Agjencioni floripress.blogspot.com

2015/03/03

Fatos Kongoli- Gjemia e mbytur

Shkrimtari i mirënjohur shqiptar, Fatos Kongoli, i cili punon dhe vepron në ShBA, ka vendosur të rikthehet këtë vit me një roman të ri, i cili del në raftet e librarive më 10 shkurt, sipas shtëpisë botuese “Toena”.
  Romani i ri mban emrin “Gjemia e mbytur”, ndërkaq tematika qendrore rikthehet te motivi i dashurisë. Kongoli për herë të fundit botoi romanin “Njeriu me fat” në vitin 2013.
“Por këto ndjenja kaq të thella shkrimtari i kalon në një dimension më social. Pse njeriu është xhelati më i egër i Njeriut? A ka kuptim ndëshkimi? A ka kuptim katharthisi pas një krimi të kryer me ndërgjegje të qetë? Po ndjesa sa vlerë ka? Po dashuria, ajo e burrit për gruan, e prindit për fëmijën, e njeriut për njeriun, e njeriut për Natyrën është aspiratë apo iluzion? Këto pyetje enden në romanin që pritet të dalë në treg, pyetje që na takojnë me njerëz që i kemi çdo ditë përreth nesh”, shkruan gazeta “Shqiptarja” për përmbajtjen e librit.
Kongoli është tri herë fitues i çmimit për librin më të mirë në Shqipëri, ndërkaq vepra e tij është përkthyer dhe botuar ndërkombëtarisht, duke u paraqitur edhe në disa prej revistave më prestigjioze si “Le Monde”, “Le Figaro”, “agazine Litteraire”, etj.
Libri i tij “Lëkura e qenit” në vitin 2006 u shpall libri i muajit qershor në Gjermani.
-

No comments:

Post a Comment

Vdiç akademik prof.Fatos Mehdi Daci ,historiani dhe "mjeshtri i madh" i Dibrës

Me dhimbje të thellë njoftohet ndarja nga jeta e Fatos Mehdi Dacit , gazetari, historiani dhe Mjeshtri i Madh, një prej figurave më të shq...