Agjencioni floripress.blogspot.com

2015/03/14

Esat Loshaj : Guximin e fjalës ende s’e kam marrë ( Cikël poetik )


Esat Loshaj



PAVARËSIA
 
(Në tri kohë)
 
pavaresia
as dje as sot as neser
ne tri kohe
sa pavaresia
zemrat nuk na ngrohe
as dje as sot as neser
ne tri kohe
pavaresia
vete jeta eshte kjo
as dje as sot as neser
ne tri kohe
pavaresia
e bukura nuse o
as dje as sot as neser
ne tri kohe
pavaresia
shqiponje fluturo
 




SHPIRTKITARË (Jusuf Gërvallës)

Aromë trandëfilash
Gjaku yt kundërmon
Në truallin e stërgjyshërve…

Rilindje agimesh
Për fisin tënd

Fjalët pëllumbishte

I lë në altar
Kanjushverdhi ynë
Shpirtkitarë



P O E Z I

Sa herë mbushesha me të keqen,
tek ti zbrazesha, poezia ime,
sikur ndjehesha më mirë,
si zog kaltërsive n’fluturime,
mike më mbete, e dashur intime,
nuk të ngarkova me stërkeqen,
as njerëz nuk përfola kurrë,
me fluturat zihesha si i vogël,
me diell e hënë tash si burrë.
Lulet i kam pjesë jete gjithmonë,
kryefjalë i kam në vargënim,
tregues është e bukura e dheut
me kurorë mbretëreshe në kokë,
me fustane të bardha si bora,e imja,
flokëzeza, syshqiponja, belholla.
Mat e ç’mat fjalët, m’ikin netët.
Eh, sa netë më ikin për një poezi!
E di për ku jam nisur,
udhën marr për të dalë malit,
kur pikë i vë zbrazjeve të mia,
lirohem nga një ankth i rëndë,
gëzohem për një lindje të re,
si nëna që gji i jep djalit …!

FRIKË NGA FJALËT

Guximin e fjalës ende s’e kam marrë,
kam frikë se ajo po më vret,
sigurinë s’e kam kur duhet vare,
herë- herë më rri urtë e më shumë më flet.

Një fjalë mund të më shpojë si halë
e shumë të tjera më tresin si lumi,
s’e di ku duhet të ndalem,
do të jem i mjerë apo ai, fatlumi.

Mendimet më kanë fashitur fare,
mbi vargje eci, si nëpër teh shpate,
këmbësor jam dhe shihem si n’dritare,
udhë më udhë, i valerësuar fare.

Sikur ta dija për ku jam nisur,
falë i kisha, falë, të gjitha fjalët
dhe do të rrija me shpirtin tim të molisur,
po lulja s’është lule, po s’i pati petalet

Ah, të kurorëzohem me trimërinë,
fjala të flatërojë, mbyllur po më vret,
ta them atë që brenda po më ngrin
e unë pastaj ta shpall veten mbret…!


KORRESPONDENCË

Asnjëherë në jetë,
edhe në tatëpjetë
nuk kam dyshuar për dashurinë,
se zemër e shpirt t’i fala
për këtë jetë.
Vështrimi i syve të tu
më bën me krahë jete
n’fluturim pandalur jepem
zëri yt, burim për suksese!
ndjenja na lidhi që të dy
në Prishtinë,
në një kafeteri,
kur u pamë sy më sy…!


LOTËT E ZEMRËS

Dhembja është sinonim i zemrës
ku s’ka dhembje kurrë,
por digjet zjarri i dashurisë,
s’mund fluturojnë shqiponjat,
përleshjet e shpirtit përplasen
hullive të ballit tonë,
mosha jonë është moshë murgu,
në trutë tona ka çelsa burgu,
në male është rinia e blertë,
në gjokset tona një det,
e detarët me valët kanë miqësi,
me dhjetra e qindra vjet,
fytafyt me përbindësha vetmie,
me vëllezër e miq e shokë,
të pandashëm as sot as kurrë,
ata të ofrojnë pakëz diell shprese,
por asnjë kokërr grurë…!
Këngët ne i rrahëm me thupër thane,-
më pati thënë një mik dikur,
që atëherë shumë ujë ka kaluar nën urë,
se një fjalë nga mërgata ‘e fola shqip
as unë, as nënëmadhja e lumnueme,
unë, të gjithë ata që u rrahën me kamzhik,
i ruaj në zemër,
i marr në mbrojtje, si më i miri mik…!



TË PATA THËNË


Më pak se katër vite
të njoha, s’të harrova dot,
unë, mesoburrë i thinjur,
s’të ujita gjer më sot.
Freskinë e ke ruajtur,
nurhijshmja e parreshkur,
në zemër e shpirt
thellë më je ngjeshur.
Sa të dua nuk ta them,
e ëmbla, mjellmë moj,
metaforë e vargëzimit,
kam frikë mos të lëndoj.
Herët ta vura kurorën
e të shkova në sy,
kur ta shtrëngova dorën,
e gjithë bota ishte aty.
Të gjitha gjuhët i fliste dashuria,
të pata thënë mike: Ditën më je diell,
natën hënë, mbreëreshë në qiell,
ti, më je fanar i rrugëtimeve të mia..!


PËLLUMB  I  BARDHË


Zemrën diell e pate përherë,
emër përballë stuhish,
Pëllumb i bardhë,
në liqenin e gjakut.
Djepat praruar n’truall,
mjeshtërve emrat ua dinë,
Pëllumb i bardhë,
në liqenin e gjakut.
Thellë në damarët e tu
dëgjohet zëri i lirisë,
Pëllumb i bardhë,
në liqenin e gjakut.
Danjollët karpatianë n’teh shpate,
miqve shpirtin ua hape,
Pëllumb i bardhë,
në liqenin e gjakut.
Je këngë, porosi shkabnore
stoike, mendeshë e durimit,
Pëllumb i bardhë,
në liqenin e gjakut.
Kosova po ngre dollinë
në pragun e dasmës sate,
Pëllumbi i bardhë
në liqenin e gjakut .


LULES 
Sajova një lule
mes dritave, ngjyrave,
më lindi kënga,
tërë jetën e këndova.
U dashurua në lulen,
ku sot e mot
njëra- tjetrës i përkulen,
dashuria ishte fshehur
thellësive të zemrës
për t’gjetur rrezen e diellit
në ballë plot mall….
Unë e pashë në plotni,
kur hyri tinëzisht tek unë
e s’mund ta gjëja
nga goditjet e saj,
të zjarrta si rrufeja,
gjithmonë, gjithëherë,
hijeshorja, stinë pranverë…
Lulja kurrë s’ishte epur,
edhe kur çmendet dashuria,
pjesë e saj ishin që të dyja,
mendimet aty rrinin
kur ditët për dore i zinim …!


PEIZAZH 

Para meje shfaqet një kopsht
me formën e zemrës
e frymëmarrja ime
ka ritmin e saj,
ritmin e këngës.
Pranvera pranveroi me vonesë
përkundër thirrjeve tona,
peisazh i plagosur
erë gjaku mban,
dhembja, si dritë neoni,
mbart mundimet
ballëplasura nga dielli.
Eh, sa herë i grushtova
kukuvajkat deri në prag t’çmendisë
për të hipur mbi supet e engjëjve,
me barrën e lotëve të gëzimeve,
e kurrë s’kërkova mëshirë.


PËRTEJ OQEANIT TË ZEMRËS 

Sa herë më vrave netëve të mia
e netët ditë u bënë me Ty,
bota e çmendur sillet vërdallë,
heshtja vrastare e zogut frikacak,
ankime e rënkime fatesh përballë.
Ani vdis kur të duash,
një pikë loti ta kam borxh
e ti ende se ke ndier,
bukurisë sate s’i kishe besë,
verbërinë ajo ta sjell.
Dashuria belbëzoi fjalët e para,
ajo luan me ndjenjat e zjarrta,
jeta pa të një fjalë mangët ka,
dashuria emrin e ka kala.
Unazën prej gishtit do ta shkul,
përtej oqeanit të zemrës,
n’shpirt të një trungu do ta ngul…!


TRE TRËNDAFILA 

Në taracën e kafenesë “Renesansa”,
nëpër vrimat e grilave
rrezet e diellit
copë-copë të thyera.
Hyjnë brenda të lehta
hapat e një nëne
e rrotat e karrocës
m’rrëshqasin në mendje.
Për foshnjën e mitur
tri gjethe tërfili,
në trotuar
tri gonxhe trëndafili.
Kësaj radhe raki nuk piva
as teke, as dopio,
“trio”- kamerierin porosita,
gotën me fund e zbrazja
për shëndenë e tyre,
ndryshe do plasja..!


DISIDENTI 

E lanë pa konak e oxhak,
si çunak e rrahën me dajak.
Edhe kur u bë plak,
pak e nga pak
gjysmën e trupit
ia skuqën  gjak.
Edhe pse asht e lëkurë,
kurrë nuk u bë urë.
Kapërceu çdo krizë,
për të mbetur flamur në shtizë.
Dhe pak e nga pak,
sot e kësaj dite thonë,
ata që në sy s’kanë kapak:
-Rrahjen e pati hak!


MALLI MË MORI 

Malli më mori
për ty, Kristinë,
për ty, Rozafë.
Kalaja më thërret.
Bedenat e saj
si hullitë në ballë,
e shkallët  e mermerit
nuk pushtohen gjallë,
se yjet e qiellit ndriçojnë
me shekuj me radhë.
Malli më mori
për ty, Kristinë,
për ty, Rozafë.
Kalaja më thërret,
më mbledh në gji,
Shkodra plot diell
na ngroh në kaltërsi.


FAIK KONICËS 



Beu i shqiptarizmës

Fjala, vepra jote  jeton,
qëndron mbret në fron,
në art, gjuhësi , kulturë,
e zjarrtë, e artë  si bilur.
Në diplomaci je perlë,
margaritar,
nga madhështia,
i madhi në shqiptari.
Majëpena jote
jeton nëpër mote,
jo kot, sot e mot
je korife,
i gjallë ndër ne,
o Faik be.
Të rrallë burra si ju
ka rritur mëmëdheu,
falët shpirt e zemër
për të shtrenjtin atdhe.
Gjithmonë në lartësi,
për ne flamur në ballë,
ne, pasardhësit tuaj,
me ju ndjehemi gjallë…!



DËSHIRAT SI DËSHIRAT 

Pas luftës lindën shumë dëshira
për t’i puthur në ballë të rënët,
takime gëzimi me të kthyerit
nga burgjet e gjyqeve të pista.
Mikpritjen e të zhdukurve në mal,
ledhatimin e fëmijëve bonjakë
në tonin konak.
Në çdo derë t’invalidëve të luftës
shumë dëshira për një dëshirë,
në truallin tonë të lirë.
Një të jemi për jetë e mot,
në  botën e rilindur, pa re,
filizat të rriten të lire,
dëshira më e madhe për ne.
Pas luftës së gjatë
në paqe jemi sot,
qielli ndrin si ar,
zemrat mbushur gaz plot.
Për botën tonë,
paqja dritë e nur,
shqiponjës i jep krahë
në të gjaktin flamur…!



ANKTHE ZENE 



-Teatrit  Istref Begolli, Pejë –


Luleborë qëndron buzë lumit,
bukuri përrallore kokëlartë,
fole e artistëve, miqve të kulturës,
ti, tempull i fjalës së artë.
Eh, sa lojëra me vajin e burrit
u luajtën me zell te ti
për ngjyrat e flamurit.
Pa kur fëmijët performonin
me buzëqeshje fëminore gjithë pranverë,
skenës sate i dhanë hare
e tinguj emocionesh flatruan në erë.
Gjithçka këto vite ke përjetuar,
ndaj  prite, prite këtë motmot,
frymën e zënë për ta çliruar,
pas kaq e kaq gjak e lot.
Këtu s’ka vend errësira,
intelektualë,artiste, poetë,
protestën e kanë mbushur me jetë.
Kjo do të shpërthejë si vullkan,
i lirë është teatri anembanë.
Obobo, m’u në zemër të Europës
po sytë ç’na panë?
Shporru prej këtu, uniformë e zezë
e mos ia ndal diellit atë rreze…!



E  DJESHMJA SOT NESËR  (Eqerem Çabejt)

Fjala fjalës etimonin i kërkon,
për Vjosën, Shkëlzenin a Valbonën,
Sinjalgjelbërti,  Eqerem!
Mjeshtria e mjeshtri, dallojnë pak,
leksikografia, pedagogjia, historia,
skalitja, gdhendja,latimi.
Planetyni birin e vet pret,
këtë e dinë lulet n’pelerinë,
burrat presin burrat,
emër e mbiemër krenarie,
dritë qiriri, festë dollie.
Poetit, çfarë i mbetet?
Çdo shkronjë e fjalë
ligjërojnë çabejançe
kalojnë hapësira të pamata,
luginat, malet, qiejt e detet.
Fol një fjalë,
sot, he, burrë,
në gjurmime albanologjike
mos rri strukur.
Por dhe heshtja flet shumë,
prej teje fjalët i mësuam
nga lindën e si udhëtuan.



TË PATA THËNË


Të pata thënë moj
Sëmurë më kanë
Ethet e fjalës
Në pluhurin e harresës


Ti e sfidoje
Buzëqeshjen hyjnore


Unë i krisur
Ti mëlmesë
Je për mua
Këngë e shpresë


EPITAF 


Nëse vdes
Vdes me mall
Syrin e lë hapur

Të djegur qepallë…

Nga krijimtaria eseistike e shkrimtarit dhe publicistit, Sejdi Berisha




Nga: Ryzhdi Baloku






Duke i lexuar shkrimet eseistike të shkrimtarit dhe publicistit Sejdi Berisha nga Peja, mund të konstatohet se krijimtaria e tij i ngjanë orkestrimit në filarmoni, ku ekzekutimi bëhet nga një numër i madh dhe i shumëllojshëm instrumentesh, me ç’rast çdonjëri prej tyre në kohën e duhur inkorporohet në partiturën e caktuar.



Shkrim me peshën e fjalës që dhemb,

që ndërgjegjëson, që trazon e vetëdijeson



Me qëllim të një vështrimi gjithëpërfshirës të eseistikes së S. Berishës, do t’i trajtoj radhazi shkrimet-ese të publikuara në të përditshmet kosovare dhe në mjete tjera të informimit të cilat i kemi vënë si objekt shqyrtimi.

Në këtë vështrim, sipas renditjes do të filloj me trajtimin esesë të publikuar me titulli provokues: “Lamtumirë shkrimet e mia …!”, që në fillim të bën të mendosh se autori ka rënë në një depresion apo në pesimizëm të thellë! Por, mesazhi i këtij shkrimi nuk mund të nxirret nga interpretimi i titullit, sepse, nga analiza e përmbajtjes shihet se ideja e shkrimit përçon një mesazh me ngarkesë të pasur kuptimore dhe filozofike. Këtë ese, autori e fillon me një diskurs të ndjeshëm poetik, për bulëzimin e jetës. Që në hyrje, krijon një imazh dhe na ofron stil gjuhësor të ngjashëm me atë të krijimtarisë letrare gojore, me ç’rast arrin ta krijojë një tablo dhe kronotopi të legjendës kur shkruan: “ … me rastin e lindjes sime, … ishin gëzuar edhe çatitë e shtëpive, edhe rrugët, edhe gurët e bjeshkët, edhe fushat e malet ! Kështu më pat thënë njëherë nëna ime, të cilën, o Zot, po aq shumë e kam dashur, edhe tash e dua.

…Por, ky gëzim nuk e di pse kishte qenë aq i madh për lindjen time?!… …Që nga ajo kohë, nëna më kishte ëndërruar… Kjo ëndërr dëshire e nënës, sikur menjëherë ishte futur në qenien dhe trupin tim, e cila për asnjë moment nuk më la të vetmuar por as të qetë, dhe u bëra ky që jam!…”.

Po kështu, me një gjuhë metaforike, autori nuk harron pa e përmendur edhe më të dashurin tjetër për ta arritur efektin psikologjik sublim në vazhdimin e ngjarjes.

Me një gjuhë të pasur idiomash popullore temën e këtij shkrimi, siç e potencon autori si “rrugëtimin dhe dhembjen”, e vazhdon në formë trilogjie me ngjarje prekëse, emocionuese, por edhe të trajtuar me tehun e kritikës, qortimit e përpjekjes për ndërgjegjësimin lidhur me dukuritë e ndryshme negative që hasen tek njerëzit apo tek një kategori e shoqërisë sonë, si në rastin konkret me vozitësin torollak apo siç thekson autori: “një të qeshur idiotësie të shoferit”, mandej për ndërgjegjësimin lidhur me ruajtjen e identitetit dhe trashëgimisë kombëtare, kur thotë: “ … Kështu, pas sa kohe, që më ka ikur motra; edhe përpara por edhe tash, ktheva tek varrezat që nuk ekzistojnë më, sepse, ne e kemi vergi të mos i ruajmë shenjat, gjurmët dhe dëshmitë tona ashtu si duhet, …”.



Sejdi Berisha, përmes një gjuhe të frymëzuar e poetike, thotë: “… Por, mirë është kur kënga të bëhet dhe mbetët shoqërues i përhershëm së bashku me lotin që përcëllon dhe që e shpon edhe tokën, i cili i rritë dhe e nxitë dashurinë dhe urrejtjen si binjakë…”.

Gjuhën metaforike autori e përdor me një mjeshtri të veçantë, dhe përmes shprehjeve figurative shumështresore arrin t’ia zgjojë ndërgjegjen lexuesit, sikurse në këtë pjesë të shkrimit që përkon me fjalën që shqetëson, me fjalën që trazon, edhe me vetë titullin e esesë, në kuptim të ecjes vertikalisht për ta shprehur qëndresën e mosdorëzimit me thënien: “…Kur të takohem, apo kur të arrij në këtë fundin që po shihet, as nuk kisha dashtë, por as nuk kam guxim për ta zgjatur dorën e “lamtumirës”, sepse, një varg poezie më është fshehur diku thellë në mua, i cili po m’i dikton shumë gjëra dhe gjithnjë më kërcënohet për t’i mos i thënë lamtumirë askujt, e më së paku shkrimeve të mia!…”

Në shenjë të ndërgjegjësimit shoqëror për të kaluarën dhe të tashmen, autori e vazhdon rrëfimin me shprehje të revoltës si në këtë rast: “Krahas shkollimit, shpirti gjithnjë më rebelohej nga padrejtësitë të cilat m’u kishin bërë tunxh në zemër e zjarr në mendje. Pakëz e “tradhtova” babanë për premtimet… , sepse, në shkollë çdo ditë një bust më dilte para dhe ma zinte frymën, kështu që një ditë e bëra copë e grimë. Këtë e bëra së bashku me shokun e bankës. Pasoi përjashtimi nga shkolla, pastaj lotët dhe dridhjet e babait për fatin tim, por edhe zotimi im sërish me betimin para plakut se do ta tejkaloj edhe këtë, e cila edhe u realizua ashtu….”, për ta vazhduar rrëfimin me një ton më të qetë por përsëri me një dozë mllefi për padrejtësitë e tashme: “Dhe, erdha ku erdha. Ku jam edhe tani. Punova, dhe mendja më thotë se arrita diçka. Shkrova e botova diçka, të cilat gjëra tani, sikur më duket se janë një hiq nga ajo çfarë kam dëshiruar t’ia dhuroj njeriut dhe kësaj toke…! Andaj, ja ku jam tani! Edhe tash rrugëtim i zorshëm, i mundimshëm, por që vertikalisht më mban vetëm familja ime, nderi e puna,…”.

Në këtë shkrim mbase edhe filozofik, S. Berisha vazhdon me përshkrim të rrjedhës së jetës me shpresë për të ardhmen. Mirëpo, siç dihet, bota nuk është tepsi. Është me kodra e bjeshkë, me befasi e shumë pengesa të cilat duhet tejkaluar, për ta përmbyllur esenë me një eveniment të rëndësishëm që ka të bëjë me veprimtarinë e tij krijuese prej dyzet vitesh.



Simbolika, ironia dhe rrugëtimi si katalizator jete e historie

Në esenë me titull: “Pushimi në dhomën time, ose leximi i lumturisë që nuk ekziston …!” , autori ia nis shkrimit me “kohën” si një ndër vlerat më të çmueshme për njeriun, duke e marrë për sinonim “ikjen e trenit”, apo siç e thekson në këtë ese me shprehjen: “treni i trenave”, për t’ia filluar pastaj me histori.

Si në shkrimet tjera, edhe në këtë, autori përdor gjuhën figurative lidhur me një arketip të legjendës së Gurit të Vashës, e cila simbolizon sakrificën dhe atdhedashurinë. Ajo legjendë i bëhet frymëzim edhe për të tanishmen, andaj, në meditim thotë: “E ngulita shikimin tek një shkëmb, Guri i Vashës, i thonë. Në këtë rast, nuk desha të mendoj gjë tjetër pos dashurisë. Megjithatë, nuk zë vend as kjo. Para vetes shoh shumë shkëmbinj të tjerë, rrasa guri, pisha e pishnaja, të cilat më bëhet se pëlcasin nga marazi për historinë që kanë dhe, … ”, për ta vazhduar pastaj shpjegimin metaforik të ngjarjes me fjalët: “Tërë kjo i ngjan atyre faqeve të historisë, të cilat kur i lexon, të ngacmojnë …”.

Gjuhën figurative letrare, autori në këtë ese e vë në paralele me ngjarjet që therin, që e ngacmojnë zemrën dhe mendjen, që nga pyetjet e parashtruara të vejnë para shumë dilemave të cilat kërkojnë përgjigje.

Gjatë përshkrimit të ngjarjeve, ai formulon shprehje të ngritura poetike me ngarkesë të fortë emocionale dhe filozofike, si bie fjala në këtë rast: “… gjatë tërë kësaj kohe, sa mijëra e mijëra njerëz bëhen të lumtur vetëm me ëndrra e me shikim, …”, ose kur thotë: “…dikur të duken se janë sukses dhe punë. Sepse, me to pedatesh duke vrarë mendjen e duke gjykuar të kaluarën për të pasur kujdes për të tashmen,… edhe për të nesërmen! Ndalem, dhe sërish shikoj me siklet e ironi plot. …”, mandej mendimi tjetër: “…Kështu pra, ai çmimi i rrugëtimit ka ikur, apo e kanë vjedhur për të bërë karrierë rrenash e pafytyrësish…” për ta vazhduar monologun me fjalët: “…Kështu, të ikën edhe ai treni, ai treni i trenave. Ama bash ai treni i të gjithave. Pastaj, ngelesh pranë binarëve duke ngarë mendjen pas trenit, duke folur me binarë të cilët nuk flasin! Kurse, duke pritur fjalën e tyre, dielli e pritja të përcëllojnë e të kallin…! …”, për ta përfunduar shkrimin me fjalët: “Dua të them se e kuptoj rrjedhën e lumit, por të jetës, jo si të lumit… E, Ju… nuk e di…! ”.



Shëmtia dhe bukuria-mendim filozofik dhe mëkati i rrëfimit…



Gjatë leximit të esesë me titull:“ Mëkati i rrëfimit dhe simbolika e pikëpyetjes…! ”, mund të hetohet se ngjarjet përshkohen nga mendimi filozofik i autorit, sikurse edhe në shkrimet tjera të tij.

Në këtë rast, autori e nis rrëfimin me një pësim tragjik, nga koha shkrimit të esesë. Mirëpo, jo sa për ta evidentuar atë në kronikën e zezë. Ai, këtë ndodhi e shtjellon nga një tjetër premisë, siç thotë: “Hiç më tutje nuk do të komentoj, sepse,… kjo del si dardhë me bisht ! Por dua të them, se pikërisht tash, duke shkruar këtë fjali, mu kujtua shkrimi im dikur i botuar: “Oh, kah po shkojnë këta djem të ri”! E pra, kjo është si dardhë me bisht, apo edhe mëkat i rrëfimit…! ”. Autori, ngjarjet i trajton edhe me gjuhën e alegorisë duke i ndërthurë me mendime filozofike si më këtë rast kur shprehet: “Shëmtia dhe bukuria, janë dy gjëra si shoqe të pandashme. Si binjake! Por, për ta përqafuar të bukurën, duhet luftuar të keqen, të shëmtuarën,… E, për ta mbëltuar të shëmtuarën, patjetër se duhet shkelur e nëpërkëmbur të bukuren. Por kjo, si shumë përralla të tjera, është e gjatë dhe do mendjen e hollë për ta kuptuar e komentuar ”.

Duke i renditur ngjarjet njërën pas tjetrës, autori vazhdon me metaforën e jetës së një emri shumë të rëndësishëm të këngës shqipe që dikur i kishte dhënë një kontribut të çmueshëm kulturës shqiptare, për ta vazhduar këtë histori me fjalët: : “…me telefonatën që ma kishte bërë, më ktheu mbrapshtë dhe m’i detyroi shfletimet e rrugëtimit-trakullimë…”, në mënyrë që pastaj ta përmbyllë këtë kaptinë historike me një mendim filozofik autorial, si vijon: “Sa pamëshirshëm ecën jeta,… sa rrufeshëm mbyllen kapitujt dhe fletët e librit, ndonjëherë apo edhe shumë herë, pa i shkruar dhe as pa i lexuar ato…! ”.

Autori e rrumbullakon ngjarjen në këtë ese me mendime personale të stërholluara filozofike me fjalët: “ …sikur më thoshte: s’mund të më njohësh, jo ! Pra, nuk isha unë ai njeriu që dukej në pasqyrë. Thash vet më vete: më kurrë nuk do të shikohem në pasqyrë,… sepse ajo gënjen.” , për ta përmbyllur me një kolazh metaforik si vijon : “ …Edhe tash ngela kacavjerrë,… nga vetvetja! Pas tërë kësaj dhe pas shikimit në pasqyrë, në mbarim të këtij “kalërimi” të të shkruarit, mu imponua si përfundim përforcimi i pyetjes se, të gjitha këto “shkrola” që i bëra, a janë ato mëkat i rrëfimit apo simbolikë e pikëpyetjes?! Ndoshta, janë të dyja. Por, jo. As njëra as tjetra, nuk janë të vërteta. Do të përpiqem-i për ta gjetur se cila është e vërteta…! ” .



Forma specifike e metaforës dhe çelësi si simbol jete



Me vështrim të përmbajtjes së eseve të titulluara: “Studimi i vetvetes ose matja e jetës me hijen e mëngjesit …! ; “Pesha e hidhërimit dhe lotët e pedagogut …!”, vërejmë se autori në këto shkrime përdor gjuhë të pasur figurative, për ta begatuar strukturën përmbajtjesore dhe kuptimore, por njëkohësisht për t’ia dhënë asaj edhe dimensionin therës e sarkastik. Pos kësaj, mendoj se veçori e shkrimeve të këtij krijuesi, është edhe aplikimi i mendimit filozofik në dhënien e mesazhit, për çfarë e bën lexuesin të mendojë, të analizojë e pastaj të gjykojë.

Tek eseja: “Mëkati i rrëfimit, simbolika e pikëpyetjes dhe ora letrare në Valbonë…!”, mendja m’i pikati fragmentet:“ Dy vëllezër e sollën njëri-tjetrin përgjithmonë në gjumë!”, ku mandej autori i këtij shkrimi e fut lexuesin në meditim me fjalët: “Mendoni çfarë të doni dhe sa të doni, nëse mund t’ia qëlloni çelësit për ta hapur derën…!”, për ta vazhduar mendimin metaforik: “… çdo gjë u shkri në një. Çdo gjë u bë bashkë. Bjeshka me bjeshkë, dielli me hënën, fushat kodra, ndërsa, lumi Valbona u shndërrua në ujin i cili shëron plagë ”, mandej tutje vazhdon: “… si lak në fyt mu lidhen turpi dhe uria përnjëherë!”, për ta përmbyllur me mendimin filozofik: “… përrallë e gjatë edhe Ora letrare në Valbonë. Kush mund ta kuptojë…?! ”.

Këto meditime të poetit më shpijnë në botën e trashëgimisë tonë të pasur, në mitet e lashta kosmogonike për krijimin e botës, por njëkohësisht më kthejnë në realitetin e sotëm, në realizimin e ëndrrës tonë shekullore…

Pas leximit të përmbajtjes së esesë me titull: “Mallkimi i vetvetes dhe filozofia e heshtjes…! ”, vetvetiu mendja shkon tek libri i At Zef Pllumbit: “Rrno për me tregue”, dhe më këtë rast citati i fjalëve profetike të meshtarit të vjetër At Marin Sirdanit, drejtuar autorit të kësaj vepre me fjalët:“Zoti asht i madh. I kjoshim falë atij të lumit që ka krijue vdekjen, … Edhe kta do t’desin nji ditë, e ti duhet të jetojsh vetëm sa me tregue. Kurrgja në mos kjosh i zoti me ba, rrno vetëm për me tregue. A e kupton ç’ka due me t’thanë ? …” .

Sipas mendimit tim, edhe në esenë “Mallkimi i vetvetes dhe filozofia e heshtjes…! ”, Sejdi Berisha, duke u thelluar në ngjarjet e caktuara të kësaj kohe gjakon që këto mos të bëhen pre e harresës. Nga vetë titulli, mund të hetohet se ai e përdor një koncept të veçantë të mendimit filozofik në diskursin e tij. Ai pohon: “… konceptin e fillimit me zemërim e hodha në shportë, … ”, në mënyrë që pastaj me një shkathtësi të veçantë e krijon efektin e kundërt për ta kulmuar sa ma fuqishëm hapjen e shtegut në portretizimin e ngjarjes, vijon me temë: “E mora atë letër të bërë me yndyrë … E vazhdova atë shkrim,…”.

Sejdi Berisha, në këtë shkrim, i shpalos ngjarjet me mjeshtëri, duke i shqiptuar me një gjuhë të pasur figurave dhe me domethënie të thellë filozofike, si në rastin konkret kur thotë: “ … më bëhej se jeta s’është gjë tjetër përveç se një letër e shkruar me gjithfarë ngjyrash, ..” për ta vazhduar: “ndodhitë e tilla, në të njëjtën kohë shpesh i ngjajnë tragjedisë pa akte, …”, pastaj: “…vdekja as nuk mund të jetë akti i fundit dhe as i fillimit, por as rekapitullim jete.”, ose: “ … turpin e njeriut s’ka kandar që mund ta matë… ” etj. etj., për ta përfunduar esenë me një mendim të fuqishëm të kësaj filozofie me fjalët: “ … ndoshta ka sy e vesh historia. Mirëpo,… nëse është e shurdhët ajo, atëherë,… a mund të vdes,… njeriu dhe historia?! Jo, more,… Të themi, kurrë…!”.

Shkrimet eseistike të shkrimtarit dhe publicistit, Sejdi Berishës reflektojnë botën e tij të pasur krijuese prej njeriut të veçantë dhe të sinqertë ndaj sfidave dhe përplasjeve të jetës dhe njeriut, duke begatuar mendimin fisnik dhe frymën e thellë filozofike.

RUZHDI BALOKU : MIKU I MIRË SHIHET NË DITË TË VËSHTIRA


Ryzhdi Baloku ,shkrimtar nga Peja 




Që nga kohët më të lashta të krijimit të njerëzimit, lirisht mund të thuhet se ndër të parët që e kanë banuar hapësirën ballkanike, në bazë të të gjitha fakteve, del se janë shqiptarët, gjegjësisht ilirët si bashkë-etni gjenetike e pellazgëve.

Si popull më i lashtë i Gadishullit Ballkanik, shqiptarët konsiderohen njëherësh edhe njeri ndër popujt me civilizim më të lashtë në Evropë dhe më gjerë.

Duke mos pretenduar që të ndërhyhet në shpjegimet shkencore të gjenezës së njerëzimit, por me qëllim që nga shkrimet e hershme të nxjerrën në sipërfaqe disa shënime nga të cilat mund të argumentohet lashtësia dhe civilizimi i popullit shqiptar, do t’i elaborojmë disa të dhëna edhe nga doktrina fetare.

Sipas doktrinës fetare, krishtere, myslimane etj., Adami apo Ademi është krijesa e parë njerëzore e krijuar nga fuqia e Perëndisë. Si banues i parë i kësaj bote nuk ka mundur të jetojë vetëm, prandaj si domosdoshmëri e kërkesës së Adamit apo Ademit, Eva apo Hava është krijesë e fuqisë absolute që do të pasojë me krijimin e njerëzimit në tokë …



Presidenti i SHBA-ve Woodrow Wilson



Mbështetur në këtë, thuhet se filli i njerëzimit në këtë botë gjenezën e ka nga Adami apo Ademi, gjegjësisht njerëzimi është krijuar nga Adami-Ademi i deleguari i Perëndisë, banues i parë i tokës, që është babë-nënë në krijimin e njerëzimit.

Shkrimet e hershme të zbuluara nga gjurmimet arkeologjike, duke filluar edhe nga hieroglifët, më së lehti po deshifrohen përmes shqipes si pasardhëse e ilirishtes gjegjësisht pellazgjishtes. Edhe emrat nga Bibla e Kur’ani po ashtu po deshifrohen më së lehti me shqipe si psh. Adam nga At-amë; babë-nanë gegërisht dhe Adem nga At-ëmë; babë-nënë toskërisht, pastaj vet emërtimi Pellazg nga Pellg, të jetuarit pellgjeve, ” Troja ” nga truall, troje, etj.

Në mbështetje të këtyre deshifrimeve dhe shpjegimeve përmes shqipes kemi edhe lërues tjerë.

Nga e gjithë kjo që u cek, vërtetohet se gjuha shqipe është edhe çelës gjuhësor i të kaluarës.

Vetë emërtimi i fjalës ILIR do të thotë me jetua lirshëm në hapësirën e lirë, prandaj banorët e këtij vendi  janë quajtur ILIRË ndërsa hapësira e banimit e këtij populli është quajt ILIRIA e shtrirë në Gadishullin Ballkanik-Ilirik.



Presidenti i SHBA-ve Bill Clinton




Ky popull gjatë historisë së vet dha personalitete të shquara të jetës politike e shoqërore të kohës. Në periudhën romake e bizantine dha perandorë të shquar si: Aureliani, Diokleciani, Konstandini, Justini-I, e Justiniani, në periudhën e Perandorisë Osmane dha një numër të madh sadriazemësh-kryeministrash, ndërsa kishës katolike në kohën e sundimit të perandorit Dioklecian, Shqipëria e jugut gjegjësisht Epiri i dha papë – Shën Gajin që ishte nipi i këtij perandori. Edhe veriu i këtij popullit po ashtu i dha papë kësaj kishe.


Për kontribut me rëndësi të veçantë mund të veçohet Papë Klimenti i XI Albani, që me reformat e nevojshme jetësore të kohës, në kishën katolike vuri vulë të pashlyeshme historike.

Civilizimit të kohës ky popull i dha edhe personalitete të tjera të shquara që kontribuan ndaj popujve tjerë si Ali Pashë Tepelena që u kontribuoi edhe grekëve, Mehmet Ali Pasha në Egjipt, Mustafa Qemal Pashë Ataturku në Turqi etj.

Gjithashtu ky popull me civilizim të lashtë e autokton në këto troje të kësaj hapësire, është ndër të parët nga popujt ballkanikë dhe evropianë që e ka përqafuar krishterimin dhe të besuarit në një Zot.

Heroi kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, u përket personaliteteve më të shquara të të gjitha periudhave historike, për të cilin kishin konsideratë të veçantë edhe popujt tjerë të Evropës, sepse përkundër asaj që si fëmijë nga turqit ishte konvertuar në besimin islam, njëherësh konsiderohej se ishte edhe mbrojtës i krishterimit dhe civilizimit evropian. Për këtë në shenjë respekti, këtij heroi shqiptar iu ngritën përmendore edhe jashtë kufijve të Shqipërisë.



Papa Gjon Pali II

Nga gjiri i këtij populli, në periudhën kohore më të re qytetërimit iu dha shqiptarja më e dashur Gonxhe Bojaxhiu, personaliteti i së cilës ishte dhe mbeti me virtyte më të larta në piedestalin njerëzor, shqiptarët dhanë simbolin e bamirësisë, urtësisë, e të dashurisë ndaj njerëzve, të madhen Nënë Terezë, e lumturuar në Vatikan nga Papa Gjon Pali-II, që u angazhua në përshpejtimin e shenjtërimit të saj.

Përkundër faktit që personalitetet e caktuara nga gjiri i këtij populli i dhanë kontribut të çmuar e të rëndësishëm civilizimit njerëzor, populli shqiptar nuk pati aleatë të duhur siç kishin popujt tjerë që i rrethonin këto treva dhe këtë popull, prandaj edhe gjatë historisë së vet ka kaluar nëpër batica e zbatica që nga periudha ilire, që në të shumtën e rasteve ka qenë një histori e përgjakshme dhe e dhimbshme.

Viset ku ka jetuar dhe jeton populli shqiptar, për shkak të pasurive natyrore joshëse dhe pozitës gjeografike që ka shërbyer si transversale mes Lindjes dhe Perëndimit ishin në shënjestër të pushtuesve. Shqiptarët dhe paraardhësit e tyre gjithnjë kanë qenë të detyruar të mbrohen nga hordhitë e ndryshme barbare të popujve numerikisht më të mëdhenj të kohës.

Nënë Tereza

Nënë Tereza


Histori dramatike e popullit shqiptar është edhe ajo e kohës së Perandorisë Romake, e kohës bizantine, e dyndjeve sllave të shoqëruara me kolonizim dhe e Perandorisë Osmane. Posaçërisht dramatike ishte koha e luftërave të gjata me shtetet pushtuese fqinje serbe, malazeze, bullgare e greke në luftërat ballkanike me rastin e shthurjes së Perandorisë Osmane. Ishin dramatike edhe luftërat me disa shtete tjera pretenduese për pushtimin e këtyre trevave.

Me shthurjen e Perandorisë Osmane, shteti shqiptar u formua me një territor të zvogëluar e të cunguar. Shqipëria rreth e përqark kufijve të vet ende është e rrethuar me troje dhe komb të vet të coptuar nga shtetet fqinj, e me status të pazgjidhur të tyre.

Këta fqinj pushtues me qëllim të zgjerimit të tokave të veta dhe për t’i siguruar këto troje të pushtuara një herë e përgjithmonë, tentuan ta fshijnë nga faqja e dheut këtë popull autokton me civilizim të lashtë, duke u munduar që ta eliminojnë historikisht, ndërsa qytetërimi Evropian i kohës në një mënyrë e bekonte këtë veprim.

Falë vitalitetit të vet, populli shqiptar ka arritur t’u përballojë të gjitha sfidave historike, të mbijetojë dhe t’i tejkalojë ato deri në ditët e sotme.

Një proverb thotë:” Miku i mirë shihet në ditë të vështira ” e për shqiptarët, në mes tjerash, të vështira ishin edhe ngjarjet e vitit 1920, por edhe ato të kohës më të re të vitit 1999. Prandaj edhe ky punim kishte me qenë i mangët nëse me këtë rast e kisha lënë pa e cekur ndihmën e SHBA-ve dhe të presidentëve Wilson e Clinton për këto dy raste veç e veç të periudhave të caktuara historike e vendimtare të viteve të cekura ndaj popullit të martirizuar shqiptar gjatë historisë së saj deri me sot.

Shkarazi: Flori Bruqi:Cullakhanet ne televizionet tona...

Një fjalë e urtë shqipe thotë " hap bunarin e ri , por mos e harro të vjetrin"...

RTK-ja si medium publik që i thot vehtës 100% i pavarur i po bën kërdinë më cullakhane...

I njajti personazh,me rroll të njajtë që tash e ka ndërrue "gëzofin" prej komunisti në demokrat ,pra drejtori i RTP-së z.AGIM ZATRIQI (para lufte) ,tash drejtor i rinj i RTK-së (më teke dhe ,,cullakhanet'' e veta) edhe tash e edhe atëherë kishte merak , që zonjave të TV t'ju siguronte banesa... ...Dihet mirë që puntëtorët e RTP-së rrijnë rrugëve më familjët e tyre...

(Avazi i Agimit ...vazhdon edhe sot .... Vërejtja :Redaksia Floripress)

Drejtori gjeneral i RTK-së,pra z.Agim Zatriqi ,, në vazhdimësi për ato,,Cullakhane'' nuk i vije keq ... Ai është i pamëshirë...Egoja dhe morali i tij ,sa ishin punëtorët e RTP-së në Grevë urie(12 ditëshe gjatë këtij viti ) nuk i bëri përshtypje fare gjendja e tyre...

Agim Zatriqi është pa ndërgjegjje është një egoisti,injorant, e byrokrat i cili nuk ka fytyrë t'ju dal punëtorëve të RTP-së para syve...

Ishte nëntori i vitit 1984 kur regjisori i RTP-së z.N.M , nga pushtetaret komunist u dëbua nga banesa në "Lakrishte",për çka atëbotë shkroi edhe i ndjeri Tafë Kusuri(Agim Qena)... .Rexhisori në fjalë (1984)ishte i caktuar për program e vitit te ri, që bëheshin në Brezovicën tonë....

Regjisori famëmadh N.M vajti në gjirimin e Programit të vitit të Ri( la familjën në mëshiren e fatit)...ngase ishte i mësum të bëjë Program të mirëfilltë për shqiptarët....Atëherë s'kishte ,,cullakhone'' si sot dhe të gjithë e dijmë se shikushmëria e RTP-së ishte shumë e madhe....

Që nga viti 1992 ,ata që e krijuan i dhanë emër ,indentitet,besushmeri ,ishin punëtorët e RTP-së që tash e 14 vjetë sorrollatën për të drejtat e tyre,për televizionin e tyre... në mëshirën e Shoqatës "Nëna Terezë" dhe njerëzve tjerë të mirë...Askush për ta nuk u kujdes asë Qeveritë e dala pas lufte...Askush atyre nuk ju trokiti në derë...Cfarë vallë kanë këta punëtorë të RTP-së,të Shtetit të Kosovës...



Sanije Matoshi ,14.12.2005.



-----Original Message-----


From: Flori Bruqi [mailto:floribruqi@hotmail.com]
Sent: 13-Dec-2005 8:06 PM



Pa koment



Ruana zot prej këngëtarëve dhe televizioneve tona


Pothuaja çdo ditë në TV-të tona(RTK,Radio TV 21,Koha vision dhe TV-të e Digitalit Alb) shikuesit e kanë rastin të shohin një sfilatë lakuriqësie me këngëtaret tona "të mirënjohura" .



Me sa i zura unë gati lakuriq, në fillim këndoi këngën më të re, Nora Istrefi, pas saj lakuriq nëpër shi, flakë e baltë vazhdoi "e mirënjohura" Genta Ismaili, kurse për fund në vend të mish-orizit programin e mbylli duke u rrokullisur ( gadi lakuriq ) herë në bark e herë në shpinë, këngëtarja tjetër e "mirënjohur" Tuna.



O Agim Zatriqi, o Veton Surroji, o Florim Kelmendi,o Genta o Tuna, o Nora prej jush ruana, të lutem o Zot ruana



Ramadan Imeri,prof.nga Prishtina



Eh sa bukur do te ishte sikur te dilinin lakuriq vetem keto te trija.
Sot ne Kosove zhvillohet gare cila ciles po ia kalon, jo me vlera, por me lakuriqhane.


Florent Shkodra,mjek nga Prishtina

Une po te isha drejtor i televizioneve tona nuk do t`i lejoja te hyjne as ne korridor se lere ma ne studio te inqizojne ashtu cullak. Apo ndoshta dikush paguan per nje akulturim te tille ne Kosove.

Se sa per disa kengetare tonat, mos u quditni kur t`i shihni nje dite me nje gjeth rrushi para vagines.

Ku do te na shpie kjo? Turp!

Ku eshte Ministria e Kultures,Rinise dhe Sportit!


Me respekt per te gjithe ata qe me lexojne,dojne dhe kritikojne ,i juaji sinqerisht!

Floripress


GJITHÇKA NË SUAZA TË KURRESHTJES



Nga Lutfi Lepaja

A di sa në humbje jemi që po llogaritemi shoqëri pluraliste, në krahasim me atëherë, kur ishim shoqëri moniste. Rezultati, thuaja zero me dy, në të ”mirën” tonë. Atëherë të gjithë e kemi ditur çka flet e shkruan Rexhep Qosja, sepse mendimet e tij janë dhënë në të vetmen gazetë dhe publikim, kështu që edhe mos me dashtë me i ra kah mendimet dhe dija e tij, nuk ke mundur, sepse të ka rënë në sy dhe kurreshtja pastaj të ka sunduar. Ky ka qenë përfitim i madh si për masat e gjera që pak a shumë kanë krijuar njëfarë përfytyrimi për gjërat letrare dhe shkencore, e po ashtu edhe për gjeneratat e reja të krijuesve. Kurse tash, që mendjet e ndryshme, por dhe më të shumta në numër, janë shkepur secila nëpër një medium, më shumë të vetin dhe të vetmuar, masa e gjerë kurrsesi s’ka mundësi të ndeshet me të gjithë, as edhe vizuelisht. Sepse, rezonues dhe specialistë ka, por një ndodhet te “Koha Ditore”, një tjetër te “Java”, ai i treti te “Zëri” i katërti te (ndoshta) “Bota Sot”; mund të besosh se diçka të importuar si mendje të jashtme, e ke në “Kosova Sot”, shkepen pastaj trutë tona nga pak, nëpër “Epokën e Re”, derdhen sporadikisht në publikimet periodike, por përgjithësisht ekziston përshtypja, se në këtë mungesë koncepcioni, gjithsesi që ka humbur ideja bazë se çka është e përbashkëta e të gjithëve, dhe çka e veçanta e seciles prej atyre mendjeve. Tue fitue kështu në kapacitet, më shumë po humbasim në cilësi, vlerë dhe kriter.


Cilët autorë që praktikisht meritojnë t’i kemi për udhërrëfyes janë sot, e që secili dimë t’i humbasim dhe injorojmë në mënyrën tonë të luftës speciale të logjikës së viktimës, që bashkangjitet me fatin e përgjithshëm, e që mbetet pa fajtorë konkretë? Për të gjithë ata që nuk e lexojnë “Kohën Ditore”, është ky Mehmet Kraja, me diskruset e tij kulturore dhe politike, është ky Migjen Kelmendi, me Optet portretiste dhe bravoruzitetet e tij editoriale dhe më gjerë, në “Java”. Janë këto skicat politike dhe shoqërore të Blerim Shalës, që mbeten pa to ata që nuk e kanë në duar “Zërin”, ashtu qysh edhe një varg të tjerësh sporadikë, që parakalojnë si bashkëpunëtorë të rastit, por që me qenësueshëm sillen dhe gjenden vetëm te një publikim, e jo edhe te të gjithë. Logjika e huazimit të materialeve që meritojnë për t’i marre nga njëra-tjetra, tash për tash është krejtësisht e ndaluar, e pa aplikueshme, qoftë nga skepsa, qoftë nga inati. Do të duhej të ekzistonte logjika e shpërblimit të mirëfilltë, që materiali i huazuar prej një organi në tjetrin të kalonte me parametrat në fuqi, mbi shpërblimin adekuat, kështu që edhe shtimi i mirësjelljes do të përforcohej dhe do ta kapërcente logjikën e ngushtë egoiste, që të bëhemi të gjithë fitimtarë, kur mbretëron përshtypja se të gjithë jemi humbës, perderisa është prezente moskorektësia dhe mungesa e debatit.

Një mangësi tjetër e madhe, që çështjen e shpie edhe më tej kah ndasitë, është edhe paraqitja e rastësishme e debateve dhe kundërdebateve që shpërthejnë, dhe kur autorët, secili mendimin edhe kundërshtues për autorin që e skematizon, e boton vetëm në organin e tij, apo thjeshtë edhe në rubrikën e tij speciale. Kështu kemi polemikën e hapur për një problem letrar nga Mufail Limani në “Java”, dhe i apostrofuari, Beqë Cufaj, dredhet dhe në rubrikën e tij të përhershme në “Koha Ditore” merr dhe i përgjigjet të njëjtit aty. Kështu që publiku ka mundësi pjesërisht ta përcjellë vetëm njërin sinjal, ndërsa përmbylljen e tij nuk e sheh më kurrë. Ndërsa, rezultati mbetet vetëm në distinkt të njëanshëm: me siguri Mufaili ka të drejtë dhe e godet çështjen, kur e quan Cufajn shkrimtar mesatar, por s’ke ç’i bën, kur Cufaj e kamuflon veten edhe lexuesin, kështu që askush nuk merr vesh se me kë e ka dhe sa i pranon për të vetat mangësitë që i citohen, ndërsa mbetet vetëm si mundësi se iu ka përshkruar diçka, që ky me veprim mahinalist e ka larguar përkohësisht, ndërsa përballja e tij e thellë dhe e rëndë me vetveten, si krijues mesatar, duhet të kuptohet si pozicion mjaft denigrues nga bartesi i ketij fati apo afiniteti, dhe kjo marrje me vetveten vetëm sa ia thellon edhe më tej hullitë, nga të cilat është e pamundur të dalë, po s’e pau edhe kritika apo ana tjetër e medaljes. Për këtë shkak ne sot kemi romane e vepra të botuara, për të cilat askush nuk di gjë, përpos autorit të tyre, i cili prej ditës në ditë po vjen kah një kthjellim fatal për veten: s’di përse po shkruaj, apo edhe më rëndë, turp qenka që merrem me shkrime, sepse turp është edhe në realitet, kur shkruan, e s’ke lexues, madje as të atillë që kanë mbulesë vetëm kureshtare, tash për tash.
Nëse sot Qosja shkruan për “Epokën e Re”, është mirë të huazohen këto shkrime edhe në organe të tjera, posaçërisht kur ai atje është i ftuar që të rrisë ekzemplarët e gazetës, kështu që ta ndiejnë më thellë autorët, që aty botojnë vetëm për t’iu dalë emri e marramenthi të tregojnë se, megjithatë, ende ekzistojne si krijues, konkretisht po e apostrofoj veten ndër të tillë, kurse përpjestimisht në këtë pozicion ndodhen sot nëntëdhjetë përqind e krijuesve, dhe të nxirren në peshojë këto dy veprime, që dalin diametralisht të kundërta si shfaqje, por edhe si interesa. Dhe të shihet dhe të matet saktë, se ku rrinë në kualitet dhe goditje, shkrimi i ofruar falë dhe ai i parapaguari. Po ashtu duhet të peshohen edhe shkrimet e autorëve të ndryshëm, që pikërisht për shkak se nënkupton shpërblim, pagim honorari, ato refuzohen, apo shpesh edhe margjinalizohen në rubrikat, në vend se, si përpara, “Lexuesit na shkruajnë”, tash në atë modifikim emërtues formal, “Opinione”, që në asnjë periudhë nuk kanë rezultuar të pagueshme, kurse tash edhe më pak dhe kështu një shkrim i mirë, i cilësisë së kolumnës, del si shkrim i dorës së dytë dhe këtu bëhet mëkat i dyfishtë. Me këso taktizimesh dhe marifetesh janë të mbushura faqet e organeve tona të shtypit, sa që kjo praktikë ato shpesh i nxjerr edhe para një veprimi të ndalueshëm, që huazojnë dhe kopjojnë pikë për pikë artikuj të gazetave të ndryshme të botës dhe kjo nuk ka mundësi të përcillet, e aq më pak të dënohet si veprim i tillë. Nuk duhet të çuditemi, se edhe emra anonimë shkruajnë me përgjegjësi dhe saktësi profesionale, sa që krejt përqëndrimi ynë kalon në befasinë si është e mundur të shkruajë aq mirë autori ynë për të arritura të huaja, kurse për të vetat bie nën nivel të tyre. Çfarë motivimi mund të kemi mbi lëndën që ai shtron, përderisa tash për tash dhe në këtë izolim total prej trendeve shoqërore dhe krijuese botërore marrim lidhjen vetëm përmes gazetave të huaja me ngjarje të tilla, që autorët dhe gazetat tona i kopjojnë me shkathtësi, ndërsa ngjarja mbetet një nevojë e gjakueshme por e pa shijuar si e tillë.

Në këtë kategori e ke shkrimin “ekzakt” për filmin “In America” nga i cili përfytyrimi për kapjen me rrjedhat filmike njëmend mbetet vetëm si përfytyrim, kureshtje. Artikulli e shpjegon në nivel filmin, fabulen e tij, besoj si citat por pa e futur në thonjëza. Asnjëherë në përvojën tonë nuk do të bashkangjitet recensioni i librit me librin e mirë në botë, por shkojnë ndaraz, ose e licencon artikullshkruesi kurtoaz e kureshtar, ose e lexon ai që e ka lami të ngushtë dhe merret në raste me citate fragmentare nga ai libër. Rrallë ndodh që nga fuqia e kësaj kureshtjeje, dhe nga dobia e një libri, ai të përkthehet. Por edhe nëse përkthehet, në gjuhën e përkthimit dhe përgjithësisht në opinionin tonë për atë libër, vërehet një kurtoazi dhe shitje mendësh, pikërisht nga takimi i parë ndërmjetësues me të, nga përkthyesi, ku dominon një material me gabime të pafalshme logjike e gjuhësore.
Me pak fjalë, pra, kjo është një si dëshmi se me publikimet tona të ndryshme, ne as për së afermi nuk mund ta mbulojmë mungesën e debateve, përderisa nuk ekzistojnë ente të specializuara, që këto të na i sjellin në natyrën e lëndës si nevojë kulturore dhe shtrimi i saj normal si rrjedhë dhe si organizim, për të balancuar diagnozat e shoqërisë sonë në përgjithësi dhe në prekjen dhe dhimbjet e saj aktuale, që presin shqyrtime dhe baraspeshime normale, çka është e nevojshme në krahasim me atë që na duhet urgjentisht, por edhe në situata të ngadalta me krejt atë që bëjmë ne sot qoftë në publicistikë, qoftë në krijimtari artistike, qoftë në politikë, jemi të ballafaquar me dy fenomene, për syrin dhe mendjen e botës, që eventualisht këto trende tonat i përcjell: a më tepër janë të sëmurë krijuesit e vjeter nga origjinaliteti, apo krijuesit dhe profilet e reja nga kopjimi dhe cila shihet si plagë më e rëndë, që domosdo e vërejnë ata që na vlerësojnë. A më tepër e më parë duhet të shërohen origjinalët nga karizma, apo falsifikatorët nga manipulimi? Një vijë të ndërmjeme ndjekin gjithsesi personalitetet që kanë arritur të depërtojnë ndërmjet këtyre dy kualifikimeve, që rastësisht ose nga talenti që kanë kanë shpëtuar prej tyre, prandaj këta duhet të profilizohen gjithnjë e më dendur, të mos kihet tash edhe një kriter vlerësimi i dytë për ta, por të kapen me unanimitet, se vetëm përmes pranimit të tyre, këta dy kufij ekstremë do të gjejnë reminishenca të afërta me punën e tyre dhe gradualisht do të arrijnë ato në kualitet të të menduarit dhe të shprehjes për gjithçka që na intereson dhe i duhet shoqërisë sonë.
Edhe pse dihet se me shkrimet dhe përgjithësisht me krijimtari artistike nuk mund ta ndërrojmë shoqërinë, së paku ajo duhet të paraqitet në trend afërsisht të njëjtë me rrjedhat e ngjarjeve që paraqiten afër nesh e në këtë kohë dhe në to të mos reagojmë me parametra aq divergjentë dhe nga dy krihë dhe nga dy interesa, sikur të ishte fjala për një shoqëri unike që punon për shkatërrimin e saj: njëra pjesë tjetrën, njëri krah tjetrin, njëri mendim tjetrin, njëra bindje tjetrën. I gjithë problemi rri para nevojës së sensibilizimit të opinionit dhe krijuesve që me guxim të ballafaqohen me mendimin e tjetrit dhe vetëm përmes shkallës kualifikuese të tij të bijnë në shtratin e cakut ku do të dëshironin të dilnin, e kurrsesi me bindjen tonë kokëforte që po i trasojmë rrugë kureshtjes, për të na marrë të tjerët qysh dëshirojmë vetë.



Përse vrasja e Musa Hotit mbahet enigmë nga shteti i Belgjikës ?

U mbushën 11 vjet që nga data e 16 janar të vitit 2004, ku në qytetin e Brukselit u vra në pabesi dhe mizori patrioti dhe atdhetari shqiptar, Musa Hoti.

Safet Hasani, PhD
Safet Hasani, PhD


Njëra ndër periudhat më të vështira të popullit shqiptar të Kosovës, që i kalojë me pasoja shumë të rënda, padyshim ishte periudha kur një e treta e territorit shqiptar mbeti nën sundimin e egër serbo-jugosllav. Populli shqiptar gjatë asaj periudhe të shtypjes, si para ashtu edhe pas Luftës së Dytë Botërore, përjetoj tragjedinë më të rëndë gjatë tërë historisë. Ajo shtypje e egër sllave ndaj faktorit shqiptar bëri çfarëdo manovrash vetëm për t’i shkatërruar vlerat kombëtare shqiptare, ato vlera që u krijuan me mund dhe gjak gjatë historisë.

Politika sllavo-serbe duke njohur mentalitetin dhe qëndrueshmërinë shqiptare filloj të përdorë metoda dhe eksperimente të ndryshme për minimizimin dhe defaktorizimin e subjektivizmit të shqiptarëve në ish-Jugosllavi. Ata krijuan blloqe paralele mes shqiptarëve për përçarjen e shqiptarëve mes veti, politikë kjo që përdorej gjatë historisë “përçaj dhe sundo”, gjë që në një formë edhe kishte zë vend ai mallkim sllav tek disa grupe dhe individ të caktuar. Ata individ u shndërruan në parazit dhe argat të armikut të shqiptarëve, nga dëshira e sëmur për të qenë në pozitë. Me dëshirën e tyre u shndërruan në njerëz servil, faqezi, tradhtar, ata që do t’i shërbenin djajve të Beogradit në kurriz të popullit shqiptar. Ato grupe apo individ, duke u ushqyer nga propaganda sllave humbi aftësinë dhe orientimin për qenësinë shqiptare. “Ata” filluan të mendojnë ndryshe, filluan të mendojnë për partinë, për proletariatin, “bashkim vëllazërimin” e rrem komunist, etj. “Ata”, fatkeqësisht, nuk i kuptuan gënjeshtrat sllave, por filluan të ushqehen me shpifje, veprimtari antikombëtare, virtyte ato që zhveshin njeriun nga ajo të qenit njeri. Në anën tjetër, politika serbe me gjakftohtësinë e një gjakpirësi me përvojë të gjatë në profesionin e kriminelit, ju jepte urdhra atyre “individëve apo grupeve”, që në emër të “bashkim vëllazërimit” komunist të vrasin shqiptar që ishin me ndikim. Në anën tjetër, përdornin forma të ndryshme për t’i ndjekur personat dhe individët që punonin për çështjen kombëtare, e duke i etiketuar me emra të ndryshëm, si; irredentist, nacionalist, kundërshtarë politikë, etj., bënë që të diferencoheshin shoqëria nga, që në popull përdorej shprehja “lëçit”. Filluan përndjekjet, vrasjet, etiketimet e atdhetareve dhe burrave të mëdhenj të kombit.

Musa Hoti në vitin 1977


Musa Hoti në vitin 1977


Vrasje nga dora e armikut dhe direktiva kishin filluar qysh herët me vrasjen e; Haxhi Zekës, Hasan Prishtinës, Luigj Gurakuqit, Avni Rrustemit, Isa Boletinit etj. Por në Kosovën tonë robëruar, pas LDB-re nga katrahurat jugosllave u eliminuan të gjithë ata që synuan bashkimin kombëtar. Ajo realizohej nga Sigurimi i Shtetit Jugosllav e cila planifikonte në kuadrin e Akademisë së Shkencave të Serbisë që njihet si “SANU”, ku në kuadër të saj vepronin edhe KOS-i dhe UDB-ja. Ato infiltruan njerëz përmes agjencionit turistik KOMPAS, për likuidimin e shqiptarëve në mërgim siç likfiduan; Jusuf e Bardhosh Gërvallën, Kadri Zekën, Metush Krasniqin, Enver Hadrin, etj., dhe pas çlirimit të Kosovës nga këto rryma të pushtuesit serb vritet edhe patrioti dhe heroi i kombit Musa Hoti. Vrasja e Musa Hotit pati dhe ende do të ketë pasoja të rënda për Kosovën dhe për shqiptarinë.

Musa Hoti ka qenë njëri nga personalitetet dhe figurat e shquara kombëtare në mërgatë, i cili vinte nga Mitrovica. E kishte lëshuar Kosovën si shumë bashkatdhetar tjerë dhe jetonte në Bruksel të Belgjikës. Ai tërë jetën e tij ia përkushtoj Kosovës dhe shqiptarëve edhe se shpesh herë ndihej i zhgënjyer dhe i braktisur por kurrë nuk pushoj së punuari për çështjen kombëtare, çlirimin e Kosovës dhe bashkimin kombëtar. Edhe se shteti i Shqipërisë, gjatë periudhës komuniste, nuk i përkrahu bijtë e saj jashtë atdheut, Musa kurrë nuk foli ndonjë fjalë të ligë për Shqipërinë, por as kundër regjimit të Enverit. Gjatë periudhës së vështirë që kalonte populli i Kosovës nën regjimin jugosllav dhe pas demonstratave të vitit 1981, Musa Hoti bënë aktin heroik dhe vret ambasadorin jugosllav në Belgjikë me qendër në Bruksel, Stojan Gjeriq dhe plagos dy truprojën dhe shoferin e tij. Pas mbajtjes së burgut Musa Hoti do të jetë nën shënjestrën e njerëzve të UDB-së, dhe do të përndjekjet për më shumë se 20 vite. Edhe pse i kërcënuar dhe i përndjekur ai nuk u ndal së vepruari për çështjen kombëtare. Edhe se rreziku ishte i pranueshëm për jetën e tij, shteti i Belgjikës nuk mori kurrfarë mase për sigurinë e tij personale. Por, fatkeqësisht edhe bashkëpunoj me anëtar të UDB-së për eliminimin e tij. Veprimtaria e tij kombëtare do të bëhej edhe më tej pengesë e madhe e projekteve serbe kundër popullit dhe shtetit të Kosovës. Kështu, me 16 janar 2004 pas një planifikimi të mirë nga dora e zgjatur serbe Musa Hoti do të eliminohej në mënyrën më barbare. Trupi i tij to të sillej në Kosovë me 21 janar të atij viti, ku edhe do të varrosej me nderime më të larta ushtarake në varrezat e dëshmorëve në Prishtinë. Ai u varros me nderime ushtarake të TMK-së nga Garda Kombëtare e Kosovës Z4M. Pati me mijëra të pranishëm, intelektual, profesor, doktor, qytetar të shumtë për t’ia dhënë lamtumirën e fundit heroit dhe patriotit të kombit Musa Hotit. Sot trupi i tij pushon në varrezat e dëshmorëve në Prishtinë, por një breng që akoma ndihej te familjarët dhe populli i Kosovës, se akoma dorasit e tij lëvizin lirshëm dhe shteti i Belgjikës nuk ka bërë sa duhet për kapjen e autorëve të krimit.

Shteti i Belgjikës ka informacione të plota se kush kanë gisht në vrasjen e Musa Hotit. Në marrjen e hetimeve në vendngjarje janë zhdukur provat që tregojnë se, vrasja e tij është bërë pikërisht për hakmarrjen ndaj vrasjes së ambasadorit jugosllav në vitin 1981. Mërgimtarët shqiptar që jetojnë dhe punojnë atje i kanë afruar Prokurorisë së Brukselit të gjitha të dhënat e sakta për personat që kanë gisht në këtë vrasje, por kjo Prorikuri ka pezulluar hetimet rreth kësaj vrasje. Sigurisht që dihet pse janë pezulluar këto hetime, “sepse prapa këtij akti terrorist fshihet plani serb për likuidimin e personave që ata i ndjekin dhe për hakmarrje politike”.

Për zbardhen e vrasjes së Musa Hotit nuk kanë folur organet e drejtësisë së Belgjikës, por duke ditur, dhe duke u bazuar në shumë fakte, se në vrasjen e Musa Hotit kanë marrë pjesë personalitete nga direktivat serbe, e që vet shteti i Belgjikës nuk donë ta bëjë zbardhjen e kësaj vrasjeje. Fatkeqësisht, edhe pas njëmbëdhjetë vjetësh, për këtë vrasje nuk ka folur ende zyrtarët e lartë të Ministrisë së Brendshme dhe Institucionet e Sigurisë së Belgjikës, që dyshohet, sipas të gjitha gjasave kanë prova të mjaftueshme për zbardhjen e rastit. Ata edhe se e dinin që ishte sulmuar disa herë nga personat serb disa herë, ata as që kanë ndërmarr ndonjë gjë për t’i penguar kriminelët serb në realizimin e planit që kishin për t’ia shuar jetën atdhetarit, të shquar Musa Hotit.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...