Agjencioni floripress.blogspot.com

2015/03/04

Tom Doshi: Atentatori im i tregoi Tahirit porositësin

“I porosituri për të kryer krimin i ka shkuar në zyrë vetë ministrit të Brendshëm dhe drejtorit të Policisë të Shtetit dhe i ka treguar për porosinë dhe porositësin”. Kështu deklaron Tom Doshi, deputeti shkodran pak orë pas përjashtimit të tij nga grupi i PS-së.

Përmes një postimi në Facebook, Doshi zbardh gjithashtu dhe se në mbledhjen me dyer të mbyllura në selinë e PS, Rama i kishte kërkuar prova për akuzat që ky i fundit ka bërë në drejtim të Ilir Metës si “urdhëruesi dhe paguesi i vrasësit të tij”.

Tom Doshi shton se, kishte 5 muaj që ka qenë në pritje të zbardhjes së organizimit të atentatit, por kishte marrë vetëm heshtjen, megjithatë sqaron se reagimi i tij nuk ka lidhje me ‘rrezikun e eliminimit të tij fizik, por me mos mbajtjen e premtimeve të elektoratit.

“Për mua nuk ishte e papritur kjo që ndodhi. Ka kohë që unë jam në pritje të zbardhjes të organizimit të atentatit ndaj meje dhe askush nuk lëvizi për plot 5 muaj. Ku na çon ky fakt? Në mbrojtjen e krimit. Kjo është Rilindja?

 Unë bëj pjesë në grupin e njerëzve që e besuan Rilindjen, por si ta besoj më, kur unë kam 5 muaj që kam informuar Prokurorin e Përgjithshëm, ministrin e Brendshëm, Kryeministrin dhe vetë Ilir Metën për faktin dhe përgjigja ishte vetëm heshtje dhe mbulim. E thërrita vetë Ilir Metën dhe ia thashë në sy, sepse unë nuk kam asgjë që mund të më heqi guximin të përballem me këdo.

Sot, më kërkoi Edi Rama prova, në fakt mesa duket Kryeministri nuk e njeh rendin e punëve, provat duhet t’i gjejë shteti jo unë edhe pse unë i kam ofruar çdo informacion që kisha dhe prova (i porosituri për të kry krimin) i ka shku në zyrë vetë ministrit të Brendshëm dhe drejtorit të Policisë të Shtetit dhe i ka treguar për porosinë dhe porositësin.

Këto janë të vërtetat e mia të nderuar miq, dhe me gjithë këtë problem mbi kry pata durimin për të prit në heshtje.

Edhe reagimi im në media nuk u lidh me faktin e eliminimit tim fizik. Reagimi im erdhi si rezultat i problematikës në zonën time. Unë kam një problem, kontrata me qytetarin, e cila është thy. Unë tashmë nuk bëj më pjesë në grupin parlamentar socialist, por ama jam kryelartë përballë të gjithë bashkëqytetarëve të mi që më besuan, kryelartë, sepse të paktën sot të gjithë jemi në një stad, të zhgënjyer. Unë nuk kam hyrë në politikë për t’i bë lajka drejtuesit të radhës, por për të mbajt premtimet e bëra. Megjithatë, unë për ju të nderuar bashkëqytetarë do të jem gjithmonë një derë e hapur”, shkruan Doshi në një postim në Facebook.

No comments:

Post a Comment

Vdiç akademik prof.Fatos Mehdi Daci ,historiani dhe "mjeshtri i madh" i Dibrës

Me dhimbje të thellë njoftohet ndarja nga jeta e Fatos Mehdi Dacit , gazetari, historiani dhe Mjeshtri i Madh, një prej figurave më të shq...