Ish-Kryeministri Sali Berisha e ka cilësuar presion thirrjen e Prokurorit të Përgjthshëm në zyrën e Edi Ramës për t’u takuar me dy ndër personat e akuzuar për vrasjen e dyfishtë. “Këshilli i vrasjeve me porosi në krye të Parlamentit dhe ekzekutivit, Meta-Rama-Tahiri-Braho, thërrasin sot në Kryeministri Prokurorin e Përgjithshëm me temën: Hajde dhe na heto po deshe!”, shprehet Berisha. Me anë të një postimi në Facebook, Berisha theksoi se kjo ngjarje makabre e organizuar nga sistemi kriminal qeverisës do të zhyste vendin në një konflikt civil të paparë. Ndaj Berisha i bëri thirrje Presidentit Nishani për të garantuar një veprimtari normale të Prokurorisë dhe kjo e fundit të zbardhë dhe të nxjerrë para ligjit të gjithë zyrtarët e implikuar në këtë ngjarje. “I bëj thirrje Presidentit të Republikës të marrë çdo masë për të garantuar veprimtarinë normale të Prokurorisë së Përgjithshme, në kushtet kur kupola e krimit po bën çdo gjë të destabilizojë vendin. I bëj thirrje prokurorit të Përgjithshëm që në këto momente kritike për shoqërinë shqiptare të hetojë dhe të ndjekë penalisht të gjithë ata zyrtarë të lartë të implikuar në një projekt”, shkruan Berisha. Gjithashtu ish-Kryeministri i bëri thirrje qytetarëve të ngrihen fuqishëm për të shpëtuar vendin, shoqërinë tonë nga krerët e krimit që drejtojnë sot Parlamentin dhe qeverinë e Shqipërisë!
Në një postim tjetër, Berisha theksoi se dëshmia e djeshme e Tom Doshit është ndër me tronditëset që mund të dëgjojë njeriu, akuza publike më e rëndë në 25 vitet e fundit. “Në këtë dëshmi dy janë aspektet më të shëmtuara, më kriminale. Sot më shumë se kurrë vendi, shoqëria, ne dhe fëmijët tanë i nevojitet guximi, përkushtimi për të nxjerrë sa më parë vendin nga tentakulat e krimit qeveritar që rrënon çdo orë, çdo ditë, sigurinë, paqen, stabilitetin, të ardhmen tonë. Kërkesë kjo e bazuar në hetimin e vendosur e të gjithanshëm të krimit më të lartë shtetëror, dënoj çdo formë presioni ndaj Prokurorisë së Shtetit. Të dashur qytetarë, sot shoqëria jonë është kokë e këmbë në kthetrat e pamëshira të krimit të mazhorancës së qelbësirave”, shprehet ai. Sipas tij krimi ka kapur majën kur kryetari i Parlamentit, Ilir Meta, porosit dhe paguan në emër të mazhorancës vrasjen e një deputeti të PS dhe një deputeti të PD.
Për skenarin e vrasjes së dyfishtë u informua menjëherë Rama dhe Tahiri, nënvizon Berisha, por dhe ata në vend që të ndërhynin urgjentisht për zbardhjen e akuzës publike më të rëndë në 25 vitet e fundit e fshehën apo heshtën “pra zbatuan kodin e heshtjes të mafies për skenarin e krimit monstruoz, sikur në këtë vend të mos ekzistonte shtet, por shpellë mafieje dhe vetëm shpellë mafieje, çka tregon se ata ishin ose porositësit ose së paku miratuesit e skenarit”. Më pas Berisha vijon duke theksuar se, “Për Ramën dhe mazhorancën, qëndrimet e Doshit ndaj vetë Ramës, Saimir Tahirit, u bënë të rrezikshme, kërcënuese, të padurueshme. Tirana i di mirë përleshjen e Doshit me Ramën për qeverinë, policinë, postet më të larta në administratë, di mirë përplasjen e egër të Doshit me Saimir Tahirin në një lokal, në mos gaboj ‘Il Gusto’, në prani të Gramoz Ruçit dhe dy deputetëve të tjerë, si dhe të klientëve që po drekonin, rebelimin e Doshit me 5 deputetë të tjerë për ditëlindjen e mikut të vet”.
Gjithçka duket si një pazar i fëlliqur bazuar në një marrëveshje krimi që Rama nuk mund ta kapërdinte kur shikonte afrimitetin e Doshit me Metën. Një marrëdhënie shantazhimi kriminale funksionon midis Ramës dhe Metës, të cilët lidhjen e vetme midis tyre kanë krimin dhe epshin pakufij për pushtet. Për të bërë të mundur këtë, thekson Berisha, Meta ftoi Ramën në ekzekutimin fizik të Doshit dhe kështu do ta kishte gjithmonë një skllav të tijin duke bërë pjesë edhe vrasjen e deputetit të PD, Mhill Fufi.
“Doshi ndërkohë kishte marrëdhëniet më miqësore me Metën, i cili drekonte dhe darkonte çdo fundjavë me të dhe nxitej nga ky i fundit për të krijuar një grup sa më të gjerë në PS për të bërë Metën pse jo edhe Kryeministër de fakto.
Kështu, Ilir Meta forcoi pozitat shumë me Doshin. Por ai ishte përsëri një skllav i mjerë i Ramës, i cili sapo kthehej nga Brukseli, Berlini apo ndonjë kryeqytet tjetër, lajmin e parë që i jepte Metës ishte se partnerët i kishin kërkuar arrestimin e tij. Meta sëmurej, nuk dilte për tre ditë nga shtëpia. Meta për t'u çliruar nga skllavëria e Ramës i duhej të lidhej me Ramën në lidhje krimi, vrasje. Vetëm kështu ai nuk do të ishte më skllav i Ramës, por do të kishte Ramën skllav të tij. Ai kërkoi miratimin e Edit që të shpëtonte njëherë e mirë Ramën nga Doshi, sikundër ai duhet të simetrizonte vrasjen me deputetin e PD, Mhill Fufi. Kjo jo për hir të simetrisë, por për motive të ulëta primtive personale”, thekson Berisha.
No comments:
Post a Comment