zënë ngushtë e pyeti babain se pse ja thoshte ato fjalë pasi ai nuk e fshihte fytyrën...Atëhere babai i tha se ai kishte katër sy, me një palë shikonte si të gjithë çdo gjë që duket dhe me një palë shikonte çdo gjë që fshihet. Shqiptarit i dogjën këto fjalë dhe e shtërngoi akoma më shumë kryqin sa kryqi i çpoi dorën dhe i doli gjak. Dora i dhëmbi dhe e hoqi nga kryqi dhe këmisha e hapur ja nxorri në pah atë kryq. Shqiptari i zënë ngusht rrinte kokë varur. Babai ju dha urdhër dervishëve që ta ushqejnë dhe ti japin rroba për të veshur. Shqiptari pasi hëngri mirë dhe u vesh mirë, hoqi kryqin nga qafa dhe e futi në xhep. Babai erdhi ta shikojë. Pasi i fërkoi me dhëmbshuri kokën e pyeti se ku e kishte kryqin. Shqiptari i tha se e kishte futur në xhep dhe se do ta flakte pasi ai kryq nuk e kishte ndihmuar...Babai i revoltuar ju kthye, Nuk ta ka fajin kryqi por zemëra jote. Atë kryq do ta mbash në gjoks pasi është shënje e besimit tënd, atë besim që ti duhet të mos kesh turp e frikë që ta tregosh. Pastro zemrën."
Këtu Kryegjyshi e mbaroi tregimin dhe ne ngelëm pa fjalë. Tregimi i Hirësisë së Tij ishte një mësim i mirë për ne..

 Kur ai u ngrit për te ikur na tha, "Djemtë e mij! Dua t'ju lë juve një këshillë qe na i ka lënë i Pari i Bektashinjve dhe që është amaneti i tij për tërë neve që vazhdojmë rrugën e Tij. Po ju them ato fjalë që Haxhi Bektashi i tha Sulltan Ohranit:

"Po të jesh shpirtërisht me mua,je pranë meje edhe sikur të ndodhesh në Jemen.Po të mos jesh shpirtërisht me mua,je në Jemen edhe sikur te ndodhesh pranë meje!"

Shënim:

* Bektashismi duhet të kete lindur në viti 1249 në Nishabur në Anadoll dhe themeluesi i këtij sekti ishte Haxhi Bektash Veliu. Kur Haxhi Bektashi ishte rreth 18 vjeç vendosi që ti dedikonte jetën e tij Zotit dhe bëri disa udhëtime në Kinë, Indi dhe Tibet ku ra në kontakt me besime të ndryshme si Induism dhe Budismi. Aty ra në kontakt me idetë e tyre panteike dhe filloi të kundërshtonte idetë strikte të Suni Muslimanëve. Pas këtyre udhëtimeve Haxhi Bektashi shkoi në Mekë (ku mori emrin, titullin Haxhi) dhe gjithashtu vizitoi dhe Jeruzalemin dhe varrin e Krishtit. Këto udhëtime influencuan shumë në besimin e Haxhi Bektashit. Kur u khtye mbrapsht në Anadoll me idetë për një trup dhe shpirt paqësor filloi të formonte një interpretim të Islamit më shpirtëror dhe më liberal. Në Anadoll ndërtoi dhe teqenë e parë. Idetë e tija liberale patën shumë sukses në zonat e Ballkanit; Shqipëri, Bullgari, Greqi dhe Bosnjë. Misionari i parë Bektashi që erdhi në Shqipëri erdhi rreth viteve 1370 dhe quhej Sari Satltik. Ky erdhi në Shqipëri nga Korfuzi dhe për të kaluar më kollaj vishej me rrobat e priftit Orthodox. Bektashismi në Shqipëri u përhap më shumë ne kohën e jeniçerëve, të Krishterët Shqiptarë e kishin më kollaj të ktheheshin në Bektashinj sepse të paktën kjo fe ishte më shumë e përngjashme me Krishtërimin.

** Ashure në gjuhen arabe do të thotë dhjetë, pra, është e dhjeta ditë e muajit Muharem që është muaj i parë muslmiman dhe që fillon rreth 16 Qershorit (nuk është fikse).

*** Tahir në shqip do të thotë zemërpastër.

III  Bektashizmi & Sari Saltik

Në vitin 1925, Ataturku me ligj, ndaloi dhe mbylli teqetë bektashiane në Turqi. Në vitin 1929, Kongresi i Tretë Bektashian në Korçë vendosi që qendra e Kryegjyshatës Bektashiane të vendosej në Shqipëri ( mbasi ishin bërë bisedimet disa vjeçare me Sali Njazi Dede e qeverinë shqiptare të Zogut dhe të Turqisë). Kryegjysh u vendos të ish sërish Sali Njazi Dede, i cili ka vlera të veçanta në privilegjin dhe në respektin e madh që i bëri Shqipërisë dhe shqiptarëve për vendosjen e Kryegjyshatës Botërore Bektashiane në Tiranë. Ai bashkëpunoi me qevrinë e asaj kohe për ligjin mbi fenë. I dha dimesion të ri bektashizmit në Shqipëri dhe mardhëniet e bashkëpunimin me teqetë në rajon dhe në botë. Ishte krijues i talentuar me mjaftë shkrime. Më 28 nëntor të vitit 1941, Sali Njazi Dede për shkak të mos nënshkrimit prej tij të aktit të kapitullimit të Shqipërisë nga Italia fashiste, (jo ashtu sic bënë klerikët e feve të tjera shqiptare), e vranë mizorisht bashkë me dervishin e tij Azizin. Ai mbetet një figurë e lartë e bektashizmit në Shqipëri dhe në botë.

Po kush ka qënë i pari që solli Bektashizmin në Shqipëri?

Sari Saltik (Salltëk)

Në takimin që pata me Dede Reshat Bardhin në Lumalas të Korces do mësoja dhe një sekret që i përket vëndvarrimit të Sari Sallëkut në afërsi të Fush Krujës. Hirësia e Tij Haxhi Dede Reshati më tha, "Ti që shkon në Lezhë, këtheu një ditë atje dhe shiko një mrekulli, shtatë degë të qeparisit mbi kokën e varrit të Tij kanë formën e shtatë arkivoleve. Atje janë shtatë qiparisa por varri i Tij ndodhet nën qiparisin e shtatë!"

Varri i Sari Salltekut në afërsi të Fush-Kruje nuk njihet si varr. Atë e dinë vetëm pak vetë që është varri i të dërguarit të Haxhi Bektashit, themelusit të Bektashizmës.

Evlia Çelebi, emeri i tij i vërtetë qe  Mehmed, i cili jetoi në shekullin e XVII dhe që udhëtoi në shumë vënde të botes,  Sari Salltëkun e konsideron një "Christian monk" (një murg Kristian), i cili ndërtoi skeletin e Bektashizmit mbi bazën e asketizmit. Ndërsa historiani i shk. XX Frederick Hasluck e konsideron Sari Salltëkun një Shenjt dhe mbartës të nje kulti të veçantë te Fiseve Tartare nga Krimea i cili shpërndau këtë kult nëpër Ballkan, Europe, Azi dhe Afrikë. Legjenda thotë se Sari Saltik kishte dhe një vëlla tjetër që ishte kristian, shenjtin Anton, që kishte vdekur para tij.

Në shumë legjenda Sari Salltëku identifikohet me disa shënjetorë kristianë si, (Shën Gjergji, Shën Ilia, Shën Nikolla, Shën Simoni, Shën Naumi  (në afërsi të Pogradecit) dhe Shën Spiridhoni). Po sipas legjendës, trupi i tij u varros në shtatë qefine (arkivole) që u varrosën në shatë vënde të dryshme të Ballkanit ku për nder të tij u ngritën shtatë tyrbe të cilat edhe sot ekzistojnë. Ato gjenden një në fshatin Blagaj, një në Mostar, një në Krujë, një në Kaliakra, një në Anadollin Perëndimor,  një në Anatolia  dhe një në Ýznik të Tyrqise.

Por siç është i ditur fenomeni “Teqe e Sari Salltëkut” mes Shqiptarve është një fenomen mjaft i njohur, gjë që na le të besojmë se përhapja e hershme e Bektashizmit mes trevave Shqiptare nuk ka patur të bëjë me një Sari Salltëk por me disa misionerë bektashinj të cilët janë identifikuar me një person të vetëm. Ky është mendim i shumë studjusëve shqiptarë te Bektashizmit.
Por, të predikoje Bektashizmin në Shqiperinë Kristiane dhe të pushtuar nga kolonializmi fetar fanatik Sllavo- Greko - Latin e që perjetonte dhunën e tyre inkuizitore kishtare, ka qënë e pamundëshme në Shqipëri saqë, legjenda e Sari Salltëkut tregon se:

Sipas historianit H. Inalxhik, "Sari Salltuku … i veshur me rasë murgjish të krishterë, predikonte Bektashizmin nëpër kishat e Ballkanit ne shekullin e 13-të. Sariu ishte një student i poetit Ahmed Jusufi të cilin e kishte një udhëzues të lartë shpirtëror në rrugën e tij të Haxhi Bektashit."

Burime të ndryshme na thonë se Sari Sallteku vdiq diku në Ballkan dhe vdekja e tij është kthyer në një legjendë dhe mister. Shumica e vëndeve të Ballkanit kanë caktuar nga një vënd i cili quhet Varri i Sari Salltekut! Edhe Shqipëria nuk bën një përjashtim, por përkundrazi, sipas shumë historianëve, është pretendeti kryesor.

I së njëtit mendim se Salltëku është varrosur në Shqipëri është edhe "Türkiye'de Vakif Abideler ve Eski Eserler" i Vakiflar Genel Müdürlügü Yayinlari: Ankara, 1972" në volumin e IV.

Shenjëtori Sari Salltek, sipas një legjende që qarkullon në forma pak të ndryshuara në shtatë vënde të botës, është vrasësi i dragoit me shtatë kokë i cili kishte rrëmbyer dy vajzat e mbretit për ti ngrënë!
null

Krushqit, Zakonet Komike e “Delikate” të Ditë-Natës së Dasmës


Mjalti, sheqerkat, orizi, dhuratat e çmuara, zakonet e qerasjes e të urimit, “dackat” për dhëndrin dhe vargjet e improvizuara, dollitë dhe nusërimi.
Dasmat shqiptare sikurse edhe ceremoni të tjera apo rituale të jetës, karakterizohen nga tipare krahinore, tipare disa herë aq të ndryshme, saqë përbëjnë habi tek krushqit e tjerë. Por, martesat e të rinjve nga krahina të ndryshme si dhe lëvizjet
Nga Floart-PRESS

e shumta të popullsisë kanë bërë që ritualet e tyre të afrohen gjithnjë e më tepër, të japin dhe të marrin. Porosia e “prindërve” se “vajza duhet të mësojë zakonet e shtëpisë së burrit që të mos turpërohet”, e kanë një fillesë që në mënyrën e nisjes së jetës së përbashkët bashkëshortore, madje, që kur nusja “bën këmbë”. Por, nga ana tjetër, shqiptarët që nuk janë karakterizuar si popull liberal në pranimin e zakoneve të mikut , gjithnjë e më tepër po e humbasin këtë tipar dhe po “tolerojnë” mes tyre. Zakoni i tjetrit gjithnjë e më pak shkakton rrudhje buzësh, e gjithnjë e më shumë, buzëqeshje e kureshti. Sepse, jemi më interesant duke qenë të ndryshëm dhe ia vlen të mbetemi të ndryshëm...

Labëria, krushqit “duel” me fjalë
Në zonën e Labërisë, në fillim të këtij shekulli, tradita ka qenë që zakonisht, nusja e dhëndri nuk njiheshin me njëri- tjetrin. Fjalën e martesës e jepnin prindërit e tyre. Ditën e dasmës, krushqit vinin me kuaj për të marrë nusen ( me armë apo jo, sepse shkrehja e armës kur merrej nusja, ka qenë zakon në disa krahina). Nusja vinte hipur mbi kalë, me kokën të mbuluar me duvak, dhe kalin ia jepte babai, ishte pjesë e pajës së saj. Kur nisej me krushqit për në shtëpi të burrit, zakoni ka qenë që ta shoqëronte një mashkull nga familja, zakonisht vëllai i vogël. Kishte dhe nuse që vishnin fustan të bardhë e vello, por tradita ka qenë çitjane të kuqe atllasi ose mëndafshi dhe xhoke të qëndisur e të shndritshme, shami me temina dhe kokën të mbuluar me duvak. Flokët dhe gishtat i lyenin me këna. Menuja tradicionale ka qenë mishi i pjekur në hell, bagëti pra, me yshmer, një gatim me miell misri, gjalpë të pjesë të brendshme bagetie.
Organizimi i dasmës bëhej nga një djale i ri i fisit, i ngarkuar prej të zotit të shtëpisë, që kujdesej për mishrat në hell, cilësinë e pjekjes së tyre, gatimet, sistemimin e miqve në tryeza etj. Gratë dhe burrat uleshin mbi shilte të mira, në dhoma të veçanta. Kënga e vallja nuk pushonin deri vonë, e rakia derdhej lumë. Një zakon shumë karakteristik i kësaj zone ka qenë, kur krushqit shkonin të merrnin nusen, zakoni e donte të ishin prezent njerëz shumë të zgjuar e të shpejte në të menduar, sepse aty hidheshin batuta , ose kunja me njëri- tjetrin, nga ana e njerëzve të nuses dhe dhëndrit, që hidheshin e priteshin sa nga njëra anë në tjetrën dhe që ishin të krijuara aty per aty dhe që donin përgjigje të shpejtë. P.sh.
Njerëzit e nuses: Nusja jonë e mirë, e mirë, dhëndëri si kec i shtrirë
Njerëzit e djalit: Dhëndëri ynë kallëp sapuni, nuseja surrat majmuni
Kështu ka qenë tradita, këto ishin pjesa më me humor e dasmës, ku duhej të krijoje vargje bukurie për nusen e të ulje dhëndrin apo këngë trimërie për djalin e të ulje nusen. Në një pjesë të jugut ka qenë zakoni, që nusja natën e parë duhet të flinte jo me dhëndrin, por me një fëmijë të vogël, djalë, nga fisi i tij, sepse në besimin popullor, kështu nusja do të lindte djem. Në një pjesë tjetër, nusja e dhëndri mbylleshin në dhomë për 3 orë dhe tërë këtë kohë përpara derës së dhomës së tyre, fisi këndonte e kërcente, thurrnin vargje humoristike, që i flisin me zë të lartë, duke ngacmuar dhëndrin e nusen, e kështu vazhdonte derisa pas ca orësh këndonin: A na bëre gjë o dhëndër-o? Dhe dhëndri duhet të dilte jashtë me një copë të bardhë të lyer me bojë të kuqe, për të simbolizuar virgjërinë e nuses së tij ( ishte bojë, jo gjak)

E drejta zakonore shqiptare, martesat me shpërblim, kurorë dhe rrëmbim
Në Labëri, martesa me provë nuk njihej


Një institut i rëndësishëm i së drejtës zakonore familjare, i njohur që nga kohët më të lashtë ka qenë paja e nuses. Në fshatrat shqiptare ku sundonte varfëria, paja ishte e kufizuar kryesisht me punime dore prej leshi (çorape e veshmbathje tjetër) që merrte me vete nusja. Sipas librit “E drejta zakonore e Labërisë” paja përbëhej nga sendet vetjake të nuses, prandaj ato ishin pasuri vetjake e saj. Në Shqipërinë e Veriut, paja e nusës përfshinte edhe prikën. Në Labëri paja përgatitej nga shtëpia e burrit. Babai i dhëndrit së bashku me babanë e nuses shkonin në pazar dhe i blinin rrobat e nuses, që nga këpucët (zakonisht 2-3 palë) e deri tek shamia e kokës. Kjo normë e pashkruar e së drejtës zakonore ka vepruar kudo në Shqipëri e në Kosovë.
Gojëdhëna popullore e fshatrave të Labërisë tregon se format e martesës të njohura nga e drejta zakonore familjare kanë qenë martesa me kurorë, martesa me shpërblim dhe martesa me rrëmbim, kurse martesa me provë nuk njihej. Edhe në Kanunin e Skënderbeut nuk njihej martesa me provë. Martesa me rrëmbim, një nga format më të lashta e më të përhapura kudo, praktikohej në Labëri ashtu si edhe në Malësinë e Veriut e në zona të tjera malore të vendit. Martesat me rrëmbim nuk kanë qenë dukuri shqiptare, por kanë ekzistuar që nga kohët më të lashta dhe janë praktikuar në Greqinë e vjetër, Romën e lashtë, etj. Për martesën me rrëmbim dëshmon veç të tjerash edhe dërgimi i krushqve të armatosur për të marrë nusen.

Zona e Korçës: Bukë me qiqra për nusen që të jetë pjellore
Korça i ruan traditat e saj të lashta edhe sot e kësaj dite, ndoshta më shumë sesa disa qytete të tjera. Atmosfera e dasmës fillon që një javë para, të hënëën. Fillojnë përgatitjet, njerëzit janë nga s janë vijnë dhe çdo natë bëjnë darkë, mblidhen të gjithë. Të mërkurën merret paja e nuses dhe në shumicën e rasteve i mbledhin të gjithë fëmijët e mëhallës që të shkojnë të marrin pajën. Kur niset makina, hedhin sheqerka dhe oriz. Më pas, bëhet adeti i zënies së bukës me qiqra. Të gjitha gratë mblidhen në dhomë rreth e rrotull dhe këndojnë dhe fëmijët e shtëpisë e shtypin nganjëherë qiqrën dhe më pas gratë fillojnë të zënë bukën dhe e lënë të vijë deri të nesërmen në mëngjes. Të enjten, çupat me mësallkat e reja venë të shpien bukën në furrë.
Të premten, zakonisht nusja mbledh shoqet dhe e festojnë. Gjithashtu të premten shpihet kungulli me verë nga nusja. Pastaj të shtunën është dasma e nuses dhe të dielën, dasma e dhëndrit. Kur shkojnë dhëndri me të afërmit të marrin nusen të dielën, i vëllai i nuses ose një nga djemtë e shtëpisë që kanë caktuar të kryejë këtë detyrë, i vë lulen dhëndrit në xhep dhe kur takohen, vëllai i jep një dackë në faqe dhëndrit (me demek që dhëndri t ia mbajë mirë motrën, ta ketë parasysh dackën që ka ngrënë) dhe dhëndri i fut në xhep para vëllait të nuses në këtë moment. Më pas, para se të ngrihen të gjithë dhe të marrin nusen, vllami (i bërë si vëlla)hedh para dhe të gjithë i shikon në dysheme që i mbledhin ku ranë e ku s ranë. Gjithashtu, vllami i ndron dhe këpucët nuses, i vesh këpucë të reja me porosi. Kur jashtë dëgjohet boria e makinës, nusja përcillet dhe e gjithë mëhalla ka dalë jashtë që ta shikojë. Kur hyn nusja tek dera, i vënë dy bukë me qiqra nën sqetull (që nusja të jetë pjellore) dhe vjehrra ia bën gishtin nuses me mjaltë, bën kryqin lart te dera që të bekojë shtëpinë dhe të jetë e ëmbël. Ortodoksët e kanë zakonin që vënë kurorë në kishë, ndërsa myslimanët i vënë unazat në shtëpi, kur venë të marrin nusen, dhe krushkat këndojnë: Epo këto krushkat moj,/ sa të mira moj, sa të mira/ na e mbushen çupën/ me lira moj me lira/...

Zona e Shkodrës: Byrekun e bën vjehrra, por quhet “i nuses„
Familja ia nis përgatitjeve muaj përpara, në radhë të parë me rrobat e nuses. Një javë para dasmës mblidhet gjithë fisi çdo natë tek djali, është një atmosferë e paparë. Ndërkohë që vajza është te dajat deri tre ditë para dasmës. Çifti dy-tre javë para dasmës nuk është i lejuar të shihet. Të enjten shkojnë ca gra të fisit të djalit tek nusja për ta parë dhe po ashtu, për t i çuar dhuntinë: Kjo përmban fustanin e nusërisë dhe çdo gjë që mund t i duhet ditën e dasmës. Po ashtu dhe dhuratat për familjen e nuses dhe për nusen, nga farefisi i djalit. Po të njëjtën ditë, pasdite, shkojnë ca gra tek familja e djalit me dhurata për gjithë fisin e djalit nga familja e vajzës. Të premten në darkë ose të shtunën vinë ca njerëz të djalit të marrin pajën e nuses. Këtu burrat janë brenda, ndërsa familja e nuses vë çdo gjë brenda në makinë. Në momentin që burrat dalin dhe duan të hipin në makinë, gjejnë një çun të vogël në makinë, i cili (sipas zakonit) nuk zbret nga makina pa i dhënë para. Burrat provojnë në fillim me pak para dhe e pyesin: „Të mjaftuan?” Dhe djali i vogël, natyrisht nuk zbret, derisa të ketë duart plot me para. Të premten çojnë nusen në parukeri dhe në darkë vinë të gjitha shoqet e nuses me dhurata. Të shtunën, familja e vajzës ka përgatitur dasmën në të cilën është i ftuar vetëm, kurse gjithë të tjerët janë njerëzit e vajzës. Kërcejnë, hanë, pinë… (fustani i nuses është ndryshe nga ai i ditës që vjen). Të dielën që me natë, nusja shkon sërish në parukeri, që të ketë një pamje tjetër. Kurse djalit i sjellin berberin në shtëpi, i presin flokët (zakon) i heqin mjekrën. Pastaj, e ëma i vë kollaren dhe i vesh xhaketën. Afërsisht në 10.00 mbërrin djali me të tijët që të marre nusen. Normalisht kanë orkestër me vete, kërcejnë tek shtëpia e vajzës. Ndërsa ca burra, ndër ta dhe dhëndrri, janë brenda. Vjen momenti për të dalë nusja. Nga shtepia e nxjerr vëllai dhe daja (nëse nuk ka vëlla një djalë xhaxhai). Tek oborri del dhëndrri dhe merr nusen nga krahu. Kur mbërrijnë tek shtëpia e dhëndrrit, i mbulojnë me oriz e karamele. E ëma i pret tek dera me bukën, që ta vërë nën dorën e nuses dhe me mjaltin. Ngjyen gishtat e nuses në mjalt dhe lyen cepin e derës. Më vonë i vënë nuses një çun të vogël në prehër të cilit ajo i jep një kokërr mollë dhe një palë çorape. Në vazhdim, çifti është vetëm, derisa të fillojë “dasma” e vërtetë. Ata mbërrijnë me vonesë si gjithmonë. Në dasmë ka shumë- pak njerëz dhe shoqëri të vajzës. Në momentin që çifti kërcen, i mbulojnë me para. Ajo që ka ngelur nga mbrëmja është e çiftit pastaj. Në mëngjes, nusja çohet në 5.00 të përgatisë kafenë për vjehrrën dhe vjehrrin. Dhe po ashtu tërhollë byrekun, (edhe pse në shumicën e rasteve nuk di dhe në fakt ajo vetëm sa i prek petët dhe në të vërtetë, e bën vjehrra). Pastaj, kur vinë njerëz, u thonë ”Byreku i nuses”.

Zonat e Tepelenës, shumë harxhe në ushqim dhe shumë romuze
Dasma në zonat rurale është një eveniment i rëndësishëm, që kërkon përgatitje dhe përkushtim. Ftesat nuk ekzistojnë, sepse miqve u çohet fjalë me lajmës. Proekupimin më të madh e ka përgatitja e ushqimit. Hapi i parë është zgjedhja e mishrave, që duhet të jenë kryesisht desh kopeje dhe llogaritet gati 1/2 -1 kg për mik të ftuar. Hapi i dytë është rakia, ajo duhet të jetë e fortë dhe llogaritet të jetë minimumi dy litra për person. Sa për pjesën tjetër të ushqimit, nuk ka shumë rëndësi. Nqs janë plotësuar këto kushte, krijohet ideja që dasma po nis mbarë. Më pas zgjidhen personat që do të pjekin mishin në hell dhe këta duhet të jenë ekspertë, ndryshe miqtë do të jenë të pakënaqur. Më pas, bëhet plani i uljes së miqve. Shtrimi bëhet në dy anë, në një anë gratë dhe në një anë burrat. Të krijohet ideja, që dasma është vetëm ngrënia dhe vajza që martohet, është thjesht një kukull, këto momente që zëri nuk i dëgjohet dhe e qeshura kurrsesi nuk zë vend në fytyrën e saj. Dasmën e hap i zoti i shtëpisë ku uron të gjithë për ardhjen dhe e mbyll fjalën "Ua shpërblefsha në fëmijët tuaj".
Dollinë e parë duhet ta marrë krushku më i freskët i familjes dhe përgjatë natës, dollia vazhdon sipas një riti të vjetër, ku askush s ka të drejtë ta prishë, përndryshe kjo mund të çojë në përmbysjen e tavolinës dhe dasmës gjithashtu. Bejtet janë pafund dhe këtu. Burrat tregojnë kush është më i fortë dhe më i zgjuar. Nqs dikush nuk mund të pijë aq sa i kërkohet ose nuk di ta kthejë bejten, ai nuk është “burrë” ato momente aq sa do të përflitet. Këngët janë ato polifonike të traditës, ndërprerë tek-tuk nga orkestra, që duket se ka thjesht rol plotësues. Dhe dasma vazhdon deri sa më të fortet të mposhten.
Pas dasme, të hënën, gjithe miqtë duhet të pinë kafe nga nusja ku do ta darovitin dhe urojnë për jetë të lumtur. Më pas hapet paja, ku një i afërm do të tregojë se ç ka sjellë nusja dhe dhuratat për njerëzit e burrit. Ndryshe ndodh në qytet. Dasma rrjedh normalisht si në gjithë qytetet e Jugut, e hareshme me këngë, valle ku çifti është qendra e vëmendjes dhe këngët, vallet, romuzet gjithçka u dedikohet atyre.

Sot
Në ditët e sotme dasmat janë bërë pak a shumë si jashtë shtetit...dasma elegante me dekor, me ushqim të veçantë dhe më pak tradicional.

Postuar nga FLOART-PRESS
http://www.gazetakritika.net/Forumi/index.php?itemid=1141

EKSLUZIVE :Kujtime nga Fëmijëria e Rinia e Ibrahim Rugovës




Presidenti i ndjerë i Kosovës, Ibrahim Rugova, mbetet një nga figurat më të respektuara, që ka organizuar lëvizjen politike më të madhe shqiptare në Kosovë dhe ishte angazhuar për një projekt politik fisnik.
Ibrahim Rugova duke shtrënguar duart me Riçard Hollbrukun dhe Brajan Donellin, 10 tetor, 1998.
Kështu e vlerësojnë figurën e Rugovës disa prej bashkëpunëtorëve të tij dhe bashkëthemelues të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Profesor Sabri Hamiti, nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, vlerëson se me veprimtarinë e tij, presidenti Rugova është bërë figura themelore politike në historinë e re të Kosovës.

“Është provuar dhe është e sigurt që është figura themelore, figura më e rëndësishme politike në historinë e re të Kosovës, për shkak se ka organizuar lëvizjen politike, demokratike, më të madhe të shqiptarëve, të cilën lëvizje e ka kthyer në kërkesat dhe artikulimin e vullnetit historik të shqiptarëve për liri dhe pavarësi të Kosovës".



"Këtë vullnet, përmes lëvizjes së vet, ka arritur ta bëjë vendim institucional. Për ta përmbyllur, Rugova ka projektuar, i ka prirë idesë dhe e ka realizuar pavarësinë e Kosovës në mënyrë institucionale”, thotë Hamiti.

Milazim Krasniqi, po ashtu bashkëpunëtor i presidentit Rugova dhe bashkëthemelues i LDK-së, thotë se presidenti i ndjerë i Kosovës ka qenë njeriu, i cili ishte angazhuar për vlerat më të larta të botës demokratike.

“Ajo që tashmë mund të thuhet në planin historik, është se Ibrahim Rugova është angazhuar për një projekt politik fisnik, i cili konsistonte në zgjidhjen paqësore të çështjes së Kosovës, si dhe për një tolerancë të dukshme në raport me kundërshtarët politikë, por edhe me grupet etnike në përgjithësi".

"Kjo është njëra nga vlerat dhe standardet më të larta edhe të ditës së sotme demokratike”, thotë Krasniqi.

Megjithkëtë, të dy këta themelues të Lidhjes Demokratike të Kosovës, pesë vjet pas vdekjes së presidentit Rugova, kanë mendime të ndryshme lidhur me atë që tash njihet si "trashëgimi dhe filozofi rugoviane".

Krasniqi vlerëson se kjo trashëgimi tashmë është e pretenduar nga disa subjekte politike.

“Në planin politik, sot jetojmë me një trashëgimi që quhet rugoviane, e cila është parcializuar në tri subjekte të ndryshme politike që pretendojnë mbi atë trashëgimi. Por, shumë herë, pa e ditur saktësisht se cilat janë vlerat eventuale të asaj trashëgimie".

"Kjo, në njëfarë mënyre, flet edhe për këtë largim nga autenticiteti i saj”, shprehet Krasniqi.

Por, Sabri Hamiti thotë se Lidhja Demokratike e Kosovës është e vetmja që ka qenë dhe ka mbetur parti e Ibrahim Rugovës.

“Unë shkurt po ju them se përtej LDK-së nuk ka LDK. Lidhja Demokratike (e Kosovës) ka qenë, është dhe do të mbetet parti e Ibrahim Rugovës, edhe si filozofi veprimi, edhe si strukturim, edhe si përgjegjësi para qytetarëve dhe përgjegjësi para historisë, edhe para programit fundamental të lëvizjes rugoviane".

"Problemi i grupacioneve, të cilat duan të identifikohen me atë filozofi, aq më mirë... Le të identifikohet kush të dojë, por, në kuptimin organizativ, ekziston një LDK dhe s’ka tjetër”, thotë Hamiti.

Ndërkaq, Krasniqi vlerëson se  pas vdekjes së presidentit Rugova, Lidhja Demokratike e Kosovës nuk është më ajo që ka qenë në kohën e udhëheqësit të saj.



“Mund të them se LDK-ja e sotme nuk është as ‘hija’ e Lidhjes Demokratike të Kosovës, të cilën e ka drejtuar Ibrahim Rugova. Nuk është as në planin e fuqisë politike e as të mënyrës së komunikimit brendapartiak. Kjo parti, në njëfarë mënyre, ka hequr dorë prej historisë së vet, prej autenticitetit të vet".

"Është një parti e zakonshme që lufton për pushtet - shumë herë, me mjete joadekuate politike, të cilat nuk janë në raport me vetë frymën e Ibrahim Rugovës, i cili me të vërtetë është shquar për afrimin e njerëzve dhe për tolerancë”, vlerëson Krasniqi.

Por, Hamiti thotë se LDK-ja po ringrihet pas tronditjes nga humbja e prijësit të saj, Ibrahim Rugova.

“Një parti e madhe, e jashtëzakonshme, e provuar historikisht me vlera të jashtëzakonshme kombëtare dhe demokratike... Ajo është tronditur normalisht në themele me shkuarjen e tij (Rugovës)".

"Tash po ristrukturohet edhe me brezin e të rinjve, për të kaluar në nivelin që ka pasur në kohën e tij, si dhe të besimit, mirëkuptimit, solidaritetit dhe të komunikimit politik me zgjedhësit”, shprehet Hamiti.

Presidenti Rugova vdiq më 21 janar, 2006, pasi humbi betejën nga kanceri në mushkëri.



FLOART-PRESS, 21.JANAR 2006(FLORI BRUQI



Nga Rrustem Rugova

Tmerret e brigadave partizane në Istog

Pas Luftës së Dytë Botërore familja jonë e madhe doli me katër burra të vrarë e të zhdukur: Ibish Sadri Elezi, i vrarë më 1941 në Dobrushë, Xhemë Sadria i vrarë në luftërat e rugovasve me malazezë te Livadhet e Gjakut, në kufi me Malin e Zi, e Rrustë Sadria me të birin Ukën ( babai i presidentit Rugova) ishin arrestuar në janar të vitit 1945 dhe ishin zhdukur pa gjurmë.


Atmosfera në familje në ato kohë të rënda, si na e kanë kujtuar shpeshherë nënat tona, ishte tejet e zymtë kur kishin depërtuar këndej brigadat partizane dhe komunistët serbë, malazezë e shqiptar e kishin vendosur pushtetin edhe në Komunën e Istogut, që atëherë administrativisht ishte në rangun e një rrethi. Të themi se Kosova atëherë ishte e organizuar në shtatë rrethe me më shumë komuna brenda tyre. Ishte Rrethi i Prishtinës, Drenicës, Llapit, Anamoravës, Gjakovës, Prizrenit dhe ai i Istogut. Qendra e Rrethit të Istogut atëherë ishte vendosur në Gurrakoc, ndërkaq, burgjet e OZN-ës ishin në Istog, Dubravë dhe në Gurrakoc.

Arrestimet e para të shqiptarëve më të njohur të Komunës së Istogut

Si në gjithë Kosovën, edhe në Istog në fund të vjeshtës së vitit 1944 kishin filluar të depërtonin brigadat partizane, së pari këndej kanë depërtuar partizanët e Shqipërisë. Axha Ali më ka treguar se ato ditë dhjetori në odën tone qenka vendosur shtabi I një brigade të tillë partizanësh nga Shqipëria, në krye të të cilitpaska qenë një far Skënder Kosova. Aliu atëherë ka qenë 16-17 vjeçar, por si i kujtohet, mbrëmjeve ai paska biseduar gjerë e gjatë më Rrustë Rugovën, që ka qenë njeri i lëvizjeve të shqiptarëve të armatosur, një nën udhëheqës i vullnetarëve shqiptar që kanë mbrojtur kufijtë veriperëndimor të Kosovës me malin e Zi e Serbinë. Aliu thotë se Skënderi vazhdimisht kishte bërë përpjekje për ta bindur Rrustën dhe gjithë popullatën shqiptare për t’ ju bashkuar brigadave partizane, sepse partizanët, sipas tij, kishin bërë luftë të drejtë kundër fashizmit, se kishin lidhur besë për bashkim – vëllazërim me serbët dhe malazeztë, se po vinte kohë e re, se partizanët me ndihmën e anglo-amerikanëve e kanë fituar luftën, etj. Rrusta vazhdimisht i paska thënë Skënderit, se herë do kurdo, serbët do t’ ju tradhtojnë dhe shqiptarët e Kosovës nuk ua kanë besën atyre.Më në fund Rrusta me Skënderin kishin bërë një marrëveshje, që t’ ia japë një mashkull në brigadën e tij. Skënderi qenka ngritur dhe i ka shikuar radhazi meshkujt e familjes Rugova dhe syri iu paska ndalë te Aliu i ri. Rrusta e paska lutur që t’ia ruaj djalin. Axha Ali më ka thënë se Skënderi vazhdimisht e kishte mbajtur pranë vetes, në shtab të brigadës, gjithnjë nga ka marshuar kjo brigade shqiptare, prej Istogut e deri në Vishegrad të lumi drina që ndaj tash Serbinë nga Bosnja e Hercegovina. Edhe djali i madh i Rrustës, Shabani ( babai im) që e ka shoqëruar dhe përcjellë babin e vet gjatë luftërave mbrojtëse në Rugovë e në kufi me malin e Zi, si thuhet, për të shpëtuar, me sugjerimet e atij komandanti partizanësh shqiptarë, si edhe shumë djem të tjerë shqiptar , ishte angazhuar në Brigadën e njohur partizane të Malë Sadikut. Në familje tani kishin mbetur tre vëllezër, Rrusta, Beka e Azemi. Kur janë tërhequr brigadat partizane të Shqipërisë, dhe këndej kanë depërtuar brigadat partizane të Malit të Zi ( Brigada e Bokës) dhe ato të Serbisë, të cilat në fshatin Cerrcë, në Istog dhe në vende tjera kishin vu një pushtet të ri, rrethi i zi ndaj familjeve të mëdha shqiptare, me traditë e tradicionalisht luftarake kundër pushtuesve, sa vinte e ngushtohej. Arrestimet e para, si kudo tjetër në Kosovë, edhe Rrethin e Istogut komunistët i filluan në janar të vitit 1945. Diku rreth datës 6 janar të atij viti, në shtëpinë tone në Cerrcë një Brigadë partizane-malazeze, me një komandant hipur në kalë, si kujtojnë familjarët, e ka arrestuar kreun e familjes, Rrustë Rugovën. Rrusta atëherë ka qenë 67 vjeçar.

Flijimi i Rrustë Rugovës në mbrojtje të familjes

Ka qenë një burrë i gjatë me një veshje tradicionale rugovase. Të thuash se është vetë dorëzuar, si ka thënë, për ta shpëtuar familjen e vet të madhe. Është vetë dorëzuar për faktin se burrat e tjerë të fshatit, si ishte Halil Hasani, e ndonjë tjetër, ia kishin bërë me dije se do të arrestohet, se qenka bërë në atë kohë një regjistër prej nja 70 emrash shqiptarësh që do të eliminoheshin, në mesin e tyre ishin bajraktari i Gashit, nga Uça, Col Bajraktari, ish prefekti i Pejës, Bajram Gashi, poashtu me prejardhje nga Uça, trimi Ramë Alia, Uçë, Ramë Ali Bajramaj, etj. Po atë ditë kur është arrestuar gjyshi jonë, Rrusta, djali i tij i vogël, Uka, 27 vjeçar, nuk paska qëlluar aty, por në ndërkohë është kthyer në shtëpi dhe kur paska marrë vesh arrestimin e babait, paska shkuar pas tij në Istog, me qëllim për ta ndihmuar. Nuk dihet se çka ka pas ndërmjet tij dhe krerëve të OZN-ës atje. Por, më nuk dihet asgjë për fatin e tyre. Babë e birë janë zhdukur pa gjurmë deri më sot. Një dëshmitar që tashmë as ai nuk është ndër të gjallët, që po ashtu ka qenë i burgosur në Kullën e Popit në Istog, një improvizim i burgut, më ka deklaruar në vitin 1996 se Rrustën e Ukën i kanë nxjerrë nga kjo shtëpi, bashkë me shumë burra të tjerë, një natë janari, aty rreth datës 10 janar ( këtë datë në deklarimet e veta e ka fiksuar edhe i ndjeri Ibrahim Rugova). Rrustës i është gjetur një gjurmë, një shenjë e veshjes së tij është gjetur ditë më vonë në grykën e përroit të Bollovanit, afërsisht te Zabeli i Sadik Rexhës. Dëshmitarët kanë treguar se aty, ushtria italiane paska pas hapur do istikame dhe në to pastaj OZN-a dhe grupet e pushkatimeve, kanë pushkatuar aty shqiptarët nga Rrethi i Istogut dhe disa sish edhe nga Rrethi i Drenicës. Por për Ukën sot e kësaj dite nuk është gjetur asnjë gjurmë. Malet ishin mbushur me grupe të armatosura shqiptarësh kryengritës Ekzistojnë disa variante për vendin e vrasjes dhe zhdukjes së tij. Të gjitha këto variante përmblidhen në faktin se atë e kanë dërguar andej kah Burgu i tashëm i Dubravës, në drejtim të Mitrovicës dhe ose e kanë zhdukur në pyjet e atëhershme të Dubravës, ose dikund kah Përroi i Keq, në vend i izoluar në rrugën magjistrale Pejë-Mitrovicë tash në Komunën e Skenderajt.


Malet e mbushura me kryengritës shqiptarë

Ai dimër thuhet se kishte qenë me shumë borë e acar, dimër i rëndë. Brigadat partizane kishin lëvizur gjithkah. Ndërkohë kishte plasur edhe kryengritj shqiptare e Shaban Polluzhës në Drenicë. Në malet e Istogut kishin vepruar grupe shqiptarësh të armatosur, si ishte grupi i Bajram Gashit e Ramë Alisë, nga Uça, ai i Bardh Isufit nga Orroberda, Nue Përlleshit nga Lugu i Drinit Tal Kurteshit nga Isogu, Feriz Bojës nga Kërnica e Klinës, etj. Po ashtu në këto male ishin arratisur edhe disa familje të mëdha shqiptare, si ishte aje Sadik Rexhës së Istogut.Pra, gjendja ishte e rëndë. Ibrahim Rugova atëherë s’kishte më shumë sedy-tre muaj ( Rugova u lind më 2 dhjetor të vitit 1944). Lajmet për këto tmerre atëherë sigurisht se kanë ardhur tërthorazi, nga goja në gojë, nga veshi në vesh. Si më kanë thënë dëshmitarët, lajmet vinin edhe ashtu si nuk ishin, zi e më zi, me qëllim që të përhapej kjo propagandë, për ta tmerruar popullin e pambrojtur. Tmerret më të mëdha kanë ndodhur në Llugë të Xhamisë së Istogut, afër truallit të tashëm të motelit “ Trofta “ në Istog. Aty janë vrarë dhjetëra burra shqiptarë dhe janë varrosur në dy varre të përbashkëta, që nuk janë hapur kurrë deri më sot. Ibrahim Rugova atëherë kishte mbetur foshnje jetimë, vetëm me nënën, me bashkë familjarë dhe sidomos e kishte një përkujdesje të madhe nga dajat e tij, të familjes së Qerim Rugovës, nga Llukafci i Begut. Unë u linda më 3 shtator të vitit 1946, por më vonë kam mësuar se Ibra ishte rritur në gjirin e ngrohtë të nënës së tij, nënës Sofë ( ka vdekur dhe është varrosur në Prishtinë, më 1996), nën përkujdesjen e bashkë familjarëve dhe të dajave, sidomos të dajës Rrustem Qerim Rugova. Por, mbaj mend vitet e para të 50-ta, kur ishim në një bashkësi familjare, siç ishim bashkë në atë bashkësi deri në vitin 1967.

Në emër të tepricave bujqësore, sakatoheshin ekonomikisht familjet e mëdha shqiptare

Në ato vite familjes sonë i kishte ndodhur edhe diçka e keqe. Duke e trajtuar familje ballistësh e kullake, ia kishin konfiskuar drithin dhe gjedhët. Familja jonë e madhe kishte pasur shumë gjedhe, lopë e dele, shumë tokë në fshatin Cerrcë dhe në Rugovë, në fshatin Malaj, nga e kemi prejardhjen, fisi Kelmend, nën fisi Lajçi. Si më kanë treguar më vonë, në fshat atëherë ishin formuar komisionet e ashtuquajtura për grumbullimin e tepricave bujqësore. Ai komision caktonte se kush çka ka për të dorëzuar si tepricë ushqimore. Duhej të dorëzohej sasi e caktuar drithi, gjedhësh dhe bulmeti. Ai komision, thonë dëshmitarët thonë se, punonte edhe me hile, dikujt më shumë i merrte, e dikujt më pak. Familjes sonë ia kanë gërryer koshat e drithit, ia kanë marrë lopët dhe delet dhe e kanë lënë të thuash me gishta në gojë. Por, në ditët e vështira dallohet miku, thotë një fjalë e urtë popullore. Familjen tonë, për ta përballuar këtë mjerim, e kanë ndihmuar shokët tanë nga Rugova e Pejës dhe miqtë e tjerë, ndër ta edhe familja e madhe Boja e Kërnicës së Klinës. Këto familje na kanë ndihmuar me bukë dhe gjedhe dhe kështu, mund të thuhet se, nuk kemi pasur zi buke në ato vite të rënda.


Si u vonua Ibra dy vjet për të nisur klasën e parë të fillores në Istog?

Duke mos dashur të keqkuptohem para lexuesve, qëllimi i këtij shkrimi është që të them diçka më shumë, ashtu si më kujtohet fëmijëria dhe rinia e hershme e Ibrahim Rugovës, me të cilin, si thashë, ishim një gjeneratë në shkollën fillore e të mesme dhe në një bashkësi familjare deri në vitin 1967. I rritur në ato kohë të rënda, në kohën kur familjarët ende kërkonin eshtrat dhe varret e të zhdukurve, kur për bacën Ukë gjithnjë flitej se është gjallë, se do të kthehet, ashtu si ishin ligjet atëherë, Rugova nuk e nisi klasën e parë të fillores në moshën e caktuar, shtatëvjeçare, por afërsisht në moshën nëntëvjeçare. Kështu më ra hise që të jem një gjeneratë me të, edhe pse isha afro dy vjet më i ri. Mësuesja e parë e tij ishte Mynavere Gucia, një mësuese e mirë dhe e urtë, e dashur për fëmijët, motra e Ismet Gucisë, një ekonomisti të njohur, profesor i Universitetit në Prishtinë, që vdiq i ri në fillim të viteve ’80-ta.



Hasmëritë e rugovasve me malazeztë

Kur e filluam klasën e parë të shkollës fillore “ 17 Nëntori” në Istog, në vitin shkollor ‘53-‘54, ne ende nuk dinim gjë për tmerret që u kishin ndodhur burrave shqiptarë pas hyrjes së partizanëve komunistë në Istog. Si copëza dinim vetëm atë që na flitnin nënat tona, se baca Ukë mund të jetë gjallë dhe se do të kthehej, burrat nuk flisnin gjë me ne. Unë, as në moshën tjetër, kurrë me Ibrën nuk e kam hapur çështjen e zhdukjes së babait të tij. Kurrë, asnjëherë, për atë çështje nuk kemi bërë fjalë. Më vinte keq, më vinte rëndë që ta hapnim atë temë. Por, ashtu si copëza kujtimesh, me kanë mbetur fjalët që na i pëshpëritnin në vesh, sa herë që kalonim rrugës për në shkollë, afër Llugës së Xhamisë, një vend ky tash në jug të oborrit të motelit “Trofta”. Pëshpëritej, me zë të vogël, se – shumë njeriut ia ka hëngër kokën ajo llugë… Ne dëgjonim, por ishim shumë të rinj që të dinim diçka më shumë. Besa, njerëzia heshtnin dhe nuk flitnin gjë. Ishte kohë e heshtjes, heshtje varri, se ishin ato kohët e rënda të fillimviteve ’50, kur për një fjalë goje njerëzve u shkonte koka, ose merrnin dënime të rënda burgu. Dua të them se në ato vite të para shumë pak është folur për masakrat që kishin bërë partizanët komunistë në Istog dhe gjetiu anembanë Kosovës. Them edhe një herë, në familjen tonë vetëm dëgjonim fjalë se baca Ukë do të kthehet një ditë dhe me atë shpresë kemi jetuar deri vonë. Më duket sikur sot kur shumë nëna, baballarë, vëllezër e motra, ende i mban shpresa se të zhdukurit e tyre gjatë luftës së fundit, 1998-1999, do të kthehen një ditë...




Si u hasmërua familja jonë me malazeztë

Në shkollë shkonim në atë objektin e vjetër që është pikërisht afër Kullës së Popit, ku ka qenë burgu i OZN-ës. Në oborrin e shkollës ka qenë një bunar, atëherë pak i mbyllur, pak i hapur, si një gropë. Por, më vonë, kur në vitet ’90 bëja hulumtime për librin tim “ Varret e përbashkëta - mizoritë serbe dhe qëndresa shqiptare në Rrethin e Istogut”, nga dëshmitarët pata mësuar se edhe në atë bunar xhelatët kishin hedhur kufoma shqiptarësh. Saktësisht nuk dihet se sa kufoma janë hedhur aty, sepse ajo gropë, varrezë e përbashkët, nuk është hapur kurrë. Pra, ne si fëmijë që ishim, më vonë mësova, se paskemi lozur, të gëzuar e ndonjëherë edhe të hidhëruar, pikërisht afër burgut të OZN-ës dhe pikërisht afër atij bunari, gropë, varrezë e përbashkët, ku sigurisht ke mbetje mortore të shqiptarëve të vrarë e të masakruar gjatë atij dimri të rëndë e të vështirë të vitit 1945.


Pse nuk hapen varrezat e përbashkëta të shqiptarëve të vrarë më 1945?

As kjo varrezë e përbashkët, e as varreza që ndodhet te arat e Bytyçëve, në jug të motelit “ Trofta”, as varreza e përbashkët në Bollovan, te Zabeli i Sadik Rexhës, kurrë nuk janë hapur. Tash pas lufte kanë dalë disa iniciativa për hapjen e këtyre varrezave të përbashkëta që ndodhen gati në secilin qytet të Kosovës, prej Prishtine, Gjilani, Ferizaj, Peje, etj. Por deri më sot këto varreza nuk janë hapur. Po ashtu, gjatë atyre hulumtimeve të mia, e përsëris, me Ibrën kurrë dhe me asnjë rast nuk e kemi diskutuar atë temë, asnjë dëshmitar nuk ka ditur të më thotë diçka më shumë për fatin e gjyshit, Rrustë Rugovës dhe të Ukë Rugovës. Deri vonë ka jetuar një dëshmitar që e ka përjetuar dhe mbijetuar golgotën e burgjeve të OZN-ës në Istrog, Haxhi Bujupi. Ai më ka deklaruar, si i ka deklaruar edhe bashkëpunëtorit të “ Botës sot”, Mikel Gojanit, dhe gazetarit tonë, Daut Blakës, se në Kullë të Popit ka qëndruar disa net bashkë me Rrustën, Ukën, Shaban Ukën, Llesh Gjon Lleshin e shumë burra të tjerë shqiptarë. Haxhia e ka përshkruar dhomën ku kanë qenë të burgosurit, si një dhomë ferri, të ngushtë, zagushi, e në të njerëzit kanë ndenjur të thuash në këmbë, ose njëri mbi tjetrin. Kjo dhomë ka qenë në katin e dytë të kullës, nga ana lindore, e poshtë ka qenë dhoma e torturimeve. Haxhiu pati thënë se lart shpesh natën dëgjoheshin klithmat e të torturuarve. Ushtarët e armatosur, natën, grupe-grupe i kanë nxjerrë të burgosurit dhe i kanë dërguar në tri-katër drejtime, ku i kanë pushkatuar. Edhe dëshmitarë të tjerë më kanë pohuar se kur e ka thyer Shaban Uka burgun në Kullë të Popit, njerëzia e paskan lutur Rrustën që të arratiset, por edhe me këtë rast nuk qenka larguar nga burgu duke thënë se unë po bëhem kurban i familjes! Në të vërtetë Rrusta, me gjasë, e ka pasur të ditur se malazeztë nuk do ta falin, për shkak se familja jonë prej Kongresit të Berlinit e këndej ka qenë e hasmëruar me ta, zaten si kanë qenë të hasmëruara edhe shumë familje të tjera rugovase, dhe të gjithë shqiptarët që kanë marrë pjesë në luftërat për mbrojtjen e Plavës, Gucisë, Nokshiqit, Smilevicës, Pazarit të Ri, e deri në Tivar e Ulqin.


Vrasja e Halil Sadrisë në Smilevicë

Gjeniu i letrave shqipe, Ismail Kadare, më 1994, kur e ka shkruar parathënien e librit publicistik të Ibrahim Rugovës, “ Çështja e Kosovës”, në mënyrë madhështore ka analizuar edhe shkaqet e mizorive serbe e malaziase mbi shqiptarët që deri në atë kohë kanë jetuar nën sundimin e Turqisë, një pjesë e tyre kanë pranuar fenë myslimane e një pjesë tjetër edhe është asimiluar. Shumica e serbëve dhe malazezve në ata shekuj, kanë jetuar si raja, çipçi, apo vasal të turkut dhe të bejlerëve e agallarëve shqiptarë. Por, kriza e madhe lindore, që e shkaktoi paqen e Shën Stefanit më 1878, pastaj Kongresi i Berlinit i atij viti, bëri që Turqia të humbë dominimin në një pjesë të Ballkanit e sidomos në Rumeli. Nën diktatin e Rurisë cariste, në ato vite është zgjeruar autonomia e Serbisë në drejtim të Sanxhakut të Nishit dhe Malit të Zi, në drejtim të Liqenit të Shkodrës, Tivarit, Ulqinit, Plavës, Gucisë dhe Rugovës. Shqiptarët atëherë, duke e parë rrezikun e humbjes së tokave të veta, janë organizuar në Lidhjen e Prizrenit që i ka kundërshtuar edhe vetë marrëveshjet e Turqisë me fuqitë e mëdha që synonin copëtimin e tokave shqiptare. Tre vjet luftëra e gjaqe kanë bërë ushtarët e Lidhjes për të mbrojtur tokat e veta. Rugovasit më së shumti kanë qenë të angazhuar në “ Besa – besë “ të Haxhi Zekës dhe të Ali Pashë Gucisë. Në besëlidhjen e Pejës, bashkëluftetar i Haxhi Zekës, pjesëmarrës i tubimit te Verrat e Llukës, ka qenë edhe stërgjyshi, Sadri Elezi. Djemtë e Sadri Elezit kanë qenë Halili, Beka, Rrusta, Ibishi, Xhema dhe Azemi, fëmijë të dy nënave. Prej këtyre djemve të Sadri Elezit, së pari Halili është vrarë në Smilevicë duke i mbrojtur tokat e veta. Thuhet se malazeztë Halilin e kanë vrarë në prita. Smilevica është një bjeshkë e bukur në veri- perëndim të Rugovës, andej nga Kolashini, të cilin tash malazeztë e kanë shpallur park nacional. Por ajo bjeshkë tradicionalisht ka qenë e rugovasve, edhe familja jonë ka hise në atë bjeshkë, që është pronë e rugovasve, po të merret për bazë e drejta e pronës në bazë të trashëgimisë.





Ibra i parë

Kur ne u vetëdijësuam pak më shumë, që nga klasat e para të filores, atëherë nisem të merreni më shumë edhe me ngjarjet historike. Filluaj të mendonim se kush në të vërtet ishin t parët tanë. Nga më të vjetërit filluam të mësojmë se kishte ndodhur një tragji në familje. Kush ishin të parët tanë? Mandej mësove se unë isha djali I Shabanit, Shani djali i Rrustës, Rrusta i S adrisë, Sadri i Elezit, Elezi i Demës, Dema i Nezirit dhe Neziri i Ibrës dhe Ibra Gjokës…Kur mori Ibrahim Rugova timonën e lëvizjes shqiptare në dhjetor të vitit 1989, propaganda serbe nis të bëjë zhurmë kundër tij. Pa hyrë në detaje, më kujtohet një mbledhje që e kishte organizuar LDK e fshatit Cerrcë, që I ishte kundërvënë propagandas serbe kundër Ibrahim Rugovës. Shkuam aty, Dush gashi e bëri një tekst një “ Bujkun “ e atëhershëm. Por, e vërteta është se Ibrën e mbronin të gjithë. Atëherë, unë u hidhërove, kur shkruan se pjesëtarë të famil;jess ë Rugovës, e dija propagandën, janë edhe këta, edhe këta, e unë bëra një si marri, shkrova në një gazetë, pas mbylljes së “ Rilindjes”, tash as vet nuk e di se në cilat gazeta shkruaja atëherë, në Fjala, Shkëndija, Zëri, etj. Dhe, shkrova, se cila ishte vërtet familja jonë. Shkrova deri të prejardhja e familjes sonë të Ibra, nuk përmenda Gjonin. Më vonë e pashë se kisha gabuar. Historia nuk ndryshohet. Kur lexova Erdelavoviqin, Fishtën, e kisha lexuar më parë, Koliqin poashtu më parë në “ Shenjëza”, që nga fundi i viteve ’60, fillova të mendoj se kush ishte ai Gjoka, para Ibrës, i pari i sonë të parë. E vërteta është se familja jonë rrjedh nga fisi Kelmend. Si kanë shënuar kronikët, ky fis i madh e ka mbajtur gjerë e gjatë veriun e Shqipërisë, gegët. E dija historinë e Skënderbeut, qendresën e tij në Krujë, humbjen e tij, kthimin e djalit të tij nga Italia, fitoret e turqëve, ikjen e finsnikëve shqiptarë në Itali, më vonë mësonim për poetetin e madh të Rilindjes kombëtare shqiptare, Jeronim De Radën dhe kështu, copa – copa kompletohet historia. Nuk është e pa qartësuar tashmë historia e fiseve të mëdha të gegëve.Por, gjithnjë, kur Ibra doli në krye të Lidhjes Demokratike të Kosovës, se ç’ mu rrotullua mendja tek Ibra i parë.





Ndërhyrja e Ker Sadrisë në favor të familjes së Sadri Elezit

Kemi pasë ndjenjen edhe si fëmijë se diçka e madhe kishte ndodh me familjen tonë. Kjo familje në fillim të kryengritjeve të mëdha shqiptare 1908-1912 nisiluftërat me kryengritësit shqiptar kundër turqëve.Më parë përmendet Halil Dema, e Demë Neziri, por ne e kujtojmë mirë ndërhyrjen e Haxhë Kerit, trimit rugovas, në dobi të familjes, kur Sadri Elezin e kishin sulmuar disa rrebel vendës, kur familja jonë ka ardhë në fshatin Cerrcë në fillim të shekullit të kaluar.Familja një here ishte vendosur nga fshati Malaj i Rugovës në Gllaviqicë. Sipas axhës Ali, familja e Sadri Elezit këtu kishte vendosur lidhje me gjyshin e akademik Mark Krasniqit. Më vonë familja jonë është vendosur në Banjicë, afër, banjës së Pejës, dhe me ndihmën e Haxhi Zekës, është vendosur ku edhe është sot, në Cerrcë të Istogut.Por, disa inate vendëse paskan nxitur disa të rrebeluar që ta gërgasin familjen tonë të madhe që ka qenë e vendosur në një kullë, aty mbi trollin e tashëm të shkollës së fshatit. Në bjeshkët Istogut, atëherë paskan qendruar disa të rrebeluar, që e paskan sulmuar familjen tonë. Kjo është e vërteta: është dashë që Keri i Sadri Bardhit të Rugovës, një trim i njohur rugovas, që i kishte dalë zani deri në Shkodër, të vijë me trimat e Rugovës, që t’ i qetësojë rrebelët vendës.Ngjarja ka ndodhur në Bjeshkët e Bajshës së Istogut.

Rugovasit rrethojnë vendësit në Bajshe

Dy- tri familje në fillim të shekullit të kaluarkanë qenë më të moçme se familja Rugova në Cerrcë të Istogut. Cerrca, një fshat që shtrihet nja 1,5 km, nga Istogu, në rrugën në drejtim të Vrellës e Pejës, gati e tëra ishte tokë bejlerësh të Pejës. Më duket se vetëm familja Kaliqanaj ka qenë me tapi të moçme, së pakut si thonë vendësit, familjet e tjera këtu janë vendosur si çipçi, në tokë të bejlerëve të Pejës.Para familjes sonë këtu ka qenë e vendosur familja Rexhaj, Haskaj, Maxharraj, Hasanaj, etj. Këto familje, me atë Kaliqanaj, edhe sot janë këtu dominuese.Por, copëzat e historisë që na i tregonin baballarët ishin të rënda. Pse kulla Sadri Elezit në grykë të fshatit Cerrcës sulmohej? Më thonin se ajo kullë, që I ka pasë themelet dei vonë, ishte e rrethuar me një avli të madhe, e sulmohej, nga kush, e shtroja më vonë pyejtjen?Sadri Elezi, me vëllezërit e vet kishte ardhur këtu me lidhjen që kishte pasur me Haxhi Zekën dhe me pjesëtarët e tjerë të Lidhjes “ Besa- besë” të Pejës.Atëherë erdhi Ker Sadria në Bajshe dhe ua mbledhi betë rrebelëve vendës!



Krenaria e rugovasve dhe ndërhyrja e dëmshme e vojvodës serb, Miliq Kërstiqit

Thash edhe më parë, familjet e mëdha rugovase, edhe kur kemi rënë në rrafsh, tradicionalisht e kanë mbrojtur familjen tonë. Një herë trimi Ker Sadria, më vonë bajraktarët e Rugovës, Sak Fazlia e Zhuk Haxhia, e pas LDB, kur familja doli me katër burra të vrarë e të zhdukur, rugovasit na kanë ndihmuar edhe me bukë. Por, me një rast, krenaria e rugovasve i ka kushtuar familjes së Rrustës, së Sadri Elezit (një rrugë në Pejë e mban tash këtë emër). Nga mesi i viteve ’20 Rrusta e paska martuar vëllanë e vogël dhe qenka bërë një dasmë e madhe. Si është zakon ndër malësorë, në atë dasmë qenkan ftuar shokë e miq.



Si ia mori tokën Kërstiqi Rrustë Rugovës?

Si thuhet, Kërstiqi ka hyrë e ka dalë ku ka dashur nëpër Kosovë, ka shkuar me shokët e vet edhe nëpër raste të vdekjeve e dasma të shqiptarëve, ftuar e paftuar. Kështu paska shkuar edhe në dasmë të vëllait të Rrustës. Rugovasit që paskan qenë aty të ftuar krushq, nuk ia paskan marrë patin Kërstiqit, madje nuk paskan lëvizur vendi! Miliqi me shokë atë natë e paska lëshuar dasmën, paska bërë konak te një familje tjetër e fshatit dhe qenka betuar: “ Për këtë Rrusta ka për të ma pa sherrin”. Disa ditë më vonë shokët e Miliqit e kanë ndjekur me pushkë një burrë të familjes Rugova nga toka më e mirë që e kemi pasur në Koreniqe, buzë lumit të Istogut. Ajo tokë ka mbetur e serbëve deri pas luftës së fundit, kur familjarët tanë përsëri janë kthyer për ta punuar. Është e vërtetë se familjarët tanë kanë marrë pjesë në kryengritjet shqiptare kundër pushtuesve, por asnjëherë, kurrë, nuk kanë qenë plaçkitës, në asnjë rast dhe kurrë nuk kanë qenë të gjakësuar me shqiptarët. Deri vonë nga fundi i viteve ’50 në oborrin e moçëm, tash pronë e xhaxhait, aty e ka truallin edhe Ibrahim Rugova dhe pasardhësit e tij, ka ekzistuar oda e burrave.

Burgosja e Sahit Zatriqit në odën e Rrustë Rugovës

Ajo odë ka qenë e madhe, odë tradicionale, e punuar prej druri. Në atë odë një kohë ka qenë i vendosur një shtab i ushtrisë së atëhershme italiane gjatë Luftës së Dytë Botërore. Kur kanë shkuar italianët pas shtatorit të vitit 1943, në fshat paskan ardhur gjermanët, por nuk qenkan vendosur këtu. Një ditë në këtë odë paska ardhur Sahit Zatriqi, një nëpunës shteti atëherë, por që ka vepruar në këto anë si komunist. Gjermanët paskan marrë në dijeni ardhjen e Zatriqit këtu dhe e paskan rrethuar odën. Si kanë treguar më vonë familjarët dëshmitarë, Sahiti paska arritur që t’i hedhë në zjarr disa dokumente që i paska pasur me vete. Paska ndërhyrë me pushkë në dorë edhe një burrë i familjes, për ta mbrojtur Sahitin, si është zakon ndër malësorë, në bazë të Kanunit të Lekë Dukagjinit, që të mbrohet mysafiri, pa marrë parasysh së kush është ai. Por, gjendja qenka qetësuar, pa krisma. Zatriqi, si është shënuar më vonë në “ Monografinë e LNÇ të Istogut”, qenka mbajtur disa muaj në burg dhe qenka liruar. Sahit Zatriqi pas LDB ka qenë njëri ndër njerëzit kryesorë të pushtetit komunist në Istog. Pos tij, në atë pushtet kanë qenë edhe Ruzha Rajiqiqi, Vaso Pavlloviqi, e ndonjë tjetër. Pavlloviqi ka qenë malazez, kolonist i ardhur nga mërgata malazeze në Amerikë. Në vitin 1973, kur unë fillova të punoj si gazetar, korrespondent i “ Rilindjes” nga Istogu, zyrën e kam pas marrë pikërisht në shtëpinë e pavlloviqëve që ishte në qendër të qytetit. Ka qenë një shtëpi e vogël, njëkatëshe, me një podrum të thellë. Më kishin folur se në atë podrum OZN-na kishte torturuar shumë shqiptarë. Më flitnin se në atë podrum kishte edhe hallka hekuri me të cilat ishin mbajtur të lidhur shqiptarët. Me plakën e Pavlloviqëve të cilës ia bëja ndonjë shërbim, si ishte telefoni i “ Rilindjes” të cilin ajo e shfrytëzonte për të biseduar me djemtë e saj në Beograd, etj. tentoja të bije në ujdi për të hyrë një here në atë podrum, por ajo kurrë nuk më ka lejuar dhe kurrë në asnjë rast nuk fliste për masakrat serbe e malazeze mbi shqiptarët. Stoikisht mbahej e heshtur. E dija se po e luan lojën mirë, si e luaja edhe unë, por edhe pse burri i saj ka qenë kryetar komune në Istog menjëherë pas luftës, ajo nuk fliste asgjë. Përkundrazi, Stana fliste me pietet për ata burra shqiptarë, por detaje më shumë nuk tregonte. Unë e kuptoja…

Dhunë e vazhdueshme serbe mbi shqiptarët

Në fillim të fillores, pra kur kalonim nëpër Istog për në shkollë, menjëherë filluam të dëgjojmë copëza-copëza ato histori të tmerrshme. Erdhi edhe ajo koha e rëndë e aksionit të armëve që e kishte ndërmarrë atëherë pushteti serb-komunist për të “ disiplinuar” shqiptarët. Një burrë i familjes sonë, Imeri, ishte burgosur e torturuar shumë. Më vonë ka qenë burgosur edhe Azemi. Imeri e ka mbijetuar atë torturë, por serbët bashkë me bashkëshorten e tij, Mihanën dhe gjashtë bashkëfamiljarë të tjerë, i kanë vrarë e masakruar serbët në Kaliqan të Istogut, më 13 prill të vitit 1999.


Rënia heroike e Xhemë Sadrisë te Livadhet e Gjakut

Kam shkruar edhe një herë më parë në “ Bota sot” se rajoni i Dukagjinit Verior, që nga Malësia e Mbishkodrës, Plava, Gucia, Rugova, Peja e Istogu, deri në veri të Mitrovicës e Llapi, është një rajon strategjik, kufitar me Malin e Zi në perëndim dhe me Serbinë në veri. Në këto zona, prej Kongresit të Berlinit e këndej, vazhdimisht janë bërë luftëra e gjaqe.




Serbët dhe malazeztë të trimëruar me përkrahjen e Rusisë kanë tentuar vazhdimisht të grabisin tokat shqiptare, e shqiptarët vazhdimisht janë vënë në mbrojtje të tyre. Sidomos në zonat e brezit kufitar, siç është edhe treva e Rugovës, janë bërë luftëra e gjaqe. Në këto kohë më të njohurat janë luftërat për Nokshiqin, ato në mbrojtje të Plavës e Gucisë, lufta e Kacuberrit, Pazarit të Ri, lufta e shqiptarëve për të mbrojtur Rozhajën, etj.





Në një betejë të tillë te Nokshiqi tash në Mal të Zi, kishin ndërhyrë edhe rugovasit dhe ajo luftë ishte fituar nga shqiptarët për të kënduar këngëtari popullor në stilin: “ Ç’janë këto gjëmë që po i bjen era, po luftojnë Rugova e Peja”, dhe “ Ç’ka Limi që po vjen gjak, ra Rugova po marrin hak”, etj. Në ato luftëra rugovasit kanë marrë pjesë përherë. Ndër ata luftëtarë ka qenë edhe Xhemë Sadria i Sadri Elezit. Për Xhemën janë përfolur disa ngjarje që duken si legjendë. Si legjendë duket edhe vrasja dhe hakmarrja e tij ndaj malazezve. Xhema kishte qenë i çalë në një këmbë.




 Nuk ka lënë pasardhës. Në ditën kur është vrarë më 1 korrik të vitit 1943, si ka shënuar kronisti Fazli Muriqi, rugovasit paskan qenë në tërheqje e sipër te Livadhet e Gjakut, andej Çakorrit. Xhema i plagosur rëndë nuk paska mundur të tërhiqet dhe qenka vendosur në një kaçubë mali dhe e paska luajtur lojën sikur është i vdekur. Pararoja malazeze paska menduar vërtet se ishte i vdekur dhe i paska ftuar shokët që të vijnë aty. Flitet se kur rreth tij kanë ardhur më shumë malazez, Xhema e paska aktivizuar një bombë dore dhe e ka copëtuar veten, bashkë me disa malazez. Kjo legjendë i ngjan legjendës së vetëflijimit të Oso Kukës në kullën e barutit te Liqeni i Shkodrës, në Vraninë. Unë kisha dëgjuar edhe si fëmijë për trimëritë e Xhemë Sadrisë dhe e bëra një gabim kur shkrova për të në librin tim ”Varret e përbashkëta”, më 1996. Pata shkruar se trimërive të Xhemë Sadrisë u ka kënduar edhe Fishta kur në një këngë të “ Lahutës” ka shkruar për ata tre trimat rugovas që qenkan ngutur pushkë me shti, në ata cubat e Mali të Zi, Xhemë Sadria si arushë malit, etj.





Por një mik imi më vonë kur e lexoi dorëshkrimin e atij libri ma kujtoi se Fishta këngët e “ Lahutës” i ka përmbyllur me ngjarjet historike të mbledhjes së Londrës që ka ndodhur më 1913 dhe për ngjarjet më vonë nuk ka shkruar dhe aty u binda se Xhema i Fishtës ishte ndonjë trim tjetër malësor.

Rugova e qartësoi toponimin “Istog”, se është nga shqipja e vjetër

Ibra ka qenë ndër të parët që ka pasur në dorë dorëshkrimin e librit tim “Varret e përbashkëta”. Ka qenë vjeshtë e 96-ës. Unë kisha bërë një dorëshkrim të atij libri që bënte fjalë edhe për mizoritë serbe në rrethin e Istogut që nga viti 1912 e këndej. Aty flitej edhe për vrasjen e gjyshit tonë dhe të babait të Ibrës, Ukës. Më kujtohet kur hyra në zyrën e tij të vogël, në selinë e LDK-së atëherë aty afër stadiumit të futbollit të Prishtinës. Ashtu si ishte gjithmonë i qetë, unë i thashë se kisha një dëshirë të flaktë që ta hap temën e mizorive të pushtetit serb mbi shqiptarët e pambrojtur pas luftërave ballkanike e këndej. Ai e mori dorëshkrimin, filloi qetazi ta shfletojë, nisi të bëj ndonjë ndërhyrje të vogël, p.sh. si ishte ndërhyrja e tij për ta rregulluar gjuhësisht toponimin “Podgurë”.




Dukagjini verior, në anën e Istogut dhe andej kah burimi i Drinit të Bardhë, tradicionalisht quhet “Podgurë”. Unë kisha shkruar gabim: “ Podgorë” , emërtim ky i sllavizuar. Zumë ashtu bashkë të shfletonim atë dorëshkrim, por në ato vite Rugova ishte shumë i zënë me aktivitete politike dhe e ndërpremë shfletimin. Më nuk ia kam afruar atë dorëshkrim, edhe pse isha shumë kureshtar që ai ta lexonte dhe të bënte ndërhyrjet e tij. Edhe vetëm një njeri e ka parë atë dorëshkrim, para se të botohej: Sabri Hamiti ( para recensentit tim, Xhevat Syla). Sabriu, gjithnjë me atë mendimin e tij të prehtë pasi e shikoi përciptazi, ia vuri dorën përmbi e më tha: “Ruaje këtë dorëshkrim, se e ke vepër historike!” Shaka pra!




Sulmi i shqiptarëve në Dobrushë

Unë, vërtet kisha gabuar. Toponimi Istog, nuk ishte me prejardhje sllave. Më vonë, në një tubim promovues të LDK-së në Istog pas lufte, ndëgjova Rugovën duke e qartësuar prejardhjen e toponimit Istog nga shqipja e vjetër, para ardhjes së sllavëve në Ballkan. Në dorëshkrimin tim unë i ndikuar prej propagandas dhe librave serbe e ideologjike shqiptare atëherë, kisha shënuar se toponimi Istog-Istok, rrjedhë nga sllavishtja e vjetër, “ istoçnik”- burim, se në burimi i lumit të Istogut është këtu, e mendjoa se vërtet ëshët ashtu. Ibra që ishte gjithnjë një studjues i thellë, në atë tubim ku kishin ardhur mijëra- e mijëra njerëz, argumentoi të kundërtën, se toponimi Istog, është fjalë e vjetër shqipe.




Sulmi i shqiptarëve në Dobrushë dhe vrasja e Ibish Sadrisë

Pra, kemi të bëjmë me një rajon që gjendet në trekëndëshin e kufijve të tashëm administrativ: Shqipëri - Mali i Zi - Serbi. Në ato kohëra Pejën me Rrafshin e Kosovës e ka lidhur vetëm një rrugë magjistrale, ajo Pejë - Mitrovicë, që ka kaluar nëpër Istog e Skënderaj. Nuk ka ekzistuar rruga e tashme Pejë - Prishtinë nëpër Kijevë. Rruga e trenit është ndërtuar shumë më vonë, nga mesi i viteve ‘30. Prandaj, nuk është çudi se nëpër këtë rrugë kanë depërtuar të gjitha ushtritë e huaja, prej atyre serbe e malazeze, e deri te ato gjermane e italiane. Një rrugë lokale ka qenë edhe ajo nëpër Grykë të Rugovës. Buzë këtyre rrugëve ushtritë e huaja, mendojmë në ato serbe dhe malazeze, i kanë bërë krimet më të mëdha dhe së paru buzë tyre kanë vendosur kolonët.



 Një fshat të tillë kolonësh malazezë pushteti atëherë ndërmjet dy luftrave botërore e kishte vendosur edhe në Dobrushë të Istogut, ndërmjet Gurrakocit e Banjës. Ushtria jugosllave ishte tërhequr nga Kosova në prill të vitit 1941, por malazeztë e Dobrushës e Vitomiricës, tash Arbreshi, me gjithë lutjet e parisë së Pejës dhe të Istogut nuk qenkan tërhequr nga kishin ardhur më pare në tokat e shqiptarëve dhe në tokat djerrina. Udhëheqja e atëhershme shqiptare paska vendosur të bëhet një sulm i improvizuar mbi Dobrushën, për të detyruar kolonët që të shkojnë nëpër Grykë të Rugovës për në Mal të Zi. Sulmi i organizuar shqiptarë ishte bërë një natë të vjeshtës së vitit 1941. Malazeztë paskan pasur një çetë militarësh të organizuar e të armatosur me një pushkomitroloz. Pararoja shqiptare paska rënë në pritë të atij pushkomitrolozi që e paska poseduar njëfar Toma Zhariqi dhe aty është vrarë Ibish Sadri Rugova dhe një fqinji i tij, po nga Cerrca, Nazif Fejza. Shqiptarët pastaj qenkan organizuar dhe e kanë thyer rrezistencën malazeze. Është interesant se pikërisht ai Zhariqi, më 1945 është kthyer në Istog, por tash me brigadat partizane.



Hyrja e çetnikëve në brigadat partizane

Kur gjeneratat tona dikund pas vitit kthesë 1966 filluam të shfletonim më shumë librat historik dhe shkrimet historike që në atë kohë i bënin historianët tanë, më së shumti Ali Hadri, Zekeria Cana e ndonjë tjetër, në revistat “Përparimi”, “Gjurmime Albanoligjike”, “Jeta e Re” dhe në gazetën “Rilindja”, arritëm të mësojmë diçka më shumë për tmerret që kishin përjetuar shqiptarët në periudhat e kaluara historike. Aty mësova se kur ka qenë çështja e shqiptarëve, janë bërë bashkë partizanët e çetnikët. Sepse, kur më 1941 nga Kosova kanë ikur shumica e kolonëve serbë dhe malazezë (ndërmjet dy luftrave botërore në Kosovë ishin vendosur mbi 11 mijë familje kolonësh me rreth 60 mijë atëtarë) ata në territorin e Serbisë e të Malit të Zi kishin formuar aradha çetnike.




Një aradhë e tillë, që është quajtur, sipas Ali Hadrit “Aradha e Dukagjinit për intervenime të shpejta” nga serbët dhe malazezët e Istogut dhe të Pejës ishte formuar në Kolashinin e Ibrit, që ishte në kufi me Mitrovicën dhe Istogun. Kjo aradhë kishte hyrë në formacionet e çetnikëve të Drazha Mihajloviqit. Disa formacione të ngjashme me malazezë i ka udhëhequr Pavle Gjurishiqi. Këto formacione vazhimisht e kanë sulmuar territorin e Kosovës në ato vite dhe shqiptarët me ndihmën e pushtetit e të regjencës në Tiranë e kanë organizuar mbrojtjen e kufijve verior të Kosovës. Rugovasit me ndihmën e vullnetarëve të tjerë e kanë mbrojtur kufirin me Malin e Zi, shqiptarët e tjerë nga të gjitha viset e Kosovës, edhe nga Gjilani, Ferizaj e Drenica, i kanë mbrojtur kufijtë verior me Serbinë. Çetnikët nuk kanë shkelur në atë kohë në Kosovë. Rrustë Rugova ka qenë njëri ndër udhëheqësit e mbrojtjes shqiptare në ato vise. Me të ka qendruar edhe djali i madh i tij, Shabani. Bajraktar ka qenë Sak Fazlija (Muriqi). Të themi me këtë rast se dajallarët e Ibrahim Rugovës, si e thash edhe më parë, familja e Qerim Rugovës, me vëllezërit e nënës Sofë, Rrustemin e Dinën, nga Llukafci i Begut të Komunës së Istogut, janë farefisni me familjen Muriqi të Koshutanit të trevës së Rugovës. Pos kësaj familje, edhe një familje në Vrellë dhe një tjetër në Banjë të Pejës e mban mbiemrin Rugova, por nuk janë në farefisni me familjen tonë Lajçi, si ka tentuar shumë herë të propagandojë shtypi serb i asaj kohe që tentonte gjithnjë të gjente diçka që në një mënyrë do të mund ta zbehte imazhin dhe popullaritetin e pakontestueshëm të Ibrahim Rugovës ndër shqiptarët e etshëm për liri e pavarësi.



Depërtimi në Istog i brigadës çetnike të Ral Vuliqit

Ata çetnik pasaj janë përzier me brigadat parizane që kanë ardhur në Kosovë nga Serbia e Mali i Zi. Janë disa dokumente të shkruara që dëshmojnë se edhe vet komandanti i partizanëve jugosllav, Tito, i ka rehabilituar çetnikët pasi e ka vrarë komandantin e tyre, Drazha Mihajlloviqin dhe ia ka marrë pushtetin. Por, e vërteta është, si e thash në fillim të këtij fejtoni, se në Kosovë së pari kanë depërtuar brigadat e partizanëve të Shqipërisë, sipas një marrëveshjeje që e kishin bërë atëherë Tito dhe Enver Hoxha, me ndihmën e Moladin Popoviqit e Dushan Mugoshës.Thash se shtabi i një brigade të tillë në fund të vitit 1944 ka qenë vendosur edhe në odën tonë. Më të moshuarit poashtu na kanë treguar se në radhët e asaj brigade më shumë ka pasur partizanë nga jugu i Shqipërisë që aty ku është oborri i sotëm i shkollës së fshatit Cerrcë madje paskan kënduar edhe këngë përçmuese për gegët! Sipas axhës Ali, që ka qenë partizan i kësaj brigade që ka luftuar deri në kufijtë e Bosnjës, komandant i saj ka qenë Skënder Kosova. Aliu thotë se ai mbase mund të ketë pasur edhe ndonjë emër tjetër, por ne si ushtarë të tij e kemi njohur me atë emër e mbiemër! Vazhdimisht kam tentuar të gjejë diçka më shumë në literaturën historiografike shqiptare për veprimtarinë e këtyre brigadave shqiptare në Kosovë, por nuk kam gjetur më shumë se kujtime të ndonjë komandanti, apo ushtari…




 Arkivat shtetërore nuk janë hapur deri më sot, sa di unë. Por, poashtu e vërteta është se menjëhrë pas largimit të brigadave shqiptare për në drejtim të Sanxhakut boshnjak dhe në drejtim të Bosnjës, që në janar të vitit 1945 kanë filluar tmeret e partizanëve, të përzier me çetnik, si në Istog, e paoshtu edhe në gjithë Kosovën. Janë të njohura masakrat në Tauk Bashqe dhe në burgun e Prishtinës, masakrimi i shqiptarëve në Gjilan, Ferizaj, në Pejë te Jarina dhe në përrojet e Drenicës… Istogasit e mbajn mend mirë kur kanë shkuar partizanët e Shqipërisë dhe ua kanë hapur rrugën për të depërtuar këndej parizanët jugosllav. Në bjeshkët e Isogut, te vendi i quajtur Livadhet e Istogut prej Kolashinit paska depërtuar edhe brigade çetnike e Ral Vuliqit, ish kryetar i Istogut në kohën e mbretërisë jugosllave. Me marrëveshje me partizanët, çetnikët e Vuliqit i paskan rruar mjekërrat në bjeshkë dhe janë përzier me partizanë. Duket se diçka e ngjashme po ndodh edhe sot nëpër enklavat serbe në veri të Mitrovicës e gjetiu, ku mund të fshehen edhe militarë e paramilitarë serbë e malazezë që kanë bërë krime mbi popullsinë civile shqiptare gjatë viteve 98-99 në Kosovë. Mbrojtja e organizuar shqiptare e viteve 41-45 ka mbetur kështu si pa kokë dhe në gojë të ujkut. Për këto shkaqe e arsye Rrustë Rugova, ngjashëm si bajraktari i Gashit, Col Bajraktari i Uçës, është vetëdorëzuar për të mbrojtur familjen.



Cilët ishin arsimtarët tanë të parë, më të mirët e gjuhës dhe letërsisë shqipe?

Është interesant se dy arsimtarët tanë më të mirë të gjuhës dhe letërsisë shqipe rrjedhnin nga familja Gashi- Hoxha, e Uçës. Ata ishin Abdurrahim Gashi dhe Elez Selmanaj.


Arsimtarët tanë më të mire të gjuhës shqipe ishin Abdurrahim Gashi e Elez Selmanaj

Por, poashtu e vërteta është se menjëhrë pas largimit të brigadave shqiptare për në drejtim të Sanxhakut boshnjak dhe në drejtim të Bosnjës, që në janar të vitit 1945 kanë filluar tmeret e partizanëve, të përzier me çetnik, si në Istog, e paoshtu edhe në gjithë Kosovën. Janë të njohura masakrat në Tauk Bashqe dhe në burgun e Prishtinës, masakrimi i shqiptarëve në Gjilan, Ferizaj, në Pejë te Jarina, dhe në përrojet e Drenicës.Istogasit e mbajnë mend mirë kur kanë shkuar partizanët e Shqipërisë dhe ua kanë hapur rrugën për të depërtuar këndej parizanët jugosllav. Në bjeshkët e Isogut, te vendi i quajtur Livadhet e Istogut prej Kolashinit paska depërtuar edhe brigade çetnike e ral Vuliqit, ish kryetar i Istogut në kohën e mbretërisë jugosllave. Me marrëveshje me partizanët, çetnikët e Vuliqit i paskan rruar mjekërrat në bjeshkë dhe janë përzier me partizanë. Duket se diçka e ngjashme po ndodh edhe sot nëpër enklavat serbe në veri të Mitrovicës e gjetiu, ku mund të fshehen edhe militarë e paramilitarë serbë e malazezë që kanë bërë krime mbi popullsinë civile shqiptare gjatë viteve 98-99 në Kosovë. Mbrojtja e organizuar shqiptare e viteve 41-45 ka mbetur kështu si pa kokë dhe në gojë të ujkut. Për këto shkaqe e arsye Rrustë Rugova, ngjashëm si bajraktari i Gashit, Col Bajraktari i Uçës, është vetëdorëzuar për të mbrojtur familjen.




Cilët ishin arsimtarët tanë të parë, më të mirët e gjuhës dhe letërsisë shqipe?

Është interesant se dy arsimtarët tanë më të mire të gjuhës dhe letërsisë shqipe rrjedhnin nga familja Gashi- Hoxha, e Uçës. Ata ishin Abdurrahim Gashi dhe Elez Selmanaj. Elezin, tashmë të ndjer, e pati dekoruar presidenti i atëherëshëm i Shqipërisë, Sali Berisha, për meritat e tij për arsimin shqip. Nga kjo familje rrjedhë edhe Vjollca Vokshi, një gazetare në Tiranë që pati bërë emër gjatë kohës së rrëzimit të diktaturës komuniste në Shqipëri. Abdurrahim Gashi që nga klasët e para të fillores është kujdesur shumë që të në mësoj të shkruajmë e të flasim shqip. Ai, si më ka shpjeguar vet, mbiemrin Gashi e ka marrë kur kusheriri i tij, prefekti i Pejës, Bajram Gashi, e paska regjistruar në Gjimnazin “ Sami Frashëri” në Prishtinë dhe vet paska thënë: “ këtë djalë të squar regjistrojeni me mbiemrin tim, Gashi. Pa modesti po e them se Abdurrahimi na i ka dhënë themelet e para të arsimit shqip. Por, ka pasur një simptati të jashtëzakonshme ndaj nxënësit që, qysh atëherë dallohej në gjeneratën tonë, ndaj Ibrahim Rugovës. Sidomos Gashi na i vuri themelet e gjuhës shqipe, morfologjisë dhe sintaksës, ndërkaq Elez Selmanaj ato të letërsisë shqipe, sidomos gjatë dy klasëve të para të Normales në Istog. Thash tashmë se Rugova menjëherë dallohej që nga klasa e pare e fillors me pedantërinë e tij në kryerjen e detyrave, në lëndën e bukurshkrimit, në leximin dhe mësimin e vjershave, në lexim… Gjithnjë ka pasur sukses me të gjitha pesëshe, në fillore.




Mësuesit dhe arsimtarët tanë e zgjidhnin kryetar klase, e zgjidhnin udhëheqës të grupit letrar të shkollës, posa aty nga fillimi i klasës së pesët të fillores ai nisi të shkruaj poezitë e para. Arsimtarët ato poezi na i dërgonin me postë atëherë në “ Rilindja” dhe “ Pionieri”. Botoheshin grup autorësh, apo edhe të veçanta. Selman Bujupi thoshte se lexuesi më i rregullt ibibliotekës së qytetit ishte Ibra Ne vërtet atëherë ishim të etshëm për shkollë, për libra. Ashtu si e ka thënë Ibrahim Rugova në librin publicistik, “ Çështja e Kosovës” dhe një një intërvistë me të huajt, ndshjen e pare me libra Ibra e ka pasur në dhomën e fjetjes së babait të tij, Ukës, nga cili kishin mbetur ca libra, ndonjë edhe në gjuhën italiane, të cilën ai e kishte njohur, siç e kishte njohur pjesërisht dhe gjuhën gjermane dhe sekro kroate. Ato libra kanë ekzistuar deri vonë, por nuk e di se ku kanë mbetur tash.

Në atë dhomë të vogël, në mes të shtëpisë sonë të madhe atëherë, tashmë është rrënuar, u lind Ibrahim Rugova. Madje, në atë shtëpi i kemi pasur shumë afër edhe dhomat e fjetjes. Dhe, më kujtohet se ndeshjen e parë me libra Ibra e ka pasur me librat e babait të vet dhe këtë e ka thënë edhe në një intervistë. Ndeshjen e dytë me libra e patëm që nga klasa e parë, apo e dytë e fillores. Në qytet, ku ishte shtëpia e vjetër e kulturës, në ato vite ka funksionuar një bibliotekë. Punonte aty një dashamir i madh i librit, Selman Bujupi. Ai mbante evidence të saktë të librave që i lexonte dikush. Shpesh ai thoshte atëherë dhe gjithnjë më vonë se gjithmonë lexuesin më të rregullt të librit e ka pasur Ibrahim Rugovën. Këtë pasion të Ibrës ndaj librit e kam përjetuar edhe vetë. Vërtet unë gati se kisha marrë një rrugë tjetër jetësore, sikur të mos e kisha Ibrën pranë vetes. Më shumë nga kureshtja, në fillim nisa të lexoj librat që i lexonte ai. Ai mbante që atëherë shënime për librat e lexuar, edhe unë fillova ashtu. Ai filloi të shkruajë poezitë e para, edhe unë ua bëja adetin ashtu. Por, si e kam ruajtur edhe një foto nga rinia e hershme e Ibrës, ai edhe kur shkonim në piknik, apo për të zënë peshq e për t’u freskuar në Lumin e Istogut, merrte ndonjë libër me vete.




Në ato vite atraksionin më të madh të piknikëve e kemi pasur Lumin e Istogut. Ky lumë, që edhe tash kalon nëpër oborrin e motelit “Trofta” e që buron mbi qytetin e Istogut, nja dy kilometra më poshtë, kalon edhe nëpër pronat e familjes sonë. Atëherë ka pasur ujë të pastër, uji nuk ka qenë i ndotur si tash, me gjithë këto ujëra të zeza, plastikë, e kemikale të tjera. Aty verave të thuash, për çdo ditë, shkonim për t’u freskuar dhe për të zënë peshq. Lumi ka qenë shumë i pasur me peshq të llojeve vendës: më së shumti me krap, troftë, mlysh dhe ngjala. E punonim ndonjë koshere peshku, me grykën pak më të gjerë, mesin më të ngushtë dhe fundin pak më të gjerë. Zinim shumë peshq atëherë, edhe ndonjë ngjalë. Mandej patëm filluar të punonim dhe grepa për të zënë peshq nga bregu i lumit.

Duhej të kujdeseshim edhe për tufat e bagëtive. Ibra shkonte gjithnjë me libër në dorë.




Si iku Ibra prej bjeshkëve të Rugovës

Duhej t’ i ndihmonim edhe babait tim, Shabanit, atëherë në punët e mëdha të fushës. Por, babai im, tashmë i ndjerë që ishte lindur dhe ishte rritur në trevën e Rugovës, ku ende kemi prona me tapi, sikur i kishte mbetur meraku i moçëm që të na dërgonte për verime në Gjolla të Leqinatit dhe andej te Guri i Kuq, që pas Gjeravicës është maja e dytë më e lartë në Kosovë, mbi 2.500 metra të lartësisë mbidetare (bjeshkë kjo e Malajve, ku ka hise dhe familja jonë).

Verën e parë ishim në klasën e shtatë. Ibra i bëri ballë verës së parë. Ai kujdesej për tufën e lopëve, unë për atë të deleve. Verën e dytë, kur kishim mbaruar klasën e tetë dhe duhej të regjistroheshim në shkollën e mesme, një ditë nëna ime, që po ashtu quhej Sofë, e familjes Bojaj nga Kërnica e Klinës, më tha se Ibra ka ikur në shtëpi. Mbeta unë ashtu një herë për t’u kujdesur për të dy tufat e gjedheve. Më vonë u binda se Ibra kishte vepruar drejt. Atëherë në Istog nuk ka pasur shkollë të mesme. Shkolla të tilla kishte vetëm nëpër qytetet e mëdha. Ibra kishte shkuar në Prishtinë dhe atje ishte regjistruar në Shkollën e mesme, Normale. Por, në shtatorin e atij viti, mbase një apo dy ditë me vonesë Ibra u kthye në Istog, sepse në vitin shkollor 1962/63 pushteti atëherë kishte vendosur të hapte dy paralele të Normales së Pejës në Istog. Njëra paralele ishte vetëm me nxënës shqiptarë, e tjetra e përzier, serbë e shqiptar bashkë. Nxënësit që vinin nga fshatrat më të largëta e që i konsideronin se njihnin më pak gjuhën serbokroate, i vunë në atë klasën shqipe, ne nxënësve që kishim mbaruar klasën e tetë fillore në Istog na vunë në klasën e përzier. Mësonim aty, për hir të serbëve, gati të gjitha lëndët serbokroatisht, pos lëndës së gjuhës dhe letërsisë shqipe!




Si më përjashtuan nga shkolla?

Ka qenë problem atëherë të siguroheshin tekstet shkollore. Unë e bëra një gabim të madh. Drejtoria e shkollës kishte vendosur që klasa jonë e përzier, të përziheshim edhe nëpër banka të shkollës, të uleshim bashkë, një serb e një shqiptar. Mua më ra hise një djalë i urtë serb, i përmbajtur, njëfarë Pera. Unë që gjithnjë isha pak më i rrëmbyer, u ngrita dhe nga kujdestari i klasës kërkova, nëse ka mundësi, thashë, për shkak të mungesës së teksteve mësimore, të ulesha me Ibrën në një bankë! Ai reagoi edhe më keq se unë. Më kapi menjëherë për krahu, më hodhi te dera e klasës, ma hodhi çantën prapa dhe më tha se nuk ka shkollë në Jugosllavi që do të pranojë më!

Dy javë unë mbeta jashtë shkollës. E pata një mik që punonte atëherë në pushtet dhe me ndihmën e drejtorit të shkollës, arsimtarit tonë të mirë të gjuhës shqipe, Abdurrahim Gashit, u ktheva prapë në klasë. Gashi, pasi që më ktheu në klasë, më thirri në drejtori të shkollës dhe më udhëzojë që kujdestarin e klasës që ishte hidhëruar keqas me mua, ta lusja që të më kthente në shkollë dhe t’ i kërkoja falje. Ashtu veprova. Më lejoi të hyja në klasë, në bankë me Perën.

Por, ai kujdestari i klasës që na ligjëronte dy lëndë mësimore m’u hakmor menjëherë: më pyeti ndër të parët dhe më vuri menjëherë dy nota të dobëta në ditar. Pas tij më vunë edhe dy nota të dobëta, dy kolegë të tij. Mu bënë katër nota të dobëta, asnjë kaluese. Kaluan muajt, isha nxënësi më me së shumti nota të dobëta në klasë, edhe pse klasën e tetë e kisha mbaruar shkëlqyeshëm.

Mësoja dhe heshta. Në fund megjithatë dola me sukses të shkëlqyeshëm. Por, edhe në atë klasë të përzier me serbë e malazez, Ibra ishte nxënësi më i mirë. Madje, më i miri ishte se edhe nxënësit serbë që të thuash mësonin në gjuhën e tyre amtare.

Më kujtohet një herë reagimi i profesorit të gjuhës serbokroate, Ratkoviqit, i cili sikur u tha dy-tre nxënësve serbë, që dukej se ishin pak më të mirë se të tjerët, se duhet t’ju vinte marre që disa nxënës shqiptarë ishin më të mirë se ata, edhe në gjuhën e tyre amtare. Në mesin e atyre nxënësve më të mirë isha edhe unë.

Na bënte më të mirët fakti se lexonim shumë në atë kohë. Sidomos e lexonim letërsinë ruse, se mungonte letërsia shqipe. Lexonim shumë Tolstojin, Dostojevskin, poetët e mëdhenj rusë Pushkinin e Jesenin, por diç më vonë pati filluar të depërtojë edhe letërsia e perëndimorëve, të cilës pastaj Ibra nuk iu nda kurrë.

Në Pejë na quanin klasa e fshatarëve, por ishim më të mirët!

Pasi mbaruam dy klasat e para të Normales në Istog, tri të tjerat i vazhduam në Normalen e Pejës. Ashtu si ishim, nuk na copëtuan, na lejuan të jemi të gjithë istogasit në një klasë, pos që na i bashkëngjitën edhe disa nxënës të komunës së Deçanit.

Edhe në Pejë, si e kanë thënë tashmë edhe disa nga arsimtarët tanë, ishim më të mirët. Me vetëdije, apo pa të, ne ishim gjeneratë që nuk kishim nga t’ia mbajmë tjetër, pos të mësojmë. Por, në Pejë kishim pak më shumë mundësi të shërbeheshim me më shumë libra. Në ato vite, më kujtohet, ne ishim të dashuruar në tekstet letrare dhe shkencore që botoheshin në revistat “Jeta e re” dhe “Përparmi”. Më parë me këto revista, si edhe me “Rilindjen” ne jemi ndeshur edhe në familje. E kemi pasur axhën Ali, një dashamir të gazetave dhe revistave shqipe, që na i sillte në familje këto botime, që nga shkolla fillore.

Por, në Pejë tani edhe mosha e bënte të veten, kuptonim diçka më shumë. Edhe atje Ibra ishte dukshëm më i miri në gjuhë e letërsi shqipe. Mikel Gjoka ishte më i miri në art (flas për më të mirët jo vetëm në gjeneratë, por në përgjithësi në atë shkollë të mesme, kështu kanë thënë edhe arsimtarët tanë). Tush Gega ka qenë më i miri në shkencat ekzakte, unë më i miri në lëndën e historisë, etj. Një shok yni, Ibish Hasani, ishte më i miri në edukatën fizike, ishte hendbollist shumë i dalluar. Pra, dalloheshim për të mirë, por na quanin “ klasa e katundarëve”!
Pjesa e dhjete Shpërthimi i Ibrës në letrat shqipe


Në atë kohë, pra sa ishim nxënës të Normales së Pejës (gjenerata jonë ka mbaruar shkollimin atje gjatë vitit shkollor 1966-67) ndodhi edhe një ngjarje e madhe që për politikën e atëhershme jugosllave thuhej se ishte një vit kthesë, mbase për të mirë edhe të shqiptarëve. Në verën e vitit 1966, pati ndodhur ajo ngatërresa e madhe ndërmjet komunistëve jugosllavë, që u zhbë me konfliktin e madh ndërmjet dy ish-udhëheqësve më të mëdhenj të asaj kohe në RSFJ, ndërmjet Titos kroat dhe Rankoviqit, serb. Periudha rankoviqiste, si quhet ajo periudhë prej vitit 1945 e deri në atë Plenumin komunist të Brioneve të vitit 1966, mbase ka qenë periudha më e tmerrshme për shqiptarët këndej kufirit, me përjashtim të periudhës së Milosheviqit. Gjatë asaj periudhe Kosova është sunduar nga policia dhe UDB-a. Ishte ajo periudha e tmerrit kur në fillim të vitit 1945 shqiptarët janë vrarë edhe pa gjyq, ose në bazë të vendimeve të gjyqeve të improvizuara, kur janë përndjekur, rrahur e mbytur edhe me mjete të topitura, jo vetëm gjatë aksionit famëkeq të grumbullimit të armëve më 1956, por ehe gjatë aksionit për dëbimin e shqiptarëve për në Turqi.

Ishte ajo periudha e përndjekjes dhe dhunës së madhe, sidomos kur ishte krijuar konflikti ndërmjet komunistëve rusë, jugosllavë me ata të Enver Hoxhës. Në rrethana të reja ne mbaruam shkollën e mesme, Ibra pastaj filloi studimet në Prishtinë, unë u punësova në SHF “17 Nëntori” në Istog, po më vonë, më 1973 në “Rilindje”. Por, vazhdimisht kemi pasur kontakte, ndeja e ahengje.




Përplasjet e para intelektuale në Prishtinë

Pas atij vitit kthesë ’66, në Kosovë pati shpërthyer atëherë koha e një iluminizmi shqiptar. Shqiptarët e etshëm për dije, për shkolla e libra shqip, sikur e gëlltitën atë periudhë, kur u hap edhe ndonjë fakultet shqip, më vonë edhe Universiteti i Prishtinës. Libri shqip atëherë ishte bërë bukë e kripë e familjeve shqiptare. Në fillim të viteve ’70 pati shpërthyer edhe Ibra me një seri shkrimesh që janë të përmbledhura në veprën e tij “ Prehje lirike”. Ato shkrime, diç si prozë poetike, apo ese poetik, për poetët dhe shkrimtarët tanë të mëdhenj, Naimin, Migjenin, për poetët dhe shkrimtarët e mëdhenj botëror, Shilerin, Tagoren, Jeseninin e përvuajtur nga vetëvetja, etj. patën bërë jehonë të madhe. Ne, mësuesit e provincës nuk është se nuk i përcollëm me vëmendje ndodhitë e kohës.



Edhe ashtu të copëzuara, ato ndodhi nguliteshin në kokat tona. Lexonim shumë atëherë edhe polemikat e kohës. Rugova ka pasur disa polemika të tilla. Në të vërtetë, si është formësuar tash, që në fillim të atyre viteve, në Prishtinë kishte shpërthyer gjenerata e re, në mesin e të cilëve ishin: Ibrahim Rugova, Rexhep Ismajli, Sabri Hamiti, Anton Pashku, Ali Podrimja, Hivzi Islami, Ymer Shkreli, e ndonjë tjetër që e përbënin, si po quhet tash, atë qarkun e parë të madh intelektual të Prishtinës, i cili në të vërtetë, sa kuptoj unë, u ka paraprirë edhe disa proceseve e lëvizjeve politike atëherë dhe më vonë. Botohej atëherë edhe një revistë, diç si e pavarur, “Dituria” dhe po në atë kohë u botua edhe programi i këtyre intelektualëve “Le të rrjedhë lumi”. Botohej edhe revista e studentëve” Bota e re”, të cilës një kohë i ka prirë Ibra, por disa tekste të saj pushteti atëherë nuk i shikonte me sy të mirë, e madje në disa raste edhe kishte reaguar, një numër madje edhe e kishin ndaluar. Për shkak se qëllimi i këtij shkrimi nuk është që të hapë polemika, më qëllim nuk po i përmend emrat e atyre intelektualëve të Prishtinës që këtë grup intelektualësh të rinj, që në fillim i anatemuan si intelektualë dekadencë!

Edhe diçka. Ka qenë atëherë ajo koha kur Ibra vinte për pushime në vendlindje. Qëndronte te nëna e tij në Cerrcë, pak më gjatë. E ka pasur adet që vazhdimisht të vishej me shije, ndonjëherë mbante edhe flokë të gjata, dimrit mbante një pallto të gjatë e të zezë. Nuk qëndronte atëherë i tërhequr, dilnim me shokë edhe në ndonjë shëtitje. Më shumë kishte dëshirë të fliste për mendimtarët dhe shkrimtarët e mëdhenj botërorë.




Ibra i ndihmonte të gjithë…

Gjatë homazheve për Ibrahim Rugovën sivjet më kanë pyetur edhe publikisht disa gazetarë: sa ka qenë i afërt Ibra me bashkëfamiljarët e vet (mendohej në rrethin më të gjerë familjar). Unë kam thënë gjithmonë dhe gjithmonë kam për ta përsëritur se Ibrahim Rugova i lindur dhe i rritur në ato rrethanat më të zeza për popullin shqiptar, Ibra që një kohë të fëmijërisë së parë e ka kaluar edhe ndër dajallarët e tij, te familja e madhe dhe e njohur e Qerim (Muriqi) Rugova, nga Llukafci i Begut, ka qenë i afërt dhe i ka respektuar të gjithë. Kurrë ai njeri me askënd nuk është ngucur, as si fëmijë, kurrë ai njeri nuk është kapur fytas me dikë, as me moshatarët e vet që i bënim ndonjë hile të vogël! Nuk është e vërtetë se ka qenë gjithmonë i mbyllur, si e mbyllen të tjerët kur ka filluar pas vitit 1989, të merret me politikën e madhe të shqiptarëve.

Përkundrazi, më kujtohet se ka pasur shumë dëshirë që të rri e të dëgjojë hallet e më të moshuarve, të cilët e donin dhe e respektonin më së shumti ndër të gjithë të tjerët. Më kujtohet si vinte në pushime verore e dimërore, por edhe në vdekje e dasma, kur qëndronte me neve gati edhe tërë natën, duke bërë edhe ndonjë shaka. Gazetarëve u kam thënë se edhe gjatë viteve ’90 unë i kam pasur dyert e hapura te Ibra. Gjithmonë. E vërteta është se kam qëndruar pak më anash ( kam pasur shumë arsye personale…) por nuk jam ndarë i tëri. Tash më vjen keq të them, por disa njerëz rreth tij e konsideronin Ibrën tonë si diçka që u takuaka vetëm atyre, ose partisë, unë kështu kurrë nuk i kisha kuptuar gjërat. Ai është problem i tyre, si u pa edhe më vonë, kur zunë të largoheshin një nga një! Por, ishte edhe rreziku nga pushteti serb, e dija se ata e përcillnin ditë e natë…Mirëpo, unë shkoja kur ma merrte mendja vetë se duhej të isha diku aty ku mbaheshin konferencat e shtypit, kur mbahej Kuvendi i Dytë i LDK-së në Shou, i Treti te Dora, kur e detyruan Ibrën të thërrasë e të mbajë Kuvendin themelues të Kosovës dhe kur erdhi policia serbe dhe e rrethoi selinë e LDK-së, konfiskoi materialet e asaj mbledhjeje, por shkoja edhe në Velani.

Në Cerrcë ka pasur një simpati të jashtëzakonshme për nënën e madhe të familjes, nën Fatime, të cilën serbët e kanë masakruar bashkë me shtatë bashkëfamiljarë të tjerë, më 13 prill të vitit 1999 në Kaliqan të Istogut. Ka pasur një simpati të jashtëzakonshme për axhën Bekë, vëllai i fundit i Rrustë Sadrisë, që vdiq në moshë të shtyrë nga mesi i viteve ’80. Në varrimin e në të pamën për Bekë Sadrinë kishin ardhur shumë miq e dashamirë. Më kujtohet Ibra erdhi i heshtur dhe kur shkoi, si është adet, e la një grusht para, shumë para për atë kohë! Deri vonë është përmendur gjesti i tij human. Humanizmin e vet ai e ka treguar edhe më herët. Kur ishim më të rinj, ai mua gjithë më ka dalë zot, si u ka dalë zot edhe rugovasve të tjerë që në fillim të viteve ’70 filluan të bënin fakultete e shkolla të mesme profesionale në Prishtinë. Këtë gjeneratë të re Ibra jo vetëm që i ndihmonte materialisht, por edhe u bënte konak, kur duhej dhe kur i zinte puna pisk në shehër.

Pjesa e njembedhjete Ibra, kryetar në një manifestim të “ Rilindjes”

Pastaj me Ibrën mbanim kontakte, pa politikë, gjatë viteve ’70 e ’80. Unë pastaj erdha me punë në redaksinë e gazetës “ Rilindja” në Prishtinë në verën e vitit ’78, një vit më vonë edhe me familje. Ibrës tashmë i kishin lindur dy djem, Mendimi e Uka (Teuta ka lindur pas të ’90-tave). Ishim gëzuar shumë për djemtë e Ibrës. Ai punonte në Institutin Albanologjik, ku i kishte shokët e punës e të idealit, afër ishte edhe Universiteti i Prishtinës. Por, më kujtohet mirë se një pjesë të madhe të kohës Ibra e kalonte në “ Rilindje”, në sektorin e botimit të librit letrar. Aty punonte Sabriu, Aliu, Antoni, Nazmi Rrahmani, që ndihmonte shumë botimin e librit në “Rilindje”. Ibra, si zakonisht, vinte i qetë e i heshtur si gjithmonë, me çantën e tij të madhe. Të themi me këtë rast se atëherë shtëpia botuese e gazetare “Rilindja” vërtet ishte çerdhe e botimeve në Kosovë. Aty botoheshin librat shkollorë, librat letrarë e shkencorë, botohej gazeta e vetme e përditshme, botoheshin revistat shqipe. Ibra ka pasur një bashkëpunim të përhershëm me “ Rilindjen”. Dhe, me gjasë, nuk e kishte harruar as kur e kishte marrë rrugën e politikës së madhe shqiptare, rrugën e bërjes së Kosovës shtet të pavarur e sovran, të integruar në BE e në NATO. Ishin ato vitet e rënda e të kthesës për Kosovën e shqiptarët. Ishin vitet e ngritjes së nacionalshovinizmit serb, në krye me Milosheviqin, kur Ibra doli në krye të LDK-së, që unë vazhdimisht e kam quajtur lëvizje për lirinë e Kosovës. Ishin ato vitet kur pushteti serb hoqi me dhunë autonominë e Kosovës, kur u shtyp me dhunë protesta e shqiptarëve, kur delegatët e Kuvendit të Kosovës shpallen Deklaratën e Pavarësisë më 2 Korrik 1990 e në shtator të atij viti shpallen edhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës në Kaçanik.

Ishte edhe koha “ kur djemtë tanë shkuan në Amerikë…” dhe kur para plasjes së luftës në ish-Jugosllavi, LDK-ja kishte mobilizuar rreth vetes shumicën e shqiptarëve, e si thuhet edhe tash, kishte në radhët e veta mbi 700 mijë anëtarë.


Ibra erdhi, u tha se e kishte shkurtuar një qëndrim në Evropë, me qëllim të ardhjes në manifestimin e “ Rilindjes”

Dukej se po vinte koha e lirisë së shqiptarëve. Në manifestimin e “ Rilindjes” më 12 shkurt të vitit 1991, për shkak të ngjarjeve të bujshme që ndodhen në atë kohë, nga të cilat unë raportoja dhe komentoja për “ Rilindje” m’u nda çmimi i gazetarit më të mirë të kësaj gazete për vitin 1990. Sabri Hamitit iu nda shpërblimi i parë për veprën më të mirë të botuar në “Rilindje” gjatë vitit. Ishte pra për mua një çast gëzimit. Por, fillimi i ceremonisë ku merrnin pjesë shumica e intelektualëve eminentë të Kosovës dhe shumë njerëz të politikës, pak u vonua. Në interesimin tim më thanë se po e presin të vijë drejt e nga rruga, këtu, Ibrahim Rugovën. Ibra, si ma sqaruan, kishte shprehur dëshirën e tij që të jetë në këtë manifestim të shtëpisë ku deri më atëherë i kishte botuar shumicën e veprave të tij letrare, e shumë punime shkencore e eseistike. Ibra erdhi, bëmë edhe një foto të përbashkët me Rexhep Ismajlin, Sabri Hamitin e Kumrie Rugovën- Hamitin.




Nga ai manifestim Ibrën e nxorën nëpër do dyer të tërthorta të “Rilindjes”. Pastaj filluan ta ruanin nëpër zyra, kafene etj. E pashë se Ibrën e kishin marrë të tjerët…. Por, si e thashë edhe më herët, edhe në pyetjet e shumta të të afërmve, shokëve dhe miqve, në pyetjet e gazetarëve, unë vazhdimisht kam pohuar se Ibra kurrë nuk i ka humbur kontaktet me bashkëfamiljarët e vet këtu dhe në diasporë. Është çështje tjetër ana e protokollit, si kam thënë shumë herë se në selinë e LDK-së dhe në Velani, Ibra nuk ka hapur odë burrash për të hyrë e dalë kush të dojë! Para lufte, Adnan Merofci, më siguronte kontakte me Ibrën, sa herë kam dashur dhe sa herë që Ibra ka qenë pak më i lirë. Më siguronte edhe takime për të tjerët, kur ata më drejtoheshin mua për takime dhe për intervista. Edhe diçka për fund: për herë të fundit me Ibrën po ashtu patëm një gëzim të madh. Para dy vjetësh u përurua rruga e asfaltuar Istog-Vrellë, që kalon edhe nëpër vendlindjen tonë, Cerrcë.


Ibra e bëri përurimin e saj. Në Vrellë u organizua një manifestim i madh popullor, edhe me këngë e valle. Vrellasit zemërgjerë shtruan gosti aty për Ibrën. Istogasit po ashtu shtruan gosti në motelin tashmë të njohur “Trofta”. Por kulmi i atij manifestimi ishte hyrja e Ibrës pas sa e sa vjetësh në oborrin e shtëpisë (e vjetra e rrënuar, e reja në vend të saj) ku kishte lindur më 2 dhjetor të vitit të rëndë 1944. Në atë oborr ishin mbledhur, me porosi, vetëm bashkëfamiljarët Rugova. Ibra, si gjithmonë i afërt nuk la kënd pa e përshëndetur dhe përqafuar. Bëmë edhe shumë foto të përbashkëta (dikush nga shërbimi i tij teknik kurrë nuk na i ka kthyer ato!). “Jo, jo, tha në shaka Ibra, nuk është se vij këtu për herë të parë pas lufte, mbi këtë lagje pas lufte shpesh kam kaluar me helikopter të KFOR-it, e kam parë se si po ngrihen shtëpitë e reja”. Dolëm edhe oborreve të tjera. Unë vërtet nuk e dija gjendjen e tij shëndetësore. E pashë se ishte i rraskapitur, i lodhur, e mbaja për krahu! Edhe në oborrin e Imerajve me Sanijen bëri një shaka: i tha ku është fiku që ka qenë aty, ai fiku i moçëm. I thanë se nuk është më. Ibra tha: po rrënjët i kanë mbetur!


Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...