Përgatiti: Jeton KELMENDI
|
Përgatiti: Jeton KELMENDI
| ||
Përgatiti: Jeton KELMENDI
|
Përgatiti: Jeton KELMENDI
| ||
Përgatiti: Jeton KELMENDI
|
Përgatiti: Jeton KELMENDI
| ||
Përgatiti: Jeton KELMENDI
|
Përgatiti: Adem ZAPLLUZHA
| ||
Përgatiti: Adem ZAPLLUZHA
|
Përgatiti: Sabir KRASNIQI
| ||
Përgatiti: Adem ZAPLLUZHA
|
Përgatiti: Adem ZAPLLUZHA
| ||
Përgatiti: Adem ZAPLLUZHA
|
Përgatiti: Adem ZAPLLUZHA
| ||
Përgatiti: Adem ZAPLLUZHA
|
Përgatiti: Adem ZAPLLUZHA
| ||
Përgatiti: Adem ZAPLLUZHA
|
Përgatiti: Adem ZAPLLUZHA
| ||
Përgatiti: Adem ZAPLLUZHA
|
Përgatiti: Adem ZAPLLUZHA
| ||
Përgatiti: Adem ZAPLLUZHA
|
Përgatiti: Sabir KRASNIQI
| ||
Përgatiti: Adem ZAPLLUZHA
|
Përgatiti: Adem ZAPLLUZHA
| ||
Përgatiti: Adem ZAPLLUZHA
|
Përgatiti: Adem ZAPLLUZHA
| ||
Përgatiti: Adem ZAPLLUZHA
|
Përgatiti: Adem ZAPLLUZHA
| ||
Përgatiti: Adem ZAPLLUZHA
|
Përgatiti: Sabir KRASNIQI
| ||
Përgatiti: Adem ZAPLLUZHA
|
Përgatiti: Adem ZAPLLUZHA
| ||
Përgatiti: Adem ZAPLLUZHA
|
Përgatiti: Adem ZAPLLUZHA
| ||
Përgatiti: Adem ZAPLLUZHA
|
Përgatiti: Adem ZAPLLUZHA
| ||
Përgatiti: Adem ZAPLLUZHA
|
Përgatiti: Adem ZAPLLUZHA
| ||
Përgatiti: Adem ZAPLLUZHA
|
Përgatiti: Adem ZAPLLUZHA
| ||
Përgatiti: Adem ZAPLLUZHA
|
Përgatiti: Adem ZAPLLUZHA
| ||
Përgatiti: Adem ZAPLLUZHA
|
Përgatiti: Adem ZAPLLUZHA
| ||
© 2008 www.sa-kra.ch
WebDesign: S. Krasniqi Kreuzlingen CH
| |||
Agjencioni floripress.blogspot.com
2015/02/02
Antologji e poezisë moderne shqipe
Libra të rinj për shkarkim falas
Kalosh Çeliku - "RRUFJANI"
Albatros Rexhaj - "NË KËRKIM TË DALJES"
Flori Bruqi - "DIADEMË LETRARE II"
Kalosh Çeliku - "XHADIA"
Vladimir Marku - "BISEDË ME OSKAR UAJLLDIN"
Përparim Hysi - ""FAJI" I ISAKOVSKIT"
Përparim Hysi - ""LOTËT" E KUMURISË"
Begzat Rrahmani - "MREKULLITË E KUR'ANIT"
Përparim Hysi - "EH, SI QENKA DASHURIA"
Faik Mustafa - "BURRAT E DHEUT"
Nijazi Ramadani - "SHTEGTIM NË HISTORI (RRËFIMI PËR KOKAJT 1842-2012)"
Xhevat Hasani - "NJË JETË NË SHËRBIM TË LIRISË - KUSHTUAR NASER HANIT"
Nase Jani - "GRUAJA NË KAFAZ"
Begzat Rrahmani - "TROKU I KALIT TË ZI"
Mehmet Bislimi - "LIRIKAT E FJETURA"
Abdirahim Idriz - "NDRIÇIMI I MENDJES"
Vlora Banushaj - "IMAGJINATA V"
Kritikë e ëmbël me lojëra fjalësh
Rasim Bebo
Në muajin janar, z. Ismail Kadare shkroi dy artikuj më 8 janar dhe 25 janar 2015.
Në artikullin e parë nënvizon: Kmplekse të indetitetit të dyfishte dhe në artikullin e dyte nënvizon: Tretja e Shqipërise.
Fjala “tretje”, sinonim I fjalës shkrirje d.m.th. ushkri Shqipëria, si një copë akulli që banë në dorë që shkrihet për pesë minuta. Si ka mundësi të shkrihet Shqipëria 10 mijë vjeçare Z. Ismail Kadare? Ju e vendosët si titull të artikullit në vazhdim.
“TRETJA E SHQIPËRISË” NGA ISMAIL KADARE: “Zoti ministër, desha t’ju bëja një pyetje të thjeshtë, dhe po aq pa të keq: sa banorë ka Shqipëria?
Pyetja I drejtohet një ministry të mbrëndshëm të Shqipërisë, gjatë një darke të fqinjët e mi, në Mal të Robit.
Pres që ministri të ngryset, por ai e mban veten. Turp më vjen që ta them, por vetëm pas dy muajsh e kam marrë vesh shifrën e vërtetë. Pesë milionë. Kjo bisede është bërë para tre vjetëve. Kam kujtuar se, më në fund qënka ndrequr një nga keqkuptimet më dramatike të Shqipërisë. Çështja e numurit të banorëve të saj!
Shpresa ka qënë ekotë. Pas dy tre muajsh që Shqipëria u bë më në fund pesëmilionëshe, e keqia u kthye me ngulm. Jo pesë, por tre. Ashtu si më parë.
Ashtu si tri vite! Si trembëdhjetë! Si tridhjetë vite më parë”. Z. Kadare vazhdon duke sjellë habin e Jakob Fallmerayer më 1860, se popullsia e turqëve Osmane ne vitin 1300, ishte afërsisht sa ajo e Shqipërisë, një milionë!
Kurse sot vazhdon Farmellayeri, 1860, shqiptarët kanë mbetur po aq, një milionë, ndersa turqit Osmanë kanë arritur në 16 milionë. Kadareja Thotë: “Shifrat do të ndiqeshin me një shpërfillje të çuditshme midis vetë shqiptarëve!
Gjithfarë avokatësh do të dilnin për të përligjur Oren e mbetur të popullsisë, thënë ndryshe të tretjes së Shqipërisë. Një million në disa qindra vite?! Vërtet pak e çuditshme, por sidoqoftë e shpjegueshme.
Dhe sytë e ekspertëve, pas tyre ata të qeveritarëve, ministrave, kryeministrave, presidentëve, ngrijnë me atë ngritjen e veçantë të pagdhëndjes”.
(Kritikë e embel. Shën. im). Kadare vazhdon: “Shifra një million nuk I ndahet Shqipërisë, gjatë disa shekujve. (Anglia, ndërkaq, … nga tre-katër milionë, arrin në 40 - 50 milionë). Shqipëria si në një kurth fatal, s’lëviz. Në vitet 20, është po aq, një million!
Në vitet 50, 60, po aq, një million. Të gjithë ngulnin këmbë për të. Nga Enver Hoxha, te Stalini , te Çubrilloviqi.
Pse? Asnjë shpjegim! … ndodhi një kapërxim I befasishëm nga një million. Shqiperia shkon në tre million.
Asnjë shpjegim përse është fshehur shifra kaq kohe! … Ç’agjenturë e huaj! Ç’puç! Asgjë. Shifra tremilionëshe për gati 30 ose 40 vite sundon në Shqipëri. Kundër çdo llogjike”.
Z. Ismail këto që keni shkruani, janë marrë nga libri I juaj “Mëngjeset në kafe Rostand”. Pa qejfëmbetje mua me duken lojëra fjalësh. Kritika: “Nën vështrimin guhak te zyrtarëve, dijetarëve, ministrave.
Në paskomunizëm. Gjer të dreka e fqinit të Malit të Robit”. Edhe ndërhyrja e juaj në kritikë është pa motiv, pa emer , pa datë. Por është kritikë e ëmbël, se jeni I të njëjtin krah. Sëfundi e nxore merakun se popullsia e Shqipërisë është: 2.800.000! dhe asnjë habi nga askush!
Dhe më në fund shkruani: Shqipëria vazhdon të tretet në sytë e të gjithëve”. Vallë kujt I pëlqen më shumë ky citat? Ju e dini shumë mirë, por unë dua ta shkruaj për lezuesin. I nderuar lezues ky citat I pëlqen boshtit të ortodoksisë greke-ruse-sërbe, pa harruar edhe kupolën e Tiranës. Bordi I Ministrisë së Arsimit,
I thirur në ilegalitet dhe I miratuar po ashtu pa asnjëfare trasparence e kriter shpalli më 28 tetor me gjuhë ultimative një liste me 385 tituj janë hequr të armiqëve politikë nga bibliotekat shkollore.
Janë përjashtuar “Nënë Tereza”, “Ibrahim Rugova” dhe krejt letërsia studimore e Kosovës, si dhe “De Rada”. ( Ramiz Dermaku “Skandal” Gazeta Bota Sot).
Nga Prof. Dr. Eshref Ymeri citojmë: “Historiani grek Nikolla Stavros ka thënë: “Futja në dorë e kishës shqiptare është fitoria më e madhe e jona në Shqipëri në shek. e njëzetë”.
Dhe më tej. Janullatosi ka deklaruar në gazetën greke “Kathemerini” “Nuk e kuptoj idenë e shqiptarëve që feja e shqiptarit është shqiptaria, këtë tezë do ta luftojmë duke dalë hapur kundër rilindjes kombëtare shqiptare”. ( gazeta “Panorama” 5-12-2014). Qeveria Shqiptare dhe A. SH., e përforcuan mendimin e krye priftit grek duke sakatosur dhe zhdukur mendimin e përfaqësuesve Shqiptarë, duke nisur me: Branko Merxhanin, Mehdi Frashërin, Mustafa Krujën, Ernest Koliqin, Gjergj Fishtën, Anton Harapin, Kutelin, Azem Shkrelin, Ali Podrimjen, Eqerem Kryeziun. At Zef Pëllumbit. Ministrja e arsimit Lindita Nikolla ka lënë të shkojnë prefencialisht në shkollat tona, nëntë vjeçare dhe të mesmet librat e Jorgo Bulës, Rudina Xhungës, Arben Putos, Shaban Sinanit, Floresha Dados.
(Marrë me shkurtime nga redaksia me 5-11-2014). A nuk është kjo “Rilindja” e Edi Ramës për rivendsjen e Komunizmit.
Dhe ju z. Kadare keni heshtur. Në marshimin Rpublikan të Parisit. Edi Ramën nuk e pranuan të jetë për krah liderëve të botës demokratike edhe pse tentoi, ata e larguan si njeriu që mbjell terror ndaj popullit të tij.
Parakaloj me turmën e thjeshtë I shpërfillur dhe I shpërfytyruar. Anuk jemi edhe ne të ofenduar. Kryeministri s’po ndalet së promovuari të njerëzve të krimit. 19 deputetë kriminelë te grupit parlamentar socialist, jane nje skenar I Edi Rames.
Ndërtimi I fabrikës së kokainës në zëmër të vendit e ka kthyer Shqipërinë në një Kolumbi të Europës. Prej një viti trafikante, gjetën të gjitha lehtësitë që u duheshin, vetëm 10 km. larg Elbasanit në Xibrakë istalohet nje fabrikë kokaine që ka kushtuar 22 milion Euro dhe me një prodhim droge që shkon deri në 11 milion Euro fitim në javë për banorët e drogës, Është merite e zbulimit të policisë gjermane për të asgjësuar këtë vepër kriminale të Edi Ramës dhe Saimit Tahirit nuk I mbeti tjetër vetëm se “Kalit të ngordhur t’I heqin patkojt” . Siç rezulton organizohej nga nipi I diktatorit Enver Hoxha Ermal Hoxha. (nga Sejdi Peka më 16-1-2015, gazeta 55).
Me gjithë këto evenimente te ndodhuar ku diskretitohet atdheu jonë djhe ju mbetët te biseda para tri vjeteve, me miqtë te Mali I Robit.
Pse?
Z. Kadare janë dy profesorë që flasin për ju. I pari është në Gjenevë dhe I dyti në Tiranë. I Gjenevës shkruan: “Nuk iu përgjigj ftesës”. (është fjala për “QENDRA E STUDIMEVE PELLAZGJIKE” organizoi mbledhjen e Simpoziumit të III ndërkombëtar) . Mirë, o mik Xhani.
Po cili jeni ju që harroni se Kadare ka një axhendë të cilën edhe personalitete shtetërore, maten mirë për të mos ia prishur programin”. (Koment me 27-1-2015 te Fjala e Lire Londer). Ndërsa Profesori I Tiranës thotë: “Kadareja ka shkuar në perëndim ku merr ide dhe mendime të përdorura dikur të vjetruara tani dhe ua shet shqiptarëve. …
(Fahri Xharraj “Hysamedin Feraj…” 30 janar 2015).
Sot Bilal Xhaferri, do te ishte 79 vjeç, sa eshte dhe Ismail Kadare. Po lufta e klase I shkurtoi jetën dhe vdes 29 vjet më pare në moshën 50 vjeç në vitin 1986 në SHBA. Bilal Xhaferi në vitin 1968 mori pjesë në lidhjen e shkrimtarëve dhe artistëve të Shqipërisë.
Pikërisht nga diskutimi profesional I Bilal Xhaferrit për romanin “Dasma” të Ismail Kadaresë. Për emanicipimin ai kishte vërejtje, ca më shumë për ate që servirte Kadareja, si çlirim nga zakonet e prapa-mbetura.
Bilali thotë: “Nga emnicipimi femrat skishin fituar asgjë, përkundrazi ishin skllaveëruar akoma më shumë, duke u ngarkuar me punë të dyfishtë , brenda shtëpis dhe jashtë saj”. çёFadil Paçrami, antari I K.Q. dhe sekretari I dytë I komitetit të Partisë së Tiranës.
Ai u ngrit në këmbë duke I drejtuar gishtin nga Bilal Xhaferri, u tha pjesëmarrësve me ulurimë. Ky është Bilal Xhaferri , të cilit ne I kemi vrarë të atin se ishte armik, kërkoj te dalë jashtë. Në vitin 1969 erdhi në Amerikë. Nxori revistën “Krahu I hqiponjës” , botoi libra.
Agjentura komuniste shqiptare tentoni për eliminimin fizik, e rrahën , I dogjën banesën etij që kishte edhe redaksin e revistës. Nga të rrahurit kishte dhëmbje koke. U shtrua në spital pas operacionit më 17 Tetor 1986 ndron jetë. Bilali I kushton disa vargje “Poetit Imail Kadare.
Poetit Ismal Kadare Ti lulzove në stinë me rubla. Kur ne të tjerët hanim baltën e kënetave. Ti u këndon serenatave rrugëve të MOskës. Natashave , Tatjenave, Katjenkave. Kur ne të tjerët hanim plumbin e mashinkave. Me kadifenë e poemave të tua të kopjuara.
Ti u jep xhela çizmeve të xhelatëve. Çizme të rënda me gozhda të përgjakura. Që shkelën mbi fytyrat tona të maskuara. Ne të dy u ndeshëm në trotuare të maskuara Ti vije nga sallonet e aristokracisë së kuqe. Une vija drejt nga zëmra e popullit.
Une vija nga varri I babai të pushkatuar. Vija nga varrimi I rinisë së kombit. Ne u ndeshëm në errësirë. Si dy re në një natë me shi. Po që të gjithë e dinë mirë. Që shënja e furiës sime s’ishe ti. Hodha jetën time në kthtrat e ujqërve. Dhe u shikova me vdekjen në sy.
Rasim Bebo Addison Çikago 30 janar 2015

PROTESTA E "LULEVE"" APO E GURËVE...
Zakonisht organizatorët e lajmërojnë policinë për protesta, por në rastin e Vetëvendosje është policia ajo që po kërkon të takohet me ta dhe të bisedoj si të ja bëjnë për protestën e paralajmëruar për të mërkurën.
Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës Shpend Maxhuni, ka bërë të ditur se janë duke bërë përpjekje që të caktojnë një takim me krerët e Lëvizjes Vetëvendosje, për t’u dakorduar rreth protestës së mërkurës.
Kështu ka njoftuar Maxhuni, në komisionin për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Sipas Maxhunit, policia është e interesuar që të dijë nga Lëvizja Vetëvendosje veprimet të cilat do të ndërmerren në protestën e së mërkurës.
Lëvizja Vetëvendosje vazhdon me ultimatumet karshi Isa Mustafës dhe qeverisë së tij. Në një konferencë të mbajtur të dielën në selinë e kësaj partie, është shpallur një tjetër ultimatum për Mustafën.
LVV i ka dhënë Mustafës kohë deri të martën që ta shkarkojë Jabllanoviçin, përndryshe ata kanë paralajmëruar që të mërkurën dhe ditëve në vazhdim protestat nuk do të ndalen.
Në anën tjetër, Visar Ymeri dhe Frashër Krasniqi, kanë akuzuar policinë për përdorim të dhunës ndaj protestuesve, ndërkohë që kanë kërkuar nga policia e Kosovës, të mos i ndjekin më protestuesit e 27 janarit.
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, paralajmëroi sot se “së shpejti” do të ketë ndryshime në qeverinë e tij.
Paralajmërimin ai e bëri duke folur rreth deklaratës së ministrit serb në qeverinë e tij, Aleksandar Jabllanoviq, dhe situatës së krijuar pas protestave në kërkim të shkarkimit të tij.
Sipas Mustafës, qëndrimi i mëtejmë i Jabllanoviqit në postin e ministrit, pas deklaratave të bëra nuk do t’i bënte mirë as vetë Jabllanoviqit.
“Por pasi që protestat dy herë kanë eskaluar dhe qytetarët kanë shprehur pakënaqësinë e tyre përmes protestave, kjo nuk do të ndikojë mirë as në raportet ndërmjet komuniitetit shqiptar dhe serb dhe qëndrimi në ministri nuk do t’i bënte mirë as ministrit Jabllanoviq”, u shpreh Mustafa.
“Do të ketë shumë shpejt ndryshime, pasi që me deklaratën e tij janë fyer nënat gjakovare dhe krejt qytetarët e Republikës së Kosovës”, u tha kryeministri i cili javëve të fundit ka qenë nën presion të madh publik për ta shkarkuar ministrin Jabllanoviq.
“Ndryshimet do të vijnë”, tha Mustafa duke mos pranuar të japë një kohë se kur do të largohet Jabllanboviq nga posti ministror.
FLORI BRUQI
Ismail Syla :Për fjalën e thënë( Cikël poetik)

E NJËJTA NORË NË DY OPERATORË
Nga NORA DITA marr veç lajme të mira
Përmes operatorit 900, rrjeti i VALËS
E të ligat më vijnë përmes atij të IPKO-s
Kur në ekran më shfaqet: Nora e Natës.
Thua për ta vërtetuar një moto të lashtë
Atë thënien “Një hap para, e dy prapa”
Rrallë e më rrallë më thërret Nora e Ditës
Shumë më shpesh shfaqet: NORA NATA.
Prishtinë, 8 janar 2015
LUMTURIA MES TRE KALORËSVE TË APOKALIPSIT
Lumturia, pa zhguall breshke,
Pa gjoksore çeliku e xhip të blinduar
Mbeti këmbësore mes tre kalorësve:
Pa bukë, e plagosur, e kërcënuar.
Prishtinë, 9 janar 2015
ARDHJA E PROVIDENCËS NË KOSOVË NË TRAJTËN HABITORE
U bllokuan të gjitha rrugët anësore nga policët
Që nga aeroporti, qendra, deri tek Presidenca
Semaforët krejt të fikur, nga puna të pezulluar
Si shefa protokolli nga gabimet në konferenca.
Kush ardhka në kryeqytet e nuk përfillka fare
Stope as ndal as të kuqen e ish simbolit lindor
Madje as të gjelbrën e paqësorit Joshka Fisher
E lëre më të verdhën, të revolucionit kulturor?
Në rrugën njëdrejtimëshe me alarme sirenash
Mes pesëdhjetë yjesh ardhka vetë Providenca,
E po nderuaka Liria e Pakthyeshme e Kosovës
Nga aeroporti Adem Jashari deri te Presidenca!
Prishtinë, 6 janar 2015
EPI PËR MIZËRINË
E
ÇASTEVE TË KOTA
Mbi mantelin e monotonisë e nën astar koti
Çaste të stërshumta luzmojnë si një mizëri
Si pritjet e gjata në stacionet e autobusëve
Njëngjyrëshe, të verdhemëta, si një kinezëri.
Xhepat dhe mëngët e mbushura nisin e derdhin
Jashtë tepricën e kokrrizave të rërës së kotësisë,
Si vezoret shterpe të barkut të qetë të beronjës
Që këmbëngultas kërkojnë emrin e mëmësisë.
GJUMË DHE ËNDËRR
NË BALLKAN
Historia u nguroska e në ngërç krejt e ngrirë
Por koha po ndërruaka në mendje dhe zemër
Aty ku më parë mund të të pritej trupi e koka
Një gjumë mund ta bësh, të shohësh një ëndërr.
Podgoricë, 15 janar 2015, Vila Gorica
VRIMAT E SË KEQES
Dergja hin për gryke t’kacës e del për birë t’gjylpanës
Popullore
Dikur, e liga i hynte njeriut si për grykë të fuçisë
E nuk dilte për vrimë gjilpëre as me njëmijë zore
Tash, hyn në trup më e vogël se maja e një thike,
Por del më e madhe se shpella e një mortaje dore.
PËR LUMTURI
Le të derdhen të gjitha kafet nga filxhani
Gotat e kristalit le të bëhen copë e grimë
Le të vishen mbrapshtë gjithë kanotierat
Dhe gjithçka tjetër që e ndjell lumturinë.
Dhe çorapet së prapthi ose të ngatërruara
Le të mbathen në feksje të dritës së parë
Veç këmba le të hyjë si duhet në këpucë
Dhe të mbathet me shojet e ditë së mbarë.
Prishtinë, 18 janar 2015
UDHËZIM PËR TIM BIR
ME FJALË TË URTA
DHE
KASHELASHA SHQIPE (1)
Ku flitet për bimë e bisha e kryqe e hunj
Për gjakun e nxehtë që ta thanë shnetën
Për vetë njeriun flitet, për fjalën e thënë
Si për gjakun e butë që e rrit ëmbël jetën.
Ati që ka kaluar fusha, gropa, brigje, hone,
Në gardh të ungjtë shpërthehet gjithherë
Në fakt është njeriu krenar dhe i ndershëm
I ngucur e vrarë nga shpirtvegjlit e mjerë.
Nuk është viç përpjetë, e teposhtë mëzor
As bark i mbushur sherr e kryet budallë...,
Mendja e ruajtur dhe në kohë të turbullta
Mall pakicë, si nderi, e një dhunti e rrallë.
Përballë afshit dehës të bijës hamshore
Të vreshtit që të harbon trurit e damarëve
Po frenove tundimin, lektisjen, do të thotë
Në kokë i prangose mendjet e të marrëve.
Tiranë, 13 janar 2015
UDHËZIME PËR TIM BIR
ME FJALË TË URTA SHQIPE (2)
Kush të thotë sillma ti Shëngjergjin së pari
Se verën ta sjell më pas, mos u bëj nervoz
Ai ta kujton Arkimedin e pikëmbështetjen
Që ta rrotullonte Tokën lehtas me një lloz.
Mos rri me atë që i ka hipur së keqes, ujkut
Nga ajo shpinë mund të ndillen vetëm qentë
Të marrët shkurtojnë dhe direkët e shtëpisë
Ndërsa të mençurit nuk i këpusin as penjtë.
Druri bashkë me hije rrëzohet te rrënja e vet
Ngjanë e ndryshon me njeriun si dje, si sot
Njeriu shembet me shpirt më keq se me trup
Se, po mori në thua sivjet... rrëzohet në mot.
Prishtinë, 17 janar 2015
UDHËZIM PËR TIM BIR (3)
Po ndodhi që vetvetja të të dalë prej hujit
Nga qëndrimi i gjatë përbrenda shtëpisë
Që bimët moçalike t’i zhbish nga shikimi
Mos rri si ujë i ndenjur, po nis dhe lëviz...
Pas lodhjes, djersës, dhe të veshurit trash
Që lëkura të zgjohet nga harta e vjetrimit
Trupit i bën mirë një banjë a dhe një dush
Ashtu si mendjes racionet ditore të leximit.
E kur të jesh ngopur me tepricë të atdheut
Dhe mërzia nis të kullojë çatisë së Kosovës
Shko rrugëve a tej Sharrit, e njome shpirtin
Me aromën e mollëve e dashuri të Tetovës.
Prishtinë, 23 janar 2015
UDHËZIME PËR TIM BIR (4)
Ti që në djep pive ninulla drite me dëlirësi vese
Që agime e muzgje i lidhe me penj të fortë bese,
Mos druaj nga fijet e kamxhikut të Ponc Pilatit
Po atyre që mbijnë brenda, në thellësi të gjakut.
Mos u tremb nga armët vrastare me fuqi rrufeje
Por krimbit të shpirtit tënd, po u rrit brenda teje.
Gjaku i paprishur tmerrin më shumë i fut djallit
Se patkoi i varur dyerve, që diku i ka rënë kalit.
Shtëpinë s’e mbron vargu antologjik i hudhrave
Dhe vampirët nuk tremben nga kryqi i kudhrave.
Atdheu mbrohet më shumë se në epet e Homerit
Ku erës së bukës i vjen era e djersës dhe e nderit.
Prishtinë, 28 janar 2015
BORA E SIVJEME
DHE
E NJË VITI TJETËR
Bora që kërcet nën këmbë me krrap-krrupe
E ngrirë dhe e ftohtë, si e një viti të shkuar
Më solli ndërmend një zonjë të bardhë dikur
Që rrinte akull në tryezën solemne të shtruar.
Edhe më zonjë se bora e këtij viti, ajo borë
Napë kristalesh të bardha si vello nusërore,
Pa peshën e trupit tim mbi këpucët e rënda
Më ritmon në vesh ende dy nota muzikore.
Prishtinë, 29 janar 2015
NJË RAPORT I GJYQTARËVE KRAHINORË
TEK AUTORITETET FEDERALE JUGOSLLAVE
Në emër të popullit dhe të shtetit ligjor
Do ta dënojmë irredentizmin shqiptar
Me ditë, muaj e me vite të rënda burgu
Dhe me gurë shekujsh shkallë – shkallë.
Varësisht nga prurjet e rrjetës policore
Kundër peshqve i kemi sitat e guroreve:
Katërmbëdhjetë deri gjashtëdhjetë gurë
K.R.-ja e cironkave e shkruar fletoreve.
Për ata që thërrasin “Kosova Republikë”
Në gojë u vëmë njëqindetridhjetetre gurë
Për të tjerë prangosje të gjatë në errësirë
Mes telave me gjemba e pa derë në mur.
Ne do e zhbëjmë nacionalizmin shqiptar
Duke e ndrydhur mes gurësh paleolitikë
E po nuk mjaftuan, i huazojmë nga koha
Shkëmbinjtë e errësirës... parahistorikë.
Prishtinë, 30 janar 2015
BRESHKA SHENJTORE E DOGJI MALIN
Në vendin N. N. ku si shenjtore u shpall breshka
Pishtari mbi zhguall e dogji rrëzës së gëmushës
E flaka i hyri fletës së parë të dushkut aty pranë
Drurit të thatë, të njomit, tërë bjeshkës e fushës.
Prishtinë, 31 janar 2015
UJKU
Nuk jam personazhi në rolin e një filmi
Në skenën e lashtë të stinës së gjahut
As dre i përrallës që me gjuhën magjike
Mbyllte plagët e sharrës në trup të ahut.
Kur gjahtari i rryer me plumba të egër
Në trup më godet e ma hap një plagë
Jam bisha e vjetër që hospitalizohem
Duke lëpirë veten me gjuhë e me jargë.
Gjersa gjëndrat e mia mbetën po ato
Me të njëjtin kapacitet e po atë tajitje
Armët e njeriut përherë dhe më të egra
Përsosje e rrezikshme gjithnjë në rritje.
Prishtinë,1 shkurt 2015
Subscribe to:
Comments (Atom)
Vdiç akademik prof.Fatos Mehdi Daci ,historiani dhe "mjeshtri i madh" i Dibrës
Me dhimbje të thellë njoftohet ndarja nga jeta e Fatos Mehdi Dacit , gazetari, historiani dhe Mjeshtri i Madh, një prej figurave më të shq...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
Search inside image Shkruan Akademik prof.dr.Flori Bruqi, PHD Search inside image Pak biografi për t’mos ju ardhtë mërzi…. Search inside ...
-
Akademik Prof. Kujtim Mateli Pak histori derisa nisa t ë shkruaj librin “E vërteta për Dodonën dhe Epirin” (Pjesa e parë e para...
-
Kërko brenda në imazh Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme Haki Taha, u lind n...
-
Shkruan Akademik Flori Bruqi, PHD. Në historinë e popujve të Evropës, vështirë se mund të gjendet ndonjë popull që...
-
"Zëra nga burime të nxehta" mbetet një libër i veçantë i shkrimtarit Sabri Godo . Ai vjen për të dëshmuar se ka autorë dhe vepr...
-
Organizatorët e protestave antiqeveritare në Serbi kërkuan nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, që të paraqesë planin e tij për Kosovën ...
-
Shkruan Akademik Prof. Dr. Flori Bruqi, PHD AAAS. Në Arkivin Qendror të Shtetit, Tiranë, në Fondin 144 – Koleksioni i hartav...
-
Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...
-
Kush është Koço Kokëdhima ? Koço Kokëdhima nga Qeparoi i Himarës është njëri ndër biznesmenët më të pasur dhe të suksesshëm në...