Agjencioni floripress.blogspot.com

2015/03/03

Mjeti i ri i hajnave

“Çelësi bullgar”, mjeti i ri i hajnave

I hollë dhe unik në llojin e tij, çelësi bullgar ( foto ) përshtatet me të gjitha llojet e bravave. Ai është shndërruar në mjetin e preferuar të bandave të hajdutëve dhe grabitësve.

Të dhënat tregojnë se në Itali, me këtë çelës është kryer numri më i madh i vjedhjeve të banesave.
Ai është pjesë e një projekti të shërbimeve sekrete bullgare që synonte të krijonte një lloj “fjalëkalimi” për të gjitha llojet e bravave të zyrave ku gjendeshin dokumente të vlefshme, gjatë Luftës së Ftohtë.
Në thelb ai përfaqëson faksimile të të gjithë çelësave të tjerë. Domethënë, ai futet në çdo lloj brave.
Ai përbëhet nga material i butë që ndihmon në leximin e të gjitha kodeve të bravave.
Në këtë mënyrë ai arrin të kopjojë kodin e bravës dhe të krijojë çelësin e duhur që ka ngjashmëri melimetrike me origjinalin.
Për t’i shpëtuar atij duhet që bravat e dyerve të shtëpive t’i keni nga ato me çelësa të sheshtë.

No comments:

Post a Comment

Pika kufitare në Çakorr në “pritje” të vullnetit politik, çfarë thonë nga Komuna e Pejës para protestës së paralajmëruar më 25 prill – heshtje nga ministrit

         Shkruan Akademik Flori Bruqi Qafa e Çakorriit  ose  Çakorri  është një qafë mali që shtrihet në  Alpet Shqiptare , në kufi në mes M...