Agjencioni floripress.blogspot.com

2015/06/04

FAHRI AGJANELA: GAZETA PËR KARIAKATURË : MaxMinus/FLORI BRUQI





https://www.scribd.com/doc/229593739/MaxMinus-No-53








Exero 01, 5555
BLA BLA BLA
 7
FAHRIU AXHANELA
Kosovo*
MaxMinus art

Gabriel Garcia Marquez, u rrit me dëshirën për t’u bërë muzikant.

Gabriel García Márquez (Gabriel Garsia Markez i njohur edhe si Gabo), shkrimtari i njohur kolumbian lindi më 6 mars të vitit 1927 në Aracataca, një fshat i vogël pranë maleve të Karaibeve kolumbiane dhe vdiq më 17 prill 2014. Ai ishte djali i Gabriel Eligio García dhe Luisa Santiaga Márquez Iguarán.
Gabriel Garcia Marquez, 2009.jpg
Në atë periudhë dështoi shoqëria United Fruit, që deri në atë kohë kishte mbajtur ekonominë në rajon në një nivel mjaft të mirë nëpërmjet kultivimit të bananes. Si në çdo familje të asaj krahine edhe në atë Márquez gjendja financiare ishte në përkeqësim të vazhdueshëm, kështu që Gabrile së bashku me prindërit u transferua në shtëpinë e gjyshërve të tij në Riohacha.

Tetë vjetët e para të jetës së Markezit kaluan qetësisht, të mbushura me historitë magjike të gjyshes Tranquilina Iguarán dhe tregimet epike të gjyshit Nicolás Ricardo Márquez Mehija, në shtëpinë e të cilit dëgjoi historinë e masakrës së plantacioneve të bananes, ku u vranë mbi 100 njerëz, që më pas u varrosën në një varr masiv. Nga goja e gjyshit dëgjoi bëmat e jashtëzakonshme të gjeneralit Rafael Uribe Uribe, protagonist absolut i Luftës Njëmijë Ditore (1899-1902), një nga ngjarjet më të rënda dhe më të përgjakshme në historinë e Kolumbisë.

Ne vitin 1935 humbi gjyshin dhe kjo ngjarje ndikoi shumë në gjendjen shpirtërore të 12 vjeçarit Márquez, i cili një vit me pas shkon në Barrankija për të studiuar në shkollën San Hosé. Më 1942 u transferua në Zipaquirá për të përfunduar gjimnazin. Ne moshën 20 vjeçare fitoi të drejtën e studimit në Universitetin e Bogotá, dega drejtësi.

I mërzitur nga jeta e përshpejtuar e kryeqytetit kolumbian dhe nga i ftohti i krahinës se Andeve, Gabriel mbyllej në dhomën e tij ku lexonte kryeveprat e autorëve me të mëdhenj latinë dhe spanjisht-folës. I mahnitur nga letërsia, filloi të shkruante duke braktisur studimet.

Megjithë pasionin e madh për librat Márquez ishte një nga ata që vuanin situatën e Kolumbisë që po kalonte një periudhë ku dhuna ishte gjithnjë e pranishme. Me 9 prill 1948, filloi e famshmja El Bogotazo, e njohur si treditëshi i dhunës në kryeqytet, që përfundoi me vdekjen e drejtuesit liberal Jorge Eliecer Gaitán. Gjatë atyre ditëve të përgjakshme disa njerëz hynë në apartamentin e tij dhe dogjën gjithçka. Márquez vendosi të shkonte në Kartagjenë ku gjeti punë si redaktor e më pas si reporter për gazetën "El Universal".

Në vitin 1949 vendosi të rikthehej në Barrankija, ku filloi të punonte si gazetar dhe u bashkua me “El Gruppo de Barranquilla”, që përbehej nga të rinj që kishin pasion letërsinë. Një vit më pas publikoi në faqet e gazetës "El Espectador" të Santa Fésë një tregim me titull "La tercera resignación".

Në vitin 1952, mbaroi së shkruari romanin e tij të parë, “La hojarasca” (përkthyer shqip si Gjethurinat) dorëshkrimin e të cilit e dërgoi në Argjentinë. Pas tre javësh në përgjigjen që i erdhi shkruhej që mund të merrej me çdo gjë përveç se me letërsi.

Në vitin 1955 fitoi çmimin e parë në një konkurs, ku konkurroi me tregimin "Un día después del sábado" (Dita pas së shtunës). Falë dhuntive të tij narrative, García Márquez në një hark kohor mjaft të shkurtër u bë një nga emrat më të rëndësishëm të gazetarisë kolumbiane.

Intervistat, artikujt dhe opinionet e tij ishin të mirëpritura në çdo redaksi. Te gjitha punimet e tij deri në 1956, u publikuan si një libër i vetëm me titull "Relato de un náufrago", që trazoi skenën politike në vend pasi aty trajtoheshin trafiqet e drogës nëpërmjet detit.

Qëndrimi i Markezit ndaj këtij fenomeni gjeti aprovimin e popullit, por provokoi keqas politikanët. Në nëntor të vitit 1956 drejtori i gazetës "El Espectador", për të cilën punonte Markez, mori urdhër nga disa qeveritarë që të pushonte nga puna shkrimtarin.

Nga miqësia e ngushtë dhe respekti i madh, drejtori vendosi ta dërgonte në Zvicër, ku do të punonte si reporter për gazetën e tij. Edhe pas falimentimit që ndodhi një vit me pas, Markez vendosi të qëndronte në Zvicër. Gjatë jetës në Evrope, ai vizitoi shumë qytete të famshme të kontinentit të vjetër së bashku me mikun Plinio Apuleyo Mendoza. Udhëtimi në fjalë shërbeu si frymëzim për të shkruar "90 días en la cortina de hierro". Më 1958, pas një qëndrimi në Londër, García Márquez u kthye në Amerikë, për t’u vendosur më pas në Venezuelë.

Në Barrankija, u martua me Mercedes Barca, me të cilën pati dy fëmijë, Rodrigo (lindur në Bogotá në 1959) dhe Gonzalo (lindi në Meksiko në 1962). Më 1961 u transferua në New York ku filloi punën si korrespondent i Prensa Latina. Kërcënimet e vazhdueshme nga ana e CIA-s dhe kubanëve e shtynë të transferohej në Meksikë.

Më 1967 realizoi kryeveprën e krijimtarisë se tij “Cien años de soledad“ (përkthyer shqip si Njëqind vjet vetmi), një libër që shënon kulmin e të ashtuquajturit realizëm magjik. Më 1974 dolën në treg “Ojos de perro azul” dhe "El otono del patriarca" (Vjeshta e patriarkut), dy veprat më komplekse të krijimtarisë së tij, një metaforë e gjerë mbi vetminë, mjerimin si pasojë e pasurimit.

Nga viti 1975, Márquez jetoi midis Meksikës dhe Kartagjenës, Havanës e Parisit. Më 1982, u vlerësua me çmimin Nobel për Letërsinë. Më 2002 publikoi vëllimin e parë të Vivir para contarla (Të jetosh për të treguar), ndërsa dy vjet më pas veprën e tij të fundit, të paktën deri tani Memorias de mis putas tristes (përkthyer në shqip nga Mira Meksi me titull Kujtim kurvash të trishta). Aktualisht Gabriel García Márquez jeton në Mexico Disctricto Federal në Meksikë, ku shkruan autobiografinë e vet dhe lufton kancerin limfatik. Ndër veprat e tij me të mëdha përmenden Dashuri në kohërat e kolerës, Kronikë e një vdekjeje të paralajmëruar dhe “Njëqind vjet vetmi” e cila është përkthyer në shqip nga i madhi Robert Shvarc, Gjenerali në labirintin e tij, Erendira etj. Veprat e Markezit në shqip i kanë përkthyer Ramiz Kelmendi, Veton Surroi, Aurel Plasari, Mira Meksi e Robert Shvarc.

Tituj të veprave të botuara në Shqipëri

Njëqind vjet vetmi, (Cien años de soledad) 1967
Vjeshta e patriarkut, (El otoño del patriarca) 1975
Varrimi i Nënë Madhes, (Los funerales de la Mama Grande) 1962
Histori e Miguel Litinit, ilegal në Kili , (La aventura de Miguel Littín clandestino en Chile) 1986
Kolonelit nuk ka kush t’i shkruajë, (El coronel no tiene quien le escriba) 1961
Kronikë e një vdekjeje të paralajmëruar, (Crónica de una muerte anunciada) 1981
Gjethurinat, (La Hojarasca) 1955
Një histori me paskuinë (La mala hora) 1961
Dashuri në kohën e kolerës, (El amor en los tiempos del cólera) 1985
Gjenerali në labirinthin e tij, (El general en su laberinto) 1989
Erendira 1983
Për dashurinë dhe demonë të tjerë, (Del amor y otros demonios) 1994
Historia e një rrembimi, (Noticia de un secuestro) 1996
Kujtim kurvash të trishta , (Memorias de mis putas tristes) 2004
Dymbëdhjetë tregime pelegrine, (Doce cuentos peregrinos) 1992
Të jetosh për të treguar, (Vivir para contarla) 2002



 “Gabo” Markez nuk e kishte pritur kurrë të bëhej shkrimtar. Imagjinata e tij kishte mbetur te muzika. Ai ishte një fëmijë gjeni, një adoleshent i trazuar dhe pas përpjekjeve të pareshtura, u bë dhe një shkrimtar i madh

Gabriel Garcia Marquez (1)


LA VIDA DE GABRIEL GARCÍA MÁRQUEZ MOTIVA UNA EXPOSICIÓN EN MÉXICO
Gabriel Garsia Markez është një nga autorët më të mëdhenj të të gjitha kohërave. Historia e jetës së tij është një antidot trimërie ndaj mitit tiranik se djepi fëmijëror është thelbësor për të krijuar gjeni dhe kundër idesë se vetëm ata që kthejnë ëndrrat e fëmijërisë në realitet, janë të destinuar të bëjnë ndryshim kulturor. Ideja e gabuar se nëse nuk ke një vegim të qartë të qëllimit tënd në jetë që në fëmijëri, atëherë jeta jote do të zhytet në mediokritet, nuk funksionoi për Markezin.
Gabriel Garcia Marquez (2)
Gabriel Garcia Marquez

Ai nuk pati një qartësi të tillë të qëllimeve të tij. As Van Gogu nuk e kishte të qartë se çdo të bënte në jetë. Në vend të kësaj, jeta e autorit shumë të njohur është një dëshmi e gjallë se qëllimi i jetës nuk është diçka me të cilën bind, por diçka që e gjen dhe që e kultivon, diçka që zbulohet vetë teksa jeta rrjedh, edhe nëse nuk e kupton që në fillim se çfarë do të ndodhë.

Markez ( origj: Gabriel Garcia Marquez ) u rrit me dëshirën për t’u bërë muzikant.

“Kam ëndërruar për jetën e mirë, duke shkuar nga një panair në tjetrin duke kënduar me fizarmonikë, gjë që dukej mënyra më e vjetër dhe më e lumtur për të rrëfyer një histori”, shkruan ai në librin e kujtimeve të tij “Të jetosh për të rrëfyer përrallën”, përpara se të merrte parasysh mundësinë e karrierës si një shkrimtar.
Gabriel Garcia Marquez (3)
“Unë nuk kisha kurajën dhe ndjesinë e pavarësisë si vëllai im, Luis Enrike, i cili bëri vetëm atë që dëshironte në jetë. Dhe i cili pa dyshim do të arrinte një lumturi që nuk ishte diçka që dikush do ta dëshironte për fëmijën e tij, por diçka që i lejon t’u mbijetojë dashurive të papërmbajtura, frikës dhe pritshmërive të prindërve të tyre.
LA VIDA DE GABRIEL GARCÍA MÁRQUEZ MOTIVA UNA EXPOSICIÓN EN MÉXICO
Pritshmëritë e prindërve të tij ishin shumë të larta. Si djalosh, Gabo kishte qenë gjithnjë një nxënës i shkëlqyer, një fëmijë gjeni dhe jo problematik – aq shumë saqë gjyshja e tij, që ishte e rëndësishme në rritjen e tij, shpesh e përgëzonte si ‘fëmijën e përkryer’.

Por më pas ai po përpiqej në shkallën e dytë të edukimit, i pakënaqur në një shkollë që kishte një reputacion të keq si një laborator i shtrembërimit politik. I brengosur, ai filloi të shoqërohej me shokë të dyshimtë, të abuzonte me alkoolin dhe të qëndronte jashtë gjithë natën – ai kishte ndryshuar drejtim, siç e thoshte edhe vetë, kishte marrë rrugën e gabuar.

Prindërit e tij ishin shumë të çuditur nga ndryshimi i papritur. Markez tregon për një bisedë shumë të rëndësishme që pati me nënën e tij në moshën 18-vjeçare.

“Epo, unë nuk e di se çfarë do të bëjmë”, i tha ajo pas një heshtjeje vdekjeprurëse, “sepse nëse ia themi të gjithë këtë babait tënd, ai do të pësonte një vdekje të menjëhershme. Nuk e kupton se je krenaria e familjes?”

Për ata ishte e thjeshtë: meqenëse nuk kishte mundësi që unë të bëhesha një fizikan i njohur, gjë të cilën babai im nuk ia doli të ishte, sepse ai nuk kishte para, ata ëndërronin që të paktën të bëhesha një profesionist në diçka tjetër.
Gabriel Garcia Marquez
“Unë nuk do të bëhem asgjë fare”, përfundova unë. “Refuzoj t’ju lë të më detyroni të bëhem diçka që nuk dua të jem apo ç’ka do të donit ju të bëhesha unë, aq më pak se çfarë do qeveria që të bëhem”.

Këto biseda të tensionuara, u përsëritën gjatë javës në vazhdim derisa një ditë nëna e tij i tha, ‘si të ishte rastësisht’ diçka që atë e befasoi pamasë:

“Thonë se nëse i përkushtohesh me gjithë shpirt, mund të bëhesh një shkrimtar i mirë”.

Nuk kisha dëgjuar kurrë diçka të tillë në familje. Qëkur isha fëmijë prirjet e mia më kishin lejuar të supozoja se do të isha një muzikant, të këndoja në kishë, ose të isha një poet i së dielës. Kisha zbuluar te vetja një tendencë, e njohur për këdo, drejt shkrimit që ishte i ndërlikuar dhe i brishtë, por kësaj here, reagimi im ishte befasues.

Pavarësisht se përgjigjja e tij ishte një skepticizëm përbuzës, meqenëse cinizmi është shpresë e thjeshtë e maskuar me frikë, në të gjendej një aspiratë që do të përcaktonte jetën e tij:

“Nëse do të bëhesh një shkrimtar, atëherë duhet të jesh një shkrimtar i mrekullueshëm, sepse nuk ka më të tillë”, i tha e ëma. “Mbi të gjitha, ka mënyra të tjera për të vdekur për bukë”.

Por sapo veli i cinizmit rinor u shua, Markez pa se nuk kishte shpresë tjetër, por të bëhej një nga më të mirët. Katër dekada më vonë, ai mori çmimin Nobel në Letërsi për romanet dhe novelat e tij, në të cilat fantastikja dhe realiteti kombinohen në një botë të pasur imagjinare, një reflektim i jetës dhe konflikteve të kontinentit.

Flori Bruqi

Gëzim Llojdia: A kishte pranga për Petro Markon?


A kishte pranga për të burgosur Petro Markon, ndonëse dhimbshëm e lanë të presë, ku poeti i robëruar nga ai realitet më mirë thotë të vdesë


Nga Gëzim Llojdia*

U mbushën 100 vite kur leu në Dhërmi,  Petro Marko.  Zogjtë mbretëror çukisin  në portikun e Markojve. Dallgëzuar deti, cullufja e asaj hëne e thëllimit thjeshtër. Lutur  te Shën Mëria:
-Zot  na e beko të tjera  vjeshtë!
Erdhi. Mbuluar. Frugulluam dhimbshëm sytë.  O embrion i lules. Kurmi yt.  Hapësirë gjeografike e pambarimtë. Nur i bukurisë. Vend thesaresh. Perla. Diamantesh Ëmbëlsisht e ëmbël. E pasur.  Bukurisht e bukur.  Deti, që humbet në mugëtirë.  Male mistere fshehur, shpirti yt. . . .

1.

Dhermiu i përmendur si vendbanim qysh në lashtësi shprehen nëpër libra.    I thënë emrin me emrin Drymades përfshin dy fshatra Palase dhe Gjileke.
Ku gjendet Dhërmiu?Pozicioni i Qarkut Vlore dhe përshkrime të shkurtra
(Qarku Vlore është i përberë prej rretheve:Vlore Sarande,  Delvine.  Shtrihet ne pjesën jugperëndimore te vendit dhe laget nga deti Adriatik dhe deti Jon.  Qendër e Qarkut është qyteti i Vlorës,  e cila është qendër tregtare,  industriale dhe e ndërlidhjeve te shumta.  Himara . Në krahinën e Himarë bëjnë pjese qyteti i Himarës  së bashku me fshatrat Palas,  Gjilek,  Dhermi,  Iliaz,  Vuno,  Qeparo,  Kudhes,  Piluri.  Krahina e Himarës shtrihet përgjatë bregdetit te detit Jon,  duke filluar nga veriu ne Llogora e deri ne lumen e Borshit ne Jug.  Nga veri- lindja,  lindja dhe jug-lindja rrethohet nga vargmali i Akroceraunit me majën me te larte atë te Çikës me lartësi 2045m mbi nivelin e detit.  Në krahinën e Himarës rrjedhin përrenjtë e Ksarrollakos, të Polopotamo,  të Gjipes, të Vishes dhe të Qeparoit,  të cilët në periudha shume të nxehta te vitit mund dhe të shterojnë.  Gjiret kryesore në det janë ato te Spilese dhe te Panormit (Porto-Palermos).
Pasuritë kulturore,  historike dhe artistike të Himarës.  Në territorin e Bashkisë Himarë objektet kryesore te cilat përbejnë pasuri kulturore,  historike dhe artistike janë: -Në Dhërmi: Manastiri i Panajase (Shën Mërisë),  Manastiri i Shën Thodhorit,  kisha e Shën Stefanit,  Shpella e Pirateve,  shpella e Parashqevise, kisha e Shën.  Nikolles,  lagja e vjetër e fshatit Dhërmi me shtëpitë e ndërtuara me arkitekturën karakteristike,  Kulla e fisit Vretos dhe Kulla e fisit Kumi etj.


2.
Çfarë është fshati i bregut të Jonit,  Dhërmi.  Dhermiu është   nga më të bukurit në  këtë bregdet. Gjelbërimi i agrumeve për të cilat P. Marko shprehet se me qitrot fitonin shumë është i pranishëm.  Ka një det qelibar dhe anës tij shkëmbinj.  Kisha e Shën Mërisë e kohë-shekujve 13-14 e. s,   mirëpo ka edhe shpella si ajo e Parashqevisë apo e piratëve dhe me  këtë emër shkrimtari Petro Marko ka bërë mendoi, gjykoi dhe bëri  edhe një libër për fëmijë.
Në Dhërmi dua të takoj Petro Markon.  A ke dëgjuar të flitet për Petro Markon?
Në ka zë më të bukur në poezinë dhe letrat tona ,  poeti Petro i kësaj ane është i paarritshëm.  Petrua ka pasur frymëzimin e detit, d. m. th kur mbushej me atë gjënë hyjnore, fryhej e kërkonte ta derdhte nëpër fletëzat e vogla një farë soji si velëzat e këtij deti harbut,  që në dimër kaq kokëfortë shkon e përplaset tek bregu.  Mirëpo  poeti Petro ishte një valë e bukur e ëmbël e bardhë, hyjnore e këtij deti dhe e kësaj toke.
Ku mund ta takojmë  sot, poetin PetroMarko?(Shkova deri te qisha  e vjetër .  Qimiteri kishte rënë.
Xhan-xhin njeri.  Ku je o prift të rrëfehemi !Çfarë shkrove gjithë javën poet?Vetëm një letër.   E postova në E-mailin e vjetër.  Mbusha ujë me kotruve . Kujtimi yt mu fanit. )
Është një pyetje që nuk di ku ta bësh.  Poeti dhe shkrimtari Petro nuk është ndër xhinët e kësaj bote.  Është në kohë-tretjen e madhe, por të paharrueshmen.  Është në mendjet dhe në fjalët e të gjithëve në këto anë, është në kopertinat e librave është në derën e një teatri në qytetin e Aulonës është në koperturën e një shoqate shkrimtarësh është kudo i gjithë gjendur është dhe nuk është.  Por koha nuk e ka faruar  poetin tonë Petro Marko.  Dhe përse të harrojë.  Kam kaluar kohëra të mira dhe të këqija që kanë bashkëshoqëruar edhe banorët e këtyre viseve jugore , por emrin Petro nuk besoj se është bërë i  harrueshëm.  Nuk e kam njohur dhe dua ti çojë një lule atje ku paqësisht prehet , mirëpo ku ti gjej këtu lulet dhe në këtë stinë . Mirëpo mendimi im është se më mirë të vemi, ta vizitojnë . Ka një veçori që dua ta përmend.  Përgjithësisht për njerëzit që janë marrë me religjionet fetare e dinë se për shenjtorët  kurrë ikin , thuhet nuk vdiq, por iku se kishte ndoca punë, ku? Atje sipër o burrë i këtij dheu.  Dhe varrin maozelum të tij e vizitojnë kohë pas kohe njerëzia.  Edhe për Petron një vizitë në këtë kohë  është një mirësi, a  e kanë bërë vallë këtë poetët e rinj, sepse Petro ishte një shenjtor i fjalës së shkruar shqipe, ishte një soj qiriu që u shkri me një jetë në luftë me regjimet dhe diktatorët e diktaturat që e qëlloni sa majtas, djathtas para e mbrapa, tutje-t’hu  se ishte krijues ishte poet dhe si poet ndihej ngushtë në kohëra dhe përpara regjimtarëve të të gjithë kohërave. Prandaj dua të them se poetët e rinj duhet të bëjnë një lloj poeteke aty ku ka lindur dhe sot ku fle pikërisht i miri poet, i  biri i Markos dhe nënë Zoicës.

3.
Ne  të fshatrave të  lumit të Vlorës me zonën e Himarës ishin të lidhur jo vetëm siç përpiqet të thuhet në ndonjë libër vetëm shtatë fshatrat e tij dhe kënga e shpreh ashtu se që në Gumenicë e lartë/Himarë është çdo fshatë….  Ose Himarë, Kaninë, Drashovicë/Tepelenë, Kardhiq, Nivicë/nga një farë e nga një fis/që me ardhjen e Turqisë I ndau I bëri dysh/në xhami edhe në qishë…. Pra atje në Kuç dhe në të gjithë fshatrat tona këtej vargmalit me himarjotët në çdo kohë bëhej tregti e krushqi, jepej misër, fasule e merrej vaj, ullinj e agrume madje diku sipër në Qarrishtë është një lis që i thonë te lisat e qishës, ku ka qenë kisha dikur…që do të thoshin se i përkisnin një fare dhe një feje.  Ne kur vinin himarjotët këtej në kohën e atij regjimi i pyesnim se kë kishin më të zgjuarin, ata përmendin poetin e keni dëgjuar Petron, por edhe Neçon që kishte zë gurgullimë si ujërat që rrjedhin e vërshojnë në Dhërmi kishte zërin e veçantë, ëmbëlësor poetik bukurisht të bukur që i këndonte vajzës së valave…. Por historia me poetin dhe shkrimtarin Petron për ne që e lexonim nëpër këndime ishte si me Lasgushin.  Përmende fare pak , aspak madje dhe nuk dihej ishte i gjallë apo  i vdekur, vetëm kur vdiste e mbulonte nuri i bukurisë që ja kishin fshehur,  ja kishin marr ose ja kishin ndryshuar qëllimisht.  Sidoqoftë unë e dija se nga fshati im Progonati në Himarë kishte plotë , por besohet edhe historikisht nga një fis i kaonisë  rridhnin, madje në shek 15 Himarë quheshin jo vetëm trevat e sotme, por edhe Lumi  i Vlorës dhe Kurveleshi dhe diku aty nga shek 17-18 në letrat që himarjotët u shkruanin fuqive të mëdha se Lidhja himarjote shkonte deri në Tepelenë, Butrint, Sarandë, bregu i Jonit dhe përfshinte rreth 53 katunde, ndërsa në një akt Zyrtar të M. Argiroit shënoheshin 38 katunde. ,  deri para myslimanizmit te Lum te Vlorës e Kurveleshit,  kane qene te krishtere, te traditës iliro-arbëreshe.  Një pjese e madhe e fiseve te Himarë (sotme) kane ardhur aty nga Kurveleshi e Lumi i Vlorës.  Ne Himarë e madhe,  ne shume dokumente dali emrat e fshatrave: Piliureus,  Drimades (Dhermi),  Nivicë Pallasa,  Pikern (Piqeras),  Llukova,  Vunoi,  Dukat Radhim,  Gjonboqari (Tragjas), Gumenica,  Durbag (Terbaq),  Kudesi (Kudhes),  Liopes (Lopesi),  Mavrove Vranishta,  Smokthina, Kallazherates (Kallarat Zgugliati,  Vermiki,  Lepenica,  Progonates, , Tepelena, shprehet pikërisht pak a shumë kështu një studiues dhe në mos gaboj është Sh. Delvina tek ‘Epiri. . .  Mbi kurrizet e Çikës godiste me. . .  'Vetëtima Zeus (mitologji,  te vjetrit). . . .  Nëse Homeri do te kishte zgjedhur malet e Himarë për skenën e Iliades,  gjerat do te kishin marre rrjedhe tjetër gjate periudhës 3000 vjeçare shprehet Pukvil. ”Kaonia (Himara)  vendi ku Circet porositen Odiseun të ruhej prej sirenave. . .  malet mbi Himare quhen "te Vetëtimave"?  Zeusi leshonte ato nga qielli sipër saj. . .  (Emri Himare-Himera (edhe Kimera). . . përfytyrohej i qenie mitologjike me trup dhie e koke luani,  me bisht dragoi. . .  qe villte zjarr nga goja (Zjarri nga flaket e  vullkani,  tashme te shuar,  ne Llogora. . .  ) Deti Jon.  Legjenda thotë se Jonin,  birin e Dyrrahut,  pas vrasjes tij ne lufte e hodhën ne det,  i dha emrin . Varianti tjetër: Deti Jon=Deti ynë.
Fiset epirote kane banuar që në lashtësi: Kaone Himara,  Thesprotet,  çamet,  molloset - Janina,  amantët - Lumi i Vlores. . . Kaonia (=ka hone) shtrihej nga lumi Aos,  Aosta (Vjosë deri ne lumin Thyamis (Kallamas) një Juge.  Straboni dhe Tukididi thone se: "Pellazget e Ankandes quheshin Kaonë. Variant i emrit Kaon: "ka hone",  dhe varianti tjetër Kaoni,  biri i Priamit. . .  Kaonet zinin pjesën me te madhe  te Epirit.  Nga Himara pellazgjike  shkuan në Itali etruskët, japigët, mesapët……shprehet një studiues i këtyre anëve tek gazeta Demokracia e vitit ’95…Mirëpo vetë  poeti dhe shkrimtari Petro, ç’thotë për origjinën e tij dhe të fisit
Me sa kam dëgjuar,  me sa di unë rrjedh nga një  familje qe ne fshatin Dhërmi quhet Bua.  Shekuj më parë ne fshatin tone erdhi për tu strehuar Gjin Bue Shpata.  nipi i luftëtarit Gjin Bue Shpata.  Ai,  nipi,  siç; thonë pleqtë,  banoi ne një vend midis Shenapremtes dhe Shën Theodhorit,  aty ku kishte nomenë Zhupa dhe qe quhet Paloshpita. . .  Pastaj erdhi dhe ndërtoi një konak, nën Qëndushen,  aty ku ende i themi Konaku i Gjinit.  Aty i linden dy djem: Markoja dhe Gjoni.  Pak metra poshtë ngriti një kishe te vogël: Shen Janin,  qe është ende.
Djemtë e tij u rriten dhe ndërtuan shtëpi të tjera  të vogla nën shpellën e Pano Gjinit.  Markoja dhe Gjoni i bënë pranë e pranë.  Aty,  në atë vend,  Markajt Gjanet bënë shtëpi të tjera,  se u shtuan.  Edhe Buajt shtëpi pranë Konakut te Gjinit.  Kështu që,  shekuj me radhë  Markajt,  Gjonet,  Buajt ishin një bark,  një fis gjer vone,  sa isha unë i ri,  nuk martoheshin njëri me -tjetrin.  Kishin të drejtën e gjakut për njeri-tjetrin….

4.
Mirëpo Petron unë, sot nuk kam ku ta gjejë , ndritë veçse shpirti tek varrezat.  Aty paqësisht ai fle, në ditë të mira dhe të këqija , në dimër , në verë,  në stërbima  , llohëra e zheg, pra ka kohën   e prehjes së madhe. Petrua ishte një shqiptar i mirë, që shprehte vetë dhe mburrej me këtë, kishte edhe një ideal , por Petro ishte me gjak e kockë të vërtetët shqiptari . Në të vërtetët figura e tij është një lloj ndriçimi  yllësor, dhe ylli i tij tashmë ndriçon në planetin tonë të letrave.  Ai është udhërrëfyesi i poetëve dhe shkrimtarëve,  është njeriu që sakrifikoi kur regjimet i kërkuan gjithshka deri në zhdukjen fizike, por poetët mbesin , sepse pavdekësia tek ata është lexuar qartësisht që ditën kur vijnë, Mirëpo a kishte pranga për të burgosur Petron, a kishte kurthim për zemrën e poetit, a kishte hekura për ti lidhur duart, ndonëse dhimbshëm  e lanë të pres, ku poeti i robëruar nga ai realitet më mirë thotë të vdesë. Edhe deti I gjorë sot fle si Petro.  Në tablonë e portretit të tij anija petrojane ecte në detin e gjerë të letrave . Deri në palcë i futën hekurin dhe deri në kockë e ndjeu thikën.  Viktimë e këtij shekulli , që kurrë se humbi muzën edhe nga gjumi zgjohej, në detin pa rërë e guaska, në natën pa hënë  e yje në atë botë thashethemesh, ku ishte Petro pervecse lundronte në dallgët e regjimit që e shtynin andej , këtej lart, para dhe gjithë kohës.  Për jetën e këtij poeti mund të thuhet se e mbuloi një oqean vuajtjesh, kur regjimi e shtrëngonte çdo ditë drejt vdekjes, kush do ta shpëtonte këtë vend kur fytyra  nxinte nga “kroma e kohës”.  Kështu ai priti gjallërimin e kohë-ardhjes pranverë sepse kishte vite e vite,  që nuk e ndjente mungesën e reve të shiut edhe mungesën e vrapit të erës së re.  Në kishën e sipërme nuk gjetëm njeri dhe zbritëm tek centrali që dikur kishte bërë dritë.  Edhe një herë folëm për Petron , dritësimi që ai kishte sjellë dhe ikëm.  Lamtumirë poet, hasta la vista Petro.


Image result for kush eshte gezim llojdia

*Msc.  Anëtar i Akademisë Evropiane të Arteve

Sekretar i Klubit të shkrimtarëve “Petro Marko” Vlorë.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...