“Telefonët e zgjuar” e kanë transformuar jetën tonë në mënyrë të jashtëzakonshme. Ato na lidhin me botën e jashtme nëpërmjet postës elektronike dhe rrjeteve sociale, na drejtojnë kur kemi humbur rrugën dhe na sugjerojnë një mori dyqanesh, restorantesh dhe shërbimesh që ndodhen afër nesh. Gjithçka është vetëm një klikim larg. Por ky lehtësim i madh i jetës tonë ka një kosto jo të ulët, një kosto që shumica prej nesh sapo ka filluar ta kuptojë.
Në një botë, ku privacia në rrjet po bëhet gjithnjë e më shqetësuese, ekspertët e sigurisë thonë se, bindja që identiteti ynë është i fshehtë dhe se duhet të ndihemi të sigurtë në anonimitet është e gabuar. Provat në fakt tregojnë se sa pak nevojitet që të zbulohet identiteti i një personi. Javën e kaluar një studim mbi kartat e kreditit tregoi se si mjaftonin vetëm katër pjesë informacioni për të lidhur identitetin e një personi me të dhënat “sekrete” të kartës së tij të kreditit dhe një prej këtyre informacioneve ishin koordinatat GPS që mund të gjenden në çdo telefon celular. Por cilat janë ato pjesë informacioni që përbëjnë rrezikun më të madh për privacinë tonë dhe si mund të mbrojmë të dhënat tona personale?
Të dhënat më të rrezikshme
Data, ora, vendndodhja gjeografike dhe numri serial i telefonit celular (IMEI) janë informacionet që bëjnë të mundur përgjimin dhe identifikimin e të gjitha lëvizjeve tuaja. Të njohura si “metadata” në gjuhën e teknologjisë, ose dosjet EXIP të telefonëve celularë, këto fragmente informacioni mund të lidhen sëbashku për të formuluar identitetin tuaj.
Ekspertët sot mendojnë se, “tag-u” gjeografik, që nuk është gjë tjetër veçse rrëfimi i vendndodhjes tuaj në një moment të caktuar, është kërcënimi më i madh i ditëve të sotme, pasi shumica e aplikacioneve në celular e përdorin këtë informacion si të dhënë markentingu, duke reklamuar vendndodhjen tuaj. Në Facebook, pozicioni gjeografik i përdoruesit ofrohet si një shërbim automatik (nëse nuk e keni ç’aktivizuar), i cili vihet menjëherë në lëvizje, kur postoni një foto, status apo mesazh privat në “Messenger”.
Identifikimi i vendndodhjes gjeografike të përdoruesve përdoret edhe në aplikacione të tjera si Instagrami dhe Twitteri. Ky është një shërbim që, duke u bërë automatik nga çdo telefon celular dhe kompjuter personal, shumë pak përdorues ishin të ndërgjegjshëm për ekzistencën dhe rrezikun potenacial që përbënte, madje ku publikon vendndodhjen e përdoruesve, kur ata mendojnë se askush nuk është duke i parë.
A mund të zbulohet se çfarë po bëj?
Në fillim të këtij viti, një hajdut i quajtur Ashley Keast u arrestua, pasi kishte postuar një foto nga një telefon celular që kishte vjedhur. Pavarësisht faktit që kishte ndryshuar kartën Sim të celularit të vjedhur përpara se të postonte foton e tij në “WhatsApp” , miqtë e viktimës së grabitur kishin parë vendndodhjen e telefonit dhe kishin njoftuar policinë.
No comments:
Post a Comment