Agjencioni floripress.blogspot.com

2015/10/19

Gjykatat vendore, rajonale e të huaja kanë dënuar qindra luftëtarë të UÇK-së në vitet 1999- 2015

Nga më shumë se 110 proceset e montuara politike që janë mbajtur gjatë seancave gjyqësore kundër luftëtarëve të UÇK-së, prej vitit 1999 e deri në vitin 2015, nga gjykatat ndërkombëtare të UNMIK-ut, Tribunalit të Hagës dhe EULEX-it, gjykatat në Serbi e Maqedoni, vetëm në 16 procese gjyqësore janë dënuar rreth 100 luftëtarë të lirisë, në Kosovë, Maqedoni, e në Serbi. Disa prej tyre pasi janë mbajtur me vite të tëra nëpër burgje janë liruar të pafajshëm. Proceset e tjera kanë të bëjnë kryesisht me dënime individuale si dhe me grupe të vogla dhe dënime deri në 1 vit, apo dënime me kusht. Nga ky mes janë dënuar disa qindra.

Disa procese të montuara politike kundër shqiptarëve pas luftës nga gjykatat ndërkombëtare e vendore, në Serbi, Holandë, Kosovë, Maqedoni e në Shqipëri, prej vitit 1999 e deri më 2014, kanë pasur dhe kanë për qëllim diskreditimin e tri luftërave tona çlirimtare. BE-ja nuk është ngopur me getoizimin që vazhdon t’ iu bëjë shqiptarëve dhe mbetet krejt indiferente me masakrimin e 1200 fëmijëve të moshës së mitur gjatë luftës 1998-1999, vrasjen e pushkatimin e 12.000 civilëve shqiptarë, dhunimin e mijëra grave e vajzave shqiptare nga ushtria dhe policia e Serbisë.

BE-ja tani në mënyrë arbitrare dhe ultimative kërkon të themelohet edhe një gjykatë speciale, gebelsiane kundër shqiptarëve si ato që kishte themeluar dikur Evropa kundër hebrenjve në Gjermani dhe në shumë shtete të saj. Gjykatat Speciale, mono-etnike, janë gjykata raciste dhe fashiste. Të tilla nuk ka pasur në botë përveç ndoshta në ndonjë shtet të Afrikës, mbase edhe në Kamboxhë. Presioni i BE-së dhe disa shteteve me ndikim ka bërë që Kuvendi i Kosovës, duke shkelur ligjet dhe procedurat e Kuvendit, duke shkelur edhe praktika e Kushtetutës, me shumicë votash është aprovuar kërkesa e Qeverisë për themelimin e Gjykatës Speciale kundër UÇK-së.

Gjatë këtyre 15 viteve, luftëtarët e lirisë janë akuzuar për krime lufte dhe janë dënuar nga:
Gjykatat e UNMIK-ut, të instaluara në Prishtinë dhe në disa qytete të Kosovës:
Tribunali i Hagës, në Holandë,
Gjykatat e Serbisë në Beograd,
Gjykatat e EULEX-it, në Kosovë, ndonjëherë në bashkëpunim me gjykatat vendore, Gjykatat themelore, Gjykatat e apelit etj,
Gjykatat në Maqedoni, kundër luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare,
madje në një rast edhe nga Gjykata e Tiranës.

Janë arrestuar, janë mbajtur me vite të tëra në arrest, në paraburgim, janë liruar të pafajshëm, janë shpallur fajtorë dhe janë dënuar në Tribunalin e Hagës dhe në gjykatat e përmendura:

Haradin Balaj,
Idriz Bala,
Lahi Brahimaj,
Ramush Haradinaj,
Fatmir Limaj,
Isak Musliu,
Rrustem Mustafa,
Latif Gashi
Nazif Mehmeti.
Daut Haradinaj,
Bekim Zekaj,
Ahmet Elshani,
Ramush Ahmetaj.
Agush Memishi,
Samet Hajdari,
Nazif Hasani,
Ahmet Hasani,
Burim Fazliu,
Selman Sadiku,
Faton Hajdari,
Ferat Hajdari,
Kamber Sahiti,
Sadik Aliu,
Shefqet Musliu,
Fazli Ajdari,
Rexhep Aliu,
Shaqir Shaqiri,
Idriz Aliu,
Ramadan Halimi,
Shemsi Nuhiu,
Nexhmi Krasniqi,
Naser Krasniqi,
Naser Shala,

Arben Krasniqi,
Behlul Limaj,
Refki Mazreku,
Sabit Shala,
Shaban Shala.
Besim Shurdhaj,

Naser Shatri,
Ruzhdi Saramati

Rrustem Dema,
Enver Axhami,
Ejup Runjeva,
Bujar Tafili,
Nuhi Provoliu,

Sylejman Selimi,
Sami Lushtaku
Sabit Geci,
Ismet Haxha,
Sahit Jashari,
Isni Thaçi,
Avni Zabeli,
Agim Demaj,
Bashkim Demaj,
Driton Demaj,
Selman Demaj,
Fadil Demaku,
Jahir Demaku,
Nexhat Demaku,
Zeqir Demaku,
Nazim Bllaca,
Faruk Gashi,
Shpresim Uka,
Driton Hajdari,
Bekim Syla,
Sadik Abazi,
Selim Krasniqi,
Bedri Zyberaj,
Xhavit Elshani,
Milaim Latifi,
Agron Krasniqi,
Burim Ramadani,
Arsim Ramadani,
Arben Kiçina,
Jeton Kiçina,
Riza Aliaj,
Shaban Hoti,
Haki Rexhepi
Lirim Jakupi,
Fatos Aliu,
Amir Sopa,
Hebib Ahmeti,
Nevzat Zyberi,
Izmit Ameti,
Mehdi Islami,
Florim Ameti,
Nevzat Arjani,
Shehir Zyberi,
Nadi Dauti,
Baftjar Beqiri,
Tafil Dauti,
Hanif Dervishi, Vdiq në tortura në Burgun e Manastirit.
Rametulla Dauti,
Shkëndim Dauti,
Ibrahim Sulejmani, Vdiq në burgun e Shtipit, në prag të komunikimit të pafajësisë për krime lufte.
Roland Bartesko,
Dritan Goxhai e të tjerë.


Të gjitha këto gjykata kanë dënuar qindra luftëtarë të lirisë dhe aktualisht po merren me hetime e gjykime kryesisht për ato lëndë penale që janë konsideruar “krime gjatë luftës” apo “krime të luftës”. Asnjë nga këto gjykata nuk ka marrë për bazë se, cila palë ka kryer krime dhe mbi cilat motive, por duke qenë se faktori ndërkombëtar nuk shpalli humbës as fitues të luftës, gjykatat e instaluara në Kosovë filluan të ndjekim kryesisht luftëtarët shqiptarë, për të cilët regjimi i Milosheviqit pretendonte se kanë kryer krime, ndërsa kriminelët serbë kishin ikur në Serbi dhe kishin shpëtuar nga ndjekja e gjykatave ndërkombëtare, edhe pse ata i kishin kryer krimet kundër popullatës civile shqiptare brenda territorit të Kosovës.
Dhe, nuk kanë mjaftuar që këto gjykata kanë dënuar qindra ish-luftëtarë për vepra të kualifikuara si “krime lufte”. Numri i saktë i të dënuarve nuk dihet. Nuk e dinë shoqatat e luftës, as veteranët.
Numrin e saktë të dënuarve nga radhët e pjesëtarëve të UÇK-së, në periudhën 15-vjeçare, pas luftës e di mjaft mirë Ministria e Drejtësisë, ose nuk ka vullnet ta shpall, as ka vullnet t’i tregojë opinionit se për 15 vjet katër gjykata, ndërkombëtare, rajonale dhe vendore kanë shpallur fajtorë dhe kanë dënuar qindra luftëtarë të UÇK-së, të akuzuar për vepra, që konsiderohen krime të kryera gjatë luftës dhe për krime lufte, meqë sipas akuzave ata kanë vrarë dhe kanë torturuar spiunë të regjimit të Milosheviqit dhe policë e ushtarë serbë.


Disa pyetje Ministrisë së Drejtësisë së Kosovës

Pse Ministria e Drejtësisë nuk i tregon opinionit të vërtetën se luftëtarët e UÇK-së janë akuzuar dhe janë dënuar në mënyrë intensive prej vitit 1999 e deri në vitin 2014 dhe shumë nga ata edhe aktualisht po mbahen në arrest, të akuzuar për gjoja krime lufte?

Pse nuk tregohet numri i të arrestuarve, të mbajtur nëpër burgje si të pandehur për vite të tëra dhe që janë liruar të pafajshëm, dhe të cilët kurrë nuk janë zhdëmtuar?

Pse fshihen këto fakte kur edhe vetë sajuesja e gënjeshtrës virtuale për trafikim të organeve, Karla Del Ponte ka deklaruar se është i panevojshëm një Tribunal Special, pasi luftëtarët e UÇK-së janë dënuar dhe po dënohen në tribunalet vendore dhe në ato ndërkombëtare?

Pse Ministria e Drejtësisë nuk i publikon emrat e të dënuarve shqiptarë për të parë dhe për t’ u bindur se shumë më tepër janë dënuar pjesëtarë të UÇK-së në Kosovë, sesa ka shpallur fajtorë dhe ka dënuar Serbia kriminelë të luftës që kanë masakruar, dhunuar, kanë kryer gjenocid dhe spastrim etnik në vendin tonë? Derisa Serbia dënon katër vjet burg një kriminel që ka vrarë 22 shqiptarë, një ish komandanti i një zone të luftës çlirimtare është dënuar 6 vjet burg për torturim të inskenuar të një bashkëpunëtori të Serbisë së kohës së Milosheviqit.

Fushata e organizuar nga UNMIK-u kundër UÇK-së ka filluar prej ditës kur kreu i luftës pranoi që UÇK-ja të demobilizohet

Fushata e organizuar nga autoritetet e UNMIK-u kundër luftëtarëve dhe eprorëve të UÇK-së ka filluar prej ditës kur kreu i luftës pranoi që UÇK-ja të demobilizohet. Asnjë anëtar i SHP të UÇK-së nuk ishte deklaruar haptas kundër demobilizimit, sepse procesi i tillë ishte paraparë me Konferencën e Rambujesë, të cilën e kanë përkrahur unanimisht të gjithë anëtarët e Shtabit të Përgjithshëm, me përjashtim të Zëdhënësit të Përgjithshëm, Adem Demaçi, i cili për shkak se kundërshtoi Rambujenë, u detyrua ta pushojë angazhimin me të cilin e kishte caktuar SHP i UÇK-së.

Fillimisht, disa ditë pas zbarkimit në Prishtinë forcat e KFOR-it kanë vrarë me armë zjarri, në një ceremoni manifestimi, dy luftëtarë të UÇK-së, në qendër të Prishtinës, ashtu sikur kanë vrarë edhe disa ish ushtarë të UÇK-së gjatë revoltave qytetare të 17 dhe 18 prillit të vitit 2004 dhe asnjëri prej tyre nuk është nxjerrë para drejtësisë, ashtu sikur nuk janë nxjerrë para drejtësisë as policët rumunë, të cilët vranë dy protestues të Lëvizjes Vetëvendosje, më 10 shkurt të vitit 2007.
Në Kosovë, qysh në vitin 1999, UNMIK-u ka filluar ndjekjen e të gjithë ushtarëve dhe eprorëve të UÇK-së, duke u mbështetur në dosjet e hartuara nga Ministria e Drejtësisë e kohës së regjimit të Milosheviqit.
Dhe jo vetëm Kaq.

Janë arrestuar, janë shpallur fajtorë dhe janë dënuar në Tribunalin e Hagës, të akuzuar për krime lufte Haradin Balaj, Idriz Bala dhe Lahi Brahimaj.
Janë akuzuar nga Tribunali i Hagës, Ramush Haradinaj, komandant i Zonës Operative të Dukagjinit, Fatmir Limaj, komandant në Zonën Operative të Pashtrikut, të cilët janë shpallur të pafajshëm. Është shpallur i pafajshëm edhe eprori i UÇK-së, Isak Musliu, i akuzuar për krime lufte së bashku me Fatmir Limajn dhe Haradin Balën.
Gjykata e Hagës ka shpallur fajtor dhe ka dënuar për “Krime lufte” tre eprorë të UÇK-së.

Gjykatat e UNMIK-ut dhe të EULEX-it në Kosovë kanë shpallur fajtorë për krime lufte dhe kanë dënuar komandantin e Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa dhe dy eprorë të lartë të kësaj zone: Latif Gashi dhe Nazif Mehmeti.
Janë shpallur fajtorë dhe janë dënuar për gjoja krime lufte 5 luftëtarë të lirisë të Zonës së Kaçanikut, meqë gjatë luftës kanë likuiduar disa spiunë të Serbisë, të cilët kishin marrë pjesë në radhët e ushtrisë okupatore serbe. Janë shpallur fajtorë për krime lufte dhe janë dënuar nga Gjykata e UNMIK-ut në vitin 2002: Idriz Balaj, Daut Haradinaj, Bekim Zekaj, Ahmet Elshani dhe Ramush Ahmetaj.

Gjykata e Apelit në Beograd fillimisht ka shpallur fajtorë dhe ka dënuar 11 ish-luftëtarët e UÇK-së. Agush Memishi u dënua 12 vjet burg, Samet Hajdari, 15 Nazif Hasani dhe Ahmet Hasani me nga 13 vjet burg, Burim Fazliu dhe Selmon Sadiku me nga 12 vjet burg, Faton Hajdari 10 vjet, Ferat Hajdari, Kamber Sahiti dhe Sadik Aliu me nga tetë vjet secili, ndërsa Shefqet Musliu, pesë vjet burg. Fazli Ajdari, Rexhep Aliu, Shaqir Shaqiri, Idriz Aliu, Ramadan Halimi, që ndodheshin në arrati janë dënuar në mungesë. Shemsi Nuhiu, është ekstraduar në Serbi në maj të vitit 2012. Pas katër vjet mbajtje në burg, gjykim dënim rigjykim, më në fund të gjithë u shpallën të pafajshëm.

Janë mbajtur me vite të tëra në burg të akuzuar nga EULEX-i për krime lufte në dy procese gjyqësore: Fatmir Limaj, Nexhmi Krasniqi, Naser Krasniqi, Naser Shala, Arben Krasniqi, Behlul Limaj, Refki Mazreku, Sabit Shala, Shaban Shala dhe Besim Shurdhaj, të cilët pas dy proceduarve të rregullta të gjykimeve, më në fund janë shpallur të pafajshëm, por procesi konsiderohet i hapur.

Gjykata e UNMIK-ut ka mbajtur në arrest dhe ka dënuar me burg edhe luftëtarë të UÇK-së, që kanë pasur ndjekje penale nga regjimi i Milosheviqit para luftës së UÇK-së, sikur është rasti i dënimit të eprorit të UÇK-së, Naser Shatri, si dhe eprorit të Zonës Operative të Pashtrikut,Ruzhdi Saramati.
EULEX-i ka arrestuar dhe ka dënuar për krime lufte, Komandantin e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Sylejman Selimi, komandantin e Zonës Operative të Drenicës, Sami Lushtaku dhe disa eprorë të tjerë të UÇK-së, sikur janë: Sabit Geci, Ismet Haxha, Sahit Jashari, Isni Thaçi, Avni Zabeli. Agim Demaj, Bashkim Demaj, Driton Demaj, Selman Demaj, Fadil Demaku, Jahir Demaku, Nexhat Demaku, Zeqir Demaku,
Janë shpallur fajtorë dhe iu janë shqiptuar dënime të rënda me burg, duke u mbështetur në të dhënat e dëshmitarit bashkëpunues dhe të instruktuar të EULEX-it, Nazim Bllaca, ish pjesëtarët e UÇK-së: Faruk Gashi, Shpresim Uka, Driton Hajdari, Bekim Syla, Sadik Abazi. Dhe jo vetëm këta:
Një gjykatë speciale në Beograd ka dënuar 21 ish pjesëtarë të Brigadës 121, Ismet Jashari-Kumanova me dënime në mungesë prej 5 deri në 40 vjet burg. Të gjithë këta ndodhen në regjistrin e interpolit të Serbisë dhe hetohen kudo në pikat kufitare, madje edhe në pikat kufitare mes Kosovës dhe Shqipërisë si dhe mes Kosovës e Maqedonisë. Disa nga këta të dënuar në mungesë nga një gjykatë e Beogradit, janë ndaluar disa herë në pikën kufitare të Morinës dhe janë mbajtur nën masën e arrestit me orë të tëra, deri sa kanë intervenuar autoritetet në Tiranë apo në Prishtinë. Një praktikë e tillë vazhdon të aplikohet edhe aktualisht.
Gjykatat në Beograd kanë dënuar në mungesë edhe qindra ish pjesëtarë dhe pjesëmarrës të luftës sonë çlirimtare.

Janë burgosur gjeneral-brigade, Selim Krasniqi, nënkolonel Bedri Zyberaj, kapiten Xhavit Elshani, toger Milaim Latifi! Gusht 2006. Pas pesë vitesh të mbajtjes në paraburgim, janë liruar nga burgu i Dubravës: Selim Krasniqi, Bedri Zyberaj e Agron Krasniqi, që të tre të dënuar nga shkalla e parë me nga shtatë vite burg nën akuzën se kanë kryer krime lufte mbi popullatën civile.

Ish-pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të identifikuar nga gjykata si “Grupi i Prizrenit”, janë liruar nga kolegji i Gjykatës Supreme të Kosovës i përbërë nga tre gjyqtar të EULEX-it dhe dy vendor derisa vendimi i shkallës së parë ishte dhënë në gusht të vitit 2006 nga ana e gjyqtarëve të administratës së UNMIK-ut. Të tre personat janë liruar pas shqiptimit të aktvendimit lirues sipas të cilit tre ish-luftëtarët janë të pastër përballë akuzës sipas të cilës janë mbajtur në paraburgim për pesë vite.
Janë shpallur fajtorë dhe dënuar në mungesë të fakteve: Burim Ramadani, Arsim Ramadani, Arben Kiçina e Jeton Kiçina, Ata po mbahen qe 12 vite ne burg pa fakte të besueshme, të akuzuar se kanë vrarë oficerin e MUP-it të Serbisë, Hajrë Shtutica dhe disa anëtarë të familjes së tij.

Trupi gjykues i Gjykatës së Qarkut të Mitrovicës, në gjykimin e zhvilluar në ndërtesën e Gjykatës Supreme në Prishtinë, ka dënuar të premten me 15 vjet burg Sabit Gecin për vrasje dhe keqtrajtime të të burgosurve në Kukës dhe Cahan gjatë viteve të luftës 1998-1999. Trupi gjykues shpalli aktgjykimet edhe për tre të akuzuar të tjerë, ish-pjesëtarë të UÇK-së, për krime të luftës, në burgun në Cahan. Riza Aliaj u dënua 12 vjet burg, Shaban Hoti nga Rezalla, 7 vjet dhe Haki Rexhepi nga Skenderaj 6 vjet burg. (2011).


Një gjykatë vendore ka dënuar luftëtarët e lirisë: Rrustem Dema, Enver Axhami, Ejup Runjeva, Bujar Tafili, Nuhi Provoliu, për shkak se kanë maltretuar bashkëpunëtorët e Serbisë në rrethin e Kaçanikut

Gjykata Supreme e Maqedonisë ka vërtetuar dënimet kundër 17 të burgosurve nga fshati Brodeci, të cilët u akuzuan nga autoritetet shtetërore maqedonase për veprime terroriste. Dënime maksimale për këtë rast që ndodhi në nëntor të vitit 2007, me ndërhyrjen e njësiteve policore speciale në fshatin Brodec, gjoja në kërkim të grupeve të armatosura, kryesisht goditën banorët e këtij fshati, të cilët përfunduan në burg, ndërsa organizatorët e grupit të armatosur që vepronte: Lirim Jakupi nga Kosova lindore, Fatos Aliu nga Shqipëria dhe Amir Sopa gjenden në arrati, por që morën dënime nga 15 vite burg.
Hebib Ahmeti u dënua me 12 vjet burg, ndërsa të akuzuarit e tjerë:
Nevzat Zyberi, Izmit Ameti, Mekdi Islami, Florim Ameti, Nevzat Arjani, Shehir Zyberi, Nadi Dauti, Baftjar Beqiri, Tafil Dauti, Hanif Dervishi, Rametulla Dauti dhe Shkëndim Dauti u dënuan me nga dhjetë vite burg. Kohë më parë ndër të burgosurit, 52-vjeçari Hanefi Dervishi ndërroi jetë në qelinë e burgut, pas një sëmundje, e cila u vlerësua si vdekje e dyshimtë nga familjarët e tij. Sulmi i njësive speciale sllavo-maqedonase ( sipas disa burimeve edhe serbe), u ndërmor më 7 nëntor 2007 në fshatin Brodec, në Malësi të Sharrit, ku vranë 6 dhe u plagosën 12 shqiptarë, ndërsa u arrestuan 13 veta, kryesisht banorë të fshatit.

Trupi gjykues ndërkombëtar i udhëhequr nga gjyqtari Tron Gundersen, në Mars të vitit 2009 ka dënuar me 17 vite burg ish ushtarin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Gani Gashin, duke e shpallur atë fajtor sipas akuzës për veprën penale të krimeve kundër popullatës civile, të bazuar në ligjet e ish RSFJ-së, rregulloret e UNMIK-ut dhe ligjin e procedurës penale të Kosovës. Avokati mbrojtës i të pandehurit, Fazli Balaj ka thënë se dënimi është i plotësisht i padrejtë, pasi që rasti për të cilin akuzohet Gani Gashi nuk mund të cilësohet krim i luftës.

Pasi është dënuar 15-vjet burg për pjesëmarrje në UÇK, është mbytur në burgun e Shtipit, Ibrahim Sylejmani, i cili vuante dënimin me burg prej 15 vjetëve, ndërsa në burgun e Shtipit ka qëndruar 4 vjet e gjysmë. Ai ishte dënuar për vepra penale që kishin të bënin me krime lufte gjatë vitit 2001, ndërsa me interpretimin autentik të Ligjit për amnisti në Kuvend, Ibrahim Sylejmani priste lirimin e tij.
Është dënuar 17 vjet burg luftëtari i UÇK-së nga Gjermania, Roland Bartesko, i akuzuar se ka kryer sulm mbi zyrën e Serbisë në Kosovës.
Një Gjykatë të Tiranës, në vitin 2001 ka shpallur fajtor dhe ka dënuar me burg oficerin e ushtrisë Shqiptare, pjesëtarin e UÇK-së dhe UÇPMB-së, Dritan Goxhai, me akuzë se ka dezertuar në radhët e ushtrisë shqiptare dhe iu ka bashkuar luftës së UÇK-së, si dhe me një akuzë të montuar, e cila nuk ishte faktuar në procesin gjyqësor.

Në këtë vështrim kemi shkëputur shembujt e publikuar kohë pas kohe në Radion Kosova e Lirë dhe në disa medie të tjera të shpalljes fajtorë dhe dënimit me burg të ish-luftëtarëve të UÇK-së, vetëm në 16 procese gjyqësore, nga më shumë se 110 proceset e montuara politike që janë zhvilluar deri tani dhe ku janë shpallur fajtorë dhe janë dënuar disa qindra shqiptarë, pjesëtarë të tri ushtrive tona çlirimtare.

Duke marrë para sysh këto fakte, nuk mund të anashkalohen shumë pyetje

Pse politika aktuale në Kosovë e më gjerë hesht për këto dënime?

Pse mediet që i financon Qeveria, madje edhe shumë mediume private nuk kanë publikuar asnjë shkrim përmbledhës për këto gjykime e dënime?

Pse Ministria e Drejtësisë nuk e njofton opinion për këtë “sukses” në dënimin e krimeve të luftës?

Pse Prokuroria Speciale apo prokuroritë e niveleve të tjera nuk i publikojnë shifrat e të dënuarve nga radhët e UÇK-së, me të cilat do të arsyetohej angazhimi i tyre i jashtëzakonshëm?

Pse Qeveria e Kosovës e hesht këtë dënim e ndëshkim kolektiv kundër UÇK-së qe 16-vjet?

Pse e hesht këtë fakt edhe opozita madje edhe disa nga të dënuarit?

Pse shoqatat e luftës nuk publikojnë dënimet e ndëshkimit kundër pjesëtarëve të UÇK-së për 16 vjet rresht?
A është kjo një indolencë kolektive, apo një demencë tipike shqiptare?

A jemi zgjuar apo kemi rënë në gjumin e harresës historike, për t’ u rizgjuar njëherë në 100 vjet?

Edhe sa qindra shqiptarë të tjerë duhet të dënohen nga Gjykata Speciale, raciste e fashiste, në mënyrë që BE-ja ta shpërblejë Serbinë sodomiste e kriminale?

Është pa fund vargu i pyetjeve që mund të adresohen lidhur me dënimin e ndëshkimin sistematik të luftës së UÇK-së prej vitit 1999 e deri në vitin 2015.

Është tragjik fakti se jemi bërë aq të pandjeshëm sa kemi filluar të lodhemi edhe nga vetvetja?

Dikush, dashur pa dashur, një ditë do të japë përgjegjësi për të gjitha këto të liga që u lejuan t i bëhen luftës çlirimtare të fitimtare të UÇK-së.

II.

Ja si i dënojnë gjyqet e Serbisë ushtarët kriminelë të Milosheviqit, që masakruan popullatën civile shqiptare, vranë e pushkatuan gra e fëmijë të pambrojtur dhe që dhunuan gra e vajza.

Po sjellim vetëm dy raste më karakteristike nga rastet e tjera

1oo vjet burg janë dënuar nëntë kriminelë serbë, në një gjykatë të Beogradit, të cilët vranë 120 shqiptare ne Qyshk të Pejës, Lybeniq dhe në Zahaq, në prill të vitit 1999. Nëntë kriminelë dënohen mesatarisht me nga 10-11 vjet burg për vrasjen e masakrimin e 120 shqiptarëve. Kjo i bie që për një jetë njeriu, një jetë shqiptari, një kriminel serb dënohet mesatarisht me nënë muaj burg, të cilat nuk i mbanë as gjysmën.. Ky është vendimi i gjykatës së shkallës së Parë. Nëse ata ankohen, mund edhe të falen, sepse tekefundit Ministria e Drejtësisë e Qeverisë së Kosovës ka amnistuar të gjithë serbët që kanë kryer krime lufte në vendin tonë, pse të mos i falë edhe gjykata e Beogradit, kriminelët e Milosheviqit.
Për masakrimin mizor të 48 anëtarëve të familjes Berisha në Therandë gjykata e Beogradit dënon vetëm 2 nga 20 policët pjesëmarrës. Ajo ka liruar nga përgjegjësia urdhërdhënësin, ndërsa ka dënuar me nga 13 vjet burg vetëm dy ekzekutues të 48 shqiptarëve, në mesin e tyre edhe gra e fëmijë.
I akuzuari kryesor në gjykimin për krimin në Therandë, ish-komandanti i njësitit të policisë speciale të Serbisë, Radosllav Mitroviq është liruar nga përgjegjësia për dhënien e urdhrit për vrasjen e 48 civilëve shqiptarë në mars të vitit 1999. Tre nga të akuzuarit për këtë krim janë liruar nga përgjegjësia, ndërsa dy të tjerë janë dënuar me burg prej 20 vjetësh. Dy të akuzuarit e tjerë janë dënuar me 13 dhe 15 vjet burg. (Gjykata serbe për krime lufte kishte filluar procesin gjyqësor ndaj shtatë të akuzuarve më 3 tetor të vitit 2006).
Brukseli zyrtar këto dënime i quan të drejta dhe lavdëron Serbinë e cila ka filluar të dënojë vetë krimet e luftës dhe nuk ka nevojë të dërgojë as kë në Tribunalin e Hagës. Në anën tjetër Brukseli zyrtar, nuk pajtohet me dënimin gjashtë vjet burg të një komandanti të UÇK-së, meqë ai paska maltretuar fizikisht një bashkëpunëtor të kriminelëve të Serbisë gjatë luftës. Kjo është drejtësia e Brukselit dhe e “miqve” tanë ndërkombëtarë, të cilët i detyruan institucionet vasale të Kosovës që vetë të kërkojnë krijimin e një Tribunali special ndërkombëtar për krimet e UÇK-së, meqë Kosova paska dështuar në arrestimin dhe dënimin e ish-pjesëtarëve të UÇK-së, të akuzuar për krime lufte, edhe pse UNMIK-u dhe EULEX-i janë instaluar në Kosovë nga OKB-ja dhe BE-ja, pikërisht për të hulumtuar dhe për të dënuar vetë luftëtarët e UÇK-së, meqë nuk iu kanë besuar institucioneve përkatëse të vendit.

Janë akuzuar dhe dënuar për krime lufte nga Tribunali i Hagës, kryekrimineli, Sllobodan Millosheviç, ( ka vdekur në burg, nuk është dënuar për krimet pas vdekjes) pastaj Milan Milutinoviq, Nikola Shainoviq, Dragoljub Ojdaniq dhe Vlajko Stojiljković u akuzuan për krime kundër njerëzimit dhe duke përfshirë vrasje, zhvendosje me forcë, deportim, dhe "persekutim për shkaqe politike, raciale dhe fetare".
Në 2001, kryetari jugosllav Vojsllav Koshtunica ishte pozicionuar kundër përpjekjeve për të vënë Milloshviqin para një gjykate ndërkombëtare por nuk mundi ta parandalonte këtë gjë pas daljes në skenë të provave të tmerrshme të luftës. Në tetor 2003, u shtuan akuzat për ish-shefin e shtabit të forcave të armatosura, Nebojsha Pavkoviq, ish-komandantin e trupave të ushtrisë Vladimir Lazareviq, ish oficerin e policisë, Vlastimir Gjorgjević, dhe Sreten Lukiq. Të gjithë u akuzuan për krime kundër njerëzimit dhe thyerje të ligjeve dhe rregullave të luftës. Më vonë, Gjykata Ndërkombëtare Kriminale për ish Jugosllavinë e OKB-së zbuloi ligjërisht se Serbia "përdori dhunën dhe terrorin për të larguar me forcë shqiptarët e Kosovës nga shtëpitë e tyre përtej kufirit, në mënyrë që autoritet të merrnin kontrollin mbi Kosovën ... Kjo fushatë u drejtua nga Ushtria dhe forcat policore (MUP) të Ministrisë së Brendshme nën kontrollin e RFJ dhe autoriteteve serbe, të cilat ishin përgjegjëse për dëbimet masive të civilëve shqiptarë nga shtëpitë e tyre, po ashtu edhe incidente vrasjesh, sulme seksuale, dhe shkatërrimit me qëllim të xhamive. As pas këtyre masakrave e shkatërrimeve, kriminelët serbë nuk u dënuan për gjenocid kundër popullatës shqiptare, ashtu sikur nuk i kishin dënuar as për vrasjen e masakrimin e 200.000 myslimanëve të Bosnjës e 30,000 kroatëve.


Gjykata e Hagës ka shpallur fajtor dhe ka dënuar disa nga autoritetet e larta të ish-Jugosllavisë:

Sllobodan Millosheviq,
Milan Milutinoviq,
Nikola Shainoviq,
Dragoljub Ojdaniq,
Vlajko Stoiljković
Nebojsha Pavkoviq,
Vladimir Lazareviq,
Vlastimir Gjorgjević, dhe
Sreten Lukiq.

Për krime lufte më Kosovë, gjykatat e Serbisë kanë dënuar disa individë dhe më pas i kanë liruar në rrethana të ndryshme, duke i shpallur të pafajshëm apo të sëmurë mentalë. Asnjë serb deri tani nuk është shpallur fajtor as është dënuar për krimet monstruoze dhe masakrat e kryera kundër popullatës civile shqiptare në Likoshan, Qirez, Prekaz, Krushë, Celinë, Izbicë, Çikatovë, Meje, dhe në dhjetëra masakra të tjera kudo në Kosovë.

( Ahmet Qeriqi)

Ylli Polovina: “Golgota” serbe në Shqipëri

Historia e marrëdhënieve serbo-shqiptare ndoshta është më pak e ndërlikuar se ajo me Greqinë, por gjithsesi, fsheh më tepër të pathëna. Sidomos prej atyre që dëshmojnë se i kemi dhënë njëri-tjetrit më shumë miqësi nga sa e censurojmë për të treguar muskujt e nacionalizmit. Një nga këto ka të bëjë me çfarë ka ndodhur gjatë dy muajve të një dimri shumë të ftohtë: fund nëntor 1915-fund-janar 1916. Historiografia serbe e quan “Golgota shqiptare”.

Ylli Polovina

Ndryshe nga Beteja e Kosovës e vitit 1389, ndeshje mes armatës së bashkuar ballkanike kundërosmane, me në krye princin serb, Llazar, kundër ushtrisë turke të prirë prej sulltanit Murat I, ngjarje që është devijuar rëndë për t’i shërbyer tezës së njohur se Kosova ka qenë djepi i shtetformimit të tyre, ajo që ndodhi në dy muajt e mësipërm nuk e ka pësuar këtë dhunim.

Është mjaftuar me ndërhyrje të vogla dhe sidomos me titullimin e saj, çfarë nënkupton “vuajtje jashtëzakonisht e madhe në Shqipëri”. Për shumë që historisë nuk i hyjnë deri në hollësi formulimi “Golgota shqiptare” ndryn mesazhin e doktrinuar se mundimi i serbëve në ata dy muaj të fundnëtorit 1915 deri në fundjanar 1916 u është shkaktuar prej shqiptarëve.

Në të vërtetë, me ca ndjenjë realizmi dhe frymë miqësie, doemos edhe dashamirësi, emri i ngjarjes prej histori-shkrimit të shtetit me të cilin Kosova dhe ne jetojmë në bashkëfqinjësi, mund fare mirë të qe “Rrugëshpëtimi shqiptar” ose diçka e përafërt me këtë logjikë.

Po e tregojmë shkurtimisht lëndën e Gogotës serbe, të cilët falë asaj si në të vërtetë ngjarja ndodhi, qe edhe shpëtimi i vetëm i shtetit të Serbisë gjatë Luftës së Parë Botërore, e cila pati nisur jo sepse ndonjë “allbanac” pati qëlluar për vdekje me Arqidukën perandorak të Austrohungarisë dhe gruan e tij, por ai qe një ekstremist serb.

Pasi u bënë qëndresë heroike forcave të rreshtuara kundër, kryesisht vende gjermanike, për një vit të tërë serbët thyen tre sulme të tyre. Rezistuan pa u thyer edhe kur në fillim të vitit 1915 u goditën rëndë nga një epidemi tifoje. Me pak fjalë pasi prej luftimeve në front patën 170.000 ushtarë të vrarë, të plagosur, të shumësëmurë e të zhdukur dhe prej sëmundjes ngjitëse tmerruese 150 mijë jetë të ikura, mes rrugëzgjidhjes që të bëhej qëndresë gjer në fund (madje edhe të organizohej një kundërsulm) apo të kryhej tërheqja për në zonat e thella në jug të vendit dhe të shkohej më tej, largimi i përkohshëm nga territori i shtetit, fitoi kjo alternativë e fundit.
Si drejtim ikjeje u zgjodh Maqedonia, prej të cilës do të shkohej në Selanik, për t’u strehuar, riorganizuar dhe kthim në kundërofensivë ndaj austro-hungarezëve dhe aleatëve të tyre me objektiv rimarrjen e territorit të shtetit.
Porse në 14 tetor 1915 sulmuan qëllimisht bullgarët dhe ua prenë këtë shteg. Kështu, e vetmja rrugë shpëtimi mbeti kalimi nëpër tokën e shqiptarëve.

Në këtë tërheqje të madhe dhe të padëgjuar jo vetëm në Ballkan, por edhe në kontinent, nuk ishte një kabinet qeveritar dhe trupa ndihmëse të sigurisë së saj, siç edhe në më të shumtën e rasteve të ngjashme ndodh. Ne, për shembull, kemi në këtë fushë modelin e ikjes Zog.
Në largim qe vetë shteti serb, gjithë struktura dhe aparati i tij. Ishte oborri mbretëror dhe tërë familja e monarkut, qeveria me në rresht të parë Kryeministrin, parlamentarë, pothuaj tërë trupi diplomatik i akredituar në Beograd, shumë profesorë e eksponentë të botës akademike, gjithë ushtria që kishte mbetur, madje edhe popull i thjeshtë: afro 220 mijë ushtarë dhe 200 mijë civilë.

Tërheqja nëpër Shqipëri u krye nga drejtimi i Malit të Zi dhe prej atij të Kosovës. Kalohej më së shumti në Shkodër e dilej në Shëngjin dhe në Durrës, po ashtu nëpër Peshkopi dhe Elbasan, duke iu afruar Portit të Vlorës. Këtu shtetet aleate, mes tyre edhe Italia, do t’i ndihmonin ta kapërcenin detin.

Toka shqiptare konsiderohej armiqësore dhe arsyet nuk kishte përse zhyteshin shumë në dhjetëvjeçarët ose shekujt e shkuar. Sapo kishte ndodhur 1913-ta, viti që u kishte marrë, me një vendim të padrejtë në Londër, pothuaj gjysmën e trojeve. Por nuk qe vetëm kjo. Tronditëse kishte qenë edhe e quajtura “fushata serbe në Shqipëri, 1912-1913”, kur patën pushtuar pjesën më të madhe të hapësirës mbi Shkumbin dhe u shfaqën te portat e Tiranës dhe të kryeqytetit, Durrësit, një apo dy ditë më parë se të shpallej pavarësimi në Vlorë. Ismail Qemali sapo kishte ardhur, me misionin e tij fisnik. Ata donin ta ndalonin këtë akt jetik kombëtar.

Ishte kaq kërcënuese kjo armatë serbë sa gjithçka mund të kuptohet edhe vetëm prej një fragmenti nga libri “Historia e Durrësit” (me autorë Hava e Sali Hidri). Pasi më 26 nëntor populli durrsak pati ngritur flamurin kombëtar “Gëzimi…u pre menjëherë nga marshimi dhe futja e ushtrisë serbe. Dalja përpara e delegacionit të këtij qyteti ushtrisë serbe, që i bënte të ditur komandantit serb se Durrësi e kishte shpallur pavarësinë, nuk u përfill nga ai. Në krye të batalionit, ai shkonte me fodullëk përpara ndërtesës qeveritare, i shoqëruar nga konsulli malazez, Vuka Gjurashkoviç, dhe një grup fanatikësh, duke bërë gjestin teatral spektakolar të uljes së flamurit tonë kombëtar, duke e ringritur dhe hequr njëkohësisht flamurin turk dhe së fundi e mbyllte këtë gjest, domethënë sipas tij, duke ngritur flamurin serb”.

E megjithëkëtë trashëgimi të rëndë, ndërsa tërë shteti serb kaloi nëpër malet shqiptare, sipas historiografisë perëndimore vdekjet e mëdha që u ndodhën ikësve nëpër territorin tonë (si edhe gjatë kalimit nëpër Malin e Zi) u shkaktuan më së pari “prej urisë, sëmundjeve, etjes, të ftohtit të madh (ngrirje trupi) dhe nga sulmet e forcave armike si edhe të bandave shqiptare”. Studiuesit perëndimorë shtojnë se malet e larta shqiptare i mbrojtën serbët nga sulmet ndjekëse të ushtrisë austro-hungareze.

Vërtet këtë kohë në Durrës ishte në krye të një qeverie paralele Esat Pashë Toptani, i cili për interesa të pushtetit personal e ndihmoi këtë ikje, por njëkohësisht prej askujt politikani tjetër, intelektuali ose gazete, qyteti ose fshati, bashkësie fetare apo krahine, nuk u bë thirrje të kryhej shpagimi. Respektuan fatkeqësinë kombëtare të popullit në fqinjësi.

Pamjen e saj e jep një mjek i Kryqit të Kuq, holandezi Tienhoven, i vendosur këto kohë në Durrës: “Akoma më e tmerrshme është kur ndeshemi rrugës me ushtarë që po vdesin apo që të vdekur janë lënë nëpër fushë të pavarrosur. Shpeshherë zbresim nga kuajt për t’u dhënë diçka atyre fatkëqijve, që të marrin fuqi, por ata janë aq të dobët, saqë nuk arrijnë as të gëlltiten dhe vera që u japim u rrjedh nga goja. Ushtarët vërtiten ngado, kuturu, veshur me lecka. Rrobat e tyre janë të grisura dhe këmbët e tyre, shpesh të ngrira apo gjithë plagë, i kanë mbështjellë me copa thasësh”.

Midis 12 dhjetorit 1915 deri në 29 shkurt 1916, Flota Mbretërore Italiane, e ndihmuar nga njësi franceze dhe britanike, e mori nga portet shqiptare masën e madhe njerëzore të serbëve. Ishin 110.000 ushtarë dhe 2.350 oficerë. Mes tyre qenë edhe mbreti Pjetër i Parë Karagjeorgjeviç, princi trashëgimtar Aleksandër, kryeministri Nikolla Pashiç. Këta fillimisht u bartën në Brindisi, pastaj u zhvendosën në Korfuz. Gjithë të tjerët në disa ishuj grekë. Në njërin prej tyre, Vidos, nga vdekjet e shumta prej sëmundjeve u varrosën nën ujë, me kufoma të lidhura pas shkëmbinjve (që trupat të mos notonin mbi ujë), afro 5000 serbë.

Ilir Shaqiri: Vetëm dielli dhe e vërteta nuk mbulohen me shoshë


Një ditë vape vere, kur Prishtina kishte lumin e saj, që kalonte pranë pazarit, po laheshin në të e vërteta dhe gënjeshtra. Të dyja kishin zhveshur rrobat e trupit dhe i kishin lënë në breg. Dikush i pa, e tha: shihni, shihni, e pabesueshme “e vërteta dhe gënjeshtra po lahen bashkë”! Ato, të dyja e shikonin njëra-tjetrën me inat. Të dyja përpiqeshin t’i tregonin njëra-tjetrës se sa të zonjat janë, duke u zhytur nën ujë kokë-e-këmbë, duke mbajtur frymën përbrenda, cila më shumë se tjetra?

Mbi syprinën e ujit e para që nxori kokën ishte gënjeshtra. Doli në breg, veshi rrobat e së vërtetës, të sajat i futi në një thes dhe u nis duke kuvenduar zëshëm e nënzëshëm pazarit. Kur e vërteta nxori kokën mbi ujë, pa se rrobat e saj nuk janë aty! S’kishte si të dilte në breg ashtu lakuriq. Ndenji tërë ditën në lumë, u mavijos nga të ftohtët e mbrëmjes, derisa tregtarët morën rrugët dhe rrugicat, për të ikur në shtëpitë e tyre. Provoi të kapërcente pazarit, ashtu lakuriq, duke mbajtur veshët me duar nga ato që kishte dëgjuar për vetën e saj tërë ditën, ku papritmas i doli përpara ajo, që i kishte vjedhur kostumin në breg të lumit.

E vërteta u mblodh kaculaz, duke hedhur shikimin lart për të parë kostumin e vet të larë e të praruar në trupin e gënjeshtrës hijerëndë, tek verbonte stolisur me të gjitha salltanetet, që ia kishin falur besimtarët e ditës së pazarit të Prishtinës. E vërteta nuk kishte mbrojtje tjetër përveç vetëmbrojtjes, tek nuk hezitoi t’i thoshte asaj: moj rralloshe, përpjekjet tua të ethshme e djallëzore nuk janë gjë tjetër veçse mundime donkishotiane. - Meqë të zura në pazar, tha gënjeshtra, hip në peshore, dua të matemi, urdhëroi ajo? E vërteta nuk donte të peshohej me të, në asnjë mënyrë, por ajo (gënjeshtra) e shkelmoi disa herë, derisa e vërteta u gjend e përmbledhur kokë e këmbë në njërën nga peshoret, ku peshoheshin drithërat e pazarit.

Peshorja nuk lëvizi. E vërteta hodhi shikimin e prajshëm në anën e kundërt për të parë gënjeshtrën, e cila nuk ishte vetëm, e cila shkelmonte, bërtiste e ulërinte, njëzëshëm me gojët e matrapazëve, falsifikatorëve, diletantëve, djallëzorëve, shpirtzinjve dhe mendjeprishurve. E prajshmja ngeli me sy përpjetë, sepse të gjithë qëndronin me lart se ajo, sepse të gjithë nuk peshonin sa ajo, nuk peshonin sa e vërteta. Gënjeshtra u hidhërua fort, nxori nga nënbanaku një shoshë me diametër të gjerë dhe e përplasi mbi trupin e së vërtetës, duke e mbuluar atë, me “natë të mirë”.

Kishte harruar ajo se vetëm dielli dhe e vërteta nuk mbulohen me shoshë. Kësaj radhe koka e së vërtetës nuk ishte objektivi i gënjeshtrës, siç ndodhë zakonisht. Ajo iku atë natë, bashkë me njerëzit që peshonin në anën e saj, për tu kthyer përsëri, për ta jetuar edhe të nesërmen pa ndjeshmërinë e përgjegjësisë, që shtrihet mbi të vërtetën.

Plepat, pylli i gështenjtë, peizazhi i zabeleve, bimësia e harlisur rreth lumit të Prishtinës pakësoheshin përditë, rrënoheshin çdo vit, duke u lënë vend kasolleve, përtrollëseve, shtëpive, rrugëve e pallateve. E mbytën edhe lumin! E vërteta nuk kishte pse të lahej, ndërsa gënjeshtra nuk kishte ku të lahej. Ajo (gënjeshtra), mbeti kastor i brigjeve të lumit të nëndheshëm, duke ushqyer kastriqët e saj udhëve frymëzënëse të një qyteti pa lumë.

Prishtina mblodhi gjithçka, krijoi shumëçka, i dhamë çka patëm e na dha çka nuk patëm, por asnjëherë nuk arriti krijojë një “lëvizje për katarsis”, që në mos tjetër, së paku të pastrojë të përtharat hundëve gënjeshtare të kryeqytetit. Gënjeshtra mbeti morali i shterur te disa nga njerëzit dhe mediat e saj.
Prishtina me lumë, deri te kryeqyteti pa lumë, nuk arriti të bëj hapin e madh në epokën e re të qytetërimit, ku ndëshkohen si krim gënjeshtra dhe mashtrimi.

Ka kohë që disa nga mediat, disa nga individët e këtyre mediave kanë gatitur skuadrën e pushkatimit përballë të vërtetës! Panairi barbarozë vazhdon të jetë ushqim për besimtarët e lajmeve të pa-verifikuara, të shtrembëruara e të sajuara; fatkeqësisht, ka filluar të ndotë edhe ndonjërin nga deputetet edhe ndonjërin nga kryetarët e komunave!

Askush nuk mund ta pengojë askënd që ta veshë një kostum çfarëdo qoftë ai ( i ushtrisë amerikane, i ushtrisë gjermane, i gardës mbretërore angleze, apo i trupave komando të Shqipërisë), kostum i cili do të shërbejë për ndonjë shfaqje në teatër, në film apo për ndonjë ceremoni festive kudo që ndodhë ajo. Sa larg mund të shkojë hipokrizia e këtyre mediave dhe njerëzve që u besojnë atyre se: garda, togu ceremonial i saj, paska kaluar kufirin me Maqedoninë, kur dihet se ajo (Garda) ende nuk ka shkelur në të gjithë hapësirën e Kosovës. Ngjyrat e një kostumi të vetëm që i ngjanë kostumit të bendit muzikor, e që në ketë rast e ka veshur një muzikant që nuk ka lidhje me FSK-në, kam menduar se do tu pengojë maqedonasve e jo shqiptarëve, jo mediave shqipfolëse.

Përditshmëria e këtyre mediave në Kosovë, vjen e pakuptueshme për publikun e ndershëm, sepse përbëhet nga bisedime e marrëveshje sunduese, që shtrembërojnë përpjesëtimet e jetës, pa u frikësuar se ato (mediat dhe gazetarët gënjeshtarë) një ditë do të ecin kokëposhtë, pa më të voglën fuqi që të ngrijnë kokën e të na shohin drejtë në sy. Ata e dinë se gënjeshtra i ka këmbët e shkurtra siç thotë populli, por gjithmonë harrojnë se edhe ata vet janë të përkohshëm në këto mundësi, ku tash për tash po kënaqen. Janë bërë gojëkëpucë të thashethemeve, gjahtarë të zakonshëm të pasurive, lumenj që vërshojnë gjithçka, pa e besuar të besueshmen se çdo lumë mund të kthehet në kënetë, aty ku përfundimisht venitën shkëlqimet e tyre njëditore.

E vërteta ka folur, ka brohoritur, ka mbijetuar, ka shkruar, ka kënduar dhe, ka lënë porositë e gurëthemelta në formimin vleror njerëzor, duke mbetur qëndrueshëm në kujtesën e pamjes dhe jehonës së brezave. E vërteta do të jetojë gjithmonë në stolinë e saj.

Arton Musliu: E drejta ndërkombëtare nuk njeh tërheqje të nënshkrimit, por parasheh anulimin




Arton Musliu


Paradoksalisht, politika është pothuajse fusha e vetme në të cilën, e për të cilën, flasin edhe ata që dinë, por mbi të gjitha ata që nuk dinë. Fletë shumë kush, për të mos thënë çdo kush, e të cilët thonë çdo gjë përveç profesionalizmit e objektivitetit. Situata aktuale në Kosovë karakterizohet me shumë politikë e me pak profesionalizëm. Mjerisht, aktualiteti politik në Kosovë është uzurpuar nga profan e diletant, demagog e prepotent, të cilët na lodhën me pallavrat e tyre se si të dilet nga kjo gjendje e si të arrihet konsenzusi politik e shoqërorë nacional.

Para se të eksplikohet tema më e rëndësishme e aktualitetit politik kosovar, siç është çështja e tërheqjes së nënshkrimit, rrespektivisht anulimit të marrëveshjeve ndërkombëtare, është e nevojshme të thuhen disa fjalë për shkakun e vërtetë të krizës politike në vend. E ky shkak është pushteti, e kursesi shteti. Kjo për shkak se Asociacioni nuk ka asnjë kompetencë më shumë se sa kompetencat të cilat parashihen në bazë të Pakos së Ahtisarit, e që kan të bëjnë me mbrojtjen e të drejtave të minoriteteve. Asociacioni është zgjatje në kuadër të kornizave të Pakos së Ahtisarit, por jo zgjërim.

Çështje tjetër e cila për mendimin tim është e rëndësishme të dekonstruktohet është manipulimi me nocionet ‘e drejtë’ dhe ‘drejtësi’. Mendoj që ka një keqkuptim dhe njikohësisht një keqinterpretim të këtyre dy nocioneve. Nuk është në rregull që të ngatërrohet drejtësia me të drejtën. Madje këto përveç që jan nocione, në të njetën kohë jan edhe koncepte. Dhe, dallimi pashmangshëm dhe pakthyeshëm është dhe duhet të jetë konceptual. Ne, njëher e mirë duhet të kuptojmë se e drejta dhe drejtësia nuk jan as nocione e as koncepte të njejta. Për shkak se e drejta nënkupton aspektin zyrtar, e drejtësia aspektin shoqërorë. E drejta nënkupton tërsinë e normave juridiko-pozitive të një sistemi juridik të cilat jan të aplikueshme dhe për mos zbatimin e të cilave, rrespektivisht për shkeljen e të cilave, pason sanksioni juridik. Drejtësia është dhe duhet të akceptohet si shoqërore. Pra tërsi e vlerave të përbashkëta shoqërore të cilat karaketrizojnë një shoqëri të caktuar. Drejtësia relekton moral tw pwrbashkwt shoqwrorw. Drejtësia kërkon legjitimitet, e drejta synon gjithmonë legalitet. Legaliteti shpeshëherë sfidon legjitimitetin në situata të caktuara. Mirëpo është një proces i cili njikohësisht përfshinw legalitetin dhe legjitimitetin. Zgjedhjet në çdo shtet normal mbahen mbi bazën e Ligjit mbi Zgjedhjet dhe ky është dimenzioni legal, derisa legjitimiteti fitohet përmes votave. Rezultati zgjedhorë i mishëruar në konfiguracion të spektrit partiak politik prodhon një qeveri dhe një parlament legal dhe legjitim. Dhe, këtu çështja e legalitetit më nuk vihet në pikëpyetje. E legjitimiteti është dhe duhet të jetë referncë permanente e institucioneve.

Sidoqoftë të kthehemi te çështja kapitale. A ekziston si mundësi objektive tërheqja e nënshkrimit?! Në të drejtën ndërkombëtare ky variant nuk ekziston. Dhe këtu opozita i’a ka fut kot. Në vend të tërheqjes së nënshkrimit në të drejtën ndërkombëtare njihet institucioni i anulimit të marrëveshjeve ndërkombëtare. Ky është dallimi substancial që duhet thënë. Në bazë të dispozitave juridiko-pozitive të së drejtës ndërkombëtare një gjë e tillë është e paraparë. Dokumenti juridik ndërkombëtar i cili e rregullon në mënyrë të qartë pezullimin, anulimin apo tërheqjen nga marrëveshja ndërkombëtare është Konventa e Vienës mbi të Drejtën e Traktateve, e arritur në Vienë me 23 maj 1969, e hyrë në fuqi me 27 janar të vitit 1980 dhe e nëshkruar nga 96 shtete deri në 20 janar të vitit 2004. Mirëpo para se të elaborohet kjo është me rëndësi imanente dekonstruktimi i nocioneve të gjuhës angleze ‘treaty’ dhe ‘agreement’.

Në rastin konkret, Kosova ka nënshkruar marrëveshje (agreement) dhe jo marrëveshje (treaty) me Serbinë. E tillë është “Marrëveshja e Parë mbi Parimet qe Rregullojne Normalizimin e Marrëdhënieve, e datës 19 prill 2013. Në këtë marrëveshje është përdorur fjala agreement. Verzioni i emërtimit të kësaj marrëveshje në gjuhën angleze është:”The First Agreement of Principles Governing Normalization of Relations.” Kjo marrëveshje është ratifikuar edhe me Ligjin Nr. 04/L- 199 mbi Ratifikimin e Marrëveshjes së Parë Ndërkombëtare mbi Parimet Qeverisëse për Normalizimin e Marrëdhënieve me Serbinë, të miratuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës me 27 qershorë të vitit 2013. Në bazë të nenit 2.1 (a) të Konventës së Vienës mbi të Drejtën e Traktateve termi ‘treaty’ nënkupton “një marrëveshje ndërkombëtare (international agreement) të bërë në mes të shteteve, në formë të shkruar dhe të njohur nga e drejta ndërkombëtare dhe të mishëruar në një apo më shumë instrumente”. Në anën tjetër autori i fushës së marrëdhënieve ndërkombëtare Boleslaw A. Boczek, në librin e tij të njohur: ‘International Law- A Dictionary’, thekson se mëgjithë përdorimin e nocionit treaty në praktikën e përditshme ndërkombëtare, ky nocion përfshinë edhe nocionet tjera si agreement, convention, pact, accord, covenant, arrangement e terme të tjera. Sipas tij nocioni treaty është i përdorur në Konventën e Vienës dhe në praktikën e përditshme ndërkombëtare si një nocion i përshtatshëm dhe përgjithësisht i pranuar për marrëveshjet e shkruara ndërkombëtare. Ndërkohë konsistenca mungon edhe kur është fjala për përdorimin e këtyre termeve nga organet e OKB-së, siç është rasti me Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, rrespektivisht me statutin e saj e cila në nenin 36 të tij i referohet fjalës ‘treaties’, derisa në nenin 38 i referohet termit ‘conventions’. Pra në këtë kontekst nuk duhet patur mjegull. Në bazë të së drejtës ndërkombëtare pozitive përdorimi i njërës nga nocionet e lartëpërmendura mjafton. Dhe në momentin e nënshskrimit të marrëveshjeve ato në planin e brendshëm bëhen obligative pasi të jenë ratifikuar nga Parlamentet rrespektive. Dhe, një gjë e tillë në Kosovë ka ndodhur. Tani shtrohet çështja e tërheqjes së nënshkrimit, e cila teknikisht dhe praktikisht është e pamundshme, rrespektivisht anulimit të marrëveshjes apo tërheqjes nga marrëveshja, e cila edhe teknikisht edhe praktikisht, por edhe juridikisht është e mundshme, por në kushte dhe rrethana të caktuara. Ndalimin e zbatimit të marrëveshjeve, rrespektivisht suspendimit të tyre apo tërheqja nga marrëveshja parashihet në Konventën e Vienës mbi të Drejtën e Traktateve.

Në bazë të nenit 54 të Konventës së Vienës mbi të Drejtën e Traktateve ekzistojnë dy mundësi për t’u tërhequr nga marrëveshja. Mundësia e parë për tërheqje nga një marrëveshje ndërkombëtare është nëse një gjë e tillë është paraparë në një marrëveshje të tillë. Pra nëse në një marrëveshje të caktuar ndërkombëtare parashihet tërheqja nga marrëveshja në kushte të caktuara, atëher një gjë e tillë është e lejuar. Mundësia e dytë për t’u tërhequr nga marrëveshja ndërkombëtare konsiston në pëlqimin e palëve. Pra një marrëveshje ndërkombëtare mund të tërhiqet, rrespektivisht të anulohet nëse për një gjë të tillë pajtohen palët nënshkruese të asaj marrëveshje. Mirëpo çka nëse asnjëra prej mundësive të parapara me nenin 54 të kësaj Konvente nuk ekziston? Çka nëse në marrëveshje, siç është rasti i marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë, nuk është paraparë mundësia për t’u prishur apo anuluar marrëveshja si dhe njikohësisht nuk ka pajtim nga cila do palë nënshkruese për një gjë të tillë? Neni 56 i po kësaj Konvente e sqaron një situatë të tillë. Në bazë të këtij neni një marrëveshje e cila nuk përmban dispozita të cilat çojnë në anulim apo tërheqje nga marrëveshja nuk mund të jetë subjekt i anulimit apo tërheqjës përderisa nuk vërtetohet se palët kan pasur për qëllim një gjë të tillë dhe përderisa një gjë e tillë nuk vetëkuptohet për nga natyra e marrëveshjes.

Nëse një gjë e tillë ekziston atëher, pra nëse vërtetohet se palët kan pasur parasysh një gjë të tiilë apo nëse kjo vetëkuptohet për nga natyra e marrëveshjes, atëher anulimi i marrëveshjes, rrespektivisht tërheqja prej saj mund të bëhet pasi të kalojnë 12 muaj nga koha e reklamimit për një gjë të tillë. Këtë interpretim e jep autori Tim Hillier, në librin e tij ‘Sourcebook on Public International Law’. Mundësia tjetër e cila është e sankionuar për anulim të marrëveshjes, neni 62 i Konventës, rrespektivisht tërheqje nga marrëveshja, është ndryshimi substancial i rrethanave, parimi juridik Rebus Sic Stantibus. Derisa mundësia e fundit për një gjë të tillë, e sanksionuar me nenin 64 është shkelja e normave jus cogens të së drejtës ndërkombëtare. Duke pas paraysh se dispozitat juridiko pozitive të së drejtës ndërkombëtare përkitazi me anulimin e marrëveshjeve ndërkombëtare, rrespektivisht tërheqjes nga marrëveshja, jan të tilla, atëher mund të konstatohet objektivisht se Republika e Kosovës nuk ka asnjë arsye objektive juridiko-ndërkombëtare për të anuluar marrëveshjen apo për t’u tërhequr nga ajo. Konsekuencat politike në këtë rast nuk jan objekt disktutimi e trajtimi. Përfundimisht, mund të thuhet se kërkesat e opozitës kosovare jan absurde dhe non sens juridik. Është fatkeqësi që njerëz me legjitimitet e legalitet që përfaqësojnë qytetarët e Republikës kan humbur rezonin juridik. Çdo shoqëri ka rregulla, çdo shtet ka rregulla, çdo organizim ka rregulla. Është me rëndësi fundamentale që njerëz publik e politik të kenë rezonim objektiv për dispozitat juridiko-pozitive të sistemit juridik pozitiv të Republikës së Kosovës, e në veqanti për ato të së drejtës ndërkombëtare.

Prof. dr Hakif Bajrami: Përgjigje ndaj librit të Akademisë serbe për veprën e Noel Malkolmit




Akademia e Shkencave dhe Arteve të Serbisë: “ Odgovor na knjigu: Noell Malkollm, Kosovo, kratka istorija”,(Përgjigje ndaj librit të Noel Malkolmit, Kosova, histori e shkurtër), Beograd, f. 189.

Serbët e kanë të vështirë për ta kuptuar realitetin shqiptar në shekullin XX

Sot po thuaj se çdo intelektual i mirëfilltë e ka lexuar “Naçertaninë” e Garashaninit. Aty parashihet krijimi i një Perandorie pansllaviste në Ballkan, me “gospodar” serbët. Këtu është esenca. Por me programin “Prodor na more” më 1881, serbët sajuan një kapital që t` i shfarosin shqiptarët shumë lehtë, sepse Stambolli me fuqinë e armës nuk lejoi të krijohet një shtet shqiptar. Ata që e kanë lexuar këtë program para fashist e dinë se aty vijëzohen dy rrugë, për të dalë Serbia në det. E para, është rruga e okupimit të Vilajetit Kosovës (Marrëveshja sekrete Vjenë-Beograd 28 VI 1881), me leje të Vjenës, sepse kishin miqësi të thellë deri më 1903. E dyta, ishte etapa e shkatërrimit të Vilajetit të Shkodrës, po ashtu “me leje të Vjenës dhe me bekimin e Romës-Vatikanit”. Këtë imperializëm elita intelektuale, politike, ushtarake dhe kishtare serbe e ka për moto edhe sot si fatamorganë. Kjo shkollë, nuk është eliminuar nga programet e bogosllovive serbe deri në ditët e sotme. ( Shiqo: Izvori velikoserpske agresije, Zagreb 1991).

Më 16 mars 1991 Sllobodan Millosheviqi në Universitetin e Beogradit u thotë studentëve se “ do t` i armatosim serbët në Kroaci”. Ky prononcim shpjegonte se armatosjen e serbëve në Kosovë e kishte kryer, duke e shndërruar çdo shtëpi në bunker armatimi. Pas këtij kërcënimi do të lajmërohet Dr Jovan Rashkoviq, duke ua caktuar serbëve diagnozën psiko-fizike se në këtë “jogurt rrevolucion”, “ së pari duhet provuar rruazat e gjakut, pastaj pason ngrohja, në fund përgatitja psikofizike”. Nuk kishte harruar të thotë se para këtyre “eksperimenteve” , duhet “filluar me mbledhjen e përrallave dhe këngëve epike”. Për këto zbulime Jovan Rashkoviqi, do të dekorohet nga Kisha Ortodokse Serbe me medalje të “Sh. Savës, klasa e I”. Pas këtyre “zbulimeve” në skenën serbe do të lajmërohet njëfarë Ollga LLukoviq Pejanoviq, me librin “Serbët populli më i lashtë”. Duke shtruar pyetjen infantile, “kush i pari erdhi”?. Dhe, prej veprës saj doli se : “Kinezishtja është begatuar prej përvetësimit të shumë fjalëve serbe. Se, Siberia e ka marrë emrin nga Serbët; se shqiptarët u kanë borxh serbëve tokën në të cilën jetojnë, emrin të cilin para botës e mbajnë dhe gjysmën e fjalëve me të cilat flasin”. Për të metastazuar “epoka serbe” më tej, në skenë do të dali një akademik i quajtur Radovan Samarxhiq, duke e përshkruar Dubrovnikun, në të cilin kishte kaluar dekada së hulumtuari si historian e së drejtës dhe shtetit, por edhe si ekspert i hulumtimeve shkencore nga shkencat shoqërore. Ky akademik, të cilin e njoh personalisht, do t` ua hapë kriminelëve politiko-policoro-ushtrak rrugën për bombardimin e Dubrovnikut. Ky sharlatan “shkencor” do të konstatojë se : “Dubrovniku (është në mbrojtje të UNESCO-s-HB) nuk ka kurrëfar rëndësie. Aty rëndom vijnë plakat amerikane, pederët anglez, çmendurakët francezë dhe daktilografet gjermane për të bërë prostitucion”. Pas kësaj deklarate bizare, bombat e Sheshelit dhe akademikëve të Serbisë ishin të gatshme. Ja kështu e mbrojnë serbët “kudo”, begatinë që e ruan UNASCO. Lidhur me këtë, nga se e kisha numrin e tij të telefonit, do ta thërras dhe do ta pyes: “Profesor, a e dini ju çka po deklaroni, a e dini ju se çka ruhet në arkivat e Dubrovnikut, ku vet keni hulumtuar; ju po e nxitni militarizmin e çmendur çetniko-komunist serb në shkatërrimin e Dubrovnikut, që është pasuri e UNESCO-s”!!!. A e dini lexues të nderuar çka tha: “ Të njoh për respektin që ke ndaj civilizimit botëror, por këta Kroatët janë në anën e juve shqiptarëve, që po doni ta shkatërroni Jugosllavinë”.
I thashë, “Profesor, Komisioni i Badinterit më 4 korrik 1992, ka deklaruar botërisht se Jugosllavi ma nuk ka”. Ma mbylli telefonin. Ma ndërpreu mundësinë për t` ia thënë mendimin e Paull GEBELLSIT: “Përsërisni rrenën mjaftueshëm disa herë, pastaj njerëzit mund të fillojnë t` u besojnë për to; Opinioni i rëndomtë kryesisht është primitiv, se sa mund ta mendojmë. Propaganda gjithmonë duhet të jetë e thjeshtë për të pasur mundësi aplikimi”.

Çmenduria serbe vazhdon…

Në rrethanat që i kishte krijuar truri serbijan, një piktor i quajtur Enriko Josifi ( me përkatësi etnike hebrej. Edhe këtë e kam njohur në disa simpoziume ku prezantoja se si Shqiptarët i kanë shpëtuar Hebrenjtë gjatë Luftës Dytë Botërore.) , për “ta ndezë gjakun serb” do të deklarojë në televizion: “Luftoni kundër tërë botës, ju serbët do të fitoni”. Të nesërmenm serbët në Novo Sad i harxhuan pesë mijë litra jogurt duke marshuar në shovinizëm. Po, po shovinizmi i juaj akademikë serb nuk kishte pikë as pres. Ja çka zbulonte në gjendjen dilirium njëfar Miliq od Maçve: “Të gjithë armiqve të Serbisë ua përkujtojë që shumë shpejtë Serbia do ta sundojë botën. Tani (1992), serbët e posedojnë armën sekrete nga e ashtuquajtura “Paketa e Tesllës”, i cili ia ka dorëzuar ambasadorit Fotiq më 1943. Ajo formulë V3=0 me fuqinë e saj fo ta shkatrrojë : Zagrebin, Wjenën, Tiranën, Sofjen, Pragën, dhe Vatikanin. Roma do të ruhet, por jo: Ankaraja, Teherani, Xheda, Meka dhe Medina”. Ja kështu i “mbrojnë”, po patën fuqi neofashistët serbe edhe sot (2015) përmendoret që janë në mbikëqyrje të UNESCO-s, ndërsa për Kosovën dhe shqiptarët nuk po lënë gjë të zezë pa trilluar. Lidhur me formulën V3=0 më duhet të them se nuk kam dëgjuar kurrë. Por në vitet tetëdhjetë (1982) kisha lexuar një “zbulim”, se një serb në Universitetin e Nishit kishte doktoruar në “Erën e specave”. Dhe sa herë që talleshim me historianët serbë i pyetnim “era e specave i takon kimisë inorganike apo organike”. Nuk kishin përgjigje. Sigurisht se formula e “erës së specave” dhe shifra “shfarosëse V3=0”, nuk është në duar të fuqive atomike se bota shkoi!!!

Nxitësit e krimeve monstruoze (1878-1966; 1981-1999) ndaj shqiptarëve nuk i ka hulumtuar Noel Malkolm. Por para tij ne kemi pasur informata se duhet ta përcjellim veprimtarinë “shkencore” të Vasilije Kresit, Antonije Isakoviqit, Jovan Markoviqit, Macurës, Dobrica Qosiqit e kompanisë. Këta, e sidomos Jovan Markoviqi, sipas shumë indikacioneve është inicues edhe për vrasjen e Akademik Fehmi Aganit. Kanë tentuar nxënës të ekmeqiqëve ta vrasin Liman Rushitin. Keni shti në te dhe për fat, vetëm e keni plagos. Kanë nxitë milicin “Dragan” të Lagjës Muhagjerëve, të më likuidojë pas 24 marsit 1999. Kemi shpëtuar vetëm falë rastësisë. Ja çfarë karakteri kanë. Kur nuk mundeni me argumente të mbizotëroni, provoni me plumba. Po nuk është çudi, vet e kanë vrarë Gjingjiqin. Në krime dhe për krimet ende po shihet se janë duke jetuar, deri sa ta vrasin vetën si shumë të tjerë.

Planet imperialiste serbe për herë të parë i kanë devijuar demonstratat e vitit 1981. Lidhur me këtë, një vit më vonë në Mynhen do të botohet libiri për përdorim intern: JENS REUTER, Shqiptarët në Jugosllavi, Minhen 1982. Ky publikim shumë shpejtë do të gjendet në tavolinat e qendrave vendosëse. Një kopje të tillë e kishim siguruar nga Ambasada Gjermane në Beograd. Çdo gjë pastaj dihet. Primatin aty kah fillimi i vitit 1985 do ta marrin amerikanët dhe anglezët, për të mbetë gjermanët nën “hie”. Në këtë garë “muskujsh” do të përpiqen të “hedhin valle” edhe disa rusë, që shiteshin për 50 marka. Çdo përpiekje e tyre ishte një lloj hirre në shkretirën jugosllave që po metastazonte. Në këto mjegulla edhe libri i Enver Hoxhës, Titistët, Tiranë1982. Ky libër ka pasë efekt politik në shumë ambasada që “mrizonin” në Beograd. Në këtë rrëmujë e rrëshqitjes së shtetit kah gremina, Akademia e Shkencave e Serbisë më 1986 do të përpiqet që ta shpëtojë Jugosllavinë me një “Memorandum” , i cili ia dha zjarrin shtetit katrahurë në të katër anët. Në këtë zjarr, disa intelektual shqiptar që i kishim informatat, shikonim me krenari greminën pan sllaviste në Ballkan. Jo, nuk kemi pasë ide se do të shkapërderdhet edhe BRSS. Ato plane i kanë ditë disa nivele të caktuara politike, diplomatike dhe intelektuale Perëndimore.

Në hirin e mbeturinave jugosllave, Instituti i Historisë i ASSHA (Akademia Serbe të Shkencave dhe Arteve), do të organizojë simpozium për mars të vitit 1999, lidhur me librin e Noel Malkolmit, Kosova, histori e shkurtër”, që ishte bomba e radhës, por për Kosovën dhe shqiptarët për të goditur në cak. Mu për këtë arsye edhe fushata kundër Noel Malkolmit ishte më e egra. Në simpozium ishte paraparë të marrin pjesë 30 shkencëtarë serbë të profileve të ndryshme. Por, sipas krye organizatorit Millorad Ekmeqiq, i njohur për shovinizëm si historian, por më i njohur për falsifikime dhe i pakarakter si njeri, simpoziumi do të shtyhet “për shkak të bombardimev të NATO-s”, për t` u mbajtur në tetor 1999. Dhe të “entuziazmuar” për krimet në Vukovar, Bosnje dhe në Kosovë, Ekemqiqit do t` i vijnë në debat jo më shumë se shtatë (7) studiues, të gjithë eksponentë të kasapit të ballkanit S. Millosheviq. Në debatin për librin e Noel Malkolmit, do të marrin pjesë: Millorad Ekmeçiq, Gjorgje Jankoviq, Ema M. Bojaniq, Sllavenko Terziq, Mile Bellajac, Gjorgje Borozan dhe Lubomir Dimiq. Kjo garniturë që kishte kontribuar në nxjerjen e eshtrave të Llazarit dhe shëtitjen e tyre nëpër ish Jugosllavi, me dirigjim të popave, me argumente mund të dokumentohet se me të gjitha mjetet e kishte nxitë dhe përkrahë gjenocidin e shkaktuar në Bosnje dhe në Kosovë. Prandaj, nuk është e çuditshme që edhe pas bombardimeve të NATO-s, gjejnë forcë dhe fjalë për t` u kërcënuar me vrasje të historianëve shqiptarë, të cilët “paskan kontribuar në shkrimin e librit të Akademik Neoel Mallkollmit”. Garnitura e Milorad Ekmeqiqit e dalur nga zgavrat shoviniste të Akademisë, dihet botërisht se kishte kontribuar në vrasjen e Ivan Stambolliqit. Prandaj, nuk është e çuditshme që pikërisht më 24 mars 1999, kur M. Ekmeqiqi po e përfundonte referatin e tij plotë rrena mesjetare, avionët e NATO-s ia paskan prishë “rahatinë”. Dhe për këtë “prishje të rahatisë së tij shpirtërore” çetniko-komuniste, duhej të vriteshin: Ali Hadri (nuk ishte i gjallë), Muharrem Carbregu, Liman Rushiti, Muhamt Pirraku dhe Hakif Bajrami. Po, këta duhej likuiduar sikurse që e kishin likuiduar Millan Shyfllajin më 1930 në Zagreb. Për këtë plan të tyre do të tregojnë në një pijëtore vet ekmeqiqët.

Serbët i frikëohen vetëm realitetit dhe argumenteve që zbulohen

E kam pasur të ditur se Patriku Pavle, të cilin e njihja nga Prizreni, e kishte kërkuar kokën time më 1998, por nuk e dija se M. Ekemeçiqi do ta zgjerojë listën e të zhdukurve, duke e fajësuar Akademik Ali Hadrin se na kishte shkolluar dhe edukuar që ta themi të vërtetën dhe vetëm të vërtetën, qoftë edhe nëse na rrezikohet jeta. Po, po, AKADEMIK Prof DR ALI HADRI, na kishte mësuar se historia është matematikë kur ke guxim dhe argumente. Të tjerat nuk janë të rëndësishme si pasoja. Këtë realitet në librat tona e kishte hetuar anglezi shumë i vëmendshem Noel Malkollm, prandaj na citonte dhe vërtetonte se konstatimet tona për prejardhjen e shqiptarëve nga Ilirët, për pranimin e krishterimit që në shekullin e parë të Erës së Re, për principatat shqiptare, për jetën e arbanasve në sundimin bizantin dhe para rrënimeve të fiseve barbare, për okupimin e Dardanisë nga sllavët vetëm pas vitit 1180 (Zveqani) e deri më 1284 kur okupohet Shkupi.

Noel Malkolmi na kishte besuar se gjatë viteve 1683-1690 nga Dardania nuk kishte pasur dyndje të madhe të serbëve. Këtë fakt ne historianët shqiptarë e mbështesim në argumentet e kohës, por edhe në konstatimet e historianëve serbë të shkollës së Illarion Ruvarcit, sikur është M. Tomiq etj. kur konstatojnë se falsifikimet për “shpërnguljen e madhe i kanë bërë kallugjerët serbë dhe ky falsifikim po përshkruhet prej librit në libër”. Këtë konstatim e thot M. Tomiq më 1913 në librin “O Arnautima...”.

Sa i takon Luftës Ballkanike 1912, të cilën e cilësojmë si luftë okupuese e jo çlirimtare M. Ekmeqiqit dhe ekipit të tij po i themi sërish, se ka kaluar koha kur “të vërtetën e keni përhapë nëpër Evropë pa asnjë konkurrencë”. Tani faktet mund të verifikohen për çdo gjë, pra edhe për rrenat e historiografisë serbe, prej së cilës ka buruar parafashizmi 1878-1941, fashizmi 1941-1953 dhe neofashizmi 1953-1999. Lidhur me këtë mendim për librin e Noel Mallkolmit, Kosova, Hisori e shkurtër, e kam thënë mendimin posa ka dalë prej shtypit dhe atë qëndrim e mbajë si të pakontestuar. Noel Malkolmi, nuk i ka favorizuar shqiptarët por e ka thënë të vërtetën. Këtu qëndron burrëria e tij si nxënës i të madhes Edit DYRHAM.

Tani do t` i përgjigjem orgjisë histerike të Millorad Ekemçiqit dhe grupit të tij (6). Keni lexuar diçka nga Illaron Ruvarci. Jo asgjë, nuk doni të mësoni për të vërtetën serbe në të gjitha kohërat. Pse i mbani të fshehura gërmimet arkeologjike nga viti 1924 për themelet e Manstirit Deçanit. Pse mbani të fshehur dokumentin e Soiridon Gopçeviqit nga viti 1913 kur burimisht thot:” Manastiri i Graçanicës është ndërtuar mbi themelet e kishës arbanase nga viti 930” (shiqo: jo botimin e falsifikuar por dorëshkrimin e pabotuar në AS). M. Ekemqiqi dhe grupi i tij prej sofistësh me paranojë i vërsulen librit të Noel Malkollmit duke u mbështetë në rrenat e shkollës së shekullit XIX të Panta Sreçkoviqit, prej të cilit dolën të gjitha programet për shfarosjen e shqiptarëve (Prodor na more), për shfarosjen e kroatëve (Do istrage nashe ili vashe), për shfarosjen e hebrenjve (Ili mi ili oni), për shfarosjen e bullgarëve( Serbija do Marice 1371) e programe tjera fashiste në vijim prej projektantëve të kampeve të përqendrimit për shqiptarë në Nish , Leskofc, Kralevë më 1920-1924). Ekmeçiqi dhe grupi i tij 6. e quan librin e Malkolmit, Kosova…”propagandë të luftës”. I duket e neveritshme Ekmeçiqëve kur një anglez objektiv dhe me guxim u thotë serbëve: “ Kur serbi i rendomtë të mësojë racionalisht dhe në shkallë shumë njerëzore për Kosovën , e më tepër në shkallë kritike për rrenat e veta- të gjithë popujt në Kosovë dhe Serbi , prej atij çlirimi vetëm do të fitojnë- Serbët vet dhe jo më pak se të tjerët”.

M. Ekmeçiqi e ka shkruar një libër voluminoz për: “ Qëllimet e Serbisë më 1914”. Kam pasur më polemika me te, disa herë, sidomos për Lidhje Shqiptare 1878 dhe për Luftën e parë ballkanike. Qyqaria e tij vinte deri aty, sa që kërcënohej se ai ka shtet, që do të thotë se unë nuk kisha. E turpshme ishte pozita e tij pas diskutimeve të mia me fakte. Pra, asgjë prej meje të pavërtetë nuk ka marrë Noel Malkolmi, por as prej kolegëve të mi shqiptarë. Dhe kur ia përplasja faktet e krimeve më 1912/13 në tavolinë, vetëm blefonte; kur ia jepja listën e krimeve dhe kampeve të përqendrimit për shqiptarë 1920/23 vetëm kërhiste. Dhe, nuk kishte rrugë tjetër vetëm të më quante “student të Ali Hadrit”, “irridentist’, “i ngarkuar me veliko-albani” etj, e unë isha krenar për ato akuza. Harrojnë historianët serbë se Jireçeku dhe Radonjiqi, shkoqur kanë konkluduar se Nemanjiqët e kanë okupuar Kosovën pas vitit 1180. Pra, akademikë serbë, nuk është viti 1180 shekulli i shtatë (VII), por i dymbdhjetë. Shtrohet tash pyetja po kur serbët e okupuan Prizrenin (1224),Shkupin më 1284. Kemi të bëjmë me fundin e shekullit XIII-të. Historianë serbë, të gjithë “mbretërit” e juaj mesjetar ekmeçiqa të mjerë, nuk ishin asgjë me tepër se princa të vetëshpallur (zhupanë). Po. Dushani që u “bë car” më 1346 sa kohë e mbajti atë titull. E mbajti deri më 1355, që do të thotë 9 vjet. Dhe, “carevina” e tij pastaj u bë copë e grimë duke u bërë të gjithë vazal të Sulltan Muratit. E keni në Arkivin e Serbisë faktin se Princ Llazari më 1371 pranoi vazalitetin e Sulltanit, për t` i dhuruar edhe 1000 ushtarë edhe 1000 kg argjent në vit. Pse i skajoni këto fakte. Pse nuk thoni se Car Dushani ishte : “Car i serbëve, arbanasëve dhe grekëve” dhe ndejti në fron vetëm 9 vjet”. Kjo është “carevina e juej”, e vërtetë. Ku është sundimi juej njëmbdhjetë (11) shekullor mbi Kosovën, për të cilën po ulërini edhe sot. Këto rrena ma nuk ua hanë as qeni i Vuk Karagjiçit, që sipas dokumenteve të juaja, ka ngordhë urie më 1861!!.

Largonu ekmeçiqa nga kritikat ndaj Ali Hadrit, Liman Rushitit, Muhamet Pirraku, Hakif Bajramit (të gjithë historianë, pse jo me krenari student të Ali Hadrit), Muhmarrem Carbregut (gjeograf që me doktoranturën e tij në Zagreb e mahniti shkencen Evro-perëndimore). Pse vuani nga sindroma “superiorisis megalomaniaca” serb të Vuk Karagjigjit, serb të “Zborit” fashist, serbë të partisë radikale kriminale, serb të Partisë komuniste plotë finesa fashiste hitleriane të konkavuara në titizëm bizar dhe mizori “socialiste” të Milloshit tuaj të dashur. Prej gëzmit dhe triumfit nuk ka bërë vetëvrasje në burgun e Shveningenit. Mjaftë ma me rrena se jeni kah e qelbëni Ballkanin qe dy shekuj me vëllavrasje, me atentate ndaj kundërshtarëve politik. Shikoni si e keni vrarë njeri tjetrin për poste shikoni si e keni vrarë parinë shqiptare në kontinuitet, shikoni si e keni vrarë dhe torturuar parinë politike dhe ajkën intelektuale kroate për dy shekuj, shikoni si keni qenë nxitës dhe përgjegjës për luftëra prej të cilave është përgjakë e tërë bota. Çka ju ka faj në krimet e juaja monstruoze shkolla dinjitoze e Ali Hadrit dhe libri objektiv dhe argumentues i Noel Malkolmit. Asgjë. Vetëm e ka thënë të vërtetën. Po, libri im “Rrethnat shoqërore dhe politike në Kosovë 1918-1941; Libri i Liman Rushitit, Lëvizja Kaçake në Kosovë 1918-1928, kanë bërë kthesa në historiografi. Por kjo kthesë nuk do të ndodhte sikur mos të ishte ideator që kërkonte për çdo konkludim, dokumentim heuristik dhe hermeneutik Aklademik Ali Hadri, përmbajtja e tyre, vërtetë do të ishte ma e mangët. E them këtë se pse si të rinj kemi lakmuar të marrim grada sa ma shpejttë dhe sa “më lirë”. Por jo, e dijnë arkivistët e tërë ish Jugosllavisë, Wjenës. Londrës, Stambollit, Tiranës, Parisit se si kemi hulumtuar. Bie fjala gjashtë muaj e kam hulumtuar totalitarizmin e Kominternit dhe Fashizmin e Rajhut Tretë, në relacion me fashizmin jugosllav, si titull pune, kuptohet karshi shqiptarëve, si populli më i robëruar në Evropë 1918-1941. Në faktet tona Noel Malkolmi nuk ka pasë çka të shtojë. Por konkludimet tona nuk kanë qenë kurrë fiktive, por kanë qenë dhe mbesin të hapura, për zbulime të reja me fakte të reja e jo me konstrukte që për “argument kanë fuqinë e terrorit shtetëror”. Kur jemi këtu, e pyesim ndërgjegjen e historiografisë serbe, nëse kanë ndërgjegje (Ekemqiqin e ekipin e ij) sa shekuj burgje i kanë mbajtur shqiptarët në dy jugosllavitë e tyre. E këtu, serbëve u hynë frika në palcë nga Krsitomacia e Kosovës, të cilën e kam plasuar në internet para luftës 1989/99. Këtu, ejani historianë serb dhe debatojmë para opinionit liridashës botëror, jo para policisë dhe ubashëve të juaj, me të cilët na jeni kërcënuar për 30 vite me radhë (1970-1999).

Vitet 1941-1999, janë objektivizuar me shkrime të dokumentuara nga historianët shqiptarë sa i takon pozitës së tyre nën regjimin gjakatar titisto-millosheviqist 1945-1999. Ekemçiqi dhe ekipi i tij nuk ndalen e ta objektvizojnë faktin pse shqiptarët në Shqipëri quheshin zyrtarisht ALLBANCI, ndërsa këta në Shqipërinë kontinentale nën robërinë jugosllave quheshin ShIPTARI (në shumë vende Shiftari !). Dhe për zbulim të së vërtetës, u paska faj AKADEMIK Ali HADRI dhe doktorantët e tij Liman Rushiti dhe Hakif Bajrami. Brengoset Gjorgje Borozan pse një studim i imi (H. B.) po qarkulluaka nëpër internet. Po pse nuk e lexojnë “studimin e popave dhe të kolegëve të tyre shovinistë dhe rrenca fillim e mbarim: “Zaduzhbine Kosova, Beograd 1989 në 1200 faqe, ku rrena dhe oligarkia e rrenës vlon pa vaj në akull. Dilni akademikë serb dhe shpifni, por ma nuk u shiten rrenat mesjetare. Nuk ju shitet ma propaganda e popit Nikollaj Velimiroviqit kur deklaronte më 1935 se : “çka po bënë sot Hitleri me Hebrenjët, ka bërë Shën Sava në mesjetë me jo serbët”. E jo serbët në Dardani ishin shqiptarët vendas, për të cilët Sava kishte këtë kriter shtetëror dhe kishtar: “ Nëse ndonjë arbanas ose vëlleh vetëm deklaron se kullosa ose toka ka qenë e tij do të dënohet 500 copë dele” (lexone Jireçekun, Istorija srba, 1981, nuk po ua them faqen sepse duhet të lodheni e të lexoni bizari të tjera!). Ja edhe një. Në Kodin e Dushanit, tekstualisht thuhet se joserbët “nuk guxojnë të flasin në familje dhe rrugë gjuhën e tyre”. Nuk i thonë këtij qëndrimi parafashizëm. Por, vakumi le të mbetët plotë tragjedi për kombin tim dhe po dal më 1945 kur Tito-Rankoviq-Gjillas e vëndosen Diktaturën ushtrake në Kosovë më 8 shkurt 1945, në orginal shkruan se : “shqiptarët nuk guxojnë të falsin shqip në vendet publike”. A nuk isha këta monstrum nuspordukt i Savës mesjetar?!. Kështu thuhet edhe për hungarezët në Vojvodinë, të cilët u shfarosen sepse i denominauan për nacistë, kurse neve për “shifari”. Ja kjo është nacionalçlirimtarja antiufashiste për Shqiptarët nën robërinë jugosllave.

Zemrohet ekipi i Ekemqiqit edhe për faktin se kur u riaktualizua çështja e Planporgrameve të historisë më 1981-1986, që nuk kemi lejuar të shkohet kah shkrimi i historisë së njësuar(unike) jugosllave. E vërteta, po këtij Ekemçiqit dhe bandës së tij ia kam thënë me 1982 në Beograd se : “ Histori të përbashkët balkanike, evropiane, pra edhe shtetërore mund të kemi. Por histori të njësuar(unike) pansllavo-shqiptare, kurren e kurrës, pa vdekë të gjithë shqiptarë, JO, JO. Ne nuk jemi sllavë, ne jemi shqiptarë”. Më keni akuzuar se në librin “PKJ në Kosovë 1919-11941, Prishtinë 1983 f. 238, “kam kërkuar Republikë”. Asgjë nuk kam trilluar përpos që e kam cituar publikimin : “Istorijski Arhiv KPJ, tom II, Kongresi i zemaljske konferencije KPJ 1919-1937,Beograd 1949. f. 163, ku tekstualisht thuhet: “ Partija izjavljuje solidarnost revolucionarnih radnika i seljaka ostalih nacija Jugoslavije, a pre svega Srbije , s albanskim nacionalno-revolucionarnim pokretom u licu Kosovskog Komiteta i poziva radniçku klasu da svestrano pomazhe borbu raskomadanog i ugnjetanog albanskog naroda za NEZAVISNU i UJEDINJENU ALBANIJU”. Më keni akuzuar se kam kërkuar që për Kosovën të realizohet ajo që është vëndosë në Konferencën e V (pestë) të PKJ-ës në Zagreb , në tetor 1940 ,në të cilën mbështetet Dushan Llukaç, Radniçki pokret u Jugosllviji i nacionalno pitanje 1918-1941, Beograd 1972, f. 367/8. Kur një shkenctar në Beograd guxon ta citojë se në Konferencën e V të PKJ është kërkuar që Kosova të ndërtohet në të ardhmën si Republikë punëtore-fshatre, e tipit sovjetik, kur Kosova aty lidhet drejtë për drejtë me KQ PKJ, sikurse njësitet tjera krahinore, atëherë pse unë nuk guxojë ta citojë atë dokument. Sa kriteriume janë këtu në këtë shtet “ku lulëzon barazia” (e thënë më 1984)? “, “po meri nacionalne pripadnosti”?!!!. Ishte kjo një politikë raciste serbe (jugosllave), antishqiptare në çdo nivel. Dhe, kur prokurorit në Prishtinë, te i cili me keni akuzuar Ekmeçiqa ia përplasa faktet e Partisë (PKJ) në tavolinë, ai (N. Burgideva) vetëm u ndal dhe tha : “ Të lumtë për guximin, do të jesh formalisht në bllokun privat nën hetime”!!!. Ja të tillë jeni ju historianët serbë,të shkollës së Panta Sreçkoviqit, Vasa Qubrilloviqit, Millorad Ekemçiqit e kompani. Dhe kur nuk mundët me fakte,ta sajoni “historinë” e juej të rrenave, e keni përdorë UDB-ën dhe çdo mjet tjetër, për të na likuiduar. Kur e humbët çdo të “drejtë”, në kulmim e kampanjës suaj çetniko-komuniste kundër shqiptarëve, që e kërkonit ju në Simpozium (çetniko-komunist) më 15 maj 1985 në Beograd, humbjen katastrofale para argumenteve tona, para faktorit shkencor ndërkombëtar, humbjen e shndërruat në zejtarinë e juaj, na sulmuat në pikë të natës (o.3 ora) me polici, si banues legal në Hotelin “Ekzelcior”. Turp për tërë intelegjencinë serbe. Ju nuk jeni njerëz, shkencëtar serbë si në orkestër politikanët i këshilloni vetëm në luftëra gjakësore, ju dhe popat e juej nuk ngiheni erë gjaku kundër të gjithë fqinjëve, kurrë. A turpëroheni tash kur vetëm për juve është themeluar Tribunali i Hagës dhe aty dergjen politikanët e juaj, që kanë vrarë fëmijë me nënat ngryk, kanë vrarë pleq e plaka, gra shtazëna, për ta kënaqë sadizmin e juaj që e keni mbiellë nga Akademia e deri në foshnjore, nga kisha e deri në Parlamemnt dhe parti e qeveri marionete. Aty, në Sheveningen e la fryma hitleriane kasapin e juaj i quajtur S. Millosheviq, të cilin e fetishizonit. Ju kujtohet kur Ivan Stambolliqi iu drejtua juve, kompani e Ekmeçiqit, Kresiqit, Qosiqit, Macurës e kompanisë : “ Hakif Bajrami vama je drzhio leksije o objektivnoj istoriji” më 15 maj 1985. Historianë serbë, vetëm kur të kthjelloheni dhe ta leni këtë zejtari të qelbur shovinste, populli i juej do të jetë i lumtur sikurse popujt e tjerë evropianë. Nuk ju ka fare faj Noel Malkolmi, e as historianët shqiptarë, pse jeni të ngarkuar me ideologji fashiste, e cila u është shndërruar në rreligjion. Shikoni si silleni në sport. Shikoni se çfar fjalori ka përdorë rinia juaj në Beograd kundër Kombëtares Shqiptare më 2015. Brengosëse është ardhmëria e juaj me këtë rini profashiste që po dëshmon vet se është e degjeneruar në shovinizëm. Droni shqiptar, ka dalë në skenë 23 minuta më vonë se sa publiku i juaj në kontinuitet kërkonte: “Vrani shqiptarët…”. Reaguat ju për këtë akt bizar fashist. JO, ju doni të likuidoni shqiptarët “jo nëpër etapa, por përnjëherë”. Këtë e propagandon Kisha juaj e “popullit qiellor”. Zbritni në tokë ore njerëz të dehur në rrena dhe megalomani mesjetare. Turp, turpi dhe ksenofobia ua ka mbështjellë trurirn me rrenat mesjetare dhe po kujtoni se jeni në favor të kohës së krqzatave. O tempora, o mores!

Ekemçiqit dhe kompanisë ia paskan prishë çetësinë duke shkruar referate fashiste, kundër librit të Noel Malkolmit, më 24 mars 1999 avionët e NATO-s. ‘Gjynah’ (mëkatë). Po qetësia e shqiptarëve për njëzetë vjet 1981-1999 nga bombat, avionët dhe diktatura ushtrake e vendosur për tetë herë, gjatë kësaj kohe, kanë pasë ndonjë kthesë e të ngriten historianët serb e të thonë: “ Ngadalë pushtetarë, edhe këta “shiftarët” janë njerëz dhe nuk duhet t` i lajnë ma muret e burgjeve dhe korridoret e UDB-ve me xhakun e tyre. Mjaftë është. Jo, Ekmeçiqa nuk e keni bërë asnjë analizë të këtillë dhe i turreni një anglezi (Noel Malkolmit), pse e ka thënë të vërtetën, pse është thirrë në shkrimet e historianëve shqiptarë. Turp, për një Akademi, së cilës i vjen era tamjan, aromë kanceroze për të mbiellje urrejtje me të gjithë fqinjët. Atij institucioni i vjen era shovinizëm fashsit qe dy shekuj. Aty burojnë projektet dhe planet ogurzeza,erërat erozive të moralit tuaj të mykur, nxitëjet terroriste me u vra në mes veti, së pari dhe me i vra të tjetër pastaj, vetëm pse nuk mendojnë si ju, vetëm opse nuk janë te fesë, politikës-ideologjisë dhe kombit si ju.

Ekemçiqa, si e keni detyruar me dhunë, me kërcnim atentati Ibrahim Rugovën që më 21 maj 1999 të shkojë në Beograd për të “negociuar me V. Çernomiridinin. Çka kanë nënshkruar, ke deklaruar Çernomirdini. POr ai nënshkrim nuk prodhon asnjë vlerë. Pse keni detyruar qosiqa, mihajlloviqa, ekmemçiqa njeriun që i kishte “duarë e këpmbë të lidhura”, të bisedojë me Patrikun senil Pavlin, me Patrikun Aleksiev, me Millutinoviqin, me Millosheviqin, me Shainoviqin. Të gjithë këta kriminelë do të duhej të ishin në burg për gjenocidin në Kosovë 1998/1999. (shiqqo: Prekid diplomatskih odnosa Jugosllavije sa….strogo pov. Beograd 1999). Si i keni vrarë: Zoran Sokolloviqin, që ishte një kriminel, Zh.GIgiqin që nuk ka lërë gja të zezë pa bërë në Kosovë,Z. Gjingjiqin në qendër të Beogradit. Arkivat sekrete ju presin. Shkolla ejuej e vrasjeve dhe helmimeve duhet të zbulohet nga ata që i posedojnë dokumnetet. Vetëm kur të dihen rrenat dhe intrigat e jueja, populli u juaj do të jetë i lirë dhe sovran. Me juve, me shkollën e Panta Sreçkoviqit, gjithmonë do të jeni humbës. Për këtë mizori shekullore nuk ju ka faj Noel Malkolmi, as shkolla e Akademik Ali Hadrit. Vet i keni filluar luftërat, vet do të digjeni në to. Fatkeqësi edhe për juve edhe për neve që ju kemi fqinjë bukë përmbysës.

Ekemçiqi dhe ekipi i tij harrojnë të thonë se sa janë sot në Serbi: vllehë, malazezë, boshnjakë, hungarez,rumunë, bullgarë, ciganë, shqiptarë, pas 4 korrikut 1992, kur Badinteri deklaroi se Jugosllavi ma nuk ka. Po, keni mbetë nja 4. 500 000 serbë (ose zhuplanë si ju quan literatura e fqinjëve të juaj perëndimore dhe lindor). Kah të dini serbianë kthehuni, ju jeni ngatërrestarët kryesor në Ballkan. Dhe çdo e keqe që ndodhë në Evropë, ka nxënë shtat e po quhet “ballkanizëm”, me fajin e juaj shovinist, ekstrem dhe mosdurues të ndikuar nga kisha, politika dhe shteti në këmbë të çelqëta në çdo kohë. Prodhuesit e librave shqip, nuk e kanë asnjë pëllëmbë toke të huej nën shqyrtim. Kemi shkruar dhe kemi nxitur vetëm të i shporrim prangat, tjetër, asgjë nuk kemi pasë çka të humbim, përpos robërinë.

Akademik Ali Hadri, nuk është ndër të gjallët, por shkolla e tij është në këmbë të mbara. Çdo gjë që e kemi hulumtuar në arkivat e jueja, e kemi paguar me para. Vetëm ta dini se kemi punuar me autorizime të Ali Hadrit. Këtë fakt nuk e mohojmë dhe kjo na bën krenar, sepse për bombat e NATO-s Ali Hadri dhe Adem Demaçi kanë menduar me kohë. Për këtë ka folë dhe vepruar me të njetën gjuhë UÇK. E vërteta, PROGRAMI i Adem Demaçit më 1964 është shkruar me makinën e Prof Ali Hadrit. Edhe këtë “irredentizëm” të zgjeruar te Liman Rushiti dhe Hakif Bajrami, mos ia ngarkoni anglezit Noel Malkolm. Jo ne e marrim përgjegjësinë, ne jemi ata që ua kemi thënë të vërtetën fashiste mbi shqitarë 1912-1999. Shkrimet tona nuk janë patriotike, por janë vlerësime profesionale eksplikative për të hapur rrugën e ardhmërisë, për të jetuar i lirë çdo komb.

Ekmeçiqë e kompani, e keni dërguar Pavle Joviçeviqin për të na vrarë në fund të majit 1985. Madje ai ka ardhur me revole “6.35”, dhe është zgërdhi në zyrën time në prani të shkrimtarit: Ali LLUNJI (ishte musafir i imi), Gazmend Berisha , sekretar i Arkivit Kosovës, Hashim Islami , shef i informatikës në Arkivë. Dhe, kur i kam thën se: me reflekse jam shqiptar, dhe për tre sekonda të korri e të bëjë plojë. Të ka dërguar Ekemçiqi dhe Spasoje Gjakoviqi?. Filloi të zgërdhihet: “Po mahitem”. Në pyetjen time, se të ka dërguar Ekemçiqi, Gjakoviqi, Tempo dhe Kaçavenda, pyeti: “Prej kah e ke marrë vesh këtë”. Pavle Joviçeviqi madje pyeti: “ Ku është Liman Rushiti?. Libri i tij për kaçakët dhe libri i Hakifit për politikën e ish Jugosllavisë janë përkthyer në serbishte. I kam lexuar si material intern. E vërteta, Limani dhe Hakifi e dinin se monografitë e tyre janë debatuar në forumet politike më të larta. Madje edhe në Kosovë. Por, argumentet na kanë shpëtuar. Madje Pavli tha:” Nuk kam gjetë diçka të pavërtetë në librat e Bajramit dhe Limanit, sepse unë jam bashkohanik i asaj periudhe 1918-1941”?. Nuk i treguam Pavlit, ku gjindet Limani. E injoruam me propozimin e Hashim Islamit. Ishte Pavli plak, i shtyrë në mosh (86 vjet), por e kishte gradën “Hero i popullit”. Një detyrë të rëndë e kishte pranuar, por mund të ngulej, sepse edhe ne nuk ishin duarthatë. Por armët tona ishin pa “niçah”. E vërteta, nuk kishim ndonjë respekt për gradën e Pavlit, por ishte në shtëpinë tonë. Nuk donim të sillemi si ata në Beograd ndaj neve. Të pranishëmve u thash:” të janë të qetë dhe ta përciellin”. Unë po i rri në ball. Ashtu në ball i ndejta Tempos më 1988, në Beograd dhe Prishtinë, në simpoziumet e orgjisë primitive fashiste serbe, organizuar nga Akademia serbe dhe gazeta neofashiste “Jedinstvo”, atëherë pra kur nuk kishte fare libër nga Noel Malkollmi për Kosovën. Por duhej të ishim ne ata, që ta pengonim orgjinë serbe të mos rrejë ma.

Ekemçiqia të Shumadisë, të dy librat: LIman Rushiti, Lëvizja kaçake në Kosovë 1918-1928, dhe Hakif Bajrami, Rrethanat shoqërore dhe politike në Kosovë 1918-1941, i keni analizuar në Akademinë e juej të mykur nga shovinizmi më 1981. Këtë fakt e kemi dijtë. Po, e kmi dijtë shumë shpejtë edhe maketën e juaj, madje edhe tekstin integral të “Memorandumit” tuej, për të na likuduar. Dhe ua kemi thën, se ky tekst është shumë i mirë për “Inmemoriamin” e Jugosllavisë, që është krijesë e imperializmit. Si e tillë, një ditë do të bërët copa- copa, edhe prej ‘grushtit tonë të vogël”. Folëni Ekmeçiqa, a u kemi thënë në sy këtë. Çka u doli?!!!. Ku e keni Serbinë integrale dhe Jugosllavinë homogjene. Ekemçiqa si nxënës të S. Moleviqit, Qubrilloviqit,Drazha Mihajloviqit, që dridhëshe prej shovinizmit në krodoret e Institutit në Beograd më 1979, histerosë suaj i doli tymi në fund të shekullit XX. Pse nuk e thirre Savën e ta shpëtojë Jugosllavinë më 24 mars 1999. PO të tregojë publikisht se sulmi i filluar më 24 mars 1999 është simbolikë e sulmit të juaj fashsit ndaj Kosovës më 23 mars 1989. Pra, kuptone njëherë se pas 23 marsit, vjen 24 marsi. Se pas 28 VI 1989, vjenë 28 VI 2001 për të shkuar “Patriku” i juej S. Milosheviqi me duar lidhur në Sheveningen. Ju ekmeçiqa, ç` është e vërteta ishtit titist, por edhe çetnikë të kulluar. Por me guximin tonë u kemi thënë se as Tito e as Drazha nuk kanë mbetë mangut prej kralëve me masakra më 1945-1951, pastaj më 1953-1966 Tito me Rankoviqin i ka deportuar 412000 shqiptarë, boshnjakë dhe disa turq të deklaruar në Anadoll me marrëveshjen shtetërore xhetelmene. Po, po “gospodski-xhentelem pazar”, me shqiptarë keni bërë, historianë serbë. Dhe çfar krimineli ma i vogël mund të ishte Tito, se Nikolla Pashiqi, që i deprotoi 350 000 shqiptarë në Anadoll me 395 anije evropiane 1912-1914. Ua kemi thënë Ekmemçiqa:” Ju e keni krijuar Jugosllavinë, ju do ta rrënoni deri në themel, sepse nënat shqiptare të deportuara me fëmijë në kampet e përçëndrimit më 1913, më 1923 janë akuzë e rëndë para zotit. Vaji i tyre nëpër shkretëtirat e Anadollit, është nëmë e pasheruar. Dhe ne studentët e Ali Hadrit, demonstratat tona janë pasojë e asaj dhune shekullore, e cila ma në fund do të avansohet në USHTRI ÇLIRIMTARE e KOSOVES. Ne, nuk kemi pasë çka të humbim, përpos prangave në duar e këmbë, me porosinë e juaj-historianë serbë.

Tash pa u ndalë fare në librin e Noel Malkolmit, Kosova.. po ju pyes sa profesor universiteti i keni vrarë me porosinë e juej: Profesor Latif Berishën, humanist dhe pedagog i përsorur që nuk ka pasë asnjë fie urrejtjeje ndaj askujt; profesor Bardhyl Qaushin nga Gjakova, profesor Fehmi Aganin, prej të cilit kemi mësuar të gjithë: kulturë dhe sjellje civilizuese; profesor Ukshin Hotin e keni likuiduar sot e kësaj dite pa gjurmë; Advokat Bajram Kelemdin me dy fëmijët. Kush ka lëshuar urdhra të vriten jo vetëm këta, por edhe 14000 shqiptarët të tjerë, të gjithë civilë. Keni reaguar ju ndaj këtyre mizorive? Tani, nuk leni gjç të zezë pa shpifur kundër shqiptarëve dhe Kosovës që mos të pranohet në UNESCO. Ta dini se kishat dhe manastiret që ju i keni tani për tani në posedim, ishin kisha dhe manastire shqiptare në ndërtim në mesjetë. Po. Më vonë ju i përvetësuat.Po. Kush i ka ruajti 500 vjet? Shqiptarët. Krime të rënda janë insinuatat dhe krimet ndaj shqiptarëve, pikërisht në ndërgjegjen e juaj, akademikë të mykur të Serbisë.

JU ende nuk jeni ngopur gjak um nga shqiptarët, që i keni robëruar qe dy shekuj, në luftën e tyre për liri dhe pavarpësi. Pavarësinë e Kosovës e ka vërtetuar Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë. Aty, vet keni bërë padi dhe e keni marrë autogol. Shumë autogola do të merrni edhe në të ardhme po nuk u vetëdijëuat, akademikë me paraojë infektive në dëm të popullit tua.

Ekmeçiqa e keni detyruar me dhunë shtetëore Ibrahim Rugovën që të shkojë në Beograd më 21 maj 1999 për t` u takuar me V. Çernomirdinin (Kryetar u qeversë ruse-HB).Çka kanë nënshkruar asnjëherë nuk është bërë e ditur. (shiqo: Qernomirdin, Kujtime…). Por “takimet” tjera me Patrikun Pavle, me Patrikun Aleksiev, me Millossheviqin, me Millutinoviqin, Shainoviqin, duhet të janë falsifikuar më vonë. Ato takime kanë pasë për qëllim që t` i paraprijnë Kuvendit të Vaselenës në Beograd më 27 maj 1999, prej të cilit synohej të arrihej njëfarë pajtimi kushtuar njësimit kishtar ortodoko-katolik. Në këto mjegulla të filozofisë së sëmurë të Millosheviqit dhe Patrikut Pavle, është përgatitë edhe likudimi fizik i Adem Demaçit në Prishtinë më 26 maj 1999 duke e dërguar në Lagjen e Muhaxhirëve në milici, duke iu kërcënuar ke vrasje. (Për qëllimin e S. Millosheviqit, që ta festojë 28 VI 1999, pa shqiptarë në Kosovë, shikoni publikimin , botim me shenjën sekret: “Prekid diplomatskih odnosa sa çlanicama NATO pakta”, Beograd 1999).

Si duket nxënësit e Millosheviqit (Daçiqi…) dhe Sheshelit ( Vuçiq…) edhe tani (më 2015), po përpiqen ta kapitalizojnë të kaluarën me rrena dhe shpifje, duke bërë çmos që ta destabilizojnë Kosovën në çdo aspekt. Politikanët shqiptarë, jo vetëm që duhet ta lexojnë Noel Malkolmin, por duhet të konsultohen me ekipe të tëra shkencore, sepse kanë punë jo vetëm me dinakërinë dhe rrenat serbe, por edhe me fuqinë e Kremlinit, me mundësi destabilizuese në çdo cep të rruzullit tokësor. Mendoni, flisni dhe veproni, politikanë shqiptarë, se mjaftë keni prodhuar politikë të verdhë krye në veti. Mos i koritni miqtë, por mos e vrani popullin në ardhmëri se nuk e meriton. Të gjithë jeni njësoj me këto sjellje. Ku ishit, pse keni lërë gjendjen të metastazojë deri te aktet e kryera. Jo, lufta për pushtet ua ka nxënë frymën. Lufta për shtet është rreshtimi dhe detyra, të cilin e keni harruar. Nuk mësuat asgjë nga ajo fjalia që ua tha Ambasadorja mike e SHBA-ve. E keni harruar të gjithë pa dallim, gjakun e derdhur të heronjve dhe amanetin e Adem Jasharit, Fehmi Lladrocit e shumë të tjerëve

P.S.

Po largohem pak nga tema. Çështja e demarkacionit sot (2015), zgjidhet për dy ditë hulumtime nga profesionistët. Po, deri me tash janë prezantuar harta dhe “fakte”, por esenca ka mbetur zbulim zero. Sa i takon “Asociacionit”, çështja është më e komplikuar sipas të drejtës administrative territoriale ( nga teksti që është i njohur-HB), sepse “Marrëveshja” është nënshkruar në mes një shteti dhe një subjekti politik. Kosova aty nuk trajtohet si shtet. Shkurt, juristët tanë kanë rënë në provim totalisht. Po tregohet se të tillë i kanë pasur edhe profesorët, me të kaluar politike kontemplative, a la shkolla e Kumrovcit. Nuk është drejtësia politikë. Por shteti është edhe politikë, histori, drejtësi edhe forcë, të cilat ju mungojnë, sepse keni menduar se detyrat e shtëpisë do t` ua zgjedhë Brukseli dhe Nju Jorku?!!!.

A. Qeriqi: Kultura shqiptare në Kosovë përballë hegjemonizmit kulturor serb e jugosllav IV


(Adem Demaçi, ideologu i çlirimit dhe i bashkimit, shkrimtari dhe intelektuali më i merituar i kohës sonë)

Përderisa në Kosovë pati shkrimtarë që mbështetën orientimin ideologjik të Lidhjes Komuniste Jugosllave, idenë e patriotizmit dhe kozmopolitizmit jugosllav, pati edhe disa oportunistë të cilët bënë përpjekje që në krijimtari të dalin nga suazat ideopolitike të ditës, Adem Demaçi ishte dhe mbeti i vetmi shkrimtar i Kosovës i cili tërë krijimtarinë e tij e drejtoi në shërbim të kombit dhe kundër politikës hegjemoniste jugosllave. Veprimtari a tij krijuese në tregime, poezi, roman, dramë, publicistikë, është krejtësisht e veçantë sa i përket qasjes ndaj problemeve ekzistenciale të shqiptarëve nën robërinë jugosllave. Derisa, Esad Mekuli do të shkruante një poezi për Titon apo revolucionin jugosllav, për t’i botuar pastaj dhjetë poezi me përmbajtje sociale, Adem Demaçi nuk shkroi as edhe një varg të vetëm, as një tregim apo novelë të vetme ku do të lavdërohej regjimi. Ai ishte nisur në një rrugë tjetër, në rrugën plot rreziqe e sfida drejt çlirimit dhe bashkimit të shqiptarëve.

Jemi mësuar që Demaçin, me të drejtë ta vlerësojmë në radhë të parë si Simbolin e gjallë të Rezistencës Kombëtare, shqiptarin e pathyeshëm dhe më meritorin ndër të gjallët për lirinë e Kosovës. Jemi mësuar tashmë me paraqitjet e tij realiste, qëndrimet e tij të drejta, shpeshherë të ashpra, por gjithherë të vërteta, të shëndosha, të pastra dhe pa paragjykime.

Të rrallë janë ata shqiptarë, që duke përcjellë paraqitjet e tij në opinion nuk kanë pyetur, se ku e merr tërë atë energji ky kalorës i fjalës dhe i mendimit të lirë? Çuditërisht, Demaçi ka manifestuar dhe manifeston një energji të brendshme e të thellë shpirtërore, e cila e ka përcjellë gjatë tërë jetës, në trajtën e një dhuntie hyjnore, si virtyt universal, si fenomen i llojit të vet. Tash në moshën 77-vjeçare, Demaçi, në botën e tij të pasur me energji krijuese e meditative, duket se është po ai i moshës rinore. Gjithnjë energjik, i paepur, i sinqertë por edhe i ashpër, sipas momentit dhe rastit, kurdoherë i dashur për popullin, të cilit shpeshherë ia qan hallin, duke ia kujtuar vuajtjet shekullore dhe duke ia fshikulluar lehtë të metat e babëzitë. Dhe, duke e parë Demaçin si “homo politicus” në njëfarë mënyre krijimtaria e tij letrare artistike ka mbetur nën hijen e kësaj, edhe pse është krijimtari e thellë dhe e mirëfilltë artistike, dhe tërësia e saj e deritanishme, nga të gjitha pikëpamjet ideore, artistike, stilistike e gjuhësore, e radhit në “sofrën” e parë të krijuesve kombëtarë e më gjerë. Tregimet, romanet dramat e Adem Demaçit janë po aq të veçanta në letërsinë tonë, sa është i veçantë edhe vetë autori, në jetën dhe disidencën politike të tij.

Dikur shkrimtar i ndaluar dhe i persekutuar nga regjimi jugosllav, Demaçi ka qenë shkrimtari më i lexuar për afër 30 vjet në Kosovë e më gjerë, deri në vitet ‘90, kur u lirua nga burgu dhe kur vepra e tij kishte filluar të ribotohej.
Ishte kështu, në një masë, ndoshta edhe për faktin se veprat e tij ishin të ndaluara, por nuk është vetëm ky fakt, sikur pretendojnë ta interpretojnë disa kritikë hileqarë dhe hipokritë. Tregimet e përmbledhjes “Kur Zoti harron”, pastaj romani antologjik “Gjarpinjtë e gjakut”, romani “Libër për Vetë Mohimin”, “Heli e Mimoza” “Tung, vargu im” “Dashuria kuantike e Filanit” dhe veprat e tjera të përfshira në kompletin e botuar në vitin 2012, përbëjnë një opus tërësisht origjinal krijues, në të gjitha segmentet e krijimtarisë letrare, artistike.
Demaçi në letërsi ka ecur me kohën. Ai ka filluar të shkruajë tregime me temë sociale, pikërisht në akord me periudhën e vuajtjeve të mëdha dhe katrahurës së varfërisë, që i kishte pllakosur shqiptarët, ndërsa në romanin, “Dashuria Kuantike e Filanit” ai ka shkruar një roman modern, një roman të personazhit, duke thyer klishetë e ndërtimit të romanit tradicional.
Përmbledhja me rrëfime “Kur Zoti harron” e autorit të mirënjohur të letërsisë shqipe, Adem Demaçi, e botuar në vitin 1990 gjithsesi se është një vepër antologjike e prozës sonë, e cila kishte filluar të krijohej në Kosovë në vitet 50 të shekullit të kaluar.
Po bëhen 61 vjet qyshkur Adem Demaçi e ka shkruar tregimin e tij të parë, “Te xha Sakipi”, botuar asokohe në revistën letrare “Jeta e re”. Dhe prej vitit 1953, kur u botua rrëfimi i tij i parë, në historinë e Kosovës do të shquhej ky emër i veçantë, i cili do të bëhet i njohur jo vetëm në Llap, ku kishte lindur apo në Prishtinë ku ishte rritur, shkolluar dhe frymëzuar, por ky emër i veçantë dhe shumë meritor i kombit tonë do të bëhet shumë i njohur për të gjithë shqiptarët dhe jo vetëm për ta. Rrëfimet e shkruara nga Adem Demaçi në vitet 50 të shekullit XX shënojnë fillimin e prozës realiste shoqërore në Kosovë, e cila burim frymëzimi kishte fatin e katandisur të shqiptarit të trojeve të robëruara të atdheut. Ashtu si dikur Migjeni, Nonda Bulka, Sterjo Spasse, Karl Gurakuqi, Demaçi e fillon krijimtarinë e vet letrare e artistike duke marrë pozicion realist, meqë në shpirtin e tij të ndjeshëm, më vonë revolucionar, ai do të brumoset me idealet e shenjta të çlirimit, për të mos u pajtuar kurrë me dhunën, robërinë, shfrytëzimin dhe denigrimin.
E shihte, e ndiente dhe e përjetonte rëndë pabarazinë shoqërore, e cila kishte goditur në radhë të parë shqiptarët. Dhe pikërisht këtu ai do të ndalej, jo vetëm për të menduar e për të konstatuar, por edhe për të vepruar fillimisht duke shkruar rrëfime, duke nxjerrë në sipërfaqe shembuj konkretë, të veshur me petkun dhe metodat shprehëse të letërsisë, e më vonë duke hartuar edhe plane e duke bërë organizime për rezistencë, liri dhe bashkim kombëtar.

Rrëfimi antologjik “Kur Zoti harron”

Tregimi i tij antologjik, “Kur Zoti harron” i botuar në vitin 1954 në revistën letrare “Jeta e re” ishte më shumë se një akuzë e rëndë shoqërore drejtuar jo vetëm rendit shtypës, por edhe mungesës së shprehur të solidarësisë njerëzore për ata që vuanin dhe vdisnin duke u përballur me skamjen e mjerimin.
Në këtë rrëfim dramatik, rrëqethës e tragjik, Demaçi ka sintetizuar historinë e shqiptarit të nëpërkëmbur brez pas brezi. Është fati i njeriut të lënë në mëshirë të kohës, të cilin e kanë harruar të afërmit, shoqëria, të gjithë, e ndoshta edhe vetë Zoti. Duke mos përjashtuar Migjenin, nuk ka në letërsinë shqipe një tregim tjetër, i cili pasqyron aq thellë realitetin makabër të njeriut të nëpërkëmbur. Vetëm te Dostojevski, Mopasani, Çehovi apo Gogoli hasim në rrëfime të tilla, tronditëse.
Përshkrimi i fatalitetit të tillë, i frymëzuar nga realiteti faktik, doemos se nga shkrimtari ishte menduar për të qenë protestë letrare, në dukje e heshtur, por e temperuar për të goditur në një kohë të caktuar, në një kohë të volitshme. Demaçi dinte për çka shkruante dhe dinte çka donte. Andaj edhe i mbeti besnik Atdheut dhe vetvetes.
Të tilla për nga përmbajtja janë edhe rrëfimet: “Një natë Bajrami”, “Vegjëtarja në treg”, “Llustraxhiu”, e sidomos “Pizh Magjupi” që është një rrëfim tjetër antologjik, i frymëzuar me ndjenja të larta fisnike dhe njerëzore, për të gjithë njerëzit e vuajtur pa dallim kombi, feje apo race.... Demaçi, përmes këtyre rrëfimeve kishte depërtuar thellë në paraqitjen lakuriq të realitetit.
Për dallim nga Migjeni i cili hapur kishte manifestuar zërin kryengritës, Demaçi rezervohet nga tonet e tilla, i vetëdijshëm se rrëfimet diskrete migjeniane nuk do të shihnin dritë.
Dhe për të parë dritë rrëfimet e tilla, të cilat kanë ngelur si vula më autentike e një kohe, ai zgjodhi rrugën autentike të përshkrimit. Tregimi “Kur Zoti harron” jo vetëm ngjall zemërim e mllef kundër pushtetit antipopullor por ngjall edhe mëshirë humane te njerëzit, me qëllim për të ndihmuar të afërmit dhe skamnorët, me qëllim për të mos anashkaluar ata, sepse epilogu i lënies anash është tejet tronditës.
Në këto rrëfime, në dukje fragmentare Demaçi ndërton filozofinë e tij kryengritëse, duke bërë përshkrime të një realiteti makabër, ku ishte nëpërkëmbur njeriu deri në nivelin më brutal dhe më çnjerëzor, ku ishin shkelur të drejtat elementare për ekzistencë.
Në të gjitha rrëfimet e veta Demaçi ka hartuar me një kujdes të veçantë sidomos në perceptimin e realitetit, duke e pasqyruar rrëfimin në këndin epik dhe tragjik, në trashëgiminë jetike të varfërisë, duke u rezervuar nga manifestimi i kritikës diskrete kundër regjimit, e cila zakonisht sillte pasoja, e pak më vonë do t i sjellë pasoja edhe vetë autorit.
Në rrëfimet e mëvonshme për vetveten, në mbrojtjen e tij para gjyqeve, Demaçi ka treguar dhe ka pranuar se dhuna që është ushtruar kundër shqiptarëve, nga regjimi titist, sidomos aksioni i dëbimit të tyre për në Turqi, aksioni armëve i vitit 1956, i kanë mbetur në kujtesë si veprime tejet të shëmtuara, antishqiptare dhe pikërisht për këtë ai do ta marrë rolin e opozitarit dhe të kundërshtarit të fuqishëm të regjimit.
Edhe pse të thjeshta në dukje dhe në ndërtim, rrëfimet me temë shoqërore të Demaçit janë shumë të arrira në të gjitha aspektet. Me përmbajtjen e rrëfimeve sikur janë” “Kur Zoti harron” “Burrëria”, “Toka nuk sillet vetëm rreth boshtit të vet” etj. mund të shkruhen novela të gjata, romane, drama dhe mund të bëhen filma të shkëlqyeshëm artistikë.
20 tregimet e para të Adem Demaçit kanë ndikuar në publikun lexues të kohës më shumë se veprat e 20 shkrimtarëve dhe rrëfimtarëve të tjerë të cilët burim frymëzimi kishin “jetën e re” në Jugosllavinë e Titos.
Për të pasqyruar në tërësi ndikimin që ushtroi Demaçi pothuajse i vetëm në krahasimin me bashkëkohësit, duhet të shfletojmë shtypin e kohës dhe të zbulojmë sesi në këtë kohë të vuajtjeve të rënda për shqiptarët, zëdhënësit dhe skribët besnikë të regjimit pasqyronin realitetin e imagjinuar të jetës në harmoni dhe begati, por në asnjë mënyrë realitetin faktik. Tregime me një përmbajtje të tillë sociale pak kush shkruante në Kosovë. Në kohën kur Demaçi shkruante e botonte tregime sociale, falë edhe shkrimtarit Esad Mekuli i cili pati guxim për t i publikuat ato, shkrimtarë e tjerë shkruan për bashkim vëllazërimin, për Titon e Fadil Hoxhën, për “rrushin që kishte fillue me u pjekë” e për pranverën e socializmit e cila ishte vonuar, për “fëmijët fatkëqij të lumit tim” e për “njerëzit” që kishin mbetur në veriga të fatit, disa madje thurnin himne për Sutjeskën e Kozarën, për legjendat partizane jugosllave, për Sava Kovaçqviqin e për kovaçë të tjerë të përbashkësisë jugosllave. Demaçi nuk shkroi as një tregim të tillë, madje asnjë varg të tillë. Cili shkrimtar apo poet tjetër në vitet 50-60 nuk ka shkruar për bashkim vëllazërimin? Mendoj asnjë. Cili prej atyre poetëve njohur për mbështetje të regjimit, prej Ali Podrimes e deri te ata që kanë shkruar e botuar qoftë edhe vetëm një tufë poezish, nuk ka shkruar një poezi apo tregim për Titon e bashkim-vëllazërimin?
Demaçi, ishte bota tjetër, bota ndryshe, që ishte nisur në rrugën plot pengesa të historisë, për ta realizuar qëllimin e tij të vetëm jetësor, çlirimin dhe bashkimin e shqiptarëve.

Migjeni, meteor ndriçues që nuk shuhet kurrë në qiellin e kulturës dhe letërsisë shqiptare


Pavarësisht përpjekjeve 25-vjeçare të rojeve të errësirës, për të rrënuar gjithçka nga e kaluara, pavarësisht pretendimeve të disa qarqeve anti-kulturore dhe në esencë antishqiptare për të damkosur të gjitha personalitetet unifikuese shqiptare, Migjeni po qëndron si meteor ndriçues, lart, në pjesën e kthjelltë të qiellit shqiptar të kulturës dhe letërsisë, ashtu si Naimi, Çajupi, Fishta, Mjeda e shumë të tjerë.
Ky vend plot rreze frymëzimi i Migjenit po bëhet gjithnjë e më i shquar në kohën kur po vazhdon erozioni sistematik drejtuar kundër vlerave kombëtare i një soji të njëmendësisë së quajtur demokratike, me qëllim për t’ i përmbysur vlerat e vërteta humane, kombëtare e politike, për t’ i zëvendësuar ato me pseudo ovlera aziate, mesjetare, inkuizicionale, shtrigane, të cilat kanë ngalluar si hithrat, që rriten e zgjerohen shpejt mbi plehun e zi dhe mbi mbeturinat e çdo lloji.

Me kot mundohen radovanët, fricët, jurishnikët, priftërinj e hoxhallarë gjysmakë, ta denigrojnë personalitetin dhe veprimtarinë letrare artistike të Migjenit. Ata, u frikësohen vargjeve të pavdekshme të tij, më shumë se djajve të shpifur, që u rrinë si grerëzat te koka, më shumë se uraganit shkatërrimtar, më shumë se diellit përcëllues në verë e acarit drithërues në mesin e dimrit.
Kjo frikë e ka bazën e vetë në shterpësinë e mendimeve dhe ideve të mendje-robërve, në hipokrizinë e disa klerikëve, në shpirtin e korruptuar të politikanëve, në mendjet eunuke të disa skribëve shkarravitës, në shpirtngushtësinë e disa drejtuesve të institucioneve, pikërisht në kohën kur antivlerat po bëjnë përpjekje t’i rrëzojnë vlerat e njëmendta krijuese me përmbajtje sociale e kombëtare.
Migjeni, të gjithë priftërinjve hipokritë, pedofilë e pederast u shfaqet në figurën e djallit, që iu rri te koka dhe i grushton në tëmtha, u rri galuc në atë trohë ndërgjegje që u ka mbetur politikanëve të korruptuar, protesta e tij kumbon si kambanë alarmi mbi kokat e mashtruesve, moral shthururve, trafikantëve që tregtojnë çdo vlerë njerëzore, vetëm për të arritur qëllimet e tyre të ndragëta. Andaj ky soj njerëzish iu kanë vërsulur Migjenit dhe jo vetëm atij, sepse proza dhe poezia e Migjenit ka çjerrë e çjerr maska, sepse zëri i tij kryengritës ka frymëzuar dhe frymëzon ndërgjegjen e pastër njerëzore e kombëtare, sepse grushti i tij kryengritës prore e godet babëzinë e makutërinë, prore godet ndërgjegjen e tradhtuar dhe të gjitha veset e nopranitë njerëzore.
“Poeti i mjerimit”, ka qenë zëdhënësi më besnik dhe më i ndërgjegjësuar i kohës kur njeriut të thjeshtë, fshatarit e punëtorit shqiptar, iu kishte rrezikuar qenia, kur apoteoza e perëndive ishte strukur në kokrrën e misrit, kur malësori që kishte përballuar uraganin shkatërrimtarë të robërisë, po vdiste urie, në kohën kur Mbreti Zog organizonte ballo në Tiranë, prishte parat e Shtetit duke forcuar xhandarmërinë, jo për ta ruajtur Shqipërinë e përgjysmuar e të leckosur, jo për t’i ndihmuar çetat kryengritëse të Azem e Shote Galicës, që luftonin robërinë barbaroide serbe, por për të ndëshkuar kundërshtarët politikë, duke i vrarë pas shpine duke i ndjekur madje edhe në dherat e huaja, duke i syrgjynosur e duke i katandisur për jetë të jetëve.
Andaj, edhe sot vargjet kuptimplote të Migjenit fuqishëm lëshojnë alarmin dhe çjerrin maskat e shfrytëzuesve, të gjakpirësve të veshur me petkun politik, të stolisur me hipokrizitë e premtimeve të shumta, të dalldisur në orgjitë e përditshme, me qëllim për të mbetur përgjithmonë në pushtet, me qëllim për ta gllabëruar e për ta shitur çdo cep të Shqipërisë.

Secila poezi, skicë, rrëfim a novelë e shkruar nga Migjeni, është antologjike, për faktin se ai ka arritur që me vizionin e tij krijues të shkruajë për të gjitha plagët sociale të njeriut, të shqiptarit të kohës, por jo vetëm të atij. Në rrugën e tij të shkurtër jetësore, nuk ishte kursyer, as atëherë kur ishte dërrmuar fizikisht dhe sëmundja i thoshte, hesht, mor hesht!. Ishte i ndërgjegjshëm se po shuhej dalëngadalë, se skenat e vurratat e mjerimit shoqëror ia kishin katandisur shpirtin dhe trupin, se e kishin plagosur në trup e në shpirt, por ishte i ndërgjegjshëm se në mos më shumë i kishte përshkruar diagnozën fatale shoqërisë së kohës, e cila marshonte e sigurt në theqafje.

Pavarësisht interpretimeve, për dhe kundër krijimtarisë së tij, pavarësisht se regjimi komunist për 50 vjet rresht e shfrytëzoi krijimtarinë e tij për ta diskredituar regjimin e Ahmet Zogut, fenë e zakonet prapanike, pavarësisht se në 25 vitet e fundit kleri dhe neozogistët po mundohen ta diskreditojnë krijimtarinë e tij, Migjeni po mbetet gjithnjë në piedestalin e poetëve më të mëdhenj dhe më të frymëzuar të kombit, po mbetet në mesin e poetëve më të frymëzuar. Për të ilustruar thellësinë e mendimit të tij realist, dialektik, po i referohemi poezisë së titulluar: “Kënga e Perëndimit”, në të cilin Migjeni ka shpalosur idenë e tij për të ardhmen e njerëzimit, të botës perëndimore kapitaliste, e cila për dallim nga Dielli alegorik, (si fije e besimit të dëshiruar), kënga e njeriut të perëndimit është kënga e njeriut të dehur nga besimi në vete.

Kanga e perëndimit

Kangë Perëndimi, kangë njeriu të dehun nga besimi në vete
Kanga e tij, një fe tjetër, me tempuj të tjerë, me meshë solemne,
ku prej mëngjesit deri në mbramje shkrihen ndjesitë njerëzore
n'apoteozën e hekurit; shpirtënt përshkohen në tymore,

Të cilat në fishkllim i përqeshen zotit të vjetër edhe qiellit
e me re të ndyt' tymi të dendun ndriçimin ia vrasin diellit.
Fe tjetër, fe e çmendun e Perëndimit të mrekullueshëm...
i ekzaltuem shklet njeriu në delirium të pakuptueshëm.

Dëgjon zanin q'i thotë feja. Plagos qiellin, e shpon tokën,
i shkyen horizontet e bardhë, zhvesh natyrën - ia heq kotllën.
Kult' i tij - kult i zhveshun! Nuk ia bren ma trutë enigmi -
e varros, mbi varr ia vë një shenj përbuzje o nderimi.

Kangë Perëndimi, kangë njeriu të dehun nga besimi në vete
Kanga e tij, shpres' e bukur, me flatra të një tjetër jete
në të cilën dielli do ndërrojë udhën: ka për t'u lindë nga Perëndimi
- por deh! nga lumnia tash humb kokën rruzullimi.

Me një "tango" qejfi tash ia ngatërron fijet zotit të vjetër
ka me ia skandalizue të birtë besnikë në planetë të tjerë,
Kanga Perëndimi, kangë njeriu të dehun nga besimi në vete...
Le të dëgjojmë kangën që mshtillet në shllung' avulli në pika djerse.

Askush më mirë se Migjeni në kohën e tij nuk e kishte kuptuar zhvillimin dialektik të shoqërisë, botën kapitaliste, (sipas tij) në rrugë të pashmangshme drejt theqafjes, madje nuk e kishin kuptuar as grupet komuniste të kohës, të cilat sado që e simpatizonin poetin, nuk ia kishin besën, sepse ai nuk ishte komunist i ekzaltuar, nuk ishte fare komunist dhe përveç ndonjë vargu frymëzues, nuk gjejmë një poezi të mirëfilltë, ku do ta ketë glorifikuar valën e diellit alegorik.

Migjeni ishte realist. Ishte intelektuali, që rrezatonte me filozofinë e tij, sepse ishte shumë më i emancipuar se rrethi intelektual i kohës ku jetoi dhe krijoi. Ai kishte përhapur idetë dhe mendimet e tij realiste mbi botën, njerëzit dhe problemet e shoqërisë shqiptare, por edhe njerëzore. Në ndonjë frymëzim momental i referohet edhe Niçes, krejt pa të keq, ashtu sikur i referohet edhe “paçavureve” të vjetra mijëvjeçare, ku “krahët i kanë varë pa shpresë-simbolet e shpresave të humbura, që me klithma të dëshpëruara bëjnë fjalë mbi jetën e perëndueme”, meqë kishin besuar se kishte mbetur dikur larg koha, ”kur kështjellat mijëravjeçare si xhixha shkëlqenin të lumtura”.

Migjeni i çori maskën klerit që nuk shprehte as përkujdesjen elementare për skamnorët, për më tepër ishte bërë pjesë e aparatit shtypës dhe shtypte edhe ndjenjat e skamnorëve, duke mos u hapur asnjë rrugë tjetër në jetë, përveç duke u premtuar jetën e përtejme, në të cilën gati askush prej tyre nuk besonte.
Vepra e Migjeni i ka përballuar dhe po i përballon me sukses baltosjes intrigante e djallëzore të qarqeve anti kulturore, ashtu sikur i ka përballuar nëpër shekuj dhe po i përballon edhe sot, “Dekameroni” i Bokaços, “Komedia Hyjnore” e Dantes, “Parajsa e humbur” e Miltonit, “Don Kishoti” i Servantesit, “Shpirtrat e vdekur” të Gogolit, “Karamazovët.” e Dostojevskit, e qindra vepra të tjera të fuqishme të artit, letërsisë e kulturës në përgjithësi.
Ahmet Qeriqi

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...