Agjencioni floripress.blogspot.com

2015/03/16

Letra sekrete e mëkëmbësit të Zogut, Si u përgatit masakra serbe mbi shqiptarët

Nga Veli HAKLAJ*

 Dëshmi të masakrave sllave ndaj shqiptarëve
1. Reagimi i strukturave shtetërore shqiptare ndaj masakrave të çetnikëve malazezë
1.1. Platformat e gjenocidit sllav ndaj shqiptarëve

Gjenocidi serbomadh mori formë të organizuar shtetërore më 1844, me programin “Naçertanija” të Ilia Garashaninit, ish-ministër i Punëve të Brendshme të Principatës së Serbisë;për të vazhduar me projektin e Vlladan Gjeorgjeviçit, më 1908, ku Serbia kërkonte lejen e Evropës për zhdukjen totale të shqiptarëve; me programin e kolonizimit të shqiptarëve, prezantuar parlamentit në Beograd në formë memorandumi me titull “Shpërngulja e arnautëve”, më 7 mars 1937, nga akademiku Vaso Çubrilloviç, ku tregoheshin mënyrat çnjerëzore që duhej të përdorte shteti serb për zhdukjen e shqiptarëve; me elaboratin e titulluar “Projekt-raport për Shqipërinë”, promovuar nga shkrimtari Ivo Andriç, më 30 janar 1939, ku paraqiten planet për zhdukjen e shqiptarëve dhe shtetit shqiptar; me projektin e Stefan Moleviçit, më 30 qershor 1941; me punimin tjetër të Vasa Çubrilloviçit “Probleme të pakicave në Jugosllavinë e re”, të 3 nëntorit 1944, për dëbimin e shqiptarëve nga Jugosllavia; me “Memorandumin e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Serbisë”, i vitit 1986; me “Programin jugosllav të masave dhe aktiviteteve për ndërprerjen e shpërnguljes së serbëve dhe malazezëve nga KSA e Kosovës, kthimin e shpejtë të atyre që e kanë lëshuar dhe ardhjen e të gjithë atyre që dëshirojnë të jetojnë dhe punojnë në Kosovë”, të vitit 1990; dhe së fundi me platformat e zbatuara për spastrimin e shqiptarëve nga Kosova, më 1998 dhe 1999. Këto platforma politiko-ideologjike kishin si objektiv shfarosjen e shqiptarëve dhe kolonizimin e plotë të Kosovës dhe trevave të tjera shqiptare nën Jugosllavi.
Gjatë Luftës së Dytë Botërore 1941-1944, një nga dallgët më të mëdha të gjenocidit serbo-malazez përshkoj trevat shqiptare, jashtë Shqipërisë së 1913-ës. Momenti kulmor është masakrimi i krahinës së Bihorit e (5 – 6 janar 1943), ku në 82 fshatra u shfarosën në mënyrat më të tmerrshme rreth 5 000 shqiptarë, rreth një e treta e të cilëve ishin fëmijë, gra dhe pleq, tragjedi kjo në kushtet kur trojet shqiptare ishin pushtuar nga forcat ushtarake italiane, gjermane, serbe dhe bullgare.Përgjegjësit kryesorë për masakrën e Bihorit, por dhe për masakra të tjera gjatë Luftës së Dytë Botërore ishin çetnikët e Drazho Mihajloviçit dhe të Pavlo Gjurishiqit.
Të ikur nga masakrat e vitit 1943 janë 14.000 frymë, nga të cilët 5000 në prefekturën e Pejës dhe të tjerët në Bjellopojë. Ndërkohë që vetëm në komunat Korita, Llozana, Rashova, Bare, Savinopol dhe Zaton rezultojnë 1763 shtëpi të djegura dhe 4 626 të vrarë dhe të plagosur.
Dëshmi autentike të këtyre masakrave barbare gjinden edhe në dokumentet arkivore të shtetit shqiptar. Në Arkivin Qendror të Shtetit, Tiranë, në fondin arkivor të Partisë Fashiste Shqiptare të vitit 1943 (janar – korrik), gjendet dosja nr. 52, me 57 fletë, ku janë administruar dokumente të korrespondencës ndërmjet Drejtoratit të Partisë Fashiste Shqiptare, Mëkëmbësit të Përgjithshëm Jakomonit, Ministrisë së Punëve të Brendshme, Federatës Fashiste të Shkodrës etj. mbi agresionin e çetnikëve malazezë të armatosur nga ushtria italiane kundër shqiptarëve në Veri, mbi fonogramin e sekretarit politik të Kastratit rreth përgatitjes së një mësymjeje të malazezëve në tokat shqiptare në Veri, mbi masakrën e Bihorit dhe mbi pushtimin e tokave shqiptare nga shovinistët jugosllavë, si dhe lista emërore të masakruarish nga shovinistët serbë më 1912, 1913, 1914 dhe shovinistët bullgarë nga 1912 – 1940.
Disa prej këtyre dokumenteve të dosjes 52 do t’i publikojmë për lexuesin e “Standard” në vijim të këtij dosieri.

1.2. Ministri Mirakaj kërkon armatosjen e shqiptarëve në kufi me Jugosllavinë
Sipas shkresës që ministri sekretar i Partisë Kombëtare Fashiste Shqiptar, Kolë Bib Mirakaj, i dërgon Mëkëmbësit të Përgjithshëm Francesko Jakomonit, marrim dijeni se agresioni i shëmtuem i çetnikëve malazezë nën kryesinë e Pavle Gjurishiqit, që ishin armatosë nga ushtria italiane e Malit të Zi për t’u përdorë kundra komunistave në Bosnje e Hercegovinë e që përfundoj me djegjen e 1 763 shtëpive shqiptare dhe masakrimin e rreth 4 000 personave, ndër të cilët 2 083 fëmijë e 797 gra, ka vu në shqetësim mortár gjithë Kosovën dhe viset e tjera të tokave të liruara për kufi ane Malin e Zi e Serbinë, gjithashtu edhe malësinat e Shkodrës e Tropojës që vijnë menjëherë afër kufirit të vjetër me ish-shtetin Jugosllav, dhe një shqetësim i ndjeshëm edhe mbrenda në qytetet Shkodër, Plavë, Gusi, Pejë, Rozhajë e Prishtinë.
Si rezultat i këtyre masakrave, këto qytete me krahinat e tyre ishin në një alarm për të ardhmen e afërt të tyre dhe duke konstatuar përgatitjet e çetnikëve rreth kufirit shqiptar, tuj pasë për provë ngjarjet e shëmtueme të zonës së Sjenicës, që ushtria italiane e Malit të Zi jo vetëm që nuk qe në gjendje t’i bëjë ballë për të ndaluar barbarizmat e pashoqe të çetnikëve, por as të marrë ndonjë masë reprezalje, që të mos mund të përgatitet mâ. Për rrjedhojë, ky alarm ishte krejt i justifikuem dhe nuk identifikohej mënyrë me asnjë siguri formale as propogande që shpirtërat e shqiptarëve të qetësohen. Ministri Mirakaj argumentonte në vijim se e vetmja siguri do të ishte siguria materiale e që vërtetohet vetëm:
a) Në armatosjen e këtyre krahinave, tuj i organizue në mënyrën tradicionale të vendit me bajraktarët e krenët e tyre. Për këtë qëllim duhet të jenë 50 000 (pesëdhjetë mijë) armë në Kosovë e krahinat e Shkodrës të depozitueme në qendrat e nënprefekturave. Dhjetë mijë nga këto armë duhet të shpërndahen në Kosovë, sidomos Peshter, Sjenicë, Plavë, Gusi, Rozhajë, Pejë e Gjakovë, që kështu në rast të ndonjë mësymjeje të jetë një fuqi e gatshme për t’i bërë ballë deri sa t’armatosen masa tjetër e Kosovës. Gjithashtu, së paku tremijë armë duhet të shpërndahen në krahinë e Tuzit, tuj përfshi edhe zonat neutrale nr. 1 e 2, dhe në malësinat e Shkodrës, Malësi e Madhe, Dukagjin e Pukë.
b) Duke dërgue dy regjimente ushtri shqiptare në Kosovë me qendra njëri në Pejë me një batalion në Plavë, dhe tjetri në Rozhajë, dhe, pos kësaj, zonat neutrale ushtarakisht të varuna prej Komandës Eprore të Forcave të Armatosura në Shqipëri, dhe të dergohet së paku një regjiment ushtarë në Sjenicë.
Në këtë rast, gjithnjë duhet të ishin depot e armëve që t’armatoset populli i Kosovës e malsinat, nëse malazezët ose çetnikët e Drazha Mihailoviçit mësyjnë ushtrinë.
Ministri Mirakaj paralajmëronte Mëkëmbësin e Përgjithshëm, Jakomonin, se në bazë të informatave që kishte dhe të parandjenjës që ushtronte në shpirtin e tij eksperienca e fqinjësisë me popujt sllavë të Malit të Zi e të Serbisë, se vetëm pjekuria politike i shtyni malazezët një vit më parë me heqë dorë nga lëvizja komuniste e me u organizue në ballin e çetnikëve, që kështu të mund të fitojshin besimin e ushtrisë italiane për t’u armatosë dhe për të qenë të gatshëm në momentin e duhur me i vu pushkën në shpinë ushtrisë italiane e me msy Shqipërinë së bashku me serbët e grekët, në rast se do të realizohej shpresa e tyre, d.m.th. Boshti të rrokullisej ushtarakisht.
Simbas informatave që zotëronte ministri Mirakaj dhe që forcoheshin me dokumentin që ishte zánë e botue gjashtë muaj më parë (mesi i vitit 1942), Pavle Gjinshiqi, që ishte kryetari me influencë i çetnikëve të Malit të Zi, ishte kryesisht në dispozicion të gjeneralit Mihailoviç (ministër Lufte i qeverisë normale të Jugosllavisë) dhe gjithçka vepronte sipas direktivave të tij.
Që më datën 14 dhjetor 1942 – XXI, me shkresën rezervat nr. 35, ministri sekretar i Partisë Kombëtare Fashiste Shqiptare kishte paralajmëruar të ndershmen Mëkëmbësi të Përgjithshme se:
Mihailoviçi me çetat e tij dhe çetnikët malazez, duke besue se në këtë dimër do të ndodhte shembja e ushtrive të Boshtit në frontin e Rusisë dhe ndonjë zbarkim i anglo-saksonëve në Europë, përgatiten për një mësymje të gjánë në Kosovë duke filluar kah Sjenica, Peshteri, Prishtina, Plava e Tuzi për të zaptue krejt Kosovën e Shkodrën, dhe kujtojmë se mësymja që u ba muajn e kaluar në krahinën e Sjenicës, është vetëm një provë e mësymjes së madhe që po përgatitej, me të cilën donin me marrë dijeni se deri ku janë të armatosur e të organizuar shqiptarët për t’u bërë ballë fuqive sllave.
Ndërkohë, sipas informatave që zotëronte ministri Mirakaj, rezultonte se në krahinat e Zetës dhe Podgoricës po bëhen grumbullime të çetnikëve të armatosur me pushkë e mitroloza dhe dikush prej këtyre ka deklarue se janë të ftuar prej ushtrisë italiane për të hyrë në Shqipëri me shue kryengritjet. Megjithëse ministri Mirakaj shprehej se nuk e besonte këtë, paralajmëronte se, po të vërtetohej një gjë e tillë, jo vetëm që do të ishte një dhunë që do të mbetej brengë edhe ndër brezat e ardhshëm të shqiptarëve, por do të shkaktonte edhe masakrimet e popullit tonë, dhe ai kishte bindjen se me kohë armët e malazezëve do të ktheheshin edhe kundra ushtrisë italiane.
Në këtë situatë, ministri Mirakaj i komunikonte Jakomonit se Qeveria Mbretërore, po t’u jepeshin pa vonesë në dorë mundësitë që Mëkëmbësia dhe ushtria i ushtronte, merte përsipër me të tanë përgjegjësinë me shtrue qetësinë brenda një kohe të shkurtër në të gjithë Shqipërinë dhe me e ruejtë në të ardhmen pa pasë nevojë për ndërhymjen e ushtrisë italiane as të elementave të jashtëm kushdo qoftë. Për këtë qëllim, ministri Mirakaj kërkonte që, përveç çka përmendet në pikat a) dhe b), duhej t’u jepej mundësia e materiali i nevojshëm menjëherë për të organizue Trupin e Gjindarmërisë Mbretnore.
Në përfundim të argumentimeve për kërkesat që i drejtonte Jakomonit, ministri Mirakaj theksonte:
“Pas këtyne konstatimeve e konsiderimeve, është e natyrshme që jo vetëm populli, por edhe njerëzit politikë të jenë të shqetësuem deri sa nuk merren masa materialisht për t’u sigurue e që vetëm tuj u armatosë e organizue mund të jenë të sigurtë.
Âsht e natyrshme, që në këtë situatë që ndodhet Shqipëria sot, të na báhet vërejtja se si mund të báhet një organizatë dhe si mund t’i besohet popullit me [ia] lëshue armët në dorë. Një dyshim i tillë, megjithëse një pjesë e popullsisë së Shqipërisë së Jugut e rrejtun nga propoganda armike ka luejt mendsh, nuk ka vend për Tokat e Lirueme e malet e Shkodrës që njofin se çka don me thanë me mbetë në mëshirën e shkjaut (sllavit). Për këto krahina, qeveria me të gjithë krentë e atyne viseve janë gati me dhanë çdo garanci se armët kanë për t’u mbajtë vetëm për mbrojtje, dhe, pos kësaj, kanë për të kenë gati krejt popullsia me shue çdo lëvizje kundërshtare me regjimin e interesat perandorake, dhe, në eventualitetin se ushtria ka me pasë nevojë, kanë me i shkue në ndihmë jo vetëm në Shqipni por edhe në Mal të Zi. Këtë provë kosovarët e malsorët ia kanë dhënë ushtrisë edhe në kryengritjen e Malit të Zi, që kanë qenë të gjithë gati po t’u jepshin armët jo vetëm me mbrojtë Plavën dhe Gusinë, po me marshue krahas me ushtritë italiane anë e mbanë Malit të Zi.”

1.3. Nënfederali Begolli informon për masakrat malazeze në Peshter, Tutinë e Rozhajë
Me shkresën nr. 29/9, Rezervat Personal, Tepër Urgjent, të datës 11 janar 1943, ministri sekretar i Partisë Kombëtare Fashiste Shqiptare, Kolë Bib Mirakaj, i dërgonte Kryesisë së Këshillit Ministror, për dijeni dhe për marrjen e masave eventuale, kopjen e një telegrami që kishte marrë nga Federata e Fasheve të Pejës, nënshkruar nga nënfederali Begolli, me këtë përmbajtje: “Njoftojmë se katër mijë malazezë të primë prej kolonelit Pavle Grintit (Gjinshiqi), ish-kapiten i ushtrisë jugosllave, kanë zaptue tri komuna me katunde në zonën asnjanëse Peshter, mandej Tutinë e Rozhajë. Këta janë furnizue me municione luftues italianë, mitralozë të divizionit venecian për të luftue komunistat në Sarajevë. Por në vend që me u nisë për në Sarajevë, na kanë ra neve. Shumë katunde janë djegë krejtësisht, megjithë gra e fëmijë brenda. Janë nisë afro dyqind vullnetarë nga Peja. Shumë të tjerë janë gati me u nisë.”

1.4. Mali i Zi përgatitet me i ra Plavës e Gusis
Më 21 janar 1943, kryetari i Bashkisë së Gusis i dërgon një shkresë bajraktarit të Shalës, Kolë Ndou, ku i lypë një fuqi që të rrinë gati sepse Mali i Zi është duke përgatitë dita me ditë me i ra Plavës e Gusis me luftë; prandaj lutemi sa mâ parë të na njoftoni me një shkresë se ç’veprim do të bájë populli jonë se na jemi gati kurdoherë. Nga ana e tij, bajraktari i Shalës, me cilësinë e sekretarit politik të Fashes Shalë, më 30 janar 1943, ia njofton këtë problem zyrtarisht Fashes së Shkodërs, e cila e përcolli për Drejtorinë Kombëtare të PKFSH, në Tiranë, më 2 shkurt 1943.

1.5. Arratisja e malazezëve nga Rozhaja
Më 4 shkurt 1943, me shkresën rezervat nr. 17, sekretari politik i Fashit të Rozhajës, Zenun Gashi, do të njoftonte federatën e Fasheve në Pejë se më datën 2 shkurt ishin arratisë në drejtim të Beranës: Millosh Nadaleniq, Dragisha Millun, Zeko Ivan, Radosh Panto, Radoje Pante, Mikorad Radosav, Vaso Ivan, Millotin Radosav, Drago Radosav, Dragania Radosav (vajzë), Millo Vukotin, Miliq Vikov, Cvetosar Milija dhe Cunera Milija, të gjithë nga katundi Bogajë, rajon i komunës së këtushme; dhe me datën 3 shkurt janë arratisë po për në atë drejtim: Petro Miliq, Nikolla Miliq, Millo Petra, Pavlo Millan, Millorad Sava, Sakole Sharov, Novak Petro, Joso Shareviq, Veselin Jovan, Branka Veselinov, Janko Veselinov, Savo Ivanov, nga katundi Radovoje, mëhalla po të juridiksionit të Komunës Qendrës.
Nga informatat e marruna rezultonte se të përmendunit janë arratisë me qëllim për të bâ pjesë me çetnikët malazezë në ndonjë sulm eventual që mendohet prej tyre dhe që të gjithë janë persona të rrezikshëm, mbasi edhe në vitet e kalueme kanë ndihmue çeta serbo-malazeze kur kanë mësy viset shqiptare. Drejtoria Qendrore e Partisë Fashiste Shqiptare, këtë shkresë ia përcolli Ministrisë së Punëve të Brendshme, në Tiranë.

1.6. Malazezët përgatitën për mësymjen në tokën shqiptare
Më 7 mars 1943, sekretari politik i Fashit të Kastratit, Nush Kiçi, me anë të fonogramit tepër urgjent, nr. 16, me landë “Alarmim në popull’, do të njoftonte Federatën e Fasheve në Shkodër, se: “Më datën 7. III. 1943-XXI, ditën e dielë, ora 11 paradreke, kanë ardhë nga Shkreli z.z. major Dod Nikolla, Mulo Deli Bajraktari nga Hoti dhe Nish Gjeto Marku nga Pjetroshani në Kishë të Bajzës. Mbas meshe kanë shkue të tre në Tuz. Në ora 17 kanë mbërrijtë në Bajzë dhe kanë thanë se malazezët janë përgatitë për mësymjen në tokën shqiptare. Lutemi të na njoftohet sa má parë mënyra e veprimit.” Në një njoftimin e datës 15 mars 1943, Nush Kiçi do të saktësonte se alarmi në fjalë ishte dhënë prej të quejtunit Ibrahim Shukapoviçit nga Podgorica.
Brenda datës 7 mars, sekretari federal i Shkodrës, Ismail H. Deveja, do të kthente përgjigje për Fashin e Kastratit, duke e vënë në dijeni se kishte lamërue zyrat Eprore dhe e falenderonte për interesimin.
Nisur nga rëndësia e problemit, ky telegram do t’i përcillej urgjent Ministrisë së Punëve të Brendshme, në Tiranë, nga zëvendësministri sekretar i PKFSH, njëherësh Kryeministër, Maliq Bushati.

2. Dëshmi të masakrave sllave ndaj shqiptarëve
 2.1. Disa pika të veçanta mbi masakrën e Bihorit
1. Ngjarja e tmerrshme e Bihorit i ka kallun në dishprim të gjithë banorët shqiptarë të zonës neutrale dhe ka bá një përshtypje të thellë ndër krahinat shqiptare t’afërme, këtej kufirit. Ndjenja e tyre më e dukshme është përshtypja që gjinden të pambrojtun kundrejt armiqve të fisit shqiptar. Shumëkush mendon se si Qeveria shqiptare ashtu edhe Qeveria italiane nuk i kushtojnë rëndësinë që meriton çështjes së mbrojtjes t’atyne viseve, ose nuk kanë fuqinë që nevojitet për këtë qëllim. Sido që të merret, kjo ndjenjë shkakton një pakësim të fortë të prestigjit të qeverisë në sy të popullit.
2. Popullsia e zonës neutrale, në thjeshtësinë e mendimeve të veta, gjithë fajin e prishjes dhe të kërdis që u ba në Bihor, ia ngarkoi autoriteteve shqiptare, si dhe autoriteteve ushtarake italiane të Malit të Zi, për moskujdesjen e tyre. Ajo gjykon kështu: “Në mos ishte e mujtun të bashkohemi me Shqipni, përse nuk na lanë në Malin e Zi? Në u pranua provizorisht forma e veçantë e Zonës neutrale, përse nuk u vendosën masat e nevojshme për mbrojtjen e saj? Në mos mund të sigurohej kjo mbrojtje me fuqi zyrtare, përse nuk u organizue me anë të popullit duke i dhanë armët që ka kërkue dhe i janë premtue sa herë? Në mos mund të báhet kjo, përse mos të na thuhet qartazi që t’i bájmë çajre vehtes sonë? …”
3. Çetnikët që prishën katundet e Bihorit dhe masakruen banorët ishin veshur me petka ushtarake italiane, me armë italiane dhe mbajshin të gjitha shenjat dalluese të çetnikëve që gjoja janë në bashkëpunim me autoritetet ushtarake italiane. Me këtë fjalë nuk duem të themi kurrsesi se mund të ketë ndonjë lidhje midis komandave italiane dhe veprimeve kriminale të çetnikëve kundër popullsisë shqiptare. Duem vetëm të theksojmë se çetnikët, tue ditun të përfitojnë nga përkrahja e autoriteteve italiane – me armë, veshje, ushqim e rrogë – dhe tue mos qenë nën kontrollin e plotë të tyne, kanë fitue shumë guxim në lëvizjet që bájnë dhe veprojnë shpeshherë si u leverdis, sikurse u provue në ngjarjen e Bihorit, tue e shpërdorue besimin që u âsht dhanë.
4. Çetnikët masakrues kanë qenë ata që ndodhen nën komandë të vojvodës Pavlo Gjurishiqit. Ky e ka komandën në Beranë dhe gëzon mjaft autoritet ndaj komandave italiane të qarkut. Nga fakte të përshkrueme në relacionin përkatës, provohet se ky vojvodë është fajtori kryesor për ngjarjet e tmerrshme të Bihorit dhe këtë e din i gjithë populli. Prandaj duhet të kërkohet ndëshkimi i tij dhe i shokëve të tij për shkatërrimin dhe mjerimin e tmerrshëm që shkaktuen. Vetëm një ndëshkim shembullor i këtyne mundet të bjerë pak qetësi në shpirtërat e dëshpëruem të popullit shqiptar të atyne viseve. Mosndëshkimi ka me u thye krejt zemrën dhe guximin e shqiptarëve dhe, në anën tjetër, ka me qenë një inkurajim për çetat e Gjurishiqit për ta vazhdue ndër krahina të tjera veprën e fillueme në Bihor, për shfarosjen e fisit tonë ndër ato vise, sikurse e ka shpallur Drazhe Mihajloviçi (nënvizimi është në dokument-V.H.). Nuk duhet harrue se Pavlo Gjurishiqi është major në organizatën e Mihajloviçit.
5. Tragjedia e Bihorit ndodhi në ditët e 5 e 6 të kallnorit (janarit 1943). Në ditën …, koloneli komandant i ushtrisë në Bjelopole kishte ardhur për ziaret ke Osman … e në katundin … dhe u kthye po atë ditë në Bjelopole. Osmanit nuk i zuni në gojë kurgjá mbi lëvizjet e çetnikëve, domethënë se vet nuk dinte gjá mbi çka ata përgatitnin.
Më datën 4 janar, u duk në katundin Cubavaç, në breg të Limit, një çetë pesëqind vetësh, e cila e kaloi lumin për këtej, tue marrë drejtimin e Koritës. Fshati, i alarmuem, i çoi menjëherë fjalë komandantit në Bjelopolje dhe ky çoi një togë ushtarësh në Cubavaç. Ushtarët e prijësi i tyre paskan dashur ta qetësojnë popullin tue i thanë se “këta janë njerëzit tanë, pra nuk duhet të qitni pushkë kundër tyre”. Por kompania a togu i ushtarëve nuk qëndroi në katund, por u kthye brenda ditës në Bjelopolje dhe nuk dihet nëse mori kontakt me çetnikët në katund.
Relatohet fakti i pabesueshëm se ata ushtarë, në të kthyem, paskan grabit të gjithë qylymat e xhamisë së katundit.
Duket se fjalët e ushtarëve nuk e qetësuen popullatën. Kështu, gratë, vajzat, pleqtë dhe fëmija u ranë pas ushtarëve dhe shkuen në qytet. Në katundin Cubavaç mbetën vetëm burrat.
Má vonë, po n’atë ditë dhe gjithë natën, çeta të tjera paskan kalue lumin në Volanac. Ora më dy të mëngjesit, të ditës 5 kallnuer, paskan krisë tre bomba. Kjo krisje paska qenë shenja e fillimit të prishjes e të kerdisë ndër të gjitha katundet ku çetnikët ishin shpërnda dhe afrue gjithë natën. Mitralozat dhe pushkët hynë në veprim menjëherë. Çetnikët i kishin organizue pritat në mënyrë që kush të dali prej shtëpie të bjerë në plumbat e armëve të zjarrit. Për gra dhe fëmijë ata përdorën má fort thikat dhe shpatat.
6. Komanda ushtarake e Cetinës, si duket, nuk u ka dhánë edhe kaq rëndësi këtyre ngjarjeve. Kryeparë, flitet në popull, pse nuk mori ndonjë masë të dukshme kundër fajtorëve; nuk dërgoi menjëherë në vendin e ngjarjes ndonjë forcë ushtarake a të karabinierëve që të ndjekin fajtorët, të ndalojnë grabitjet nga ana e malazezëve dhe të hetojnë shkaqet.
Pas dy a tre ditësh, komanda në fjalë paska lajmërue autoriteteve në Tiranë “se nuk ka kurrgjë” dhe Legatës Italiane në Belgrad – sepse kjo e paska pyetun e ftueme prej “Lidhjes Popullore” të Mitrovicës – i thotë më 9 janar “mbretëron qetësi e plotë ndër ato vise”. Kurse edhe një javë mbas kësaj date, thuhet në popull, kâmbë shqiptari nuk guxonte të shkeli prapë në katundin e vet të shkretuem, se pritej me pushkë nga malazezët që ishin turrun të grabisin çka kishte mbetë.
7. Popullsia shqiptare e Zonës neutrale ka vu re me shumë keqardhje se ka oficera të naltë t’ushtrisë italiane, si koloneli i Beranës dhe ai që asht në Rozhaj, që nuk tregojnë për popullin shqiptar as kuptim të gjanë, as ndjenjë simpathie, as edhe frymë drejtësie. Një katundari të dëshpëruem që i tregoj njanit prej këtyne një fëmijë të vogël të therun prej çetnikëve ai e dëboi tue i kërcënue me revole në dorë. Popullsia shqiptare, për kundra, në çdo rast ka tregue simpathi, bashkëpunim dhe mirënjohje të dukshme ndaj ushtarëve italianë.
8. Âsht për t’u habitun se shpesh herë zyrat ushtarake italiane, kur flasin e shkruajnë për popullin e Zonës neutrale, nuk përmendin fjalën “shqiptar”, por gjithmonë thonë “musliman”, simbas zakonit serb e malazias.
9. Ka bâ shumë përshtypje të keqe në popull fakti se, kur u hap lajmi i veprës mizore të çetnikëve, një grumbull burrash shqiptarë të Pejës e Roxhajt, u bánë gati të shkojnë në ndihmë të vllaznëve të tyne. Ata gjithmonë të bindun e t’urtë ndaj autoriteteve i kërkuen leje komandantit italian që të hyjnë në zonë neutrale. Komandanti nuk u dha leje dhe ata u bindën. Komandanti báni ndofta detyrën e tij, se nuk ishte i autorizuem me e dhanë lejen dhe prandaj nuk e dha. Me këtë, ay, pa dyshim, u ka bá një shërbim të madh malaziasve, pa dashun. Por e keqja qëndron këtu: çetat shqiptare edhe kur është fjala për mbrojtje, jo për mësymje, kërkojnë leje, nuk u jepet, binden e tërhiqen. Por çetnikët e Gjurishiqit nuk kërkojnë leje, sigurisht, për të djegun katunde shqiptare dhe për t’i masakrue banorët, domethënë se punojnë mbas qejfit të vet.
Përfundimi âsht se në zonën neutrale malaziasit janë má të mbrojtun se shqiptarët. Në mos u jepet mundësia shqiptarëve të mbrohen vetë, le t’i mbrojnë ata që e kanë për detyrë. 

Dëshmi autentike të këtyre masakrave barbare gjinden edhe në dokumentet arkivore të shtetit shqiptar. Në Arkivin Qendror të Shtetit, Tiranë, në fondin arkivor të Partisë Fashiste Shqiptare të vitit 1943 (janar – korrik), gjendet dosja nr. 52, me 57 fletë, ku janë administruar dokumente të korrespondencës ndërmjet Drejtoratit të Partisë Fashiste Shqiptare, Mëkëmbësit të Përgjithshëm Jakomonit, Ministrisë së Punëve të Brendshme, Federatës Fashiste të Shkodrës etj. mbi agresionin e çetnikëve malazezë të armatosur nga ushtria italiane kundër shqiptarëve në Veri, mbi fonogramin e sekretarit politik të Kastratit rreth përgatitjes së një mësymjeje të malazezëve në tokat shqiptare në Veri, mbi masakrën e Bihorit dhe mbi pushtimin e tokave shqiptare nga shovinistët jugosllavë, si dhe lista emërore të masakruarish nga shovinistët serbë më 1912, 1913, 1914 dhe shovinistët bullgarë nga 1912 – 1940.
Disa prej këtyre dokumenteve të dosjes 52 do t’i publikojmë për lexuesin e “Standard” në vijim të këtij dosieri.
***
2.2 Qeveria e Tiranës dokumenton barbarizmat sllave kundra shqiptarëve

Në fillim të muajit korrik 1943, Ministria e Punëve të Brendshme, në Tiranë, do t’u dërgonte prefekturave Prishtinë, Shkodër, Dibër, Prizren dhe Pejë një qarkore me këtë përmbajtje:
“Kjo ministri dëshiron me qenë e informueme mirë mbi barbarizmat që sllavët kanë bá kundra elementit shqiptar në tokat e sundueme prej tyne qysh prej vitit 1912 dhe që sot i janë aneksue Mbretnisë sonë.
Për këtë gjá duhet të veheni në kontakt me pjesë intelektuale t’atyne vendeve dhe të personave që mund të ju përshkruajnë besnikërisht ngjarjet e ndryshme.
Këto informata duhet të nxirren me një farë takti, duhet të jenë të bazueme në fakte e në dokumenta.
Prandaj lutena na dërgoni për çdo ngjarje nga një përshkrim të hollësishëm dhe të përpiktë, tue shënue në të datën, vendin dhe mundësisht emrat e të gjithë atyne të munduemve e të masakruemve gjatë 30 vjetëve të sundimit sllav n’ato vise si dhe mundësisht t’atyne që i kan bám këto masakrime kundra shqiptarëve.
Shtojmë se organet e Partisë dhe ato t’Arsimit nuk kanë me u kursye me ju ndihmue në sigurimin e këtyne kërkimeve për çka i kemi shtrue dhe lutë ministritë e lartëpërmendura.
Në lidhje me këtë problem, më 3 korrik 1943, nënministri i Partisë Kombëtare Fashiste Shqiptare, Feridon Minarolli, u dërgoi federatave të fasheve Prishtinë, Shkodër, Dibër, Prizren dhe Pejë qarkoren e mësipërme të Ministrisë së Punëve të Brendshme, ku i ftonte ato federata që në bashkëpunim me autoritetet e vendit të mbledhin fakte dhe dokumentet e nevojshme në mënyrë që ministria në fjalë t’ia arrijë qëllimit n’interes kombëtar.

2.3 Shqiptarë të vrarë më 1912 nga serbët civilë të Ferizajt

Në përgjigje të kërkesës zyrtare, në Ferizaj u dokumentuan këta shqiptarë të vrarë, në vitin 1912, nga serbët civilë që banonin aty:
Sadri Vata, Azem Vata, Gj(Xh)em Vata, Hazir Biba, Islam Biba, Hasan Ibrahimo, Emin Bajqinca vetë i dhjeti, Mustafa i Vogël, Mall Midyri, Hasi vetë i dyti, Mehmet Vata, Selim Puella, Nezir Kozhinca, Osman Mehmeti, Adem Feka, Ram Goga, Mehë Haxhi Sallku, Halil Ajeti, Rasim Ajeti, Nuredin Abdyli, Hysen Islam Stublla, Osman Rrahman Stublla, Bajram Goga, Azem Goga, Salih Goga, Salih Varoshi, Haxhi Sallku, Sylë Haxhi Sallku, Emin Mumini, Zaim Nazifi, Ali Jupi, Ibrahim Dema, Myftin e qytetit, Rexhep Rama, Bajrosh Rama, Rustem Rama, Bahti Abas-Pala, Rexhep Beqiri, Beqir Halil Hasani, Bislim Ymeri, Tahir e Abas Rexhepi, Ismail Abasi, Mustafa Saraqi, Mustafa i Gjatë, Bajram Hysen Klajiqi, Haziz Kzhinva vetë i teti, Dem Kozhinca, Sait Slishani vetë i katërti, Abas Xhukel vetë i pesti, Nekë Kasapi, Nazif e Saqip Kaçaniku.

Shqiptarët nga nënprefektura e Gjilanit të vrarë në mënyrë barbare
Disa nga shqiptarët e masakruar në mënyrë barbare në nënprefekturën e Gjilanit, nga ushtria ose komitat bullgare, prej vitit 1912 – 1940, janë:

Vrarë më 1912
Ruzhdi Abdyl, Halit Shaban, Bislim Bejxhet, Ymer Sulejman, nga katundi Bimnik; Jashar Zahir, nga katundi Poliska; Sinan Ramadan, nga katundi Shipshanica; Kadri Zeqir, nga katundi Desivojca; Eles Sulejman, Nudi Ramadan, Bajram Misim, Musli Ismahil, Rustem Jonus, nga katundi Kobosh; Rahman Ali dhe Jakupi, nga katundi Gughevca; Emin Shabani, Selman Vejseli, Nuhi Memishi, Ajet Memishi, Adem Zeqiri, Tush Zeqiri, Murtez Rexhepi, Elez Rexhepi, Nuhi Baftija, Shaban Alija, Islam Zeneli, Mehmet Haliti, Mehmat Hajdari, Emin Shabani, Etem Osmani, Ramadan Hasani, Halit Mehmeti, Hasa Zyberi, Asllan Bajrami, Emrush Selmani, Bafti Ademi, Sula Aliaj, Bajram Ymeri, nga katundi Komogllav; Shabi Ramadan Kaja, Ahmet Shabi, Ali Jaho, Sali Bislia, nga katundi Dreker; Bislim Musli, Selim Musli, Musli Musli, Ysen Ajdar, Arif Sejdin, Abdyl Bajram, nga Gilani; Sulejman Sait nga katundi Bamjan; Emin Muvsin Sali Kupina, nga katundi Grpes; Emin Zhitina nga katundi Zhitinë; Zekirja Zyber, nga katundi Bezaran; Bekir Jaha, Hamdi Sali, nga katundi Delekar; Aziz Aga, nga katundi Bimnik; Abdullah Hajredin, Hajdar Jashar, Ajvas Abdullah, Rexhep Jusuf, Pajazit Ibish, nga katundi Polichka; Ibrahim Sela, Sherif Azem, Musli Kamber, Kurtesh Ajdin, Kasem Fetah, Ysen Rushit, Fetah Hysejni, nga katundi Veleglava; Ukshin Shain, Ziatif Shain, nga katundi Zejacijë; Mustafa Arsllan, Abdulla Sali, Ramadan Halil, Fazlije Gruja, Hasan Osman, nga katundi Grstëna; Emin Sait, Rustem Emin, Mustafa Jusuf, nga katundi Zisëçka; Pajazit Rama, Hasan Rama, Rahim Hasan, Bale Rahimi, Rakip Sali, nga katundi Shipshtinca; Ali Faslli, nga katundi Bajkovë; Hysejn Idris, Adem Jashar, nga katundi Hagoshta; Abdullah Sulejman, nga katundi Polic, Abdul Bajram, Jusuf Osman, Sulejman Fejzullah, Islam Hajrullah, nga katundi Vrëevea; Tahir Maliq, Haziz Shahin, nga katundi Sahic; Qazim Idris nga katundi Keretin; Ajdar Basevaç nga katundi Basevaç; Ali Bajram nga katundi Belegleva; Aziz Mahmut, nga katundi Beshi; Zyber Bozhit, nga katundi Bleta; Ajdin Gjymshit, Asllan Emrullah, Ali Emrullah, Baftjar Kadri, Ahmet Selman, Myftar Ferat, Feris Hajdar, Bajram Hysen, Harif Liman, Eshref Arif, Bahri Arif, Jusuf Mahmut, nga katundi Lubishtë; Shaban Vejsel, Myftar Demiri, Arif Haliti, Ali Jahiri, Mahmut Nuredini, Daut Bejluli, Mustafa Sadiku, Rexhep Sejfi, Ramadan Abdyli, Xhemal Beqiri, Hasan Murseli, Halim Quni, Rexhep Quni, Qun Murseli, Murat Faslija, Sherif Hasani, Tafa Hasani, Hasan Mustafa, Musli Bajrami, Selman Baftija, Emrullah Fetahu, Hava Murseli, nga katundi Komogllav; Shabi Rama, Ahmet Shabija, Ali Jahi, Bislim Musa, Musa i Musës, Selim Rama, Sherif Bajrami, Hysejn Mustafa, Rama i Baftijës, Abdyl Bisla, Arif Sejda, nga katundi Gjylekar; Bajram Nuredini, Qerim Bajrami, Rexhep Bajrami, Zejnullah Bajrami, Selman Bajrami, Ajet Ibrahimi, Sali Osmani, Hamide Shaqiri, Mustafa Fetahi, Sulejman Kameri, nga katundi Sllatin; Isuf Ahmet, Jakup Ahmet, Ramadan Sahit, Deli Fetahi, Sulejman Ramadani, Arif Mustafa, Sheqir Ismahili, Bajram Ismahili, Hetem Ademi, Bafti Ademi, Nezir Ramadani, Abdyl Kadrija, Selim Vejseli, Liman Ibrahim, Emrullah Murseli, nga katundi Verban; Fejzi Haziri, Beqir Zajra, Kadri Beqir, Sulejman Beqir, Metush Mesimi, Jaja Rexhepi, Hamet Hameti, Sadri Dauti, Hamdi Beqiri, Afës Aziri, Shahin Hasani, Qamil Shahini, Shaban Hyseni, Nazif Maliqi, Qemal Avdija, Bektash Bajrami, Sali Sulejman, Shaban Sasivari, Bafti Harifi, Bajram Azizi, Reshat Xhemail, Elmas Hasani, Hajris Hasan, Fasli Halil, Shehna Bajram, Dalip Kamer, Jakup Hysen, Selim Ferat, Sait Bajram, Sait Sulejman, Sul sllatina, Abdyl Shabani, Hasan Ajeti, Hetem Adem, Halim Hetem, Beqir Rexhep, Aziz Rexhep, Idris Rexhep, Hazir Beqir, Fejza Ahmet, Lah Arif, Ramadan Arifi, Hysen Emin, Halil Ahmet, Halit Sinan, Bajram Nuhi, Fasli Nuhi, Riza Nure, Dalip Bekatsh, Ramadan Bektash, Adem Ilias, Hamit Mustafa, Hamza Hamit, Rahman Hasan, Emin Habib, Hysen Sefa, Berat Mustafa, Bajram Hetem, Fetah Hetem, Halil Shama, nga Begunc.

Viti 1913
Rexhep Ibrahim, Abdullah Shaban, Hasan Jakup, Kadri Hysejn, Bahti Abdi, nga katundi Kabash; Male M. Sulejman,, nga katundi Crneva; Bajram Muharrem, nga katundi Derbesh; Mehmet Ali, nga katundi Kerblicë; Halim Jusuf, Sulejman Sadik, Male Rama, Jashar Spahi, Jusuf Jashar, nga katundi Dobërçan; Isak Halil, nga katundi Dobresh, Hafis Mehmedali, nga katundi Tërnofc; Ali Ajet, Mehmet Ajet, nga katundi Gminca; Rexhep Redofca, nga katundi Dragencë; Sinan Rahma, Murat Sait, Ibrahim Halil, Sherif Cileki, Ibrahim Pajaziti, Rahma Beshiri, nga katundi Guzhevca; Behlul Sali, Shaban Ismahil, Myftar Kasëm, Ajdin Kasëm, Shaban Mustafa, Mehmet Emin, Sherif Emin, nga katundi Cunmishta; Shaban Ajvazi, nga katundi Gadish; Halil Islam, Zekir Rahman, Islam Rahman, Kamber Baki, Sherif Ajdin, Sali Ali, Ibrahim Ali, Zeqir Kamber, Sejdi Adil, Fazilje Adil, Sulejman Ismahil, nga katundi Merfocë.

Vrarë më 1915
Jakup Selim Deda, Zyber Zechirja, Hysen Bekir, Bedhel Shaban, Hysen Myrseli, Demir Myrseli, Shaban Hysein, Ismail Hysein, Myrtez Hysein, Sait Hysein, nga Pozhorona; Ymer Hajdar, Metush Sali, Ibrahim Ali, Vejseli Emin, nga Grpës; Hali Shelajdin, Idris Alush, Sali Bexhet, Hasan Shaban, Shaban Ramadan, Nuhi Sulejman, Jusuf Shabai, Nuhi Sali, Jusuf Halili, Qazim Halili, Adullah Qazim, nga Dheleker; Ajet Shabi, nga Bobotovo.

Vrarë më 1916
Nezir Halili, Habib Shabani, Daut Ajeti, Sula Asllani, Hysen Delija, Hamit Zuka, Ajet Shafa, Hysen Hamiti, Sali Arifi, Elmaz Abdija, Ilias Mysini, Nezir Ramadani, Sherif Zejnullahi, Murat Zeqiri, sadri Ademi, Sadri Osmani, Xhemal Bajrami, Shaban Arifi, Sali Arifi, Sherif Neziri, Zeqir Ajeti, nga katundi Smira.

Vrarë më 1917
Hasim Ferati, Zymer Arifi, Sejdi Zymeri, Shaban Tafa, Ismail Emini, Shefki Emini, Sejdin Brahimi, Rahman Ahmeti, nga katundi Zhitinja; Jusuf Shabija, Haxhi Xheladin, Mustafa Qerimi, Zenun Haziri, Isak Ismahili, Halit Emini, Hajdar Sedlimi, Ejup Pajaziti, Nuhi Salihi, Ajet Shabija, Zeqir Selimi, Abdyl Shabani,Hasan Ajeti, Ethem Ademi, Halim Ethemi, Beqir Rexhepi, Aziz Rexhepi, Idriz Rexhepi, Haziz Beqir, Fejza Ahmeti, Isa Arifi, Rmadan Arifi, Ysen Emini, Halil Ahmeti, Halil Selmani, Bajram Selmani, Elez Arifi, Abdyl Beqiri, nga katundi Gjylekar; Gani Baki, Qerim Zejnun, Hajrie Abas, Riza Rexhep, Qazim Rexhep, nga katundi Lubishtë; Rexhep Shabani, nga katundi Komogllav.

Vrarë më 1918
Riza Idrizi, nga katundi Smira.

Vrarë më 1923
Zija Selman, Bajram Rexhep, Xhemal Elmas, Abdullah Elmas, Musli Hajdar, Deli Halit, nga katundi Lubishë.

Vrarë më 1942
Selim Feta, Halil Sulejman, Daut Ibrahim, Shaban Ibrahim, Bajram Ibrahim, Sali Islam, nga Bimnik.

Lumja: Ja si lindi dashuria e Hashimit për mua


Në një video të postuar ditë më parë në YouTube, familja e kryeministrit në detyrë, Hashim Thaçi, prindërit, gruaja dhe djali i tij, flasin për raportet me të, sfidat, dashurinë dhe përkujdesin ndaj tyre.
Gruaja, Lumnija, flet për takimin e parë me bashkëshortin e saj, Hashimin.
Në këtë video, Lumja tregon se ishte Hashimi, ai që u dashurua i pari me të.
Lumja thotë se motivimi kryesor i Hashimit është dashuria ndaj vendit të tij dhe qytetarëve të Kosovës.
Për më tepër, shihni videon e familjes Thaçi.
https://www.youtube.com/watch?v=iWi0fXxCKrQ

Familjarët flasin për Kryeministrin Hashim Thaçi- Konventa Misioni i Ri


Mjegullat e Tiranës....


“Historia e dashurisë” u shkrua në dy romane. Njëri i përkiste realizmit socialist, tjetri, imi, s’kishte të bënte me të…”

 Shkrimtari Ismail Kadare këto ditë është rrëfyer në media për romanin e parë të tij “Mjegullat e Tiranës” shkruar gjatë  kohës kur ishte student në Fakultetin e Gjuhës dhe Letërsisë, në vitin  1957-1958.

 Por në lidhje me titullin ai tregon: “Ky roman nuk ka  pasur asnjëherë titullin “Mjegullat e Tiranës”. Ai titull nuk ka qenë  veçse një gabim i kujtesës sime. 


E kam quajtur, me sa duket kështu, në ndonjë bisedë me shokët, dhe më pas, sinqerisht për një kohë të gjatë, e kam besuar si të vërtetë. Titulli, në të vërtetë, ka qenë  “Dashuria Nr. 2”. I pyetur nëse ka doza snobizmi në këtë titull, ai tregon: “Ishte një lloj kundërshtimi i “dashurisë romantike”, që ngjante si tipar i prapambetur, i një letërsie të prapambetur.

 Një lloj  shpalljeje se kishte ikur koha e “dashurisë së vetme”, që “s’harrohej kurrë” etj., etj., dhe në vend të këtij sublimimi, dashuria, si shumë gjëra të tjera, mund të kishte një numër! Në të vërtetë, e gjithë  kjo ishte një trill, me të cilin ne studentëve na pëlqente të gënjenim veten. 

Siç mund të duket nga vetë romani, ne dashuronim gati-gati njëlloj si më parë, me po ato dufe e psherëtima, ndonëse hiqeshim si cinikë modernë”. Siç ka treguar me tej Kadare, ky është romani i tij i parë dhe i vërtetë, mbi faktin se përse nuk u botua asnjëherë më parë, ai nuk ka një përgjigje konkrete. 

Përveç krijimit të tij kemi zbuluar edhe një foto të largët të shkrimtarit në moshën e rinisë. I madh Ismaili që atëherë e ka kuptuar që dashuritë janë me… numra.

Edhe po qe se Kosova bëhet e pavarur, unë do të jem ithtar i projektit Ballkania

Shkarazi : Intervistë me Adem Demaçin

Edhe po qe se Kosova bëhet e pavarur, unë do të jem ithtar i projektit Ballkania

Në këtë intervistë Nelson Mandela i Kosovës flet ekskluzivisht për bashkimin kombëtar dhe për projektin e tij Ballkania. Ai është i bindur se Ballkania nuk është projekt i dëmshëm. Shqiptarët nuk kanë kapacitet që ta kuptojnë këtë projekt – thotë simboli i rezistencës kombëtare, Adem Demaçi. Bile-bile, ai thotë se edhe pasi që Kosova të bëhet e pavarur, do të jetë edhe më tutje ithtar i projektit Ballkania…

Intervistuar nga Shkëlzen Gashi

A je për bashkim kombëtar a jo?

Shikoni, çështja e bashkimit kombëtar nuk është çështje dëshire. Ajo klasë, e cila e ka krijuar vetëdijen kombëtare, e, e cila klasë na ka munguar gjatë gjithë kohës, sepse klasa kapitaliste e interesuar për ta ruajtur tregun e vet e ka zhvilluar ndjenjën kombëtare duke u munduar që të mos lejoj konkurrentë në tregun e vet kombëtar… ajo klasë ka luftuar për unisimin e gjuhës, për ngritjen e vetëdijes se ne i takojmë një kombi; se ne duhet ta kemi shtetin tonë; se ne s’duhet të na përzihet kërkush etjetj…E kjo klasë na ka munguar neve. Kur erdhi koha që të fillonin embrionet e para të krijimit të klasës kapitaliste, atëherë në Shqipëri fitoi komunizmi, e cila ishte një brymë e ftohtë që i shkatërroi në themel mundësitë e krijimit të klasës kapitaliste sepse komunizmi doli me idenë e internacionalizmit - çka na duhet neve kombi?! Domethënë, ende pa u bërë kombëtar, u bëmë ndërkombëtar…

Tash po e dinamizojmë pakëz intervistën! Ju jeni njeri prej njerëzve kryesorë që jeni angazhuar për bashkim kombëtar dhe…

Ashtu është! Ne të rinjtë atëherë kemi menduar se nuk ka zgjidhje tjetër përveç bashkimit kombëtar…

Pse nuk keni kërkuar republikë, por keni kërkuar bashkim kombëtar?

Sepse prapë do të ishim të lidhur me Serbinë. Po qe se ne kërkonim republikë, prapëseprapë Serbia do ta kishte fjalën kryesore dhe…

Pse s’keni kërkuar atëherë konfederatë ku krejt republikat do të ishin të barabarta…

Atëherë s’kemi pasur ide për konfederata. Pavarësia na dukej zgjidhja më e mirë…

Pavarësia zgjidhja më e mirë apo bashkimi kombëtar…

Pavarësia në kuptimin e bashkimit me Shqipërinë sepse mendonin se do të na ndihmonte Rusia ngase Rusia e dënonte revizionizmin serb…

Do të thotë keni gabuar që keni kërkuar bashkim kombëtar…

Ka qenë një vlerësim, një strategji e gabuar. Kemi menduar se do të na ndihmojë Rusia, e cila i kishte 100 popuj të shtypur. E lamë Rusinë e u kapëm për Kinën, duke menduar se edhe Kina do të na ndihmonte sepse edhe Kina filloi njëfarë propaganda anti-jugosllave. E ne thamë: e tash kemi rënë në një miliardë kinez dhe ka kush na ndihmon, por kinezët vetë e kishin Tibetin, e kishin…

Kur e keni kuptuar se keni gabuar?

Kur kam rënë në burg e kam kuptuar se kam gabuar, pra kur kam rënë në burg kam pasur më shumë kohë të lexoj dhe i kam kuptuar zhvillimet e ngjarjeve. Domethënë, e kam kuptuar Rusinë e Kinën…

Kur ka qenë kjo?

Në kohën e burgut të dytë! Ne kemi rënën në burg në qershor të vitit 1964, domethënë deri në qershor të vitit 1974, pra më janë dashur dhjetë vite që ta kuptoj se kemi vlerësuar gabimisht. Pra më është dashur ta lexoj Leninin krejt, Marksin e Engelsin krejt, pastaj autorë si Raselli, e shumë autorë të ndryshëm botërorë që ta kuptoj të vërtetën.

Dhe e keni kuptuar që keni bërë gabim…

E kam kuptuar që kemi vlerësuar gabimisht! Nga rezistenca jonë kemi arritur ta detyronim regjimin serb që t’u bënte lëshime shqiptarëve. Nga rezistenca jonë, të cilën e filluam në vitin 1964, kur i qitëm flamujt e parë në prill – me 13 prill 1964 – e deri në vitin 1974 u bënë një numër lëshimesh… Amendamentet e Kushtetutës së vitin 1964…

E herën e tretë kur keni rënë në burg për çfarë arsye keni rënë pasi që jo për bashkim kombëtar, pra pasi që e keni kuptuar se keni bërë gabim…

Mos thoni gabim! Nuk është gabim, por është vlerësim i gabuar. Politikisht doli se nuk ka qenë gabim sepse populli shqiptar megjithatë fitoi me ndryshimin e kushtetutës së vitit 1974. Me Kosovën më nuk mund të luanin majtap si më përpara…

E pse keni rënë në burg herën e tretë atëherë?

Më kanë përcjellur mirë gjatë kohës sa kam qenë në burg dhe e kanë vërejtur se politikisht jam pjekur shumë mirë dhe mund të jem i rrezikshëm për ta…

Qysh i rrezikshëm? Ke mundur të fillosh të gjuash bomba…

Jo, por të organizoj një formë të rezistencës…

Tash për pavarësi e jo për bashkim kombëtar…

Tash kjo ishte diçka tjetër. Ka pasur mundësi të përfundonte në bashkim kombëtar. Unë kam dalur nga burgu pikërisht në kohën kur Kushtetuta e vitit 1974 ka filluar të zbatohej. Kjo kushtetutë parashihte bukur shumë privilegje për Kosovën. Ne nuk e kemi pasur ende të formuluar mirë se çfarë të kërkonim…

Vetëm se jo bashkim kombëtar…

Bashkimi kombëtar varej se si do të vinte puna. Nëse do të vinte puna që bashkimi kombëtar të na sillte interes më të madh, ne do ta kërkonim atë… Nëse do të vinte puna që ne të kërkonim një konfederatë, siç edhe e patën filluar ta kërkojnë sllovenët…

A kanë menduar kështu sikur ju edhe shokët me të cilët keni punuar… pra se më nuk duhet të punohet për bashkim kombëtar…

Jo! Kurrë nuk kanë menduar se duhet të ndërpritet puna për bashkim kombëtar! Është një fenomen me mua dhe me shokët e mi. Gjithmonë kur kam dalur unë nga burgu, shokët i kam gjetur në ato pikat fillestare, pra në ato pikëpamjet fillestare, kurse unë…

Do të thotë i keni tradhtuar shokët…

Kurse unë… S’i kam tradhtuar shokët, por kam ecur përpara… Kurse unë jam kapur me do shokë tjerë të cilët kanë menduar pak më ndryshe. Për shembull kur kam dalur nga burgu i parë jam kapur me do shokë të cilët kanë menduar për bashkim kombëtar, ndërsa në fillim para se të burgosesha unë kanë menduar për do të drejta e anej knej… Nuk luftohet kundër Serbisë! Është e pamundur të luftohet Serbia e poshtë e përpjetë… Kurse burgu i dytë ishte diçka tjetër: duhet vetëm bashkim kombëtar sepse terrori atëherë - ti s’ke qenë atëherë – ka qenë i papërshkrueshëm…

A ke pasur problem me shokët kur ke dalur nga burgu…?

Nuk kam pasur problem me shokë. Mua më janë afruar njerëz me pikëpamje më të avancuara dhe unë me ta jam kapur…

Më të avancuara do të thotë të heqësh dorë nga bashkimi kombëtar…

Jo! S’është lëshuar pe nga bashkimi kombëtar. As sot s’po lëshohet pe nga bashkimi kombëtar. Tash ne po tentojmë që bashkimin kombëtar ta bëjmë në suazën e trendeve evropiane. Unë nuk jam kundër bashkimit kombëtar sepse kjo është një e drejtë elementare e çdo populli, mirëpo…

Pasiqë qenka e drejtë elementare e çdo populli pse s’po angazhoheni atëherë për bashkim kombëtar…

Nuk angazhohem sepse bashkimi kombëtar nuk mund të arrihet me ato mjetet klasike…

Cilat janë ato mjete?

Nuk e kemi forcën! Ne do të binim në konflikt me shqiptarët rreth e rrotull…

Ne biem në konflikt po qe se angazhohemi për pavarësi e i lëmë anash shqiptarët e Maqedonisë, Preshevës, Malit të Zi…

Jo nuk biem sepse krijohet një situatë e qetë ku të gjithë afërsisht gjinden aty ku janë dhe…

E pse s’krijohet kjo situatë e qetë me bashkimin kombëtar? Pse besoni që shqiptarët e Maqedonisë, Preshevës, Malit të Zi s’do të kryengriten…

Së pari, ne nuk e kemi klasën që do ta krijonte bashkimin kombëtar. Ende nuk është krijuar klasa kapitaliste. Vetëm klasa kapitaliste mund ta krijoj bashkimin kombëtar. Në procesin që po hyjmë ne do ta kemi shumë të vështirë ta krijojmë klasën kapitaliste. Ju po e shihni se ka njerëz që kanë para, por nuk i harxhojnë për çështje kombëtare, por i harxhojnë për çka po di unë – bukuroshen e kësaj e bukuroshen e asaj… për sport e për poshtë e përpjetë… Me fjalë tjera, ne nuk e kemi klasën kapitaliste sikur që ka lindur te popujt tjerë…

S’mora përgjigje në pyetje! Pse mendoni që nuk do të ketë kryengritje në viset ku jetojnë shqiptarët përreth Kosovës po qe se nuk bëhet bashkimi kombëtar… A s’i tradhtojmë ne shqiptarët e Maqedonisë, Preshevës, Malit të Zi po qe se angazhohemi vetëm për pavarësinë e Kosovës…

Shikoni! Tradhtia është fjalë e rëndë! Nëse ti ke mundësi ta bësh një punë dhe për interesa të ngushta nuk e bën atëherë i tradhton ata… Por nëse ti nuk mundësi sepse rrethanat nuk të lejojnë sepse s’ke as mekanizma as forcë sepse tekefundit forca është ajo që i ndërron kufijtë e i ndërron situatat etjetj… Ne nuk kemi vetëdije kombëtare të formuar sa duhet. Luftonte Drenica e derdhte gjak ndërsa nëpër Prishtinë dilnin gocat me miniqa deri në 12:00 të natës… Me fjalë tjera, vetëdija kombëtare është ende në formim e sipër. Popujt tjerë po heqin dorë nga shtetet nacionale dhe ne nuk po hasim në mirëkuptim te të tjerët për shtetin nacional…

Ju jeni për shtet të pavarur të Kosovës…

Unë jam për shtet të pavarur të Kosovës. Jam për një kanton të shqiptarëve në Maqedoni. Jam gjithashtu për një kanton të shqiptarëve në Serbi dhe…

Edhe për një kanton të serbëve në Kosovë…

Le të bëhet edhe një kanton i serbëve në Kosovë në qoftë se duan ata. Por të bëhet kantoni para se ne të bëhemi të pavarur nuk bën. Atëherë kjo do të nënkuptonte bashkimin e atij kantoni me Serbinë…

Nëse jeni për shtet të pavarur të Kosovës atëherë jeni edhe për flamur të Kosovës…

Patjetër! Ne duhet ta kemi flamurin tonë! Duhet ta kemi edhe himnin tonë!

A mos po i fyeni pakëz shokët me të cilët keni punuar për bashkim kombëtar…

Ha-ha-ha! Mund të fyhen ata të cilët nuk e kuptojnë realitetin! Sepse nëse dëshiron të bëhesh shtet duhet ta kesh firmën tënde. Nëse ti dëshiron të jesh Shkëlzen ti duhet ta kesh emrin tënd. S’mund të jesh ti edhe Shkëlzen edhe Adem…

A ke menduar ndonjëherë se kjo ideja e himnit të Kosovës dhe e flamurit të Kosovës është në përputhje me idetë e qarqeve politike shoviniste serbe e greke…

Ne nuk humbim asgjë nëse ne bashkohemi në Evropën e Bashkuar sepse kufiri do të mbetet formal. Ne humbim vetëm nëse nuk mund të hyjmë në Evropë të pavarur. Atëherë Serbia dalëngadalë do të na kapërdijë, ndërsa nëse hyjmë në Evropë të pavarur ne automatikisht nuk humbim asgjë… Nuk duam të bëjmë probleme e të ndryshojmë kufij formal sepse s’do të na pengojë askush që net ë bashkëpunojmë në të gjitha fushat me Shqipërinë… Kufijtë do të jenë vetëm administrative… Pikërisht sepse ka zgjatur kaq gjatë ndarja e Kosovës dhe Shqipërisë…

Fillimisht keni menduar për bashkimin kombëtar si zgjidhja më e mirë, pastaj pas viteve të 90-ta keni menduar se zgjidhja më e mirë është pavarësia… Në vitin 1997 Keni dalur me projektin Ballkania…

Projekti Ballkania ishte një përpjekje që ta mashtronim Serbinë sepse në atë kohë ne ishim ngritur në kryengritje dhe duke paraparë që do të ketë gjakderdhje të madhe dhe duke e ditur s’jemi të përgatitur që të luftojmë me armatën jugosllave dhe ta mundim atë, atëherë propozimi im ka qenë Ballkania – ku të gjithë, pra Mali I Zi Serbia dhe ne do të ishim shtete me himne; me flamuj; me anëtar në Kombet e Bashkuara; me armatë… me të gjitha…

Veç pak të lidhur me Serbinë…

Po pak të lidhur me Serbinë në atë mënyrë që të mund të shkoqesh kur të duash. Ne nuk do të humbnim asgjë me këtë konfederatë…

Për vitin 1997 kjo ide s’ka qenë e keqe, por ju tash keni deklaruar për një gazetë beogradase se projekti Ballkania do të mund të realizohej edhe tani dhe ju jeni i gatshëm që…

Veç se tash është një ndryshim këtu: Atëherë kam propozuar derisa kemi qenë të robëruar nga Serbia, kurse tash po propozoj që ne fillimisht të pranohemi si shtet e pastaj hyjmë në biseda për konfederatë. Me fjalë tjera, prapë po dua…

Po don që të na kthesh në Serbi…

Jo, jo nuk është nën Serbi konfederata…

Po ju po thoni se njëherë duhet të bëhemi të pavarur! E pse paskëtaj të futemi në konfederatë me Serbinë…

Jo! Ne po i bashkojmë disa sende që na interesojnë!

Jo s’po duam të kemi asgjë të përbashkët me Serbinë…

Nën kë do të futemi po qe se hyjmë në BE?!

Në Evropë, por jo në Serbi

Çka është ajo Evropë?! Pse po tutesh ti nga Serbia kur ti e ke armatën tënde, ekonominë tënde, politikën tënde…

Po Serbia na ka vrarë, na ka prerë… dhe nuk duam të kemi më lidhje me të…

Na ka vrarë e na ka prerë, por ti nuk mund ta vazhdosh armiqësinë deri në infinit… Krijimi i konfederatës pasi që të bëhet Kosova subjekt i pavarur, pra pasi që të bëhet anëtare e Kombeve të Bashkuara – edhe malazezët po duan një gjë të tillë – do të ishte një përparësi e madhe për shqiptarët sepse do të arrinim ta përfundonim konfliktin shqiptaro-serb. A e dini çfarë po thonë serbët?! Ata po thonë se nuk guxojmë t’ia japim Kosovës pavarësinë sepse menjëherë bashkohet me Shqipërinë dhe krijohet Shqipëria e madhe. Kështu që kur të krijohet konfederata me Serbinë dhe me Malin e Zi del që ne s’jemi të interesuar të bashkohemi me Shqipërinë, por të bëhen shtet stabil…

Në bazë të kësaj që po e thoni tani del se ne është dashur ta pranojmë Rambujenë…

Jo! Rambujeja nuk e ka nënkuptuar këtë punë, por e ka nënkuptuar autonominë në kuadër Serbisë…

Ka njëfarë ngjashmërie këtu sepse…

S’ka kurrfarë ngjashmërie…

Po, sepse ju fillimisht keni lëshuar pe nga bashkimi kombëtar në pavarësi… edhe ata prej pavarësisë kanë lëshuar pe në autonomi (Rambuje)… S’u bë kurrgjë…

Jo qysh s’u bë kurrgjë…

Ata i kanë vlerësuar objektivisht rrethanat sikur ju qysh i keni vlerësuar rrethanat kur keni dalë prej burgut dhe keni hequr dorë nga bashkimi kombëtar…

Ata nuk i kanë vlerësuar gjërat si duhet…

Atëherë as ti nuk i ke vlerësuar gjërat si duhet kur ke hequr dorë nga bashkimi kombëtar…

Unë s’kam hequr dorë nga bashkimi kombëtar, por bashkimin kombëtar po e kërkoj sipas mundësive aktuale botërore. E kam kërkuar bashkimin kombëtar me ndihmën e Rusisë e pastaj me ndihmën e Kinës, por kjo ka qenë një fantazi…

Edhe ata që e kanë nënshkruar Rambujenë kanë kërkuar pavarësinë me ndihmën e Amerikës, por kjo ka qenë një fantazi dhe kanë pranuar Rambujenë…

S’është kështu sepse Amerika ka qenë e gatshme që t’i dalë në ndihmë popullit shqiptar dhe i doli në ndihmë…

Me çka i doli në ndihmë?! Me intervenimin e NATO-s…

Po pra me intervenimin e NATO-s, pastaj me shumë rezoluta të miratuara…

Po ai intervenim është bërë për ta ruajtur integritetin dhe sovranitetin e Serbisë…

Nuk e kanë pranuar Serbinë në organizatat ndërkombëtare, pra Serbia ishte e anatemuar dhe sikur shqiptarët të qëndronin vetëm edhe pak dhe këtu do të merrej për bazë e drejta për vetëvendosje…

Edhe ju sikur të qëndronit vetëm edhe pak, e të mos hiqnit dorë nga bashkimi kombëtar ne do t’i ishim bashkuar…

S’ka pasur shanse…

Adem Demaçi dikur simboli i bashkimit kombëtar, sot kundër bashkimit kombëtar…

S’kemi mundur të bashkohemi për shkak të mungesës së klasës kapitaliste…

Është dashur t’i kaloni dhjetë vite në burg që ta kuptoni se ideja e bashkimit kombëtar është ide e gabueshme… Edhe sa vite duhet t’i kaloni në burg që ta kuptoni se projekti Ballkania është i gabueshëm…

Mos ma imputoni këtë ide e gabuar! Unë po them vlerësim i gabuar, kurse ideja e bashkimit kombëtar nuk është e gabuar. Ne po shkojmë kah realizimi i idesë së bashkimit kombëtar por në kushte dhe rrethana tjera…

Është dashur t’i kaloni dhjetë vite në burg që ta kuptoni se ideja e bashkimit kombëtar është ide e gabueshme… Edhe sa vjet duhet t’i kaloni në burg që ta kuptoni se projekti Ballkania është i gabueshëm… A mjaftojnë pesë vite…

Nuk besoj që është i dëmshëm në qoftë se projekti Ballkania realizohet ashtu si po them unë. Edhe po qe se e fiton Kosova nesër pavarësinë, unë do të jem ithtar i projektit Ballkania… Ballkania do të jetë një shkollë përgatitore për të shkuar në Evropë. Nuk na pranon neve Evropa qysh po mendojnë shqiptarët…

Duhet të lidhemi me Serbinë që të na pranojë Evropa…

Po duhet të lidhemi me Serbinë e me Malin i Zi… Duhet të tregojmë se s’mbajmë inati etjetj…

Pse s’bën projekti Ballkania me Shqipërinë – pra Kosova dhe Shqipëria të jenë subjekte të Ballkanisë…

S’ka kuptim me Shqipërinë…

E me Serbinë ka kuptim?

Me Serbinë ka kuptim, kurse me Shqipërinë s’ka kuptim projekti Ballkania…

Me Shqipërinë s’ka kuptim se ata s’na kanë vrarë kurse me Serbinë ka kuptim se ata na kanë vrarë na kanë masakruar…

Nëse ne jemi një popull, një gjuhë e një gjak atëherë duhet të bashkohemi - kjo ka kuptim e jo konfederata… Ne mund të bashkohemi me Shqipërinë, por atëherë dalin kundërshtarët e thonë: ja, ne u kemi thënë se Shqipëria e madhe po krijohet, e prandaj ne kemi thënë se s’duhet të njihet pavarësia e Kosovës. Kështu që ne duhet të shkojmë në konfederatë, e cila mund të jetë e përkohshme 10 vjet, 15 vjet… s’ka rëndësi… atëherë kjo do të jetë një përgatitje për shkuarjen në konfederatën e madhe evropiane… Kështu ne paraqitemi një popull jo-hakmarrës, jo-destruktiv…

Ata edhe me pavarësinë po na paraqesin destruktiv, ekstremist…

Ajo është në natyrën e atyre që nuk duan të japin diçka që të takon, mirëpo pavarësia sot po hahet… Po të kishin shqiptarët kapacitet që ta pranojnë këtë projektin Ballkania atëherë disa shtete që nuk janë dakord t’ia japin Kosovës pavarësinë do të bindeshin që ne nuk jemi për Shqipëri të madhe…

Faleminderit për intervistën!

Edhe juve faleminderit!



Prishtinë ,11.8.2006.

Ç'janë bllogjet virtuale ?

Blogjet përbëjnë një prej elementeve më cilësore të internetit. Demokratizimi i kulturës dhe informacionit në vitet e kaluara nuk do të kishte ndodhur pa praninë e blogjeve.



Çfarë duhet të bëni për të krijuar një blog?
Fillimisht duhet përzgjedhur platforma në të cilën do të ndërtohet blogu. Disa prej platformave më të mira pa pagesë janë: Tumblr, WordPress, Blogger. Disa platforma të tjera pa pagesë dhe premium janë: Weebly, Squarespace, TypePad.
Ndër faqet më cilësore pa pagesë është cilësuar WordPress duke qenë se ka një ndërfaqe të këndshme dhe mund të përshtatet sipas dëshirës. Në qoftë se dëshironi të investoni më tepër atëherë mund të kaloni në llogarinë premium për të përftuar më tepër funksionalitete.
Në rast se nuk dëshironi të shpenzoni dhe po kërkoni të bëheni pjesë e një komuniteti blogjesh atëherë Tumblr do të ishte një zgjedhje shumë e mirë, por duhet pasur parasysh se përdorimi i saj është i përshtatshëm për postime të shpejta dhe të shkurtra si p.sh një foto ose një link.
Pasi të keni kaluar me sukses këtë hap duhet që t’i bëni vetes dy pyetje shumë të rëndësishme. Çfarë dua të shkruaj në blogun tim? dhe Cili do të jetë stili i blogut tim? Disa njerëz krijojnë një blog për interesa profesionale, ndërsa disa për hobi. Disa preferojnë të shkruajnë për tema të ndryshme njëkohësisht, ndërsa disa të tjerë përqendrohen tek një temë e vetme. Ka edhe nga ata persona që shkruajnë për jetën e tyre duke e përdorur faqen në WordPress ose Tumbl në formën e një ditari publik.
Përsa i përket stilit të blogut është e vështirë të përcaktohen rregulla pasi është një element që zhvillohet gjatë publikimeve të vazhdueshme. Ju duhet të provoni të flisni sa më natyrshëm që të jetë e mundur.
Shkruani njëlloj sikur të jeni duke biseduar me dikë ose përdorni programe që konvertojnë zërin në tekst (Speech-to-text) për të përcjellë në postim ndjesinë e bisedimit. Megjithatë edhe në qoftë se stili juaj i të shkruarit është pak më formal, nuk përbën problem pasi nuk ekzistojnë rregulla të paracaktuara për mënyrën e shkrimit në blog. Mjafton të gjeni zërin tuaj dhe të shkruani.
Kush është çelësi kryesor i zhvillimit të një logu?
Pasi të keni përcaktuar platformën e blogut, temën/temat ku do të përqendroheni dhe stilin përkatës mund të mendoni se gjithçka është në rregull, po e keni gabim! Çelësi kryesor i zhvillimit të një blogu, sidomos në qoftë se doni të keni një shkallë të lartë lexueshmërie është të vazhdoni të shkruani.
Kjo nuk do të thotë që faqja juaj do të jetë e mbushur me postime pafund, por në përgjithësi është mirë të publikoni njëherë në ditë. Qëndrueshmëria është gjithashtu shumë e rëndësishme sidomos kur blogu juaj fillon të ndiqet nga shumë njerëz dhe ata janë në pritje të postimeve tuaja, por asnjëherë mos lejoni që blogu të shndërrohet në aktivitetin kryesor të ditës në rast se nuk fitoni para prej tij ose në rast se nuk është profesioni juaj. 

Sadik Bejko - Sterjo Spasse dhe miqtë


Në këto shënime do të ndalem mbi marrëdhëniet e Sterjo Spasses me rrethin e tij miqësor. Në çfarë do të them, mbështetem mbi përvojën time dhe mbi sa kam lexuar në librin e Ilinden Spasses “Im atë Sterjo”. E quaj privilegj që kam qenë mik i afërt me IIindenin në vitet e shkollimit në Tiranë dhe prej kësaj miqësie më është hapur dera në atë shtëpi. Dua të them se ka pasur periudha në miqësinë tonë të viteve studentore, kur unë shkoja pothuaj për ditë në atë shtëpi në rrugën “Him Kolli” nr. 12, në një rrugicë të Tiranës tradicionale, në lagjen aty pranë kishës katolike. Kjo shtëpi njëkatëshe, e ngritur nga toka me dy-tri shkallë, me verandën ku vareshin vilet e rrushit, me oborrin, pemët, portokallet dhe lepujt e butë fshehur në kaçubet zbukuruese, me kakarisjen e pulave pas rrjetës së telit qepur anash në sfondin e mureve kishte një hijeshi e një të ndjellë të ëmbël, sikur të fshihte në një kënd qetësie dhe largësie nga jeta përtej saj. Aty vepronin ca marrëdhënie po kaq të fshehura e të ndryshme prej botës disa qindra metra larg saj. Atje më tej fillonte bota e ashpër, një botë në gërryerje të gjithçkaje të qëndrueshme, nga e kaluara, nga traditat jetëgjata me qenë se këto quheshin tipare të botës së vjetër.
Shtëpia e Spasseve mbeti një kënd ku të çlodheshin veshët nga gjithë ajo rropamë daullesh e tamtamesh gjasme revolucionare, ishte strehë e mburojë e humanes, miqësores… strehë qëndrueshmërie ndaj asaj lloj jete nën tronditje të përhershme politike.
Ishte meritë e një njeriu, meritë e të zotit të shtëpisë, e Sterjo Spasses, që midis ngricës dhe acarit të pandërprerë të atyre viteve, ia arriti që t’ia ruajë ngrohtësinë prej oazi kësaj shtëpie. Ishte e bukur, e ngrohtë kjo shtëpi. I kishin lezet kafja, gota e rakisë, kafshata e bukës, shija e kripës dhe e gotës së verës shoqëruar me ca cironka të thara prej të Prespës. I kam shijuar. Të jepje një provim dhe pastaj bashkë me Ilon të uleshe si i përkëdhelur i fatit në këtë shtëpi… Me gotën e verës në dorë Sterjo Spasse na uronte që morëm provimin. Nuk kishte rëndësi çfarë na ishte shtruar në tryezë. Gjërat ishin aq të pastra sa buzagazi i atij zotërisë që ishte mbi tridhjetë vjeç më i madh se ti, që ishte një shkrimtar i shquar, e që nuk e mbante dot për vete gëzimin që ne të dy me Ilon e kishim marrë dhe një provim. Im atë nuk e dinte se me sa mund e nëpër çfarë emocionesh kishim kaluar për të arritur deri te ai çast, te ajo ditë, Sterjo Spasseja e dinte… Dhe me thjeshtësi e mirësi puro, si vera e pa trajtuar me ujë, si buka e pjekur në furrën e shtëpisë… me verën e Prespës me cironkat e thara të Prespës njomur në vaj ulliri, ai vetë na përshëndeste, na përgëzonte, na uronte. Një gjë që atë ditë duhet t’ma kishte bërë im atë. Dhe kanë kaluar kaq vjet… harrohet vallë diçka e tillë?
Shtëpia e Spasseve në Tiranë ishte një nga vendet ku zbarkonin gjithë ata të Prespës, me hallet, sëmundjet a me dëshirat për një vizitë në kryeqytet. Një herë, Andoni e Gjeroja, studentë prej Prespës në atë kohë, më thanë për njërin që po pinte kafen në verandën e shtëpisë me Sterjon: “E njeh atë? Ai është Rako Ferra”. Rako Ferra? Rakoja ishte dhe është një nga personazhet e quajtura negative të romanit “Ata nuk ishin vetëm”. Ky që po pinte kafe, na qenkej ai i keqi? Po. Te Spasset njerëzit bujtnin lirshëm, i miri dhe i keqi, nuk kishte ndalesë për asnjërin. Ishte ruajtur një nga zakonet bazë të së shkuarës tradicionale: dera e shtëpisë është e hapur, mikpritja është virtyt i shenjtë.
Në vijim të mendimit se kjo shtëpi kishte hijeshinë e sjelljeve të së shkuarës, do thënë se aty mblidheshin disa nga ata shkrimtarë që erdhën në fushën e krijimtarisë që nga vitet ’30. Në stilin e këtyre kishte një sharm të së mohuarës, të së përmbysurës. Ja, Mustafa Greblleshi, shkrimtari që u anatemua herët, ai që ishte diplomuar në Itali, që kishte qenë publicist i fjalës me ngjyrë locale dhe me ironi të butë, autor i “Gremina e dashurisë”, i një romani dekadent, siç thuhej atëherë. Ky nuk e kishte marrë veten. Dhe nuk e mori dot kurrë. Aty vinte Dhimitër Pasko. Librat e tij të tregimeve atëherë shiteshin në të gjitha kioskat dhe cepat e rrugëve të Tiranës, shiteshin hapur, por autori i tyre jetonte nën hije. Atij i ndalohej të shkruante në shtypin e kohës. Ky stilist që ishte një klasik i gjallë i letërsisë, që kishte shkollën e tij të rrëfimit me ndjekës si S. Andonin etj., nuk kishte vend në elitën e re të emrave, librat e tij nuk i gjeje në libaritë e reja në krah të shkrimtarëve të poemave me 20 pendë qe e me “ashtu Myzeqe”. Familja Spasse, dhe këtu rreshtohet në krah të Sterjos, e zonja e shtëpisë, Nikolina, nikoqire duarartë, e çalltisur, një grua shumë e mençur, ndonëse jo e arsimuar, pra, çifti i Spasseve, e kishin në rrethin e miqve më të ngushtë Mitrush Kutelin. Sterjovica dinte të fliste si e barabartë dhe me Nonda Bulkën, Chri-chriun e ndjeshëm, satirikun melankolik të skicave “Kur qante dhe qeshte bilbili”, një njeri i mprehtë si brisku nga mendja dhe i dashur si prindi me miqtë. Në atë shtëpi dhe doktori i letrave Zijaudin Kodra i zymtë do të zbrazte dertet e mbase dhe pengjet e jetës së tij familjare. Sterjovica u shtronte bukën, kafen, rakinë, mezet, por, kur duhej, edhe fjalën nuk ua kursente. Mençuria e përvojës së trashëguar, takti i një njeriu që rreh ta shëndoshë e jo ta sëmurë një situatë, e njeriut që di të flasë dhe, po aq shpejt, di të tërhiqet, di ta gjejë ku e ka vendin, e bënte të kërkuar një mbasdite te Spasset për këta burra të ngarkuar nga hallet krijuese, politike, por dhe nga ato dobësitë njerëzore të gjithëmotshme.
Aty do të vinte dhe një njeri i famshëm në të dy kohët, Odise Paskali. Prej këtij grupi ai ka realizuar një bocet ala Volter të portretit të Nonda Bulkës dhe emblemën e profilit të S. Spasses. E kujtoj Llazar Nikollëën për gjestin aq delikat në dhuratën e tij për përvjetorin e 50-të të ditëlindjes së Sterjos: një bocet allçie me figurën e Sterjo Spasses rrethuar prej kokës te këmbët nga një pikëpyetje e madhe, një referencë kjo ndaj romanit “Pse?”, roman emblematik për Spassen dhe për gjithë krijimtarinë e atij brezi të talentuarish të viteve ’30. Mbasdite mund të vinte dhe Pjetër Elezi, mësues i talentuar nga Shpati i Elbasanit. Ky tentoi tërë jetën të botojë një fjalor të shqipes dhe nuk ia arriti. Ai jetonte bashkë me gruan e tij në “Kasollen e Xha Tomit”, një shtëpi prej mësuesi të varfër e pa fëmijë. Kjo miqësi lidhej me punën e Sterjos si normalist i Elbasanit, e Sterjos mësues e hartues tekstesh shkollore të gjuhës e të letërsisë. Pasioni për shkollën dhe për librin shkollor e lidhën S. Spassen në bashkëpunim e miqësi të gjatë me mësuesin e tij të Normales, me prof Aleksandër Xhuvanin, me Lirak Dodbibën dhe me prof Jup Kastratin. Këta miq pune ishin dhe miq shtëpie të Spasseve. Në grupin katërsh i atyre që kishin krijuar “Revistën Letrare” bashkë me Dh. Paskon e V. Kokonën ishte dhe Nexhat Hakiu, poet nga Vlora, i ndikuar nga Ali Asllani e folklori lab, autor i një libri me komente të shumë teksteve nga program i shkollave të mesme të kohës, njeri që ra pre e atyre të përjetshmeve dobësi njerëzore: u dashurua me ish-nxënësen e tij dhe e pagoi shumë shtrenjtë. Sterjoja iu gjend mik në ditë të zezë, siç thuhet. Profesor Mahir Domi do të ishte mik shtëpie i Sterjos. Korça, Elbasani, interesat e përbashkëta shkencore… natyra e shtruar e njerëzve që me vullnete durim e marrin jetën në sy larg bujës e zhurmës së ditës i bënin bashkë këta njerëz.
Zonja Greblleshi do të ishte bujtësja më e bukur e atij rrethi miqsh. Me shtatin e lëkundur, me supet e zbuluara në ngjyrën e karameles, me bustin e rrumbullt ajo ishte hijeshia vetë.
Nga grupi i shkrimtarëve të ditës aty do të shihje Fatmir Gjatën, Llazar Siliqin, Petro Markon etj… ishin vite kur sot për sot mund te ishe i suksesshëm e nesër pa pritur e pakujtuar mund të të rrëshqiste toka nën këmbë. Kështu Fatmir Gjata, fatmirosh në fillimet e tij, më pas do marrë për teposhtë, do të degdiset në baltërat e fshatrave të Beratit. Llazari dinte të ishte njeri buzëgas, me humanitet të buruar, i ekuilibruar dhe me një sens prakticiteti jo bezdisës, përkundrazi, të lakmuar. Petro Markoja ishte e kundërta e tij. Petro Marko tha në një mbledhje të Lidhjes më 1966 se dua të shkoj në fshat, e ndiej veten si një karav i pranguar në liman, dua të dal në det. Shkoi në Himarë ku bëri një të pabërë, dhe desh e pësoi. Ngriti fshatin kundër kryetarit të kooperativës. E hoqën andej për në fshatrat malore të Tiranës, ku shkroi romanin “Ara në mal”. Mbasdite te Spasset erdhën dhe disa nga ata shkrimtarët e asaj mbledhjes në Lidhje, por tani flitej pak më ndryshe. Flitej me këmbët në tokë. Po ku do t’na çojnë, sa do të rrimë? Ç’vepra do të shkruajmë që t’na kthejnë prapë në Tiranë? E tillë ishte koha. Të duhej një mënçuri për të folur në mbledhje, një tjetër në kafe mbas mbledhjes dhe një tjetër në mjediset e ngushta me shokët e afërt. Të duhej një moral i ditës, i “revolucionit”, i politikës që nuk falte, dhe një tjetër morali i ligjeve të përjetshme, më të fshehta e më të thella se ujërat që rrjedhin pa u ndjerë nën tokë. Te Sterjo Spasse ruhej fort kjo verigë e pashkëputur me moralin e përjetshëm, me rendin e pandryshkur të vlerave. Mbase në këto ndikonte karakteri i një njeriut me gjak të ujdisur si me dorë, një njeri i fortë dhe njëherësh po aq i butë, e njeriut Sterjo Spasse. Ai e donte Zisa Cikulin, jo vetëm se i lidhte Korça, por edhe letërsia e mirësia. Tasi Gusho, një korçar tjetër, do t’ia skaliste romanin e ndaluar “PSE?” dhe do t’ia dhuronte në mermer me rastin e 70-vjetorit. S Spasse i donte sivëllezërit e tij shkrimtarë në të gjitha moshat, e donte I. Kadarenë, D. Agollin, Nasho Jorgaqin, Dh. Xhuvanin… Më pas vijnë dhe ata të një brez të tretë shkrimtarësh. Puna e tij si redaktor në Nëntori, e bëri të njohë në thelb edhe brezin më të ri.
Në këto rreshta shkrova se si një njeri, një shtëpi kanë ditur të jenë si institucione të vogla të shoqërisë në një kohë të dhënë, të bashkojnë shumë drejtime në krijimtari, në shkencë, të bashkojnë breza të ndryshme dhe të orientimeve të ndryshme të stilit dhe të ideve, një shtëpi ku jetojnë bashkë krahinat, fetë, temperamentet po edhe gjuhët. Gjuhë e familjes Spasse ishte gjuha e Prespës, gjuhë e kulturës ishte shqipja. Në fundvitet 60, kur po bëhej Kongresi ll i Shkrimtarëve, bashkë me shkrimtarin e minoritetit grek Pano Çuka, takojmë Sterjon te shtypshkronja Mihal Duri, pranë shtëpisë së tij. Na ktheu për një konjak. Duke e falënderuar Panon për përkthimin e një tregimi në greqisht, tek po ngrinim gotat, Sterjoja tha: “Gëzuar, unë jam sllavi, ti, Pano, je greku, Sadiku, (e kam mik të djalit) është shqiptari, ne jemi Ballkani. Po të shkojmë mirë ne të tre, Ballkani do të prehet, do të dëliret nga hijet e deliret, do të bjerë në paqe. Gëzuar! (Tokëm gotat.) Sadiku është më i riu, ky mbase do t’ia arrijë kësaj dite”. Kështu tha Sterjo Spasse. Kjo ka qenë një ëndërr e brezave. Dhe është. Ata të dy nuk janë. Unë po e sjell këtë dëshmi nga një takim me S. Spassen dhe Pano Çukën.
Këtu dua ta mbyll me një homazh për gjithë këta emrat që përmenda. Koha ishte ajo që ishte. Por shoqëria shqiptare i dha këta emra për lavdinë e vlerave që ata krijuan dhe që i mbeten thesarit të kulturës së saj. Duke folur për një anë tjetër të tyre, për anët e tyre jo aq të njohura, ne i bëjmë një shërbim kujtimit të tyre, por edhe historisë së kulturës sonë, histori që është krijuar në ca mjedise dhe në ca sjellje të cilat rrjedha e kohës i merr dhe i fshin pa mëshirë. Kjo që shkrova, është një dëshmi dhe homazh njëherësh. Homazh për jetën e një brezi, për libra, sjellje, mjedise, për ato gjëra që i bënin njerëz në përditësi, dhe për vlera që i bëjnë ata të përhershëm, të pakohë, vlera që lindin mu atëherë kur çasti i së përditshmes prek kohën e pa kohë, prek në përjetësi.

Shqiptarët që administrojnë qytetin esulltanëve

Reportazh nga Turqia. Bursa, qyteti i gjelbër që udhëhiqet nga një shqiptar. Traditat dhe kultura shqiptare në mes të Bursës

Luela Myftari



Udhëtojmë drejt Turqisë. Sapo mbërrijmë në Bursa, një qytet shumë i madh pranë Stambollit, qyteti i sulltanëve të Perandorisë Osmane, kuptojmë që na presin shqiptarë. Këshilltari i kryetarit të Bashkisë së Bursës, Emir Bej, siç e thërrisnin të gjithë na rrëfen se edhe kryetari i këtij qyteti është shqiptar. Edhe në mbrëmje do të na presin shqiptarë. Sepse në Bursa ka shumë shqiptarë. Një lagje e tërë, përpos katër milion banorëve të këtij qyteti ishte me shqiptarë. Na quanin arnautë, por për ta nuk dukeshim të huaj. Sepse mirëpritjen, ngrohtësinë, traditën dhe kulturën shqiptare e ruajnë me xhelozi të madhe.

Traditën e shqiptarëve e gjetëm edhe te shqiptarët e Turqisë, sidomos te shqiptarët e Bursës, një krenari e këndshme që thonë me gojën plot “kemi prejardhje shqiptare”. Një pritje si shqiptarët Na priti në aeroport Emir Bej, të cilit i shkonte shumë emri që kishte. Deri në fund të qëndrimit tonë në Bursa ai ka qenë prezent kudo, për të qenë guida jonë, guida e gazetarëve që kishin mbërritur aty për të kuptuar më shumë për binjakëzimin e dy qyteteve, atë të Tiranës dhe Bursës. Ai ishte një nga ata shqiptarët që e njihnin të gjithë të tjerët, me kostumin, apo pa kostumin zyrtar. 


 Festonin shqip 

Që në ditën e parë të qëndrimit tonë në Bursa, rreth 700 mijë shqiptarë që jetonin aty ishin informuar për ardhjen tonë. Disa prej tyre, pjesë e një shoqate që ruante dhe kultivonte traditën, gjuhën dhe kulturën shqiptare, na pritën në mbrëmje me këngë, valle, muzikë dhe përshëndetje në shqip. Ishin mbledhur të gjithë për të na uruar mirëseardhjen në shqip. U çuditëm, kur edhe fëmijë të vegjël, që ndoshta kurrë nuk kishin qenë në trojet e tyre, në Mal të Zi, Kosovë, Maqedoni e Shqipëri, dinin të kërcenin aq bukur vallet dhe këngët popullore shqiptare. Vallja popullore e kostumi shqiptar ishte aty jo vetëm tek të rriturit, por edhe te fëmijët e tyre që kishin mësuar se të parët e tyre vinin nga trojet e Skënderbeut. 



Një ansambël ku gjithë Shqiptaria bëhej një 

Vetë Emir Bej u ngrit të kërcente ca këngë, ashtu si nga anët e tij, duke u bashkuar me shqiptarët e tij. Ishte gati të vishte edhe kostumin popullor, por u mjaftua duke hequr xhaketën që t’i kërcente vallet njëlloj si valltar. Një ansambël i tillë që mblidhte bashkë Napolonin, vallen e Osman Takës, vallen e Kukësit, vallet shkupjane dhe ato të Kosovës, vështirë se do ta gjeje edhe në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni apo Mal të Zi, sepse ata nuk bënin dallim se prej nga vinin. Ata ishin të gjithë shqiptarë dhe kishin kostume popullore të jashtëzakonshme. 

Gjuha shqipe 

Në pesë ditë qëndrimi në Bursa thuajse të gjithë na folën shqip. Edhe shitësja, edhe taksisti, edhe pronari i një lokali në qendër të Bursës, sapo merrnin vesh që ne ishim mysafirë nga Shqipëria, na flisnin shqip. Edhe shitësja e një butiku në qendrën tregtare të sheshit Zafer, dinte shqip, edhe pse vetë nuk ishte arnaute. Ishte martuar me arnaut dhe fëmijët e saj që mësonin shqip nga i ati, e kishin bërë të fliste shqip. Ditën tjetër, një e moshuar që sapo hyri në tramvaj e njohu gjuhën tonë teksa flisnim me njëritjetrin. Nuk na tha asgjë, por kur njëra prej gazetareve u ngrit në mënyrë që të ulej e moshuara, kjo e fundit tha me gjuhën shqipe gjysmë të harruar: “Faleminderit”.

Gjatë udhëtimit na tregoi se kishte lindur aty, në Turqi, por prindërit ia kishin mësuar shqipen, që tashmë mezi e fliste, sepse kujtesa bënte të vetëm me kalimin e viteve. Ishte kryesisht një gegërishte e vjetër, e pastër, pa sllavizma dhe e ruajtur me fanatizmin të madh. Kjo gjuhë e vjetër që ruhej prej më se një shekulli hasej në shumë familje shqiptare që jetonin e punonin aty. Kanë kaluar vite, dekada, po edhe shekuj që e kanë lënë atdheun e të parëve, jetojnë me mijëra kilometra larg, por gjuhën shqipe nuk e kanë harruar. Dhe kjo na çuditi shumë.  

Më shumë se 800 mijë shqiptarë jetojnë në Bursa  Numri më i madh i shqiptarëve që jetojnë jashtë trojeve të tyre etnike duket se është ai në Turqi. Sipas studiuesve dhe historianëve të ndryshëm shqiptarë, në Turqi llogaritet të jenë më shumë 6 milionë shqiptarë. Sigurisht kjo shifër nuk përfshin të gjithë shqiptarët që kanë ikur nga trojet e tyre, por edhe shqiptarët që janë shkrirë me popullsinë vendase. Sipas statistikave, numri i shqiptarëve që janë strehuar në shtetin turk zë vendin e parë të emigracionit shqiptar. Dhe llogaria nis që nga fundi i pushtimit osman, kur ishin të shumta familjet që jetonin në Turqi, për të vazhduar më pas me shpërnguljet masivet të shqiptarëve nga serbët. Nga Kosova drejt Turqisë serbët dëbuan një numër të konsiderueshëm shqiptarësh. Pjesa më e madhe janë vendosur në Stamboll, Bursë, Izmir, Tokat, Ankara, Sakarja dhe Samsun. Vetëm në Bursa dhe rrethinat e saj llogaritet se gjenden më shumë se 800 mijë shqiptarë.

Pjaca e quajtur Zafer, njihej si lagjja e shqiptarëve. Gjendej në qendër të qytetit, ashtu sikurse edhe shumë dyqane apo lokale të cilat administroheshin nga shqiptarë të lindur aty, apo të ardhur më vonë. Po ashtu edhe shoqata e biznesmenëve në Bursa ka në përbërje të saj 70 për qind shqiptarë. Që në takimin e parë me kryebashkiakun, Rexhep Alltepe apo administruesin e qytetit, siç e quanin ata biseduam pë mundësinë e përfitimeve që Tirana mund të ketë nga bashëpunimi me Bursën. Të gjithë të pranishmit, biznesmenët dhe kryetari, u treguan të gatshëm pë të investuar në Tiranë, duke filluar që nga tramvaji, i cili ishte një prodhim i Bursës, e deri tek shkollat shqipe që së shpejti priteshin të hapeshin në Bursa për shkak të kërkesave që ka pasur.

Kur Alltepe na tha se administronte një qytet me afro 4 milion banorë. Disa pëshpërisnin duke pranuar se katër milionë banorë nuk janë pak, por sa e gjithë popullsia e Shqipërisë. Dhe po të mblidhje numrin e shqiptarëve në të gjithë Turqinë mund të lindte edhe ndonjë anektodë tjetër si ajo që dëgjuan në ambientet e redaksie mediatike. Thuhej se, në një takim zyrtar, një kryeministër turk në mes të viteve ‘90 bën shaka me njërin nga udhëheqësit shqiptar që kishte shkuar në Turqi duke i thënë: “Unë drejtoj më shumë shqiptarë sesa ju”.  



Arkitektura, një vend plot xhami  

Bursa ishte kryeqyteti i parë në fillim të vitit 1200 dhe në fund të vitit 1300 të Perandorisë Osmane. Në këtë prizëm kryeqyteti i dikurshëm i Perandorisë Osmane filloi të zhvillohej shumë nga ana arkitetkturës. Sarajet dhe banesat e sulltanëve dhe pasardhësve të tyre gjenden akoma aty dhe janë monumente të mbrojtura. Për shkak të të qenit kryeqyteti i parë osmane, Bursa është shumë e pasur edhe me monumente fetare, afro 1.575 xhami, varre, tyrbes, banja etj. Një nga vendet më të bukura në Bursa është Xhamia Yesil (Green Xhamia), me portë prej mermeri të gdhendur.  

Konsumi  

Gatimi ishte thuajse njëlloj si tek shqiptarët, kjo edhe pasi trojet tona kanë qenë nën tutelën e tyre për gati pesë shekuj. Balkllavaja, kadaifi, mishi, peshku, thuajse të gjitha gatuheshin njëlloj. Gështenjat e ëmbëlsuara janë një specialitet dhe kanë një shije të paharrueshme. Pjeshkët e Bursës janë unike. Në këtë vend, nuk konsumohej thuajse fare alkool.Por nëse dëshironi diçka për të blerë, Bursa është një qendër e tregtisë dhe prodhimit të mëndafshit.  

Iskënderi i Madh  

Heroin tonë kombëtar, Skënderbeun, shqiptarët e Turqisë dhe vetë turqit e quanin Iskënderin e Madh. Ashtu sikurse të gjithë ata që iu kundërvunë sulltanit, bashkë me jeniçerët, ashtu konsiderohej edhe figura e heroit tonë. Turqit nuk e komentonin figurën e tij me një krenari të madhe. Ata komentonin për të vetëm pjesën e parë të jetës së tij. Ata thonin se Skënderbeun e kishin rritur ata. Ndërsa shqiptarët me plot gojën rrëfenin se ai kishte luftuar për vatanin. Ishte një rrëfim ndryshe, një lloj krenarie që justifikonte çdo veprim apo zgjedhje të heroit tonë të madh.  

Sami Frashëri  

Sami Bej Frashëri, i cili ka lindur në Frashër të Shqipërisë dhe ka vdekur në Stamboll, konsiderohej si një nga figurat e tjera arnauto-turke. Ai ishte rilindës i shquar, ideologu kryesor i Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, dijetar i madh, shkrimtar dhe publicist, sipas tyre. Në literaturën e huaj, Sami Frashëri është njohur me emrin Shemseddin Sami. Dhe kështu njihej edhe në Turqi. Madje, ata që e njihnin më së miri, pra shqiptarët e dinin që ishte shqiptar dhe e pranonin. Turqit nga ana tjetër mendonin se ai ishte shkrimtar turk. E fakti që ai shkroi në të dyja gjuhët na bën t’i pranojmë të dyja versionet, njëlloj sikurse edhe për heroin tonë kombëtar, Skënderbeun.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...