Agjencioni floripress.blogspot.com

2015/10/16

Shumë zhurmë në Beograd – Së shpejti negociatat me BE, kusht njohja e Kosovës

“Serbia shpreson se do të shpërblehet për angazhimin e saj në zgjidhjen e problemeve me refugjatët dhe ankohet për kushtet për fillimin e negociatave për ansëtarësim në BE”, shkruan gazeta “Die Welt”, në artikullim me titull: “Ne ndjehemi të mashtruar nga BE”. “Aleksandar Vuçiq është lavdëruar shumë kohët e fundit për shkak të politikës së tij ndaj refugjatëve, ndryshe nga Hungaria dhe Kroacia, të cilat janë anëtare të BE. ‘Ne kemi bërë ç’ka qenë e mundur’, pohon Vuçiq, i cili shpreson se së shpejti do të fillojnë negociatat për pranim në BE… Tani erdhi lajmi nga Brukseli se të gjitha marrëveshjet që duhen arritur nënkuptojnë edhe njohjen e Kosovës. Në këtë dokument thuhet shumë qartë se cilat kushte duhet të plotësojnë Prishtina dhe Beogradi. A thua në Beograd nuk janë kuptuar kërkesat që duhen plotësuar në procesin e negociatave? Presidenti Nikoliq thotë se Serbia është mashtruar nga BE-ja. Kjo listë e re kërkesash është një ofensivë kundër krenarisë së popullit serb. Poshtërimi, krenaria dhe nderi janë fjalët kryesore që përdoren në politikën serbe për të kuptuar përshkallëzimin e fundit në raportet mes Serbisë dhe BE. Dhe megjithatë 57% e serbëve janë për anëtarësimin e vendit në BE, ndonëse kushtet nuk u pëlqejnë. ‘Nuk e kuptoj pse partnerët tanë po na poshtërojnë'”, citohet Vuçiq në gazetën “Die Welt”.
shumzh
Ndërsa në shkrimin “Shumë zhurmë në Beograd”, gazeta “Süddeutsche Zeitung” konstaton se “Serbia së shpejti do të fillojë negociatat për anëtarësim në BE. Por kushti kryesor është njohja e Kosovës si shtet.”

“Presidenti i Serbisë Tomisllav Nikoliq e ka mbrojtur së fundi epitetin që i jepet si një politikan buldozer. Nëse Serbia e njeh Kosovës, ‘do të shpërthejë lufta civile”, thotë ai duke shtuar se kjo është esenca e kërkesës ‘brutale dhe të pashpirt’ të BE-së. Serbia ndodhet në prag të hapjes së kapitullit të parë të negociatave për anëtarësim në BE. Por edhe kryeministri Vuçiq ankohet për diplomatët në Bruksel, duke i cilësuar kërkesat e BE si ‘poshtëruese dhe të dhimbshme’. Qysh në fillim ka qenë e qartë që BE do të kërkojë rregullimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë. Por tani ka ardhur koha kur Serbia duhet të ndërmarrë hapa konkret për normalizimin e raporteve me Kosovën… Serbia nuk është e kënaqur veçanërisht me kërkesat për dobësimin e strukturave të saj në Kosovë, ku bëjnë pjesë rreth 5000 nëpunës. Serbia në të ardhmen duhet ta informojë Kosovën për punën e tyre. ‘Kjo është sikur ne të ishim provincë e Kosovës”, ankohet Vuçiq… Por gjendja po zien edhe në Kosovë. Serbët ankohen dhe kërkojnë më shumë të drejta. Por ata më shumë janë të shqetësuar për papunësinë se sa për humbjen e territorit”, shkruan “Süddeutsche Zeitung”.

Ndërsa “Die Tageszeitung” shkruan për vendimet e Bundestagut për azilin. “Kosova, Shqipëria dhe Mali i Zi vendosen në listën e vendeve të sigurta të origjinës. Në këtë mënyrë ato u bashkangjiten Serbisë, Bosnje-Hercegovinës dhe Maqedonisë, të cilat deri tani kanë qenë në këtë listë. Kjo nënkupton që azilërkuesit nga këto vende do të mbeten në vendstrehimet e pranit fillestar deri në zgjidhjen e kërkesave të tyre për azil”, shkruan gazeta.

Kosova geto në zemër të Europës

BE quan Europë vetëm BE – Opozita nuk është rrezik për Kosovën – Status quo-ja e imponuar nga BE po!



Elida Buçpapaj


Nga Elida Buçpapaj





Në janar të këtij viti kam shkruar një opinion me titullin eksplicit „Kosova geto në zemër të Europës“. Nuk e ka krijuar Kosova këtë situatë, që të vetëgetoizohet, por ndërkombëtarët, ose shkurt thënë BE-ja. Kosova në fund të shekullit XX viktimë e një regjimi kriminal, vijon në shekullin XXI të mbetet viktimë e mentalitetit anakronik të BE-së.
Kosova vendi i vetëm në Ballkan që nuk përfiton nga sistemi Shengen, dhe tani populli i Kosovës po kërcënohet nga faktorë kryesorë të BE-së se, nëse mbështet opozitën, do të mbetet jashtë Shengenit përsëri!
Opozita e Kosovës nuk është armikja e Kosovës. Opozita e Kosovës nuk është as fashiste dhe as terroriste. Opozita e Kosovës është pro Amerikane, pro BE dhe pro Kosovës, por që nuk mund të ngopet me lugën bosh, sepse as barku i popullit të Kosovës nuk ngopet me lugën bosh.
Tash opinioni kosovar e ka kuptuar qartë se BE-ja ka përdorur mënyra jodemokratike për të mbajtur Thaçin në qeverisje, duke synuar edhe riciklimin e tij si President. Hashim Thaçi një lloj hibridi i Putinit në Ballkan, i krijuar si lider kukull me vizën e BE-së! Krejt absurde dhe në kundërshtim me vlerat demokratike të Perëndimit.
Kur opozita krijoi pas zgjedhjeve të qershorit 2014 aleancën e VLAN-it, BE-ja nuk e pranoi fuqinë e votës së opozitës në Kosovë, që do t’ja hiqte Thaçit shansin të qeveriste vendin për mandat të tretë. Kur opozita përdorte pushtetin e votës, BE-ja nuk e pranoi këtë pushtet, duke i imponuar Kosovës një aleancë kukull – midis Thaçit dhe Isa Mustafës. Them aleancë kukull, sepse Isa Mustafa, kur hyri në aleancë me Thaçin, ai e tradhtoi elektoratin e tij. Në fushatën zgjedhore Mustafa e kërkoi votën për LDK-në me premtimin dhe qëllimin politik se do ta linte Hashim Thaçin në opozitë.
BE-ja nuk e pranoi fuqinë e votës së opozitës së Kosovës kur kjo ishte me formacionin politik si VLAN, duke krijuar kështu përshtypjen në mbarë opinionin shqiptar se ishte vetë BE-ja pas martesës perverse midis Thaçit dhe Isa Mustafës, kur as njëri dhe as tjetri nuk gëzojnë simpatinë minimale, sepse janë vetë institucionet ndërkombëtare Perëndimore që qeverisjet e tyre i vlerësojnë të korruptuara dhe autokratike.
Veprimet e opozitës aktualisht në Parlamentin e Kosovës janë legjitime.
Opozita duhet të jetë shumë e kujdeshme, sepse SHIK-u synon ta inkriminojë. Për të mbrojtur integritetin e saj, opozita duhet të mos shkaktojë asnjë lloj dëmi që ia cënon asaj imazhin e veprimit politik, për të tjerat, brenda normave demokratike, është e lirë të veprojë. Të evitohet edhe rasti si i deputetes Flora Brovina. Asnjë dëm dhe dëmtim të mos shkaktohet nga veprimet opozitare.
Ndërsa pretendimet se veprimet e opozitës janë fashiste dhe rrezik jo vetëm për Kosovën, por edhe për rajonin janë manipulim i pastër. Fotoja e zëvendësit të Hashim Thaçit, Petrit Selimi, me të birin bashkë me Daçiçin, ndërkohë që Daçiçi deklaron se Kosova është ISIS, janë shprehja më vulgare se shefi i Petrit Selimit është në pozita thellësisht vasale me Serbinë. Daçiç quan Kosovë vetëm Thaçin dhe Petrit Selimin, ndërsa pjesa tjetër, sipas tij, është ISIS. Por Kosova nuk mund të barazohet as me dy vetë apo me tre vetë, me Hashim Thaçin, Petrit Selimin e Isa Mustafën. Kosova barazohet me popullin e saj, të papunë dhe lënë në mjerim nga kjo qeverisje.
Shqiptarët e Kosovës nuk janë indianët e Amerikës të kohës së Kristofor Kolombit. Populli i Kosovës nuk mund të qeveriset nga një regjim, cilësuar nga më të korruptuarat e Europës, vetëm për të kënaqur orekset e Beogradit, që në të gjitha daljet zyrtare e konsideron Kosovën si pjesë të Serbisë, kur 25 vende të BE-së e kanë njohur Kosovën si shtet të pavarur. Kjo e detyron BE-në që në raportin Kosovë-Serbi, të operojë në përputhje me verdiktin e shumicës së popujve të BE-së që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës si shtet sovran.
BE-ja duhet të dale nga statusi i burokratit që dëmton së pari interesat e vetë Europës. Një BE burokratike, indiferente, cinike ndaj fatit të pjesës të saj, siç është Kosova, është e papranushme. Kur ekzistonte Muri i Berlinit ishte e justifikuar, tani jo!
Pasojat e strategjisë izolacioniste të BE-së, ku për të, Europë domethënë vetëm BE, është shkatërrimtare për Europën. Kriza sot me refugjatët sirianë që po dynden me miliona në BE duke rrezikuar vërtetë stabilitetin e BE-së, është produkt i verbërisë së saj. Zyrtarët e BE-së dhe padronët e tyre u treguan syleshë, sepse të mësuar me limuzina e avionë me bileta të klasit të parë, të rrethuar nga sekretaret dhe mantenutat, nuk e kanë imagjinuar se sirianët apo popullsia nga vendet e Afrikës mund të arrinin në zemër të BE-së duke përshkruar në këmbë me mijra e mijra kilometra.
Po më në fund, a i ka dalë gjumi BE-së ?
Sepse produkt i syleshësisë të BE-së është edhe e status quo-ja në Kosovë, që ka imponuar një regjim mizerabël dhe të dështuar, ku papunësia, informaliteti dhe korrupsioni ua ka djegur të gjitha shpresat popullit të Kosovës. Pas sirianëve, kosovarët janë të dytët që ikin nga sytë këmbët nga vendi i tyre. Prej deportimit të kohës të Milosheviçit, ky është dëbimi i dytë që i bëhet popullit të Kosovës nga qeverisja. Pavarësisht se Zoti e ka krijuar Kosovën në zemër të Europës, ajo është një geto dhe Tokë e Djegur për popullin e saj.
Pretendimet e BE-së se Thaçi vendos stabilitet është iluzion dhe spekulim. Kosova do të jetë e destabilizuar deri sa aty nuk do të ketë kushte minimale të jetës. Njerëzit mund t’i vrasësh në dy mënyra: përmes bombave të Asadit, përmes barbarive të ISIS ose duke ua hequr qytetarëve perspektivën e së ardhmes që të fitojnë bukën e gojës për fëmijët e tyre me punë të ndershme.
Prandaj veprimet e opozitës të Kosovës nuk janë kundër Kosovës, por pro Kosovës.
Organizimet e opozitës të Kosovës kanë „degjeneruar“ dhe prodhuar dhunë vetëm kur segmente të SHIK-ut, njerëz të Thaçit dhe Kadri Veselit kanë interferuar kriminelë midis protestuesve.
Prandaj opozita tani operon brënda Parlamentit të Kosovës me vezë dhe gazlotësjellës.
Zgjidhja është se Kosova nuk mund të qeveriset nga regjime kukulla, të cilat brenda vetes janë të kalbura nga krimi dhe korrupsioni. Kosova është Europë ndaj kërkon nga BE-ja një qasje të përgjegjëshme sipas parimeve demokratike të Perëndimit.
Kosova e ndërton vetë demokracinë, në bashkëpunim me aleatin e saj jetik SHBA dhe BE, në kuadrin e integrimeve Euro-Atlantike, por jo si deri më tani, si një koloni në Afrikën e kohës koloniale. Kosova është Europë. Europë nuk do të thotë vetëm BE.
Për 15 vjet rresht pas ndërhyrjes të NATO-s, qytetarët e Kosovës, duke iu bindur verbërisht verbërisë të BE-së nuk e kanë gëzuar të drejtën e lëvizjes përmes sistemit Shengen, dhe tani BE-ja kërkon t’ju imponohet duke i kërcënuar se do t’i lejë prapë pa Shengen !
Mënyrat e imponimit të BE-së permes ndëshkimeve që BE-ja iu bën jo politikanëve të korruptuar, por popullit të Kosovës janë dështimi më i madh i BE-së.
Dhe bilbilat e gazi lotsjellës në Parlamentin e Kosovës është këmbanë për ndërgjegjen e BE-së.
Që të zgjohet sa më parë deri sa nuk është vonë!

Histori Suksesi- DR. EVA GAVANI NE ANTOLOGJINE “GOLDEN PEN” NE SHBA

1 dr. Eva Gavani-1
Dr. Eva Gavani, një Kimiste e apasionuar, një Krijuese e talentuar, botuar në Antalogjinë ” Golden Pen” në SHBA/

Intervistë e Liliana Pere me Dr Eva Gavani/

Dr. Eva Gavani është një Kimiste e apasionuar, një Krijuese e talentuar, botuar në Antalogjinë “ Golden Pen” në SHBA.

Është shkrimtare, poete, e njohur në fushën e letrave dhe të medias. Por jo vetëm kaq, Gavani është krenare për profesionin e saj , aty ku ka edhe gradën Doktor i Shkencave në Kimi. Dhe për më shumë është modeli i gruas që çdo gjë në jetë e ka arritur vetë me forcë e dinjitet duke ja dalë edhe pse jeta ka qënë e ashpër me të shpesh herë. Ka lindur në qytetin e Vlorës, nuk harron ta përmënd vendlindjen e saj, megjithëse ka kohë të gjatë që jeton në Tiranë. Është diplomuar në Kimi në Fakultetin e Shkencave Natyrore në Tiranë në vitin 1988, është nënë e dy fëmijëve dhe sot punon në Agjensinë Kombëtare dhe Pajisjeve Mjekësore në Tiranë. Autore e disa librave me poezi tregime e roman, autore e një sërë artikujsh shkencorë botuar brenda dhe jashtë vendit, vlerësuar si aktive në shumë organizime të grave, Gavani vazhdon të mbetet po aq kërkuese dhe kembëngulëse në gjërat që ajo i quan thelbësore. Një grua sa e fortë po aq edhe e brishtë ajo është një grua e emancipuar, emancipim, i cili duket edhe në këtë intervistë.

Intervista/

Së pari e nderuara Znj.Liliana më lejoni të shpreh mirënjohjen time për punën tuaj e për ju në veçanti. Kjo që ju bëni nuk është thjesht njohje me gra e vajza të suksesshme, por është një lëvizje emancipuese për gjithë shoqërinë shqiptare e cila ka aq shumë nevojë të promovojë vlera të vërteta, një nga ato jeni edhe ju vetë.
Pyetje: E dashur Eva kthehemi ne kohe dhe kujtojme pak , çfarë emocionesh do te provonit po të kujtonit qytetin e lindjes, dhe shume ngjarje që janë të lidhura me femijërine tuaj ?
Dr. Eva Gavani-Fëmijëria ime lidhet me qytetin tim të lindjes, Vlorën. Kam pasur fatin të hedh hapat e para në një qytet bujar e të harmonizuar me natyrën. Kjo ka lënë mbresa të forta në karakterin tim dhe në pasionin tim në fushën e letrave. Vlora është qyteti që më ka ngjizur frymëzimin e për këtë i përulem me dashuri. Aty kam fantazitë e mia, ëndërrat e dëshirat e mija femijërore në moshën parashkollore. Mbaj mënd që për këtë jam dalluar që në kopësht. Por krijimi im i pare, në mund ta quaj kështu, ka qënë një poezi e thurur me dashuri për mësuesen time. Ishte një detyrë klase e thurur në ato banka të drunjta të zeza ku fillimisht na dilnin vetëm kokat përsipër. Mësuesja jo vetëm e vlerësoi por më evidentoi dhe unë me krenarinë e një fëmije të stimuluar vazhdova të lexoja shumë, të mësoja shumë e kështu hap pas hapi krijova një bagazh të mirë, madje shumë të mirë për një fëmijë.
Pyetje- Cilat janë arritjet tuaja në këtë kohë?
Dr. Eva Gavani-Po, shumë shpejt emri im u bë i njohur në shkollë, e dalëngadalë me Shtëpitë e Pionerit që funksiononin shumë në atë kohë në qytet e më pas një çmim i parë i marrë në rang kombëtar në Radio Tirana më bëri të njohur në vitet e fëmijërisë sime. Unë kisha një bllok të kuq me fletë të bardha, pa vijëzime dhuratë nga vëllai im i ndjerë Iliri, që më thosh ti mblidhja të gjitha aty edhe ato vjersha që mund ti konsideroja jo të mira. Familja ime ka qënë redaksia ime e parë, e gjithë kjo më rriti fletë pas flete. Jo vetëm kaq po në atë kohë ne zhvillonim shumë konkurse midis shkollave brenda e jashtë qytetit e natyrisht bashkë me shokët e mi kishim krijuar një skuadër të mirë të shkollës “4 Heronjtë”, jo vetëm fitonim në letërsi por edhe në shkenca të tjera.
Më pas kujtoj vitet e bukura të gjimnazit “Ali Demi”. Kemi pasur një mësuese poete, Maro Pasho e cila stimuloi shumë rritjen time poetike. E kujtoj me respekt faktin që ka qënë një grua ajo që vazhdoi, veç familjes, stimulin dhe evidentimin tim. Në vit të dytë të gjimnazit përsëri marr një vend të parë e më dedikohet një program në RTSH. Këto arritje më rritën dëshirën dhe ushqyen pasionin tim. Në moshën 17 vjeçare unë nisa punën si korespondente vullnetare në gazetën lokale “Zëri i Vlorës”. U dallova dhe u vlerësova, me fleta lavdërimi, si quheshin atëhere, për reportazhe dhe portrete të njerëzve të thjeshtë punëtorë. Këtë periudhë e kujtoj vërtet si sukses, pavarësisht lodhjes pasi duhej të shkoja në vëndet e tyre të punës e kjo krahas mësimeve të cilat duhej ti bëja mirë për të përmbushur pretendimet e mia. Më vleu pra kjo periudhë, unë po merresha me diçka që më lidhi me më shumë njerëz të moshave e profesionve të ndryshme, si natyrë sociale kjo më jepte gëzim të veçantë pasi kisha edhe një të ardhur timen, “honorar”, me të cilën mund ti bëja ndonjë dhuratë familjarëve. Në maturë kam qënë e vetmja pjesmarrëse vajzë shkolle në një kongres të grave dhe vajzave krijuese në rang kombëtar të zhvilluar në Tiranë me iniciativën, mbaj mënd të Vito Kapos. E përmënd se kjo më vleu më pas në luftën time për të marrë një të drejtë studimi, natyrisht sepse dëshira ime për shkollë ishte e madhe.
Pyetje-Cili është Diplomimi juaj?
Dr. Eva Gavani-Eh… , është një kapërcim mbase nga pasioni për letërsinë në atë të shkencave ekzakte. Unë jam diplomuar për Kimi në Fakultetin e Shkencave të Natyrës në Tiranë. Nuk ishte e lehtë për mua të zgjidhja degën që doja. Kjo edhe për faktin se në familjen time ishin të gjithë me shkollë të lartë e natyrisht politika e atëhershme nuk e lejonte këtë , duhej shpërndarë e drejta e studimit në çdo familje. Pra e kish më thjeshtë dikush që kish një mesatare e kritere më pak të plotësuara arsimore në krahasim me mua vetëm të ishte i pari fëmijë i familjes. Po unë u mësova të këmbëngulja, atë që doja e doja me gjithë mundimet që mund të pasonin. Nuk pranova shkollime alternative, duhej të vazhdoja shkollën ashtu si vëllai im ekonomist e motra ime pianiste. Për herë të parë po deklaroj se më është dashur të rend dyerve të ministrisë në Tiranë, madje kam trokitur edhe në derën e shtëpisë së ministres së atëhershme të arsimit e cila po nisej për pushime dhe dha një rekomandim në qytetin tim që te shihesha me preçedencë. Kështu me luftë me shumë drithërima e ankthe nisi beteja ime për shkollën. Kimi ishte zgjedhja e listave në bazë të mesatares time të lartë e unë nisa studimin në Fakultetin e akullt të Shkencave të Natyrës pa e ditur që vite më vonë kimia do të ishte pasioni im i dytë dhe profesioni që do të më krijonte të ardhurat bazë për të mbajtur familjen. Gjatë viteve të shkollës së lartë letërsia ishte brenda meje, brenda bllokut të kuq që e mbaja me vete në pritje të shtonte faqet.Vjershat e atëhershme ishin si formula e kjo ndërthurje po krijonte një dimension tjetër tek unë, ndjeja që vargu po rritej e po bëhej më konçiz, kimia nuk më lejonte më të shkruaja gjatë.
Pyetje- Cila eshte familja juaj ?
Dr. Eva Gavani-Unë tani jam kryefamiljare dhe ndjej peshën e përgjegjësinë absolute të familjes për formimin e mirëedukimin e brezave. Them e brezave se pyetja juaj më çoi direkt në gjirin e familjes ku jam rritur, e meqënëse ne e dimë që nëna është kyçi i rritjes së fëmijëve, më erdhi menjëherë në mend gjyshja ime e natyrisht nëna ime e mirë. U detyrohem shumë mirësisë e përkushtimit të tyre. Gjyshja ka transmetuar te nëna ime vlera e ajo i ka përçuar tek unë në formë më të përsosur. Nëna ime në veçanti ka qënë një grua shumë elegante në pamje e sjellje. E mirë dhe e dashur ashtu si të gjitha nënat ka induktuar tek ne dashurinë për librin dhe njerëzit. Unë kam patur fatin të kem prindër intelektualë të rritur në dy familje me qytetari në dy treva të ndryshme, siç janë jugu e Shqipëria e mesme. Nëna ime diti ti ndërthurë kaq mirë tek ne të dy kulturat, sa unë vazhdoj të them që kam qënë me fat. Edhe pse nuk është në këtë jetë më ajo vazhdon të jetë udhërrëfyesja ime, madje mund të them që ka qënë forca e saj që unë them sot që besoj në forcën e grave.
Pyetje-Ju edhe vetë jeni një grua intelektuale e fortë dhe e emancipuar, madje keni vlera të evidentuara familjare. A mund të na thoni sa do pak, si ka qënë kjo rrugë për ju?
Dr. Eva Gavani-Sa për familjen time mund të them që është krenaria më e madhe e jetës time. Familja ime, ajo që unë kam krijuar ka një pasqyrë të kristaltë, fëmijët e mi, Ejona dhe Ardit Gavani janë motive i madh i ditënetëve të mia. Ata janë siç e kam thënë edhe herë të tjera kryevepra e veprave të mia. Falenderoj Zotin në çdo moment për këtë dhuratë.
Nuk ka qënë e lehtë kjo për mua natyrisht. Kam qënë timonierja e familjes sime në moshë të konsideruar ende të re. E kjo pjesë e jetës përbën emancipimin tim të vërtetë, një betejë për të mbajtur familjen në parametra të mirë ekonomikë, një menaxhim i mirë i kohës për të qënë dy herë prind i fëmijëve të mi. Kam punuar në profesionin tim edhe pasdite, kam botuar libra, kam hartuar tekste, reklama etj që fëmijëve mos tu mongonte asgjë nga mirërritja jo vetëm në ushqim, por edhe në pregatitjen e tyre për jetën, vrapoj apas tyre në kurse gjuhësh të huaja, kurse sportive, argëtime, pushime, lojra etj. Sot ndihem e qetë që u kam dhënë një fëmijëri të pasur me gjithë mungesën që të krijon njëri prind. Ndihem krenare që ata sot janë plot dinjitet, të shkolluar mirë, të zotët e vetes, të qytetëruar e edukuar mirë, me një karakter e personalitet të spikatur e për më tepër të vetëdijshëm që çdo gjë e mirë në jetë nuk të vjen gati, apo të bjerë nga qielli, por fitohet me punë. Them se u kam dhënë modelin më të mirë të nënës dinjitoze. Por kam pasur edhe një betejë tjetër për tu përballur , mbase më të vështirën për një femër. Betejën me mantalitetin shoqëror. Kjo përbën suksesin tim të vërtetë, sfidën e mbijetesës. Të bësh emër të mirë në një shoqëri paragjykuese është një proces i gjatë, i përditshëm dhe i hasur kudo qoftë edhe në profesion. Kam mbajtur gjithmonë një qëndrim atë që të dikton qytetaria, geni fisnik e kurajoja për të luftuar me dinjitet, edhe duke u lënduar herë pas here fort, por nuk kam rënë asnjëherë pre e presioneve për të më bërë të dorëzohem… Gruaja është sa e brishtë aq edhe kurajoze, unë besoj në forcën e gruas.
Pyetje-Kush është eshte qyteti juaj, qyteti ku ju jeni rritur dhe ku vazhdoni të jetoni. Në këtë intervistë cili do të ishte komenti juaj për qytetin tuaj, këtë herë nga kënvështrimi dhe i një inteletualeje të mirfilltë, sikundër jeni ju ?
Dr. Eva Gavani-Më pëlqen kjo pyetje: qyteti juaj. Unë kam dy qytete. Vlora është qyteti ku hodha bazat e karrierës letrare , Vlora për mua është “ një dallgë që shkon e vjen” sikundër them në një vargun tim, është qyteti i mallit dhe identitetit tim, kurse Tirana është qyteti i jetës time. Është qyteti im në shkollim, në karrierën akademike dhe profesionale por edhe letrare, qyteti i jetës time në tërësi, vendlindja e fëmijëve të mi. E dua Tiranën, nuk jetoj dot shumë kohë larg saj, Tirana është rritur hap pas hapi dhe unë kam ndjerë dhe ndjekur po kështu lëvizjen e saj në kohëra të ndryshme të qetësisë dhe trazimit.
Pyetje-Dhe sot si ndiheni në profesionin tuaj, a e do dhe investon Eva intelektualisht për profesionin e vet, cilat kanë qënë disa nga vlersimet që keni ndjerë në karrierën tuaj profesionale ?
Dr. Eva Gavani-Unë duhet të theksoj shumë sinqerisht se të jesh e vlerësuar jashtë strukturave partiake , pra të jesh e vlerësuar profesionalisht për meritokraci tek ne, është një “mision i pamundur”, është e vështirë. Meritat e profesionit ndihen në atë, që ky profesion të siguron një vënd pune ku mund të nxjerrësh bukën me dinjitet. Për kaq ndihem vërtet e vlerësuar dhe këtë ja kam për nder vetëm Evës. Unë e dua profesionin tim, kam një emër të mirë në profesion dhe di të them që punën time e bëj me ndershmëri dhe përkushtim. Vlerësimin më të madh e kam marrë nga studentët e mi në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, ata janë miq të mirë , ata nuk japin dekorata por falenderime zemre e kjo vazhdon të ndodhë e kjo më ripërtërin. Fakulteti që dikur e quajta të akullt u bë frymëzim për pasionin tim të dytë ,kiminë. Po këtu unë ndoqa kualifikimin tim të mëtejshëm për Master Shkencor dhe më pas titullin Doktor Shkencash. Kam pasur fatin e madh gjatë viteve të diplomimit të kem një kastë të shkëlqyer mësimdhënësish e më pas të kem në krah pedagoge shumë të mira. Unë besoj në forcën e grave e në këto kualifikime kam pasur pedagoge gra që kanë ndjekur studimin e temës që mbrojtëm. Ishte një studim që kryhej për herë të parë tek ne dhe u desh shumë vëmëndje, por ambicja për ta çuar deri në fund në kohë madje, më bëri të mos kem gjumë. Tani them se ja vlejti, pavarësisht se këtu tek ne vlerësimi shtetëror për punën tani për tani s’është në nivelin e duhur.
Pyetje- A jeni larguar ndonjehere nga Shqiperia ? Aresyet tuaja, dhe si vazhdon komunikimi mekomunitetin e grave ne pune dhe ne angazhimet e tjera sociale?
Dr. Eva Gavani-Jam larguar për periudha të shkurtra nga Shqipëria. Unë vazhdoj të kontribuoj me punën time modeste në Shqipëri me dëshirën që secili nga ne që ka diçka për të dhënë, të vazhdoj ta bëjë me besimin se të gjithë së bashku diçka do bëjmë për më mirë.
Pyetje-Ju jeni nje kimise e aftë profesionalisht , me ambicie te forta per te ecur perpara, krahas profesionit ju jeni dhe nje krijuese e mirë , a ndiheni e plotesuar ëe rrafshin professional ?Jeni e kenaqur me karrierën tuaj profesionale ?
Dr. Eva Gavani-Mund të them që se kam pasur të lehtë. Kam luftuar e punuar fort për të qënë sot kjo që jam në profesion. Na duhet ta pranojmë se për gratë është e vështirë të ngjisin karrierën pa ndjerë xhelozinë qoftë edhe brenda llojit. Inferioriteti dhe paaftësia më janë kundërvënë në rrugën time profesionale e kjo më ka marrë, për hir të së vërtetës, shumë energji, Është si një magnet që të tërheq në një fushë boshe e të thith energji positive. Unë e thashë që po të mos jesh e partirizuar apo mike e atij/asaj nuk mund të marrësh poste e vënde që “de facto” ti caktojnë kolegët me konsultën e vazhdueshme që kërkojnë nga ty. E nisur nga kjo them se ndihem mirë.
Në planin e botimeve vlerësimi vjen së pari nga lexuesit, nga mënyra se si e komentojnë prurjen tënde, vargje që mbahen mënd e recitohen japin për krijuesin një sodifaksion të bukur. Nga libri im i parë “Kam mall” e deri tek romani “Tundimet e një nate me hënë” kam ndjerë rritje brenda vetes, por edhe rritjen e audicionit, edhe rritjen e zhanrit edhe përsosjen e vargut. Jam ndjerë e vlerësuar mes krijuesish në mënyrë të veçantë për lirikat poetike ku me kanë vlerësuar me një çmim të parë në një ditë Shën Valentini. Promovimet e librave të mi të organizuara më së shumti nga Shtëpia ime Botuese, (drejtore e së cilës është përsëri një grua ), apo nga dashamirës arti kanë qënë vlerësimi më i madh për mua. Nje sukses dhe vleresim i madh per mua ka qene se jam botuar ne Antalogjine” Golden pen” në Amerike me autore të huaj.
Pyetje- Cili është libri më i dashur dhe i preferuar për ju dhe sa libra numëroni në poezi , tregime, cilët janë tituj e librave që keni botuar?
Dr. Eva Gavani-Unë kam një numër të numërueshëm titujsh , kam botuar 8 libra me poezi, tregime të shkurtra dhe një roman. Veçantia ëshstë se kam pasur një jetë intensive dhe koha nuk ka mjaftuar të rris numrin e tyre. Por kam edhe një mendim timin lidhur me numrin e titujve, nuk më pëlqejnë titujt e rritur artificialisht, kjo do të thotë që unë nuk shkruaj dot e pa frymëzuar. Ajo që mua më frymëzon është vetë jeta me truket e saj. Shumë ngjarje që për sytë e gjithkujt janë të thjeshta unë i bie në letërsi në formë të një realiteti ndryshe, kjo mendoj përbën individualitetin tim. Libri më i dashur për mua? Më duket se i dua të gjithë njëlloj, “Kam mall” mban brenda kujtimin e vëllait tim, “Jam Eva” ka lirika shumë të bukura , “Të lëmë një emër” ka poezi të ndjera , “Një orë nën qiri” një libër i pari me tregime të shkurtëra që të befason për nga mënyra se si zgjidhen situatat, “ (f)Shihemi në ëndërr” ndër librat më të shitur me poezi ka brenda edhe poezinë më të dashur për mua kushtuar nënës time, Lumturisë, kam bërë një paralelizëm me emrin e saj në këtë poezi. “Brenda Brengës” është libri që ka furtunën brenda, “Amina” është një libër shumë i bukur me tregime të shkurtëra mbi filozofinë e jetës dhe së fundi romani “Tundimet e një nate me hënë” që është një demaskim i korrupsionit në drejtësi shëndetësi e deformimit social, tema këto që mbeten aktuale.
Pyetje-Cilesitë si modestia , humanizmi dhe disa nga vetitë tuaja, sa të çmuara janë për ju ?
Dr. Eva Gavani-Të flasësh për veten e vlerat e tua është ca e vështirë duke ditur që modestia është vlerë qytetarie. Por ajo që vlerësoj e më bën krenare është motivi që unë kam në jetë : çdo gjë dua ta arrij me punë të ndershme e dinjitet, me forcat e mia, të marr mësimet e duhura nga e djeshmja, të sistemoj çdo gjë në kohën e duhur në mënyrë që e sotmja ti përkasë të nesërmes. Kjo ka bukurinë e saj pavarësisht se mund të mos jetë më e mira e mundshme. Vlerësoj shumë shpirtin human e natyrën sociale, tani kam arritur në përfundimin se jeta ka një cikël të rikthyeshëm të vlerësimit shoqëror.
Pyetje-Sa e organizuar eshte Eva ….në jetë? Dhe çfarë përçmon më shumë ?
Dr. Eva Gavani-Më pëlqen të jetoj me ritëm ritmi e ka të përfshirë organizimin. Jeta është e bukur kur e shikon bukur. Kjo do të thotë që në se di të zgjedhësh në larminë që ajo të ofron, njerëzit e duhur, situatat e gjithçka të mirë që të përshtatet jeta bëhet më e thjeshtë. Situatat , por edhe njerëzit jo gjithmonë varen nga ne , unë e kam fjalën për drejtimin apo për timonin e jetës që duhet të jetë i palëkundur. Në rastet kur na dalin përpara fenomene si mosmrënjohja, zilia, cmira, harbutëria etj etj nuk ke si të mos reagosh me përçmim. Mua më është dashur të ndeshem në këtë përballje pa u dorëzuar me argumentin se po t’ua lëmë shoqërinë njerëzve të tillë, do humbasim shumë.
Pyetje-Cili është raporti që ju keni me veten , profesionin dhe komunitetin e gruas qe te rrethon?
Dr. Eva Gavani-Shpesh herë them se “duhet bërë më mirë” e ky nuk është ndër raportet më të mira që mund të kesh me veten, pra veten e gjykoj sa shpesh më duket se i hyj në hak. Por në planin e përgjithshëm e respektoj shumë veten e për këtë ndihem mirë. Miqtë e mi të ngushtë e dinë që unë që në rini kam pasur shprehjen standart “e dua shumë Evën”. Unë vlerësoj shumë punën e shoqatave në ndihmë të grave, punën individuale të grave në ndihmë të familjes por edhe në ndihmë të njëra tjetrës. Ky është raporti më i mirë njerëzor secili të japë më të mirën nga vetja në ndihmë të edukimit qytetar e njerëzor.
Besoj nga kjo fillon edhe emancipimi i femrës, të duash e vlerësosh veten do të thotë të kërkosh edhe raporte të drejta në shoqëri. Të luftosh për arritjet e tua e të gjesh rrugët e drejta të arritjes së saj është në një farë mënyre edukim i shoqërisë në tërësi që ti japi femrës atë që i takon. Thuhet shpesh se një shoqëri është aq e emancipuar sa të emancipuar ka femrat. Unë besoj se shoqërisë shqiptare i mungon ende respekti për femrat të cilat në vetvete kanë ecur shumë e janë një hap para ( për të mos thënë më shumë) se vetë politika që ndiqet për to. Besoj që ka ardhur koha e rivlerësimit të figurës së femrës dinjitoze e unë personalisht ju falenderoj ju për këtë punë të palodhur, duket sikur do të jeni ju oguri i këtij rivlerësimi. Shoqëria jonë ka nevojë ta ridimensionojë femrën dhee figurën e vërtetë të saj , ka nevojë të njohë atë që qëndron përtej servilizmave konjukturalë për të fituar një pozicion karrikeje të lëkundshme për nga pandershmëria.
Dr. Eva Gavani-Unë ju falenderoj sërish që më dhatë mundësinë të shprehem për figurën më të dashur në botë ,për nënat, gratë e vajzat tona !
– Faleminderit ju e dashur Eva ,gruaja e suksesshme, kimistjae aftë brilante, krijuesja e talentuar dhe nje aktiviste e shkëlqyer e gruas shqiptare. Suksese nga zemra

Kosova ka mbështetjen e plotë të BE e SHBA

Kryeministri kosovar Isa Mustafa, pas kthimit nga Brukseli, deklaron se Republika e Kosovës ka mbështetjen e plotë të Bashkimit Evropian dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar. “Ne po punojmë përditë për ta bërë shtetin tonë funksional dhe partnerë të denjë me miqtë tanë”, thekson ai.

1 Isa Mustafa2

Mustafa bën të ditur se në Bruksel ka zhvilluar takime të rëndësishme me zyrtarë të shumtë evropianë, përfshirë edhe kolegët e Partive Popullore Evropiane (EPP), të cilët udhëheqin shumicën e qeverive të vendeve të Bashkimit Evropian dhe të cilët më kanë rikonfirmuar mbështetjen për Kosovën. Po ashtu, vijon ai, patëm një darkë pune të organizuar nga Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini, me delegacionin e Serbisë.
“Ne po punojmë pareshtur për ta bërë Kosovën anëtare të UNESCO-s dhe jemi të sigurt se këtë do ta arrijmë brenda pak ditësh. Brenda pak javësh, Kosova do ta nënshkruajë Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit me Bashkimin Evropian. Për një periudhë të shkurtër ne do të përmbyllim detyrat tona dhe do ta marrim datën e Liberalizimit të Vizave. Që nesër, barrikada në urën mbi lumin Ibër, do të hiqet dhe me mbështetjen e Bashkimit Evropian, ashtu siç është paraparë, ajo do të shndërrohet në urë që lidh e jo më që ndanë qytetin e Mitrovicës”, shprehet Mustafa.
Kosovës, vijon ai, i duhet konsensus nacional për këto procese të rëndësishme dhe parasegjithash, Kosovës i duhet të dëshmojë racionalitet dhe stabilitet.
“Nga aktet e dhunës në institucione, ndaj institucioneve të shtetit, institucioneve të pavarura dhe ndaj përfaqësuesve legjitimë të qytetarëve të Kosovës, ne duhet të kthehemi kah debati i bazuar në rregullat demokratike dhe brenda institucioneve përfaqësuese”, thekson kryeministri Mustafa.
Ai shton se, qytetarët e Kosovës nuk e meritojnë pasigurinë që prodhojnë situatat konfliktuale me prapavijë betejën për pushtet.
“Ne kemi përgjegjësi t’i udhëheqim ata për aq sa ata na kanë besuar me vullnetin e tyre. Konform atij vullneti, ne duhet të sillemi në institucionet e shtetit. Debat në Kuvend në vend të bllokadës. Argumente në vend të akuzave. Vizion për të ardhmen e jo kthim prapa. Kosova ka institucione me legjitimitet qytetar dhe të njohur e mbështetur ndërkombëtarisht. Kosova duhet dhe do të ecë përpara”, përfundon Mustafa në ‘facebook’.

Pushtetarët milionerë të pasluftës, "figura" vrastare të lirisë dhe pavarësisë së popullit


Pushtetarët milionerë të pasluftës, "figura" vrastare të lirisë dhe pavarësisë së popullit

Shkruan: Florim Zeqa

Popullata e pashpresë

16 vjet pas lufte do të bëhen bashkë ata që rropën e çrropën bashkatdhetarët në emër të ndihmës së luftës çlirimtare - dy fondet famoze të luftës: Qeveria e Bukoshit dhe Fondi ‘Vendlindja Thërret’

Pushtetarët milionerë, "çlirimtarët" dhe "institucionalistët" e djeshëm qëndrojnë përballë një popullate të pashpresë për ardhmëri, të lodhur nga varfëria dhe denigrimi social i vlerave shoqërore në vendin tonë. Pasurimi i paligjshëm i një kaste politike filloi përmes "patriotizmit" folklorik, që nga rënia heroike e komandantit legjendar, Adem Jashari, me familjen e tij në fillim marsin e '98-s. Milionerët e pasluftës, të maskuar nën petkun e "çlirimtarit" dhe atë të "institucioneve", janë shndërruar në "figura" vrastare të lirisë dhe pavarësisë së popullit të tyre

Tek njerëzit e mëdhenj vdekja nuk është fjala e tyre e fundit, madje nga ai çast fillon epoka e përjetësisë së tyre, nga ai çast vjen në shprehje shfaqja e vlerave të vërteta të tyre. Njerëzve të mëdhenj me kalimin e kohës u ngrihet vlera, ndërsa diktatorëve e shpirtligjve koha ua qet pluhurin e harresës.



Disa nga ata që sot thirren në emër të presidentit historik, për së gjalli jo vetëm që nuk e kanë dashur e respektuar, madje gjithmonë e kanë mbajtur në shënjestër të denigrimit moral dhe likuidimit fizik.

Tani, kur ai nuk është më në mesin tonë, sa herë që e ndiejnë vetën ngushtë apo të rrezikuar nga diçka, si shpëtim e gjejnë po atë emër (Ibrahim Rugova ), si mburojë, si forcë mbrojtëse nga kërcënimet dhe sulmet ndërkombëtare.

Na ka rënë t'i shohim shpesh para fushatave zgjedhore oponentët politikë të dikurshëm të presidentit, të shkojnë të varri i tij me përulje duke u shndërruar në lëpirësit më të mëdhenj të mermerit mbi varrin e tij.

Mbase tanimë kjo nuk është risi në Kosovën post-rugoviane, por risia më e RE është e këtyre ditëve e oponentes së dikurshme të tij, të cilët nga frika e Gjykatës Speciale, nga lëkundja e pushtetit, u janë kthyer prapë presidentit historik, Ibrahim Rugova, jo për ta sharë si dikur, siç i thoshin "pacifist", "tradhtar", e terma tjerë të ulët në stilin e tyre tradicional, por tani ju kanë kthyer stilit rugovian të politikëbërjes, duke u betuar në partneritetin me miqtë ndërkombëtarë!

Admirimi i pushtetarëve për ndërkombëtarët nuk është nga dashuria e respekti për ta, por nga frika e ndëshkimi

Kjo është qartë e kuptueshme se gjithë ky admirim i tyre për ndërkombëtarët nuk është nga dashuria e respekti për ta, por nga frika e ndëshkimit nga ana e tyre për të bëmat gjatë dhe pas luftës në Kosovë.

Historia është e pamëshirshme, ajo nuk e lejon askënd të bëjë manipulime sipas tekëve dhe aspiratave personale, për arsye se ngjarjet e ndodhura në këtë vend nuk kanë qenë të shkruara në akull, porse janë të shkruara mirë në kujtesën e popullit përmes vuajtjeve e sakrificave të shumta, përmes mundit e djersës, përmes flijimit e gjakut të derdhur ndër vite e dekada për këtë LIRI që e gëzojmë sot.

Pushtetarët milionerë, "çlirimtarët" dhe "institucionalistët" e djeshëm, qëndrojnë përballë një popullate të pashpresë për ardhmëri, të lodhur nga varfëria dhe denigrimi social i vlerave shoqërore në vendin tonë.

Pasurimi i paligjshëm i një kaste politike filloi përmes "patriotizmit" folklorik, që nga rënia heroike e komandantit legjendar, Adem Jashari, me familjen e tij në fillim marsin e '98-së.

Milionerët e pasluftës, të maskuar nën petkun e "çlirimtarit" dhe atë të "institucioneve", janë shndërruar në "figura" vrastare të lirisë dhe pavarësisë së popullit të tyre.

Kush e ka besuar se 16 vjet pas lufte do të bëhen bashkë kundërshtarët e Rugovës dhe Adem Jasharit, kush e ka menduar se 16 vjet pas lufte do të bëhen bashkë përçarësit më të mëdhenj të popullatës në Kosovë, kush e ka menduar që 16 vjet pas lufte do të bëhen bashkë ata që rropën e çrropën bashkatdhetarët në emër të ndihmës së luftës çlirimtare - dy fondet famoze të luftës: Qeveria e Bukoshit dhe Fondi ‘Vendlindja Thërret’.

Këngët patriotike, motivi për zbrazjen e xhepave të mërgimtarëve

Nga gatishmëria e bashkatdhetarëve që dhanë gjithçka nga vetja e tyre për lirinë e Kosovës përfituan disa nga "patriotët" e mbështjellë nën petkun e "çlirimtarëve" dhe ata nën petkun e "institucioneve"...të cilët kurrë nuk dhanë asgjë nga vetja e tyre për lirinë e vendit, përfituan nga tragjedia e popullit duke u pasuruar me djersën e mërgimtarëve dhe gjakun e dëshmorëve.

Lufta ishte shkaku, ndërsa këngët patriotike motivi për zbrazjen e xhepave të mërgimtarëve, që rezultoi më mbushjen e xhepave të komandantëve, emisarëve politikë dhe institucionalë të luftës.

Më shumë se kaq, askush nuk e ka menduar se 16 vjet pas lufte bartësit e këtyre fondeve për hatër të Serbisë do të bëhen bashkë kundër interesave të shtetit!

Situata e krijuar tani pas votimit të Gjykatës Speciale në Kuvend shtron domosdonë e veprimeve urgjente për mbrojtjen e asaj çka ka mbetur në Republikën e Kosovës.

Pasi agresioni politik i Serbisë ndaj Kosovës nuk do të ndalet me themelimin e Gjykatës Speciale, e cila amniston për të dytën herë kriminelët serbë të luftës nga ana e "çlirimtarëve" tanë, të cilët e treguan edhe një herë fytyrën dhe shpirtligësinë ndaj bashkëluftëtarëve dhe popullit të tyre.

Amnistimi i kriminelëve serbë që vranë e prenë shqiptarë, që dogjën e pjekën për së gjalli mijëra shqiptarë, që therën me thika foshnjat në barkun e nënave, që dhunuan nënat dhe motrat tona,...paraqet një vrasje të dytë për viktimat dhe lëndim të rëndë shpirtëror për familjarët e tyre.

Në mbrojtje të sovranitetit të shtetit pa dallime partiake

Shpirtligët e nxitur nga epshet karrieriste, nga egoja për pushtet e pasurim të paligjshëm, u treguan edhe një herë të gatshëm për të rrënuar çdo gjë para vetës, çdo vlerë e pasuri kombëtare për mbajtjen e pushtetit,... të cilët nuk e votuan as Rezolutën mbi Gjenocidin e shtetit serb ndaj shqiptarëve të Kosovës!

Formimi i menjëhershëm i një qeverie të unitetit kombëtar në mbrojtje të shtetit të Kosovës deri në mbajtjen e zgjedhjeve të lira e demokratike është nevojë imediate, në të kundërtën e ardhmja e shtetit të Kosovës është e rrezikuar seriozisht.

Që kjo të mos ndodhë, duhet të ngrihemi të gjithë në mbrojtje të sovranitetit të shtetit pa dallime partiake apo fetare, me të gjitha mjetet demokratike duke filluar nga protestat, demonstratat, grevat e përgjithshme deri në një rezistencë aktive e paqësore mbarëkombëtare.

Kjo është një e drejtë natyrore të cilën nuk mund ta mohojë as komuniteti ndërkombëtar, përderisa serbëve në veri ju lejon barrikadimin në një territor të huaj, tani e 16 vite më parë, pse të mos kemi të drejtë ne të mbrojmë sovranitetin e shtetit të njohur ndërkombëtarisht!"

Shteti i Kosovës duhet të mbetët kështu si është pranuar, si Republikë e Kosovës pa fusnota ***, pa "Asociacione etnike", pa gjykata të huaja,... me një fjalë pavarësia e institucioneve të shtetit duhet të jetë e plotë e jo parciale,...ndryshe nuk mund të quhet ashtu, ngase nuk ka shtet me gjysmë-pavarësi dhe gjysmë-liri.

Në këtë kontekst pashmangshëm shtrohet pyetja hipotetike; sikur të ishte gjallë presidenti historik, Ibrahim Rugova, a do të ndodhte kjo që po ndodhë sot në Kosovë?!

Thellësisht jam i bindur se jo. Fuqia politike dhe autoriteti i lidershipit rugovian do të ishin mburojë e pakapërcyeshme e institucioneve shtetërore dhe mbrojtje e fuqishme e vlerave të lirisë sonë.

Kush më mirë se Ibrahim Rugova në Tribunalin e Hagës e mbrojti luftën çlirimtare dhe vetë luftëtarët e lirisë, i cili haptas dhe pa frikë para gjykatës ndërkombëtare deklaroi: "Serbia ka kryer krime në Kosovë,...UÇK-ja nuk ishte organizatë terroriste, ajo lindi nga njerëzit, nga populli, nga patriotët që luftuan për lirinë e Kosovës,...të cilët kanë mbrojtur pragun e shtëpisë..."Këto ishin fjalë të mëdha të një burrështetasi të përgjegjshëm, që në çdo situatë i doli në mbrojtje vendit dhe popullit të vet.

‘Velania’, vendi ku prehet në paqe trupi i tij, është vend i shenjtë për të gjithë qytetarët, në radhë të parë për çlirimtarët e vërtetë të këtij vendi.

Shantazhuesi Rexhep Hoti u ndëshkua me votë, shpërblehet me post të lartë



Emërimi i zëvendësministrave në qeverinë ‘ Isa Mustafa’ po bëhet në mënyrë të mjegullt dhe tejet të heshtur. Përllogaritjet në kthimin e ndereve, në mbylljen e gojës, apo mbajtja nën kontroll e ministrave që kanë nisur punë me reforma të thella, duket se janë shkaqet që e kanë detyruar koalicionin qeverisës që të veprojë në këtë mënyrë. Për më tepër, nga lista zyrtare që është ofruar nga Qeveria vërehet se në mjaft ministri janë emëruar njerëz të pakualifikuar, njerëz që nuk kanë treguar performancë të mirë në të njëjtën punë në të kaluarën, apo njerëz me një të kaluar të dyshimtë. Askush nuk di ta shpjegojë lidhjen e aktorit Lirak Çelaj me Ministrinë e Drejtësisë, ku është emëruar si zëvendës i Hajredin Kuçit. Realisht, drejtësia është kthyer në tragjedi nga vetë aktorët që përbëjnë drejtësinë dhe në këto kushte nuk kishte nevojë për një aktor të mirëfilltë. Ndërsa, në disa ministri janë emëruar të njëjtët zëvendësministra që kanë qenë më herët, pa analizuar më parë performancat e tyre, si Petrit Selimi në MPJ, Hajredin Hyseni në Ministrinë e Administratës, apo edhe Avni Kastrati në MTI. Ndërkaq, emrat të tjerë që janë bërë pjesë e sistemit qeverisës janë Bajram Gecaj në MAPL, Besa Gashi në MZHE, Ramadan Ilazi, në MI, Ferat Shala në MMPH, Rita Hajzeraj-Beqaj në MPMS, Vezir Januzaj në MB, Qaush Balaj në MKK, si dhe Rexhep Hoti në MKRS. Ndërkaq, emri i këtij të fundit është lakuar nga vetë autoritet e PDK-së, të cilat ai i ërfaqëson, si një njeri me një të kaluar jo të mirë. Ajo çfarë e bën më të rëndë situatën është se në postin e zëvendësministrit zgjidhet një person, i cili nuk ka arritur dot të marrë as pëlqimin e qytetarëve të Kosovës në zgjedhjet e fundit parlamentare.

Reforma e Shalës nuk është pritur mirë nga PDK-ja

Në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve ka nisur një reformë e thellë gjithëpërfshirëse, pas emërimit të ministrit Kujtim Shala. Kjo reformë duket se nuk është pritur mirë, madje, sipas burimeve nga Kryesia e PDK-së, pikërisht për këtë shkak dhe jo vetëm ka ndodhur edhe emërimi i Rexhep Hotit si zëvendësministër, me qëllim që të kontrollojë dhe të monitorojë veprimet e ministrit Shala. Pyetja shtrohet përse duhet një angazhim i tillë politik për të ndaluar ministrin Shala që të bëjë reformat në institucionet e kulturës? Në sektorë të ndryshëm të kulturës thuhet se Hoti u shpërblye me postin e zëvendësministrit për t’ia kompensuar argatllëkun, por edhe për t’ia mbyllur gojën që të mos i nxjerrë në shesh të palarat e shefit të partisë. Ndërkaq, nën zë po flitet se ministri Shala po i largon njerëzit e ashtuquajtur të SHIK-ut. Emërimi i Rexhep Hotit, i cili nuk i është përgjigjur thirrjes sonë telefonike, edhe nga pjesa e më e madhe e opinionit po shihet si një pengesë për punën e ministrit Shala.“Ministri Kujtim Shala është ndër të rrallët që është njeri i duhur në vendin e duhur dhe kur një gjë e tillë ndodh në Kosovë, atëherë i nxirren 1 milion pengesa, vetëm e vetëm për të dështuar. Sa u përket zëvendësministrave, ky është një funksion kot, që duhet ndaluar me Kushtetutë, sepse jo vetëm që e ngarkon kot buxhetin e Kosovës, por edhe shkakton telashe politike e organizative. Në rastin më të mirë, nëse zëvendësministri është njeri me prirje pozitive, ai nuk mund të bëjë asgjë pozitive, ngaqë ministri nuk i jep hapësirë, sepse atë gjë pozitive do që ta bëjë vetë. Në rastin më të keq, zëvendësministri është për ta penguar ministrin, duke shërbyer si një lloj komisari politik (kontrolli politiko-ideologjik) i emëruar nga lideri apo partneri i koalicionit”, është shprehur analisti politik, Nexhmedin Spahiu.

Kush është Rexhep Hoti?

Në qeverinë e drejtuar më herët nga Bajram Rexhepi, Hoti e ka kryer punën e këshilltarit politik, mirëpo ministri Rexhepi e pati shkarkuar nga detyra, siç u tha në atë kohë për standardet.
Shkarkimi i Hotit erdhi pas një letre të ish-zëvendësadministratorit të Kosovës, Çarls Brajshou, dërguar kryeministrit Bajram Rexhepi."Me prononcimet e tij të fundit publike, Hoti ka rrezikuar procesin e implementimit të standardeve të caktuara për Kosovën", thuhej në letrën e zëvendësadministratorit Brajshou. Ky nuk rezulton të jetë dështimi i vetëm i Hotit, pasi në zgjedhjet e fundit parlamentare Rexhep Hoti, përveçse u fut në listë nëpërmjet shantazheve, nuk arriti të kalonte as pragun. Burime nga brenda Kryesisë së PDK- së tregojnë se Rexhep Hoti, me mikun e tij, Baton Haxhiun, ka arritur të shantazhojë kreun e PDK-së, Hashim Thaçi, që ta fusë në listën të kandidatëve për deputetë. Fillimisht, sipas të njëjtave burime, ai u rendit i 12-ti në listën e kandidatëve, por referuar listës përfundimtare zyrtare u pa se Hoti kishte përfunduar tek numri 23. Por, pavarësisht kësaj, ai nuk arriti të merrte besimin e qytetarëve dhe përfundoi vetëm me 3,452 vota. Se Hoti ka pasur përplasje me njerëzit brenda llojit të tij dhe dyshimet se ai mund të ketë marrë edhe postin e zëvendësministrit nëpërmjet shantazheve e vërteton dhe një shkrim i vitit 2007, i gazetarit Milaim Zeka. “Kam folur me njerëz të Kryesisë së PDK-së, duke filluar që nga Jakup Krasniqi, Hajredin Kuçi, Fatmir Limaj, Bajram Rexhepi, e shumë të tjerë, dhe që të gjithë më kanë dhënë këtë përgjigje: Mos u merr me atë psikopat, të pabesë, qen e faqezi.“Shiheni pasurinë e Rexhep Hotit, që është bërë që nga ardhja e tij afër kryeministrit (Bajram Rexhepi). Shiheni se çfarë vlere kanë xhipat dhe makinat e tij dhe do të bindeni se sa të drejtë ka ky i panjeri të shajë e të etiketojë çdo njeri që ia di emrin”, shkruan Zeka.
Shantazhuesi Rexhep Hoti u ndëshkua me votë, shpërblehet me post të lartë
Sulmet e Hotit nëpërmjet mediave të nëntokës

Pas dështimeve në fushën politike, në vitin 2006, Rexhep Hoti hapi gazetën “Infopress”(në fillim pa emër botuesi), të cilën e përdori për shpifje apo edhe shantazhe. Në këtë konstatim arrihet pasi Hoti ka përfunduar në gjykatë, për shkak të fushatës së shpifjeve, etiketimeve dhe akuzave të paargumentuara. Edhe për këtë çështje gazetari Milaim Zeka, në vitin 2007, kishte reaguar publikisht, duke iu drejtuar Hasim Thaçit. “Kam dashur disa herë të shkruaj dhe të reagoj ndaj sharjeve, etiketimeve dhe njollosjeve që po u bën një fletushkë me emrin Infopress, të cilën e drejton qeni turraxhi, me emrin Rexhep Hoti. Dhe, fatkeqësia më e madhe është se ky njeri flet në emrin e opozitës, madje më keq, në emrin tënd, o Hashim Thaçi. Ai më premtoi personalisht se nuk do të botonte shkrimin kundër meje dhe kur e botoi atë, më tha: Hashimi më dha urdhër me fjalët: futja edhe Zekës nga pak’, shkruan Zeka, duke të lënë të kuptosh dhe të dyshosh se vetëm për një gazetë informuese nuk bëhej fjalë, por për qëllime kriminale apo pastrim të parave. Në fakt, sipas hulumtimeve te gazetarëve të gazetës “Kosova Sot”, në vitin 2007, duket qartë se kemi të bëjmë me një akt të paligjshëm, siç është shpëlarja e parave, pasi humbjet e “Infopress-it” ishin shumë herë më të mëdha sesa fitimi. “Është e çuditshme që tani, pothuajse 6 muaj nga botimi i saj, ende nuk figuron emri i botuesit, i themeluesit të kësaj gazete. Kjo gazetë vetëm për shtypjen e saj, paga dhe shpenzimeve të tjera harxhon rreth 80.000 euro në muaj, kurse nga shitja e gazetës dhe marketingu nuk përfiton as rreth 15.000 euro në muaj. Në bazë të kësaj llogarie, del se humbja mujore arrin në shumën prej 65 mijë euro. Vetëm për 6 muajt e parë të nxjerrjes në treg del se Infopress ka një humbje financiare prej afro 400.000 euro, që në nivel vjetor mund të arrijë diku rreth 800.000 euro në vit”, thuhet në hulumtimin e gazetës “Kosova Sot’, të botuar më 01.02.2007.

Emërimet pa asnjë kriter

Analisti Blerim Burjani, duke iu referuar rastit Hoti dhe jo vetëm, kritikon emërimin e zëvendësministrave për çështje nderesh dhe jo kriteresh.“Partnerët e koalicionit janë marrë vesh që në mënyrë graduale të emërojnë njerëz joprofesionalë nëpër dikastere apo ministri, përveç ministrave të dobët joprofesionalë, ky koalicion gjithashtu ka filluar të"njëjtën këngë" me emërime të njerëzve në pozita të zv/ministrave pa kurrfarë kriteresh, madje minimale. Ky është bastardim i nocionit politik, shkencor apo artistik. Emërime për të zgjidhur probleme sociale dhe për të marrë paga nga taksa paguesit është emërtimi real i kësaj gjendje që ka katandisur qeverisjen e shtetit. Ministra përkthyes, ministra lojalë, ministra të dështuar fillimisht në jetën private akademike, kjo edhe më keq bën me dije se nuk ka kurrfarë ndryshimi të diskursit të dëmshëm për qytetarin. Qeveria e Kosovës pritet të ketë brenda këtyre ditëve apo muajve 21 zëvendësministra që do të marrin hiç më pak, e ndoshta përveç pagave gati 25 % të buxhetit të vendit së bashku me deputetët, bordet e shumta partiake. Vetëm paga për zëvendësministra priten të shpenzohen mbi gjysmë milioni euro, pa privilegje të tjera. Cili është kthimi i këtij investimi absurd, çka do të përftojnë qytetarët prej këtyre shpenzimeve të panevojshme?Asgjë, vendnumërim të problemeve të tyre dhe vazhdimin e ikjes prej shtetit. E vërteta është se këta s’po duan të kuptojnë e as që janë të interesuar të marrin vesh për asgjë. Zvarritja është strategji e katundit, ngadalë, për të mos pasur zhurmë në opinionin publik, që këta zëvendësministra që do të emërohen do të shpenzojnë parat e taksapaguesve, hiç më pak se gjysmë milioni euro vetëm paga, pa ia shtuar mëditjet dhe tarahitjet e vazhdueshme në emër të lobizimit për njohje të shtetit. Kjo klasë politike politikën e kupton si zgjidhje për probleme familjare, klanore, partiake, por aspak për zgjidhje të problemeve shoqërore dhe ekonomike”, është shprehur Burjani.

Kosova Sot

Shokohet Serbia, BE i kërkon njohje direkte të Kosovës




Serbia në Bruksel ka marrë një lajm shokues. BE i ka kërkuar asaj njohje të drejtëpërdrejtë të Kosovës.

Gazeta serbe “Novosti” shkruan sot, se teksti i projekt-platformës për Kapitullin 35, i cili të mërkurën në Bruksel i është dorëzuar Marko Gjuriqit, Shef i Zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, ka 49 pikë, shumica e të cilave nuk janë neutrale ndaj statusit, por çojnë në njohjen e drejtpërdrejt të pavarësisë së Kosovës.

Në këtë dokument sipas kësaj gazete, propozohen të gjitha kurthet të cilave Beogradi kishte vështirësi t’u shmangej gjatë negociatave të Brukselit mes Kosovës dhe Serbisë.

Veçanërisht e pafavorshme për Serbinë është pjesa që lidhet me sistemin e energjisë elektrike në Kosovë, sepse praktikisht kërkohet që të jetë një sistem unik dhe i vetëm, me qendër në Prishtinë.

Prishtina dhe Beogradi sipas këtij dokumenti do të duhet të nënshkruajnë marrëveshje konkrete, për të cilat një pjesë e BE-së kërkon që ato të jenë marrëveshje në mes të dy shteteve, qëllimi përfundimtar i të cilave është normalizimi i marrëdhënieve, që dërgon në njohjen e Kosovës dhe anëtarësimin e saj në OKB, transmeton lajmi.net.

Këtë projekt-platformë e ka komentuar edhe kryeministri serb Aleksandar Vuçiq, i cili ka thënë se ajo është krejtësisht e papranueshme për Serbinë. “Unë shpresoj se ai dokument i tmerrshëm nuk ka për t’u diskutuar”, ka thënë Vuçiq.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...