Agjencioni floripress.blogspot.com

2015/02/16

“Die Zeit”: BE t’i ofrojë Kosovës një marrëveshje punësimi


Papunësia dhe varfëria mbesin një sfidë afatgjatë. Mungesa e zhvillimit ekonomik të vendit është minuar në një masë të madhe nga tranzicioni i dhimbshëm si pasojë e shekujve nën pushtuesit shekullorë.

Bashkimi Evropian duhet t’u siguroj kosovarëve një migrim të rregullt të punës.
Gazeta gjermane “Die Zeit” i ka dedikuar një artikull zhvillimeve të fundit rreth emigrimit të kosovarëve në vendet e Bashkimit Evropian. Aty thuhet se emigrimi i shqiptarëve të Kosovës në Evropën Perëndimore vjen edhe si rezultat i vështirësive ekonomike me të cilat po përballet shteti më i ri evropian. Sipas të dhënave të Kombeve të Bashkuara, rreth 17 përqind e popullsisë jetojnë në varfëri ekstreme (me më pak se 0,94 euro në ditë) dhe 45 përqind prej tyre jetojnë në varfëri absolute (me më pak se 1,42 euro në ditë). Papunësia në mesin e mbi 70 për qind të të rinjve është rreth 40 për qind.
Kosova vuan ende si pasojë e sundimit pesëshekullor osman, por edhe nga pasojat e margjinalizimit ekonomik nën regjimin e Sllobodan Millosheviqit (1987-2000). Në anën tjetër, Kosova ka një rritje të caktuar të popullsisë, rritje e cila është e vështirë të ndiqet nga zhvillimi ekonomik. Shkalla e rritjes natyrore të popullsisë në vitin 2012, sipas Komisionit Evropian, ishte 11,3 persona për 1.000 banorë – duke qenë njëherit më e larta në Evropë. Kosova ka popullsinë më të re në tërë kontinentin e vjetër. Vendi ka 30.000 të sapolindur në vit. Është vështirë të krijohet një numër i kënaqshëm i vendeve të punës në një vend që ka një territor sa një e treta e Belgjikës?
Sipas vlerësimeve të institucioneve financiare ndërkombëtare, për t’u përgjysmuar numri i të varfërve deri në vitin 2020, nevojitet një rritje e bruto prodhimit të brendshëm prej rreth shtatë për qind në vit, kurse investimet e huaja direkte duhet të kapin shumën prej 1.5 miliardë euro në vit. Kosova aktualisht ka një rritje prej vetëm 2,5 për qind (2014), ndërsa investimet e huaja janë të rralla.
Në mesin e sfidave të tranzicionit të cilat ndikojnë në varfërinë në vend janë edhe mungesa e zbatimit të ligjit, korrupsioni dhe krimi i organizuar. Reformat e udhëhequra nga BE, OSBE dhe shumë organizata joqeveritare ndërkombëtare nga viti 1999 ende nuk kanë bërë që të jetësohet një administratë publike e efektshme në Kosovë.
Anketa të ndryshme kanë treguar se qytetarët e Kosovës kanë qenë jashtëzakonisht të kënaqur me institucionet politike, përfshirë Kuvendin, Qeverinë, gjykatat dhe administratën në kohën e shpalljes së pavarësisë. Ndërsa pakënaqësia e tyre i ishte adresuar policisë, doganës dhe gjykatave. Më 2012, Gjykata Evropiane e Auditorëve në raportin e saj kishte thënë se ndihma e misionit të Bashkimit Evropian në Kosovë, në fushën e sundimit të ligjit, nuk ka qenë mjaft e efektshme dhe se angazhimi i BE-së në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në vend ka qenë fare pak i suksesshëm.

Urimi i Prof.Dr.Jakup Krasniqit për 17 Shkurtin, fillimin e ri

Ish-kryeparlamentari i Kosovës, Jakup Krasniqi, një ditë para Ditës së Pavarësisë, u është drejtuar qytetarëve me një urim për të.
Ai ishte në krye të Parlamentit atë ditë, të cilën ky me të drejtë e quan historike. Ky është teksti i urimit të tij:
Urime 7 vjetori i Pavarësisë, Kosovë!

Sido që të ndihen njerëzit në Përvjetorin e shtatë të shtetit të Kosovës, 17 shkurti është Ditëlindja e Republikës sonë. Ajo, sido që të jenë kushtet e punës a të jetës sonë, është një fillim i ri për qytetarët e Kosovës, një fillim që në themelet e tija ka mundin dhe sakrificat e brezave, që dhanë gjithçka e nuk patën fatin të shohin asgjë për ketë realitet, po ata menduan që të shohim ne, rrugën e re që duhet bërë. Në themelet e këtij shteti janë qindra mijëra dëshmorë e martirë të kombit. Në maje të kësaj piramide është Komandanti Legjendar – Adem Jashari me vargun e dëshmorëve te UÇK-së. Edhe shtete të tjera, e kombe të tjera kanë pasur Ditëlindjet e tyre edhe ata i kanë pasur ngritjet e rëniet e tyre. A nuk ishte edhe Ditëlindja e Pavarësisë së Shqipërisë, 28 Nëntori i cili pas vitit 1912 e krejt deri në përvjetorin e 100, kaloi shumë vështirësi e peripeci dhe akoma nuk është pa vështirësi? Por, vështirësitë nuk na penguan që të jemi krenar me atë ditë të Madhe te Kombit! Madje jo pak njerëz, morën veprime për ti emituar disa hapa të luftëtarëve të Pavarësisë! Në ditë të tilla ia vlen çdo mobilizim për festim e ndryshim.
Sigurisht që ka shumë arsyeje për zhgënjim, por zhgënjimi nuk është zgjidhja. Vendi ka nevojë imediate për ndryshime, por ndryshimet nuk vijnë duke ikur nga vështirësitë, por duke u përballur me vështirësitë e ndryshme për një jetë më të mirë. Historia Politike e Kosovës deri të 17 shkurti i vitit 2008 e konfirmon ketë. Çka do të ndodhte, sikur ne të zhgënjeheshim me regjimin e Titos e më pas më atë të Millosheviqit, ata e donin ikjen tonë. Ne, e zgjodhëm qëndrimin në trojet tona edhe me rrezikimin e jetës sonë. Qëndresa e jonë e solli fitoren tonë. Dashuria për vendin nuk duhet matë gjithherë më atë që ta afron ai, por sa jemi ne të zotet ta ndryshojmë atë. Ikja e qytetarëve nga Kosova nuk e ndryshon gjendjen. Kosovës i duhet ndryshimi pa dyshim. Ndryshimi mund dhe duhet të vij nga ne, qytetarët e Republikës së Kosovës dhe nga askush tjetër. Ne, qytetarët e këtij vendi, jemi ata nga të cilët varet çdo ndryshim pozitiv për një jetë të dinjitetshme.
Është e vërtetë se në shtetin tonë është vendosur një regjim autoritar, por ne duhet të angazhohemi që vullnetin e qytetarëve ta orientojmë për ndërtimin e një shtet demokratik ku sundon rendi dhe ligji. Deri të ai ndryshim nuk kemi shumë rrugë për të bërë, na duhet vullneti qytetarë për ndryshim. Ketë regjim, me organizimin tonë duhet ta dërgojmë në muzeun e historisë.

Qytetarë të nderuar,

Ti shfrytëzojmë edhe këto momente të vështira, për ti orientuar energjitë tona për të festuar Ditën e Pavarësisë së Kosovës, 17 shkurtin! Populli ynë ka energji të pashtershme për të parë përtej kësaj gjendje momentale. Progresin dhe perspektivën e kemi të garantuar në këto troje të banuara denbabaden! 
Urime shtatë vjetori i Pavarësia - Kosovë!

URA VAJGURORE



Djemtë nuk po gjenin dot nuse, por edhe vajzat po u mbeteshin në derë. Shkaku i vetëm ishte emri degradues që mbante fshati – Qelbësirë. Me këtë shqetësim, që në vitin 1945 pleqësia iu drejtuan organeve të pushtetit popullor dhe të Partisë: “Duam të ndërrojmë emrin Qelbësirë”. Që nga ajo kohë kanë kaluar gati 70 vjet dhe banorët e Gurit të Bardhë të Bashkisë Ura Vajgurore, një pjesë e madhe e ardhur vitet e fundit, nuk e dinë historinë e fshatit të tyre. Por ka ende gjallë protagonistë të kësaj nisme, si për shembull 95-vjeçari Vangjel Larushi, ish-kryetar i Këshillit Ekzekutiv të fshatit. I moshuari e ruan edhe sot të freskët në kujtesë mbledhjen e famshme që u zhvillua për heqjen e emrit të fshatit Qelbësirë, me argumentin e vetëm se po i linte djemtë dhe vajzat pa martuar. “Në vitin 1945 u zgjodha sekretar i Këshillit Popullor të fshatit. Vendosëm që nga Qelbësirë, fshatit t’ia vëmë emrin Goricë. Nuk u pranua. Kërkuam përsëri e përsëri që të hiqej ky emër i rëndë, derisa u vendos Guri i Bardhë”, kujton i moshuari vendali. Ndërrimi i emrit ndodhi në vitin 1953, ku doli edhe në gazetë zyrtarisht…

SOT NË “QELBËSIRË”

Në këto ditë të nxehta vere, futemi në lagjen “Guri i Bardhë” në Urën Vajgurore. Syri menjëherë të shquan re të mëdha tymi që qëndrojnë si kapele mbi çatitë e shtëpive. Janë minierat e gurit që gati po e zhveshin të gjithë kodrën, në anën e djathtë. Ky mesa duket është shkaku se pse “Qelbësira” sot quhet “Guri i Bardhë”. Kamionët ndjekin njëri-tjetrin dhe pluhuri që lënë pas mbulon muret rrethuese të shtëpive, si dhe pemët anës rrugës. Një e moshuar me fshesë në dorë shan dhe bërtet pas çdo kamioni: “Ju marrtë dreqi, ju marrtë, se na vdiqët me këtë tymin dhe zhurmën që në mëngjes”. “Nuk na latë rehat, që s’na latë”,- mallkon një e moshuar tjetër ngjitur me të parën, me shami të zezë në kokë, teksa mbyll portën jeshile, si për të frenuar tymin që po hynte në oborrin e saj. Kur hyjmë në fshat, një duhmë ere e padurueshme na kujton origjinën e emrit të vendosur më shumë se 120 vite më parë! Qelbësirë! Por, nëse emri sot është zëvendësuar dhe gati-gati harruar, era e keqe e ujit të llixhave është akoma aty. Duhma e erës të bllokon frymëmarrjen, sa më afër burimit. Naumka Mafiqi është 71 vjeçe. Ajo është nga fisi i Mafiqëve, një ndër fiset e para vllehë të Qelbësirës. Shtëpia e saj ndodhet pak metra nga uji që mban erë të rëndë, po familja e saj është mësuar dhe nuk u bën përshtypje. Gjyshe Naumka na tregon se kur ishte 17 vjeçe u martua me burrin nga fshati Qelbësirë. Ajo e mori burrin me dashuri, por kur ai i tha se nga ishte, nëne Naumkës ç’nuk i shkoi në mendje për këtë fshat. “Kur më tha që jam nga Qelbësira, thashë me vete: Ç’të jetë vallë ky fshat? Prindërit nuk donin të më jepnin, po unë e doja. Kur erdha këtu, ç’të shihja… Siç kishte emrin, ashtu ishte vërtet. Erë e keqe, vend i qelbur, papastërti e varfëri në kulm”, tregon nëne Naumka, duke rregulluar herë pas here flokët thinjoshe. Për të shkuar deri te llixha, vijnë pas nesh edhe nipi i saj 9-vjeçar, Dhimitri dhe Naumka e vogël, mbesa e saj. “Teta”, – më thotë Dhimitri, – “ky uji vërtet vjen erë e keqe, por sa herë që mbushemi me puçrra, mami na lanë me këtë ujë dhe puçrrat na ikin si me magji”. Vogëlushi mezi pret të vijë mirë vera, që të lahet në këto anë.

TRI LLIXHAT

Banorët thonë se ky ujë me erë të keqe ka efekte shëruese, sidomos për kurimin e veshkave. Janë tri burime ujore afër lumit, të cilat përmbajnë sulfur me erë të rëndë. Kur ky fshat në vitet 1900 ishte i ligjëruar dhe i njohur me jo më shumë se 10 shtëpi, banorët e parë të cilët ishin vllehë, të ardhur nga Ujaniku i Skraparit, e përdornin ujin për të pirë. Me këtë ujë kryheshin edhe ritualet e para të shenjtërimit pagan dhe kristian. Në majë të kodrës ishte kisha. Vendësit tregojnë se prifti i fshatit e përdorte ujin e llixhës si ujë të bekuar. Ndërsa gjyshe Naumka kujton një tjetër ritual: “Dikur vjehrrat për nuset e reja që nuk ngelnin dot shtatzënë u thoshin që të laheshin me këtë ujë që të bëheshin nëna”. Ky ujë me erë nuk dihet nga buron, por është i pastër si ari dhe i ftohtë. Banorëve të sotëm as që u shkon ndër mend ta pinë, vetëm fanatikët e vjetër që thonë se këta të sotmit nuk ia dinë vlerën këtij uji, shkojnë dhe e mbushin ndonjë shishe. Në këtë fshat gjen shumë pak vendalinj si nënë Naumka. Pothuajse të gjithë janë të ardhur nga fshatrat përreth. Edhe nga Tepelena takon shumë në këtë zonë. Shumë pak prej tyre mund të të ndihmojnë për të mësuar më shumë rreth origjinës së emrit të këtij fshati, që sot është gati i harruar.

URA BIZANTINE

Jo vetëm llixhat me ujë shërues, por edhe urat janë karakteristike për këtë zonë. Në tokën e plakës Naumkë, disa hapa më lart llixhës, ndodhen dy harqe të urës së Konizbaltës, në anën e majtë të lumit Osum. Kjo urë mund të jetë ndërtuar para 1700-s, që nga koha bizantine. Ajo lidhte fshatin Qelbësirë me pjesën tjetër të qytetit. Të moshuarit tregojnë si legjendë se 83 luftëtarë trima nga Vlora dhe Skrapari e ruanin këtë urë, por ajo u prish pas viteve 1850 nga ushtria turke. Ndërsa sot harqet e urës përdoren për të mbajtur lëpushkat e misrit për bagëtitë e nëne Naumkës. “Këtu poshtë urës fle dhe Xhoni”, – shton rrëmbyeshëm Dhimitri i vogël për qenin e tij, i vetmi “luftëtar” i mbetur. Llixha e tretë dhe e fundit ndodhet jo shumë larg nga dy të parat. Për të është treguar më shumë kujdes. Është e rrethuar me gurë të bardhë dhe e pastruar nga kallamet e shkurret. Shpeshherë kjo llixhë përdoret më shumë për të pirë ujë, se dy të tjerat. Por, era vijon të jetë njësoj kudo, e rëndë, shumë e rëndë…

ANTOLOGJI E POEZISË MODERNE SHQIPE - DEDË PREQI



       Përgatiti: Adem ZAPLLUZHA





ANTOLOGJI E POEZISË MODERNE SHQIPE




DEDË PREQI





          
            Hyrje
  
           Dedë Preqi lindi më 1955, në fshatin Doblibare (Balldrin) ku e kreu dhe shkollën fillore dhe gjimnazin në Klinë, ndërsa SHLAP, në Gjakovë, në degën e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe.Shkrimet epara i filloj që në bankat fillore, në gazetën "Pionieri", "Rilindja për fëmijë" , "Zëri i Rinisë", e tjera, ndërsa më vonë dhe në kohën e okupatorit bashkëpunoj me gazetën "Republika"  (me pseudonim),  e cila botohej në atë kohë në Slloveni.
            Dedë Preqi, poet, është emër i cili po lë gjurmë në letërsinë Shqipe, i cili prezentohet me një mori librash dhe vepra poetike, për të vegjël dhe të mëdhenj, kjo do të thotë se krijuesi ka depërtuar në gjitha kategoritë e lexuesve, por duke qenë dhe më interesant, poezitë e tij manifestojnë të gjitha motivet që mëton ti arrijë çdo poet.
            Nga tërë kjo frymë krijuese e poetit Preqi, që nga vepra e parë "Jeta frymon përsëri", jep përshkrimin e realitetit jetë-kohë, dhe gjitha atyre mundësive për ta parë dhe për t’a kapur të mirën dhe të keqën në bardhësinë e saj. Në këtë rast, fatin e popullit të vet dhe kohën që e jetoj vetë poeti e nxjerr jo vetëm në një frymëzim poetik e imagjinativ, por e përshkruan aq bukur herë në rimë, e herë në modernizimin krijues, duke këngëtuar me mallë, me vajë dhe me ligjërimë emocionale.
            Jeta që bëri në fëmijëri, mbjell humanizëm te poeti dhe më vonë duke bërë gjatë jetës edhe punë pedagogu, poeti frymëzohet të shkruaj edhe për humanisten e madhe të njerëzimit Nënë Terezën, ku ia dedikon edhe një vepër poetike "Ti ishe një poerosi". Në mesin e veprave, që janë shumë nga poezitë me përkushtim, poeti Dedë Preqi, nxjerr një blen poetik për të vegjël, duke u radhitur në lektyrat shkollore në disa Biblioteka, dhe bëhët një poet i kërkuar nga lexuesit e vegjël.

            Librat e botuar:
            - "Jeta frymon përsëri", Gjakovë 2004
            - "Kur zgjohet dielli", Gjakovë 2004
            - "Unë Jam", Gjakovë 2007
            -"Jeta është Agimi", Gjakovë 2007
            - "Ti ishe një Porosi", Gjakovë 2008
            - "Fshati im Balldrin", Gjakovë 2011
            - "Etje e Ngjyrave", Gjakovë 2011
            - "Adonisi dhe Gjyshi", Gjakovë 2011
            - "Një fund pa pikë",Bukuresht 2014.

            Poeti Preqi, përveq që e shijon me një përkushtim të veqantë dhe me pasion rrugën poetike, merret edhe me publicistikë. është autor i qindra shkrimeve në gazetën "Bota sot", me ç’rast nga kjo përvojë e nxjerrë një diamant të veqantë me publicistikë, duke i ndarë në tri vëllime  publicistike: "Kushtrime nga Mërgimi", Lot Atdheu", dhe "Meditime Mërgimtare" (2013, Bukuresht), të cilat i boton në  bashkëpunim me Bashkësinë Kulturore të Shqiptarëve në Bukuresht të Rumanisë. Dhe me iniciativën e veprimtarit, përkthyesit dhe iluministit shqiptarë z.Baki Ymeri, e përkthen në gjuhën rumune librin me poezi " Bekimi i Lotëve", me ç’rast parathënjën e librit e bënë poeti Lucian Gruia, me të cilin libër merr pjesë në Antologjinë letrare "Zjarri i Shenjtë", së bashku me shumë poet shqiptarë dhe poet  të tjerë nga Rumania, në kuadrin e redaksisë së revistës Shqiptari, të udhëhequr nga redaktori i njohur z.Baki Ymeri. Poeti Dedë Preqi i takon gjeneratës së re krijuese, i cili jeton dhe krijon në Zvicërr.




Poezitë janë të marra nga libri më i ri "Një fund pa pikë"

KOHA

Koha
Gjithë ecën,
Fuqinë tënd
Emerr me vete.
Erërat nuk pushojnë
I shtrembërojnë eshtrat
Me diellin  rrëshqet
Ndër duart e vokëta
Duke lënë gjurmë
Pas gjumit të butë
Pa dhëmbje
Pa ofshamë.


NJË FUND PA PIKË

Në qenjën tënde
O, njeri i dashur
Mëshihet diçka brenda
Një lule e re zbërthenë.
Nëse njerëzimi në vrapa
Dikund bezdiset në hapa,
Vogëlushët si rrufeja
Porositin këpucët e reja.
Fundi nuk ka pikë
E ka vetëm një presë,
Një lind, e tjetri vdes
Kjo është pjella yte…


EGËRSIA E DHUNËS-

I mendoj dhe i përziej ato hije
Të trajtës së bishave,
Duke i zhdarravitë pamjet
E trungjeve dhe loisave.
E ftohtë bëhët jeta
Më ftohtë se vdekja,
Ndër duar të mallkimit
Mbi gjymtyrët e ftohtë
 Shuhet etja e dhunës.
As njëherë nuk desha
Me vdekë në këtë dashuri,
Edhe gurët e varrit zgjohen
Me kryqa zjarri në këtë çmenduri.


ËNDËRRA E ZGJUAR-

Ëndërroja kohën
Më interesante
Një kohë të argjendit
Por edhe të paqës.
Njerëzimi pushonte
Nga luftat dhe hasmëria,
Por edhe nga pasuria.
Kjo ëndërr më jepte shpresë
Dhe natën ma bënte dritë,
Zemren ma mbushte dashuri
Dhe vetja më dukej tamam njeri.
Nuk doja të ndahem nga kjo ëndërr
Dhe nuk doja fare të zgjohem,
Ta shoh ashtu të vërtetën
Si njerëzimi e përqafonte jetën
Jo, me ato zemra të thyera të mbetjes
Duke parë pa pushuar shtretërit e vdekjes.


SVICRRA-

Në mesin e detrave të botës
Nga rrufetë dhe vetëtimat
Je aty, si një ujdhesë e shenjtë
Atdheu dhe vendlindja e paqës
Djepi i lirisë dhe parajsës.
Je ajka e një bote që gjallëron
E pastër dhe e vetme nga toka,
Plagët të panumërta i shëron.
Bjeshkët e t’ua të kulluara
Rrjedhin tëmbël paqëje,
Dhe në çdo qoshe të punon ora
Ku çdo pëllembë e prek dora,
Është kjo mbarësia e jote.


KY QË JAM…

Nuk jam më shumë
Vetëm ky, që jam
Më shumë për mua
Nuk duhet shkruar.
Sikur të doni
Mos harroni,
Ku nuk e vura gishtin
Mos ia shtoni bishtin.
Dhe mos më ngritëni
Në piedestal pa nevojë,
Ditën e fundit
Nëse nuk e meritoj.




ANTOLOGJI E POEZISË MODERNE SHQIPE - ADEM ZEJNULLAHU


(www.sa-kra.ch)


       Përgatiti: Adem ZAPLLUZHA





ANTOLOGJI E POEZISË MODERNE SHQIPE




ADEM ZEJNULLAHU




          
            Hyrje
  
           Adem Zejnullahu lindi, më 13. 10. 945 në Banjë (Banjskë), Komuna e Vushtrrisë. Shkollën fillore e kreu në Smrekonicë dhe në Vushtrri, ndërsa Shkollën Normale në Mitrovicë, më 1967.
            Studimet në Degën e Gjuhës dhe të Letërsisë Shqipe në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës i mbaroi më 1972.
            Magjistroi më 1979, kurse më 1986 mbrojti tezën e doktoratës nga fusha e shkencave filologjike.
            Deri më 1982 punoi mësimdhënës i gjuhës dhe letërsisë shqipe në shkolla të ndryshme në Prishtinë e në Mitrovicë. Prej vitit 1982 deri më 2010, punoi në Institutin Albanologjik të Prishtinës, ku ishte këshilltar shkencor në Degën e Folklorit dhe përgjegjës i kësaj dege.
            Është autor i më shumë se 300 njësive bibliografike-studimeve, trajtesave, artikujve, recensioneve për probleme të ndryshme nga fusha e folklorit dhe letërsia e shkruar.
            Është pjesëmarrës i shumë kongreseve, konferencave , simpoziumeve e tryezave shkencore, kombëtare dhe ndërkombëtare, të mbajtura nëpër qendra të ndryshme të rajonit dhe Evropës.
            Është autor dhe kautor i më shumë se 25 veprave shkencore dhe letrare. Fitues i shumë shpërblimeve letrare për poezi. Në Festivalin Ndërkombëtar, Drini Poetik, 2014, mori çmimin “ Metafora I ”.
            Një numër i konsiderueshëm nga opusi letrar dhe studimeve nga letërsia i janë përkthyer në gjuhë të huaja.

            Përmbledhje me poezi  
                  
            - Kur zgjohen ernat, Rilindja, Prishtinë, 1969;
            - Përshëndetje Ditës së Kthjelltë,( bashkautor), Mitrovicë, 1970;         
            - Mote Hiri, Rilindja, Prishtinë, 2000;
            - Zogu i Stuhive, (poezi për fëmijë, Prishtinë, 2001;
            - I  Vetëm me ëndrrën, Faik Konica, Prishtinë, 2007;
            - E  di vetëtima, Faik Konica, Prishtinë, 2009;
            - Erërat e mbarsura me mjegull, SHSHM, “Jakup Ceraja”, Mitrovicë, 2011;
            - Dhembje shiu, SHSHM” Jakup Ceraja”, Mitrovicë, 2012;
            - Me ty çel trëndafili ( poezi për fëmijë e të rritur), SHSHM, Mitrovicë, 2014.





ZË BRENDËSIE

Rrëfimet e ullirit dymijë vjeçar në Tivarin e Vjetër,
plak i botës

E përshëndes në gjuhën e rrënjës
Bëhet sikur s’ më njeh
Përmallshëm i flas
Jam degë e thyer nga erërat
Ulli  i moshuar
Me zgavër të hapur rrufesh
Gjatë shekujve të përdreqt


NIS E FLET

Kuvendojmë në gjuhën e trungut
Gjethet e degët lëvizin
Ndoshta era na kupton
Dhe rrënjët thellë në tokë

Idhshëm trand kujtimi
Deti djallëzohet
E përshkon e kuqja
Plisat thellësia i gëlltit

E thërras afër e larg
Fjalët bëhen gurë kalaje
E kohët përbirohen zi

I pëshpëris afër e larg
Ty s’të merr harresa
Vetëm unë e di
Në cilën baladë të verdhë
Ndryhesh me shekuj
Ulli plak
I ashtit të shpuar
Larë me gjak

Lotin kurrë s’e ndal


KALOI DYMBËDHJETA

Ora dymbëdhjetë e një minutë
Fund a fillim
Ndërrim qenësie
Të ecim lakinave t’ mëdyshjeve
Të rrimë na kapërdinë harresa
Ata që na njihnin
Kthyen shpinën
           
Nisi udhëtimi  i panjohur
Kah vetvetja...

Në stacionin e fundit
Këmbora është shurdhuar
Ëndrra ëndrrën e shalon
Takimet s’ndodhen
Valixhja e kujtimeve në duar
S’ duket vezullimi i yllit

Miku im i ditës pa bardhësi
Të rrimë a të ecim
Treni i fundit ka ikur
Jemi vonuar për një lindje
Për një rritje
Për një këngë më shumë
Për një dhembje më pak
Sofra varfërohet
Me motet e humbura

Dymbëdhjetë e një minutë
Fillim a fund
E shumëpritura humbi udhë
Në mrizin e zanave
Fryjnë erërat e dreqnuara
Urti tjetër duhet për udhëtim        


E PATHËNË

Fryn erëra të ngrohta jugu
U harlisen dallgët
E heshtja doli nga guaska
Nga fundi i detit
Fjala mori udhë
Asnjë ëndërr s’u shpjegua
Deri në fund
Asnjë këngë s’u këndua
Deri në fund
Asnjë plagë s’u shërua
Deri në fund
Dhe as një det s’u shter
Deri në fund
Që të mbijë lulekripa
E gjuha ta bekojë të pathënën
 

SA PAK TЁ PREMTE PASKA

Sikur të mos kishte të marte
Lulet s’do ta humbnin ngjyrën
Në blerimin e moteve

As shi s’do të binte i njelmtë

Lindëm n’orët e së martës
Kur Fatitë i ndanin fatet
Në mes lindjeve e vdekjeve 

Me emra yjesh e rrufesh

E martja shndërrohet në të dielën
Gurëzon buzëqeshjen e javës
Muzgu sëmbon në pritje

Eh, sa pak të premte paska

Në vezullimin e yllit polar
Shfaqet Kepi i ëndërruar
Sikur të mos kishte të marte

Lumi do të rridhte i kthjelltë


KUJTIM NGACMUES

U përvodhëm
te Kroi i Kërshit
atë ditë gushti
Djalo
mali ka vesh
e fusha sy
U bëra i shurdhur
ndezëm zjarret
lumi vërshoi
etje pas etjeje
muzgu ra

Vetullhënë, moj fytyrëhënë
ç’më përfytyrohesh
këmishë grisur
faqeflakë
syshkëndijë

Shumë vite ikën
në këto orë të vona
vjen puhizë malli
Vetmia ma sjell
fijen e kujtimeve
ike si zanë mali
pas Zabelit t’ Kerollëve
s’u pamë më
e na dogji malli


DHEMBJE SHIU

Ai që s’e ka prekur zjarrin
S’di ç’është
Gurëzimi i zogut n’ fluturim

Le të ikë me erën
           
Ai që ka dashuruar dy herë
S’di ç’është
T’i marrë erë lules së paçelur

Ore vetëm shiu ndjen dhembjen




ANTOLOGJI E POEZISË MODERNE SHQIPE - AGRON SHELE

(www.sa-kra.ch)


       Përgatiti: Adem ZAPLLUZHA





ANTOLOGJI E POEZISË MODERNE SHQIPE




AGRON SHELE





          
           Hyrje
  
          Agron Shele, ka lindur më 7 Tetor, 1972 në fshatin Leskaj, krahina e Malëshovës të rrethit të Përmetit.
            Pas mbarimit të shkollës së mesme, vazhdoi studimet e larta dhe u diplomua në Tiranë. Më pas ka kryer studimet pasuniversitare për gjuhën angleze, informatikë, mbrojtje mjedisi dhe strategji të përgjithshme.
            Iu dedikua poezisë që në moshë të hershme. Është autor i romaneve “Hapat e Klarës”, “Përtej perdes gri” dhe “Imazhi i rremë”, botime të shtëpisë botuese “Marin Barleti” Tiranë.
            Është nën-Kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve “Pegasi” Albania, me qëndër në Gjirokastër dhe Kryetar i Degës së kësaj Lidhjeje në Përmet. Po kështu Kryetar i Shoqatës: “Rinia dhe fëmijët” dhe i shoqatës “Mjedisi në komunitet”. Agroni është Anëtar i Lidhjes së Poetëve Bashkohorë (W.P.S), pjesëmarrës i nderuar në Kongresin Ndërkombëtar të zhvilluar Athinë në vitin 2007, ku përfaqësoi Lidhjen e Krijuesve “Pegasi” Albania. Veprimtaria e tij krijuese është prezantuar në të gjithë simotrat e "Lidhjes Pegasi".
            Ai gjithashtu është bashkautor në Antologjinë poetike “Korsi e hapur” me autorë të Lidhjes së Krijuesve “Pegasi” dhe të tjerë, botuar në Mars të vitit 2008, ku janë përfshirë rreth 270 autorë shqiptarë dhe nga Bota.
            Agron Shele vazhdon të japë një kontribut të madh në fushën e letërsisë, jo vetëm në Përmet, ku është aktualisht edhe Drejtor i Qendrës Kulturore.


 


ME SHPIRTIN, PËRHERË NË FLUTURIM
Mikut tim, Frederik Rreshpes


Ti ike ashtu, krejt papritur
me mallin vjeshtëror në gji.
Me zemrën mbetur peng atje
tek i shenjti,
liqen turfullim.

Ti ike, pa thënë asnjë fjalë,
i lodhur,
i mundur nga dhimbja.
Me brengën e nënës së thinjur
nga vitet e vuajtjes së poetit.

Ti humbe rrugëtimës pa kthim,
me të vetmin ëndërrim në shpirt,
me të vetmen pasuri që kishe.


RIKTHIM

E mallkova shiun për ëndrrën e dëbuar,
Sytë e përgjumur kërkonin flokët tuaj,
buzëqeshjen
shkujdesje hapash.
Hija jote tretej natën e vonuar.

Të  kërkova kudo gjurmëve të jetës,                                                                                                
diku humbe,...
Ku?...
Ndoshta mallit tim 
u struke e heshtur.


KOSOVËS MARTIRE

Malet e rreptë dhe grykat e frikshme
Oshtijnë nga klithmat e bijve të shqipes
Krenaria e arbërit fushëbetejë martirësh
Burrat e dheut  prore  ka thirrur.

E etur për komb,flamur e liri
U dogje në flakët e shekujve robëri
Tym e barut kullat statuja
Tmerr e panik për shkjahun  e huaj

Me zjarr e ndrite emrin tënd Kosovë
Me gjak e shkruajte gjuhën arbërore
Burrat u falën për besën dhe fjalën
Burrat e fituan tokën e të parëve.

Zëri i Drenicës,kushtrim lufte e furie
O prite o prite,jehon Azem Galicën
Ngritur mbi lavdi,tjetër rreth kreshnikësh
Me Adem Jasharin,valle historie.

Eh! Kosovë! Kosovë martire
Shekulli ri ,faqe lavdie
Gjaku dëshmorëve,provë pavdekësie
Krenari shqiptarizmi ,tokë e hyjnizuar.


ËNDRRAT E MIA MBETËN ATY

Copëza fjalësh drithërojnë shpirtin...
Ëndrrat e mia mbetën aty,
si mijëra ajzbergë në oqeanin e pafund.
Mendja depërton tutje fluturimth,
në të tjera qiej, rrugëtimesh “plot mund“.

Ëndrrat e mia mbetën aty,
netëve pranverore, yjeshumë.
Copëza ndjenje drithmojnë shpirtin
dhe endën magjinë pëlhurë.

Ëndrrat e mia mbetën aty,
si zbardhja e dritës, në agim.
Me mallin e vjeshtës në gji
dhe ... e pikat e shiut -trishtim.

Ëndrrat e mia mbetën aty
mbi harqe ylberesh, kolorit kuptimësie;
Të bardhën ditë, shpresë dhe ngazëllim,
përthyen shtigje “rebelim“ poezie.

Ëndrrat e mia mbetën aty
Të formatuara ndjenjësisht...
Një shikim i hedhur qiellit të tymtë
Konturim frymor –figurë statujisht...



OSHTIMË E LARGËT NGA GJUMI NA ZGJON
Vendlindjes time, Malëshovës

Fshehur mes malesh, ku mjegulla zë fill,
tutje horizontesh mendja fluturon,
malli i nxituar përherë në kërkim
për lisat, zallishtet dhe ujërat e ftohtë…

Si zogjtë shtegtarë humbëm, s´di ku,
të lamë të vetme, ikëm të gjithë,
Rrënimi si korbat, turret egërsisht
të kthejë ç`të mundë, në pluhur dhe hi.

Fjala më e parë të mat me “dikur“,
ç`vlen, kur të heshtur shikojmë sot,
Askush s´mbart mallin tënd të gjerë,
t´i flasim, ta prekim, të shkrihemi në lot.

Madhështia jote shkreptin rrufe,
oshtimë e largët nga gjumi na zgjon,
Malli i mbledhur na fton të gjithë
Të të ngremë nga heshtja, nëna jonë, Malëshovë!


DRITËHIJE 

Perëndimi tretet tutje në pafundësi
Dal nga dalë dhe nata zbret pa kufi,
po dhe vashat, në të linjta shtratin zënë,
kush në ëndërr, kush e epur, kush dhe qan.

Qetësia përçuditëse mbisundon,
nën çapin harrakat ditë e vonë ,
mbi lumenj fërgëlluar dot s´gëzon
dhimbje lotësh mbart lugina poshtë.

Kush një thikë zemrës i shtrëngon…
Ç´duhej më për të dhe kjo jetë e zezë
Ajo iku. Po tani i shkreti!
Si ”Romeo” përgjëron gjunjëzuar.

Më fatkeqi, s´guxon ende të ngrihet,
I mbetur në gjumë, nxirrosur si më s´ka
Natë e errët, humbëtirë e pamatë
të bardhin shpirt, e çon shumë larg.

Prit të finishohet ky mallkim ndër deje:
Heshtje varri, nënqeshje mizore.
Nata arratiset, në pritsh ditën e re
çohu i lumtur, zhytu në hare.


APOKALIPS 

Për zemrën,
rendën gjithandej ogurzinjtë…
por dot fatzinjtë,
s’e shkulën nga shpirti.



Pika kufitare në Çakorr në “pritje” të vullnetit politik, çfarë thonë nga Komuna e Pejës para protestës së paralajmëruar më 25 prill – heshtje nga ministrit

         Shkruan Akademik Flori Bruqi Qafa e Çakorriit  ose  Çakorri  është një qafë mali që shtrihet në  Alpet Shqiptare , në kufi në mes M...