Agjencioni floripress.blogspot.com

2015/04/18

KALI I TROJËS, SIMBOL I SHQIPTARËVE, JO I GREKËVE

Shkruan Prof.Dr.Rasim Bebo

Disa Prof. Dr. vazhdojnë ende të deklarojnë se në Luftën e Trojës kanë qenë dy kundërshtarë, Trojanët dhe “grekët”. Për këto manipulime, grekët gjejnë mbështetje te disa figura shqiptarësh që flasin për luftën Trojano-greke, duke i vendosur kështu grekët në Luftën e Trojës, kur ata kanë ardhur 500 vjet më vonë. Këtë gënjeshtër të madhe (manipulim) e kapërdijnë si pa gjë të keq, si z. I. Kadare kur thotë: “…kali i drunjtë, dhuratë e grekëve u çfaq …”, z. Fahri Xhara shkruan: “… në mes të akejëve helenë dhe Trojanëve …”. z. Arbër Thesproti shkruan: “Helenët dinakë nxorën Kalin e Trojës përsipër mbi tokë…”. Të tre këta zotërinj dhe shumë të tjerë, mbështetën sajesat greke. Dhe grekët pronësojnë Kalin e Trojës si të tyre, për intervenim.

Ku jemi sot? Sllavët na kanë rrëmbyer emrin Maqedoni dhe ne për ata jemi ardhacakë. Çamërinë (Thesprotinë) e Epirit grekët e quajnë “Inekzistente”. Mitrovicën Fuqitë e Mëdha e kane kthyer në “mollë sherri”. Në rolin e Kalit të Trojës greket futën në Shqipëri kolonelin Janullatos. Kali i tyre i Trojës lufton,dhe bën të pamudërën që të shtrihet në hapësirat: Tiranë, Prishtinë dhe Shkup, të ndihmuar nga tradhtarët, që drejtojnë për tu krijuar pozicione të përshtashme greko-sllavofilëve.
Dihet historikisht se “grekët”vërshuan në Ballkan prej gadishullit të Sinajt nga fundi i shek. VIII dhe fillim i shek. të VII, p. e. s., me një nivel kulture tejet të ulët, brutal, grabitës të pabesë, vrasës, me kopetë e bagëtive të vëna përpara u futën në Pellazgji (Ballkan). Lufta e Trojës u zhvillua në vitet 1250 p.e.s. Ndërsa grekët kanë ardhur pas 500 vjetëve. Homeri e bëri të pavdekshëm emrin e Trojës me dy poemat e tij epike: “ILIADA” dhe “ODISEA”. “Homeri nuk përmend grekë, apo helenë në rrethimin e Trojës, por flet për një numër fisesh pellazge”. (Edwin Jacques, “Shqiptaret”, f. 65). Kjo luftë do të vazhdonte përjetësisht nëse nuk do të punonte dinakëria e “Udhësesë” Odiseut. Kjo mëndje e ndritur arriti të shkëpusë me në fund fitoren, por shumë vonë. Ajo qe një fitore pa vlera, që shkatërroi përfundimisht të dy palët.

Rreth figurës së Laokontit qarkullojnë legjenda të shumta dhe në të u futën manipulimet greke. Por ajo më famshmja që e prezanton më së miri historinë e tij legjendare e që njihet si version zyrtar, thekson, e lidhet me Luftën e Trojës, kur trojanët futën brenda mureve të qytetit, kalin e famshëm, (dhuratë-simbol e “grekëve” për paqen e nënshkruar.) Laokonti dyshues për këtë dhuratë greke, e përshkoi kalin me një heshtë mespërmes dhe tha shprehjen e famshme: “Timeo danaos et dona ferente”“ (i druhem grekëve edhe kur bëjnë dhurata) “JU E DINI, SE PËRPARA TROJËS ATËHERË, KALI I DRUNJTË DHURATË E GRËKËVE U ÇFAQ. KY KALË NË DY GRUPE I NDAU TROJANËT: TË PRANONIN ATË, OSE TA FLAKNIN SAKAQ. PAJTIM ME ARMIKUN, ULURININ TRADHTARËT, MJAFT MË ME ZJARR DHE HELME”.( Ismail Kadare).

Ç’është kjo fatkeqësi, të kthesh grekët të gjallë pas gjysmë mijëvjeçari dhe të pranosh manipulimet e tyre në dëm të vetes sonë.

Por, epopetë e para (Iliada dhe Odisea), të transkiptuara në gjuhën greke, duke nisur nga fundi i shek VI para Krishtit (epoka e Pisistratit dhe e bijve të tij, Hipiasit dhe Hiparkut), përmenden në vijimësi, duke filluar nga Pindari (510 - 438) dhe nga Eskili (525 – 456). (“Shqipëria”, f. 14), dhe më vonë, se ishte e gjitha një sajesë e krijuar nga një ekip prej dhjetëra historianësh, antropologësh dhe klasicistësh, që punuan pa ndërprerje, në periudha të ndryshme, mes viteve 1971 - 1974 për të “krijuar” dokumente dhe sende “greke”. Për kundra tyre, fakte të reja historike nxorën: Mathieu Aref, Robert d’Angeli, Dhimiter Pilika, Aristidh Kola, Tajar Zavalani, Karl Reinholdi, etj. Kolonitë e kësaj kohe, nuk ishin greke, por koloni pellazge. Kur këta kolonë u përhapën në trojet pellazge në Iliri, Epir, Maqedoni, Azinë e Vogël dhe Afrikën e veriut, nuk kishte nevojë për përkthim, se ishte i njëjti popull, me të njëjtën gjuhë.
Z. Fahri Xharra shkruan: “Këtu është Troja legjendare (Lufta e Trojës rreth viteve 1235-1225 p.e.s, në mes akejëve “helene” e Trojanëve dhe aleatëve të saj, Paionëve, Dardanëve, etj. …për sa i përket grekëve të asaj kohe, nuk di ç'të them sepse s'kam njohuri për ta. Nga gjithë këto, del se Trojanët dhe Grekët ishin një popull.” Ju z. Fahri Xharra, jeni kontradiktor në shpjegim: I vendosni helenët në Luftën e Trojës, më vonë thoni helenët dhe trojanët janë një popull… me këtë doni të tregoni se s’keni njohuri për grekët. Por grekëve gënjeshtarë, u mjafton vetëm që gënjeshtrën ua pranoni, duke i sjellë 500 vjet më mbrapa, “helenet në Trojë”. (F. Xh. “DIELLI” 20-3-2015.)


Arbër Thesproti, poetizon: “Kali i Trojës’”

Helenet dinak kalin nxorën përsëri mbi tokë,
Këtë radhë të veshur e zbukuruar tamam si një shenjtor.
"Dhurat e bekuar" për shqiptarët e gjorë
S'ka mbetur më gjë veç kujtimit të saj
Lavdia e trojanëve u tret e humbi nga i pabesi kalë.

Z Arbër Thesproti, jeni nga i njëjti vend si popull, gjuhë dhe histori, me të ndriturin Odise. Ai është nga ishulli Itakë, larg dy pashë ujë të bregdetit Jon, karshi Prevezës dhe Pargës Thesprote. Prof. Arbëri, ju po i çimentoni helenët duke thënë: “Kali i Trojës: Helenet dinak kalin nxorën përsëri mbi tokë.” Duke thënë se e nxorën përsëri, ju po i vendosni helenët në Luftën e Trojës. Kaq u duhet grekëve, që ne shqiptarët, po i sjellim grekët e vjetër 500 vjet para ardhjes së tyre. Pra, Kali i Trojës mbetet vetëm simbol i rrëmbyer nga grekët.

Kali i Trojës lufton, dhe bën të pamundurën që të shtrihet në hapësira, për t’u krijuar pozicione të përshtatshme grekofilëve. Që Shqipëria ka pasur gjithmonë shumë armiq, këtë e dimë; madje që ka ende shumë armiq, prapë këtë e dimë, por që neve jemi mësuar të luftojmë dhe t'i mundim gjithnjë armiqtë dhe këtë e dimë. "Kali i Trojës " si histori e dhimbshme, po përsëritet në vatrat e popullit shqiptar, duke u konsoliduar në veprimtarinë diversante dhe militante të orkestruara nga të huajt dhe për ta realizuar, përçajnë shqiptarët, se vetëm ashtu mund të fitojnë ata, siç kanë fituar edhe në të kaluarën. Turp për klasën politike të degjeneruar pas korrupsionit, duke e lenë atdheun, poligon të manovrimeve të armiqve tanë bashkë me mercenarët pa identitet?.

Mos vallë kjo histori do përsëritet në trojet tona edhe pas 3000 vjetësh të Kalit të Trojës?!... Atëherë ku ta çojmë gjakun e derdhur për kaq shekuj me radhë, për liri, apo robëri?... Përse luftuam? Ta kemi edhe një Kalë të Trojës sot ndër shqiptarë apo ?... nga ky fenomen që po na përcjell edhe sot me fatkeqësitë e kombit, me përçarje, dhunë denigrim, mosmarrëveshje vëllavrasje, korrupsion, tradhti antikombëtare. (INDEKS online nga Asllan Dibrani, 21-2-2014).

Ju kujtoj, se akoma dhe sot, 60% e posteve kryesore në administratën shtetërore, janë shqiptarë të shitur, ose grekë. Ju kujtoj, se operatorët e telefonive celulare, janë pronësi greke. Bankat po ashtu, universitet një përqindje e konsiderueshme, bizneset e fuqishme, janë të sponsorizuara dhe të drejtuara po nga grekët. Pra Kali i Trojës brenda nesh, po bën më së pakti që nga viti ’96, kur projektuan Firmat Piramidale me ndihmën e ish Ministrit socialist të Financave Malaj, Gjinushit, Çaushit e dhjetëra ithtarëve të tjerë grekë.
Image result for kali i trojes
Në ’98-tën, ish kryetari i PS dhe ish kryeministri Fatos Nano, thirri trupat speciale greke me automatikë e snajper, për të ruajtur kokën e tij. Shteti grek i detyrohej për t’i mbrojtur kokën, por pas mbrojtjes dhe shoqërimit të tij deri jashtë kufijve të shtetit grek, i detyrohej më tepër se kaq, ai bëhet serish kryeministër! Z. Malaj bëhet Ministër Financash, Z. Angjeli, Ministër i Ekonomisë dhe një pjesë e konsiderueshme ministrash, zv. ministrash, drejtorë drejtorish të rëndësishme, favorizuan bizneset dhe Bankave greke, deri te greqizimi i drejtorëve të shkollave.

Kali i Trojës është Partia Socialiste (dhe Partia Demokratike shën. Im), janë ish drejtuesit dhe një pjesë drejtuesish. Njoh shumë anëtarë të PS, të cilët kanë lidhje të forta, sponsorizohen, paguajnë, korruptojnë persona, që poste të rëndësishme të administratës t’u përkasin njerëzve të besuar të PS, dhe strukturave sekrete greke.

Shqipëria është në rrezik... Duhet të ndërgjegjësohemi për rrezikun që na kanoset, duhet të përpiqemi të kuptojmë drejt interesat e drejtuesve tanë. Partia Socialiste duhet shpallur si parti e jashtëligjshme, si parti antishqiptare, derisa kjo parti të filtrojë agjentët grekë dhe t’i përjashtojë ata nga strukturat e saj, Kali i Trojës = PS.

Çfarë po ndodh realisht me Shqipërinë e Jugut? Vërtetë galopi grek ka marrë revansh të çmendur?! Vërtetë këta barbarë arritën deri atje, sa të zhvarrosin edhe eshtrat e të parëve tanë e t’i tjetërsojnë ato në kokalla të ushtarëve grekë të rënë në tokën tonë gjatë Luftës së Dytë Botërore? ! Në krye të kësaj fushate të rrezikshme, siç dihet, është vënë kryegjenerali i Asfalisë, greke, Janullatos, i veshur me veladon të zi. A nuk është tashmë çasti më i përshtatshëm për të vënë në krye të Autoqefalisë shqiptare një Nol të ri?... Sidoqoftë, grekërve nuk duhet t’u besohet. Një fjalë e urtë popullore, veç jo e shqiptarëve por e të huajve, thotë: “grekëve edhe dhuratat nuk duhet t’u pranohen”. Kali i Trojës mbetet simbol…

(Me respekt, gazeta “Skënderbeg”, i vetmi organ për shqiptarët e Australisë.)

“Ne sot u vendosim lule heronjve, ata shpallin kandidat vrasësin e tyre”. Shkruan: Albi Koci,(Forumi djemtë e Gjirokastrës) Pikërisht sot në datën 10 prill 2015, Partia e të Drejtave të Njeriut, shpalli kandidat për bashkinë Himarë, atë personazh, i cili 21 vjet më parë, sipas akuzave të ngritura nga prokuroria shqiptare dhe greke, ishte organizatori i sulmit terrorist, të kryer në repartin ushtarak të fshatit Peshkëpi të Gjirokastrës, ku mbetën të vrarë kapiteni i Parë Fatmir Shehu dhe ushtari Arsen Gjini. Pllakati i ngritur nga Forumi ”Djemtë e Gjirokastrës’’ vitin e kaluar, për nder të dy ushtarakëve të rënë në krye të detyrës, është e vetmja shenjë nderimi për të rënët, që janë përballur me harresën 21 vjeçare institucionale, dhe vetëm familjarët e tyre janë kujdesur t’i nderojnë si heronj që ranë në krye të detyrës. Për ironi të fatit edhe të politikës, 21 vjet më vonë, Alfred Beleri, i akuzuari si organizator i këtij sulmi terrorist, shpallet kandidat i PPDNJ-shit, jo rastësisht në të njëjtën datë, kur ndodhi sulmi terrorist nga organizata terroriste MAVI në 10 Prill 1994. Ne sot, në 10 prill 2015, u vendosim lule heronjve të kombit, ushtarakut Fatmir Shehut dhe ushtarit Arsen Gjinit, të rënë dëshmor në krye të detyrës në ish repartin ushtarak të fshatit Peshkëpi. Kurse politika e ‘’kriminalizuar’’ në Tiranë, shpall kandidat për një nga 61 bashkitë e vendit, pikërisht atë që është akuzuar nga prokuroria shqiptare dhe greke, se është organizator i këtij akti terrorist. Ne forumi ‘’Djemtë e Gjirokastrës’’ e quajmë një tallje me shpirtrat e heronjve të kombit edhe të familjarëve të tyre, këtë akt të politikës shqiptare, që nuk i shërben askujt me këto sjellje që “cingrisin” shpirtin e shqiptarit… Ato qarqe të errëta, që prodhojnë këto situata ndër vite, që hoqën Bollanon se nuk “hahej” më tej dhe rihodhën në tregun e politikës antikombëtare, një ‘’mall’’ të vjetër, por që i falsifikuan datën e skadimit. Deri kur do shkoj kjo politikë, që trazon brumin e së kaluarës ?!... përfundon Albi Koci, Forumi djemtë e Gjirokastrës”.

Nën shembullin e Shën Kozmait, ecën sot, pas 236 vjetëve, Koloneli Janullatos, për këtë shkruan deputeti Ben Blushi: ‘’Pse Anastasi flet greqisht në një meshë shqiptare? Pse duhet t’i mësojë shqiptarët në greqisht?... Pse greqishtja ka epërsi ndaj shqipes, për të mirën dhe të keqen që predikon Kisha e krishterë?... Sa shqiptarë kuptojnë greqisht dhe a duan ata të meshohen në një gjuhë, që nuk e dinë dhe nuk kanë arsye ta mësojnë vetëm për një natë Pashke, apo Krishtlindjesh?... Pse Zoti, nëse ekziston, nuk i thotë kryepeshkopit, se duhet t’u flasë shqiptarëve në gjuhën e tyre, siç ndodh me gjithë ortodoksët e tjerë në Ballkan’’, shprehet me të drejtë Blushi. Sipas tij, kryepeshkopi ortodoks, duke folur greqisht për shkak të kokëfortësisë që ka, e bën këtë për të refuzuar gjuhën që flet grigja e tij shqiptare. ‘’A mund të ketë ai më pak aftësi se gati një milionë shqiptarë që kanë emigruar në Greqi dhe e kanë bërë greqishten gjuhën e tyre të punës, të shkollës, të shtëpisë dhe të jetës? Pse ata nuk refuzojnë të flasin greqisht në punët e tyre të përditshme? Çfarë ndryshimi ka Anastasi nga ata? Edhe ai është këtu për të shërbyer njëlloj si ata, madje në një kuptim shumë më të lartë e hyjnor dhe prandaj kokëfortësia e tij mund të lexohet si një kundërshtim për t’u përshtatur me ne, çka është e padrejtë në kuptimin fetar, pra barazitist të fjalës’’, analizon deputeti Ben Blushi për greqishten e kryepeshkop Janullatosit. (Ben Blushi, DONACION prill 13-1015 ).

(Mësoni ju grekë: Nga Kali i Trojës i mendimtarit ODISE, ju ndajnë 500 vjet më pas ardhjes tuaj, prandaj Kali i Trojës është i yni, dhe ju e keni rrëmbyer pa të drejtë. Shën. im)

Rasim Bebo, Addison, Çikago, prill 2015

Një qëndrim paradoksal i ministrit Bushati ndaj një diplomati të karrierës

eshref-ymeri-1-c1200x600

Prof.dr. Eshref Ymeri



Në disa faqe interneti të datës 15 prill 2015, ishte botuar një material me titull “Letër e hapur e ish-ambasadorit dr. Islam Lauka në Kosovë, për ministrin Ditmir Bushati”.


Nga ajo letër mësova se ish-ambasadorin tonë të nderuar në Kosovë, dr. Islam Lauka, më 13 mars të këtij viti, ministri Bushati e paska pushuar nga puna. Të them të drejtën, aq sa u dëshpërova, aq edhe u revoltova kundër këtij vendimi absurd të ministrit Bushati. Sepse këtë ish-ambasador e njoh që këtu e dyzet vjet të shkuara. E njoh që në vitet ’70 se e kam pasur student. E kujtoj me shumë respekt si një student jashtëzakonisht të talentuar, i cili, në listën e notave, bashkëngjitur diplomës, absolutisht në të gjitha lëndët, kishte vetëm notën 10. Sigurisht që e meritonte plotësisht të emërohej pedagog në katedër, sepse studentë me të tillë talent unë nuk kam hasur shumë gjatë punës sime si pedagog në Universitetin e Tiranës. Ai ishte krenaria e studentëve të degës së gjuhëve të huaja të Fakultetit të Historisë dhe të Filologjisë.


Image result for Islam Lauka

Megjithatë, Islami, si bir i një familjeje me dymbëdhjetë fëmijë nga fshati Pac i Tropojës, bir minatori, i edukuar nga prindërit e tij që në moshë të njomë me ndjenjën e dashurisë për punën dhe për atdheun, me frymën e sakrificës për të çarë në jetë vetëmme djersën e ballit, shkoi e punoi për shumë vite si mësues në zonat e thella të Tropojës dhe kudo shkëlqeu, duke qenë gjithmonë i gatshëm, i papërtuar për t’ju gjendur nxënësve të vet dhe njerëzve në përgjithësi, me kohë e pa kohë, në morinë e halleve të jetës së tyre të përditshme. Punën në zonën e Tropojës Islami e vazhdoi me tërë përkushtimin e vet deri në vitin 1985. Po në këtë vit, strukturat përkatëse të shtetit shqiptar të asaj kohe, duke njohur aftësitë e tij në punë, vendosën ta transferojnë në Ministrinë e Punëve të Jashtme. Gjatë vitit 1985-1986, ai pati kryer kursin e diplomacisë që u organizua asokohe pranë Fakultetit të Historisë dhe të Filologjisë të Universitetit të Tiranës. Sapo mbaroi kursin, ai u emërua po në Ministrinë e Punëve të Jashtme. Në vitin 1987 ai u caktua referent pranë asaj ministrie. Në prill të vitit 1991 ai emërohet sekretar i parë i ambasadës sonë në Moskë. Në atë ambasadë zoti Lauka ka kryer edhe detyrën e të ngarkuarit me punë (AI) të Republikës së Shqipërisë. Ndërkohë, më 31 janar të vitit 1996 ai dha dorëheqjen dhe dorëzoi pasaportën diplomatike.

Gjatë kohës së kryerjes së detyrës funksionale në ambasadën tonë në Moskë, zoti Islam Lauka përgatiti dhe mbrojti në gjuhën ruse doktoratën me temë “Evolucioni i problemit të Kosovës dhe gjendja e tij aktuale”. Gjatë parashtrimit të temës së doktoratës në një mjedis akademik, para një jurie profesorësh rusë, zoti Islam Lauka ka mbrojtur me dinjitet të lartë shkencor Çështjen e Kosovës dhe, si diplomat i përgatitur shqiptar, ka argumentuar shkencërisht bindjen e vet të patundur se Kosova në perspektivë nuk mund të jetë kurrsesi nën administrimin e Serbisë, prandaj duhet të shpallet shtet i pavarur. Rrjedha e mëvonshme e ngjarjeve vërtetoi në praktikë katërcipërisht argumentimin shkencor të zotit Lauka, në kundërshtim të hapur me mendimin politik të Tiranës zyrtare, në radhët e së cilës dikush, duke notuar në batakun e tradhtisë kombëtare, mbronte hapur interesat e shovinizmit kriminal serb se Kosova na paskej, demek, kryeqytet Beogradin, kurse dikush tjetër, duke marrë përsipër rolin e lypsarit politik, kërkonte që Kosovës t’i rikthehej autonomia!



 

http://floripress.blogspot.com/2013/11/kosova-rast-universal-apo-sui-generis.html


Mbrojtja e doktoratës u bë në Akademinë Diplomatike të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Federatës Ruse. Grada shkencore që ka marrë zoti Lauka është: “Doctor of Philosophy (Ph.D) in Political Sciences (Doktor i Filozofisë në Shkencat Politike) dhe është lëshuar nga “Supreme Certifying Committee of Russian Federation (Komiteti Dëshmues Suprem i Federatës Ruse). Diploma e doktoratës mban numrin 000454 dhe është lëshuar më datën 17 mars 1995.
Vitet e qëndrimit në Moskë e konsolidojnë portretin e dr. Islam Laukës në dy pamje: si një diplomat karriere dhe si studiues i hollë i temës më delikate e më problemore të kohëve shqiptare: çështjes kombëtare, ende e pazgjidhur edhe sot.

Është tepër kuptimplotë, i rrallë dhe që të bën krenar për identitetin tonë kombëtar, fakti, se pikërisht në Moskë, në atë kryeqytet perandorak, prej të cilit për dy shekuj rresht kishin ardhur të gjitha gjëmat e mëdha për kombin shqiptar, pra pikërisht në atë kryeqendër, para Këshillit Shkencor të Akademisë Diplomatike të Moskës, zotëria Islam Lauka mbrojti doktoraturën e tij me një temë të nxehtë globale, në të cilën Rusia, si armik i kombit shqiptar,ishte faktor i rëndësishëm kundërshtues. Tema e punimit të tij shkencor më vonë u botua si libër në rusishte dhe u pasua me shkrime edhe në gazetat e mëdha të kohës, brenda dhe jashtë vendit.

Ky libër i parë i diplomatit dhe tashmë i doktorit të shkencave politologjike, Islam Lauka, do të pasohej nga një seri veprash të tjera, po me të njëjtën temë, që ka qënë e po mbetet edhe sot e kësaj dite objekt i debateve të nxehta akademike e diplomatike në kontinentin tonë e përtej Oqeanit. Të tilla vepra, mjaft të rëndësishme për historiografinë shqiptare, në funksion të zgjidhjes së Çështjes sonë Kombëtare, janë:

1. Kosova - rast universal, apo sui generis.
2. Shkëputja e Kosovës nga Rusia.
3. Kosova e pavarur ose dështimi i kryqëzatës ruso-serbe.
4. Shqipëria në dokumentet e arkivave ruse (bashkautor).
5. Antologjia e kryqëzimit. Rusia dhe çështja shqiptare (1878-2012) (bashkautor).

Këtë librin e fundit, ministri Bushati, si edhe të gjithë ministrat e tjerë që ulen në kolltukun e ministrit të punëve të jashtëme, duhet ta kenë si libër tavoline se do t’iu hyjë shumë në punë në ballafaqimin e tyre me diplomacinë shoviniste ruse në qëndrimin ndaj Çështjes Kombëtare Shqiptare. Materialet burimore ruse që përfshihen në atë libër, janë më se të mjaftueshme për demaskimin e diplomacisë shoviniste rusocariste dhe neorusocariste për qëndrimin tradicionalisht armiqësor që ka mbajtur dhe vazhdon të mbajë ndaj kombit shqiptar.

Duhet theksuar se tri veprat e para janë përkthyer edhe në disa gjuhë të huaja, si në anglishte, në rusishte, në serbishte, në rumanishte dhe në arabishte dhe kanë luajtur një rol mjaft të rëndësishëm për zbardhjen dhe mbrojtjen e së vërtetës historiko-shkencore rreth Çështjes Kombëtare Shqiptare, me theks të veçantë Kosovën, me qëllim që të vihej në lëvizje diplomacia botërore, e cila ishte e keqinformuar nga diplomacia serbe dhe mbrojtësi kryesor i saj, shovinizmi rusomadh, armiku tradicional i kombit shqiptar.
Image result for Islam Lauka
Veprat e lartpërmendura të dr. Islam Laukës patën tërhequr vëmendjen e qarqeve akademike brenda dhe jashtë vendit. Midis tyre, bien në sy personalitete akademike me autoritet kombëtar dhe ndërkombëtar, si edhe figura të njohura politiko-diplomatike. Ndër ta mund të përmendim:
Noel Malkolm(1956),gazetar dhe historian i shquar anglez, akademik. Për librin “Evolucioni i problemit të Kosovës dhe gjendja e tij aktuale”, ai ka thënë:

“Pa dyshim që ky është një libër, i cili duhet lexuar nga çdokush që është i përfshirë në debatin mbi të ardhmen e Kosovës”.

Janush (Janusz) Bugajski(1954),studiues dhe analist i njohur amerikan, drejtor i projektit të demokracive të reja evropiane pranë Qendrës së Studimeve Strategjike Ndërkombëtare në Vashington, thotë:
Image result for Islam Lauka
...“Monografia e doktor Laukës shënon një pikë thelbësore në fillimin e këtij proçesi kur flitet për unikalitetin historik dhe rëndësinë strategjike të këtij territori, Kosovës”.
Nina Smirnova(1925-2001), historiane ruse, profesor. Ajo ka nënvizuar:

“Është e domosdoshme të theksohet se trajtimi i problemit të Kosovës nga Islam Lauka, ndryshon rrënjësisht nga ai që takohet në replikat e pakontrolluara të disa historianëve e politologëve rusë që e trajtojnë atë nga pozita proserbe”.
Image result for Islam Lauka
Valeri Modestov (1945), studiues rus i letërsisë, përkthyes, profesor. Ja se si është shprehur ai për trajtimin që dr. Islam Lauka i ka bërë Çështjes së Kosovës:

“Islam Lauka ka analizuar me kujdes dhe në mënyrë kritike gjithçka është shkruar para tij për çështjen e Kosovës, nga specialistë shqiptarë dhe të huaj. Konkluzionet dhe rekomandimet e tij janë plotësisht shkencore”.

Adem Demaçi(1936) shprehet:

“Dr. Lauka është ballafaquar me një grumbull veprash, shkrimesh e reagimesh të institucioneve shkencore apo krerëve të lartë shtetërorë ruso-serbë. Për një njeri të vetëm, sfida ishte fort e vështirë, mirëpo diplomati i nderuar, me një qasje të urtë prej atdhetari dhe shkencëtari, ia ka dalë fort mirë që të përballet me furinë e paragjykimeve dhe të shpifjeve të paturpshme të kuzhinës pansllaviste”.
Mark Krasniqi(1920), ademik, thekson:
Image result for Islam Lauka
“Dr. Lauka është patriot i vërtetë, intelektual i kualitetit të lartë shkencor e kulturor, racional në mendimet dhe në veprimet e tij”.

Një pjesë e mirë botimeve kryesore të dr. Islam Laukës, qoftë si libra, qoftë si artikuj publicistikë, patën dalë nga shtypi para se Kosova të shpallej shtet i pavarur. Prandaj edhe patën ushtruar një ndikim të dukshëm nëqarqet akademike e diplomatike. Këtë fakt Janush Bujgaski e kavënë në dukje si më poshtë:

“Zor se do të kishte patur kohë më të përshtatshme se kjo e tanishmja për publikimet e Islam Laukës mbi Kosovën”.

Image result for Islam Lauka
Që nga viti 2001 zoti Lauka është president i Qendrës Shqiptare të Studimeve Amerikano-Britanike në Tiranë. Libri “Tony Blair për shqiptarët”, asokohe ishte kontribut i drejtpërdrejtë i kësaj Qendre. Kjo Qendër pati organizuar atëherë dy konferenca shkencore. E para (korrik 2002) me temë “Marrëdhëniet shqiptaro-amerikane” dhe e dyta (dhjetor 2002) me temë “Marrëdhëniet shqiptaro-britanike”. Nga qershori i vitit 2005 dr. Islam Lauka është Drejtor i Institutit Shqiptar të Studimeve Politike.

Në vitin 2005, dr. Islam Laukën shteti e riktheu në shërbimin diplomatik. Në periudhën mes viteve 2005-2009, ai ka mbajtur funksionet e Drejtorit të Përgjithshëm në Drejtorinë e Organizatave Ndërkombëtare, të Drejtorit te Përgjithshem të Drejtorisë Rajonaledhe tëDrejtorit të Bordit të Institutit të Diasporës. Në vitin 2009 ai u emërua ambsador në Kosovë.
Image result for Islam Lauka
Përveç botimeve të lartpërmendura, duhet theksuar edhe kontributi i ndjeshëm që ka dhënë dr. Islam Lauka në përgatitjen e kumtesave dhe të referateve shkencore, të cilat i ka mbajtur në konferenca, sesione dhe simpoziume shkencore ndërkombëtare që janë zhvilluar në Nju Jork, Moskë, Berlin, Tokio, Pekin, Madrid, Kiev, Gjenevë, Athinë, Dakar (kryeqytet i Senegalit), Kampala (kryeqytet i Ugandës), Xhedah (kryeqytet i Arabisë Saudite), Buenos Aires. Në të gjitha këto qytete, dr. Islam Lauka ka ngritur zërin e tij të fuqishëm për argumentimin shkencor të së drejtës së Kosovës për të qenë shtet i pavarur dhe për t’u njohur si subjekt ndërkombëtar.

Ja, e tillë është e kaluara (background) e dr. Islam Laukës në fushën e diplomacisë, një e kaluar kjo, të cilën, sipas bindjes sime, duhet ta kenë zili të gjithë ata që dëshirojnë t’i shërbejnë atdheut të vet me dinjitet kombëtar dhe me seriozitet të lakmueshëm shkencor.

Prandaj Kryeministri Berisha pati bërë një zgjedhje mjaft të qëlluar me emërimin e dr. Islam Laukës ambasador në Prishtinë. Sepse dr. Lauka, me përgatitjen e tij akademike, ishte figura më e përshtatshme për një post të tillë.

Në personin e dr. Islam Laukës, unë kam njohur diplomatin mendjehollë, i cili tërë aktivitetin e vet në diplomacinë shqiptare e pati vënë në shërbim të mbrojtjes së interesave tona shtetërore dhe kombëtare. Si një diplomat me integritet intelektual të admirueshëm, dr. Islam Lauka ka pas rënë në sy për shpirtin krijues dhe për qëndrimin e tij kritik ndaj shfaqjeve të servilizmit. Si një diplomat krenar dhe, kur e ka dashur puna, edhe sfidues ndaj shefave të tij, që, sipas radhës, shkonin e vinin në kolltukun e ministrit të jashtëm, atij i ka qëlluar të bjerë edhe pre e hakmarrjes së tyre, çka e ka paguar edhe me humbjen e vendit të punës.
Image result for Islam Lauka
Nga sa u pasqyrua më lartë, të krijohet bindja vetvetiu se ministri Bushati ka bërë një gabim të rëndë që dr. Islam Laukën e ka pushuar nga puna, duke e larguar përfundimisht nga shërbimi diplomatik. Diplomatët nuk përgatiten lehtë. Duhen vite të tëra që ata të kaliten dhe të ngrihen në nivelin e përfaqësuesve dinjitozë që vendin tonë të dinë ta përfaqësojnë me autoritet në tryezat e diplomacisë ndërkombëtare. Por, me sa duket, sipas këndvështrimit të ministrit Bushati, diplomatët shqiptarë u përgatitkan edhe “me një gdhendje me sqepar”.

Siç shihet, ministri Bushati, si përfaqësues i “Rilindjes Socialiste”, mezi paska pritur të bëhej ministër i jashtëm që të lante ca hesape të vjetra që“Rilindja”në fjalë paska pasur me dr. Islam Laukën. Nuk e di se cilat janë arsyet e lindjes së atyre hesapeve, por një gjë e di me siguri.

Kur në vitin 2005, dr. Islam Lauka u rikthye nëshërbimin diplomatik, në gazetën“Zërit i Popullit” pata lexuar informacionin e mëposhtëm:

“Socialistët denoncojnë skandalet e shkarkimeve dhe të emërimeve jashtë çdolloj kriteri të funksionarëve të Ministrisë së Jashtme… Skandali lidhet me emërimin e Islam Laukës në detyrën e Drejtorit të Drejtorisë Rajonale në MPJ… Pra, përmes këtyre shkeljeve tërënda…caktohet një militant në krye të një drejtorie profesionale, pa eksperiencë diplomatike dhe pa asnjë gradë” (Citohet sipas: “Zëri i Popullit”,05 nëntor 2005, f. 6).



Nga e dinte“Zëri i Popullit” që zoti Islam Lauka qenkej militant, që nuk paskej eksperiencë pune dhe kurrfarë grade?! “Zëri i Popullit”, me siguri, e dinte se kush ishte dr. Islam Lauka, i cili deri asokohe kishte shërbyer 11 vjet në diplomaci, kishte mbrojtur doktoratën dhe kishte marrë gradën shkencore “doktor i shkencave politologjike”në Akademinë Diplomatike të Moskës, por ajo mashtronte, shpifte qëllimisht, duke zbuluar faqe botës moralin e vet prej tribune të shpifografisë.



Në publicistikën e vet, dr. Islam Lauka është dalluar për qëndrimet e tij të qarta dhe parimore, në mbrojtje të së vërtetës historike për Çështjen Kombëtare Shqiptare në tërësi dhe për Çështjen e Kosovës në veçanti, përballë shpifjeve dhe mashtrimeve të publicistikës dhe të historiografisë shoviniste ruso-serbe. Në të njëjtën kohë, ai është pozicionuar prerë edhe kundër një aradhe servilësh në radhët e inteligjencies kosovare, të cilët, të krekosur si argatë të shovinizmit serborusomadh, kanë kërkuar të shpikin një“komb kosovar”, me të vetmin qëllim që kombi shqiptar të vazhdojë të mbetet i përçarë për interesat e grekosllavizmit.

Këto qëndrime prej diplomati dhe atdhetari të palëkundur të dr. Islam Laukës, sigurisht që kanë ngjallur edhe xhelozinë dhe urrejtjen ndaj tij nga ana e “Rilindjes Socialiste”, sepse në vetëdijen e saj prehet e heshtur dashuria që mbolli Enver Hoxha për sllavizmin që më 08 nëntor 1941.

Që asokohe, përmes veglës së tyre të bindur dhe agjentit të regjur të Beogradit Enver Hoxha, Miladin Popoviçi dhe Dushan Mugosha mbollën farën e përçarjes së kombit shqiptar dhe filizat e dashurisë së komunistëve shqiptarë për sllavizmin.

Prandaj një diplomat i karrierës, si ish-ambasadori, doktori i shkencave politologjike Islam Lauka, nuk mund ta vazhdonte më punën në diplomacinë shqiptare në kushtet e “Rilindjes Socialiste” në pushtet, e cila është trashëgimtare e veprës përçarëse të Enver Hoxhës në radhët e popullit shqiptar dhe simpantizante e heshtur e sllavizmit.

Me siguri që edhe Beogradi, edhe Moska janë gëzuar për largimin e dr. Laukës nga shërbimi diplomatik, për të mos thënë që duhet të jenë vënë në dijeni paraprakisht prej “Rilindjes Socialiste”ose ka mundësi që edhe kjo e fundit të ketë marrë porosi prej tyrepër pushimin e tij nga puna

Urrejtjen më të kulluar ndaj ish-ambasadorit Islam Lauka, e ka manifestuar ministri Bushati. Për këtë dëshmon më së miri fakti që ish-ambasadori, që prej 13 marsit të vitit 2014, kur pati përfunduar mandati i tij në Kosovë, dhe deri më 13 mars të vitit 2015, pra, një vit të tërë, ka pritur të takohet me ministrin Bushati, sipas kërkesës që i kishte bërë, por ministri nuk pranoi ta takonte.

Me sa duket, ministri Bushati e ka shmangur takimin me dr. Islam Laukën se nuk ka qenë në gjendje ta përballonte ballafaqimin me të.

A mund të imagjinohet në ndonjë vend të qytetëruar që ambasadori i tij të kërkojë të takojë ministrin e vet, madje të rri duke pritur edhe një vit të tërë, dhe ministri të mos pranojë ta presë? Një dukuri e tillë, sa e shëmtuar, aq edhe revoltuese, ndodh në Shqipërinë e “Rilindjes Socialiste”.
Image result for ditmir bushati
Prandaj qëndrimin e ministrit Bushati ndaj ish-ambasadorit Islam Lauka, unë nuk mund ta vlerësoj ndryshe, përveçse paradoksal.Nuk e di se nuk kam informacion nëse ministrat paraardhës në Ministrinë e Punëve të Jashtme kanë mbajtur të njëjtin qëndrim, si ministri Bushati, ndaj ambasadorëve të tjerë të aftë që mund t’i kenë përjashtuar pa të drejtë nga shërbimi diplomatik, si ish-ambasadorin Lauka.

Nëse raste të tilla kanë ndodhur, si me dr. Islam Laukën, ky është një turp për diplomacinë shqiptare.Këtu në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kur një ambasadori i mbaron mandati në një shtet të caktuar, bisedohet paraprakisht me të për sistemimin e tij në punë. Madje për sistemimin në punë edhe të familjes së tij. Dhe s’mund të ndodhë ndryshe. Se këtu shtetit i thonë Shtet dhe demokracisë i thonë Demokraci.

Charlotte, Karolina e Veriut
18 prill 2015


I etur për dituri dhe liri - Rrustem (Beqir) Bruqi( 28 gusht 1958 - 6 korrik 1998)

Floripress

Rrustem Bruqi, u lind më 28 gusht të vitit 1958, në fshatin Isniq të Komunës së Deçanit, nga babi Beqiri dhe nënë Ajshja.



Më 1 shtator 1965, fillon mësimet e para në klasën e parë në Shkollën Fillore “Liria” (tash Sh.F. “Isa Boletini” – vërejtje Shkodran Imeraj) në Isniq. Shkronjat e para Rrustemi i mori nga mësuesi Maxhun Bruqi, që më kalimin e kohës do të bëhen udhërrefyesë në rrugëtimin e tij për ti sjellur lirin vendlindjës së tij Kosovës.

Sukseset në shkollë gjithënjë ishin më të, dhe keshtu më sukses të shumë mirë më 25 maj të vitit 1973, e përfundon shkollimin fillore.

Pasi e përfundoi shkollën fillore, edhe përkundër kushtëve të veshtira ekonomike, vazhdoi shkollimin e metutjeshmë. Në shtator të vitit 1973 regjistrohet në Gjimnazin “Vëllezërit Frashëri” në Deçan, në Drejtimin Shkencori-Natyrorë.

Dituria dhe hapsira studiuese tani ishin krijuar si horizont në jetën e Rrustemit. Keshtu më 25 janar 1978, e përfundon Gjimnazin.

I etur për dituri, Rrustemi në vjeshtën e vitit 1978, vazhdoi rrugëtimin e mëtutjeshmë duke u regjistruar në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës.

Jeta studentore për të riun isniqas ishin vitët e kthesës së madhe në rrugëtimin e tij.

Rrustemi, më interes të vaçant i ndjekte ligjeratat. Kohën e kalonte dukë studijuar, por edhe duke biseduar më shokët e tij. Rrustemi e studionte Drejtesinë, dhe kjo pati ndikum që në jetë të vepronte i drejtë, çka ndikim patën Ligjeratat e profesorëve të Rrustemit siç ishin prof.dr.Bardhyl Qaushi, prof.dr.Esat Stavileci, prof.dr.Gazmen Zajmi etj.

Rrustemi si Student i Drejtesisë ishte në ballë të Demostratave të cilat shpërthyen në vitin 1981. Në Demostratat e muajit Mars, ai ishte krah për krahë më shokët e tij tek Menza e Studentëve.

Po ashtu edhe në Demostratat e Prillit të vitit 1981, Rrustemi bashkë më shokë ishtë në ballë të Demostratave në Qendër të Prishtinës, ku u konfrontuan më policinë jugosllave. Më këtë rast Rrustemi arrestohët dhe më ndihëm e tre policëve kosovarë arratisët nga paraburgimi.

Demostratate e vitëve ’80, kishin ndikuar në jetnë dhe vëprimtarinë e Rrustemit. Ishin ato Demostrata të cilat ndikuan që ai më përkushtim dhe vendosmeri ti sherbei atdheut.

Aktiviteti i Rrustemit i’u kishte renë në sy puntorëve të sigurimit, dhe shpeshherë ishte nën përcjelljën e tyre.

Më 1983, Rrustemi kyqët në Shoqërin Kultruoro-Artistike “Mehemt Riza” në Isniq.

Fillimisht Rrsutemi, në SHKA “Mehmet Riza”, është angazhura si organizatorë, që do të ndihmontë përgaditjën dhe organizimin e koncertëve dhe shfaqjëve teatrore. Ai po ashtu ishte edhe Anëtar i Kryesisë së SHKA “Mehemt Riza” dhe Kryetar i Rinisë së fshatit Isniq.

Në rrafshin artistik, Rrustemi për herë të parë është angazhuar në shfaqjën “Beselamë pse po më flijojnë”, në regji të artistit të mirënjohur Skender Tafaj.

Po ashtu në nderkohë është angashuar edhe në “Pirgu i Lartë” të autorit Teki Dervishi, po ashtu në regji të Skender Tafaj. Po ashtu shfaqje tjeter ku Rrustemi ka qene i angashuar ishte edhe shfaqja “Fosilet” të Azem Shkrelit.

Ndërsa për shfaqjët e trupës teatrale të Shoqërisë Kulturo-Artistikë “Meshmet Riza” nga Isniqi në sezonin 1982/1983, Enver Pajazitaj, bashkëkohanik i Rrustemit kujton : “Në njëren nga dramat kishte rol pa tekst, ishte një ushtar i popullit miëpo qëndrimi i tij ushtarak, caktimi në këtë rol e beri të ndihët mire dhe ta realizoj ashtu si duhej bërë. Ky rol i dha mundësin ta shprëhet ndjenjën e mbrendshmë shpirtërore dhe mëndjës, të shprehët deshirën që një ditë do të behët ushtar i popullit dhe ashtu ndoshi.”.

Më 16 nentor 1984 Rrustemi, Diplomoi në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës, dhe mori titullin Jurist i Diplomuar.

Pasi Diplomoi për Drejtësi, Rrustemit i’u desht të shkoi në Sherbimin Ushtarak, ku aty ka fundi i viti 1984, ai së bashku më shokun dhe bashkëvendasin e tij Agim Kukleci shkuan në Sherbim Ushtarak në Strumnic të Maqedonisë.

Gjatë Sherbimit Ushtarak që të dytë, Rrustemi dhe Agimi, u maltretuan dhe u keqtrajtuan nga ana e oficerëve jugosllav. Por Rrustemi dhe Agimi, gjetë një përkrahje nga oficeri nga Kosova Rrustem Tetaj dhe Avdulla Balaj

Aty ka fillimi i vitit 1986, Rrustemi sëbashku më Agimin, e kryen Sherbimin Ushtarak, dhe u kthyen në vendlindjën e tyrë në Isniq.

Keshtu më 16 dhjetor 1986, Rrustemi u pranua si Praktikan në Gjykatën Komunal të Deçanit.
Pasi punoi 1 vitë e 3 muaj, në Gjykatën Komunal të Deçanit, ai praktikën e përfundon më 15 mars 1986.

Rrustemi për disa muaj mbeti në shtëpi, duke mos gjetur vend të punës. Por më 17 tetor 1988, më ndihmën e Salih Çekajt, Rrustemi filloi punën si Gjyqtarë në Gjykatën për Kundërvajtje në Deçan.

Suspendimi i Autonomisë së Kosovës nga ana e Serbisë më 1989, ngriti ndenjën nacionale të Shqiptarëve të Kosovës. Populli i Kosovës u ngrit në Demostrata të mëdha.




Në Demostrata e 28 marsit të vitit 1989, Rrustemi ishnë në ballë të popullit në Qendër të Deçanit. Por kjo të ishtë shumë e hidhur për Rrustemin, pasi që në Demostratën në fjalë u vra nga ana e policisë serbë, shoku dhe miku i pandashëm i Rrustemit, Agim Kukleci.

Formimi i Lidhjës Demokratike të Kosovës, pati jehonë të madhë ndër Shqiptarët. Më të shtrirjën e aktivitetit të LDK-së në Deçan, edhe Rrustemi ju bashkangjitë kësaj Levizjë gjithë popullore.

2 korriku dhe 7 shtatori i vitit 1990, patën ndikim shumë të madhë në veprimtarin e Rrustemit. Rrustemi e kishte kuptuar së Populli i Kosovës, duhët të bëntë shumë punë për të fituar Lirinë dhe Pavarsinë nga Serbia.

Që nga muaji maj kur u themelua Shoqata e Pavarur e Juristëve të kosovës Dega në Deçan, Rrustemi ishte Anetar i Kryesisë së Degës.

Pas përfundimit më sukses të dy Mbledhjeve të mbajtura në Shkollën Fillorë në Carrabreg, Rrustemi ishte caktuar si nikoqir i takimit të radhës. Pas konsultimeve në Degë, u vendos që të Thirrej Mbledhja e Isniqit.

Për organizimin e terenit për mbajtjën e mbledhjës në Isniqi, Rrustemi ka bashkëpunuar më koleget Ismet Kukleci, Zekë Sinanaj dhe Haxhi Sinanaj.
Më 10 tetor 1990, rreth orës 15:00, në Lokalët e Shkollës Fillore “Liria” në Isniq, i hapi punimët Mbledhja Historike e Isniqit.

Mbledhja e Isniqit u thirrë më iniciativën e Salih Çekaj në bashkëpunim edhe më Rrustem Bruqin si vendas dhe Isat Mushkolaj.

Në Mbledhje kan marë pjesë rreth 45 juristë nga Komuna e Deçanit më rrethinë.

Pas shumë diskutimësh në Mbledhjë, u vendos që të formohej Grupi i Jursitëve për të hartuar Statutin e Komunës së Deçanit sipas Kushtetutës së Republikës së Kosovës të Miratura në Kaçanik më 7 shtator 1990.

Në mesin e pesë juristëve të cilët përbenin Grupin për Hartimin e Statutit të Komunës ishte edhe Rrustem Bruqi.

Punëtorët e sigurimit serb, i’u kishin renë në gjurmë Grupit të Jurisëtve. Pas shumë hulumtimeve arrestohët një pjesë e grupit. Rrustem Bruqi, u arrestua më 8 nëntor 1990, dhe u lirua nga ana e hetuesisë në mungesë të provave.

Më 26 gusht 1991, më vendim të posaqëm nga Kolegji Krahinor për Kundërvajtje, 01.nr.212/91, Rrustem Bruqi largohet nga puna.

Më këtë rast do të japim një fragment nga Dokumenti i Lartë përmendur :

“Rrustem Bruqi, gjyqtar i Organit komunal për kundervajtje në Deçan, përkohësisht largohet nga detyra e Organit Komunal për Kundervajtje në Deçan, duke filluar prej 26.08.1991.

Perkohesisht largohet nga detyra Rrustem Bruqi, Gjyqtar i Organit Komunal për Kundervajtje ne Deçan, dhe zgjate deri te nxjerrja e vendimit defeinitiv sipas procedures se inicuar për zhgarkimin e tij.”.

Më tu largua nga puna ai në fillim të vitit 1992, vepro në Kryesin e LDK-së dega në Deçan, si dhe në Këshillin për Pajtimin e Gjaqeve.

Situata në Kosovë ishtë shumë e rendë, Rrustemi nuk e ndalte veprimtarin në sherbim të ç’ështjës Kombëtare.

Gjurmëve të tij i’u kishin venë Puntorët e Sigurimit. Keshtu duke e analizuar situatën në Kosovë, në bashkëveprim më shokët dhe familjën e tij, Rrustemi në vitin 1994 mërre rrugën e mergimit, i bindru së një ditë do të kthehët prapë në Kosovë.

Rrustemi së bashku më gruan dhe femijët vendoset në qytetin e Kronach-të në Gjermani Atje fillon aktivitetin e tij politik në shrebim të ç’ështjës së Kosovës.

Në Gjeramni Rrustemi takohet më shokun e idelati Salih Çekaj.

Rrustemi së bashku më Salihun, në mergim organizuan dhe sensebilizuan diasporen shqiptare për situaten në Kosovë.

Po ashtu Rrustemi ishtë njëri nga themeluesit dhe aktivistët e Shoqatës Humanitare “Agim Kukleci”, e cila veprontë në botën perëndimore në Mergatën Shqipatre.

Fund vitët ’90 të shekullit XX, ishin vitet e ktheses së madhe në Kosovë. Rrustemi, tani më e kishte kuptuar së Lufat në Kosovë ishte e pa shmangshme.

Fillimi i Luftës së Ushtrisë Çlirimtarë të Kosovës (UÇK), më 1998, Rrustem Bruqin e gjeti të përgaditur moralisht dhe kombetarisht.

Keshtu më 8 qershor 1998, Rrustemi e leshoi Gjermanin, dukë e lenë familjën, u nisë për Kosovë, për t’ju bashkangjitur vëllezrëve dhe motrave të UÇK-së.

Më 11 qershor 1998, pas katër vitëve largë Kosovës Rrustemi kalon kufirin Shqipëri-Kosovë. Pas rrugëtimit dy ditësh, më 13 qershor 1998, Rrustemi së bashku më shokët e tij, arrin në vendlindjën e tij në Isniq.

Rrustem Bruqi, në Luftën e UÇK-së, sherbeu në Brigadën 134 në Zonën Operative të Rrafshit të Dugagjinit.

Në Komandën e Brigadës 134, Rrustemi operonte në Komandën për Moral.

Më 6 korrik 1998, forcat e shumat ushtarako-policore serbe sulmuan fshatin Logjë të Pejës.

Më sulmin ndaj Logjës lajmërohet Komanda e Brigadës 134 “Jusuf Gervalla” në Prapaqan. Komanda jep urdhër që disa Njësitë Ushtarake të shkojnë në drejtim të Logjës në ndihëm Shtabit Lokal. Në mesin e Ushtarëve Çlirimtarë që shkon në Logjë ishte edhe Rrsutem Bruqi.

I pa lekundru dhe stoik luftoi ballë për ballë më armikun serb. Rrustem, e kishte pritur këtë qast për të dhenë kontributin e tij edhe më pushkë në dorë, për Çlirimin e Kosovës.

I vendosur dhe stoik, për të i’a sjellur lirin Kosovës, duke mos u zbrapsur nga sulemt e armikut, në ora 14:30 heroikishr ra për të mos vdekur kurr në Betejn e Logjës Deshmori Rrustem (Beqir) Bruqi.

Më posht do të japim një citat nga bashkëluftetarët e tij në Betejen e Logjës : “Të gjithë kan mëndur së ai nuk është vrarë por është palgosur, pasi renia e tij ka qenë shumë e butë sikur të mos dontë ti shkaktonet dhimbjë tokës të cilën dhe edhe jetën”.

Po atë ditë në Betejën e Logjës ranë Heroikish edhe Lumni Surdulli nga Vushtrria dhe Enver Alaj nga Dranoci i Deçanit.

Varrimi i Deshmorti Rrustrem Bruqi dhe bashkëluftetarëve Lumni Surdulli dhe Enver Alaj, u bë në varrezat e Isniqit më 7 korrik 1998.

 Në varrimin e deshmorëve morën pjesë qindar bashkëvendas dhe bashkëluftetarë të orëve të para të Luftës së UÇK-së.

Rrustem Bruqi dha jetën për Lirin e Kosovës dhe ra Heroikisht për të mos vdekur kurrë. Trupi i tij prehet i qetë në varrezat e dëshmorëve në Qendër të fshatit Isniq.

Duke e nderuar jetën edhe veprën e Rrustem Bruqit, Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, Rrustem Bruqin e ka nderuar me urdhirn me të lartë të shteti “Hero i Kosovës”.

http://floripress.blogspot.com/2013/09/ekskluzive-si-u-fitua-beteja-e-loxhes.html

 

Fundi i manipulimit për një betejë t ë madhe 

RRUSTEM BRUQI - DËSHMORI I LIRISË, GJAKU I TË CILIT I BËN DRITË KOSOVËS

http://www.shkoder.net/fjala/2003/noroshi2.htm

KRONIKA E USHTARIT TË LIRISË

http://www.trepca.net/2003/0503/030507-kronika.ushtarit.te.lirise-rrustem.bruqi.htm

Manaj: Rrustem Bruqi, njeri i idealeve
http://www.kosovapress.com/sq/arkiva/manaj-rrustem-bruqi-njeri-i-idealeve-76933/?old=1

A është duke u respektuar nga mjekët Kosovar Betimi i Hipokratit?

Betimi i Hipokratit

Në зastin kur po hy në radhët e anëtarëve të profesionit mjekësor premtoj solemnisht se jetën time do ta vë në shërbim të humanitetit. Ndaj mësuesve do ta ruaj mirënjohjen dhe respektin e duhur. Profesionin tim do ta ushtroj me ndërgjegje e me dinjitet. Shëndeti i pacientit tim do të jetë brenga ime më e madhe. Do t’i respektoj e do t’i ruaj fshehtësitë e atij që do të më rrëfehet. Do ta ruaj me të gjitha forcat e mia nderin e traditës fisnike të profesionit të mjekësisë. Kolegët e mi do t’i konsideroj si vëllezër të mi. Në ushtrimin e profesionit ndaj të sëmurit tek unë nuk do të ndikojë përkatësia e besimit, e nacionalitetit, e racës, e politikës, apo përkatësia klasore. Që nga fillimi do ta ruaj jetën e njeriut në mënyrë apsolute. As në kushtet e kërcënimit nuk do të lejoj të keqpërdoren njohuritë e mia mjekësore që do të ishin në kundërshtim me ligjet e humanitetit. Këtë premtim po e jap në mënyrë solemne e të lirë, duke u mbështetur në nderin tim personal.



The Oath of Hippocrates

Upon having conferred on me the high calling of physician and entering medical practice, I do solemnly pledge myself to consecrate my life to the service of humanity. I will give my teachers the respect and gratitude which is their due. I will practice my profession with conscience and dignity. The health of my patient will be my first consideration. I will respect the secrets which are confided in me, even after the patient has died. I will maintain by all the means in my power, the honor and the noble traditions of the medical profession. My colleagues will be my brothers. I will not permit considerations of religion, nationality, race, party politics or social standing to intervene between my duty and my patient. I will maintain the utmost respect for human life from its beginning even under threat and I will not use my medical knowledge contrary to the laws of humanity. I make these promises solemnly, freely and upon my honor

Pas shkrimit të Ben Blushit, Dule mbron Anastas Janullatosin


Vangjel Dule & JanullatosPartia e Bashkimit për të Drejtat e Njeriut, në një deklaratë për median, doli në mbrojtje të kreut të Kishës Autoqefale Ortodokse, Anastas Janullatos, duke kundërshtuar qëndrimin e mbajtur së fundmi nga deputeti i PS-së, Ben Blushi. “Shprehim edhe njëherë qëndrimin tonë konstant se këto çështje janë të një natyre shumë serioze, të ndjeshme dhe delikate dhe të gjithë e kemi për detyrë t’i trajtojmë si të tilla. Në mënyrë të veçantë për sa i përket gjuhës adhuruese në jetën liturgjike të Kishës Ortodokse, të drejtat dhe detyrimet janë përcaktuar qartë në statutin e KOASH i cili është i njohur edhe nga shteti. Në këtë statut sikurse edhe në Kushtetutë dhe legjislacionin e vendit, minoriteteve që përfshihen në grigjën Ortodokse, në veçanti besimtarëve nga radhët e minoritetit etnik grek, u njihet e drejta e përdorimit publik të gjuhës së tyre amtare, përfshirë edhe jetën kishtare, e drejtë kjo e sanksionuar që nga krijimi i shtetit modern shqiptar”, thuhet në deklaratën e PBDNJ-së. Sipas PBDNJ-së, këto të drejta që burojnë nga fryma dhe germa e dokumenteve përkatëse dhe praktikave ndërkombëtare, në veçanti europiane, nuk mund t’u nënshtrohen mentaliteteve të kufizimit gjeografik. “Trajtimi i çështjeve të kësaj natyre nga ana e kryepeshkopit Anastas, kanë garantuar një klimë të paprecedentë uniteti në gjirin e kishës, duke ruajtur konfigurimin e saj kompleks dhe respektuar njëherësh përkatësinë nacionale dhe veçoritë gjuhësore të besimtarëve të saj. E kundërta do të kishte për pasojë përçarjen dhe instalimin e rrymave kishtare, të cilat do të prishnin përfundimisht koherencën e saj. Shërbimi më i mirë që mund t’i bëjmë simbiozës harmonike ndërfetare është respektimi i pavarësisë së komuniteteve fetare, siç ajo sanksionohet në Kushtetutë”, thuhet më tej në deklaratë.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...