Libra që duhet lexuar

„IDIL E VETMI“ NGA TAHIR DESKU
Libri i tretë i poetit Tahir Desku „Idil e vetmi“ është mjaft i pasur për nga temat, motivet, idetë që trajton dhe për nga mënyra e artikulimit të tyre.
Në qendër të preokupimeve të Deskut janë problemet ekzistencionale që e shqetsojnë njeriun në përgjithsi bashkë me poetin, probleme për të cilat autori mundohet të gjej zgjidhje brenda vetes dhe në çastet e vetmisë, duke e provuar edhe shijen e mungesës së mirkuptimit nga të tjerët. Prandaj, në poezinë e tij shfaqet zeri i protestës, zëri i dhembjes dhe shqetsimeve të mbyllura. Subjekti i poezisë, pothuajse në të gjitha rastet, identifikohet me fatin kolektiv, me krajata, traumat dhe shqetsimet që e rrethojnë botën e poetit. Kjo bën që poezia e këtij libri të jetë më përgjithsuese,më e hapur dhe konkrete në pëmbajtjën dhe formën e saj.
Unifikimi me botën në subjektin poetik të Tahir Deskut, është unifikim i një bote të pasur ideoemocional me ngacmime të shumëta që ngrihen në planin ideoartistik dhe stilistik. Kësisoj, poezia e autorit pasqyron dukshëm frymën e kohës dhe është zëdhënëse e dëshirave dhe ëndrrave të njeriut . Bota në preokupimet e krijuesit na shfaqet e errët, e vrazhdë, e pamëshirshme, e rëndë dhe më shumë kërkesa e obligime. Sëkendejmi, pikllimi, vetmia, pritja shterojne durimin e autorit dhe natyrshen vjen kërkesa e tij për tu çliruar nga kthetrat e shfrenuara të jetës.
Materia e gjallë e dashurisë, prirja për kapjen e momenteve meditative dhe refleksive, koloriti ideoemocional dhe ideoartistik, frekuentimi me universalen në parimin e përmbajtjes së botës objektive dhe të asaj subjektive, janë disa nga nga veçortë që i sjellin lexuesit kënaqësi estetike.
Haxhi Muhaxheri

No comments:
Post a Comment