Agjencioni floripress.blogspot.com

2015/03/04

Letra sekrete e Toni Blerit për Muamar Gedafin


Ian Cobain, The Guardian

Toni Bler i ka shkruar kolonelit Muamar Gedafi për ta falenderuar për “bashkëpunimin e shkëlqyer” ndërmjet agjensive të kundër-terrorizmit të dy vendeve pas periudhës gjatë së cilës Britania e Madhe dhe Libia kanë ndërvepruar lidhur me menaxhimin e disidentëve libianë, të cilët duhet të rrembeheshin dhe të ridërgoheshin në Tripoli, sëbashku me familjet e tyre. Letra e shkruar në vitin 2007, pasoi periudhën kur zyrtarët e inteligjencës së diktatorit u lejuan që të vepronin lirshëm në Britaninë e Madhe, duke tërhequr dhe frikësuar refugjatët libianë në përpjekje për t’i bindur ata që të shërbenin si spiunë të agjensive të të dy vendeve. E nisur me frazën “I dashur Muamar” dhe e firmosur “Urimet më të përzermërta nga i yti, Toni”, letra ka qenë një pjesë e qindra faqeve të tjera të dokumenteve të zbuluara në zyrat e qeverisë libiane pas revolucionit të vitit 2011 dhe që më pas u bashkuan dhe ruajtur nga një skuadër avokatësh në Londër.
Avokatët kanë përfaqësuar ankesat e një dyzine kundërshtarësh të Gedafit, të cilët janë vënë nën shënjestër nga agjensitë sekrete të të dy shteteve gjatë operacioneve të tyre të fshehta. Paditësit janë burgosur dhe keqtrajtuar në Arabinë Saudite, janë dërguar sa në Mali e sa në Libi ose janë janë burgosur dhe detyruar të bashkëpunojnë në Britaninë e Madhe.
Gjashtë burra nga Libia, vejusha e një të shteti si dhe pesë qytetarë britanikë me origjinë libiane apo somaleze kanë ngritur padi kundër qeverisë britanike në bazë të dokumentacionit të zbuluar në Libi, duke pretenduar se janë burgosur në mënyrë të jashtëligjshme, se janë shantazhuar, keqtrajtuar në zyrat publike dhe detyruar të bashkëpunojnë kundër vullnetit të tyre.
Letra ka dalë në dritë në një kohë, kur politika e jashtme e qeverisë së kaluar laburiste është vënë në pikëpyetje të madhe, në fund të muajit janar, Toni Bler, refuzoi katagorikisht të fajësohej për publikimin e vonuar të raportit të hetimit Chilcot, lidhur me vendimin e marrë nga Britania e Madhe për tju bashkuar luftës në Irak. Bler është natyrisht personi kryesor që pritej të kritikohej ashpër nga ky raport. Ndërkohë Libia është përfshirë nga një kaos dhe dhunë akoma më të ashpër pas revolucionit, me milicitë rivale janë duke shkatërruar aeroporte dhe duke djegur rafineritë e naftës si pjesë e luftës së tyre për supermaci dhe pasuri.
Dokumentet e zbuluara vetëm kohët e fundit tregojnë se MI5 dhe MI6 kanë përpiluar një listë me më shumë se 1.600 pyetje, të cilat do të duhet t’i bëheshin dy liderëve të opozitës libiane, pasi të ishin rrëmbyer nëpërmjet asistencës së Britanisë dhe të dëboheshin drejt burgjeve të Gedafit. Të dy burrat kanë dëshmur se kanë qenë viktima të torturave të jashtëzakonshme.
Informacionet që përçoheshin përsëri në Londër dhe që ishin rezultat i marrjes në pyetje të të rrëmbyerve duket se janë përdorur për të justifikuar urdhrat për bashkëpunimin e detyruar të katër disidentëve libianë, të cilët ishin rezidentë të Britanisë së Madhe. Avokatët e qeverisë e kanë mohuar fuqimisht faktin, se kanë përdorur informacionet e marra nga të burgosurit libianë.

No comments:

Post a Comment

Vdiç akademik prof.Fatos Mehdi Daci ,historiani dhe "mjeshtri i madh" i Dibrës

Me dhimbje të thellë njoftohet ndarja nga jeta e Fatos Mehdi Dacit , gazetari, historiani dhe Mjeshtri i Madh, një prej figurave më të shq...