Agjencioni floripress.blogspot.com

2015/03/04

Komisioni Europian: Hetim të plotë akuzave të Tom Doshit




Komisioni Europian pret hetim të plotë të çështjes së akuzave të deputetit Tom Doshit nga autoritetet kompetente shqiptare. Ja reagimi i Komisionit Europian i artikuluar nga zëdhënësja Maja Kocijançiç: “Komisioni Evropian pret hetimin e plotë të këtij rasti nga autoritetet kompetente shqiptare. Komisioni Evropian mbështet plotësisht hapat që duhet të ndërmerren për zbatimin e plotë të marrëveshjes midis partive qeverisëse dhe të opozitës në Parlamentin e Shqipërisë, duke përfshirë çështjen e personave me të dhëna kriminale që mbajnë poste publike. BE-ja i jep prioritet të lartë forcimit të ligjit dhe zbatimit të plotë të shtetit ligjior, pa kompromis, duke përfshirë edhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, të cilat janë prioritetet kyçe për Shqipërinë. Ne presim gjithashtu sjellje dhe qëndrime të përgjegjshme për çështjet që lidhen me shtetin ligjor nga të gjithë ata që luajnë rol në jetën publike”.
E pyetur sërish, nëse BE-ja do të ndihmojë për hetimin e kësaj çështjeje, Maja Koçijançiç, është përgjigjur se “roli i BE-së është që të ndihmojë Shqipërinë për zbatimin e prioriteteve, ku përfshihet forcimi i shtetit ligjor edhe lufta kundër krimit të organizuar”.

Ilir Meta po kërkon të lajë duart si Ponc Pilati




- Zoti Berisha, akuzat e zotit Doshi janë të vërteta?

Unë uroj që të hetohet. Por që një njeri të dalë dhe të kapë tjetrin, tjetri të dëshmojë se më thanë me të vra, se më premtuan kaq pare, se më premtuan këto etj., kjo nuk ndodh kurrë. E gënjeshtërt. Kjo nuk ndodh. Gënjeu ai që desh të vriste Pirro Baren, nuk gënjen kush për krimin, hiqeni nga mendja ata që implikohen me të, ata absolutisht nuk gënjejnë.

- Atëherë zoti Agim Rama pse duhej të përfshihej në këtë histori?

Shumë thjesht. U duhej sepse këta pas vrasjes, vrasjet do ia faturonin Sali Berishës. Nuk e dinë që Sali Berisha duhet të ketë një sponsor.

- Pse nuk akuzuan një deputet tjetër të Partisë Demokratike, por ju?

Natyrisht për këtë shkoni dhe pyesni ata. Këto janë punë e tyre. Por, duhet të kishte një sponsor, të thoshin që Sali Berisha ka sponsorizuar 600 mijë euro, Sali Berisha nuk ka 60 mijë euro në llogaritë e tij. Kjo nuk besohej nga kurrkush, se u dilte vetë ai i deklarimit të pasurive u thoshte që mashtruat dhe gënjyet. Por Meta ka marrë përgjigje.

- Keni komunikuar me kunatin zoti Berisha?

Me kunatin? Po pse të komunikoj me kuantin, ç’punë ka kunati në këtë mes? Kunati as që duhet të merret me shpifje të botës së krimit e këshilloj unë. Kurse pjesa e dytë po. Pjesa e dytë do të jetë pjesë e hetimit të organeve hetimore. Pjesa e dytë është ajo në të cilën kanë deklaruar, kanë thirrur familjarët për t’u thënë se Sali Berisha donte të eliminonte vëllanë tënd dhe ka marrë përgjigjen siç duhet aty, përgjigje burrërore. Por kjo duhet të marrë përgjigje ligjore sepse kjo është një faqe tjetër e zezë, e skenarit të një mafiozi në krye të Parlamentit.

- Zoti Berisha keni komunikuar me zotin Doshi?

Me zotin Doshi në mënyrë absolute unë kam shumë vite që nuk kam komunikuar. Por, siç më ndodh mua dhe vazhdon të më ndodhë, çdo akt kriminal që të marr vesh unë do e denoncoj në Parlament. Marrim për shembull faktin që denoncova avionin dhe ata thanë janë mushkonja, në fakt ato dolën. Denoncova Bashën, deshën ta eliminonin, denoncova muaj më parë projektin për të eliminuar Tom Doshin sepse ma sollën pak kohë pasi ndodhi. Natyrisht të them të vërtetën unë përpiqem që të mos nxjerr vetëm një burim të vetëm, sepse një burim i vetëm është një burim. Por ama ndonjëherë, “CNN” funksionon me një burim dhe nuk është se nuk shihet. Pra, u bëra me dy burime. Absolutisht burimet e mediave janë burimet më të mira që ekzistojnë. Po të bëni një check up, po të kontrolloni arkivat do të gjeni Sali Berishën jo një herë, por disa herë që ke dashur ta eliminosh ose gjëra të tjera. Kisha një informacion meqë po më pyesni se çfarë ishte biseda me Tom Doshitn, që ndër të tjera, Rama i ka dërguar Shullazin në Velipojë dhe i ka thënë se po fole më për Tahirin, po e sulmove më Tahirin ke të bësh me mua. Toma tha që nuk është e vërtetë dhe unë s’kam arsye pse ta besoj se ai mund të jetë një informacion i gabuar, sepse ky këtë tha. Kjo ishte e gjitha. Por këtu, imagjinoni ju këtë skenar të zhvilluar ku do të ishte Shqipëria. Ndaj dhe ftoj çdo qytetar shqiptar të mendojë se kjo shkallë kriminaliteti e nivelit më të lartë kërkon përgjegjësinë më të lartë qytetarësh. Të mos mendojë se një grup prokurorësh nuk përkulen para një establishmenti kaq të fuqishëm kriminal. Ndaj dhe ne si qytetarë, si opozitë dhe si politikanë duhet të ngrihemi të lartësinë e duhur dhe të bëjmë gjithçka që të largojmë një orë e më parë, një ditë e më parë këtë klikë të paprecedent në historinë e Shqipërisë dhe të një vendi të lirë europian.

- Zoti Berisha do të kërkojë PD mocion besimi për kryetarin e partisë?

Ato i komunikon të gjitha kryetari apo zëdhënësi apo kryetari i grupit, funksione të cilat unë nuk kam asnjë.

- Zoti Berisha dhe një pyetje, zoti Meta ka thënë sot se ju dhe zoti Basha jeni në një garë se kush e mbron më shumë zotin Tom Doshi.

Për çfarë bëhet fjalë? Bëhet fjalë për një shpifje dhe trillim të mirëfilltë. Bëhet fjalë thjesht për një shpifje, pasi nuk e vrau dot tani përpiqet, sa prej jush u morën në telefon atë natë që t’u thoshin se është takuar Berisha me Doshin? Përpjekja e Metës, është një përpjekje për të larë duart si Pons Pilati, pasi nuk e vrau dot tani do që ta denigrojë, ta nxjerrë si tradhtar për socialistët dhe për të gjithë ata të majtët, por janë përpjekje qesharake. Por Metës i them vetëm kaq. Se nëse të ka ngelur qoftë edhe një nanogram si njeri jep dorëheqjen, sepse në mënyrë absolute kryetar Parlamenti pa u qartësuar nga drejtësia s’do të mund të pranohesh kurrë më.

- A duhet të kishte nisur hetimi.....

Tani zotëri unë i fola ato, unë them se po duhet të niste. Por them gjithashtu se ajo mund të ketë patur zotimet, presionet e tmerrshme të Edi Ramës, pasi ai i ka bërë Tom Doshit mbylle këtë çështje sepse ke një, dy, tre, katër oferta. Kaq është e gjitha ajo që di unë.

- Zoti Berisha, ju thatë se motivet personale të zotit Meta për të eliminuar zotin Fufi i dini, për çfarë bëhet fjalë?

Ka një arkivë aty, në të cilën ata edhe kanë plagosur zotin Fufi dhe kanë plagosur një njeri të tij të afërt në kokë, sepse shkoi Mona me trajse me para për të blerë vota dhe ka pasur një përleshje aty. Aty ka me dhjetëra dëshmitarë, përfshi edhe fetarë, njerëz të fesë, të religjonit që e kanë parë me sy duke u shpërndarë. Ajo është një çështje në hetim, një njeri ka mbetur aty i vrarë ishte badiguardi i Monikës, thonë, unë nuk e di.

- Kaq i keq u bë Ilir Meta pas 23 qershorit dhe jo kaq kur ishte me ju në qeverisje?

Më falni, por të jesh e bindur se me mua Kryeministër, ai s'mund të mendonte kurrë se mund të cenonte njeri. U kap në një, iku nga funksioni dhe shkoi në partinë. Nuk jam Edi Rama unë, jam Sali Berisha.

Durim Bami: Kam marrë porosi të eleminoj Doshin





Durim Bami ka pranuar dje gjatë marrjes në pyetje në prani edhe të prokurorëve se është e vërtetë që ai ka marrë porosi për të eleminuar fizikisht deputetin Tom Doshi. Policia tregohet e rezervuar për të dhënë detaje të tjera rreth dëshmisë së Durim Bamit përballë hetuesve.

Mediat raportojnë se Durim Bami ka tentuar të arratiset nga vendi pak pas mesnatës së kaluar rreth orës 00:30 dhe është ndaluar në automjetin e tij në pikën kufitare të Hanit të Hotit per të shkuar në Malin e Zi. Burime nga prokuroria thanë se pas ndalimit, rreth orës 03:00 të mëngjesit ai është shoqëruar nga Shkodra për në drejtorinë e Policisë në Tiranë, ku është marrë në pyetje nga Prokurorët e Krimeve të Rënda.

Rrëmbimi i Stafukës, ishte në kafe me Bamin

Naim Stafuka vëllai i Enver Stafukës tregon se para se të rrëmbehej, personi i fundit që ka takuar vëllai i tij, ka qenë pikërisht Durim Bami, emri i të cilit është i përfshirë në ngjarjen e atentatit të mundshëm ndaj Tom Doshit dhe deputetit tjetër, Mhill Fufit. Enver Stafuka i cili ka qenë i përfshirë si i dyshuar edhe në vjedhjen e automjetit që u përdor në vrasjen e komisarit Dritan Lamaj, u rrëmbye nga tre persona me uniformë policie. Naim Stafuka konfirmon se vëllai i tij ishte në kafe bashkë me Durim Bamin disa momente para se ta rrëmbenin dhe se kur ai ka dalë e ka lënë në kafe Bamin dhe shokët e tjerë. "Po vëllai im ka qenë duke pirë kafe me 2-3 shokë, aty ishte edhe Durimi. Pas kafes vëllai ka dalë nga lokali, aty e kanë pritur personat që e rrëmbyen. Siç dallohet edhe në video."- tha Naim Stafuka.

Naim Stafuka shton se me Durim Bamin kanë njohje që nga fëmijëria dhe nuk ka asnjë lloj dyshimi te ai apo familja e tij.

Në pamjet e regjistruara nga kamerat e sigurisë të një lokali në qendër të qytetit të Fushë-Krujës duket 48¬-vjeçari Enver Stafuka nga fshati Larushk i Krujës, që del vetëm prej tij në orën 19:46:15 minuta dhe tenton të hipë në makinën e vet, por ndalohet dhe futet me forcë në një mjet tjetër nga tre persona që ishin të veshur me uniformë policie.

Enton DOÇI

Meta nuk do mund të shpëtojë, nuk e njohim si Kryetar Kuvendi


Lulzim BASHA

Ka lajme të këqia për vendin dhe për këdo që shpresonte se ishte një ëndërr e keqe, ajo që pamë dje. Por është realitet, është një ditë e zezë për demokracinë. Kryetari i Kuvendit është nën akuzë për porositjen e vrasjes së dy deputetëve. Kryeministri është nën akuzë se ka dijeni prej 5 muajsh për këtë skenar. Nuk dihet më ku është kufiri ndarës në këtë binom kriminal, kush është autori e kush është bashkëpunëtori, kush është porositësi e kush është dëshmitari. Në vitin 2015, 25 vjet pas hapjes së Shqipërisë, pas nisjes së rrugëtimit europian, gjendemi para realitetit tronditës, të kthyer mbrapsht në parametrat e republikave të dështuara kriminale, ku dy personat që qeverisin vendin janë të zhytur në bëmat më të errëta, në skenare vrasjesh që vijnë pas pazareve të prishura, nga trafiqet e paligjshme tek ushtrimi i influencës për përfitim financiar. Tani që bomba ka shpërthyer dhe ujërat më të ndotura të kanaleve të mazhorancës po vërshojnë në sytë e të gjithëve, duke nxjerrë faqe botës llumin e krimit e të përlyerjes më të fëlliqur të dy kokave të pushtetit e gjithë klaneve të tyre, të dy aktorët kryesorë, Ilir Meta dhe Edi Rama po rreken të fshihen, po rreken të krijojnë alibi, të dalin të pastër nga kjo histori.

Meta duhet të japë dorëheqjen

Ilir Meta duhej sot të deklaronte vetëm një gjë. Dorëheqjen si kryetar i Kuvendit dhe dorëzimin para drejtësisë, deri në hetimin e plotë të ngjarjes. Sot Ilir Meta duhej të ishte para drejtësisë, duke iu nënshtruar procedurave të hetimit. Në vend se të trokiste në dyert e Prokurorisë, se është nën akuzën më të rëndë të 25 viteve politikë, del e kapardiset para kamerave dhe synon të krijojë mjegull me deklarata të rreme e kriminale, akuza të mjera kundër opozitës. Çdo i dëshpëruar kur gjendet para akuzave të përbindshme të kësaj natyre, që ka porositur dhe parapaguar vrasjen e dy deputetëve, do të fliste përçart e do të bënte gjeste të dëshpëruara, irracionale. Por kjo nuk ka për ta shpëtuar Ilir Metën. Ai duhet të japë dorëheqjen një orë e më parë, të vihet në dispozicion të Prokurorisë, aty ku e ka vendin nga dje në orën 2. Asnjë qytetar i vendit nuk e njeh më për kryetar Kuvendi, asnjë qytetar i vendit nuk mund të pranojë të ketë në krye të institucionit më të rëndësishëm kushtetues, një të akuzuar për dy vrasje. Koka tjetër e këtij binomi kriminal, Edi Rama, në vend se të shkojë në Prokurori, të paktën në cilësinë e dëshmitarit në krim, sepse edhe vetë e ka pranuar se është në dijeni prej 5 muajsh të kësaj skeme vrasëse, thërret prokurorin në zyrë. Është ai që duhej të shkonte në zyrën e prokurorit e të dëshmonte çfarë di për planifikimin e eliminimit fizik të dy deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë.

Lufta e klaneve, me vrasës me pagesë

Alibia e Edi Ramës nisi që dje, në fabrikimin e disa tezave përmes medias, sikur gjoja paska nisur dekriminalizimi në partinë e tij, me përjashtimin e deputetit akuzues. Por të gjithë e pamë, se ajo çfarë deshi Edi Rama të bënte, ishte një pajtim, një pakt i ri, një mbyllje e hesapeve, pra bash e kundërta e dekriminalizimit. Ai dërgoi emisarin Kokëdhima për negociata dhe dështoi. Ai dërgoi më pas emisarin Tahiri për negociata dhe sërish dështoi. Çfarë është e gjitha kjo? Asgjë tjetër përveçse lojë kumbarësh që përplasen me njëri-tjetrin se kujt do t’ia puthin dorën; don Ramës apo don Metës. Asgjë tjetër nuk është kjo dhe këtë e kanë kuptuar të gjithë qytetarët e vendit. Ky teatër po luhet me interesat e vendit, vetëm se në kullën e pushtetit ka plasur lufta e klaneve, me vrasës me pagesë. Hesape personale, për interesa që shkojnë nga trafiqet tek kontrolli i doganave e pasurive e ndarja e influencave. Luftë brenda llojit për pushtet dhe secili ka thirrur nën armë bandën e tij.

Rama dhe Meta e ngjizën paktin me krimin

Këto ngjarje e kanë bërë urgjencë kombëtare dekriminalizimin. A ka vërtetim më të madh se sa zhvillimet e fundit, nevoja që ka vendi për ta pastruar politikën nga krimi? Tani dekriminalizimi po del qartë se nuk është më një procedurë, është vetëm vullnet politik. Po cili duhet ta dëshmojë vullnetin politik? Padrinot e vërtetë që janë sot, njëri i akuzuar për planifikimin e vrasjes, tjetri si bashkëpunëtor pasi ka 5 muaj që është në dijeni të këtij skenari mafioz. Unë gjej rastin edhe një herë të përshëndes qëndrimin e partnerëve ndërkombëtarë, të aleatëve të çmuar amerikanë dhe Bashkimit Europian, që dje në orën më kritike për demokracinë në vend, dolën dhe thanë shprehimisht se dekriminalizimi duhet të bëhet sa më shpejt. Nuk mund të ketë gjysmë dekriminalizim. Ai duhet të bëhet i plotë, pa kursyer askënd, sidomos themeluesit e tij. Ishin pikërisht Edi Rama dhe Ilir Meta që e ngjizën paktin me krimin përpara zgjedhjeve të fundit dhe ftuan në aleancën e tyre të gjithë qelbësirat, thjesht e vetëm për të ardhur në pushtet. Kush i solli në Parlament njerëzit e hurit e të litarit? Kush i solli në Parlament mujsharët e punëve të pista, që sot po shpallen gjoja armiq, vetëm për interesa personale? Këtë e dëshmojnë edhe vetë deputetët e Partisë Socialiste, të cilët thonë se po kriset një miqësi për kokë, për hesape të sho-shoqit, ku nuk gjendet asnjë gjurmë principi, përveç interesave dhe axhendës private. Ç’do të ishte një dekriminalizim nëse nuk do të pastronte politikën nga etërit krijues të inkriminimit? Ne jemi të vendosur t’i shkojmë deri në fund kësaj emergjence kombëtare. Partia Demokratike bëri gjithçka mundi. Ne qëndruam në kauzën tonë edhe përkundër agresionit fizik, përkundër shkeljes së përsëritur të të gjithë të drejtave kushtetuese, përkundër zvogëlimit deri në zhdukje të çdo hapësire. E thamë fjalën tonë deri në fund, e mbajtëm të gjallë kauzën.

Nëse bie krimi, rrëzohet Rama

Shihni Edi Ramën. Nuk e ka përmendur as edhe një herë të vetme si fjalë dekriminalizimin. Edhe kur mbarë Europa u trondit nga depërtimi i krimit deri në nivelet më të larta të politikës, edhe kur mbarë Europa u ndërgjegjësua për zgjatimin alarmant vertikal e horizontal të krimit në çdo zyrë të qeverisjes, vetëm një njeri heshti dhe as nuk e nxori një herë të vetme nga goja fjalën dekriminalizim. Dhe nuk ka se si. Nëse nis dekriminalizimi, Edi Rama bie. Krimi dhe lidhjet e tij, janë gjysma e Edi Ramës. Nëse bie krimi, nëse bien lidhjet kriminale, rrëzohet sakaq dhe Edi Rama. Shqipëria sot është vënë përfund nga një oligarki e organizuar kriminale. Jemi të gjithë dëshmitarë, se këtu luhen fatet e vendit. A do ta lëmë ne vendin peng të përplasjes së bandave në pushtet? Unë them jo. Partia Demokratike nuk do ta lejojë. Opozita nuk do ta lejojë. Qytetarët e vendit nuk do ta lejojnë. Ata që kanë hesape janë një minorancë me pushtet e me klane të rrezikshme nga pas. Ata janë subjekt i drejtësisë dhe prokurori i Përgjithshëm është sot para një përgjegjësie historike për t’i shërbyer vendit e Kushtetutës. Unë e inkurajoj, ne të gjithë e inkurajojmë për hetim të plotë e të thellë derisa të dalin përgjegjësit para ligjit. E dimë që ai vetë dhe prokurorët janë nën një kërcënim mafioz, por i japim fuqinë e plotë të zemrave dhe shpirtrave të bashkuar të shqiptarëve që presin sot nga ai dhe Prokuroria e Përgjithshme të bëjë detyrën më të lartë përpara sfidës më të rrezikshme me të cilën është përballur ndonjëherë vendi. Sepse shumica e njerëzve të ndershëm në këtë vend kanë tjetër axhendë nga kjo minorancë mafioze. Shumica e qytetarëve kanë zgjedhur Europën. Dhe ne, do t’i prijmë kësaj aspirate. Nuk do të lejojmë askënd të vrasë shpresat, ëndrrat dhe të ardhmen e fëmijëve tanë. Kjo është një betejë që do të luftohet e fitohet me çdo çmim.

Si e kurdisën Rama e Meta vrasjen e Doshit dhe të Fufit




Ish-Kryeministri Berisha ka bërë dje para mediave një analizë të shkurtër se përse Ramës dhe Metës i duhej i vrarë deputeti Tom Doshi si dhe përse është synuar edhe deputeti tjetër i PD, Fufi që të përfshihej në këtë vrasje.

Me eksperiencën 25 vjeçare në politikë dhe me informacionin e gjithanshëm, Berisha jep një panoramë të qartë të planit Rama-Meta për ekzekutimin e dy deputetëve. “Kësaj radhe jo vetëm që u qelb koka, por shpërtheu lemeritshëm koka e peshkut të qelbur. Si asnjëherë në historinë e këtij vendi, në 25 vitet e pluralizmit, një deputet i mazhorancës, ish-mik për kokë i Edvin Kristaq Ramës, i nanurituri i madh i Ilir Metës, që e ftonte për dreka dhe darka me helikopter qeveritar, Tom Doshi, lëshoi akuzën më të rëndë, se kreu i Parlamentit ka organizuar, ka porositur, ka paguar vrasjen e tij dhe të një deputeti të PD, zotit Mhill Fufi”.

Për Berishën dy janë momentet më kriminale në këtë histori që implikojnë direk jo vetëm Metën , por edhe Ramën, i cili me heshtjen e tij foli shumë dhe dëshmoi se ishte po aq i interesuar për likujdimin e dy deputetëve.

“Aktet më makabre, më të shëmtuara, më kriminale të kësaj akuze janë dy. Së pari, porositja e vrasjes, pagesa për vrasjen nga personi i dytë i shtetit, që është kreu i Parlamentit. Së dyti, tmerrësisht përlyese, tmerrësisht akuzuese, komprometuese është heshja si fija e barit, e Edvin Kristaq Ramës për 5 muaj me radhë, e Saimir Tahirit dhe të gjithë enturazhit të kupolës së mazhorancës së qelbësirave në Parlament dhe në qeveri. Këta kumbarë, se s’mund të jenë as shokë, as zotërinj, e konsiderojnë qeverinë, Parlamentin, jo si institucione të ligjit dhe Kushtetutës, por thjesht si shpella, si bodrume, si bunkerë të mafies në pushtet”, u shpreh Berisha.

Pse Ilir Meta zgjodhi në një anë për ekzekutim Doshin nga PS dhe Mhill Fufin në anën tjetër të politikës si deputet i PD? “Kam dëgjuar mendime, një pjesë superficiale, sipas të cilave Meta kishte inate të mëdha me Doshin.

Qesharake, të turpshme. Meta me Doshin, për një kohë të tërë, i kishte aq vaj marrëdhëniet, saqë e vërteta është se Rama u bë tmerrësisht xheloz. Dhe duhet ta dini ju që Meta me Doshin në krah, e mbante Ramën për t’ja plasur zemrën 30 min në telefon se si po shijonin verën, kecat, karkalecat me Tom Doshin. Por çfarë ndodhi?

 E vërteta është që Doshi pas zgjedhjeve u bë njeriu më problematik për Ramën. Doshi u përlesh me Ramën egërsisht për qeverinë, për emërimet e zyrtarëve më të lartë, në të cilët, sipas tij, veriu në tërësi u përjashtua ose vetë ai u përjashtua.

Shkoni pak te restorant “Il Gusto”, muret e këtij restoranti, do të tregojnë sharjet që Doshi i bëri Saimir Tahirit. Nuk po rri unë t’i përmend ato se gojën nuk kam ndërmend ta bëj si ata. Por për fat, në tavolinën ku ishin katër deputetë të PS me në krye kryetarin e grupit, aty ngjitur me ta, por pak më tutje ishin edhe dy miq të mi dhe ata sado që s’donin të dëgjonin, por dëgjuan çdo fjalë, çdo sharje.

Kështu që këto të dhëna i kam nga miqtë e mi që po drekonin rastësisht aty. Doshi, krijoi rebelimin dhe tha se, “unë tani do t’i marr këta 5-6 deputetë dhe nuk votoj më reformat dhe se do të festojmë ditëlindjen”, kujtoi Bertisha një episod të përplasjes së Ramës me ministrin më të afërt të Ramës, tahirin.

Mirëpo, cilat ishin marrëdhëniet në mazhorancë dhe pse të dy si Rama dhe Meta janë bahskëautorë të planit për vrasjen e dy deputetëve? “Unë i kam denoncuar në mënyrë të përsëritur këto marrëdhënie.

Marrëdhëniet e Ilir Metës me Ramën ishin ato të skllavit dhe padronit të tij absolut. Pse kjo? Sepse për hir të së vërtetës, Edi Rama pas çdo udhëtimi dhe këto i kam thënë në Parlament, i sillte Metës haberin e tmerrshëm se, në Berlin, në Paris, në Bruksel dhe kudo, më kërkojnë arrestimin tënd, mbi bazën e dosjeve që vetë Rama kishte dorëzuar për Metën. Unë këto i kisha denoncuar edhe në Parlament.

Meta, si djallëzor, do ta kapërcente këtë handikap të tmerrshëm. Dhe kishte vetëm një mënyrë dhe asnjë tjetër. Të komprometonte Ramën në korrupsion, s’do të thotë asgjë, se vetë ishte 10 herë më i zhytur dhe Rama ka dokumente të tij të shumta përfshirë edhe reçente të institucioneve ndërkombëtare për bëmat e tij.

Nuk funksiononte. Ajo që mund të funksiononte ishte vrasja. Lidhja e krimit, ajo është më e tmerrshmja, ajo të skllavëron, ajo të bën të mos jesh i lirë. Në këtë kontekst, bashkërisht vendosin, të zhvillojnë një skenar, në të cilin eliminohej fizikisht Tom Doshi për të gjithë problematikën që kishte me Ramën. Dhe Ramës kjo i ngrohte barkun. Por duhej një koncesion në këtë rast dhe koncesioni ishte Mhill Fufi, i cili duhej eliminuar për motive primitive personale të një njeriu të zhytur në krim këmbë e kokë që ishte Ilir Meta dhe në këtë mënyrë, Meta krijonte simetrinë, por bënte edhe passkenarin e paskrimit. Pra, siç e shihni vendosën së bashku”, shprehet Berisha.

Meta ishte porositësi i krimit, por Rama ishte miratuesi i planit kriminal të ekzekutimit të dy deputetëve. “Skenari dështoi siç dështoi skenari i vrasjes së Pirro Bares. Autori ni atenattit mendoi se po shkonte në katastrofë në këtë mënyrë. Edhe ky person mendoi se po bënte një gjëmë të madhe për vendin dhe nuk duhet ta bënte.

Dështimi i skenarit nxjerr Ramën më lakuriq se sa fotot që keni parë në plazhet e botës. A ka Kryeministër në botë që vjen t’i raportojë se janë bërë dëshmitë për vrasjen, janë paguar paratë dhe ta mbajë këtë fshehtas, të mos e dekonspirojë, të mos kërkojë zbardhjen me urgjencë të këtij krimi makabër, por përkundrazi t’i ofrojë Tomës oferta nga më të ndryshmet për të dalë jashtë partisë. Pra, të gjitha këto dëshmojnë se Rama ishte në mos porositësi, miratuesi i krimit. Tani se çfarë tha dje zoti Braho, unë kam neveri të komentoj botën e krimit”, u shpreh Berisha.

Ish-Kryeministri ka zbardhur edhe një detaj tjetër dëshmi e një lëvizjeje tipike mafioze të Ilir Metës pas dështimit të tentativës për të vrarë dy deputetët. Meta ka thërritur familjarë të njërit prej deputetëve për ti thënë se sponsor i vrasjes së njeriut tuaj është Sali Berisha, ndërkohë që përgjigjia e familjarëve të deputetit ka qenë e prerë.

“Çfarë nuk u tha Meta ju? Tani është e bukur. Çfarë nuk u tha ju ai shefi i Gëzim Çelës? Gëzim Çelës së kokainës. Është i njohur ai. Çfarë nuk u tha ai? Ai nuk u tha se ka thirrur në zyrën e tij persona të caktuar për t’u thënë se Sali Berisha ka dashur, ka sponsorizuar këto dy vrasje, jo organeve shtetërore, familjarëve të personave të caktuar dhe ata i kanë kthyer reston.

 I kanë thënë: “Edhe një qime floku po i lëvizi këtij njeriut tonë, kudo në Shqipëri dhe në botë, do t’i kesh punët siç meriton t’i kesh”. Por kjo pjesë e dytë do të jetë çështje e një hetimi. Ky ishte skenari, që këta do të vriteshin dhe ky do të thoshte këtë. Por këta nuk u vranë. Dhe tani si t’i fshihte, mori thirri familjarët e tyre dhe u tha se këtë punë e ka stisur Sali Berisha. Ata në fakt ia kthyen siç e meritonte, e tmerruan në zyrë. Ia kthyen siç e meritonte”, u shpreh Berisha.

PËRSE HESHT SHTETI SHQIPTAR KARSHI RACES SE ULET NJERZORE,VELLEZERVE DEVOLLI ?


Shkruan:RESHAT BADALLAJ-ZHURIANI

S´do mend se lidhjet e ngushta te vellezerve Devolli me pushtetin gjakatar serbian datojn shume heret. Kanalet ugurzeza te nentokes te ketyre matrapazeve shqipfoles,pra te Blerim dhe Shkelqim Devolli me origjine nga Peja,jane te lidhur ngushte me "mish e me shpirt" me qarqet shoveniste serbiane.
Devollet me para te pista dhe te dyshimta jane pronare te Devolli grup,perfshire kompanine celulare virtuale Z Mobile, produktet e qumshtit Vita, lengjet Tango,Devolli Princ Caffe, Televizioni Klan,ku udhehiqet nga tellalli dhe bashkepunetori i udbashit famekeq Stanishiqit, qe preu me sakice e hanxhar shqiptaret. Batoni, dihet se eshte djali i Fazli Fazliut,spiunit te famshem serb.

Blerim dhe Shkelqim Devolli me keta para marramendese te pista, qindra milion euro, e kane "futur shtetin ne grushte" dhe nuk bejne gek e as mek.
Para pak ditesh, plasi skandali i ketyre matrapazeve shqipfoles Blerim e Shkelqim Devolli, per interesa te ngushta serbo-çetnike,natyrisht te ndersyer nga hegjemonizmi i zhupaneve dhe vojvodeve serbian pastruan deri ne dysheme depot e krajlevines serbe, qe me vite kishin mbetur pa u shitur dhe exportuar.

Keta matrapaz faqezi  antinjezror dihe antikombetar qe buron vrullshem gjaku serb nder dej, krunde kafshes te skaduara mbi tri v jet i plasuan ne tregun shqiptar dhe gjitheandej ku flitet gjuha e arberit. Per keta bandit shkuar banditeve me e rendesishme eshte leku, se sa jeta njerzore dhe kombi.

Keta zagare serbian , vellezerit Devolli, aq rende e ofenduan kombin shqiptar per interesa serbiane, qe e krahasuan me kafshet. U sollen ne sofer; krunde kafshes, bile edhe keto krunde nuk ishin taze,por te skaduara,ushqim derrash dhe qenesh...

Matrapazet e paftyre,vellezerit Devolli, ne tregun shqiptar, ne te gjitha trevat e Shqiperise,  shperndan ushqime kafshes, qe nuk kishte asnje vlere ushqyese. Nuk jam i keq per te menduar se keta jane te lidhur ngushte edhe me shtetin mafioz kosovar te sojit sicilian,sepse nuk jane bere analizat fitosanitare,bakteriologjike,radioktavitetit, proteines,glutenit dhe analizave tjera.

Perpos kesaj, si eshte e mundur qe keta bandit matrapaz,vellezerit Devolli,nuk i´u nenshtruan detyrimeve doganore. Keta shqipfoles u shkaktuan qindra miliona euro humbje te Kosoves dhe falimentuan qindra ekonomi te vogla...

Çuditerisht, Qeveria e Tiranes, hesht kunder kesaj race te ulet njerzore,vellezerit Devolli, qe perhapi metastazen kancerogjene me krundet e kafsheve serbiane, qe ruhej ne depot serbe, per gjendje lufte.

Perse nuk ngre padi penale kunder ketyre dy djemeve serbian,qe mjerisht flasin shqip,Blerim e Shkelqim Devolli? Sepse duhet treguar ketyre matrapzeve te shitur tek sllavet e jugut, te kryqit ortodoks serb, se "kafshet" ne Kosove dhe ne Shqiperi jane njerzit qe flasin shqip.

Pra, presim qe Qeveria Shqiptare te beje kallxim penal kunder ketyre banditeve Devolli qe shqipareve u SHITEN DUSHKE PER GOGLA. 

Sido qe te jete, sa nuk eshte vone, te mos i fusin veshet ne lesh kunder kesaj bande mafioze. Ne Kosove akoma nuk eshte zgjidhur prokurori i shtetit dhe kjo behet qellimisht,se do i shkruajm leter te hapur per te arrestuar keta kriminel ekonomik shetror...

Edhe pse kupola e kesaj eshte e lidhur ngushte me krimin,pa me te voglin dyshim,per ndryshe ne vendet demokratike,ku zoteron ligji,keta matrapaz,kriminel ekonomik do ter burgosen per shume vepra...
Kaq kesaj radhe nga une, RESHAT BADALLAJ-ZHURIANI

NUSE NË ARKIVOL



RESHAT S. BADALLAJ




(Kushtuar motres time Haties, qe u shua para kohe ne moshen 42- vjeçare)



Naten e frorit me thane se motra po luftonte me vdekjen

fluturuam nga Evropa e eger si zogjte e shqipes.

Atje lart ne qiell, me yjet fola per Ty

brita me ze dhe malli shpoi rete.

Ne konakun tim,prane oxhakut u mblodhem bashke,

evokuam kujtime.

Eh,sa mire luaje vallen ne dasmen e BARDHIT E TE ARBERIT!

Nuk u shtrimë ne shtrat tere naten nga malli i kurbetit

qe na gerryu shpirtin.

Motrat;Kia,Lumja hijerende na priten,

me lot neper faqe dhe u perqafuam.

Bojlia nga Zvicra dhe Resmia nga Grazi,

kishin mberri para meje.

Po vdes Hatia -mendonim te gjithe!

Lumja, u la ne lot,se babe e nane nuk kishim

me shihnin vjedhurazi,

dhe shpresat i kishin tek une

si me i madhi i familjes.

Langonjte dhe çakallet si lugeter te varreve,kerkonin plaçke,

ne emer te plageve tua.

Ah,sa te pashpirt jane keta qenë tinzarë!

Haram e paçin per jete te jeteve,qe vodhen per plaget Tua!

Do blejnë barera per vete,qe kafshuan hajnisht

dhe gurë per epitaf te varrit nuk do te gjejnë

dhe vetem zagaret varrin per vizite,do t´ia pshurrin.

Neser, do marrim udhe,ne Shkup, ne spitalin "Sistina-Haxhi Baden"

atje motra e shtrire ne dhomen e vdekjes.

Ne veture,heshtje morti

lot djeges neper faqe shkonin

edhe vozitesi qante me ne,se motra e re ishte.

Ne kufi ecem serbezë,po na njohen policet,se kishim hallin e vdekjes.

Ehu,ky eshte spitali qe do te me marre motren,pa dashje me ngacmoi truri.

Ne gjuhe shqipe fola dhe nuk me kuptoi zonja.

Ne shkenishte fola,per hater te motres.

Vetem nje mund te shkoni dhe nje minute te qendroni,urdheroi me rrufe te porta,zonja

Lumja u nis drejt dhomes se vdekjes. Veshi uniformen, me pa me lot dhe me tha:

"Vella, shko ti, se ke ardhur nga larg!"

Motra tjeter,Kija, e urte nguli kembe. Nuk shkoj pa ty vella!

Kthehet Lumja shperthyer ne vaj. Po vdes Hatia o vella!

Do hym edhe ne se do behej hataja ne Shkup,vendosa.

Mos vella,se mjaft je dergjur burgjeve,pa jorgan e pa dyshek me thane te dyja.

Ftuam mjekun nga shtepia dhe erdhi fluturimthi,se kuptoi se erdhem nga Gjermania.

Hymë me Kijen dhe kerkonim ku ishte motra?

Ne te djathte e ne te majte, te gjithe i kishin oret e numruara te jetes.

E fundit, ishte motra ime dhe me e reja.

Lal, ja ku eshte Hatia, me gisht beri Kija!

Nuse e shtrire luftonte me shpirtin.

Puthnim duart e buta,here une, e here motra tjeter.

Hatie, ka ardhur lala,a po e sheh e pyeti motra?

Nuk foli,nuk i hapi syte fare

Lotet i´a lagen çerpiket

me çarçafin e bardhe e mbuloi motra.

Donte te thoshte ju prita juve dhe nuk ika! Kushedi,ajo nuk u pergjigj.

Lotet e saj na treguan,qe rrodhen dhe jastëkun e lagen...

U ndamë me lot te kripur dhe nuk shihnim ku ecnim.

Poshte, priste motra Lumja dhe kerkonte mendimin tim.

A po vdes Hatia, lal, me trego drejt!?

Pyeta mjekun dhe perktheva ne shqip. I bera bisht pyetjes.

Dy-tri dite dhe motra do ikë nga kjo bote.

Ç´tha mjeku,pyeten te dyja?

"Mire do behet",por me dyshim e besuan!!!

Te tjereve neper bote te degedisur, i porosita qe te behen gati.

Se do bartnim motren, NUSE NE ARKIVOL.Do ta sjellim DORUNTINEN!?

U nisen, por,kot!

Motra vdiq! E paluan NUSE NE ARKIVOL.

Koken pak ne te majte i´a drejtuan ka Shqiperia.

U dha lajmi i kobshem per mort ne te gjitha anet

Bilbilat pushuan kengen.

Vetem kobzinjtë dhe kobezezat krra-krra benin si sorra te zeza

Zoti,do t´i godet si kokerr rrufeje.

Si zgjua bletesh ne heshtje qendronin

Me burrat e fisit u nisem,ne konakun e saj,ku i kish rene duvaku.

Po vjen xhenazja,leshoi ze plaku.

Dolem per te pritur NUSEN NE ARKIVOL.

E bartnim vellezerit trupin e pajete te saj.

Moter, kur u martove,nuk te mbajta krahun

me dhune me debuan gjaksoret dhe spiunet e fshatit.

Serbianet me grate e tyre luanin bixhoz ne trupin lakuriq te rrospieve.

Shiu dhe lotet u perzien bashke.

Hyri ne dhome,arkivoli me Nuse.

E shtrine, vaji ne kupe te qiellit,dridheshin muret

e vajtuan sipas zakonit:

Kija:"Zgjohu moter se te kane ardhur vellezerit"! Nuk foli,e heshtur ndejti

Lumja u shtri per toke dhe vazhdoi:"Me the qe do te me presësh kur te kthehem,oj moter!

Bojlija, leshoi piskame dhe ze te trishtë:"Çohu moter,foli djalit Shqiptarit!"

Tre vellezerit;une,Mitati e Urani, te koka qendronim si lisa te mbjellur.

Erdhi djali, Shqiptari dhe vajza Ereblina,

Daje, te shikoj mamin me tha: Ehu, Zot m´i mbaj mendet!

Shqiptari,ulet te koka dhe fshinte xhamin. Mami,mami,perse nuk me flet?

Fol,mami!Perse nuk flet,je hidhruar me mua dhe serish fshinte xhamin.

Dhoma u la me lot dhe vaji trishtues degjohej larg.

Nje pellumb lajmetar ne dritare u ndal dhe porositi:"Lereni te qete tani,i pushuan dhembjet

shpirti saj iku te ZOTI!

Motra, nuk degjonte, e heshtur rrinte ne shtratin e saj te vdekjes. NUSE NE ARKIVOL.

Erblina, largoi vellaun dhe tha:"Mua me fol mami" Mami,oj mami dhe kesaj nuk i foli!

Zeri i saj eshte fikur pergjithmone

Puthi arkivolin dhe la gjurme ne xham,

drita reflektoi buzet e vajzes ne faqen e mamit!

Ehu,ZOT!

E shqyem arkivolin dhe te gjithe me rend u çmallem dhe e puthem;ne syte e saj

me qerpike te rregulluar me kujdes,ne faqe,duar,me lot e lamë.

NUSE NE ARKIVOL E PALUAR. Me vete mendoja:Perse ike,perse na thave krahet?

Na le sofrem thate.Ç´ti themi Shqiptarit dhe Erblines, qe te kerkojnë cdo dite

dhe pyesin:"Kur kthehet mami?"

- Oh,!U nisem rruges se fundit per Ty.

Po nisem nuse ne pakthim.Jo,jo,thash.Por,kot motren e mbuluan me dheun e zi.

Edhe pellumbi kishte ardhur ne vorrim,qendronte ne lis,por nuk kendoi,

dy pika lot i leshoi dhe iku ne qiellin e hapur

bashke me te iku edhe shpirti i motres te ZOTI!

E paluan ne varrin e saj.U lexua fjalim mortor per veprimtarine e saj te ilegales

Ushtaraket e UÇK-es te nderuan dhe te hodhen nje grusht dheu Shqiperie.

Vetem krisma pushkesh nuk u degjuan.

Po shkaba epitaf te koka ngulur thelle qendron

Lavdi te thane te gjithe njezeri!

Kurora lule te kuqe gjaku u mbulua varri yt.

Lamtumire te thane te gjithe! Edhe une te thashë LAMTUMIRE MOTER,

NE EMER TE NANES E TE BABES!

Lamtumire moter, shpirti te befte drite dhe te qofte i lehte dheu i SHQIPERISE MEME!

Akademik Prof.dr.PhD. Rexhep Qosja mbi çthurjet ideologjike në shoqërinë shqiptare dhe eksperimentin proserb të ashtuquajtur “kombi kosovar”.

AKADEMIK REXHEP QOSJA Ideologjia e shpërbërjes – trajtesë mbi idetë çintegruese në shoqërinë e sotme shqiptare Argumente të shpikura për “k...