Agjencioni floripress.blogspot.com

2015/03/04

A mund të shpërthejë lufta e 3 -të botërore ?


Mundësia e shfarosjes si pasojë e një katastrofe bërthamore është reale. Ajo ekziston sot, pavarësisht se Lufta e Ftohtë ka mbaruar 24 vite më parë. Në vitin 1991, kur mbaroi Lufta e Ftohtë, akrepi i minutave në orën e famshme të fundit të botës u çua prapa, deri në 17 minuta para “mesnate”. Ora e fundit të botës paraqitet në kapakun e revistës “Buletini i Shkencëtarëve Bërthamorë” dhe simbolizon se sa afër luftës bërthamore është bota, siç mendojnë ata. Në vitin e përmendur më sipër, akrepi i minutave u vendos më larg mesnatës se ç’kishte qenë ndonjëherë që kur nisi të përdorej kjo orë në vitin 1947. Megjithatë, që nga ajo kohë, akrepi i minutave ka filluar të lëvizë përsëri përpara. Për shembull, në shkurt të vitit 2002, ora u vu shtatë minuta para mesnate, dhe kjo ishte hera e tretë që çohej përpara, që nga përfundimi i Luftës së Ftohtë. Pse botuesit e kësaj reviste shkencore e shohin të nevojshme ta çojnë përpara orën? Pse mendojnë se lufta bërthamore përbën ende një kërcënim? Veç kësaj, cilët po e kërcënojnë paqen?

Luftë aksidentale

Armët bërthamore të SHBA-së janë të kontrolluara nga strategjia “lëshim me t’u dhënë alarmi”. Çfarë do të thotë kjo? “Mbushjet tona bërthamore janë gati për t’u lëshuar, ndërkohë që mbushjet bërthamore ruse janë në ajër”, shpjegojnë James G. Blight, kreu i Këshillit të Çështjeve të Jashtme. “Në bazë të kësaj strategjie, nuk duhet të kalojnë më shumë se 15 minuta që nga paralajmërimi i parë për një sulm nga rusët e deri te lëshimi i raketave tona”. Sipas një ish-oficeri të lëshimit të raketave bërthamore strategjike amerikane, pothuajse të gjitha raketat tokësore janë gati për t’u lëshuar brenda dy minutave.

Kjo gjendje gatishmërie e lartë paraqet rrezikun e një lëshimi aksidental të raketave, të shkaktuara nga një alarm i rremë. “Ka pasur disa raste”, shpjegon një artikull në revistën U.S.News World Report, “kur janë dhënë gabimisht urdhra të vërtetë lëshimi gjatë seancave stërvitore bërthamore amerikane”. Alarme të tilla të rreme janë dhënë edhe në Rusi. Kur një raketë kërkimore norvegjeze shkaktoi një alarm të rremë në vitin 1995, Presidenti rus filloi procesin e aktivizimit të kodeve të lëshimit të raketave bërthamore.

Kjo strategji e mbajtjes së armëve në gjendje gatishmërie i vë para një presioni të madh ata që janë përgjegjës për të marrë vendimet. Fatmirësisht, në të kaluarën, oficerët përgjegjës e kanë kuptuar se, alarmet ishin të rreme e deri tani lufta bërthamore është shmangur. Lidhur me një incident të ndodhur në vitin 1979, një studiues shpjegoi: “Ajo që ndali lëshimin e raketave amerikane ishin satelitët tanë të sinjalizimit të hershëm, të cilët tregonin se nuk kishte raketa sovjetike në ajër”. Mirëpo, me kalimin e kohës, këto sisteme satelitore të sinjalizimit të hershëm amortizohen. Kërkuesit dhe analistët janë të shqetësuar, pasi shumica e satelitëve rusë për sinjalizimin e hershëm ose nuk funksionojnë më ose janë larguar nga orbitat e tyre të përcaktuara. Prandaj, siç e tha disa vjet më parë një zëvendësadmiral amerikan në pension: “Sot, më shumë se në të kaluarën, ekziston mundësia e një goditjeje, përpara se pala tjetër të sulmojë, ose e lëshimit të raketave si pasojë e një keqkuptimi, si pasojë e autoritetit të dhënë personave të gabuar ose si pasojë e ndonjë aksidenti”.


Anëtarë të rinj të «klubit bërthamor»

Ndonëse arsenalet kryesore u përkasin dy superfuqive bërthamore më të mëdha të botës, ka edhe fuqi të tjera bërthamore, si Britania e Madhe, Franca dhe Kina. Kohët e fundit, me këto fuqi bërthamore të njohura botërisht, të quajtura «klubi bërthamor», u bashkuan edhe India e Pakistani. Përveç këtyre vendeve, ka edhe disa të tjera, ku përfshihet Izraeli dhe në fund Irani që është kthyer në dhimbje koke për komunitetin global bërthamor.

No comments:

Post a Comment

Vdiç akademik prof.Fatos Mehdi Daci ,historiani dhe "mjeshtri i madh" i Dibrës

Me dhimbje të thellë njoftohet ndarja nga jeta e Fatos Mehdi Dacit , gazetari, historiani dhe Mjeshtri i Madh, një prej figurave më të shq...