Agjencioni floripress.blogspot.com

2015/03/09

Anegdota nga Beqir Elshani





CILIN PREJ TYRE DO MË SHUMË?

- Cilin prej tyre do më shumë, Lëvizjen Vetëvendosje, apo Partinë Demokratike? - pyeti njëri mikun e vet.
- Cili prej tyre po e mban flamurin kuqezi? - ia ktheu pyetjen i dyti.
- Dihet, Lëvizja Vetëvendosje! - u përgjigj i pari.
- Prandaj unë e dua Lëvizjen Vetëvendosje, - plotësoi i dyti.

NË DORË TË ZOTIT

Si është Pacifistja? - pyeti njëri mikun e vet.
- Mirë është. Tani ajo është bërë një valltare e mrekullueshme. Vetëm një pengesë ka…, nuk mund të lind bebe, - u përgjigj tjetri.
- Në dorë të Zotit, se të gjitha bëhen, - ia ktheu i pari.
- …Ajo është shterp, prandaj as Zoti nuk i ndihmon, - përmbylli bisedën i dyti.

TEZJA KUMRIJE ËSHTË POLICE E MIRË

- Babi, pse policia e Kosovës po i rrahin demonstruesit tanë? - pyeti i biri babanë që kishte mbetur i papunë.
- Eh, im bir, policët e Kosovës kanë mbaruar kursin sipas programit të shkollave serbe, prandaj i rrahin demonstruesit që kërkojnë mbrojtjen e vendit, - u përgjigj babai.
- Tezja Kumrije është police e mirë, kurrë nuk na sulmon! - tha i biri me kënaqësi.
- Shko në Merdarë, në daç ta njohësh tezen tënde, - tregoi babai i brengosur.

POSHTË…!

- Nëse thua poshtë Albin Kurti, i fiton 100 euro, nëse thua poshtë Hashim Thaçi, i fiton 1.000 euro, - tha një simpatizant i pëdëkësë.
- Unë as për miliona euro nuk them poshtë Albin Kurti, kurse për Hashim Thaçin pa asnjë euro do t’i thosha “Poooshtë!”, - ia ktheu me britmë i dyti.

MISHI I “PHOTOSHOPIT”

- Zotëri tregtar, pse mishi i gjedhit në reklamë është i kuq, kurse në tezgën tuaj është pothuaj i bardhë…? - pyeti një myshteri që po interesohej të blinte mish.
- Ky mishi në tezgë është i gjedhit, kurse reklama në mur është e “Photoshopit”, - ia ktheu shkurt tregtari.

LAJM I MIRË

Në shtypin shqiptar është botuar një lajm i mirë, “Gjuha ime për diasporën”, për fëmijët dhe të rinjtë që jetojnë në diasporë, gjuhën shqipe mund ta mësojnë në mënyrë elektronike. Në vazhdim shkruan se sapo të rriturit në diasporë të mësojnë abetaren, mund të furnizohen me diploma në universitetet shqiptare.

- …Diploma mund t’i lëshohet menjëherë, sapo kandidati bën pagesën në mënyrë konspirative, për të cilën nuk duhet të marrin vesh organet policore. Jo që policia na dënon, por sepse, po të zbulohemi, duhet dhënë edhe atyre ndonjë lek, - kështu tha njëri nga profesorët e universitetit.

U MBUSH DIASPORA ME AKADEMIKA

- Falë shitjes së diplomave në universitet, standardi i vendit tonë është përmirësuar dukshëm, - tha një analist ekonomik, duke biseduar me një kafene.
- O, sa mirë, u mbush diaspora shqiptare me akademika! …bashkëshorti im po ka fitim në transport, - përgëzoi gruaja e shoferit të autobusit.
- Unë i sjell si lopë në vendlindje, por i kthej si profesora në diasporë, - plotësoi shoferi i autobusit.

ARITMETIKA FILLORE

- Agim, sa bëjnë një majmun dhe dy njerëz? - pyeti mësuesi nxënësin në klasën e dytë fillore.
- Tre majmunë, mësues, - u përgjigj menjëherë Agimi.
…Bëjnë tri kafshë, megjithatë përgjigja është e drejtë, - e miratoi mësuesi.

PËR ÇKA SHËRBEN LAPSI?

- Për çka shërben lapsi? – pyeti mësuesi nxënësin në orën e mësimit të gjuhës shqipe.
- Lapsi, lapsi… shërben për të hapur një pus, mësues, - u përgjigj nxënësi.
- Unë të pyeta në gramatikë, jo në filozofi, - e qortoi mësuesi.

DALLIMI MES ARSIMTARIT DHE DREJTORIT

Në shtypin e ditës shkruan për shkollat problematike, nxënësit dhe arsimtarët janë në grindje.
- Baba, ku është dallim mes arsimtarit të klasës dhe drejtorit të shkollës? - pyeti i biri babanë e vet.
- Dallimi është se arsimtari e ha klasën, kurse drejtori e ha krejt shkollën, - u përgjigj babai.
- E, kryeministri i shtetit kë e ha? - vazhdoi të pyes i biri kureshtar.
- Popullin, bir, popullin, - plotësoi babai i mllefosur.

LIBRA PËR STUFË

- Zotëri drejtor, kam disa libra të kalemxhinjve për hedhurina. A mund të bëhen letra cilësore për fletore shkollore, - pyeti librari që nuk po i shiteshin librat.
- Kurrsesi! Me to mund të ndizen stufat gjatë dimrit, - u përgjigj drejtori i mirëmbajtjes.

KALEMXHIU DHE MIZAT

- Kur t’i botoj librat e mi, kam për t’ua dhjerë fytyrën e kundërshtarëve të mi, - kështu tha një kalemxhi mburracak duke biseduar me një grup shokësh.
- Mizat po na dhinë përditë, prandaj le ta na dhinë edhe librat e tu, - ia priti njëri nga shokët, ndërkohë të tjerët qeshën.

PAKUJDESI NË LEXIM

”Ambasadori amerikan është pesimist për zyrën në veri të Mitrovicës”, - kështu nisi të lexojë i biri shtypin ditor, para babait dhe xhaxhait të tij, që flitej për ambasadorin amerikan të Kosovës, i cili kishte përgëzuar hapjen e zyrës administrative në veri të Mitrovicës.
- Nuk besoj, - ndërhyri xhaxhai që ishte në PDK. - Lexoje me kujdes qysh po shkruan aty…!
- Më falni xhaxha, se u ngatërrova, shkruan ashtu, siç thoni ju “Ambasadori amerikan është optimist për zyrën në veri të Mitrovicës”, - tha djaloshi, duke lexuar me vëmendje.

PUSHIM NË VEND TË PROTESTËS

Sipas lajmit ditor thuhet se qytetarët e Prishtinës në vend të protestës për Ditën Ndërkombëtare të Punës më 1 Maj parapëlqejnë pushimin me muzikë në parkun e Gërmisë.
- Për të bërë protestën duhet organizim sindikal, kurse për të bërë muzikë nuk ka nevojë për grupin instrumental muzikor, meqë zorrët në barkun e qytetarëve ushtojnë më shumë se telat e kitarës, - tha një qytetar i papunë.

KOSOVA E KA RRUSHIN MË TË MIRË NË BOTË

- A e di që Kosova e ka rrushin më të mirë në botë, - kështu e nisi bisedën një therandas me mikun e tij.
- Pasha zotin, ti je i krisur si Albin Kurti, që po mburret me prodhimet e vendit, kur dihet që Kosova nuk ka asnjë kokërr rrush. Po mundohesh me m’qit hi syve, - ia priti i dyti.
- I nderuar, mos e ke dajë Sali Berishën, - ia ktheu me inat i pari.

BISKOTAT DHE RAKIA

- A e pi rakinë e Serbisë, zotëri? – e pyeti një gazetar qytetarin.
- Unë jam mysliman, prandaj nuk e pi as rakinë e Kosovës, jo më të Serbisë, - ia ktheu qytetari.
- Po biskotat e Serbisë i ha? – vazhdoi të pyes gazetari.
- Si jo, ato nuk janë të ndalueme me Kuran, - ia ktheu qytetari.
- Sa keq! Ti thua që je mysliman, kurse biskotat serbe i parapëlqen, – ia ktheu me inat gazetari.

MOSPAJTIM PËR VESHËT

- Piktori m'i ka ngrënë veshët. Unë i kam veshët më të mëdhenj se të njeriut, - u ankua gomari i parë, sapo shikoi vizatimin e një piktori.
- Prandaj ti nuk duhet të zemërohesh, por duhet falënderosh piktorin për komplimentin që të ka bërë, - ia ktheu gomari i dytë.
- Kujdes, bukuria jonë është të veshtë e mëdhenj, përndryshe nuk do të talleshin njerëzit me ne, - ia ktheu gomari i brengosur.

SHENJA E QYTETI “JAJCE”

- A e di pse komunistët jugosllavë, sa herë flisnin në mbledhje partiake, k… i preknin me dorë? – kështu bëri një pyetje të çuditshme qytetari para shokëve.
- Kruheshin, prandaj i preknin… me dorë, - u përgjigj tjetri.
- Jo, sepse tregonin që shkollën partiake e kanë bërë në Jajce, shqip i thonë në ”koqe”, - sqaroi i pari.

FEMRA LAKURIQE NË RRUGË

Një rumune ishte duke vozitur e zhveshur me motoçikletë, ndaj policia rrugore e dënoi. Pas dënimit ajo kthehet në shtëpi.
- Të dënoi policia që u vozite lakuriqe? - e pyeti bashkëshorti.
- Jo më dënoi, sepse kisha vozitur pa kaskë, - u përgjigj e ajo.

BALLINA E REVISTËS

Në tryezën e bibliotekës ishte një revistë, në ballinën e së cilës dukej fotografia e një burri duke u puthur me një femër, ndaj sapo hyri drejtori, bibliotekari e ktheu në anën e kundërt, në mënyrë që fotografia të mos binte në sy. Mirëpo ndodhi edhe më keq, meqë në fund të revistës ishte një fotografi e dy burrave homoseksualë duke u puthur.
Prandaj mos u turpëroni nga fotografitë kur puthen mashkulli me femrën, sepse ka edhe më keq.

Tregime humoristike nga Beqir Elshani




Nga Beqir Elshani






DARDHAT E KALBËTA

Një ditë shkova në bibliotekën e gjimnazit në Therandë, aty takova profesorin e gjeografisë me përvojë të madhe shkencore e pedagogjike dhe atdhetarin, Bajram Kurti, ndaj bibliotekari, Hysni Kabashi, na nderoi me kafe. Kishin kaluar dy-tri vjet që profesorin e gjeografisë për shkak të Demonstratave të Studentëve në vitin 1981 Komiteti Komunal e kishte larguar prej detyrës. Jo vetëm kaq, sepse profesor Kurti u jepte nota të larta nëse nxënësit dinin për pozitën gjeografike të Shqipërisë. Ishte një ndër profesorët e parë që aplikoi arsimin evropianoperëndimor, thoshte se mbi të gjitha duhet njohur mëmëdheun tënd - Shqiperinë. Si rrufeja u përhap lajmi se ish-kolegu i tyre Prof. Bajram Kurti gjendet në bibliotekë, ndaj disa arsimtarë hynë për ta përshëndetur. Pas pak hyn edhe një mësimdhënës i serbishtes, quhej Bora dhe ishte i moshuar, gjë që dukej i zbardhur në flokë. Profesor Kurti dhe arsimtarët e kuptuan qëllimin e serboçetnikut që hyri në bibliotekë, megjithatë përshëndetet edhe me këtë. Ndërkohë Bajrami e shfrytëzoi rastin duke “përgëzuar” kolonistin serb që puna po i ecën mbarë dhe vazhdoi duke ngritur duart:
“Borooo!!! Unë dhe ti kemi dalë në treg për të shitur dardha. Unë po bërtas në treg: Bujrum dardha të mira!… Mirëpo myshterinjtë nuk vijnë te unë, krejt po vijnë te ti, edhe pse dardhat e tua janë të kalbëta”. Arsimtarët e pranishëm në bibliotekë po qeshnin me zë për tregimin ironik të Bajramit, për të cilën e dinin se fjala ishte për burgosjen dhe largimin e mësimdhënësve shqiptarë nga procesi mësimor. Arsimtari serb, Bora, dinte shqip, ai një kohë të gjatë ka dhënë serbisht në paralelet shqiptare: prej shkollës fillore deri në gjimnaz, ndaj së shpejti do të shkonte në pension. Kështu edhe ngjau, para se të thyente qafën në pension, flitej se ka plaçkitur eksponatet ilire në dollapin e gjimnazit, mu pranë zyrës së drejtorit dhe i ka dërguar në Muzeun e Beogradit. Prandaj doli fjala e Prof. Bajram Kurtit, i cili një vit më parë i tregoi se si çetnikëve serbë po u shiten dardhat e kalbëta - (kupto: politika).

KU GJINDET KOMITETI KOMUNAL?

- Ku gjindet Komiteti Komunal, zotëri? - pyeti një vizitor qytetarin vendës.
- Komitetit vetëm minarja i mungon, …është një ndërtesë luksoze dhe mund ta gjeni shumë lehtë, - tha me ironi qytetari.
- Unë për herë të parë vij në këtë qytet, - tregoi vizitori.
- Ashtu, ë…! Shkoni drejtë, pastaj kthehuni në të majtë… kur të arrini te udhëkryqi i parë shkoni drejt dhe do të dilni në bulevardin e qytetit, pastaj kaloni skaj bibliotekës me xhama të thyer dhe do të dilni në krahun e djathtë të lumit. Kur të kaloni urën mbi lumë do të shihni një shtëpi të madhe me kopsht, aty mos hyni se është shtëpia e drejtorit gjeneral të kombinatit. Prej atyhit hyni në rrugën e majtë dhe përballë do të keni objektin që kërkoni, - kështu i tregoi qytetari.
- Duket se qenka larg, zotëri?! - ndërhyri vizitori.
- Jo nuk është larg, me automobil mund të arrini për pesë minuta. Mos jeni ndonjë ministër, zotëri? - pyeti qytetari duke vështruar me habi.
- Jo, jam bujk… Në atë ndërtesë do të hap fermën e pulave.
- Po të dëgjojë kryetari i komitetit…, të shkon koka!
- Atij, jo mua!… Sepse lidhja komuniste ka cofë, - tha vizitori.
- Pasha kapuçin, kurrë nuk kam qenë brenda në komitet! Më mirë pulat të kakarisin se komiteti të na dredhë - tha qytetari duke u përshëndetur me shpendarin.

NJË SKEÇ I MODËS

Në fund të orës mësimore të kursantëve mbahet një skeç humoristik. Një nxënës shpiku një lojë argëtuese për reklamimin e modës, të cilën shokët dhe shoqet e klasës e miratuan. Ai ftoi një nga shokët e klasës në mënyrë që të mbante gishtin e dorës së djathtë mbi sup, kurse vështrimin të mbante në drejtim të dritareve të klasës, ngjashëm porsi Davidi i Mikelangjelos. Pas pak, në derë hyn një vajzë dhe e varë bluzën në gishtin e djaloshit. Ky ishte një skeç i bukur, prandaj shokët dhe shoqet i dhanë një duartrokitje. Pastaj hyn një djalosh, nga beli nxjerrë rripin e pantalloneve dhe e varë në gishtin tregues të djaloshit. Edhe ky skeç u duartrokit nga klasa me arsimtaren e tyre. Mirëpo skeçi i tretë ishte më interesant. Në klasë hyn një vajzë zeshkane dhe në gishtin tregues të djaloshit vari një gjarpër plastik. Nxënësit u frikuan dhe të gjithë dolën prej klasës, ndërkohë edhe zilja cingëroi për pushim. Prandaj djaloshi mendonte se në gisht mban rripin e pantalloneve, kinse shokët dhe shoqet e klasës kanë vrapuar pas zilit për pushim.
Atëherë arsimtarja i tha: ”Shiko se ç’po mban në gisht.”
Kur djaloshi pa gjarpërin plastik, u trembë dhe menjëherë e hodhi në tokë.

HALLET E BIZNESMENIT
Një biznesmen i shkruan redaksisë:
E nderuara, Redaksi! Babai im, rahmet shpirtit të tij, ka qenë njeri me autoritet në pushtet. Ai më ka lënë një fond bukur të madh me libra të Titos, të kënaq synin kur i shikon: me ngjyra të kuqe dhe me shkronja të arta që vezullojnë. Librat janë të ruajtura dhe askush nuk i ka prekur me dorë. Një ditë shkova në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës në Prishtinë, jo për t´ua shitur librat e Titos, por për t´ua falur. Merreni me mend, bibliotekarët në vend se të më nderonin, më ndoqën me fshesë. Ai drejtori i Bibliotekës i ngrysi vetullat sikur t´ia kisha mbytur babën. Bile njëri nga bibliotekarët, që zyrën e kishte në krye të shkallëve, për fat të mirë, që arkitekti nuk ka lënë asnjë dritare të hapur se përndryshe do të më hidhte për dritare jashtë. Prandaj kërkoj të më udhëzoni se kujt duhet t´ia dërgoj këta libra të shkreta. Unë sot jam biznesmen dhe fare nuk më interesojnë librat që m´i ka lënë babai. Së shpejti do të hap një qendër të madhe tregtare. Shpresoj që ju do të më gjeni ndonjë dashamir të librave të Titos. Përshëndetje nga bamirësi.
Redaksia i përgjigjet kështu:
Letrën tënde e lexuam dhe kuptuam hallin që të mundon. Të njëjtin rast kishte edhe një qytetar nga ana e Karadakut. Mësuam se babai yt kishte qenë njeri i pushtetit dhe ka jetuar në luks, të cilin po e trashëgon ti. Ti shkruan se librat janë të stolisur me ngjyra të bukura vezulluese, megjithëse ato nuk janë asgjë tjetër pos gjemba që t´i vrasin sytë. Ke bërë mirë që fare nuk i ke shfletuar, sepse në veprat e Titos vetëm dreqi s’ka hyrë. Gjatë luftës në Kosovë shkiet nuk lanë shtëpi pa shkrumbuar, prandaj është çudi që librat e mikut tënd, Titos, kanë shpëtuar pa u djegur. Kuptuam që ti sot ke zgjedhur profesionin e biznesmenit, dhe së shpejti do të hapësh një qendër tregtare, prandaj të urojmë punë të mbarë.
Na erdhi keq, që bibliotekarët nuk të kishin nderuar, së pakut me një llokum, si dhurues i librave, mirëpo siç shkruan ti, të ndoqën si një langua. Megjithatë, ti duhet t´i kuptosh bibliotekarët e Bibliotekës Kombëtare, sepse kanë vuajtur të zitë e ullirit nga pushtuesi serb. Shkiet ua kanë plaçkitur ndërtesën, kurse fondin e librave në gjuhën shqipe i kanë djegur. Këtë e di vetëm lëkura e bibliotekarëve shqiptarë se çfarë pasoja kanë vuajtur nga barbaria serbe gjatë luftës në Kosovë. Për inat të kupolave të bardha të Bibliotekës, që i ngjanë qelesheve shqiptare, shkiet këtë institucion e kanë bërë për faqe të zezë, duke kthyer në stallë derrash. pijetore, shtëpi publike dhe depo armësh. Megjithatë, bibliotekarët e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, si demokratë dhe intelektualë shqiptarë, në mënyrë të kulturuar duhej të kishin udhëzuar ty që t´i dërgosh në Fabrikën e Letrës në Lypjan për reciklazhë dhe jo të kërcënohen me fshesë. Mirë që paske shpëtuar pa e thyer qafën shkallëve tatëpjetë.
Meqë ti banon në Rrafshin e Dukagjinit, të këshillojmë që librat t´i dërgosh në fabrikën e tullave në Landovicë. Shpresojmë që ata pranojnë t´i marrin librat nga shtëpia jote, meqë kohët e fundit ndihet mungesa e rrymës në Kosovë. Ti vetëm duhet lajmëruar fabrikën e tullave dhe ata vijnë menjëherë t´i marrin me kamionin e tyre.

QENI DHE ZOTËRIU
Një ditë Pomi, kështu quhej qeni, vendosi të udhëtojë prej Malmes në Kopenhagë. Andaj Pomi filloi të leh para të zotit. Të lehurit e qenit, ishte një kërkesë që edhe vetë i zoti e kuptonte dëshirën e tij.
- Unë dëshiroj të vizitoj Kopenhagën, - kështu tha Pomi, që e luhaste këmbën e parë një shenjë lutje.
- Më vjen keq, nuk mund të kalosh kah ura e gjatë e Oresundit, është rrezik për qentë, - tha i zoti i qenit.
- Mund të udhëtojmë së bashku me Volvo - tha Pompi entuziast.
- Edhe po të më ftonte princesha daneze, unë nuk do të luaja vendit, - tha kërcënueshëm i zoti.
- Meqë qenka ashtu, atëherë po udhëtoj vetëm me Volvo.
- Vetëm? Mos ke luajtur mendsh?! Ti nuk ke fare patentë shoferi dhe policia mund të dënojë, pastaj unë të paguaj gjobën për ty. A nuk e di ti, që sipas ligjit suedez qentë nuk kanë drejt të kenë patentë shoferi?!
- Atëherë do të udhëtoj me tren, - tha qeni Pomi, që tashmë kishte vendosur këmbët e para në prehrin e zotëriut.
- Të udhëtosh me tren pa mua dhe pa pasaportë?! E pamundur! Policia të nxjerrë në rrugë.
- Megjithatë mund të huazoj një pasaportë prej fqinjit tim, vetëm për një ditë shëtitje - shtoi Pomi me entuziazëm.
- Ç’ fantazi të hatashme ke Pomi im! Nëse të zë doganieri, të burgos dhe kurrë më nuk mund të shihemi, - e qortoi i zoti, që tanimë shpresonte se qeni i tij Pomi do të bindet.
- E di ti, që unë, si gjithë shokët e mi mund të notoj deri në Danimarkë, - tha qeni që tani me këmbën e djathtë, në shenjë revolte, e qëllonte zotëriun.
- Po, po! Unë i kuptoj dëshirat e tua, mirëpo mos harro se valët e detit janë të mëdha dhe ujët është i ftohtë, prandaj mund të mbytesh.
- Im Zotëri, ti gënjen!… unë e di që njeriu mund të shkojë edhe pa pasaportë në Danimarkë. Për këtë më ka treguar e dashura ime, ajo së bashku me zonjën e shtëpisë shpeshherë udhëton për Kopenhagë. Mirëpo ti je një dembel, që vetëm rri kot në shtëpi. Falënderoju zotit që unë jam qen i shkolluar, përndryshe do të kisha shqyer këtu në vend, - tha qeni Pomi me dëshpërim.

Të shkruash, nuk është "copy & pastë"





Duke lexuar disa krijime, të ndryshme, shumë prej tyre, duke krahasuar stilin, formën, përmbajtjen e këtyre krijimeve të sotme me të kohëve më parë, natyrisht të atyre që kam njohur rastësisht këtu në faqet e internetit, jo të krijuesve të njohur, mendova:- Kane evoluar në pozitivitet disa apo kanë gjetur REDAKTORË "të mirë" të cilët i kanë "formatuar" krijimet!?

Atë ditë u zgjova herët, dola të ble gazetat, ato të miqve të mi që janë tre, në kjoskat e gazeta-shitësve të Durrësit dhe një që e blej për “qejf”; dua ta shoh si denigrohet dita-ditës duke mallkuar e share, si në kohën e inkuzicionit me shumë mëkatarë e shumë moralistë…

Ndërsa blija këto gazeta e numëroja “të voglat” monedha që do i jepja shitësit, një dorë më rreh shpatullat.

Kthej kokën e shoh mikun tim gazetar, mikun tim që e kam njohur në dashamirësinë e tij kur më afroi në vitin 84’, atëherë kur shkrova për herë të parë në një gazetë, një reportazh për një fabrikë.

Pas përshendetjeve të rastit, që janë bërë si kredenciale edhe midis dy të panjohurish e jo më të njohurish, pas disa shakave në lidhje me gazetat e miqve që kisha blerë, shkuam të pimë një kafe aty në krah, në Durrës njihet me emrin “gjashtë këndëshi”, për hir të formës së lokalit.

Duke rrufitur kafenë gllënka-gllënka, duke shfletuar secili nga një gazetë, rrinim pa folur, me sytë e mendjen e zënë mes rreshtave e faqeve bardhë e zi.

Poezi e bukur kjo, -më thotë shoku dhe më tregon një poezi që njëra nga gazetat kishte botuar, një nga poezitë e mia.

-Po, edhe mua më pëlqen, rubrikë e bukur kjo që ka hapur në një gazetë lokale, edhe pse nuk është aq lokale, shpërndahet në Tiranë, Durrës dhe Elbasan, e sinqerisht mendoj se në një gazetë informative, faqja letrare nuk duhet të mungojë. Sot ai ka vënë një poezi timen, edhe në numrat e kaluar kishte vënë, më thanë disa shokë që kishin blerë gazetën, nesër do të botojë poezi apo tregime të tjerëve, krijues të qytetit apo të njohur, të rinj apo të vjetër, libra e artikuj letrarë, nuk mendon se është gjë e bukur, nuk mendon se një hapesirë per letrarët e sidomos për letrarët e rinj, si ajo që kisha hapur tek revista që botoja unë, është e mrekullueshme?

-Po, natyrisht, edhe une e mendoj si ty,- shoku dhe miku im, që nga gazetaria ishte mjeshtër, dhe që unë e quaj profesori im edhe në fusha të tjera me shaka e me respekt, ai që unë shpesh e quaja, “djali për shpirt i Makiavelit”, po më vështronte drejt e në sy dhe me shumë seriozitet vazhdon:

-Ardo, do të tregoj një gjë që ka ndodhur realisht me një shokun tim, gazetar, redaktor e krijues i njohur.

Unë po e vështroja në sy pa më lëvizur as një qerpik, serioziteti i tij, unë e dija, tani do dëgjoja ndonjë “të fortë” por edhe pak “djegëse”, nga ato tip shakashë të tipit “me të qeshur e me të ngjeshur”...

Një ditë ai, ky miku im pra, filloi të më tregonte shoku,- sapo hap derën e shtëpise i lodhur nga streset e shumta të ditës që kishte filluar gati që pa gdhirë, gjen të emën në këmbë që po e priste me një fletore në dorë.

Pa pritur as perqafimin e tij të zakonshëm, madje dhe pa asnjë përshëndetje, e pazakontë për plakën kjo gjë, ajo “hidhet në sulm”:

-Dëgjo biri im, këtu ke disa poezi të mia e dua të më bësh një libër!

Krijuesi hapi sytë i çuditur, dhe duke buzeqeshur pak më shumë se zakonisht mori fletoren në dorë që ta shfletonte për të parë çfarë “mrekullishë” kishte brënda.

Ndërkohe e ema, që kishte parë buzeqeshjen e habisë të të birit, vazhdon:

Mos më bëj të habiturin mua, dëgjo, bëmë librin e mos e zgjat!

Po lermë mama të lutem, për kokën tëndë, ik me gjithë këto shakara që s’ja kam ngenë, jam shume i lodhur, e pastaj çështë kjo që të ka hipur në kokë, ç’ne që të është mbushur mendja që të bësh libër, ti sikur s’para ja thua nga këto gjëra!?

Po ja, kështu, mu tek dhe mua, mendova:- Po bën libër kjo poshtë nesh që s’e ka haberin nga bie poezia, vetëm se ka një “mik” ( e ema i shkeli syrin) e jo më unë që kam tim bir shkrimtar të famshëm, gazetar të famshëm, botues të famshëm etj, etj!

Qeshja me lot ndërsa e dëgjoja fundin e tregimit të shokut tim, ndoshta sepse po kuptoja fundin pa ardhur ende fundi, dhe pas së qeshurës që erdhi duke u rralluar si një gotë raki e mirë, që pihet duke u shijuar, vazhdova unë:- e fortë kjo, dhe sinqerisht e prisja, mendoja çdo të jetë e “forta” e radhes në shakate e tua, por besoj se ke të drejtë.

Ka shumë, shumë botime e ka shumë që s’dinë as të shkruajnë e botojnë libra, libra pa kriter vetëm se kanë dy lekë dhe shtëpive botuese nuk i intereson fare se ç’vlerë ka libri, ato mjaft të marrin paratë dhe pastaj “veten vrafshin” këta që botuan dhe letërsia vetë, është kthyer në biznes!

Unë,- vazhdova ligjëratën i menduar dhe pa e parë në sy,- nuk jam ndonjë mjeshtër apo akademik në këtë fushë, por më vjen keq kur shoh e lexoj krijime pa asnjë vlerë poetike,sipas mendimit tim modest, gjithnjë sipas mendimit tim, pa asnjë rregull drejtshkrimor, me gabime ortografike të tmerrshme, e ketu se kam fjalën për një “ë” apo “c” që nuk është “ç”, sepse e kuptoj që ndoshta nuk kanë tastieren në shqip e nuk njohin mënyrën e korrektimit, jo, unë flas për gabime gramatikore apo për mëndjendriturit që përdorin fjalë të huaja për të treguar që janë me kulturë, ndërkohë që gjuhën shqipe se njohin fare. Pastaj vjen ajo, mrekullia! Pasi kanë gjetur një “shok” ( shkela syrin), apo “me ndërhyrje” një redaktor, botojnë një libër, dhe kur e lexon librin fillon e bën dallimin nga poezia që ke lexuar disa kohë me parë e të asaj që është botuar! Nuk janë njëlloj, “rreshtimi” vargu, fjalët pa asnjë gabim gramatikor, drejtshkrimi si në fakultetin e gjuhë-letërsisë e shumë të tjera që të bëjnë të mendosh se “puna” e mirë e redaktorëve ka bërë “një krijues” të ri, një libër të ri që s’do të ketë më shumë se familjaret e tij për lexues ose do të bëjë vetëm mbushes raftesh në libraritë që gjithsesi janë plot me libra që nuk shiten për arsye objektive dhe subjektive, por edhe për këtë, kjo ndoshta është një nga arsyet më të mëdha, po a është e ndershme e gjithë kjo!?

Ai, miku e shoku im, më vështronte në sy e qeshte hidhur, tundte kokën e më tha:- E kush jemi ne që të ndryshojmë botën, sot kohët kane ndryshuar, sot botojnë të gjithë poezi!

U ngritem nga “gjashtkëndshi” e duke u përshëndetur u ndamë, secili në punët e tij.

Ndërsa kthehesha për në shtëpi mu kujtua peripecia në botime, në liber e revista, mu kujtua redaktori “i famshem” gati sa një “perëndi” që me tha se merr nga njerëz që jetojnë jashtë 300 euro për “redaktim dhe pasurim”!

Po po, ai pasuronte krijimet e të tjerëve!

Unë në atë kohë kam qeshur pa menduar që ai po i bënte një dem të madh artit të të shkruarit, ai po fitonte në kurriz të një çështje më madhore se “pesë para” dhe sinqerisht nuk kam menduar kurrë se ai ishte kaq mjeshtër në krijimet e tija sa të bënte “pasurim” të krijimeve të të tjerëve.

Pastaj mu kujtua një mikja ime poete, një poete shumë e mire. Po, poetesha ishte vërtet një “ustalleshë” në krijime dhe me vonë e takova edhe në një promovim. Aty kuptova rëndësinë e redaktimit nga një “ustalleshë” si ajo dhe promovimit nga persona që artin e kanë në gjak. Me atë që pashë dhe dëgjova në atë promovim, në cilësinë e të ftuarit, me atë recitim prej aktoreje ajo, poetja, mund të emociononte dhe një eskimez në pol të ngrirë të veriut që edhe pse s’di shqip do të blente çdo libër të propozuar nga ajo!

Nuk e kam për librin që u promovua aty, asgjë që të them se u promovua një libër që nuk vlente apo jo, absolutisht për libra të tjerë, që unë ato poetë , le ti quajme siç quhen tashmë, “i njihja” nëpërmjet facebook-ut që atëherë kur lexonin dikë që shkruante dhe veç kur shikoje, lexoje që kishte krijuar dhe ai/ajo! Shikoje ato që po i thoja më parë mikut tim, gabime gramatikore që të bënin të mendoje se ky person nuk e njeh letërsinë, se ky person nuk ka lexuar kurrë një libër në jetën e tij, se jeton me “erën” e facebook-ut e ja, filloi të shkruajë sipas modës:-“sheh rrushi rrushin e bëhet dardhë!”

Por , -vazhdoja të mendoja ndërsa po i afrohesha shtëpisë,- nuk mjafton që shkruajtën, komentet në atë “poe-zi” ishin sikur po i drejtoheshin një krijimi të mrekullueshëm që asnjë nga poetet më të famshëm të botës nuk e kishte krijuar më parë, komente që të “dehin” me ...

Hyra në shtëpi, pashë raftin e librave me keqardhje tek mu kujtua një “krijuese” që me pyet një ditë, mbasi kisha publikuar një poezi ku permendja Dante Aligerin, por pa mbiemer, “thoja” vetëm Dante, dhe ajo që nuk e kishte idenë se kush ishte “ky Dante-ja” më thotë:- sa bukur që kishe futur Dante-sin te kjo poezia e fundit!

-Kë Dante-s e pyes?

-Edmond Dante-sin pra, ate tek filmi Konti Monte Kristos!

O perëndi, ajo e quan veten poete dhe kur shkruan dy rreshta sheh që njëqind persona i kanë bërë like, lexon pesëdhjetë komente prej “specialistësh, akademikë pa akademi, doktorë pa doktoraturë, asistentë profesorë e profesorë”, të gjithë që lavdërojnë krijuesin-en!

Më pas mu kujtua një “krijuese” që i ishte mbushur mendja se bente poezi, më duket është e bindur akoma ndoshta për faj të të tjerëvë,që pasi kishte paguar për redaktim, kishte paguar për botim, pasi krijoi dhe faqen e saj si Poete personazh publik, na shkruan një notë ku përpiqet të denigrojë redaktoren e librit të saj sepse i paska vjedhur lekët sipas saj! Notë, që unë në atë kohë e kam quajtur të turpshme duke i shkruar në publik:- “Juve e nderuar sot falë kësaj redaktoreje dhe punës së saj shumë të mirë, gati në mrekulli, keni një libër të regjistruar në bibliotekën kombëtare shqiptare, sot juve deklaroni se jeni poete. Unë i kam lexuar dhe e njoh poezinë dhe shkrimin tuaj, unë s’do të mund t’jua bëja këtë “nder” që ju ka bërë ajo, për asnjë shumë. Juve duhet vetëm ta falenderoni!”

Më pas mu kujtua takimi i radhës më poeteshën ku unë e kritikova miqësisht e me shaka se “po mbush shqipërinë “ me poetë dhe ajo me shumë sinqeritet mu përgjigj:- Unë duhet të jetoj Ardi, unë s’kam profesion tjetër, kjo është ajo që di të bëj më mirë, redaktoj dhe korrektoj, shkruaj e botoj.

Ajo kishte të drejtë, unë i dhashë të drejtë, në fund të fundit secili bën atë që di të bëjë më mirë, secili ka të drejtën e tij të botojë një libër, por që nga kjo e deri që të vetëquhen poetë e shkrimtarë sikur të ishin H’onore De Balzak a i madhi Dritëro, është shumë, është e patolerueshme.

Unë do ja korrektoja dhe do ja botoja meqë bëhet fjalë për të jetuar e fituar ndershmërisht jeten, ashtu si i kanë shkruar, ashtu, pa “i pasuruar” duke i dhënë formën e një poezie, ashtu, që të gjithë të lexojnë e bashkë me këta pseudo krijues të kuptojnë që të shkruash s’mund të jetë “copy&pastë”...

Teuta SADIKU :DY TREGIME

  
Image result for POETJA TEUTA SADIKU

Monolog me Tripologjinë e Xheni Tanini Hali


Kush është Xheni , do të pyesni ju.As unë nuk e di.Dhe as që mora guximin ta pyesja sepse e pashë , ishte:

΄΄E lodhur së qeni bizhu në qafë plastike
....
Drobitur e plakur

Së piri duhan jashtë retinës sate të moçme

Për respekt hipokrit

Për të mos qenë lavirja-nuse e djalit tënd të mirë.
...
Fishkur së qeni engjëlli i hedhur në themelet e djajve,
...
Zvargur lodhjes së dashurive të mia të pëgëra,
..
Fyer deri në palcë të dhimbjes së vetëverbimit

O Zot!΄΄,..
Po kush është kjo Femër?!

Kërkova e rrava dynjanë. Në çdo faqe,varg, gërmë .Di vetëm këto të dhëna dhe këtë e mësova prej saj :
΄΄ emri- bindje e pabindur

Llagapi- e çmendur

Vendlindja – pa ngjyrë

Vendbanimi- një copë letër΄΄

***

Ditë e .... dhe e kujt nuk është kjo ditë:e kohës që konservon fetuset e ëndrrave ,është dita kur gjurma e këmbës ngulet në baltë ,është dita kur

Ajo bëhet dhe-u ,ku mbi ajri çalon, dhe nëntoka mblaçitet.Është dita pra , ajo ditë e ,dita e saj e vetme e zhvendosjes në orbita fati ,veç rrënjët , ah rrënjët heshtin.

Ndaj që nga ajo ditë Ajo vendosi ti zhdukej Zotit,ti përvidhej ditës e tju jepej e tëra netve, vetëm e vetëm për të provuar në parajsë shijen e Ferrit.Jooo, mos u ngatërroni nuk është Ferri i Dante Aligerit , bëhet fjalë për Ferrin e Femrës, poetes,

Asaj që atje mes qiellit e Tokës në pranga gurmazesh drite dhe diejsh të ngrënë ,thotë:

΄΄Baltën lëre të jem unë e bëmu shpirt!

Nëse është krim të duash

Atëhere ,krimi qenkam unë...΄΄

Emri i saj ,asgjë prej gjëje,Ajo veç një kafkë pa kokë , zhytur në lëkurën e ftohtë të botës, servirur moralshëm nga i lashti kre i tavolinës ,mbi peshkun e madh që ha të voglin..Një botë pa kokë ,një botë me njolla realiteti,ku asgjë ska ndryshuar akoma dhe mbrëmjevakti është po ai, një vezë e fërguar me Tabu.

Eeeee dhe ti ,ti kërkoke moj vajzë.....

Para se të vdesësh ti kërkon të shkosh në mitrën e tokës të shkrijnë Zeusët,për të mos mbetur e paemër në heshta legjendash.

Qiqra në hell.Mirë që e kuptove dhe e pranon dhe vetë:Më duket se çdo gjë ndodhi vetëm dje,thua .Po vërtet,tani e mësove?!

΄΄Qiej të magjepsur,shtangur në kaosin e qytetit më çojnë në dhomën e ankthit prej sysh të mardhur që zjarr nuk duan .΄΄

Po sa herë të kemi thënë ,ti prapë ngul këmbë në tënden ,pale si stë vjen turp kur thua
΄΄..tani do të doja të pija verë e në divanin e vjetër me ty të bëja dashuri.΄΄


Turp e për faqe të zezë. Po mirë nuk e dije ti moj vajzë që dashuri ska më .Sa mirë tu bë , çmu bë qefi kur :

Dera jote
Përlasej fytyrës sime
Me shkrim të qartë.
Më ngjit lëkurës shënimin
΄΄Dashuria është konfiskuar΄΄.

Le ta themi e le të mbetet vetëm midis nesh .Nuk të kuptoj ,çfarë kërkon të thuash :

΄΄Erdha të gjej

Një mënyrë për tu afruar me diçka

Që kurrë se kisha provuar .

......

Mësuar të kërkoj ndjesë,

Ndryshimeve të mia për kohën e gabuar΄΄.
Ja ku po ta them ti moj vajzë nuk di se çfarë kërkon , je aq shumë kontradiktore në vetvete Ti vetë thua :

΄΄Përtoj të flas
Të këndoj sdua
...

Nuk dua të fle as të zgjohem
......

Përtoj të vdes,

Të lind,

Të çliroj ujin

Që rrjedh në ΄΄happy end΄΄.

Jo për gjë po na thonë se ne Femrat e kemi fajin .Po të paktën ,rri rri dhe e thua nga një të vërtetë, të shpëton nga goja pa dashje,

΄΄..dhe në emër të çnjerëzimit

Ish shkruar ndër shenja kodi i nënshtrimit΄΄

Po e vërtetë , tani fole si burneshë :

΄΄Ka ditë si kjo
....
Perënditë bien kokëposhtë
...

Nuk jam shtrigë më thotë

Jam grua
.....
Dhe se dëgjoj kafshimin e mollës.΄΄

Po ku ta dëgjosh ti kafshimin e mollës ,kur i uron mirseardhjen botës tënde që mbeti vetëm buzëve të mbrëmjes.

Aq më tepër ty të duket çudi apo bën sikur sdi:

¨¨
΄΄ Lypni?

Derdhni dashuri?

Ku?

Sa turp ke të lypësh dashuri,bota ime mizore

Krekosur metalesh kaki

Dhe në monedhë fle!΄΄

Tani je bërë pishman thonë.Për gjithshka.Po dhe vetë e thua:

΄΄ Mbeta gjithnjë gruaja me këmbë

Nën ngjyra çorapesh.

Shpresoj në burrërinë tënde

Me -ose pa- dashje ardhjesh΄΄΄

Përtej dritares

Unë kam parë e skam parë, ne Femrat duam të jepemi të tëra në dashuri,të na përkëdhelin,
të pimë dhimbjen kur fjalë të paqena na thonë,tek e fundit edhe të dehurat fjalë i pranojmë,veç pak dashuri ,për sevap të na bëjnë.

Ne slëvizim nga vendi , prapë atje , mishin copë të na e bëjnë,besnike të dashurisë së pa fat që e ka marrë lumi me kohë.Kurse ti moj vajzë për shtatë palë qefe sodit përtej dritares se si :
΄΄ ..shenjtërit ushqyer vetëgjymtyrësh gjinekologë qiejsh ngulin infeksionin mitrës së fatit me dhëmbët e darës.

mamitë presin të presin kohë polifemësh.΄΄

E ulur tek dritarja kundron botën .Po bota e saj kush është, ku shtrihet , çfarë hapësire zë.. ΄΄Përtej dritares sime

Rruga çdo ditë kapërdin një pritje .

Një eshtër i mbetet halë në fyt.

Sot , nga një ΄΄dje΄΄ ,për pak u mbyt.΄΄΄

Përtej dritares një femër sheh se si nata vesh këmishën e bardhë.Tymos .Tymos duhan edhe pse është e sharë.

Mallkon veten,fatin , botën, mua, ty , atë, të gjithëve me fis e me farë.Sa do të dëshironte :
΄΄ Të isha rrugaç djalë΄΄E çdo të bënte vallë?1Asgjë dhe gjithshka .

΄΄Sikur dita të mos kish pyetur

Me duar nga qielli e shpirt në mua

Se, pse smë bëri burrë...,

Sa e bukur do kish qenë Toka!΄΄

Kushedi sa kohë ka që rri e shikon përtej dritares.Në xhamin e pistë sheh kërthizën e botës ,dëgjon se si thërrasin gomerët dhe ajo, që smundi as sot të bëjë paqe me veten, i fal jetë lypsarit poshtë dritares së saj, nga dita e saj sakate.

Dhe çtë bëj?!pyet me kokën në duar si statujat në lashtësi.

΄΄Mbi dy botë mbeta , si ti populli im ΄΄

Kjo është e vërteta dhe e njeh shumë mirë..

΄΄Evërteta ..

Është si ajo kurva me nam

Në qytetin tim të madh.΄΄

Heshtja , sa shumë i shkon Femrës për shtat.Heshtja na shoqëron kudo apo ne i bëjmë shoqëri heshtjes deri sa një nga ne të dyja të pëlcasë.Vajtojmë pa zë në heshje, bëjmë dashuri pa fjalë,I nënshtrohemi fatit kokulur.

Por jo, tek Ajo dhe në vargjet e saj , ndodh e kundërta.

΄΄Sa mjerë do të jetë sa mjerë

Të të vdesë edhe fjala. ΄΄

Po Përralla në Legjendë në çkohë luhet?!

Ah zëri isaj i teneqtë dashuron edhe kur urren.

΄΄Sa të urrej Borges!΄΄

Unë nuk e di pse i thotë të urrej kur unë e di shumë mirë që e dashuron po me aq forcë sa edhe e urren.E them me bindje se e kish dashnor. Po pse ,Robin Hudin , ...

΄΄Nuk e di çmu kujtua Robin Hudi

Ky hajdut simpatik...΄΄shkruan në një poezi.

Dhe të gjitha fajet ia hedh Fatit , aq sa falenderon Zotin vetë,që nëna e vet nuk i mësoi çështë morali i kënaqësisë.Çfarë fat i keq :

΄΄ …Vetëm në vendin tim

Dashuria quhet lavire΄΄

Është nga të paktat Femra që kam njohur që i përgjërohet Zotit të mos jetë personazh legjendash.Dhe kjo ndodhi atëhere:

΄΄Kur legjendat thanë

vajzat çohen nuse përtej përtejmës

bustet e kaltra të virgjërive

ende mbeten të prekshme

një herë në vit

në vizitën e bërë gjinisë.΄΄

Vetë e ka fajin çju desh udhëtimi dhe akoma rrugëve është.Udhëton në kohë e hapësirë, nuk njeh kufinj për të na sjellë në vargje dhimbjen e saj se si një qytet diku në botë, emrin nuk ia dimë, pasi e godet me takunin e tij lustrafin mu në kockë, trupin e saj lakuriq ,pa kohë në lëkurë..e ha.

Po, mirë e lexuat e ha pështirë.Po pastaj gjithë dhimbje ajo vazhdon:

΄΄Qyteti im më vjell.

Më jashëqit.΄΄

Tani i jap të drejtë dhe e kuptoj pse ajo thotë diku me psherëtimë:

΄΄Më ka marrë malli të shoh pak dashuri

Brinjëve të shkoqura të asfaltit

Nën dritaren time ngjyrë nikotinë.΄΄

Kështu më tha në telefon.Po nuk dua ta besoj. edhe pse e di shumë mirë ky është realitet ynë epik, thënë me karbon.

΄΄Asgjë historike

Në heshtjet e madhërishme epokale

Në jastëkun e shkëmbimit diplomatik mes qytetërimeve.΄΄

Kjo është Ajo, njeriu, grua , Femër, nënë, poetja, Eva e kohës sonë.Lëreni të marrë hak,lëreni të vras me fjalë, me sy, me ashtin e saj.

΄΄ Mbetëm kështu

Ndarë midis dy të njëjtave botë΄΄

΄΄Do të vdesim

Edhe unë..

Edhe ti ndonjë ditë, apo jo . bota ime?΄΄

΄΄Zhdukmë,por lërmë të marr hak,

Hakun e njeriut –grua prej shpirti të mishtë qelibar

Pa varr!΄΄

edhe pse me barkun lidhur me shpërgenj përtej kërthizës, jam ’’.


10.8.2013



Gostia       

*

E mori stolin e vogël , e palosi, e futi nën sqetull dhe doli jashtë derës së kishës,pasi bëri kryqin tre here e puthi ikonën e shën Marisë .

Sa e lehtësuar që ndjehej,ishte lutur e ishte falur,kishte bërë kryqin dhe kishte thënë përmendësh kaq rrjeshta nga Bibla bashkë me priftin e fshatit.

Shëndet Zot më jep, me këmbë e me dorë,të jem sa të rroj ,po nuk isha e zonja  për veten time, më mirë më jep  një në kokë e direkt në gropë,pëshpëriti sapo la oborrin e kishës të zbukuruar me flamurkat e verdha për festë e puthi kryqin e florinjtë që I varej në qafë.

-Java e madhe e Pashkëve ,ndaj kishte dhe aq  shumë njerëz në kishë, ia preu mendimet plaku .

-Unë ndaj kam stolin tim,  po një zot e di sa do kem fuqi të vi në kishë,tha plaka e fill pas fjalëve të saj,plaku ia mori stolin që mos të lodhej e  të fillonte nga ankimet e saj.

Kishin një jetë të tërë bashkë,fëmijë nuk kishin ,po i mbushnin orët e ditët me zënkat ,me mëritë ,me dhimbjet e kockave e me ilaçet e tensionit.I vetmi argëtim ishte oborri para shtëpisë,lulet në vazo që I lyenin me bojë të kuqe për Pashkët si dhe kopështi që mbillnin për të bërë  sallatë, qepë e hurdhra të njoma .

Plaku ishte merakli e puntor ,por dhe plakës nuk I rrinin duart.I pastronte barrërat, I çapiste tek tuk, u vinte llastikën,sa përmbyteshin nga ujët dhe ia hidhte fajin plakut pse e hapte aq shumë rubinetën e çesmës.Ishte plakë gërnjare e gjithë huqe por plaku ia kishte mësuar  të gjitha huqet dhe I vinte pas qefit .

Kur u afruan tek porta e hekurt , plaku kërkonte nëpër xhepa çelsat,por më kot.Ishin një tufë çelsash që pak të lëkundeshin do tringëllonin si thimiama e priftit ,vetëm që nuk lëshonin atë tymin  e bardhë që të çante hundët.

-Prapë I humbe,gërmadhat e çelsave,shfryu plaka e bëri të merte stolin e vogël që plaku  la nga duart,kur çelsat tringëlluan brenda portofolit të saj të madh të zi.

Tringëllima e çelsave u dëgjua,në momentin kur plaku bëri të nisej drejt kishës,mbase I kishin rënë atje diku.

-I paskam unë, në portofol, tha plaka dhe I drejtoi portofolin e zi të madh,plakut.Pasi ndërruan rrobat  e shtruan tavolinën hëngrën bukë të dy në tryezë pasi bënë kryqin tre here.

Koha kishte marrë për mirë, dielli ngrohte ,çka bënte të lulëzonin lulet në saksi e kopshti I vogël të ftonte të rrije e ta vështroje.Plaka veshi pandoflet  e doli të kundronte lulet e oborrit përreth.

Gjithshka ishte e çelur e lulëzuar, begonjat shumëngjyrshe , luleborat e mëdhaja, mëllagat që vareshin nga saksitë si të mernin rrugët e fshatit,pa le borziloku me kaçurrelat e dëndura  që dehte kalimtarët sa here e përkëdhelte plaka ose plaku.

Plaka hodhi sytë tek kopshti I punuar,rrjeshti I drejtë me qepët e njoma, një rrjesht me hurdhra ,ja dhe rrjeshti me sallatën jeshile.Një aromë e këndshme erdhi kur  preku dhjosmën e njomë sikur e kishe spërkatur me bulëza uji në buzë.

-Ja ku e ka lënë çapën,të kalbet e ndryshket në ujë,-tundi kokën plaka e mblodhi buzët e holla pas protezës së dhëmbëve.

-Zonjë, falmë diçka për të ngrënë,u dëgjua një zë përtej portës së hekurt.Ishte një mesogrua e përvuajtur,nga veshja dukej që ishte e huaj,por smund ta përcaktoje dot kur nuk përjashtohej mundësia për të qenë vendase. 

Po çrëndësi kishte se nga ishte kur kohët e fundit  shihje kaq shumë njerëz të përvuajtur, thuajse të përgjunjur nga skamja.

I shihje në rrugë gjithandej, në parqe, para dyerve të supermarketeve,para pikave  shitëse e qendrave të mëdhaja tregtare .Lypnin diçka për të jetuar.

-Japim në kishë,për ju të vobektët, ndezim dhe nga një qiri duke iu lutur shën Marisë tju ndihmojë,tha plaka dhe u përkul,për të hequr një barishte që kishte mbirë në mes të qepëve të njoma.

-Zonjë… diçka për fëmijën tim ,tha me zë më të mekur  e gati në të shuar gruaja matanë kangjellave të oborrit. në drejtim të plakës.

U panë një moment ndërsysh e plaka ndjeu ti therte diçka brënda në trup,kur këmba I rrëshqiti në baltën e njomë ,por e mbajti ekuilibrin.

-Po ik ,dreq, që këtej , se rrashë për pak,I bërtiti plaka,duke flakur drejt  saj,për ta zbuar, një qepë të njomë me mustaqet gjithë baltë që ishte shkulur gabimisht bashkë me tufën  e  barrit.

Qepa e ciku gruan në fustan dhe pllaq rra në tokë mu para këmbëve të gruas e cila u ul e mori qepën ndër duar e pastroi nga balta e  fijet e barit .

-E morri dhe qepën, nuk lënë gjë  në shesh,shfryu plaka .Si të kishte ndër duar jetën e do ta shpëtonte ajo kokë qepe,gruja e falenderoi plakën  dhe e kapi fort  qepën nga fletët e njoma.

Plaka  brenda kangjellave vuri duart në mes e me  zor po dilte nga kopshti  e duke murmuritur nëpër dhëmbë hyri brënda në shtëpi.

Gruaja matanë kangjellave priti pak mos  plaka dilte nga shtëpia por kur pa që dera u mbyll plotësisht u largua duke I hedhur një vështrim të qetë portës së hekurt ngjyrë të zezë që qëndronte e mbyllur me zinxhirin e hirtë përreth.

**

Kur u hap porta me një trokëllimë rrënqethëse nga xhamaria e qiellit ,gruaja e pa veten para një sofre të madhe mbushur plot e përplot me gjithë të mirat e botës.

Një shërbyese I afroi një  fron të madh hyjnor  të ulej,  kurse dy të tjera vazhdonin të sillnin në servicie porcelani sallatra e ushqime pafund  prej nga dilte avull I ngrohtë dhe aroma e këndshme e ushqimeve dhe gjellëve të sapogatuara për gostinë e shtruar.

Gruaja shoqërohej prej dy  ëngjëjve të saj, mbrojtësit  dhe dëshmimtarit  që e kishin shoqëruar gjatë gjithë jetës e peripecive të  saj.

-Kjo gosti është shtruar për  ardhjen tuaj, lartmadhëri, sot që këtej e tutje çdo dëshira e juaj do të realizohet ,I tha ëngjëlli mbrojtës gruas  së thinjur e të përvuajtur, kurse ëngjëlli dëshmimtar I bëri me shenjë  stilistet më të dëgjuar në atë botë të vishte lartmadhërinë me  rrobat që I përshtateshin vendit dhe ngjarjes.

Gardarroba të tëra  me rroba nga më të shndritshmet e më të shtrënjta u hapën dhe veshën gruan  e thinjur tashmë duke I dhënë një pamje të re ,të viteve të shkuara.

Edhe pse kundërshtoi diçka të tillë , gruan e  veshën me rrobat që përkonin  me festën e përgatitur për mbritjen e saj.Askush nuk puthte kryqe, as ikona, askush nuk predikonte çdo gjë kryhej me një rregullsi dhe përsosmëri prej vetë Natyrës.

Pas gjithë shërbimeve të duhura  dy engjëjt,mbrojtësi dhe dëshmimtari, I bënë me shenjë një shërbyese ti hiqnin rrobat e festës lartmadhërisë për ta çuar tek vendi i caktuar ku rrinin engjëjt.


Shërbyesja pasi hoqi duart nga mesi , I hoqi fustanin e shndritshëm,karficat që vezullonin nga flokët e  gjatë ngjyrë argjëndi dhe u ul për ti hequr këpucët që shkëlqenin.

U panë një sekondë ndërsysh,shërbyesja ndjeu një fare zilie dhe donte të ishte në vendin e lartmadhërisë, por diçka I therri thellë në shpirt,  e me zor  mbajti ekuilibrin për tu ngritur  më këmbë..Po kësaj here  asgjë nuk ishte në dorë të saj.

Në botën që ndodhej tani vendoste Natyra, nuk hynte në punë as besimi fetar, as lutjet  as paraja,as miku,as  filozofia .Vetëm Natyra,gjithshka vendoste Natyra me llogjikën, 

përpikmërinë dhe drejtësinë e saj.Engjëlli dëshmimtar para se ta merte në krahë I tha:
-Lartmadhëri ,tani do të ngjitemilart ,është radha juaj për tu bërë ëngjëll dëshmimtar për dikë në botën e poshtme.

Por para se të ngjitemi , mos keni ndonjë  merak që ju ka mbetur  apo dëshirë për tu realizuar.

Lartmadhëria e saj hodhi sytë rreth e rrotull e pa gratë dhe shërbyeset që pastronin, mblidhnin pjatat  dhe ushqimet nëpër serviciot prej porcelani.

Më kot mundohej të kapte me vështrim gruan që I kish hequr rrobat, këpucët.

Ajo pamje , ajo  fytyrë, …zinxhiri I hirtë në qafën e saj...

-Të falet  gruaja që më shërbeu pak më parë,dikur më ka ndihmuar me çfarë iu gjend në dorë,foli duke kërkuar me sy gruan.

-Kërkesa juaj do ti kalojë Natyrës për shqyrtim ,tha ëngjëlli mbrojtës dhe bashkë me ëngjëllin dëshmimtar e ngritën në krahë lartmadhërinë për ta ngjitur lart.
***
Çështjen  që u parashtrua e mori në dorë vetë Natyra,duke shqyrtuar, kohën, rrethanat ,ndodhinë,duke u konsultuar me ëngjëllin dëshmimtar dhe atë mbrojtës.Pasi u verifikuan të gjitha të dhënat ,Natyra vendosi ti japë edhe një  mundësi të fundit shërbëtores  që dergjej prej vitesh në botën e poshtme. Ngritja në botën e lartme do të bëhej me të njëjtin send, që ajo kishte ndihmuar dikur ëngjëllin që sapo ishte ngjitur lart.
 Sipas vendimit që u mor ,në vendin dhe orën e caktuar Natyra lëshoi  një qepë të njomë në  tavanin e botës së poshtme . 

Mustaqet e qepës vareshin e dukeshin litarë për tu ngjitur,aq sa u vërsulën të gjithë kush të kapte  sikur edhe një fije  për tu ngjitur në botën e lartme. Të gjithë e dëshironin atë cast, tashmë të penduar,por a do të mundnin të shpëtonin dot  nga një qepë?! . 

Shërbysja I hoqi duart nga mesi dhe duke çarë me brryla e me shqelma  turmën bërtiste sa kishte në kokë:
-Është qepa ime,është qepa ime ,me të cilën qëllova një lypsare,për ta hequr  qafe, është e imja,- dhe u kap pas mustaqeve të qepës me dëshirën e shpresën e madhe të ngjitej   në botën e lartme,ndoshta për të takuar dhe plakun.

Pa mbaruar mirë fjalën,qepa u rrënqeth,u drodh  e tëra duke e përplasur  e plakën  përsëri në botën e poshtme me mustaqet e qepës në duar,duke shfryrë me inat e me mllef .

-E po nuk ka shpëtim për ty ,tha Natyra ,dhe e vuri qepën në tokë të mbijë përsëri.Dyert e botëve u mbyllën  me atë kërkëllimën e tyre të mortshme për tu hapur  përsëri në gostinë  e  ardhshme.


27 shkurt 2015

------------




2015/03/08

Libra të rinj për shkarkim falas

Simpozium ndërkombëtar - "IDENTITETI EVROPIAN I KOSOVËS"
Flori Bruqi - "DIADEMË LETRARE"
Xhevahir Cirongu & Bedri Neziri - "KOSMOGONIA E NJË POETI KOSOVAR"
Halil Xani & Xheladin Mjeku - "PREKJA E PIKËLLIMIT"
Flori Bruqi - "ATDHEU IM S'MË VRET"
Ardian Ramadani - "GJURMË REALITETESH"
Kalosh Çeliku - "RRUFJANI"
Albatros Rexhaj - "NË KËRKIM TË DALJES"
Elife Luzha - "VDES ME TRËNDAFILIN"
Flori Bruqi - "DIADEMË LETRARE II"
Bujar Plloshtani - "TRAKTATI MBI ARSYEN E MENDIMIT"
Kalosh Çeliku - "XHADIA"
Adem Zaplluzha - "PËR KË PO BIE MOJ KAMBANË"
Vladimir Marku - "BISEDË ME OSKAR UAJLLDIN"
Alban Guri - ""UN" DHE DASHURIA"
Adem Zaplluzha - "SHI NË QYTETIN TIM"
Përparim Hysi - ""FAJI" I ISAKOVSKIT"
Përparim Hysi - ""LOTËT" E KUMURISË"
Begzat Rrahmani - "MREKULLITË E KUR'ANIT"
Përparim Hysi - "EH, SI QENKA DASHURIA"
Faik Mustafa - "BURRAT E DHEUT"
Rhonda Byrne - "FSHEHTËSIA"
Rhonda Byrne - "FORCA"
Nase Jani - "GRUAJA NË KAFAZ"
Arjan Th. Kallço - "ËNDRRAT THYHEN SHPEJT"
Mehmet Bislimi - "LIRIKAT E FJETURA"
Sazan Guri  - "PSIKOLOGJIA E USHQYERJES"
Robert d'Angely  - "ENIGMA"
Abdirahim Idriz - "NDRIÇIMI I MENDJES"
Lille Venn -"PLLAKAT E SMERALDTA"
Vlora Banushaj - "IMAGJINATA V"

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...