Agjencioni floripress.blogspot.com

2015/05/30

GRUEVSKI EMËRON HEROJ DHE TËRHEQ PËR HUNDE SHQIPTARËT

Image result for rexhep shahu
REXHEP SHAHU


Para disa vitesh kryeministri maqedonas Gruevski pati ardhë për vizitë në Tiranë. Gjatë asaj vizite ai u qëllua me vezë nga një individ. Ky gjest u konsiderua skandal diplomatik. Shteti i Shqipërisë e kapi “atentatorin” që qëlloi me vezë Gruevskin dhe ai “atentator”, i porositur, u dënua me burgim, por jo të gjatë.

Image result for karikature grujevski
Kur shkoi Gruevski në Shkup e tori gjatë këtë atentat me vezë ndaj tij. E thirrën ambasadorin e Shqipërisë dhe e bënë rezil për këtë incident diplomatik.Image result for karikature grujevski
Ambasadori i Shqipërisë duke kërkue falje, u tha maqedonasve se e kemi kapë dhe dënuar atentatorin që qëlloi me vezë Gruevskin. Por shamata vazhdoi të nxirrte flakë.
Image result for karikature grujevski
Sapo doli nga burgu “atentatori” që qëlloi me vezë Gruevskin, ai u prit me madhështi në Shkup nga Gruevski. U prit si hero. Gruevski e priti me tapet të kuq “atentatorin” e tij. Dhe e “fali”. Dhe tha se unë i fali shqiparët edhe kur bëjnë atentate ndaj meje, si ky me vezë.
Image result for karikature grujevski
Të kishte qenë atentat me plumb hekuri dhe ta kishte dërguar në atë botë Gruevskin, nuk e di a do ta kishte falë ai pastaj atentatorin e tij. Nuk e di.
Image result for karikatura te edi rames
Doli se Gruevski e kishte porositë vetë këtë atentator ta qëllonte me vezë në Tiranë. Ndryshe s’kishte pse ta thërriste në Shkup dhe ta priste si hero.
Image result for karikature grujevski
Shteti i Shqipërisë e hëngri. Shërbimet sekrete të Shqipërisë e hëngrën sapunin për djathë.


Image result for karikatura te edi rames

Diplomacia në Shqipëri futi kokën në rërë ose vuri syze saldatori që të mos vërbohej nga shkëlqimi e xixat e spektaklit që shfaqi Gruevski ku ishte vetë skenarist, regjizor e aktor përfekt i shfaqjes së tij. Këtë “atentatorin” e Gruevskit ma kujtoi miku im Izet Duraku.


Image result for karikature grujevski


Gruevski krijoi një hero në Tiranë. Shqiptarët e duartrokitën heroin që kishte emëruar si të tillë Gruevski. Kështu Gruevski ua futi gishtat në hundë shqiptarëve dhe i tërhoqi zvarrë.

Image result for karikatura te edi rames

Kjo histori si shaka vazhdon të përsëritet e të luhet mrekullisht prej Gruevskit. Ai shpik dhe emëron heroj nga radhët e shqiptarëve sa herë të dojë.
Image result for karikature grujevski

Sepse shqiptarët e shohin si të madh, të zotin, të fuqishëm, të pamposhtur Gruevskin dhe veten e shohin të vegjël, inferiorë, të pa dijshëm, të pazotët, dhe i binë në gjunj, i servilosen, knaqen me kockat që u jep Gruevski shqiptarëve që t’i lëpijnë.

Image result for ali ahmeti dhe menduh thaci

Knaqen shqiptarët kudo ku janë. Knaqen shqiptarët në Tiranë, në Prishtinë, në Tetovë e kudo.

Image result for karikature grujevski


Edhe kur i dëbon shqiptarët nga Shkupi, edhe kur nuk i lejon shqiptarët të ngrenë selitë e partive shqiptare në Shkup, ata knaqen që i lejon t’i ngrenë selitë e partive nëpër katundet e Maqedonisë.


Image result for karikatura te edi rames
 Pa fye askënd, por çdo qytet në Maqedoni, Shqipëri a Kosovë, është katund para Shkupit, Tiranës e Prishtinës.


Gruevski me shërbimet e tij sekrete është para të gjithëve, luan me të gjithë, i sjell vërdallë të gjithë dhe të gjithë bien në rrjetin e tij, të gjithë luajnë lojën e tij, si në Tiranë si në Prishtinë.

Image result for ali ahmeti dhe menduh thaci


 E pamë se sa shëmtueshëm dikush në Prishtinë u bë zëdhënës i Gruevskit dhe shërbimeve të tij sekrete.
Image result for karikature grujevski
A udhëhiqet Gruevski nga Serbia? Jo! Gruevski e do natyrisht Serbinë që t’ia mbajë shpinën të ngrohtë, t’i ofrojë siguri, por ai e do Maqedoninë për veten e tij, e do pushtetin për veten e tij.

Image result for ali ahmeti dhe menduh thaci

 Ai mendon se kur jam i pari në Maqedoni, pse duhet të jem vartës e vasal i Vuçiçit në Serbi.

Image result for karikature grujevski


Sa më shumë që të mburren, të ngrefosen shqiptarët dhe liderët e tyre në Tiranë, Prishtinë e Maqedoni, aq më shumë tallet Gruevski me ta, aq më shumë ai i tërheq për kërpeshi.
Image result for ali ahmeti dhe menduh thaci


Ndaj me Gruevskin nuk është e lehtë të bësh kuvend, nuk është e lehtë t’i besosh, nuk është e mundur të mos të të bëjë hile, nuk është e mundur të mos përdorë shqiptarë kundër shqiptarëve.
Image result for karikature grujevski


Me Gruevskin, shqiptarët në Maqedoni, pa lejuar që të fusin hundët në problemet e tyre keshe patriotët dhe aventurierët e Tiranës e të Prishtinës, pa lejuar që të përziejnë kaçmakun biznesmenët e pushtetit Ali Ahmeti e Menduh Thaçi, që pushtetin e konvertojnë vetëm në para, përkulje e puthje dore maqedonasve si sërvilat më të mëdhej ndër shqiptarë, mund të bisedohet thjeshtë, më thjeshtë dhe krejt hapur, pa komplikime e stërkëmbëza.


Image result for karikature grujevski
Torta është në tavolinë. Duhet ndarë domosdo me maqedonasit.


Image result for ali ahmeti dhe menduh thaci

 Dy janë pronarë të tortës : sllavë maqedonas e shqiptarë. E kam thënë me kohë se njëri nga dy postet kryesore, kryeministri ose kryetari i kuvendit duhet të jetë i shqiptarëve. Presidenti është me shpërnda dekorata.




Në këtë logjikë duhet ndarë pushteti, pasi ngatërresat janë për pushtet e të drejta politike atje se nuk ngatërrohet askush në pjata në tavolinë e as për kurva që fluturojnë si pëllumba e s’ndalen, s’pengohen në trafikun e çoroditur e të ngarkuar politik.

Image result for karikature grujevski


Pa gjuhë shqipe, pa të drejta të garantuara, pa hise të caktuar e të mbrojtur, nuk ka bashkëjetesë shqiptaro-maqedone dhe shqiptarët duhet të kërkojnë model tjetër shteti. Nga serioziteti, këmbëngulja, qëndresa e mos lëshimi i shqiptarëve varet gjithçka. Kush na thotë ndryshe na mashtron.
Image result for ali ahmeti dhe menduh thaci


Marrëveshja e Ohrit është hartim i gjatë, tekst i stërholluar. Më thjeshtë ka më shumë vlerë. Por me mendje të ndarë, pa lëshime.


Image result for karikature grujevski
Pasi të gjenden intelektualë shqiptarë sepse nuk qeveriset kurrë asnjë shtet me partizanë, qofshin meritorë ose jo meritorë sa duhet për në kohën e luftës. Historia e Shqipërisë, Kosovës dhe vetë Maqedonisë e ka vertetuar e po e verteton përditë se nuk bëhet shtet nga partizanët e as nga komandantat e tyre, të cilët mund të kenë shkëlqyer në luftë por në paqë kanë rezultuar se u pëlqen të jenë plaçkitës e haraçistë shembullorë.

Image result for karikature grujevski


Partizanët vrasin me yrysh. Trimërinë e munguar në luftë duan ta shfaqin pas lufte me xhambazlleqe. Nuk u mjafton lavdia e luftëtarëit të lirisë, por duan hise, hisen më të madhe, në mos duan krejt atdheun ta përvetësojnë me idenë se u takon. Ata të cilëve u takon atdheu në fakt, kanë marrë nga dy metër tokë dhe prehen të knaqur.

Image result for karikature grujevski

Maqedonia nuk funksionon pa shqiptarë e sllavë maqedonas si dy këmbët e një trupi. Njëra këmbë është më e trashë, më e fuqishme, por nuk bën vetëm me një këmbë që edhe pse është më e hollë është e domosdoshme që trupi të ecë me këmbët e veta. Shqiptarët nuk janë patericë por janë këmbë. Patericë e bënë politikanët shqiptarë.



A bëhet marrëveshje me Gruevskin?

Dikush thotë se bëhet, pasi ai që din të bëjë konflkte, di të bëjë edhe paqen.

Bëhet me Gruevsk e me këdo marrëveshje.

Image result for karikature grujevski

Por me kushtin e vetëm që shqiptarët të jenë esëll, që shqiptarët të gjejnë intelektualë safi shqiptarë, intelektualë që nuk vuajnë për fresk, për lavde, për pasuri, për merita, pasi duhet të gjejmë shqiptarë që janë meritorë dhe nuk kanë nevojë të pompohen nga turmat e militantët, duhet të gjejmë shqiptarë që flasin sakllam shqip e jo shqiptarë të shpikur si të tillë sipas oreksit e deshirave të Gruevskit e të maqedonasve që jetojnë me histori të shpikur.

Image result for ali ahmeti dhe menduh thaci

Tërmetet që tronditën Rilindjen e Edi Ramës

Image result for andon dede

nga Andon Dede, Nju York

Shija e keqe e një skandali

Me afrimin e, më pas, fillimin e fushatës elektorale u duk sikur poterja mbarëkombëtare Doshi-Frroku-gejt u shua e u la në harresë, por nuk është ashtu. Pasojat e saj janë tepër të ndjeshme edhe as që kanë për t’u shuar ndonjëherë.

Me atë që bëri, Tom Doshi, as më shumë e as më pak, realizoi atë që paralajmëroi: tronditi me themel jo vetëm të ashtuquajturën “Rilindje” të Ramës por dhe gjithë koalicionin e majtë në pushtet, tronditje kjo që krijoi të çara jo vetëm përsa i përket qeverisjes aktuale por dhe propagandës marramendëse të Ramës e shpurës së tij politike e mediatike, për “fitoren plebishitare apo dërrmuese” të 23 qershorit 2013, për “një milion grushtat” që mori qeveria e mëparshme e broçkolla të tjera si këto. Duke denoncuar prapaskenat e ardhjes në pushtet të koalicionit anti-Berishë, (se ata s’kanë asgjë të përbashkët jo më me te majtën që pretendojnë, por as me PS-në e mëparshme),

Doshi hoqi kapakun e pusetës të gjirizit ku ishin mbledhur ujërat e zeza përmes zgjedhjeve të 2013-ës, duke bërë të shpërthejnë prej saj tërë erërat e qelbura që gjallonin në të, duhmat e së cilës vazhdojnë të ndotin atmosferën e rënduar të politikës shqiptare dhe as që kanë për t’u pastruar ndonjëherë. Dosh-Frrok-gejti, pra, sikur na liroi nga ato fjalime të bezdisëshme deri në dhimbje koke të Ramës e kompani, për “fitoren historike”të qershorit 2013 e për një milion shpullaxhijnjtë që e ulën në karrigen e shumë-ëndëruar.

 Mjafton të njihesh me intervistën e Doshit në Top Chanel që të informohesh për shumat marrmendëse që ka derdhur ai për atë fushatë. Jo vetëm kaq, por Dosh-Frrok-gejti pati për publikun shqiptar edhe shumë vlera të tjera: ai hapi dritare edhe për afera të tjera të pista të pushtetmbajtësve të sotëm, siç janë p.sh. mënyrat dhe mjetet që u përdorën për t’iu hapur rrugën për në Parlament njerëzve të fortë, qofshin ata gangsterë që s’përtojnë të qëllojnë me grushte edhe në korridoret e Kuvendit, ashtu dhe kontrabandistë e trafikantë të të gjithë llojeve, që turpërojnë jo vetëm karrigen e deputetit ku janë ulur por edhe të gjithë ne që i përkasim atij populli e atij vendi. Skandali tregoi se maxhoranca në pushtet jo vetëm që nuk e lufton krimin por e ka aleat atë sa herë që i intereson, siç janë fushatat zgjedhore.

Këtë e favorizon dhe sistemi aktual zgjedhor, rezultat i kompromisit të ndyrë në mes partive kryesore që e miratuan atë krejtësisht të nisura nga interesat e vogla meskine të kryetarëve të tyre, për të ushtruar pushtetin personal edhe në hartimin e miratimin e listave, gjë që lë shteg për filtrimin në Kuvend të të fortëve dhe të inkriminuarve, siç edhe ka ndodhur në dy zgjedhjet e fundit e siç po ndodh edhe aktualisht në zgjedhjet lokale. Justifikimet e Ramës se “nuk i njihnim si të tillë”, se “vërtet nuk flasin në Kuvend, por janë njerëz me influencë në bazë” e profka të tjera si këto të dala boje, nuk i ha më njeri.

Parë në këtë prizëm, Dosh-Frrok-gejti na kujtoi edhe njëherë nivelin e ulët ku është katandisur Kuvendi i sotëm e sidomos kushtet e mundësitë që iu janë krijuar kontigjenteve të pista e kriminale për të ardhur aty. Ato i duheshin kryetarit të “Rilindjes” sa për të rrëmbyer votën, në këmbim të jetës komode të deputetit, paçka se kjo i kushton aq shumë popullit e vendit.

 U bënë tashmë vite e dekada që në politikë e qeverisje tek ne mund të hysh e të dalësh sa herë të duash, të shkelësh ligjin e të mos dënohesh, të flasësh mbarë e prapë nga tribuna e Kuvendit, të përqafohesh e të bësh aleancë me po atë që ke anatemuar pak më parë, e jo vetëm të të mos hyjë asnjë gjemb në këmbë, por, në të kundërtën, të dalësh nga Kuvendi me ofiqe, favore e me pasuri që as të kishte shkuar në mendje para se të hyje atje. Ndaj dhe zhurma që u bë e po bëhet për gjoja dekriminalizmin e Kuvendit s’ka si të mos tingëllojë thjesht si demagogji, përsa kohë që do jetë në fuqi ky sistem elektoral.


Për ne që jemi spektatorë e jo aktorë të këtij skandali, nuk ka shumë rëndësi se si është e vërteta e akuzave që ngre Doshi dhe as se si do të përfundojë ky skandal. Qoftë dhe thjesht ngritja e akuzës për kryetarin e Kuvendit, përbën një njollë turpi që do ta detyronte çdo homolog të tij, edhe në shtetet më diktatoriale të Afrikës, që të jepte dorëheqjen, kurse kryetari i LSI-së, as që u tund nga istikami. Shrapneli i Doshit nuk tronditi me themel vetëm të ashtuquajturën “Rilindje”.

Saçmat e tij goditën shumë më gjerë. Ato i nxorrën bojën edhe më tej sistemit tonë të Drejtësisë, duke filluar nga organet e akuzës e duke vazhduar me tërë nivelet e gjykatave e institucioneve të tjera që lidhen me të. Dosh-Frrok-gejti detyroi të shkojë në Prokurori vetë kryemininistri e ministri i brendshëm, siç nuk kishte ndodhur kurrë më parë dhe të lëvizë nga vendi Prokurori i Përgjithshëm, për të vetmen arsye se në akuzat e Doshit u përmend edhe emri i tij.

Kjo tregoi se Prokuroria kur do, e bëka malin fushë, siç thotë populli. Parë në gjithë këto vështrime, krahas së keqes së madhe që pati Dosh-Frrok-gejti, duke i vënë një njollë turpi jo vetëm politikanëve e shtetarëve tanë, por dhe tërë popullit e vendit tonë, jo vetëm brenda vendit por dhe shumë më gjerë, në aulat e Parlamentit europian e më tej, pati edhe ky skandal vlerat e tij, se iu hapi sytë njerëzvë për të parë “mbretin lakuriq”, e jo siç përpiqej të dukej ai.

Faktet dhe informacionet e bollshme që dolën prej tij e implikojnë keqaz qeverinë e rilindasve jo vetëm në mbrojtjen dhe përkrahjen e kriminelëve por dhe në mosveprimin ndaj tyre, siç qe rasti flagrant i heshtjes për informacionin e ardhur nga Brukseli për implikimin në vrasje të deputetit Frroku.

Nga Dosh-Frrok-gejti tek Ben-Blush-gejti

Në vështrim të parë, Doshi me Ben Bliushin janë aq larg njeri tjetrit sa duket si gabim i rëndë t’i vësh së bashku qoftë edhe në një shkrim si ky. Unë nuk njoh asnjerin prej tyre drejtpërsëdrejti, por vetëm mediatikisht, njohje kjo e mjafueshme për të krijuar një ide të saktë për personalitetin e secilit. Megjithatë do të thosha se në gjithë këto që ndodhën, nuk është e vështirë të gjesh dhe shumë pika takimi. Një nga këto, të diskutuara tashmë edhe në media, si nga përkrahësit dhe kundërshatërt e tyre, është fakti se përse e bënë tani ata kundërvënien ndaj Ramës.

Me fjalë të tjera, mos vallë Doshi e shpërtheu predhën kur pa se i shkuan dëm tërë paratë dhe sakrificat e tjera që kishte bërë për fushatën e 2013-ës, pra kur pa se jo më që nuk mori ndonjë post të shpresuar por as nuk po ia varte më njeri, madje, për qeveritarët qe kthyer dhe në një njeri të bezdisëhshëm, duke mos i ngritur as telefonin e jo më të kënaqnin kërkesat e tij.

Bukur e thoshte në esenë e tij, K.Myftaraj, se Tom Doshi për Ramën e rilindasit e tij, kishte vdekur që më 23 qershor të 2013-ës. Po kështu thonë dhe për Blushin se po ta kishte ulur Rama në ndonjë post ministri, nuk do të fliste e nuk do të shkruante kundër tij. Edhe pse në këto pohime, nisur nga përvoja çerekshekullore e këtij tranzicioni, ka diçka të vërtetë, për temën që po trajtojmë nuk e vlen të merren në konsideratë.

Për ne kanë rëndësi të vërtetat e atyre që thonë, diagnozat që japin. Jo se ne, dhe kur them ne, kam parasysh gjithë publikun, nga ata lart e deri tek fshatari më i humbur, nuk i dinim ato, në mos tërësisht, shumicën e tyre, falë tërë këtij rrjeti informatik shurdhues; por ndryshe kur e lexon në gazetë apo e merr vesh nga ekrani i televizorit apo internetit dhe ndryshe kur të vërtetat i dëgjon nga vetë pjestarët e klanit të akuzuar.

Ne, fjala vjen, mund të kemi dëgjuar thashetheme sa të duash për një grua imorale, kushdo qoftë ajo, siç ndeshen në blogjet elektronike përditë; por, kur na e thotë këtë vetë punonjësi i hotelit ku ajo kënaq epshet, ndryshon puna, bëhet shumë më e besueshme.

E pra, është kjo arsyeja që dhe Doshi dhe Blushi çojnë ujë atje ku kishte aq shumë etje për tu bindur për realitetin e përjetuar, si për zgjedhjet e shumëpërfolura të qershorit 2013 ashtu dhe për qeverisjen e sotme që jo vetëm nuk po rilind gjë, por po na kujton kohën e diktaturës me frikën e panikun që ka ngjallur në popull apo dhe me tërë treguesit e mirëqënies sociale që po njohin vetëm ulje.

Treguesi më i qartë e më bindës për këtë është humbja e shpresës dhe largimi masiv i shqiptarëve, siç nuk kishte ndodhur prej kohësh.

2015/05/28

Cikël poetik nga Elona Tabaku





Elona Tabaku


Shihme nene sa jam rritur 
.... 
Shihme nene sa jam rritur. 
Tani jam bere grua dhe une. 
Castin qe aq shume e kishe pritur, 
dhe qe e enderroje cdo nat' ne gjume.

Ja dhe emdrra jote u realizua. 
Nuse u bera dhe une nje dit', 
Por ti nuk ishe aty me mua.
Nuk me stolise nuse o shpirt.

Vall' a me pe atje larte tek rrije, 
sa bukur me ndrinte loti ne sy.?! 
Pa fund te prita ate dite te vije.
E ftohte m'u duk ajo dite pa ty.

Prisja qe ti nga rete te zbrisje, 
dhe t'me puthje lehte mbi ball' 
Por ti nen re rrije e me sodisje. 
S'erdhe t'ma shuaje kete mall'.

Kam vite o nene pa te perqafuar. 
Vitet tashme jane bere shume. 
Por kurre o jete s'kam per te harruar. 
Nje dite "nene" do behem dhe une.

A e sheh o nene se sa jam rritur.?! 
Dua qe te jeshe krenare per mua. 
Zoti te mori nga une krejt papritur. 
Ah sa me mungojne puthjet e tua.

Jeta s'ka vec dimer

..... 
Me lotet qe kam derdhur une 
Zoti - oqeane ka krijuar. 
Ne jete kam qare aq shume 

Sa dhe syte me jane verbuar.


Furtune kjo jeta ime. 
Shi, bresher e debore. 
Kurre nuk pashe gezime . 
Lumturine s'e preka me dore.

Dhembja frymen ma mori. 
Malli shpirtin ma mbyti. 
Loti fytyren ma corri. 
Vuajtja me kapi prej fyti.

Me corri, me theri, me vrau. 
Por kure s'me uli ne toke. 
Ky loti qe fytyren me lau 
Me beri dhe me te forte.

Se vjeshte pa shira nuk ka. 
Dhe dimer nuk ka pa stuhii 
Por jeta s'ka vec dimer ama. 
Pranvera do vije perseri.

Shpirt i shpirtit tim 

..... 

Shpirt që shpirtit i jep jet'. 
Jetë që jetën - zbukuron. 
Dritë që prej yjesh zbret. 

Diell që dete - përvëlon.


Perëndi e perëndive. 
Bukuri që botën vret. 
Dashuri e dashurive. 
Ndjenjë që vdekjes i jep jet.

Ti që jetën ma zbukurove, 
e që më vure dritë në sy. 
Edhe shkretëtirën e lulëzove, 
ndaj jetoj vetëm për Ty.

Se je shpirt i shpirtit tim. 
Je oksigjen' i jetës time. 
Pa ty me jeta s'ka kuptim. 
Ti je e gjithë bota ime.

Ndaj sot thesari im i çmuar 
Të puth fort si kurrë më parë. 
Dhe nga zemra të uroj: "-Gëzuar.! 
E fati të rrjethte si ujëvarë!"


Se të kam shpirt

Të dua dhe kur je i mërzitur,
Të dua dhe kur qesh plot gëzim,
Të dua dhe kur nxehesh papritur,
Të dua dhe kur lëndon shpirtin tim.
Të dua kur më puth plot zjarrë,
Të dua kur për mua qanë,
Të dua dhe kur bën si i marrë,
Të dua kur më thua ‘Të kam xhan’.
Të dua dhe kur ledhatoj buzët e tua,
Të dua kur të shoh ata sy plot dritë,
Të dua dhe kur ti zemërohesh me mua,
Të dua kështu siç je, -Se të kam shpirt!


Shpirti nënës oqean

Nëna mbrëmë ka qënë e heshtur,
Lotët se ç’i rridhnin lumë,
Qante e mjera pa reshtur,
Për të birin kish mall’ shumë.
Ashtu e mbytur në lotë,
hënën vështronte ngadalë,
Por, në pasqyrën e saj s’e pa dot
djalë që të shuante mallë.
Perlë e lotit mbi qerpikë,
hënës ia zbehu shkëlqimin,
Zemra i therte si thikë,
kur mendja mbante fjalimin.
-Valle a ka ngrënë sot?
-Po të ftohtë ka patur vallë?!
Shpirti qan e pikon lot,
Zemra fundoset në valë.
Shpirti nënës oqean,
Vullkan malli i pa shuar,
Fëmijët kur s’i ka pranë
Ditë e natë për ta rri zgjuar.



Ikën jeta pa u ndierë

Ah kjo natë sonte zbardhon,
Fishekzjarret grisin terrin,
Por në heshtje ky shpirt rënkon,
Këto çaste më fusin tmerrin.
Me pranga e lidhur në shpirt,
Tërhiqet zvarrë koha e mjerë,
Pas karrocës të quajtur “Vit”,
Iken jeta pa u ndjerë.
Ndizet festa dhe hareja,
Por t’festojë zemra më druhet
Shpirtin m’a godet rrufeja,
Kur mendoj se jeta shuhet.
E ngre goten ti me mua,
kur vdekja ngadal thërret.
Dhe më duket sikur thua:
“-Jet moj Jet, mbeç me shëndet!”


Lër zemrën që të flasë

Të mendoj nga larg plot mall
Sepse ti shumë larg ke shkuar,
-Shpirt, a je lodhur vallë?!
-Për mua thua: a ke menduar?!
Un jam lodhur shpirti im,
Jam lodhur me këtë jetë mizore,
Që m’a vrau lumturinë,
bashkë me ëndrrat fëminore.
Dhe kjo koha e pa shpirt,
Vrapon pa u ndalur kurrë,
Ndez një natë, shuan një ditë ,
Dhe ja tek të bëri burrë.
Thinjat kuror mban mbi kokë,
Ti o mbret i fisnikërisë,
Ecën me këmbët në tokë,
Ti je burim i lumturisë.
Nuk shteron fuqia jote,
Buzëqeshja të mban gjallë,
Gjithë yjet e kësaj bote,
Se ç’të ndrisin përmbi ballë.
Si s’të njoha pak më parë?!
Si s’erdhe më shpejt tek unë?!
Tash endem rrugëve si e marrë,
Pse më bën të vuaj kaq shumë?!
Ç’ke, pse s’thua asnjë fjalë?
Pse buzën leht e vë në gaz?
“-Dashuria s’ka nevoj për fjalë,
Hesht! Lërë zemrën që të flas!”


E imja Perëndi

Rrugëve të qytetit tim
endem e vetme kuturu,
Në shpirt më ther një trishtim,
Se kuptoj se ç’kam kështu.
Vrim ozoni në qiell t’shpirtit tim,
Llav e mallit zemrën e përvëlon,
Syri i verbër, plot trishtim,
Derdh lot që shpirtin drithëron.
Ujvarë mbi trup lotët vërsulen,
Shpirti tërbohet, det në stuhi,
Para teje në gjunjë ulem,
Ti je e imja Perëndi.



Dimri i shpirtit tim

Pemët s’kanë më gjethe,
Çerdhet zogjë nuk kanë,
S’ka më gjah në leqe,
Qielli ngadal qanë.
Nata s’ka më yje,
Deti ka shum valë,
Bora zbardh në pyje,
Dimri erdh ngadalë.
Syri s’ka më lot,
Shpirti dhembje s’ka,
Ky dimër i ftohtë,
Plagët m’i ka tha!



Me gota lotësh ngre dolli

Në tavolinë e vetme jam ulur,
E zhytur thellë në mendime,
Se ëndrrat që të kisha thurur,
Më kanë sjellë veç trishtime.
Dy gota lotësh kam përball,
Në brendësi të tyre jam duke notuar,
Ngre dolli me to ngadalë,
Plot mallë mendoj për kohën e shkuar.
I pi të dyja gotat me fund,
e nis vrapimin në ëndrrat e mia,
Por ty s’të gjej askund,
S’di ku të ka fshehur krenaria….



Helmi mall

Ulërin shpirti nga malli,
Dridhet zemra si një flet,
Kraharorin shkrumbon zjarri
Kur më vjen ti lehtë – lehtë.
Flokët ëmbël ç’t’i puth era,
Syri se ç’të ndrin në ballë,
Ah ç’po heq zemër e mjera,
Po e mbyt ky helmi mallë.



Flas pa zë

Sonte s’kam nevoj për fjalë,
Flasin lotët veç jo me zë,
Zemra digjet në prushin mallë,
Mallë që frymën po m’a zë.
Ethe dimri më kanë mbërthyer,
Llavë e nxeht shpirtin m’a tret,
Nga dhembja e prerë dhe e shqyer,
Kjo zemër prap vazhdon troket.
Zë nuk kanë por flasin shumë,
Lotët që mbi buzë shuhen,
Fshehur rri nën lotë unë,
Eh sa shumë gjëra nuk thuhen.
Fjalë të shpirtit që ulëret,
Në çdo rrahje zemra rënkon,
Lot’ i zjarrtë mbi faqe shket,
Ah ky lot më drithëron.



Nuk jam bishë

Më kanë thënë shpesh si ti,
S’di të përlotesh e ç’është emocioni,
Ej, nuk jam bishë, por jam njeri,
Pse kaq rëndë më lëndoni?!
Por dhe në qofsha “bishë” vërtetë,
Plagët e jetës më kanë bërë,
E kush s’ka patur plagë në jetë?!
Eh, un kam vuajtur një jetë të tërë.
Por dhe “bishat” ndjenja kanë,
Kanë emocione dhe dëshira,
Edhe lotët, hmm, ndjenja janë,
Por veç jo per egërsira.



Me ty humbas në ëndërrime

Dhe unë që hy heshtur nga dera,
e vi drejt teje me ngadalë,
Flokët lehtë se ç’m’i shkundë era,
Në shpirt se ç’me djegë një zjarrë.
Ti më vështron i hutuar,
Dhe s’më thua as një fjalë,
Por hap krahët i përmalluar,
Dhe më pret të vi ngadalë.
Dhe ja tek më ke në duar,
Me shtrëngon plot ëmbëlsi,
“Kurrë si ti s’kam dashuruar!”
Më pëshpërit plot dashuri.
Më mbulon me ledhatime,
Me puthje frymën se ç’m’a zë,
Dhe bashkë humbasim në ëndërrime,
Atje ku fjalët s’na duhen më.



Të dashuroj

T-okë e lashtë e shkretuar,
Ë-ndërr e bukur pa mbarim,
D-iell i zjarrtë i perënduar,
A-romë zambaku mbi trupin tim.
Sh-i lotësh i trishtuar,
U-lli vajsë në lulëzim,
R-reze dielli në të aguar,
O – qiell i zjarrtë në perëndim,
J-e drita e shpirtit tim.



Një botë të re kërkon

Kur je shpesh i dëshpëruar,
Gjenë ngushëllim në një gotë,
Të derdhet gota ndër duar,
Kur nga sytë të rrjedhin lotë.
Sytë i tretë ngadalë në gotë,
I djegur nga zjarri i mërzisë,
Nisë kërkon një tjetër botë,
Atje në fundin e rakisë.
Kërkon kudo me sy të fjetur,
Kërkon ngadalë me shpirt të vrarë,
Por kot kërkon se gjë s’ke për të gjetur,
Se botën, Djalli e ka marrë.



Çudi

Ç’është kjo ndjenjë që shpirtin m’a vret?
Ç’është ky zjarr që zemrën m’a përvëlon?
Ç’ka kjo zemër që kaq fort troket?
Mos vallë kaq shumë të dashuronë?!
Ç’ka ky gjumi që natën s’më zë?
Pse mendja ikën tek ti vrapon?
Ç’ka zemra që qanë si era pa zë?
Mos vallë kaq shumë të dashuronë?!
Pse loti faqet çdo natë m’i lanë?
Ç’ka malli që zemrën m’a copëtonë?
Ç’ka shpirti që qan kur s’të ka pranë?
Mos vallë kaq shumë të dashuronë?!



Të dua

Të dua si do mbreti-arin
si do bleta-nektarin,
si do punetori-rrogën,
si do i droguari-drogën.
Të dua si do pijaneci-rakinë,
si do i moshuari-rininë,
si do i burgosuri-lirimin,
si do i verbëri-shikimin.



Zemër hekur

Mos më pyet pse qaj,
Mos më pyet pse vuaj,
Dje ishim të dashur,
Sot jemi të huaj.
-Mos më thirr më zemër,
Ajo sot ka vdekur,
Pa mëshirë e vrave
ti o zemër hekur.
-Mos më kërko natën
Kur vetmi të ndjesh,
Se në krahet e tu,
Më nuk do më kesh.



Ndarja

-Atë që ke dashur dje,
Mos e shaj ti sot,
Se nëse vërtet e ke dashur,
S’do mund t’a shaje dot.
-Atë që dje ke puthur,
Sot mos e pështy,
Se kur heth balt mbi të,
Bëheni pisë të dy.



Udhëkryq

Si një anije e përplasur nga stuhija,
në bregun e detit, perëndimin shikoj,
Si vullkan me zien koka nga mërzia,
E strukur pranë dhembjes, ty të mendoj.
Si një foshnje, përpëlitem në barkun e jetës,
Mes errësirës së mashtrimit notoj,
E vetme humbas në rrugët e së vërtetës,
Jam në udhëkryq, nuk di ku të shkoj.



Hapi i vdekjes

Dhe vdekjes s’i erdh’ keq për ne,
kur n’a pa ashtu të përqafuar,
nën çatin e qiellit me re,
në dhembje duke jetuar.
Erdhi pranë nesh pa bërë zhurmë,
N’a vështroi duke ecur me ngadal,
Iku sërisht pa bërë zhurmë,
dhe ne n’a la me shpirtë të vrarë.
Iku dhe me vete s’na mori,
që nga kjo botë e ndyrë t’na shpëtonte,
Iku dhe si preteks nxorri
arsyen se njerëz të lumtur keëkonte.



Dy lotë

Qiriri jep shpirt
në një dhomë të nxirë,
Derdhë lotë e dritë
mbi trupin e ngrirë.
Një fëmi i mitur
gris heshtjen e ftohtë,
Derdhë lotin e ndritur,
derdh lotin e ngrohtë.
Zjarri vdiq ngadalë,
Po ngadalë u bë hi,
Erë frynë mbi valë,
Mbi valë bie shi.
Qanë fëmija i mitur,
qiriri i bën shoqëri,
Shkeët loti i ndritur,
Loti i nënës së tij.
Dy lotë dëshpërimi,
Dy lotë plotë trishtim,
Qanë nëna nga mjerimi,
Qanë foshnja për ushqim.



Më fal o Zot

Më fal o Zot, e di kam gabuar,
Më fal o Zot, kam kohë s’të kam kujtuar,
Ti më fale jetën, më fale mirësi,
Më bëre të lumtur, më dhurove dashuri.
Të gjitha unë i mora, në krahë i pushtova,
Ti më bëre të lumtur, e unë s’të falenderova,
Ti mua më prite, më muaj, me vite,
Por unë të harrova, dhe Ti u mërzite.
M’a more buzëqeshjen, m’a more gëzimin,
M’a vrave dashurinë, më fale trishtimin,
Ashtu si m’a dhe, lumturinë prap m’a more,
Zemrën m’a theve, shpirtin m’a lëndove.
Ti prite prej meje që unë të të kujtoja,
Më fale shumë të mira dhe unë të harrova,
M’i more të gjitha, më fale trishtim,
Atëherë u kujtua për ty ky shpirti im.
Të lutem o Zot, më fal, kam gabuar,
Të lutem o Zot, më fal, s’të kam kujtuar,
Do pranoj të vuaj gjithmonë në këtë botë,
Veç Ti të lutem, mos më braktis o Zot.



Urdhri është urdhër

Ushtarë “mendimi” unë të urdhëroj
të vish në kabinën time çdo natë,
Dhe prej teje, veç një gjë kërkoj,
Të vish herët e të rrish shumë gjatë.
Të urdhëroj të vish, mbi fletë të ulesh
dhe me kunjën e penës, të mbjellësh fidanë,
Më pas t’i mbledhësh e t’i bësh tufa lulesh
dhe nëpër botë t’i shpërndash kudo anë e mbanë.
Ti vetëm eja, por mbillë ç’te duash,
Në daç qep e në daç hurdhër,
Por sa herë që të vish, ti mbi fletë do shkruash,
Unë të urdhëroj. Urdhëri është urdhër!



Jetë e poshtër

-Ah moj jetë e poshtër,
sa keq u solle me mua,
Asnjëherë s’më more
në gëzimet e tua.
-Ah ky fat i ndyrë,
sa kërrnac që u tregua,
Asnjëherë s’më fali
atë çfarë unë dua.
-S’më falet një buzëqeshje,
Një gëzim s’ma dhuruat,
Më latë në vrerë e dhembje,
Zemrën m’a copëtuat.
-Dhe sikur të gjitha
këto të mos mjaftonin,
Lejuat që edhe bishat
t’më thonin çfarë të donin.



E teta mrekulli

Syri yt i bukur
perl e zezë e çmuar,
diell përvëlues,
kristal i kulluar.
Agim i artë dielli,
dritë plot verbim,
pamje dehëse qielli
në të ëmblin perëndim.
Një erë e tërbuar,
Një det në stuhi,
Një qiell i përvëluar
e teta mrekulli.



Veten gënjejmë

-Dhe ja tek erdh kjo ditë,
Ne të dy më s’flasim,
Fjalët mbajmë në dhëmbë,
Nga mbrenda sa nuk plasim.
-Vështrime shpesh shkëmbejmë,
Në sytë e vezulluar,
Dhe veten e gënjejmë,
Që s’jemi përmalluar.



Veç të të gjej

Ç’ke? Pse vajton?
Pse sytë e bukur i mbush me lot?
Vallë shpirt, nuk e kupton?!
Që të lotosh është e kot.
Fshiji lotët jeta ime,
Një buzëqeshje më dhuro,
Të kam këtu në zemrën time,
Të kam në shpirt, mos harro.
Ndonëse larg shumë kilometra,
Ndonëse frymarrjen pranë s’ta ndjej,
Në këmbë do i bredhë rrugët e vjetra,
Deri në fund të botës do shkoj.
Veç të të gjej.



Gjethja e heshtjes

Ra gjethja e heshtjes së artë
mbi stolin e shpirtit tim,
Rrjeth loti i syrit të zjarrtë,
mbi buzë, plot trishtim.
Udhëtojnë mendimet e mia,
dhe treten nëpër botë,
E mbytur nga mërzia
zemra qanë me lot.
Kalldrëmi i fortë i jetës
m’i zbathi këmbët e mpira,
Maja e ftohtë e shigjetës
m’i theu ëndrrat e ngrira.
Heshtja mbi ajër noton,
dhembja i bën shoqëri,
Ky shpirt ngadal vajton
në heshtje, në vetmi.



E keqja nuk ka të sosur

M’i burgose të gjitha ëndrrat e mia
dhe i ekzekutove përpara syve të mi,
Në dhembje u fundos ngadal lumturia
dhe shpirti nisi të qaj përsëri.
Të gjitha ëndrrat m’i vrave,
Të gjitha pa përjashtim,
Burimet e shpresës m’i thave,
E lëndove ti shpirtin tim.
Më vdiq dhe shpresa ndër duar,
Në varrin e shpirtit e kam varrosur,
Në qivurin e saj, dy fjalë kam shkruar:
“-E keqja, nuk paska të sosur!”



Sytë i kam me lot

Në kokë kam vënë kurorën e mendimit,
Në sy kam hedhur rrjetën e trishtimit,
Në buzë kam vënë ngjyrën e heshtjes,
Në qafë kam varur medaljonin e dhembjes.
Në kraharor, zjarri i shpresës është shuar,
Në bel qemeri i mallit më ka shtrënguar,
Në duar mbajë dorashkat e së vërtetës,
Në këmbë kam mbathur opingat e jetës.
Dhe eci në rrugën me kalldrëm të shtruar,
Me zemër të plagosur e shpirt të lënduar,
Ndonëse kaq bukur jam stolisur sot,
Veç buzën kam të qeshur, se syt i kam me lot.



Më fal

Më fal që kaq shumë të dua,
Më fal që të dhurova dashuri,
Më fal që mora ditë nga ditët e tua,
Më fal që prej meje po vuan dhe ti.
Më fal që zemrën t’a dhurova,
Më fal që s’të plotësova çdo dëshirë,
Më fal që me gjithë shpirt, të dashurova.
Më fal por s’të them dot: -Lamtumirë!



Një kujtim pë ty

Do të krijoj një detë me poezi
që ti mes tyre të notosh,
Ngadalë pas teje unë do vi
sa herë që ti t’i lexosh.
Kur ngadalë të shkelesh mbi vargje,
në rrugët e tyre do më gjesh mua,
Do mbushesh me mall nëpër rreshta,
kur të lexosh se sa shumë të dua.
Do qashë sa herë që të shfletosh librin,
Dhe kur vjershat të lexosh ngadal,
do të rrjedhin lotët mbi buzë,
mbi buzët që unë kam puthur më parë.
Dhe ty do të mungojnë buzet e mia,
Buzët që dikur ke puthur plot zjarrë,
Prej buzëve më ka ikur gjithë butësia,
Buzët prej kohësh më janë tharë.
Dhe ti do puthesh librin ngadalë,
se mua nuk më puth dot më,
Në vetmi do të kujtosh plot mallë,
I heshtur do qashë si era pa zë.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...