Agjencioni floripress.blogspot.com

2015/03/08

Antologji e poezisë shqipe:

BEHRAM HOTI



          Një ndër krijimtaritë më të lëvruara të letërsisë shqiptare, është edhe POEZIA. Gjini e letërsisë ku bota e brendshme, ndjenjat më sublime, frymëzimi hyjnor...  shprehen përmes shkronjave të cilat krijojnë vargje... vargjet, pastaj, shpalosin mendime, mendimet krijojnë energji, energjia ndez dritat e dijës, rrezet e artë të së cilës i japin ngrohtësi zemrës, mendjes dhe shpirtit, e me këtë, edhe kuptim dhuratës më të shtrenjtë, vetë  jetës.
            Që nga Lekë Matrënga e Pjetër Budi, kjo energji nuk u ndalë asnjëherë së hedhuri farën e dijës, duke e kultivuar atë me dashurinë më të çiltër në shpirtin e pastër e fisnik të popullit shqiptarë. Duke i mposhtur të gjitha sfidat e kohës, kjo frymë e shpirtit të popullit, xixat e saja të arta, si një pishtar i shpresës, u bartën gojë më gojë, mendje më mendje, zemër më zemër... brez pas brezi... nga kokat më të ndritura të kombit si: Naimi, Çajupi, Mjeda, Asdreni, Shiroka... për të vazhduar tek Fishta, Konica, Noli, Migjeni... e deri në kohën tonë, duke u kthyer ai pishtarë në flakadan të përhershëm që tashmë nuk ka forcë në botë që mund ta shuaj fuqinë e zjarrit të tij...
            Dua ta falënderoj nga zemra mikun tim dhe poetin e mirënjohur, ADEM ZAPLLUZHA, që me përkushtim të jashtëzakonshëm, vizitorëve të kësaj faqeje, por edhe më gjerë, do t’ua prezantoj disa nga poetët më të njohur të kohës sonë, e me këtë, do e plotësoj e pasuroj edhe mozaikun e mrekullueshëm të letërsisë shqiptare.

(www.sa-kra.ch)


       Përgatiti: Adem ZAPLLUZHA





ANTOLOGJI E POEZISË MODERNE SHQIPE




BEHRAM HOTI





          
            Hyrje
  
          Behram Hoti u lind në fshatin Likoc  të Skenderajt.
          Është autor i tridhjetetetë veprave letrare.
          Është pjesëtar i tri luftërave të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (1997 - 2001).



KOHË UJKU

Në pip plepi u zbeh dita
Në  degë Frashëri u pre kënga
Dita dhe kënga janë dy motra
Kohë ujku(medet) i kafshon...

Trupi për Druri apo Druri
Për Trupi duhet mbështetur
Ecin nëpër terrin e zi Toplicës
Mollëkuqe na n`grohë në gji...

Vetullat e Alpeve Shqiptare
Ja lidhin ballin Kosovës Lindore

O, moj molla e kuqe
Na mbajë në dorë...
Mbi trupin tonë të plagosur
Po reshë e Kuqe Borë...

Leh ujku n`Lejthia t` Nishit
E kohë Kohë ujku Kohë hijenash
Kohë djalli është Errëtina
Është kohë krimbash hutinash…

Pragun e Shtëpisë
Gurtë e kullave
Urithi e miza I grimcon
E Liga e Shtëpisë e trazon…

Eja kohë e Mirë eja!…
                                  

FYTYRA E MOTRËS

Një antisfidë e uritur
Vjen e ma tremb ëndrrën
Me një ligjëratë të dhembshme
Vjen e më ulet e hutuar
Nën hijen e Lisit të Lashtë

Motra mbështetur për Trungu
Diellit ia zbulon fytyrën
Do dhi të egra lodhshëm ecin
Brezareve ilire kullosin
Eruidi lyp gur për epitaf
Dhitë e egra me Mollën e Eridës
Në dhëmbë para Motrës rrëzohen
Trupinë e Çamerisë e kafshojnë
e  gotën e Laokontit në duar


KALI I BELAVE

Na pehatë jeta e qëndrojnë
Betejave terrinave Ferrore
Duke tërhequr poteze shahu
Edhe nëpër burgje në çeli...
Ëndrra jonë flakëron
Majave rrezeve të diellit
Dete e male trupon
Urën për ta kaluar o Zot
Trupin shpresa na forcon...

Këtu dy dhe pesë
Nuk bëjnë shtatë
Ditë e natë po murmuron
Kali belave po hingëllon...


KORBI

Unë jam Korbi
Zemrak mitologjik
Zihosh futë i natës
Krrokama ime trishton tokën
Zotin e shajë e bërtas
Ditë e natë unë krrokas...


Sofrës ia grabis bukën
Gjakun ma ushqen fantazi e ndezur
Kur hutën e shoh n`dorë t`njeriut
Lëkura më dridhet e mërdhezur
Eshtrat e zogjve më ushqejnë
Kokën e kam historinë…

Me intriga me lot e me gjak
Ushqehet e fanitet trupi im
Unë shekull e kam pangopsinë
Ditë natë e kam mizorinë
Nuk shoh muzgje  as mëngjese
Jam I ftohtë akull gri
Si unë  nuk ka Lubi
Jam ferr futë i zi

Unë jam korbi…


TERRNOCI I BUJANISË

Deri në Vrajë është Bujania
Rrënjë e Kosovës Lindore
Edhe vreshtat e kuqe
Rrotull maleve Sytelia
Ulën në  Fushën e Terrnocit...

Një gautë kokëzezë
Edhe kokëzeza e natës...
Gurin e zi e gugasin
Erret natë e borë futë
Rrrëshoja kafshon dheun e butë...

Me emër e me datë
Vetullat e bjeshkëve t`larta
Ngritën Kepat e Bardha
Katundet Fera... Ramë Buça
Kroni Delli...Suharrna ...

Moraca Syteli... Vada
Me Hashaninë 3005 shtëpi
Kronika e Dëshmi të gjalla
Dimri i Zi i 1897
Molla e Kuqe pre me hangjarra...

Brezara e Gjyrasheci
Fatbardhat e historitë
Kronikat e gjenocidit 1897
Mbi shqiptarët e Etnisë
T preu me sakica Nivica...

Te lisi i Kangjelit
U dogjën djepat në Lulak...
U shkrumuan gurtë e Zabelit
Atje më gjeli nuk këndon
Kroni i Lotëve gurgullon...

                                  
ZËRI I PALESTINËS                                                            

Mos na thuani për diell, mos këndoni
Mos na shtypni si kokrrën e kripës n`rrasë
Nga zemra e Palestinës o këngë jehoni
Grykën e Motit Zi gjaku do te plasë

E poqëm kulaçin n`zjarr në sanxhak
Me ngrënë n`sofër ti ylber qielli jonë
Kofshët e fëmijëve,nën fytyrë me gjak
Erërat ia lidhëm n`qafë kohës me kambanë…

N`qepallat, n`sytë tanë loti është gurëzuar
Akujt e Hamsinit ngrinë n`strehët`shtëpisë…
Po digjet ndërgjegjja e mashtrimit t`tradhtar
Po mbetet e vetmuar Palestina para stuhisë…

Në agun e Agimit pranverën e parë…
Lubitë e zeza,po e kafshojnë me dhembë
O ziliqarë të ultë mos u qofshi falë!...
Përralla e shekullit u lidhi duar e këmbë…

N`rrezen e kuqe, bjeshkë e fusha kuqëlojnë
Vetëm n`diellin tonë ne besojmë
Stuhitë ushtojnë,koha vjen e shkon...
Palestinë e lashtë me gjak po agon...

O varre t`thella të hapura në robërim
O sëmundje e njerëzimit  shkrumohu në eshkë
Ngritu asht me Dhe e Atdhe,besim
Bashkohuni lumenj gurë lisa n`bjeshkë…

Palestinë vajë ,poeti dhembje e lashtë
Priti shtegtarët e pranverës,historisë
E pavërteta është një zjarr me kashtë
Palestinë Zoti ti bekoftë plagët e lirisë.


No comments:

Post a Comment

Çfarë ndodhi më 1 nëntor 2025?

  Serbia ka heshtur lidhur me raportimet se një serb është plagosur dhe rrëmbyer nga Xhandarmëria serbe në territorin e Leposaviqit, në veri...