Agjencioni floripress.blogspot.com

2015/03/09

Anegdota nga Beqir Elshani





CILIN PREJ TYRE DO MË SHUMË?

- Cilin prej tyre do më shumë, Lëvizjen Vetëvendosje, apo Partinë Demokratike? - pyeti njëri mikun e vet.
- Cili prej tyre po e mban flamurin kuqezi? - ia ktheu pyetjen i dyti.
- Dihet, Lëvizja Vetëvendosje! - u përgjigj i pari.
- Prandaj unë e dua Lëvizjen Vetëvendosje, - plotësoi i dyti.

NË DORË TË ZOTIT

Si është Pacifistja? - pyeti njëri mikun e vet.
- Mirë është. Tani ajo është bërë një valltare e mrekullueshme. Vetëm një pengesë ka…, nuk mund të lind bebe, - u përgjigj tjetri.
- Në dorë të Zotit, se të gjitha bëhen, - ia ktheu i pari.
- …Ajo është shterp, prandaj as Zoti nuk i ndihmon, - përmbylli bisedën i dyti.

TEZJA KUMRIJE ËSHTË POLICE E MIRË

- Babi, pse policia e Kosovës po i rrahin demonstruesit tanë? - pyeti i biri babanë që kishte mbetur i papunë.
- Eh, im bir, policët e Kosovës kanë mbaruar kursin sipas programit të shkollave serbe, prandaj i rrahin demonstruesit që kërkojnë mbrojtjen e vendit, - u përgjigj babai.
- Tezja Kumrije është police e mirë, kurrë nuk na sulmon! - tha i biri me kënaqësi.
- Shko në Merdarë, në daç ta njohësh tezen tënde, - tregoi babai i brengosur.

POSHTË…!

- Nëse thua poshtë Albin Kurti, i fiton 100 euro, nëse thua poshtë Hashim Thaçi, i fiton 1.000 euro, - tha një simpatizant i pëdëkësë.
- Unë as për miliona euro nuk them poshtë Albin Kurti, kurse për Hashim Thaçin pa asnjë euro do t’i thosha “Poooshtë!”, - ia ktheu me britmë i dyti.

MISHI I “PHOTOSHOPIT”

- Zotëri tregtar, pse mishi i gjedhit në reklamë është i kuq, kurse në tezgën tuaj është pothuaj i bardhë…? - pyeti një myshteri që po interesohej të blinte mish.
- Ky mishi në tezgë është i gjedhit, kurse reklama në mur është e “Photoshopit”, - ia ktheu shkurt tregtari.

LAJM I MIRË

Në shtypin shqiptar është botuar një lajm i mirë, “Gjuha ime për diasporën”, për fëmijët dhe të rinjtë që jetojnë në diasporë, gjuhën shqipe mund ta mësojnë në mënyrë elektronike. Në vazhdim shkruan se sapo të rriturit në diasporë të mësojnë abetaren, mund të furnizohen me diploma në universitetet shqiptare.

- …Diploma mund t’i lëshohet menjëherë, sapo kandidati bën pagesën në mënyrë konspirative, për të cilën nuk duhet të marrin vesh organet policore. Jo që policia na dënon, por sepse, po të zbulohemi, duhet dhënë edhe atyre ndonjë lek, - kështu tha njëri nga profesorët e universitetit.

U MBUSH DIASPORA ME AKADEMIKA

- Falë shitjes së diplomave në universitet, standardi i vendit tonë është përmirësuar dukshëm, - tha një analist ekonomik, duke biseduar me një kafene.
- O, sa mirë, u mbush diaspora shqiptare me akademika! …bashkëshorti im po ka fitim në transport, - përgëzoi gruaja e shoferit të autobusit.
- Unë i sjell si lopë në vendlindje, por i kthej si profesora në diasporë, - plotësoi shoferi i autobusit.

ARITMETIKA FILLORE

- Agim, sa bëjnë një majmun dhe dy njerëz? - pyeti mësuesi nxënësin në klasën e dytë fillore.
- Tre majmunë, mësues, - u përgjigj menjëherë Agimi.
…Bëjnë tri kafshë, megjithatë përgjigja është e drejtë, - e miratoi mësuesi.

PËR ÇKA SHËRBEN LAPSI?

- Për çka shërben lapsi? – pyeti mësuesi nxënësin në orën e mësimit të gjuhës shqipe.
- Lapsi, lapsi… shërben për të hapur një pus, mësues, - u përgjigj nxënësi.
- Unë të pyeta në gramatikë, jo në filozofi, - e qortoi mësuesi.

DALLIMI MES ARSIMTARIT DHE DREJTORIT

Në shtypin e ditës shkruan për shkollat problematike, nxënësit dhe arsimtarët janë në grindje.
- Baba, ku është dallim mes arsimtarit të klasës dhe drejtorit të shkollës? - pyeti i biri babanë e vet.
- Dallimi është se arsimtari e ha klasën, kurse drejtori e ha krejt shkollën, - u përgjigj babai.
- E, kryeministri i shtetit kë e ha? - vazhdoi të pyes i biri kureshtar.
- Popullin, bir, popullin, - plotësoi babai i mllefosur.

LIBRA PËR STUFË

- Zotëri drejtor, kam disa libra të kalemxhinjve për hedhurina. A mund të bëhen letra cilësore për fletore shkollore, - pyeti librari që nuk po i shiteshin librat.
- Kurrsesi! Me to mund të ndizen stufat gjatë dimrit, - u përgjigj drejtori i mirëmbajtjes.

KALEMXHIU DHE MIZAT

- Kur t’i botoj librat e mi, kam për t’ua dhjerë fytyrën e kundërshtarëve të mi, - kështu tha një kalemxhi mburracak duke biseduar me një grup shokësh.
- Mizat po na dhinë përditë, prandaj le ta na dhinë edhe librat e tu, - ia priti njëri nga shokët, ndërkohë të tjerët qeshën.

PAKUJDESI NË LEXIM

”Ambasadori amerikan është pesimist për zyrën në veri të Mitrovicës”, - kështu nisi të lexojë i biri shtypin ditor, para babait dhe xhaxhait të tij, që flitej për ambasadorin amerikan të Kosovës, i cili kishte përgëzuar hapjen e zyrës administrative në veri të Mitrovicës.
- Nuk besoj, - ndërhyri xhaxhai që ishte në PDK. - Lexoje me kujdes qysh po shkruan aty…!
- Më falni xhaxha, se u ngatërrova, shkruan ashtu, siç thoni ju “Ambasadori amerikan është optimist për zyrën në veri të Mitrovicës”, - tha djaloshi, duke lexuar me vëmendje.

PUSHIM NË VEND TË PROTESTËS

Sipas lajmit ditor thuhet se qytetarët e Prishtinës në vend të protestës për Ditën Ndërkombëtare të Punës më 1 Maj parapëlqejnë pushimin me muzikë në parkun e Gërmisë.
- Për të bërë protestën duhet organizim sindikal, kurse për të bërë muzikë nuk ka nevojë për grupin instrumental muzikor, meqë zorrët në barkun e qytetarëve ushtojnë më shumë se telat e kitarës, - tha një qytetar i papunë.

KOSOVA E KA RRUSHIN MË TË MIRË NË BOTË

- A e di që Kosova e ka rrushin më të mirë në botë, - kështu e nisi bisedën një therandas me mikun e tij.
- Pasha zotin, ti je i krisur si Albin Kurti, që po mburret me prodhimet e vendit, kur dihet që Kosova nuk ka asnjë kokërr rrush. Po mundohesh me m’qit hi syve, - ia priti i dyti.
- I nderuar, mos e ke dajë Sali Berishën, - ia ktheu me inat i pari.

BISKOTAT DHE RAKIA

- A e pi rakinë e Serbisë, zotëri? – e pyeti një gazetar qytetarin.
- Unë jam mysliman, prandaj nuk e pi as rakinë e Kosovës, jo më të Serbisë, - ia ktheu qytetari.
- Po biskotat e Serbisë i ha? – vazhdoi të pyes gazetari.
- Si jo, ato nuk janë të ndalueme me Kuran, - ia ktheu qytetari.
- Sa keq! Ti thua që je mysliman, kurse biskotat serbe i parapëlqen, – ia ktheu me inat gazetari.

MOSPAJTIM PËR VESHËT

- Piktori m'i ka ngrënë veshët. Unë i kam veshët më të mëdhenj se të njeriut, - u ankua gomari i parë, sapo shikoi vizatimin e një piktori.
- Prandaj ti nuk duhet të zemërohesh, por duhet falënderosh piktorin për komplimentin që të ka bërë, - ia ktheu gomari i dytë.
- Kujdes, bukuria jonë është të veshtë e mëdhenj, përndryshe nuk do të talleshin njerëzit me ne, - ia ktheu gomari i brengosur.

SHENJA E QYTETI “JAJCE”

- A e di pse komunistët jugosllavë, sa herë flisnin në mbledhje partiake, k… i preknin me dorë? – kështu bëri një pyetje të çuditshme qytetari para shokëve.
- Kruheshin, prandaj i preknin… me dorë, - u përgjigj tjetri.
- Jo, sepse tregonin që shkollën partiake e kanë bërë në Jajce, shqip i thonë në ”koqe”, - sqaroi i pari.

FEMRA LAKURIQE NË RRUGË

Një rumune ishte duke vozitur e zhveshur me motoçikletë, ndaj policia rrugore e dënoi. Pas dënimit ajo kthehet në shtëpi.
- Të dënoi policia që u vozite lakuriqe? - e pyeti bashkëshorti.
- Jo më dënoi, sepse kisha vozitur pa kaskë, - u përgjigj e ajo.

BALLINA E REVISTËS

Në tryezën e bibliotekës ishte një revistë, në ballinën e së cilës dukej fotografia e një burri duke u puthur me një femër, ndaj sapo hyri drejtori, bibliotekari e ktheu në anën e kundërt, në mënyrë që fotografia të mos binte në sy. Mirëpo ndodhi edhe më keq, meqë në fund të revistës ishte një fotografi e dy burrave homoseksualë duke u puthur.
Prandaj mos u turpëroni nga fotografitë kur puthen mashkulli me femrën, sepse ka edhe më keq.

No comments:

Post a Comment

Çfarë ndodhi më 1 nëntor 2025?

  Serbia ka heshtur lidhur me raportimet se një serb është plagosur dhe rrëmbyer nga Xhandarmëria serbe në territorin e Leposaviqit, në veri...