Agjencioni floripress.blogspot.com

2015/03/14

AUTOPORTRET NË VARGJE (CIKËL POETIK NGA ERJON MUÇA)


Autori, Erjon Muça (1978), është shkrimtar nga Durrësi. Ka botuar romanin “Vrasësi i shpirtrave” (2010) , vëllimin me novela “Besimi komunist” (2012). Etj.
Jeton e punon në qytetin e Pizës (Pisa) në Itali.





Erjon Muça

PËRJETIME MAGJIKE

Jam i mbyllur në qënjen time,
si një ditar i mbushur me kujtime.
Të ftohtët jashtë mbulojnë dimrin,
si kjo vetmi që po më mbulon shpirtin.
Pemë të shveshura dhe pa jetë,
sinonim i vetmisë që në shpirtin tim po rreshket.
Kujtimet, kujtimet më vrasin kokën,
si ky shi që lag tokën.
Flokët e saja të buta si era,
afshi i sajë më i butë si vera.
Buzët e saja më bënë të harroja,
dhimbjen e ndarjes, që në ato çaste po përjetoja.
Kujtime, kujtime, kujtime thomëni vallë,
si mund të jetohet veç me dhimbje, kujtime dhe mall?

DIMENSIONET E KOHËS

Dua të kem fuqi për të shkatërruar,
murin kohor që ndan botën e përtejme,
me këtë dimension.
Që të paktën një herë të veteme,
t’i bashkoja bashkë në këtë ligësi
njerëz, shenjtorë, engjej dhe demonë.

Ta shihja si do të reagonin,
hyjnitë e hamshuara.
Në këtë civilizim,
evoluim barbar.
Ku janë të pakët njerëzit,
që nuk kanë mbi njëqind fytra në sirtar.

Kanë një fytyrë për tu inatosur,
një tjetër për të qarë.
Një për t’u ankuar,
e një për të sharë.

Një fytyër gjithmonë të qeshur,
dhe një të menduar.
Përpos fytyrës me ngërdheshje të pashpirt.
Kanë edhe një tjetër,
gjithnjë të parruar.

Për të të dhënë përshtypjen,
e njeriut që kalon kohën duke studiuar.
Që ti marrin mendjen naivëve,
dhe këta që thonë se janë të kulturuar.

Ah se harrova,
Kanë edhe një fytyrë
që me buzëqeshje dinake,
puthin nga një dorë.
Puthin dorën e më të fortit,
të atij që me hipokrizi u janë bërë
shërbëtorë.

Kurse më të ndershmin
atij që forcën vetes nuk ia njeh.
Sillen me tallje primitive,
Nga ajo lloj sarkazme çnjerëzore,
që dritën e shpirtit ta zbeh.

Dhe i ndershmi më pas,
çdo besim apo shpresë e humb.
Se nuk mund të jetë e mundur,
që perënditë ti shohin këto padrejtësi,
dhe sërisht të lejojnë që të zgjërohet ku llum.

FORCA E FJALËS

Flasim me tre pika e flasim
Pa e kuptuar as vetë se çfarë.
I nxjerrim tingujt nga goja,
Për të tallur,
Për të sharë.

Në fakt edhe ankohemi,
Mallkojmë,
Zot e djall...
Ç'të na vijë për mbarë.
Mjaft që goja,
Të mos mbetet pa i thënë,
Ca të kota fjalë.

E nuk e di se kush,
Na e ka vënë si detyrim.
Që për këdo, gjithkund,
Të japim nga një gjykim.

Ai, i gjykuari, mediokër është,
Asgjë nuk di.
Ai është i pa dobishëm,
E unë më i mirë.
E harrojmë se kushdo,
Ashtu si të gjithë erdhi në këtë botë.
Duke u përpëlitur, duke qarë.
Dhe po njëlloj do largohet prej sajë.
I ftohtë, si akull, i ngrirë.

Edhe kur përkëdhelim,
Zemrën e dikujt, me fjalë.
Nuk jemi plotësisht të sinqertë,
Është servilizëm i tupshëm,
I ndyrë, i shplarë.

Jemi kthyer në atë,
Që as vetë se di se çfarë.
Mjaft që goja të mos na mbyllet,
Dhe të kemi gjithnjë dikë,
Për të sharë.

AUTOPORTRET NË VARGJE

Jam një gomar i ngratë,
i lodhur,
i dobët,
i drobitur por krenar.

Më ngarkojnë që pa gdhirë,
me ç'ti bie në dorësh,
nën të plumbtin samar.

Më kushton shtrenjtë,
krenaria ime.
lodhje e mundime,
pa fund.

Por e dua krenarinë time,
dhe e paguaj,
me djersë e me mund.

Dikurë,
një kalë,
nën një shalë të praruar.
Duke u krekosur,
si të ishte kalëruar.

Me të më parë,
me të qeshur të madhe,
nisi të më tallë.

Ke të drejtë, i thashë, or mik,
Por ja që nuk dua,
ta ndërroj samarin e rëndë.
As me më të bukurën shalë!

***

Dua të kem fuqi Për të shkatërruar,
murin kohor që ndan botën e përtejme,
me këtë dimension.
Që të paktën një herë të veteme,
ti bashkoja bashkë në këtë fëlliqësirë,
njerëz, shenjtorë, engjej dhe demonë.

Ta shihja si do të reagonin,
hyjnitë e hamshuara.
Në këtë civilizim,
evolim barbar.
Ku janë të pakët njerëzit,
që nuk kanë mbi njëqind fytra në sirtar.

Kanë një fytyrë për tu inatosur,
një tjetër për të qarë.
Një për tu ankuar,
e një për të sharë.

Një ftyër gjithmonë të qeshur,
dhe një të menduar.
Përpos fytyrës me ngërdheshje të pashpirt.
Kanë edhe një tjetër,
gjithnjë të parruar.

Për të të dhënë përshtypjen,
e njeriut që kalon kohën duke studiuar.
Që ti marrin mendjen naivëve,
Dhe këta të thonë se është i kulturuar.
Ah se harrova,
Kanë edhe një fytyrë!
që me buzëqeshje dinake,
puthin nganjë dorë.
Puthin dorën e më të fortit,
të atij që me hipokrizi u janë bërë,
shërbëtorë.

Kurse me të ndershmin,
atij që forcën vetes nuk ja njeh.
Sillen me tallje primitive,
Nga ajo lloj sarkazme ç'njerzore,
që dritën e shpirtit ta zbeh.

Dhe i ndershmi më pas,
çdo besim apo shpresë e humb.
Se nuk mund të jetë e mundur,
që perënditë ti shohin këto padrejtësi,
dhe sërisht të lejojnë që të zgjërohet ky llum.




***

Varfëria nuk ka bindje dhe ide,
është një përbindësh,
është e ndyrë,
një maskë tallëse,
e paftyrë.
U gjitet njerëzve pa dallim,
nuk i intereson në janë të bardhë,
të verdhë të kuq apo të zinj.
Nuk do tia dijë në besojnë në zot,
apo në të ziun djall.
As në jetojnë në fushë, në kodër,
në bregdet, apo në më të lartin mal.
Jo ajo i pushton njerëzit,
Dhe me më të pështirat vese i ndyn.
Në rrugica qorre dhe të pista,
jetët e fatkeqëve i shtyn.
Detyrohen të mjerët,
si dele në treg të shiten.
Me vëllezërit e tyre,
për disa maskarej të vriten.
Varfëria, aq sa nuk e kuptojnë,
ja ka mbyllur veshë dhe sy.
Kurse maskarejtë sehirojnë,
dhe më tej në këtë dalldisje të turpshme ,
i shtyjnë.
Edhe maskarejtë si varfëria janë,
një fytyrë apo bindje,
ndjenjë apo dhimbje,
nuk e kanë.
mjekërr zinj,
mjekërr rruar.
të parfumosur,
e të pastruar.
me çallma shumëngjyrëshe,
veledonë të zij e të praruar.
Me kravata të hekurosura
Mën kostumet e firmuar.
E pas tyre duke bërtitur,
si hordhi barbarësh.
Do gjesh një turmë të uritur,
Njerëzish të tallur,
të mjerësh.




***

ç'qe ai që të solli tek unë,
djall a ëngjëll vallë?
një çast të ndahem prej teje,
dhe shpirti më digjet, nga zjarri mall.
Si është ngjizur kjo ndjenjë kështu?
Jam pranë teje,
dhe ndihme shumë larg.
jam larg,
dhe ndihem i mbyllur në varr.
ç'po ndodh me mua,
që më marrtë djalli të gjallë.
shpirtin atij do ja shisja!
Veç të jetoja me ty,
Sa më gjatë.

2015/03/13

Ilir Meta i ka paguar 600,000 € ( 636,000 $ ) për dikë për të kryer dy vrasjet



Çështja " Tom Doshi", çështja, që ka pushtuar gjatë këtyre ditëve skenën politike shqiptare - mbas dekleratave të bëra këto ditë, prej disa politikanëve të Brukselit, dje ka mbrritur edhe në faqet e shtypit amerikan - gazetës më të madhe të Uashingtonit "Washington Post", me titull "Albanian opposition demands Parliament speaker quit - "Opozita shqiptare kërkon nga Parlamenti që Kryeparlamentari të largohet""

Çështja "Doshi", mbrrin në faqet e shtypit të Uashingtonit

Me një informacion të marrë nga axhesia shtetrore e lajmeve amerikane - Associated Press, "The Washington Post " shkruan për protestën e djeshme se në Shqipëri – disa mijëra përkrahës të opozitës shqiptare kanë demonstruar në mënyrë paqësore në qendër të Tiranës, për të kërkuar dorëheqjen e kryetarit të Parlamentit , pas akuzave se ai ka punësuar një vrasës për të vrarë dy ligjvënësve.Kurse, Kryeparlamentari shqiptar, Ilir Meta , i mohon akuzat .

Kjo gazetë që ka edhe tirazhin më të madh në SHBA, ( e katërta simbas statistikave - 474,767 kopje çdo ditë 838,014 të dielave) , shkruan se Prokurorët shqiptarë po hetojnë pretendimet nga deputeti Tom Doshi , i cili ishte dëbuar nga socialistët javën e kaluar , pasi beri akuzat , që ai dhe një ligjvënës demokrat i opozitës kanë qenë në shënjestër e komplotit të dyshuar . Doshi, shkruan Washington Post, pretendon se Kryeparlamentari Meta, i ka paguar 600,000 € ( 636,000 $ ) për dikë për të kryer vrasjet . Dhe, vijon se Lideri demokrat Lulzim Basha iu drejtua protestuesve te enjten, duke e akuzuar kryeministrin Edi Rama për përfshirje në komplotin e dyshuar për vrasje .

Në fund të shkrimit të saj me titull ""Opozita shqiptare kërkon nga Parlamenti që Kryeparlamentari të largohet - "Albanian opposition demands Parliament speaker quit " , gazeta Washington Post, përfundon se : "Shqipëria, do të mbajë zgjedhjet vendore në qershor , në një test të parë, si e ka quajtur ajo për qeverinë që ka kaluar reformat e ashpra, që kur ajo u zgjodh një vit e gjysmë më parë" .

Ndërkohë, shtypi shqiptarë dhe rrjetet sociale në interrnet njoftoin se dje në Tiranë, u zhvillua protesta më e madhe e viteve të fundit dhe model nga mënyra se si u zhvillua ajo. Ajo, simbas policisë dhe shtypit shqiptar ka qenë një protestë paqësore, pa as më të voglin incident, megjithëse ajo mori nxitje nga akuza për vrasje, skenare krimesh dhe shantazhe me videopërgjime.

Dhe, paralajmërimeve të disa mediave proqeveritare se opozita ishte përgatitur për dhunë, çka rezultoi një bllof duke parë atë se si u zhvillua kjo protestë.

Dje, gjatë kohës që nisi protetsa nisi dhe një nga seancat më të tensionuara të parlamentit shqiptar në 25 vitet e pluralizmit, dhe më e shkurtëra në historinë e saj - dhe pluralizmit në botë, Parlamenti shqiptar u mblodh vetëm 12 minuta.

Opozita e nisi këtë ditë parlamentare me kërkesën për shkarkimin e Kryetarit të Kuvendit Ilir Meta i akuzuar nga deputeti Tom Doshi si porositësi i eleminimit të tij fizik. Nëdrsa në sheshin qendror dhe para Kuvendit të Shqipërisë, ishin mbledhur për të protestuar në mënyrë paqësore 300 mijë njerëz( simbas PD) nga i gjithë vendi.




 March 12
TIRANA, Albania — Several thousand Albanian opposition supporters have demonstrated peacefully in central Tirana to demand the resignation of the Parliament speaker, following accusations that he hired an assassin to kill two lawmakers.
The speaker, Ilir Meta, denies the allegations.
Prosecutors are investigating claims by Tom Doshi, who was expelled from the governing Socialists last week after making the accusations, that he and an opposition Democrat lawmaker were targets of the alleged plot. Doshi claims Meta paid 600,000 euros ($636,000) to someone to carry out the killings.
Democrat leader Lulzim Basha addressed Thursday’s rally, accusing Prime Minister Edi Rama of involvement in the alleged assassination plot.
Albania holds municipal elections in June, in a first test for the government that has passed tough reforms since it was elected a year and a half ago.
Copyright 2015 The Associated Press. All rights reserved. This material may not be published, broadcast, rewritten or redistributed.


Nëna Tereze në letërsinë e sotme shqipe -


Isak Ahmeti

Është me rëndësi të theksohet se personaliteti i Gonxhe Bojaxhiut, gjegjësisht i Nënë Terezes, humanistes shqiptare më të njohur në botë, u ka sherbyer shumë shkrimtarëve, poetëve dhe prozatorëve si një model për prototip të përsonazhit që përban tiparet ekskluzive të altruizmit dhe humanizmit. Zakonisht në letërsinë shqipe si tekst, si amëz tematike gjithnjë ka sherbyer monografia: NËNA JONË TEREZE e Dr. Lush Gjergjit si dhe veprat e tjera të po këtij autori, që i përkushtohen Nënë Terezes. Kjo shenjtëreshë, jo vetëm e kombit tonë, ka qenë dhe mbetet gurrë frymëzimi dhe trajtimi artistik edhe në letërsinë e sotme shqipe, veçanërisht n`atë të Kosovës që nga vitet e 80-ta e këtej, ndërsa pas viteve të 90-ta edhe në poezinë shqipe të autorëve nga Shqipëria. Për më tepër, kjo figurë engjëllore, si përsëdytje e Krishtit mbi tokë (V. Zhiti), gjeti një trajtim të denjë artistik edhe në shkrimet shqipe, e sidomos te një pjesë e prozës të autorëve si Martin Camaj, Ramiz Kelmendi, Ibrahim Kadriu, Nebil Duraku, Zejnullah Halili etj. Natyrisht, këtu, pa harruar edhe prozën antologjike: Hyjneshë e rranjës sonë të Pal Duka Gjinit alias Daniel Gjeçajt, Legjionet e të sëmurëve të Beqir Musliut, romanin: Qerrja e dritës të Ibrahim Kadriut, unë do t`i veçoja, megjithëatë, monografitë: NËNA JONË TEREZE (1980) (e ribotuar disa herë) dhe atë: NËNA E DASHURISË (2000) të Dr. Dom Lush Gjergjit, që përndryshe është një personalitet i fuqishëm krijues, tashmë i njohur jo vetëm në hapësirën kulturore mbarëshqiptare, por edhe më gjërë.

Përveç në prozën artistike dhe atë dokumentare (të letrarizuar), figura e Nënë Terezes ka gjetur trajtim të veçantë në poezinë e sotme shqipe. C`është e vërteta, poezia e sotme shqipe e Kosovës kushtuar Nënë Terezes, edhe ajo që është prezantuar në librin antologjik: LULE PËR NËNËN (1985) të Dr. Dom Lush Gjergjit, përkthyer dhe botuar edhe në gjuhën italiane nga poetja arbëreshe Kate Cukaro, por edhe poezia e botuar në dhjetëvjetëshin e fundit, nëpër libra, gazeta dhe revista në gjuhën shqipe, të kujtojn zemrën e madhe të nënës shqiptare, rënkimin e saj asket, zhuritjen e zjarrit që shuhet madhërisht, njëherit të përkujton besimin e madh të Nënë Terezes në Hyun, dashurinë për Të dhe nevojën që kjo dashuri të zbatohet e të mbretëroj midis njerëzve. Kjo poezi kështu na del edhe si shqiptim e dëshmi e besëlidhjes shpirtërore artistike e poetëve tanë dhe e Nënë Terezes veçmas, me dritën dhe dashurinë e hirit të Zotit, besëlidhje me frymëzimin hyjnor dhe me të vërtetën hyjnore, që kanë një kuptimësi dhe një rëndësi të pazëvendësueshme për jetën e njeriut. Së këndejmi, nëpërmjet trajtimit në poezi të figutës së NËNË TEREZES, të së vërtetës e të dashurisë së Hyut dhe të vetë Nënë Terezes, në të vërtetë shprehet qenësia e jetës ungjillore, e besimit, gjakohet dhe njëherit përligjë në artin e fjalës shqipe e madhërishmja dhe bukuria shpirtërore-metafizike (e Nënë Terezes).

NËNA TEREZE E SHQIPËRISË, e nominuar kështu në një botim të veçantë poetik të Kadri Manit (1998), do të këndohet me një frymëzim dhe përkushtim të madh nga poetët tanë të njohur si: Azem Shkreli, Ali podrimja, Enver Gjergjeku, Mark Krasniqi, Din Mehmeti, Qerim Ujkani, Mirko Gashi, Abdylaziz Islami, Musa Ramadani, Jakup Qeraja, Basri Qapriqi, Hasan Hasani, Ramadan Musliu, Sarë Gjergji, etj. Për më tepër kjo NËNA E JONË DHE NËNA E BOTËS, në vargjet poetike shqipe me të drejtë do të nominohet: Lule e trollit tonë (Mark Krasniqi), Qerre e diellit (Din Mehmeti), Zemër Nositi (Qibrije Demiri), Shpirt i gjallë (Ramadan Musliu), Zemra më e madhe e këtij rruzullimi (Musa Ramadani), Fishekzare e mirësie (Agim Deva), Det mirësie (Resmije Kryeziu), Mirësi (Ibrahim Kadriu), Dritë e Zjarrit tonë (Isak Ahmeti), Nëna e moteve (Sarë Gjergji) etj.

C`është e vërteta këta poetë, me vargjet e tyre kushtuar NËNËS TONË DHE NËNËS TË BOTËS kanë vënë një gur të çmueshëm në themelet e kulturës shirtërore të popullit shqiptar, që në këtë moment dhe në këtë mënyrë lidhet për emrin e Nënë Terezes, ashtu siç lidhet, për dhembull, një pjesë e mirë e poezisë dhe prozës sonë për emrin e Gjergj Kastriotit - Skënderbeut - dy figurat më të mëdha që populli i ynë i ka dhënë njerzimit.

Imazhi i Mitrovicës në letrat shqipe



Shqetësimet emocionale që ndërlidhen me temën dhe motivin e caktuar, mjaft të ndjeshëm në këtë rast, kanë bërë që disa herë të ndikojnë dhe në njëfarë mase të diktojnë edhe ngjyrimin stilistikor të këtyre krijimeve letrare. Në këtë vëllim hasen poezi prej formave tradicionale, të shprehjeve më të drejtpërdrejta e deri te ato të ligjërimit poetik modern e postmodern, që shquhen për figuracionin e pasur, tekstin e kondensuar dhe mendimin e thellë. Në fakt kjo përmbledhje, që ka edhe karakterin e një antologjie, paraqet mundësinë për ta parë dhe përjetuar imazhin e Mitrovicës në krijimet letrare të autorëve shqiptarë

Ragip Sylaj

Shoqata e shkrimtarëve “Jakup Ceraja” , e cila rreth vetes grupon shkrimtarët mitrovicas, nxjerr edhe organin e saj, revistën letrare “Fjalë e Valë”. E veçanta e numrit më të ri të kësaj reviste (nr.24/2013) është se në të janë përmbledhur një numër i madh krijimesh, kryesisht poezi, por edhe proza e pjesë skenike, të autorëve të ndryshëm që i kushtohen Mitrovicës. Në fakt kjo përmbledhje që ka edhe karakterin e një antologjie paraqet mundësinë për ta parë dhe përjetuar imazhin i Mitrovicës në letrat shqipe. Në këtë numër të revistës që është titulluar “Poetët për Mitrovicën”, krijimet letrare të 55 autorëve janë përkthyer edhe në gjuhën angleze nga Riza Lahi.
Këtij numri i prin një fjalë e redaksisë, ndërsa më tej më tej renditen krijimet letrare që nga poeti më i moshuar, Jakup Ceraja (1937-2001) e deri te më i riu, Ramadan Islami. Ndërsa numri përmbyllet me një prozë të Riza Lahit. Mbresat e tyre, shqetësimet krijuese, imazhet dhe kujtimet e këngëtimet e tyre për Mitrovicën, përkatësisht “Trepçën”, ndër të tjerë, i sjellin këta krijues: Muhamed Kërveshi, Fahredin Gunga, Qerim Ujkani, Ejup Ceraja, Rrahman Dedaj, Rifat Ismaili, Behram Hoti, Adem Zejnullahu, Agim Vinca, Nexhat Halimi, Fazli Hajrizi, Visar Zhiti, Hydajet Hyseni, Sabit Idrizi, Agim Bajrami, Nexhat Rexha, Sabit Rrustemi, Miftar Kurti etj.

Mitrovica sot, siç thuhet në fjalën e redaksisë së kësaj reviste, është bërë sinonim i lirisë së munguar, i lirisë së paplotë për të gjithë banorët e saj liridashës. Lumi, ky burim jete e përjetësie, u kthye në kufi ndërmjet jetës dhe vdekjes, ndërmjet shpresës dhe zhgënjimit, ndërmjet ëndrrës dhe ankthit. Ura tani nuk duron të kalojë askush mbi shpinën e saj, përveç shikimeve dhe mallit për shtëpinë, për kopshtin, për shkollën, për fëmijërinë.
“Dhe tash këtu, në këtë qytet të ndarë e të plagosur, me shumë se për gjithçka tjetër kemi nevojë për një Kullë. Për një Kullë krejtësisht tjetër nga ajo e Babelit. Për një Kullë Mirëkuptimi, Kullë Tolerance, Kullë Ardhmërie... Me qëllim të vënies së një guri, sado të vogël, në themelet e kësaj Kulle, vendosëm që ky numër i revistës të jetë tematik, pra me poezi e krijime të tjera letrare kushtuar këtij qyteti halleshumë”, theksohet në fjalën e redaksisë së revistës letrare “Fjalë e Valë”, të cilën e drejton kryeredaktori i saj, Sabit Idrizi.

“S’më lë të dal tej Ure/ një sy i zi ciklopi”, (fq. 10), shfaq brengën Jakup Ceraja, ndërsa Muhamed Kërveshi thërret “të mos e lëmë më Mitrovicën tonë/ çerdhe të zbrazët në mendimet tona”, (fq. 19). Fahredin Gunga në përsiatjet e tij lirike thërret: “me vetëtimë mbi ty, kur nga vetja i liruar,/ desha prangash diellin për ta shpranguar” (fq.30), ndërkaq kolegu tjetër i tij Qerim Ujkani shpërfaq brengën dhe skepticizmin e tij poetik: “A do të thurim më legjenda për urat/ Apo do të shkruajmë elegji” (fq. 36). Rrahman Dedaj, duke evokuar mallin për urën, këndon: “Kemi kaluar nëpër këtë hark të jetës sonë/ Ndër hapa, hapi hapin duke e ndjekur/ Nder breza, brezi brezin duke ndjekur/ Dhe me mall, mallin e kemi pjekur”, (fq. 47), ndërkaq ky motiv nga Agim Vinca shpërfaqet me nota mllefi e proteste: “E Ibri i bardhë - gjarpër i zi/ Nën urën që ndan brigjet e tij” (fq. 112). Poeti Nexhat Halimi në vargjet e poezisë, “thekët e zjarrta të shokës”, sjell kujtesën historike, elemente etnologjike, përbërës që shenjëzojnë veçantinë e qenies sonë në rrjedhë të kohëve: “o zot sa i djegur kaçanolli i thanës/ në thekët e zjarrta të shokës së hasanit/ nga hy me kal\' në stan tërgun e gjelit të zi” (fq. 131). Veli Veliu, në vargjet e tij, shpreh habinë dhe në një farë mase edhe pakënaqësinë e dëshpërimin: Urë e dhembjes së re/ Në Agun e çlirimit!/ Ibër, ç\'ndodhi me ne,/ O lumë i pikëllimit!?” (fq. 227). Një poet tjetër, mallin dhe përgjëratën për qytetin e tij të rinisë, të dashurisë e të qëndresës, në poezinë me titull, “Si të shkoj në veri”, e shpërfaq në kë këso mënyre e trajte: “Atje kotet dashuria ime/ Atje bredh kujtimi im që s’thinjet/ Që nga koha që s’përmendeshin jug e veri/ Në Mitrovicë”.

Shqetësimet emocionale që ndërlidhen me temën dhe motivin e caktuar, mjaft të ndjeshëm në këtë rast, kanë bërë që disa herë të ndikojnë dhe në njëfarë mase të diktojnë edhe ngjyrimin stilistikor të këtyre krijimeve letrare. Në këtë vëllim hasen poezi prej formave tradicionale, të shprehjeve më të drejtpërdrejta e deri te ato të ligjërimit poetik modern e postmodern, që shquhen për figuracionin e pasur, tekstin e kondensuar dhe mendimin e thellë.
Revistën letrare “Fjalë e Valë” (“Poetët për Mitrovicën”) e botoi SHSHM “Jakup Ceraja”, Mitrovicë, 2013 dhe ka 300 faqe.

LUMI (Semantika e një simboli)

Shkruan: Mr. Kadrush RADOGOSHI



Kur lumi është shndërruar në simbol të ndarjes në mes të njerëzve, të cilët mund të jenë të dashuruar në njëri tjetrin, poetët, këta apologjetë të përjetshëm të dashurisë, pikërisht nga dashuria i kanë ndërtuar urat, këto bashkuese të brigjeve të ndara të lumit. Në këtë kontekst na imponohet pohimi se në regjistrin leksikor të lidhur me leksemën ,,lum”, pos bregut ekziston edhe ura.



Lumi gjatë tërë historisë së zhvillimit të shoqërisë njerëzore ka luajtur rol të rëndësishëm në jetën njerëzore, prandaj me të drejtë është konsideruar edhe i shenjtë (Gangu, Nili, etj.)
Pothuajse nuk ka qytet të madh në botë, që nuk e ka një lumë, i cili rrjedh mes përmes tij dhe me të cilin në një mënyrë apo në një tjetër nuk identifikohet. Posa ta shqiptojmë emrin Paris na kujtohet Sena, siç na kujtohet Temza kur themi Londër, Vardari kur themi Shkup, Drini i Zi kur themi Strugë, Vjosa kur themi Tepelenë, Lumbardhi kur themi Pejë apo Prizren, Ereniku kur themi Gjakovë, Ibri kur themi Mitrovicë e Kosovës e kështu gjer në pafundësi.
Duke qenë i një rëndësie të veçantë për jetën njerëzore LUMI me kohë është shndërruar në njërën nga figurat më të preferuara për shkrimtarët në përgjithësi e sidomos për poetët në veçanti. Fusha e shtrirjes semantike e këtij simboli vazhdimisht zgjerohet dhe thellohet .
Te një pjesë e shkrimtarëve lumi, brigjet apo ura mbi të, janë kronotopi kryesor mbi të cilin shtrihet syzheu i romanit, prandaj funksioni i tij është struktural në ngrehinën e veprës artistike. Interesimi ynë, në këtë rast është që t’i qasemi simbolikës së lumit në poezi, e cila është e vjetër sa vet poezia. ,,Simboli, thotë ndër të tjera Shtefan George, është aq i vjetër sa edhe vet gjuha e poezia.”
Lumi te shumica e poetëve është pjesë e sistemit të traditës simbolike, por tek disa, tek më të zgjedhurit ai është pjesë e sistemit të simbolikës individuale, i cili më vonë pas një receptimi të plotë apo të pjesshëm bëhet pjesë e sistemit të simbolikës tradicionale.
Stefan Malarme në esenë e tij ,,Mbi evolucionin letrar” ndër të tjera për simbolin thotë: ,,Përdorimi i përsosur i fshehtësisë e krijon simbolin: të evokosh gradualisht objektin për ta shprehur në një gjendje shpirtërore, apo e kundërta, të zgjedhësh një objekt dhe të nxjerrësh nga ai gjendjen shpirtërore, me një varg dëshifrimesh”. Në kontekst të këtij mendimi të Malarmesë, simbolika e lumit, në vargjet e analizuara në këtë ese, mund të kuptohet më lehtë dhe më mirë. Simbolika e vërtetë ka nevojë për çelësa të vërtetë.
Poezia ,,Ura Mirabo” e Gijom Apolinerit është padyshim njëri nga modelet e preferuara për shumë poetë. Zhak Verzhe, njëri nga interpretuesit e kësaj poezie ndër të tjera thotë se temat në këtë poezi organizohen rreth polaritetit, të cilin e shpreh opozicioni ,,Ura MiraboSena”, do të thotë se përballë njëra tjetrës janë qëndrueshmëria dhe paqëndrueshmëria, elementet statike dhe dinamike. Poeti e fillon poezinë e tij të famshme me vargjet: ,,Nën Urën Mirabo rrjedh Sena / dhe dashuritë tona”. Ura është elementi statik e ndërtuar mbi lumin që rrjedh së bashku me dashuritë e njerëzve e në mesin e tyre edhe të poetit, prandaj që në dy vargjet e para kumtohet mbizotërimi i lëvizshmërisë mbi palëvizshmërinë. Megjithatë lëvizshmëria në këtë poezi dhe në shumë të tjera, të cilat kanë pika afrimi për aq sa mundëson semantika e standardizuar e simbolit ,,lum” dhe derivatit të tij ,,rrjedhë”, është lineare, që sipas Zhak Verzhesë ,,zhvillohet nëpër shtratin e hapësirës e kohës” dhe rrethore apo ciklike, që zhvillohet në nivelin e kohës. Te shumica e poetëve e edhe në poezinë e Apolinerit mbizotërojnë elementet që shprehin lëvizshmërinë lineare.
Pikërisht në optikën e mbizotërimit të lëvizjes lineare mbi lëvizjen ciklike, ndonëse prezenca e saj është e fortë jemi të prirur t’i vështrojmë poezitë e disa prej poetëve shqiptarë të ndërtuara mbi simbolikën e lumit.



Poeti Dhimitër Shuteriqi, poezinë e tij më të bukur ia ka kushtuar lumit të vendlindjes së tij Shkumbinit. Kjo poezi e ndërtuar nga pesë sonete është ndërtuar mbi simbolikën e lumit me të cilin identifikohet subjekti lirik. Megjithatë identifikimi nuk është i plotë. Subjekti lirik është njeriu i së tashmes, i cili i flet lumit për të gjitha kohët historike, të cilat zakonisht poetët i shndërrojnë në kohë arketipe dhe këtë arketip sipas Oktavio Pazit e mishërojnë në një të tashme historike të përcaktuar.
Lumi Shkumbin na del si përherëshmëri ekzistenciale e njeriut, rrjedha e së cilës nuk është ndalur as kur vinin perandori pushtuese nga Lindja apo Perëndimi. Në këtë kontekst është me rëndësi vënia në spikamë e faktit se subjekti lirik lumin e shpall binjak të zemrës së tij. Kjo ngjashmëri me lumin, kjo binjakëri në variacione shumë të përafërta me atë të shprehur në vargun e parë të çdo strofe, përsëritet edhe në fund të strofës. Ky varg i vëllazërisë binjake me variacionet e tij i fillon dhe i përmbyll njëzet strofat e poezisë. Lajtmotivi i ndërtuar mbi paralelizmin më të afërt me lumin, në radhë të parë ka funksion semantik e pastaj stilistik. Të dyja këto funksione vendosin raporte të forta në mes të dhënësit dhe marrësit të mesazhit poetik.
Për poetin Vehbi Skënderi në poezinë e tij ,,I vjetër je ti, Drin, aq sa kjo botë...” lumi Drin është shndërruar në simbolikën e lashtësisë së atdheut, kujtesa dhe retorika e tij nuk thuhet po sugjerohet përmes të pyeturit retorik. Kjo retorikë e sugjeruar i referohet rrjedhës së lumit, do të thotë rrjedhës simbolike ekzistenciale në brigjet e tij.



Poezia e Çerçiz N. Myftarit ,,Fytyrën lumi e lë në det”, titulli i së cilës është vënë edhe në pozicionin emërtues të librit poetik, lumi është rrjedha e jetës, që kalon e nuk kthehet, mirëpo ashtu sikurse lumi që e lë fytyrën në det subjekti lirik fytyrën e rinisë së tij e lë në fytyrën e fëmijëve të tij, të cilët janë fryt i dashurisë së krahasuar me rrjedhën e lumit. Duke qenë tepelenas, ky poet ashtu si edhe bashkëqytetarët e tij poetë, nuk mund ta anashkalojë lumin e vendlindjes Vjosën që e krahason me fijen e barit, së cilës ,,hëna si kosa i bie, ndërsa prilli e sython te zalli...”.
Me të njëjtën optikë në mënyrë komode mund të lexohet dhe interpretohet edhe poezia ,,Ujëvara” e këtij poeti, nga e cila zë fill lumi ,,Si fluturim shpendi”. Ujëvara është e bukur, magjike, vizuele e auditive dhe posa bie në tokë zgjohet kaprolle, që rend pas zërave të lumit.
Për poetin tjetër tepelenas Timo Bushi, lumi i antropomorfizuar është edhe diçka më tepër se te të tjerët, ai është qytetar i denjë i mbretërisë së bukurisë, së cilës i përulet... ,,Shikoje, shikoje Vjosën / vetëm një grusht përroi derdhet nga fshati im / Dhe gjithë përrenjtë e botës i përkulen bukurisë”. Vjosa e identifikuar me bukurinë tërheq dhe dashurinë në të cilën jeta merr fytyrën e vërtetë të saj, duke u realizuar me më së shumti forcë në të. Ky fenomen fundamental i jetës njerëzore i ngjason rrotës, që vazhdimisht rrokulliset dhe nuk është kurrë dy herë njëlloj, prandaj para njeriut paraqitet gjithmonë me fytyrë të re. Njëra nga këto fytyra të reja të saj sugjerohet... ,,Vjosa kur shtjerrë.../ merr gjakun tim e shpërndanë nëpër vjeshtë / Klithmën e gëzimit e mbyt vetëm në Vjosë.
,,Buzëdrinas”, e ka titulluar njërin nga librat e shumtë poetikë të tij Agim Vinca. Pos poezisë me të njëjtin titull, në këtë libër ai ka edhe dy poezi tjera të ndërtuara mbi simbolikën e lumit, njëra e titulluar me emrin e lumit Drilon, ndërsa tjetra është pjesa e tretë e poezisë ,,Në qytetin SH. binte shi” dhe titullohet ,,Ku takohen Drini e Buna”. Të lindesh dhe të jetosh në brigjet e Drinit, të jesh buzëdrinas për poetin nga Veleshta e Strugës do të thotë të kesh një strukturë të brendshme e të jashtme tërësisht të veçantë, një identitet të përcaktuar nga lumi Drin dhe ky fakt më shumë sugjerohet nga konteksti e nënteksti i vendosjes së unit të dyzuar të subjektit lirik buzëdrinas...,,Pyete lumin se ç’sjell me vete / a gurë të bardhë / a ujë të zi”.
Për poetin Agim Vinca lumi Drilon është jo vetëm simbol i lindjes dhe vdekjes, jo vetëm kronikë ekzistenciale pa ndonjë përcaktim kohor, po edhe emër i ri që nuk plaket, ndonëse ka dalë nga thellësi e shekujve. Edhe te ky poet kemi të bëjë me simbolikën e kalueshmërisë, e cila ka rrjedhë lineare po edhe ciklike. Kalueshmëria këtu nënkupton edhe ripërtëritjen. Arsyeja për këtë është emri i tij i krijuar nga ,,gjashtë tinguj si gjashtë rrufe” që ,,vezulluan”, është ,,Driloni rrjedhë e pandalë e kohës”. Brenda këtyre vargjeve hasim temën e rrjedhës së pandalshme të kohës ekzistenciale, të cilën e sugjeron gjithmonë rrjedha e lumit. Në këtë kontekst na kujtohet miti i Titonit, vëllait të Priamit, mbretit legjendar të Trojës,i cili ishte shumë i bukur, prandaj Aurora u dashurua në të dhe kërkoi nga perënditë përjetësinë për të, mirëpo ai u plak dhe për t’i shpëtuar dhe për t’i shpëtuar dënimit me pleqëri të përjetshme, kërkoi të shndërrohej në gjinkallë. Poeti Agim Vinca, ashtu si edhe shumica e poetëve ka mësuar nga ky gabim i Aurorës, prandaj nuk e do as vdekjen e as pleqërinë e përjetshme, por përjetësinë dhe rininë e përhershme. Në këtë kontekst, sikur na thotë se poetët me apo pa vetëdije janë trashëgimtarë të filozofit Seneka, i cili pranonte vetëm përjetësinë, pafundësinë dhe domosdoshmërinë e gjërave, atë që filozofët grekë e konsideronin ,,shpirt universal” (sipas Volterit: ,,Filozofi i paditur”, Ideart, Tiranë, 2003, f. 45).
Në këngën e tretë ,,Ku takohen Drini e Buna” të poezisë së apostrofuar më parë, lumenjtë Drini e Buna dhe dy të identifikuarit me ta shprehin simbolikën e takimit të të afërtave...,,Ti më flisje për fshatin tënd, / për fshatin tënd në breg të Bunës./ Unë të flisja për fshatin tim / për fshatin tim në breg të Drinit./ Aty ku takohen Drini e Buna”.
Kur lumi është shndërruar në simbol të ndarjes në mes të njerëzve, të cilët mund të jenë të dashuruar në njëri tjetrin, poetët, këta apologjetë të përjetshëm të dashurisë, pikërisht nga dashuria i kanë ndërtuar urat, këto bashkuese të brigjeve të ndara të lumit. Në këtë kontekst na imponohet pohimi se në regjistrin leksikor të lidhur me leksemën ,,lum”, pos bregut ekziston edhe ura. Poeti kosovar Qerim Ujkani, poezinë e tij ,,Mitrovica e ndarë” e ka ndërtuar nga dy këngë, e para titullohet ,,Ura e Ibrit”, ndërsa e dyta ,,Baladë për urat”. Në këtë poezi, tragjikja mbështjell si lëvozhgë e padëshirueshme simbolikën e urës, duke krijuar mëdyshje të madhe për mundësinë e bashkimit të djaloshit dhe vashës, të dashuruar në njëri tjetrin... ,,Tek Urë e Ibrit djaloshi priste vashën / Priste e priste / Vetull e qepallë dashuria ndizte”. Mosardhja e vashës e ngrinte Ibrin, prandaj ,,Veriu s’e kishte Jugun / Jugu Veriun s’e kishte”, sepse ura është shndërruar nga objekt i bashkimit në mur ndarjeje, megjithatë logjika poetike e Qerim Ujkanit na pëshpërit bindshëm se dashuria njerëzore i mund të gjitha ndarjet, sepse kur urat i shndërrojnë në mur ndarjeje, dashuria bëhet urë, pjesë e së cilës bëhet edhe vet poeti...,,Dhe derisa shikoja djaloshin / Buzë lumit tërë mall / Atë vashë e dashurova edhe unë”.
,,Dashuria, na e thotë me zë nobelisti Oktavio Paz, është gjendje takimi dhe pjesëmarrjeje e përshtatshme për të gjithë njerëzit: në aktin e dashurisë vetëdija është si vala, e cila kur e tejkalon pengesën, para se të shuhet ngrihet në plotni”. Si duket në gurrën e këtij mendimi ka pirë edhe poeti Qerim Ujkani, i cili në poezinë e tij sugjeron urën e veçantë, të ndërtuar nga dashuria njerëzore. Kjo nënkupton arritjen në bregun tjetër, i cili sipas filozofisë budiste është mençuria më e madhe, që nënkupton në njëfarë forme një lëvizje nga vdekja në lindje. Bregu tjetër është brenda nesh, sikur na pëshpërit poeti, mësimin e marrë nga pararendësit e tij, megjithatë vetëm pjesërisht, sepse poetët janë të padëgjueshëm, qoftë edhe ndaj mësuesve të vet.

(Kjo ese u lexua në Manifestimin e eseistëve ballkanikë ,,Interfest ,,Viti i esesë” Strugë, 21-23. 6. 2007)


Vdiç shkrimtari Qerim Ujkani






Me dhembje dhe pikëllim ju njoftojmë se sot, rreth orës 13:00, është ndarë nga jeta shkrimtari, poeti dhe redaktori i emisioneve letrare nga proza dhe poezia në Radio Prishtinë, Qerim Ujkani.

Ujkani u nda nga jeta nga një sëmundje e gjatë.



Varrimi i të ndjerit u bë sot në  orën 13:00 (13.03.2015) në varrezat e qytetit të Prishtinës.

Qerim Ujkani u lind më 1937 në Pejë. Shkollën fillore dhe të mesme i kreu në vendlindje, kurse në Beograd studioi shkencat juridike. Ishte redaktor i emisioneve letrare nga proza dhe poezia në Radio Prishtinë. Ka shkruar poezi dhe prozë si dhe është marrë me përkthime letrare nga serbokroatishtja në gjuhën shqipe.

Ka botuar mbi 20 libra me poezi dhe prozë:

Hullinat - 1963, Përralla e votrës - 1964,

 Tingujt e vendlindjes (vjersha për fëmijë) - 1967;

Deti ose poema e shqetësueme, "Rilindja" 1968;

 Pagëzime, "Rilindja" 1969; Antisonete, "Rilindja" 1972;

Pasthirmë, "Rilindja" 1974 e ribotuar më 1981;

Lartësi toke, "Rilindja" 1979;

 Gjaku im (vjersha të zgjedhura) "Naim Frashëri", Tiranë 1980;

Hije e këputur, "Rilindja", 1982,

 Dielli që po e krijoj (vjersha të zgjedhura - zgjedhja dhe parathënia, Hysni Hoxha), "Rilindja", Prishtinë, 1983;

 Përrallë erërave, "Rilindja", Prishtinë 1986;

 Mesjetarë të përjetshëm, "Rozafa", Prishtinë, 1977;

 Kthimi i ushtarit në shtëpi, "Rozafa", Prishtinë 1997;

Mëkatet e errësirës, Lidhja e shkrimtarëve e Kosovës, Prishtinë, 1997;

 Malli i atdheut, (Antologji e poezisë shqipe me temën e mërgimit, koautor me Iljaz Prokshin)

Shoqata për kthimin e të Shpërngulurve në trojet e veta, "Dukagjini", Pejë, 1995;

 Elegji mëngjesore, "Nositi" Prishtinë, 2009,

Qyteti i zi, Prishtinë, 2011.

 Në gjuhën serbokroate botoi: Krstenja (Pagëzimet) vjersha të zgjedhura, "Jedinstvo", Prishtinë, 1975;

Dolazak u jedan grad (Ardhja në një qytet), vjersha të zgjedhura, parathënia dhe përkthimi i Hasan Mekulit, Veselin Maslesa, Sarajevë, 1980.

 Nga serbokroatishtja përktheu: Gurë dhe ëndrra, vjersha të zgjedhura të Jure Kashtellanit, "Rilindja", 1977;

 Ujëvara, vjersha të zgjedhura të Dobrisha Cesariqit, "Rilindja", 1979;

Çështje të romanit (bashkë me M. Kërnjën), "Rilindja", 1980.

 Përktheu shumë poetë dhe prozatorë jugosllavë dhe botërorë nga serbokroatishtja.

U prezantua në antologjitë dhe panoramën e poezisë bashkëkohore shqiptare në gjuhën shqipe, serbokroate dhe disa gjuhë botërore, ndër të cilat në italisht, spanjisht, frëngjisht, polonisht, anglisht etj.

Ndërsa në kuadër të "Letërsia e shekujve", vëllimi XXXIII, Milano, u prezantua në mesin e 15 poetëve shqiptar të të gjitha kohërave. Zgjedhja dhe përkthimi italisht, Namik Resuli.

Qerim Ujkani vdiq në Prishtinë më 12 mars 2015.

****


Në një mbledhje komemorative për nder të veprës së shkrimtarit dhe poetit Qerim Ujkani, i cili në moshën 78 vjeçare u nda nga jeta. Nga krijues e studiues letrar u tha se vdekja e tij do të lë gjurmë të thella në letërsinë shqiptare.

Flora Brovina në cilësinë e kryetares së Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës ka thënë se jetës së letrave në Kosovës, po i largohen çdo ditë shkrimtar të mëdhenj si Qerim Ujkani.



“Qerim Ujkani prej sot nuk do të jetë në mesin tonë dhe plejada e shkrimtarëve të parë po zvogëlohet dhe kjo është një ndjenjë shumë e keqe kur po ndahemi nga i nderuari Qerim Ujkani, i cili mund të krijonte dhe të vepronte edhe një kohë. Megjithatë, ai do të ndodhet në mesin tonë me veprat e veta të cilat frymojnë gjeneratë pas gjenerate”, ka thënë Brovina.

Ndërsa, kritiku letrar Hysni Hoxha, i cili ishte edhe mikë i ngushtë i Ujkanit foli për miqësinë që kishte me të ndjerin Ujkani, duke mos u përmbajtur nga lotët dhe dhimbja që ndjente për humbjen e mikut të tij.

“U nda prej nesh fizikisht poeti Qerim Ujkani, shoku dhe miku im besnik, është vështirë të kesh mikë besnik, miku besnik është i afërt si ata familjarët. Miku besnik dhe në kohë të vështira ta zgjatë dorën. Ky ka qenë shoku im, miku im. Kemi punuar 20 vjet në Radio Prishtinë, përpara kemi qenë studentë, para 50 vjetësh në Beograd, kemi qenë gjithmonë shok, gjithmonë të pa ndarë. Një jetë të tërë e kemi kaluar bashkë. Poezia ka qenë trajta e ekzistencës së tij. Gjithmonë kemi biseduar për letërsinë, gjithmonë kemi biseduar për çështjet kombëtare”, ka thënë Hoxha.

Hoxha mëtej tha se Ujkanin e preokuponte vazhdimisht çështja kombëtare, për çka edhe në shumë vepra të tij trajtim të veçantë zë Kosova dhe çështja e çlirimit të saj.

Ndërsa, poeti Agim Vinca vlerësoj lartë veprën e tij, duke thënë se nuk donte të shihte në gjendjen çfarë ishte në ditët e muajt e fundit të jetës Ujkani, pasi që donte ta ruante në kujtesë imazhin e tij ashtu siç e kishte njohur në ditë më të mira të jetës së tij.


“Ka kaluar më se një gjysmë shekull nga koha kur doli në skenë Qerim Ujkani si krijues letrar, si poet në radhë të parë. Përmbledhjet e para “Hullinat”, “Përralla e votëres”dhe “ Deti” ose “Poema e shqetësume” , i botoi në fillim të viteve 60’të. Por profilin e tij poetik, individualitetin, mund të thuhet që e formoj me “Pagëzime” në 1969 dhe “Pasthirrmë” në 1974, për të arritur në pikat më të larta artistike në vëllimet “ Lartësi Toke”, “ Hije e këputur” dhe “ Përball herëve”,”, ka thënë Vinca.

Image result for vdiq qerim ujkani
Në këtë mbledhje komemorative foli edhe djali i vogël i të ndjerit Ujkani, i cili falënderoj të pranishmit që ishin me familjet e tyre në këto ditë të vështira.

Qerim Ujkani lindi në vitin 1937 në Pejë ku kreu shkollën fillore dhe të mesme, pastaj vazhdoj studimet në Beograd në Fakultetin Juridik. Ishte redaktor i emisioneve të letërsisë në Radio Prishtinë. Ai shkroi mbi 20 vepra letrare.

Flori Bruqi


---------------------------------


ELEMENTE NACIONALISTE NË POEZINË “METOHIJA” E MILLOSH OSTOJIQIT

Nga Qerim Ujkani, gazetar


Në vargun e eksceseve të periodës së pas Plenumit të Brioneve, të cilat u dënuan publikisht nga masa progresive e bashkësisë sonë socialiste, këto ditë u botua edhe poezia e Millosh Ostojiqit “Metohija”, e cila e tërë është thënë në frymën nacionaliste, njëherit në kudërshtim me frymën e vendimeve të marruna në Brione.
Poezia e Ostojiqit, me një karkter thellësisht antihuman, erdhi për të helmuar atmosferën e volitshme politiko-shoqërore të krijuar pas Plenumit historik në Krahinën tonë. Në kohën kur në Krahinën tonë janë dduke u bërë përpjekje maksimale për barazinë ndërnacionale dhe zgjidhjen më të drejtë të marrëdhënieve në të gjitha lëmët, dke krijuar kështu bazën e shëndoshë për të ardhmen më të ndritur gëtë gjithë njerëzve të këtij trolli,
Ostojiq tërë mllef parasheh gjoja rrezikun që iu kërcnueka kësaj treve, duke u shprehur tekstualisht: “Ja, edhe tani ti në lëkurën ne ujkut...” (Eto te i sada u vučjoj koži).
Vargu i sipërcituar pamëdyshje është vijim i idesë që nga kreu i poezisë në fjalë, kur poeti i befasuar dhe posepo i zhgënjem nga gjithë kjo që po ndodh si një zhvillim pozitiv i shoqërisë sonë, pyet plot tmerr: “A je e tëra, e hidhur dhe e fortë” (Jsei li sva na okupu, gorka i tvrda), për të vijuar me “konstatimin” poetik vërtet tndencioze dhe joreal me një shpirtligësi dhe pesimizëm para realitetit tonë: “Ja, ti, si egërsira” (eto te kao divljaka), “në tutllimet e qimeve të ujkut” (u gužvama vučjih dlaka).
Ostojiq, duke e ndie historinë krejtësisht në mënyrë subjektive dhe egoiste, me çka, si njeri dhe më shumësi poet, i mbetet borxh historisë, etika e të cilit do të gjunjëzohet para fakteve të njohura, thotë: “A të kujtohet vetëdija, e lashtë, kur Çarnojeviqët u përshëndetën me ty dhe kur ngele vetëm...” (Pamtišli sebe, davnu kad se Čarnojevići pozdraviše s tobom i kad si ostade sama), duke dashur kështu qëllimisht të krijojnë një vakum historik në këtë truell.
Në vizionin poetik të Ostojiqit, Metohija tani është një votër zjarri mbuluar me hi dhe përplot gjarpinj: “Jesi li sva na okupu, s ugljenjem ispod pepela, sa lomovima s llazina i sa polozima punih zmija.”
Duke harruar mendimet e larta të Leninit dhe Dimitrije Tucoviqit për karakterin e luftrave ballkanike, autori i kësaj poezie në vargjet pasonjëse përqafohet me frymën historiografike borgjeze serbomadhe: “A je aty ku edhe ke qenë me lule të kuqe në shtek të ballit, dhe a e di verën e së dymbëdhjetës që na mungulloi nga kristovula dhe që u bë e jotja përgjithënjë; o,a beson se kjo ekspeditë ushtarake filloi “për ty dhe fshatrat tua”.
Nga vargjet e poezisë “Metohija” të Millosh Ostojiqit mësojmë se Metohija udhëtuaka dikah. Vallë kah? Këtu edhe shihet se autori huazon frikën e atyre që u dënuaen në Plenumin XIV të KQ të LKS përkitazi me këtë çështje, ndërsa Ostojiqi dëshiron që të ndalojë zhvillimin bashkëkohor progresiv e humanitar të kësaj treve në baza të shëndosha të parimeve tona kushtetuese marksiste-leniniste, dujke iu drejtuar Metohisë me eksklamacion vaji e dhimbjeje: “Ndal...” (Stani!); “O, ke po ther në zemër kjo, që prapë po shkon në vdekje...” (O koga to u srce bode te opet ideš u smrt).
Është për t’u shënuar me këtë rast se tërë kompleksi i frikës dhe i pasigurisësë Ostojiqit në këtë truall (e kujt i frikësohet!?!) shprehet në vargun mobilizonjës: “O, këtë herë do të jemi edhe e Katërta edhe e pesta” –ofensivë- (O, ovoga puta bićemo i Četvrta e Peta).
Eelemnte të këtilla, që i quajmë borgjeze të mëbshtjellura në petkun e egoizmin nacional, ka edhe më në “Metohinë” e Ostojiqit, sepse e tërë poezia në fjalë është e prerë nga gërshërët e egoizmit borgjez në frymën e ideologjisë serbomadhe dhe në përputhje me rrymat burokratike-atatiste, të cilat janë dënuar në mënyrë publike. Duke u nisur nga e dhëna se kjo poezi idjeshmërisht e gabuar, mund të bëjë efekt të dëmshëm ideologjik në lexuesin, ne i bëmë një vështrim ideor, duke hetuar qëllimin e saj negativ dhe orientimin oportunist të autorit.
Në fund, shprehim habinë se si një poezi e këtillë gjeti vend në faqet e revistës “Stremlenja” të Prishtinës dhe të cilën, dragan stojadinoviqi, anëatr i Këshillit redaktonjës së revistës në fjalë, në recnesionin dhënë radios sonë për punimet që sjell numri mëi ri (3) i saj, nuk e zë ngojë fare.

Ludvik Nekaj, mësimdhanës i gjuhës dhe i letërsisë shqipe në Shkollën fillore “8 Mars” në Pejë Sylë Dreshaj, profesor i historisë në Gjimnazin “11 Maj” në Pejë


---------------------

POPULLI E DI KË KA CUB KË HERO




Nga SKËNDER BUÇPAPAJ/


Këtë titull – Populli e di kë ka cub kë hero – do të kisha parapëlqyer për poezinë e vitit 1989 të autorit Qerim Ujkani ‘Populli i di të gjitha’, një ndër më të bukurat e kësaj teme në poezinë shqipe. Të më ndjejë lexuesi, përpara se të kaloj në interpretimin artistik brenda dhe jashtë tekstit, do të doja të bëj këtu shkurt historinë e lidhjes sime me këtë poezi.
Për herë të parë poezinë ‘Populli i di të gjitha’ ia kam propozuar lexuesit para 24 vjetësh, kur e botonim, madje me një zgjidhje grafike tejet të posaçme, në faqen e parë të gazetës ‘Drita’, organ i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë. E merrnim nga revista letrare e Prishtinës, ‘Jeta e re’, ku sapo ishte botuar.
Krijimi dhe botimi në Prishtinë, pastaj në Tiranë, përkonin me një periudhë tejet të ndjeshme dhe tejet vendimtare për atdheun dhe kombin tonë. Në qiellin tonë, deri poshtë nëpër frymët tona, endeshin retë e zeza të heqjes së autonomisë së Kosovës, akti i parë makabër që kurorëzonte Beogradi i Millosheviçit. Kishte tetë vjet që Kosova ndodhej në gjendje të jashtëzakonshme, herë të shpallur e herë të pashpallur, tetë vjet që serbomëdhenjtë e kërcënonin me heqjen zyrtare të autonomisë së vitit 1974. Koha provoi se heqja e autonomisë së Kosovës ishte debuti i kryekasapit Millosheviç në kuadrin e goditjes së tij vendimtare ndaj federatës, ishte kobi që iu paraprinte kasaphanave në zemër të Evropës për vite të tëra në mbarim të Shekullit XX e në prag të Shekullit XXI dhe Mijëvjeçarit të Tretë, kobi që do të përmbyllej plot dhjetë vjet më vonë, pikërisht në Kosovë, pas bombardimeve 79 ditore nga NATO, pra, me një kolonë zanore të paparë në histori.
Furia e verbër serbomadhe e mishëruar në të sëmurin e saj më kobzi, Millosheviçin, kishte bërë mëkatin fatal – duke goditur të drejtën e shenjtë të Kosovës, kishte goditur edhe vizionin e shenjtë të Evropës së Bashkuar, ‘fantazma’ e së cilës endej tashmë në kontinent, me shembjen e perdes së hekurt, dhe kjo i ngutte hordhitë në krye të Beogradit për të kryer punë shpejt me krjimin e Serbisë së Madhe, çka do të kishte pasë shënuar edhe funeralin e Evropës së Bashkuar.
Në fillim të 1989 Kosovës i hiqej autonomia, në mbarim të atij viti, më 23 dhjetor, krijohej Lidhja Demokratike e Kosovës dhe populli i Kosovës vinte në krye të tij Ibrahim Rugovën, vizionarin gjenial të Kosovës së pavarur dhe sovrane, pa të cilën nuk mund të ketë Evropë paqësore, nuk mund të ketë Evropë të Bashkuar. Realizohej kështu profecia e parë e poezisë së Ujkanit – Populli e di kë ka cub kë hero. Për herë të parë në histori, idesë Kosovës së pavarur dhe sovrane i printe një simbol i Evropës, Ibrahim Rugova, antitezë totale me njeriun që i printe idesë së Serbisë së Madhe, Millosheviçin, varrmihësin e Evropës së Bashkuar. Sa ishte shpëtimtare për Evropën ideja e Rugovës, aq ishte fatale pë Evropën ideja e Millosheviçit.
Kur lexuesit ia propozoja përherë të parë, nëpërmjet gazetës Drita poezinë ‘Populli i di të gjitha’, isha i sigurt që poezia i kushtohej asaj pjese të popullit që nuk shkon kurrë pas politikanëve që e sundojnë, shkon gjithmonë pas liderëve që ai i nxjerr nga gjiri i tij, nga kuota më e epërme e lartësisë më të madhe të vetëdijës së tij. Isha i sigurt që poezia përkonte edhe me psikologjinë e kohës në Tiranë dhe në krejt Republikën bunker të Shqipërisë, ku gjendjes sonë të ngujimit i ishte mbaruar edhe bombola e fundit e oksigjenit.
Rreth 24 vjet më vonë lexuesit, poezinë ‘Populli i di të gjitha’, nëpërmjet gazetës sime online, ia ripropozoja më 1 dhjetor 2012, pa ditë pas kulmimit të festimeve të 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, në atë atmosferë ku populli kishte zbritur në sheshe i tëri për të festuar, ndërsa sundimtarët e tij, gjoja elitë politike apo tjetërfare, i çirreshin nëpër tribuna, secila palë duke parë tek vetja heronjtë, ndërsa tek të tjerët duke parë cubat. Nëse më 1989 ‘Populli i di të gjitha’ kishte tingëllim kushtrues sa dhe profetik në Kosovë dhe në trojet tona të tjera në ish Jugosllavi, në Republikën e Shqipërisë ajo kishte një jehonë të mirëfilltë vetëdijësuese. Më 2012 dhe më 2013, ndërkaq, poezia ka një tingull krejtësisht aktual si në kohën kur është shkruar, edhe pse në rrethana të tjera. Tej cipës festive, ato janë të ngarkuara rëndë me sfida, nga të cilat përfitojnë sundimtarët dhe fundoset populli, pikërisht ai popull që nuk shkon pas sundimtarëve dritëshkurtër, ai populli që është në kërkim të prijësit vizionar, ai popull që ka misionin për ta nxjerrë liderin.Poezia e Qerim Ujkanit, në tërësi, është poezi e foljeve. Kjo do të tingëllonte si akuzë, kur dihet sa guxim kërkon përdorimi i foljeve në poezi, sidomos përdorimi i tyre në pozicione fundore (në rima) apo në pozicione logjike. Në fakt, në kulmin e guximit të tyre, në kulmin e trallisë së tyre, poetët, edhe formalistët më të skajshëm, ndodh që përqafojnë pikërisht foljet. Janë foljet, pra, ato që ngërthejnë në vetvete tharmin hyjnore. Nga Bibla dihet se e para ishte fjala. Dhe ajo fjalë ishte pikërisht folje – Të bëhet. Prandaj edhe vetë fjala, nga vjen kalku shqip i ‘folje’, pra ‘verb’, me burim indoevropian dhe përdorur në shkrime për herë të parë nga latinët, ka kryehere në të vërtetë ngarkesën kuptimore ‘fjala e Zotit’, ka kuptimin e mesazhit hyjnor. Në gramatikë ka kuptimin e pjesës së ligjëratës që shënon veprimin në trajtën e kryer nga dikush dhe të pësuar nga ai vetë apo dikush a diçka tjetër.Poezia e Ujkanit, poezi e veprimit, në misionin e saj kushtrimtar, ka në qendër parimin i përshkallëzimit artistik, zbritës apo ngjitës apo zbritës-ngjitës e anasjelltas. Dhe parim realizohet detyrimisht nëpërmjet foljeve. Tej formave klasike, ajo nuk ka strofa, nuk ka rima, është e organizuar në katër kapituj (katër kaptina) të shënuar me shifra romake. Secili kapitull përbëhet nga dy paragrafe (kryeradhë) dhe paraprihet e përmbyllet nga një varg refren. E gjithë poezia ka 64 vargje. Secili kapitull përmban 16 vargje, ku secili paragraf ka nga 7 vargje. Që këtu merret vesh sensi formalist i poezisë.
Mungojnë krejtësisht shenjat e pikësimit. Madje, pasi ka lexuar poezinë, sekush është e pamundur të mos dalë me mendimin – sa kot që janë shpikur shenjat e pikësimit. Një përfundim më se i përligjur në këtë kontekst. Edhe kjo e përforcon përfundimin e sapoarritur pak më lart.

Në tërësinë e vet krijimi i përmbahet përshkallëzimit artistik. Nga logjika ai është zbritës, nga tonaliteti, nga kumti është ngjitës. Diçka karakteristike kjo për poezinë e Ujkanit. Ky përshkallëzim, ndyshe nga poezitë e tjera të tij, ku realizohet përmes disa foljeve, këtu realizohet tek e njëjta folje, ‘di’, pra, një përshkallëzim i brendshëm. Folja ‘di’ zbërthehet nga paragrafi në paragraf nëpërmjet kundrinorëve dhe kallëzuesorëve që merr, pra nëpërmjet fjalëve ku bie veprimi i saj ose nëpërmjet fjalëve që e ftillojnë kuptimin e saj. Ky përshkallëzim kalon nga “i di të gjitha”, “di të flasë”, “di të heshtë”, tek “i di të gjitha”, “di të jetojë”, “di të vdesë”, tek ‘i di të gjitha’, “di kë ka mik kë armik”, duke i finalizuar me “i di të gjitha”, “di kë ka cub kë hero”.
Siç shihet më lart, përshkallëzimi realizohet nëpërmjet kontrastit, ku çdo paragraf ka çiftin kundërvënës, pra nëpërmjet përballjes së antitezave “të flasë-të heshtë”, “të jetojë-të vdesë”, “kë ka cub-kë hero”. Nëpërmjet këtyre kundërvënieve të pjesëshme realizohet edhe kundërvënia e madhe, ajo midis popullit dhe sunduesve, kundërvënia midis koncepteve filozofike kontrastuese që shprehin dhe mesazheve hyjnore kontrastuese që mbartin. Populli del kështu me privilegjin dhe barrën e madhe të përjetësisë. Ndërsa sunduesit dalin me ndëshkimin e përkohësisë sa mizore dhe fatale. Sa më larg misionit të tij të jetë populli, aq më e gjatë do të jetë përkohësia e sunduesve. Sa më i pakuptuar të jetë misioni i popullit, aq më mizore pamëshira e sunduesve.Kjo brengë e poetit shprehet filozofikisht nëpërmjet një paradoksi në fund të çdo paragrafi. Paragrafi i parë (kapitulli i parë) – ‘kur flet populli’ -përfundon me vargun e papritur – ‘sundimtarët janë të qetë’. Paragrafi i dytë (kapitulli i njëjtë) – ‘kur hesht populli’ – ‘sundimtarët i merr gjumi’. Kjo e përforcon në tejskaj edhe kontrastin e nënkuptuar, nga del se sundimtarët përbëjnë përbindëshin me shumëkokë dhe shqisa shumëfishe që e përgjojnë popullin. Ndërsa populli përbën të pafajshmin që, kur hesht, ndryn në vetvete të panjohurën, kijametin, së cilës ia kanë frikën për vdekje sundimtarët, ndërsa kur flet – nuk është më enigma, është vetëm përditshmëria e rëndomtë, prandaj kjo i qetëson sundimtarët.Secili paragraf bazohet në figura të përqëndruara kryesisht në një varg të vetëm a në pak vargje, ku vargjet e tjera vetëm sa sjellin detaje dhe rrethana plotësuese, garnitura. Tek paragrafi i parë (kapitulli i parë) këtë e kryejnë “gurëve të varreve u hyn shpirti dhe lëvizin”, e “të nisurave iu shfaqen fundit”. Tek paragrafi i dytë këtë e kryejnë “Si gryka malesh i kapërdin rrufetë/Mes dhëmbësh kërcëlluar i shkrepëtijnë vetëtimat/ Gjëmimet i ndryn në vete”. Kështu sundimtarët paralajmërohen se populli është vetëtimë që nuk bubullon, është vetëtimë që vetëm zharit. Kapitulli i dytë shënon edhe ndërkohën lirike të kësaj epike, teksa shënon kontrastin jetë-vdekje, shënon prehjen para stuhisë. Këtu vetëm sa përligjet emërtimi nga unë i pjesëve të poezisë me terma që përdoren në llojet e gjinisë epike, sidomos në romane.
Kapitulli i tretë është edhe kapitulli më filozofik i poezisë. Përballë mikut ai është përballë besës – prandaj mikun nuk e provon kurrë në ditë të mirë, e ruan për ditë të vështirë. Përballë armikut ai është përballë pabesisë, prandaj populli “Njësoj shikon prapa si përpara/ Rreziku që i bie ndesh është një herë rrezik/ Rreziku prapa shpine dy herë”. Duke qenë përjetësia populli është edhe përvoja gjithëjetësore e njerëzimit. Prandaj nuk ia fal vetes përqindjen sado të papërfillshme të gabueshmërisë. Mbi këtë filozofi ai e ndërton edhe triumfin ndaj armikut, njëherësh triumfin ndaj përkohësisë.

Poezia e Ujkanit është poezi e vargut të bardhë. Kjo, megjithatë nuk përbën rregull rigoroz për të. Kur vjen natyrshëm rima, kur e shikon të domosdoshme, poeti nuk e shmang atë. Në kapitullin e katërt, në paragrafin e parë, poezia ka vargjet “Në një mijë ngjyra/ Të lyhet e të ngjyhet/ Në një mijë fytyra/ Të shtiret/ Ai cubin e njeh/ E hedh në pleh”. Për të përftuar ironinë dhe sarkazmën, poeti nuk i shmang, përkundrazi i fton rimat e puthitura dhe të alternuara, asonancat, aliteracionet. Kjo ngarkesë vetëm sa e dendëson mesazhin artistik dhe filozofik të poezisë.
Ndërkohë përthyerjet e tyre janë një asimetri tejet e domosdoshme dhe tejet e mirëpritur në një simetri nga më të përkryerat në poezinë e tij të natyrës epike, të toneve madhështore dhe mesazheve kushtruese, ku formalizmi i skajshëm dhe përmbajtja e fuqishme janë vënë në një harmoni mjeshtërore. Me të drejtë, poeti dhe kritiku dhe poeti i madh bashkëkohor amerikan John Hollander, e konsideron poezinë kryesisht një çështje të ritmit, të riorganizimit të gjuhës dhe të vizioneve, në një mënyrë thelbësisht të ndryshme nga ajo e prozës. Qerim Ujkani është poet i ritmit të vizioneve, ritmit të ideve, të figuracionit, herë nëpërmjet përsëritjes, herë nëpërmjet numërimit, herë nëpërmjet eliptimit të tyre. Pikërisht gjallëria e ritmeve, figuracionit, theksave logjikë, madje disi edhe e theksave ritmikë bëjnë që ‘Populli i di të gjitha’ të jetë poezi e një komunikim të gjerë, pra për lexim të heshtur, poezi për lexim artistike (në shkollë, në radio, në ekranin e vogël), poezi për recitim artistik (në skenën e teatrit poetik). Autori i “Populli i di të gjitha”, Qerim Ujkani, nuk i ka munguar poezisë shqipe që nga vitet ’50. Gjithnjë besnik ndaj temës së tij, që e bën ndër krijimtarinë e tij ndër më të angazhuarat e poezisë sonë, poeti nuk ka hequr dorë kurrë nga mjeshtëria, nuk ka rënë rob i ideve të tij. Drejtvizor sa dhe kërkues brenda vetvetes në udhëtimin e tij krijues, Qerim Ujkani mbetet një zë i rëndësishëm, i pashpërfillshëm në poezinë tonë.Në pajtim me misionin e artit të tij dhe të ideve të tij, Qerim Ujkani, qoftë me poezitë, qoftë me esetë e tij nuk pranon të heshtë përballë dukurive të papranueshme të kohës sonë.E shkruar më 1989, poezia e Qerim Ujkanit “Populli i di të gjitha”, nuk mund t’i shpëtonte krejtësisht autocensurës. Në këtë kontekst, me “sundimtarët” gjithnjë kiheshin parasysh “pushtuesit”. Megjithatë kjo censurë e detyruar e bën poezinë të tingëllojë krejtësisht aktuale tek shqiptarët, qoftë atje ku ka ende pushtues, qoftë atje ku ka ende sundimtarë. Mjerisht, kombi ynë heronjtë i ka në varre, ndërsa cubat i ka në piedestalet e pushtetit.Poezinë e tij “Populli i di të gjitha”, prandaj, ia propozoj për herë të tretë lexuesit, tashmë në vitin 2013, i cili na e kujton ndërkaq edhe historinë tonë të para 100 viteve, të atij viti 1913, të mbushur me padrejtësi dhe mizori fatale, të padrejta dhe të pamerituara. Të atij viti 1913 që na kujton filozofikisht se, sa herë i kanë marrë në shenjë shqiptarët, në trojet tona, snajperët e kanë vënë në shenjestër edhe Evropën.



POPULLI I DI TË GJITHA(Poezi e vitit 1989 nga QERIM UJKANI)



I

Populli i di të gjitha di të flasë di të heshtë
Kur flet
Gurëve të varrezave u hyn shpirti dhe lëvizin
Midis flamujsh dhe rrëmetesh
Ushtojnë sheshet
Bien daullet
Të nisurave iu shfaqen fundet
Sundimtarët janë të qetë

Kur hesht
Si gryka malesh kapërdin rrufetë
Mes dhëmbësh kërcëlluar i shkrepëtijnë vetëtimat
Gjëmimet i ndrydh në vete
U thotë fjalë të urta i qetëson
Durimin e vet e krahason me të malit me borë
Sundimtarët s'i merr gjumi

Populli i di të gjitha di të flasë di të heshtë

II

Populli i di të gjitha di të jetojë di të vdesë

Herët në mëngjes
Hukat duart të mos i bjerë përthonjsh nis punën
Te kroi te shelgu pret të bukurën belkëputurën
Bën dasmë gëzimin e ndan me të gjithë
Shtëpinë e mbush me fëmijë
Brez më brez
Shpie kujtimin

E shkon në luftë
Thirrja për liri të atdheut i hyn drejt në histori
Me vete merr armën trastën këngën
E s'pritet e s'ndalet
Veçse në fitore dhe përmendore
Liria s'pret
Duhet për çdo çast

Populli i di të gjitha di të jetojë di të vdesë

III

Populli i di të gjitha di kë ka mik kë armik

Hap derën e shtëpisë
Ndez zjarrin shtron sofrën
E në sofër bukë kripë e zemër
Kurrë s'e provon në ditë të mira
E ruan për ditë të vështirë
Ia mban besën

Ai e di se edhe uji fle po armiku s'fle
S'ia harron shprehinë e vjetër
Shpatë e zinxhirë farkon për të
Njësoj shikon prapa si përpara
Rreziku që i bie ndesh është një herë rrezik
Rreziku prapa shpine dy herë

Populli i di të gjitha e di kë ka mik kë armik


IV


Populli i di të gjitha e di kë ka cub kë hero

Në një mijë ngjyra
Të lyhet e të ngjyhet
Në një mijë fytyra
Të shtiret
Ai cubin e njeh
E hedh në pleh

Në përmendore që ligjëron historinë në shesh
E vendos heroin e vet
Në këngë trimërore
Në metafora
Në fjalë të urtë në konak
E në gjak përjetë

Populli i di të gjitha e di kë ka cub kë hero



Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...