- Zoti Berisha, akuzat e zotit Doshi janë të vërteta?
Unë uroj që të hetohet. Por që një njeri të dalë dhe të kapë tjetrin, tjetri të dëshmojë se më thanë me të vra, se më premtuan kaq pare, se më premtuan këto etj., kjo nuk ndodh kurrë. E gënjeshtërt. Kjo nuk ndodh. Gënjeu ai që desh të vriste Pirro Baren, nuk gënjen kush për krimin, hiqeni nga mendja ata që implikohen me të, ata absolutisht nuk gënjejnë.
- Atëherë zoti Agim Rama pse duhej të përfshihej në këtë histori?
Shumë thjesht. U duhej sepse këta pas vrasjes, vrasjet do ia faturonin Sali Berishës. Nuk e dinë që Sali Berisha duhet të ketë një sponsor.
- Pse nuk akuzuan një deputet tjetër të Partisë Demokratike, por ju?
Natyrisht për këtë shkoni dhe pyesni ata. Këto janë punë e tyre. Por, duhet të kishte një sponsor, të thoshin që Sali Berisha ka sponsorizuar 600 mijë euro, Sali Berisha nuk ka 60 mijë euro në llogaritë e tij. Kjo nuk besohej nga kurrkush, se u dilte vetë ai i deklarimit të pasurive u thoshte që mashtruat dhe gënjyet. Por Meta ka marrë përgjigje.
- Keni komunikuar me kunatin zoti Berisha?
Me kunatin? Po pse të komunikoj me kuantin, ç’punë ka kunati në këtë mes? Kunati as që duhet të merret me shpifje të botës së krimit e këshilloj unë. Kurse pjesa e dytë po. Pjesa e dytë do të jetë pjesë e hetimit të organeve hetimore. Pjesa e dytë është ajo në të cilën kanë deklaruar, kanë thirrur familjarët për t’u thënë se Sali Berisha donte të eliminonte vëllanë tënd dhe ka marrë përgjigjen siç duhet aty, përgjigje burrërore. Por kjo duhet të marrë përgjigje ligjore sepse kjo është një faqe tjetër e zezë, e skenarit të një mafiozi në krye të Parlamentit.
- Zoti Berisha keni komunikuar me zotin Doshi?
Me zotin Doshi në mënyrë absolute unë kam shumë vite që nuk kam komunikuar. Por, siç më ndodh mua dhe vazhdon të më ndodhë, çdo akt kriminal që të marr vesh unë do e denoncoj në Parlament. Marrim për shembull faktin që denoncova avionin dhe ata thanë janë mushkonja, në fakt ato dolën. Denoncova Bashën, deshën ta eliminonin, denoncova muaj më parë projektin për të eliminuar Tom Doshin sepse ma sollën pak kohë pasi ndodhi. Natyrisht të them të vërtetën unë përpiqem që të mos nxjerr vetëm një burim të vetëm, sepse një burim i vetëm është një burim. Por ama ndonjëherë, “CNN” funksionon me një burim dhe nuk është se nuk shihet. Pra, u bëra me dy burime. Absolutisht burimet e mediave janë burimet më të mira që ekzistojnë. Po të bëni një check up, po të kontrolloni arkivat do të gjeni Sali Berishën jo një herë, por disa herë që ke dashur ta eliminosh ose gjëra të tjera. Kisha një informacion meqë po më pyesni se çfarë ishte biseda me Tom Doshitn, që ndër të tjera, Rama i ka dërguar Shullazin në Velipojë dhe i ka thënë se po fole më për Tahirin, po e sulmove më Tahirin ke të bësh me mua. Toma tha që nuk është e vërtetë dhe unë s’kam arsye pse ta besoj se ai mund të jetë një informacion i gabuar, sepse ky këtë tha. Kjo ishte e gjitha. Por këtu, imagjinoni ju këtë skenar të zhvilluar ku do të ishte Shqipëria. Ndaj dhe ftoj çdo qytetar shqiptar të mendojë se kjo shkallë kriminaliteti e nivelit më të lartë kërkon përgjegjësinë më të lartë qytetarësh. Të mos mendojë se një grup prokurorësh nuk përkulen para një establishmenti kaq të fuqishëm kriminal. Ndaj dhe ne si qytetarë, si opozitë dhe si politikanë duhet të ngrihemi të lartësinë e duhur dhe të bëjmë gjithçka që të largojmë një orë e më parë, një ditë e më parë këtë klikë të paprecedent në historinë e Shqipërisë dhe të një vendi të lirë europian.
- Zoti Berisha do të kërkojë PD mocion besimi për kryetarin e partisë?
Ato i komunikon të gjitha kryetari apo zëdhënësi apo kryetari i grupit, funksione të cilat unë nuk kam asnjë.
- Zoti Berisha dhe një pyetje, zoti Meta ka thënë sot se ju dhe zoti Basha jeni në një garë se kush e mbron më shumë zotin Tom Doshi.
Për çfarë bëhet fjalë? Bëhet fjalë për një shpifje dhe trillim të mirëfilltë. Bëhet fjalë thjesht për një shpifje, pasi nuk e vrau dot tani përpiqet, sa prej jush u morën në telefon atë natë që t’u thoshin se është takuar Berisha me Doshin? Përpjekja e Metës, është një përpjekje për të larë duart si Pons Pilati, pasi nuk e vrau dot tani do që ta denigrojë, ta nxjerrë si tradhtar për socialistët dhe për të gjithë ata të majtët, por janë përpjekje qesharake. Por Metës i them vetëm kaq. Se nëse të ka ngelur qoftë edhe një nanogram si njeri jep dorëheqjen, sepse në mënyrë absolute kryetar Parlamenti pa u qartësuar nga drejtësia s’do të mund të pranohesh kurrë më.
- A duhet të kishte nisur hetimi.....
Tani zotëri unë i fola ato, unë them se po duhet të niste. Por them gjithashtu se ajo mund të ketë patur zotimet, presionet e tmerrshme të Edi Ramës, pasi ai i ka bërë Tom Doshit mbylle këtë çështje sepse ke një, dy, tre, katër oferta. Kaq është e gjitha ajo që di unë.
- Zoti Berisha, ju thatë se motivet personale të zotit Meta për të eliminuar zotin Fufi i dini, për çfarë bëhet fjalë?
Ka një arkivë aty, në të cilën ata edhe kanë plagosur zotin Fufi dhe kanë plagosur një njeri të tij të afërt në kokë, sepse shkoi Mona me trajse me para për të blerë vota dhe ka pasur një përleshje aty. Aty ka me dhjetëra dëshmitarë, përfshi edhe fetarë, njerëz të fesë, të religjonit që e kanë parë me sy duke u shpërndarë. Ajo është një çështje në hetim, një njeri ka mbetur aty i vrarë ishte badiguardi i Monikës, thonë, unë nuk e di.
- Kaq i keq u bë Ilir Meta pas 23 qershorit dhe jo kaq kur ishte me ju në qeverisje?
Më falni, por të jesh e bindur se me mua Kryeministër, ai s'mund të mendonte kurrë se mund të cenonte njeri. U kap në një, iku nga funksioni dhe shkoi në partinë. Nuk jam Edi Rama unë, jam Sali Berisha.
No comments:
Post a Comment