Agjencioni floripress.blogspot.com

2015/03/11

“Sot është populli në rrugë, nesër do të jetë në male!”

Image result for Mona Agrigoroaiei
Mona Agrigoroaiei

(Tregim, kushtuar dëshmorit të kombit, Ismet Qorraj, në 26 vjet prej rënies së tij, në demonstratën e 28 marsit 1989)




Duke rropatur në dhomë me shpejtësi, Ismeti mezi mori frymë dhe u tha shokëve:
-Shokë, sot janë demonstrata! Duhet patjetër të shkojmë!. Nuk duhet të lëmë këmbë serbi të shkel mbi Kushtetutën tonë, e cila është shpallur në Kaçanik, me mundime dhe sakrifica
-Do të marrim pjesë, treguan në një zë, shokët e tij.
-Jo vetëm se duhet të marrim pjesë, por duhet të ndihmojmë komitetin e organizimit. Kam hyrë në kontakt me shokët udhëheqës. Duhet të shpërndajmë trakte nëpër rrugët dhe shtëpitë e Deçanit.
-Dëgjoni shokë, ne duhet të dalim në mbrojtje të Kushtetutës, e cila ka argument vullnetin gjithpopullor i popullit të Kosovës për liri dhe vetëvendosje, tregoi me vendosmëri të palëkundur, Ismeti.
-E ke të drejtë, o shok, dhe në duhet të bëjmë detyrën tonë dhe, si popull të tërë të ballafaqojmë pushtuesin. Propozoj të shkojmë te shokët e komitetit organizues të demonstratave dhe të marrim trakte për t’i shpërndarë.
-Të shkojmë në shkollë dhe të flasim me ish mësuesin tim. Ai bën pjesë prej komitetit organizues, tha Ismeti dhe hapi derën e banesës, duke dalur në rrugë.
* * *
Mëngjes me erë që të hynte në lëkurë. Një shi i zymtë po fshikëllonte fytyrat e djelmoshave. Akoma pranvera nuk shihej në horizont, ishte një të ftohtë i vrazhdë sa edhe vet kohërat në të cilat jetonin.
Do të derdhej shumë djersë e gjak deri në liri, por djemtë ishin të vendosur. Nuk donin t’u shmangeshin detyrave. Si çdo i ri i Kosovës, të rritur në fshatrat anëmbanë Deçanit, edhe ata ishin të edukuar në frymën e atdhedashurisë dhe përkushtimit për Nënën e tyre të dashur, Kosovë-Shqipërisë.
Djemtë u afruan shkollës. Aty, në udhëkryq të rrugëve, një patrullë serbe me tre policë.
-Ndalni, dokumentat!, u tha një prej policëve, me flokë të thinjur dhe më fytyrë të vrazhdë.
Djemtë nisën për të kërkuar nëpër çanta dokumentat. Polici i verifikoi dokumentat dhe gati u tha të lirë për të shkuar më tutje, por ndërroi mendjen. U tha: Çfarë keni nëpër çanta? Çantat në kontroll, dhe nisi për të kërkuar në çantat e tyre.
Në çantën e Ismetit e gjeti një objekt që shkëlqente. Ishte një flamur metalik shqiptar, me shqiponjen dykrenore, që Ismeti e kishte prej shokut të tij të bankës, që dikur udhëtoi ilegalisht në Shqipëri. Flamuri i tërhoqi vëmendjen policit. I bërtiste Ismetit me vrazhdësi. Çfarë është ky simbol irredentist?
-Ismeti, pa lëkundur, i tha. Nuk është simbol irredentist. Është një flamur kombëtar shqiptar. Në jemi shqiptare dhe kemi të drejtën të kemi flamurin tonë. Ju nuk do të na ndalni flamurin dhe të drejtat!
Fytyra e policit u egërsua. Dora i shkoi deri në brez dhe mori pistoletën; i drejtoi Ismetit pistoletën me një gjest armiqësor.
-Qëlloni, qëlloni! tha Ismeti dhe hapi këmishën. Qëlloni ose na lironi rrugën!
Polici qëndroi një kohë, pastaj futi pistoletën në brez dhe tha:
-Shkoni, por ky simbol irredentist konfiskohet. Nuk duhet lejuar ta shohin edhe njerëz të tjerë.
Djemtë mbyllin çantat dhe polici mori flamurin metalik. Ata nisin për të shkuar në drejtim të shkollës. Ismeti ktheu kokën, duke e vështruar me mallëngjim dorën e policit kishte flamurin e tij. U tha shokëve: Flamuri është kujtim nga Shqipëria. Dhe ky ujk i egër ma mori! Do të hakmerrem! Do të dal në çdo demonstratë kundër pushtuesve serbë!
-Mos u mërzit, mirë se nuk pësuam më keq. Çfarë të bëjmë tani? Në shkollë nuk mund të shkojmë. Do t’u tërheqim vërejtjen policeve.
-Të presim të vijë ish mësuesin tim. Duhet të flasim me të për traktet.
Dhe, duke folur, u afrua një mesoburrë. Iu drejtua Ismetit: Ismet, duhet të shpërndani disa trakte. Duhet të mbledhim popullin për demonstratë.
Ismeti iu përgjigj: Po, mësues. Por si duhet t’i shpërndajmë, se është prani e theksuar policore? Na ndalën horrat tani, kur ishim duke ardhur te ti. Mua më mori një flamur metalik. E kisha sendin më të dashur, kujtim nga Shqipëria Nënë….
Burri tha: Shperndajeni në rrugë dhe në dyert e shtëpive, ku nuk ka patrulla policie. Shkoni me mua tani.
Burri nisi për të ecur dhe djemtë e ndoqën. Shkuan deri në një rrobaqepësi. Aty, thirrën pronarin. Burri i tha: Kadri, jepji 100 trakte për person. Djema, fshiheni mirë të mos i kapin patrullat serbe. Shpërndarja e trakteve është përgjegjësi të madhe. Ju keni që tani ketë përgjegjësi. Materiali propagandistik nuk guxon të bie në duart e armikut!
Djemtë i futën në çantë dhe shkuan në banesë.
Atje, në banesë, Ismeti u tha shokëve: -Jemi tre, propozoj të ndahemi. Unë në një anë të rrugës, ju dy në një anë tjetër.
-Mirë, aprovoi një nga shokët dhe u ndanë. Ismeti shkoi në anën e dhjathtë të rrugës, duke vendosur traktet në derën e shtëpive. Traktet, kishin lajmërim për demonstratën e ditës së nesërme me tekstin: “Të mblidhemi të gjithë në qendër të Deçanit organizohet demonstrata mbarëpopullore kundër pushtuesit serb. Pjesëmarrja është e detyruar për çdo shqiptar. Të gjithë në mbrojtje të lirisë dhe Kushtetutës. Të gjithë në mbrojtje të vetëvendosjes dhe kolonizimit serb. Stop barbarëve! Liri popullit!”.
Traktet u përfunduan shumë shpejt. Do të deshën të kenë më disa trakte për t’i shpërndarë deçanasve, por nuk kishin më…
Të lumtur për veprën atdhetare të bërë, u kthyen në shtëpi.
-O djema, a nuk duhet ta njoftojmë mësuesin se kryem detyrën?, tha Ismeti.
-Ta njoftojmë. Të shkojmw në qendër.
Në qendër, prani e egër policore. Serbët e uniformuar ishin të gjithë më fytyra të ngrysura dhe me armën në dorë. Por, edhe populli ishte i madh në numër.
Ismeti pa ish mësuesin e vet.
-Mësues, kemi kryer detyrën. Të gjithë traktet i kemi shpërndarë, tha Ismeti.
-Mirë keni bërë. Ju lumtë djema.
-Mësues, kam shkruar një fjalim të shkurtër. Dua ta lexoj para popullit.
-Ta shoh, tha mesoburri.
Dhe Ismeti hapi çantën dhe nxori një fletore. Mësuesi i bëri disa korrigjime dhe tha:
-Teksti është mjaft i mirë. Lexoje! Ta jap një altoparlant. Hajde me mua!
Dhe Ismeti shkoi me ish mësuesin e tij, deri te një tribune e improvizuar. Ngriti shkallet dhe plot me emocione filloi te lexoje:
-Shqiptarë të mbledhur këtu, në këtë shesh! Siç e dimë të gjithë, pushteti serb dëshiron që të nëpërkëmb pavarësinë e Kosovës dhe Kushtetutën e shpallur më 7 shtator dhe do të tentojë të mbjell mes nesh frikë e ankth me represion dhe dhunë. Ne nuk duhet të kemi frikë. Një populli të tërë, edhe përballë një pushtuesi aq të egër siç është ai serb, nuk mund t’i mbyllet goja. Prandaj, populli shqiptar duhet të demonstrojë, të afirmojë të drejtat e veta dhe të mos ketë frikë. Këto janë hapat e para drejt lirisë. Sot është populli në rrugë, nesër do të jetë në male. Pushtuesi ka për të humbur, nëse tregojmë përkushtim dhe vetmohim! Liria mbrohet vetëm me gjak.
Dhe, kur tha këtë gjë, një plumb dum dum të policisë serbe e qëlloi në kokë. Ismeti ra, Ai ra, por sakrifica e tij, si djalë i përkushtuar, trim dhe atdhetar nuk u harrua dhe nuk duhet të harrohet.
*. * *
Sot, ne duhet të përkujtojmë dëshmorët e oreve të para, dëshmorët e barrikadave dhe dëshmorët e maleve, por jo vetëm këtë gjë duhet ta bëjmë.
Ne duhet edhe që amaneti i dëshmorëve ta çojmë deri në fund, deri në çlirimin e ribashkimin e plotë e atdheut.

Lavdi dëshmorëve të kombit!
Qoftë i lehtë dheu i Shqipërisë Etnike!

Rumani, 4 Mars 2015


*NOTË: Ngjarjet në këtë tregim janë fiktive, përveç pjesëmarrjes se Ismet Qorrajt, Sali Hadergjonajt, Agim Kuklecit dhe Mujë Mehmetajt në demonstratën e 28 marsit 1989 dhe rënies së tyre heroike.

No comments:

Post a Comment

Çfarë ndodhi më 1 nëntor 2025?

  Serbia ka heshtur lidhur me raportimet se një serb është plagosur dhe rrëmbyer nga Xhandarmëria serbe në territorin e Leposaviqit, në veri...