Agjencioni floripress.blogspot.com

2015/10/09

Si erdha dhe si mbeta në Amerikë

Sadik Elshani

Sadik Elshani



Ndoshta askujt nuk i intereson dhe ndoshta askujt nuk duhet t’i interesoje sesi Sadik Elshani erdhi dhe mbeti (gjer me tani) ne Amerike. Ndoshta as une nuk kam nevoje t’i shkruaj keta rreshta. Ndoshta nuk kam nevoje te “rrefehem” para askujt dhe as te shfajesohem para askujt. Por keto dite ne kete gazete (gazetadielli.com) dhe te illyriapress.com kam botuar disa shkrime per ngjarjet dhe zhvillimet e koheve te fundit ne Kosove, kryesisht per shpernguljen, emigrimin e qytetareve te Kosoves ne drejtim te vendeve perendimore dhe per punen jo te mire te qeverise per te siguruar nje mireqenje me te mire per qytetaret e Kosoves. Nuk kam bere ndonje analize te thelle per keto probleme, sepse nuk jam i kualifikuar per te bere vleresime te tilla. Thjesht, si shqiptar i lindur dhe i rritur ne Kosove, i kam shprehur shqetesimet e mia per fatin e Kosoves dhe qytetareve te saj. Ne shkrimin e fundit, “Kur Rame Bllaca ndertonte shtepi te re”, kam shkruar per qendresen e shqiptareve per te mos u larguar nga trojet e tyre, edhepse ishin nen nje trysni qe nuk mund te durohej. Ne ate artikull kisha planifikuar nje paragraf ku do te flisja edhe per veten time, sepse une po e shkruaja ate shkrim nga Philadelphia, dhe jo nga Kosova. Pra, edhe vete jam larguar nga Kosova. Per te mos qene ai shkrim i gjate, dhe per t’i sqaruar gjerat pak me mire, vendosa ta bej nje shkrim tjeter, kete shkrim, per rrethanat sesi erdha dhe mbeta (gjer me tani) ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Kete po e ndiej si nje nevoje morale, shpirterore dhe per te mos u dukur dyfytyresh, sepse te gjithe ata qe me njohin, e dine fare mire se une nuk jam nje njeri i tille.
Qe ne moshe te re, nga viti 1978 kam udhetuar ne vende te ndryshme te Eurpes. Per disa vite me radhe kam ndjekur ne France nje kurs veror te gjuhes frenge. Edhepse kam mundur dhe kam patur mundesi te jetoja ne ato shtete, une gjithmone jam kthyer ne shtepi, i kam vazhduar dhe perfunduar studimet e mia ne Univrsitetin e Zagrebit, ndersa gjate pushimeve te veres edhe i kam ndihmuar familjes sime ne Kosove per t’i kryer punet e fushes dhe vellezerve ne shitoren tone familjare. Temen e magjistratures, po ashtu e kam perfunduar ne Zagreb me nje profesoreshe, e cila vite me pare kishte punuar ne laboratorin e nje profesori amerikan dhe ata e kishin vazhduar bashkepunimin e tyre shkencor edhe pas kthimit te profesoreshes ne Zagreb. Per lemine ne te cilen une punoja, per bashkedyzimet qe une i sintetizoja, profesori ishte mjaft i interesuar. Kur e 32 - LARTperfundova magjistraturen, profesoresha e njoftoi profesorin amerikan per sukseset e mia dhe ai i kishte thene asaj, se ai me gjithe deshire do te me pranonte ne laboratorin e tij per nje qendrim dyvjecar. U morem vesh me profesoreshen qe une ato rezultate qe do t’i arrija ne laboratorin e profesorit, mund t’i perdorja per disertacionin tim. Ne fund te qershorit te vitit 1988 erdha ne Kansas City, MO, sepse profesori punonte ne Universitetin e Missourit. Punet ne laboratorin e tij shkonin shume mire. Pas nje viti erdhi edhe e fejuara ime nga vendi i saj per te studiuar ne Konservatorin e Muzikes, ne te njejtin universitet dhe pas ca kohesh edhe u martuam. Pas nje viti lindi vajza jone. Qendrimi im po mbaronte ne Kansas City, ndersa bashkeshortja ime ende ishte duke i vazhduar studimet. Para lindjes se vajzes, erdhi nena e saj dhe pastaj ajo kujdesej per vajzen. Ndoshta kam mundur te vazhdoja edhe per ca kohe ne laboratorin e profesorit, por mua nuk me konvenonte, sepse ai ishte biokimist, ndersa une jam kimist organik dhe deshiroja te merresha me lemine time ku ndihem me i forte dhe me i sigurte. Ate kohe gjendja ne Kosove ishte perkeqesuar shume, shqiptaret ishin debuar nga puna, Universiteti ishte mbyllur, etj. Nuk po flas me teper per gjendjen ne Kosove gjate viteve te 90-ta, sepse ato dihen mire dhe nuk jane objekti kryesor i ketij shkrimi. Pra ne ato rrethana te krijuara ne Kosove dhe rrethanat e krijuara familjare nuk me mundesonin kthimin tim ne Kosove, ashtu sic e kisha planifikuar une pas qendrimit tim dyvjecar ne laboratorin e profesorit. Kah fundi i qendrimit tim ne Kansas City ne departamenti e kimise, per te mbajtur nje ligjerate kishte ardhur nje profesor nga Universiteti i Idahos dhe ligjerata e tij kishte te bente me nje lemi ne te cilen une kisha punuar per temen e diplomes dhe dicka edhe per magjistraturen. Pas ligjerates u takova dhe bisedova me profesorin dhe ai me tha se kishte nevoje per nje kimist organik qe te sintetizonte bashkedyzimet per studimet e tija. Une i tregova per pervojen time ne ate lemi dhe pas disa mujsh shkova ne Moscow, Idaho ku ishte Universiteti i Idahos. Aty qendrova per 5 – 6 vite dhe kam patur nje pune mjaft prodhimtare shkencore. Nje pjese te punes e kam shfrytezuar edhe per disertacionin tim. Ne nderkohe aty lindi edhe djali yne, ndersa bashkeshortja vazhdonte fakultetin e mesuesise. Me pare ajo e kishte kryer magjistraturen ne Kansas City. Tani vajza ishte e moshes shkollore, djali shkonte ne kopsht. Ne vitin 1996, pas tete vitesh, e vizitova Kosoven ne ato rrethana te veshtira te okupimit serb, babai kishte tri vite qe nuk ishte me ne kete bote. Edhe ne ato kushte te veshtira qe ishin ne Kosove, ne kemi menduar te ktheheshim, por ndodhen ngjarjet e 97-tes ne Shqiperi e me vone ato ne Kosove.

32 - LART



 Ku te ktheheshe? Tani sic duket ishte bere teper vone. Pastaj nga Idaho kam shkuar ne Texas Tech University ne Lubbock, Texas dhe me vone ne Philadelphia ku gjindem edhe tani. Gjer ne vitin 1995 kam qene me vize dhe pastaj jam bere banor i perhershem (permanent resident) krejt rastesisht. Ne vitin 1994 isha ne Zyren per Marredhenje Nderkombetare ne Universitetin e Idahos per te vazhduar vizen dhe me treguan disa formular per nje llotari per te fituar statutin e banorit te perhershem. Une i shikova, por nuk u dhashe kurrefare rendesie. Plotesoji keto formulare, me sugjeruan, edhepse me thane se nuk njihnin asnje person qe kishte fituar gjer atehere. Une i plotesova dhe i dergova aty ku duheshin derguar. Une kisha harruar per kete, kur pas ca muajsh me vjen nje zarfe i madh me formularet qe duheshin plotesuar. Te tjerat jane histori. Deri ate vit kurre nuk i kam kontaktuar zyrat e emigracionit, sepse kurre nuk e kisha menduar e planifikuar te qendroja pergjithmone ne SHBA. Nganjehere fatet e jetes sone nuk qenkan vetem ne duart tona. Mund te shkruaj edhe shume gjera tjera, por me duken te teperta e te panevojshme dhe nuk dua ta lodhe lexuesin.
Kurrkujt nuk mund t’i them se si te veproje ne jeten e tij, sepse as vete nuk deshiroj qe dikush te me thote mua se si te veproj ne jeten time. Por do t’u sugjeroja bashkevendesve te mi qe te veprojne me pjekuri, te mos veprojne ne kete menyre, te mos e rrezikojne jeten e tyre dhe te familjeve te tyre ne keto dite te ftohta dimri. Disa nga bashkatdhetaret tane, ne vend se te perfundojne ne ndonje vend te Europes Perendimore, fatkeqesisht, kane perfunduar ne nje bote tjeter, nen dhe. Secili njeri i ka hallet, problemet, planet, deshirat, endrrat, fantazite e veta. Kuptohet, ketu ne Philadelphia, ndoshta mundesite jane me te medha, por edhe ketu nuk jetohet aq lehte, sic mund te endrrojne, fantazojne disa. Sidoqofte, kudo qe te ndodhemi, ne cdo rrethane qe te ndodhemi, ne cfaredo kushte qe te ndodhemi, te punojme per vendin tone, te mos e harrojme vendin tone. Dhe pse jo, nje dite te kthehemi ne vendin tone. Rruga e kthimit per ne vendlindje, gjithmone na qofte nje rruge e shkurter, rruge e mbare!
Gezuar Shtatevjetorin e Pavaresise, Kosova jone e dashur!
Sadik Elshani, Philadelphia, 17 shkurt, 2015
Shenim: Sadik Elshani eshte doktor i shkencave te kimise dhe veprimtar i bashkesise shqiptaro – amerikane.

Krijuesit ne Diaspore- Poezi e rrjedhshme me plot frymezim- Mbresa nga poezia e Iliriana Sulkuqit/



Iliriana Kadri Sulkuqi (Fejzullai) u lind lind në qytetin e Elbasanit në vitin 1951. Mbasi mbaroi gjimnazin “Dhaskal Todri” në qytetin e lindjes (1969), vazhdoi studimet në Akademinë Ushtarake të Forcave Tokësore në Tiranë. Është diplomuar në vitin 1971. 1971-1995: Oficere , në Akademinë Ushtarake, gazetare në shtypin ushtarak dhe në Shtëpinë Botuese të Ushtrisë. Gjatë kësaj periudhe ka mbaruar studimet për gjuhë-letërsi dhe filozofi. Së fundi ka punuar si gazetare në gazetën “Drita”, organ i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë… Nga viti 2004 deri sot jeton në SHBA, New York.

KRIJIMTARIA

Botimet e para – rreth viteve ‘6o. Është vlerësuar disa herë me çmime të para Kombëtare dhe Ndërkombëtare. Poezitë e saj janë përkthyer në disa gjuhë si : italisht, greqisht, maqedonisht, bullgarisht, arumanisht, anglisht. Renditet në disa antologji si brenda dhe jashtë vendit, si dhe në Enciklopedinë Shqiptare të Gazetarëve, në “Leksikoni i shkrimtarëve Shqiptarë 1501-2001, me autor Hasan Hasani( Shtëpia Botuese Faik Konica, Prishtinë, 2003). Është anëtare Nderi e Organizatës Shqiptare Amerikane: ”Motrat Qiriazi”,( 15 janar 2006). Eshtë antare e Akademisë Shqiptare Amerikane të Shkencave dhe Arteve.( 5 janar 2006). Është Anëtare Nderi e Shoqatës së Ushtarakëve në rezervë-Dega Athinë (13.04.2008) Është anëtare e Klubit të Shkrimtarëve “Drita” dhe Kryeredaktore e Revistës Letrare Artistike “Pelegrin”.

Libra të botuar:

-“Më kërkojnë sytë e nënës”(1974)

- Ç’u fala stinëve që ikën?”(1988)

-“Të jesh grua”(1990)

-“Do të jetoj”( Rozafa-1996)

-“Trokit dhe zgjo”( “Egnatia”- 2000)

-“Kush ma vrau OFELINË” – italisht-shqip( Toena-2000)

-“Për një mollë që hëngri Eva…”( Prishtinë- gusht 2002)

-“(F) Shihemi në sy”(janar –shkurt 2002)

-“Pulëbardhë në det’ të zi”( “Ilar”-maj 2002

-“Lirika” (Medaur-2003)

-“Hajku”- bashkëautorë(“Egnatia”-2004)

-“…Më kërkon falje” (Arbëria-2004)

- “ Poezi” (dy libra në Një) (botimet “Snaj”-2007)

-Çmimet:

-Çmimi i tretë për vëllimin poetik ”Ç’u fala stinëve që ikën”, (1988), në konkursin me rastin e 45 vjetorit të Krijimit të Ushtrisë Popullore, organizuar nga Ministria e mbrojtjes dhe Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë

-Çmimi i parë ( në poezi), në konkursin e shpallur me rastin e 45 vjetorit të revistës “Shqiptarja e Re”.(15.8.1988)

-Çmimi i tretë për vëllimin poetik dygjuhesh shqip-italisht “ Ma vranë Ofelinë!....Oiii...Oiii....! “, dhënë nga Ministria e Arsimit , Kulturës dhe e Sporteve si dhe Lidhja e Shkrimtarëve dhe e artistëve të Shqipërisë në Ditët e Poezisë Shqipe”Lulet e Verës”, maj 2001

-Çmimi i parë- për poezinë më të bukur për Dashurinë, në Ditët poetike ballkanike 2.06. 2002- Korçë.

-Çmim të veçantë në takimin ballkanik “Ditët e Asdrenit”-Shkup(2005)

-Çmimi i parë - për poezinë më të mirë në takimin poetik”Pëllumbat e Bashtovës”, akorduar nga Dega e Lidhjes se shkrimtarëve, Durrës, 4 tetor 2005.

-Çmimi “Migjeni” (2007) revista “Kuvendi”- Miçigan-SHBA

-Çmimi “Ali Asllani”-liriku më i mirë i vitit (maj 2008), akorduar nga Ambasada Shqiptare në Athinë dhe Klubi i shkrimtarëve shqiptarë të kundondodhur në botë “Drita”, për vëllimin poetik “Poezi”.

(Floripress/Flori Bruqi)


*************

Sadik Elshani


Nga Sadik ELSHANI/

“Pa kur fshihem te Poetet/

Jam te Zoti/




Me Profetet”/-(Iliriana Sulkuqi, Kredo poetike)/



Iliriana Sulkuqi e ndien veten shume mire, te qete ne gjirin e poezise, ne shoqerine me vargjet, rimat e strofat, figuracionin e pasur ­ lenda dhe veglat me te cilen thuret poezia e mirefillte, poezia e vertete. Poezia e saj eshte plot frymezim, mjaft dinamike dhe e rrjedhshme ­ shprehet che shijohet me nje fryme, te ngjalle ndjenjat e dashurise per te bukuren ne jete, per poetiken e jetes.

Rrjedh me ndjenja te thella e te ciltera nga nje shpirt i paster, nga nje zemer e gjere, nga nje dashuri e pakufijshme per te bukuren, per cdo miresi njerezore. Ne poezine e Iliriana Sulkuqit nuk ka fjale te teperta, ajo eshte e sakte si notat ne kompozimet muzikore te Mocartit dhe gjithmone e shpreh poetiken e castit, poetiken e jetes. Ajo me shkathtesi, me mjeshteri te rralle e kap ate castin e caktuar, castin e duhur, ate cast qe nxit dhe prek, ngacemon imagjinaten e lexuesit, madje e merr ne krah dhe e shpie lexuesin ne labirinthet magjike te poezise. Eshte kjo poezi qe te perkujton dhe te sjell perpara syve pikturat magjepse te impresionisteve, te cilet me ore, apo dite te tera prisnin me durim per ta kapur ne pelhurat e tyre ato caste mbreselenese e te paperseritshme, ate tonin, nuancat e caktuara te ndricimit te diellit, ato pejsazhe qe nuk mund te pershkruhen me fjale.
Image result for iliriana sulkuqi
Vargjet e Ilirianes, vargje qe rrezatojne dashuri, e kane ate ndjeshmerine, intimitetin e poezise se Eseninit, ngrohtesine e poezise se Dritero Agollit dhe magjiken e poezise se Zhak Preverit. Por ajo eshte krejt origjinale ne tematike, frymezim, figuracion dhe tekniken shprehese. Esenini shqiptar eshte nje femer, dhe pa dyshim, ajo eshte poetesha Iliriana Sulkuqi. Ndersa devolliu i pagjume duhet ta beje nje sy gjume pak si i qete, se te Iliriana Sulkuqi, poezia e tij ka nje trashegimtare te denje e besnike.
Image result for iliriana sulkuqi
Ata qe njohin personalisht Ilirianen dhe e njohin mire poezine e saj, menjehere e verejne se ajo eshte e njejta, ne vargje dhe ne jete. Gjitmone e dashur, miqesore, e perzemert, e ngazellyer, e cilter qe rrezaton vlera te larta njerezore. Nga nje zemer e paster, nga nje shpirt fisnik rrjedh edhe poezia e bukur. Nje fjale qe me shpesh e degjon nga goja e Ilirianes eshte: dashuri. I deshirojme Ilirianes qe ta na dhuroje edhe shume e shume caste te hareshme poetike!

Filadelfia, tetor, 2015

Sadik Elshani eshte doktor i shkencave te kimise dhe veprimtar i bashkesise shqiptaro ­ amerikane.


****************



Nga Prof.dr. Eshref Ymeri : Një telefonatë jo si gjithherë


  


Në nderim të kujtimit të Profesoreshës sime të dashur

        Ishte mbrëmja e 06 marsit të këtij viti. Dy ditët në vijim në Shqipëri janë ditë feste: 07 marsi - dita e mësuesit dhe 08 marsi - festa e zonjave. 

Ndodhesha në Kaliforni. Ngrita receptorin dhe formova numrin ++355 04 2 34 32 17. 

Numrin e telefonit të shtëpisë së Profesoreshës sime aq të dashur dhe aq të respektuar, Docentes Vitore Ballvora (Angoni). 

Dëshiroja ta uroja me rastin e festave të lartpërmendura.

        Telefonatat e mia me Profesoreshë Vitoren kishin vite të tëra që ishin shndërruar në një ritual të zakonshëm qëpërsëriteshin rregullisht në çdo dy muaj, kudo që të ndodhesha, në Atdhe ose jashtë Atdheut. 

Kurse telefonatat me rastin e festave ishin të veçanta. Dhe po të qëllonte ndonjëherë që ky ritual, për ndonjë arsye madhore, të mos respektohej nga ana ime në afatin e caktuar, Profesoreshë Vitorja, siç ma pati pohuar vetë, ndiente njëfarë shqetësimi se çfarë duhej të kishte ndodhur me mua që nuk po i telefonoja.
vitore ballavora1


        E njoha Profesoreshë Vitoren asokohe, kur, pas prishjes  së marrëdhënieve me Bashkimin Sovjetik për faj të Hrushovit, u ktheva në Atdhe dhe i vazhdova studimet për gjuhë dhe për letërsi ruse në Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë. Profesoreshë Vitorja ishte përgjegjëse e katedrës së gjuhës dhe të letërsisë ruse. 

Ne, studentët, atëherë pedagogët i vlerësonim si figura të shenjtëruara, jo vetëm për përgatitjen e tyre shkencore, por edhe për artin e komunikimit me ne. 

Në figurën e saj njoha një Profesoreshë sa serioze aq edhe buzagaze, fjalëpakë, gojëmbël, komunikuese, të dashur, që të ngjallte respekt që në takimin e parë.

        Profesoreshë Vitorja na jepte leksionet dhe seminaret e letërsisë ruse të shek. XIX.

 Shekulli XIX ka qenë shekulli i artë i letërsisë ruse.

 Pikërisht në atë periudhë lindi një plejadë e tërë shkrimtarësh dhe poetësh të shquar, gjeni të artit të fjalës.

 Mjeshtëria e përkryer e krijimtarisë së tyre përcaktoi zhvillimin e mëtejshëm të letërsisë në fjalë.

        Takti pedagogjik i Profesoreshë Vitores, si lektore dhe si drejtuese seminaresh të letërsisë ruse, ishte shembullor.

 Kuptohej lehtë që dijet e saj ishin të kultivuara thellë në formimin e saj si intelektuale e rrallë e vendit tonë. 

Ajo rridhte nga një familje me tradita të kahershme në procesin e edukatës qytetare. 

Rezultatet e shkëlqyera, me të cilat ajo kishte përfunduar jo vetëm shkollën e mesme, por edhe Universitetin “Lomonosov”, një universitet elitar ky në Bashkimin Sovjetik, ishin dëshmia më e kulluar e punës së saj këmbëngulëse për të zënë një vend nderi në radhët e para të inteligjencies shqiptare.

Kultura estetike në formimin e Profesoreshë Vitores, si intelektuale e shquar, përfaqësonte në vetvete një unitet të ndjenjave estetike, të dijeve, të bindjeve, të shprehive dhe të normave të veprimtarisë dhe të qëndrimit të saj në procesin e komunikimit me studentët në auditor dhe jashtë auditorit. 

Kultura estetike e saj ishte një komponent i rëndësishëm i kulturës së saj profesionale. Kjo ishte edhe arsyeja që ne, si studentë, ushqenim një respekt të jashtëzakonshëm ndaj Profesoreshë Vitores.

        Shumë vite më vonë, kur kisha nderin të isha vartës i saj, si pedagog në katedrën e gjuhës dhe të letërsisë ruse, të cilën ajo e pati drejtuarme një profesionalizëm të lartë për tridhjetë vjet me radhë, unë rrija e përsiatja: ne, si studentë, të etur asokohe për dije, kishim shumë të drejtë që ushqenim një respekt aq të thellë për Profesoreshë Vitoren. 

Dhe vetvetiu më vinin ndër mend ca fjalë të arta të demokratit revolucionar, kritikut letrar, publicistit dhe shkrimtarit rusNikollaj Çernishevski (1828-1889), i cili thotë:
        “Ku qëndron arsyeja e respektit që ushqejmë ndaj njerëzve të ditur? Qëndron në faktin që respekti ndaj tyre është thjesht një transformim i repektit ndaj shkencës, i dashurisë për dijen, i dashurisë për të vërtetën; është thjesht një zhvendosje e këtyre ndjenjave në ndjenjat tona ndaj njerëzve të veçantë”.

        Kujtoj me shumë përmallim magjinë e fjalës së Profesoreshë Vitores kur në leksionet e saj bënte vlerësime kritike për veprat e shkrimtarëve rusë të shek. XIX. 

Na magjepste bukuria e ligjërimit të saj kur analizonte romanin e Aleksandër Pushkinit në vargje, “Evgjeni Onjegin”, kryevepra e këtij poeti dhe shkrimtari të madh, krijimtaria e të cilit shënon hedhjen e themeleve të gjuhës së sotme letrare ruse. 

Ne mahniteshim kur ajo na citonte në rusisht strofa të famshme me 14 vargje nga kjo kryevepër e letërsisë ruse. Njëra nga ato strofa,të cilën lexuesve të nderuar po ua përcjell në shqip,  ende nuk mëështë shuar nga kujtesaedhe sot e kësaj dite:

     Vall’ heshti zëri i magjisë,
     Semjónova, kjo muz’ çudare,
     Dhe ne na la mes arratisë,
     Me Febin mos u nda për fare
     Dhe zulma ruse u molis?
     S’besoj! Se prapë ajo do ngjitet,
     Për të do ndizen zemrat horë -
     Në sytë tanë nuk do venitet
     Lavdi e saj me kurorë.
     Për të dashnori i lavdisë,
     Në shpirt ky aonidash mall,
     Katenini djalosh do ngjallë
     T’Eskilit famën e gjenisë
     Dhe manton do t’ia kthej’ në sallë.

Të magjepsur nga bukuria mitike e këtyre vargjeve pushkiniane që Profesoreshë Vitorja na i recitonte aq bukur në auditor, ne, si të rinj entuziastë që ishim, kur u kthyem në konvikt, filluam të hynim në garë me njëri-tjetrin se kush mund të mësonte më shpejt përmendsh strofa në rusisht nga romani “Evgjeni Onjegin”. Sepse s’na linte të qetë mahnitja që përjetonim nga arti i përkryer i mësimdhënies së Profesoreshë Vitores.

Aty nga fillimi i viteve 60 Profesoreshë Vitorja u dashurua me profesorin e historisë Shyqyri Ballvora. Bashkë krijuan familjen dhe nga martesa e tyre u lindi një djalë, Agimi, i cili erdhi e u rrit si një i ri bukurosh, flokëzi, i cili më pas do të shkëlqente me talentin e tij. Sot ai jeton familjarisht në Gjermani. 

Punon në Universitetin e Bonit, merret me punë kërkimore në fushën e gjenetikës dhe të bioteknologjisë. Profesoreshë Vitorja pati shkuar shpeshherë te Agimi dhe nusja e tij e dashur në Gjermani, por shpirti nuk i ndahej nga Tirana, nga apartamenti i saj aty afër Medresesë. Nuk i bëhej pa shoqërinë e mikeshës së saj të vjetër, Profesoreshës Shpresa Zenelaj (Kseno), me të cilën ishte lidhur që gjatë viteve studentore në Universitetin Lomonosov, bashkë qenë kolege për vite me radhë në katedrën e gjuhës dhe të letërsisë ruse.

Për aftësitë e saj të shkëlqyera organizative në drejtimin e katedrës, Profeseshë Vitorja qe vlerësuar lart në botën akademike të Universitetit Shtetëror të Tiranës. Prandaj edhe organet shtetopartiake vendosën që Profesoreshë Vitoren ta ngrenë në përgjegjësi, duke e emëruar dekane të Fakultetit të Historisë dhe të Filologjisë, detyrë të cilën ajo e kreu me shumë sukses gjatë një periudhe 12-vjeçare, derisa doli në pension.

Dhe tani, me një drithërimë në shpirt, po i rikthehem asaj telefonatës së 06 marsit 2015. Si gjithmonë, kisha shumë dëshirë ta përshëndesja për festat e 7-8 marsit. Por në telefon doli një zonjë që i shërbente në shtëpi, e cila më tha se Profesoreshë Vitorja dergjej në shtrat e sëmurë. Pas ca ditësh, i telefonova përsëri. Doli në telefon, por nga zëri e kuptova që nuk ishte mirë me shëndet.

Në fund të marsit, bashkë me time shoqe, Havanë, u zhvendosa nga Kalifornia, ku banon im bir, Plarenti, dhe shkuam te vajza, Kesiana, në qytetin Sinsinati të shtetit Ohajo (Ohio). Me Profesoreshë Vitoren shpresoja të kontaktoja në telefon në fund të muajit prill, me rastin e festës së 1 Majit. Por... më 13 prill, kur sapo hapa kompjuterin, lexova me dhimbje në zemër mesazhin e mëposhtëm që ma dërgonte Agimi nga Gjermania.


Agim Ballvora <ballvora@uni-bonn.de>
Toeymeri@yahoo.com
Apr 13 at 4:29 AM

I nderuar Zoti Eshref,
Unë jam djali i Vitore Ballvorës. Kam dëgjuar shpesh prej saj të fliste me shumë respekt dhe konsideratë për Ju, si ish-student dhe si ish-koleg dhe që vlerësonte pa masë faktin që Ju gjithmonë kujtoheshit ta kontaktonit dhe t’i jepnit përshëndetje. 

Do të doja t’ju jepja lajmin e hidhur se Vitorja prej tri javësh tashmë nuk jeton më.

Unë mora iniciativën t’Ju njoftoj për humbjen e Mamasë, pasi kisha dëgjuar prej saj për komunikimin dhe konsideratën reciproke që kishit.

Ju uroj shëndet dhe gjithëtë mirat në jetë.
Me respekt,
Agim Ballvora

M’u mbushën sytë me lot. Profesoreshë Vitorja kishte ndërruar jetë më 20 mars. Në dëshpërim e sipër, Agimit i shpreha ngushëllimet si më poshtë:

Eshref Ymeri <eymeri@yahoo.com>
To Agim Ballvora
Apr 13 at 6:03 AM

I dashur zoti Agim,

Më pikëlloi në zemër lajmi që më dhatë për vdekjen e Profesoreshë Vitores së shtrenjtë. E kam dashur dhe e kam respektuar me shpirt atë zonjë të jashtëzakonshme, me një botë aq të pasur intelektuale. 

Unë gjithë jetën i kam qenë mirënjohës dhe i tillë do të jem deri në çastet e fundit të jetës sime. Sepse Profesoreshë Vitorja ka qenë përcaktuese në vendosjen e piketave të jetës sime. 

Unë vërtet kam qenë student i saj shembullor në mësime. Por puna është se në jetë ka rëndësi fakti se sa të vlerësojnë të tjerët. 

Dhe Profesoreshë Vitorja ishte ajo që e pati vlerësuar me objektivitet punën time dhe kërkoi që unë, pas përfundimit të fakultetit, të emërohesha pedagog në katedër. Janë të rrallë pedagogët, i dashur Agim, që kanë një formim akademik dhe një botë aq të pasur sa intelektuale, aq edhe humanitare, si Profesoreshë Vitorja. 

Për mua ka qenë një fat i jashtëzakonshëm që kam pasur një pedagoge, një përgjegjëse katedre dhe një kolege aq të dashur, aq zemërbardhë dhe me aq autoritet shkencor, i cili buronte jo vetëm nga përgatitja e saj intelektuale, por edhe nga arti i saj i mahnitshëm i komunikimit me njerëzit. E kërkova në telefon për ta përshëndetur me rastin e 7-8 marsit, por, në vend të saj, m’u përgjigj një zonjë që i shërbente në shtëpi se ajo ishte në shtrat e sëmurë. 

Pas ca ditësh, e mora përsëri në telefon. Biseduam për pak çaste, por nga zëri e kuptova që nuk ishte mirë nga shëndeti.

Ju, i dashur Agim, jeni krenar që keni pasur dy prindër të  mrekullueshëm, Profesor Shyqyriun dhe Profesoreshë Vitoren, që kanë qenë dy intelektualë të shquar, me një shpirt human të jashtëzakonshëm.

Më lejoni t'ju shpreh ngushëllimet e mia të thella për vdekjen e Nënës suaj të dashur dhe të Profesoreshës sime të shtrenjtë.

Të fala zonjës suaj të nderuar.

Me shumë respekt.

Eshref Ymeri

Sinsinati, Ohajo

13 prill 2015

        Profesoresha e dashur Vitore Ballvora, lindi në Gjirokastër në vitin 1928 dhe, në moshën 87-vjeçare, shtegtoi përjetësisht drejt botës së përtejme. 


Mbresat më të mira për atë Profesoreshë engjëllore do të më mbeten të skalitura në kujtesën deri në frymëmarrjen time të fundit. S’do taharroj kurrë një këshillë që na dha njëherë në auditor, pak çaste para se të mbaronte leksionin:
        “Dijet duhet t’i pasuroni gjatë gjithë jetës suaj, sepse kështu do ta njihni më mirë vetveten dhe do të arrini ta vlerësoni siç duhet lirinë tuaj në ndërtimin e marrëdhënieve me të tjerët dhe me mbarë shoqërinë”.

        Tek kujtoj tani, në moshë të thyer, këto fjalë aq kuptimplote të Profesoreshë Vitores, më vjen ndër mend një thënie me vlera aforistike e personalitetit shtetëror anglez, diplomatit dhe shkrimtarit Filip Çesterfild (Philip Chesterfield - 1694-1773), i cili thoshte:
        “Dijet janë strehimore, të volitshme dhe të domosdoshme për ne kur jemi në moshë të thyer dhe në qoftë se ne nuk do të mbjellim një pemë sa jemi në moshë të re, atëherë, kur të plakemi, për ne s’do të ketë hije për t’u mbrojtur nga dielli”.


        







































        

Janullatosi zbulon Antizotin e grekëve

Eshref Ymeri

Nga Prof.dr. Eshref Ymeri/

Nga mjetet e informimit masiv bëhet e ditur se gjatë takimit që ka pasur me ish kryeministrin e dorehequr grek Cipras për problemin e harvallinës së Dhërmiut me emrin e Shën Athanasit, Janullatosi paska deklaruar:

“Pa dashur të ofendoj askënd se edhe vetë jam grek: grekët janë të çmendur, por asnjëherë nuk e kanë braktisur Zotin” (Citohet sipas faqes së internetit të gazetës “Koha Jonë”. 02 shtator 2015).

Me etiketimin që u ka bërë grekëve, si “një popull i çmendur”, Janullatosi s’ka thënë ndonjë gjë të re. Sepse shumë kohë para tij, këtu e 34 vjet të shkuara dhe pikërisht në vitin 1981, ish-Presidenti Karamanlis ka pasë deklaruar: “Greqia është një azil të çmendurish”.

Kjo deklaratë e ish-presidentit Karamanlis është botuar në librin e publicistit të njohur amerikan Robert D. Kaplan, me titull “Greqia – gruaja e Lindjes, dashnorja e Perëndimit” (Shtëpia Botuese “Dituria”. Tiranë 2002, f.40), të cilin e ka sjellë bukur në gjuhën shqipe përkthyesi i talentuar Zef Mazi.

Veçse duhet pranuar se në deklaratën e Janullatosit ka një kontradiktë të çuditshme: Sipas tij, grekët nuk e paskan braktisur Zotin, por megjithatë ata qenkan të çmendur. Po kjo do të thotë që grekët e çmendur bëjnë vetëm vepra prej njerëzish jonormalë? Se nënkuptohet vetvetiu që njerëzit jonormalë s’e kanë për gjë të merren me banditizëm, të kryejnë llojlloj krimesh, të bëjnë hile, të gënjejnë, të bëjnë mashtrime nga më të ndryshmet, të jenë hipokritë dhe të pabesë. Atëherë lind pyetja: po si ka mundësi që grekët, duke qenë të çmendur, nuk e paskan braktisur Zotin? Se të mos e braktisësh Zotin, do të thotë të ecësh në rrugën e Tij, si njeri normal, të mos bësh gjëra të liga: të mos merresh me banditizëm, të mos gënjesh, të mos bësh hile, të mos bësh krime, të mos jesh hipokritë, të mos jesh mashtrues, të mos jesh i pabesë. Pra, Zoti, falë i qofshim, sipas Biblës, e cila ka për hero kryesor Jezu Krishtin, i mëson pasuesit e vet të jenë të ndershëm, të mos i hyjnë në hak kujt, ta duan dhe ta respektojnë fqinjin, të mos kërkojnë atë që s’u takon dhe ta sigurojnë bukën me djersën e ballit.

Këtu poshtë po rendis disa fakte, të cilat dëshmojnë fare shkoqur se grekët e kanë braktisur Zotin me kohë e me vakt. Sepse kanë bërë krime të rënda kundër njerëzimit, domethënë kundër jogrekëve, të cilët nuk i kanë pasë bërë Greqisë asnjë të keqe.

Në librin e lartpërmendur, Robert D. Kaplan deklaron: “Kur gjermanët pushtuan Selanikun, në prill të vitit 1941, hebrenjtë përbënin komunitetin e dytë, më të madh, pas grekëve… U deshën 15 trena të mbushur plot e përplot, për 5 muaj me radhë, për ta boshatisur Selanikun nga hebrenjtë e tij. I gjithë qyteti u dërgua në kampet e përqendrimit. U shkatërruan të 500 mijë varret e varrezave, ndoshta, më e madhja varrezë hebrenje në botë… Sikur të mos kishte qenë nxitja e agjentëve vendës, gjermanëve as që do t’u kishte shkuar ndonjëherë në mend ideja sakrilegj e shkatërrimit të nekropolit të lashtë hebre të Selanikut” (f. 25-26).

Në librin e vet me titull “Shpëtimi në Shqipëri”, të botuar në vitin 1998 dhe që përmban një dokumentacion të pasur për sakrificat e jashtëzakonshme që përballuan shqiptarët e thjeshtë për të shpëtuar hebrenjtë nga terrori nazist në vitet e Luftës së Dytë Botërore, doktori dhe avokati izraelit Harvey Sarner (1934-2007) shkruan: “Njëqind vjet më parë, një numër i madh hebrenjsh në Korfuz dhe në krahina të tjera, u masakruan prej grekëve në revolucionin e vitit 1821, edhe pse nuk luajtën ndonjë rol nën sundimin turk. Madje, edhe pse nuk ishin palë, dhe as që donin të përziheshin në konfliktin midis myslimanëve e të krishterëve. Masakrat që ata përjetuan në atë kohë nga grekët, ngjanin me ato të Holokaustit të shekullit XX: 5000 të vrarë në More, qindra të tjerë në Vllahi, 1200 në Tripolza. Hebrenjtë që jetonin në ishullin e Spartës, Patras, Korinthos, Mistras dhe Argos, u fshinë nga faqja e dheut. Të njëjtin fat patën edhe ata të Tebës, Vrachonit, Atikës dhe Epirit” (Citohet sipas: Elvin Luku: “Izraelitët dhe fisnikët”. Intervistë me gazetarin e njohur,Arshin Xhezo (1). Marrë nga faqja e internetit “Zemër Shqiptare”. 08 dhjetor 2012).Për krimet e natyrës nazifashiste që grekët kryen kundër popullisë shqiptare të Çamërisë, është shkruar dhe është folur shumë në mjetet e informimit masiv. Këtu po ndalem vetëm në një fakt që përmend publicisti i njohur Përparim Halili, i cili thekson se masakrat rrëqethëse që kryen nazifashistët grekët në Çamëri (në bashkëpunim të ngushtë edhe me kishën kriminale greke), sollën si pasojë:

“… 4300 burra e gra të vrarë, 3500 burra e gra të zhdukur, 102 fshatra të djegur dhe 57 fshatra të shkatërruar” (Përparim Halili. “Çamëria, shëmbëlltyra e krimit masiv grek”. Citohet sipas faqes së internetit “lajmishqip”. 26 nëntor 2006). Pa përmendur këtu dëbimin masiv nga trojet e veta stërgjyshore të popullsisë çame që mbeti gjallë dhe grabitjen e dhunshme të pronave të tyre, të trashëguara në shekuj.

Pra, kundër dy etnive, asaj izraelite dhe asaj shqiptare, grekët kanë kryer masakra të përbindshme dhe kanë mbetur të pandëshkuar edhe sot e kësaj dite. Po atëherë si shpjegohet që Janullatosi ka kuturinë dhe deklaron se grekët “asnjëherë nuk e kanë braktisur Zotin”!!!

Me sa duket, Janullatosi, fare padashur ose për shkak të dobësimit të gjykimit për arsye të moshës së pleqërisë së thellë, ka zbuluar një të vërtetë tragjike në formimin psikologjik dhe në kodin gjenetik të grekëve: ata, në jetë e tyre, tradicionalisht, asnjëherë nuk janë udhëhequr nga këshillat e Jezu Krishtit dhe nga mësimet që predikohen në Bibël. Përkundrazi, ata janë udhëhequr dhe vazhdojn të udhëhiqen nga mësimet e Antizotit, i cili s’është asgjë tjetër, veçse Djalli vetë. Pra, grekët, në vetëdijen e vet, kanë për yll karvani Djallin dhe nuk i largohen dot ngasjes së tij.

2015/10/08

ISMAIL MORINA - ISMAIL QEMALI I TRADHËTUAR










































REXHEP SHAHU



Ismail Morina, Ballist Morina, siç filluan ta thërrasin, ai heroi, ai që e shpallet hero para një viti sepse pa lejen e askujt, pa lejen e asnjë individi të gjallë, të asnjë kryeministri apo qeveritari shqiptar apo serb, ai pas të cilit rendnin njerzit të bënin foto me të, sot është në burg që të ndalohet demonstrimi e frymëzimi i tij sot në ndeshjen politiko-futbollistike me Serbinë.

Por asgjë nuk e cënon madhështinë që pati dhe që e ka, asgjë nga këto që kanë ndodhë, nga ndalimi që i është bërë prej policisë.

 Edhe sikur ta kalojë gjithë jetën në burg, ai mbeti hero në histori. Sa herë të shihet ndonjë ndeshje futbolli në fushë apo ekran, para syve të mendjes së gjithkujt do të shfaqet droni dhe flamuri i Ismail Morinës.




Atë nuk e shpallët hero se nuk mbante armë apo drogë. Nuk e shpallët hero se ishte djalë i mirë, i urtë apo i ndershëm.

E shpallët hero sepse ai bëri atë që nuk e ka bërë asnjë rob i gjallë a i vdekur shqiptar.

Ai bëri atë që hutoi gjithë botën që e pa.





Ai bëri atë që nuk ua lejonte as fantazia më e çmendur akademve të shkencave, qeverive, parlamenteve, OJQ-ve, ushtrive të gjalla e të vdekura.

Ai bëri atë që sa të jetë jeta nuk zhbëhet. Kur të pushojë urrejtja, kur të shuhet urrejtja ndoshta do të studiohet ajo që ka bërë ai që e shpallet hero dhe sa u ndalua nga policia iu sulën me kazma e lopata me ia hapë vorrin.

Unë nuk e njoh Ismail Morinën përsonalisht, nuk e kam shok, nuk jam tifoz futbolli sepse sot futbolli nuk është lojë por biznes në të shumtën e rasteve, art në pak raste.

Askush nuk e di pse e bëri atë që bëri Ismail Morina në Beograd, pse e ngriti atë flamur të ëndrrave të tij, pse shkroi në atë flamur se jemi autoktonë në Beograd. Askush nuk e di dhe askush nuk pyeti deri sot ndonëse janë thënë e shkruar lumej e dete fjalësh për të.

Dikush i tha spiun serb, dikush spiun shqiptar, dikush e shumëkush çfarë nuk i thanë.
Në shpirtin e tij nuk hyri askush.




***
Ismail Morina që kur u lind nuk e mori rastësisht emrin Ismail. Baba i tij Xhemal Morina, një njeri i thjeshtë, që me mundime i ka rritë tre djemtë e tij në fshatin Shikaj të komunës Shëmri të Kukësit, sa i lindi djali i tij i tretë, e pagëzoi me emrin Ismail. Në kujtim e përtëritje të emrit të Ismail Qemalit që ngriti flamurin e pavarësisë së Shqipërisë me 28 nëntor 1912 në Vlorë.



Dhe gjithë jetën baba e thërriste të birin IsmailQemal. E kishte bashkue emrin dhe mbiemrin e Ismail Qemalit dhe e kish kthyer në një emer për të birin e tij të vogël. Dhe me këtë emër u rrit Ismail Morina, duke e dëgjuar përditë këtë emër me të cilin e thërriste baba Xhemal, nëna Hyrie e vëllezërit Kujtim e Xhevahir.




Kështu Ismail Morina i Shikajve të Kukësit rriti brenda vetes së tij Ismail Qemalin e flamurit të pavarësisë. Gjithë jetën e tij ky djalë i Shikajve të Kukësit synoi të ngjante me Ismail Qemalin e flamurit të pavarësisë. Dhe të mendosh gjithë jetën t'i ngjash heroit që do, nuk është pak, nuk është gjë e vogël. Ai nuk synoi t'i ngjante asnjë artisti filmash, por heroit të shqiptarëve, foton e të cilit e mbajmë mbi kokat e zyrtarëve të shtetit tonë një shekullor.

Ismaili i vogël rritej e baba i tij e rriste duke i thirrë përditë Ismail Qemal, duke ia kujtue përditë Ismail Qemalin, duke e nxitë kështu të bëhej si Ismail Qemali, duke e nxitë kështu t'i ngjante Ismail Qemalit i biri i tij.




Përfytyrojeni një fshat të izoluar diku në Veriun e mallkuar. Nuk kishte lodra fëmije Ismail Qemali i ardhshëm. Nuk kishte frymëzime të tjera veç atyre të prindërve.

Të prindërve të tij, të cilët kurrë nuk e çuan nëpër mend se një ditë biri i tyre i vogël, i treti djalë i tyre, do ta ngrinte flamurin si Ismail Qemali, por nuk do ta ngrinte në Vlorë, as në Tiranë, por në Beograd, në atë kryeqytet nga ku buruan të zezat më të mëdha ndaj shqiptarëve jo vetëm për genocid e masakra ndaj shqiptarëve se edhe turqit kanë bërë sa kanë mundë e nuk numërohen, por serbët ua kaluan turqve me marrje të trojeve të shqiptarëve.





Ismail Morina, apo Ballist Morina e ngriti flamurin e tij në Beograd. Nuk ishte flamur urrejtje, por kujtese, flamur ftese, ftesë për pajtim shqiptaro-serb, nëse e lexon drejt politika. E nëse nuk e lexon drejt politika, ai flamur në qiellin e Beogradit do të tregojë gjithmonë se nëse nuk e shuajmë urrejtjen, mali i urrejtjes do të na zërë diellin ne shqiptarëve e serbëve.

Ismail Morina i Shikajve të Kukësit, po të ishte nga ndonjë rreth tjetër i vendit tonë, do ta kishte sot përmendoren më të madhe se të Skënderbeut në mes të Tiranës, por ai është nga Kukësi, nga Veriu i mallkuar, nga Veriu përtej, nga Veriu i largët.
Dhe ai nuk i ka kërkuar asgjë askujt për atë që ka bërë, e ka bërë vetë.

E ka bërë vetë sepse ai është djalë frymëzimi, është patriot shqiptar, është kujtesa kombëtare që nuk shuhet, është melodia shqiptare që nuk deformohet, nuk ndërrohet, nuk këmbehet.



***


Sa herë dilte në pragun e derës së shtëpisë së tij në Shikaj të Kukësit, Ismaili shihte varret e serbëve në oborrin e shtëpisë së tij, varre serbësh të mbetuar aty në vitin 1913, në vitin e masakrave të tmerrshme serbe.

Por krahas varreve të serbëve në oborr të shtëpisë së tij ai shihte edhe varret e të parëve të tij të vrarë e masakruar prej serbëve. Dy palë varre bri e bri në oborrin e tij dhe ai i shihte përditë gjithë jetën e tij. I shihte natyrisht në ëndërr, në gjithë ëndrrat e tij të fëmijërisë.

Kushedi çfarë ka ndodhë në mendjen e tij kur ato varre i shihte në oborr. Kushedi çfarë ka ndodhë në mendjen e tij kur baba i thërriste me emrin Ismail Qemal.


Dhe erdhi një ditë dhe Ismail Morina i Shikajve të Kukësit, u bë Ismail Qemal i ri i shqiptarëve pasi mundi ta ngreje flamurin e tij në Beograd, jo për të shpallë më pavarësinë apo mëvetësinë e Shqipërisë, por për t'u thënë serbëve dhe historisë se dhimbjet therin, plagët therin dhe duhen shëruar.

(fragmente nga monografia në dorëshkrim për Ismail Morinën - Ismail Qemalin e ri)

Letër nga Luftulla H.Peza

Rasim të përshendes, besoj je mirë me shëndet dhe probelme të tjera. Artikulli mbi Dodonën më përqeu. Nuk mund të fshihet Dodoan e Çamërisë dhe të çvendose në Tomor apo Përmet siç bëjnë disa. Këtë mendim ju a kam hkruar , por ata vazhdojnë në të tyren: luftën me Dodonën e Çamërisë. Po kjo është një faltore dhe falltore e vetme që përmendet nga lashtësia dhe aty janë bërë edhe gërmime arkeologjike dhe është dëshmuar prania e saj. Dodona pranë Janinës ka qenë e para dhe nuk mund të fshihet.Për te edhe unë kam shkruar para disa vjetësh një artikull dhe nuk ndryshoj asgjë. Dodona mbetet kryeqendra e besimit tek Zeusi Pellazg. Por faltore të tjera të Zeusit ka pasur si Lisi (Lezha), Bylisi, Bilishti apo Olimpia në Peloponez. Mund të ketë pasur edhe në Tomor apo Përme, por këto janë më të reja dhe nuk i bëjnë dot hije Dodonës në Çamërit. Por aty ke citon Homerin, Herodotin etj. është mirë në kllapa të vesh paragrafim faqen etj. që të jetë në rregull citimi. Të uroj shëndet dhe suksese në shkrimet tuaja, Bashkarisht po luftojmë që problemin pellazgjik ta gjallërojmë dhe lidhja e pellazgëve me shqiptarët të marrë konfirmimn e plotë. Shëndet i dashur mik, hare në familje dhe punë të mbarë, Luftulla Peza.


Prof.Dr. Luftulla H. Peza, CSc.,DrSc.

In Albania:
Kompleksi T.I.D.
Rr. Fan Noli Nr. 3
Golem, Kavaja
Tel. 00 355 69 250 83 42

In the Czech Republic:
Voroněžská 7/779
Praha 10 - Vinohrady
Tel: 00 420 773 243 864

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...