Agjencioni floripress.blogspot.com

2015/09/18

Kush ishte njeriu më i zgjuar i të gjitha kohërave 10 fakte të rralla që duhet t’i dini mbi Ajnshtajnin


Ajnshtajn si djale i pashem. Ne kete foto ka dale ne vitin 1898, pasi hyri ne Politeknikun e Zyrihut
Ajnshtajn si djale i pashem. Ne kete foto ka dale ne vitin 1898, pasi hyri ne Politeknikun e Zyrihut
Albert Ajnshtajn është shkencëtari më i famshëm që ka jetuar ndonjëherë. Një prej arritjeve që ktheu faqen e historisë së shkencës ishte ekuacioni E=mc2. Ai fitoi çmimin “Nobel” në vitin 1921 për punën në lidhje me efektin fotoelektrik. Ai zhvilloi Teorinë e Relativitetit, të cilën e kishte përfunduar me kohë, por u deshën 25 vite që të tjerët ta kuptonin. Kontributi i tij ndryshoi radikalisht pikëpamjen e botës. Para Ajnshtajnit, disa gjëra besoheshin si të vërteta. Mes tyre ishin dhe ligjet e gravitetit dhe trupave në rënie,
Ajnshtajn gjate pushimeve verore ne vitin 1919
Ajnshtajn gjate pushimeve verore ne vitin 1919
të përmendur më parë nga Isak Njutoni. Gjithashtu në atë kohë besohej se “koha” në vetvete ishte një konstante fizike: Të gjithë dhe gjithçka përjetonte kalimin e kohës ashtu si kushdo dhe gjithçka tjetër. Teoria e tij e Relativitetit special parashikonte se kjo s’ishte e vërtetë dhe më vonë u vërtetua nga eksperimentet me orën bërthamore. Emri Ajnshtajn sot është sinonim me fjalën gjeni. Albert Ajnshtajn është një prej mendjeve më të mëdha të shekullit të 20-të. Disa prej ideve të tij për shkencën, natyrën dhe besimi mund t’ju habisin. Jo më kot është zgjedhur “Personi i Shekullit” nga revista “Time”. Në këtë listë jepet çdo gjë që ju duhet të dini mbi njeriun më të zgjuar të shekullit XX.

10 – Fëmijëria
A kishte Ajnshtajni vështirësi në të folur kur ishte i vogël?
Ajnshtajni ishte i ngadaltë në procesin e të folurit. Madje prindërit e tij janë konsultuar dhe me një doktor. Ai madje ka patur një rebelim
Ajnshtajn si adoleshent. Fotoja eshte bere ne vitib 1893 ne Mynih
Ajnshtajn si adoleshent. Fotoja eshte bere ne vitib 1893 ne Mynih
“të paturp” ndaj autoriteteve, që bëri që drejtori i shkollës ku ai studionte ta përjashtonte nga shkolla dhe të shprehej rreth tij se ai nuk do të mund të arrinte shumë në jetë. Por këto karakteristika bënë që ai të bëhej një gjeni. Mospërfillja dhe përbuzja e tij ndaj autoritetit bënë që ai të vinte në dyshim njohuritë tradicionale. Zhvillimi i tij i ngadaltë verbal, bëri që ai të bëhej kurioz për gjërat e zakonshme – si koha dhe hapësira – që pjesa më e madhe e të rriturve i marrin për të mirëqena. I ati i dhuroi një busull në moshën pesë vjeçare, dhe hetoi mbi natyrën e fushës magnetike gjatë gjithë jetës së tij. Ai kishte prirjen të mendonte në bazë të imazheve dhe jo me fjalë.

9 – Aftësitë 
Kishte Ajnshtajni probleme të në mësuar?
Disa shkencëtarë kanë pretenduar se kanë zbuluar se në fëmijëri Ajnshtajni ka shfaqur shenja të lehta të autizmit ose të sindromës së Aspergerit. Simon Baron Kohen, drejtor i qendrës kërkimore të autizmit në Universitetin e Kembrixhit, është një prej tyre. Ai shkruan se autizmi është i lidhur “me një përpjekje intensive për të kontrolluar dhe një përpjekje të vogël të pazakontë për të qenë empatik”. Ai gjithashtu vë në dukje se kjo gjë “shpjegon ‘kufijtë e aftësisë’ që njerëzit me autizëm shfaqin në lëndë të tilla si matematika, muzika ose vizatimi – të gjitha aftësi që përfitohen nga kontrolli”’. Kjo nuk duket një diagnozë bindëse. Edhe si adoleshent, Ajnshtajni kishte miq të ngushtë, kishte marrëdhënie intime, bëhej pjesë e debateve skolastike, komunikonte mjaft mirë verbalisht dhe ishte empatik ndaj miqve dhe njerëzimit në përgjithësi.

8 – Kalimi në klasë 
A ngeli Ajnshtajni në Matematikë?
Një besim mjaft i përhapur rreth Ajnshtajnit është se ai kishte ngelur në lëndën e matematikës. Një kërkim në Google rreth kësaj nxjerr më shumë se 500 mijë rezultate. Ky lajm madje është bërë pjesë e titujve të gazetave “besoje ose jo”. Por historia e tij është shumë ironike: Në 1935, një lajm u botua rreth Ajnshtajnit “Matematikani më i madh i kohës, ngel në matematikë”. Duke qeshur ai është përgjigjur se nuk ka ngelur asnjëherë në matematikë, dhe se në moshën 15 vjeçare ai kishte zgjidhur ekuacione të vështira matematikore. Në shkollë fillore ai ka qenë më i miri i klasës dhe shumë më lart rezultateve të pritshme në matematikë. Në moshën 12 vjeçare, motra e tij u shpreh se ai “gjithmonë kishte preferuar të zgjidhte probleme të vështira aritmetike”, dhe vendosi të zbulonte nëse mund të progresonte duke mësuar gjeometrinë dhe algjebrën vetë. Prindërit i blenë libra të avancuar që ai të përgatitej gjatë verës. Ai jo vetëm që mësoi fakte në këto libra, por identifikoi disa teori në një përpjekje që t’i testonte personalisht. Ai madje pati idenë e tij personale se si mund të provonte teorinë e Pitagorës.

7 – Procesi i të menduarit 
A mendonte Ajnshtajni më shumë bazuar në imazhe se sa në fjalë?
Të gjitha zbulimet e tij të mëdha ishin rezultat i eksperimenteve vizuale që ai i zhvillonte në mendjen e tij më tepër se sa në laborator. Për këtë arsye, ata u quajtën Gedankenexperiment – eksperimentet e mendimit. Në moshën 16 vjeçare, ai u mundua të përfytyronte se si mund të ishte të ecje përkrah një rreze drite. Nëse arrihej shpejtësia e dritës, a nuk do të dukeshin valët e saj të palëvizshme? Por ekuacionet e famshme të Maksuellit që përshkonin valët elektromagnetike nuk e lejonin një gjë të tillë. Ai e dinte se matematika ishte mënyra që natyra përdorte për të përshkruar mrekullitë e saj, kështu ai mund të përfytyronte në mënyrë vizuale se si ekuacionet reflektoheshin në realitet. Kështu për dhjetë vitet e ardhshme të jetës së tij, ai mendoi rreth këtij eksperimenti deri sa erdhi momenti që ai nxori teorinë e famshme të relativitetit.

6 – Vizioni 
Cilat ishin mendimet – imazhe që Ajnshtajni përdori për teorinë e relativitetit?
Ajnshtajn dhe bashkeshortja e tij e dyte, Elsa, ne udhetimin e tyre te pare drejt SHBA, 1921
Ajnshtajn dhe bashkeshortja e tij e dyte, Elsa, ne udhetimin e tyre te pare drejt SHBA, 1921
Ndër shumë gjëra të tjera, ai imagjinoi goditje rrezatuese në dy anët fundore të një treni në lëvizje. Një person që është në rrugë mund t’i shohë këto ndriçime në një moment të vetëm, por dikujt që është në një tren lëvizës ato do t’i shfaqen në momente të ndryshme. Për shkak se treni ecën përpara, drita rrezatuese në pjesën e përparme të trenit do të arrijë më përpara tek personi një moment përpara dritës që vjen nga fundi i trenit. Nga kjo gjë Ajnshtajni kuptoi se “njëkohshmëria” është relative me gjendjen fizike në hapësirë. Dhe prej kësaj ai hodhi idenë se nuk ekzistonte koncepti i kohës absolute. Ky ëshët relativiteti i Ajnshtajnit, dhe sigurisht teoria e relativitetit.

5 – Imagjinata 
Cili ishte eksperimenti i menduar, që çoi Ajnshtajnin drejt teorisë së relativitetit?
Ai imagjinoi një njeri në rënie të lirë. Për të kuptuar atë që ai pa, mendoni një njeri të mbyllur në një ashensor që ulet në drejtim të tokës. Ai do të lëvizte në ashensor duke u ngritur lart, dhe çdo gjë që do të dilte dhe binte nga xhepat e tij do të lëviznin lirshëm rreth tij – njësoj si të ishte i mbyllur në një dhomë, në një zonë pa gravitet të hapësirës. Në anën tjetër, mendoni një grua të mbyllur në një ashensor që po ngjitet lart në hapësirë, larg çdo lloj graviteti. Ajo do të ndihej sikur po binte në tokë, njësoj sikur të ishte duke u tërhequr nga graviteti. Nga ekuivalenca e gravitetit dhe nxitimit, ai ndërtoi teorinë e përgjithshme të relativitetit.
4 – Çdo gjë është relative 
A ka një imazh – mendimi që përshkruan përfundimet e tij rreth relativitetit?
Ai zbuloi se graviteti ishte një “deformim” i hapësirës dhe kohës. Ai mund të përshkruhet duke përdorur një tjetër eksperiment të
Me Charlie Chaplin, ne premieren e filmit Dritat e Qytetit, 1931
Me Charlie Chaplin, ne premieren e filmit Dritat e Qytetit, 1931
menduar. Imagjinoni si do të mund të ishte hedhja e një topi bouling – u në një sipërfaqe dy dimensionale të një trampoline. Ai i jep formë strukturës ndërkohë që lëviz. Më pas rrotulloni disa topa bilardoje. Ata lëvizin drejt topit të bouling–ut jo sepse ai i tërheq ata në mënyrë të panjohur (Siç thotë teoria e Njutonit), por për shkak të formës që ai i ka dhënë strukturës së trampolinës. Tani imagjinoni gjithë këtë në një strukturë katër dimensione të hapësirës dhe kohës. Nuk është e lehtë, ndaj ne nuk jemi Ajnshtajni dhe ai ishte. Ai ishte i aftë të nxirrte ekuacionin e fushës së gravitetit që tregonte se si materia formëson hapësirën dhe si forma e hapësirës i tregon materies si të lëvizë.
3 – Shpërthimi
Cila ishte mrekullia e vitit e Ajnshtajnit?
Në 1905, Ajnshtajni u diplomua, por nuk ju dha mundësia që tema e tij e doktoraturës të pranohej; as të merrte një post akademik. Kështu ai filloi të punonte me orar të zgjatur, gjashtë herë në javë, si një ekzaminues i nivelit të tretë në zyrat zviceriane të inovacionit shkencor. Gjatë kohës së lirë, ai shkruajti katër teza që lidheshin me fizikën. E para tregonte se drita mund të prodhohej si në formë valësh ashtu dhe si grimca të quajtura fotone. E dyta provonte ekzistencën e atomeve dhe molekulave. E treta, teoria e relativitetit, që thonte se nuk kishte hapësirë apo kohë absolute. Dhe e katërta tregonte një ekuivalencë ndërmjet energjisë dhe masës, që përshkruhet nga ekuacioni i famshëm i fizikës, E=mc2.
2 – Ekstrakurrikular 
Si ishte jeta personale e Ajnshtajnit në atë kohë?
Duke i dhene biçikletes ne Santa Barbara, Kaliforni, 1933
Duke i dhene biçikletes ne Santa Barbara, Kaliforni, 1933
Ndihma që ju dha në matematikë, ishte ajo e serbes, Mileva Mari, që ishte e vetmja femër në klasën e tij të fizikës, në universitet. Ata kishin rënë marrëzisht në dashuri me njëri – tjetrin, dhe patën një vajzë të jashtëligjshme, të cilën lejoi ta jepnin për birësim para se ta shihte. Më pas ata u martuan dhe patën dy djem. Eventualisht marrëdhënia e tyre u komplikua dhe Ajnshtajni kërkoi divorcin. Ai i ofroi asaj një marrëveshje: Një nga tezat e tij të 1905, sipas tij, do të fitonin Çmimim Nobel, dhe nëse ajo i jepte divorcin, Ajnshtajni do t’i jepte paratë e fituara nga ky çmim. Pasi u mendua për një javë, ajo pranoi. Për shkak se teoritë e tij ishin mjaft radikale, ai e fitoi këtë çmim vetëm në 1922.
1 – Teoria
Si u krijua relativiteti?
Shkencëtarët nuk ishin të sigurtë që herën e parë nëse teoria e relativitetit ishte e saktë. Por Ajnshtajni propozoi një eksperiment dramatik. Gjatë eklipsit të ardhshëm, në 1919, shkencëtarët mund të masnin se si drita e yjeve që kalonte në afërsi të diellit, drejtohej nga graviteti. Lajmet që pasuan ishin: “Dritat që lëvizin shtrembër në Parajsë / Njerëzit e shkencës Më shumë apo më pak të etur për rezultatet e Vëzhgimeve të Eklipsit / Teoria e Ajnshtajnit triumfon”. Dhe e gjithë kjo është shkruar në një kohë kur të paktë ishin ata që dinin të shkruanin mirë. Ajnshtajni u bë i famshëm për kontributin që dha në lindjen e një epoke të re. Ai u bë një shkencëtar i famshëm dhe një ikonë e humanizmit; një nga emrat më të njohur në planet.

Heroina, një histori e drogës që nuk do të vdesë kurrë

Heroina










Heroina është një lloj droge, që rrjedh nga llogoret e gjethes së opiumit. Opiumi filloi të kultivohej nga qytetërimet antike si Mesopotamia që në vitet 3400 para erës sonë. Opiumi fillimisht u përdor në Egjipt e Persi, dhe nga atje u përhap në Europë, Indi dhe Kinë. Deri para shekullit të 19 mjekët në Mbretërinë e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara nuk e finin që opiumi përdorej për qëllime terapeutike.
Heroina vetë u sintetizua me sukses në vitin 1874 nga një kimist anglez August Mathienssen, si një alternativë për morfinën. Edhe vetë heroina u konsiderua një drogë që krijonte varësi në SHBA dhe është parë si një ndër më të rrezikshmet e shekullit 20 dhe 21. Ishte e paligjshme të prodhoje, shpërndaje e përdorje heroinë në SHBA që prej Luftës së Dytë Botërore, por droga ka arritur të mbijetojë në tregun e zi, e prodhuar në vende të tjera, duke evoluar në përzierje edhe më të rrezikshme.
Etimologjia
Fjala “heroinë” në fillim u shfaq më 3 dhjetor 1898, në një revistë ku kompania gjermane Friedrich Bayer fliste për morfinën. Ajo rrjedh nga heronjtë grekë për shkak të ndjenjës euforike që droga të jep, rrjedh nga fjala hero, heroinë.
Origjina e Opiumit
Heroina është një derivat i morfinës, e cila vetë rrjedh nga opiumi.
Heroina është një lloj droge, që rrjedh nga llogoret e gjethes së opiumit
Heroina është një lloj droge, që rrjedh nga llogoret e gjethes së opiumit
Është një nga shembuj e parë të bimës mjekësore. Opiumi ka qenë shumë popullor në Lindje dhe rajonet e Mesdheut si një ilaç për shumë sëmundje dhe një burim farmaceutik. Historia më e hershme e romancën njerëzore me opiumin është gjetur në shkrimet e sumerëve në vitin 3400 para Krishtit, Frenandez dhe Libby. Ata jetonin në Mesopotaminë e poshtme, sot Iraku perëndimor, dhe ata përdorën opiumin për ilaç. Sumerët kanë kryer lidhje tregtare me fqinjët e tyre veriorë Akadianët ndërmjet viteve 700-140 para erës sonë, dhe akadianët, sekretin e gjethes së opiumit ia kaluan sirianëve dhe egjiptianëve. Në vitin 1300 para Krishtit, egjiptianët kultivonin dhe tregtonin opiumin deri në Greqi dhe Europën Qendrore. Mjekët e lashtësisë greke e përdornin ekstraktin e opiumit. Hipokrati, në vitin 460 para erës sonë, shkroi për dobinë e opiumit për shërimin e sëmundjeve të ndryshme, përfshi dhe diarrenë. Ndërsa në vitin 150, Galen, një tjetër mjek grek, përkrahu praktikën e ngrënies së opiumit dhe listoi disa nga dobitë shëndetësore, si rezistimi ndaj helmeve, kuron dhimbjen e kokës, marrjet e mendjes, shurdhimin, epilepsinë, ngjirjen. Ai është i pari që shkroi për mbidozën e opiumit. Opiumi u pa si dobi shëndetësore për diarrenë, pagjumësinë e vjelljet edhe në shekullin e parë pas lindjes së Krishtit. Opiumi më pas u përhap nga Lindja e Mesme në perëndim të Greqisë, dhe nga pastaj më në lindje drejt Indisë dhe Kinës. Rrugët tregtare tokësore bëheshin nga tregtarët arabë. Tregtia në Kinë arriti në shekullin e 7 pas Krishtit, dhe për 1000 vjet më vonë, kinezët e pinin kryesisht në formën e një pije që dilte nga përzierja e farave të hashashit dhe lëng bambuje. Kjo praktikë vazhdoi derisa marinarët portugezët sugjeruan tymosjen e opiumit me pipë në vitin 1700, gjë që rriti ndjeshëm numrin e të varurve ndaj opiumit në Kinë. Përdorimi modern i opiumit filloi në vitin 1541 me mjekun zviceran Paracelsus, që ia paraqiste pacientëve të tij të përzierë me alkool dhe erëza. Ky ishte ilaçi i preferuar në Europë për 400 vitet e ardhshme. Opiumi Ishte aspirina e ditës dhe ishte trajtim për çdo lloj sëmundje, që nga dhimbja e kokës, te reumatizma, tek qetësimi i nervave etj.
Morfina
Përbërësi kryesor aktiv tek heroina është morfina. Në vitin 1805, farmacisti zvicerian, Friedrich Serturner, pastroi përbërësin kryesor tek opiumi. Kësaj droge ai i dha emrin “morfium”, të titulluar nga Morfeu, perëndia greke e ëndrrave. Në vitin 1853, mjeku skocez Alexander Ëood shpiku shiringën hipodermike, që lejonte injektimin e drejtpërdrejtë të morfinës në vena. Injeksionet e morfinës u bën trajtim kryesor në spitalet ushtarake, ku një numër i madh ushtarësh që ishin plagosur gjatë Luftës Civile, u bënë të varur nga droga. Kur lufta mbaroi në vitin 1865, varësia ndaj morfinën u bë e njohur si “sëmundja e ushtarit”.
Një ilaç heroik
Në vitin 1874, shkencëtari gjerman Augustus Mathiensen dhe asistenti i tij C. R. Adler ndërmori një studim të plotë rreth kodeinës dhe morfinës. Ata sintetizuan qindra molekula të reja të bazuar në këto dy drogëra dhe përfundimisht dolën me një lloj pluhuri që e quajtën “diamorfinë”. Kjo substancë ishte vetë baza e heroinës. Dhe në vitin 1897, kimisti gjerman Heinrich Dreser, tek kompania farmaceutike Bayer AG filloi të hulumtonte mbi procesin e reduktimit të efekteve anësore të ilaçeve dhe rritjen e potencialit të tyre. Grupi i tij prodhoi atë që më vonë u quajt “aspirinë”, dhe dy javë më vonë, ata prodhuan morfinën, pas saj diamorfinën dhe në fund e konkretizuan me “heroinën”. Këto të dy konsiderohen si pretendentët kryesorë për prodhimin e drogës më të rëndësishme të shekullit 20. Dreser nuk ishte aq i entuziazmuar për aspirinën, aq sa për diamorfinën, prandaj e zhvilloi atë në mënyrë të shpejtë. Ai mendoi se do të kishte një efekt të veçantë stimulues në mushkëri. Bayer e solli heroinën në treg në vitin 1898 dhe e promovoi atë si një trajtim për sëmundjet e dhimbshme të frymëmarrjes si pneumonia dhe tuberkulozi. Heroina u vlerësua nga një numër i madh hulumtimesh klinike. Bayer e reklamoi heroinën në gjermanisht, anglisht, italisht, rusisht e shumë gjuhë të tjera.
Një drogë e rëndësishme
Duke filluar nga viti 1898, heroina përdorej në vend të morfinës e
Kitaristi Jimi Hendrix, u arrestua për posedim heroine në Toronto të Kanadasë në vitin 1968
Kitaristi Jimi Hendrix, u arrestua për posedim heroine në Toronto të Kanadasë në vitin 1968
kodeinës. Një studim mjekësor i Universitetit të Berlinit testoi dozat orale të 5-10 miligram heroine në 50 pacientë dhe zbuloi efektivitetin e saj në lehtësimin e kollës dhe prodhimin e gjumit. Ata nuk vunë re veprime të papëlqyeshme, dhe pacientëve u pëlqente e vazhdonin ta përdornin. Po asnjë nuk e dinte që heroina kthehej në morfinë sapo hynte në trup, dhe tregoi të ishte një substancë që të bënte të varur. Edhe pse bota mjekësore dukej se ishte e vetëdijshme për varësinë që krijonte heroina, nga viti 1898 dhe 1910, akoma shitej si ilaç kolle për fëmijët. Çuditërisht, heroina merrej edhe si kurë për të shpëtuar nga varësia ndaj morfinës. Shumë kompani ilaçesh e shitën atë si trajtim ndaj sëmundjeve si kanceri, depresioni, kollitja, i ftohti. Në fillim të shekullit të ri, besohet se mbi ¼ e popullsisë amerikane ishin të varur nga opiumi, morfina, ose kokaina. Shtetet e Bashkuara ishin vendi i parë që e njohën varësinë ndaj heroinës si problem serioz. Në vitin 1914, Presidenti Udro Uilson nënshkroi Aktin Harrison të Narkotikëve, që dha qeverisë pushtetin për të rregulluar dhe taksuar transaksionet e derivateve të opiumit, si heroina apo kokaina. Në vitin 1919, Akti Harrison e konsideroi heroinën të jashtëligjshme. Pavarësisht kësaj, droga nuk u zhduk por filloi të tregtohej në mënyrë të jashtëligjshme. Të varurit e heroinës zbuluan efektet euforike që heroina e injektuar me shiringë të jepte. Pavarësisht përpjekje të qeverisë për të shmangur heroinën dhe drogërat e tjera të rrezikshme, tregu i zi vazhdon të ekzistojë edhe sot e kësaj dite.
Heroina u bë e jashtëligjshme
Ndërsa heroina mbeti një nga drogat më të frikshme për shkak të varësisë që krijonte, përdorimi i saj nuk u zvogëlua aspak. Në vitet para Luftës së Dytë Botërore, prodhimi i heroinës, tregtimi, dhe shpërndarja e saj bëhej në mënyrë të jashtëligjshme. Laboratorë ilegalë u ngritën në Azi dhe për shumë vite, mafia italiane ishte një nga sindikatat kryesore të krimit të përfshirë në shitjen e heroinës. Lufta e Dytë Botërore ndërpreu prodhimin global të drogës, dhe furnizimet u ulën. Në mungesë të saj, trafikantët e heroinës filluan praktikën e “prerjes” së heroinës së pastër me substanca më të lira, duke ulur disi cilësinë e pastërtisë së saj. Gjatë viteve ’50, heroina ishte zgjedhje për shumë shkrimtarë e muzikantë që shprehnin pakënaqësi për jetën amerikane rutinë. Heroina u bë pjesë e rëndësishme e lëvizjes kundërkulturore që rebelohej kundër rrjedhës. Tërheqja nga heroina gjithashtu vazhdoi edhe në vitet 1960 dhe 1970. Në fund të viteve ’60, komuniteti bohemian i San Françiskos, e zëvendësoi metamfetaminën me heroinën. Normat e krimit nëpër lagje u rritën, pjesërisht për shkak të heroinës.
Të famshmit dhe heroina
Russell Brand, Robert Downey Jr., Courtney Love, Keith Richards, Corey Feldman dheTatum O'Neal, 6 personazhet e famshem qe fituan luften ndaj heroines
Russell Brand, Robert Downey Jr., Courtney Love, Keith Richards, Corey Feldman dheTatum O’Neal, 6 personazhet e famshem qe fituan luften ndaj heroines
Heroina gjithashtu ka qenë e lidhur me disa nga emrat më të njohur të viteve ’60 dhe ’70, sidomos në botën e rock&roll-it. Janis Joplin ishte e famshme për varësinë e madhe ndaj alkoolit dhe heroinës. Pavarësisht jetës së saj të egër e të shthurur ajo kurrë nuk humbi asnjë koncert. Natën e 3 tetorit 1970, ajo u rikthye në dhomën e saj të hotelit, pas një koncerti, ktheu disa gota, injektoi heroinën, dhe kur u kthye përsëri në dhomë pasi bleu një paketë cigaresh, vdiq.
Edhe pse gjoja ai e urrente heroinën, kitaristi Jimi Hendrix, u arrestua për posedim heroine në Toronto të Kanadasë në vitin 1968. Megjithatë ai doli i pafajshëm sepse sipas disa dëshmitarëve, ishte një person tjetër që ia kishte futur në valixhe heroinën. Hendrix vdiq më 18 shtator 1970 në Londër nga helmimi pasi piu 9 tableta gjumi. Eric Clapton dhe John Lennon ishin të tjerë artistë që përdorte heroinë.
Edhe industria e filmit ka prodhuar filma ku heroina është pjesë. Komedia e zezë e Quentin Tarrantino-s, Pulp Fiction 1994 ka një skenë ku një person overdozë ringjallet me një dozë adrenaline në zemër. Dhe drama e Danny Boyle, Trainspotting, tregonte historinë e disa të rinjve të varur nga heroina në Skoci. Ka pas debate të mëdha përsa i përket përdorimi të heroinës nëpër filma.
Droga e jashtëligjshme
Heroina u bë komplet e jashtëligjshme në vitin 1956 kur Akti i Kontrollit Narkotik miratoi dënime të ashpra për veprat penale të drogës. Por publiku nuk ishte plotësisht i vetëdijshëm për rreziqet e heroinës deri në vitin 1971 kur dy kongresmenë amerikanë, Robert Steele dhe Morgan Murphy, të sapo kthyer nga Vietnami raportuan se 15% e ushtarëve amerikanë ishin të varur nga heroina. Në atë kohë, heroina ishte aq e rrezikshme sa që tronditi të gjithë publikun amerikan. Presidenti Riçard Nikson ndërmori veprime në qershor të vitit 1971, duke krijuar Zyrën Speciale për Parandalimin e Abuzimit me Drogën, që iu dedikua luftës kundra drogave të këqija. Ajo jo vetëm donte të parandalonte abuzimin e heroinës por edhe donte të ndihmonte të varurit e saj që ta hiqnin atë ves. Për të parandaluar ushtarët, ai vuri rregull që kush nuk hiqte dorë nga heroina do të mbetej në Vietnam. Ky program u pa si sukses sepse 5% e ushtarëve hoqën dorë nga droga. Vitet ’80 panë rritjen e ndjeshme të përdorimit të kokainës, dhe Presidenti Ronald Regan shpalli luftë kundra drogën, ku sëbashku me FBI-në luftuan furnizuesit ndërkombëtarë, si Kolumbia, që e kalonte kontrabandë drogën në SHBA. Por pavarësisht përpjekjeve të qeverisë në vitet ’80 dhe ’90, heroina nuk u zhduk. Në vitet ’90 , përdoruesit filluan ta kombinonin heroinën me drogë të tjera, si kokaina për ta bërë më me efekt.
Efekti në shoqëri
Aktori Philip Hoffman u gjend i vdekur në apartamentin e tij në Nju Jork nga një overdozë droge përfshi heroinën, kokainën, amfetaminën
Aktori Philip Hoffman u gjend i vdekur në apartamentin e tij në Nju Jork nga një overdozë droge përfshi heroinën, kokainën, amfetaminën
Më 6 qershor 2006, një 17-vjeçar i quajtur Joseph Kecker nga Çikago u gjend i vdekur në makinë e tij. Ai shtrëngonte një çantë me heroinë. Dukej sikur kishte një të ardhme të ndritur përpara. Ishte atlet i mirë, por më parë kishte përdorur heroinë dhe tashmë ishte pjesë e një rehabilitimi. Kecker e kishte përzier heroinën me një substancë tjetër. Substanca që quhej “fentanil” e përdorur nga Kecker, ishte 80 herë më e fortë se morfina. E kombinuar me heroinën, ngre ndjeshëm potencialin e overdozës. Nga maji deri në korrik të atij viti, kishte më shumë se 400 të vdekur nga përzierjet e drogës. Heroina vazhdoi të ishte lajm deri në vitin 2014, kur aktori Philip Hoffman u gjend i vdekur në apartamentin e tij në Nju Jork nga një overdozë droge përfshi heroinën, kokainën, amfetaminën sipas një ekzaminimi mjekësor.
Heroina në fillim u shpik si shurup kolle dhe qetësues dhimbjesh, një mënyrë e mirë për të menaxhuar tuberkulozin dhe pneumoninë. Por shumë shpejt ishte e qartë se ajo krijonte varësi. Dhe pavarësisht statusit “e jashtëligjshme”, i mbijetoi tregut të zi, u fut kontrabandë në Shtetet e Bashkuara nga vende të ndryshme si Kolumbia, Afganistani dhe shpesh duke rikrijuar veten me përzierje të reja dhe më vdekjeprurëse. Ajo ka bërë bujë për efektin e saj të gëzuar në fillim, por që nuk sjell gjë tjetër veçse dhimbje e lot, për familjen, miqtë e të gjithë shoqërinë.

Na ndihmo zotëri zoti të ndihmoftë


Hasan e Lajde Blakaj















Nga  Hasan e Lajde Blakaj


Bënte ftoftë. Të ftohtit dhe acari në Stokholm është i rendomë gjatë stinës së dimrit. Ngricat dhe bora kanë përfshirë jo vetëm pjesët veriore të Skandinavisë por edhe ato të mesme dhe jugore. Meçe kohë më parë Driloni kishte siguruar biletat në shtëpinë Mbretërore të Operës për të pare një operë, vendosëm atë mbrëmje se bashku më familjen të dalim pak më herët në qytet dhe të kënaqemi sado pak duke i shikuar dekorimet dhe stolisjet e bukura të qytetit. Edhe pse ishte tepër bukur nuk kënaqesha aq shumë kur e dija që Prishtinën tonë të dashur e lan pa e dekoruar për hire të mjekrave vehabiste aziatike. Vërtetë është për të ardhur keq dhe turp i madh për një popull të lashtë evropian siç jemi ne të lejojmë këso gjërash kaq të shëmtuara. Çdo gjë që shihja dhe që ishte më shije të rrallë e krahasoja më qytetin tim të studimeve dhe të punës, tani të trisht dhe të errët.

Stokholmi vërtetë është i bukur edhe pa dekorime fare, po ja që tradita nordike për dekorime tradicionale është një traditë e moçme e krishtlindjeve e cila vazhdon edhe sot. Rrugët të ndriçuara, dritare të dekoruara me lloj, lloj dritash vezulluese, bredha të stolisur bukur neper sheshe të bëjnë për vete sapo të dalësh jashtë lokalit ku çlodhesh me ndonjë pije të vendit. Menjëherë aty pran Pallatit Mbretëror gjendet një lokal që quhet Kafe Opera. Nga aty shef një pjesë shumë të bukur të qytetit të vjetër më rrugica të ngushta dhe shtëpi karakteristike që janë të ndërtuara shumë shekuj më parë. Ura të vogla dhe të shumta që lidhin lagjet e këtij qyteti ta kujtojnë Venedikun, por tani Venedikun e ftoftë nordik. Jo fort larg nga aty në të majtë gjendet Galeria një qendër tregtare më kafeteri të ndryshme dhe hotele luksoze. Njerëz që hynë dhe dalin në atë qendër thuajse kanë ardhur këto ditë nga e gjithë bota.

Mu ke porta hyrëse të asaj qendre shoh dy plaka të mbështjellura fort me batanije dhe rroba të trasha që rrinin ulur, në ca paketa të shtruara duke kërkuar lëmoshë. Pothuajse pjesa dërmuese e kalimtarëve për në galeri kalonte aty pari, fare pa i vërejtur plakat edhe pse ato mundoheshin të ua zgjonin kureshtjen për ndonjë qindarkë lëmoshë.

Popullsia e shteteve nordike janë nder donatorët më të mëdhenj në botë për ndihma por këtë formë të lëmoshës nuk e parapëlqejnë. Ato dy plaka më dukej se rrinin aty kot duke ngrirë se ftohti ngase ndonjë ndihmë sado modeste nuk vërejta të kenë marrë nga kalimtarët. Nordikët janë të prirë të ndjekin formën institucionale të dhënës se ndihmave nëpërmes shoqatave, fondeve të ndryshme ku shteti më pastaj e bën shpërndarjen e tyre atje ku ka nevojë. Posa kaluam pranë tyre mu duk se dëgjova të flisnin shqip. Dorën në zemër sado që mu dhimbsen ato plaka unë nuk do të ndaloja po të mos i dëgjoja të flisnin shqip. Ndjesi e çuditshme, diçka e dhimbshme e jashtëzakonshme ma përshkoj trupin në ato momente. Mora guximin dhe kalova në anën e kundërt mu aty ku qëndronin të ulura ato dy plaka. U afrova më kujdes dhe fillova të di se nga vinin dhe ç´far halli kishin kur kërkonin lëmoshë sepse jo vetëm për suedezet por edhe për mua nuk ishte një gjë e zakonshme. Fjalët që kishin komunikuar në mes veti vërtetë kishin qenë fjalë shqipe dhe ato paksa në sharje që për shkrimin nuk janë të rëndësishme. Po, për mua ishin tepër të çmuara. U afrova edhe më afër dhe i pyeta në shqip:”Shqiptare jeni ju?” Ato vetëm tunden kokën.Nga ajo tundje koke nuk kuptova se nga ishin dhe ç´far ishin përpos që kërkonin lëmoshë.

Ato tani me pyesin mua se çka isha më kombësi kuptohet në gjuhën e tyre. Thjeshtë ju gjegja shqiptar. Aha, Albanci, albanci u dëgjuan ato përnjëherësh. Nga të folurit më dukeshin të ishin sllave, o nga Rumania, Bullgaria ose nga Maqedonia. Ligësia më kaloj nga shpirti im vetvetiu më ti dëgjuar të flisnin një gjuhë tjetër. Thjeshtë do i ndihmoja më ca para dhe do ikja nga aty. Ato nuk më dhanë afat ta bëja as edhe një hap më tutje duke folur një shqipe të çalë më aksent sllav. I pyeta për shëndetin dhe të ftohtin që më dukej se ju kishte futur gjerë në palcë dhe ato më përgjigjeshin në shqip. Po, nga ku,… ju kështu, nga vini i pyeta unë. Nga Bullgaria jemi ne ma kthyen ato. Vëmë në Stockholm para festave të krishtlindjeve për lëmoshë kurse kur bën nxehtë kërkojmë lëmoshë në Ballkan. Po si, si…sa fitoni ju kështu duke ngrirë në acar i pyeta prapë unë?. Po jo, jo shumë por mjaft sa për të jetuar. A keni kënd atje në atdhe, dhe si jetoni ju atje, prapë pyeta unë. Po, po sinko më quanin ato që vërtetë as tani nuk mora mundim ta di se çka do të thotë ajo fjalë. Ne kemi djem dhe vajza afër Temishvarit në Rumani por, ata na kanë dëbuar nga shtëpia dhe nuk na lënë brenda. Bile herën e fundit djali im më rrahu aq shumë sa përfundova në spital. Shpejt largojë shaminë nga faqja dhe ma tregojë një plagë të qepur ku penjtë e zi të mëndafshit ishin ende prezent. Tani kalojmë mirë than ato meçe nuk jemi të sëmura dhe nuk kemi nevojë për ilaçe. Ç´far të bëjnë ato të sëmurat e zeza që kanë nevojë edhe për bukën e gojës edhe për ilaçe se!?. Po ku e keni mësuar shqipen i pyeta unë. Atje në Shkup, atje de, kur vinë shqiptarët nga mërgimi, atje fitojmë ne shumë edhe nuk ngrimë nga të ftohtit. Qeshen të dyja më të madhe duke ja shkelur syrin njëra tjetrës dhe duke i shpaluar dhëmbët e m´veshur me kurora argjendi. Edhe pse ishin të lodhura dhe dyllë të zverdhura gjenin forcë dhe kurajë për të jetuar mendoja unë. Natyrisht një ndihmë simbolike nuk mungojë nga ana jonë duke u ndarë nga ato më urimet më të mira për mua, familjen e begatinë e shumë urime të tjera.

Kaluam nga shkallet lëvizëse dhe u gjendem pran portës se metrosë. Këso netësh para kërshëndellave shumica e qytetarëve ju shmangen veturave në qytet sepse është trafik shumë i dendur dhe natyrisht parapëlqejnë metronë apo trenin. Ashtu vepruam edhe ne. Sa do qe mundohesha ti largojë nga mendja ato dy plaka, se ç´me shtynte të mendoja edhe për nënat, motrat dhe gjyshet tona në këto kohë të pa kohë. Mu kujtua vargu i një komentuesi në artikullin tim të më hershem“Identiteti jonë i nëpërkëmbur”      

”Lahuta mbet’ varun në trâ,
Mixha kalbët në dhé,
E, nipat s’dinë me i rá!” I. H.

Ku ti marrim nipat ore i uruar mendova unë, i përpiu eksodi. Ofshama ma përshkojë shpirtin dhe mendja si e shpejt që është sillej vërdallë sa në Prishtinë sa në Stockholm.

Më besoni mu dhimbsen këto plaka të gjora por krenaria ime që ne si komb kujdesemi për prindërit dhe farefisin ma rriste edhe më shumë ndjesinë shpirtërore që jam shqiptar. Ndihesha krenar me popullin tim ndihesha shumë i lumtur që i takoj këtij populli dhe që është një ndër popujt më human në mesin e popujve të tjerë. Apo ndoshta mua të ziut mu kishte ndalur ora, kisha ngelur akoma në ato vitet e shkuara   kur mbrëmjeve të pasdarkes ju tregoja fëmijëve të mijë për humanizmin dhe krenarin e kombit tonë.

Kohë më parë ju kisha treguar për demonstratat e vitit 81 kur si student kishim ngelur të izoluar nga njësitë speciale të Jugosllavisë në rrethim të plotë më ditë të tera të pa ngrënë dhe të pa pirë në lagjen e romëve në Prishtinë, atje prapa binarëve të trenit. Rastisi të depërtonte një shqiptarë që ishte futur disi në atë lagje më një fugon më ca bukë furre. Asnjëri nuk mësyu për të marrë ndonjë copë buke por vetëm prisnin dhe shikonin. Më kujtohet se të gjithë kujdeseshin më shumë për shokun apo shoqen sesa për veten e tyre edhe pse ishin shumë të uritur vet. Të gjithë e ndanin kafshatën e bukës me njëri tjetrin. Edhe tani më mban kjo kujtesë dhe dashuri ndaj jetës studentore të asaj gjenerate. Nuk e thash këtë pa qellim dhe thjeshtë ashtu rastësisht, sepse kështu po i parafytyroj edhe njerëzit e kombit tim që një ditë të afërt edhe mund ta humbim krenarinë tonë më shekuj si shqiptar. Varfëria të çon në derë të hasmit thotë populli. Një ditë mund të ndodh ti shoh edhe bashkëkombësit e mi para dyerve të metrove apo stacioneve të autobusëve duke kërkuar lëmoshë. Sa do të ishte e dhimbshme dhe trishtuese për të gjithë, ashtu si për mua. Dhe pyetja bëhet vetvetiu: Pse, pse bëhet kjo kështu? Shumë kujt në ditën e sotme do ti duken ndoshta këto rreshta të tepërta e sidomos politikanët që do të tallen më mua për këto fjalë që i them sepse ata tani janë të “ngopur materialisht” dhe të tallur edhe vet kur nuk i shohin këto turma njerëzish në ikje e sipër. I “keshuri të përkeshë është një thënie e popullit”. Ata kanë hallet e “mëdha” të dasmave të shtrenjta familjare veturave të blinduara e bythëve të kallashit. Kurse ne i kemi hallet e “vogla” ato të mbijetesës, të bukës se përditshme të munguar në sofër, të ndonjë pune sa për ta mbajtur veten dhe familjen gjallë. Por le të tallet kush të dojë më mua dhe më realitetin që është realitet i kohës se sotme koherent më situatën. Kur nënat tona kanë ngelur në piken e mjerimit skamnor e ata po bëjnë sehir me dreka e darka në Brezovicë dhe hotele të tjera luksoze duke u kënaqur e bërë çefe me gra të përdala. Kur të rinjtë tanë kanë humbur shpresat e jetës e ata u thonë mos e lëshoni vendin sepse ne me muaj të terë nuk u morëm vesh kush do të qeverisë. Kur gjyshet tona kanë ngelur pa një dorë për të ua ndezë zjarrin e ata u thonë se askush nuk ka jetuar për gjithmonë. Kur muaj pas muaj autobusët mbushen më të rij dhe familjar në një rrugë me trishtim që nuk dinë as ku vënë e as ku është stacioni i fundit për ta, e ata u venë policinë për ti ndaluar e arrestuar. Kur Kosova jonë e shenjët po zbrazet nga shqiptarët e ne po gjejmë 1100 arsye e shkaqe nga më të ndryshmet për të justifikuar ikjen masive nga vendi i jonë. Plakat që kërkonin lëmosh ma përkujtuan apotheozën e misrit të Migjenit dhe grushtin për ta shembur bjeshkën. O sikur ta kisha një grusht të fort… edhe pse nga natyra ime asnjëherë në jetë nuk e kërkova një grusht të fortë për popullin tim përpos atë të dashurisë për te.

Eh populli im sa shumë durove e sa shumë po i duron, këta bij kopil që i rrite vet me mundin, djersen e gjakun tënd. Kurrë nuk menduam ne kështu se paku gjenerata jonë, që do të vije kjo ditë, që më plumbat e kursyer nga lufta më armikun ti vrasim bijtë tanë më të mirë. Qe më barërat serbe te skaduar afatit ti “shërojmë” fëmijët, familjet tona. Qe më ushqimin e kontaminuar të importit ti ushqejmë foshnjat tona. Dhe të shtiremi duke pohuar se kemi bërë punë të mëdha për shtetin. Jo zotëri jo i keni në qafë më qindra e qindra luftëtarë që kanë bërë vetëvrasje nga zhgënjimi dhe halli i mjerimit, nga se nuk kanë gjetur rrugë tjetër. Vetëm për 11 muaj të këtij viti 51 persona kanë bërë vetëvrasje. Për mua shokuese dhe alarmante. Edhe nëse kanë pasur probleme psikike si thoni ju, faj nuk është i tyre sepse ne nuk u kemi siguruar asnjë përkujdesje mjekësore dhe asnjë ndihmë jetësore. I keni në qafë më qindra e qindra motra vajza tona të dhunuara, dhe të shitura si skllave për prostitucion. I keni në qafë qindra mija të rinj pa ardhmëri jete vetëm për faj të grykësisë suaj. I keni në qaf më mija e mija të rinj e të moshuar për indroktrinimin fetar vehabist aziatik që me dhjetëra gra e fëmijë të tyre të dhunuara rënkojnë në shkretëtirat e Sirisë. Zoti ju mëshiroftë po pat mëshirë për ju!. Më besoni të gjithë besimtarët e devotshëm do ti lusja të luteshin për ju për tu këndellur.

Gati çdo ditë bisedoj më nënën time dhe thjeshtë më thotë: “Loke është çuar rahmeti, mëshira ndaj të afërmeve, prindërve e sidomos pleqve askush nuk do ti shoh me sy e të kujdeset për ta”. Unë e kuptoj atë dhe e di saktësisht ku qëndron faj. Faji është tërësisht i juaj politikan sepse nuk keni krijuar azile pleqsh nuk keni krijuar spitale si duhet nuk keni krijuar shërbime për pensioner e mos të flasim për aktivitete rekreative për ta, sepse nuk keni pasur kohë duke keqpërdorur dhe keq qeverisur shtetin.

blakajA ka ndokujt që nuk i dhembë zemra kur i sheh këto nëna shqiptare duke u munduar të mbijetojnë. Paramendoni shek. 21-22 në Evropë. Lotët janë të mangët për të shprehur solidaritetin me to. Ky është mjerimi.

Kosova po zbrazet, këtë e dëshiroj armiku ynë shekullor dhe ne i ndihmuam atij. Pleqtë po ngelin në mes katër muresh në mëshirën e fatit e ndoshta disa edhe në qiellin e hapur pa asfare lloj ndihme për të jetuar. Shtrohet pyetja: “Athua e merituan ata jetën kështu, si shpërblim qe na linden e rriten na ruajtën historikisht kombin, gjuhen, kulturën e atdheun”. Jo dhe jo edhe pse pjesa dërmuese ishin analfabet të pa shkollë, sa herë serbi rrezikonte kufijtë shqiptar jepej kushtrimi o shpejt o burra ta mbrojmë atdheun se na ra turku a sllavi. Kaq ata dinin, por ishte e mjaftuar për kohen dhe atdheun. E tani ç´far të themi që jemi bërë për faqe të zezë të “shkolluar” e më njëqind diploma të falsifikuara Dr. shkencash aq shumë sa për ti mbartur me qerre kuajsh. Bile se paku pak më mirë do të duhej të dinim pasi kemi bërë më shumë “shkollë” apo jo!. Por jo, kajtja, kajtja e pa merituar e ka prishur gjithmonë njeriun.

Në jetë nuk është krejt çdo gjë politikë, dhe më çdo kusht, për ti fituar votat për të qeverisur, duke mos zgjedhur mjete e as rrugë vetëm për të ardhur në pushtet. Nuk është krejt çdo gjë të mbetesh në pushtet sepse ka më mija rrugë për tu marr me diç tjetër dhe për të jetuar më dinjitet. Identiteti i njeriut humbet atëherë kur ai mundohet të tjetërsohet në diçka çka nuk është e natyrshme , apo duke u shtirë për tu bërë diçka tjetër qoftë në pikëpamje kombëtare apo fetare. Këtë gabim fatal e keni bërë ju politikanë kur keni përkrahur lëvizjet ekstreme fetare vetëm për të pasur mbështetje nga elektorati. Ja tani pasojat që do të duhen vite e vite për tu shëruar. Andaj lëshoni rrugë gjeneratave të reja sepse thjeshtë jeni të konsumuar. Pikërisht këto gjera e kanë shtyrë këtë popull dikur shumë krenar, tani në mjerim të thellë, për të marr rrugët të botës pa krye. Mos kërkoni dhe shpifni diçka tjetër, këto që i ceka më lart dhe shumë të tjera janë arsyet e ikjes se njerëzve nga vendlindja. Këtë nuk e them vetëm unë. E thonë më qindra e qindra njerëz si unë që ju dhemb shpirti për këtë popull të shumëvuajtur. Prandaj ju politikanë me influencë vehabiste dhe njerëz që po e keqeverisni shtetin po ua sjell ndërmend se asnjëherë nuk ka faj një popull i terë që dëshiron të mbijetoj për ekzistencë. Më duket se tashmë është bërë vonë, treni po i afrohet stacionit të fundit për ju.

Hasan dhe Lajde Blakaj

Stockholm 17 dhjetor 2014

Harta etnike e onomastikës shqiptare në Ballkan


Nga Prof. Dr. Rexhep Doçi

Për kufijtë etnikë të Shqipërisë kam tubuar të dhëna në vijimësi, jo vetëm nga burime të shkruara latine, sllave, osmane-turke, po edhe nga terreni.

Brumë onomastik-gjuhësor të terrenit kam mbledhur me anë të ekspeditave shkencore 7-10 ditësh nëpër fshatra të banuara me shqiptarë në rrethinat e Tuzit të Malit të Zi, në anën e Medvegjës së Serbisë dhe në Çamëri e nëpër disa fshatra të krahinave të rrethinës së Athinës Beoti e Atikë në Greqi.
harta
Kufiri etnik iliro-shqiptar në Mal të Zi

Kështu, afër kufirit të sotëm politik Shqipëri-Mali i Zi e deri në Hercegovinë, deri në shekullin e XIII pjesa më e madhe e banorëve ishin të përkaktësisë etnikeshqiptare.

Shumë studiues thonë me të padrejtë se banorët shqiptarë të atyre zonave ishin barinj nomadë, kinse erdhën nga Shqipëria, të cilin mendim e demantojnë shumë fakte të pamohuara onomallstike-gjuhësore.

Shqiptarët si autoktonë në vijimësi në ato anë të Malit të Zi kanë jetuar jo vetëm nëpër fshatra apo katune baritore po edhe nëpër qytete.

Këtë e dëshmon më së miri mendimi i historianit çek, Konstantin Jireçekut për banorët e Kështjellës së Budvës rreth vitit 1200, i cili thoshte: “Një ndër kështjellat e vjetra me prejardhje ilire, që kanë qenë edhe si vende tregu, ka qenë Budva (Bouton)…, e cila ishte një çerdhe e vogël gurore dhe kishte përafërsisht 800 banorë. Banorët e saj me emra sllavë e shqiptarë, pa gjurmë të hershme romake, kanë qenë njerëz të zakonshëm, kultivues të vëreshtave, të fiqve, gurgdhendës, drugdhendës ose peshkatarë”.

Sot as në Budvë e as nëpër fshatrat përreth saj nuk gjendet asnjë banor shqiptar, por të gjithë si krishterë janë asimiluar në sllavë, përkatësisht malazezë. Edhe vetë emri Budvë, që sipas Hans Krahes, Eqrem Çabejt, Petar Skokut etj.

Ishte edhe emërtim ilir But-, Butua, βούτουα, buron prej fjalës ilire-shipe but (i, e butë), ashtu siç burojnë edhe emërtimet Butmir te Sarajeva, Butoc i Prishtinës, Bitol për Manastirin në Maqedoni etj. Sipas onomasticientit kroat, Petar Shimunoviqit, nëpër 6 fshatra të rrethit të Splitit dhe në tri fshatra të ujdhesës së Korçullës gjenden patronime Burmazi, formime nga fjalë shqipe burr+i madh, kurse në Hercegovinë ekziston edhe sot katundi Burmaz, ku, po sipas këtij studiuesi, “qysh në shekullin XIII është folur shqipja”.

Në atë krah me prejardhje il. shq. janë edhe emërtimet: Ulqin nga fj. il. shq. ulk-ujk (porsi emri i Ulpianës afër Prishtinës me prejardhje nga emri ilir Ulkianum); Tivari si kompozitë nga fjalë shqipe anë dhe varr për gropë; Risani nga fjala shqipe me trajtat rrah>rreh>rrihs>ris (?), etj.

Edhe emri i kryeqytetit të sotëm të Malit të Zi Podgoricë është kalk, përkthim nga fjala il. shq. mal, sepse ndodhet pikërisht rrëzë Malësisë së Madhe, e cila u nda mespërmes me kufirin politik ndërmjet Shqipërisë dhe Malit të Zi.

Ndërkaq, të gjitha fshatrat përreth Podgoricës janë ose pjesa më e madhe meprejardhje gjuhësore shqipe ose të banuar me shqiptarë, që shfaqen edhe gjatë mesjetës, si p. sh.: Lopari, Tuzi, Dinosha, Drezga, Bushat, Keqi, Liqeni, Golemadi për Gojëmadhi, Barzanji për Bardhanji, Rogame nga fjala shqipe rogë etj. Gjithashtu në Mal të Zi, sipas Millan Shufllajt, vëllazëri apo patronime ilire të asimiluara në malazezë janë: Manioit ilirë në Maninët e sotëm (1435); Mataguzhët afër Podgoricës (1335), Matarugët, Malonshiqët në luginën e lumit Zetë; Palabardhët në Bjelopavliqët, Vasojeviqët, Piperët, Ozriniqët, Bukumiriqët, etj.

Asimilimi i pakrahasuar i shqiptarëve në Mal të Zi vijon edhe në ditët tona. Duke mbledhur material onomastik nëpër fshatrat e rrethinës së Tuzit, si në Milesh, Dinosh, Cemi i Llofkës, Goriçan, Omerbozhaj, Tuz etj., shënova edhe se si regjimi malazez në mënyrë perfide ua mohon të drejtat kombëtare dhe njerëzore shqiptarëve të andejmë.

Për shembull, një familje katolike Ivezaj, që kishte zbritur nga Malësia e Madhe në fshatin Vllanë, ishte në prag të asimilimit. Plaku i saj dinte shqip, edhe një djalë i tij fliste shqip, kurse vajza e tij nuk dinte shqip, por me ne fliste serbisht, sepse, edhepse ishte shkolla e mesme në Tuz në gjuhën shqipe, ajo shkonte në shkollë të mesme po në Tuz në gjuhën serbe, përkatësisht malazeze.

I ati i vajzës thonte se e kam dërguar vajzën në shkollë në serbisht, ngase, nëse e kryen shkollën në shqipe, mandej nuk mund të gjejë punë, e, nëse e kryen shkollën në serbishte hyn në punë lehtë.

Edhe nusja e shtëpisë, fatkeqesisht folte me fëmijë të vegjël në shtëpi në serbishte, kurse një fëmijë i vogël i saj e kishte emrin Dragan, dhe, kur e pyeta babain e fëmijës, se pse e ke pagëzuar me emër sllav Dragan, më tha se kur ka lindur ka qëlluar mysafir një shok nga Podgorica me emrin Dragan dhe ia kemi lënë fëmijës emrin Dragan.

Një taksist me veturë, që na dërgoi nga Podgorica, ku bujshim në hotelin “Montenegro”, deri në Cemin e Llofkës, tha në serbishte se edhe unë jam shqiptar, kurse unë ia ktheva po në serbishte, se ti për mua nuk je shqiptar, sepse ti nuk di me folë shqip.

Ndërkaq, kolegët nga instituti, të cilët ishin me mua në veturë, më prekën dhe me gjestikulacione ma bën me dije se mund të ndahemi keq edhe na nga pushteti shovinist malazez.

Një shok i imi i shkollimit të mesëm në gjimnazin e Pejës, Elez Gjokaj, i lindur nga Mileshi i Epër, ishte mësues në Tuz, por ai s’guxoi të na shoqërojë gjatë ekspeditës prej frigës, por vetëm u përshëndet me ne në rrugë të Tuzit.

Gjenocidi i tillë i pushtetit malazez kundër shqiptarëve në Mal të Zi, prej nga kanë ikur me mija shqiptarë sidomos në Amerikë, Kosovë e Shqipëri nëpër mote, është për çdo kritikë.

Kufijtë etnikë iliro-shqiptarë në Serbi

Sa i përket pranisë së iliro-shqiptarëve deri thellë në Serbinë e sotme, po theksoj se prej dy kështjellave në Dardaninë antike, *Gurason dhe *Gurbikon, që profesor Mahir Domi, në bazë edhe të Hahnit, i lidh me fjalën ilire-shqipe gur-i, Gurbikon ishte, sipas ilirologut Antoan Mayer, kështjellë e Nishit (Γουρβικον, Kastell bei Naisson) , që sot është topogërmadhë-rrënojë buzë lumit Nishavë në Nish.

Gjithashtu në atë anë të Nishit antik Naisus (në të ardhmen mund të shpjegohet me prejardhje shqipe) sa u përket elementeve të gjuhës ilire-shqipe, flet edhe emri i fisit dardan Triballi, me prejardhje prej fjalëve il. shq. Tri+ballë dhe Galabroi, prej fjalëve shq. gal(i galëm) dhe ab (ap) “ujë”, që një degë e fisit dardan Galabroi shtektoi tek ilirët në jug të Italisë dhe e formuan Krahinën Kalabri, kurse vijimësi e emrit të fisit dardan Galabroi është edhe sot Krahina Gallap që nga Kosova e deri te Nishi në Sanxhakun e Nishit.

Po kështu, për praninë e ilirëve dardan në anën e Sanxhakut të Nishit flet veprimtaria e mbretit dardan Galeri, i cili e kishte një kështjellë tempull, që në shekullin e III ia kalonte tempullit të perandorit ilir Dioklecianit në Split.

Gjurmimet arkeologjike në tempullin e Galeriut, që i kishte filluar arkeologu gjerman Kanic dhe i kishte vijuar arkeologu serb Srejoviq, bëjnë të ditur se shtyllat e mermerit të bukur të bardhë prej 20 metrash lartësi, të sjella nga Asuani i Luginës së Nilit, nxemja klasike qendrore përbrenda tempullit, biblioteka në bodrum, banjot si dhe reliefet e skalitjet mozaike të bukura në dyshemenë e rrënojës së sotme, që serbët në fillim e quanin Gamzigrad e tani Romeliana (sipas emrit të së ëmës së Galeriut) flet për një kulture të lartë civilizuese të të parëve tanë ilirëve.

Ishte atëherë si tërësi Siujdhesa Ilire si në pikëpamje të koalicionit mbase luftarak, ashtu edhe miqësor apo martesor ndërperandorak, sepse, siç na thotë D. Klajiqi, Galeriu për grua të dytë mori vajzën e Dioklecianit, dhe si “udhëheqës vital dhe sypatrembur e kanë krahasuar me Aleksandrin e Madh”, kështuqë në vitin 311 vdes afër Sofjes, në rrugë për t’u kthyer në vendlindjen e vet Romelianë në veri të Nishit.

Kur është fjala për praninë e shqiptarëve 70-80 % në Sanxhakun e Nishit gjatë mesjetës, pos tjerash, dëshmon edhe e dhëna se, historiani boshnjak Adem Hanxhiq e përmend, sipas defterit osman të vitit 1455 katundin Arbanash, sot Arbanashka te Kurshumlia me banorë me emra krishterë ose sllavë, të cilët i vlerësonte: “Edhepse në defter për asnjë banor nuk theksohet se është shqiptar, nuk ka kurrfarë dyshimi se vet toponimi është formuar nga popullsia shqiptare e fshatit shumë para vitit 1455”.

Edhe më vonë për praninë e popullatës krishtere shqiptare në Sanxhakun e Nishit flet edhe pjesëmarrja e shkrimtarit të vjetër shqiptar, përkatësisht klerikut Pjetër Budit nga Mati i Shqipërisë më 1616 në Prokuple, në “një kuvend ndërballkanik, për të organizuar një kryengritje të madhe kundër osmanëve”.

Diaspora TV


Po të mos kishte pasur edhe shqiptarë krishterë (mbase katolikë e ortodoksë) në atë anë, mbase nuk do të kishte marrë pjesë as P. Budi në këtë tubim në Prokuple.

Për praninë apo autoktoninë e deri para një kohe të shqiptarëve edhe deri përmbi Nish, në Luginën e Lumit Timok (në bazë të një punimi të gjatë të autorit serb R. Lj. Kozhelac: Onomastika Timoka), kam shkruar gjerësisht në veprën “Onomastikë ilire-shqiptare në Ballkan” (f. 60-71),

Praninë e shqiparëve katolikë në Serbi gjatë mesjetës e dëshmon edhe Gaspër Gjini, pas të cilit më 1584, në rrethin e qytetit Krushevc të Serbisë kishte “1500 banorë shqiptarë kaktolikë, të cilëve u kanë shërbyer tre priftërinj, që e kanë pasur edhe një kishë të tyre të vjetër”.

Kur është fjala për ojkonimin Krushevc të Serbisë, nga mendimi i Profesor Eqrem Çabejt, i cili kishte parasysh mendimin e gjuhëtarit bullgar Vlladimir Georgievit, kuptojmë se emri i këtij qyteti është kalk në serbishte krushka nga il. shq. dard-dardhë, sepse, siç thotë: “Krushevaci gjendet bash në territorin e Dardanisë së Vjetër”.

Edhe gjuhëtarët Latif Mulaku e Mehdi Bardhi në një punim dialektor i përmendin më së 35 fshatra, me më së 600 familje shqiptare në anën e Rrafshlartës së Peshterit në Serbi, si p. sh.: Devreç, Bugjevë, Mellajë, Baçicë, Shkrel, Turinë, Tutin, Tuzinë, Bioc, ramoshevë etj.
Siç u pa autoktonia e shqiptarëve deri thellë në Serbinë e sotme, në Sanxhakun e Nishit (deri në Luginën e Timokut), në anën e Krushevcit dhe në Peshter dëshmohet bindshëm autoktonia e shqiptarëve deri ku ishte kufiri etnik i Shqipërisë.

Kufijtë etnikë iliro-shqiptarë në Maqedoninë e sotme

Sa i përket pranisë së shqiptarëve apo iliro-shqiptarëve në kontinuitet në tërë Maqedoninë e sotme, po i theksojmë vetëm pak të dhëna onomastike bindëse, deri ku shtrihej kufiri etnik shqiptar.

Këto të dhëna janë anësore, në kufirin lindor, juglindor e jugor të Maqedonisë, sepse brenda Maqedonisë ka sa e sa emra fshatrash me prejardhje ilire-shqiptare, porsi në Shqipëri dhe në Kosovë apo Dardani. Për të dhëna të tilla ilire-shqipe në Maqedoni, po e citoj në fillim gjuhëtarin Petar Hr. Ilirevskin, sipas të cilit: “Në rrethinën e Shkupit, e cila në kohën romake bënte pjesë në përbërje të Dardanisë antike janë ruajtur disa toponime prej parakohës sllave…Një emër i atillë është edhe emri i qytetit Bitola Bitolj me burim indoevropiqan dhe baza trako-ilire butas (shtëpi) dhe ngjashëm me të (pasuri).

Nga fjala e parë janë formuar edhe toponime të tjera në Jugosllavi, si: Budva nga koha antike Butua, Butel dhe kjo nga Boutelis Boutella te Shkup. Gjatë shekujve mesjetarë emri i Bitolit saktësisht ka qenë Bytole, Bytolta, sipas etimololgjisë popullore është lidhur me obitelj”.

Sa u përket ojkonimeve me rrënjorin iliro-shqiptar but-, në ojkonimet Bitol (*Boutella) në Maqedoni, Budva (*Butua-Butel) në Mal të Zi, Butoc në Kosovë (Prishtinë) nuk pajtohem me P. Hr. Ilievskin se kanë të bëjnë me fjalën ilire-trakase butas “shtëpi, pasuri” po, si u cek edhe më sipër, burimin e kanë nga fjala ilire-shqipe ose trakase-shqipe but (i, e butë). Dhe, siç thotë Henrik Bariqi, “Për lokalizimin e atdheut të hershëm ballkanik të Shqiptarëve të vonshëm… flasin emrat e qyteteve Nish, Shkup,Shtip dhe Ohër, i cili për Ohrin shton:

“Pika mâ jugore e vêndeve të hershme të banuara prej shqiptarëve, e cila ka mujtë të vërtetohet deri më sot, âsht Ohri, ku gjithashtu marrëdhânja midis êmnit antic Lychnis, Lychnidos dhe trajtës sllave Ohrid mund të shpjegohet përsëri vetëm me ndërmjetsimin e shqipes, meqenëse sot në gjuhën shqipe n-ja mbas guturalit kaon në r- (krahaso shqip grue:indvj. Gna) dhe sidomos fjalën shqipe(h)rek indoev. *khanak:gjerm. (hnakki) Nacken”. Mirëpo, sa i përket shndërrimit të n-së në –r- te Lyknidos në shqipe Ohër, kujtoj se kemi dukurinë e rrotacizmit të shqipes, të shndërrimit të –n-s intervokalike në –r-: Lykinidos:Oher.

Mandej, emrin e Krahinës Maleshevo (prej rreth 15 fshatrave) në Maqedoninë Lindore, studiuesit si: serbi Milivoje Pavlloviqi, bullgari Ivan Duridanovi dhe St. Romanski, A. Keramidçevi, V. Nikovi e shpjegojnë me prejardhje ilire-shqipe ose treke-shqipe, pra nga fjala shqipe mal. Kurse, sa i përket pranisë së iliro-shqiptarëve deri vonë, deri te pjesa juglindore e Maqedonisë bën të ditur gjuhëtari maqedon, Petar Hr. Ilievski, siç shkruan: “Lumnica është emri i një rrjedhe të djathtë të Vardarit, te Gjevgjelia, i cili emër buron nga shq. lumë (rrjedhë uji, rrke) dhe prapashtesa sllave -nica, që dmth. lumë i vogël”.

Kufijtë etnikë iliro-shqiptarë në Greqi

Kështu, për autoktoninë e shqiptarëve në Greqi poi paraqes shkurtimisht disa të dhëna onomastike, të cilat flasin drejtpërdrejt ose tërthorazi edhe për kufrin etnik të Shqipërisë, deri ku është dashur të jetë ky kufi.

Qysh se Jeronim De Rada në vitin 1987 shkroi artikullin “Asnje besim në grekun”, dhe se po sipas De Radës: “Shqipëria doli e fuqishme…, ngase shqiptarët e kanë gjakun e Lekës së Madh”.

Gjithashtu, siç njofton historiani Ramiz Abdyli, Hasan Prishtina shkruante në një gazetë bullgare të Sofjes më 1912 se “Vilajetin e Selanikut me rrethinë e përbëjnë shqiptarët me shumicë”.

Për autoktoninë e shqiptarëve në Greqi bën të ditur edhe Sami Frashëri në veprën “Shqipëria dhe shqiptarët”, i cili përpos tjerash, e përshkruan edhe qytetin Xhumaja në pjesën kontinentale të Greqisë, në jugperëndim të Manastirit të Maqedonisë dhe qytetit Florina të Greqisë si prefekture apo komunë me 3 xhami, 1 shkollë, 10 hane e 25 dyqane.

Gjithashtu edhe unë i kam shënuar, pos fshatrave të shumta me shqiptarë dhe meprejardhje shqipe, edhe dy fshatra në pjesët rurale të Beotisë me origjinë orientale Spahinjët dhe Mustafat, që bëjnë të ditur se edhe thellë në Greqi, në rrethina të Athinës kishte filluar islamizimi i shqiptarëve, dhe se andejpari njëmend shqiptarët (arbëreshët) ishin autoktonë pellazgo-iliro-shqptarë.

Pra, për përplot emra fshatrash e banorësh nga gjuha shqipe kam shkruar në dy vepra të mija (“Onomatikë ilire-shqiptare në Ballkanë, f.28-36,77-86, “Çështje onomastike pellazge-ilire-shqiptare”, f. 45-70) dhe se në këtë mënyrë bëhet e ditur bindshëm se shqiptarët në Greqi janë autoktonë në kontinuitet, e nuk kanë shkuar nga Shqipëria atje, siç mendojnë disa studiues, prej të cilëve me njohuri, të themi diletante shkencore, ka edhe studiues shqiptarë.

Mirëpo, në “Javën për arbëreshët e Greqisë”, që është mbajtur në Prishtinë në vitin 2006, një sekretar i Ambasadësh Shqiptare në Athinë, të cilin e kishin përzënë grekët, se ishte interesuar për fshatrat shqiptare në Greqi, tha se nëGreqi ka më së 700 fshatra të banuar me shqiptarë. E, edhe një studiues shqiptar bëri të ditur në “Konferencën e I-rë mbi Qytetërimin Pellazg”, që është mbajtur në Tiranë më 21-22 tetor 2011, se, sipas “Enciklopedisë më të re amerikane” edhe sot më së 80 % e banorëve në Greqi janë shqiptarë ose me prejardhje shqiptare.

Në bazë të të gjitha të dhënave të mësipërme onomastike, të paraqitura kronololgjikisht qe nga Iliria antike e deri më sot, shihet qartë se kufijtë e Shqipërisë Etnike janë ngushtuar e cunguar me shtypje permanente nga fqinjët malazezë, serbë, bullgar apo maqedonë dhe grekë në mënyrë agresive dhe grabitçare, me mjete luftarake, terroriste, gjenocidale, asimiluese e shfarosse të pakrahasuara për kohën kur i kanë zbatuar.

Si përfundim për asimilimin e pellazgo-iliro-shqiptarëve gjatë qindvjeçarëve dhe mijëvjeçarëve të kaluar në popujt fqinj përreth, si dhe për ngushtimin e kufijve të shenjtë të Shqipërisë Etnike po e citoj gjerësisht mendimin e albanologut më të shquar shqiptar të derisotëm, Profesor Eqrem Çabejt, sipas të cilit:

“Kështu shohim se si që në kohët më të lashta fise ilire shtrihen me njërën anë andej detit në Itali, më anën tjetër në Hellas, në Dardani, Maqedhoni e Trakie gjer në Bosfor: duke kontribuar atje në mbrojtjen e nacionit italik, këtu në formimin e nacionit italik e trak, më vonë të nacioneve serbe, greke së re e turke.

Jo vetëm Mesapë e Japigë, Tribalë, Dardanas, Peonë e të tjerë janë ilirë: edhe Maqedonas e Doras janë lidhur ngushtë me elelmentin ilir. Ka të ngjarë që të jetë atëherë populli shqiptar si mbeturinë e një populli të madh të Europës juglindore dhe të mesme, është prodhimi jo i një ekspansioni, po i një restriksioni; edhe trualli gjuhësor i

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...