Agjencioni floripress.blogspot.com

2015/03/14

Përse vrasja e Musa Hotit mbahet enigmë nga shteti i Belgjikës ?

U mbushën 11 vjet që nga data e 16 janar të vitit 2004, ku në qytetin e Brukselit u vra në pabesi dhe mizori patrioti dhe atdhetari shqiptar, Musa Hoti.

Safet Hasani, PhD
Safet Hasani, PhD


Njëra ndër periudhat më të vështira të popullit shqiptar të Kosovës, që i kalojë me pasoja shumë të rënda, padyshim ishte periudha kur një e treta e territorit shqiptar mbeti nën sundimin e egër serbo-jugosllav. Populli shqiptar gjatë asaj periudhe të shtypjes, si para ashtu edhe pas Luftës së Dytë Botërore, përjetoj tragjedinë më të rëndë gjatë tërë historisë. Ajo shtypje e egër sllave ndaj faktorit shqiptar bëri çfarëdo manovrash vetëm për t’i shkatërruar vlerat kombëtare shqiptare, ato vlera që u krijuan me mund dhe gjak gjatë historisë.

Politika sllavo-serbe duke njohur mentalitetin dhe qëndrueshmërinë shqiptare filloj të përdorë metoda dhe eksperimente të ndryshme për minimizimin dhe defaktorizimin e subjektivizmit të shqiptarëve në ish-Jugosllavi. Ata krijuan blloqe paralele mes shqiptarëve për përçarjen e shqiptarëve mes veti, politikë kjo që përdorej gjatë historisë “përçaj dhe sundo”, gjë që në një formë edhe kishte zë vend ai mallkim sllav tek disa grupe dhe individ të caktuar. Ata individ u shndërruan në parazit dhe argat të armikut të shqiptarëve, nga dëshira e sëmur për të qenë në pozitë. Me dëshirën e tyre u shndërruan në njerëz servil, faqezi, tradhtar, ata që do t’i shërbenin djajve të Beogradit në kurriz të popullit shqiptar. Ato grupe apo individ, duke u ushqyer nga propaganda sllave humbi aftësinë dhe orientimin për qenësinë shqiptare. “Ata” filluan të mendojnë ndryshe, filluan të mendojnë për partinë, për proletariatin, “bashkim vëllazërimin” e rrem komunist, etj. “Ata”, fatkeqësisht, nuk i kuptuan gënjeshtrat sllave, por filluan të ushqehen me shpifje, veprimtari antikombëtare, virtyte ato që zhveshin njeriun nga ajo të qenit njeri. Në anën tjetër, politika serbe me gjakftohtësinë e një gjakpirësi me përvojë të gjatë në profesionin e kriminelit, ju jepte urdhra atyre “individëve apo grupeve”, që në emër të “bashkim vëllazërimit” komunist të vrasin shqiptar që ishin me ndikim. Në anën tjetër, përdornin forma të ndryshme për t’i ndjekur personat dhe individët që punonin për çështjen kombëtare, e duke i etiketuar me emra të ndryshëm, si; irredentist, nacionalist, kundërshtarë politikë, etj., bënë që të diferencoheshin shoqëria nga, që në popull përdorej shprehja “lëçit”. Filluan përndjekjet, vrasjet, etiketimet e atdhetareve dhe burrave të mëdhenj të kombit.

Musa Hoti në vitin 1977


Musa Hoti në vitin 1977


Vrasje nga dora e armikut dhe direktiva kishin filluar qysh herët me vrasjen e; Haxhi Zekës, Hasan Prishtinës, Luigj Gurakuqit, Avni Rrustemit, Isa Boletinit etj. Por në Kosovën tonë robëruar, pas LDB-re nga katrahurat jugosllave u eliminuan të gjithë ata që synuan bashkimin kombëtar. Ajo realizohej nga Sigurimi i Shtetit Jugosllav e cila planifikonte në kuadrin e Akademisë së Shkencave të Serbisë që njihet si “SANU”, ku në kuadër të saj vepronin edhe KOS-i dhe UDB-ja. Ato infiltruan njerëz përmes agjencionit turistik KOMPAS, për likuidimin e shqiptarëve në mërgim siç likfiduan; Jusuf e Bardhosh Gërvallën, Kadri Zekën, Metush Krasniqin, Enver Hadrin, etj., dhe pas çlirimit të Kosovës nga këto rryma të pushtuesit serb vritet edhe patrioti dhe heroi i kombit Musa Hoti. Vrasja e Musa Hotit pati dhe ende do të ketë pasoja të rënda për Kosovën dhe për shqiptarinë.

Musa Hoti ka qenë njëri nga personalitetet dhe figurat e shquara kombëtare në mërgatë, i cili vinte nga Mitrovica. E kishte lëshuar Kosovën si shumë bashkatdhetar tjerë dhe jetonte në Bruksel të Belgjikës. Ai tërë jetën e tij ia përkushtoj Kosovës dhe shqiptarëve edhe se shpesh herë ndihej i zhgënjyer dhe i braktisur por kurrë nuk pushoj së punuari për çështjen kombëtare, çlirimin e Kosovës dhe bashkimin kombëtar. Edhe se shteti i Shqipërisë, gjatë periudhës komuniste, nuk i përkrahu bijtë e saj jashtë atdheut, Musa kurrë nuk foli ndonjë fjalë të ligë për Shqipërinë, por as kundër regjimit të Enverit. Gjatë periudhës së vështirë që kalonte populli i Kosovës nën regjimin jugosllav dhe pas demonstratave të vitit 1981, Musa Hoti bënë aktin heroik dhe vret ambasadorin jugosllav në Belgjikë me qendër në Bruksel, Stojan Gjeriq dhe plagos dy truprojën dhe shoferin e tij. Pas mbajtjes së burgut Musa Hoti do të jetë nën shënjestrën e njerëzve të UDB-së, dhe do të përndjekjet për më shumë se 20 vite. Edhe pse i kërcënuar dhe i përndjekur ai nuk u ndal së vepruari për çështjen kombëtare. Edhe se rreziku ishte i pranueshëm për jetën e tij, shteti i Belgjikës nuk mori kurrfarë mase për sigurinë e tij personale. Por, fatkeqësisht edhe bashkëpunoj me anëtar të UDB-së për eliminimin e tij. Veprimtaria e tij kombëtare do të bëhej edhe më tej pengesë e madhe e projekteve serbe kundër popullit dhe shtetit të Kosovës. Kështu, me 16 janar 2004 pas një planifikimi të mirë nga dora e zgjatur serbe Musa Hoti do të eliminohej në mënyrën më barbare. Trupi i tij to të sillej në Kosovë me 21 janar të atij viti, ku edhe do të varrosej me nderime më të larta ushtarake në varrezat e dëshmorëve në Prishtinë. Ai u varros me nderime ushtarake të TMK-së nga Garda Kombëtare e Kosovës Z4M. Pati me mijëra të pranishëm, intelektual, profesor, doktor, qytetar të shumtë për t’ia dhënë lamtumirën e fundit heroit dhe patriotit të kombit Musa Hotit. Sot trupi i tij pushon në varrezat e dëshmorëve në Prishtinë, por një breng që akoma ndihej te familjarët dhe populli i Kosovës, se akoma dorasit e tij lëvizin lirshëm dhe shteti i Belgjikës nuk ka bërë sa duhet për kapjen e autorëve të krimit.

Shteti i Belgjikës ka informacione të plota se kush kanë gisht në vrasjen e Musa Hotit. Në marrjen e hetimeve në vendngjarje janë zhdukur provat që tregojnë se, vrasja e tij është bërë pikërisht për hakmarrjen ndaj vrasjes së ambasadorit jugosllav në vitin 1981. Mërgimtarët shqiptar që jetojnë dhe punojnë atje i kanë afruar Prokurorisë së Brukselit të gjitha të dhënat e sakta për personat që kanë gisht në këtë vrasje, por kjo Prorikuri ka pezulluar hetimet rreth kësaj vrasje. Sigurisht që dihet pse janë pezulluar këto hetime, “sepse prapa këtij akti terrorist fshihet plani serb për likuidimin e personave që ata i ndjekin dhe për hakmarrje politike”.

Për zbardhen e vrasjes së Musa Hotit nuk kanë folur organet e drejtësisë së Belgjikës, por duke ditur, dhe duke u bazuar në shumë fakte, se në vrasjen e Musa Hotit kanë marrë pjesë personalitete nga direktivat serbe, e që vet shteti i Belgjikës nuk donë ta bëjë zbardhjen e kësaj vrasjeje. Fatkeqësisht, edhe pas njëmbëdhjetë vjetësh, për këtë vrasje nuk ka folur ende zyrtarët e lartë të Ministrisë së Brendshme dhe Institucionet e Sigurisë së Belgjikës, që dyshohet, sipas të gjitha gjasave kanë prova të mjaftueshme për zbardhjen e rastit. Ata edhe se e dinin që ishte sulmuar disa herë nga personat serb disa herë, ata as që kanë ndërmarr ndonjë gjë për t’i penguar kriminelët serb në realizimin e planit që kishin për t’ia shuar jetën atdhetarit, të shquar Musa Hotit.

No comments:

Post a Comment

Çfarë ndodhi më 1 nëntor 2025?

  Serbia ka heshtur lidhur me raportimet se një serb është plagosur dhe rrëmbyer nga Xhandarmëria serbe në territorin e Leposaviqit, në veri...