Ky libër i katërt i mistereve të Jason Goodwin që përfshijnë personazhin aq tipik, detektivin Jashim, e shpie lexuesin sërish në botën përrallore dhe ekzotike të Perandorisë Osmane të shekullit të 19-të. Ashtu si te Pema e Jeniçerëve, libri fitues i çmimit Edgar Allan Poe, Goodwin na sjell të gjallë botën bizantine nëpërmjet përshkrimeve plot jetë, hollësirave mbresëlënëse dhe një konteksti të qartë historik. Në librin “Syri i Keq”, ai shpalos dramën dhe bukurinë e Stambollit, një qytet ku gjeografia dhe kultura janë ndërthurur duke e bërë një nga vendet më magjepsëse të botës.
Agjencioni floripress.blogspot.com
2015/05/03
Jason Goodwin - Syri i keq
Ky libër i katërt i mistereve të Jason Goodwin që përfshijnë personazhin aq tipik, detektivin Jashim, e shpie lexuesin sërish në botën përrallore dhe ekzotike të Perandorisë Osmane të shekullit të 19-të. Ashtu si te Pema e Jeniçerëve, libri fitues i çmimit Edgar Allan Poe, Goodwin na sjell të gjallë botën bizantine nëpërmjet përshkrimeve plot jetë, hollësirave mbresëlënëse dhe një konteksti të qartë historik. Në librin “Syri i Keq”, ai shpalos dramën dhe bukurinë e Stambollit, një qytet ku gjeografia dhe kultura janë ndërthurur duke e bërë një nga vendet më magjepsëse të botës.
Monika Stafa - Një ditë si Sofia
I rashë me forcë drurit të vjetër, të lashtë, aq sa dukej si kishte mbirë aty që kur kishte qenë fidan. Nga brenda doli një burrë mbi të 50-tat. A mund të flasim bashkë, ju lutem? Nuk prita të merrja pëlqimin dhe vijova: Si është puna e aeroportit? A ma shpjegoni me detaje? Unë jam – për pak desh më doli “Sofia” – e katit të dytë, që do të udhëtoj nesër në ora 4, ja, e shoh, e keni të shenjuar aty në bllok. Ju lutem shiheni. Burri përballë meje thoshte vetëm Yes, pas çdo fjale që dëgjonte dhe s’nxirrte asnjë zë më shumë. Shpjegimet e mia po me nervozonin dhe mua vetë, s’po dukeshin aspak të vlefshme në bisedë me një tip si ky, që edhe ishte recepsionist, edhe s’dinte asnjë fjalë anglisht. Ndërsa po lëvizte ngadalë diçka në kompjuterin e tij, valë mendimesh të çrregullta më përplaseshin në krye. Një skuqje përvëluese ndieja që më kishte pushtuar fytyrën dhe nervat po më tendoseshin akoma më shumë nga ngathtësia e burrit në shërbim. A ka mundësi të më ndihmoni më shpejt, i thashë, me një zë lutës. Ai ktheu kokën qetësisht nga unë dhe s’i ndryshoi asnjë nerv, asnjë qerpik s’i lëvizi. Ky ose s’kupton, mendova, ose është nga ata tipat që të çmendin me indiferencën e tyre të qëllimshme.
Nga novela “Një ditë si Sofia”.
Veton Surroi - Miliarderi
“Miliarderi” është romani i quajtuar nga kritika letrare si një histori rrënqethëse.
Publicisti Veton Surroi i rikthehet sërish letërsisë, më i pranishëm se kurrë. Një rrëfim plot humor e ironi. Një nga veprat letrare më serioze të Surroit, por edhe të letërsisë shqiptare të viteve të fundit.
Mbi autorin
Veton Surroi (1961) është gazetar, aktivist i shoqërisë civile dhe politikan. Ka themeluar revistën “Koha” më 1990, e cila në 1997 u transformua në gazetën e parë të pavarur të përditshme në Kosovë “Koha ditore”. Më vonë themeloi edhe stacionin televiziv KTV.
Si anëtar i delegacionit të Kosovës më 1999, ka qenë nënshkrues i Marrëveshjes së Rambouillet, e cila solli çlirimin e Kosovës. Më 2005 – 2008 ka qenë anëtar i udhëheqjes së delegacionit të Kosovës në negociatat e Vjenës për pavarësinë e Kosovës. Ka botuar librat “Fluturimi i fundit i Azem Berishës për në Kështjellë” dhe “Libri i fluturave”. Ky është romani i tij i parë.
Njeriu që i shpëtoi jetën Duçes
Me këtë roman, Roberto Ciai paraqet me qartësi vitet e ethshme dhe jo të qeta që nga shkëlqimi i përfaqtë i regjimit fashist të viteve tridhjetë të shpien te vorbulla e luftës dhe e shkatërrimit të fundit. Një mozaik i pasur me personazhe historike dhe të trilluara në letër ndizet me një dritë jashtëzakonisht të fortë, disa gjallërohen nga një mister i kobshëm apo nga njëfarë furie shkatërrimtare, kurse të tjerë të zotëruar nga demoni që pikon melankoli, kurajë apo thjesht një nevojë ulëritëse për hakmarrje.
Por ky roman di të ndërthurë në mënyrë të pashoqe ngjarjet e burrave dhe grave në luftë me veten e tyre më parë sesa me botën, aq sa mundimi angështues i konflikteve të tyre forcohet në mënyrë të mrekullueshme me tablonë më të gjerë të luftës që po shkatërron Mesdheun. Falë një rindërtimi historik të kryer me aftësi mjeshtërore, të vëmendshëm ndaj hollësive, madje edhe ndaj ngjyrimeve të veçanta, magjia e pamohueshme e këtij romani e tërheq lexuesin, përmes kthesave të ngjarjeve të mëdha, në fatin magnetik të secilit personazh….
Portreti i Belinit: Misteret e eunukut Jashim
Në librin “Portreti i Belinit”, Goodwin dhe detektivi Jashim shpalosin aftësitë e tyre më të mira. Nëse doni vërtet të merrni arratinë nga kjo botë e sotme, e ftohtë dhe e mërzitshme, ky është libri që ju çon në një tjetër botë. Aq sa është një roman letrar dhe trillim historik, aq edhe një mister. Hetimi i shpie këta detektivë mendjemprehtë, guximtarë dhe tërheqës, në Venecia, ku lexuesit fatlumë përjetojnë një periudhë të magjishme të historisë së Venecias.
Një panoramë e mrekullueshme, zbavitëse dhe një përshkrim i saktë historik i Republikës së Venecias… Me një rrëfim të gjallë, Goodwin na sjell ndërmend Stambollin e përfshirë në valën e ndryshimeve.
Po aq i koklavitur dhe i mistershëm sa edhe rrugët ujore të Venecias. Të mbetet në mendje…
Lexuesit e rregullt të librave të Goodwin nuk do të zhgënjehen dhe lexues të rinj do ta gjejnë veten edhe mes rreshtave të veprave të hershme të Goodwin.
Pema e jeniçerëve
Pema e jeniçerëve, një nga romanët më të bukur historik të shkruar vitet e fundit, nga historiani dhe shkrimtari i njohur anglez Jason Goodwin, tashmë mund të lexohet edhe në shqip nga shtëpia botuese Saras, nën përkthimin e Fari Laçkës.
Category: Romane.Product ID: 796
Product Description
Pema e jeniçerëve, një nga romanët më të bukur historik të shkruar vitet e fundit, nga historiani dhe shkrimtari i njohur anglez Jason Goodwin, tashmë mund të lexohet edhe në shqip nga shtëpia botuese Saras, nën përkthimin e Fari Laçkës. Nëpërmjet ngjarjeve të vendosura në Stambollin e viteve ‘1800, libri Pema e jeniçerëve ofron një panoramë nga afër të botës ekzotike të Perandorisë Osmane të vonë. Atmosfera në Perandori shfaqet plot me konflikte dhe luhatje ndërmjet dëshirës për të ringjallur traditat që po humbasin dhe forcave për ndryshim që kërkojnë të revolucionarizojnë perandorinë dhe ta vënë atë përkrah me fuqitë moderne të Europës së asaj kohe. Libri nuk është vetëm një përshkrim i ndier për Stambollin apo Perandorinë Otomane. Libri është dhe një rrëfim për historinë tjetër të Shqipërisë. Asaj historie që ne e gjejmë në rreshta librash qofshin ata dhe letrarë, si në rastin e këtij libri. Në rrugëtimin e tij historik, Goodwin na njeh me shumë personazhe shqiptare që i takoi në Stambollin e atyre viteve, mes të cilëve dhe një personazh të njohur, siç ishte Ali Pashë Tepelena. Libri është një dëshmi për rolin që kanë pasur shqiptarët në zhvillimin e Perandorisë Osmane, duke i përshkruar ata si njerëz me karakter të fortë e të aftë për të t’ia dalë çdo situate. “Një shqiptar nuk e ka problem luftën”, thotë ai. Dhe pse një libër letrar, në të sqarohen shumë raporte historike. “Është e pamundur të shmangesh nga ndikimi që historia ka te ty dhe në momentin kur je duke bërë një rrëfim letrar”, shprehet Goodwin. Teksa është përpjekur të rindërtojë Stambollin e pas viteve 1800, ai ka hyrë në filozofinë që mbajti gjallë një nga perandoritë më të mëdha në Ballkan e më gjerë, duke kuptuar mirë, rregullat e pashkruara që ende janë të forta sot në funksionimin e një shteti. Pema e jeniçerëve është një leksion i madh historie, një lexim i kujdesshëm i të cilit të bën të kuptosh raportet me të tashmen.
Në vitin 2007, libri Pema e jeniçerëve është nderuar me çmimin Edgarpër novelën më të mirë të vitit dhe është përkthyer në mbi 40 gjuhë. Jason Goodwin e ka bazuar librin mbi historinë e një detektivi, Jashimit, i cili do të bëhet protagonisti që do ta frymëzojë dhe për tri novela të tjera që do të vijnë për lexuesin sërish nga shtëpia botuese Saras, Guri i Gjarprit, Karta Belini dhe Syri i keq. Seritë portretizojnë Jashimin, një eunuk në rolin e detektivit, i cili njeh shumë mirë kulturën osmane dhe atë perëndimore, gëzon besimin e sulltanit dhe zyrtarëve të lartë dhe më shumë i pëlqen të jetojë në një banesë modeste jashtë pallatit madhështor. Gjithë historia e Pemës së jeniçerëve bazohet në një ngjarje të vërtetë. Në qershor të vitit 1826, sulltani Mahmud II shpërbën dhe vret mijëra prej trupave jeniçere që dikur kishin qenë elita e forcave ushtarake të Perandorisë Osmane, por që me kalimin e kohës ishin kthyer në elementë turbullues dhe kishin dalë jashtë kontrollit të sulltanit. Dhjetë vjet më vonë, trupat e reja të modernizuara sipas modelit perëndimor, të cilat zëvendësuan jeniçerët, duhet të paraqesin para njerëzve disa manovra dhe taktika ushtarake gjatë një parade. Dhjetë ditë para kësaj ngjarjeje, katër nga oficerët zhduken. Njeri prej tyre gjendet i vdekur. Kryekomandanti ia beson detyrën për të zgjidhur këtë mister Jashimit. Ndërkohë vritet konkubina e re e sulltanit dhe vidhen edhe xhevahiret e nënës së tij. Jashimi duhet të hetojë tri raste të ndryshme në të njëjtën kohë. Për shkak të këtij misioni, këmba e Jashimit shkel në vende të ndryshme si: ambasada, xhami dhe nëpër rrugët e rrugicat e Stambollit. Për të zgjedhur këto vrasje, Jashimi kërkon ndihmën e ambasadorit polak dhe gruas së ambasadorit rus. Ai zbulon se rastet kanë lidhje me njëri–tjetrin dhe përfshijnë jo vetëm intrigën për hakmarrje nga ana e jeniçerëve të mbetur gjallë dhe të fshehur diku, por edhe luftën për pushtet midis eunukëve të pallatit dhe orvatjet pa fund të ushtarakëve për demokratizimin e jetës, shoqërisë dhe vendit.
Në fund, krejt ndryshe nga sa pritej, Jashimi ia del mbanë të parandalojë disa konspiracione me sukses.
Rrëfimi që Goodwin i bën kësaj historie është i jashtëzakonshëm. Stambolli i shekullit XIX shfaqet nga njëra fletë tek tjetra e librit, e duket sikur vetë Goodwin e shpie lexuesin nëpër qytet, ndërkohë që përshkrimet e tij mbi qytetin të ofrojnë një kënaqësi të pafund. E gjitha kjo e kombinuar me një protagonist, të cilit rrethanat e vështira i japin mundësinë që me mendjemprehtësi të zhbirojë natyrën komplekse të pushtetit dhe seksualitetit dhe në mënyrë të pashmangshme detektivi osman i Goodwin del ngadhënjimtar. Më shumë se një mister historik dhe ekzotik, ky libër lexohet si letërsi dhe përjetohet si një thriller. Por ajo çfarë e bën Pemën e jeniçerëve të jetë një libër i cili lexohet me një frymë është dhe mënyra sesi Goodwin shkruan. Vetë ai tregon në një intervistë se është dashuruar me Stambollin, që kur nisi të studionte histori në Kembrixh. Stambolli nuk është vetëm qyteti i pamjeve të bukura historike, por dhe qyteti ku mund të kuptosh më mirë forcën e pushtetit. Jason Goodwin ka lindur në vitin 1964 dhe është shkrimtar e historian britanik. Ai ka studiuar histori bizantine në Universitetin e Kembrixhit. Pas suksesit me librin Kopshtet e Barutit, ose Kohë për një çaj: Udhëtime në Kinë dhe Indi në kërkim të çaji, bëri një udhëtim nga Polonia në Stamboll të Turqisë. Me rrëfimin e tij mbi këtë udhëtim i titulluar Më këmbë deri në Bririn e Artë, në vitin 1993, mori çmimin John Llewellyn Rhys/Mail on Sunday. Më pas shkroi Zotat e horizonteve: Një histori e Perandorisë Osmane. Më vonë u bë i njohur si autori i serive misterioze duke filluar me librin Pema e jeniçerëve. Ngjarjet e novelës tjetër me personazh eunukun Jashim, Karta Belini, zhvillohen në Venecia. Novela e titulluar Syri i heq, me epiqendër haremin e sulltanit, doli në pranverë të vitit 2011 dhe një tjetër aventurë në Stamboll e titulluar Lexuesi latin, pritet të publikohet në vitin 2013.
Ali Pashë Tepelena, krime famëkeqe
I shkruar gati 40 vjet pas vdekjes së Ali Pashë Tepelenës, prej një prej personazheve më të njohura të letrave franceze, një shkrimtar sallonesh do ta quaja Aleksandër Dumas, “Ali Pasha, krime famëkeqe” është konsideruar nga historianët, si një nga biografitë më të mira kushtuar kësaj figure kaq kontroverse të historisë sonë.
Me stilin e një shkrimtari që di të eksplorojë thellë personazhin Dumas sjell një portret të njeriut që arriti të depërtonte në zemër të Perandorisë Otomane, dhe të kryesonte dhe Janinën…
Libri i Dumas është një libër i njohur prej vitesh për lexuesin e huaj. Ai ka qenë një manual referimi për çdo studiues të huaj jo vetëm për të mësuar për Ali Pashë Tepelenën, por dhe për periudhën e Perandorisë Otomane të fillimshekullit XIX, ku Ali Pasha ka pasur një rol të spikatur.
Ky libër është një dhuratë për lexuesin, pasi lexohet shumë lehtë për vetë stilin e Dumas, por ka brenda pasazhe të vërteta të historisë dhe historinë e një njeriu që e ka bërë Shqipërinë pjesë të bibliotekave të botës dhe personazheve të famshme kulturore dhe kur ajo ishte e izoluar, përmes jetës së tij.
Forma kronologjike e shtjellimit të historisë së Ali Pashë Tepelenës krijon mundësinë e ndjekjes funksionale, në ngjashmëri me një kronikë monografike. Që në krye, libri të bën të vetëdijshëm se kemi në dorë një nga historitë më të besueshme për Ali Pashën e Janinës, të zhveshur nga glorifikimet dhe sidomos stisjet për ta hijeshuar me petkun e atdhetarit të kombit shqiptar. Vetëm nga krijimtaria e një gjeniu si A. Dumas, figura e tij merr vlerat e vërteta dhe shndërrohet në një shikim real të stofit që e vesh atë. I venitur apo jo, arrijmë ta kuptojmë Ali Pashain dhe ta vlerësojmë veprimtarinë e tij më me qartësi”, tha Peçi. Sipas tij vetëm kur lexon librin kupton një gjë të sigurt: lënda nga vjen shtjellimi, burimi i informacionit, referimet e bashkëkohorëve të Ali Tepelenës dhe kujtimet e shkruara që vijnë nga një varg bashkëkohësish, nga ambasadori përfaqësues pranë Pashait, Pukëvijit, Lord Bajronit, Felicien Mallefille, Hughes dhe Uilliam Plomer, janë të mjafta për ta pranuar si titullin ashtu dhe jetëshkrimin, si më të saktin për jetën e tij.
Subscribe to:
Comments (Atom)
Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar
Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
Akademik Prof. Kujtim Mateli Pak histori derisa nisa t ë shkruaj librin “E vërteta për Dodonën dhe Epirin” (Pjesa e parë e para...
-
Search inside image Shkruan Akademik prof.dr.Flori Bruqi, PHD Search inside image Pak biografi për t’mos ju ardhtë mërzi…. Search inside ...
-
Kërko brenda në imazh Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme Haki Taha, u lind n...
-
Shkruan Akademik Flori Bruqi, PHD. Në historinë e popujve të Evropës, vështirë se mund të gjendet ndonjë popull që...
-
"Zëra nga burime të nxehta" mbetet një libër i veçantë i shkrimtarit Sabri Godo . Ai vjen për të dëshmuar se ka autorë dhe vepr...
-
Organizatorët e protestave antiqeveritare në Serbi kërkuan nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, që të paraqesë planin e tij për Kosovën ...
-
Shkruan Akademik Prof. Dr. Flori Bruqi, PHD AAAS. Në Arkivin Qendror të Shtetit, Tiranë, në Fondin 144 – Koleksioni i hartav...
-
Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...
-
Kush është Koço Kokëdhima ? Koço Kokëdhima nga Qeparoi i Himarës është njëri ndër biznesmenët më të pasur dhe të suksesshëm në...