Agjencioni floripress.blogspot.com

2015/03/19

Daniel Defo - "Robinson Kruzo"


- Ky roman i Defo tregon nje gjendje tejet interesante . Ai pershkruan jeten e heroit te tij ''Robinson Kruzo'' .

- Robinson Kruzo lindi ne vitin 1632 ne '' New york '' nga nje familje e mire , por nuk ishte vendos , por babain e kishte nga ''Bremeni'' qe u vendos ne Hull dhe fitoi nje pasuri te madhe dhe u martua me nenen e tij nga nje familje e shquar Robinson nga edhe ky e mori emrin .

- Mbiemri i kesaj familje te shquar ishte Krajner por i quajten Kruzo , atehere ky u quajt '' Robinson Kruzo '' .

- Robinson Kruzo kishte dy vellezer me te medhenje , njeri ishte oficer qe me vone u be nenkolonel ku luftoi shume luftra qe u shvilluan ne angli , kurse vellai i dyte se dini se ç'u be me te kurre .
- Robinsoni duke qene djali i trete ne familje nuk ja mesuan asnje zanat por Kruzo ishte i pasionuar pas udhetimeve detare por as nena nuk pranuan qe ai te shkonte pasi Robinsoni kishe nje jete te qete dhe te siguruar.

- Ai nuk ju bind urdhrave te babait dhe lundroi me nje shok ne hapsiren detare. Ne vitin 1891 u largua nga Hull per te shkuar drejt Londres .

- Ai kurre nuk mendoi se nje djalosh avanturier si ai aventurat kane filluar aq heret dhe tani kane vazhduar aq gjate .

- Ai bashke me shokun e tij ne anije duke lundruar ne drejtim te Londres .

- Ererat fryenin , qielli ishte i mbuluar i tere nga rete e mbuluar me shtrengata me nje ngjyre te zeze .
- U detyruan te ndaloheshin ne Larmuth , derisa te pushimit stuhite qe venin nga qdo ane .
- Robinsoni ishte i pikelluar sepse nuk kishte degjuar fjalet e prinderve e tani do te fundosej anija e ai do te vdiste.

- Shume mendime i silleshin ne koke , shume dite kaluan keshtu gjersa ne Londer mberritem dhe ai qelloi ne nje shoqeri me te mire .

- Ishte mendura per faktin qe nuk kishe qendruar ne shtepi , por ajo force qe ngjalli kete ide te marrezishme e te parashikuar qe te fitonte pasuri duke bredhur neper bote.

- Kjo force qe ia kishe rrenjosur aq forte ne mendje gjithe ato planee qe kishte , gjithe ato mendime te marra .

- Pas disa ditesh te qendrimit te tij ne Londer hipi ne anije qe shkonte ne brigjet e afrikes .

- Ky udhetim ishte aq i keq saqe ai perfundoi si nje skllav i mjere ku takoi nje njeri te quajtur ''Xuri''.

- Kishin aq miqesi te dy saqe ne nje dite u arratisen me nje barke te vogel.

- Te dy duke lundruar nga vendbanimi i te egerve dhe frigoheshin shume dhe papritmas nje anije po afrohet drej tyre , Xuri tha : Imzot , Imzot nje anije po afrohet .

- Anija e huaj u erdhi ne ndihme , ishte braziliane .

- Shkuan ne Brazil . Ne Brazil Robinsoni la Xuri-n dhe deshi te lundronte ende me anije , por me pare ai kapetani e njohu nje fabrikant qe prodhonte sheqer dhe ai vendosi te punonte atje dhe bleu nje toke .
- Ne testament e la te shkruar se ne qofte se do te vdiste gjate ketij udhetimi , gjysmen e pasurise do t'ia jepte kapetanit dhe gjysmen tjeter familjes se tij .

- Me te vertete ky udhetim ishte teper i hidhur . Duke lundruar kalonin ditet gjersa mund te ndaheshin ne ndonje cope toke .

- Papandehur njeri nga bashkeudhetaret pa token dhe filloi te bertiste . ''Toke'',''Toke'' te gjithe u gezuan , por ky gezim nuk zgjati shume , sepse cepi i anijes u ndesh me nje nga shkembinjte e forte rreth brigjeve te detit .

- Anija u shkaterrua te gjithe ishin te vdekur por vetem Robinsoni kishte mbetur gjalle dhe me ane te notit kishte mberritur gjeth ne zallishte .

- Qe ketej filloi historia per ishullin e pabanuar ku pas mbesim te gjithe aventurat e ''Robinson Kruzo'' .
- Kjo histori interesante e jetes se Robinsonit ne ishullin e pabanuar nga shkrimtari ''eshte e shkruar me nje frytezim vertete poetish e kjo pjese e ketij romani eshte pjesa me me vlere njekohesisht edhe me teper per lexuesin.

- Brendia kryesore e romanit eshte jeta e tij ne ate ishull si teme eshte jeta e mjere ne ishull , eshte nje lufte ne mes njeriut dhe vet natyres por kjo lufte ne mes njeriut dhe vete natyres zhvillohet me kushte aq te jashtezakonshme saqe edhe fakti me i thjeshte si krijimi i nje jete te rendomte te nje njeriu , qe kuptohej nga lexuesi si nje hap i ri heroik i ''Robinsonit'' ne luften per te krijuar kushte sa me te mira njerezore jetesore .

- Robinsoni filloi nje jete te qete ne ishullin e tij .

- Nje nate kalon duke fjetur ne peme nga frika se mos te sulmonin e t''i ndodhte diqka . Ajo edhe shume vjet , muaj , e - dite i kalon duke u munduar te hedh hapa te rinje per te krijuar diqka me te pershtatshme per jeten e nje njeriu te rendomte .

- Ai nga anija e mbytur furnizohet me shume gjera qe i hyri ne pune ndertoi nje shtepize te vogel dhe zbuloi nje , shpelle te vogel me plote ar , argjend , pushke , plumba ai fshehu .

- Nga anija nxori nje tope me therrime buke te cilat iu rrezuan ne toke pas disa muajsh verejti se po dilte misri , elbi e gruri dhe beri nje te vetem , per ushqim kishe dhi e koca qe i zbuste sepse ishin te eger .

- Formoi edhe kopene duke i zbutur dhite e kocat . Nje dite pas shume vjetesh i vetmuar pa se ne ishullin e tij qe ai e qante veten , mbeti i ketij ishulli i vinin te egrit dhe formonin gostite e tyre mizore duke ngrene njeriut .

- Frigohej shume nga ata , por nje dite me ane te dylbive pa se ata lakuriqe kishin shtruar gostine e tyre mizore duke ndezur zjarr per ta pjekur mishin e njerezve te tyre edje me qpsje [a aty te lidhur njerin e moren ta prenin kurse tjetri po priste gjakngrire qe te binte ne duart e tyre .

Bilal Xhaferri - "Përtej Largësie" -


- Romani ose kjo veper per teme kryesore ka kohen ilire , kur Iliria luftonte kunder pushtuesve romake . Me sakte , behet fjale per kryengritjen e madhe Ilire te viteve 6-9 te shekullit te pare te eres se re kunder romakeve .

- Kete kryengritje e udhehoqen dy komandante : Bato i Breukeve dhe Bato i Desidiateve pas nje beteje ku ai kapet i gjalle nga ushtria ilire .

- Personazhi kryesor i vepres eshte ergysi , luftetar i shquar i cili po kthehej nga fushebeteja i lodhur, i rraskapitur , i uritur por me nje moral te larte siq i kishte hije ushtarit Ilir .

- Ne vazhdim te vepres shkrimtari vuajtjet e ergysit qe kishte marrur rrugen per ne Dardani nga Andetriumi e deri ne Skardus ( Malet e Sharrit ) qe siq thoshte shkrimtari ka kaluar shtate diej e shtate hena per te arritur ne Dardani.

- Gjate udhetimit te tij te gjate per ne keshtjellen e Buklit qe i duheshin edhe shtate ore ne udhetim .
- Gjate udhetimit ergysi takoi nje vajze shum te bukur e cila jetonte ne nje shpelle bashke me pese vellezerit dhe me babain e saj .

- Ajo kishte dy kova te mbushura me qumsht . Ergysi pa e pyetur ja mori kovat dhe piu qumsht . Pastaj Amarda e qoi ne shpellen e vete i dha ushqim e keshtu me radhe . Ne nje dite romaket vrajne vellezerit dhe babain e Amardes . Pastaj ergysi e mori me vete . I fejuari i saj Algladi kishte shpetuar duke u arratisur ishte gjalle . Algladi ishte i fejuar me Amarden sipas zakonit .

- Ergysi nuk donte t'ia jepte Amarden edhe pse Algladi i dergoi pleqte deshmitar . Ergysi e sfidoi ne dyluftim Algladin dhe u plagos .

- Qe te mos ndodhte ndonje tragjedi me teper Amarda u hodh nga dritarja ne humnere duke lene amenete qe ata te ishin te bashkuar per te luftuar si vellezer dhe amaneti i saj u respektua.

Ismail Kadare :Kështjella



Vepra Keshtjella eshte botuar ne vitin 1970.Ne kete veper behet fjal per luften e zhvilluar
ne mes shqiptareve dhe turqve.Turqit qe tja marrin keshtjellen shqiptareve kishin ber shum
arsye(dredhi)madje e kishin propozuar qe te miqesoheshin mes veti mirpo nuk paten sukses.

Derisa ne fund vendosen qe keshtjella te merrej me luft.Ushtrit osmane u vendosen para
keshtjelles,ngriten qadra te shumta dhe e formuan kampin e dyt i cili perbehej nga dhjet
ushtare e me shum armatim.Ne kreye te kesaj ushtrie ishte Tersum Pasha,turqit me vete kishin
edhe deve te ngarkuara me monicion dhe shum gjera tjera qe ju nevoiteshin per luft.
Tasam Pasha dha urdhrin qe te fillonte lufta per shpartallimin e keshtjelles.


Ndersa punonjesi i trupave ishte Saragjiu se bashku me ndihmesen e tij,te cilen punonin
me kujdes.Ne mes te kesaj ushtrie ndodhej edhe Krehi Kemi qe shkruante histori te ndryshme
per kete luft.Keshtu kaloj nje koh derisa nje dit Tresum Pasha fitoj,mdledhja u mbajt dhe
aty u vendos qe sulmi kunder keshtjelles te fillonte me zemer menjeher pas mbledhjes filluan
te gjith ushtaret kishin dal nga qadrat dhe mendonin qe ka sulm dhe do ti sjell friken.


Te nesermen turqit kishin vendosur shkall ne muret e keshtjelles,ky saleme ju shkaktoj deme
te dy aneve.Turqit u munduan shum por pa sukses ne anen tjeter edhe shqiptaret filluan sulmet
e tyre gjat nates ne krye Skenderbeu dhe ushtria turke mbeti pa municion,armatim dhe pa ushqim
keshtu turqit u munduan ta gjejn menyren tjeter per ta siguruar ushqimin e ben nje furr.

Nje dit te gjith turqit qe ishin ne furr ku pas kesaj fatkeqsie qe ju ndodhi ushtris osmane,
Tersum Pasha u dha nje urdher per organizimin e sulmeve te reja dhe shum te fuqishme ku nga
te dy anet kishin filluar,breng per te plagosurit qe ishin,mirpo as ateher nuk derzoheshin
pasi qe fitorja e shum pritur nga ana e turqeve pa shihej se ishte e pa arritur.tersumi
ishte lodhur momentalisht nuk dinte qfar te bente,ne kamp u propozoj per gjetjen e ujit-sjelljes
qe ta ndaleshin qe keshtjellja te mbetej pa uj ku kjo menyr nuk ju sjell sukses sepse
shqiptaret e kishin ndryshuar uj-sjellsin.

Ne kete ngjarje ndodhej edhe nje plak me emrin Tavangji nese e marrim nje kali qe i jepim krip per te ngrene e mos ti jepim 4dit uj dhe ushqim e leshojm afer keshtjelles ku e gjejm uj-sjellsin permes nuhatjes.

Me pas ,pas gjetjes se uj-sjellsit turqit nderprejn ujin kur e mori vesh Skenderbeu qe ne
mbremje ai filloj sulmet e ashpra kunder osmaneve qe zgjat deri ne mengjes.

Te gjitha sulmet kunder shqiptareve ishin te pa suksesshme,nje doktor i ushtris osmane
tha:se ka gjetur menyren qe ta marrin keshtjellen Seri Selimi(doktor)Ju propozoj qe te hidhni
mije dhe qene ne uj ne menyr qe uj te helmohet,mirpo shqiptaret kishin rezervu puse per etje
keshtu qe ushtria osmane e lodhur u detyrua te kthehej nga ana qe kishte ardhur te deshpruar
dhe pa fituar.

Ndersa shqiptaret ishin te lumtur per mbrojtjen e keshtjelles,edhe pse te raskapitur
e te uritur mirpo sidoqoft i munden ushtrin osmane,pra perfundoj lufta ne mes shqiptareve
dhe turqve.

Rrahman Dedaj - "Zogu dhe Kulla"


Ky tregim flet për një zog i cili jeton ne një kulle te larte dhe një djalë qe dëshiron te ja merre zogut këngën. Zogu këndonte aq bukure sa që bënte qe trëndafilat te lulëzojnë me fletët e tyre te blerta. Djali i cili jetonte ne një dhome te kullës fliste me ëmbëlsi. Ai një nate ju afrua zogut dhe i tha :

Dua këngën tende. Ti mund te gjesh ndonjë kënge tjetër, djali ja kërkoi këngën zogut sepse me këngën e tij te bukur te gjithë do ta donin djalin.

Djali priti disa dite dhe doli qe ta kërkonte zogun qe te ja merte këngën zogut. Duke e kërkuare dëgjoi një jelkone ! Ai donte ta ndiqte por jehona e ndiqte. Jehona arriti deri te veshët e djalit dhe i tha :

- Mos e kërko zogun kot atë nuk munesh qe ta gjesh me.

Djalit iu kujtua kur zogu i tha qe me miredo te ishte qe ai ta mbante këngën e kurse djali duhet qe ta mbante fjalën.

Xha Gorio-"Honore de Balzak"


Ne kete veper Balzaku trajton nje teme me tematike shoqerore qe prek shtresat e uleta te popullesise qe si gjithmone lidershipit shteteror dhe aristokracis nuk i bene fare per to . Ngjarja vendoset ne ”Pensionin Familiar ” prone e trasheguar e zonjes Voker e cila jetonte pa te shoqin e vdekur per disa vite tashme . Nekete shtepi qendronin pleq e te rinj duke paguar nje shume mujore sipas marrveshjes
Nje nder banoret ishte the Xha Gorio , nje ish njeri i pasur qe e kishte krijuar kapitalin e tij duke shitur fide e makarona .Banor dhe personazh tjeter me rendesi eshte edhe Eugjeni nje djalosh i ri e ambicioz qe me patjeter deshironte te ishte i pasur e njekohesisht ishte student it drejtesise qe mezi financohej nga familja e tij , ambicia e tij e dergon ate ne ujera te rrezikshme e te panjohura deri kur takohen me Votrenin nje hajn profesionist qe merrej vetem me vjedhjen e shumave te medha 10000 e me shume.Ky i fundint i kishte sygjeruar Eugjenit te martohej me Vikotorinen vajzen e nje konti sepse po i ndodhi diqka te vellait te saj ajo do ishte trashegimtarja dhe ai do arrinte qellimin e tij , ne anen tjeter Votreni kishte planifikuar prej kohesh te vriste birin e kontit . Ne anen tjeter Xha Gorio kishte dy vajza te cilave ua kishte kushtuar jeten mirepo ato nuk tregonin nje interes edhe aq te madh per te atin .

Pas nje kohe Eugjeni shko ne shtepin e Anastasias vajzes se Xha Gorios ku ajo jetonte me
te shoqin , dhe aty ai permendi emrin e Xha Gorios qe pas largimit te tij zoteria urdheroi
sherbetorin qe te mos e lejonin te hyne mu per kete shkak .

Ne rrjedhen e mepasshme te ngjarjeve Xha Gorio i afrohet Eugjenit kur kupton se ai kishte tatuar te bijen e tij .Per tu inkuadruar ne klasen aristokrate Eugjeni i kerko para Familjes se tij per te blere rroba te shtreses se larte , te cilat me pas ia kthen familjes me Ane te pokerit .Nje dite prej ditesh arrin lajmi per vrasjen e te birit te kontit dhe kuptohet se Viktorina ishte trashegimtarja e vetme .Pas disa krimesh te kryera Votreni perfundon ne Burg .Ndersa Eugjeni njoftohet me vajzen tjeter te Xha Gorios, Delfinin nga i dashiri Jashtmartesor i Konteshes .Ditet kalonin e Eugjeni po binte ne Dashuri gjithmone e meTeper me Delfinen , nderkoh qe Anastasi kishte bere nje skandal te papare duke is shitur Stolite e Vjehrres se saj per te nxjerrur te dashurin e saj te Fshehet Nga burgu .
Ketyre Diteve Xha Gorio perqmohje nga banoret e Parisit si nje plak i pavlere . Per Xha Gorion gjerat kishin marre tatpjeten e nje ashtu per Zonjen Voker klientet e se ciles po Pakesoheshin dita dites , nderkohe qe Eugjeni po afrohej gjothmone e me shume me Delfinen dhe vazhdonte te luante poker per ti siguruar te ardhurat , ndersa burri i Anastasias kishte kapituluar tashme ne gjendjen financiare . Nje atmosfer mortore kishte Mbuluar Parisin tashme .Atre diteve nderroi jete edhe Xha Gorio dhe Eugjeni nuk i realizoi ambiciet e tij per te qene i pasur mirepo gjeti diq me teper se qkerkone , ai gjeti Delfinen , Ndersa per varrimin e Xha Gorios moren pjese shume pak persona dhe as njera nga vajzat e tij nuk ishte aty , Delfina kishte mbetur pa vetedije , kurse Anastasia nuk do te shkonte per te mos iu prishur grimi dhe teni i fytyre me arsyetimin se nuk e lejonte i shoqi . Duke arritur keshtu ne perfundim balzaku na lunderon neper kohen e shekujve XIX dhe XX

Mendime mbi Naim Frashërin nga prof. Kostaq Cipo, botuar më 1936

LULET E VERËS




Është më i madhi nga të gjithë ne dhe i pari apostull i shqiptarisë e i vllazërise s'onë. Nuk ka shpëtim shqiptari, në qoftë se nuk shtije në punë frymën me të cilën është veshur fjala e Naimit. Sa herë që hap e këndoj "Lulet e Verës", Naimin e gjej në valle, dhe këtë valle e heqin me radhë apostulli, poeti, filosofi, bektashiu, panteisti, atdhetari. N'ato pak fletë nunoset një shpirt i math, i vetmi ndofta që ka pasë forcën e karakterit të mbyti bishën që fle e zgjohet në shpirtin e njeriut.
Të marish udhën drejt për t'u nunosur, është një punë e rëndë, se kërkon mundim të math: kërkon të besh fli një copë nga jeta e shkuar, të lesh shkallën më poshtë e të njitesh një shkallë e lart. Të veç e të zesh nun, i tregon njeriut rrugën që të shpie lajmëtarin e së vërtetës.
E vërteta e gjallë lind me dhembje e me shpresë, zbulohet me përparimin e mbrendëshëm të njeriut. Naimi i ka kryer të gjitha këto lutje e pastrime me durimin e një asketiu, dhe tue i u qasë më e më së vërtetës, është bërë një krua i gjallë ku të gjithë ne, po deshëm, munt t'unjemi e të pijmë e të përtërihemi shpirtërisht. Veçse, që të marrish dorë te Naimi, duhet më parë të mësosh vehten me një dishiplinë të fortë duke i vën fre duhisë së epsheve; shkurt, duhet të njohish vetvehten. Fjala e Naimit s'është pa grat, se është fjala e një burri që mundohet të përmirësojë shqiptarin me një gojë t'ëmblë. Ndofta mbrenda zjen, po ky zjarr nuk e shtrëngon të vërviti mendime e të lëshojë vetima si pas mënyrës së profetëve t'Israelit.
Po vetëm fjalë paska shkrimtari i yn? Poh, se nga fjala kalohet në punë, se fjala e poetit përfshin dëshirat e drejta të një populli që peshon nën zgjedhë, se ndize ushtarin me fjalë, e do të shikosh që ky zjarr do t'ja mbajë të ngrohtë zemrën kur të bjerë në luftë.
Për një kristian, fjala NUN, ka kuptimin Autokritikë, apo rëfimi haptazi para besimtarëve të tjerë, në Kishë, për atë çka ka menduar dhe si ka vepruar. Shprehja nun nga ku ka ardhur dhe fjala nunosje është shprehja që u kopiua nga Komunistat Rusë për të justifikuar formën e autokritikës së hapur para partisë.

Poeti
Është poet popullor, se di t'i flasi popullit me një të folë shtëpijake. Të tjerë mund të mbyllen në kullën e fildisht, Naimi, jam i sigurt, do të mërzitesh për vdekje, sikur të ndodhesh mbrenda ndonjëherë. Zana e tij këndon në fushë të hapët, dhe është e larë nga çdo hypokrisi, ndonse ia tha këngës kur priste e qepte ky ves. Të vijmë në vlerën e vepravet! Jo gjithë sa shkruan njeriu mbetet më këmbë për jetë. Ka vepra që thërmohen me një të rënët'armës së kritikut, po ka dhe asosh, së cilave s'ka se ç'u bën furija e motit. Pjella e Naimit natyrisht, nuk është këngë e gjithë, veç se n'ato pak vise ku fryn flladi i poezisë, aty ku stolia e parverës do të qëndrojë e njomë ngahera.
Po vjershat e Naimit çalojnë, kemi thënë. Poh, shqepojnë vende vende. Mirpo kjo veshje e jashtme e pakrehur mirë s'e shuan dot dritën e poezisë. Fjala vjen, atje ku thot: Syri yt mos u venitë/ Si hëna u përtëritë.
Ndonse vargu nuk është prere mirë, drita e syrit të çupës nuk venitet. Që ta kuptojmë mirë këtë punë, të hidhemi në një lëmë tjetër. T'a zemë se kemi përpara syve një affresko të Giotto-s dhe se një artist, që gjendet aty afër, po na tregon gabimet e shpërpjestimet e pëlhurës. Po pse ahere, thomi ne me vetvehten, e mbajnë bota këtë veprë artistikisht të mbaruar kur paska këto të meta? Mos do të thot që pëlhura e Giotto-s ka vlerë vetëm si një gjë e vjetër, si një gjë që ka lidhje e mardhëneje me kohën e ahershme? Jo. Kjo s'është fjalë me vend. Sepse po të çmohesh vlera e një vepre vetëm nga përsosmija e trajtës, ahere duhej që të gjithë ata që kanë sosur një Akademi të Arteve të Bukura n'Europë, dhe që janë në gjendje të piksojnë një pëlhurë pa gabime prospektive, të jenë më të mëdhej nga Giotto dhe, lumthi ne, kryeveprat e artit do t'i kishim me shumicë. Them prap, të qe veshja teknike kulmi i artit, ahere përsosmija më e madhe e këtij do të gjendesh në veprën e një maqine fotografike, dhe fotografia do të zinte rradhën e parë, përpara së cilës çdo kryevpër e njeriut do të dukesh e zbehtë. Poet popullor, shtiu në punë vjershën për të përhapë diturin e miqsin ndërmjet nesh dhe ky është shkaku kryesor që në veprat e tij nuk shikojmë aq fytyrën e zanës se sa predikimin e Fjalës. Dhe po të peshohet puna e tij nga kjo faqe, gjykimi del më i drejtë.

Apostulli
Lëçiti fjalën e dashurisë, dhe mbushi zemrat tona me shpresë. Foli me gjuhë të popullit ashtu si u ka hije apostujvet. Ajo kohë lypte që shqiptari veç shqip të shkruante, se vetëm në gjuhë të nënës mësimi jipet i ngroht dhe shërben më mirë për të lëruar propagandën që do të bëhej për lirin e Shqipërisë... Mësimi i tij s'ka pedanteri akademike, dhe mendimi që formojmë, si mbarojmë së kënduari cilëndo vepër është ky: Naimi nuk u gjunjëzua përpara veprës së vet sikurse bëjnë një palë, as që u a dhenka botës për adhurim. A e di se çdo me thënë të shkruajsh në kohë të robërisë, kur kish marrë tatpjetën shqiptari, kur po vdiresh e po bashtardohesh gjuha? Të rrojsh në një klime të tillë psikollogjike, e të kesh besim të math n'agimin e lirisë, kjo punë e rrethon ballin e Naimit me kurorën e dritës s'apostujvet. Kur ne sot, me të mirat e lirisë mbi buzë të krahut, nga shkaku i disa rethanave, na kap zymbeni, hopeee hope na mbyt pesimisma, Atë kurr nuk e lëshoi zemra se çe vall do të agonte ajo ditë e dëshëruar. Apostujt, në misionin e tyre të shenjtë, nuk dëshpërohen. Me fuqinë magjike të fjalës sheshojnë kodra, fitojnë zemra, ja dalin punës nd'anë... Apostulli shqiptar punoi e vojti për vehte, për shokët, për gjithë njerzin. Ardhi në këtë botë duke mbjellë kudo dashuri...

Çështje Gjuhe
Naimi shkroi n'atë gjuhë që dinte, kurse ne, na gënjen mendja kot, se shkruajmë në një gjuhë letrare të kulluar. Ne thënçim që gjuha e jonë nuk është ngritë ende në rradhën e gjuhëvet letrare, nuk është turp. Po pas njëzet e dy vjeç pune se pa prerë rreth shqipes, të mos kemi mundur deri më sot të davaritim shumicën e dyshimevet gramatikore e syntaktike, hë, ky është turp i math. E këto dyshime nuk do të zhduken, deri sa mos mbledhet e gjithë goja e popullit, e mos të sqyrtohet imtë nga një komisi filologësh në gji të Ministrisë s'Arsimit. E si të kryhet kjo punë, vetëm ahere mundt të systemohet një gjuhë e vetme për të gjithë Shqipërinë. Po kur t'ja arrijmë kësaj dite, mos do t'a humbasi vlerën dhialekti? Aspak. Dhialekti është gjuha që flet populli e kjo, duke u folë për ditë, merr faqe të ndryshme dhe kështu nuk e le gjuhën letrare të ngurroset për jetë n'ato forma në të cilat u pa e nevojshme të vihet prej filologëvet. Po n'anë tjetër edhe gjuha letrare vepron mbi dhialektin duke u vënë fre, disi, ndryshimevet fonetike, morfologjike, syntaktike e leksike që pëson ky për ditë. Gjuha që flet populli ka forcë të madhe: fjalët e huaja, që hynë prej kohësh në fjalorin tonë, gjuha diti t'i ndryshojë e t'i bëjë pas vehtes... Nuk më besohet se një gjuhë mund të bashtardhohet vetëm se ka shtije në përdorim, nga nevoja, një pakicë fjalësh që s'janë tonat. Lëngata e vërtetë të kërkohet gjetkë; të kërkohet në të lidhunit të mendimevet, larg frymës së natyrës së shqipes. Leopardi thot: "una lingua e barbara quando si allontana non dalle frasi e parole, ma dal carattere e dal'indole sua". (Një gjuhë bëhet barbare atëherë kur largohet jo nga frazat e fjalët, por nga karakteri e natyra e saj).
Të vijmë prap në themën tonë. Naimi shkroi bukur, shkroi aq bukur sa ne na merr malli sot të shkruajmë një shqipe si atë të këngëtarit të Qerbelasë.

Bektashisma
Të gjitha këto fe që dijnë t'a bëjnë njeri të mirë, s'ka kush të ngrihet e të thotë se s'janë të mira. Kush mburret me fen e vet duke e mbajtur këtë si më të mirën e së gjithave, duhet pik së pari ay veht të jetë më i miri i të gjithëve, ndryshe vjen një ditë që puna përgënjeshtron fjalën. Kjo fe, ndonse është një degë e Islamismës, megjithatë ke një fisionomi të vehten. Medje, në shumë pika dogmatike, largohet nga burimi. Duke studiuar dy këngët mystike "Besojmë" dhe "Perendia" gjejmë në to gjurma nga Buddisma, Hebraisma, Krishterimi, Islamisma dhe sidomos nga fet e fshehta t'Orientit. Bektashisma, në punë dogmatike, rreh gjithmonë që shkrola të mos mbyti frymën...
Feja është si një prismë që duhet kqyrë nga të gjitha faqet. Nga çdo anë që t'a kthesh bektashismën, qoftë edhe të mbuluar me napën e alegorisë së Naimit, është një fe që ka bërë e do të bëjë gjithnjë dishepuj, sepse:1) Ka elementin moral që duhet të jetë në krye të çdo feje, 2) I mblaton njeriut shpresë, ngushullimin , mbështetje, 3) Nuk kundërshton aspak përparimin e shkencës, 4) Pajtiset plotësisht me nevojat e shoqërisë e të shtetit.

Pantheisma
...Për pantheistin Gjithësija është një Tempull madhështor ku luhat fryma e Perëndisë. Meshtari i kësaj Faltoreje është vetë njeriu, se vetëm ky di t'i ndreqi telat e qithares për t'i kënduar këngë shpirtit të Gjithësisë. Po shpirti i njeriut ç'është vallë? Një copë nga shpirti i math i botës, një shkëndijë prej frymës hyjnore, një monedhë e pavdirme...
Pantheisti, nga do që t'i rutullojë sytë, çdo gjë që të përkëdheli, e di që gjindet në prani të Fuqimadhit. Në syt'ë tij njeriu është krijesa më e hyjnishme.
Kërkonja gjetkë t'a gjejë/ Zotn'e math e të vërtetë/ Ajy qenkej ndaj meje/ E paskësha un vetë!
Me pantheismen sgjidhet, më duket, edhe enigma që ndan njerin nga gjithësia. Ja se ç'thonë pantheistët : Do të vijë një ditë që do t'a lëmë këtë botë, po ç'ka të keqe kjo punë ? A nuk jemi ne pjestarë të një gjithësije, po çfarë gjëje nuk humbet ? Do të vijë një ditë që do të ndahemi nga miq e dashamirë, po jeta, duke shkuar nga njëri te tjetri, do të vijojë gjithnjë si përpara.
Është pikërisht sikur t'i thoshim një zonje që ka humbur vargun me flori : " Mos u dëshpëro, mos zonje, se vargu nuk ka humbur, por ka shkuar dorë më dorë "...
Gjithësija e dukëshme qenka një trajtë e paqëndrushme e shpirtit të botës...

Moshat
S'dij në i ka vënë re njeri. Kur këndojmë "Lulet e Verës", theoria e katër moshavet të jetës, s'ka më të fshehur për ne. Vërtet se mosha e njomë nuk gjendet këtu mbrenda, po të tjerat janë. Është për shembull mosha e djalit njëzet vjeçar me shkëndijën e dashurisë në zemër, me këngën në buzë :
Do të shkrihem
Të venitem
Si kandili kur s'ka vaj
Tashti vjen mosha e burrit të pjekur, në vluk të fuqisë së gjykimit, që rreh të gjejë shkakun e çdo gjëje dhe e mbyt sqeptiqisma: Po vallë ku vanë?/ Për jetë u mërguan?/ A po u ndryshuan?
- - - - - - - - - - -- - -
Po shpirti që s'vdes/ S'ka mbrëmje mëngjes/ Ku ka fluturuar?
Ky krimbi i dyshimit bren edhe një poet të math italian, Leopardin. "Di-mmi ove tende, "Thuame ku synon.... questo vagar mio breve? kjo endja im'e shkurtër ?…Che fa l'aria infinita, që bën hapësirën të pamatë, e quel profondo infinito, seren? dhe pafund kthjelltësinë?Che vuol dire questa solitudine?.. Ç'kuptim ka kjo vetmi? e immensa?" pafund?"

Atdhetari
Është atdhetar. Nuk e shoh të nevojshme t'i shtoj kësaj fjale nonjë epitet, sepse, kur është shumë e madhe cilësia e një burri, mbiemri është kallp. Miqtë e tij janë të gjithë ata që punojnë me drejtësi për të mirën e Shqipërisë, të gjithë ata që kanë mbështetur shpresën në djalërinë tonë, që nuk duhet vetëm të gatitet për të nesërmen, po duhet, që sot, të ulet në kuvendin e burrave ku bisedohen e rrihen probleme që kanë lidhje të ngushtë me fatin e atdheut... Për këto shërbime që i ka sjellë gjuhës, kombësisë, vëllazërisë, Naimi është i nderuar, të cilit i puth dorën dhe në mësimet e të cilit e ndiej veten time njeri e shqiptar."
(Botohet me pak shkurtime)

Prof. Kostaq Cipo (1892-1952), është ndër pionerët e studimeve të mirëfillta naimiane. I njohur si gjuhëtar i shquar dhe personalitet i shkollës shqipe, prof. Cipo, u mor herë pas here edhe me kritikë letrare, duke i kushtuar Naimit disa nga faqet më të bukura e më të goditura të gjykimeve të veta ideoestetike.

Nga FATOS ARAPI - ANDREA STEFI - KRIJUES “SUI GENERIS”






Andrea Stefi kishte lindur në Kavajë më 1912. Pas shkollës fillore në qytetin e lindjes kishte mbaruar gjimnazin e Shkodrës. Atje ishte njohur me Zef Malën, Migjenin, Veli Stafën, Spiro Lazrin, Jakov Milen, Teufik Gjylin... Kishte botuar shkrime publicistike në "Rilindja" e më pas letrare në "Shtypi". Më vonë ishte njohur me Katerina Stamatin nga Durrësi. Gjatë viteve të pushtimit simpatizoi Luftën Çlirimtare Antifashiste. Pas çlirimit punoi mësues në Durrës, por shpejt e mbërtheu për të mos e lëshuar kurrë më, një depresion i fortë mendor dhe nga fundi i vitit 1963 vari veten...

Kultura shqiptare sot është rrënojë e vlerave të thyera, të copëtuara, të humbura. Historia e vërtetë e kulturës sonë shpesh e ka humbur, dhe po e humb edhe sot e kësaj dite rrugën e vështirë të gjurmimeve të drejta dhe objektive. Shenja mashtruese, herë të qëllimshme herë të rastit, ngrihen në udhëkryqet e historisë sonë. Me vështirësi, me shumë vështirësi, zbulohet e ngrihet prej harrimit shtatorja e shpirti shqiptar, i cili me vuajtje të pa përballueshme, sfilitje e mundim që të çojnë gjer në çmenduri, kanë krijuar kulturën, dhe brënda "katër pikave të horizontit" kanë përcaktuar drejtimet e botës së ardhme shqiptare.
Në librin "Korbi dhe Migjeni" të botuar nga Shtëpia Botuese "Gutemberg" - Kavajë, 1997, studiuesi Rifat Hoxha, me një përkushtim të dhimbshëm, na e sjell, ne do të thoshnim na e ngjalli sërisht Andrea Stefin, me ato dalldisje mendimesh e ndjenjash, netë pa gjumë, për të gjetur rrugët, për ta vendosur popullin e kombin e vet në kohën që jeton.
Djem e vajza shqiptare, lexojeni këtë libër, studioheni me kujdes atë trashëgimi të pakët në faqe, të thellë në ndjenja e mendime, përjetoni edhe ju ato vuajtje me të vërtetë prej ferri, që i janë dashur e i duhen edhe sot krijuesit shqiptar, për ta ndërgjegjësuar historinë tonë të kapërcejë shtigjet e vështira e të dalë në rrugën e hapët të progresit të shoqërisë njerëzore. Lexojeni me dashuri e veneracion, dhe do të ndjeni e do të kuptoni se tek ju, tek të gjithë ju, bijë të këtij vendi, ka diçka prej frymës së shenjtë të shkrimtarit tragjik shqiptar.


ANDREA STEFI


"PËR BASHKIMIN TONË KOMBËTAR"


Sa do të jetë folë tashma mbi këtë çështje esenciale! Sa pena do të kenë zhgarravitë mbi letra e letra! Sa zemra do të jenë shtrydhë për me pa të realizuem një këtë bashkim kombëtar tonin!
Bashkimi kombëtar asht sendi ma kryesor për mëkambjen e një populli, një shoqnie, një Atdheu. Prej këndej vijnë e rrjedhin mandej të gjitha inciativat drejt përparimit, kulturës, vetë jetës.
S'duket edhe fort i domosdoshëm për disa që s'janë mundu' kurrë me mendue e me hapë shikimin e vet pak ma tutje sa u shofin dy sytë e ballit. S'kishte me e kuptue kurrkush, po mos t'ishte një shpirt që nganjëherë din me dalë prej caqeve të nj'i individualizmi të pabukur,
Bashkimi kombëtar luen rolin kryesor e asht guri i parë për formimin tonë moral e material. Por me e shikue punën pak me kujdes, them, se kushdo do të mundet me e pa qartë se çka po flas e për çka po flas.
Nuk flas për një nacionalizëm heroik, as për një nacionalizëm mesjetar e kavaleresk. Këtu flas për një nacionalizëm të tendencave të sotme. Mos të kujtojë ndokush se bajmë apologjinë e një fanatizmi patriotik. Jo. Këtu duem t'ia çelim mendjen shqiptarit se, me u sigurue një jetë e mirë dhe e lume, të përgjithshme e personale duhet që brenda kufijve tanë të ngremë piramidën e jetës sonë, e cila ka me na ba ne që të njihemi prej gjithkujt. Ka me na ba me u njoftë edhe ne si njerëz, si të tillë, me pasë të drejtë për një jetë siç e gëzojnë të tjerët. Tendencat e mendësisë së sotme liberale, megjithëse kanë hekë ato arsye mistike për të cilat duhej Atdheu asgja mangut, m' anë tjetër kanë pa me të drejtë e arsye se pa një komb e Atdhe tonin s'kemi se ku shkojmë, s'kemi se ku mbytemi. Për me e trajtue individi mbretninë e shpirtit të tij, nuk ka me gjetë kurrë ndonjë vend ma të favorshëm sa këtë të vetin, që e don me kufi e me gjak vetë natyra, vetë fati, vetë Zoti! Mos të çuditemi pra aspak nëse shohim aty-këtu, pse ndjejmë ndonjë britmë nacionalizmi në shekullin XX. U shfarosën ndoshta arsyet e kalbëta të një patriotizmi konservator, fanatik e mistik, porse këta u zavendësuen me të tjera, relativisht ma nacionale e ma reale, të cilat kanë vlerë sa kishin për ata të moçmit ato të vetat.
U largova pak nga ajo çka desha me thanë, vetëm e bana këtë për një sqarim për disa të rinj të brumosun me një frymë krejt të freskët të kësaj jete të sotme.
Për çudi të madhe, ndër ne s'asht rrënjose mirë ndjesia e unitetit kombëtar. Jemi kapërthye e s'po dijmë me dalë prej një mentaliteti trashgimtar i një bote të padritë e të pashpirtë. Regjionalizmat, separatizmi janë futë thellë në shpirtin e të shumëve. I shprehin këto ndjesi si me qenë të vulosuna prej ndonjë morali mbinjerëzor. Pa kurrfarë rezerve simpatizojnë e antipatizojnë, për të vetmen arsye të atyne paramendimeve e prapamendimeve të asaj mendësie të vogël, të ulët e pa kurrfarë esence në vetvete. Ata s'e kanë kuptue bërthamën e jetës sonë shqiptare e ende s'kanë dijeni mbi një ideologji që na duhet me e formue për një luftë që kemi me u hedhë. Me shkue ne me të tilla mendime të jemi të sigurtë se s'kemi me pasë kurrfarë ardhmënie, kemi me ra viktimë e primitivizmit, i cili pa një pa dy, na përgatit varrin. Po patëm pak dashuni për jetën tonë, duhet domosdo me u mundue për një ideologji ma të shëndoshë, ma morale, ma njerëzore. Të kemi parasysh gjithmonë se tue u ngjallë ne si komb ngjallemi edhe si individë.
"Për kolektivizëm", por indirekt punojmë edhe për individualizëm; s'ka si me qenë individualizmi pa qenë kolektivi. Pjesa e kolektivit - individi. Pra, kur epemi për turmën shoqënore, epemi indirekt për vetveten.
Porse për një sadisfaksion temin ma të madh, ne do t'i mbyllim sytë e do të mundohemi me e rrejtë veten. Do të themi se mundohemi për kolektivitet, për turmën shoqnore. Del ma poetike jeta e ma ideale. Të epemi shumë. U muer vesh se kemi individë që janë shkrimë për kolektivitet me abnegacionin ma të madh të vetvetes, por kjo s'don me thanë gja. Don me thanë për sa i ka kontribue shoqnisë, por ai e ngopi vetveten. Si e ngopi? Kjo asht punë tjetër. E sa janë të rrallë këta njerëz gjysmë - Hyjni që ushqehen me ambrozianën e një bote ideale, heroike e apostullore asht e vërtetë. Çështja rrin këtu tashti:
Ne, si pjesëtarët e këtij kombi që jemi, do të mundohemi për këtë edhe me flijimin tonë. Do të mundohemi që të formojmë një dashuni të nxehtë për atdhetarët tanë që gjenden nën qiellen nën të cilën ecim edhe na. S'ka gegë e toskë! Jemi shqiptarë, jemi vllazën, jemi njerëz. S'ka korçarë, shkodranë! Jemi shqiptarë! S'ka myslimanë, katolikë, ortodoksë! Jemi shqiptarë, jemi vllazën, jemi shokë! S'ka armiq ideologjie! Jemi ushtarë që nisemi për të njëjtin qëllim, për të njëjtën luftë. Duem Shqipninë e bijtë e saj. Duem jetën tonë e të kombit tonë! Duem të mirën personale e komune. Jemi njerëz e kemi të drejtë me u ushqye prej dashunisë e jo prej mënisë. Kemi të gjitha cilësitë e konditat e një populli që pushon në Perëndim; e pse mos me thithë edhe na atë frymën dhe erën e pastër të kësaj toke ku gjendemi?
Deri kur ma me të tilla ndjesi të një populli primitiv? Deri kur ma kanë me pra armiqtë tanë me u zgërdhi me ne? Pse me u ba ne sot loje e qojle e tjetër kujt? Pse me ia ba qefin armikut? Pse të gjykohemi për vdekje? Pse të rrijmë ne në llumin e një jete plot tym e mjegurllimë? Jo! Kemi rastin ma të mirë sot për me ngritë çerdhen e jetës sonë plot dritë e plot shkëlqim. Nuk jemi të mallkuem! Jo, jo! Robnia e katër shekujve asht dallimi i së keqes prej së mirës. Pa të keqen s'mundemi me e dallue të mirën. Dallojmë të mirën se na vihet në kundrim e keqja.
Bashkim e dashuni pra për hir të jetës sonë të mirë, të lume e plot shpresë dhe mallkue qoftë ai, në emën të kësaj shoqnie, që mbjell ndasi e përçarje në dam të vetvetes e të kolektivitetit.

(Marrë nga libri "KORBI DHE MIGJEN!" i Rifat Hoxha)

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...