Agjencioni floripress.blogspot.com

2015/03/13

Shkrimtarët më eminentë shqiptar: Theofan Stilian Noli


Flori Bruqi


http://floripress.blogspot.com/2012/11/shkrimtaret-me-eminente-shqiptar.html


Theofan Stilian Noli (Fan Noli, 6 janar 1882 - 13 mars 1965, ShBA) burrë shteti, dijetar, poet, përkthyes e historian shqiptar.
Fan Noli ishte artist dhe dijetar, përfaqësues i shquar i letërsisë demokratike, që u zhvillua në Shqipëri fill pas Rilindjes. Fan Noli dha një kontribut të çmuar për Shqipërinë dhe thesarin e kulturës kombëtare shqiptare.

Fan Noli lindi më 6 janar 1882 në Qytezë (turqisht: Ibrik Tepe), një fshat shqiptar në Traki, jo shumë larg nga Edreneja. Si disa fshatra të tjera të asaj krahine të banuar me shqiptarë, Qyteza kishte ruajtur me kohë gjuhën, doket dhe kostumet e të parëve. Noli e konsideronte fisin e vet me prejardhje nga Qyteza e Kolonjës. I ati i tij, Stiliani, ndonëse trashëgoi një pronë tokë, nuk u morr me bujqësi, po shërbeu si psalt në kishën e fshatit. E ëma, Maria, ishte shtëpiake.

Skeda:Fan S. Noli.jpg

Familja u shtua shumë dhe erdhi një kohë që jetesa u bë e vështirë për të. Sa qe i mitur Noli hoqi sëmundje të rënda, prandaj shkollën e nisi me vonesë. Shkollën fillore dhe të mesme i bëri në gjuhën greke në Heybeliada, Stamboll. Por tek ai ndikoi me shumë krenaria e fshatit shqiptar për të kaluarën historike dhe dashuria për shkrimin shqip.




Që në bankat e shkollës iu shfaqën karakteri i pavarur dhe fryma e revoltës. Për këtë shkak nuk iu dha diploma në kohën e duhur, gjë që e pengoi të emërohej mësues në atë vit shkollor. Në vitin 1900 shkoi në Greqi me qëllim që të nxirrte jetesën dhe të ndiqte fakultetin e filozofisë. Në Athinë u lidh me një shoqëri belge, e cila zotëronte tramvajet me kuaj.




Por nuk i eci mbarë dhe as studimet nuk i bëri. Atëherë u hodh në punë të tjera si kopist, sufler dhe aktor pranë një trupe greke teatri shëtitës. Tek punonte atje, iu ngjall dëshira për t'u marrë me dramaturgji. Më 1903 shkoi në Egjipt, ku filloi punë si mësues i greqishtes. Ndërkohë ai njihet me lëvizjen kombëtare. I ndihmuar nga patriotë të tjerë ai nis veprimtarinë politike dhe letrare: shkruan artikuj publicistikë, përkthen greqisht «Shqipëria ç´ka qenë, ç´është e ç´do të bëhet» të Sami Frashërit. Më 1909 njihet me Faik Konicën . Nga viti 1908 deri më 1912 kryen studimet e larta për arte në Universitetin e Harvardit, të cilat i përfundon me cum laude në Bachelor of Arts.



Në fund të jetës së tij shkon në Florida. Atje, në banesën e tij, në Fort Lauderdale, vdiq më 13 mars 1965, larg atdheut të shtrenjtë, që e deshi me zjarr të pashuar. Fan Noli është varrosur në Forrest Hill Cemetery, të Bostonit.

Veprimtaria Patriotike

Pas shpalljes së Pavarësisë, Noli përkrahu qeverinë e kryesuar nga Ismail Qemali. Erdhi në Shqipëri për të parën herë më 1913. Përsëri shkoi në ShBA. Vatra e zgjodhi kryetar. Të kësaj kohe janë vjershat e tij të para dhe të parat shqipërime artistike. Më 1921 doli vepra e tij madhështore në prozë "Historia e Skënderbeut". Në Shqipëri erdhi sërish në fillim të viteve 20. Gjeti një lëvizje mjaft të gjerë për sigurimin e pavarësisë kombëtare dhe të tërësisë tokësore. Si deputet në Këshillin Kombëtar, mbrojti platformën e Kongresit të Lushnjës dhe u bë udhëheqës i krahut demokratik kundër feudalëve, që kryesohej nga Ahmet Zogu. Noli luajti një rol të dorës së parë në organizimin dhe në drejtimin e revolucionit demokratik të qershorit 1924, pas ngadhënjimit të të cilit u caktua kryetar i qeverisë. Por revolucioni nuk u çua gjer në fund. Noli me shokë treguan butësi dhe ngathtësi. Revolucioni u thye nga bashkëveprimi i reaksionit të brendshëm dhe me forca te huaja. Më 24 dhjetor 1924, Noli mori udhën e mërgimit politik dhe s'u kthye më në Shqipëri.

Fillimisht u vendos përkohësisht në Vjenë. Regjimi zogistë e dënoi me vdekje në mungesë. Në periudhën 1925-1930, krahas veprimtarisë politike, zhvilloi një punë të dendur krijuese: shkroi vjersha, shqipëroi disa kryevepra të letërsisë botërore, me hyrje kritike, botoi artikuj të mprehtë për mbrojtjen e revolucionit demokratik të qershorit]], për denoncimin e regjimit zogistë dhe të reaksionit ndërkombëtar. Pas vitit 1930, Noli u largua nga Europa dhe u vendos përfundimisht në ShBA. Aty ushtronte funksionin e peshkopit të kishës ortodokse shqiptare. Më 1947 botoi përpunimin që i bëri Historisë së Skënderbeut, nxorri në dritë një botim anglisht dhe më 1949 një variant të dytë shqip të saj: kurse më 1960 dha anglisht një autobiografi të shkurtër mjaft tërheqëse. Vëllimin me vjersha Albumi u botua më 1948. Brenda viteve 1961-1963 botoi dy vjershat e fundit origjinale dhe disa shqipërime vjershash të poetëve të njohur.

Tituj të veprave

Album - vëllim vjershash - 1948
Historia e Skënderbeut - 1921
Autobiografia - 1960
Izraelitë e Filistinë - dramë
Bethoveni dhe Revolucioni Francez


Disa poezi nga Fan Noli

Anës lumenjve
Fryn moj erë
Himni i Flamurit
Moisiu në Mal



Poezi

Vepra 1,2,3,4,5,6 (Fan S. Noli)


Burimi i të dhënave

^ Ligjvënësit shqiptarë 1920-2005 - Republika e Shqipërisë KUVENDI. Tiranë 2005
^ albanian.ca
^ Noli: Si e kam njohur Faik Konicën
^ a b c Gjovalin Shkurtaj dhe Enver Hysa : Gjuha Shqipe për të huajt dhe shqiptarët jashtë atdheut


Shpell' e Dragobisë

Kur tufani e çthuri fenë,
Kur tirani e krrusi atdhenë,
Mi një brek të Dragobisë
Priret Flamur' i lirisë.


Atje nisi, atje mbaroj,
Atje krisi, atje pushoj,
Rrufe-shkab' e Malësisë,
Në një shkëmb të Dragobisë.


Vendi dridhej, ay mbeti
Se s'tronditej nga tërrmeti.
Div drangoj i Dragobisë,
Trim tribun i Vegjëlisë.


0 Bajram, bajrak i gjallë,
More nam me gjak në ballë,
Te një shpell' e Dragobisë,
Yll i rrall' i burrërisë.


Thon' u shtri e thon' u vrà,
Po ti s'vdiqe, or Baba,
As te shkëmb' i Dragobisë,
As te zëmr' e Djalërisë.

As je vrar' e as po vritesh
Legjendar Ante po rritesh.
Dithiramb i Dragobisë,
Tmerr, panik i mizorisë.


Me Zjarr Shenjt u ndrit kjo shpellë.
Gjer në qjell u ngrit Kështjellë
Për çlirimn' e Shqipërisë
Katakomb' e Dragobisë.


Anës Lumenjve 
(Poezi nga Fan Noli)

Arratisur, syrgjynosur,
Rraskapitur dhe katosur
Po vajtonj pa funt, pa shpresë,
Anës Elbë-s, anës Spree-së.
Ku e lam' e ku na mbeti,
Vaj-vatani e mjer mileti,
Anës detit i palarë,
Anës dritës i paparë,
Pranë sofrës i pangrënë,
Pranë dijes i panxënë,
Lakuriq dhe i dregosur,
Trup e shpirt i sakatosur.

Se ç'e shempnë derbederët,
Mercenarët dhe bejlerët,
Se ç'e shtypnë jabanxhinjtë,
Se ç'e shtrythnë fajdexhinjtë,
Se ç'e pren' e se ç'e vranë,
Ç'e shkretuan anembanë,
Nënë thundrën e përdhunës
Anës Vjosës, anës Bunës.

Çirem, digjem i vrerosur,
Sakatosur, çarmatosur,
As i gjall', as i varrosur,
Pres një shenj' e pres një dritë,
Pres me vjet' e pres me ditë,
Se ç'u tera, se ç'u mpaka,
Se ç'u çora, se ç'u mplaka,
Lark prej vatrës dhe prej punës,
Anës Rinit, anës Tunës.
Çakërdisur, batërdisur,
Përpëlitur dhe zalisur,
ËndËronj pa funt, pa shpresë,
Anës Elbë-s, anës Spree-së.

Dhe një zë vengon nga lumi,
Më buçet, më zgjon nga gjumi,
Se mileti po gatitet,
Se tirani lebetitet,
Se pëlcet, kërcet furtuna,
Fryhet Vjosa, derdhet Buna,
Skuqet Semani dhe Drini,
Dridhet beu dhe zengjini,
Se pas vdekjes ndriti jeta
Dhe kudo gjëmon trumbeta.
Ngrehuni dhe bjeruni,
Korini dhe shtypini,
Katundar' e punëtorë,
Që nga Shkodra gjer në Vlorë!

Ky ilaç e ky kushtrim
më bën djal' e më bën trim,
më jep forc' e më jep shpresë,
anës Elbë-s, anës Spree-së.
Se pas dimrit vjen një verë,
që do kthehemi njëherë,
pranë vatrës, pranë punës,
Anës Vjosës, anës Bunës.

Arratisur, syrgjynosur,
Raskapitur e katosur,
brohoras me bes' e shpresë,
anës Elbë-s, anës Spree-së.


Fryn moj erë 


-Ngaj po na vjen, moj erë e rreptë ?
Pse vërshëllen me aq mallëngjim ?
-Vij drejt nga malet e Shqipërisë,
për të përhapur zi e vajtim.
Fryn, moj erë, moj erë e shkretë fryn,
drejt më zëmër, më zëmër time hyn.

-Nga ata male, moj erë trime,
ç'lajme të reja po na ke siell ?
Pse je e vrerët dhe e helmuar ?
qiellë me zi përse na e mbiell ?
Fryn, moj erë, moj erë e shkretë fryn,
drejt më zëmër, më zëmër time hyn.

Pse e ke synë të trubulluar
e rent kaluar mi t'zeza re?
Pse të pikojnë lottë të zeza,
lottë të zeza posi rrëke ?
Fryn, moj erë, moj erë e shkretë fryn,
drejt më zëmër, më zëmër time hyn.

Syri m'u err nga ato që pashë
Ah ! nukë mbahem, nuk duroj dot.
Pashë një gjëmë, gjëm të tmeruar,
rent ta haroj, po rentkam më kot.
Fryn, moj erë, moj erë e shkretë fryn,
drejt më zëmër, më zëmër time hyn.

Atje tek losnja në fush' të Korçës,
duke u hedhur lis më lis,
një qivur pashë me nj'çup' të virgjër,
ma vrau shpirtin ay filis.
Fryn, moj erë, moj erë e shkretë fryn,
drejt më zëmër, më zëmër time hyn.

Tokat pushonin, prift nukë dukej,
e pakënduar na u varros ;
mihnë dëborën, i bënë varrë,
shpirt nuk më mbeti, forca m'u sos.
Fryn, moj erë, moj erë e shkretë fryn,
drejt më zëmër, më zëmër time hyn.

Atje mi varrë qante një grua,
një grua qyqe me mallëngjim ;
burrën të qante më par'a çupën,
për kë të bënte më par'vajtim ?
Fryn, moj erë, moj erë e shkretë fryn,
drejt më zëmër, më zëmër time hyn.

Renda e ika e fluturova,
po dhëmbjen time ku do ta fsheh ?
Çava oqeane, dete dhe male,
po vajtoj edhe sikundër sheh.
Fryn, moj erë, moj erë e shkretë fryn,
drejt më zëmër, më zëmër time hyn.

-Moj er'e rreptë, erë malsore,
shpirti m'u ndes, zëmra më shkriu ;
sytë m'u errë si ty dhe mua,
mëndja në kokë më bubullin.
Fryn, moj erë, moj erë e shkretë fryn,
drejt më zëmër, më zëmër time hyn.

Qëndro të lutem, të kam për t'dhënë
dhe un'i varfri një porosi :
një re të madhe dërgo të zbresë
e ta ngarkojmë me lott'e mi.
Fryn, moj erë, moj erë e shkretë fryn,
drejt më zëmër, më zëmër time hyn.

E kur të kthehesh nga Shqipëria,
Atje në kopshtin, atje t'qëndrosh,
dhe lott'e mia si vesë qjelli
dalë nga dalë do t'i pikosh.
Qaj, moj erë, moj er'e shkretë qaj,
derthmi lottë atje mi varr'e saj.



Hymni I Flamurit


O Flamur gjak, o flamur shkabë,
O vënd e vatr' o nën' e babë,
Lagur me lot, djegur me flagë,
Flamur i kuq, flamur i zi.

Fortesë shkëmbi tmerr tirani,
S'të trëmp Romani, as Venecjani,
As Sërp Dushani, as Turk Sulltani,
Flamur i math për Vegjëli

Flamur që lint Shën Kostandinin,
Pajton Islamn' e Krishtërimin,
Çpall midis feve vllazërimin,
Flamur bujar për Njerëzi.

Me Skënderben' u-lavdërove
Dhe në furtun' i funtmi u-shove,
Me Malon prapë lart vrapove,
Yll i pavdekur për Liri.

Sa shpesh pastaj për-dhe u-shtrive
Me zjarr e zi u-ndeze u-nxive,
Po çdo mizor me shpat' e grive,
O fushë-kuq, o shkabë-zi.

Përpjetë pri-e Shqipërinë,
Përlintj'a shpirtin dhe fuqinë,
Diell për vllanë, yrnek për fqinë
Për botën ëndr' e qjell i ri.

Moisiu në Mal


Ngjitet përpjetë Malit të shkretë
Krye-Profeti trimi me fletë,
Të bisedonjë me Perëndinë
Për Palestinë.
Arrin në majë lart i kapitur,
Qëndron me frikë, pret i tronditur,
Dhe Jehovaj i flet prej një reje
Me zë rrufeje :
"Ti dhe të tjerët pleq do të ngelni,
Tokën e Shenjtë kurrë s'e shkelni
Skllevër, bij-skllevësh, s'e meritoni
Se liri s'doni !"
Krye-Profetit dita i ngryset
Dhe shpirt-këputur përdhe përmbyset
Me lot në sy, me zemër të ngrirë
I lyp mëshirë.
Pse kaqë gjatë, Zot, m'arratise,
Pse më përplase, më përpëlise,
Pse shpresën dyzet vjet ma ushqeve,
Dhe sot ma preve ?
"Nëm Dhen' e Lirë! Zot ku ma ke?"
"Shiko, i tha, dhe ja ku e pe."
Së largu Zoti ia pasqyron,
Dhe e shikon.
Ja Nazareti, ja Bethlehemi,
Lum' i Jordanit, Jerusalemi,
Mal' i Sionës, Bethsaidaja,
Dhe Golgothaja,
Sheh gasn' e pritmë për djalërinë
Dhe shkretëtirën për pleqërinë,
Atje sa bukur, këtu sa zi,
O Moisi.
Këtej ka dimrin, andej pranverën,
Kërkon parajsën, vdes në Skëterrën;
Ajme, sa vrer, sa keq e sa zor,
Liberator !

Shën Pjetri mbi Mangall

Fryn' e çfryn veriu,
Ngrin, mërdhin i ziu
Dhe mangallit i afrohet
Që të ngrohet.


Krishtin brënda e gjykojnë
Dhe pas ligjës e dënojnë,
E goditin dhe e shtyjnë,
E pështyjnë.


S'del askush që t'a shpëtonjë,
Roma do t'a kryqësonjë,
Triumfon Legaliteti
Dhe Laneti.


Kur e rrahin dhe e tallin
Pjetri ngulet mbi mangallin;
Kur e pa, u koll këndezi
Nga qymezi.


Dhe një shërbëtore i tha:
"Je dhe ti një nga ata!"
Po Shën Pjetri proteston,
E mohon.


Kruspull mbi mangallin mblidhet,
Po djek dorën dhe përdridhet;
Se ç'këndon bandill këndezi
Nga qymezi:


"S'ka e s'ka si heroizma,
Edhe si idealizma,
Po kur dimër del behari
S'ka si zjarri."


-"Nga ata je!"- thot' ajo,
E mohon Shën Pjetri: -"Jo!
As e njoh, as e kam parë,
Moj e marrë!"


Kruspull mbi mangallin mblidhet,
Po djek mjekrën dhe përdridhet;
Se ç'këndon bandill këndezi
Nga qymezi:


"Shkab' e shkëmb me poz' e fjalë,
Se ç'na dolle shkrumb e galë,
Në je trim këtu tregoje,
Shko shpëtoje."


Thot'ajo: -"Je, mos gënje!"
Pjetri e mohon me be:
-"Jo, për Zotin, moj aman,
S'jam e s'jam."


Kruspull mbi mangallin mblidhet,
Po djek gjuhën dhe përdridhet;
Se ç'këndon bandill këndezi
Nga qymezi:


-"Simon Pjetër, Bar Jona,
Kështu ndahet kjo dynja:
Kryqi andej, këtej buxhaku
Dhe allçaku.


Se ç' e dogje, se ç' e fike,
Gjel me gjëmb' e këng' armike.
Dhe ndërgjegjen se ç' ia çpove,
Se ç'ia zgjove.


Se ç'vajton Shën Pjetri hidhur,
Lesh-lëshuar, duar-lidhur,
Tri her' e mohoj pa gdhirë,
Faqe-nxirë.


Rent or Marathonomak

Rent, or rent, rent e u thuaj
Se u çthur ordi e huaj,
Se betejën e fituam
Dhe qytetin e shpëtuam!
Rent, or rent,
Rent, or Marathonomak!


Kap një degë prej dafine
Dhe vërtitesh ndaj Athine,
Nëpër fush' e brek mi brek
Këmba tokën as t'a prek,
Hip' e zbrit,
Petrit, Marathonomak!


Ke një plagë, po s'e the,
Djers' e gjak pikon për-dhè;
Do që ti të jesh i pari,
Për triumfin lajmëtari
Flamur-gjak,
Kuqo, Marathonomak!


T'u tha gryka, po s'të pihet,
T'u mpi këmba, po s'të rrihet,
Se mileti po të pret,
Ankthi zëmrat ua vret,
Vrer e tmerr,
Shpejt, or Marathonomak!


Kurrë kaqë s'dogji djelli
Dhe si plumb s'rëndovi qjelli,
Kurr' aq ëmbël' e bukur s'ftoj
Hij' e lisit edhe kroj;
Turru tej,
Tutje, or Marathonomak!


Vapa mbyt e pluhri nxin
Ferra çjerr e guri grin
Afsha gjoksin përvëlon
Syrin avulli verbon;
Ur' e prush,
Furr', or Marathonomak!


Gryka si gjyryk të çfryn
Prej Vullkani flag' e tym
Se ç'vëngon e se ç'gulçon,
Zëmra brinjët t'i çkallmon
Me tokmak,
Mbahu, or Marathonomak!


Nëna, motra, nusja dalin,
Ngrehin krahët të të ndalin,
Mos, se s'janë veç Najada
Magjistrica dhe Driada;
Lark, or lark,
Lark, or Marathonomak!


Hajde, ja Akropolia,
Ja qyteti e njerëzia
Që të pan' e që të çquan
Dhe fuqinë t'a rishtuan
Ha dhe pak,
Hajde, or Marathonomak!


Ja, arrive, ua the:
Ç'gas e ç'helm qe kjo myzhde!
"E fituam!", brohorite
Dhe për tok' u përpëlite;
Vdiq, or vdiq!
Vdiqe, or Marathonomak!


Rent kudo, dyke bërtitur,
Nëpër shekuj faqe-ndritur,
Se i vogli shtrin viganin
Dhe i shtypuri tiranin,
Veç e tok,
Tok, or Marathonomak!



Plak Topall dhe Ashik


Dale, moj, se kam një fjalë,
Se më rjedhin djersët valë;
Dale, moj, se s'jam më djalë
Dhe më s'ecënj dot.


Dale, moj, se më kapite,
Më këpute, më sfilite,
Prite, moj, ashikun, prite
Që të vjen me not.


E arriva dhe ia thashë,
Asnjë gur pa tundur s'lashë,
Dhe mëgjunjazi i rashë,
Ç'u mundova kot.


Hapi gojën, dhe vajtova,
Qenkam plakur, e kuptova,
M'ardhi keq, po s'e mohova,
Syri m'u-përlot.


Dhe nga jeta u mërzita,
Dhe nga lumi u vërvita
Që të vdes, se u korita
Dy-tri herë sot.


Po ti, Zot, më ngushëllove
Pas një tjatre më lëshove,
Dhe nga mbytja më shpëtove,
Lavdi paç, o Zot.


Dale, moj, se kam një fjalë,
Se më rrjedhin djersët valë;
Dale, moj, se jam i çalë
Dhe më s'ecënj dot.

Letër intelektualit të shquar të kombit shqiptar, Flori Bruqi

http://www.albaniapress.com/lajme/20777/Leter-intelektualit-te-shquar-te-kombit-shqiptar-Flori-Bruqi.html


Me rastin e ribotimit më 03 janar 2015 në faqen internetike “Agjencioni Floripress”
të artikullit tim me titull:
“Ka ardhur koha të ringrihet Madhështia e Ortodoksisë Fanoliane”, botuar për herë të parë në faqen e internetit më 25 dhjetor 2014

I dashur Flori,

Shumë faleminderit për ribotimin e artikullit tim, të shoqëruar me reagimin e Profesor Vedat Shehut. Ky vit, i dashur Flori, është vit jubilar për disa figura të shquara të Ortodoksisë Shqiptare, si:

Fan Noli - 50-vjetori i vdekjes
Visarion Xhuvani - 50-vjetori i vdekjes
Koto Hoxhi -120-vjetori i vdekjes
Dhaskasl Todri - 210-vjetori i vdekjes
Papa Kristo Negovani - 110-vjetori i vrasjes barbare
Jani Vreto - 115-vjetori i vdekjes
Kostandin Kristoforidhi - 120-vjetori i vdekjes
Skënder Luarasi - 115-vjetori i lindjes
Aristidh Kola - 15-vjetori i vdekjes nga helmi

Normalisht, këta përvjetorë duhej të përkujtoheshin nga Kisha Ortodokse Fanoliane. Por kjo kishë nuk ekziston më, se atë Janullatosi e ka shndërruar në filial të kishës shoviniste greke dhe gjatë këtyre 23 vjetëve ai arriti ta zhdukë nga faqja e historisë së vendit tonë krejt trashëgiminë e Kishës Ortodokse Shqiptare Fanoliane dhe i vetmi shqetësim i tij kryesor, gjatë kësaj periudhe, ka qenë ngritja e kishave me simbolikë greke, ngritja e varrezave, e manastireve dhe e memorialeve në nderim të ushtarëve agresorë grekë, organizimi madhështor i meshës në nderim të “Shën” Kozmait, armikut të betuar të gjuhës shqipe dhe të kombit shqiptar, organizimi i meshave në gjuhën greke. Mesha e Janullatosit në gjuhën greke më 01 qershor 2014 në katedralen ortodokse janullatiste në qendër të Tiranës, ishte një poshtërim i hapur që i bëhej veprës së Nolit të Madh, një konfirmim i hapur i shuarjes së traditës së ortodoksisë shqiptare dhe i pranimit hapur prej Janullatosit se nuk ekziston më Kishë Ortodokse Fanoliane, se ajo është shndërruar me kohë në filial të kishës shoviniste greke.
Dikur Noli i Madh pati parashikuar me dëshpërim:
“Pas vdekjes sime kishën do ta pushtojnë grekët”.
Këtë parashikim profetik të Nolit të Madh e bëri realitet pasardhësi i kriminelit Enver Hoxha, tradhtari Ramiz Alia, i cili, në takimin me kryeministrin grek, Micotaqisin, më 13 janar 1991, pranoi pushtimin e Kishës Fanoliane prej Kishës shoviniste greke dhe ardhjen a Janullatosit në krye të saj. Këtë realitet tragjik e ka pranuar klasa politike shqiptare që e ka tradhtuar veprën madhështore të Nolit me kontributin e jashtëzakonshëm që dha për pavarësimin e Kishës Ortodokse Shqiptare. Në Shqipëri Janullatosi i ka vënë kryqin traditës së Ortodoksisë Shqiptare Fanoliane, ka hedhur vellon e zezë mbi figurat e shquara të Ortodoksisë Fanoliane dhe nderon plot madhështi armikun e tërbuar të gjuhës shqipe dhe të shqiptarisë, “Shën” Kozmain. Por, çuditërisht, për këto të vërteta tragjike, hesht klasa politike e Tiranës, heshtin mjetet e informimit masiv, heshtin pronarët e gazetave dhe të kanaleve televizive, heshtin moderatorët dhe analistët, heshtin gazetarët dhe publicistët, heshtin mbarë ortodoksët shqiptarë. Dhe heshtin se të gjithë i ka futur në thes Janullatosi. Se Janullatosi është shteti brenda shtetit. Madje shteti i Janullatosi është shumë më i fuqishëm se shteti i Tiranës zyrtare.
Deri kur kështu?!
Jam i bindur që, në nderim të figurave të lartpërmendura të Ortodoksisë Shqiptare, me rastin e përvjetorëve të tyre, Atë Nikolla Marku i Kishës Shën Maria në Elbasan, do të organizojë mesha festive gjatë vitit 2015.
Edhe një herë, i dashur Flori, pranoni falënderimet e mia të përzemërta dhe urimet më të mira me rastin e Vitit të Ri 2015.

Eshref Ymeri

San Diego, Kaliforni
03 janar 2015

Flori Bruqi:Homazh veprës së Fan S.Nolit tonë të Madh

Noli


“Akuzat politike” për Nolin

Në kohën e “gjuetisë së shtrigave” të Makartit, kritiku Minar akuzoi pa baza patriotin shqiptar si komunist Jorgaqi: Noli ishte një demokrat i majtë, por kurrë komunist


Kohë më parë gazeta “Integrimi” botoi një polemikë të njohësit e studiuesit të mirënjohur të Nolit, prof. Nasho Jorgaqit, mbi botimin e veprës së Peter Minarit, një kritiku të veprës së eruditit shqiptar. Në numrin e kaluar profesor Jorgaqi hedh idenë se mbi figurën e Nolit ka nisur një luftë e paprinciptë, nga e cila nuk arrin në asnjë përfundim të saktë. Në vazhdim gazeta po boton akuzat politike që i bëheshin Nolit në librin e Minarit “Për Shqipërinë”, botuar më 1999, akuzat e pabaza, si dhe çfarë e nxiti autorin shqiptaro-amerikan të shkruajë një studim negativ mbi veprimtarinë politiko-kulturore të Nolit.

Nuk ka dyshim, thotë prof. Nasho Jorgaqi, se Noli ishte dhe mbeti tërë jetën një demokrat i majtë, por asnjëherë nuk qe komunist. Të qenurit i majtë nuk e pengoi asnjëherë përkushtimin e tij si atdhetar, përkundrazi, demokratizimi i Shqipërisë ishte ideali i tij i përjetshëm. Në qoftë se pati simpati dhe e përshëndeti LANÇ-in dhe reformat që varrosën feudalizmin pas lufte në Shqipëri, kjo nuk do të thotë se ishte komunist. Këtë nuk do t'ia falë Nolit, zoti Minar; kjo është e drejta e tij, por pandershmëria e Minarit shfaqet qartazi kur ai fillon të trillojë, kur shpif pa prova të dokumentuara. Ai e akuzon Nolin se kur është kthyer në SHBA, në vitet 30, është vënë në shërbim të konsullit italian në Boston. Ka marrë dhe parà, me kusht që të heshtë për politikën italiane në Shqipëri. Një pohim i tillë nuk është veçse një shpifje nga më të ulëtat e më absurdet, po ta njohësh nga afër jetën dhe veprimtarinë e Nolit atdhetar e demokrat.

Noli, udhëheqës antifashist evropian

Si është e mundur të thuhet kjo gjë, kur Noli ka qenë një nga udhëheqësit e lëvizjes antifashiste evropiane, në krah të A. Ajnshtajnit e të H. Barbysit, me të cilët kishte drejtuar dy kongreset botërore kundër fashizmit dhe kishte shkruar një mal me publicistikë antifashiste? Si është e mundur, pra, që një antifashist i këtyre përmasave të dorëzohej para një konsulli fashist për një grusht parà? Edhe më e ulët është shpifja tjetër e Minarit, kur e akuzon atë se ka qëndruar pasiv në ditët e para të pushtimit fashist të Shqipërisë. Dhe kush? Noli që pushtimin e atdheut të tij nga fashizmi e kishte parashikuar në mënyrë profetike, që dhjetë vjet përpara, me sa e sa artikuj e thirrje publike! E vërteta është se Noli u trondit aq shumë nga pushtimi i Shqipërisë, sa vendosi të rikthehet menjëherë në politikë. Më 8 prill 1939 ai i dërgoi një telegram proteste Lidhjes së Kombeve dhe qeverive amerikane, franceze e angleze. Pa u shpërndarë në dokumente dhe faktet të tjera, mjafton të përmendim fjalën që mbajti Noli fill pas pushtimit në kishën e Shëngjergjit, në Boston, ku lavdëron qëndrimin e shqiptarëve kundër fashistëve që "i treguan botës se italianët hynë në Shqipëri me forcë e duke derdhur gjak".

Noli: Musolini, bretkosë e fryrë

Me këtë rast Noli e përshkruan situatën me nota sarkastike, kur thotë se "Musolini është një bretkosë e fryrë në erë dhe, kur shihet në pasqyrë i duket vetja luan. Por, sikur ta shpojë njeri me gjilpërë, i del era dhe mbetet prapë bretkosë". Tani lind pyetja: Si mund të fliste kështu një rrogëtar i fashizmit, siç e quan zoti Minar, në një kohë kur fashizmi po i vinte zjarrin botës? Është e qartë se fanatizmi politik dhe mllefet e Minarit ndaj Nolit nuk marrin parasysh të vërtetën konkrete në kontekstin historiko-politik të kohës, por e zëvendësojnë atë me sajime banale të neveritshme.

Minar, kundërshtar pa baza i Nolit

Peter Minari njihet si një nga kundërshtarët e vjetër të Nolit, për arsyen se nuk e nderojnë, madje, e vënë në dyshim edhe patriotizmin e tij. Mjafton të përmendim ngjarjen e rëndë që ndodhi në fillim të viteve 50 në komunitetin shqiptar ortodoks të SHBA-së, kur Patriarkana e Stambollit, duke përfituar nga rrethanat famëkeqe të makartizmit, deshi ta hiqte qafe Nolin si kryepeshkop e ta shkatërronte Kishën Ortodokse Shqiptare. Ajo dërgoi për ta zëvëndësuar peshkopin renegat M. Lipe, dhe atëherë të gjithë shqiptarët patriotë u ngritën në këmbë kundër tij. Minari ishte nga të paktët që mori anën e të dërguarit grekoman, dhe këtë e shpalli publikisht. Ai botoi në revistën "Cristian sciece monitor" artikullin "Kryepeshkopi i ri shqiptar" kundër Nolit dhe kishës së kryesuar prej tij. Noli iu përgjigj menjëherë, në të njëjtën revistë, me tone të forta kritike dhe zemërim, duke i quajtur të gjitha sa shkruante Minari "shpifje, akuza false, shtrembërime, akuza gjysmake etj". Minari, jo vetëm që mori anën e peshkopit renegat, duke iu kundërvënë gjithë komunitetit shqiptar, por u përpoq tinëzisht ta minojë pozitën qytetare të Nolit, duke e akuzuar për komunist në kohën e "gjuetisë së shtrigave" të Makartit. E megjithatë, nuk ia arriti qëllimit. Autoriteti dhe emri i çmuar i Nolit do të sfidonin çdo lloj përpjekjeje liliputësh për ta njollosur e denigruar. Minari nuk do t'i harronte këto dhe, sapo filluan proceset demokratike në Shqipëri, tentoi të hakmerret kundër tij, duke dërguar nga përtej Atlantikut përralla diskredituese në adresë të Nolit. Mendoj se nuk ia vlen të zgjatemi më tej, pasi normalisht, Noli nuk ka nevojë për mbrojtje, aq më tepër, kur sulmohet nga njerëz të dyshimtë për patriotizmin e moralin e tyre, aq më tepër kur këta fatkeqë nuk kanë as përgatitjen më elementare për të gjykuar mbi çështjet madhore që ngre trashëgimia e savantit shqiptar.

REAGIMET

Shqiptaro-amerikanët: Noli, figurë pozitive

Shqiptarët e Amerikës, sigurisht, nuk e kanë pritur mirë prej kohësh qëndrimin negativ kritikut Peter Minar ndaj Nolit. Dhe me këtë kihen parasysh rrethet intelektuale e patriotike, për të cilat Noli është shembëlltyrë e atdhetarizmit, e demokratit dhe intelektualit. Këtë qëndrim e pasqyrojnë edhe dy letra të shkruara e të botuara nga dy personalitete. Njëra është e Antoni Athanasit, biznesmen i njohur dhe një figurë qendrore e diasporës shqiptare në SHBA. Tjetra është e zonjës Sarah Panariti, gruaja e gazetarit dhe patriotit Qerim Panariti, ish-profesoreshë në Harvard dhe mikeshë e Nolit.

PIKËPYETJET

Nëse Noli do të ishte gjallë

Nëse vetë Noli do të ishte gjallë, sigurisht që do të dinte më mirë t’i jepte përgjigje shumë pyetjeve e pikëpyetjeve të ngritura rreth aktivitetit të tij politik, e qëndrimit disi të butë ndaj regjimit të Hoxhës apo edhe atij të Zogut në fazën e dytë të tij. Por e gjitha kjo nuk është se e ul rolin dhe vlerën e tij. Kjo, pasi ai përveç të tjerash, ishte i veshur edhe me petkun e njeriut të Perëndisë, gjë e cila e shtynte atë gjithë kohës të ishte i vetëpërmbajtur e besnik i parimeve te të cilat ai kishte mbështetur të gjithë formimin e tij kulturor e fetar. Mbi të gjitha, ai ishte një patriot i vërtetë, një shqiptar i vërtetë në kuptimin më të plotë të kësaj fjale. Megjithëse polemikat për veprën dhe rolin e tij vazhdojnë, e ndoshta do të vazhdojnë sot e kësaj dite, Noli mbeti ashtu siç e njohim të gjithë: Fan Noli mbeti deri në fund të jetës së tij një demokrat i shquar. Ai vdiq më 13 mars 1965 në SHBA, ku ndodhen edhe sot eshtrat e tij.

2.Kush e akuzon Fan Nolin

Reagime pas botimit të librit “Për Shqipërinë”, të Peter Minar

Në gazetën “Integrimi” keni pasur rastin të lexoni disa pjesë të rëndësishme që lidhen me jetën e veprën e patriotit të madh, publicistit e eruditit të shquar Theofan Stilian Noli. Këto shkrime, siç e kemi theksuar, po botohen në gazetën tonë, si homazh për këtë figurë madhore të popullit tonë, me rastin e 40-vjetorit të vdekjes. Deri më tani kemi treguar vetëm aspektet e vlerësimet pozitive për këtë figurë, por ndërkohë, dihet gjerësisht se mbi figurën e tij, sidomos pas viteve nëntëdhjetë, ka pasur edhe tentativa për ta përbaltur apo për ta errësuar. Por a janë të vërteta ato që thuhen apo pretendohen për Nolin, dhe a janë bazuar kritikët e tij në fakte apo dokumente konkrete? Nga cilat qëllime janë nisur për ta bërë këtë akt e, mbi të gjitha, a mund ta errësojnë dot përpjekjet e tyre këtë figurë kaq të ndritur?

Ne sot për lexuesin tonë të nderuar po botojmë pjesën e parë të një polemike të bërë disa kohë më parë në një të përditshme shqiptare mbi kritikun e Nolit, Peter Minar, i cili ka botuar edhe një libër në vitin 1999, ku aludon dhe e akuzon Nolin, madje, edhe si hajdut të veprës së Konicës. Shpjegimin e përgjigjen për këtë akt është munduar ta japë profesor Nasho Jorgaqi, i cili nxjerr në fund edhe arsyet e vërteta që e kanë shtyrë këtë njeri të veprojë kështu.

Duke iu referuar, siç thamë më lart, profesor Nasho Jorgaqit, njërit prej njohësve më të mirë të veprimtarisë dhe krijimtarisë së Nolit, Peter Minar e bën këtë për arsye politike dhe shumë personale. Në librin me titull "Për Shqipërinë" Peter Minar e akuzon Nolin si vjedhës të veprës së Konicës. Profesor Jorgaqi thekson se këto mendime nuk janë të reja. Për herë të parë zoti Peter Minar i ka shfaqur ato njëmbëdhjetë vite të shkuara (1994) dhe i ka përsëritur para gjashtë viteve, më 1999. Siç është e natyrshme, ato ngjallën reaksion në opinionin shqiptar. Goditja që i bëhej Nolit ishte një goditje që i bëhej njërës prej shtyllave të kulturës dhe historisë moderne shqiptare. Në të vërtetë, mendimet dhe faktet sensacionale që sillte Minari qenë dhe mbeten më shumë një kronikë thashethemesh e trillimesh dashakeqe sesa një gjykim serioz apo përpjekje e ndershme për ta zbardhur të vërtetën. Edhe pse u bënë në emër të thyerjes së tabuve e të rishikimit objektiv të historisë, ato nuk i shërbyen gjykimit dhe vlerësimit shkencor. Unë dhe kolegë të mi historianë, duke u bërë zëdhënës të shqetësimit të opinionit shqiptar, iu përgjigjëm zotit Minar. Përpara përrallave të tij ne sollëm fakte dhe dokumente të pakundërshtueshme. Megjithatë, ai vazhdoi të shkruajë, duke shpifur, duke falsifikuar, i ndezur nga pasioni politik dhe inate personale. Dhe jo vetëm kaq, por pa u dhënë asnjë përgjigje mendimeve tona dhe, duke mos u hequr asnjë presje shkrimeve të veta, i botoi ato kohët e fundit në librin "Për Shqipërinë". Pra, publikut i serviren rishtazi të njëjtat përralla të mbrapshta.

Peter Minar, Fan Noli e Konica

Zoti Minar, që ka privilegjin të ketë qenë edhe bashkëkohës i Nolit dhe mik i Konicës e që, sidoqoftë, duhet respektuar për moshën, pasi tani i ka kaluar të njëqindat, ka hedhur në publik një varg falsifikimesh nga më monstruozet e më flagrantet që mund të jenë thurur në historinë e kulturës shqiptare për një nga etërit e saj shpirtërorë. Ato paraqiten si akuza ordinere, përmes "rrëfimesh" ordinere, me arsyetime e gjuhë ordinere. Them kështu, sepse kur merr përsipër të gjykosh për vepra kapitale të kulturës sonë kombëtare, jo vetëm që duhet të karakterizohesh nga ndjenja e përgjegjësisë qytetare e atdhetare, por lipset të ruash edhe etikën, si dhe të kesh njëfarë përgatitjeje elementare shkencore. Fatkeqësisht, zotit Minar këto i mungojnë plotësisht. Ai e akuzon Nolin se dy veprat shkencore të jetës së tij, "Gjergj Kastrioti Skënderbeu" dhe "Bethoveni dhe Revolucioni Francez", ia ka vjedhur Faik Konicës. Për t'i bërë të besueshme akuzat e tij ai nuk merret me shqyrtimin shkencor të këtyre dy veprave, por flet për fakte periferike, duke u marrë me fatin e arkivit të dorëshkrimeve të Konicës, duke përzier në këtë mes edhe gazetarin Qerim Panariti, një nga njerëzit më të afërt të Nolit.

Si qëndron e vërteta

Dihet se me figurën e Skënderbeut janë marrë si Konica ashtu edhe Noli. Konica pati nisur të shkruajë në fillim të shekullit të kaluar një histori popullarizuese për heroin tonë kombëtar, të cilën, si dhe vepra të tjera të tij të gjata, asnjëherë nuk arriti t'i përfundonte. Botoi vetëm kapitujt e parë te "Dielli". Krejt ndryshe qëndron puna me Nolin. Ai botoi një histori të letrarizuar për Skënderbeun që u botua më 1921 dhe që nuk i ngjante fare asaj të mikut të tij. Në vitet që erdhën Konica nuk u mor më me Skënderbeun, kurse për Nolin figura e tij mbeti dashuria dhe pasioni i përjetshëm. Në vitet 30-40 ai iu rikthye seriozisht studimit të Skënderbeut dhe kreu kërkime shkencore, madje, për këtë pati dhe letra të vetë Konicës, me anë të të cilave ai e informon Nolin për vepra të autorëve të huaj mbi Skënderbeun. Studimet e tij në këtë fushë zgjatën disa vjet, dhe fryt i kësaj pune të madhe e cilësore prej shkencëtari të vërtetë është vepra "Gjergj Kastrioti Skënderbeu", që ai e mbrojti si tezë doktorature (Doctor's Degree), me udhëheqës shkencor prof F. Novak, më 1945. Nga kjo punë kolosale e Nolit i kanë mbetur si dëshmi autentike dorëshkrimet studimore, një pasuri e tërë materialesh, të cilat gjenden në Arkivin e Shtetit. Janë mijëra faqe, konspekte dhe ekstrate nga vepra të studiuara prej tij, të hedhura në dhjetëra blloqe të mëdha, të vjela nga dora e Nolit nga gjuhë të ndryshme, mbi të cilat ai ngriti më pas veprën monumentale. Është kjo një dëshmi e rrallë që pret të njihet e të studiohet e që flet, veç të tjerash, dhe për metodikën e punës shkencore të Nolit historian. Unë kam pasur fatin të njihem me këtë dokumentacion. E vërteta për monografinë tjetër shkencore të Nolit, "Bethoveni dhe Revolucioni Francez", është edhe më transparente. Ajo u shkrua në gjallje të Konicës dhe u mbrojt prej Nolit më 1939 në Universitetin e Bostonit, në degën e Kërkimeve Muzikore, nën udhëheqjen e prof. A. Majerit, me të cilin ai mori gradën "Bachelor's Degree". Pra, kjo vepër u bë publike kur jetonte Konica. Madje, siç ishte e natyrshme, Noli u përgëzua nga miku i tij. Më 1947 të dyja këto monografi, për vlerat e padiskutueshme që kishin, u botuan me rekomandimet e komisioneve shkencore nga "Internacional Univesity Press" në Nju-Jork, me ndihmën financiare të "Vatrës", dhe patën jehonë në shtypin e specializuar dhe në opinionin publik.

A e ka vjedhur Noli, Konicën?!

Por "vjedhjet" e Nolit nga veprat e F. Konicës, sipas Minarit, nuk mbarojnë me kaq. Noli tërë jetën paska bërë emër si njeri i kulturës shqiptare, duke vjedhur e kopjuar tinëz veprat e mikut të vet. Madje, kjo punë paska qenë e hershme. Kështu, del që edhe librin e parë të shërbesave të shenjta e paska përkthyer Konica, "Meqë Noli nuk e fliste shqipen aq mirë!" Por dihet botërisht se librin "Shërbesat e javës së madhe" Noli e përktheu dhe e botoi në Boston më 1908, kurse të dytin, "Libra e shërbesave të shenjta", e përktheu po ai dhe e botoi nën përkujdesjen e Konicës në Bruksel. Për ta Konica do të shkruante me entuziazëm tek "Albania: "Po ç'përkthim, ç'gjuhë e fortë, e lidhur, nervoze dhe e gjallë! Literatura shqipe do të kishte arsye t'i mbante mëri kishës që na vodhi një shkronjë të lindur. Po, për fat të mirë, miku ynë, duke hyrë në kishë, nuk doli nga letrat!"

3.“Ju rrëfej jetën amerikane të Nolit e Konicës”

Barney Kirka, bashkëpunëtor i patriotëve, tregon si u grupuan shqiptarët në fillim të shekullit XX

Noli besonte gjithmonë në barazinë dhe lirinë për të gjithë njerëzit. Ai besonte në barazinë, në kuptimin që askush nuk mund të kishte të drejta mbi një individ tjetër. Kjo nuk do të thotë se nuk do të kishte ndryshime klasore; sigurisht që disa njerëz do të ishin më të pasur, disa më inteligjentë, disa më të aftë se të tjerët; megjithatë të gjithë duhet të kishin mundësi të njëjta. Noli besonte te Krishti, si te profeti më i lartë. Ai kishte shumë humor. I donte fëmijët dhe muzikën, e donte edhe kishën. Ai nuk ishte thjesht anëtar i bashkësisë fetare, por ishte njeriu më i rëndësishëm i saj. Aftësitë e tij intelektuale ishin të mahnitshme. Fliste disa gjuhë, përktheu Shekspirin dhe Dhiatën e Re. Studioi muzikë, e dashuronte muzikën. Politika ishte një tjetër tipar i karakterit të tij. Në 40-vjetorin e vdekjes së patriotit të madh shqiptar, “Integrimi” po publikon një cikël mbi jetën dhe veprimtarinë e eruditit të madh, që jetoi dhe punoi gjatë gjithë jetës së tij për demokratizimin dhe zhvillimin e Shqipërisë. Në këtë numër do të lexoni dëshminë e ish-presidentit të shoqatës Vatra, Barney Kirka. Biznesmeni i madh shqiptaro-amerikan rrëfen se si njohu Nolin dhe Faik Konicën.

Pikësynimi më i madh i Nolit ishte të çlironte popullin shqiptar. Përmes përpjekjesh të palodhura, Noli arriti të siguronte ndihmën e presidentit Woodrow Wilson në çështjen e pavarësisë. Mbasi u takua me të në Uashington, D.C., Wilsoni i tha Nolit se ai kishte vetëm një zë në Konferencën e Paqes në Versajë dhe do ta përdorte në interes të Shqipërisë.

Përplasjet me Zogun

Gjatë vitit 1936 u botua nga Noli libri i parë i korit në gjuhën shqipe (Hymnore). Sikurse edhe peshkop Noli, shumica e shqiptarëve në Amerikë ishin kundër mbretit Zog të Shqipërisë. Noli i kishte vënë atij shumë lloj emrash, sepse Zogu e kishte përzënë nga vendi ditën e Krishtlindjeve të vitit 1924. Megjithatë, kur në vitin 1933 Noli u sëmur, qëndrimi i tij armiqësor ndaj Zogut u zbut. Shqiptarët e Amerikës u fyen, kur Noli u tha se kishte kërkuar dhe kishte marrë nga Zogu 825 dollarë (3 000 franga) për arsye shëndetësore. Më pas Fan Noli bëri kërkesë për një pension, por nuk e mori kurrë. Edhe pse ishte figurë e rëndësishme, Noli nuk bënte veprime që e distanconin nga të tjerët. Në të vërtetë ai donte të ndihmonte popullin e tij, vëllezërit e tij. Noli mësonte shumë, duke dëgjuar të tjerët. Në qoftë se ndonjëri thoshte diçka që Nolit nuk i pëlqente, ai do t\'i mbronte pikëpamjet e veta. Tërhiqej vetëm kur nuk kishte zgjidhje tjetër. Dukej se Noli i kishte gjithmonë përgjigjet gati. Po të mos i pëlqente ajo që dëgjonte, ai do të të thoshte: kaq ishte kjo punë. Ai përpiqej gjithmonë t\'u përgjigjej sa më mirë pyetjeve me ato që dinte; kurrë nuk i mbulonte gjërat. Fakti që nuk ndikohej lehtë nga të tjerët, tregon se nuk kishte frikë t’i mbronte bindjet e tij, madje edhe kur kjo do të thoshte se do t\'i duhej t\'i mbronte i vetëm. Madje, dhe kur njerëzit i largoheshin ose e linin kauzën e tij për një farë kohe, ai i mirëpriste kur ktheheshin prapë. Të gjithë kundërshtarët mirëpriteshin, kur ktheheshin në kishën e Nolit. Ai besonte te ndjesa. Noli nuk u mbante kurrë mëri të tjerëve, edhe kur mund të kishte shumë keqkuptime. Ai vërtet që nuk kishte asgjë kundër njerëzve të veçantë në planin personal, por edhe po të kishte, përpiqej të mos e bënte veten. Megjithatë, politikisht ai e zotëronte opozitën; prandaj njerëzit e respektonin jo vetëm për kompetencën, por madje më shumë për thjeshtësinë e t ij.


Kujtimet e Barney Kirkas

Barney D. Kirka, një i moshuar shumë i respektuar i bashkësisë shqiptare dhe ish-president i shoqërisë Vatra, ka qenë gjithashtu edhe bashkëkohës me Nolin. Zoti Kirka emigroi në Shtetet e Bashkuara në vitin 1906, në të njëjtin vit me mbërritjen e Fan Nolit nga Egjipti. Kirka kishte kryer tre, nga gjashtë vjet shkollë, në gjimnazin e Korçës. Fan Noli ishte diplomuar në gjimnazin e Adrianopojës. Ky gjimnaz ishte i njëjtë me një kolegj për të rinjtë dhe kushdo që diplomohej në atë shkollë konsiderohej se kishte marrë arsimim shumë të mirë. Kirka tregon më poshtë për Nolin: Fan Noli erdhi në këtë vend nga Egjipti. Thanas Tashko dhe Jani Vruho qenë ata që e kuptuan se Noli ishte njeri shumë inteligjent dhe nacionalist, prandaj edhe i paguan udhëtimin për në Shtetet e Bashkuara. Ata mendonin se këtu ai do të gjente “fushë të hapur”. Fillimisht, Fan Noli shkoi në Jamestown, në Nju-Jork, dhe u mirëprit nga anëtarët e shoqërisë patriotike Malli i Mëmëdheut. Ata e trajtuan shumë mirë. I gjetën punë në një fabrikë lëndësh drusore. Ai punonte natën, kjo qe një punë e përkohshme për Nolin e ri. Ndërkohë, Sotir Peci nga Dardha, një i diplomuar në Universitetin e Athinës, kishte ardhur në Shtetet e Bashkuara në vitin 1905. Më 1906 ai filloi botimin e gazetës “Kombi”. Më pas Noli erdhi në Boston dhe u bë zëvendësredaktor i “Kombit”. Ai paguhej, me sa mbaj mend, katër ose pesë dollarë në javë. Në fillimet e viteve 1900 kam bashkëpunuar shumë me Nolin. Gjatë kësaj periudhe takohesha me të pothuaje çdo ditë. Posta e Nolit vinte në adresën e dyqanit tim, në 469 Columbus Avenue. Ju do të pyesni përse: ja u them unë. Fan Noli lëvizte shpesh. Në atë kohë ai merrte me qira vetëm një dhomë, zakonisht në një zonë të Bostonit që quhej Copley/Castle Square, prandaj i duhej një adresë e përhershme. Meqenëse dyqani im ishte vend takimi për shumë emigrantë shqiptarë, adresa ime u bë edhe e tij. Dhe mbeti e tillë deri kur, më në fund, ai u vendos në adresën 26 Blagden Street.

PËRSHKRIMI

Noli, trupvogli me intelekt të madh

Noli nuk ishte trupmadh; madje, ishte i shkurtër dhe kishte çehre të vrarë. Një herë, duke e krahasuar veten me Faik Konicën, të gjatë dhe bukurosh, Noli tha: “Unë dukem si Sanço Panço, ndërsa Konica duket si Don Kishoti.” Konica kujdesej gjithmonë për veten dhe vishte zakonisht rroba të çelura. Ai shfaqej shpesh me kostumin shqiptar ‘fustanella’; Noli vishte petkun e errët të klerikut. Megjithatë, po të marrim intelektin si masë për krahasim, Noli e linte Konicën mbrapa. Në përgjigje të librit të Nolit “Bethoveni dhe Revolucioni Francez”, George Bernard Shou i shkruante: “Ju keni ngatërruar vokacionin, kur hytë në Urdhrin e Shenjtë. Ky libri juaj nuk është as lutje e priftit, as hagjiografi [literaturë mbi jetën dhe legjendat e shenjtëve]; është vepra e një kritiku dhe biografi të dorës së parë. E lexova deri në fund me kënaqësinë më të madhe, duke qenë vetë njohës i muzikës, kritik dhe artist-filozof nga profesioni”. Është me pikëpyetje nëse Noli e ka menduar se do të ishte më mirë të qe bërë shkrimtar, sesa prift. Unë mendoj se po të arrish ta kuptosh se shqiptarët në Amerikë përballeshin me nevojën për të kryer pagëzimet, martesat dhe ritet e varrimit, se ishin privuar nga kremtimi i liturgjisë në gjuhën e tyre, në kishën e tyre ortodokse shqiptare, për më shumë se 500 vjet, ndoshta mund të kuptosh edhe pse një patriot shqiptar si Theofan S. Noli ndjeu detyrim të madh ta vinte jetën e vet në shërbim të bashkatdhetarëve.

VITI 1924

Zhgënjimi i madh i Nolit

Unë besoj se zhgënjimin më të madh, thotë Barney Kirka, bashkëkohës dhe bashkëpunëtor i patriotit të madh shqiptar, Noli e ka ndierë kur dështoi në themelimin e shtetit demokratik shqiptar. Kur vdiq, më 1965, Noli nuk kishte fituar…, qëkurse ishin ndërmarrë hapat fillestare më shumë se para pesëdhjetë vjetësh. Unë mendoj se Theofan Stilian Noli ishte, në radhë të parë, nacionalist. Në themel, Fan Noli ishte njeri i ndrojtur. Ai ishte paksa vetmitar. Jetonte vetëm dhe këtu nuk kishte familje. Në jetën personale nuk interesohej për gjërat materiale. Peshkop Noli ishte njeri shumë i respektuar jashtë bashkësisë shqiptare; ai linte përshtypje të mahnitshme.

4.Noli, kur qeshnin e qanin shqip kryeveprat botërore

Portret i personalitetin poliedrik, udhëheqës të lëvizjes demokratike, klerik, shtetar, artist dhe dijetar

Në vazhdim të ciklit “Homazh veprës së Nolit të Madh”, me rastin e 40-vjetorit të vdekjes, gazeta “Integrimi” po vazhdon sot me pjesën e dytë të këtij dossieri, ku përfshihet një periudhë shumë interesante e veprimtarisë së Nolit e ku ndihet më shumë pjekuri, e ndoshta edhe qetësi e maturi, në krijimtari, publicisitikë, politikë etj. Patriotizmi, edhe gjatë kësaj periudhe, vihet prej tij në plan të parë. Çdo gjë që ai bën ia kushton me shumë zjarr vetëm Shqipërisë e shqiptarizmit.

Në vitin 1937-1938, Fan Noli mbaron konservatorin e muzikës të Nju-Englandit dhe më 1945 merr gradën “Doktor” në Historinë e Lindjes së Afërme dhe të Rusisë, në Universitetin e Bostonit.

Armik i së keqes

Rebel i lindur dhe armik i shtypjes e i padrejtësive, Noli u frymëzua me mësimet dhe parimet e Revolucionit Francez dhe të presidentit amerikan Linkoln, për t’i vënë në jetë në Shqipëri. Noli ka pasur bindjen se kishte lindur e i duhej të luftonte për një Shqipëri të lirë, me kufij të sigurtë, të zhvilluar nga ana ekonomike e kulturore. Ai ishte i dashuruar me Shqipërinë, gjuhën shqipe dhe Skënderbeun. Noli nuk pushoi së menduari kurrë për atdheun e tij, dhe gjithmonë priste rastin që ta shikonte edhe një herë Shqipërinë para se të vdiste. Sa herë që gjente rastin, Noli fliste me dashuri dhe simpati për kombin dhe Shqipërinë e tij. Një aspekt tjetër shumë interesant është fakti se Noli e ngriti, si pakkush tjetër deri në atë kohë, figurën legjendare të shqiptarit, gjallërinë e tij nëpër shekuj. Ai e përshkoi shqiptarin si një luftëtar të paepur dhe të patrembur përmes furtunash dhe stuhish.

Erudit e poliglot
Fan S. Noli, ky atdhetar me ndërgjegje të lartë qytetare politike dhe demokrat i shquar, reformator i kishës, orator, lider politik, kompozitor, i cili luftoi për Shqipërinë larg saj. Një aspekt tjetër i tij ishte mendja shumë e kthjellët dhe aftësia për të zotëruar shumë mirë edhe shumë gjuhë të huaja. Sa për kuriozitet, ai zotëronte rreth 12 gjuhë të huaja, duke bërë të flasin në shqip Shekspiri, Gëte, Hygoi, Ibseni, Servantesi etj. Këto vepra Noli i përktheu në një kohë kur në gjuhën shqipe përkthehej pak, kur kushtet shoqërore dhe politike nuk ishin të përshtatshme. Ai bëri “Don Kishotin” të ëndërrojë shqip, bëri Otellon të zemërohet shqip, bëri Hamletin të pikëllohet shqip. Dr. mitropoliti Fan Stilian Noli do të mbetet në historinë e Shqipërisë si njeriu që ariti i pari, me hir të vullnetit e të hollësisë së tij, ta lexojë zyrtarisht gjuhën shqipe në meshat në kishë. Dita që meshoi për herë të parë është një ogur i bardhë në udhën e përparimit të kombit shqiptar; ne s’e harrojmë, as mund t’i lëmë të tjerët ta harrojnë. Ai ishte shqiptari që foli shqipen më të pastër e të fuqishme, megjithëse vetëm katër vjet qëndroi në atdheun e vet. Noli u bë udhëheqësi shpirtëror i shqiptarëve, arkitekti i madh i përpunimit të fjalës shqipe dhe i mendimit demokratik shqiptar.

Noli si njeri

Në shkrimet dhe kujtimet për Fan Nolin është hedhur dritë përgjithësisht mbi personalitetin e tij poliedrik, duke e zbuluar atë si udhëheqës të lëvizjes kombëtare e demokratike, klerik dhe shtetar, artist dhe dijetar; por pak është bërë për ta njohur si njeri. Edhe pse ai jetoi shumë gjatë, duke qenë edhe protagonist ose pjesëmarrës i shquar në ngjarje që vendosën fatin e Shqipërisë e të shoqërisë shqiptare, edhe pse bashkëpunoi, duke u lidhur me qindra njerëz në atdhe e në diasporë, kujtimet për të merren kryesisht me rolet e tij, që ai luajti, pra kryesisht me figurën e tij historike. Figura e tij si njeri, ose njeriu Nol, gjithmonë ka mbetur në plan të dytë apo është dhënë me informacion të varfër. Në fakt, siç del nga të gjithë ata që e kanë njohur njeriun me personalitet Noli. Emri i tij nderon jo vetëm atdhetarin dhe demokratin, jo vetëm poetin dhe shkrimtarin, jo vetëm një nga etërit e shquar të qytetërimit shqiptar, por edhe njeriun si njeri, njeriun me gërma të mëdha që, pa dyshim, përfaqëson e mishëron më së miri njeriun, dhe nga kjo pikëpamje mbetet një prej shembëlltyrave më të ndritura të botës shqiptare. Atdhedashës dhe humanist, mendje e hapur dhe e ditur, zemërgjerë dhe i guximshëm, punëtor dhe pasionant, sfidues dhe tolerant: këto cilësi e të tjera përbënin mozaikun e tij shpirtëror dhe lartësonin shtatin e tij njerëzor. Sigurisht, ai s’ishte qenie e përkryer: u takonte vdekatarëve të kësaj bote, dhe bëhej i barabartë me ta, jo vetëm me vlerat, por edhe me dobësitë njerëzore. Miku dhe biografi i tij i parë, gazetari Qerim Panariti, do ta karakterizonte Nolin njeri me këto fjalë: “Një person kompleks që gëzonte të gjitha të metat e njeriut, plus të metat e tij si individ”. Dhe kjo është e vërtetë. Ai nuk ishte kurrsesi njeri pa të meta, por këto të meta nuk arrinin deri atje sa të cënonin vlerat shpirtërore dhe zemrën e madhe, karakterin dhe mendjen e tij të pamposhtur. Përpjekjet për të mbledhur kujtime nga bashkëkohësit që hedhin dritë mbi Nolin njeri nuk kanë munguar. Ato i gjejmë në komunitetin shqiptar në SHBA, ku studiues dhe njerëz të zellshëm, sado të pakët, kanë kryer hulumtime dhe kanë arritur rezultate.


SJELLJA

Noli dhe modeli amerikan i jetesës

Fan S. Noli, si askush tjetër, ngriti zërin për afrimin e Shqipërisë me botën, ngriti zërin për padrejtësitë historike që i janë bërë kombit shqiptar. Ai ngriti zërin dhe luftoi për liritë demokratike dhe mendimin e lirë. Ishte për një demokraci të tipit perëndimor, me pluralizëm politik dhe zgjedhje të lira. Për këtë u jepte përparësi marrëdhënieve me SHBA-në dhe mënyrës amerikane të jetesës. Veprimtaria diplomatike përbën një faqe nga më të ndriturat në jetën e Nolit. Ai është përfaqësuesi i madh i oratorisë shqiptare, sidomos me fjalimet politike, por edhe në publicistikë, përdori një gjuhë me një shije të lartë artistike. Shpesh ai na ka dhënë pamje mjaft prekëse e të realizuara nëpërmjet një stili të mbushur plot emocione. Me shkrimet dhe oratorinë e tij ai krijoi një ndërtesë të lartë e të bukur që është studiuar dhe po studiohet edhe sot. Jeta dhe vepra e Fan Nolit përbëjnë një thesar të vërtetë e me vlera të mëdha kombëtare për kulturën e historinë tonë shqiptare. Librat e tij ribotohen dhe mbeten më populloret; emrin e tij e mban një shesh, një shkollë, një rrugë në Tiranë e gjetkë.

VDEKJA

Eshtrat e Nolit, ende në mërgim
Më 13 mars 1965, në moshën 83-vjeçare, vdes nga një sëmundje e rëndë, në qytetin e Launderdejl të shtetit të Floridës, dr. mitropoliti Fan Stilian Noli. Eshtrat e tij janë ende në mërgim, përtej oqeanit. Ndoshta një ditë do të bëhen njësh me tokën shqiptare, ashtu siç e dëshiroi dhe ëndërroi atdhetari i madh shqiptar, Fan Stilian Noli.

5.“E mjera Shqipni po dergjet e ne nuk e shërojmë”

Përpjekjet e patriotit të madh shqiptar, Fan Noli, për të vendosur demokracinë në vendin tonë

Po mbushen 41 vjet nga vdekja e gjeniut të letrave shqipe, publicistit, patriotit e eruditit të madh Fan Noli. Përvjetori i humbjes së Nolit po shënohet në një kohë kur ne shqiptarët do të kishim më shumë se kurrë nevojë për të, për fjalën e këshillën e tij, për maturinë, thjeshtësinë, mprehtësinë e mendimin e tij të kthjellët, për patriotizmin e shqiptarizmin e tij. Për këtë arsye gazeta “Integrimi” ka hapur një cikël me shkrime e artikuj që i bëjnë homazh veprës së eruditit e shqiptarit të madh.
Fan Noli lindi më 6 janar 1882 në Ibrik-Tepe, Turqi, një fshat i banuar nga shqiptarët. Noli u rrit shëndetlig e disa herë u gjet në buzë të varrit, bile një herë e kishin marrë për të vdekur dhe po e qanin për t’i dhënë lamtumirën e fundit. Në këto çaste Noli, atëherë i vogël, i hapi sytë e u çudit me atë çka po ndodhte. Mësimet e para i mori në shkollën greke të vendlindjes dhe më vonë punoi dhe jetoi në Athinë. Në të vërtetë ai quhej Theofan Stilian Mavromati (Syziu, por ai vendosi për mbiemër emrin e gjyshit të tij, Noli; kështu u quajt gjithmonë Fan Stilian Noli).

Prift për interesa kombëtare

Në vitin 1903 Noli shkoi në Egjypt, ku punonte ditën si mësues në një shkollë greke e mbrëmjeve si sufler e aktor në teatër. Në Egjypt u njoh me disa atdhetarë shqiptarë që ishin tregtarë nga Shqipëria. Ata e bindën që të shkonte në Amerikë, duke i paguar harxhimet e udhëtimit. Nga viti 1906-1913 jetoi e punoi në Amerikë, ku u morr me një sërë veprimtarish kombëtare shqiptare. Karrierën gazetareske e fillon në gazetën “Kombi” (1906-1907), dhe më 1907 Noli bashkoi mbarëshqiptarët e Amerikës në shoqërinë e parë politike “Besa-Besë”, ku do të krijojë edhe gazetën me emrin “Dielli” që u shërbente shqiptarëve në Amerikë si burim lajmesh, dhe si shkollë e vogël për mësimin e gjuhës shqipe. Në vitin 1908, kur Noli ishte vetëm 26 vjeç, bëhet prift për hir të Shqipërisë, dhe meshën e parë e mban më 22 mars në kishën e “Shën Gjergjit” në Boston. Me këmbëngulje, Noli në pak vite shqipëroi gjashtë libra fetare, me gjithsej 1 357 faqe, punë kjo madhështore, duke e zgjidhur problemin e hershëm të këndimit të meshës fetare në kishë në gjuhën e ëmbël shqipe.

“T’i falemi flamurit”

Dihet se ai ka pasur kontadikta konceptuale e politike me Konicën në vitet e mëvonshme, por më 18 prill 1912 së bashku themeluan federatën mbarëshqiptare në Amerikë, Vatra, që do të themelonte edhe gazetën e saj “Dielli”. Federata Vatra dha një ndihmesë të pallogaritshme për mërgimtarët shqiptarë në Amerikë, duke lajmëruar për gjendjen e turbullt në Shqipëri atë kohë. Në vitin 1912 Noli diplomohet në universitetin e Harvardit dhe në nëntor të po atij viti, bashkë me Faik Konicën shkojnë në Londër si përfaqësues të Vatrës, për t’i mbrojtur interesat e çështjes shqiptare në Konferencën e Ambasadorëve. Ja si i përshkruan Noli në vargje ato momente të rëndësishme për fatet e vendit:
Të gjithë po presim të mundim të vemi

T’i falemi Flamurit
dhe ta puthim dheun e dashur
të atdheut tonë!

Pas Shpalljes së Pavarësisë Noli punoi e luftoi për organizimin e politikës së brendshme e të jashtme të vendit, për të vënë në jetë parimet e demokracisë së përparuar. Më 1913 Noli është delegat në Kongresin e Triestes. Pranimin e Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve më 17 dhjetor 1920 ai do ta cilësonte si suksesin më të madh të karrierës së vet politike. Në dhjetor të 1921 Noli arrin në Korçë dhe mban meshën e parë në gjuhën shqipe, më 11 dhjetor të 1921, ditën e Shën Spiridonit; më 12 dhjetor mban një meshë të madhe në gjuhën shqipe në kishën e Shën Gjergjit dhe bën kurorëzimet e para të martesave në Korçë. Çifti i parë i kurorëzuar nga uratë Noli ishte ai i Dhimitraq Çërravës dhe Efigjeni Thanës. Më 21 dhjetor Noli niset urgjentisht në Tiranë, ku Këshilli i Lartë e ka ngarkuar ministër të Jashtëm të qeverisë së kryesuar nga Xhaferr Ypi.

Kisha shqiptare, domosdoshmëri

Noli e shihte si të domosdoshme krijimin e Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare brenda vendit, e cila do të bëhej barrierë e ndërhyrjes politike të huaj. Kështu, më 10-19 shtator të 1922 në Berat u mblodh Kongresi që themeloi Kishën Autoqefale Shqiptare. Kongresi i Beratit ishte më shumë një shprehje e vullnetit politik e u mbështet fort nga qeveria e Tiranës, dhe caktoi si qendër të Autoqefalisë qytetin e Korçës. Më pas Noli u lidh ngushtë me këtë qytet dhe Korça ia shpërbleu me mënyrën e saj, duke e shpallur Fan S. Nolin Qytetar Nderi dhe duke e caktuar kandidatin e saj për deputet në Asamblenë Kushtetuese. Në vitin 1923 Fan Noli u emërua peshkop në Korçë dhe mitropolit i Durrësit, Gorës e Shpatit, primat dhe eksark i gjithë Ilirisë, i detit perëndimor dhe i gjithë Shqipërisë. Noli, në këto çaste emërimi ka thënë: “Titull i madh, por pagesë e vogël; por titulli e plotëson ngushticën financiare”. Noli do të bëhej kështu një figurë e dashur dhe njohur mirë për pikëpamjet liberale e përparimtare. Në qershor të vitit 1924, pas të ashtuquajturit Revolucioni Demokratik i Qershorit, megjithëse sot historianët po diskutojnë akoma nëse ajo që ndodhi atëherë mund të konsiderohet vërtet si diçka e tillë, do të zgjidhej kryeministër i Shqipërisë, dhe për 6 muaj do të mundohej shumë për t’i përballuar problemet e shumta në të gjitha sferat ekonomike dhe politike. Por programi i tij do të rezultonte “disi i parakohshëm”. Noli, i rritur jashtë Shqipërisë, fatkeqësisht nuk e njihte dhe nuk mund ta njihte realitetin e vendit të tij. Për këtë, dhe shumë arsye të tjera që tani nuk i përmendim, sepse për këtë do të duhej të hapej një temë e re diskutimi e debati pa fund, qeveria e tij dështoi. Por, para kësaj ai na la edhe një monument të oratorisë e diplomacisë; kështu në shtator të vitit 1924 kryeministri Fan Noli me ministrin Luigj Gurakuqi do ta përfaqësonin Shqipërinë në asamblenë e pestë të Lidhjes të Kombeve, njërën nga anëtaret e para të kësaj organizate ndërkombëtare, më e madhja deri në atë kohë. Atje fjalimi i mbajtur nga kryeministri Noli pati jehonë të madhe, jo vetëm në vendet anëtare të Lidhjes, por edhe në vendet e tjera. Për këtë ngjarje ai do shkruante, ndërsa në mendje kishte vetëm Shqipërinë e hallet e saj:

“E mjera Shqipni po dergjet e po vdes
dhe neve të mallkuarit nuk shkojmë e ta shërojmë,
po mundohemi ta pagëzojmë se mos na vdes pa emër.
Pastajza, si do ta njohë Shën Pjetri që mban hapset e parajsës.”

PROGRAMET

Zhgënjimi i Nolit nga politika

Pas rrëzimit të Qeverisë Demokratike Noli do të qëndronte në Evropë dhe më 1925 ai zgjidhet kryetar i organizatës Komiteti Nacional Revolucionar (KONARE). Në vitin 1930 do të përfaqësonte Shqipërinë në Kongresin e parë Antifashist në Berlin të Gjermanisë. Në vitin 1932 Noli rikthehet në Boston i zhgënjyer nga politika, i dobët nga shëndeti dhe shumë i varfër, ku do t’i shërbente Ahmet Zogut e më vonë Enver Hoxhës, për hir të shqiptarëve dhe Shqipërisë. Mbas disa vitesh Noli do të thoshte për dështimin e qeverisë së tij demokratike: “Ne kishim me vete shumicën, kur vumë në programin tonë, reformën agrare. Ne ishim pakica, kur erdhi puna për ta zbatuar atë”. Federata mbarëshqiptare Vatra e zgjedh Fan Nolin kryetar Nderi, sepse ishte figura me e fuqishme e kësaj organizate të madhe të shqiptarëve të Amerikës.

(Shrimi është botuar në Flori - Press, 7 maj 2006.)


http://flori-press.blogspot.com/2006/05/flori-bruqihomazh-veprs-s-fan-snolit.html

Neno moj, mbaj zi per vllane



Fan S. Noli
Syrgjyn-vdekur
(Elegji per Luigj Gurakuqin)
Neno moj, mbaj zi per vllane,
me tre plumba na i rane,
na e vran´ e na e shane,
na i thane tradhetor.
Se te deshte dhe s´te deshnin,
se te qante kur te qeshnin,
se te veshte kur te zhveshnin,
Neno moj, te ra deshmor.
Neno moj, vajto, merr malin,
larot ta permbysen dajlin,
qe me Ismail Qemalin,
ngriti flamurin trimeror.
Neno moj, ma qaj ne Vlore,
ku te dha liri, kurore,
shpirt i bardhe si debore,
ti s´i dhe as varr per hor.
Neno moj, c´eshte perpjekur,
gojemjalte e zemerhekur,
syrgjyn-gjalle e syrgjyn-vdekur,
ky Vigan Liberator.
dhe nje tjeter prej Nolit qe eshte e ngjashme me poezine "O Moj Shqypni" te Pashko Vases...
Anes Lumenjve
"Arratisur, syrgjinosur,
Rraskapitur dhe katosur,
Po vajtonj pa funt pa shprese,
Anes Elbes, anes Spre-se.
Ku e lam' e ku na mbeti
Vaj vatani e mjer mileti,
Anes detit i palare,
Anes drites i papare,
Prane sofres i pangrene,
Prane dijes i panxene,
Lakuriq dhe i dregosur
Trup e shpirt i sakatosur!..."
Nuk me kujtohet, cili film shqiptar eshte ai ku Timo Flloko (me duket) eshte mesuesi qe reciton kete vjershen e dyte te Nolit ne klase? (Lulekuqet Mbi Mure??) Ajo pjese me kujton versionin Amerikan "The Dead Poets Society" ku Robin Williams reciton Whitmanin ne klase.
Kush di Anglisht, po te keni kohe e deshire, gjeni dy volumet e Robert Elsie "History of Albanian Literature" qe eshte botuar ne 1995 nga Columbia University Press, NY. Eshte nje lloj antologjie teper e vogel ne fakt, me shume pak permbledhje nga cdo shkrimtar i perfshire aty po te pakten eshte dicka nga letersia shqiptare ne anglisht (tip enciklopedie me shume se antologjie ne fakt).

 Eshte e bazuar ne dy vellimet me te njejtin titull ne shqip, Historia e Letersise Shqiptare botuar ne Tirane me 1983. Elsie e ka zgjeruar dhe rishkruar disi. Ai eshte gjerman dhe flet shqip shume mire. Nuk e di ne i ka bere ai vete perkthimet ne anglisht te poezive...me duket se po...por disa prej tyre nuk jane pershtatur dhe aq mire. Megjithate i jap kredit se ka bere pune te zellshme shumevjetore etj, etj. U bera kurjoz kur pashe sa shume prifterinj shqiptare ishin dhe shkrimtare. Njeri prej tyre bile, Ndre Zadeja prift katolik-dramaturg, eshte torturuar dhe detyruar te hape varrin e vet para se ta ekzekutonin me pushkatim ne kopshtin e kishes. Duke shfletuar poezine e permbledhur ne kto dy vellime, vura re dhe sa shume eshte shkruar nga poete qe jetojne ne dhe te huaj dhe, si ta them une pa fyer njeri e pa ngrene gishtat me dhembe, i bien fyellit ne nje vrime, malli-malli-malli! I dogji, i perveloi! 

Nuk e di pse kjo gje me gervishti pakez mua pasi une vete kam shkruar per Shqiperine,Kosoven,Camerine,
Presheven,Ulqinin...Iliriden.... Ndoshta ngaqe me duket se Shqiperia Etnike eshte i vetmi vend qe ka kaq shume poete qe i thurin vargje vendlindjes se tyre prejnga mergimit. Plus pastaj kemi poetet Kosovare, Arvanitas, Arbereshe etj, etj, dhe kenget e kurbetit plot... ku po dal une tani? Ah po. Pse na ra keshtu bre? Dhe cfare te bej une si shkrimtare qe jam qe ti mbaj mendte e mia larg prej temes se mallit? se aty po me vertiten kohet e fundit.
I rashe dhe une rrotull e rrotull anes lumenjve me duket.

Tung te gjitheve dhe shume te fala,Flori

Jeta dhe vepra: Fan S. Noli

ME 13 MARS PUSHOI ZEMRA E VIGANIT LIBERATOR, FAN S NOLI


Image result for Fan Noli


Me 13 mars 1965 pushoi së rrahuri zemra e Fan S. Nolit, themeltarit dhe udhëheqësit të Kishës Autoqefale Orthodokse Shqiptare, babait të Vatrës dhe editorit të Diellit. Në ditëvdekjen e tij natën e Verës, festës pagane shqiptare, shqiptarët e ndjenë se nuk e kishin më mes tyre atë që bëri aq shumë për kombin dhe popullin që i përkiste. Nolin e vajtuan shqiptarët kudo që ndodheshin. Njeriu që solli frymëne re të të menduarit tek shqiptarët, njeriu që së bashku me Konicën, diplomat dhe erudit, arritën t’i bashkojnë shqiptarët e Amerikës(edhe pse vetë u grindën për rreth 9 vjet) dhe që këndej Atlantikut përcollën ide e mesazhe për mvetësinë e kombit dhe mbijetesën e tij.Në këtë përvjetor, po bëjmë një parakalim kronologjik nëpër vitet e jetës së Nolit, duke shfrytëzuar librin”Autobiografia e Fan S. Nolit”, përkthyer nga origjinali anglisht prej Abdullah Karjagdiu.

Jeta dhe veprimtaria e Fan S. Nolit ka kaluar përmes këtyre datave historike:U lind me 6 janar 1882 në fshatin shqiptar të Ibrik Tepesë (Qytezë) në Turqinë evropiane. Në vitin 1900, përfundoi gjimnazin grek të Edrenesë. Është po ky vit që do të shënojë dhe largimn e tij nga vendlindja. Shkon në Athinë, ku nuk arrinë që të përfundojë studimet universitare. Provon punë të ndryshme si: karrocier trolejbuzi, kopist, sufler teatri, aktor. Në vitin 1903 e gjejmë në Egjipt tek jep mësim në shkollën fillore greke të Shibin-el-Komit. Kjo do t’i vlejë sepse qëndrimi atje i dha mundësi lidhjeje me atdhetarët shqiptar. Së pari zi miqësi me Spiro Dinen, i cili e lidhi me atdhetarë të tjerë, që bënin pjesë në lëvizjen për çlirimin e Shqipërisë nga zgjedha osmane.

Në shtator 1905 bashkëpunon me gazetën “Drita” të Shahin Kolonjës, ku boton artikuj, kundër shovinistëve grekë. Në prill të vitit 1906 Noli propozohet prej Thanas Tashkos dhe Jani Vruhos, që të shkojë në SHBA dhe të organizojë shoqëritë atdhetare në kontinentin e ri. Për këtë qëllim me 31 maj 1906 shkon në Bufalo, ku ishte qendra e Shoqërisë “Mall’ i Mëmëdheut”. Gjithësesi edhe këtu provoi punë krahu, si punëtor sharre. Në korrik nis punën si redakator në gazetën”Kombi”të Sotir Pecit, që ishte gazeta e parë e shqiptarëve të Amerikës. Punoi aty deri në maj 1907.

Shkrimet e tij përçohen nga mesazhi i bashkimit kombëtar për të përballuar rreziqet që i kanoseshin vendit. Ndërkohë , në vitin 1907 boton darmën në tri akte”Israelitë dhe filistinë.” Me 6 janar 1907 është themeltar i shoqërisë atdhetare”Besa-Besë” në Boston. Me 9 shkurt kryen aktin më të lartë kombëtar; merr përsipër që të themeloi Kishën Ortodokse Shqiptare. Misionin e realizon me 22 mars 1909, kur arrinë ta themelojë Kishën Shqiptare Ortodokse në Amerikë. Tashmë shqiprtarët e Amerikës e kanë pranuar si udhëheqës shpirtëror.

Paralelisht Noli nis botimin e librave me karakter fetar si:”Shërbesat e javës së madhe”-Boston 1908; “Libra e shërbesave të shenjta”- Bruksel 1909; “Libra e të Kremteve të mëdha”-Bruksel 1911 etj.
Me 15 shkurt 1909 botoi numrin e parë të gazetës “Dielli”, e cila doli si gazetë e shoqërisë Besa-Besën dhe më vonë u bë zëdhënsja e Vatrës, pra gazeta e Federatës Panshqiptare”VATRA”, që sivjet festoi 101 vjetorin e daljes së numërit të parë.

Tashmë emri i Nolit ka marrë dhenë, është bërë i njohur në mbarë viset shqiptare dhe në emigracion; ai përbën një shpresë të madhe për bashkimin e zgjimin e shqiptarëve. Me 10 gusht 1909 ai nis vizitat nëpër Evropë, kudo ku ka koloni shqiptare; si në Odesë, në Bukuresht, në Brailë, në Sofje etj. Në këto koloni Noli mban edhe mesha në gjuhën shqipe.

Akti më i lartë atdhetar për bashkimin e shqiptarëve, është padyshim themelimi i Federatës Panshqiptare “Vatra”, me 31 mars 1912, vepër që ka firmën dhe mendjen e Nolit.Pa Vatrën, zor se do të ishte arritur dhe ruajtur pavarësia e Shqipërisë. Edhe pse ishte i zënë e shumë i ngarkuar me veprimtaritë atdhetare dhe kishtare, Noli nuk i ndërpreu përpjekjet për ngritjen arsimore e intelektuale. Në qershor 1912 ai arrinë të përfundojë studimet universitare në Harvard, ç’ka tregon edhe një here kapacitetin e tij intelektual.

Noli ishte një nga mendjet e ndritura të Vatrës , prandaj ajo e nisi me mision në Evropë në kohën kur vazhdimi i Luftës Ballkanike po paraqeste rrezik për kombin shqiptar, veçanërisht për Shqipërinë e sapo shpallur të pavarur. Kjo i takon nëntorit të vitit 1913. Është i njohur aktiviteti politik dhe atdhetar i Fan S. Nolit gjatë kësaj kohe në Londër, ku ishte epiqendra e diplomacisë vendimmarrëse evropiane.Ai përpiqet që t’i qëndrojë besnik platformës së Vatrës për të ruajtur pavarësinë e Shqipëris në kufijtë etnikë. Noli i dërgon dy Memorandume Minsitrisë së Punëve të Jashtme të Anglisë për këtë çështje djhe boton disa artikuj në shtypin londinez. Me 2 mars e gjejmë në Trieste, ku përpiqet që të shfrytëzojë tribunë ne Kongresit të atjeshëm kundër copëtimit të Shqipërisë. Në korrik 1913 Noli shkel për të parën herë në Shqipëri; korrik 1913 dhe pritet me dashuri. Një pritje të nxehtë i rezervojnë atij Vlora dhe Durrësi. Themelimi i Kishës Autoqefale në Shqipëri nuk i doli aq lehtë siç e kishte parashikuar. Hasi në kundërshtime të ashpra. Natyrisht që Autoqefalia kundërshtohej ashpër nga kisha greke, për të cilën shqiptar orthodoks ishte grek!

Pasi qëndroi dy vjet nëpër Evropë, në maj 1915, Noli kthehet në SHBA.Në korrik 1915 zgjidhet kryetar i Federatës Panshqiptare Vatra. Fati i Shqipërisë e shqetëson për ditë e më shumë. Me 8 shkurt 1916, i revoltuar me nëpërkëmbjen e kombit shqiptar, ai boton në “Dielli” artikullin”Shqiptari i shkelmuar”, ku akuzon Fuqitë e Mëdha për copëtimin e Shqipërisë në Konferencën e Londrës. Në korrik 1916, në emër të Kuvendit të “Vatrës”, Noli proteston pranë Fuqive të Mëdha kundër synimit për të vendosur protektoratin Italian mbi Shqipërinë.

Më 15 mars 1918 Fan Noli, në emër të Vatrës u drejton një deklaratë disa personaliteteve politike dhe shtetrore amerikane duke përfshirë dhe presidentin Wilson, kundër ndërhyrjes së Fuqive të Mëdha në problemin shqiptar. Përsëri me 12 korrik 1917, Noli rizgjidhet kryetar i Vatrës. Si delegat i “Vatrës” Noli mori pjesë në Kongesine Kombeve të shtypura mbajtur në Uashington. Delegatët e kongresit përcollën presidentin Uilson tek varri i babit të Amerikës, Xhorxh Uashington në Maunt Vernon, ku ai mbajti fjalimin e tij të famshëm për të katërmbëdhjetë pikat. Fjalimi i takon 4 korrikut 1918. Fan Noli, kësaj radhe shfrytëzoi rastin të takohej me presidentin Ulson në Jahtin presidencial të “Mejfllaurit” dhe ta lusë atë që t’ia kthente pavarësinë Shqipërisë, të cilën e kishin pushtuar ushtritë e huaja gjatë Luftës së Parë Botërore. Presidenti Uilson i tha Nolit:”Kam një votë në Konferencën e Paqes dhe do ta përdor në favor të Shqipërisë.” Ai me të vërtetë e përdori ndikimin e vet për ta ndihmuar Shqipërinë në Konferencën e Paqes në Versaj. Madje më 1920 presidenti Uilson e denoncoi dhe e pengoi copëtimin e Shqipërisë, që ishte paraparë sipas Traktatit të Fshehtë të Londrës më 1915. Ai e tha qartë se qeveria amerikane nuk merrte pjesë në atë traktat dhe kurrë s’do ta pranonte si një traktat fuqiplotë. Kjo deklaratë e bëri presidentin Uilson mbrojtësin më të popullarizuar të pavarësisë shqiptare.

“Vatra” në kohën e Nolit, shërbeu si qeveri në mërgim gjatë Luftë së Parë Botërore, nga viti 1914- 1920, kur në Shqipëri nuk kishte qeveri për shkak të pushtimit të huaj. Ajo mblodhi fonde nga shqiptarët e Amerikës dhe mbajti përfaqësues diplomatikë në kryeqytete të ndryshme të Evropës si dhe në SHBA, si: Mehmed Konicen në Londër, dr. Mikel Turtullin në Paris, Kostandin Cekrezin në Uashington e të tjerë.

Me iniciativën e Nolit e nën drejtimin e tij, botohet në shtator 1918, numri i parë i “Revistës Adriatiku”(The Adriatic review) në mbrojtje të interesave të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare.
Me 26 korrik 1919 organizohet ceremonia për zgjedhjen e Fan S. Nolit, peshkop.
Me 10 shtator 1919 botohet në gazetën “Dielli” intervista e Fan Nolit dhënë gazetës “Dejli Telegraf”, në të cilën denoncohej Traktati i fshehtë i Londrës për copëtimin e Shqipërisë.

Pas evakuimit italian nga Vlora, e detyruar nga forcat kryengritëse, Shqipëria duket se merr frymë lirisht. Në këtë kohë, Noli, i përcjellë nag arkimandrit Vangjel Camce nga Xhejmstauni i Nju Jorkut dhe at Vasil Marku nga Sen Luisi i Misurit, u nisën nga SHBA për t’i ofruar shërbimet e tyre qeverisë shqiptare. Shpenzimet e udhëtimit, natyrisht i hoqi “Vatra.” Arkimandrit Vangjel Camce dhe at Vasil Marku, vazhduan rrugën e tyre për në Korcë, ndërsa Fan Nolin e dërgoi qeveria në Gjenevë si kryetar i delegacionit për të kërkuar pranimin e Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve.

Me 19 dhjetor 1920 Shqipëria pranohet anëtare e Lidhjes së Kombeve dhe merita i takon ikonës sonë kombëtare. Noli e ka cilësuar këtë akt si suksesin më të madh të arritur prej tij në karrierën diplomatike.Praimi qe unanim, njëzëri u votua për Shqipërinë. Noli diti të bëjë miq për Shqipërinë, e cila duhet t’ia dijë për nder edhe shërbimit të cmuar, që bëri Lord Robert Sesil, delegate iAfrikës së Jugut. Atë ditë Muhamed Aliu, delegate i Indisë, bëri këtë deklaratë:

” Shqipëria meriton të bëhet anëtare e Lidhjes së Kombeve, sepse është i vetmi vend në Botë, ku muslimanët, katolikët romanë dhe të krishterët ortodoksë të Lindjes, bashkëpunojnë vëllazërisht përkundër dasive të tyre fetare.”

Në vitin 1921, nën kujdesin e shoqërisë “Arsimi” botohet në Boston “Historia e Skënderbeut”Gjergj Kastrioti” mbretit të Shqipërisë, 1412-1468” prej peshkopit Theofan (Fan S Noli).

Në prill 1921 Noli zgjidhet kryetar i partisë Popullore, e para parti politike parlamentare në Shqipëri. Në gusht 1922, me përpjekjet e vazhdueshme të Nolit, themelohet të Berat, Kisha Ortodokse Autoqefale Shqiptare që mënjanonte Patriarkanën të ndërhynte në çështje kishtare.
Në nëntor 1923, në Kishën e Shën Gjergjit në Korçë bëhet dorëzimi dhe fronësimi i Fan Nolit si Peshkop i Durrësit, Gorës dhe Shpatit.

Në dhjetor 1923, në zgjedhjet për Asamblenë Kushtetuse, Noli zgjidhet deputet i Korçës, e cila e kishte bërë edhe qytetar të saj. Opozita demokratike, që udhëhiqej nga Fan Noli, mundi të siguronte vetëm 1/3 e vendeve në Asamble. Noli qe tepër i rreptë në oratorinë e tij. Ngjarja më e vështirë që ai përballoi me gjakftohtësi ishte atentati ndaj Ahmet Zogut.Ngjarja ndodhi me 23 shkurt 1924. Ishin bërë zgjedhjet dhe Parlamenti po kryente procedurat. Në séancën e pare do të zgjidhej kryesuesi i séances. Kandidati i Partisë Konservatore, të udhëhequr nga Ahmet Zogu, ishte Eshref Frashëri, ndërsa kandidati i Partisë Liberale të udhëhequr nga Fan Noli, ishte Ibrahim Gjindi. Në orën tre pasdite, kur Petro Poga, kryesuesi i përkohshëm, po u tërhiqte vëmendjen të pranishmëve që të mbanin qetësi, papritmas u dëgjuan disa të shtëna me revole jashtë sallës. Dy plumba, kaluan para fytyrës së Fan Nolit dhe goditën bangën e kryesuesit të séances….Pas një minute, Ahmet Zogu hyri në sallë me krahun e majtë të përgjakur dhe me revolen në dorën e djathtë. E shoqëronin garda e tij personale dhe garda e Shefqet Vërlacit, me motrën e të cilit ishte fejuar Ahmet Zogu. Të gjithë mbanin në duar revole të mëdha me vështrim nga deputetët e opozitës, tek të cilët dyshonin se e kishin kurdisur këtë komplot për vrasje.Deputetët e opozitës nuk lëvizën. Edhe ata ishin të armatosur, me përjashtim të Fan Nolit. Edhe ata i kishin nxxjerrë revolet. Të dyja palët prisnin nga shefat e tyre. Ahmet Zogu u dha shenjë të vetëe që të mos shtinin.

Ai që kishte dashur të shtinte mbi Ahmet Zogun, ishte Beqir Valteri. Ai kishte zënë një pritë strategjike në krye të shkallëve, ku e kish pritur Ahmet Zogun,. Në castin që Zogu kishte mbërritë, atentatori ia kishte drejtuar revolen në qafë dhe sigurisht që do ta vriste, në vend sikur t’ia tërhiqte këmbëzën menjëherë, mirëpo sipas traditës zakonore shqiptare, ai donte të thoshte ca fjalë para se të shtinte. Donte t’i thoshte se po e vriste për t’ja marrë gjakun të ungjit. Fjalët e zakonshme që duhej t’i thoshte ishin”Falju me shëndet ungjit tim”! Mirëpo iu desh shumë kohë që t’i artikulontë ato pak fjalë sepse atij i mbahej goja, kështu që iu desh shumë kohë derisa i shqiptoi. Kjo cope kohë e shkurtër, qe e mjaftë për kryeminstrin, për të shpëtuar me plagë të lehta. Gjithësesi qëndrimi i kundvrshtarit të Nolit para Parlamentit ishte dinjitoz.

Ngjarja tjetër që acaroi situatën ishte vrasja e Avni Rustemit me atentat. Me 1 maj 1924, Noli merr pjesë në varrimin e Avni Rustemit në Vlorë, që u kthye në një manifestim të madh politik dhe mbajti një fjalim të zjarrtë përpara trupit të tij, që shërbeu si shkëndijë për të ndezuar atë që u quajt Revolucioni Demokratik i Qershorit.

Në maj 1924, në Vlorë formohet Komisioni Politik Administrativ, i kryesuar nga Fan Noli, për drejtimin e lëvizjes kryengritëse, që kishin shpërthyer forcat e Bajram Currit, të shoqërisë ”Bashkimi” e të garnizoneve ushtarake të Shkodrës, Përmetit etj.

Me 10 qershor forcat kryengritëse trimufojnë dhe Noli ngarkohet të formojë Qeverinë. Me 17 qershor, kryeministri i ri shpall programin prej 20 pikash, që përbënte një shprehje të aspiratave të shtresave të gjëra të popullsisë, por që shtoi zemartën e pjesës tjetër.Ai ishte përpjekur që të ngrinte një kabinet qeveritar me ministra të aftë, sipas mendimit të tij.Qeveria përbëhej nga ; Fan Noli-kryeministër, Sulejman delvina-ministër i Punëve të Jashtme, Rexhep Shala-ministër i Punëve të Brendshme, Luigj Gurakuqi-Ministër i Financave, Kasëm Qafzezi-Ministër i Mbrojtjes, Stavri Vinjau-ministër i Drejtësisë, dhe minister i Educates, Qazim Koculi, minister i Punëve Botore.
Me 10 shtator 1924, Noli flet ne seancën e Asamblesë të Lidhjes së Kombeve. Fjalimi i cilësuar nga shtypi i huaj si”bomba e peshkopit shqiptar”dhe “një nga fjalimet që bënë më shumë bujë”, por që pat pasoja në izolimin e qeverisë së tij. Noli demaskoi në mënyrën e vet veprimatrinë e Lidhjes së Kombeve, se gjoja mbronte paqen apo synonte çështjen e çarmatimit.

Dihet se Fan Noli dështoi në qeverisjen e vendit dhe reformat që premtoi mbetën në letra. Në dhjetor ai e ndjeu veten të kërcënuar dhe i bëri thirrje popullit “që të rrëmbente armët për të mbrojtur fitoret e revolucionit nga ndërhyrja e bandave të armatosura, të ndihmuara materialisht dhe me trupa vrangeliste nga qeveria jugosllave.”

Me 24 dhjetor me gjithë rezistencën spontane të ushtrisë kombëtare e të forcave vullnetare, forcat e Ahmet Zogut hynë në Tiranë. Fan Noli dhe udhëheqës të tjerë u detyruan që të largohen nga Atdheu.Vite më vonë, kur Noli do të analizonte me humor humbjen e tij”ndërkohë që ushtria e kundrshtarit po hynte në Tiranë, ai vetë po i binte flautit, ndërsa ministri i tij i mbrojtjes, Qafzezi, argëtohej me kërcimet e jevgave!”

Noli nuk heq dorë nga politika. Me 25 mars 1925 forcat demokratike opozitare në emigracion themelojnë Komitetin Nacional Revlucionar (KONARE) e zgjedhin në krye Fan Nolin.

Ndërkohë për ish kryeministrin gjashtëmujorë ka filluar periudha e emigracioit nëpër Evropë. Më 1926 ai boton në Bruksel në përkthimin shqip veprat madhore të Shekspirit”Hamleti”, “Makbethi”, “Jul Qezari” dhe dramat e H. Ibsen”Armiku i Popullit” dhe “Zonja Ingra e Ostrotit”, të pajisura secila me një analizë kritike.

Më 28 nëntor 1925 në “Lirija kombëtare”, Noli boton tre nga poezitë politike më të njohura të tij”Hymni i Flamurit”,”Syrgjyn vdekur”(Elegji për Luigj Gurakuqin) dhe “Shpell’ e Dragobisë”(Elegji për Bajram Currin.)

Më 8 dhjetor 1925 Fan S Noli denoncon paktin italo-shqiptar, të ashtuquajturin Pakti i parë i Tiranës dhe e quan atë si preludin e pushtimit të Shqipërisë nga Italia Fashiste.

Më 1926 Noli boton në Vjenë versionin e parë të “Rubairave” të Omar Khajamit dhe në Bruksel (1927) versionin e plotë të pajisur me një analizë kritike dhe shënime.

Më 15 janar 1927 në gazetën e Nju Jork-ut”Herald Tribjun” Noli u bën thirrje njerëzve paqedashës të mbarë botës për të ndaluar katastrofën që i kërcënohej Shqipërisë nga intrigat e fshehta të diplomacisë angleze e italiane për të ndezur zjarrin në Evropën Juglindore.

Në prill 1927 Noli zgjidhet kryetar i Komitetit të Çlirimit Nacional. Është ndër të parët që propagandon idenë për ta lidhur luftën e popullit shqiptar me atë të popujve të tjerë të shtypur të Ballkanit dhe të Evropës.

Me 24 prill 1927 Noli merr pjesë në hartimin e deklaratës së përbashkët të Komitetit të Çlirimit Nacional e Komitetit të Çlirimit të Kosovës.

Më 1927- 1928 boton poezitë “Marshi i Barabajt” dhe “Këngë e Monarkisë”. Në vitin 1929 e gjejmë pjesmarrës në Kongresin Ndërkombëtar Antifashist që zhvillohej në Berlin.

Në janar- shkurt 1930 boton poezitë “Moisiu në Mal”, dhe “Shën Pjetri në Mangall”. Të kësaj kohe mendohet se janë dhe poezitë “Marshi i Krishtit”, “Krishti me Kamxhikun”,”Marshi kryqësimit”, “Kirenari”, dhe “Kryqësimi”. Ndërsa dy poezitë e fuqishme”Rent, or Marthonomak” dhe “Anës së Lumenjëve” i shkroi në prill-maj 1930.

Në maj 1930, Noli kthehet sërish në Amerikë. Miku i tij i hershëm, bashkëluftëtari i dikurshëm që shërbente si Minsitër i Mbretit në Washington, Faik Konica, përpiqet ta bindë Nolin që të heqë dorë nga rruga revolucionare.

Me 1 nëntor 1930 filloi të botojë në Boston gazetën”Republika”, ku shpalsoi prograin që i përmbahej në vija të përgjithshme KNC:Republikë, demokraci, pavarësi dhe kufi etnikë. Gazeta vazhdoi të botohej deri në vitin 1933. “Republika” zemëroi më shumë kundërshatrët e tij në Vatër dhe Dielli nuk ia la mangët, gati në çdo numër e “masakroi”, krijuesin e vet, editorin e parë.

Në mars-shtator 1932 Noli qëndroi në Gjermani në pritje të vizës për t’u kthyer përgjithëmonë në SHBA. Në tetor arrin të kthehet, por “keqtrajtohet” nga emigracioni, që e mbanë tre ditë të bllokuar. Vetëm pas garancive që dhanë miqtë e tij amerikanë, mundo të kalonte doganën. Sëmuret rëndë nga pneumonia, detyrohet të shtrohet në spital për t’u mjekuar, me ndihmat që i dërgoi Mbreti Zog. Të hollat që ia dërgoi Mbreti Zog, i shëruan plagët e trupit, por jo ato të shpirtit. Përkrahsit e tij e kritikuan për mungesë karakteri. Por Noli ua ktheu përgjigjen se këto para nuk ia mori Mbretit George të Greqisë, as atij të Serbisë, por mbretit shqiptar, në një kohë që jeta e tij ishte vënë në pikëpyetje. Në vëitet 1932-33 përkthen pjesën e parë të romanit të Servantesit”Don Kishoti i Mançës”, të shoqëruar me një analizë kritike.

Në vitin 1934, Imzot Noli ndjehej i dobësuar nga sëmundja e rëndë; vetmia, braktisja e disa miqëve e shokëve si dhe perspektiva e paqartë dhe e zymtë e çuan në dëshpërim të thellë. Në ato çaste ai shkroi”S’kam më as nge’; as qejf, as takat, për politikën…këlliçi im politik është varur në muze dhe nuk del s’andejmi kurrë.”

Edhe në vitin 1935, Noli kalon një jetë të vetmuar. Merret me studime nga më të ndryshmet dhe fillon mësimet në moshën 53 vjeçare në Konservatorin e muzikës të Nju –Inglendit në Boston.
Më 1936 boton pjesë muzikore liturgjike në titullin “Hymnore”. Më 1937 mbaroi Konservatorin e Muzikës. Me 28 qershor 1937, ai i jep një intervistë gazetës “Boston Post”, ku ndërmjet të tjerash theksonte faktin se ai nuk do të kthehej kurrë më në Shqipëri, përderisa do të ishte në fuqi Zogu.
Me 14 korrik 1937 gazeta”Dielli” boton një artikull që e kritikon ashpër këtë intervistë të Nolit.
Ne, theksonte gazeta, kishim mendimin se ai “kishte hequr dorë nga ngatërresat politike” dhe se kishte kuptuar më në fund”rëndësinë e tij si predikonjës i fjalës së perëndisë dhe, paskëtaj, nuk do të merrte pjesë kundër Mbretit as me fjalët tërthori, as me goditje drejtëpërdrejt, as me rromuze në shtyp të huaj.”

Në përgjigje të kësaj kritike, me 15 korrik, Noli u mjaftua me një deklaratë të thatë dhe evazive se “intervista e tij nuk ndiqte qëllime politike”.

Prilli 1939 e gjenë të dëshpëruar për atë ç’ka i ndodhi Shqipërisë nga fashistët italianë.Me fillimin e Lufëts së Dytë Botërore, humbi lidhjet me Atdheun. Në maj 1943, Noli pranoi propozimin e Mbretit shqiptar në Mërgim, që të ishte këshilltar i një qeverie në mërgim, por kundërshtoi kryesimin e saj.
Në dhjetor 1944, me anë të një telegrami, që i drejton kryeministrit të Britanisë së Madhe, Unston Çërçill, Noli kërkon njohjen e qeverisë demokratike provizore shqiptare.

Në vitin 1945, në moshën 63 vjeçare, Noli merr titullin, doktor në filozofi nga Universiteti i Bostonit për desertacionin”Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, 1405-1468” (George Castrioti Scanderbeg) , që u botua më 1947.

Qeveria e Tiranës përpiqet ta joshë Nolin duke e zgjedhur në tetor si kryetar nderi të Konferencës së Lidhjes së Shkrimatrëve të Shqipërisë, me motivacionin”për kontributin e madh që ai kishte dhënë në fushën e kulturës dhe letrave shqipe”), ndërkohë ai vazhdoi t’i shërbente Shqipërisë në mënyrë e tij.
Në janar 1947 shqiptaro-amerikanët festuan 40-vjetorin e ardhjes së Nolit në SHBA. Kjo ngjarje koincidon me vënien në qarkullim të veprës së tij”Bethoveni dhe Revolucioni francez” (Beethoven and the French Revolution”).Me rastin e 40 vjetorit, Vatra i dha Nolit si dhuratë 5500 dollarë dhe ai i përdori për të botuar veprën e mësipërme si dhe ribotoi Albumin. Në fakt pjesa më e madhe e veprave të Nolit e panë dritën e botimit në saj të bujarisë së Vatrës.Një dhuratë tjetër, që i bëri “Vatra” Nolit, ishte shtëpia që bleu me dollarët që u mblodhën në fushatën e organizuar në vitin 1953. Noli bleu shtëpinë në Fort Landerdejl të Floridës. Qe një shtëpi e bukur, por që nuk është më, shqiptarët nuk arritën ta ruanin e ta kishin si shtëpi muze në kujtim të ikonës kombëtare.Shtëpia ishte e rrethuar me një livadh të bukur me plot pemë të llojllojshme me portakallë, limonë, qitro, palma, biber brazilianë dhe pemë ekzotike. Tërë kopështi ishte i rrethuar me gardhiqe shumë ngjyrëshe të hibiskusit. Fan Noli pat blerë edhe dy parcela të vogla në anën e djathtë dhe mendonte të blente akoma në anën e majtë.

Por le të ndjekim kronikën: Më 1950 Noli boton veprën”Historia e Skënderbeut, kryezotit të Arbërisë (1404-1468”, variant i ri i botimit të mëparshëm.

Në shkurt 1959, ai shkroi “Dhjatën” apo Testamentin. Një nga kërkesat e tij themelore ishte që të varrosej thjesht e pa shpenzime.

Më 1960 u botua “Pesëdhjetëvjetori i Kishës ortodokse Shqiptare”(1908- 1958) nga Metropoliti Fan S. Noli.

Tetor-nëntor 1964, Noli shtrohet në një spital të Bostonit dhe më 2 nëntor operohet pa asnjë shpresë shpëtimi.

Me 13 mars 1965, pas një sëmundje të rëndë , pushoi së rrahuri në Florida, në moshën 83-vjeçare, zemra e Nolit, që mbetet ikona e shqiptarëve të Amerikës. 45 vite më pas shqiptarët krenohen me themeluesin e Kishës Ortodokse Shqiptare, editorin e parë të Diellit, themeluesin e Federatës”Vatra”, krenohen me shkrimtarin, poetin, muzikologun, studiuesin, përkthyesin brilant, polemistin, oratorin, ish kryeminsitrin e Shqipërisë për 6 muaj.

SOT NË SHTËPINË E VATRËS-50 VJET NGA IKJA E NOLIT

1 Vatra perkujt Noli

Sonte në mbrëmje, në orën 6.00 Federata Panshqiptare e Amerikës, do të përkujtojë Fan S. Noli, me rastin e 50 Vjetorit të ndarjes nga jeta.

Në këtë sesion përkujtimor, që do të hapet nga Kryetari i Vatrës, dr. Gjon Bucaj, do të jetë i pranishëm edhe Pastor fr. Nathan Preston St. Nicholas Orthodoks Church.


Do të përcillet edhe mesazhi i Atë Arthur Liolin, Kryekancelarit të Kishës së Nolit, enkas për këtë rast.

Më pas do të shfaqet dokumentarit”Me Zërin e ngrohtë të Nolit”-Arkivi i VATRËS- nga TV KULTURA SHQIPTARE.

Disa nga studiuesit e njohur të komunitetit shqiptar do të përcjellin ligjërata të shkurtra:

- Prof. Dr. Muharrem Dezhgiu : “Pranimi i Shqiperise ne Lidhjen e Kombeve dhe roli i Fan Nolit”;
- Poeti, studiuesi, ish editor i Diellit- Anton Cefa: “Vatra”, Noli, Konica dhe Wilsoni”,

- Gazetari, ish drejtori i Zërit të Amerikës për Europën dhe Azinë Frank Shkreli” NOLI DHE GURAKUQI, ROLE TE MEDHA NE NE FATIN E KOMBIT”.

Ish gazetari i TV të Prishtinës, ish kryeredaktor i gazetës Illyria- Sinan Kamberaj”Noli në fushën e letrave, poet, përkthyes e historian”,

Ish gazetari i Zërit të Amerikës, studuesi Idriz Lamaj ” Noli, Konica,Mbreti Zog- përpjekjet për një Qeveri në mërgim”-Letra origjinale-

Editori i Diellit- Dalip Greca-” VATRA, DIELLI DHE PËRCJELLJA E IMZOT NOLIT 50 VITE TE SHKUARA NGA SHQIPTARET E AMERIKËS.”

Tellallii shovinizmit rusoserbomadh në parlamentin evropian




Prof.dr. Eshref Ymeri



Para pak ditësh, mbarë opinioni publik shqiptar u njoh me një deklaratë skandaloze të një eurodeputeti, një shovinist francez ky në parlamentin evropian, i quajtur Aymeric Chauprade. Ky tellall i shovinizmit rusoserbomadh, nga tribuna e parlamentit në fjalë, shprehu tërë urrejtjen e vet për Kosovën, të cilën e etiketoi si “çerdhe të krimit”, duke deklaruar se Parisi na paska bërë, demek, një“gabim historik” me njohjen e pavarësisë së Kosovës.
Sipas këtij shovinisti të regjur me dashurinë përvëlimtare për Serbinë dhe me urrejtjen shembullore për Kosovën,“Kosova kurrë s’mund të hyjë në Bashkimin Evropian”. Se Kosova, sipas këtij “injoranti me gramë të madhe”, jo vetëm që na qenka “çerdhe e krimit”, por mbaka përgjegjësi edhe “për spastrimin etnik të serbëve dhe të popullatës tjetër joshqiptare” (Citohet sipas: “Europarlamentari francez: Kosova çerdhe e krimit, njohja e saj gabim historik”. Marrë nga faqja e internetit “BalkanWeb”. 02 mars 2015).
Veç kësaj, sipas këtij eurodeputeti trulajthitur, Kosova duhet “t’i rikthehet Serbisë”. Çdo trulajthitje e ka një farë karari, por, me sa duket, këtij lumëziu i qenka bërë truri fushë fare, përderisa arrin të nxjerrë nga goja edhe një absurditet të tillë.

Ky eurodeputet me kulturë të mangët, në fillim le të shkollohet, për të mësuar të vërtetën për qëndrimin e shovinizmit serbomadh gjatë njëperiudhe mbinjëshekullore ndaj popullit shqiptar të Kosovës. Shkollimi i duhet me domosdo, që t’i kthjellohet truri dhe të mësojë të vërtetën se spastrimi etnik ka qenë një vepër e përhershme kriminale e serbosllavizmit, i cili e ka praktikuar rregullisht kundër shqiptarëve etnikë të Kosovës që prej Kongresit famëkeq të Berlinit dhe deri më 24 mars 1999, kur Aleanca Veriatlantike filloi bombardimin kundër Serbisë. Ky farë eurodeputeti, i cili, në të vërtetë, përfaqëson një njollë të errët për tribunën e këtij forumi të lartë evropian, le të njihet fillimisht mePërkujtesën e Vasa Çubrilloviçit (1897-1990), akademik, historian, profesor i Universitetit të Beogradit, një shovinist i kalibrit të lartë, armik i tërbuar i popullit shqiptar të Kosovës, i cili, në vitin 1937, ia drejtonte kryeministrit jugosllav Milan Stojadinoviç (1888-1961). Në atë Pëkujtesë ai kishte hartuar projektin akademik për dëbimin e shqiptarëve nga Kosova. Pas Luftës, Titua largoi një masë të madhe shqiptarësh nga trojet e tyre etnike në Jugosllavi dhe i degdisi në Turqi. Një tjetër projekt hartoi Akademia Shoviniste e Shkencave të Serbisë në vitin 1986 për shpopullimin e Kosovës nga shqiptarët dhe vendosjen aty të serbëve.
Millosheviçi, sapo erdhi në pushtet, hartoi menjëherë planin për zbrazjen e Kosovës nga shqiptarët, plan që filloi ta vinte në jetë që në vitin 1998 me bandat kriminale të Arkanit, të Sheshelit, si edhe të armatës fashiste serbe.
Me deklaratën e vet sa raciste, aq edhe shoviniste kundër Kosovës, ky eurodeputet francez u bashkohet tellallëve të shovinizmit rusomadh, si Karla del Ponte dhe Dik Marti, të cilët, të zhveshur tërësisht nga dinjiteti i tyre personal, me sponsorizimin e drejtpërdrejtë të Kremlinit, dolën me shpifje publike kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ai, në të njëjtën kohë, mohon paturpësisht luftën mbinjëshekullore që populli shqiptar i Kosovës ka zhvilluar për të shpëtuar nga zgjedha e shovinizmit serbomadh, mohon luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e cila u bë mbështetja e fuqishme e NATO-s për ndëshkimin e Serbisë gjatë bombardimeve të pranverës së vitit 1999, mohon gjakun e mijëra dëshmorëve të asaj ushtrie që skuqi trojet e tyre amtare për shporrjen një herë e përgjithmonë të bishës serbe nga toka kosovare.
Eurodeputeti shovinist francez Aymeric Chauprade, nga tribuna e parlamentit evropian, sulmoi edhe NATO-n dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës për bombardimin e Sebisë në pranverën e vitit 1999. Me këtë deklaratë, ky eurodeputet shovinist francez, radhitet përkrah skifterëve ushtarakë francezë që i jepnin të dhëna paraprake Beogradit për bombardimet e NATO-s.
Gjeneral kolonel Leonid Ivashov, personalitet i lartë ushtarak dhe politik rus, para disa vjetësh, ka pas dhënë një intervistë për revistën “Itogi”. Në atë intervistë, atij, midis të tjerash, i është drejtuar edhe pyetja e mëposhtme:
Pyetje: A është e vërtetë që një major francez u jepte të dhëna serbëve për bombardimet e NATO-s?
Përgjigje: Shefi i shtabit të përgjithshëm të forcave të armatosura të Francës, gjeneral-armatëZhan Pjer Kelsh [Jean-Pierre Kelche (1942)], me të cilin unë kam marrëdhënie shumë të mira, po, ashtu, nuk ka qenë përkrahës i bombardimevekundër Jugosllavisë. Me që ra fjala, ky ka qenë mendimi edhe i shumë ushtarakëve nga vende të tjera të NATO-s. Prandaj, në rastin e majorit francez, nuk ka asgjë për t’u habitur. Në këtë mes, nuk kanë luajtur rol paratë. Ky ishte një veprim burrëror dhe humanitar në shkallën më të lartë, sepse nuk kishte asnjë arsye se pse duhej të bombardohej Jugosllavia… Me rastin e 10-vjetorit të bombardimeve, ish-këshilltari i de Golit, gjenerali Pjer Galua [Pierre Marie Gallois (1911-2010)], pati dërguar në Beograd një videoregjistrim të një fjalimi të tij, në të cilin kishte zbuluar disa sekrete të NATO-s… (Citohet sipas: Revista “Itogi”. Marrë nga faqja e internetit“russmir.info”. 27 gusht 2010).
Këtu nuk po ndalem në atë çka deklaron në përgjigjen e vet gjenerali rus Ivashov, se ai është përfaqësues i shovinizmit rusomadh, i cili, tradicionalisht, që nga koha e carizmit, ka qenë dhe vazhdon të mbetet armik i betuar i kombit shqiptar, siç është argumentuar me fakte konkrete në librin me titull “Antologjia e Kryqëzimit. Rusia dhe çështja shqiptare 1878-1912”,të cilin e ka vënë në qarkullim Universiteti “Iliria”. Prishtinë, 2012. Këtu po ndalem te majori francez në shërbim të shovinizmit rusoserbomadh, si edhe te gjeneralët francezë, të cilët, gjithashtu, sekretet e NATO-s ia përcillnin Beogradit dhe, automatikisht, edhe Moskës. Majori francez, për të dhënat që i jepte Beogradit për trajektoren e bombardimeve të NATO-s kundër objektivave serbe, domosdo që ka pasur bekimin e shtabit të përgjithshëm të ushtrisë franceze, përderisa vetë shefi i shtabit, gjenerali Zhan Pjer Kelsh, ishte kundër ndëshkimit të Serbisë dhe, rrjedhimisht, pro masakrimit të popullit shqiptar të Kosovës nga bishat fashiste të Millosheviçit dhe pro spastrimit të saj etnik. Ky është një qëndrim sa i turpshëm, aq edhe kriminal, që hierarkia e lartë ushtarake franceze ka mbajtur ndaj popullit shqiptar të Kosovës, një qëndrim ky që zor se mund të besohet se është mbajtur edhe pa dijeninë e kastës së lartë politike franceze.
Nga intervista e gjeneralit rus Ivashov, të cilën, pak më vonë, mendoj ta riprodhoj të plotë në faqet e internetit, del në pah fakti që qarqet ushtarake franceze dhe disa përfaqësues të qarqeve ushtarake të Bashkimit Evropian, në heshtje, kanë qenë kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës për ndëshkimin e Serbisë me anë të bombardimeve të NATO-s, bombardime këto që kishin për qëllim ndalimin e gjenocidit të tmerrshëm që shteti kriminal i Millosheviçit po ushtronte kundër popullit shqiptar të Kosovës, duke e shoqëruar atë gjenocid edhe mespastrim etnik. Ato skena krimesh të tmerrshme, të cilat janë të fiksuara në celuloidin e të gjitha kanaleve televizive evropiane dhe amerikane, europarlamentari shovinist francez Aymeric Chauprade, i trullosur keq nga urrejtja e verbër që ushqen për Kosovën, nuk dëshiron t’i pranojë për të vërteta. Prandaj edhe ai merr përsipër rolin e një krekacori shovinist nga tribuna e parlamentit evropian, duke iu turrur Kosovës me mllefin e një të ndërkryeri që nuk di se ç’është institucioni i së vërtetës.
Por shqetësim kryesor për mbarë shqiptarët atdhetarë, nuk përbën deklarata armiqësore e një eurodeputeti francez me një formim kulturor gjysmak. Shqetësim kryesor për ta përbën heshtja e krejt eurodeputetëve tëtjerë, midis të cilëve nuk u gjend asnjë burrë për be që t’i jepte përgjigjen qëAymeric Chauprademeritonte për shpifjet që po nxirrte nga goja në adresë të Kosovës. Sepse kriminelë ka në çdo vend të botës, por asnjëri prej këtyre vendeve nuk mund të etikohetnë asnjë mënyrë si “çerdhe krimi”. Heshtja e eurodeputetëve vërteton më së miri deklaratën e vitit 2011 të Shefit të UNMIK-ut në Kosovë, Lamberto Zanieri. Në atë deklaratë, ai është shprehur:
“…pas ndërhyrjes ushtarake, një pjesë e bashkësisë ndërkombëtare mori anën e Serbisë”. (Citohet sipas: Lamberto Zanieri. “Pas ndërhyrjes ushtarake, një pjesë e bashkësisë ndërkombëtare mori anën e Serbisë”. Marrë nga faqja e internetit. 16.04. 2011).
Përgjigjen që meritonte ky farë eurodeputeti francez, duhej t’ia jepnin edhe politikanët shqiptarë në trekëndëshin Tiranë-Prishtinë-Shkup, si edhe gazetarët dhe analistët në mjetet e informimit masiv. Por askush prej tyre nuk u bë i gjallë. Të gjithë heshtën. Kjo është një heshtje lënduese për mbarë kombin shqiptar.

Santa Barbara, Kaliforni
12 mars 2015


Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...