Agjencioni floripress.blogspot.com

2015/02/13

Shën Valentini mbrojtësi i dashurisë




Shen Valentini eshte festa per te cilen shkruhen me shume...

Vdiq në Romë me urdhër të perandorit Aurelian në vitin 270 (ose ndoshta 273, data nuk është e sigurtë). U varros në kodrën e Ternit, qytet në të cilin ishte peshkop nga viti 197 dhe është ende sot shenjt mbrojtës i tij.

Në vendin ku u varros ngrihet sot një bazilike në të cilën ruhen teshat e tij; pranë, një shtatore argjendi mban shkrimin: Shën Valentini mbrojtësi i dashurisë. Figura e shenjtorit mbrojtës të të dashuruarve vihet megjithatë në pyetje nga disa që parapëlqejnë t´ia rikthejnë një prifti romak i cili poashtu pak a shumë në të njëjtat rrethana vdiq po ato vite si Sh.Valentini.

Emrin Shën Valentin e mban edhe një festë e njohur botërore si "dita e të dashuruarve", që është më 14 shkurt.


Shën Valentini është festa për të cilën shkruhen më shumë kartolina në botë, duke përjashtuar këtu Krishtlindjet dhe Vitin e Ri. Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës shkëmbehen 1 miliardë fraza dashurie çdo 14 shkurt dhe kjo dashuri është e drejtuar jo vetëm tek partnerët, por tek të gjithë: mësues, fëmijë, prindër dhe kafshë.

Ja një listë me kuriozitete mbi Shën Valentinin:

Sipas një sondazhi të vitit të kaluar në Itali nga Coldiretti, 48% e të dashuruarve dhurojnë në 14 shkurt lule, që janë dhurata e preferuar. Më pas ndjekin çokollatat (25%), veshjet (15%), parfumet dhe bizhutë (12%). Janë rreth 20 milionë lule që blihen me një vlerë prej 75 milionë eurosh nga italianët.

Kuriozitete mbi Shen Valentinin
Sipas një sondazhi të ‘Reuters’ të vitit 2010, 1/5 e 24 mijë personave të intervistuar preferonin ta kalonin Shën Valentinin me… qenin e tyre. Në këtë sondazh del se rreth 50% e turqve 14 shkurtin e kalon në shtëpi me kafshën shtëpiake duke zënë vendin e parë si populli që e “urren” më shumë këtë festë. Ana tjetër e medaljes janë francezët: vetëm 10% e tyre preferon qenin në vend të partneres.

Arsyet se pse trëndafilat e kuq janë simboli i Shën Valentinit janë dy. E para: e kuqja është ngjyra e pasionit; e dyta: San Valentino i dha një trëndafil të kuq një çifti që po debatonte duke shuar sherrin.



Historitë e famshme të dashurisë nuk kanë kohë, ato janë të përjetshme. Bota ka parë shumë histori dashurie, por vetëm disa prej tyre janë kthyer në legjenda të përjetshme, janë gdhendur në libra e përjetësuar në projekte kinematografike. Disa nga këto çifte të dashuruarish janë përballur me refuzimin e të afërmve të tyre, të cilët s’kanë miratuar lidhjen e dashurisë, ndërsa të tjerë thjesht kanë jetuar një histori që ka zgjatur deri në ditët e fundit të jetës së tyre.
Historite me te medha te dashurise nder shekuj

Historitë

Ndonjëherë në histori, tragjedia dhe dashuria kanë ecur përkrah njëra-tjetrës. Këto kanë qenë dhe ato histori që kanë frymëzuar më shumë poetët. Skenarë të njohur filmash e romane janë krijuar në bazë të këtyre historive, edhe pse ato kanë ndodhur shumë e shumë kohë më parë. “Websitet” e ndryshme, tani në prag të festës së përvitshme të Shën Valentinit, këshillojnë ata që duan të zgjedhin një eksperiencë të veçantë, që të lexojnë së bashku me njerëzit e tyre të zemrës këto histori të pavdekshme dashurie.

Shën Valentini

Historia e Shën Valentinit është e mbështjellë me mister. Një legjendë thotë se Valentini ishte një prift, i cili shërbente gjatë shekullit të tretë në Romë. Bëhet fjalë për kohën kur perandori Klaudius II vendosi që të nxirrte jashtë ligjit martesën për meshkujt e rinj, pasi mendonte se të pamartuarit ishin ushtarë më të zotët. Valentini, i cili e konsideronte padrejtësi një gjë të tillë, celebronte në fshehtësi martesat e të rinjve të dashuruar. Kur Klaudius e zbuloi një gjë të tillë, ai urdhëroi që Valentini të dënohej me vdekje. Sipas historive të tjera, Valentini mund të jetë vrarë ndërsa ndihmonte të krishterët të arratiseshin nga burgjet romake ku ata torturoheshin. Sipas një legjende tjetër, Valentini ia dërgoi përshëndetjen e parë vetes së tij. Ndërsa ishte në burg mendohet se Valentini u dashurua me një vajzë të re, e cila mund të ketë qenë e bija e rojës së burgut, e cila e vizitonte shpeshherë. Përpara se të vdiste mendohet se i mund t’i ketë lenë asaj një letër me firmën “Nga Valentini yt”. Në Britaninë e Madhe Shën Valentini filloi të ishte një festë popullore rreth shekullit të 17-të. Nga mesi i shekullit të 18-të u kthye në një ritual të zakonshëm që miqtë dhe të dashuruarit e të gjithë sferave shoqërore të shkëmbenin dhurata të vogla apo letra me shkrim dore. Nga fundi i këtij shekulli kartolinat e shtypura filluan të zëvendësonin ato të bëra me dorë për shkak të përparimeve të teknologjisë. Në ditët e sotme mendohet se ditën e Shën Valentinit shiten rrethe një miliardë kartolina, duke e renditur këtë festë në të dytën për sa i përket numrit të kartolinave të dërguara.

Mark Antoni dhe Kleopatra Faraonia e Egjiptit dhe gjenerali romak

Historia e dashurisë së faraones së fundit të Egjiptit dhe gjeneralit të pashëm romak skandalizoi gjithë shoqërinë romake dhe politikanët romakë. Ata u martuan në vitin 36 para Krishtit, por dashuria e tyre nuk pati fund të lumtur. Pavarësisht të gjitha rreziqeve, Mark Antoni dhe Kleopatra u martuan në vitin 36 Para Krishtit. Në vitin 31 para Krishtit, kur Mark Antoni dëgjoi në fushën e betejës lajmin e rremë se Kleopatra kishte vdekur, ai ra mbi shpatën e tij. E mbetur pa shpresë, Kleopatra vrau veten duke përdorur një gjarpër helmues.

Marie dhe Pier Kurie, partnerë në dashuri dhe në shkencë

Marie kalonte çdo minutë kohë të lirë duke studiuar në laborator. Kështu ajo i ra në sy Pier Kurie, i cili ishte drejtori i një prej laboratorëve ku ajo punonte. Ai i bëri asaj propozime të shumta martese deri sa ajo pranoi. Ata u martuan më në fund, në vitin 1895 dhe filluan kështu lidhjen e tyre të famshme. Tre vite më vonë ato zbuluan poloniumin dhe radiumin. Në vitin 1903 fituan çmimin Nobel. Kur Pier vdiq në vitin 1904, Marie vazhdoi punën e tyre të përbashkët duke u bërë dhe mësuesja e parë femër në Sorbonë.

Alfred Lunt dhe Lin Fontan, çifti që “mbretëroi” 55 vite në Broduei

Lunt dhe Fontan u shfaqën në pjesën e parë teatrore së bashku, në vitin 1919. Ata u martuan tre vite më vonë. Rrallë ka ndodhur që një histori dashurie teatrale të zgjasë aq shumë ose të ketë një triumf të tillë. Për 55 vite ata ishin të pandashëm nga njëri tjetri. Ata shkëlqyen në Broduei me rolet e tyre në komeditë e sofistikuara të Xhorxh Bernard Shout, Terenc Ratigan dhe Noel Kouard, vepra madhore e të cilit, “Design for living” ishte krijuar enkas për ata të dy. Alfred dhe Lin u larguan nga skena në vitin 1958.

Eni Oaklei dhe Frenk Batler, gjuajtësit e talentuar që frymëzuan “musical” amerikan

Eni Oaklei nga Ohajo ishte një vajzë çapkëne, e cila shumë shpejt u bë e njohur si qitëse e talentuar. Frank Butler, i cili ishte qitës me famë në atë kohë, u habit pa masë kur i thanë se një vajzë e re kishte pranuar sfidën e tij për të mundur këdo. Por në fakt, vajza e re e fitoi konkursin dhe e mundi atë. Ajo fitoi gjithashtu dhe zemrën e tij. Ata u martuan në vitin 1882. Butler braktisi karrierën e tij, për të menaxhuar atë të gruas së tij. Eni vdiq në vitin 1962. Bashkëshorti i saj zemërthyer, vdiq 18 ditë më vonë, ndërkohë që martesa e tyre e lumtur kishte zgjatur 44 vite.

Robert dhe Elizabeth Brouning, një histori dashurie sekrete mes dy poetëve legjendarë

Historia e dy poetëve përmban gjithë elementët e duhur për një histori romantike, shoqërimin e fshehtë me njëri tjetrin, arratisjen, poezitë e dashurisë dhe peizazhin piktoresk italian. Elizbeth shkruante poezi që kur ishte e vogël dhe botoi një libër “Poems” në vitin 1844. Shkrimet e saj tërhoqën vëmendjen e Brouning, i cili ishte poet. Ata u detyruan të arratisen në Itali pas kundërshtimit të babait të Elizabeth për martesën. Poezitë e të dyve u frymëzuan pikërisht nga historia e dashurisë së tyre.

Viktoria dhe Alberti, mbretëresha angleze që vajtoi bashkëshortin për 41 vite

Mbretëresha Viktoria dhe Princi Albert u martuan më 1840. Çifti pati nëntë fëmijë dhe Viktoria ishte shumë e dashuruar pas bashkëshortit të saj. Kur Alberti vdiq më 1861 ajo nuk u shfaq në publik për tre vjet rresht. Izolimi i saj i gjatë shkaktoi kritika publike. Sidoqoftë, nën influencën e kryeministrit Benxhamin Disraeli, Viktoria iu rikthye jetës publike në vitin 1866. Por Viktora, s’reshi kurrë së vajtuari për princin e saj të dashur, duke u veshur me të zeza deri në fund të jetës së saj.

Xhon Alden dhe Prishila Mullins, një prej romancave të para të kolonive në SHBA

Historia e tyre ishte një nga romancat e para në kolonitë amerikane. Historia e tyre e dashurisë është e përjetësuar në një poemë të vitit 1858 të Henry Longfellou. Sipas poemës, Alden u njohu me Mullins, kur kapiteni i tij e dërgoi atë t’i thoshte vajzës së bukur se kishte rënë në dashuri me të. Mirëpo Alden dhe Mullins u dashuruan bashkë, megjithëse nuk mund ta shprehnin nga frika se mos fyenin kapitenin. Së fundmi ata u martuan, lindën 11 fëmijë dhe janë ndër themeluesit e Duksbëri në Masacusets.

Shah Jahan dhe Mumtaz Mahal, perandori që ndërtoi Taxh Mahalin për gruan e tij

Perandori Shah Jahan ishte i dashuruar marrëzisht pas gruas së tij 15-vjeçare, Mumtaz Mahal. Ajo i dhuroi atij 14 fëmijë dhe u bë gruaja e tij e preferuar. Pas vdekjes së saj në 1629, perandori që mbajti zi për një kohë të gjatë për gruan e tij të dashur, vendosi të ndërtonte në nder të saj një monument. U deshën 20 mijë punëtorë, një mijë elefantë dhe rreth 20 vite për përfundimin e monumentit, i cili sot është një destinacion i preferuar i turistëve, Taxh Mahali. Kur Shah Jahan vdiq, e varrosën përkrah gruas së tij në Taxh Mahal.

Abigail dhe Xhon Adams, një histori dashurie gjysmëshekullore gjatë luftës revolucionar

Edhe pse ajo jetoi në një kohë, kur pjesa më e madhe e grave nuk ishin të arsimuar, Abigail Adams mësoi të lexonte dhe të ishte në kontakt me ngjarjet e momentit në vend. Intelekti i Abigail tërhoqi vëmendjen e avokatit të ri, Xhon Adams dhe ata u martuan në vitin 1764. Ishte një dashuri intelektuale dhe romantike që do të zgjaste për 50 vjet. Gjatë kohës që Adams ishte larg shtëpisë, ata i shkruanin njëri tjetrit letra të gjata romantike. Në vitin 1810 ata lanë Shtëpinë e Bardhë dhe u tërhoqën në fermën e tyre në Masaçusets, ku gëzuan praninë e njëri-tjetrit dhe për 17 vite të tjera.

Abelardi dhe Heloiza, dashuria e një murgu e murgeshe që jetoi ndër shekuj

Historia tragjike e Abelardit dhe Heloziës ka jetuar ndër shekuj. Rrethi vitit 1100, Peter Abelard shkoi në Paris të studionte në shkollën “Notre Dame”. Ai fitoi shpejt si reputacionin si filozof i shquar. Kur meshtari i “Notre Dame” e punësoi atë t’i jepte mësim mbesës së tij, Heloizës, ai u dashurua marrëzisht me mbesën e punëdhënësit të tij, Heloizën me të cilën pati dhe një fëmijë. Mirëpo pasi u mor vesh një gjë e tillë, Heloizën e mbyllën në një kuvend dhe Abelardi vendosi të bëhej murg. Ata vazhduan ta donin njëri tjetrin dhe letrat e tyre janë botuar më vonë.

f.b.

ISMAIL KADARE: IKJET NGA KOSOVA, KJO ËSHTË JO IKJE, KJO ËSHTË NJË LLOJ SHPËRNGULJE SI NJË NGA FORMAT MË TË RËNDA GJENOCIDIALE


Ilir Ikonomi

Shkrimtari Ismail Kadare ishte para disa ditësh në Izrael, ku iu dorëzua Çmimi i Jeruzalemit për veprat që shprehin më mirë idenë e lirisë së individit në shoqëri. Ky çmim jepet në hapje të Panairit Ndërkombëtar të Librit në Jeruzalem, ngjarja më e madhe letrare e Izraelit. Në ceremoninë e së dielës ishte edhe Presidenti izraelit. Në një intervistë me telefon nga Parisi me kolegun tonë Ilir Ikonomi, shkrimtari i shquar foli në fillim mbi përshtypjet nga vizita në Izrael.

ISMAIL KADARE:  Unë kam qenë edhe herë tjetër në Izrael. Më bëri si gjithmonë përshtypje serioziteti i organizimeve të tilla. Ne ndonjëherë na bën përshtypje kjo, ndoshta ngaqë edhe nuk jemi mësuar me një qasje të tillë.

ZËRI I AMERIKËS:  Në ceremoninë e çmimit ju zgjodhët të flisnit mes të tjerash për raportet e shkrimtarit me lirinë. Por do të dëshiroja t’ju pyesja për diçka tjetër që gjithashtu lidhet me lirinë. Shqiptarët e Kosovës e fituan lirinë jo shumë kohë më parë. Dhe, në vitet e para pati kthime në masë të njerëzve për të ndihmuar vendin e tyre të ri. Ndërsa tani shikojmë të kundërtën. Njerëzit po ikin. Si e shpjegoni ju gjithë këtë zhgënjim ndonëse në liri?

ISMAIL KADARE: Që të jem i sinqertë, unë nuk jam në gjendje ta shpjegoj plotësisht. Problemet që ka Kosova janë sigurisht probleme reale, të rënda disa herë. Kemi të njëjtat probleme pak a shumë edhe ne, pak a shumë Ballkani, pak a shumë një pjesë e Europës. Por ikja nga vendi nuk është zgjidhje, as ka qenë dhe as do të jetë zgjidhje. Kjo është jo ikje, por një lloj shpërngulje. Mësova me një trishtim të jashtëzakonshëm që midis të ikurve këto kohët e fundit janë gjashtë mijë fëmijë shqiptarë të shkollave. Kjo quhet, pra, jo ikje. Ajo nuk justifikohet, nuk përligjet vetëm nga arsyet ekonomike. Kjo është një lloj psikoze, një ligshtim moral shumë, shumë, shumë i trishtueshëm. Shpërngulja është një nga format më të rënda gjenocidale, nga format e shfarosjes së një kombi. Ajo çka i detyron ata duhet gjendur, mendoj. Nuk mund të ngrihen duart përpjetë nga askush, duke filluar nga njerëzit që drejtojnë Kosovën, tek ne të tjerët të gjithë. Kur them të gjithë, e kam fjalën te Shqipëria vetë, si shoqëri dhe si komb, te Shqipëria si shtet dhe si opinion publik, dhe këtu përfshij edhe veten time.

ZËRI I AMERIKËS: Ju flisni shpesh për Evropën, si shtëpia e madhe ku shqiptarët kanë vendin e tyre të natyrshëm. E megjithatë, Shqipëria dhe Kosova vazhdojnë të vuajnë mjaft nga probleme të tilla si korrupsioni, varfëria ekonomike, politika e egër, mosfunksionimi i drejtësisë, prania në parlament e njerëzve të inkriminuar. A janë këto për ju një pengesë serioze për t’u integruar në Evropë, apo i shihni si pjesë të zhvillimit?

ISMAIL KADARE: Të gjitha këto që përmendët ju janë të vërteta, nuk janë të tepruara, por asnjëra prej këtyre arsyeve nuk është e tillë bindëse që të lëkundë qëndrimin shqiptar, strategjinë shqiptare ndaj Evropës. Mendoj se kjo duhet të jetë e padiskutueshme. Jo sepse Evropa është një lloj feje apo besimi fetar, por sepse është mundësia e vetme që na ka dhënë historia, natyra dhe fati ynë, siç thuhet shkurt. Të gjitha ato incidente që ndodhin dhe do të ndodhin në rrugën e popujve evropianë, ballkanikë, në rrugën e popullit shqiptar, nuk janë justifikim për zgjidhje të tilla radikale siç është dorëzimi përpara së keqes. Përkundrazi.

ZËRI I AMERIKËS: Ju përmendët në Jeruzalem çështjen e hapjes së dosjeve në Shqipëri, që e quajtët pjesë të shqyrtimit të ndërgjegjes. Kohët e fundit në Shqipëri përsëri po flitet për këtë temë. Çfarë duhet të ndodhë në politikën shqiptare që ky proces vërtet t’i shërbejë shqyrtimit të ndërgjegjes dhe të mos kthehet në një shfaqje politike?

ISMAIL KADARE: Ka shumë njerëz që nuk duan që dosjet të hapen, nuk duan që arkivat të hapen. Disa nuk duan me arsye, disa pa arsye. Për shumë njerëz do të ndodhë diçka e madhe, do të detyrohen të struken në këndet e padukshme të shoqërisë. Por le të bëjmë një pyetje: A është e mirë kjo gjë, apo është e keqe? A është e mirë që njerëzit, të cilët kanë qenë përgjegjës të drejtpërdrejtë për një diktaturë të egër, që kanë qenë masha e saj, duart e saj të përgjakura, ose duart e saj të errëta, të tërhiqen në qoshe dhe të mos përzihen në jetën shqiptare? Unë mendoj se nuk ka asnjë të keqe në këtë gjë. Nga hapja e dosjeve vendi nuk humbet gjë. Gjermania e bëri këtë proces me një forcë shumë të madhe, sepse përmasat e së keqes ishin tepër të mëdha, të tmerrshme. E bëri dhe nuk humbi asgjë. Përkundrazi, një nga sekretet, shpjegimet, misteret e zhvillimit të jashtëzakonshëm gjerman sot në Evropë është pikërisht ky guxim për të shqyrtuar ndërgjegjen e vet dhe nuk ndodh ndonjë gjëmë, siç thuhet poshtë e përpjetë, me hapjen e këtyre dosjeve. Do të ndodhë vetëm një strukje e së keqes dhe kjo do t’i bëjë mirë kombit shqiptar.

NJI LULE VJESHTET

Përgatitë për Shën Valentinin nga Fritz RADOVANI:

Poezia e At Gjergj Fishtës asht për Ata, që dishrojnë me dijtë çka asht Dashunia...

Janë plot 70 vjetë që “poetët, shkrimtarët, akademikët, profesorët, doktorët e mësuesit” i këndojnë e i thurin vargje e vepra “gjithkujtë”, përveç, Dashunisë për Njeriun! 

Ata mund të jenë “ma të mëdhenjtë e botës”, por jo, për Dashuninë! Ata i përkasin vetëm Urrejtjes!

Dashunia asht VETEM Kjo:







 Image result for GJERGJ FISHTA






                                                   AT  GJERGJ FISHTA O.F.M.

NJI  LULE  VJESHTET


Kjo ndoshta asht poezija ma lirike e mbarë këtij libri, n’ atë kuptimin e ngushtë qi merr fjala. Asht nji lirikë qi zbulon shumë ndiesi të botës së mbrendshme të Poetit. Subjekti i saj paraqitet mjaft i pacaktuem. 
Mbas mendimit tim Poeti në ketë karm – në ketë trajtë si paraqitet sot hartimi – nuk pat nji vehtje të caktueme.





 Ai ndoshta – shka ka të gjitha gjasët – së parit desht të shprehë ndiesit e dhimbjës për këtë apo atë vehtje të caktueme, por, në përshkrim të hartimit, erdh tue e çveshë prej çdo veçansije, e kështu e idealizoi aq sa, ai  Shpirt i lum, për të cillin s’ ishte kenë toka por Qielli, i bahet qendër n’ atë ravë të thepisne, qi shekulli e nji dishir Lirijet ia kishin shtrue gjallimit të tij. N’atë vorr zemra do t’ i ndezej, si Lekës së Madh në vorr t’ Akilit, kah punët e mbara e kah burrnija, e prej, se kishte me shkepun hovin kah punët e mëdha.

Image result for GJERGJ FISHTA

Engjulli i Zotit, qi brij vorrit do t’ i sillte fuqitë mizore, do t’ ishte njiheri edhe Zana frymzuese e Poetit. E atëherë, pa u frigue do të prehte zhgjetat e zjarrta, për t’ ia lëshue njerzimit kundër vesit, e do të ndertojë kangët kreshnike për t’ i diftue botës se shka vlejnë armët në dorë të Shqiptarit. Kështu, shohim se me kangë të veta do të ndertojë mbi atë vorr nji përmendore vertetë të madhnueshme, së cilës nuk do të kishte se shka me i ba rryma e moteve.



Zanat do t’ ia rrethojshin vorrin me lule e do të rritshin për rreth selvija. Shtegtari i lodhun, ulë me pushue do t’ i uronte paqë e qetësi e do t’ u flitte për té të bijvet, qi kanë me nxjerrë kangë e me i gdhenun  emnin mbi lisa, tue e ba kështu të pavdekëshme.  At Viktor Volaj O.F.M. (1941)




***
N’ atë rrahe t’vdekunve mbrenda vorrit t’ errshem
Tash pluhun jé. Ata dy sy t’ janë errë,
Ku qiella prirej me sa hana e diella
Terthores s’ eper m’ sharte vrejnë t’ njerzimit!
T’ janë sosun fjalët e ambla e plot urti,
E ai zâ t’ asht kputë, i cili bite n’ zemer
Si kumbë liret t’ tingllueshme, qi prej s’ largu
Ndihet tue ra, kur dora e prekë e mësueme!
Ehu! Po; “vdekja, qi baras n’ derë t’ pallateve
Trokllon, si n’ trinë t’ kolibavet,” ku i vorfni
Me lot njomë buken, ty edhe ajo ké dera
T’ troklloi, e ti kalove, porsi vesa
E natës kalon, kur dielli bjen me shndritun
Mbi kobe t’ dheut. Sot permbi vorr t’ kanë bijtun
Hithat e madergona! Nji Kryq dëllijet,
Qi e pershpirtshme nji dorë ta vu té kryet,
Nder to ka humb, as tjeter send trishtimin
E vorrit nuk t’ a zbutë, posë vajit  t’ trishtueshem
Të hutit t’ natës, qi nëpër curra t’ malit 
Dhimbshem në rreze t’ hanës rrin tue gjëmue!...
Ai grumbull gurësh, qi n’ vorr t’ randon persipër,
Vetë gjaksorit t’ pashpirt, qi mbyti nieriun,
Lugat i duken, n’ hikje kah t’ bjen nget vorrit,
Edhe t’ përqethët atë botë, i shkon n’per zemer.
Po, a thue, krejt vdekja n’ asgjasend t’ përpini
E, posë se do kocijsh edhe ‘i grusht pluhun, 
Nuk t’ la tjeter? Jo! N’ prehen t’ Amëshuemit
Pjesa ma e mirë e jotja ka fluturue
Me gzue n’ dritë t’ qiejvet, ku pushon dëshiri
I njeriut t’ drejtë, si drita m’ sy të kthjellët.
Po, po, se pertej vorrin shpirti i njeriut
Gjallon perjetë! Ky mendim i ambel
Vdekjen e zbutë e vorrin ban t’ pelqyeshëm.
Kur zemren faji  s’e grisë. Prej këtij mendimi
As vetë per ty s’ lotova shumë, kur ndjeva
Se vdiqe: Se n’ ma  t’ miren lule t’ motit
E le ti ketë shkreti, ku shuen e Drejta
E paudhnija, ku sundon mizore;
Ku i zhyemi m’ vese sod me dorë dhunuese
Vesin shinon me Theta t’ zi, e selija
N’ rrashta t’ pergjakshme t’ njerzvet n’ kambë, ku mbahet. 
Ehu! Po, se Shpirti i yt, i kulluet si rrezja
E diellit, qi perfton lulet e erandshme,
Kur bora dehet, s’ mujt me e bajtë qelbsinen
E randë t’ ktij sheklli t’ zi; por fletët i rrahi
Kah jeta e dytë, ku Ai qi rruzullimin
N’ themel e dridhë veç me ‘i vetimë t’ qerpikut:
Amshon n’ lumni shka Atij t’ i ket perngja.
S’ kjé toka, jo, per ty kjé qielli!
E tash, qi vetë jam tue ravisë këto karta,
Ti, kushedi, nëpër vërrije t’ amëshueme
Shkon tue kerkue per lila e drandofille,
Qi s’ dinë me u fishkë e ndreq me ta kunora,
Per me u lulzue; mandej, nder t’ zjarrtat valle,
Qi nëpër vërrije rrinë tue këndue t’ Parrizit:
Ku, fletët e arta bashkë kryqzue me Engjëj,
Këndon Zotit lavde nëpër ylbera t’ qiellit;
A, marrë krejt n’ t’ pam t’ s’ hyjnueshmes faqe t’ Zotit,
Porsi m’ pasqyrë t’ kulluet shqyrton shestimin
E rruzullimit, vu prej s’ eprës Mendje,
E cila n’ t’ kenun sendet thirri t’ tana
Prej hijeve t’ thellueme t’ asgjasendit,
kur bani Ajo furinë me heshtë t’ thellimit, 
E me ‘i fuqi t’ pamatun prapi terrin
E pakthellimit, qi atje n’ t’ skajshmet megje
T’ këtij shekulli ndihet tmershem tue gjëmue,
Kah per ledhe plandoset t’ rruzullimit.
E aty, n’ atë dritë plot ambelsim dashunije,
Qi porsi lum‘ i kjartë prej Atit t’ Dritave
Gjithkah dikohet nëpër verë t’ Parrizit,
Shpirtnat e lum krejt n’ rreze tue përshi,
T’ kthiellta ti i prirë t’ vertetat, t’ cilat Hyji
Deshi t’ muzgëta njeriut me ia lanun t’ shkrueme
Nder fletë t’ hyjnueshme t’ t’ amëshuem Ungjillit.
Oh! Sa e sa herë, kur n’ mbrame shuen natyra,
E tjeter s’ ndihet, veçse rryma e përronit,
Qi përmallshem gurgullon nëpër rrâjë e curra,
Unë, lodhë mbi letra t’ t’ dijshemve t’ kahmotit,
Mbas t’ cilve fjalen rrij tue lëmue shqiptare,
Dal në dritare me kundrue shatorren, 
Qi i Lumi t’ kthielltë ia vuni rruzullimit,
E këqyri hyjt, qi thue, se aq sy Zotit
Flakojnë mbi dhé – kushdi, per me felgrue
Nierin, qi egrue ma fort prej tmerrit t’ territ,
Perbluen punë t’ mbrapshta: - e atë botë mendoj per ty.
E, ku t’ a shoh ma t’ flakshem tue xhixhëllue
Nji yll, aty selinë unë them me vete,
Ti do t’ a késh, e sytë m’ atë yll pa nda
I nguli, e m’ bahet si me t’ pa. Me emën
Unë t’ thrras atë botë nëper terr. Nji vaj bylbylit,
Qi permallshem nder gemba rrin tue kja
Fatin e vet, a ndoshta, zogjt e dashtun,
Jehonë m’i bahet t’ grishunit; e m’ duket
Se bisedoj me ty!.. Nuk vdiska i miri,
Jo kurr; e sidomos nja’, i cili nji zemer 
E len mbrapa m’ e ankue. Prej vorrit t’ errët,
Gjumin e vdekjës ku ai ban, na i flet mendimit,
Ambël edhe na nzitë kah punët e mbara,
E n’ mendjen tonë gjallon. – Kur Aleksandri
Prej Bregut t’ Matës ngallnjyes u kap kè vorri,
Ku shuen idhnimi i Prijsit t’ Mirmidonëve,
Qi atje nën Shé vorfnoi me aq djalë Ekuben,
Iu ndez aty flakë zemra kah lumnija.
Mbi atë vorr, po, u betue me ngulë flamurin
N’ skaj t’ dheut, e prej selisë me i zdrypë mbretnit;
E atëherë perpara tij tanë bota shuejti.
Mue edhè, qi shekulli e nji dëshirë Lirie
T’ thepisun raven m’ ia kanë shtrue gjallimit,
Mue, po edhe zemra mbi vorr tand t’ pervujtun
M’ ndizet kah punët e mbara e kah burrnia.
Permbi vorr t’ and, po, nxâ të fortë me e mbajtun
Besen e dhanun – e miqesin e zanë;
Per Fé e per Atme n’ ballë me i dalë rrezikut:
Të ligështit doren me ia ngjitë e t’ fortin
Mos me e gledhue; kur t’ jet me u thanë e drejta.
Mos me i shmangë sytë prej cakut, n’ t’ cilin mendja
Dishron me u kapë, as kurrë mos me u ligshtue
Nder sa t’ vishtira, qi t’ na sjellin motet.
Po, po! Se pré’ atij vorri kam me shkepun
Hovin kah punët e mëdha. Ai Kryq dëllijet,
Mneren e vorrit qi ta zbutë, Ai qanderr
Ka me m’ kenë nder salvime; Engjëlli i Zotit,
Qi rojës besnik fuqit t’i  pruen mizore,
Gjumin e vdekjës në vorr mos me t’ turbullue,
Dér qi të shkimen n’ qiellë e hana e dielli
E t’ ngele moti e shekulli mbarë t’ rroposet,
E t’ vijë dita e gjyqit t’ rruzullimit, 
Ai ka per t’ m’ kenë Zana. E atëherë, pa u tutë
Zgjetat e mprehta e t’ zjarrta kam me i mprehë,
Qi kundra vesit do t’ ia lëshoj njerëzimit:
Atëherë unë kangët kam me i ndertue kreshnike,
Me t’ cilat botës unë do t’ ia la të shkrueme
Se shka vlejnë armët besnike n’ dorë t’ Shqiptarit.
E me kangë t’ mija ‘i permendar t’ madhnueshëm
N’ vorr tand kam per t’ ndertue, të cilin moti
Me fletë të ngrita kot ka per ta rrahë;
Pse, si curr, qi n’ mes t’ detit rreh tallazi,
Edhe ai ashtu do t’ mbesë nder gjire t’ motit
Qi bumbullojnë mbi faqe t’ rruzullimit.
E atëherë prej bjeshkve kanë me u djergun Zanat
E me të njoma vjollca e drandofille
Vorrin kanë me t’ vallue, e kanë me rritë
Me shumë kujdes per qark selvia t’ blerta; 
E shtegtarit mundqar, qi n’ ato hije
Ka me zanë vend, me ndalë pak gja t’ dihamet.
Kanë me kallzue se sa pjesë qielli vrâni
Vdekja n’ atë vorr. E atë botë i largët shtegtari
Të lehtë dhéun ka me t’ urue, e t’ paqta e t’ buta
Shinat e boren: e, kur n’ male t’ veta
T’ dredhojë ké stani, fëmijës ka me i kallzue
Shka ndjeu per ty. E fëmija e tij asobote
Emnin tand kanë per t’ këndue, e vrrini e bjeshka
Gjithmonë i ri, tue njehë furit e mnershme,
Ambël prej emnit tand kanë me jehue.
Me maje t’ briskut kanë me shkrue mbi lisa
Me shkrola t’ njohtne veç e prej barijve:
Kanë me u rritë lisat, perse sopata as rêja
S’e prekin landen, ku asht ravisë ai emen:
E tue u rritë lisat kanë me u rritun shkrolat;
E kështu ma t’ kjarta mbas disa qindvjetëve
Nipat ma t’ vonët kanë me i këndue, e emni,  
Sa t’ bjerë dielli tokës ka me t’u kndue.
                          1909.
***
Shënime nga Fritz Radovani (F.R.): Ma shumë se katerdhetë vjet kishin kalue kur më ra në dorë edhe njëherë ky libër për me e lexue.
Tash, edhe e kopjova.
Kujtojshe nga Prof. Gasper Ugashi një mendim:
Lahuta e Malësisë’ asht vlerësue edhe nga të huejt për vlerën e madhe që ka si poemë epike, por koha do të vlerësojë Mrizin e Zanavat si kryeveper të Lirikave në letersi shqipe e njëkohësisht, poezinë – Nji lule vjeshtet – si kryevepër të krejtë krijimtarisë së At Gjergj Fishtës. Ajo poezi zenë vend në letersi botnore edhe për një arësye tjetër, pse mbrenda saj ka shpërthye shpirti i At Fishtës në drejtim të një “ylli”, që asht i padijtun por i kuptueshëm...”.




---------------------------------------------------------------

Subject:RE: Nje lule...
From:Fritz RADOVANI (fritzradovani@hotmail.com)
To:floribruqi@yahoo.com;
Date:Friday, 13 February 2015, 10:26

I dashtun Flori...
Po Ua dergoj te parit kete qe perfundova tashti. Mundeni me e botue. 
Ju uroj Jete te lumtun dhe plot Dashuni, si thote At Fishta... 
Shume shndet Fritzi.

Melbourne, 14 Shkurt 2015.  


--------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

Kush është Fritz Radovani?




Fritz Radovani u lind në Shkodër me 6 janar 1940. Në bombardimin e bamë nga Aleatët me 13 tetor 1943 në Tiranë, ìu vra i ati Kol Radovani, major i policisë shqiptare dhe u rrit me t'ëmën. Në vitin 1956, në Shkodër ka përfunduar shkollën e mesme Pedagogjike. U emënue nga Ministria e Arsimit në Burrel, në fshatin Macukull. Për arsye shëndetësore u kthye në Shkodër dhe u emënue disenjator në Kabinetin Pedagogjik, ku punoi 4 vjet. Mbas katër vjetësh për arsye të shkurtimit t'organikës kaloi mësues në lagjen Liria po në Shkodër. Gjatë asaj kohë pra, në vitin 1965 ka përfunduar Liceun artistik me korrespondencë në Tiranë. Nuk ìu dha e drejta me vazhdue shkollë të lartë për arsye biografie. Në vitin 1968 në periudhën e Revolucionit Kultural, mbas arrestimit të dytë të vëllaut të madh, u transferua në fshatin Kosmaç, mësues në klasat fillore. Në vitin 1969, u largua nga arsimi (po për arsye biografie) dhe u emënue piktor në fabrikën e Tekstilit Shkodër. Aty nuk vazhdoi vetëm dy vjet me titull “Piktor” dhe kaloi në organikën e asaj fabrike si punëtor reparti stampimi deri me daljen në pension të parakohshëm në vitin 1992.
Që nga viti 1967 nuk ka pas të drejtë as me marrë pjesë në ekspozita pikture.
Që nga viti 1945 dhe deri në vitin 1998 (tue përjashtua vitet 19611964) ka pas vazhdimisht një njeri të familjes në burgjet e kampet e shfarosjes, prandej edhe ka qenë gjithmonë i përfshimë në “luftën e klasave” të pushtetit komunist. Në vitet 1945 janë arrestuar dy dajat Paulin e Mikel Prennushi. Paulini ka ba 5 vjet burg e 5 vjet internim. Mikeli ka ba 10 vjet burg. Në vitin 1946 është arrestuar axha i nënës At Mati Prennushi, Provincial i Françeskanëve të Shqipërisë, i cili është pushkatuar me 11 mars 1948. Në vitin 1948 është arrestuar daja tjetër prift Don Kolec Prennushi, i cili mbas hetuesisë ka vdekur në vitin 1950. Në vitin 1950 është arrestuar vëllau Alfonsi, dhe është dënue 8 vjet burg me grupin e studenteve të Gjimnazit Shkodër. Eshtë arrestuar prapë në vitin 1967 dhe është dënue me grupin e klerikëve të Tiranës, me 10 vjet burg për pikëpamje fetare tue u përfshi në nenin e “Agjitacionit e Propagandës kundër pushtetit”.
Në vitin 1991, në muajin janar u zgjedh Kryetar i Sindikatës së Fabrikës Pëlhurave të Shkodrës, në periudhën e lëvizjes antikomuniste në Shqipëri. Po këtë kohë u zgjedh edhe anëtar i Kryesisë BSPSh (Bashkimi i Sindikatave të Pavaruna Shqiptare) në Shkodër, për sektorin e propagandës dhe marrëdhënieve mes besimeve. Ka kontribuuar në përmbysjen e qeverisë komuniste të Ramiz Alisë, tue organizuar mbledhje, mitingje, greva dhe në radio “Shkodra” e gazeta, me artikuj kundër komunizmit. Nuk u pajtue asnjëherë me demagogët dhe komunistët e konvertuem në “demokrat” e “socialist”, për këtë arsye edhe nuk kam ba pjesë asnjëherë në asnjë parti politike të djathtë as të majtë. Kjo e ka shtye që në vitin 1997 me u larguar nga Shqipëria ilegalisht, mbasi u kercnue me vrasje. Në vitin 1998 u kthye në Tiranë dhe në vitin 2000 ka emigruar në Australi. Edhe këtu nuk kanë munguar veprimet kundër tij nga metastazat e Sigurimit famëkeq të komunistëve të Tiranës. Falë Shtetit Australian që i ka siguruar jetën.
Këtu ka përfunduar në vitin 2002 librin “Një monument nën dhe” dhe ka vazhduar punën për një botim të dytë të librit “At Pjetër Meshkalla S.J.”, i botuem për të parën herë në Shqipëri në vitin 1993. Në vitin 1992-1993 është bashkautor i librit “Martirizimi i Kishës Katolike Shqiptare 1944-1990”, libër i cili i është dhurue Papës Gjon Pali II, me rastin e vizitës në Shqipëri me 25 prill 1993. Kam përfundue edhe librin “Gurt’ e Parë” dhe është futë në “labirintet e demokracisë përparimtare”, me mujtë me i dhanë rinisë një punë tjetër modeste nga ana eme. Dy të fundit janë dorëshkrime. Përveç “publicistikës” tashti kam në dorë edhe një libër të vogël (xhepi) për mësimin e bazave të para të GJUHËS SHQIPE (Gegërishtja e sotme), për nxënësit e rritun këtu në Australi që kanë përfunduar shkollat e ulëta e nuk njohin Gegërishten









Pika kufitare në Çakorr në “pritje” të vullnetit politik, çfarë thonë nga Komuna e Pejës para protestës së paralajmëruar më 25 prill – heshtje nga ministrit

         Shkruan Akademik Flori Bruqi Qafa e Çakorriit  ose  Çakorri  është një qafë mali që shtrihet në  Alpet Shqiptare , në kufi në mes M...