Agjencioni floripress.blogspot.com

2015/10/12

“Rruga e Kombit”, kështu përfiton Serbia


Nga Flori Bruqi

Image result for sllobodan millosheviq
Akademik Prof.Dr.Ibrahim Rugova,Lideri shqiptar që kërkojë gjithëmonë Kosovën e Pavarur 


Projekt infrastrukturor i ish  diktatorit  serb Milosheviçit i vitit 1995 për të hyrë në portet shqiptare nëpërmjet “Korridorit 7” Durrës-Kukës-Prishtinë. Kaqusha Jashari, ish-funksionare  në Republikën e  Kosovës, ish-drejtore e drejtorisë së rrugëve në vitet 1989-1991 dhe 1999-2007: “Autostrada Durrës-Kukës-Prishtinë [Korridori 7], që është ndërtuar dhe do të vazhdojë në Merdare, nuk ka kuptim si një korridor në qoftë se nuk lidhet me Korridorin 10”.




Autostrada ma e shtrejtë në Botë


Është zbuluar  se “Rruga e Kombit” Durrës-Kukës-Prishtinë quhet ndryshe Korridori i 7-të,apo neve siç e quajmë Rruga Ibrahim Rugova  ,i duhet  jo vetëm dy shteteve shqiptare(Shqipëri & Kosovë)
por edhe Serbisë për ta lidhur me Nishin e Korridorin e 10-të.
Image result for sa kushton autostrada ibrahim rugova
Jo vetëm kaq, ajo i siguron dalje në portet shqiptare, sikurse ishte parashikuar qysh në vitin 1995 nga ish diktatori serbosllav Sllobodan Millosheviçi.



Image result for Kaqusha Jashari


Kausha Jashari,kundërshtojë diktatorin jugosllavë Sllobodan Millosheviq


Republika e Kosovës(Kosova) dhe Republika e Sërbisë(Serbia ) moti i kanë nisur bisedimet mbi ndërtimin e një autostradë që lidh të dy vendet, që do të lidhej me autostradën ekzistuese Prishtinë-Durrës.



Image result for sa kushton autostrada ibrahim rugova


Ekspertët e rrugëve kishin  thanë se nga autostrada do të përfitonin të dyja ekonomitë dhe ajo do të mundësonte kushte më të mira për lëvizjen e njerëzve dhe mallrave midis të dy vendeve.

AKSESI

Image result for katrin ashton,ivica dacic dhe hashim thaci

Ivica Daciç,Catherine Ashton,Hashim Thaçi 


Në Bruksel me Kethrin Eshton-in (Catherine Ashton), ish  shefe e politikës së jashtme dhe sigurisë,  së BE-së ,ish kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi dhe  ish kryeministri i Serbisë Ivica Daçiç diskutuan projektin që BE-ja pritej  ta mbështesë financiarisht.


Image result for sa kushton autostrada ibrahim rugova


Dy tunelet në Kalimash 

“Të dy palët  atëbotë ranë dakord të kenë një grup pune të përbashkët, teknik për të përgatitur një studim fizibiliteti për autostradën Nish-Prishtinë”, tha  atëbotë Catherine Ashtoni pas takimit.

Autostrada e re do t’i mundësonte Kosovës të lidhej me Korridorin 10 dhe të shkonte më tej drejt Rumanisë dhe Bullgarisë.

Për Serbinë, ajo do të hapte rrugë hyrjeje në portet e Shqipërisë.


Në foto : Prof.Dr. Safet Gërxhaliu


Prof.Dr. Safet Gërxhaliu,tha atëbotë  se fondet e BE-së duhet të financonin të tilla projekte infrastrukture që ofrojnë mundësi për zhvillimin ekonomik.

Ai gjithashtu  i sugjeroi ndërtimin e dy autostradave të tjera, një nga Leposaviçi në Rashka dhe tjetra nga Peja në Malin e Zi, për të përmirësuar ndërlidhjen transite rajonale.

“Ndërtimi i projektit të autostradës së Nishit duhet të nisë sa më parë të jetë e mundur dhe … duhet të përfshijë një autostradë që lidh Kosovën me Serbinë, nëpërmjet Rashkës dhe vendeve të tjera”, tha atëbotë Prof.Dr.Safet Gërxhaliu.

Image result for sllobodan millosheviq

IDE E  DIKTATORIT JUGOSLLAVË SLLOBODAN MILOSHEVIÇIT

Sipas Milutin Mrkonjiç, ish ministër serb i Transportit, autostrada Nish-Prishtinë  ka qenë  një ide e vjetër nga koha e Sllobodan Milosheviçit: “Që në vitin 1995 ne kishim projektuar një hartë të kësaj autostrade për të. Ajo është përfshirë gjithashtu në planin për zhvillimin e transportit në Ballkan. Ajo duhej të lidhë Rumaninë nëpërmjet Negotin dhe Nishin me kufijtë shqiptarë”, tha Mrkonjiç.

Safet Gërxhaliu pat thënë se stabiliteti politik mund të arrihet nëpërmjet stabilitetit ekonomik. Ai tha se se edhe diaspora e Kosovës dhe komuniteti i biznesit do të përfitojnë nga autostrada e re.



“[Autostrada do të lidhte] Kosovën me vende të tjera rajonale sepse tregu i Kosovës prej rreth 2  milionë banorësh nuk është i madh, por nëpërmjet rrugës së re të transitit mund të nxitej një zonë mini-Shengen ballkanik, dhe si e tillë ajo ka një ndikim politik”, pat thën Prof.Dr.Safet  Gërxhaliu.

Zonja Kaqusha Jashari, ish-drejtore e drejtorisë së rrugëve të Kosovës, patë thënë se një ndërlidhje e Shqipërisë, Kosovës, Serbisë dhe Bullgarisë do të ishte një rrjet i madh korridori rajonal dhe do të kishte një ndikim të madh ekonomik, politik dhe kulturor. “Autostrada Durrës-Kukës-Prishtinë [Korridori 7], që është ndërtuar dhe do të vazhdojë në Merdare, nuk ka kuptim si një korridor në qoftë se nuk lidhet me Korridorin 10”,  ka thënë Kaqusha  Jashari.

POTENCIAL SHUMË-NIVELESH

Goran Rodiç, ish sekretar i Shoqatës për Ndërtimin dhe Strehimin i Dhomës serbe të Tregtisë, pat thënë se autostrada do të shtrihet rreth 80 km në Serbi, me një potencial shumë-nivelesh, pasi përgjatë saj do të ndërtohen një numër motelesh, karburantesh, restorantesh. Ai pat thënë   gjithashtu se autostrada do të kishte një interes të përgjithshëm dhe fizibilitet ekonomik të Shtetit Serb.

Image result for KAQUSHA JASHARI DHE AZEM VLLASI
                                                Autostrada Ibrahim Rugova

“Ajo duhet të lidhet me Korridorin 10, që do të thotë me BE-në, pasi pikat e saj të reja duhet të jenë Prizreni, Prishtina, Merdare – Korridori 10 ose Rumania, Hungaria dhe më tej. Ajo duhet të kalojë nëpër Shqipëri mbi Bjeshkët e Namuna, për në portet e Durrësit dhe Vlorës që duhet të bëhen porte kryesore, shumë më të lirë dhe të përshtatshëm për transport më të madh [se sa Bari (tivari në Malin e ZI) dhe Selaniku në Greqi ]”, pat thënë Goran  Rodiç .

“Autostrada [Nish-Prishtinë] duhet të përfundohet sepse është realiste, absolutisht realiste dhe e dobishme në shumë mënyra, me një numër përfitimesh për mbarë rajonin”, tha dikur moti Millutin
Mrkonjiç, ish ministër serb i Transportit.

Image result for KAQUSHA JASHARI DHE AZEM VLLASI
Remzi Kolgeci,Kaqusha Jashari,Azem Vllasi,Kolë Shiroka në një Mbledhje të KQ LKJ-së

Kaqusha Jashari

Kaqusha Jashari (lindur më 16.8.1946 në Skenderaj. E martuar me prof.dr.Mehdi Jasharin ,pedagog shumëvjeqar i Kulturës Fizike dhe Sportit , dy fëmijë) është politikane dhe inxhiniere ndërtimi kosovare. Ish deputete e Kuvendit të Kosovës ( nga viti 2007).

Image result for KAQUSHA JASHARI DHE AZEM VLLASI


Autostrada Ibrahim Rugova


Prej vitit 1986 deri në nëntor 1988, ajo dhe Azem Vllasi ishin dy politikanët kryesorë të Kosovës. Në nëntor 1988, të dy u larguan gjatë “revolucion anti-burokratik”, për shkak se nuk pranuan ndryshimet kushtetuese të Kosovës , që frenonin autonominë e Kosovës, dhe u zëvendësuan.



Në maj 1988  Kaqusha Jashari zëvendësoi Azem Vllasin në postin kryetarit të Komitetit Krahinor të Lidhjes së Komunistëve të Kosovës.

Image result for KAQUSHA JASHARI DHE AZEM VLLASI


Në foto :Lideri kosovar Azem Vllasi me diktatorit Slobodan Millosheviq 


 Më 17 nëntor 1988, Kaqusha Jashari dhe Azem Vllasi u detyruan të japë dorëheqjen dhe Rahman Morina u zgjodh kryetari i Komitetit Krahinor më 27 janar 1989.


Image result for KAQUSHA JASHARI DHE AZEM VLLASI

Shqiptaret dëshironin pavarësinë më Paqë & Luftë  

Gjithsesi, në vitet 1989-1991 ka qenë drejtoreshë e Fondit të Rrugëve të Kosovës; kurse në vitet 1991–1999 ka punuar në firma private. Për 8 vjet, në vitet 1999–2007, ka qenë drejtoreshë e Drejtorisë së Rrugëve të Kosovës.E vetmja kjo prej udhëheqësve të ish LKJ-së i kundërshtoi ashpër në Kongres të LKJ-së ,diktatorit jugosllavë Sllobodan Millosheviq.


Kaqusha Jashari, ish-udhëheqëse në Drejtorinë e Rrugëve të Kosovës, shprehet se është obligim i ekzekutivit që të tregohet çmimi i projektit, pasi, sipas saj, me finalizimin e projektit, definohet edhe pjesa financiare.
Autostrada "Rruga e Kombit"
“Patjetër duhet të dihet, sepse është planifikimi buxhetor dhe paguhet nga buxheti, kur të bëhet finalizimi, bëhet edhe kostoja. Unë mendoj se te ne nuk janë transparente as çmimi, as kushtet tjera".

"Përgjegjësia për paratë e taksapaguesve dhe angazhimin e mjeteve është obligim i Qeverisë ose organit kompetent, të jenë të hapur dhe transparentë dhe të gjithë të dinë sa po shkojnë dhe ku po shpenzohen. Fshehtësi këtu nuk ka dhe nuk duhet të ketë”
, thotë Jashari.

Autostrada



Edhe Selman Buçolli, ekspert i ndërtimtarisë, thotë se është interes shoqëror dhe publik që të bëhet publik çmimi i projektit.

“Procedurat ligjore duhet të përmbushen që të jenë transparente, edhe konkursi edhe kontrata duhet të jenë transparente, pasi është një punë voluminoze. Është në interes shoqërore dhe publik që të jenë transparentë. Nuk e di as unë sa do të kushtojë ndërtimi i autostradës  Prishtinë-Shkup”, shprehet Buçolli.


Megjithatë, Kaqusha Jashari, thotë se ky veprim, lë hapësirë për dyshime, se po ndodh për shkak të interesave të caktuara.

“Aty ka interesa edhe tjera, përpos të pushtetit. Unë nuk kam argumente të them se a ekzistojnë keqpërdorime, por gjithçka që është e mbyllur, lë hapësirë për dyshime. Ky projekt është aq madhor, i cili kërkon transparencë të madhe ashtu siç kërkon autostrada Kosovë- Shqipëri”, konsideron Jashari. 

Fotografi ilustruese

Projekti për realizimin e rrugës së 6, Prishtinë - Hani i Elezit, është prezantuar në vitin 2010.

Ndërkaq, që nga kjo periudhë, shoqata të ndryshme joqeveritare kanë vlerësuar se projekti do të kushtojë nga 500 deri në 800 milionë euro.

Sipas projektit të prezantuar, autostrada që lidh Kosovën me Maqedoninë, do të ndërtohet në një trase tërësisht të re, me gjatësi prej 55 kilometrash dhe do të ketë dy tunele.






Gati një miliard euro i ka shpenzuar deri më tash Qeveria e Kosovës për ndërtimin e autostradës nga pika kufitare e Morinës me Shqipërinë, e deri në fshatin Besi të komunës së Prishtinës.
Bërë një përllogaritje del se ndërtimi i një kilometri autostradë, duke përfshirë këtu edhe shpronësimin e tokave, ka arritur në 12 milionë euro.

Zyrtarë nga Ministra e Infrastrukturës (MI) bëjnë të ditur se punimet janë kryer në bazë të dinamikës së paraparë për rreth 44 muaj. Sipas tyre e gjithë autostrada i ka diku 78 kilometra, e ku në kuadër të saj janë ndërtuar 15 ura, 31 mbikalime dhe 27 nënkalime.

“Autostrada ‘Ibrahim Rugova’ ka kushtuar rreth 800 milionë euro”, është përgjigjja e zyrës për informim të Ministrisë së Infrastrukturës.
Ndërkaq, sa i përket shpronësimeve të tokave të cilat janë shfrytëzuar për ndërtimin e autostradës, vlera e tyre sillet përafërsisht prej rreth 124 milionë euro, kështu bëjnë të ditur zyrtarë të Ministrisë së Ambientit.

“Vlera totale e të gjitha shpronësimeve të autostradës për të gjitha segmentet, sillet përafërsisht prej rreth 124 milion euro”ka thënë Kreshnik Berisha, këshilltar në këtë ministri.

Sipas tij, nga viti 2010 e deri tani janë paguar rreth 103 milion euro, ndërkaq sipas tij pjesa tjetër janë pronarë që nuk kanë aplikuar për kompensim, apo janë në procedura të aplikimit.

Por, sipas tij ka dhe raste që janë në procedura gjyqësore për vërtetim të pronësisë. Ndërkaq, numri i personave të cilët janë të përfshirë në shpronësimin e tokave sipas zyrtarëve të Ministrisë së Ambientit, përafërsisht është rreth 5 mijë e 720 persona. “Rreth 4 mijë e 216 pronarë të tokave i kanë marrë paratë për shpronësimet e tokave , ndërkaq, 1 mijë e 504 prej tyre kanë mbetur ende pa i marrë”, ka thënë Gëzime Hasani, këshilltare në këtë ministri.

Në anën tjetër, pronarë të kompanive, por edhe përfaqësues të partive opozitare thonë se çmimi prej 12 milionë euro për një kilometër është tejet i lartë.

Sokol Shabani, drejtor në kompaninë “Bageri Company”, ka thënë se kjo kosto e autostradës është marramendëse. Ai ka thënë se duke krahasuar me vendet e rajonit është tejet e lartë.

Sipas tij, me këto mjete e gjithë autostrada ka mundur të shtrohet me pllaka të mermerit. Edhe Ibrahim Rexhepi nga organizata joqeveritare “STRAS” ka thënë se kostoja prej 12 milionë euro është shumë e lartë, duke pasur parasysh që tereni është shumë i përshtatshëm për ndërtim, ku nuk ka asnjë tunel dhe ka pakë shumë ura.

“Është kosto shumë e rëndë për kilometër dhe çka është problemi më i madh se asnjëherë askush nuk ka dalë me një informacion të qartë sa është investuar dhe sa është shpenzuar deri më tani për autostradë”ka thënë ai.

Haki Shatri, ish ministër i Financave, thotë se është i shqetësuar rreth projektit për ndërtimin e autostradës. Sipas deri më tash ende nuk dihet saktësisht se sa para janë shpenzuar për ndërtimin e saj. “Asnjë informacion në lidhje me këtë nuk bëhët publike, pasi që këtë e mbajnë të fshehtë”, ka thënë ai.

Edhe Visar Ymeri, nga Lëvizja Vetëvendosje, ka vlerësuar se vlera e projektit të autostradës i ka shkaktuar barrë të rëndë financiare buxhetit të Kosovës.

“Natyrisht që rruga që lidh Tiranën me Prishtinën është e domosdoshme. Mirëpo, kjo kontratë me ‘Bechtel & Enka’ është një kontratë e cila është përcjell me korrupsion dhe kosto shumë të lartë për kilometër”, ka thënë ai.

Sipas tij, pse është dashur që të paguajmë çmimin për njësi 3 herë më të lartë se atë të tregut.” Pse duhet të paguhen punëtorët aq pak e të eksploatohen aq egër. Pse duhet ta mbajmë fshehur shpenzimin e parasë publike nga publiku. Pastaj duhet ta marrim parasysh edhe koston e mundësive të humbura, ku kishin qenë më mirë të investuara këto para publike”, ka thënë ai.




*******

Mujota pranon se EULEX po heton dosjen e autostradës “Ibrahim Rugova”

Është bërë publike për herë të parë kërkesa e EULEX-it për marrjen e dosjes së tenderit për autostradën “Mbikëqyrja e ndërtimeve dhe shërbimeve të menaxhimit rruga 7 Autostrada Morinë- Merdar me numër reference 1851”. Kjo është bërë e dituri nga deputeti i Vetëvendosjes, Visar Ymeri në emisionin “Puls” të KTV-së

Ish Ministri i Infrastrukturës (MI), Fehmi Mujota ka pranuar se dosja e këtij tenderi është kërkuar nga EULEX, mirëpo ai ka thënë se nuk është në dijeni pse është kërkuar një gjë e tillë.

“EUELEX-i ka kërkuar 7 kontrata para dy muajve, ka kërkuar dokumentacionin e tenderëve dhe këtë nuk po e fshehë”, ka thënë Mujota, transmeton ORAinfo.
Mujota pranon se EULEX po heton dosjen e autostradës “Ibrahim Rugova”
Ai ka njoftuar se autostrada “Ibrahim Rugova” në vitin 2011 ka kushtuar 230 milionë euro, në vitin 2012- 230 milionë dhe në vitin 2013 ka kushtuar 215 milionë euro.

“Në projektin e autostradës “Ibrahim Rugova” nuk ka pas plan zbatues është shkuar me sistemin projekto- ndërto”, ka thënë Mujota.

Mujota ka njoftuar se është përzgjedh këshilltari i transaksionit për autostradën e Prishtinë- Shkup.

Ndërkaq deputeti i VV, Visar Ymeri ka thënë se për ndërtimin e autostradës “Ibrahim Rugova” ka pas dy oferta njëra ka qenë oferta e kompanisë austriake Shtrabag me kosto fikse dhe oferta e Bechtel Enka-s me kontratë të hapur ku në fund e marrim vesh sa kushton .

Në anën tjetër, deputeti i LDK-së, Hashim Deshishku ka njoftuar se nga viti 2010 e deri tash në vitin 2013 në komunën e Skenderajt është investuar 40 herë më shumë se në komunën e Prishtinës që i bie 541 euro për kokë banori (Skenderaj), ndërsa 14 euro për kokë banori në komunën e Prishtinës.


*******



Ela Ruçi, zëdhënëse në kompaninë “Bechtel- Enka”, kompani kjo fituese për ndërtimin e kësaj rruge, thotë se punimet janë duke u zhvilluar sipas dinamikës së paraparë.

Ruçi, për Radion Evropa e Lirë, tregon se aktualisht është duke u punuar në nyjën lidhëse të dy autostradave, asaj “ Ibrahim Rugova” që lidh Kosovën me Shqipërinë dhe autostradën “ Arbën Xhaferi”, që lidh shtetin e Kosovës me atë të Maqedonisë.

“Puna ka avancuar më së miri, sipas planeve në nyjën lidhëse të dy autostradave, duke shkuar në të dyja drejtimet – në drejtimin e Prishtinës dhe në drejtim të kufirit. Mendoj se jemi brenda planeve të parashikuara, brenda angazhimeve që kemi marrë”, thotë Ruçi.

Realizimi i këtij projekti ka filluar vitin e kaluar dhe sipas planit, parashihet që punët në këtë autostradë të përfundojnë për tre vjet e gjysmë.

Ela Ruçi konsideron që, sipas dinamikës së punëve, projekti do të realizohet në afatin e paraparë, pasi, sipas saj, gjatë sezonit të verës do të rritet edhe numri i punëtorëve.

Aktualisht, në këtë projekt janë të punësuar mbi 1100 punëtorë.

“Koha tashmë na lejon që të shtojmë edhe fuqinë punëtore dhe kapacitetet tona, kështu që mendoj se jemi brenda angazhimeve që kemi marrë për t’iu përmbajtur angazhimeve tona. Aktualisht, në këtë projekt janë të përfshirë rreth 1100 punëtorë. Duke u avancuar projekti, do të avancohet edhe numri i punëtorëve”, shpjegon ajo.

Edhe profesori në Fakultetin e Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës në Universitetin e Prishtinës, Selman Buçolli, shpreson se kompania fituese projektin do ta realizojë me kohë, pasi siç, thotë ai, kjo është dëshmuar edhe me autostradën “Ibrahim Rugova”.

Megjithatë, ai thotë se projekti duhet të monitorohet nga autoritetet kontraktuese.

“Kjo kompani është e vetmja profesionale, në afate është shumë e mirë dhe punët i përfundon në mënyrë profesionale. Kështu që vlen të përcillet – mbikëqyret nëse e kanë kontraktuar”.

“Është mirë të monitorohet hap pas hapi për çdo gjë, hulumtimet e tokës, gërmimin e dheut, ngjeshjen e tyre, zhavorrin, sepse rruga gjithnjë bëhet prej dy shtesave, bazamenti që nuk duhet të dështojë. Pa përfunduar kjo, nuk duhet të vazhdohet me shtresën tjetër finale që janë edhe dy shtresa asfalti”, thekson Buçolli.

Sidoqoftë, ai thotë se ndërtimi kësaj autostrade është i rëndësishëm jo vetëm për Kosovën, por për gjithë rajonin.

“Kosova obligimin e vet kryesor e ka përfunduar me autostradën ‘Ibrahim Rugova’ dhe me këtë ‘Arbën Xhaferi’, kështu që mund të jetë në qendër të vëmendjes së transportit në rajon, pasi mund të lidhet me të gjitha shtetet tjera” thekson ai.

Vlera e e autostradës Prishtinë – Hani i Elezit që lidh Kosovën e Maqedoninë, llogaritet të jetë rreth 600 milionë euro.


******

Autostrada “Ibrahim Rugova” ende nuk ka drita

Dhe krejt në fund.....Autostrada “Ibrahim Rugova” ende nuk ka drita


Edhe ato drita dhe stabilimente ndriçimi që ishin vendosur, një pjesë janë vjedhur. Deri më tani Policia ka arrestuar disa persona për vjedhjen e instalimeve elektrike dhe rrethojave të autostradës, kurse në mesin e të arrestuarve ka edhe shtetas të Shqipërisë. Ndryshe si pasojë e mungesë së ndriçimit në autostradë, janë duke u rritur aksidentet. Policia e Kosovës, ndërkohë ka shtuar patrullimet për të shmangur këto aksidente.

Autostrada “Ibrahim Rugova” ka mbetur pa ndriçim, pasi janë vjedhur kabllot elektrike. Vjedhjet në autostradë janë konfirmuar edhe nga zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani, i cili thotë për Radio Kosovën se Policia vazhdon të jetë prezentë me njësitet e saj policore duke patrulluar në autostradë më qëllim të rritjes së sigurisë në trafik dhe parandalimin e veprave penale siç janë edhe vjedhjet e instalimeve elektrike.

Deri më tani ajo ka arrestuar disa persona për vjedhjen e instalimeve elektrike në Autostradën ‘Ibrahim Rugova’, ndërkaq në mesin e të arrestuarve për vjedhje ka edhe shtetas të Shqipërisë, thotë Baki Kelani.

“Edhe nga viti i kaluar, por edhe këtë vit policia ka arrestuar disa persona që kanë vjedhur instalimet elektrike ne autostradë”, theksoi ai.

Eksperti i komunikacionit nga Kolegji Tempulli, Flamur Salihu, thotë se problemet në rrugët magjistrale dhe në autostradë nuk janë të vogla, kurse ndriçimi është pjesë kryesore e rritjes së sigurisë në komunikacion, sidomos gjatë natës.

Vjedhjet e instalimeve elektrike në autostradë edhe me tutje nuk kanë të ndalur. Përveç kabllove të ndriçimit janë vjedhur edhe rrethojat që bëjnë autostradën e tipit të mbyllur, duke vënë kështu në rrezik jetën e pjesëmarrësve në trafik.

Rreth kësaj çështje, zyrtarët e Ministrisë së Infrastrukturës nuk duan të deklarohen. Përkundër përpjekjeve tona për ti kontaktuar ata me anë të telefonit dhe postes elektronike, ata kanë zgjedhur heshtjen karshi këtij problemi.

Shqipëria Natyrale, ofertë për paqe dhe stabilitet

Prof.Dr. Koço Danaj






Kjo trajtesë pas 100 vjetorit të Pavarsisë së Shqipërisë Natyrale, i drejtohet politikës dhe opinionit publik turk, serb, grek dhe maqedonas, malazez, i drejtohet qendrës së BE që është Brukseli. Qëllimi i saj, është evidentimi i fakteve se shpallja e Shqipërisë Natyrale që lindi në 28 Nëntor 1912, nuk drejtohet as kundër paqes rajonale dhe as kundër fqinjëve të Shqipërisë. Në të kundërt, Shqipëria Natyrale, është një ofertë për paqe, për stabilitet dhe mirëqenie të të gjithë popujve të Ballkanit. Njëkohësisht, kjo trajtesë është edhe një ftesë për debat me cilindo, studiues apo politikan, turk, serb, grek, maqedonas apo malazez etj. Vërtet rajoni i Ballkanit ndodhet para sfidave serioze që kanë synim kryesor Paqen dhe Progresin. Por, zgjidhja e parë dhe kryesore në Ballkan, e cila përbën sot kyçin e paqes rajonale, është bashkimi i shqiptarëve, është krijimi i Shqipërisë Natyrale. Pse e them këtë? Po paraqes disa fakte për dijeni, por edhe për gjykim.

Rregullimi i statusit të trojeve shqiptare, përgjatë një shekulli i është nënshtruar 6 marrëveshjeve ndërkombëtare, vendimet e të cilave ose kanë qenë koloniale ose kanë qenë rregullime pjesore të pjesëve të ndryshme të kombit shqiptar. Ato janë Marrëveshja e Londrës, Marrëveshja e Versajës, Marrëveshja e Jaltës e vitit 1945, Marrëveshja e Rambujesë e cila ju kushtua vetëm një pjese të territorit shqiptar siç ishte Kosova, Marrëveshja e Konçulit e marsit 2001, që ju kushtua një pjese të kombit shqiptar siç është Lugina e Preshevës, marrëveshja e Ohrit e gushtit 2011, e cila ju kushtua një pjese të territorit shqiptar në FYROM. Aktualisht kombi shqiptar jeton në dy shtete që janë Shqipëria artificiale dhe Kosova, në Shqipërinë Lindore në FYROM me status të popullit shtetformues dhe në dy pakica kombëtare në Mal të Zi dhe në Serbi. Por nuk ekziston fare në krahinën shqiptare të Çamërisë, pasi u deportua me dhunë në vitin 1944.

Sot kur flitet për marrëdhënie të reja ndërkombëtare të mbështetura jo në të drejtën e forcës, por në forcën e së drejtës, shqiptarët kanë të drejtë të kërkojnë riparimin tërësor dhe jo pjesor të padrejtësive koloniale që janë bërë ndaj tyre.

Të gjithë fqinjët e Shqipërisë natyrale, e kanë fituar pavarësinë e tyre para shqiptarëve. Shqiptarët e fituan me aktin juridik të Kuvendit të Vlorës në 28 nëntor 1912. Por çfarë ka ndodhur? Të gjithë fqinjët e Shqipërisë Natyrale janë zgjeruar si territore pas shpalljes së pavarësisë, ndërsa vetëm shqiptarët janë rrudhosur dhe copëtuar si territor pas shpalljes së pavarësisë.

Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë në Preambulën e saj, pranon të drejtën e bashkimit të shqiptarëve në një shtet si të drejtë legjitime. Fuqitë e mëdha që e kanë miratuar këtë Kushtetutë e kanë pranuar këtë të drejtë, duke mos bërë asnjë vërejtje për Preambulën e saj.

Më duhet të bëj një korrigjim nocionit politik të përdorur nga fqinjët dhe disa politikanë serbë, grekë, maqedonas apo malazezë. Ata kur flasin për bashkimin e shqiptarëve, përdorin nocionin Shqipëri e Madhe. Unë jam kundër Shqipërisë së Madhe. Perse? Sepse nocioni Shqipëri e Madhe lindi pas marrëveshjes Ciano-Ribentrop të vitit 1941, pra është një nocion nazi-fashist. Ndërsa unë jam antifashist, prandaj pranoj Shqipëri Natyrale, domethënë, Shqipëria në kufijtë e saj natyrale. Dhe këto kufij janë ato që shpalli Kuvendi i Vlorës në vitin 1912.

Shqipëria Natyrale do ta qetësoje rajonin, do ta stabilizoje atë, do të japë mundësi të stabilizohen edhe rajone të tjera si Bosnja, Serbia apo Maqedonia. E kundërta, do vazhdojë ta destabilizoje rajonin, sepse do nxisë rryma radikale. Shqipëria Natyrale nuk drejtohet kundër askujt, ajo synon marrëdhënie miqësore me fqinjët, por secili në shtëpinë e tij. Shqipëri Natyrale do të thotë zëvendësimi i boshtit Beograd-Athinë me Trekëndëshin Tiranë-Beograd-Athinë, pas bashkimit të Kosovës dhe trojeve shqiptare në Maqedoni me Shqipërinë.

Disa politikanë serbë, grekë, maqedonas, malazezë, por edhe disa politikanë të Brukselit thonë se bashkimi i shqiptarëve do provokoje efektin domino në rajon. Nuk është e vërtetë. Pse? Sepse në rajon nuk ka asnjë komb tjetër i cili përgjatë të gjithë kufirit të Shqipërisë aktuale të jetë i kufizuar me veten e tij, pra të ketë fqinj vetveten. Në rajon dhe në botë nuk ka asnjë komb tjetër që të ketë jashtë kufijve të tij shtetërorë dy tw tretat e vetes së tij. A ka ndonjë komb tjetër në rajon të ketë këtë dukuri? Jo, asnjë komb. Efekti domino ekziston thjesht për të trembur ata që nuk e dinë realitetin e rajonit ose që duan ta fshehin atë.

Shqipëria Natyrale është një domosdoshmëri dhe një realitet që i duhet paqes dhe mirëqenies së rajonit të Ballkanit. Ja një shembull: Në Platformën e Shqipërisë Natyrale thuhet se Çamëria të shpallet zonë e lirë midis Shqipërisë dhe Greqisë. Domethënë të jenë të lirë shqiptarët e Çamërisë të kthehen në territorin e tyre, nga i cili u dëbuan me forcë dhe padrejtësisht pra 60 vjetësh. A ka kërkesë me demokratike se sa kjo.

Tashmë Shqipëria në kufijtë e saj natyrale është një problem i shtruar për zgjidhje. Problemi u hap dhe një problem që hapet kërkon zgjidhje, por asnjëherë nuk mund të mbyllet. Në 28 Nëntor 2012, me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë, kombi shqiptar e shpalli bashkimin faktik në Vlorë dhe në Tiranë. Tashmë i takon politikës ta legalizojë me mjete juridike këtë bashkim. Kjo është politike kombëtarë dhe europiane njëkohësisht. Përballë kësaj situate që ngjason me Rilindjen Kombëtare, janë anakronike dhe antivetvetes, deklarimet që erdhën nga Athina, Beogradi dhe Shkupi zyrtar. Na porositën që mos shikoni 100 vjet pas!!!!. Por nuk kanë të drejtë. Pse? Nuk janë shqiptarët që shikojnë 100 vjet pas, por është tërë politika greke që shikon 148 vjet pas, në vitin 1864 kur kryeministri grek i asaj kohe, Janis Koletis formuloi famëkeqen “Magaliide” që synonte grabitjen e territoreve shqiptare deri në lumin Shkumbin. Ky projekt famëkeq, është akoma edhe sot në sirtarët e Ministrisë së jashtme greke. Është politika greke që shikon 72 vjet pas, në vitin 1940, prandaj mban akoma në fuqi Ligjin famëkeq të Luftës me Shqipërinë, është politika greke që shikon 68 vjet pas kur dëboi me gjenocid nga trojet e tyre shqiptarët e Çamërisë dhe sot nuk i lejon ata të kthehen në trojet e tyre. Është politika serbe që shikon 168 vjet pas, në kohën kur Ilia Garashanini formuloi Platformën mbi Serbinë e Madhe, që shikon 77 vjet pas në kohën kur “Klubi i Beogradit”, miratoi Platformën mbi shpërnguljen e shqiptarëve nga Kosova të Cubrillovicit. Politika fqinje, para se tu japë “leksione shqiptarëve” , le t’i djegë publikisht dhe zyrtarisht këto akte shoviniste ndaj shqiptarëve.

Mendjet e ftohta të fqinjëve, të Brukselit dhe Uashingtonit tashmë e kanë kuptuar se Shqipëria natyrale është faktori kryesor i stabilitetit të Ballkanit. Ata e kanë kuptuar se Lufta e Parë Botërore filloi pas copëtimit të trojeve shqiptare në mënyrën më makabre dhe raciste ne vitin 1913. E kanë kuptuar se Lufta e Dytë Botërore filloi në 7 Prill 1939 kur u pushtua Shqipëria nga fashizmi dhe jo në 1 shtator 1939 kur u pushtua Polonia nga nazizmi. Me dhimbje njëshekullore, por po realizohet parashikimi profetik i Mehmet Konicës, Filip Nogës dhe Rashih Dinos i janarit 1913 se pa Shqipërinë Natyrale nuk do të ketë paqe në Ballkan. Po realizohet parashikimi profetik i ish-ambasadorit francez në mbledhjen e Londrës, Pol Kambon i qershorit 1913 se “ballkanikët tanë ikën, po mbetën pa u zgjidhur kufijtë e Shqipërisë”.

Fqinjët do të jenë më të qetë me Shqipërinë Natyrale, sepse ajo do të “prodhojë” vetëm paqe dhe stabilitet në Ballkan. Mjafton një shembull për të gjithë fqinjët: Ka më shumë se 20 vjet që minoriteti grek në Shqipëri voton në shumicë dërrmuese për partitë politike shqiptare. Përse? Sepse e ka parë në praktikë se kombi shqiptar edhe në kulmin e varfërisë së tij, minoritetet i ka trajtuar më mirë se veten e tij. Është një vlerë europiane. Prandaj edhe Shqipëria Natyrale do të zëvendësojë boshtin famëkeq dhe luftënxitës Beograd-Athinë, me trekëndëshin paqësor dhe progresist Tiranë-Beograd-Athinë. Luftën nuk e do askush, paqen e duan të gjithë. Një rajon destabilizohet kur problemet fshihen, jo kur ato thuhen hapur. Partizanët e paqes në rajon, Bruksel dhe Uashington do të mbështesin Shqipërinë Natyrale, sepse kështu mbështesin stabilitetin, paqen, progresin dhe civilizimin. Ata që kundërshtojnë sot Shqipërinë Natyrale, duan trazira, duan luftë, ata duan të zëvendësojnë pëllumbat e paqes me shigjetat e luftës. Kjo është e vërteta historike dhe aktuale. Të pohosh të kundërtën vetëm mashtron. Por dhimbja e së vërtetës është më e lehtë se dhimbja e mashtrimit

Kundërshtarët e Shqipërisë Natyrale na thonë se kombi shqiptar nuk ka nevojë të bashkohet por duhet të ndjekë shembullin e Gjermanisë, Zvicrës dhe Austrisë. Është një tezë kundërhistorike dhe kundërshqiptare. Është kundër historike sepse kur në vitin 1291, përfaqësuesit e kantoneve të Urit, Shëycit dhe Untervaldenit vendosën themelimin e Konfederatës Helvetike, në Gjermani jetonin akoma fise gjermane, por jo shtet. Kur Austria në vitin 1815, pas disfatës së Napoleonit u bë kryeqendra e Koncertit të Vjenës duke u dhënë tonin për gati një shekull marrëdhënieve ndërkombëtare, Gjermania akoma nuk ishte e bashkuar. Ndërsa në 28 nëntor 1912, ata politikanë shqiptarë që u mblodhën në Vlorë, ishin jo vetëm nga gjithë hapësira e kombit shqiptar, por edhe shpallën Pavarësinë e Shqipërisë Natyrale, që shtrihej në 4 vilajetet e atëhershme otomane me shumicë dërrmuese shqiptare ose 100 përqind shqiptare.

Por modeli që na serviret është edhe kundërshqiptar. Konferenca e Londrës e vitit 193, i copëtoi shqiptarët në 5 pjesë, mbi bazën e logjikës koloniale, duke shpërblyer me territore shqiptare shtetet fqinjë që u konsideruan fitimtarë të Luftës ballkanike apo që kishin mbështetjen e kësaj apo asaj fuqie të madhe. Këtij pseudo argumenti ne do t’i vëmë përballë një argument real dhe të freskët. Dhe ky është shembulli gjerman. Gjermania në vitin 1945 u nda në katër Zona Ushtarake dhe me vonë në dy pjesë për të kënaqur fitimtarët e Luftës së Dytë Botërore. Pas 45 vjetësh, kjo padrejtësi koloniale mori fund dhe Gjermania u bashkua. Ky është shembulli që vlen edhe për kombin shqiptar. Përndryshe, kemi të drejtë të pohojmë se përballë kombeve dhe çështjeve të tyre kombëtare, bashkësia ndërkombëtare aplikon dy standarde. Segmente të ndryshme të BE shprehen se në rastin e Gjermanisë kjo ndodhi pasi Gjermania Perëndimore e kishte sanksionuar në Kushtetutë bashkimin kombëtar. Po edhe ne, e kemi të sanksionuar ne Kushtetutë bashkimin kombëtar, bile në Preambulën e saj. Dhe këtë Kushtetutë pasi e miratuan shqiptarët e konsideruan të drejtë edhe juristët e Komisionit të Venecias, edhe ekspertët e NATO. Por kundërshtarët tanë na thonë akoma më shumë. Na thonë se tani që po shuhen kufijtë, nuk ka nevojë të bashkohen shqiptarët. Por ky nuk është argument, është thjesht një konstatim. Pse? Shuarja e kufijve, nuk e ezauron bashkimin e shqiptarëve, përkundër e shtron si imperativ të dorës së parë. Sa më shumë shtohet qarkullimi i lirë i njerëzve, aq më shumë lind nevoja e forcimit të shteteve në territoret e të cilave ndodh ky qarkullim. Dhe kjo për të garantuar cilësinë e këtij qarkullimi të lirë dhe për të parandaluar kaosin dhe rrëmujën. Sa me shumë shtohet qarkullimi i lirë i ideve nga një vend në tjetrin, aq më shumë forcohen identitetet kombëtare, të vendeve të ndryshme. Dhe kjo për arsyen e thjeshtë se qarkullimi i lirë i ideve nuk do të thotë shuarje e identiteteve nacionale, por përkundrazi, forcim i tyre. Sa më shumë shtohet qarkullimi i lirë i mallrave, aq më shumë po bëhen përpjekje për forcimin dhe përkrahjen e asaj që quhet sipërmarrje kombëtare. Globalizëm nuk do të thotë kaos, por rregull, diversitet identitetesh nacionale, që japin e marrin me njeri-tjetrin, pa u tjetërsuar njeri tek tjetri. Njerëzit lëvizin të lirë në gjithë Europën, por trojet mbeten aty ku janë, shtetet aty ku janë, kombet aty ku janë. Nuk ka shuarje kombesh, por emancipim dhe civilizim te tyre. Dhe elementi i parë i civilizmit të një kombi është e drejta e tij për t’u bashkuar. Dhe e fundit, disa politikanë dhe politologë fqinjë na thonë se trojet nuk bashkohen pa luftë. E kanë gabim ose vazhdojnë të gjykojnë me mentalitetin e Luftës së Ftohtë. Pse ?

Sot kur të gjitha regjimet në rajon janë demokratike, atëherë edhe Shqipëria Natyrale do realizohet në rrugë demokratike, pa luftë. Prandaj ne kemi si devizë parimin: Dialog me këdo, dialog për çdo gjë. Ne ju themi fqinjëve: Ejani në tavolinën e bisedimeve, pse kini frikë, le të hedhim faktet dhe argumentet. Dhe kush ka të drejtë, të marrë të drejtën e mohuar. Drejtësi e vonuar, nuk do të thotë drejtësi e cunguar.

Ne nuk jemi arbitra të marrëdhënieve ndërkombëtare, por veprimtarë të çështjes shqiptare. Arbitër është Brukseli, SHBA etj. Ne nuk jemi profesorë të së drejtës ndërkombëtare, por profesorë të së drejtës shqiptare. Dhe e fundit: “Arbitri ndërkombëtar” deri tani ka anuluar vendimet e dy konferencave zyrtare siç kanë qenë ajo e Versajës dhe e Jaltës. Shpërbërja e Jugosllavisë dhe bashkimi i Gjermanisë janë vetëm dy shembuj. Mal i Zi ka qenë shtet i pavarur deri në konferencën e Versajës. Por kur u krijua mbretëria serbo-kroato-sllovene, pushoi së qeni edhe pavarësia e tij. Aso kohe në Mal të Zi u zhvillua një luftë e ashpër që në histori ka mbetur si “lufta e jeshilëve me të bardhët”. Por Versaja, pas viteve ‘90 pushoi së qeni, të gjitha vendimet e saj u riparuan, dhe në vend të Jugosllavisë lindën disa shtete. Ndërsa një nga vendimet kryesore të Jaltës ishte ndarja e Gjermanisë në katër zona ushtarake, që më vonë solli dy shtete, Lindore dhe Perëndimore. Pas 40 vjetësh, Gjermania u bashkua në rrugë paqësore, pra u riparua vetë Konferenca e Jaltës. Dhe të mos harrojmë se u bashkua në një kohë kur në Gjermaninë Lindore ndodheshin 155 mijë trupa sovjetike elitare. Por që nuk lëvizën nga kazermat. Atëherë, ka mbetur edhe një, ajo që konsiderohet Konferencë e Londrës e cila nuk ishte zyrtare, por ilegale dhe kriminale. Prandaj duhet të anulohet edhe Mbledhja famëkeqe e Londrës që i copëtoi shqiptarët në 5 shtete. Si do të bëhet kjo? Me rrugë demokratike. Po sjell për opinionin tuaj, disa fakte, nga kjo konferencë.

Fakti i Parë: Konferenca e Londrës nuk është një Konferencë zyrtare. Që në fillim ajo mori vendim që të mos mbante proces-verbal. Një veprim i tillë, të kujton veprimet e atij që bën një krim dhe merr masa të fshehë gjurmët e krimit. Këtë e pohon vetë drejtuesi i Konferencës ish-ministri i jashtëm britanik Grey në Kujtimet e tij. Ja pohimi: …….Ne ishim gjashtë: Lichnowsky, Mensdorff dhe Imperiali, respektivisht ambasadorët e Gjermanisë, Austrisë dhe Italisë; Cambon dhe Benckendorff, ambasadorët e Francës dhe të Rusisë, dhe unë për Britaninë e Madhe. Më takoi përgjegjësia e drejtimit, por ne vendosëm t’i thjeshtojmë procedurat dhe të bënim një komitet miqsh, ashtu siç edhe ishim. Në mblidheshim pasditeve, zakonisht rreth orës 4 dhe diskutonim deri rreth orës 6 ose shtatë me një pushim të vogël çaji. Konferenca vazhdoi deri më gusht 1913…(Edwards Grey, Memoires, faqe 248, botimet Payot, 1927)

Fakti i dytë: Kjo konferencë nuk u mblodh, për të diskutuar pavarësinë e Shqipërisë së shpallur në 28 nëntor 1912, por për të pajtuar Serbinë, Malin e Zi, Bullgarinë dhe Greqinë me Turqinë. Ja pohimi i ambasadorit francez në këtë konferencë, Pol Kambon: “U mblodhëm sot datë 16 dhjetor për të arritur një marrëveshje midis Serbisë, Greqisë, Bullgarisë, Malit të Zi dhe Turqisë në zyrën e Greyt” (Kambon, Korrespodenca, faqe 31, Botimet Grasset)

Fakti i tretë: Pjesmarrësit e asaj që u konsiderua padrejtësisht Konferencë, pranojnë me pohimet e tyre, se ata nuk morën asnjë vendim. Takimi midis tyre, te ngjan më shumë me një “Kazino Politike”, në Tavolinën e së cilës ishin trojet shqiptare. Cilat janë Pohimet: – Grey: …Nuk pati as mbyllje solemne, ne nuk bëmë fotografi grupi, nuk na dhanë asnjë falënderim apo fjalim lamtumire; thjesht ndaluam së takuari. Ne nuk kishim përcaktuar asgjë, as detajet e kufijve shqiptarë….(Grey, Memoires, botime Payot, faqe 253) Në këto takime që zgjaten 6 muaj, territoret shqiptare u përdorën për të qetësuar dhe kënaqur palët ndërluftuese që ishin fqinjët e Shqipërisë. Vetë Grey e pranon një gjë të tillë. Ai pohon në Kujtimet e tij se:…. Aleatët ballkanikë ishin të verbuar nga fitorja; Serbia donte, të kishte dalje në Adriatik, dhe kishte shumë mundësi që ajo dhe Mali i Zi të dëshironin të merrnin disa rajone të Shqipërisë duke i konsideruar pjesë të plaçkës së luftës….. (Grey, Memoires, botime Payot, 1927 faqe 246) Për të kënaqur Greqinë, krahina shqiptare e Çamërisë iu aneksua asaj, megjithëse shumica dërrmuese e popullsisë ishte shqiptare. Sipas Memorandumit të qeverisë shqiptare të Vlorës në vitin 1913, në Çamëri jetonin 75 mijë shqiptarë nga të cilët 18 mijë shqiptarë të greqizuar. Për të kënaqur Serbinë, krahina shqiptare e Kosovës me mbi 90 përqind popullsi shqiptare iu dha Serbisë. Përsëri është vetë Grey që e pohon një gjë të tillë duke folur me përbuzje për trojet shqiptare. Ne Kujtimet e tij ai pranon se ….ne nuk mund të bënim luftë për disa fshatra si Gjakova….(Grey, Memoires, Botimet Payot, viti 1927, faqe 249). Ndërkaq, territori që iu dha Serbisë përbënte 24 mijw kilometra katrore troje shqiptare.

Fakti i katërt: Përfaqësuesit e 6 fuqive të mëdha, nuk u morën asnjëherë me aktin e shpalljes se Pavarësisë së Shqipërisë në 28 Nëntor 1912 nga politikanët shqiptare që nga Kosova deri në Çamëri, që nga Durrësi deri në Shkup. Kemi të bëjmë me një akt juridik i cili i u injorua përgjatë çdo takimi. Qeveria shqiptare që u krijua pas 28 Nëntorit ishte një qeveri e përbërë nga përfaqësues të të gjitha trojeve shqiptare. Për shembull, ministër i mbrojtjes ishte Mehmet Pashë Deralla nga Tetova, ministër i bujqësisë ishte Hasan Prishtina nga Prishtina. Kryetar i Asamblesë ishte Vehbi Agolli nga Dibra e Madhe. Ndërsa dy vjet me pas po këta ambasadorë me Traktatin e fshehtë të Londrës vendosën ta copëtojnë sërish kombin shqiptar, duke quajtur Shqipëri vetëm një krahinë myslimane përgjatë lumit Shkumbin dhe duke ia dhënë territoret e tjera Italisë dhe Serbisë, Greqisë dhe Malit të Zi.

Përgjatë një shekulli, bashkësia ndërkombëtare ka mashtruar opinionin publik shqiptar dhe atë ndërkombëtar duke e justifikuar copëtimin e trojeve shqiptare, me gjoja ruajtjen e paqes europiane. Në Kujtimet e tij të botuara në vitin 1927, vetë Grey shprehet se kishte mashtruar, lidhur me atë që kishte pohuar në Dhomën e Komuneve në 1914. Ja pohimi i tij ne Kujtimet e botuara: :…. lufta në Ballkan nuk e rrezikoi paqen evropiane nga rihapja e çështjes së Kostandinopojës apo të ngushticave , sepse as Austria dhe as Rusia, dy fuqitë më ngushtësisht të interesuara, nuk kishin ndër mend të ishin aktive për të influencuar kushtet që Greqia, Bullgaria dhe Serbia mund t’i vendosnin Turqisë duke prekur Maqedoninë…..(Grey, Memoires, Botimet Payot, viti 1927, faqe 246) Ndërsa, Pol Kambon në fund të Konferencës pohon se: “Ballkanikët tanë ikën, por mbetën pa u zgjidhur dy problemet më të rënda, kufijtë e Shqipërisë dhe ishujt e detit Egje”. (Po aty, faqe 57).

Anulimi i Mbledhjes së Londrës, do të thotë “Legalizim” i Shqipërisë Natyrale. Dhe Shqipëri natyrale me kufij nga Presheva në Prevezë, nga Durrësi në Shkup, do të thotë paqe, do të thotë progres, do të thotë stabilitet i Ballkanit. Për një shekull, boshti famëkeq Beograd-Athinë, prodhoi luftë dhe trazira. Ndërsa trekëndëshi Tiranë-Beograd-Athinë do të prodhojë vetëm paqe dhe stabilitet.

Vetëm 3 nga 34 gra, dëshirë për politikë

- Grave nuk u besohet mjaftueshëm dhe jo sepse nuk e meritojnë, por sepse edhe ato që janë të përfshira, e bëjnë këtë në mënyrë artificiale, për shkak të kuotave të vendosura


Capture


- Dhe pse gratë përbëjnë gjysmën e popullsisë, ato nuk votojnë për gjininë e tyre, pasi zgjedhjet e tyre politike përcaktohen nga familjet dhe burrat e tyre







“Dëshira për t’u përfshirë në politikë ekziston, por terreni duket shumë i vështirë”. Vetëm 3 nga 34 gra shprehën dëshirën për t’u përfshirë në mënyrë aktive në politikë. Pavarësisht gjinisë, prejardhjes dhe statusit social, shqiptarët bien dakord se gratë janë të përfaqësuara në mënyrë të pamjaftueshme në politikën shqiptare, thonë ekspertët amerikanë pas sondazhit në tetor 2012. Klasa politike shqiptare perceptohet si e dominuar nga meshkujt dhe nuk u ofron shumë mundësi femrave për t’u përfshirë në politikë dhe për të ngritur zërin e tyre. “Grave nuk u besohet mjaftueshëm dhe jo sepse nuk e meritojnë, por sepse edhe ato që janë të përfshira, e bëjnë këtë në mënyrë artificiale, për shkak të kuotave të vendosura”, thotë një fierak. Qeveria amerikane është tejet e shqetësuar për pabarazinë gjinore në politikën shqiptare. Kjo u duk dhe në ujdinë PD-PS në KQZ për të mos respektuar kuotat gjinore që vetë i kishin vendosur.

KONSERVATORIZMI

Shumë pjesëmarrës në grupet e diskutimit të sondazhit theksuan se niveli i ulët i pjesëmarrjes së grave në politikë reflekton mbizotërimin e pabarazisë gjinore në shoqëri. Disa prej tyre theksuan se diskutimi i çështjes së përfaqësimit politik është i parakohshëm në një shoqëri ku gratë nuk konsiderohen të barabarta. Me gjithë përkrahjen e fuqishme ndaj angazhimit të grave në politikë, ata janë të vetëdijshëm se gratë në Shqipëri përballen me shumë pengesa, që përfshijnë: qëndrimet publike konservatore në lidhje me angazhimin e grave në jetën publike dhe politike, mungesën e aksesit në arsim dhe mundësitë për karrierë si edhe faktin që gratë tradicionalisht kanë qenë përgjegjëse për rritjen e fëmijëve dhe punët e shtëpisë shumë më tepër se burrat. Gjithsesi, disa pjesëmarrës në shumë raste i perceptojnë përfitimet nga angazhimi i grave në politikë si një zgjatim të rolit të tyre tradicional të nënës dhe kujdestares.

ÇËSHTJE SOCIALE

Për shumicën e pjesëmarrësve aseti më i madh i grave në politikë është prirja e tyre për t’u fokusuar në çështje sociale. Shpesh pjesëmarrësit paralelizojnë përgjegjësitë që gratë mbajnë jashtë ambientit politik me potencialin e madh që ato kanë si aktorë politik. Ata gjithashtu shfaqën besimin se nëse gratë do të ishin më të përfaqësuara, diskutimi politik do të ishte më konstruktiv dhe etik. Përgjithësisht, për pjesëmarrësit gratë politikane janë më pak të prira ndaj korrupsionit, më pak egocentrike si edhe më shumë punëtore dhe empatike. Sipas tyre, ato do të kontribuonin në zhvillimin e dialogut politik përtej linjave partiake.

SFIDAT E MJEDISIT MASHKULLOR

Për shumë pjesëmarrës antagonizmi i theksuar në skenën politike shqiptare përbën një pengesë të rëndësishme për hyrjen e grave në politikë. Teksa pranojnë se ato pak gra aktive në skenën politike shqiptare po punojnë shumë për arritjen e qëllimeve të tyre, ata e vënë theksin te sfidat që mjedisi politik mashkullor u imponon si grave kandidate ashtu edhe atyre të zgjedhura. Ndërkohë që përshkruajnë veçoritë unike që gratë lidere mund të sjellin në jetën politike, ata me keqardhje shprehen se këto përparësi shpesh humbasin kur grave u duhet të përballen me sjelljen agresive të kolegëve të tyre meshkuj.

ZGJEDHJET POLITIKE NGA BURRAT

Një numër i konsiderueshëm i pjesëmarrësve, përfshirë këtu meshkuj ashtu si edhe femra, mendojnë se mentaliteti patriarkal në Shqipëri po pengon përfaqësimin e grave në jetën publike dhe politike. Disa prej tyre, kryesisht banorë të zonave rurale theksojnë se burrat shpesh i shohin gratë vetëm nën prizmin shtëpiak duke nënvlerësuar në këtë mënyrë kontributin e tyre në jetën politike. Nga ana tjetër, një pjesë e grave pjesëmarrëse përmendën se familjet e tyre shpesh kanë qenë dekurajuese ndaj mundësisë për të kandiduar për një post publik. Për më tepër, disa pjesëmarrës theksuan se edhe pse gratë përbëjnë gjysmën e popullsisë shqiptare, ato nuk votojnë për gjininë e tyre, pasi zgjedhjet e tyre politike përcaktohen nga familjet dhe burrat e tyre.

VETËM 3 NGA 34 GRA

Gratë pjesëmarrëse në grupet e fokusuara në përgjithësi u shfaqën hezituese në lidhje me përfshirjen e tyre të mundshme në politikë. Vetëm 3 nga 34 gra shprehën dëshirën për t’u përfshirë në mënyrë aktive në politikë, dhe edhe ato u shfaqen skeptike për mundësitë që kanë për t’ia arritur qëllimit. Pjesa tjetër e justifikoi mungesën e interesit me argumentin se atmosfera politike sot është tejet agresive dhe joetike për to. Ndër gratë pjesëmarrëse në grupet e fokusuara, duket se mbizotëron mendimi se është e domosdoshme që gratë të sillen si burrat për t’ia dalë në arenën politike.

Rreziku rus, SHBA u “vë frerë” Athinës dhe Tiranës


Histori dhe histeri nacionalizmi në të dy vendet. Pse erdhi memoja nga SHBA për të ulur tonet në Shqipëri dhe protestat e së majtës greke për “amerikanizimin” e vendit. Vizita e Rubin në Athinë për të frenuar interesat ruse në rajon dhe fitorja e madhe me nënshkrimin trepalësh të TAP-it



Nga Durim Sula



Ballkani prodhon krejt papritmas histori dhe histeri fiktive nacionaliste. Ndërsa SHBA po punonte me Greqinë për të mos shkuar në “prehrin” e Rusisë bashkë-ortodokse, shefi i Tiranës Sali Berisha shpall në fund të nëntorit një pasion nacionalist, gjë që zemëroi Athinën dhe Shkupin, që anuluan pjesëmarrjen në festimet e 100-vjetorit të Pavarësisë. Beogradit i del gjumi një ditë të bukur dhe prish një memorial luftëtarësh shqiptarë në Preshevë. Dy-tre parti të vogla midis dy anëve të kufirit filluan të ngrenë tonet e “trimërisë”. Brukseli vihet në alarm.

MESAZHE NEGATIVE

Prandaj, administrata e Presidentit Barak Obama ngarkoi ambasadorin Aleksandër Arvizu të deklaronte në Konferencën e 15-të Ndërkombëtare mbi Sigurinë në Ballkanin Perëndimor, më 14 dhjetor 2012: “Propozime të tilla si Gazsjellësi Trans-Adriatik, njohur ndryshe si TAP, sikurse dhe rrugë e rrjete hekurudhore të përmirësuara, të tilla si Korridori 8, lidhin më mirë popujt dhe ekonomitë e rajonit, duke çuar drejt një integrimi më të plotë… Kohët e fundit, aktorë politikë të ndryshëm në Shqipëri kanë kërkuar të përdorin mesazhe negative të fokusuara në etnicitetin për qëllime të ngushta politike. Kjo është një lojë e rrezikshme… Për shkak të deklaratave dhe pohimeve të ndryshme të debatueshme, të bëra në prag të festimeve të 100-vjetorit, dy vende fqinje anuluan pjesëmarrjen e tyre në këtë ngjarje historike. Kjo mund të duket si një pasojë e vogël, për disa ndoshta si ato shënimet në fund të faqes, por është diçka që frenon marrëdhëniet, pengon komunikimin dhe bashkëpunimin dhe bën që zgjidhja e çështjeve të pazgjidhura të bëhet shumë më e vështirë. Dhe ne, Shtetet e Bashkuara, i kushtojmë vëmendje kësaj”.

PRESHEVA

Por Tirana vazhdoi të njëjtin avaz. Atëherë, më 24 janar 2013, SHBA lëshoi një deklaratë tjetër të fortë zyrtare për mosmarrëveshjen lidhur me monumentin në Preshevë, Serbi: “Nxisim të gjitha palët të tregojnë vetëpërmbajtje dhe të shmangin deklarata apo veprime që do të rrisnin tensionet. Nxisim njerëzit në Kosovë dhe Shqipëri që të ushtrojnë përmbajtje në protestat e tyre dhe të mbështesin një zgjidhje paqësore të kësaj çështjeje. Çështje të tilla nuk duhet të ngrihen në nivelin e përgjigjeve që po shohim aktualisht. Ato shmangin më tej vëmendjen prej çështjeve të mirëfillta shqetësuese që duhen zgjidhur në Ballkan, çështje që kërkojnë përpjekje, kompromise, dhe dialog të përbashkët”.

MUNIH

Berisha ua përplas në Munih më 3 shkurt 2013 në ditën e dytë të punimeve të Konferencës së 49 të Sigurisë se “këmbëngul në… refuzimin e çdo ideje se shqiptarët për aq kohë sa jetojnë në 5 shtete duhet të kthehen në 5 kombe, sepse nuk do të pranohet nga shqiptarët. Kjo do të ketë për alternativë bashkimin e tyre kombëtar”. Madje, arrihet deri atje saqë në sajtin e Këshillit të Ministrave guxohet të shënohet se “deputeti gjerman Rainer Stinner pyeti, se cili është mesazhi i kryeministrit Berisha për ta?”. Dhe z. Stinner nuk është dosido: një nga figurat më me ndikim në çështjet e mbrojtjes dhe politikës së jashtme në Gjermani dhe NATO. Është një rastësi tejet e çuditshme: më 10 shkurt 2013 njoftohet se Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Guido Vestervele (Westerwelle), anuloi vizitën e parashikuar për në Tiranë më 14 shkurt. Kryediplomati gjerman i anuloi të gjitha takimet e tij për një javë, pasi i ka vdekur babai.

SEKRETI

Parë në këtë kontekst, burime diplomatike thonë se, me “mahisjen” e retorikës nacionaliste, zëvendës-ndihmës-sekretar amerikan i Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euro-aziatike Eric Rubin, i pranishëm në nënshkrimin e marrëveshjes trepalëshe për gazsjellësin TAP, më 13 prill ka biseduar me zëvendëskryeministrin shqiptar Haxhinasto, të cilit i ka dorëzuar Memon e famshme për zotin Berisha. Në fakt, z. Panariti pati të drejtë kur deklaroi se Memoja nuk i kishte ardhur atij. Por të vërtetën e dinte nënkryetari i LSI, Petrit Vasili, i cili pasi u informua nga Haxhinasto dhe nxori kështu të zbuluar paturpësisht ministrin e Jashtëm. Sekreti i Memos mund të ketë dalë nga selia e partisë së aleatit të majtë të Berishës.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...