Agjencioni floripress.blogspot.com

2015/03/03

“Arsimin tonë të Lartë e shkatërruan akademikët jo politikanët”

Image result for Ben Andoni

Intervistoi Ben Andoni

Revista JAVA
Tiranë, 3 Mars 2015

Intervistë e “JAVA” me pedagogun e universitetit të Birmingham-it, Gëzim Alpion. Si e shikon ai reformën e Arsimit të Lartë dhe si mund të bëhej vërtetë, sipas modelit anglo-sakson. Fondet për kërkimet shkencore dhe si duhet të menaxhohen ato, apo çfarë e pengon një reformë të mirëfilli arsimore...

Gëzim Alpion është nga të pakët studiues shqiptar, që ndërrimi i regjimit e gjeti në botën perëndimore. Sot, pedagog në Birmingham dhe rezident në Britaninë e Madhe mbetet një zë vazhdimisht autoritar sa i përket problemeve të ndryshme. Por, fusha, ku studimet e tij kanë ngjallur më shumë interes ka qenë pa asnjë mëdyshje, ajo që lidhet me Nënë Terezën, ku ai mbahet si një nga njohësit më të mirë të saj dhe një nga zërat më përkrahës të saj në botën perëndimore dhe lindore. Ashtu si shprehet dhe vetë, në këto momente, është duke u marrë me ‘errësirën shpirtërore të Nënë Terezës në kontekstin post-modernist’.


Mendoni se modeli anglo-sakson është i lehtë për t’u ndjekur për Reformën e Arsimit të Lartë në Shqipëri?

“Reforma e Arsimit të Lartë është e domosdoshme për të mos lejuar degradimin e mëtejshëm që, për mendimin tim, përbën një krim, pasojat e të cilit Shqipëria do t’i vuajë për një kohë të gjatë. Duke parë sesa poshtë ka rënë Arsimi i Lartë, me gjithë reformën e trumbetuar me të madhe nga qeveria dhe shtypi që ajo ka nën kontroll, çështja nuk mund dhe nuk duhet të shtrohet nëse do të jetë e lehtë që Shqipëria të ndjek modelin anglo-sakson pasi përgjigja është e qartë, e shkurtë dhe e zymtë: JO.
Do të ishte tjetër gjë po qe se shteti shqiptar do të funksiononte normalisht si një institucion ligjor transparent, për të cilin do të komentoj më gjerë e më poshtë.
Nuk duhet të gënjejmë veten se fakti që një agjenci britanike akreditimi është përfshirë në Reformën Arsimore do të thotë se gjërat do të ndryshojnë për mirë si me magji.
Eksperiencën pozitive botërore – modeli anglo-sakson është modeli që njoh më mirë dhe që unë preferoj, por nuk duhet shikuar si i vetmi nga i cili duhet të mësojmë – si në Arsimin e Lartë ashtu edhe atë pasuniversitar do të jenë në gjendje ta sjellin në Shqipëri kryesisht intelektualët shqiptarë në diasporë, të cilët kanë eksperiencë në mësimdhënie, funksione administrative dhe, mbi të gjitha, që janë autorë studimesh të publikuar nga shtëpi botuese akademike dhe revista shkencore me reputacion ndërkombëtar”.


Ka mungesë të përgjithshme fondesh në arsim. A nuk e penalizojnë këto kërkimin shkencor me këtë ligj?

“Mungesa e fondeve sigurisht që është problem për Arsimin e Lartë në Shqipëri por kjo nuk është çështje e pazgjidhshme. Problemi kryesor është se kush financon në Arsimin e Lartë dhe për çfarë qëllimesh.
Kjo është një ndër arsyet kryesore përse tani për tani aplikimi i modelit anglo-sakson është më shumë një ëndërr sesa një mundësi reale. Në Shqipëri termi modeli ‘anglo-sakson’ është lakuar nga qeveria dhe mediat më shumë në një trajtë disi parokiale duke lënë pas-dore paradigmën e tij të nuancuar. Në Mbretërinë e Bashkuar universitetet u përkasin disa kategorive, por unë do të veçoj vetëm dy: ‘Grupin Russell’ dhe ‘Universitetet e Reja’.
Në grupin e parë përfshihen 24 institucione me reputacion ndërkombëtar të konsoliduar si rezultat i kontributit të tyre në fusha të caktuara të dijes dhe përkushtimit që tregojnë kryesisht ndaj veprimtarisë kërkimore-shkencore. Ky grup universitetesh, që është ekuivalenti britanik i grupit elitar prej 8 universitetesh amerikane, që njihen si Ivy League, ka kërkesa më të larta pranimi për studentët përsa i përket rezultateve në provimet AS (Advanced Subsidiary) and A (Advanced) Level.
Në grupin e dytë përfshihen kryesisht ato institucione arsimore, siç është rasti i një numri ish-politeknikumesh, të cilëve iu akordua statusi i universitetit pas 1992. Në këto universitete vëmendja kryesore është në mësimdhënie. Është për të theksuar se një numër i konsiderueshëm universitetesh të reja po afirmohen edhe për vëmendjen që i kushtojnë aktiviteteve kërkimore-shkencore, gjë që ka ndikuar pozitivisht edhe në shtimin e resurseve financiare.
Ajo që shumica e universiteteve britanike kanë të përbashkët që para tre vitesh është se 80 përqind e fondeve i sigurojnë nga tarifat e studentëve dhe 20 përqind nga burime të tjera, që përfshijnë ‘grants nga Research Council’, institucione si Akademia Britanike, si dhe nga Research Exercise, që organizohet çdo 5 vjet. Pavarësisht nëse këto fonde akordohen nga shteti, institucione shkencore apo individë bamirës, ata nuk shoqërohen me asnjë kusht. Pra, akorduesit nuk kanë asnjë influencë, përsa i përket programeve akademike apo axhendës kërkimore-shkencore të universiteteve që përfitojnë nga këto fonde, të cilat akordohen në bazë të meritës dhe administrohen me përgjegjësi dhe transparencë.
Është pikërisht kjo pavarësi intelektuale, që përbën themelin e shëndoshë të universiteteve britanike, pavarësi që është e pakompromentueshme.
E rëndësishme është që fondet, si nga tarifat e studentëve ashtu edhe nga burimet e tjera, përdoren me efikasitet për t’u shërbyer sa më mirë tre grupe njerëzish të cilët, së bashku, mundësojnë funksionimin normal të çdo universiteti: studentët, administratën, dhe stafin akademik.
Në Shqipëri ka neglizhime dhe abuzime në mënyrën se si trajtohen studentët, punonjësit e administratës dhe pedagogët. Kohët e fundit, për shembull, kam mësuar se në Universitetin e Tiranës ka pasur disa shkarkime, pezullime dhe emërime, të cilave u vjen era bajraktarizëm, inkuizicion intelektual dhe nepotizëm. Këto veprime janë të dënueshme dhe të trishtueshme sepse po ndodhin në kohën, kur reforma në Arsimin e Lartë akoma është në proces. Po që se proçka të tilla akoma janë ‘normë’ në Universitetin e Tiranës, imagjino se ç’bëhet në universitete të tjera, veçanërisht ato private. Për aq kohë sa universitetet nuk përmbushin detyrimet ndaj të tre këtyre kategorive njerëzish, Arsimi i Lartë nuk mund të funksionoj normalisht.”


Mungesa e institucioneve të pavarura, a nuk e bën vallë të thyeshme këtë reformë?

“Në Shqipëri kemi një hall akoma më të madh se Arsimi i Lartë dhe ai pasuniversitar. Pa u zgjidhur ky hall, nuk mund të zgjidhet drejt asnjë çështje tjetër. Ky hall për të cilin akoma nuk po gjejmë zgjidhje, është ‘shteti partiak’, që nuk ka asgjë të përbashkët me shtetin ligjor në Perëndim. Ne nuk mund të marrim eksperiencën e mirë në Perëndim në asnjë fushë, veçanërisht në arsim, po qe se nuk çlirojmë shtetin nga kthetrat e pronarëve të partive.
Politika në momente të caktuara ka rrezikuar pavarësinë e institucioneve arsimore edhe në perëndim. Kështu, për shembull, Max Weber, një nga themeluesit e sociologjisë moderne, u angazhua personalisht para një shekulli për të mbajtur universitetet gjermane jashtë influencave politike.
Tani për tani, fatkeqësisht, intelektualët në Shqipëri nuk kanë as vizionin, as guximin të përballen me liderët amatorë që e shikojnë politikën si vokacion të përjetshëm. Asnjë kryeministër gjatë amullisë së tranzicionit të stërgjatur nuk ka pasur predispozicionin të inicioj një dialog konstruktiv me intelektualë të mirëfilltë, si në Shqipëri ashtu edhe në diasporë, të cilët janë të gatshëm të kontribuojnë për zhvillimin e vendit pa u bërë marioneta politike.
Nga sa jam informuar, duket se reforma aktuale e Arsimit të Lartë është kompromentuar që në fillim pasi qeveria ka lejuar institucione dhe individë me reputacion të diskutueshëm të influencojnë atë në mënyrë të tërthortë dhe në disa raste edhe të drejtpërdrejtë. Kjo influencë, me sa duket, përfshin edhe një element financiar. Po që se kjo është e vërtetë, atëherë shtrohet pyetja se deri në ç’shkallë drejtuesit e politikës shqiptare – si në qeveri dhe në opozitë – janë vetë përgjegjës për gjendjen mjerane në të cilën është katandisur Arsimi i Lartë.
Nuk e kuptoj se si ka mundësi që intelektualet në Shqipëri nuk e ngrenë zërin për të protestuar për masakrimin e Arsimit të Lartë? Zërat që dëgjohen rrallë janë ose të mekët ose nuk kanë kredibilitet, pasi në mënyrë direkte apo indirekte kanë gisht në katrahurën që po përjeton Arsimi i Lartë. Arsimi u shkatërrua jo nga politikanët por nga akademikët që nuk patën kurajo t’u thonë ‘ndal’ politikanëve, që shikuan tek arsimi një burim tjetër pasurimi për ta dhe sejmenët e tyre.”


Dhe, gjendja e arsimit pasuniversitar...

“Gjendja e arsimit pasuniversitar është po aq e zymtë. Numri i madh i doktoraturave që ‘prodhohen’ në disa universitete shqiptare është një realitet donkishotesk. Unë kam mbi 10 vjet në Universitetin e Birmingham-it dhe gjatë gjithë kësaj kohe kam udhëhequr një numër të kufizuar temash pasuniversitare. Kjo pasi kriteret e pranimit që ka universiteti dhe une personalisht janë të tilla që nuk lejojnë akordimin e një vendi në programin tonë të doktoraturës pa plotësuar të gjitha kushtet.
Nuk e kuptoj se përse doktorantët në Shqipëri lejojnë të drejtohen nga akademikë ‘anonimë’, të cilët nuk kanë rekord kualifikimesh dhe botimesh në Perëndim. Ashtu si me ‘Korleonët’ e politikës shqiptare, edhe disa ‘kapo’ të universiteteve shqiptare shndërohen në njerëz anonimë sapo lenë Rinasin.
Çdo përpjekje për të reformuar Arsimin e Lartë është e destinuar të dështojë në qoftë se këto reforma anashkalojnë hallkat e tjera të arsimit duke filluar nga ai parashkollor, dhe për aq kohë sa emërimet e mësuesve dhe drejtorëve bëhen kryesisht në bazë të përkatësive dhe orientimeve politike.
Faik Konica është shprehur se në fillimet e shtetit shqiptar, monarkia ishte ndoshta forma qeverisëse më e përshtatshme për shqiptaret. Sot politika shqiptare ka ‘mbretër’ të rinj, të cilët ndonjëherë bëjnë zhurmë gjoja për reformimin e Arsimit të Lartë dhe atij pasuniversitar sipas këtij apo atij modeli Perëndimor kur, me sa duket, nuk janë të interesuar në krijimin e një inteligjence që një ditë do t’u këlthasë me zemërim të ligjshëm zolaesk këtyre satrapëve të pandreqshëm: ‘J’accuse!’

Biografi e shkurtër:


Image result for gezim alpion

Gëzim Alpion u lind në Peshkopi më 1962. Ai ka studiuar në Kajro për BA dhe MA, dhe në 1997 mbrojti doktoratën në Universitetin e Durhamit. Ai ishte lektor në Universitetet e Huddersfield, Sheffield Hallam, dhe Newman përpara emërimit në vitin 2002 në Departamentin e Sociologjisë në Universitetin e Birminghamit ku aktualisht është Drejtor i Sociologjisë, dhe Drejtor i Programeve të Kombinuara në Shkollën e Qeverisjes dhe Shoqërisë. Alpion është anëtar i bordit të disa revistave shkencore, përfshirë ‘Celebrity Studies’, që botohet nga Routledge.
Fillimisht ai tërhoqi vëmendjen e mediave britanike me botimin dhe vënien në skenë në disa qytete angleze të dramave ‘Vouchers: A Tragedy’ (2001) dhe ‘If Only the Dead Could Listen’ (2008).
Monografia ‘Mother Teresa: Saint or Celebrity?’ është botuar në gjuhën angleze nga Routledge në Londër dhe New York (2007), New Delhi (2008), dhe në gjuhën italiane nga Salerno Editrice në Romë (2008). Kjo vepër dhe vëllimet me esë ‘Foreigner Complex’ (2002) dhe ‘Encounters with Civilizations: From Alexander the Great to Mother Teresa’, botuar në Indi (2008) dhe Amerikë (2009 dhe 2011) nga Transaction Publications, janë vlerësuar shumë nga kritika akademike. Autor i një numri studimesh në revista shkencore dhe përmbledhje akademike, Alpion konsiderohet si eksperti më autoritar për Nënë Terezën në gjuhën angleze. Ai ka botuar artikuj në disa gazeta ndërkombëtare si ‘The Guardian’, ‘Hindustan Times’, ‘The Middle East Times’, and ‘The Hürriyet Daily News’.



Perënditë e periudhës mitologjike në Greqisë Antike

 Para lindjes së filozofisë si një njohuri më racionale të të menduarit kolektiv, në Greqinë e lashtë Antike, dominonte një sistem gjithëpërfshirës mitologjik, i cili funksiononte në mënyrë të përsosur, dhe për nivelin e vetëdijesimit kolektiv të asaj kohe, ajo ka dhënë një kontribut të pakontestueshëm në të kuptuarit dhe interpretimin e të gjitha realiteteve me të cilat ballafaqohej shoqëria e asaj kohe. 


Pikërisht përmes këtij sistemi, që në shkencën tone të sotme analitike njihet si “perioda mitologjike e Greqisë Antike”, ata jepnin sqarime meritore ekzistimit dhe veprimit të shumë fuqive dhe fenomeneve të ndryshme natyrore, dhe kjo mënyrë e të menduarit, ishte rrënjosur thellësisht në bindjen e tyre kolektive. Pas hyjnive të para dhe betejës së tyre të famshme me ciklopët dhe titanët, grekët e lashtë, u orientuan që t’i besojnë dhe nënshtrohen Zotave aktiv, të cilët, sipas cilësive, veseve dhe virtyteve, do të jenë më afërt qenieve njerëzore. Për këtë shkak, ata ishin të magjepsur me fituesit nga OLIMPI, të cilët, kanë qenë të bukur, madhështor dhe me shumë cilësi i ngjasonin qenieve njerëzore. 
Këta ishin të dymbëdhjetë hyjnorë nga OLIMPI. Që nga momenti kur këta kanë filluar të sundonin me qiellin dhe tokën, ata, në mes veti, e kishin të ndarë pushtetin, nderin, lavdinë. Në këtë sistem të përsosur të hierarkisë hyjnore, çdo gjë ka funksionuar sipas dëshirës dhe vullnetit të pakontestueshëm të Zeusit. Selia e tyre qendrore ka qenë në Olimp, malin më të lartë të Greqisë. Një ndër karakteristikat themelore e 12 Zotave të Olimpit, ka qenë, se ata gjithnjë i përmbushnin premtimet e tyre. Shpesh vinin në mes të njerëzve të zakonshëm dhe aty krijonin pasardhës. Fëmijët e lindur nga martesat e përziera në mes të zotave dhe njerëzve trajtoheshin si gjysmë Zota dhe dispononin me aftësi të jashtëzakonshme. Zotat e Olimpit ushqeheshin me AMBROZION dhe pinin nektar, pije kjo që ishte dedikuar vetëm atyre.
1. ZEUSI
Zeusi ishte sunduesi i qiellit dhe tokës, babai i njerëzve dhe Zotave tjerë. Konsiderohet si pari, më i madhi dhe i pavdekshmi nga të gjithë Zotat tjerë të OLIMPIT. Është lindur në një shpellë të malit DIKTA, ndërsa ka jetuar në një shpellë tjetër të malit IDA, ku e kishte fshehur e ëma e tij REA, duke e ushqyer me tamblin e dhisë nimfë e quajtur AMALETEJA. Pas betejës dhe fitores me titanët dhe ciklopët, e meritoi respektin dhe nënshtrimin, duke u shpallur si baba i të gjithë Zotave tjerë.
Arma e tij ka qenë rrëfeja, ndërsa pushteti i sundimi toka dhe qielli. Bashkëshortja e përhershme dhe e pandashme e jetës ishte HERA, e cila besnikërisht e ka përvjedhur gjatë tërë veprimtarisë së tij sunduese. Nga bashkëshortësia me Herën, Zeusi kishte katër fëmijë: AREJËN, HEBUN, EJLEJTIAN dhe HEFAJASTEN..
Aventurat e dashurisë të Zeusit kanë qenë të panumërta. Nga këto marrëdhënie, Zeusi ka lindur shumë fëmijë zota, gjysmë zota, heronj.
Si shembull nga dashuritë e tij të shumtë, është e udhës ta përmendim dashurinë me MAJËN, sepse, nga kjo lidhje ka lindur Zoti HERMESI, pastaj me SELMËN, nga e cila ka lindur Zoti DIONISI, me LETËN, Zoti APOLLONI dhe ARTEMIDA, ndërsa, nga marrëdhënia e tij jashtëmartesore me MENEMUSËN, kanë lindur 9 muza të famshëm.
Të gjithë këtë fëmijë jashtëmartesor Zeusi i donte dhe i mbronte, sepse ata shpesh kanë qenë të rrezikuara nga xhelozia hakmarrëse e bashkëshortes legjitime HERA. Përveç qindra grave tjerë, Zeusin me bukurinë e vetë të jashtëzakonshëm e ka magjepsur edhe GANIMEDEN, e cila kishte gjak mbretëror dhe jetonte në Trojë. Atë e solli në OLIMP dhe e cakton afër vetes që t’i mbushte lëngun e nektarit në kupën e tij të pijes. Po ashtu, si njërën prej dashurive të veçanta të Zeusit, mos të mbetemi pa e përmendur lidhjen e tij me EVROPËN e bukur, të bijën e AGINORIT dhe TELEFASES. Nga kjo dashuri i lindin tre djem: MINOJA mitik, SEPREDONI i guximshëm dhe RADAMENTA e drejtë. Evropa, mbetet në ishullin e Kritit dhe martohet me mbretin ASTERIA, i cili ia përvetëson të gjithë fëmijët e saj dhe në shenjë mirënjohje ndaj dashurisë që kishte për te, kontinentin ton e emërton me këtë emër – EVROPA.
2. HERA
Hera ishte bashkëshortja legjitime e Zeusit dhe konsiderohej si mbrojtësja e familjes dhe grave të martuara Binjakja Romake ishte JUNONA. Lidhja Herës me Zeusin ka qenë shumë para se këta të dytë të martohen.
Ata takoheshin fshehtas. Kur harmonizohen dhe stabilizohen marrëdhëniet në mes të Zotave tjerë të Olimpit dhe Zeusit si sundimtar të përgjithshëm, atëherë, këta të dy lidhin Martesë. Hera lajmërohet në shumë tregime mitologjike të asaj kohe.
Si më karakteristike për të ishte se, ajo, përveç fëmijëve të vetë, rriste dhe kujdeset edhe për fëmijët tjerë. Dënonte tradhtinë martesore dhe me ashpërsi të pashoq luftonte kundër dashnoreve të burrit të saj.
Në kohën e luftës së famshme dhe tragjike të Trojës, ajo ishte përherë e angazhuar në mbrojtje të grekëve luftëtar dhe merrte pjesë në prurjen e shumë vendimeve të rëndësishme për luftën.
3. ATHINA
Athinaja ishte hyjneshë e luftës, urtësisë, artit, shkencës dhe zejtarisë. Sipas mitologjisë Romake, asaj i përshtatet hyjnesha MINERVA. Kishte lindur nga koka e Zeusit duke valëvitur me shigjetën e saj karakteristike.
Edhe pse merrej si hyjneshë e luftës, ajo kurrë nuk është treguar me veti luftarake. Përkundrazi, zihej si e urtë, e mençur dhe gjithnjë e gatshme që t’i ndihmoj trimat dhe heronjtë, sikur ishin: PERSEU, AKILI, ODISEU dhe shumë të tjerë.
Një dashuri të madhe që ajo ndjente ndaj tyre, aspak nuk kishte të bënte me erotikën. Duke mbetur virgjëreshë tërë jetën, ajo kishte vendosur që kurrë mos të martohet, edhe përpos ofertave të shumta që kishte nga zotat tjerë. U ka ndihmuar njerëzve në përkrahje të realizimit të dëshirave dhe synimeve të tyre. Nga respekti i madh që kishte, me emirin e saj emërtohet edhe qyteti Atena, ndërsa në Akropol, për nder të Atenës është ndërtuar tempulli i falshëm shenjtore – PANTENONI.
4. POSEIDONI
Ishte zoti i detit dhe i tërmeteve. Sipas mitologjisë Romake, atij i përshtatet Zoti NEPTUNI. Vëllezërit e tij ishin: ZEUSI dhe HADI. Jetonte në pallatin e tij nëndetar.
Paraqitej gjithnjë i armatosur me tredhëmbëzorin e tij karakteristike në dorë. Është konsideruar si njeri ndër zotat më të respektuar të dymbëdhjetëshes së Olimpit, sepse, pas Zeusit dhe Herës, ishte si më i vjetri në moshë. Përherë i rrethuar nga delfinët e hareshëm, në mes të valëve që nuk e lagnin fare dhe me karrocën e tij të artë, ai shëtiste nëpër mbretërinë e tij të madhe, respektivisht, nga oqeani në oqean. Edhe Posedoni, sikurse Zotat tjerë nga Olimpi, kishte afera dhe marrëdhënie dashurore me shumë hyjnesha, gjysmë hyjnesha si dhe me njerëz të zakonshëm, dhe nga këto lidhjet i kanë lindur shumë fëmijë.
5. DEMETRA
Ishte hyjneshë e bujqësisë, të të lashtave dhe pjellshmërisë së tokës. Konsiderohej si nënë e arave dhe grunoreve. Ajo, po ashtu, merret edhe si personifikim i tokës në përgjithësi.
Tek mitologjia Romake, asaj i përshtatet hyjnesha CERERA. Ishte nëna e PERSEFONËS, një hyjneshë femër, që e kishte lindur nga marrëdhënia e saj jashtëmartesore me Zeusin, dhe me të cilën kishte një lidhje të ngushtë emocionale.
6. APOLLONI
Ishte Zoti i dritës, arsyes, frymëzimit, artit, i parathënies, profetizimit. Pasi që kishte lidhur me Diellin, po ashtu, konsiderohej edhe si shërues i sëmundjeve të ndryshme. I takon gjeneratës së dytë të zotave nga Olimpi. Është i biri i Zeusit nga marrëdhënia e tij jashtëmartesore me LETËN, dhe vëllai binjak i hyjneshës ARTEMIDA.
Apoloni konsiderohej si Zoti më i bukur nga të gjitha zotat tjerë të Olimpit. Me konstruksion ishte i gjatë dhe formë të bukur trupore, andaj kishte shumë aventura dashurore, si me nimfat ashtu edhe me njerëz të zakonshëm.
Nga këto aventura dashurore, i kanë lindur shumë fëmijë. Apoloni, po ashtu, trajtohej si heteroseksual. Përveç me femra, ai ka pasur marrëdhënie edhe me shumë meshkuj. Dashnorët e tij më të njohur meshkuj, kanë qenë: HIJAKITI dhe KIPARISI.
Se sa ishte Apoloni i çmuar dhe i respektuar si hyjni tek grekët e vjetër, tregon fakti se, për nder të tij, në Delfi ishte ndërtuar Orakulli i falshëm parathënës, në të cilën parathëniet e veta i tregonte priftëresha e njohur PITIJA.
7. ARTEMIDA
Ishte hyjneshë e Hënës, e shtazëve të egra dhe e gjuetisë.
E bija e Zeusit nga marrëdhëniet e tij me LETËN dhe motra e Apolonit. Në mitologjinë Romake asaj i ngjasonte hyjnesha DIANA.
Nga Zeusi, babai i saj, Artemida kishte kërkuar që përjetë të mbetet e pamartuar dhe virgjëreshë. E armatosur me shtizë dhe shigjeta në dorë, ajo shëtiste nëpër pyje, e shoqëruar përherë nga miqtë e saj besnik, drerët dhe drenushave.
Për nga karakteri, Artemida ishte hyjneshë tejet hakmarrëse e cila ju hakmerrej të gjithë atyre që tregoheshin si të pandershëm.
Ishte mbrojtëse e gjuetarëve dhe të njerëzve ndërgjegjshëm.
8. HERMESI
Ishte zëdhënës dhe lajmëtar i zotave tjerë nga Olimpi. Po ashtu, Hermesi konsiderohej si Zoti i tregtisë, oratorisë dhe i hajnave. Nga mitologjia Romake atij i përshtatej MERKURI. Ka qenë biri i Zeusit, i lindur nga marrëdhënia e tij jashtëmartesore me MAJËN.
Hermesi në sandalet e mbathura në këmbë dhe përkrenaren që e barte në kokë, kishte krahë me të cilët fluturonte furishëm nga një vend në vendin tjetër.
Shpesh u ka ndihmuar shumë heronjve legjendarë sikur janë: HERAKLU, PERSEU, ODISEU …
9. AFRODITA
Ishte hyjneshë e dashurisë dhe e bukurisë. Pasi kishte lindur nga “shkuma e detit”, gjithnjë paraqitej e buzëqeshur. Nga mitologjia Romake, asaj i përshtatej hyjnesha VENERA.
Afrodita i mbronte të dashuruarit. Zbavitja më e madhe e saj ishte, nxitja e marrëdhënieve dashurore në mes të Zotave. Ka qenë e pirur që të bëj shumë intriga, vetëm e vetëm t’i nxis Zotat që të dashurohen në njerëz të zakonshëm.
Posaçërisht, ka qenë e njohur me nxitjet e bëra Zeusit, i cili, gati në çdo çast, ka qenë i angazhuar me ndonjë lidhje dashurore. Por, edhe pse i ka nxitur të tjerët, Afrodita as vetë nuk ka qenë indiferente si dashnore.
Edhe pse ishte e martuar me Zotin e gjymtë, HEFAISTIN, ajo ka pasur marrëdhënie jashtëmartesore me AREJIN. Nga kjo lidhje, asaj i lindin fëmijët: EROSI, DEJMO, FOBI dhe HARMONIA. Por Afrodita burrin e vetë legjitim, nuk e ka tradhtuar vetëm me Arejin, por ajo ka pasur lidhje të shumta edhe të tjerët. Si karakteristik e Afroditës ka qenë preferenca e saj e madhe ndaj luleve e posaçërisht ndaj drandofilles. Shëtiste e hipur në karrocën të cilën e grinin qifti i pëllumbave që ajo i donte pa masë.
10. ARESI
Ishte Zoti i Luftës dhe i betejave. Nga mitologjia Romake, atij i përshtatej MARSI. Gjithnjë paraqitej me helmet në kokë dhe përherë në gatishmëri për luftë. Aresi gjithnjë ishte aty ku zhvillohej ndonjë luftë, betejë e përgjakur apo çfarëdo konflikti tjetër me viktima dhe përmasa të mëdha. Shpesh vinte në konflikt me Zotat tjerë. Edhe ky si Zotat tjerë të Olimpit, kishte marrëdhënie të shumta dashurore. Nga këto marrëdhënie është e njohur lidhja e tij me Afroditën.
11. HEFESTI
Ishte zoti i zjarrit, zejeve të ndryshme (zanateve), artit dhe metalurgjisë. Konsiderohej si farkëtar dhe zejtar i Olimpit. Nga mitologjia Romake, atij i përshtatej VULLKANI.
Në mbretërinë e Olimpit, ishte i angazhuar për punimin e stolive dhe gjësendeve të ndryshme artistike. Edhe pse, në dukje tejet i shëmtuar dhe nga këmbët i çalë, ai kishte duar dhe trup të fortë. Në dukje vërtet njihet si i shëmtuar, por dashurisë së tij nuk kanë mund t’i ikin shumë femra të bukura. Nga aventurat e shumta dashurore që kishte, përpos Afroditës, përmenden edhe AGLEJA dhe HARI.
12. HESTIA
Ishte hyjneshë e zemrës, familjes dhe harmonisë familjare. Nga mitologjia Romake, asaj përshtatej hyjnesha VESTA. Ka qenë motra e Zeusit.
Edhe pse me këmbëngulje atë e kërkonin për grua Posedoni dhe Apoloni, ajo nga vëllai saj Zeusi, kishte kërkuar që përgjithmonë të mbetej e pamartuar dhe virgjëreshë. Në mbretërinë e Olimpit, ka bërë një jetë të qetë dhe pa afera.
Ndoshta,  kjo rrethanë ka qenë shkaku kyçe, pse kjo hyjneshë, në krahasim me Zotat tjerë, nuk është përmendur aq shumë.
Në shekullin e 5 p.e.s., ajo zëvendësohet dhe vendin e saj e zë DIONISI -Zoti vardisje, pjellshmërisë dhe verës.
DIONISI ishte fëmija nga marrëdhëniet jashtëmartesore të Zeusit dhe SEMELËS. Në mitologjinë Romake, atij i përshtatej Zoti BAKU.
- See more at: http://www.durreslajm.com/kultura/per%C3%ABndit%C3%AB-e-olimpit#sthash.jgL8yrXk.dpuf

Libri “Albanian Dialects” është publikuar nga The Centre for Albanian Studies në Londër


Libri “Albanian Dialects” është publikuar nga The Centre for Albanian Studies në Londër, në mars 2014. Përmban studime filologjike të karakterit të dialektologjisë krahasuese të gjuhës shqipe, të përgatitura nga Princi Louis-Lucien Bonaparte dhe të botuara në anglisht, gjatë periudhës 1882-1890 në revistën akademike “Transactions of the Philological Society”, në Londër. I ka mbledhur Bejtullah Destani, një nga emrat më të shquar të kërkimeve dhe studimeve historike shqiptare
Prince Loius-Lucien Bonaparte ka lindur në Angli më 4 janar 1813. Louis Bonaparte është djali i Lucien Bonaparte-it, vëllait të Napoleonit I, Perandorit të Francës.
Louis Bonaparte, një filolog dhe politikan, e kaloi rininë e tij në Itali dhe nuk ka shkuar në Francë deri më 1848, kohë kur i përfshirë në politikë, shërbeu dy mandate të shkurtra në Kuvendin Francez, si përfaqësues i Korsikës më 1848 (mandat i cili u shfuqizua) dhe si përfaqësues i Departamentit të Seine-s më 1849.
Pas shpalljes së Perandorit të Dytë, ai u emërua senator në vitin 1852 ndërkohë që kushëriri i tij, Louis-Napoleon, e lejoi të përdorë titujt “Princ” dhe “Madhëria e Tij”. Megjithatë, interesi i tij në detyrat publike ishte mjaft i kufizuar. Më 1850 u shpërngul në Londër, ku kaloi kohën më të madhe të pjesës së mbetur nga jeta. Këtu ai grumbulloi një bibliotekë mjaft të pasur, me një numër të madh librash mbi studimet e gjuhëve të ndryshme të botës, mes të cilëve, edhe rreth pesëdhjetë tituj që lidheshin drejtpërdrejt me gjuhën shqipe dhe që studiuesi Destani është kujdesur të sjellë në këtë libër. Bonaparte ishte aktiv në disa shoqëri akademike duke përfshirë këtu edhe Shoqatën Filologjike dhe njëkohësisht ishte kontribuues aktiv në botimet e tyre. U zgjodh anëtar i shoqatës Athenaeum më 1866. Gjatë punës dhe karrierës së tij Bonaparte pati lidhje ndërmjet të tjerëve edhe me Alexander J. Ellis, fonologjist dhe kampion i reformës së drejtshkrimit dhe James Murray, redaktor i Oxford English Dictionary. Ky i fundit, standardet e të cilit ishin tejet të rrepta, shpesh ishte kritik i metodave të hulumtimit të dialektologjisë nga Louis-Lucien.
Bonaparte studioi për mineralogji dhe kimi në Kolegjin e Jezuitëve në Urbino dhe veprat e tij të hershme në fushën e shkencës u botuan në Itali.
Krahas shkencave ekzakte, Bonaparte shfaqi interes të veçantë në filologji e veçanërisht në gjuhësinë dhe dialektologjinë krahasuese. Në të vërtetë, studimi i gjuhëve të vjetra dhe moderne ishte mjaft i njohur në programet mësimore unversitare në mesin e shekullit të XI-të. Punimi i tij i parë në gjuhësi Evropiane ishte “Specimen Lexici Comparativi”, punim i cili u botua në Florence më 1847.
Ndërmarrjet gjuhësore të Bonaparte-it ndahen në dy kategori. Së pari, janë veprat e tij, pjesa më e madhe e të cilave përfshin studimet në filologji krahasuese ose në dialektologji. Së dyti, ai kishte sponsorizuar botimin e veprave të të tjerëve, ndër të cilat më të rëndësishmet janë versionet e përkthimeve të teksteve biblike të botuara në gjuhë të shumta evropiane dhe dialekte të ndryshme gjuhësore. Këto përkthime ndihmuan edhe kërkimet e tij filologjike, si dhe ruajtën të dhënat e atyre gjuhëve që ishin të panjohura për publikun deri në atë kohë ose ishin zhdukur. Ai vetë mund të fliste dhe shkruante rrjedhshëm në italisht, frëngjisht, spanjisht, anglisht dhe gjuhën Baske edhe pse Julien Vinson, dijetar Basque francez, vuri në dukje se ai fliste frëngjisht me theks anglez. Ashtu si shumë gjuhëtarë të kohës së tij, ai mund të lexonte edhe në shumë gjuhë të tjera.
Interes të veçantë Bonaparte i kushtoi gjuhëve të minoriteteve, veçanërisht gjuhës Baske, ku dhe kreu studimet më të mëdha, dhe gjuhës së folur rajonale të Italisë dhe Anglisë. Studimet dialektologjike të Bonaparte-it bazohen në rezultatet e punës së tij hulumtuese në terren dhe konsultimin e drejtpërdrejtë të materialit me persona që gjuhën apo dialektin e marrë në studim e kishin gjuhë amtare.
***
Kontaktet e Bonaparte-it me gjuhën shqipe dhe dialektet e saj kanë qenë në Itali, me të folmen e arbëreshëve, dhe në Londër. Bonaparte u përqendrua jo vetëm në studimin gjuhësor, por edhe në ndryshimet dialektore brenda të folmes së arbëreshëve. Studimet e tij, të paraqitura nga studiuesi Destani në librin “Albanian Dialects” (Dialektet Shqiptare) përfshijnë harta të detajuara të zonave të banuara nga arbëreshët në Itali, duke specifikuar se cili dialekt përdoret në zona të caktuara. Nga ky këndvështrim studimi ka vlera të mëdha demografike dhe etnografike për përqendrimeve dhe shtrirjen e arbëreshëve në Itali.
Në studimin e tij “Albanian in Terra d’Otranto” (Shqiptarët në Tokën e Otrantos), të viteve1882-84, Princi Bonaparte sjell një material të detajuar me emrat e fshatrave ku shqipja arbëreshe flitej akoma në fund të shekullit XIX. Veç kësaj ai jep një pasqyrë përmbledhëse të tingujve të përdorur në dialektin gegë dhe toskë dhe nëndialektet që rrjedhin prej tyre, duke përfshirë edhe përdorimin e këtyre tingujve në të folmen e Shkodrës, atë greke (moderne), të Kalabrisë dhe të Sicilisë.
Kjo tabelë e tingujve të shqipesh, sipas autorit, është e para e llojit të saj. Një punë të ngjashme, por jo kaq të detajuar ka bërë para tij edhe albanologu i famshëm gjerman Hahn, literaturën e të cilit Bonaparte e ka konsultuar, ashtu siç ka konsultuar ndërmjet të tjerash edhe literaturën e Kristoforidhit dhe të Dhimitër Kamardës, me të cilin duket se ka qenë i afërt pasi e ka pasur mysafir të tij në Londër, për disa muaj.
Po në këtë studim Bonaparte jep shembuj të disa fjalëve të izoluara shqipe në dialektet gegë dhe toskë, të shqiptarëve të Greqisë, Kalabrisë, Sicilisë, dhe atyre të Shkodrës, si dhe disa fraza të shkurtra, të përdorura në gjuhën e përditshme nga arbëreshët. Kjo pjesë e studimit, edhe pse jo voluminoze është shumë e rëndësishme për studimin e leksikologjisë së shqipes së fund shekullit të 19-të. Përdorimin e tingujve të ndryshëm në të njëjtën fjalë, paraqet interes për fjalëformimin e shqipes së vjetër. Studimi është i vlefshëm për të studiuar shqipen e vjetër të mbartur nga arbëreshët në Itali gjatë shpërnguljeve të tyre kryesisht në mesjetë nga vitet 1400 e në vazhdim, e të trashëguar brez pas brezi deri tek arbëreshët e fundit të viteve 1800.
Kështu fjalën “shtëpi” sipas Bonapartes e gjejmë në këto forma:
(stipía; štәpí (tosk, shqiptarët e Greqisë); štәpî (tosk, geg); špî (shqiptarët e Kalabrisë, shkodran); špí (shqiptarët e Sicilisë); štpî, štpîe (shkodran).
Studimi i dytë i botuar nga Princi Bonaparte në revistën akademike “Transactions of the Philological Society” më 1888-1890, jep një listë të gjuhëve që huaja që janë folur në 69 provincat e Italisë, si dhe të vendeve ku këto gjuhë janë folur. Në këtë edicion të dytë, Bonaparte paraqet një studim më të zgjeruar dhe të korrigjuar të studimeve të tij të edicionit të parë. Po në këtë studim gjejmë edhe një tabelë të simboleve fonetike shqiptare, një minifjalor, i shoqëruar nga sqarimi për mënyrën e formimit të gjinisë femërore dhe mashkullore, në gjuhën shqipe. Po kështu gjejmë edhe disa fraza të njëjta biblike të paraqitura në të gjitha dialektet e marra në studim në këtë punim, gjithsej nëntë shembuj të ndryshëm që paraqesin nëntë dialektet që fliten ndër arbëreshët e Italisë.
Louis-Lucien vdiq në Itali, në Fano pranë Urbinos, më 3 nëntor 1891. Trupi i tij u kthye në Angli dhe është varrosur në varrezat e kishës katolike romake Shën Maria në Kensal Green në veri-perëndim të Londrës.
Së fundi, “Albanian Dialects” nuk është veçse një shkëndijë që hedh dritë mbi punën e paçmuar albanologjike të Princit Bonaparte. I mbetet studiuesve të albanologjisë të thellohen në punën dhe veprën e tij, për të nxjerrë në pah vlerat dhe arritjet e këtij filologu të palodhur.

Ernest Hemingway- : Një shkrimtar duhet ta shkruajë atë që ka për të thënë, jo ta flasë -


Në Tetor 1954 Ernest Hemingway-t iu dha Çmimi Nobel për Letërsinë, por gjërat nuk shkuan për të si për çdo shkrimtar tjetër. Së pari, ai u tha gazetarëve se Carl Sandberg, Isak Dinesen dhe Bernard Berenson e meritonin çmimin më tepër se ai, por se atij do i bënin punë paratë e çmimit; pastaj i zhytur në depresion dhe në rrugën e gjatë të shërimit prej dy aksidenteve ajrore, që për pak i morën jetën, vendosi të mos udhëtonte për në Stockholm dhe i kërkoi John Cabot-it, Ambasadorit të ShBA-ve në atë kohë në Suedi, të lexonte fjalimin, të cilin më vonë e inçizoi.
Fjalimi i Hemingway-t për çmimin Nobel sa përçon estetikën e tij krijuese, aq edhe ngjan me atë vetë si njeri: i thukët në mendime, sentimental për nga karakteri, karizmatik, i nxituar dhe i paqëndrueshëm. Por plot stil: si në jetë ashtu edhe në krijimtari!
Askush nuk dyshon për aftësitë e tij si romancier tek: “Dhe dielli lind përsëri, “Për kë bie këmbana” (ajo mund të bjerë edhe për ty! -shkruan Hemingway), novela shumë e njohur “Plaku dhe deti”, por mjeshtëria e tij e vërtetë janë tregimet e shkurtra.
“Kampi indian”, “Lumturia e shkurtër e Frensis Mekomberit”- tregimi që përshkruan hap pas hapi “shkëlqimin dhe rënien” e një njeriu si Frensis; “Kodrat si elefant të bardhë”, “Macja në shi”- gjithçka sillet rreth një maceje të zeze dhe një çifti amerikan, në dukje pa probleme në  një tregim prej vetëm tetë faqesh, “Dëborat e Kilimanxhros”, ku vdekja merr formë; Hemingway është mjeshtër kur vjen fjala për portretizimin e vdekjes.
Ernest Hemingway-t iu akordua çmimi Nobel nga Antarët e Akademisë Suedeze me motivacionin: “për syrin e mprehtë me të cilin ka vëzhguar, dhe për pasojë ka interpretuar ekzistencën njerëzore të kohës sonë të turbulluar; gjithashtu për përmbajten e admirueshme me të cilën ka përshkruar të vërtetën e zhveshur. Problemet njerëzore që ka trajtuar, na prekin të gjithve që jetojmë në kushtet e konfuzionit të jetës moderne, dhe pak autorë kanë ushtruar ndikim kaq të madh në letërsinë bashkëkohore në të gjitha vendet.”
Më poshtë është fjalimi, në të cilin shkrimtari thekson rëndësinë e të punuarit dhe të qenurit vetëm. Vetmia është “detaj” që del nëpër romanet me nota biografike dhe tregimet e shkurtra të Hemingway-t.
“Duke mos e pasur të lehtë të bëj fjalime, as zotësinë për oratori e retorikë, dëshiroj të falenderoj për zemërgjerësinë administratorët e Alfred Nobel-it për këtë çmim.
Asnjë shkrimtar që njeh shkrimtarë të mëdhenj, të cilët nuk e morën çmimin, nuk mund ta pranojë atë përveçse me përulësi. Nuk ka nevojë t’i rendisim këta shkrimtarë. Çdokush këtu mund të bëjë listën sipas ngjohurive dhe ndërgjegjies së tij.
Do të ishte e pamundur për mua t’i kërkoja Ambasadorit të vendit tim të lexojë një fjalim ku një shkrimtar thotë të gjitha gjërat që ka në zemër. Gjërat mund të mos jenë menjëherë të dukshme, dhe në këtë rast ai është me fat.  Por në pjesën më të madhe ato janë të qarta, dhe prej kësaj, dhe nga shkalla e alkimisë që një shkrimtar zotëron, ai do të rezistojë ose do të harrohet.
Të shkruarit, në rastin më të mirë, është një jetë e vetmuar. Grupimet e shkrimtarëve e lehtësojnë vetminë e shkrimtarit, por dyshoj se e përmirësojnë të shkruarit e tij. Ai rritet para syve të publikut teksa shpërndan vetminë, dhe shpesh puna e tij zvetnohet. Për atë që punon vetëm, edhe nëse ai është një shkrimtar i mirë, do i duhet të përballet me përjetësinë, ose mungesën e saj, çdo ditë.
Për një shkrimtar të vërtetë, çdo libër duhet të jetë një fillim i ri ku ai përpiqet përsëri për diçka përtej të arritshmes. Ai gjithnjë duhet të provojë gjëra që nuk i ka bërë më parë, ose të tjerët kanë tentuar, por nuk ia kanë dalë. Në ndonjë rast, me shumë fat, do të ketë sukses.
Sa i thjeshtë do të ishte shkrimi i letërsisë, nëse do të ishte e nevojshme të shkruhej në një mënyrë tjetër atë çka është shkruar mirë. Kjo për shkak se kemi pasur kaq shkrimtarë të mëdhenj në të shkuarën, ku një shkrimtar mund të drejtohet, aty ku askush s’mund ta ndihmojë.
Si shkrimtar, kam folur tepër. Një shkrimtar duhet ta shkruajë atë që ka për të thënë, jo ta flasë. Sërish ju falenderoj.”

70 piramidat e Nilit

  • Vëmendjen e shkencëtarëve dhe kërkuesve më të shumtë e kanë tërhequr që prej kohrave të vjetra mënyra e ndërtimit dhe përdorimit të piramidave. Në mënyrë informuse, përmëndim se përgjatë Nilit gjënden rreth 70 piramida, shumica e të cilave, me përjashtime të vogla që konfirmojnë rregullin e zakonshëm, u ndërtuan gjatë pesë Dinastive të para, dhe përbëjnë shëmbuj të një teknologjie shumë të lartë. Të tjerat, më të rejat, tregojnë një teknologji shumë më të ulët. Sot, misteret akoma vazhdojnë të mahnisin dhe të torturojnë shkencëtarët dhe studiuesit.
  Në ditët tona, shkencëtarë si Robert Bauval dhe Graham Hancock, përmendin se përbërja e tre piramidave të Gizës dhe të monumenteve të zonës, paraqesin zonën e qiellit mijra vite më përpara se kronologjia zyrtare e ndërtimit të piramidave.
Vëmendjen më të madhe në krahasim me të gjithë piramidat e ka tërhequr piramida e Madhe e Gizës sepse u konsiderua si ndërtesa më e vjetër dhe më e madhe e njeriut me analogjitë matematikore dhe gjeometrike më perfekte. Filozofi neoplatonik Prokoli, deklaron se “piramida e madhe” ishte përdorur si vëzhgues astronomik (yjor) përpara përfundimit të ndërtimit të saj. Sido që ta studiojw  dikush Piramidën e Madhe, do të ekzistojnë shumë pyetje pa  papërgjigje. Edhe pse shumë veta kontrolluan brendësinë e saj dhe pjesën e jashtme me metra, rregulla logaritmik, lëndë kimike dhe instrumente te llojeve të ndryshëm, Piramida e Madhe mbetet një enigmë sepse besohet se përfaqwson majën e dijes egjiptiane dhe se është çelsi për zbulimin e shumë sekreteve.
Edhe pse shkencëtarët, egjiptiologët dhe arkeologët besojnë se u ndërtua nga Keopsi midis vitit 2686 dhe 2181 para erës sonë për t’u përdorur si varr, ka pasur shumë kundërshtime mbi moshën dhe arsyen pse Piramida e Madhe u ndërtua.
Një nga këto teori zbulon se piramida e madhe nuk mund të jet ndërtuar nga Keopsi dhe e dokumenton kështu: “Piramida e Madhe ka 2.300.000 maglit që peshojnë nga 3 deri në 18 tonë. Por prerja e magalitve bëhet me vegla hekuri,ndërkohë Egjiptianët edhe pas 2.800 (periudhën e mbretërimit të Keopsit) ishin prej bakri,kështu qe nuk mund t’i prisnin gurët. Gjithashtu, mister mbetet akoma numri i forcës punëtore. Keopsi mbretëroi saktësisht për 22 vite dhe 11 muaj dhe sipas historianëve e ndërtoi piramidën që të “mbretëroj aty mbas vdekjes së tij, në botën e të vdekurve”. Në qoftë se supozojmë se punëtorët punonin 7 ditë në javë dhe prisnin 100 megalite në ditë (!), atëhere për prerjen e 2.300.000 copëzave do të nevojiteshin më e pakta 62 vite punë e vazhdueshme dhe pa ndërprerje. Domethënë, që Keopsi  të kapte varrin e tij, do të duhej që të priste trefish më shumë megalite dhe te kishte trefishin e numrit të punëtorëve!”
H.P.Blavatski në veprën e saj “Doktrina Sekrete”(II, 432) mbron idenë se, “piramida e madhe” u ndërtua shumë më parë se Keopsi, si tempull initacionesh dhe se Keopsi e vuri në përdorim për gjëra të tjera pasi në kohën e tij nuk përdorej më për initacione. Në D.S. thuhet (II, 556) :
“I initacionuari i ditur, i cili ka kaluar me sukses të gjitha provat, vendosej, nuk gozhdohej, por thjesht lidhej mbi një krevat në formë “Τ” i zhytur në një gjumë të thellë. Lihej të qëndronte në këtë gjendje për tre ditë dhe tre netë, periudhë gjatë së cilës “Uni” shpirtëror thuhet se fliste me Perënditë, zbriste në Hades (ferr), Amedi dhe ofronte mirësi tek qëniet e padukshme, qofshin ato shpirtra njerëzor apo shpirtra të Elementëve. Ndërkohë, trupi i tij gjatë gjithë kësaj kohe qëndronte në kriptin e tempullit ose në shpellën nëntokësore. Në Egjipt vendosej brënda Sarkofagut, në sallën e mbretit të Keopsit, ndërsa gjatë natës përpara ditës së tretë, transportohej në hyrjen e një rruge ku në një orë të caktuar, rrezet e diellit i binin mbi fytyrë kandidatit rapsodik, i cili zgjohej që të initacionohej nga Osiri dhe Thot, Përëndia e Diturisë”
Gjithashtu,një nga kronologjitë më të vjetra i jepet ndërtimit të Piramidës së Madhe nga një shkrimtar Arab, Abu Zeit el Balki, i cili i referohet një mbishkrimi të vjetër për të mbështetur se Piramida u ndërtua në epokën që Lira ishte në yjësinë e Gaforres, domethënë dy herë 36 mijë vite afërsisht. Kjo kronologji duket se bie dakort me disa përcaktime të Karbonit 14 që e pozicionoin Piramidën rreth vitit 71.000 para erës tonë dhe deri tani, teoritë mbeten të hapura.
Në 10 vitet e fundit, një skuadër me kërkues-mëndjehapur, kanë nxjerrë në dritë të dhëna zbuluese në lidhje me moshën e Piramidës së Madhe, Sfigës,dhe në përgjithwsi të ndërtesave përreth zonës të Gizës. I pari filloi Çarls Piaci Smaith, astronom madhështor në Skoci dhe vazhdoi  Graham Hanckock, Robert Bauval, J.A.West, Adrian Gilbert, Colin Wilson etj. Këta që përmendëm më sipër janw astronom, gjeologw, historian, kërkues mitesh, dhe më e rëndësishmja është se kanë arritur në përfundime të afërta me njëri-tjetrin mbi moshën e Piramidës së Madhe, duke ndjekur rrugë të ndryshme. Këta kërkues madje lidhen dhe me zbulimin e vitit 1993, të një kabine të mbyllur në brendësi të piramidës. Kjo kabinë akoma nuk është hapur duke ndezur pseudoliteraturën lidhur me përmbajtjen e tij. Në vitin 1993 Robert Bauval publikoi librin “The Orion Mystery”, ku vërteton shumë bindshëm për dikë me njohuri astronomike, se vendndodhja e tre piramidave të Gizës lidhet me saktësi të madhe me yjet e Brezit të Orionit.
Ishte Boval, që u mundua të riparaqesë në kompjuterin e tij renditjen e yjeve brenda kohës dhe zbuloi një përputhje të mahnitshme. Në vitin 10.500 para erës sone, renditja e tre piramidave të Gizës korrenspondon me vendndodhjen e tre Yjeve të Brezit të Orionit, të yjësisë që Egjiptianët e simbolizonin me Osirin, Përëndinë e ringjalljes. Dy tregues të tjerë kanë lidhje me Sfigën, orientimi i së cilës, gjithmonë sipas dy shkrimtarëve, ndoshta u vendos i tillë, që të tregonte lindjen e diellit në zodiakun e Luanit (kafshë e cila paraqet Sfiga). Në qoftë se kjo teori del e vërtet, vetëm në një periudhë mund të ndodhë kjo: në vitet 10.500 para erës sonë
Sfiga akoma paraqet gjurmë brejtjeje për shkak të ujit. Për egjiptologjinë zyrtare shkak ka qënë rritja e nivelit të ujit. Për Boval dhe Hackock, për shkak të shirave të rrëmbyeshëm që, sipas paraqitjes së tyre meteorologjike në kohë, do të mund të ndodhnin vetëm në vitin 10.500 para erës sonë. Të dhënat e mësipërme si edhe shumë të tjera korrespondojne  sa me kronologjinë që jep Platoni për shkatërrimin e Poseidonisë (qytetërimi i fundit Atlant) në vitet 9.600 para erës sonë , aq edhe me të dhënat e Edward Cayce dhe Zecharia Sitchin. Për shkak se të dhënat që tregojnë kronologjinë 10.500 para erës sonë janë të shumta, do mund të supozonim se kjo është mosha e mundshme e Piramidës së Madhe që u ndërtua nga banorë Atlantë.
“Atlantët e ndërtuan Piramidën në mënyrë që të ruanin dijet e të gjitha shkencave të njohura si dhe për të krijuar një tempull initacionesh dhe një mjet për prodhimin e fushave të fuqishme energjitike”. Ky mendim u mbështet nga Edgar Kaisy sipas së cilit një grup njerëzish nga një qytetërim paraardhës hyri në Egjipt rreth vitit 12.000 para erës sonë. Përpekja më e madhe e këtyre njerëzve ishte ndërtimi i Piramidës për të përmbajtur në këtë strukturë dijet e tyre. Përzgjedhja e këtij vëndi u bazua mbi faktin se atje do të ndodhnin më pak shkatërrime natyrore të cilat filluan me shkatërrimin e Atlantis dhe me përmbytjen e madhe.
Një specialist i traditave të vjetra fetare, Manly P. Holl përmend në librin e tij “Mësimdhëniet sekrete e të gjitha epokave” se Piramida e Madhe u ndërtua nga të mbijetuar atlant. Përmend se shkencëtarët më të mëdhenj të qytetërimit Atlant e kuptuan shkatërrimin që po afrohej dhe që të shpëtojnë dijet e kohës së tyre, emigruan në vënde të tjera dhe formuan qëndra ku jepeshin mësime të ndërtuara me formën e tempujve të tyre, në formë piramidale. Sipas Holl, Piramida mbetet si një testamen i padukshëm midis Dijes së Përjetëshme dhe botës. Është i pari ndërtim që shërben si vënd për ruajtjen e të vërtetave sekrete që është themeli i sigurtë i të gjitha arteve dhe shkencave. Shumë veta hynë në portat e Piramidës së Madhe dhe dolën si Perëndi, u bënë të Ndriçuarit e lashtësisë. Drama e “Vdekjes së Dytë” luhej në Sallën e Mbretit, ku kandidati initacionantë në mënyrë simbolike varrosej në sarkofag. Me përfundimin e ceremonisë mistike, initacionanti ishte i rilindur, njohës i lindjes së dytë dhe banor i dy botëve. Kështu fitonte Ndriçimin dhe Dijen e botës.
Një tjetër dallim që duhet thënë, ka të bëjë me besimin e përbashkët që kanë njerëzit se piramidat e Egjiptit shërbenin si varre për Faraonët. Kjo temë ka ngacmuar edhe historianët e vjetër të kohës së Herodotit dhe pas tij, dhe egjiptologët e kohës sonë. Kështu shtrohet pyetja,a kanë shërbyer piramidat vetëm si varre apo kishin funksione të tjera, si ceremonit initacionuese siç u përmend edhe më parë. Egjiptologjia e quajti këtë enigmë “kriza e piramidave”. Dhe kjo sepse, sipas arkeologëve, të paktën 50% e piramidave nuk kishin si qëllim të shërbenin si varre.
Kjo karakteristikë e piramidave dhe e varreve mund t’i dedikohet dualizmit të Faraonëve që mbretëronin njëkohësisht në Egjiptin e Sipërm dhe të Poshtëm, siç e shpreh simbolizmi i stemës së dyfishtë Psed. Pra, nuk është e çuditshme fakti që ndërtonin dy varre, një në veri dhe një tjetër në jug. Për shembull, u zbulua se një varr në Avido i kushtohej një Faraoni të Egjiptit të Sipërm, ndërsa një varr i ngjashëm u gjet në Memfidë për të njëjtin Faraon si mbret i Egjiptit të Poshtëm.
Në Dinastinë e tretë, Faraoni Zoser ndërtoi një piramidë, të vetmen griskël, në Sakkara si mbret i Egjiptit të Poshtëm, dhe varri në jug që ishte bosh i përkiste po atij si monark i Egjiptit të Sipërm. Brënda piramidës në të vërtet u gjet një mumje, por shumica e arkeologëve dyshojnë se është mumja e Zoserit.
Brënda piramidës Mikerin, më e vogla nga tre piramidat përbërëse të Gizës, u gjend një sarkofag me një mumje, por analiza vërtetoi se sarkofagu nuk i përkiste kohës së Mikerinit – emër i helenizuar të emrit egjiptian Menka-Ra, dhe mumja ishte e epokës të krishterë.
Gjithashtu në Sakkara, në piramidën e Sekim-Ket, kur arkeologët hapën sarkofagun, në vitin 1954, e paprekur për mijravjeçarë, nuk gjetën asgjë brënda. Dhe vërtetimi se piramida nuk u çrrënjos asnjëherë e tregon kurora me gjethe të thara që u gjend sipër sarkofagut, dhe analiza me gazin 14 tregoi se kishte moshë mijravjeçare. Gjithashtu u gjendën bizhuteri të shumta që ishin shpërndarë përreth saj.
Bosh u gjend sarkofagu i Diadifrit, trashëgimtar i Keopsit, brënda piramidës së tij. Gjithashtu, sarkofagu i Hefrinit, që e trashëgoi atë, që edhe pse mbulimi u gjend i thyer u vërtetua se asnjëherë nuk kishte pasur brenda saj ndonjë mumje.
Të gjitha rastet që përmendëm i përkasin Faraonëve të Dinastive të para, dhe në shumicën e rasteve sarkofagët ishin boshë. Pra vazhdojmë të mos kemi fakte se piramidat ishin ndërtesa për varre. Dhe do e mbyllim këtë listë të “varreve pa të vdekur” duke argumentuar se themeluesi i Dinastisë së 12të, Faraoni Ammenemes i pari, e ndërtoi piramidën e tij të vogël dhe pa teknik duke vjedhur gurë nga piramida të tjera më të vjetra dhe nga tempuj, që tregon se tashmë në atë epokë pasardhëse kishin humbur sekretet e përpunimit të gurëve që të mund të ndërtoheshin piramidat.
Një egjiptiolog Austrialan ka studiuar varret e varrezës së paanë në Giza dhe risjellw  historinë e Egjiptit të lashtë. Profesori Naguib Kanawati i Qëndrës Australiane të Egjiptiologjisë në universitetin Macquarie, ka regjistruar dhe interpretuar faktet dhe hieroglife që tregojnë fjalë për fjalë jetët e punonjësve të lartë qeveritarë, të priftërinjve dhe burokratëve deri në Dinastinë e katërt, atëhere kur thuhet se u ndërtuan Piramidat e Mëdha. Edhe pse shumë nga faktet dhe hieroglifet ishin regjistruar ndërkohë në fillimin e shekullit të fundit, profesor Kanawati ka zbuluar shumë gabime. Tha se ngeli i mahnitur kur zbuloi se një tekst i famshëm gjermanë, për shembull, i cili ishte i njohur gjerësisht në publik si “Bibla e Egjiptiologjisë”, ishte plot pasaktësi.
“Kam përshtypjen, se para 100 vitesh, arkeologët dhe egjiptiologët u mbështetën në skema nga hartues dhe fotografi të vjetra që u morën në fushë dhe i përmbante biblioteka. Më e mundshmja është të jenë kopjuar në fushë në mënyrë të gabuar. Nuk kam ndërmend të ndryshoj historinë e Egjiptit. Thjesht dua ta korrigjoj. Ndoshta janë të shumtë ata që s’janë dakord me interpretimet e mia, por nuk mund të mohojnë fotografitë e mia”, thotë profesor Knawati.
Ai mbështet mendimin se arkivet arkeologjike egjiptiane nuk mund të lejojnë gërmime të mëtejshme, derisa të regjistrohen dhe të interpretohen më saktësisht faktet dhe hieroglifet që kanë dalë në dritë.

92 vjetësh kodin e Mona Lizës


  • Një artist amator i cili prej disa vitesh ka studiuar pikturën e famshme “Mona Liza”, ka arritur të zbulojë misterin që deri sot nuk ç’kodohej dot për 500 vjet me radhë.
28 janar 2015 - Po ta shohësh me kujdes pikturën e saj horizontalisht, mund të zbulosh brenda saj kafshë të fshehura.Bëhet fjalë për atë që pretendon artisti Ron Piccirillo nga Nju Jorku, sipas të cilit,
Sikundër ju dalloni në këto foto të pikturës ku janë ndriçuar pjesët e zbuluara, aty gjendet një sërë kafshësh të fshehura brenda pikturës.
Artisti amator Ron Piccirillo, thotë se në pikturë mund të dallohet edhe koka e një luani, e gjithashtu një majmun dhe një buall.
Ata qëndrojnë në ajër, rreth e rrotull Mona Lizës, së bashku me një krokodil apo gjarpër i cili shfaqet në anën e majtë të trupit të Mona Lizës e njohur edhe si Xhokonda.
“Rreth kokës së Mona Lizës, mund të shihet një buall ose luan, apo edhe bletë që lëvizin; ndërsa afër shpatullës, i gjendet një krijesë që mund të merret si gjarpër ose krokodil në të njëjtën kohë”, – pohon Ron Piccirillo.


Piktori i cili ka si mjeshtëri punimet në vaj dhe në grafikë, e ka selinë e tij në Nju Jork, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ai thotë se ka ndjekur një sërë udhëzimesh që përftohen nga Leonardo Da Vinçi për të dekriptuar imazhin që u realizua në vitin 1519.
Piccirillo pohoi se zbulimi i tij ka qenë aksidental dhe se ai ka qenë vetëm në gjendje të vija shumë copa puzzle së bashku, duke bërë kështu të gjeja përgjigjet e duhura.
“Që të gjitha zbulimet erdhën nga shkrimet e Leonardos”, pohoi ai. Në mënyrë të veçantë, Piccirillo thekson se ai beson te referencat për luanin dhe gjarprin prapa në pikturë, i cili sipas tij, e kthen Mona Lizën e famshme në një grua me buzëqeshjen e trishtuar.
Piccirillo tha më pas se ai beson që Mona Liza nuk ishte një person i vërtetë, por përkundrazi, simbolikë e tipareve të një njeriu.
Ai thotë se zbulimi i tij do të jetë i rëndësishëm për këtë pikturë të famshme që e ka lënë të habitur për shekuj të tërë komunitetin në botë.

Akademik Prof.dr.PhD. Rexhep Qosja mbi çthurjet ideologjike në shoqërinë shqiptare dhe eksperimentin proserb të ashtuquajtur “kombi kosovar”.

AKADEMIK REXHEP QOSJA Ideologjia e shpërbërjes – trajtesë mbi idetë çintegruese në shoqërinë e sotme shqiptare Argumente të shpikura për “k...