Agjencioni floripress.blogspot.com

2015/10/19

Prof. dr Hakif Bajrami: Përgjigje ndaj librit të Akademisë serbe për veprën e Noel Malkolmit




Akademia e Shkencave dhe Arteve të Serbisë: “ Odgovor na knjigu: Noell Malkollm, Kosovo, kratka istorija”,(Përgjigje ndaj librit të Noel Malkolmit, Kosova, histori e shkurtër), Beograd, f. 189.

Serbët e kanë të vështirë për ta kuptuar realitetin shqiptar në shekullin XX

Sot po thuaj se çdo intelektual i mirëfilltë e ka lexuar “Naçertaninë” e Garashaninit. Aty parashihet krijimi i një Perandorie pansllaviste në Ballkan, me “gospodar” serbët. Këtu është esenca. Por me programin “Prodor na more” më 1881, serbët sajuan një kapital që t` i shfarosin shqiptarët shumë lehtë, sepse Stambolli me fuqinë e armës nuk lejoi të krijohet një shtet shqiptar. Ata që e kanë lexuar këtë program para fashist e dinë se aty vijëzohen dy rrugë, për të dalë Serbia në det. E para, është rruga e okupimit të Vilajetit Kosovës (Marrëveshja sekrete Vjenë-Beograd 28 VI 1881), me leje të Vjenës, sepse kishin miqësi të thellë deri më 1903. E dyta, ishte etapa e shkatërrimit të Vilajetit të Shkodrës, po ashtu “me leje të Vjenës dhe me bekimin e Romës-Vatikanit”. Këtë imperializëm elita intelektuale, politike, ushtarake dhe kishtare serbe e ka për moto edhe sot si fatamorganë. Kjo shkollë, nuk është eliminuar nga programet e bogosllovive serbe deri në ditët e sotme. ( Shiqo: Izvori velikoserpske agresije, Zagreb 1991).

Më 16 mars 1991 Sllobodan Millosheviqi në Universitetin e Beogradit u thotë studentëve se “ do t` i armatosim serbët në Kroaci”. Ky prononcim shpjegonte se armatosjen e serbëve në Kosovë e kishte kryer, duke e shndërruar çdo shtëpi në bunker armatimi. Pas këtij kërcënimi do të lajmërohet Dr Jovan Rashkoviq, duke ua caktuar serbëve diagnozën psiko-fizike se në këtë “jogurt rrevolucion”, “ së pari duhet provuar rruazat e gjakut, pastaj pason ngrohja, në fund përgatitja psikofizike”. Nuk kishte harruar të thotë se para këtyre “eksperimenteve” , duhet “filluar me mbledhjen e përrallave dhe këngëve epike”. Për këto zbulime Jovan Rashkoviqi, do të dekorohet nga Kisha Ortodokse Serbe me medalje të “Sh. Savës, klasa e I”. Pas këtyre “zbulimeve” në skenën serbe do të lajmërohet njëfarë Ollga LLukoviq Pejanoviq, me librin “Serbët populli më i lashtë”. Duke shtruar pyetjen infantile, “kush i pari erdhi”?. Dhe, prej veprës saj doli se : “Kinezishtja është begatuar prej përvetësimit të shumë fjalëve serbe. Se, Siberia e ka marrë emrin nga Serbët; se shqiptarët u kanë borxh serbëve tokën në të cilën jetojnë, emrin të cilin para botës e mbajnë dhe gjysmën e fjalëve me të cilat flasin”. Për të metastazuar “epoka serbe” më tej, në skenë do të dali një akademik i quajtur Radovan Samarxhiq, duke e përshkruar Dubrovnikun, në të cilin kishte kaluar dekada së hulumtuari si historian e së drejtës dhe shtetit, por edhe si ekspert i hulumtimeve shkencore nga shkencat shoqërore. Ky akademik, të cilin e njoh personalisht, do t` ua hapë kriminelëve politiko-policoro-ushtrak rrugën për bombardimin e Dubrovnikut. Ky sharlatan “shkencor” do të konstatojë se : “Dubrovniku (është në mbrojtje të UNESCO-s-HB) nuk ka kurrëfar rëndësie. Aty rëndom vijnë plakat amerikane, pederët anglez, çmendurakët francezë dhe daktilografet gjermane për të bërë prostitucion”. Pas kësaj deklarate bizare, bombat e Sheshelit dhe akademikëve të Serbisë ishin të gatshme. Ja kështu e mbrojnë serbët “kudo”, begatinë që e ruan UNASCO. Lidhur me këtë, nga se e kisha numrin e tij të telefonit, do ta thërras dhe do ta pyes: “Profesor, a e dini ju çka po deklaroni, a e dini ju se çka ruhet në arkivat e Dubrovnikut, ku vet keni hulumtuar; ju po e nxitni militarizmin e çmendur çetniko-komunist serb në shkatërrimin e Dubrovnikut, që është pasuri e UNESCO-s”!!!. A e dini lexues të nderuar çka tha: “ Të njoh për respektin që ke ndaj civilizimit botëror, por këta Kroatët janë në anën e juve shqiptarëve, që po doni ta shkatërroni Jugosllavinë”.
I thashë, “Profesor, Komisioni i Badinterit më 4 korrik 1992, ka deklaruar botërisht se Jugosllavi ma nuk ka”. Ma mbylli telefonin. Ma ndërpreu mundësinë për t` ia thënë mendimin e Paull GEBELLSIT: “Përsërisni rrenën mjaftueshëm disa herë, pastaj njerëzit mund të fillojnë t` u besojnë për to; Opinioni i rëndomtë kryesisht është primitiv, se sa mund ta mendojmë. Propaganda gjithmonë duhet të jetë e thjeshtë për të pasur mundësi aplikimi”.

Çmenduria serbe vazhdon…

Në rrethanat që i kishte krijuar truri serbijan, një piktor i quajtur Enriko Josifi ( me përkatësi etnike hebrej. Edhe këtë e kam njohur në disa simpoziume ku prezantoja se si Shqiptarët i kanë shpëtuar Hebrenjtë gjatë Luftës Dytë Botërore.) , për “ta ndezë gjakun serb” do të deklarojë në televizion: “Luftoni kundër tërë botës, ju serbët do të fitoni”. Të nesërmenm serbët në Novo Sad i harxhuan pesë mijë litra jogurt duke marshuar në shovinizëm. Po, po shovinizmi i juaj akademikë serb nuk kishte pikë as pres. Ja çka zbulonte në gjendjen dilirium njëfar Miliq od Maçve: “Të gjithë armiqve të Serbisë ua përkujtojë që shumë shpejtë Serbia do ta sundojë botën. Tani (1992), serbët e posedojnë armën sekrete nga e ashtuquajtura “Paketa e Tesllës”, i cili ia ka dorëzuar ambasadorit Fotiq më 1943. Ajo formulë V3=0 me fuqinë e saj fo ta shkatrrojë : Zagrebin, Wjenën, Tiranën, Sofjen, Pragën, dhe Vatikanin. Roma do të ruhet, por jo: Ankaraja, Teherani, Xheda, Meka dhe Medina”. Ja kështu i “mbrojnë”, po patën fuqi neofashistët serbe edhe sot (2015) përmendoret që janë në mbikëqyrje të UNESCO-s, ndërsa për Kosovën dhe shqiptarët nuk po lënë gjë të zezë pa trilluar. Lidhur me formulën V3=0 më duhet të them se nuk kam dëgjuar kurrë. Por në vitet tetëdhjetë (1982) kisha lexuar një “zbulim”, se një serb në Universitetin e Nishit kishte doktoruar në “Erën e specave”. Dhe sa herë që talleshim me historianët serbë i pyetnim “era e specave i takon kimisë inorganike apo organike”. Nuk kishin përgjigje. Sigurisht se formula e “erës së specave” dhe shifra “shfarosëse V3=0”, nuk është në duar të fuqive atomike se bota shkoi!!!

Nxitësit e krimeve monstruoze (1878-1966; 1981-1999) ndaj shqiptarëve nuk i ka hulumtuar Noel Malkolm. Por para tij ne kemi pasur informata se duhet ta përcjellim veprimtarinë “shkencore” të Vasilije Kresit, Antonije Isakoviqit, Jovan Markoviqit, Macurës, Dobrica Qosiqit e kompanisë. Këta, e sidomos Jovan Markoviqi, sipas shumë indikacioneve është inicues edhe për vrasjen e Akademik Fehmi Aganit. Kanë tentuar nxënës të ekmeqiqëve ta vrasin Liman Rushitin. Keni shti në te dhe për fat, vetëm e keni plagos. Kanë nxitë milicin “Dragan” të Lagjës Muhagjerëve, të më likuidojë pas 24 marsit 1999. Kemi shpëtuar vetëm falë rastësisë. Ja çfarë karakteri kanë. Kur nuk mundeni me argumente të mbizotëroni, provoni me plumba. Po nuk është çudi, vet e kanë vrarë Gjingjiqin. Në krime dhe për krimet ende po shihet se janë duke jetuar, deri sa ta vrasin vetën si shumë të tjerë.

Planet imperialiste serbe për herë të parë i kanë devijuar demonstratat e vitit 1981. Lidhur me këtë, një vit më vonë në Mynhen do të botohet libiri për përdorim intern: JENS REUTER, Shqiptarët në Jugosllavi, Minhen 1982. Ky publikim shumë shpejtë do të gjendet në tavolinat e qendrave vendosëse. Një kopje të tillë e kishim siguruar nga Ambasada Gjermane në Beograd. Çdo gjë pastaj dihet. Primatin aty kah fillimi i vitit 1985 do ta marrin amerikanët dhe anglezët, për të mbetë gjermanët nën “hie”. Në këtë garë “muskujsh” do të përpiqen të “hedhin valle” edhe disa rusë, që shiteshin për 50 marka. Çdo përpiekje e tyre ishte një lloj hirre në shkretirën jugosllave që po metastazonte. Në këto mjegulla edhe libri i Enver Hoxhës, Titistët, Tiranë1982. Ky libër ka pasë efekt politik në shumë ambasada që “mrizonin” në Beograd. Në këtë rrëmujë e rrëshqitjes së shtetit kah gremina, Akademia e Shkencave e Serbisë më 1986 do të përpiqet që ta shpëtojë Jugosllavinë me një “Memorandum” , i cili ia dha zjarrin shtetit katrahurë në të katër anët. Në këtë zjarr, disa intelektual shqiptar që i kishim informatat, shikonim me krenari greminën pan sllaviste në Ballkan. Jo, nuk kemi pasë ide se do të shkapërderdhet edhe BRSS. Ato plane i kanë ditë disa nivele të caktuara politike, diplomatike dhe intelektuale Perëndimore.

Në hirin e mbeturinave jugosllave, Instituti i Historisë i ASSHA (Akademia Serbe të Shkencave dhe Arteve), do të organizojë simpozium për mars të vitit 1999, lidhur me librin e Noel Malkolmit, Kosova, histori e shkurtër”, që ishte bomba e radhës, por për Kosovën dhe shqiptarët për të goditur në cak. Mu për këtë arsye edhe fushata kundër Noel Malkolmit ishte më e egra. Në simpozium ishte paraparë të marrin pjesë 30 shkencëtarë serbë të profileve të ndryshme. Por, sipas krye organizatorit Millorad Ekmeqiq, i njohur për shovinizëm si historian, por më i njohur për falsifikime dhe i pakarakter si njeri, simpoziumi do të shtyhet “për shkak të bombardimev të NATO-s”, për t` u mbajtur në tetor 1999. Dhe të “entuziazmuar” për krimet në Vukovar, Bosnje dhe në Kosovë, Ekemqiqit do t` i vijnë në debat jo më shumë se shtatë (7) studiues, të gjithë eksponentë të kasapit të ballkanit S. Millosheviq. Në debatin për librin e Noel Malkolmit, do të marrin pjesë: Millorad Ekmeçiq, Gjorgje Jankoviq, Ema M. Bojaniq, Sllavenko Terziq, Mile Bellajac, Gjorgje Borozan dhe Lubomir Dimiq. Kjo garniturë që kishte kontribuar në nxjerjen e eshtrave të Llazarit dhe shëtitjen e tyre nëpër ish Jugosllavi, me dirigjim të popave, me argumente mund të dokumentohet se me të gjitha mjetet e kishte nxitë dhe përkrahë gjenocidin e shkaktuar në Bosnje dhe në Kosovë. Prandaj, nuk është e çuditshme që edhe pas bombardimeve të NATO-s, gjejnë forcë dhe fjalë për t` u kërcënuar me vrasje të historianëve shqiptarë, të cilët “paskan kontribuar në shkrimin e librit të Akademik Neoel Mallkollmit”. Garnitura e Milorad Ekmeqiqit e dalur nga zgavrat shoviniste të Akademisë, dihet botërisht se kishte kontribuar në vrasjen e Ivan Stambolliqit. Prandaj, nuk është e çuditshme që pikërisht më 24 mars 1999, kur M. Ekmeqiqi po e përfundonte referatin e tij plotë rrena mesjetare, avionët e NATO-s ia paskan prishë “rahatinë”. Dhe për këtë “prishje të rahatisë së tij shpirtërore” çetniko-komuniste, duhej të vriteshin: Ali Hadri (nuk ishte i gjallë), Muharrem Carbregu, Liman Rushiti, Muhamt Pirraku dhe Hakif Bajrami. Po, këta duhej likuiduar sikurse që e kishin likuiduar Millan Shyfllajin më 1930 në Zagreb. Për këtë plan të tyre do të tregojnë në një pijëtore vet ekmeqiqët.

Serbët i frikëohen vetëm realitetit dhe argumenteve që zbulohen

E kam pasur të ditur se Patriku Pavle, të cilin e njihja nga Prizreni, e kishte kërkuar kokën time më 1998, por nuk e dija se M. Ekemeçiqi do ta zgjerojë listën e të zhdukurve, duke e fajësuar Akademik Ali Hadrin se na kishte shkolluar dhe edukuar që ta themi të vërtetën dhe vetëm të vërtetën, qoftë edhe nëse na rrezikohet jeta. Po, po, AKADEMIK Prof DR ALI HADRI, na kishte mësuar se historia është matematikë kur ke guxim dhe argumente. Të tjerat nuk janë të rëndësishme si pasoja. Këtë realitet në librat tona e kishte hetuar anglezi shumë i vëmendshem Noel Malkollm, prandaj na citonte dhe vërtetonte se konstatimet tona për prejardhjen e shqiptarëve nga Ilirët, për pranimin e krishterimit që në shekullin e parë të Erës së Re, për principatat shqiptare, për jetën e arbanasve në sundimin bizantin dhe para rrënimeve të fiseve barbare, për okupimin e Dardanisë nga sllavët vetëm pas vitit 1180 (Zveqani) e deri më 1284 kur okupohet Shkupi.

Noel Malkolmi na kishte besuar se gjatë viteve 1683-1690 nga Dardania nuk kishte pasur dyndje të madhe të serbëve. Këtë fakt ne historianët shqiptarë e mbështesim në argumentet e kohës, por edhe në konstatimet e historianëve serbë të shkollës së Illarion Ruvarcit, sikur është M. Tomiq etj. kur konstatojnë se falsifikimet për “shpërnguljen e madhe i kanë bërë kallugjerët serbë dhe ky falsifikim po përshkruhet prej librit në libër”. Këtë konstatim e thot M. Tomiq më 1913 në librin “O Arnautima...”.

Sa i takon Luftës Ballkanike 1912, të cilën e cilësojmë si luftë okupuese e jo çlirimtare M. Ekmeqiqit dhe ekipit të tij po i themi sërish, se ka kaluar koha kur “të vërtetën e keni përhapë nëpër Evropë pa asnjë konkurrencë”. Tani faktet mund të verifikohen për çdo gjë, pra edhe për rrenat e historiografisë serbe, prej së cilës ka buruar parafashizmi 1878-1941, fashizmi 1941-1953 dhe neofashizmi 1953-1999. Lidhur me këtë mendim për librin e Noel Mallkolmit, Kosova, Hisori e shkurtër, e kam thënë mendimin posa ka dalë prej shtypit dhe atë qëndrim e mbajë si të pakontestuar. Noel Malkolmi, nuk i ka favorizuar shqiptarët por e ka thënë të vërtetën. Këtu qëndron burrëria e tij si nxënës i të madhes Edit DYRHAM.

Tani do t` i përgjigjem orgjisë histerike të Millorad Ekemçiqit dhe grupit të tij (6). Keni lexuar diçka nga Illaron Ruvarci. Jo asgjë, nuk doni të mësoni për të vërtetën serbe në të gjitha kohërat. Pse i mbani të fshehura gërmimet arkeologjike nga viti 1924 për themelet e Manstirit Deçanit. Pse mbani të fshehur dokumentin e Soiridon Gopçeviqit nga viti 1913 kur burimisht thot:” Manastiri i Graçanicës është ndërtuar mbi themelet e kishës arbanase nga viti 930” (shiqo: jo botimin e falsifikuar por dorëshkrimin e pabotuar në AS). M. Ekemqiqi dhe grupi i tij prej sofistësh me paranojë i vërsulen librit të Noel Malkollmit duke u mbështetë në rrenat e shkollës së shekullit XIX të Panta Sreçkoviqit, prej të cilit dolën të gjitha programet për shfarosjen e shqiptarëve (Prodor na more), për shfarosjen e kroatëve (Do istrage nashe ili vashe), për shfarosjen e hebrenjve (Ili mi ili oni), për shfarosjen e bullgarëve( Serbija do Marice 1371) e programe tjera fashiste në vijim prej projektantëve të kampeve të përqendrimit për shqiptarë në Nish , Leskofc, Kralevë më 1920-1924). Ekmeçiqi dhe grupi i tij 6. e quan librin e Malkolmit, Kosova…”propagandë të luftës”. I duket e neveritshme Ekmeçiqëve kur një anglez objektiv dhe me guxim u thotë serbëve: “ Kur serbi i rendomtë të mësojë racionalisht dhe në shkallë shumë njerëzore për Kosovën , e më tepër në shkallë kritike për rrenat e veta- të gjithë popujt në Kosovë dhe Serbi , prej atij çlirimi vetëm do të fitojnë- Serbët vet dhe jo më pak se të tjerët”.

M. Ekmeçiqi e ka shkruar një libër voluminoz për: “ Qëllimet e Serbisë më 1914”. Kam pasur më polemika me te, disa herë, sidomos për Lidhje Shqiptare 1878 dhe për Luftën e parë ballkanike. Qyqaria e tij vinte deri aty, sa që kërcënohej se ai ka shtet, që do të thotë se unë nuk kisha. E turpshme ishte pozita e tij pas diskutimeve të mia me fakte. Pra, asgjë prej meje të pavërtetë nuk ka marrë Noel Malkolmi, por as prej kolegëve të mi shqiptarë. Dhe kur ia përplasja faktet e krimeve më 1912/13 në tavolinë, vetëm blefonte; kur ia jepja listën e krimeve dhe kampeve të përqendrimit për shqiptarë 1920/23 vetëm kërhiste. Dhe, nuk kishte rrugë tjetër vetëm të më quante “student të Ali Hadrit”, “irridentist’, “i ngarkuar me veliko-albani” etj, e unë isha krenar për ato akuza. Harrojnë historianët serbë se Jireçeku dhe Radonjiqi, shkoqur kanë konkluduar se Nemanjiqët e kanë okupuar Kosovën pas vitit 1180. Pra, akademikë serbë, nuk është viti 1180 shekulli i shtatë (VII), por i dymbdhjetë. Shtrohet tash pyetja po kur serbët e okupuan Prizrenin (1224),Shkupin më 1284. Kemi të bëjmë me fundin e shekullit XIII-të. Historianë serbë, të gjithë “mbretërit” e juaj mesjetar ekmeçiqa të mjerë, nuk ishin asgjë me tepër se princa të vetëshpallur (zhupanë). Po. Dushani që u “bë car” më 1346 sa kohë e mbajti atë titull. E mbajti deri më 1355, që do të thotë 9 vjet. Dhe, “carevina” e tij pastaj u bë copë e grimë duke u bërë të gjithë vazal të Sulltan Muratit. E keni në Arkivin e Serbisë faktin se Princ Llazari më 1371 pranoi vazalitetin e Sulltanit, për t` i dhuruar edhe 1000 ushtarë edhe 1000 kg argjent në vit. Pse i skajoni këto fakte. Pse nuk thoni se Car Dushani ishte : “Car i serbëve, arbanasëve dhe grekëve” dhe ndejti në fron vetëm 9 vjet”. Kjo është “carevina e juej”, e vërtetë. Ku është sundimi juej njëmbdhjetë (11) shekullor mbi Kosovën, për të cilën po ulërini edhe sot. Këto rrena ma nuk ua hanë as qeni i Vuk Karagjiçit, që sipas dokumenteve të juaja, ka ngordhë urie më 1861!!.

Largonu ekmeçiqa nga kritikat ndaj Ali Hadrit, Liman Rushitit, Muhamet Pirraku, Hakif Bajramit (të gjithë historianë, pse jo me krenari student të Ali Hadrit), Muhmarrem Carbregut (gjeograf që me doktoranturën e tij në Zagreb e mahniti shkencen Evro-perëndimore). Pse vuani nga sindroma “superiorisis megalomaniaca” serb të Vuk Karagjigjit, serb të “Zborit” fashist, serbë të partisë radikale kriminale, serb të Partisë komuniste plotë finesa fashiste hitleriane të konkavuara në titizëm bizar dhe mizori “socialiste” të Milloshit tuaj të dashur. Prej gëzmit dhe triumfit nuk ka bërë vetëvrasje në burgun e Shveningenit. Mjaftë ma me rrena se jeni kah e qelbëni Ballkanin qe dy shekuj me vëllavrasje, me atentate ndaj kundërshtarëve politik. Shikoni si e keni vrarë njeri tjetrin për poste shikoni si e keni vrarë parinë shqiptare në kontinuitet, shikoni si e keni vrarë dhe torturuar parinë politike dhe ajkën intelektuale kroate për dy shekuj, shikoni si keni qenë nxitës dhe përgjegjës për luftëra prej të cilave është përgjakë e tërë bota. Çka ju ka faj në krimet e juaja monstruoze shkolla dinjitoze e Ali Hadrit dhe libri objektiv dhe argumentues i Noel Malkolmit. Asgjë. Vetëm e ka thënë të vërtetën. Po, libri im “Rrethnat shoqërore dhe politike në Kosovë 1918-1941; Libri i Liman Rushitit, Lëvizja Kaçake në Kosovë 1918-1928, kanë bërë kthesa në historiografi. Por kjo kthesë nuk do të ndodhte sikur mos të ishte ideator që kërkonte për çdo konkludim, dokumentim heuristik dhe hermeneutik Aklademik Ali Hadri, përmbajtja e tyre, vërtetë do të ishte ma e mangët. E them këtë se pse si të rinj kemi lakmuar të marrim grada sa ma shpejttë dhe sa “më lirë”. Por jo, e dijnë arkivistët e tërë ish Jugosllavisë, Wjenës. Londrës, Stambollit, Tiranës, Parisit se si kemi hulumtuar. Bie fjala gjashtë muaj e kam hulumtuar totalitarizmin e Kominternit dhe Fashizmin e Rajhut Tretë, në relacion me fashizmin jugosllav, si titull pune, kuptohet karshi shqiptarëve, si populli më i robëruar në Evropë 1918-1941. Në faktet tona Noel Malkolmi nuk ka pasë çka të shtojë. Por konkludimet tona nuk kanë qenë kurrë fiktive, por kanë qenë dhe mbesin të hapura, për zbulime të reja me fakte të reja e jo me konstrukte që për “argument kanë fuqinë e terrorit shtetëror”. Kur jemi këtu, e pyesim ndërgjegjen e historiografisë serbe, nëse kanë ndërgjegje (Ekemqiqin e ekipin e ij) sa shekuj burgje i kanë mbajtur shqiptarët në dy jugosllavitë e tyre. E këtu, serbëve u hynë frika në palcë nga Krsitomacia e Kosovës, të cilën e kam plasuar në internet para luftës 1989/99. Këtu, ejani historianë serb dhe debatojmë para opinionit liridashës botëror, jo para policisë dhe ubashëve të juaj, me të cilët na jeni kërcënuar për 30 vite me radhë (1970-1999).

Vitet 1941-1999, janë objektivizuar me shkrime të dokumentuara nga historianët shqiptarë sa i takon pozitës së tyre nën regjimin gjakatar titisto-millosheviqist 1945-1999. Ekemçiqi dhe ekipi i tij nuk ndalen e ta objektvizojnë faktin pse shqiptarët në Shqipëri quheshin zyrtarisht ALLBANCI, ndërsa këta në Shqipërinë kontinentale nën robërinë jugosllave quheshin ShIPTARI (në shumë vende Shiftari !). Dhe për zbulim të së vërtetës, u paska faj AKADEMIK Ali HADRI dhe doktorantët e tij Liman Rushiti dhe Hakif Bajrami. Brengoset Gjorgje Borozan pse një studim i imi (H. B.) po qarkulluaka nëpër internet. Po pse nuk e lexojnë “studimin e popave dhe të kolegëve të tyre shovinistë dhe rrenca fillim e mbarim: “Zaduzhbine Kosova, Beograd 1989 në 1200 faqe, ku rrena dhe oligarkia e rrenës vlon pa vaj në akull. Dilni akademikë serb dhe shpifni, por ma nuk u shiten rrenat mesjetare. Nuk ju shitet ma propaganda e popit Nikollaj Velimiroviqit kur deklaronte më 1935 se : “çka po bënë sot Hitleri me Hebrenjët, ka bërë Shën Sava në mesjetë me jo serbët”. E jo serbët në Dardani ishin shqiptarët vendas, për të cilët Sava kishte këtë kriter shtetëror dhe kishtar: “ Nëse ndonjë arbanas ose vëlleh vetëm deklaron se kullosa ose toka ka qenë e tij do të dënohet 500 copë dele” (lexone Jireçekun, Istorija srba, 1981, nuk po ua them faqen sepse duhet të lodheni e të lexoni bizari të tjera!). Ja edhe një. Në Kodin e Dushanit, tekstualisht thuhet se joserbët “nuk guxojnë të flasin në familje dhe rrugë gjuhën e tyre”. Nuk i thonë këtij qëndrimi parafashizëm. Por, vakumi le të mbetët plotë tragjedi për kombin tim dhe po dal më 1945 kur Tito-Rankoviq-Gjillas e vëndosen Diktaturën ushtrake në Kosovë më 8 shkurt 1945, në orginal shkruan se : “shqiptarët nuk guxojnë të falsin shqip në vendet publike”. A nuk isha këta monstrum nuspordukt i Savës mesjetar?!. Kështu thuhet edhe për hungarezët në Vojvodinë, të cilët u shfarosen sepse i denominauan për nacistë, kurse neve për “shifari”. Ja kjo është nacionalçlirimtarja antiufashiste për Shqiptarët nën robërinë jugosllave.

Zemrohet ekipi i Ekemqiqit edhe për faktin se kur u riaktualizua çështja e Planporgrameve të historisë më 1981-1986, që nuk kemi lejuar të shkohet kah shkrimi i historisë së njësuar(unike) jugosllave. E vërteta, po këtij Ekemçiqit dhe bandës së tij ia kam thënë me 1982 në Beograd se : “ Histori të përbashkët balkanike, evropiane, pra edhe shtetërore mund të kemi. Por histori të njësuar(unike) pansllavo-shqiptare, kurren e kurrës, pa vdekë të gjithë shqiptarë, JO, JO. Ne nuk jemi sllavë, ne jemi shqiptarë”. Më keni akuzuar se në librin “PKJ në Kosovë 1919-11941, Prishtinë 1983 f. 238, “kam kërkuar Republikë”. Asgjë nuk kam trilluar përpos që e kam cituar publikimin : “Istorijski Arhiv KPJ, tom II, Kongresi i zemaljske konferencije KPJ 1919-1937,Beograd 1949. f. 163, ku tekstualisht thuhet: “ Partija izjavljuje solidarnost revolucionarnih radnika i seljaka ostalih nacija Jugoslavije, a pre svega Srbije , s albanskim nacionalno-revolucionarnim pokretom u licu Kosovskog Komiteta i poziva radniçku klasu da svestrano pomazhe borbu raskomadanog i ugnjetanog albanskog naroda za NEZAVISNU i UJEDINJENU ALBANIJU”. Më keni akuzuar se kam kërkuar që për Kosovën të realizohet ajo që është vëndosë në Konferencën e V (pestë) të PKJ-ës në Zagreb , në tetor 1940 ,në të cilën mbështetet Dushan Llukaç, Radniçki pokret u Jugosllviji i nacionalno pitanje 1918-1941, Beograd 1972, f. 367/8. Kur një shkenctar në Beograd guxon ta citojë se në Konferencën e V të PKJ është kërkuar që Kosova të ndërtohet në të ardhmën si Republikë punëtore-fshatre, e tipit sovjetik, kur Kosova aty lidhet drejtë për drejtë me KQ PKJ, sikurse njësitet tjera krahinore, atëherë pse unë nuk guxojë ta citojë atë dokument. Sa kriteriume janë këtu në këtë shtet “ku lulëzon barazia” (e thënë më 1984)? “, “po meri nacionalne pripadnosti”?!!!. Ishte kjo një politikë raciste serbe (jugosllave), antishqiptare në çdo nivel. Dhe, kur prokurorit në Prishtinë, te i cili me keni akuzuar Ekmeçiqa ia përplasa faktet e Partisë (PKJ) në tavolinë, ai (N. Burgideva) vetëm u ndal dhe tha : “ Të lumtë për guximin, do të jesh formalisht në bllokun privat nën hetime”!!!. Ja të tillë jeni ju historianët serbë,të shkollës së Panta Sreçkoviqit, Vasa Qubrilloviqit, Millorad Ekemçiqit e kompani. Dhe kur nuk mundët me fakte,ta sajoni “historinë” e juej të rrenave, e keni përdorë UDB-ën dhe çdo mjet tjetër, për të na likuiduar. Kur e humbët çdo të “drejtë”, në kulmim e kampanjës suaj çetniko-komuniste kundër shqiptarëve, që e kërkonit ju në Simpozium (çetniko-komunist) më 15 maj 1985 në Beograd, humbjen katastrofale para argumenteve tona, para faktorit shkencor ndërkombëtar, humbjen e shndërruat në zejtarinë e juaj, na sulmuat në pikë të natës (o.3 ora) me polici, si banues legal në Hotelin “Ekzelcior”. Turp për tërë intelegjencinë serbe. Ju nuk jeni njerëz, shkencëtar serbë si në orkestër politikanët i këshilloni vetëm në luftëra gjakësore, ju dhe popat e juej nuk ngiheni erë gjaku kundër të gjithë fqinjëve, kurrë. A turpëroheni tash kur vetëm për juve është themeluar Tribunali i Hagës dhe aty dergjen politikanët e juaj, që kanë vrarë fëmijë me nënat ngryk, kanë vrarë pleq e plaka, gra shtazëna, për ta kënaqë sadizmin e juaj që e keni mbiellë nga Akademia e deri në foshnjore, nga kisha e deri në Parlamemnt dhe parti e qeveri marionete. Aty, në Sheveningen e la fryma hitleriane kasapin e juaj i quajtur S. Millosheviq, të cilin e fetishizonit. Ju kujtohet kur Ivan Stambolliqi iu drejtua juve, kompani e Ekmeçiqit, Kresiqit, Qosiqit, Macurës e kompanisë : “ Hakif Bajrami vama je drzhio leksije o objektivnoj istoriji” më 15 maj 1985. Historianë serbë, vetëm kur të kthjelloheni dhe ta leni këtë zejtari të qelbur shovinste, populli i juej do të jetë i lumtur sikurse popujt e tjerë evropianë. Nuk ju ka fare faj Noel Malkolmi, e as historianët shqiptarë, pse jeni të ngarkuar me ideologji fashiste, e cila u është shndërruar në rreligjion. Shikoni si silleni në sport. Shikoni se çfar fjalori ka përdorë rinia juaj në Beograd kundër Kombëtares Shqiptare më 2015. Brengosëse është ardhmëria e juaj me këtë rini profashiste që po dëshmon vet se është e degjeneruar në shovinizëm. Droni shqiptar, ka dalë në skenë 23 minuta më vonë se sa publiku i juaj në kontinuitet kërkonte: “Vrani shqiptarët…”. Reaguat ju për këtë akt bizar fashist. JO, ju doni të likuidoni shqiptarët “jo nëpër etapa, por përnjëherë”. Këtë e propagandon Kisha juaj e “popullit qiellor”. Zbritni në tokë ore njerëz të dehur në rrena dhe megalomani mesjetare. Turp, turpi dhe ksenofobia ua ka mbështjellë trurirn me rrenat mesjetare dhe po kujtoni se jeni në favor të kohës së krqzatave. O tempora, o mores!

Ekemçiqit dhe kompanisë ia paskan prishë çetësinë duke shkruar referate fashiste, kundër librit të Noel Malkolmit, më 24 mars 1999 avionët e NATO-s. ‘Gjynah’ (mëkatë). Po qetësia e shqiptarëve për njëzetë vjet 1981-1999 nga bombat, avionët dhe diktatura ushtrake e vendosur për tetë herë, gjatë kësaj kohe, kanë pasë ndonjë kthesë e të ngriten historianët serb e të thonë: “ Ngadalë pushtetarë, edhe këta “shiftarët” janë njerëz dhe nuk duhet t` i lajnë ma muret e burgjeve dhe korridoret e UDB-ve me xhakun e tyre. Mjaftë është. Jo, Ekmeçiqa nuk e keni bërë asnjë analizë të këtillë dhe i turreni një anglezi (Noel Malkolmit), pse e ka thënë të vërtetën, pse është thirrë në shkrimet e historianëve shqiptarë. Turp, për një Akademi, së cilës i vjen era tamjan, aromë kanceroze për të mbiellje urrejtje me të gjithë fqinjët. Atij institucioni i vjen era shovinizëm fashsit qe dy shekuj. Aty burojnë projektet dhe planet ogurzeza,erërat erozive të moralit tuaj të mykur, nxitëjet terroriste me u vra në mes veti, së pari dhe me i vra të tjetër pastaj, vetëm pse nuk mendojnë si ju, vetëm opse nuk janë te fesë, politikës-ideologjisë dhe kombit si ju.

Ekemçiqa, si e keni detyruar me dhunë, me kërcnim atentati Ibrahim Rugovën që më 21 maj 1999 të shkojë në Beograd për të “negociuar me V. Çernomiridinin. Çka kanë nënshkruar, ke deklaruar Çernomirdini. POr ai nënshkrim nuk prodhon asnjë vlerë. Pse keni detyruar qosiqa, mihajlloviqa, ekmemçiqa njeriun që i kishte “duarë e këpmbë të lidhura”, të bisedojë me Patrikun senil Pavlin, me Patrikun Aleksiev, me Millutinoviqin, me Millosheviqin, me Shainoviqin. Të gjithë këta kriminelë do të duhej të ishin në burg për gjenocidin në Kosovë 1998/1999. (shiqqo: Prekid diplomatskih odnosa Jugosllavije sa….strogo pov. Beograd 1999). Si i keni vrarë: Zoran Sokolloviqin, që ishte një kriminel, Zh.GIgiqin që nuk ka lërë gja të zezë pa bërë në Kosovë,Z. Gjingjiqin në qendër të Beogradit. Arkivat sekrete ju presin. Shkolla ejuej e vrasjeve dhe helmimeve duhet të zbulohet nga ata që i posedojnë dokumnetet. Vetëm kur të dihen rrenat dhe intrigat e jueja, populli u juaj do të jetë i lirë dhe sovran. Me juve, me shkollën e Panta Sreçkoviqit, gjithmonë do të jeni humbës. Për këtë mizori shekullore nuk ju ka faj Noel Malkolmi, as shkolla e Akademik Ali Hadrit. Vet i keni filluar luftërat, vet do të digjeni në to. Fatkeqësi edhe për juve edhe për neve që ju kemi fqinjë bukë përmbysës.

Ekemçiqi dhe ekipi i tij harrojnë të thonë se sa janë sot në Serbi: vllehë, malazezë, boshnjakë, hungarez,rumunë, bullgarë, ciganë, shqiptarë, pas 4 korrikut 1992, kur Badinteri deklaroi se Jugosllavi ma nuk ka. Po, keni mbetë nja 4. 500 000 serbë (ose zhuplanë si ju quan literatura e fqinjëve të juaj perëndimore dhe lindor). Kah të dini serbianë kthehuni, ju jeni ngatërrestarët kryesor në Ballkan. Dhe çdo e keqe që ndodhë në Evropë, ka nxënë shtat e po quhet “ballkanizëm”, me fajin e juaj shovinist, ekstrem dhe mosdurues të ndikuar nga kisha, politika dhe shteti në këmbë të çelqëta në çdo kohë. Prodhuesit e librave shqip, nuk e kanë asnjë pëllëmbë toke të huej nën shqyrtim. Kemi shkruar dhe kemi nxitur vetëm të i shporrim prangat, tjetër, asgjë nuk kemi pasë çka të humbim, përpos robërinë.

Akademik Ali Hadri, nuk është ndër të gjallët, por shkolla e tij është në këmbë të mbara. Çdo gjë që e kemi hulumtuar në arkivat e jueja, e kemi paguar me para. Vetëm ta dini se kemi punuar me autorizime të Ali Hadrit. Këtë fakt nuk e mohojmë dhe kjo na bën krenar, sepse për bombat e NATO-s Ali Hadri dhe Adem Demaçi kanë menduar me kohë. Për këtë ka folë dhe vepruar me të njetën gjuhë UÇK. E vërteta, PROGRAMI i Adem Demaçit më 1964 është shkruar me makinën e Prof Ali Hadrit. Edhe këtë “irredentizëm” të zgjeruar te Liman Rushiti dhe Hakif Bajrami, mos ia ngarkoni anglezit Noel Malkolm. Jo ne e marrim përgjegjësinë, ne jemi ata që ua kemi thënë të vërtetën fashiste mbi shqitarë 1912-1999. Shkrimet tona nuk janë patriotike, por janë vlerësime profesionale eksplikative për të hapur rrugën e ardhmërisë, për të jetuar i lirë çdo komb.

Ekmeçiqë e kompani, e keni dërguar Pavle Joviçeviqin për të na vrarë në fund të majit 1985. Madje ai ka ardhur me revole “6.35”, dhe është zgërdhi në zyrën time në prani të shkrimtarit: Ali LLUNJI (ishte musafir i imi), Gazmend Berisha , sekretar i Arkivit Kosovës, Hashim Islami , shef i informatikës në Arkivë. Dhe, kur i kam thën se: me reflekse jam shqiptar, dhe për tre sekonda të korri e të bëjë plojë. Të ka dërguar Ekemçiqi dhe Spasoje Gjakoviqi?. Filloi të zgërdhihet: “Po mahitem”. Në pyetjen time, se të ka dërguar Ekemçiqi, Gjakoviqi, Tempo dhe Kaçavenda, pyeti: “Prej kah e ke marrë vesh këtë”. Pavle Joviçeviqi madje pyeti: “ Ku është Liman Rushiti?. Libri i tij për kaçakët dhe libri i Hakifit për politikën e ish Jugosllavisë janë përkthyer në serbishte. I kam lexuar si material intern. E vërteta, Limani dhe Hakifi e dinin se monografitë e tyre janë debatuar në forumet politike më të larta. Madje edhe në Kosovë. Por, argumentet na kanë shpëtuar. Madje Pavli tha:” Nuk kam gjetë diçka të pavërtetë në librat e Bajramit dhe Limanit, sepse unë jam bashkohanik i asaj periudhe 1918-1941”?. Nuk i treguam Pavlit, ku gjindet Limani. E injoruam me propozimin e Hashim Islamit. Ishte Pavli plak, i shtyrë në mosh (86 vjet), por e kishte gradën “Hero i popullit”. Një detyrë të rëndë e kishte pranuar, por mund të ngulej, sepse edhe ne nuk ishin duarthatë. Por armët tona ishin pa “niçah”. E vërteta, nuk kishim ndonjë respekt për gradën e Pavlit, por ishte në shtëpinë tonë. Nuk donim të sillemi si ata në Beograd ndaj neve. Të pranishëmve u thash:” të janë të qetë dhe ta përciellin”. Unë po i rri në ball. Ashtu në ball i ndejta Tempos më 1988, në Beograd dhe Prishtinë, në simpoziumet e orgjisë primitive fashiste serbe, organizuar nga Akademia serbe dhe gazeta neofashiste “Jedinstvo”, atëherë pra kur nuk kishte fare libër nga Noel Malkollmi për Kosovën. Por duhej të ishim ne ata, që ta pengonim orgjinë serbe të mos rrejë ma.

Ekemçiqia të Shumadisë, të dy librat: LIman Rushiti, Lëvizja kaçake në Kosovë 1918-1928, dhe Hakif Bajrami, Rrethanat shoqërore dhe politike në Kosovë 1918-1941, i keni analizuar në Akademinë e juej të mykur nga shovinizmi më 1981. Këtë fakt e kemi dijtë. Po, e kmi dijtë shumë shpejtë edhe maketën e juaj, madje edhe tekstin integral të “Memorandumit” tuej, për të na likuduar. Dhe ua kemi thën, se ky tekst është shumë i mirë për “Inmemoriamin” e Jugosllavisë, që është krijesë e imperializmit. Si e tillë, një ditë do të bërët copa- copa, edhe prej ‘grushtit tonë të vogël”. Folëni Ekmeçiqa, a u kemi thënë në sy këtë. Çka u doli?!!!. Ku e keni Serbinë integrale dhe Jugosllavinë homogjene. Ekemçiqa si nxënës të S. Moleviqit, Qubrilloviqit,Drazha Mihajloviqit, që dridhëshe prej shovinizmit në krodoret e Institutit në Beograd më 1979, histerosë suaj i doli tymi në fund të shekullit XX. Pse nuk e thirre Savën e ta shpëtojë Jugosllavinë më 24 mars 1999. PO të tregojë publikisht se sulmi i filluar më 24 mars 1999 është simbolikë e sulmit të juaj fashsit ndaj Kosovës më 23 mars 1989. Pra, kuptone njëherë se pas 23 marsit, vjen 24 marsi. Se pas 28 VI 1989, vjenë 28 VI 2001 për të shkuar “Patriku” i juej S. Milosheviqi me duar lidhur në Sheveningen. Ju ekmeçiqa, ç` është e vërteta ishtit titist, por edhe çetnikë të kulluar. Por me guximin tonë u kemi thënë se as Tito e as Drazha nuk kanë mbetë mangut prej kralëve me masakra më 1945-1951, pastaj më 1953-1966 Tito me Rankoviqin i ka deportuar 412000 shqiptarë, boshnjakë dhe disa turq të deklaruar në Anadoll me marrëveshjen shtetërore xhetelmene. Po, po “gospodski-xhentelem pazar”, me shqiptarë keni bërë, historianë serbë. Dhe çfar krimineli ma i vogël mund të ishte Tito, se Nikolla Pashiqi, që i deprotoi 350 000 shqiptarë në Anadoll me 395 anije evropiane 1912-1914. Ua kemi thënë Ekmemçiqa:” Ju e keni krijuar Jugosllavinë, ju do ta rrënoni deri në themel, sepse nënat shqiptare të deportuara me fëmijë në kampet e përçëndrimit më 1913, më 1923 janë akuzë e rëndë para zotit. Vaji i tyre nëpër shkretëtirat e Anadollit, është nëmë e pasheruar. Dhe ne studentët e Ali Hadrit, demonstratat tona janë pasojë e asaj dhune shekullore, e cila ma në fund do të avansohet në USHTRI ÇLIRIMTARE e KOSOVES. Ne, nuk kemi pasë çka të humbim, përpos prangave në duar e këmbë, me porosinë e juaj-historianë serbë.

Tash pa u ndalë fare në librin e Noel Malkolmit, Kosova.. po ju pyes sa profesor universiteti i keni vrarë me porosinë e juej: Profesor Latif Berishën, humanist dhe pedagog i përsorur që nuk ka pasë asnjë fie urrejtjeje ndaj askujt; profesor Bardhyl Qaushin nga Gjakova, profesor Fehmi Aganin, prej të cilit kemi mësuar të gjithë: kulturë dhe sjellje civilizuese; profesor Ukshin Hotin e keni likuiduar sot e kësaj dite pa gjurmë; Advokat Bajram Kelemdin me dy fëmijët. Kush ka lëshuar urdhra të vriten jo vetëm këta, por edhe 14000 shqiptarët të tjerë, të gjithë civilë. Keni reaguar ju ndaj këtyre mizorive? Tani, nuk leni gjç të zezë pa shpifur kundër shqiptarëve dhe Kosovës që mos të pranohet në UNESCO. Ta dini se kishat dhe manastiret që ju i keni tani për tani në posedim, ishin kisha dhe manastire shqiptare në ndërtim në mesjetë. Po. Më vonë ju i përvetësuat.Po. Kush i ka ruajti 500 vjet? Shqiptarët. Krime të rënda janë insinuatat dhe krimet ndaj shqiptarëve, pikërisht në ndërgjegjen e juaj, akademikë të mykur të Serbisë.

JU ende nuk jeni ngopur gjak um nga shqiptarët, që i keni robëruar qe dy shekuj, në luftën e tyre për liri dhe pavarpësi. Pavarësinë e Kosovës e ka vërtetuar Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë. Aty, vet keni bërë padi dhe e keni marrë autogol. Shumë autogola do të merrni edhe në të ardhme po nuk u vetëdijëuat, akademikë me paraojë infektive në dëm të popullit tua.

Ekmeçiqa e keni detyruar me dhunë shtetëore Ibrahim Rugovën që të shkojë në Beograd më 21 maj 1999 për t` u takuar me V. Çernomirdinin (Kryetar u qeversë ruse-HB).Çka kanë nënshkruar asnjëherë nuk është bërë e ditur. (shiqo: Qernomirdin, Kujtime…). Por “takimet” tjera me Patrikun Pavle, me Patrikun Aleksiev, me Millossheviqin, me Millutinoviqin, Shainoviqin, duhet të janë falsifikuar më vonë. Ato takime kanë pasë për qëllim që t` i paraprijnë Kuvendit të Vaselenës në Beograd më 27 maj 1999, prej të cilit synohej të arrihej njëfarë pajtimi kushtuar njësimit kishtar ortodoko-katolik. Në këto mjegulla të filozofisë së sëmurë të Millosheviqit dhe Patrikut Pavle, është përgatitë edhe likudimi fizik i Adem Demaçit në Prishtinë më 26 maj 1999 duke e dërguar në Lagjen e Muhaxhirëve në milici, duke iu kërcënuar ke vrasje. (Për qëllimin e S. Millosheviqit, që ta festojë 28 VI 1999, pa shqiptarë në Kosovë, shikoni publikimin , botim me shenjën sekret: “Prekid diplomatskih odnosa sa çlanicama NATO pakta”, Beograd 1999).

Si duket nxënësit e Millosheviqit (Daçiqi…) dhe Sheshelit ( Vuçiq…) edhe tani (më 2015), po përpiqen ta kapitalizojnë të kaluarën me rrena dhe shpifje, duke bërë çmos që ta destabilizojnë Kosovën në çdo aspekt. Politikanët shqiptarë, jo vetëm që duhet ta lexojnë Noel Malkolmin, por duhet të konsultohen me ekipe të tëra shkencore, sepse kanë punë jo vetëm me dinakërinë dhe rrenat serbe, por edhe me fuqinë e Kremlinit, me mundësi destabilizuese në çdo cep të rruzullit tokësor. Mendoni, flisni dhe veproni, politikanë shqiptarë, se mjaftë keni prodhuar politikë të verdhë krye në veti. Mos i koritni miqtë, por mos e vrani popullin në ardhmëri se nuk e meriton. Të gjithë jeni njësoj me këto sjellje. Ku ishit, pse keni lërë gjendjen të metastazojë deri te aktet e kryera. Jo, lufta për pushtet ua ka nxënë frymën. Lufta për shtet është rreshtimi dhe detyra, të cilin e keni harruar. Nuk mësuat asgjë nga ajo fjalia që ua tha Ambasadorja mike e SHBA-ve. E keni harruar të gjithë pa dallim, gjakun e derdhur të heronjve dhe amanetin e Adem Jasharit, Fehmi Lladrocit e shumë të tjerëve

P.S.

Po largohem pak nga tema. Çështja e demarkacionit sot (2015), zgjidhet për dy ditë hulumtime nga profesionistët. Po, deri me tash janë prezantuar harta dhe “fakte”, por esenca ka mbetur zbulim zero. Sa i takon “Asociacionit”, çështja është më e komplikuar sipas të drejtës administrative territoriale ( nga teksti që është i njohur-HB), sepse “Marrëveshja” është nënshkruar në mes një shteti dhe një subjekti politik. Kosova aty nuk trajtohet si shtet. Shkurt, juristët tanë kanë rënë në provim totalisht. Po tregohet se të tillë i kanë pasur edhe profesorët, me të kaluar politike kontemplative, a la shkolla e Kumrovcit. Nuk është drejtësia politikë. Por shteti është edhe politikë, histori, drejtësi edhe forcë, të cilat ju mungojnë, sepse keni menduar se detyrat e shtëpisë do t` ua zgjedhë Brukseli dhe Nju Jorku?!!!.

A. Qeriqi: Kultura shqiptare në Kosovë përballë hegjemonizmit kulturor serb e jugosllav IV


(Adem Demaçi, ideologu i çlirimit dhe i bashkimit, shkrimtari dhe intelektuali më i merituar i kohës sonë)

Përderisa në Kosovë pati shkrimtarë që mbështetën orientimin ideologjik të Lidhjes Komuniste Jugosllave, idenë e patriotizmit dhe kozmopolitizmit jugosllav, pati edhe disa oportunistë të cilët bënë përpjekje që në krijimtari të dalin nga suazat ideopolitike të ditës, Adem Demaçi ishte dhe mbeti i vetmi shkrimtar i Kosovës i cili tërë krijimtarinë e tij e drejtoi në shërbim të kombit dhe kundër politikës hegjemoniste jugosllave. Veprimtari a tij krijuese në tregime, poezi, roman, dramë, publicistikë, është krejtësisht e veçantë sa i përket qasjes ndaj problemeve ekzistenciale të shqiptarëve nën robërinë jugosllave. Derisa, Esad Mekuli do të shkruante një poezi për Titon apo revolucionin jugosllav, për t’i botuar pastaj dhjetë poezi me përmbajtje sociale, Adem Demaçi nuk shkroi as edhe një varg të vetëm, as një tregim apo novelë të vetme ku do të lavdërohej regjimi. Ai ishte nisur në një rrugë tjetër, në rrugën plot rreziqe e sfida drejt çlirimit dhe bashkimit të shqiptarëve.

Jemi mësuar që Demaçin, me të drejtë ta vlerësojmë në radhë të parë si Simbolin e gjallë të Rezistencës Kombëtare, shqiptarin e pathyeshëm dhe më meritorin ndër të gjallët për lirinë e Kosovës. Jemi mësuar tashmë me paraqitjet e tij realiste, qëndrimet e tij të drejta, shpeshherë të ashpra, por gjithherë të vërteta, të shëndosha, të pastra dhe pa paragjykime.

Të rrallë janë ata shqiptarë, që duke përcjellë paraqitjet e tij në opinion nuk kanë pyetur, se ku e merr tërë atë energji ky kalorës i fjalës dhe i mendimit të lirë? Çuditërisht, Demaçi ka manifestuar dhe manifeston një energji të brendshme e të thellë shpirtërore, e cila e ka përcjellë gjatë tërë jetës, në trajtën e një dhuntie hyjnore, si virtyt universal, si fenomen i llojit të vet. Tash në moshën 77-vjeçare, Demaçi, në botën e tij të pasur me energji krijuese e meditative, duket se është po ai i moshës rinore. Gjithnjë energjik, i paepur, i sinqertë por edhe i ashpër, sipas momentit dhe rastit, kurdoherë i dashur për popullin, të cilit shpeshherë ia qan hallin, duke ia kujtuar vuajtjet shekullore dhe duke ia fshikulluar lehtë të metat e babëzitë. Dhe, duke e parë Demaçin si “homo politicus” në njëfarë mënyre krijimtaria e tij letrare artistike ka mbetur nën hijen e kësaj, edhe pse është krijimtari e thellë dhe e mirëfilltë artistike, dhe tërësia e saj e deritanishme, nga të gjitha pikëpamjet ideore, artistike, stilistike e gjuhësore, e radhit në “sofrën” e parë të krijuesve kombëtarë e më gjerë. Tregimet, romanet dramat e Adem Demaçit janë po aq të veçanta në letërsinë tonë, sa është i veçantë edhe vetë autori, në jetën dhe disidencën politike të tij.

Dikur shkrimtar i ndaluar dhe i persekutuar nga regjimi jugosllav, Demaçi ka qenë shkrimtari më i lexuar për afër 30 vjet në Kosovë e më gjerë, deri në vitet ‘90, kur u lirua nga burgu dhe kur vepra e tij kishte filluar të ribotohej.
Ishte kështu, në një masë, ndoshta edhe për faktin se veprat e tij ishin të ndaluara, por nuk është vetëm ky fakt, sikur pretendojnë ta interpretojnë disa kritikë hileqarë dhe hipokritë. Tregimet e përmbledhjes “Kur Zoti harron”, pastaj romani antologjik “Gjarpinjtë e gjakut”, romani “Libër për Vetë Mohimin”, “Heli e Mimoza” “Tung, vargu im” “Dashuria kuantike e Filanit” dhe veprat e tjera të përfshira në kompletin e botuar në vitin 2012, përbëjnë një opus tërësisht origjinal krijues, në të gjitha segmentet e krijimtarisë letrare, artistike.
Demaçi në letërsi ka ecur me kohën. Ai ka filluar të shkruajë tregime me temë sociale, pikërisht në akord me periudhën e vuajtjeve të mëdha dhe katrahurës së varfërisë, që i kishte pllakosur shqiptarët, ndërsa në romanin, “Dashuria Kuantike e Filanit” ai ka shkruar një roman modern, një roman të personazhit, duke thyer klishetë e ndërtimit të romanit tradicional.
Përmbledhja me rrëfime “Kur Zoti harron” e autorit të mirënjohur të letërsisë shqipe, Adem Demaçi, e botuar në vitin 1990 gjithsesi se është një vepër antologjike e prozës sonë, e cila kishte filluar të krijohej në Kosovë në vitet 50 të shekullit të kaluar.
Po bëhen 61 vjet qyshkur Adem Demaçi e ka shkruar tregimin e tij të parë, “Te xha Sakipi”, botuar asokohe në revistën letrare “Jeta e re”. Dhe prej vitit 1953, kur u botua rrëfimi i tij i parë, në historinë e Kosovës do të shquhej ky emër i veçantë, i cili do të bëhet i njohur jo vetëm në Llap, ku kishte lindur apo në Prishtinë ku ishte rritur, shkolluar dhe frymëzuar, por ky emër i veçantë dhe shumë meritor i kombit tonë do të bëhet shumë i njohur për të gjithë shqiptarët dhe jo vetëm për ta. Rrëfimet e shkruara nga Adem Demaçi në vitet 50 të shekullit XX shënojnë fillimin e prozës realiste shoqërore në Kosovë, e cila burim frymëzimi kishte fatin e katandisur të shqiptarit të trojeve të robëruara të atdheut. Ashtu si dikur Migjeni, Nonda Bulka, Sterjo Spasse, Karl Gurakuqi, Demaçi e fillon krijimtarinë e vet letrare e artistike duke marrë pozicion realist, meqë në shpirtin e tij të ndjeshëm, më vonë revolucionar, ai do të brumoset me idealet e shenjta të çlirimit, për të mos u pajtuar kurrë me dhunën, robërinë, shfrytëzimin dhe denigrimin.
E shihte, e ndiente dhe e përjetonte rëndë pabarazinë shoqërore, e cila kishte goditur në radhë të parë shqiptarët. Dhe pikërisht këtu ai do të ndalej, jo vetëm për të menduar e për të konstatuar, por edhe për të vepruar fillimisht duke shkruar rrëfime, duke nxjerrë në sipërfaqe shembuj konkretë, të veshur me petkun dhe metodat shprehëse të letërsisë, e më vonë duke hartuar edhe plane e duke bërë organizime për rezistencë, liri dhe bashkim kombëtar.

Rrëfimi antologjik “Kur Zoti harron”

Tregimi i tij antologjik, “Kur Zoti harron” i botuar në vitin 1954 në revistën letrare “Jeta e re” ishte më shumë se një akuzë e rëndë shoqërore drejtuar jo vetëm rendit shtypës, por edhe mungesës së shprehur të solidarësisë njerëzore për ata që vuanin dhe vdisnin duke u përballur me skamjen e mjerimin.
Në këtë rrëfim dramatik, rrëqethës e tragjik, Demaçi ka sintetizuar historinë e shqiptarit të nëpërkëmbur brez pas brezi. Është fati i njeriut të lënë në mëshirë të kohës, të cilin e kanë harruar të afërmit, shoqëria, të gjithë, e ndoshta edhe vetë Zoti. Duke mos përjashtuar Migjenin, nuk ka në letërsinë shqipe një tregim tjetër, i cili pasqyron aq thellë realitetin makabër të njeriut të nëpërkëmbur. Vetëm te Dostojevski, Mopasani, Çehovi apo Gogoli hasim në rrëfime të tilla, tronditëse.
Përshkrimi i fatalitetit të tillë, i frymëzuar nga realiteti faktik, doemos se nga shkrimtari ishte menduar për të qenë protestë letrare, në dukje e heshtur, por e temperuar për të goditur në një kohë të caktuar, në një kohë të volitshme. Demaçi dinte për çka shkruante dhe dinte çka donte. Andaj edhe i mbeti besnik Atdheut dhe vetvetes.
Të tilla për nga përmbajtja janë edhe rrëfimet: “Një natë Bajrami”, “Vegjëtarja në treg”, “Llustraxhiu”, e sidomos “Pizh Magjupi” që është një rrëfim tjetër antologjik, i frymëzuar me ndjenja të larta fisnike dhe njerëzore, për të gjithë njerëzit e vuajtur pa dallim kombi, feje apo race.... Demaçi, përmes këtyre rrëfimeve kishte depërtuar thellë në paraqitjen lakuriq të realitetit.
Për dallim nga Migjeni i cili hapur kishte manifestuar zërin kryengritës, Demaçi rezervohet nga tonet e tilla, i vetëdijshëm se rrëfimet diskrete migjeniane nuk do të shihnin dritë.
Dhe për të parë dritë rrëfimet e tilla, të cilat kanë ngelur si vula më autentike e një kohe, ai zgjodhi rrugën autentike të përshkrimit. Tregimi “Kur Zoti harron” jo vetëm ngjall zemërim e mllef kundër pushtetit antipopullor por ngjall edhe mëshirë humane te njerëzit, me qëllim për të ndihmuar të afërmit dhe skamnorët, me qëllim për të mos anashkaluar ata, sepse epilogu i lënies anash është tejet tronditës.
Në këto rrëfime, në dukje fragmentare Demaçi ndërton filozofinë e tij kryengritëse, duke bërë përshkrime të një realiteti makabër, ku ishte nëpërkëmbur njeriu deri në nivelin më brutal dhe më çnjerëzor, ku ishin shkelur të drejtat elementare për ekzistencë.
Në të gjitha rrëfimet e veta Demaçi ka hartuar me një kujdes të veçantë sidomos në perceptimin e realitetit, duke e pasqyruar rrëfimin në këndin epik dhe tragjik, në trashëgiminë jetike të varfërisë, duke u rezervuar nga manifestimi i kritikës diskrete kundër regjimit, e cila zakonisht sillte pasoja, e pak më vonë do t i sjellë pasoja edhe vetë autorit.
Në rrëfimet e mëvonshme për vetveten, në mbrojtjen e tij para gjyqeve, Demaçi ka treguar dhe ka pranuar se dhuna që është ushtruar kundër shqiptarëve, nga regjimi titist, sidomos aksioni i dëbimit të tyre për në Turqi, aksioni armëve i vitit 1956, i kanë mbetur në kujtesë si veprime tejet të shëmtuara, antishqiptare dhe pikërisht për këtë ai do ta marrë rolin e opozitarit dhe të kundërshtarit të fuqishëm të regjimit.
Edhe pse të thjeshta në dukje dhe në ndërtim, rrëfimet me temë shoqërore të Demaçit janë shumë të arrira në të gjitha aspektet. Me përmbajtjen e rrëfimeve sikur janë” “Kur Zoti harron” “Burrëria”, “Toka nuk sillet vetëm rreth boshtit të vet” etj. mund të shkruhen novela të gjata, romane, drama dhe mund të bëhen filma të shkëlqyeshëm artistikë.
20 tregimet e para të Adem Demaçit kanë ndikuar në publikun lexues të kohës më shumë se veprat e 20 shkrimtarëve dhe rrëfimtarëve të tjerë të cilët burim frymëzimi kishin “jetën e re” në Jugosllavinë e Titos.
Për të pasqyruar në tërësi ndikimin që ushtroi Demaçi pothuajse i vetëm në krahasimin me bashkëkohësit, duhet të shfletojmë shtypin e kohës dhe të zbulojmë sesi në këtë kohë të vuajtjeve të rënda për shqiptarët, zëdhënësit dhe skribët besnikë të regjimit pasqyronin realitetin e imagjinuar të jetës në harmoni dhe begati, por në asnjë mënyrë realitetin faktik. Tregime me një përmbajtje të tillë sociale pak kush shkruante në Kosovë. Në kohën kur Demaçi shkruante e botonte tregime sociale, falë edhe shkrimtarit Esad Mekuli i cili pati guxim për t i publikuat ato, shkrimtarë e tjerë shkruan për bashkim vëllazërimin, për Titon e Fadil Hoxhën, për “rrushin që kishte fillue me u pjekë” e për pranverën e socializmit e cila ishte vonuar, për “fëmijët fatkëqij të lumit tim” e për “njerëzit” që kishin mbetur në veriga të fatit, disa madje thurnin himne për Sutjeskën e Kozarën, për legjendat partizane jugosllave, për Sava Kovaçqviqin e për kovaçë të tjerë të përbashkësisë jugosllave. Demaçi nuk shkroi as një tregim të tillë, madje asnjë varg të tillë. Cili shkrimtar apo poet tjetër në vitet 50-60 nuk ka shkruar për bashkim vëllazërimin? Mendoj asnjë. Cili prej atyre poetëve njohur për mbështetje të regjimit, prej Ali Podrimes e deri te ata që kanë shkruar e botuar qoftë edhe vetëm një tufë poezish, nuk ka shkruar një poezi apo tregim për Titon e bashkim-vëllazërimin?
Demaçi, ishte bota tjetër, bota ndryshe, që ishte nisur në rrugën plot pengesa të historisë, për ta realizuar qëllimin e tij të vetëm jetësor, çlirimin dhe bashkimin e shqiptarëve.

Migjeni, meteor ndriçues që nuk shuhet kurrë në qiellin e kulturës dhe letërsisë shqiptare


Pavarësisht përpjekjeve 25-vjeçare të rojeve të errësirës, për të rrënuar gjithçka nga e kaluara, pavarësisht pretendimeve të disa qarqeve anti-kulturore dhe në esencë antishqiptare për të damkosur të gjitha personalitetet unifikuese shqiptare, Migjeni po qëndron si meteor ndriçues, lart, në pjesën e kthjelltë të qiellit shqiptar të kulturës dhe letërsisë, ashtu si Naimi, Çajupi, Fishta, Mjeda e shumë të tjerë.
Ky vend plot rreze frymëzimi i Migjenit po bëhet gjithnjë e më i shquar në kohën kur po vazhdon erozioni sistematik drejtuar kundër vlerave kombëtare i një soji të njëmendësisë së quajtur demokratike, me qëllim për t’ i përmbysur vlerat e vërteta humane, kombëtare e politike, për t’ i zëvendësuar ato me pseudo ovlera aziate, mesjetare, inkuizicionale, shtrigane, të cilat kanë ngalluar si hithrat, që rriten e zgjerohen shpejt mbi plehun e zi dhe mbi mbeturinat e çdo lloji.

Me kot mundohen radovanët, fricët, jurishnikët, priftërinj e hoxhallarë gjysmakë, ta denigrojnë personalitetin dhe veprimtarinë letrare artistike të Migjenit. Ata, u frikësohen vargjeve të pavdekshme të tij, më shumë se djajve të shpifur, që u rrinë si grerëzat te koka, më shumë se uraganit shkatërrimtar, më shumë se diellit përcëllues në verë e acarit drithërues në mesin e dimrit.
Kjo frikë e ka bazën e vetë në shterpësinë e mendimeve dhe ideve të mendje-robërve, në hipokrizinë e disa klerikëve, në shpirtin e korruptuar të politikanëve, në mendjet eunuke të disa skribëve shkarravitës, në shpirtngushtësinë e disa drejtuesve të institucioneve, pikërisht në kohën kur antivlerat po bëjnë përpjekje t’i rrëzojnë vlerat e njëmendta krijuese me përmbajtje sociale e kombëtare.
Migjeni, të gjithë priftërinjve hipokritë, pedofilë e pederast u shfaqet në figurën e djallit, që iu rri te koka dhe i grushton në tëmtha, u rri galuc në atë trohë ndërgjegje që u ka mbetur politikanëve të korruptuar, protesta e tij kumbon si kambanë alarmi mbi kokat e mashtruesve, moral shthururve, trafikantëve që tregtojnë çdo vlerë njerëzore, vetëm për të arritur qëllimet e tyre të ndragëta. Andaj ky soj njerëzish iu kanë vërsulur Migjenit dhe jo vetëm atij, sepse proza dhe poezia e Migjenit ka çjerrë e çjerr maska, sepse zëri i tij kryengritës ka frymëzuar dhe frymëzon ndërgjegjen e pastër njerëzore e kombëtare, sepse grushti i tij kryengritës prore e godet babëzinë e makutërinë, prore godet ndërgjegjen e tradhtuar dhe të gjitha veset e nopranitë njerëzore.
“Poeti i mjerimit”, ka qenë zëdhënësi më besnik dhe më i ndërgjegjësuar i kohës kur njeriut të thjeshtë, fshatarit e punëtorit shqiptar, iu kishte rrezikuar qenia, kur apoteoza e perëndive ishte strukur në kokrrën e misrit, kur malësori që kishte përballuar uraganin shkatërrimtarë të robërisë, po vdiste urie, në kohën kur Mbreti Zog organizonte ballo në Tiranë, prishte parat e Shtetit duke forcuar xhandarmërinë, jo për ta ruajtur Shqipërinë e përgjysmuar e të leckosur, jo për t’i ndihmuar çetat kryengritëse të Azem e Shote Galicës, që luftonin robërinë barbaroide serbe, por për të ndëshkuar kundërshtarët politikë, duke i vrarë pas shpine duke i ndjekur madje edhe në dherat e huaja, duke i syrgjynosur e duke i katandisur për jetë të jetëve.
Andaj, edhe sot vargjet kuptimplote të Migjenit fuqishëm lëshojnë alarmin dhe çjerrin maskat e shfrytëzuesve, të gjakpirësve të veshur me petkun politik, të stolisur me hipokrizitë e premtimeve të shumta, të dalldisur në orgjitë e përditshme, me qëllim për të mbetur përgjithmonë në pushtet, me qëllim për ta gllabëruar e për ta shitur çdo cep të Shqipërisë.

Secila poezi, skicë, rrëfim a novelë e shkruar nga Migjeni, është antologjike, për faktin se ai ka arritur që me vizionin e tij krijues të shkruajë për të gjitha plagët sociale të njeriut, të shqiptarit të kohës, por jo vetëm të atij. Në rrugën e tij të shkurtër jetësore, nuk ishte kursyer, as atëherë kur ishte dërrmuar fizikisht dhe sëmundja i thoshte, hesht, mor hesht!. Ishte i ndërgjegjshëm se po shuhej dalëngadalë, se skenat e vurratat e mjerimit shoqëror ia kishin katandisur shpirtin dhe trupin, se e kishin plagosur në trup e në shpirt, por ishte i ndërgjegjshëm se në mos më shumë i kishte përshkruar diagnozën fatale shoqërisë së kohës, e cila marshonte e sigurt në theqafje.

Pavarësisht interpretimeve, për dhe kundër krijimtarisë së tij, pavarësisht se regjimi komunist për 50 vjet rresht e shfrytëzoi krijimtarinë e tij për ta diskredituar regjimin e Ahmet Zogut, fenë e zakonet prapanike, pavarësisht se në 25 vitet e fundit kleri dhe neozogistët po mundohen ta diskreditojnë krijimtarinë e tij, Migjeni po mbetet gjithnjë në piedestalin e poetëve më të mëdhenj dhe më të frymëzuar të kombit, po mbetet në mesin e poetëve më të frymëzuar. Për të ilustruar thellësinë e mendimit të tij realist, dialektik, po i referohemi poezisë së titulluar: “Kënga e Perëndimit”, në të cilin Migjeni ka shpalosur idenë e tij për të ardhmen e njerëzimit, të botës perëndimore kapitaliste, e cila për dallim nga Dielli alegorik, (si fije e besimit të dëshiruar), kënga e njeriut të perëndimit është kënga e njeriut të dehur nga besimi në vete.

Kanga e perëndimit

Kangë Perëndimi, kangë njeriu të dehun nga besimi në vete
Kanga e tij, një fe tjetër, me tempuj të tjerë, me meshë solemne,
ku prej mëngjesit deri në mbramje shkrihen ndjesitë njerëzore
n'apoteozën e hekurit; shpirtënt përshkohen në tymore,

Të cilat në fishkllim i përqeshen zotit të vjetër edhe qiellit
e me re të ndyt' tymi të dendun ndriçimin ia vrasin diellit.
Fe tjetër, fe e çmendun e Perëndimit të mrekullueshëm...
i ekzaltuem shklet njeriu në delirium të pakuptueshëm.

Dëgjon zanin q'i thotë feja. Plagos qiellin, e shpon tokën,
i shkyen horizontet e bardhë, zhvesh natyrën - ia heq kotllën.
Kult' i tij - kult i zhveshun! Nuk ia bren ma trutë enigmi -
e varros, mbi varr ia vë një shenj përbuzje o nderimi.

Kangë Perëndimi, kangë njeriu të dehun nga besimi në vete
Kanga e tij, shpres' e bukur, me flatra të një tjetër jete
në të cilën dielli do ndërrojë udhën: ka për t'u lindë nga Perëndimi
- por deh! nga lumnia tash humb kokën rruzullimi.

Me një "tango" qejfi tash ia ngatërron fijet zotit të vjetër
ka me ia skandalizue të birtë besnikë në planetë të tjerë,
Kanga Perëndimi, kangë njeriu të dehun nga besimi në vete...
Le të dëgjojmë kangën që mshtillet në shllung' avulli në pika djerse.

Askush më mirë se Migjeni në kohën e tij nuk e kishte kuptuar zhvillimin dialektik të shoqërisë, botën kapitaliste, (sipas tij) në rrugë të pashmangshme drejt theqafjes, madje nuk e kishin kuptuar as grupet komuniste të kohës, të cilat sado që e simpatizonin poetin, nuk ia kishin besën, sepse ai nuk ishte komunist i ekzaltuar, nuk ishte fare komunist dhe përveç ndonjë vargu frymëzues, nuk gjejmë një poezi të mirëfilltë, ku do ta ketë glorifikuar valën e diellit alegorik.

Migjeni ishte realist. Ishte intelektuali, që rrezatonte me filozofinë e tij, sepse ishte shumë më i emancipuar se rrethi intelektual i kohës ku jetoi dhe krijoi. Ai kishte përhapur idetë dhe mendimet e tij realiste mbi botën, njerëzit dhe problemet e shoqërisë shqiptare, por edhe njerëzore. Në ndonjë frymëzim momental i referohet edhe Niçes, krejt pa të keq, ashtu sikur i referohet edhe “paçavureve” të vjetra mijëvjeçare, ku “krahët i kanë varë pa shpresë-simbolet e shpresave të humbura, që me klithma të dëshpëruara bëjnë fjalë mbi jetën e perëndueme”, meqë kishin besuar se kishte mbetur dikur larg koha, ”kur kështjellat mijëravjeçare si xhixha shkëlqenin të lumtura”.

Migjeni i çori maskën klerit që nuk shprehte as përkujdesjen elementare për skamnorët, për më tepër ishte bërë pjesë e aparatit shtypës dhe shtypte edhe ndjenjat e skamnorëve, duke mos u hapur asnjë rrugë tjetër në jetë, përveç duke u premtuar jetën e përtejme, në të cilën gati askush prej tyre nuk besonte.
Vepra e Migjeni i ka përballuar dhe po i përballon me sukses baltosjes intrigante e djallëzore të qarqeve anti kulturore, ashtu sikur i ka përballuar nëpër shekuj dhe po i përballon edhe sot, “Dekameroni” i Bokaços, “Komedia Hyjnore” e Dantes, “Parajsa e humbur” e Miltonit, “Don Kishoti” i Servantesit, “Shpirtrat e vdekur” të Gogolit, “Karamazovët.” e Dostojevskit, e qindra vepra të tjera të fuqishme të artit, letërsisë e kulturës në përgjithësi.
Ahmet Qeriqi

NË MBROJTJE TË PËRKOHSHME, 1.525 MONUMENTE


Është publikuar lista e trashëgimisë kulturore nën mbrojtje të përkohshme për periudhën 2015-16.
Image result for kulla e osdautaj ne isniq
Tani shteti ka në mbrojtje 1.525 monumente për dallim nga përbërja e listës së kaluar, ku numëroheshin 1.441 të tilla.

“Trashëgimia kulturore në mbrojtje të përkohshme ka të njëjtat atribute me trashëgiminë kulturore në mbrojtje të përhershme.


Po ashtu, asetet e përfshira në këtë listë janë të mbrojtura edhe me ligj të veçantë, i kanë atributet mbrojtëse në aspektin ligjor të përcaktuar me ligjin e veçantë” thuhet në vendimin e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Ndarja e trashëgimisë kulturore është bërë në disa kategori, nisur nga kategoria e trashëgimisë arkeologjike, kategoria trashëgimisë arkitekturore, kategoria e objekteve të luajtshme, kategoria e peisazheve kulturore dhe kategoria e trashëgimisë shpirtërore.




(Floripress/Flori Bruqi)

________________________

 Mr. Prof. Nezir Beqiri: Kullat Shqiptare, djegia, rrënimi dhe ri ngritja e tyre


Në këtë shkrim do të shkruajmë për pasurinë gjithë kombëtare, për trashëgiminë kulturore, konkretisht do të theksojmë për Kullat Shqiptare dhe të kaluarën e lavdishme të kombit shqiptar duke kaluar nëpër etapa të ndryshme prej shumë dekadash. Kombi Shqiptar njëherit nuk do të humb kurrë trashëgëmin e të parëve e etërve të tij të ndritur, do të ruajë atë trashëgëmi të tij me plot devotshmëri. Po do jetë si një thesar me arë për gjeneratat e popullit që i takon. Së pari shprehim faleminderim të veçant për dhurimin e Librit Kulla Shqiptare nga i nderuari Prof. Dr. Fejaz Drançolli, të cilin me një pasion e dëshir të veçant e kemi lexuar dhe na ka lën një përshtypje shumë të lart dhe prej këti libri kemi mësuar shum njohuri të mëdha sa i përket rreth Trashëgëmisë Kombëtare Shqiptare dhe Kullave Shqiptare nëpër periudha të ndryshme kohore të egzistimit të tyre. Autori i respektuar në fjalë është i njohur sa i përket fushës së gjerë të trashëgëmisë kulturore shqiptare historike e kulturore të Kosovës dhe më gjerë të viseve Shqiptare. Dr. Fejaz Drançolli dhe më herët ka botuar botime të shumta si Historinë e Artit, Muzeologjin, Rrënimi i Kullës Shqiptare 2004, Trashëgëmia Monumentale në Kosovë. Dr. Fejaz Drançolli është ideologu i shumë nismave mbarë, dhe duke dhën një kontribut të lartë sa i përket njohurive profesionale. Prof. Drançolli pasuroi me këtë thesar të dijës tër kombin dhe me këtë vepër të çmuar si që është Kulla Shqiptare.

Për ngjarjet e Kullat Shqiptare në Kosovë, njohuri rreth këtyre monumenteve e vlerave kombëtare kemi në duart tona Librin unikat të Dr. Fejaz Dranqolli „Kulla Shqiptare“ i cili në asnjë çast nuk u ndal kurrë asnjëherë. Gjithë meritat madhore për këtë shkrim që përpiluam i takojn Prof të nderaur Fejaz Drançolli. Autori në fjalë na ka dhën njohuri shumë të përgjithshme dhe të qëlluara dhe është një udhërrëfyes i yni dhe i shumë gjeneratave të studiusve në Universitetin e Prishtinës. Prof i nderuar është një mësimdhënës shum modest dhe me njohurit e tij në ligjerimin e tij shembullor falë Zotit dhe angazhimit të tijë të denjë ne kemi arritur të kemi njohuri të përgjtihshme gjatë proçesit studimor akademik gjatë studimeve tona i jemi mirnjohës. Vlera e këtij Libri ka një begati shpirtrore të një populli të lashtë si që është populli Shqiptar.

Do të flsim për këtë periudhë të shkurtër që e shkatërruan, u plaçkitën, u rrënuan, u dogjën, mbi 500 kulla sot prej tyre ngelën vetëm muret konstruktive kurse disa të tjera u rrënuan në tërësi nga pronarët për shkaqe sigurie. Po këtu do të ndalemi në historikun e tyre të shkatërrimit njëqindvjeçar të kullës shqiptare e gjatë luftës shqiptare-serbe të viteve 1998-1999 në veçanti. Kjo e fundit ka një rëndësi të veçant, posaqërisht pas viteve 1999, kur kulla shqiptare si trashëgëmi kosovare pësoi në tërsi rrënime masive shkatrime e u dogjë në tërsi nga forcat paramilitare, policore ushtarake serbe. Po në këtë shkrim do të flasim në përgjithësi për rrënimin e kullave shqiptarte si në periudha të gjata historike nga shek. XVIII-XIX e më gjerë, e në dekadat e para të shek.XX që u rrënuan nga soldateska serbe po thua vetëm për tre muaj.
Do të flasim dhe për historikun e kullave shqiptare nga fundi i shek. XIX e deri në vitet 1998-1999. Po në këtë shkrimr do të flasim kryesisht për Kullat Shqiptare, në trevat shqiptare, që ishin dhe do të jenë me një rëndësi shumë të madhe.Ndër to do veqojm, sidomos kullat si në Rrafshin e Dukagjinit, Drenicës, Matit të Mirdites., dhe do të flasim për rrenimin e tyre. Do të cekim edhe disa kulla si të shtëpive të zjarrit banimit si në Strellc, e Istog, që ishin prezente qysh nga shek. XVIII e XIX, dhe janë me vlera të mëdha kombëtare, ndërtimi artikulturor, dhe që ze vendë kryesor në kulturën dhe traditën materjale të ndërtimtarisë shqiptare. Në kët shkrim flasim posaçërisht për Kullat si banesë shqiptare, duke përfshirë në territorin e Kosovës, të Shqipërisë Veriore, të pjesës verilindore të Malit Zi, dhe të Maqedonisë.
Por në theks të veqant do theksojm për rrenimin e tyre gjatë luftës së fundit që ishte në vitin 1999 në Kosovë ku një numër shum i madh është rrenuar, djegur prej Kullave Shqiptare sidomos në rrafshin e Dukagjinit. Autori i librit Kull Shqiptare me plot të drejtë jepë nëj pasqyrë të begatë dhe fakte se shqiptarët janë një popull me tradita të lashta ilire dhe janë autokton në trevat e tyre në këtë pjesë të Ballkanit. Kështu vepra e Dr. Fejaz Drançllit është një bagazh i dijës mbarë kombëtare po të flasësh me muaj të tër është si të fillosh prej së fillimi.
Vepra e tij ka një vlerësim shumë real të gjendjes së Kullave Shqiptare, të cilat ishin në vazhdimësi mikpritja e sofrës bujare të mbarë kombit shqiptar, dhe kështu autori jep një vlerësim të gjithmbarshëm dhe na dhuron njohuri të përgjithshme për Kulluat Shqiptare që ishin njëherit tradita mbarë kombëtare. Që po në këto Kulla janë lindur dhe u rritur shumë trima e trimëresha dhe ishin ato kulla fortifikatat dhe mbrojtja e dinjitetit dhe bazamenti i themeleve të kombit Shqiptar në mbarë hapsirat Iliro - Dardano - Shqiptare.

KULLA SHQIPTARE

Me ndërtimin e artitekturore, e në veçanti të kultures shqiptare, si të kultit e ashtu profane, e të karakterit publik shoqror e individual të banimit u murën shumë autorë të shumë profileve të ndryshme.Këtu flitet për të mirët kulturore në Kosovë gjatë pushtimit dhe pushtimit romak, bizantin, serb dhe osmanli nuk tregohen mbajtësit e kulturave ose ata I tregojnë si jo shqiptarë.Kultura materjale shqiptare jo vetëm që mohohet por, në kushtet e pushtimit serb, ndërsa pas Luftes së II botrore në veçanti, nga sistemi sllavo-komonist u shkatrrua shumë, u rrënua në forma dhe në mënyra të ndryshme, sidomos gjatë realizimeve të planeve urbanistike dhe të planifikimit hapësinor të qyteteve të Kosovës që kishin për qëllim edhe zhdukjen e gjurmëve të kulturës shqiptare.Po në rrënoja të objekteve iliro- shqiptare dhe të krishtera të kultit janë ndërtuar dhe ndërtohen objekte të reja ortodokse serbe që në fakt na ishin ato objekte iliro shqiptare të besimit krishter që i takonte pjesa dërmuese e kombit shqiptar.

Për kullat si banesa ekzistenciale fortifikuese shqiptare, kemi shumë mendime të laramishme e mjaft kundërthanje nga autorët sllav në veçanti ku i japin një koncept krejt tjetër, por ato janë vetëm trillime të tyre sepse në realitet është krejt ndryshe sepse ato na takonin ne shqiptareve me shekuj.Kullat si banesa të fortifikuara u ndërtuan edhe në territorin e Shqipërisë Veriore.
Banorët e këtyre viseve shqiptare, për tju përshtatur nevojave të kohës dhe jetës, realizuan banesat e fortifikuara të tipit kulla.Këto ndërtime u realizuan gjatë shek. XIX, ndërsa sidomos gjatë gjysmës së dytë të shekullit XX.si në pjesët e tjera të territorit shqiptar ku ishin karakteristike këto kulla, edhe në Shqipërinë Veriore, përkatsisht në trevën e Matit.
Kulla e Shqipërisë Veriore një tip artekturor që u bë mbizotrues në krahinen e Matit ishte ndër të tjera, objekt studimi i autorve F.B.Nopscha dhe R.Heberland. Kullen e Matit e të Mirditës studiuesit të në e shohin si një ndërtim jo origjinal dhe të importuar nga Perendimi. Por nxirret konklundimi se këta studiues nuk kanë pasur njohuri të duhura për kullën si ndërtim artikulturor në trashigimin kulturor materjal shqiptar.

Historiku i rrënimit të kullës shqiptare

Kulla si banesë shqiptare në studimin tonë është shqyrtuar me një theks të posaçëm. Duhet cekur se kulla, pos që ishte objekt shqyrtimi, analizve dhe studimemi i autorëve t huaj e shqiptarë gjatë përiudhave të ndryeshme, ka edhe një histori të veëantë. Fjala është për historikun e rrënimit më se njëshekullor të këtij objekti fortifikues familjar.Sipas dëshmive dhe shënimveve që zotërojmë, rrënimet e kullave shqiptare janë bërë në forma dhe mënyra të ndryeshme dhe ato filluan gjatë sundimit osman, përkatësisht në fazën e tretë dhe të katërtë të Rilindjes Shqiptare, por kemi raste edhe me herët. (F. Drançolli, Materiali, ditari nga njohja terrenit mbrenda viteve 1979/80) Një ndër shkaqët e shkaqet e shkatërrimeve të periudhës në fjalë ishin ekspeditat luftarake osmane kundër popullatës shqiptarte që luftonin për autonomi si dhe strehimi i Rilindasve në këto kulla. Banesa e tipi kullë, përveç vlerës së mirëfilltë të banimit, u bë gjatë Lëvizjes Kombëtare Shqiptare simbol i qëndresës dhe i luftës për liri e për autonomi.
Ajo qe shprehje e vetëdijes së lartë kombëtare për ruajtjen e kultivimin e trashegëmisë dhe të vlerave identifikuese, etnike të traditave shqiptare disa shekullore. Si dëshmi për këtë kullë, duhet cekur, si ajo e Isa Boletinit në Shalë të Bajgorës.
Vendbanimi i forifikuar familjar i Boletinëve, përkatësisht kullat e Isa Boletinit u shkatërruan tri herë në vitet 1830-1832; 1895 si dhe dy herë gjatë dekadës së parë të shekullit XX konkretishtnë 1908 dhe më 1912. Ndërsa dy rrënimet e fundit u bënë nga xhonturqit.Kulla ose Oda e Isait edhe sot ka mbetur rrënojë ku shihen trajtat e mureve ekzistues. Pra si shihet të pesë shkatërrimet e shekullit XIX dhe XX u nbëb gjatë periudhës së katër fazeve të Rilindjes Kombëtare Shqiptare.


Kulla e familjes Osdautaj në Isniq

Po këtë fat e përjetuan të rrënimit dhe kullat e Lugut të Baranit, si dhe banorët e këtyre trevave morën pjesë aktive në Lidhjen e Prizrenit 1878-1881. Në betejën e korrikut të vitit 1893 që u zhvillua në udhëheqjen e Haxhi Zekës kundër ushtrisë së madhe turke të cilën e komandonte Mustaë Çerkez Pasha, u rrënua kulla tri katëshe e Ali Bajraktarit. Kulla u godit nga artileria turke, meqë në të ishte vendosur Bajram Curri me vullnetarët e vet i kishte ardhur në ndihmë Haxhi Zekës. Kjo kullë më pas edhe u rindërtua. Kështu ishte edhe me disa kulla të tjera të Vranocit si dhe fshatrave të tjera të Lugut të Baranit.

Xhonturqit dhe sulmet e tyre ndaj Kullës Shqiptare

Ndërtimet fortifikuese arkitekturoe pengoni Portën e Lartë, sepse në rastre nevojë për mbrojtjen e interesave kombëtare shqiptare kulla shëndrohet në fortesë. Pikërishtë për këtë, Porta me qëllim të shuarjes së qëndresës luftarake, dërgoi ekspedita ushtarake për t’i shkatërruar, dhe për t’i rrënuar ose për të ndërhyrë në ndryshimin e formave arkitekturore të kullave në Kosovë, përkatësisht për hapur dhe për të rritur të hapurat dhe dritaret e dyshekllëkut e të odës së burrave, si dhe të pjesëve të tjera të kullës.


Gjithë kjo ekspedit në fjalë iu besua komandantit Xhavit Pasha kjo ekspedit u realizua në pranverën e vitit 1909, ku Xhavit Pasha me ushtrinë e madhe që e kishte shkatërroi shumë kulla në Isniq, rrënoi po dhe shumë të tjera në Pejë. Nga gjithë kjo ekspeditë, shumë kula të Pejës u shembën nga zjarri i artilerisë. Nga artileria turke u godit eshe kompleksi i kullave të Xhevat Beut në Pejë. Kompleksi në fjlaë, që gjendej në pjesën e Mëhallës të Pelivan Mejdanit, ishte një realizim nga shekulli XVIII-XIX.(Z. Cana, Lëvizja Kombëtare në Kosovë ( 1908-1912), Prishtinë, 1979 fq 79)Ndërtimet, përkatësisht „ kështjela“ familjare u granatuan nga kodra e njohur –Tabet e Pejes. Ky kompleks në gjendjen fillestare pos kullës tri katëshe, kazamateve, kishte edhe shtëpinë në kat, pra objektin familjar si dhe ndërtime të tjera përcjellëse ekonomike.
Gjithë tërë kompleksi ishte i rrethuar me mure avllie të realizuara nga gurët të përpunuar, të lidhur me llaç gëlqere. Kështu ishin edhe pjesët e tjera. Gurët u morën nga Ilixxha e Pejës. Në këtë kohë, kompleksi në fjalë kishte një sipërfaqe prej afro tri hektrarësh.

Mbretëria SKS (Serbo-Kroate-Sllovene), gjatë viteve 1918-1941 u djegi shtëpitë, e kullat e shumta Shqiptare nëpër fshatrat e Drenicës
Kullat shqiptare, pësuan rrënimet pos periudhave të përmendura, eshe gjatë sundimit të Mbretërisë SKS( Serbo-Kroate-Sllovene), gjatë viteve 1918-1941, pra mes dy luftrave botërore si dhe pas Luftës së Dytë Botërore (1945-1999). (F. Drançolli, Kulla Shqiptare .38,-111) Në periudhën e Mbretërisë SKS rrethanat shoqërore- politike ishin tejet të vështira dhe gjatë kolonizmit agrar të Kosovës me elementin sllav në veçanti. Reformat agrare borgjeze në Kosovë nuk kishin të bënin me realitetin, ndarjen e drejtë të tokës për fshatarët që e punonin. Kishte burgime të shqiptarëve pa vendime gjyqësore, internime nëpër kampe përqendrimi në në Serbi. Në kohë në fjalë kishte djegie të fshatrave, bombardime dhe turturime të shumë llojshme të shiqiptarëve. U dogjën shtëpitë, çardaqet e kullat e shumta nëpër fshatrat e Drenicës Llapit, Shalës dhe Dukagjinit. Sidomos pas 1924, sepse deri në vitin e cekur Azem Bejta ishte zotërues i vërtetë i Drenicës dhe kurë nuk lejoi të shkelë këmba e serbit nëpër këto anë.

Gjitha këto shkatërrime që janë bër ishin të papara deri në këtë kohë. Këto masa të ndërmarra kishin për qëllim shpërnguljen e shqiptarëve për në Turqi dhe pjesët e tjera të botës. (H. Bajrami, Rrethanat shoqrore dhe politike në Kosvës me 1918-1941, Prishitinë, 1981, fq. 5-70) Në kuadër të komplekseve në fjalë duhen cekur disa fshatra e qytete me ekzemplarë të kullave të veçanta: Nivokazi, Batusha, Brovina, Juniku, Deçani, Prielepi, Carrabregu, Strellci, Isniqi, Raushiqi, Vranovci, Istogu, Vrella, Peja, Dobrosheci, Buroja, e shumë e shumë fshatra të tjera të Kosovës. Gjatë ekspeditës së viteve të cekura u vlerësuan disa dhjetëra komlekse si dhe kulla të veçanta me qëllim të përcaktimit të cilësive, vlerave dhe rëndësive të shumëfishta të tyre si monumente të një arkitekture të banimit të një periudhe historike. Më pas u vunë në mbrojtje të shtetit. Por dhe u hapen dosjet e veçanta te kullave. Ndërsa për këto kulla nuk u mor asfarë mase mbrojtëse teknike, rigjeneruese dhe rivitalizuese. Me këtë u la të kuptohet se kjo ishte e tra në lidje me trajtimin dhe mbrojtjen e kësaj kulle, përkatësisht të komplekseve të fshatrave të sipërpërmendura më lart si dhe të qytetit të Pejës dhe më gjerë.

Kullat Shqiptare në shenjestër të vandalizmit serbosllav

Faza e dytë është kjo e luftës së viteve 1998/1999. Lufta na solli dëme të mëdha, pasojat e së cilës u manifestuan në të gjitha fushat, segmentet dhe problematikën e shoqërisë kosovare. Në këtë luftë pësoi popullsia, industria, ekonomia, arsimi, shkenca, kultura dhe arti.Trashëgëmia kosovare kishte dyfish fat të keq: koha ishte një ndër faktorët evidentë, por që në një mënyrë përballej me shumë vështërsi, por ka pasur dhe shkatrime të planifikuara nga pushtuesi serb, e planifikimet e tyre që ishin në një organizim nga ata posaçërisht gjatë realizimeve të planeve të planifikimeve hapësinore, të planeve urbanistike të qyteteve të Kosovës e që kishin për qëllim zhdukjen e komplekseve urbano-arkitekturale, ekzemplarëve të veçantë të objekteve të vjetra qytetare të banimit, dhe ndërtimeve të ndryeshme,.

Rrënimet e Kullave Shqiptare

Që ishin të vlerësuara dhe kishin vlera dhe rëndësi historike, arkitekturale, pikturale, ambientale, gjurmëve të lokaliteteve arkiologjike, gjurmëve të kulturës shqiptare e veçmas, kjo eë fundit që ndodhi pas luftimeve të para në Kosovë, 1998/ 1999. Kjo pasuri jetike shqiptare shumë shekullore e mjeshtërve dhe artistëve shqiptarë ishte në shënjestër të vandalizmit të pushtuesit të regjimit serb. Kjo, në mënyrë drastike dhe më së shumti, u shpreh gjatë luftës së viteve të sipër përmendur kur këto monumente masivisht u plaçkitën, u dogjën dhe u rrënuan nga forcat paramilitare serbe e nga policia dhe ushtria e rregullt serbo-sllave por është ndimuar edhe nga serbet lokal që kanë qenë banorë të Kosovës. Në këtë mënyrë u shkatrrua e u rrënua kompleksi i Mullirit të Haxhi Zekës në Pejë. Në vitn 1998 u granatua, u plaçkit dhe u dogj kompleksi i kullave në Deçan. Nga kompleksi i kullave në Deçan, i cili ishte krijuar në shekujt XVIII-XIX dhe pos një kulle tjerat nuk kan mbetur fare të gjtiha janë shkatruar nga pushtuesit serb. Rrënimet e këtyre viteve posaçërisht të vitit 1998 ishin një qëllim për shkatrimin dhe shfarosjes me përmasa të mëdha ndaj gjdo objekti që ka trashëgëmi shqiptare ato morën ho veçmas pas marsit 1999, kur u plaqktin, u djegën dhe u rrënuan në tërësi një numër i madh i trasëgëmisë etnokulturale shqiptare. (Gjersisht, Barbaria serbe ndaj monumenteve islame në Kosovë, shkurt, 98-qershor 99, Bashkësia Islame e Kosovës, Prishtinë 2000; F, Drançolli, Veprimi shkatërrues serb ndaj monumenteve ...fq 171-178.)
Rrënime, djegje, e shkatrime përjetuan edh ekomplekset ruraloarkitekturale të kullave në Nivokazx, Borovinë, Botushë, Smolicë, Junik, Carrabreg, Deçan, Prilep, Strellc, Isniq, Vranoc, Raushiq, Baran, Vrellë, Istogu i vjetër, si dhe kulla në Dobroshec të Gllogogocit, si dhe e vetmja kullë qytetare në Mitorvicë nga shek. XIX. Por edhe kullat e Pejes pësuan rrënime vandale nga forcat barbare serbo-sllave.Duhet cekur se pos komplekseve pësuan edhe konaqet, ekzemplarë të veçantë të ndërtimatarisë dhe të mjeshtërisë shqiptare, të cilat u dogjën po dhe këto në tërsi. Ne do të permendim dhe Kompleksin e Jashar Pashës-Haxhi Zekës, Kompleksi i Zenel Beut, Komleksi i Broqve, i Kurtulve, Kulla e Mahmutagve etj. Gjithë këto shkatrime të kulturës materiale e djgiet e pamëshirshme që bëri policia serbe dhe ushtria paramilitare dhe ajo e rregullt serbe ato nuk ishin parë ndonjëherë në këto vise e territore të banuara me shqiptar, dhe nuk ishin në historinë e njerzimit.
Populli serb me paramendim i nxitur deri edhe nga klerikët fetar që paturpshëm e quanin vetën „popull hynor e qiellor“ plaçkiti, dogji, rrënoi pa mëshirë shumë objekte, monumentale, me destinime fisnike dhe vlera të larta historiokokulturale. Por në të vërtet, ky ishte një realitet i hidhur për kombin tonë shqiptar, që ishte një katrahurë e përsëritur sa e sa herë populli shqiptar në shumë kohëra.

Po ashtu autori me origjinë sllave D. Petroviq u mor me çështjen e kullës si banesë shqiptare në Rrafshin e Dukagjinit, po ky autor mbështetet në studimet e etnologëve Nopscha dhe Hebreland. Ky studius duke mos shqyrtuar në mënyrën kritike mendime të autorve të cekur, jo vetëm që bie në përsëritje, por bën edhe lëshime të njejta lidhur me kullën shqiptare, ajo jo vetëm që është e mangët por është edhe jo e plotë dhe tejet subjektive. Njëherit ky studius në fjalë kullën shqiptare dukagjinase, siç e quan ai këtë kullë e sheh si një ndikim të kullës së Shqipërisë, por e përcaktuar për ndonjë krahinë shqiptare të territorit të Shqipërisë.

Sipas tij kullat në Plavë e Guci kanë ngjajshmëri shumë të madhe me ato në Kosovë, veçmas ndryshojnë paksa në disa hollësira të rregullimit të skemës në katin epërm.Petrovic vren edhe lidhjen në mes kullave si banesa të Rrafshit të Dukagjinit, të Shqipërisë Verore dhe të pjesës verilindore të Malit Zi.86 Por kjo lidhje e ngjajshmëri për ne është sa e kuptimt, po aq dhe logjike dhe e natyrshme, pra këtu kemi të bëjmë me kullat e trevave të caktuara të trojeve etnike të banuara kryesisht me shqiptar, që i ndërtonin vet këto kulla, banesa të tipit kulla, në kohë periudha dhe kushte shoqroro ekonomike e politikepërafërsisht të njejt. (Dr. Drançolli F Kulla Shqiptare Prishtinë 2001 fq.70) Kulla në të vërtet është një kështjellë e vogël, të cilën e ndërtuan më se shumti shqiptarët si rezultat i rrethanave jo të mira politike dhe sigurie të cilat ekzistonin në këto vise me shekujt e kaluar.Mendojmë se është me rëndësi të madhe të theksojmë se kemi Kullën në Llozhan të rilindasit tonë të kombit tonë të madhit Haxhi Zeka. Ky është një ndërtim masiv i realizuar në gjhysmën e dytë të shek. XIX për nevojat e rilindasit të kësaj ane, Haxhi Zeka.

Kulla ka një konstruksion masiv me dyshllek të fshehtë e të veçuar në anën jugperindimore të katit më të lartë, si dhe ballkaon që del në formë a në treshkallor në fasadën jugore. Kjo Kullë paraqet një ekzemplar të arkitekturës popullore të përshtatur për nevojat e rilindasit tonë Haxhi Zeka. Kullat si një ndërtim i arkitektures, tip banesash individuale shqiptare, në Rrafshin e Dukagjinit u paraqitqë në dhjetë vjeqarin e fundit të shekullit XVIII. Në Kullën e Haxhi Zekës në kompleksin e ashtuquajtur të Jashar Pashës si psh. Lidhja e Pejës 1899, nën udhheqjen e Haxhi Zekës u bënë shumë tubime si ajo e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, në Junik në Kullën e Avdyl Hoxhës ku ishin ideologët, luftëtarët e paepur të kësaj lëvizje. Kemi edhe Kullën e Isa Boletinit në Mitrovicë, ate të Mic Sokolit në Tropojë etj..Kulla e Rrafshit të Dukagjinit shton autori si rregull është tre deri në katër katëshe por kemi edhe në dy katëshe të ndërtuar në ato vise sidomos të Dukagjinit.Këto kulla janë të ndërtuara me tavane prej druri dollapët, trapazani, dera e odës e gdhendur dhe e punuar nga druri dhe shkallët po ashtu nga druri të punuar shumë mirë,porn ë rrethet e Pejës, Istogut, Deçanit e të trevave të Drenicës,kemi nga një palë shkallët nga ana e mbrendshme, a ndërsa në rrethet e Gjakovës dhe të Pejës i kanë pasur nga dy palë shkallë.

Kullat Shqiptare në Rrafshin e Dukagjinit në veprën Gjurmë e gjurmime të autorit Mark Krasniqi

Mark Krasniqi është një autor i shumë punimeve, kumtesave studimeve dhe veprave të shumta të dala shkencore, ku si një etnograf merret ndër të tjera, edhe me problematikën dhe çështjen kulturor edhe materjale, përkatsisht me Kullat e banesës shqiptare ku ndër to na mirret drejtpërdrejt me çështjen e Kullës në Rrafshin e Dukagjinit.Që i thekson në mënyrë më të mirë të mundshme për gjithë Kullat që egzistonin si në Dukagjin e Drenicë e rrethinat e trevave të territoreve shqiptare si në Matë të Mirditesë ku egzistonin një numër bukur i madhë tyre. Mark Krasniqi në veprën e tij na merret edhe për ndërtimin e Kullave për faktorët që ndikuan në lindjen dhe ndërtimin e tyre të këtij tipi a objekti të banimit në trevat e territorit të banuarë me shqiptarë, dhe thekson në mënyrë të kjartë se Kullat në Kosovë gjithmon i kanë ndërtuar vetëm shqiptarët.

Këto Kulla na tregojnë vetëdijen kombëtare gjithë shqiptare gjatë Lidhjes së Prizrenit 1878 lëvizjen çlirimtare që ishte në atë kohë dhe kishte detyra patriotike për të dalë nga zgjedha osmane, zhvillimin e raporteve të reja shoqrore kapitaliste, situatën politike, sociale dhe ekonomike, përkatsinë klasore, gjakmarrjen, ngatrresat mes vete, çetat e kaçakve që ishin të pranishme në atë kohë në malet e Bjeshkve të Nemuna. Mark Krasniqi para se të përqendrohet në kullat si banesë në Rrafshin e dukagjinit autori i rrespektuar i joni thekson se kullat në territorin e ballkanit shtrihen Greqi, Bullgari, në Rumani, në Maqedoni, në Malin e Zi, në Bosnje, në Dalmaci dhe në territore të banuara me shqiptarët.Por autori na thekson se Kullat në territorin e Rrafshit të Dukagjinit ishte një ndërtim i veçantë, dhe kemi familje që mirreshin me ndërtimin e tyre si janë ato familje të njohura si Begollët në Pejë, Kryezinjtë në Gjakovë, që kanë ndërtuar Kulla në qytete të veta. (Dr.Drançolli F Kulla Shqiptare Prishtinë 2001fq 105-109). Trashëgëmia është themeli i kulturës shqiptare. Ajo krahas gjuhës prezanton me përpikëmëri etnitetin dhe identitetin e popullit në fjalë. Pikërisht për këtë duhet t’u kushtohet një trjatim me qasje të mirëfillta shkencore. Këto vlera etnokulturore. Pos që shërbejnë si burim material për studimin e së kalurës, kanë rëndësi të madhe në hulumtimin e jetës së njeriut dhe ambientit ku jeton.

Kulla Banesa të Fortifikuara ishin dhe Shkolla Shqiptare

Në shekullin XVIII e XIX Kullat Banesa Shqiptare paraqitet si një tip i veçantë i përmendoreve materjale të kulturës së popullit shqiptar, kur këto ndërtimesh arkitekturore qenë të nevojshme dhe u realizuan në numër të madh si në fshatra, ashtu dhe nëpër qytete, si në Pejë, Gjakovë, Mitrovicë, Dibër, etj. Kullat luajtën një rol shumë të rëndësishëm në jetën e pronarve të objekteve, ku përveç banimit të antarëve të familjeve, u shfrytzonte edhe për strehimin e bagëtive. Ndërsa në rastë lufte apo mbrojtes së interesave kombëtare, personale dhe familjare, kulla u shëndrua në një fortesë të njëmendë, meqense këtë e shoqronte edhe elemente fortifikuese mbrojtje në rastë sulmi ndaj tyre u përdornin për mbrojtje.

Sikurse te çdo popull, po ashtu edhe nga gjiri i popullit shqiptar gjatë shekujve dolën mjeshtër, e kryemjeshtër dhe arkitektë të shquar që lujtën një rolë shumë të madhë dhe dhanë kontribut të lartë në ndërtimin e Kullave Banesave të fortifikuara të Shkollave Shqiptare. Kemi Kullën në Deçan Kulla dy katëshe, ate në Junik kullën dy katshe, e në Carabreg të Deçanit po edhe ajo është dy katshe,e Pejë ku e ndërtuan mjeshtrië shqiptar që I ndërtuan në periudha të ndryshme që ishin kryesisht për banim, që u ndërtuan në mënyrë masive në fund të shekullit XVIII e veçanërisht në shekullin XIX ju përgjigjë situatës së krijuar anarkisë së gjithmbarshme historike.116Këto lloj Kullash të fortifikuara u ndërtuan si në Malësin e Gjakovës, në rrethin e Gjakovës, rrethin e Istogut, po në krahinën e Matit të Mirditës, në trevat e Drenicës , Lurës, të Pukës, në Malsinë e Krujes.Këto objekte me rëndësi të fortifikuara u ndërtuan edhe nga shqiptarët e Malit Zi, përkatsisht në Plavë, në Guci dhe Vishnjevë.Nga gjithë këto Kulla kanë mbetur ajo e Regjepagajve në Plavë si dhe Kullat e Prenë Sokolit, kanë në katinë më të lartë galerit dhe dyshekllekët e drurit . Por natyrisht gjith këto kulla nuk janë në gjendje fillestre sepse kanë egzstusr si kushtet natyrore dhe atmosfrerike në këtë trevë dhe për atë arsye kanë një konstruksion të atillë si Kulla e Dedë Nikollës po ashtu është dy katëshe me dëshllekun prej guri, që del nga muri perimental i kullës në formë anëcakuKemi edhe kullën e Kara Mustafës. Në Dibër Në Maqedoni, si ajo Kulla e Sefedin Aga nga dibra dhe njhet si Kulla e Sefedin Agës nga Dibra që sot është pronar Asllan Lloga në katin e spërm ka fasadën perëndimore ka galerinë prej druri që është në nivelinë e katit të dytë por në mas të madhe kullat kanë humbur tiparët.
Kullat Shqiptare në Rafshin e Dukagjinit dhe në Malsinë e Gjakovës
Në Rrafshin e Dukagjinit ekzistojnë një numër i madh i ekzemplarëve të arkitekturës popullore, përkatsisht i kullave si banesa të fortifikuara që janë të ruajtura deri në ditët e sotme, dhe ku prej tyre edhe në një gjendje shumë të mirë. Këto lloj kullash i përkasin kryesisht fundit të shekullit XVIII e deri në dhjetëvjetshin e parë të shekullit XX. Po në Rrafshin e Dukagjinit si banesë fortesash gjatë periudhës së Rilindjesë Kombëtare gjeti një përkrahje dhe u ndërtua në një numër të konsiderushëm si në fshatra, po ashtu edhe në qytete.

Po në këtë kohë Peja dhe Gjakova, si qendra të Rrafshit të Dukagjinit, ishin të trazuara si në pikëpamjen politike, ashtu dhe në aspektin e pasigurisë. Por edhe jeta e tyre ishte e pasigurt e gjithë pasuria e tyre e fshatarve dhe qytetarve.Kemi edhe Kulla me dyshllek prej druri e njëkatshe në Deçan. Kemi kulla në rrethin e Pejës ku janë të ruajtura më së miri po edhe në fshatrat e Rrafshit të Dukagjinit ku kullën e gjejmë të rrethuar me avlli e gardhe, në oborrin e shtëpisë arrihet nëpër një derë të madhe dykanatëshe të drurit e cila ka një deriçkë, nga një materjalë i njejtë, në për të cilin kalojnë e kumunikojnë antarët e familjeve, e musafirët etj.Por kemi edhe Kulla që në katin e parë i kanë Ahurin i cili shërben dhe shfrytzohet për nevojat për strehimin e bagëtisë. Ky mjedisë, mund të jetë i ndarë, varsishtë nga lloji i shtazëve. Por elementet e përbërse të ahurit janë grazhdi dhe rrethanakui viçave. Grazhdi mund të jetë i ngritur nga gurët, nga materjali dru apo edhe i thurur me thupra, shtroja e tij mund të jetë me gurë me kalldërm ose me përbërje natyrore, por kjo mvaret nga tereni, ky katë përdhes i ka disa të hapura të vogla, deri katër në formë të frengjive që këtu kemi frengji të vërteta që kanë karakterin mbrojtës dhe kemi dritaret vetëm nga oborri, që shërbenin për mbrojte shërbenin edhe për ajrosje e dritëçuar këtë mjedis.Kemi dy porta tek ahuri që ishin të mbuluara me hark dhe me fasada të ndryshme. Portat nga mbrenda sigurohen me shul, por këtu kemi edhe shkallët e mbrendshme që shpien drejt katit më të lartë. Kemi kullën në fshatin Vrellë te rrethi i Istogut që është ahuri dhe shtëpia e zjarrit janë të ndara.

Kullat Shqiptare Simbol i Qëndresës

Kemi në katin e dytë Odën e Burrave e cila paraqet mjedisin kryesor më të pasur të ndërtimit. Kjo odë fiton nga efekti me oxhakun, dollapët, me dollapin e bukës, me tavanin, me raftet, me trapazanin dhe me derën e odës që i kushtohet një zbukurimi shumë të madhë sidomos të veçantë.Po këtu në këto oda kemi dekurimet e shumta dhe funksionale sidomos të atyre odave të burrave të fshatrave e që vlenë të përmendet se ato nuk janë të realizimit të njejtë artistik. Në pejë kemi Kullat të cilat janë punuar në gdhendje në dru me një trjatim të veçant e të posaçëm dhe me aftësi të rralla mjeshtrore të talentuar shqiptar.

Ndriçimi i këtyre odave bëhet përmes dritareve të mbuluara me hark dhe të realizuara nga gurët e gdhedur dhe kishin një estetik shumë mjeshtrore por ishte edhe gjendja materjale e pronarve u vrejke gjatë ndërtimit edhe pozita sociale e pronarit në kohën e ndërtimit të kullave.
Kulla Shqiptare ishte simbol i Qëndresës kombëtare
Banesa e tipit kullë, përveç vlerës së mirfilltë të banimit, u bë edhe gjatë Lëvizjes Kombëtare Shqiptare simbol i qëndresës dhe i luftës për liri të kombit tonë shqiptar. Kishte një shprehje të lartë të vetëdijes kombëtare për ruajtjen dhe për kultivimin e trashëgimit dhe të traditave shqiptare disa shekullore.Në Kosovë përkatsisht për të mbyllur elementet mbrojtëse, pra frangjit, njëherit për të për ti hapur dhe për ti rritur dritaret e dushekllëkuët e odave të burrave dhe pjesët të tjera të kullave, gjithë kjo ekspedit iu besua komandanitit Xhavit Pashës. Po kjo ekspedit u realizua në pranverën e viti 1909, kur shkatroi me ushtri të madhe Xhavit Pasha në Isniq që ai pasha i dëmtoi shuë kulla. Nga kjo ekspeditë shumë kulla të Pejës u shembën nga zjarri i artilerisë. Gjithë kjo u bë me qëllim të caktuar vetëm e vetëm për të ndalë Isa Boletinin. Po me këtë rast ndër të tjera, nga altileria turke u rrënua karollhania e kullës trekatëshe e Avni Rrustemit, që na ishte në fshatin Strellci Epërm, rrethi i Deçanit, me motavicionin se kishte qenë për konak Isa Boletini.
Kullat Shqiptare në trevat e Matit dhe të Mirditës
Në Shqipërinë Veriore, si në trevat e Matit, të Mirditës, kemi ndërtimin e kullave, si në viset malore ku turqit nuk arritën të vendosnin sundimin e vet të plotë.Po kjo e bëri të ruhën zakonet e e organiziminit fisnor, të cilat penguan zhvillimin e marrëdhanieve feudale në kuptimin e vërtet të tyre.151Po në këto rajone në shekullin XVIII-XIX sundonin feudalët Zogollaj, Çelaj, Allamanë, Buzhiqë dhe Skënderaj,gjithë këta feudalë si për qëllim e kishin që ti rrisnin pronat e tyre.Gjithë ata fshatar që kundërshtonin plaqkitjen e pasurisë së tyre ata feudal e bënin zhdukjen e tyre, dhe po këtë feudal në mesin e fshatarsisë bënin për çarje, futnin grindje, vrasje dhe hakmarrje në mes familjeve fshatare të kësaj krahine, pra të Matit.Sot në trevat e Matit të binë në sy kullat e fortifikuara dhe të vendosura larg njëra-tjerës, që ishin të forta e të larta e që veçohen nga karakteri i vet mbrojtës. Këto Kulla na paraqiten në një numër të madh fshatrash të kësaj krahine të Shqipërisë Veriore paraçiten në këto fshatra :Klos, Dars, Fulçet, Gurrë e Vogël, Shulbarter,Kurdari e Shelli, të gjitha këto kulla u vendosën në vende mbizotruese.

Kullat Shqiptare me shtëpinë e zjarrit në Strellc

Kulla si banesë shqiptare nga paraqitja e saj, e fundit në shekullin e XVII e deri në dhjetvjeçarin e parë të shekullin. XX ka kanë pasur një zhvillimin evolues dhe të panderprerë.Në gjysmën e dytë të shek. XIX ndërtimi I kullës në disa rajone u përhap edhe në shtresat e gjera fshatare e qytetare. Mirëpo, në raste të veçanta përpos derës së vetëme në katin përdhes, hapje të këtij lloji dhe formë ndërtimi arkitekturës kishin eshe në katin e parë Kemi komplekse të veçanta të kullave me shtëpi të robëve të antarve të familjeve, të ndara, të veçuara mes vete, kemi pasur në fshatin Strellc e përkatsisht të Strellci Epërm.Kulla më e njohur ka qenë ajo në rrethinën e Deçanit ku konkretisht i ka takuar familjes Rrustemaj, dhe e cila ishte në këtë rastë egzistonte kulla tre katëshe dhe shtëpia e robëve, kulla në shtrirjen e saj horizontale njëkatëshe, si ndërtim i fazës së dytë të sajë.Lidhja me kullën dhe me shtëpin e robëve është bërë me anë të urës së ndërtuar nga druri dhe në katin e parë si në rrethinen e Deçanit po edhe në gjysmën e shekullit XIX kemi ekzemplarë të njëjtë edhe në familjen Curri.
Kulla me shtëpinë e zjarrit në Istog
Kemi Kullën e shtëpisë së zjarrit të familjes Bajraj në Istog, ljo kullë ishte e njohur si kulla e Adem Bajrit, e cila është ndërtuar në një ndërtim brenda një faze dhe njëkosisht, ku kemi kulla një katëshe dhe dy katëshe shtrirhen në mes veti horizontale ishin të lidhura mes veti.175 Me dallim nga ajo e fshatit Strellc i Epërm, ky kompleks si tërsi e njohur është një ndërtim Brenda një faze dhe njëkosisht .Në rastin e këtij ekzemplari,ishin të ndërtuara prej materjalit të fort si prej gurit e prej drurit dhe kishin vlera të mëdhë të arkitekturës shqipëtareNë dhjetëvjetshine fundit të shekullit XIX na paraqitet edhe një ekzemplar i veçantë i kullave me shtëpinë e zjarrit si kompleks siç e kemi në rastin e kulles së shtëpisë së zjarrit në Istog.

Trashëgimia e Kosovës

Me njohjen dhe themeleimin në studimin e kulturës materiale dhe shpirtërore kombëtare, vetvetiu duhet të rritet edhe mirëkuptimi, toleranca për ruajtjen e kulturave të etnikumeve të tjera. Të theksojmë se niveli i kulturës së një populli tregohet në tolerancën ndaj së kalurës, në bashkëpunimin ndërnjerzor dhe ndërkombëtar në lidhje me ruajtjen e trashëgëmisë nga e kaluara qëndron si tërsdi e të gjithëve. Mosëruatja e mosinteresimi, rrënimi, mospërfillja e në anën tjetër të veçuarit me egoizmm të trasdhëgëmisë vetjake ose kombëtare kanë rëndësi dhe efekte të kundërta. Arti kultura, përkatësisht trashëgimia materiale shqiptare është më interes dhe vlera të veçanta mbarëkombëtare si dhe më gjerë.Trasëgëmia paraqet “skeletin dhe gjuhën” e popullit shqiptar. Sikurse njeriu që nuk mundet të qëndroj pa konstruksionin skeletor, ashtu edhe shqiptarët nuk kanë ardhmëri pa trashëgimi. Trashëgëmia kulturore ka rëndësi dhe vlera për vetë kosovarët. Ajo më së miri fet dhe dëshmon për të kalulrën e bujshme të shqiptarëve. Trashëgëminë etnokulurore duhet ta mbrojmë, ta studiojmë, ta konservojmë, ta restaorojmë, ta ta rivitalizojmë dhe ta publikojmë, me qëllim të kultivimit të traditës në ruajtjen deri në imëtësi të tyre. Trashëgimia e Kosovës ndër shekuj pa dallim etnie e fetare, në një masë të madhe është shfrytëzuar, kultivuar dhe ruajtur nga krijuesit e saj.

Në këtë shkrim kemi theksuar si më lart për Rrënimin e Kullave Shqiptare. Kosova si pjesë e territorit etnik shqiptar, duke filluar nga periudhat parahistorike, konkretisht nga neoliti e deri në ditët tona. Kullat Shqiptare në përgjithsi ishin në vazhdimsi nën shenjestrën e osmanlinjëve e posaçërisht gjatë Lëvizjes Kombëtare, Lidhjes së Prizrenit. Në periudhën në fjalë, ato shpesh u granatuan dhe u rrënuan, u djegën ose ju ndëruan trajtat e disa elementeve konstruktive. Këto rrënime ndodhën edhe gjatë kolonizimit me elementin sllav të Kosovës. Në kohën e cekur shqiptarët pos që u keqtrajtuan, u torturuan, u burgosën u shpërngulën ng atrojet e veta shekullore, edhe u vranë si dhe u dogjën edhe shumë fshatra me kulla shqiptare. Në disa kulla u vendosën kolonistët serb të ardhur nga viset tjera serbe në Kosovë. Por veqmas kjo lufta e fundit e viteve 1998-1999 ishte me plot shkatrrime, rrenime të tërsishme sidomos ndaj gjdo objekti, shtëpi e kullë shqiptare nga pushtuesi serbosllav.


Gjithë kjo pasuri jetike shqiptare shumë shekullore e mjeshtërisë së mjeshtrëve dhe artistëve më të dalluar shqiptar ishte për një kohë të gjatë në shënjestër të pushtuesit serb. Janë rrënuar këto Kulla si në Nivokaz Batusha, Junik, Carrabreg, Prilep, Deçan, Strellc, Raushiq, Vranovc, Vrell, në Istog të vjetër dhe komleksi i kullave të Hazhi Zekës në qytetin e Pejës.

Këto të gjitha ishin të programuara e planifikuar e bashkërënditura nga qarqet e caktuara të insitucioneve pushtuese serbe. Në këtë shkrim kemi veçuar Kullat tona shqiptare në trevat e mbar Kosovës e në veçanti të atyre në territorin e rrafshit të Dukagjinit si të Pejës, të Gjakovës, Istogut, Deçanit, e të krahinës së rrethit të Matit të Mirditës së Shqipërisë. Po në këtë shkrim kemi theksuar për Kullat si banesë shiptare ku kulla i ka përmbushur nevojat familjare si dhe ato mbrojtëse, në shekullin XVIII e deri në shek. XIX e deri në mbarimin e tij. Kulla në gjitha përpjekjet për çlirimin e këtyre tokave nga zgjedha osmane e deri në ditët e sotme ka dhënë një kontribut madhor kombëtar. Kulla luajti një rolë të veçantë në mbrojtjen e kultures e traditës shqiptare, që ja vlenë të përkujtojmë si Kullën e Haxhi Zekës, e Isa Boletinit, Azem Bejtës. Këto kishin një rolë historik dhe institucional ku në to u bën tubime të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, si ajo e Pejës më 1899 nën udhëheqjen e Haxhi Zekës. Gjithë këtë pasuri të mirfilltë kombëtare patëm rastin të kemi gjithë këto njohuri për Rrënimin e Kullave Shqiptare falë angazhimit të lartë të arsimdashësit të pedagogut e një profesionisti të dalluar që është njohës i gjitha monumenteve të trashëgëmisë kulturore që i përket traditës së lashtë Iliro Dardano Shqiptare. Autori i nderuar me plot energji të një kolosi si që është Dr. Fejaz Drançolli të misionit fisnik të tij, që njëherit ne si student të tij i shprehim falemindrim të lart dhe i urojm plot shëndet e gjitha të mirat dhe suksese të mëtutjeshme në të ardhmën për botimin po dhe në veprat tjera që Dr. Prof Fejaz Drançolli nuk do të ndalet dot po si valet e Detit.

GRATË QË KANË FITUAR ÇMIM NOBEL NË LETËRSI


Svetlana Alexievich është e para gazetare që fiton çmimin Nobel në letërsi. Ajo renditet e 14 në listën e femrave që kanë marrë këtë vlerësim nga Akademia e Shkencave në Suedi.

Si gazetare investigative, ajo është bërë e njohur me librin "Zëra nga Çernobili", ku ndër të tjera shkruan "Më tregoni një novelë të imagjinuar për Çernobilin, nuk ka asnjë sepse realiteti është më shumë sesa fantazi".

Për herë të parë një grua fitoi çmimin Nobel në letërsi në vitin 1909, Selma Lagerlöf. Është e njohur thënia e saj: “Asgjë në botë nuk mund t’ ju bëjë “make up” kur keni humbur dikë që ju ka dashur!”

Sipas një legjende të lashtë në Sardenjë, trupat e atyre që kanë lindur në prag të Krishtlindjeve kurrë nuk do të shpërbëhen në pluhur, por do të ruhen deri në fund të kohës. Kjo është një ndër thëniet më të famshme të fitueses së çmimit Nobel në letërsi në vitin 1926, Grazia Deledda.

Dy vite më vonë, sërish fituesja do të ishte një femër. Sigrid Undset është e fmashme për pikëpamjen e saj për shkollën: "Unë shkova në një shkollë sepse babai im ishte në dijeni se ditët e tij ishin të numëruara dhe ai ishte i shqetësuar për mua që të merrja një edukim të mirë e të ndiqja hapat e tij. E urreja shkollën aq intensivisht, ajo ndërhynte në lirinë time."

Të gjesh lumturinë në punë është si të zbulosh burimin e rinisë. Kështu shprehej fituesja e çmimit Nobel në vitin 1938, Pearl Buck.

Gabriela Mistral ishte fituesja e radhës femër në vitin 1945. Dashuro të bukurën, thoshte ajo, është hija e zotit në univers.

U deshën 21 vite që Nelly Sachs të sillte Nobelin e Letërsisë te femrat, në vitin 1966. Ajo thotë: "Ne e frymëzuam ajrin e lirisë pa njohur ndonjë gjuhë apo njeri".

Ndërsa më shumë se dy dekada më vonë, më 1991 femra e radhës fituese ishte Nadine Gordimer. Sipas saj, “e vërteta nuk është gjithmonë e bukur, por uria për të është gjithmonë e tillë”.

"Pasioni nuk është kurrë i mjaftueshëm e nuk është as aftësi. Nëse dëshiron të fluturosh duhet të heqësh dorë nga gjërat që të mbajnë poshtë". Kështu shprehet Toni Morrison, fituese e çmimit Nobel në vitin 1993.

Një tjetër grua e dashuruar me librat tiumfoi në vitin 1996. Wislawa Szymborska thotë: "Unë jam e modës së vjetër dhe mendoj se leximi i librave është mënyra më e mirë që ka shpikur njerëzimi për të kaluar kohën".

Në listën e fitueseve nuk mungojnë ato që mund mbështesin feminizmin. Elfriede Jelinek, fituese në vitin 2004, thotë: "Unë nuk luftoj kundër burrave, por kundër sistemit që është seksist”.

"Çfarëdo që ju jeni duke menduar për të bërë, bëjeni tani. Kushtet janë gjithmonë të pamundura". Kështu thotë Doris Lessing, fituese e vitit 2007.

Dy vite më vonë, sërish ishte një femër, Herta Müller. Sipas saj, çfarë nuk mund të thuhet, mund të shkruhet. Sepse të shkruarit është një akt i heshtur, një punë nga koka te dora.

Fituesja e fundit femër ishte në vitin 2013: Alice Munro. Është e famshme shprehja e saj: "Gjithmonë mbani mend se kur një burrë ikën nga shtëpia, ai lë gjithçka pas... Kur një grua largohet, ajo merr me vete çdo gjë që ka ndodhur aty".

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...