Agjencioni floripress.blogspot.com

2015/03/11

Liria i ka rrënjet në gjak! (Poezi kushtuar dëshmorit të kombit, Ismët Qorraj, i cili u vra mizorisht në demostratat e Deçanit më 28 mars 1989)

Image result for Mona Agrigoroaiei

Mona Agrigoroaiei

Liria i ka rrënjet në gjak!

(Poezi kushtuar dëshmorit të kombit, Ismët Qorraj, i cili u vra mizorisht në demostratat e Deçanit më 28 mars 1989)

Liria i ka rrënjet në gjak.
Për këtë flasin dieli e qielli i paanë,
Barrikadat e qëndresës po i japin armikut dajak,
Në demonstrata anëmbanë.

Në rrugë, në sheshe, në shtigjet e jetës
Shokët nuk kanë kompromis, vazhdojnë.
Kushtetutën e lirisë ta mbrojnë
Kundër moçalëve të pavërtetës.

Liria afirmohet me ideal.
Kur, grushtat bërtasin kundër shushunjave!
Kur, në jetë nuk qendron vasal
Ismeti, djaloshi i barrikadave.

Ismeti, simbol i përkushtimit
Në rrugën e Lirisë.
Ismeti, dëshmor i qëndrimit
Kundër ujqërve të Serbisë.


Rumani, 3 mars 2015

No comments:

Post a Comment

Pika kufitare në Çakorr në “pritje” të vullnetit politik, çfarë thonë nga Komuna e Pejës para protestës së paralajmëruar më 25 prill – heshtje nga ministrit

         Shkruan Akademik Flori Bruqi Qafa e Çakorriit  ose  Çakorri  është një qafë mali që shtrihet në  Alpet Shqiptare , në kufi në mes M...