Agjencioni floripress.blogspot.com

2015/03/11

ISMETI I DEÇANIT NDERI I VATANIT

ISMETI I DEÇANIT NDERI I VATANIT

Image result for ZEF PERGEGA


ZEF PERGEGA


(Gazetar-autor, drejtues i “Albanian-American Institute”ne Detroit)

O nanёlokja e dheut dardan
Shekujt me çerdhe korbash mbi supe tё peshuan
E ti nuk u krruse e as u tute, nana trime
Se djepat i pёrkunde me kёngё e flijime
Buken e kakise se trollit tend e mekove
Me qumёshtin e zanave tё detit dallgё dhimbje

Heronjt qё i puthe nё ballё para betejes
E dhanё jetёn pёr liri
Politikanёt e sotёm haremeve tё krimit
Me gjakun e tyre I trokasin gotat pёr lavdi

Mbi sythet e marsit rrebesh me plumba
Shpirtit te revoltes, Ismet Pranvera, i priu
Po nuk i vrane dot pёllumbat
Se nuk kane lindur ti mbёrrijё plisat,serbziu
Nё ballin e dejeve tё gjakut tё pёrflakur
Me shkronjat e eshtrave tё heroizmit tё Deçanit
Shkruar ёshtё njё emёr
Ismet Avdi Qorraj nё pllakё tё vatanit
Ai me njё dorё mbi Dhe
E me tjetrёn vazlon kujtimet e te rёnёve
Me i gjallё se tё vdekurit ndёr ne!

Detroit, 3 mars 2015

No comments:

Post a Comment

Akademik Prof.dr.PhD. Rexhep Qosja mbi çthurjet ideologjike në shoqërinë shqiptare dhe eksperimentin proserb të ashtuquajtur “kombi kosovar”.

AKADEMIK REXHEP QOSJA Ideologjia e shpërbërjes – trajtesë mbi idetë çintegruese në shoqërinë e sotme shqiptare Argumente të shpikura për “k...