Agjencioni floripress.blogspot.com

2015/03/04

Zvicra i kërkon Erion Veliajt transparencën mbi fondin 3.3 milionë euro




Pas publikimit të skemës ku ministri Erion Veliaj duket qartë se ka ndikuar në shpërndarjen e parave të shtetit zviceran në mënyrë abuzive, ambasada e Zvicrës shprehet për mediat se do t’i shkonte kësaj çështjeje deri në fund. Përse nuk u bë një garë e ndershme mes mediave shqiptare për të përfituar nga fondi zviceran, por 75 mijë eurot e projektit Risi Albania shkuan në favor të Shqiptarja.com, Top Channel dhe Club Fm? Risi Albania nuk pranon të tregojë, se cilat ishin mediat e tjera që garuan dhe 4 mediat që nuk fituan. Sipas “Lapsi.al” fondi për një projekt që synon të ndihmojë në punësimin e 11 mijë të rinjve shqiptarë kap vlerën e 3.3 milionë eurove. Pjesë e këtij financimi është edhe projekti “Risi Albania”. Ai synon informimin e të rinjve nëpërmjet mediave, për mundësitë e punësimit. Ky projekt po zbatohet nga Partners Albania, një OJF që drejtohet nga Juliana Hoxha, ish-nënkryetare e G99 në kohën kur kjo parti, e klonuar nga Edi Rama, kishte për kryetar ministrin aktual të Mirëqenies Sociale, Erion Veliaj dhe kandidate e saj në Tiranë në zgjedhjet e 2009.Fondi i “Risi Albania” për mediat arrin në shumën e 75 mijë eurove. Dhe në ndarjen e tij duket se nis edhe pazari me paratë e ambasadës zvicerane. Partners Albania, përmes projektit “Risi Albania”, që ka për drejtuese Edlira Muhedinin, ua ka shpërndarë këto para televizionit “Top Channel” dhe gazetës “Shqiptarja.com” të Carlo Bollinos. Në projekt është përfshirë edhe radio lokale “Club FM” sa për t’u dukur se këto para janë ndarë në mënyrë “të drejtë”. “Club FM” ka marrë rreth 15 mijë euro nga projekti, ndonëse ka transmetuar çdo javë nga dy orë program me informacione mbi punësimin e të rinjve. Dy mediat e tjera kanë ndarë mes tyre pjesën më të madhe, plot 60 mijë euro. “Top Channel” transmeton 10 seri prej 45 minutash të programit “T’i mundesh”, ndërsa “Shqiptarja.com” suplementin “Drejt punës” që e boton çdo të enjte. Vetëm për këto transmetime e botime, këto dy media, që nuk e kanë për herë të parë favorizimin qoftë nga paratë publike qoftë nga ato që ofrohen nga taksapaguesit europianë falë bujarisë së qeverisë dhe ministrave të veçantë si Veliaj, kanë përfituar thuajse të gjithë fondit e projekit zviceran për mediat.

No comments:

Post a Comment

Vdiç akademik prof.Fatos Mehdi Daci ,historiani dhe "mjeshtri i madh" i Dibrës

Me dhimbje të thellë njoftohet ndarja nga jeta e Fatos Mehdi Dacit , gazetari, historiani dhe Mjeshtri i Madh, një prej figurave më të shq...