Agjencioni floripress.blogspot.com

2015/10/19

Edi Rama, ky mburravec provincial

Vetëm dy shqiptarë po bëjnë sikur fituan nga humbja e Shqipërisë ndaj Serbisë.
 
I pari është Ballist Morina.
 
Ai humbi mundësinë për të parë ndeshjen, por konsolidoi famën e dikujt që po na ndihmon të shkojmë në Francë.Nga ndeshja e mbrëmshme u kuptua se tre pikët që morëm në Beograd dhe që po na mbajnë ende në lojë,janë fryt i fluturimit të dronit të tij të çmendur.
 
Ai na i lehtësoi tre pikët që koha provoi se ishin shumë të vështira për ti fituar në fushë.
 
Megjithatë Ballist Morina nuk e ka zgjedhur pozicionin që ka.
 
Jam i bindur se nuk do donte ta kishte parë ndeshjen në qeli,por fati e desh që emri i tij të fluturonte mbi stadium megjithëse këtë herë nuk e pati dot fuqinë magjike të herës së parë. Dje ai ishte një dron i rrëzuar përdhe.Edhe serbët në Beograd nuk e rrëzuan në mënyrë aq profesionale siç bëmë ne.
 
Por Ballist Morina nuk po kërkon asgjë në shkëmbim dhe nëse kjo  nuk e bën modest, të paktën e bën njërëzor.
 
I dyti shqiptar që po përpiqet të na bindë se edhe ai ka fituar është Edi Rama.
 
Këtë të dytin nuk e detyron askush të japë shpjegime për kenaqësinë që ka marrë nga humbja. Megjithatë ai po e bën.Me patos, me këmbëngulje, me protokoll, me stil, i qeshur, i ngjeshur dhe i veshur. Enkas.
 
Ky kërkon patjetër të na thotë se ai nuk është pjesë e humbjes,se humbja ishte faj i atyre që ishin në fushë, ndërsa sa i takon pjesës tjetër ,dekorit, korit, rendit, vendit, policimit, mobilizimit, organizimit, ushqimit, parkimit, largimit, qetesisë dhe kënaqësisë së selfisë,këto të gjitha pra, ishin meritë e tij. 
 
Edi Rama ka disa ditë që na thotë se kundër serbëve kemi bërë dy ndeshje.Një në fushë dhe një jashtë fushe.Ne kemi humbur të parën,ai ka fituar të dytën.
 
Kjo ua bën humbjen edhe më të dukshme atyre që ishin në fushë.
 
Mburrja e padurueshme e Edi Ramës për të gjetur lavdi edhe në disfatë është edhe më e papranueshme. Është acaruese. Është tregues i një provincializmi të cilin nuk e kemi hak. Aspak. Edi Rama i tha shqiptarëve, se në Elbasan askush nuk u rrah,nuk u hodh asnjë gur,asnjë shqiptar nuk guxoi të ngrinte zërin për të sharë një serb.
 
Kjo është një madheshti e ngritur mbi një hidhërim që atij i shkon, por ne na lëndon.Pyetja është pse dyshonte Edi Rama se të gjitha këto do të ndodhnin?
 
Pse i dukej sikur të gjithë ne që ishim në stadium kishim një thikë në brez,një gur në xhep apo një sharje në gjuhë? A thua vallë na njeh kaq pak? Cilin komb mendon ky se po përfaqëson?
 
A ka ngatërruar kombin, apo ka ngatërruar punën? Unë besoj se ai ka ngatërruar punën, që i ka caktuar kombi.
 
Me fjalimin e papërshtatshëm  që mbajti, tregoi se beson se shqiptarët e kanë zgjedhur si një njëri të cilin historia i ka caktuar një mision:të përmbajë instiktet e kombit të vet të marrë. Dhe meqë dje e bëri,doli ta shpallë botërisht.
 
Natyrisht ky sukses që politika e quan policin etik dhe shkenca mund ta konsiderojë një mutacion estetik,nuk mund të lihej në heshtje. Dhe Edi Rama nuk heshti.
 
Ai mori përsipër suksesin mbi harbimin nacional dhe na la ne të tjerëve tentacionin nacional të gabimit.  Ai tha se, nëse nuk do ishte për meritën e tij ne do kishim dalë nga kafazi dhe do i kishim shqyer serbët duke ua hedhur kockat në Shkumbin.
 
Ja pra që e ka bërë detyrën.Dhe ja pse duhet të jetë në dëtyrë:për të na qetësuar,për të na ndryshuar,për të na mbrojtur nga tërbimi që kemi në gjak.
 
I ka rënë fatkeqësia të drejtojë një vend të marrësh të cilët po mbahen në zap me vështirësi të mëdha që bota duhët tia njohë si meritë.Ndërsa ne si punë.
 
Edi Rama dje foli si gjykatës i etikës sonë kombëtare.Ai nuk u mburr për ne.Ai u mburr për vete. Ai u soll si një zbutës kombesh.Nëse bota nuk ka njohur një të tillë ja ku është.I veshur,i qeshur dhe  i ngjeshur siç mund të ishte çdo zbutës pasi del nga cirku ku i duhet të punojë. Por mëgjithatë unë nuk bësoj se e ka bërë me qëllim.Nëse kjo që po them mund të duket  ngushëlluese në fakt nuk është.
 
Edi Rama nuk na ka ulur ne. Ai ka dashur të ngrejë veten.Nuk është pra një mision, është një zakon.
 
Por gjeti ditën më të keqe për të na kujtuar diçka që e dimë.Dhe meqë gjeti ditën më të keqe, ditën e humbjes,bëri punën më të rëndomtë që dikush mund të bëjë në një stadium.
 
U mburr me humbjen.

Të gjithë po tallen me Ballistin



Ismail Morina nuk ka qenë kurrë heroi që kërkuan të na shisnin patriotët e shtirë të Tiranës.
Ai nuk është as një simbol, as një pararendës i Shqipërisë natyrale, dhe as njeriu që i dha tre pikët ekipit tonë në Beograd.


Ai është thjeshtë një aventurier pozitiv, në kërkim të famës së shpejtë. Një djalë që mëton të hakmeret ndaj fatit të tij prej emigranti të zakonshëm. Një tifoz në ndjekje të bujës (edhe kur kacavirej mbi telat e stadiumit slloven edhe kur ngriti dronin mbi Beograd edhe kur i tregoi Nev York Times, alltitë e tij pa leje). 
Në të gjitha rastet kur ky personazh romanesk është vënë nën dritën e projektorëve, ai ka ka luajtur një lojë që e kapercente peshën që mund të mbanin shpatullat e tij. Në të gjitha rastet kur është shfaqur në publik, ai ka kapërcyer sfidën që mund të përballonte inteligjenca e një njeriu që kish braktisur vinçin në Itali, për të jetuar si tifoz profesionist në Shqipëri. 
 
Dhe tani, përmasa e famës që kërkoi, po i kthehet mbrapsht. Ai e ngriti veten si një dron, përjetoi dehjen dhe ekstazën e lartësisë, por papritmas vuri re që i kishin marrë telekomandën. Ai nuk është më zot i fatit të tij. 
 
Në fakt ky fluturim pa kontroll nisi që në Beograd. Çmenduria serbe, symbylltësia nacionaliste, vrapoi ta konsiderojë aventurën e tij gjysëm mitomane dhe gjysëm çamarroke si një "provokacia" ndërkombëtare. Ai u bë pjesë e një konspiracioni me vëllain e kryeministrit shqiptar për të prishur marëdhëniet mes dy vendeve. Për të u shkëmbyen nota proteste, deklarata të nivelit lartë dhe u shtynë takime dypalëshe me pritshmëri historike.
 
Këtë famë butaforike të fryrë nga idoitësia e nacionalistëve serbë e përqafuan në sens të kundërt patriotët fallco në Tiranë. Me moton armiku i armikut tim është heroi im, dhe ata pompuan tollumbacen e tyre. "Ballisti" u shndërrua në simbol, bëmat e tij u kthyen në legjenda, orët që kish ndejtur i fshehur në akademinë ushtarake të Beogradit u treguan me detaje, videoselfiet e tij me përgatitjen e "gjëmës" u shpërndanë në celularë. Shkurt ai u shpall një mbajtës i denjë i "flamurit më të bukur në botë" dhe për të shpërblyer patriotizmin e tij u hapën llogari bankare.
 
Ndaj kur erdhi çasti që serbët të na kthenin vizitën në Shqipëri, fabula e Ismailit aventurier ishte zëvendësuar me atë të Ballistit hero. Aq i madh qe ky kapërcim, aq shumë bujë kish bërë kjo trajektore e denjë për këtë rajon që prodhon më tepër histori sesa është në gjendje të konsumojë, sa për të vendosi ta rëfejë edhe Nev York Times. 
 
Besnik ndaj instiktit që e shtynte drejt famës me çdo çmim, Ismail Morina pranoi të tregojë për të përditshmen e referencës në SHBA. Madje të bëjë edhe shumë më tepër sesa kaq: të pranojë se përpara ndeshjes flakëndezëse të Ballkanit, ai shëtiste i lirë me armë pa leje. Ky qe gabimi i tij fatal. Akti i fundit i një protagonizmi të verbër. Kjo qe dhe pika kur telekomanda e ballistit-dron ra në duar të pamëshirshme. Me të filluan të tallen të gjithë.
 
E para qeveria shqiptare. Ismail Morinës iu vunë prangat, jo për dy armët që mbante pa leje (atë autoritetet që e kishin në vëzhgim e dinin prej kohësh), por se guxoi ta tregonte këtë fakt botërisht. Ai nuk u burgos se qe shoqërisht i rrezikshëm, ai e pësoi sepse të tjerët mund ta përdornin si të tillë. Ai pati fatin e keq të mendjelehtit që hyn në një bankë me revole plastike dhe që dënohet për të friksuar hajdutët e vërtetë. Ai u përdor si kavie, për të shmangur një eksperiment më të rrezikshëm.
 
Por loja nuk mbaron këtu. Duke shfrytëzuar zemërimin e patriotëve naivë që protestonin për arrestimin, LSI-a i doli në krah Ballistit, thjeshtë për ti futur një kunjë më tepër Ramës. 
 
Keq e përdori fatin e tij të mjerë edhe ish -kryeministri Berisha. Ai e çoi sarkazmën në skaj duke deklaruar se ndaj Ismail Morinës kish ndodhur një komplot ndërkombëtar dhe se arrestimi i tij i ish kërkuar Edi Ramës nga vetë Aleksandër Vuçiçi.
 
Jashtë loje nuk mund të mbetej as Lulzim Basha. Ai kërkoi lirimin e menjëhershëm.
 
Në talljen me fatin e këtij aventurieri të mjerë, që u rokullis nga qiejt e Beogradit në basifondet e qelive shqiptare, nuk nguroi të merrte pjesë as presidenti Nishani. Ai u justifikua se amnistitë i bënte parlamenti dhe se tani për tani Ballisti nuk mund të lirohej dot me firmën e kreut të shtetit.
 
E ndërkohë që "heroi" është në burg të gjithë vazhdojnë të luajnë, për qëllimet e tyre. 
 
Grupet e tifozëve që duan të fitojnë më shumë peshë, tani që do ndahen edhe biletat për në Francë, kanë filluar të mbledhin firma për lirimin e tij. Opozita, Presidenca dhe aleati i madh i koalicionit qeveritar duan të fitojnë pikë dhe bëjnë sikur përgjërohen për të. Socialistët që i kanë dhe deputetët me armë pa leje, bëjnë rolin e atij që nuk ka kompromis me ligjin. Të gjithë tallen për interesat e tyre, jo me Ismailin e mjerë që gjendet i burgosur, por me aureolën që Ballisti i Beogradit ka lënë midis nesh. 
 
Të gjithë vazhdojnë të luajnë. Ashtu si ekstremistët serb që guxuan ta shpallin terrorrist të rrezikshëm, një aventurier naiv. Ashtu si pseudopatriotët shqipëtarë që gjetën një baner për tu identifikuar. Ashtu si politikanët e të gjitha krahëve sot.
 

Sepse të gjithë atyre, Ismail Morina, ua la kokën e tij në tepsi gë argjendtë, duke tentuar një histori më të madhe sesa ajo që mund të prodhonte. Një fabul më të gjere se përmasat e tij. Për shkak të hakmarrjes ndaj të shkuarës së vet, sensit ekstrem të lojës, protagonizmit të tij xhenuin, ai u la në dorë telekomandën e Ballistit. Ndaj tani të gjithë e valëvisin si dron.

Elsa Demo:Lehtësia e zhbërjes së kinemasë shqiptare

Ideja e realitetit në kinema shpesh ngatërrohet me ilustrimin dhe imitimin e fizionomisë së vendeve dhe njerëzve. Ngatërresën e kthjellon prova se reale është ajo që është e vërtetë dhe e besueshme. Realitetet që shfaqin dy filma të rinj shqiptarë, “Amsterdam Express” i Fatmir Koçit dhe “Amaneti” i Namik Ajazit, premiera të marsit, është e lehtë t’i identifikosh me Shqipërinë dhe histori shqiptare. Është minimumi për të pritur nga një krijim artistik. Nga Fatmir Koçi, i cili ka shfaqur në kinemanë e re shqiptare të pasnëntëdhjetës një ndjeshmëri të gjallë dhe shije instinktive, pritej jo më pak se ai standard i “Tirana viti zero” (2001). Por sot, në krijimtarinë e Koçit, ky film po duket si rastësi, si më e mira gjë që ka ditur të japë. Përshtypja përforcohet kur shikon ecevrapin e tij të fundit në “Amsterdam Express”.

Rasti i dytë, i Namik Ajazit është debutim te filmi artistik i një autori në moshë të mesme jo në rrethanat e zbulimit të vonuar të një talenti, por të rrethanave që krijon pushteti politik tek ne.

Brutoja e shpëlarë

“Amsterdam Express” është ngritur mbi alibinë për të bërë film me ngjarje të thjeshtë e pa pretendim intelektual. E dukshme dhe tjetër herë kjo prirje e Koçit. Me këtë film, si për ta treguar me fjalë, si për ta kuptuar duke e parë, e ke vështirë njëlloj. Skenari është problemi kryesor. Mungesa e përmbajtjes dhe rrokja e një kuptimi krijon një gropë që as puna e shkëlqyer e Enzo Brandner-it, po ai kameraman që i ka dhënë fytyrë të çiltër fëmije “Tirana, viti zero”, nuk ka çfarë t’i plotësojë jetës shterpë që çoroditet nga lagjet e Bathores, në vitrinat e Red Light District të Amsterdamit. Vende që mendohet të jenë zgjedhur sepse kanë diçka të fortë për t’ua nënvizuar, fizionomisë së vendeve vetë dhe fateve të njerëzve aty.

Dy të rinj Bekimi (Blerim Destani) dhe Marta (Flonja Kodheli) kanë zbritur familjarisht nga malësitë në periferitë informale të kryeqytetit. Nuk kanë as shtëpi as para për ta filluar jetën bashkë. Djali vendos të emigrojë në Holandë, në Amsterdam. Edhe pse thotë se aty ka “ardh për me punu”, ai është endacaku pa ndonjë qëllim që zbulon pasivisht çfarë i del para: Të fortin e drogës (James Biberi), prostitucionin dhe trafikun e vajzave që vijnë nga Evropa Lindore (si Ana - në rol Natasha Goulden), martesën “për letra” me nusen holandeze (Carolien Spoor). Këto episode tematike që ndërpresin njëri-tjetrin, krijojnë një subjekt gati aventuroz por me përmbajtje psikologjike tepër të thjeshtuar. Një regjisor i zbulon personazhet e tij nëpërmjet fytyrave të aktorëve ku mund të lexosh individualitetin dhe grupin shoqëror që i përkasin.

Bekimi merr vendim të emigrojë. Është nga episodet e para të filmit. Një tablo familjare ku këmbehen dialogët babë e bir “Unë du me hik”, “Pse don me hik? Ti e ke shpinë”, “Unë du shpinë teme”... Dy të rinj kërcejnë e bërtasin sipas ritmit të një reklame televizive. Një zog i çuditshëm sillet rrotull kokave të familjarëve. Kamera e ulur poshtë do të sugjerojë një perspektivë shpirtërore për të pasur tek spektatori një efekt të pjesëmarrjes me nervozizëm dhe tension. E shohim në vazhdim që është raport i stisur ky që vendos Koçi midis imazhit dhe skenarit në tërësi, dhe midis syrit të kamerës dhe gjuhës së personazheve në veçanti.

Qëllimi për ta çuar gjuhën në nivelin e një ligjërimi tipik për një grupim shoqëror malësorësh e të papunësh (që megjithatë kalërojnë në makina luksoze) është pothuajse naivitet amator. Sepse edhe në gjuhën më të zhveshur, edhe në dialogët më të zakonshëm ekziston një farë racionale e gjuhës së pastër dhe me kuptim të thjeshtë.

E mbetur vetëm në mjedisin fanatik e pa shumë mundësi për një vajzë të re, Marta i shkruan letra me penë Bekimit. Nga ai portret i latuar i Flonja Kodhelit nuk vijëzohet fije emocioni apo gjurmë që lë në portret distanca nga njeriu më i dashur, gjurma malli, dëshire, xhelozie, shqetësimi, dyshimi e të tjera variacione ndjesore. Syri i kamerës përshkon letrën intime të Martës, prek sytë dhe lëkurën e saj për t’i bërë shqisa të gjalla, por qasja është veç së jashtmi dhe ndjeshmëria te kjo vajzë lëviz sa te një kukull. Kjo nuk vjen ngaqë Koçi ka prirjen të sheshojë sentimentalizmin dhe të potencojë të rezervuarën, vetëpërmbajtjen, të ashprën, bruton që edhe këto janë po aq shpalosje e humanes. Kjo vjen thjesht dhe qartë sepse personazhet e tij janë të zbrazët, të varfër, dhe veçanërisht protagonistët, pa ndonjë shenjë pasioni për të hyrë në lojë. Episodi i letrave të çiftit vijon në Amsterdam. Bekimi i shkruan Martës:

“Këtu është ftohtë akull. E urrej kohën. Duhet të bëj sa më shumë pare. Ti e di pse”. Ajo që thonë dhe shprehin, ajo që mendojnë dhe mërmërisin në ndonjë gjoja monolog, është fare pak dhe e sforcuar sa nuk ndihmon për të kuptuar gjendjen dhe situatën ku janë. Ata nuk i formulojnë qëllimet e tyre, sepse janë lindur nga Koçi si personazhe pa qëllime. Një personazh pa qëllim është një krijesë pa vetëdije. Në dialogun midis Martës dhe babait Elez, i zemëruar që vajza i ka mbetur në shtëpi, biseda është e tillë, irracionale:

Elezi: Ku ishe?

Marta: Jashtë.

Elezi: Ku jashtë?

Marta: Po shëtisja.

Elezi: Me kë ishe?

Marta: Vetëm.

Elezi: Vetëm? Pse vetëm?

Marta: Po mendoja.

Elezi: Çfarë po mendoje? Pse gënjeeen…

Dialogu është i rëndomtë dhe i sipërfaqshëm, po aq edhe i errët e i pasaktë, për ta deshifruar nëpër rreshta të drejtën e Elezit për t’u tërbuar. Koçi i shkruan vetë skenaret duke besuar më shumë se ç’duhet se asaj jetës bruto në ekran mund t’i bëhet daltë stili dhe dinamika e jashtme. Një provë është “Koha e kometës”, adaptim i romanit më të frakturuar të Kadaresë “Viti i mbrapshtë” që Koçi e ka sjellë në një skenar të fragmentuar. “Letrarja” në skenar është një përmasë që kineastët tanë e kanë lënë djerrë. Për ta nuk ka rëndësi as sa flet një personazh, dhe sidomos nuk ka rëndësi çfarë flet, sa bëhet e folura tregues i psikologjisë së personazheve dhe sa provokon ajo dramën.

Me zbritjen ilegalisht në Amsterdam, Bekimi hyn në rrethanat për mbijetesë. Veprimi filmik hyn në skematizëm, gjë që pjesërisht përligjet me vet zhanrin e dramës aksion. Fillimisht njohja me Van Doom-in (James Biberi), një tip që nakatoset në një linjë dramatike po aq skematike dhe pa qëllim të qartë: Shpëtimi i Anës, një prostitutë nga Evropa Lindore që do t’i ikë rrugës ku është futur dhe nuk mundet. Kjo tërheq në një hakmarrje të kotë tutorin e saj Van Doom dhe Bekimin që kërkon ta shpëtojë thjesht sepse ajo iu duk vajza që i bëri shenjë për ndihmë që nga vitrinat në Red Light District. Humanizmi i Bekimit i kalon caqet e aftësisë që ka personazhi për të hyrë në marrëdhënie të motivuar me botën. Ndershmëria e tij e kulluar është më shumë një mish i huaj në këtë dramë të rrëmujshme, sikur ky malësor Shqipërie ta ketë bartur me vete bashkë me ardhjen e tij në jetë, pra artificiale dhe jo diçka e kalitur si rezistencë shpirtërore në përvojat jetësore. Bekimi i Destanit është një guaskë, një profil a la James Dean, pa fizionominë, pa plastikën që do ta donte origjina e personazhit, rrethanat dhe përvoja e tij që kalon përmes realitetesh krejtësisht të ndryshme.

Red Light District përbën këtu forcën e joshjes që ka stampa, siç përbëjnë për të huajt temat shqiptare të gjakmarrjes dhe virgjëreshave të betuara. Kështu Amsterdami bëhet në filmin e Koçit një subjekt turistik. Kamera e Enzo Brandner-it dhe montazhi i Max Vonk-ut e mbajnë ngjarjen e “Amsterdam express”-in në lëvizje të jashtme. Edhe titulli është kallzues pa dashje i kësaj guaske vizive kalimtare dhe e paqëndrueshme që zhvendoset pa gjallesën brenda.

Kjo të jep ndjesinë që rrjedha reale e kohës nuk ekziston. Sikur ngjarjet i ndan një ditë-natë dhe jo muajt e ndoshta vitet. Pesha e kohës, ajo që zhvillon dhe transformon gjallesën është e pallogaritshme. Nuk të bind përplasja e familjeve të Bekimit dhe Martës, sepse Koçi fut në konflikt elemente që i trajton si artifica. Nëse në jetën reale kanuni dhe rregullat zakonore kanë qenë shkas për konflikte me pasoja tragjike, në realitetin kinematografik të Fatmir Koçit, shikohen me një sy të zakonshëm. Kështu Koçi i fut personazhet në qorrsokak qesharak. Elezi (Vasjan Lami) i shkon familjes së Bekimit në shtëpi. Ja skena përballë babait Selim (Bujar Lako):

Elezi: Djali yt ka shku me vajzën teme. Kanë hy në rrugë pa kthim.

Selimi: Elez, tani jetojmë n’qytet.

Elezi: Po ne jemi malsor. Kanuni e do që vajza ime të jetë e paprekme. Kjo është fjala ime dhe ky është zakoni.

Elezi i lë në tavolinë një unazë dhe një plumb, të cilat Bekimi më në fund në shtëpi, ia kthen mbrapsht Elezit: “Merri kto. S’janë për mu. Me kanun s’jetoj”. Elezi me armë në dorë kërkon të hakmerret, siç do të hakmerret me botën për nder të vajzës Birçe Hasko te “Tirana viti zero”.

Ka një mori peronazhesh në “Amsterdam express” që funksionojnë si zgjatime apo derformime të ansamblit të karaktereve te “Tirana viti zero”. Bekimi është Niku që nuk pranon të ikë nga Shqipëria, “kjo është shtëpia ime”, thotë ai. Marta është një tip Klare (por pa dinjitetin e natyrshëm të lojës së Ermela Telit).

Në intervistat pas premierës regjisori ka përmendur se “Amsterdam express” është një histori dashurie (gjithnjë sipas tij) që tregon dramën e femrës shqiptare dhe në drejtim të estetikës ka synuar stil dhe dinamikë. Po femra shqiptare e Koçit vetëm tangent vjen në “Amsterdam express”. Nëse mund të përligjej diku përfytyrimi i tij për raporte erotike brenda të njëjtës gjini (tentativa për pak lesbizëm makut të Olta Gixharit me Flonja Kodhelin) kjo ndodhte po të ishte Koçi i vetëdijshëm për njohjet e kufizuar që ka për krijesat e veta filmike. Në fund. Në jo pak raste regjisorët shqiptarë e kanë bërë zakon të deklarojnë në proces pune se filmi ka synim Berlinale e Festival Kane (festivale të kategorisë A). Kështu është thënë për “Amsterdam express” kështu dhe për “Amanetin”. Vetëm fakti që premierat e tyre bëhen në Shqipëri tregon se rruga për në festivalet prestigjioze është e mbyllur.

Moda e ditës

“Amaneti” i Namik Ajazit tërheq vëmendjen si film i krijuar nën modën e politikës së ditës. Thirrja “të hapen dosjet” e bashkëpunëtorëve të Sigurimit të Shtetit e ka shtyrë Ajazin që filmin e tij të parë artistik t’ia kushtojë dramës së bashkëpunëtorëve të Sigurimit, por atij tipi bashkëpunëtori që e gjeti nga të vetët. Po të lëmë mënjanë albumin fotografik që ofron kamera e Sebastiano Celeste-s dhe, pjesërisht, ambientimin e kampeve të punës së detyruar që krijon skenografi i ri Shpëtim Baça, “Amaneti” i Namik Ajazit është një mundim i zverdhur për të treguar një histori të besueshme. Skenari i Ruzhdi Pulahës është një etikë e përmbysur e skemave përdorur në skenarët e tij të djeshëm të realizmit socialist. Ky film e ka origjinën 5 vjet të shkuara si projekt për skenar me temë gjakmarrjen. Gjithçka ndërroi rrugës dhe askush nuk foli për këtë devijim që në fakt kishte hyrë si devijim qysh në krye të herës. Qendra Kombëtare e Kinematografisë miratoi një projekt të rremë nga një autor që është marrë vetëm me dokumentarë televizivë. Lehtësia për ta zhbërë kinemanë për qëllime që s’kanë lidhje me krijimin, është bërë mënyrë jetese. Prandaj merr rëndësi ai selektim i rreptë dhe i pakompromis i projektit filmik që ngrihet mbi fondet publike.

Gjykatat vendore, rajonale e të huaja kanë dënuar qindra luftëtarë të UÇK-së në vitet 1999- 2015

Nga më shumë se 110 proceset e montuara politike që janë mbajtur gjatë seancave gjyqësore kundër luftëtarëve të UÇK-së, prej vitit 1999 e deri në vitin 2015, nga gjykatat ndërkombëtare të UNMIK-ut, Tribunalit të Hagës dhe EULEX-it, gjykatat në Serbi e Maqedoni, vetëm në 16 procese gjyqësore janë dënuar rreth 100 luftëtarë të lirisë, në Kosovë, Maqedoni, e në Serbi. Disa prej tyre pasi janë mbajtur me vite të tëra nëpër burgje janë liruar të pafajshëm. Proceset e tjera kanë të bëjnë kryesisht me dënime individuale si dhe me grupe të vogla dhe dënime deri në 1 vit, apo dënime me kusht. Nga ky mes janë dënuar disa qindra.

Disa procese të montuara politike kundër shqiptarëve pas luftës nga gjykatat ndërkombëtare e vendore, në Serbi, Holandë, Kosovë, Maqedoni e në Shqipëri, prej vitit 1999 e deri më 2014, kanë pasur dhe kanë për qëllim diskreditimin e tri luftërave tona çlirimtare. BE-ja nuk është ngopur me getoizimin që vazhdon t’ iu bëjë shqiptarëve dhe mbetet krejt indiferente me masakrimin e 1200 fëmijëve të moshës së mitur gjatë luftës 1998-1999, vrasjen e pushkatimin e 12.000 civilëve shqiptarë, dhunimin e mijëra grave e vajzave shqiptare nga ushtria dhe policia e Serbisë.

BE-ja tani në mënyrë arbitrare dhe ultimative kërkon të themelohet edhe një gjykatë speciale, gebelsiane kundër shqiptarëve si ato që kishte themeluar dikur Evropa kundër hebrenjve në Gjermani dhe në shumë shtete të saj. Gjykatat Speciale, mono-etnike, janë gjykata raciste dhe fashiste. Të tilla nuk ka pasur në botë përveç ndoshta në ndonjë shtet të Afrikës, mbase edhe në Kamboxhë. Presioni i BE-së dhe disa shteteve me ndikim ka bërë që Kuvendi i Kosovës, duke shkelur ligjet dhe procedurat e Kuvendit, duke shkelur edhe praktika e Kushtetutës, me shumicë votash është aprovuar kërkesa e Qeverisë për themelimin e Gjykatës Speciale kundër UÇK-së.

Gjatë këtyre 15 viteve, luftëtarët e lirisë janë akuzuar për krime lufte dhe janë dënuar nga:
Gjykatat e UNMIK-ut, të instaluara në Prishtinë dhe në disa qytete të Kosovës:
Tribunali i Hagës, në Holandë,
Gjykatat e Serbisë në Beograd,
Gjykatat e EULEX-it, në Kosovë, ndonjëherë në bashkëpunim me gjykatat vendore, Gjykatat themelore, Gjykatat e apelit etj,
Gjykatat në Maqedoni, kundër luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare,
madje në një rast edhe nga Gjykata e Tiranës.

Janë arrestuar, janë mbajtur me vite të tëra në arrest, në paraburgim, janë liruar të pafajshëm, janë shpallur fajtorë dhe janë dënuar në Tribunalin e Hagës dhe në gjykatat e përmendura:

Haradin Balaj,
Idriz Bala,
Lahi Brahimaj,
Ramush Haradinaj,
Fatmir Limaj,
Isak Musliu,
Rrustem Mustafa,
Latif Gashi
Nazif Mehmeti.
Daut Haradinaj,
Bekim Zekaj,
Ahmet Elshani,
Ramush Ahmetaj.
Agush Memishi,
Samet Hajdari,
Nazif Hasani,
Ahmet Hasani,
Burim Fazliu,
Selman Sadiku,
Faton Hajdari,
Ferat Hajdari,
Kamber Sahiti,
Sadik Aliu,
Shefqet Musliu,
Fazli Ajdari,
Rexhep Aliu,
Shaqir Shaqiri,
Idriz Aliu,
Ramadan Halimi,
Shemsi Nuhiu,
Nexhmi Krasniqi,
Naser Krasniqi,
Naser Shala,

Arben Krasniqi,
Behlul Limaj,
Refki Mazreku,
Sabit Shala,
Shaban Shala.
Besim Shurdhaj,

Naser Shatri,
Ruzhdi Saramati

Rrustem Dema,
Enver Axhami,
Ejup Runjeva,
Bujar Tafili,
Nuhi Provoliu,

Sylejman Selimi,
Sami Lushtaku
Sabit Geci,
Ismet Haxha,
Sahit Jashari,
Isni Thaçi,
Avni Zabeli,
Agim Demaj,
Bashkim Demaj,
Driton Demaj,
Selman Demaj,
Fadil Demaku,
Jahir Demaku,
Nexhat Demaku,
Zeqir Demaku,
Nazim Bllaca,
Faruk Gashi,
Shpresim Uka,
Driton Hajdari,
Bekim Syla,
Sadik Abazi,
Selim Krasniqi,
Bedri Zyberaj,
Xhavit Elshani,
Milaim Latifi,
Agron Krasniqi,
Burim Ramadani,
Arsim Ramadani,
Arben Kiçina,
Jeton Kiçina,
Riza Aliaj,
Shaban Hoti,
Haki Rexhepi
Lirim Jakupi,
Fatos Aliu,
Amir Sopa,
Hebib Ahmeti,
Nevzat Zyberi,
Izmit Ameti,
Mehdi Islami,
Florim Ameti,
Nevzat Arjani,
Shehir Zyberi,
Nadi Dauti,
Baftjar Beqiri,
Tafil Dauti,
Hanif Dervishi, Vdiq në tortura në Burgun e Manastirit.
Rametulla Dauti,
Shkëndim Dauti,
Ibrahim Sulejmani, Vdiq në burgun e Shtipit, në prag të komunikimit të pafajësisë për krime lufte.
Roland Bartesko,
Dritan Goxhai e të tjerë.


Të gjitha këto gjykata kanë dënuar qindra luftëtarë të lirisë dhe aktualisht po merren me hetime e gjykime kryesisht për ato lëndë penale që janë konsideruar “krime gjatë luftës” apo “krime të luftës”. Asnjë nga këto gjykata nuk ka marrë për bazë se, cila palë ka kryer krime dhe mbi cilat motive, por duke qenë se faktori ndërkombëtar nuk shpalli humbës as fitues të luftës, gjykatat e instaluara në Kosovë filluan të ndjekim kryesisht luftëtarët shqiptarë, për të cilët regjimi i Milosheviqit pretendonte se kanë kryer krime, ndërsa kriminelët serbë kishin ikur në Serbi dhe kishin shpëtuar nga ndjekja e gjykatave ndërkombëtare, edhe pse ata i kishin kryer krimet kundër popullatës civile shqiptare brenda territorit të Kosovës.
Dhe, nuk kanë mjaftuar që këto gjykata kanë dënuar qindra ish-luftëtarë për vepra të kualifikuara si “krime lufte”. Numri i saktë i të dënuarve nuk dihet. Nuk e dinë shoqatat e luftës, as veteranët.
Numrin e saktë të dënuarve nga radhët e pjesëtarëve të UÇK-së, në periudhën 15-vjeçare, pas luftës e di mjaft mirë Ministria e Drejtësisë, ose nuk ka vullnet ta shpall, as ka vullnet t’i tregojë opinionit se për 15 vjet katër gjykata, ndërkombëtare, rajonale dhe vendore kanë shpallur fajtorë dhe kanë dënuar qindra luftëtarë të UÇK-së, të akuzuar për vepra, që konsiderohen krime të kryera gjatë luftës dhe për krime lufte, meqë sipas akuzave ata kanë vrarë dhe kanë torturuar spiunë të regjimit të Milosheviqit dhe policë e ushtarë serbë.


Disa pyetje Ministrisë së Drejtësisë së Kosovës

Pse Ministria e Drejtësisë nuk i tregon opinionit të vërtetën se luftëtarët e UÇK-së janë akuzuar dhe janë dënuar në mënyrë intensive prej vitit 1999 e deri në vitin 2014 dhe shumë nga ata edhe aktualisht po mbahen në arrest, të akuzuar për gjoja krime lufte?

Pse nuk tregohet numri i të arrestuarve, të mbajtur nëpër burgje si të pandehur për vite të tëra dhe që janë liruar të pafajshëm, dhe të cilët kurrë nuk janë zhdëmtuar?

Pse fshihen këto fakte kur edhe vetë sajuesja e gënjeshtrës virtuale për trafikim të organeve, Karla Del Ponte ka deklaruar se është i panevojshëm një Tribunal Special, pasi luftëtarët e UÇK-së janë dënuar dhe po dënohen në tribunalet vendore dhe në ato ndërkombëtare?

Pse Ministria e Drejtësisë nuk i publikon emrat e të dënuarve shqiptarë për të parë dhe për t’ u bindur se shumë më tepër janë dënuar pjesëtarë të UÇK-së në Kosovë, sesa ka shpallur fajtorë dhe ka dënuar Serbia kriminelë të luftës që kanë masakruar, dhunuar, kanë kryer gjenocid dhe spastrim etnik në vendin tonë? Derisa Serbia dënon katër vjet burg një kriminel që ka vrarë 22 shqiptarë, një ish komandanti i një zone të luftës çlirimtare është dënuar 6 vjet burg për torturim të inskenuar të një bashkëpunëtori të Serbisë së kohës së Milosheviqit.

Fushata e organizuar nga UNMIK-u kundër UÇK-së ka filluar prej ditës kur kreu i luftës pranoi që UÇK-ja të demobilizohet

Fushata e organizuar nga autoritetet e UNMIK-u kundër luftëtarëve dhe eprorëve të UÇK-së ka filluar prej ditës kur kreu i luftës pranoi që UÇK-ja të demobilizohet. Asnjë anëtar i SHP të UÇK-së nuk ishte deklaruar haptas kundër demobilizimit, sepse procesi i tillë ishte paraparë me Konferencën e Rambujesë, të cilën e kanë përkrahur unanimisht të gjithë anëtarët e Shtabit të Përgjithshëm, me përjashtim të Zëdhënësit të Përgjithshëm, Adem Demaçi, i cili për shkak se kundërshtoi Rambujenë, u detyrua ta pushojë angazhimin me të cilin e kishte caktuar SHP i UÇK-së.

Fillimisht, disa ditë pas zbarkimit në Prishtinë forcat e KFOR-it kanë vrarë me armë zjarri, në një ceremoni manifestimi, dy luftëtarë të UÇK-së, në qendër të Prishtinës, ashtu sikur kanë vrarë edhe disa ish ushtarë të UÇK-së gjatë revoltave qytetare të 17 dhe 18 prillit të vitit 2004 dhe asnjëri prej tyre nuk është nxjerrë para drejtësisë, ashtu sikur nuk janë nxjerrë para drejtësisë as policët rumunë, të cilët vranë dy protestues të Lëvizjes Vetëvendosje, më 10 shkurt të vitit 2007.
Në Kosovë, qysh në vitin 1999, UNMIK-u ka filluar ndjekjen e të gjithë ushtarëve dhe eprorëve të UÇK-së, duke u mbështetur në dosjet e hartuara nga Ministria e Drejtësisë e kohës së regjimit të Milosheviqit.
Dhe jo vetëm Kaq.

Janë arrestuar, janë shpallur fajtorë dhe janë dënuar në Tribunalin e Hagës, të akuzuar për krime lufte Haradin Balaj, Idriz Bala dhe Lahi Brahimaj.
Janë akuzuar nga Tribunali i Hagës, Ramush Haradinaj, komandant i Zonës Operative të Dukagjinit, Fatmir Limaj, komandant në Zonën Operative të Pashtrikut, të cilët janë shpallur të pafajshëm. Është shpallur i pafajshëm edhe eprori i UÇK-së, Isak Musliu, i akuzuar për krime lufte së bashku me Fatmir Limajn dhe Haradin Balën.
Gjykata e Hagës ka shpallur fajtor dhe ka dënuar për “Krime lufte” tre eprorë të UÇK-së.

Gjykatat e UNMIK-ut dhe të EULEX-it në Kosovë kanë shpallur fajtorë për krime lufte dhe kanë dënuar komandantin e Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa dhe dy eprorë të lartë të kësaj zone: Latif Gashi dhe Nazif Mehmeti.
Janë shpallur fajtorë dhe janë dënuar për gjoja krime lufte 5 luftëtarë të lirisë të Zonës së Kaçanikut, meqë gjatë luftës kanë likuiduar disa spiunë të Serbisë, të cilët kishin marrë pjesë në radhët e ushtrisë okupatore serbe. Janë shpallur fajtorë për krime lufte dhe janë dënuar nga Gjykata e UNMIK-ut në vitin 2002: Idriz Balaj, Daut Haradinaj, Bekim Zekaj, Ahmet Elshani dhe Ramush Ahmetaj.

Gjykata e Apelit në Beograd fillimisht ka shpallur fajtorë dhe ka dënuar 11 ish-luftëtarët e UÇK-së. Agush Memishi u dënua 12 vjet burg, Samet Hajdari, 15 Nazif Hasani dhe Ahmet Hasani me nga 13 vjet burg, Burim Fazliu dhe Selmon Sadiku me nga 12 vjet burg, Faton Hajdari 10 vjet, Ferat Hajdari, Kamber Sahiti dhe Sadik Aliu me nga tetë vjet secili, ndërsa Shefqet Musliu, pesë vjet burg. Fazli Ajdari, Rexhep Aliu, Shaqir Shaqiri, Idriz Aliu, Ramadan Halimi, që ndodheshin në arrati janë dënuar në mungesë. Shemsi Nuhiu, është ekstraduar në Serbi në maj të vitit 2012. Pas katër vjet mbajtje në burg, gjykim dënim rigjykim, më në fund të gjithë u shpallën të pafajshëm.

Janë mbajtur me vite të tëra në burg të akuzuar nga EULEX-i për krime lufte në dy procese gjyqësore: Fatmir Limaj, Nexhmi Krasniqi, Naser Krasniqi, Naser Shala, Arben Krasniqi, Behlul Limaj, Refki Mazreku, Sabit Shala, Shaban Shala dhe Besim Shurdhaj, të cilët pas dy proceduarve të rregullta të gjykimeve, më në fund janë shpallur të pafajshëm, por procesi konsiderohet i hapur.

Gjykata e UNMIK-ut ka mbajtur në arrest dhe ka dënuar me burg edhe luftëtarë të UÇK-së, që kanë pasur ndjekje penale nga regjimi i Milosheviqit para luftës së UÇK-së, sikur është rasti i dënimit të eprorit të UÇK-së, Naser Shatri, si dhe eprorit të Zonës Operative të Pashtrikut,Ruzhdi Saramati.
EULEX-i ka arrestuar dhe ka dënuar për krime lufte, Komandantin e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Sylejman Selimi, komandantin e Zonës Operative të Drenicës, Sami Lushtaku dhe disa eprorë të tjerë të UÇK-së, sikur janë: Sabit Geci, Ismet Haxha, Sahit Jashari, Isni Thaçi, Avni Zabeli. Agim Demaj, Bashkim Demaj, Driton Demaj, Selman Demaj, Fadil Demaku, Jahir Demaku, Nexhat Demaku, Zeqir Demaku,
Janë shpallur fajtorë dhe iu janë shqiptuar dënime të rënda me burg, duke u mbështetur në të dhënat e dëshmitarit bashkëpunues dhe të instruktuar të EULEX-it, Nazim Bllaca, ish pjesëtarët e UÇK-së: Faruk Gashi, Shpresim Uka, Driton Hajdari, Bekim Syla, Sadik Abazi. Dhe jo vetëm këta:
Një gjykatë speciale në Beograd ka dënuar 21 ish pjesëtarë të Brigadës 121, Ismet Jashari-Kumanova me dënime në mungesë prej 5 deri në 40 vjet burg. Të gjithë këta ndodhen në regjistrin e interpolit të Serbisë dhe hetohen kudo në pikat kufitare, madje edhe në pikat kufitare mes Kosovës dhe Shqipërisë si dhe mes Kosovës e Maqedonisë. Disa nga këta të dënuar në mungesë nga një gjykatë e Beogradit, janë ndaluar disa herë në pikën kufitare të Morinës dhe janë mbajtur nën masën e arrestit me orë të tëra, deri sa kanë intervenuar autoritetet në Tiranë apo në Prishtinë. Një praktikë e tillë vazhdon të aplikohet edhe aktualisht.
Gjykatat në Beograd kanë dënuar në mungesë edhe qindra ish pjesëtarë dhe pjesëmarrës të luftës sonë çlirimtare.

Janë burgosur gjeneral-brigade, Selim Krasniqi, nënkolonel Bedri Zyberaj, kapiten Xhavit Elshani, toger Milaim Latifi! Gusht 2006. Pas pesë vitesh të mbajtjes në paraburgim, janë liruar nga burgu i Dubravës: Selim Krasniqi, Bedri Zyberaj e Agron Krasniqi, që të tre të dënuar nga shkalla e parë me nga shtatë vite burg nën akuzën se kanë kryer krime lufte mbi popullatën civile.

Ish-pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të identifikuar nga gjykata si “Grupi i Prizrenit”, janë liruar nga kolegji i Gjykatës Supreme të Kosovës i përbërë nga tre gjyqtar të EULEX-it dhe dy vendor derisa vendimi i shkallës së parë ishte dhënë në gusht të vitit 2006 nga ana e gjyqtarëve të administratës së UNMIK-ut. Të tre personat janë liruar pas shqiptimit të aktvendimit lirues sipas të cilit tre ish-luftëtarët janë të pastër përballë akuzës sipas të cilës janë mbajtur në paraburgim për pesë vite.
Janë shpallur fajtorë dhe dënuar në mungesë të fakteve: Burim Ramadani, Arsim Ramadani, Arben Kiçina e Jeton Kiçina, Ata po mbahen qe 12 vite ne burg pa fakte të besueshme, të akuzuar se kanë vrarë oficerin e MUP-it të Serbisë, Hajrë Shtutica dhe disa anëtarë të familjes së tij.

Trupi gjykues i Gjykatës së Qarkut të Mitrovicës, në gjykimin e zhvilluar në ndërtesën e Gjykatës Supreme në Prishtinë, ka dënuar të premten me 15 vjet burg Sabit Gecin për vrasje dhe keqtrajtime të të burgosurve në Kukës dhe Cahan gjatë viteve të luftës 1998-1999. Trupi gjykues shpalli aktgjykimet edhe për tre të akuzuar të tjerë, ish-pjesëtarë të UÇK-së, për krime të luftës, në burgun në Cahan. Riza Aliaj u dënua 12 vjet burg, Shaban Hoti nga Rezalla, 7 vjet dhe Haki Rexhepi nga Skenderaj 6 vjet burg. (2011).


Një gjykatë vendore ka dënuar luftëtarët e lirisë: Rrustem Dema, Enver Axhami, Ejup Runjeva, Bujar Tafili, Nuhi Provoliu, për shkak se kanë maltretuar bashkëpunëtorët e Serbisë në rrethin e Kaçanikut

Gjykata Supreme e Maqedonisë ka vërtetuar dënimet kundër 17 të burgosurve nga fshati Brodeci, të cilët u akuzuan nga autoritetet shtetërore maqedonase për veprime terroriste. Dënime maksimale për këtë rast që ndodhi në nëntor të vitit 2007, me ndërhyrjen e njësiteve policore speciale në fshatin Brodec, gjoja në kërkim të grupeve të armatosura, kryesisht goditën banorët e këtij fshati, të cilët përfunduan në burg, ndërsa organizatorët e grupit të armatosur që vepronte: Lirim Jakupi nga Kosova lindore, Fatos Aliu nga Shqipëria dhe Amir Sopa gjenden në arrati, por që morën dënime nga 15 vite burg.
Hebib Ahmeti u dënua me 12 vjet burg, ndërsa të akuzuarit e tjerë:
Nevzat Zyberi, Izmit Ameti, Mekdi Islami, Florim Ameti, Nevzat Arjani, Shehir Zyberi, Nadi Dauti, Baftjar Beqiri, Tafil Dauti, Hanif Dervishi, Rametulla Dauti dhe Shkëndim Dauti u dënuan me nga dhjetë vite burg. Kohë më parë ndër të burgosurit, 52-vjeçari Hanefi Dervishi ndërroi jetë në qelinë e burgut, pas një sëmundje, e cila u vlerësua si vdekje e dyshimtë nga familjarët e tij. Sulmi i njësive speciale sllavo-maqedonase ( sipas disa burimeve edhe serbe), u ndërmor më 7 nëntor 2007 në fshatin Brodec, në Malësi të Sharrit, ku vranë 6 dhe u plagosën 12 shqiptarë, ndërsa u arrestuan 13 veta, kryesisht banorë të fshatit.

Trupi gjykues ndërkombëtar i udhëhequr nga gjyqtari Tron Gundersen, në Mars të vitit 2009 ka dënuar me 17 vite burg ish ushtarin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Gani Gashin, duke e shpallur atë fajtor sipas akuzës për veprën penale të krimeve kundër popullatës civile, të bazuar në ligjet e ish RSFJ-së, rregulloret e UNMIK-ut dhe ligjin e procedurës penale të Kosovës. Avokati mbrojtës i të pandehurit, Fazli Balaj ka thënë se dënimi është i plotësisht i padrejtë, pasi që rasti për të cilin akuzohet Gani Gashi nuk mund të cilësohet krim i luftës.

Pasi është dënuar 15-vjet burg për pjesëmarrje në UÇK, është mbytur në burgun e Shtipit, Ibrahim Sylejmani, i cili vuante dënimin me burg prej 15 vjetëve, ndërsa në burgun e Shtipit ka qëndruar 4 vjet e gjysmë. Ai ishte dënuar për vepra penale që kishin të bënin me krime lufte gjatë vitit 2001, ndërsa me interpretimin autentik të Ligjit për amnisti në Kuvend, Ibrahim Sylejmani priste lirimin e tij.
Është dënuar 17 vjet burg luftëtari i UÇK-së nga Gjermania, Roland Bartesko, i akuzuar se ka kryer sulm mbi zyrën e Serbisë në Kosovës.
Një Gjykatë të Tiranës, në vitin 2001 ka shpallur fajtor dhe ka dënuar me burg oficerin e ushtrisë Shqiptare, pjesëtarin e UÇK-së dhe UÇPMB-së, Dritan Goxhai, me akuzë se ka dezertuar në radhët e ushtrisë shqiptare dhe iu ka bashkuar luftës së UÇK-së, si dhe me një akuzë të montuar, e cila nuk ishte faktuar në procesin gjyqësor.

Në këtë vështrim kemi shkëputur shembujt e publikuar kohë pas kohe në Radion Kosova e Lirë dhe në disa medie të tjera të shpalljes fajtorë dhe dënimit me burg të ish-luftëtarëve të UÇK-së, vetëm në 16 procese gjyqësore, nga më shumë se 110 proceset e montuara politike që janë zhvilluar deri tani dhe ku janë shpallur fajtorë dhe janë dënuar disa qindra shqiptarë, pjesëtarë të tri ushtrive tona çlirimtare.

Duke marrë para sysh këto fakte, nuk mund të anashkalohen shumë pyetje

Pse politika aktuale në Kosovë e më gjerë hesht për këto dënime?

Pse mediet që i financon Qeveria, madje edhe shumë mediume private nuk kanë publikuar asnjë shkrim përmbledhës për këto gjykime e dënime?

Pse Ministria e Drejtësisë nuk e njofton opinion për këtë “sukses” në dënimin e krimeve të luftës?

Pse Prokuroria Speciale apo prokuroritë e niveleve të tjera nuk i publikojnë shifrat e të dënuarve nga radhët e UÇK-së, me të cilat do të arsyetohej angazhimi i tyre i jashtëzakonshëm?

Pse Qeveria e Kosovës e hesht këtë dënim e ndëshkim kolektiv kundër UÇK-së qe 16-vjet?

Pse e hesht këtë fakt edhe opozita madje edhe disa nga të dënuarit?

Pse shoqatat e luftës nuk publikojnë dënimet e ndëshkimit kundër pjesëtarëve të UÇK-së për 16 vjet rresht?
A është kjo një indolencë kolektive, apo një demencë tipike shqiptare?

A jemi zgjuar apo kemi rënë në gjumin e harresës historike, për t’ u rizgjuar njëherë në 100 vjet?

Edhe sa qindra shqiptarë të tjerë duhet të dënohen nga Gjykata Speciale, raciste e fashiste, në mënyrë që BE-ja ta shpërblejë Serbinë sodomiste e kriminale?

Është pa fund vargu i pyetjeve që mund të adresohen lidhur me dënimin e ndëshkimin sistematik të luftës së UÇK-së prej vitit 1999 e deri në vitin 2015.

Është tragjik fakti se jemi bërë aq të pandjeshëm sa kemi filluar të lodhemi edhe nga vetvetja?

Dikush, dashur pa dashur, një ditë do të japë përgjegjësi për të gjitha këto të liga që u lejuan t i bëhen luftës çlirimtare të fitimtare të UÇK-së.

II.

Ja si i dënojnë gjyqet e Serbisë ushtarët kriminelë të Milosheviqit, që masakruan popullatën civile shqiptare, vranë e pushkatuan gra e fëmijë të pambrojtur dhe që dhunuan gra e vajza.

Po sjellim vetëm dy raste më karakteristike nga rastet e tjera

1oo vjet burg janë dënuar nëntë kriminelë serbë, në një gjykatë të Beogradit, të cilët vranë 120 shqiptare ne Qyshk të Pejës, Lybeniq dhe në Zahaq, në prill të vitit 1999. Nëntë kriminelë dënohen mesatarisht me nga 10-11 vjet burg për vrasjen e masakrimin e 120 shqiptarëve. Kjo i bie që për një jetë njeriu, një jetë shqiptari, një kriminel serb dënohet mesatarisht me nënë muaj burg, të cilat nuk i mbanë as gjysmën.. Ky është vendimi i gjykatës së shkallës së Parë. Nëse ata ankohen, mund edhe të falen, sepse tekefundit Ministria e Drejtësisë e Qeverisë së Kosovës ka amnistuar të gjithë serbët që kanë kryer krime lufte në vendin tonë, pse të mos i falë edhe gjykata e Beogradit, kriminelët e Milosheviqit.
Për masakrimin mizor të 48 anëtarëve të familjes Berisha në Therandë gjykata e Beogradit dënon vetëm 2 nga 20 policët pjesëmarrës. Ajo ka liruar nga përgjegjësia urdhërdhënësin, ndërsa ka dënuar me nga 13 vjet burg vetëm dy ekzekutues të 48 shqiptarëve, në mesin e tyre edhe gra e fëmijë.
I akuzuari kryesor në gjykimin për krimin në Therandë, ish-komandanti i njësitit të policisë speciale të Serbisë, Radosllav Mitroviq është liruar nga përgjegjësia për dhënien e urdhrit për vrasjen e 48 civilëve shqiptarë në mars të vitit 1999. Tre nga të akuzuarit për këtë krim janë liruar nga përgjegjësia, ndërsa dy të tjerë janë dënuar me burg prej 20 vjetësh. Dy të akuzuarit e tjerë janë dënuar me 13 dhe 15 vjet burg. (Gjykata serbe për krime lufte kishte filluar procesin gjyqësor ndaj shtatë të akuzuarve më 3 tetor të vitit 2006).
Brukseli zyrtar këto dënime i quan të drejta dhe lavdëron Serbinë e cila ka filluar të dënojë vetë krimet e luftës dhe nuk ka nevojë të dërgojë as kë në Tribunalin e Hagës. Në anën tjetër Brukseli zyrtar, nuk pajtohet me dënimin gjashtë vjet burg të një komandanti të UÇK-së, meqë ai paska maltretuar fizikisht një bashkëpunëtor të kriminelëve të Serbisë gjatë luftës. Kjo është drejtësia e Brukselit dhe e “miqve” tanë ndërkombëtarë, të cilët i detyruan institucionet vasale të Kosovës që vetë të kërkojnë krijimin e një Tribunali special ndërkombëtar për krimet e UÇK-së, meqë Kosova paska dështuar në arrestimin dhe dënimin e ish-pjesëtarëve të UÇK-së, të akuzuar për krime lufte, edhe pse UNMIK-u dhe EULEX-i janë instaluar në Kosovë nga OKB-ja dhe BE-ja, pikërisht për të hulumtuar dhe për të dënuar vetë luftëtarët e UÇK-së, meqë nuk iu kanë besuar institucioneve përkatëse të vendit.

Janë akuzuar dhe dënuar për krime lufte nga Tribunali i Hagës, kryekrimineli, Sllobodan Millosheviç, ( ka vdekur në burg, nuk është dënuar për krimet pas vdekjes) pastaj Milan Milutinoviq, Nikola Shainoviq, Dragoljub Ojdaniq dhe Vlajko Stojiljković u akuzuan për krime kundër njerëzimit dhe duke përfshirë vrasje, zhvendosje me forcë, deportim, dhe "persekutim për shkaqe politike, raciale dhe fetare".
Në 2001, kryetari jugosllav Vojsllav Koshtunica ishte pozicionuar kundër përpjekjeve për të vënë Milloshviqin para një gjykate ndërkombëtare por nuk mundi ta parandalonte këtë gjë pas daljes në skenë të provave të tmerrshme të luftës. Në tetor 2003, u shtuan akuzat për ish-shefin e shtabit të forcave të armatosura, Nebojsha Pavkoviq, ish-komandantin e trupave të ushtrisë Vladimir Lazareviq, ish oficerin e policisë, Vlastimir Gjorgjević, dhe Sreten Lukiq. Të gjithë u akuzuan për krime kundër njerëzimit dhe thyerje të ligjeve dhe rregullave të luftës. Më vonë, Gjykata Ndërkombëtare Kriminale për ish Jugosllavinë e OKB-së zbuloi ligjërisht se Serbia "përdori dhunën dhe terrorin për të larguar me forcë shqiptarët e Kosovës nga shtëpitë e tyre përtej kufirit, në mënyrë që autoritet të merrnin kontrollin mbi Kosovën ... Kjo fushatë u drejtua nga Ushtria dhe forcat policore (MUP) të Ministrisë së Brendshme nën kontrollin e RFJ dhe autoriteteve serbe, të cilat ishin përgjegjëse për dëbimet masive të civilëve shqiptarë nga shtëpitë e tyre, po ashtu edhe incidente vrasjesh, sulme seksuale, dhe shkatërrimit me qëllim të xhamive. As pas këtyre masakrave e shkatërrimeve, kriminelët serbë nuk u dënuan për gjenocid kundër popullatës shqiptare, ashtu sikur nuk i kishin dënuar as për vrasjen e masakrimin e 200.000 myslimanëve të Bosnjës e 30,000 kroatëve.


Gjykata e Hagës ka shpallur fajtor dhe ka dënuar disa nga autoritetet e larta të ish-Jugosllavisë:

Sllobodan Millosheviq,
Milan Milutinoviq,
Nikola Shainoviq,
Dragoljub Ojdaniq,
Vlajko Stoiljković
Nebojsha Pavkoviq,
Vladimir Lazareviq,
Vlastimir Gjorgjević, dhe
Sreten Lukiq.

Për krime lufte më Kosovë, gjykatat e Serbisë kanë dënuar disa individë dhe më pas i kanë liruar në rrethana të ndryshme, duke i shpallur të pafajshëm apo të sëmurë mentalë. Asnjë serb deri tani nuk është shpallur fajtor as është dënuar për krimet monstruoze dhe masakrat e kryera kundër popullatës civile shqiptare në Likoshan, Qirez, Prekaz, Krushë, Celinë, Izbicë, Çikatovë, Meje, dhe në dhjetëra masakra të tjera kudo në Kosovë.

( Ahmet Qeriqi)

Ylli Polovina: “Golgota” serbe në Shqipëri

Historia e marrëdhënieve serbo-shqiptare ndoshta është më pak e ndërlikuar se ajo me Greqinë, por gjithsesi, fsheh më tepër të pathëna. Sidomos prej atyre që dëshmojnë se i kemi dhënë njëri-tjetrit më shumë miqësi nga sa e censurojmë për të treguar muskujt e nacionalizmit. Një nga këto ka të bëjë me çfarë ka ndodhur gjatë dy muajve të një dimri shumë të ftohtë: fund nëntor 1915-fund-janar 1916. Historiografia serbe e quan “Golgota shqiptare”.

Ylli Polovina

Ndryshe nga Beteja e Kosovës e vitit 1389, ndeshje mes armatës së bashkuar ballkanike kundërosmane, me në krye princin serb, Llazar, kundër ushtrisë turke të prirë prej sulltanit Murat I, ngjarje që është devijuar rëndë për t’i shërbyer tezës së njohur se Kosova ka qenë djepi i shtetformimit të tyre, ajo që ndodhi në dy muajt e mësipërm nuk e ka pësuar këtë dhunim.

Është mjaftuar me ndërhyrje të vogla dhe sidomos me titullimin e saj, çfarë nënkupton “vuajtje jashtëzakonisht e madhe në Shqipëri”. Për shumë që historisë nuk i hyjnë deri në hollësi formulimi “Golgota shqiptare” ndryn mesazhin e doktrinuar se mundimi i serbëve në ata dy muaj të fundnëtorit 1915 deri në fundjanar 1916 u është shkaktuar prej shqiptarëve.

Në të vërtetë, me ca ndjenjë realizmi dhe frymë miqësie, doemos edhe dashamirësi, emri i ngjarjes prej histori-shkrimit të shtetit me të cilin Kosova dhe ne jetojmë në bashkëfqinjësi, mund fare mirë të qe “Rrugëshpëtimi shqiptar” ose diçka e përafërt me këtë logjikë.

Po e tregojmë shkurtimisht lëndën e Gogotës serbe, të cilët falë asaj si në të vërtetë ngjarja ndodhi, qe edhe shpëtimi i vetëm i shtetit të Serbisë gjatë Luftës së Parë Botërore, e cila pati nisur jo sepse ndonjë “allbanac” pati qëlluar për vdekje me Arqidukën perandorak të Austrohungarisë dhe gruan e tij, por ai qe një ekstremist serb.

Pasi u bënë qëndresë heroike forcave të rreshtuara kundër, kryesisht vende gjermanike, për një vit të tërë serbët thyen tre sulme të tyre. Rezistuan pa u thyer edhe kur në fillim të vitit 1915 u goditën rëndë nga një epidemi tifoje. Me pak fjalë pasi prej luftimeve në front patën 170.000 ushtarë të vrarë, të plagosur, të shumësëmurë e të zhdukur dhe prej sëmundjes ngjitëse tmerruese 150 mijë jetë të ikura, mes rrugëzgjidhjes që të bëhej qëndresë gjer në fund (madje edhe të organizohej një kundërsulm) apo të kryhej tërheqja për në zonat e thella në jug të vendit dhe të shkohej më tej, largimi i përkohshëm nga territori i shtetit, fitoi kjo alternativë e fundit.
Si drejtim ikjeje u zgjodh Maqedonia, prej të cilës do të shkohej në Selanik, për t’u strehuar, riorganizuar dhe kthim në kundërofensivë ndaj austro-hungarezëve dhe aleatëve të tyre me objektiv rimarrjen e territorit të shtetit.
Porse në 14 tetor 1915 sulmuan qëllimisht bullgarët dhe ua prenë këtë shteg. Kështu, e vetmja rrugë shpëtimi mbeti kalimi nëpër tokën e shqiptarëve.

Në këtë tërheqje të madhe dhe të padëgjuar jo vetëm në Ballkan, por edhe në kontinent, nuk ishte një kabinet qeveritar dhe trupa ndihmëse të sigurisë së saj, siç edhe në më të shumtën e rasteve të ngjashme ndodh. Ne, për shembull, kemi në këtë fushë modelin e ikjes Zog.
Në largim qe vetë shteti serb, gjithë struktura dhe aparati i tij. Ishte oborri mbretëror dhe tërë familja e monarkut, qeveria me në rresht të parë Kryeministrin, parlamentarë, pothuaj tërë trupi diplomatik i akredituar në Beograd, shumë profesorë e eksponentë të botës akademike, gjithë ushtria që kishte mbetur, madje edhe popull i thjeshtë: afro 220 mijë ushtarë dhe 200 mijë civilë.

Tërheqja nëpër Shqipëri u krye nga drejtimi i Malit të Zi dhe prej atij të Kosovës. Kalohej më së shumti në Shkodër e dilej në Shëngjin dhe në Durrës, po ashtu nëpër Peshkopi dhe Elbasan, duke iu afruar Portit të Vlorës. Këtu shtetet aleate, mes tyre edhe Italia, do t’i ndihmonin ta kapërcenin detin.

Toka shqiptare konsiderohej armiqësore dhe arsyet nuk kishte përse zhyteshin shumë në dhjetëvjeçarët ose shekujt e shkuar. Sapo kishte ndodhur 1913-ta, viti që u kishte marrë, me një vendim të padrejtë në Londër, pothuaj gjysmën e trojeve. Por nuk qe vetëm kjo. Tronditëse kishte qenë edhe e quajtura “fushata serbe në Shqipëri, 1912-1913”, kur patën pushtuar pjesën më të madhe të hapësirës mbi Shkumbin dhe u shfaqën te portat e Tiranës dhe të kryeqytetit, Durrësit, një apo dy ditë më parë se të shpallej pavarësimi në Vlorë. Ismail Qemali sapo kishte ardhur, me misionin e tij fisnik. Ata donin ta ndalonin këtë akt jetik kombëtar.

Ishte kaq kërcënuese kjo armatë serbë sa gjithçka mund të kuptohet edhe vetëm prej një fragmenti nga libri “Historia e Durrësit” (me autorë Hava e Sali Hidri). Pasi më 26 nëntor populli durrsak pati ngritur flamurin kombëtar “Gëzimi…u pre menjëherë nga marshimi dhe futja e ushtrisë serbe. Dalja përpara e delegacionit të këtij qyteti ushtrisë serbe, që i bënte të ditur komandantit serb se Durrësi e kishte shpallur pavarësinë, nuk u përfill nga ai. Në krye të batalionit, ai shkonte me fodullëk përpara ndërtesës qeveritare, i shoqëruar nga konsulli malazez, Vuka Gjurashkoviç, dhe një grup fanatikësh, duke bërë gjestin teatral spektakolar të uljes së flamurit tonë kombëtar, duke e ringritur dhe hequr njëkohësisht flamurin turk dhe së fundi e mbyllte këtë gjest, domethënë sipas tij, duke ngritur flamurin serb”.

E megjithëkëtë trashëgimi të rëndë, ndërsa tërë shteti serb kaloi nëpër malet shqiptare, sipas historiografisë perëndimore vdekjet e mëdha që u ndodhën ikësve nëpër territorin tonë (si edhe gjatë kalimit nëpër Malin e Zi) u shkaktuan më së pari “prej urisë, sëmundjeve, etjes, të ftohtit të madh (ngrirje trupi) dhe nga sulmet e forcave armike si edhe të bandave shqiptare”. Studiuesit perëndimorë shtojnë se malet e larta shqiptare i mbrojtën serbët nga sulmet ndjekëse të ushtrisë austro-hungareze.

Vërtet këtë kohë në Durrës ishte në krye të një qeverie paralele Esat Pashë Toptani, i cili për interesa të pushtetit personal e ndihmoi këtë ikje, por njëkohësisht prej askujt politikani tjetër, intelektuali ose gazete, qyteti ose fshati, bashkësie fetare apo krahine, nuk u bë thirrje të kryhej shpagimi. Respektuan fatkeqësinë kombëtare të popullit në fqinjësi.

Pamjen e saj e jep një mjek i Kryqit të Kuq, holandezi Tienhoven, i vendosur këto kohë në Durrës: “Akoma më e tmerrshme është kur ndeshemi rrugës me ushtarë që po vdesin apo që të vdekur janë lënë nëpër fushë të pavarrosur. Shpeshherë zbresim nga kuajt për t’u dhënë diçka atyre fatkëqijve, që të marrin fuqi, por ata janë aq të dobët, saqë nuk arrijnë as të gëlltiten dhe vera që u japim u rrjedh nga goja. Ushtarët vërtiten ngado, kuturu, veshur me lecka. Rrobat e tyre janë të grisura dhe këmbët e tyre, shpesh të ngrira apo gjithë plagë, i kanë mbështjellë me copa thasësh”.

Midis 12 dhjetorit 1915 deri në 29 shkurt 1916, Flota Mbretërore Italiane, e ndihmuar nga njësi franceze dhe britanike, e mori nga portet shqiptare masën e madhe njerëzore të serbëve. Ishin 110.000 ushtarë dhe 2.350 oficerë. Mes tyre qenë edhe mbreti Pjetër i Parë Karagjeorgjeviç, princi trashëgimtar Aleksandër, kryeministri Nikolla Pashiç. Këta fillimisht u bartën në Brindisi, pastaj u zhvendosën në Korfuz. Gjithë të tjerët në disa ishuj grekë. Në njërin prej tyre, Vidos, nga vdekjet e shumta prej sëmundjeve u varrosën nën ujë, me kufoma të lidhura pas shkëmbinjve (që trupat të mos notonin mbi ujë), afro 5000 serbë.

Ilir Shaqiri: Vetëm dielli dhe e vërteta nuk mbulohen me shoshë


Një ditë vape vere, kur Prishtina kishte lumin e saj, që kalonte pranë pazarit, po laheshin në të e vërteta dhe gënjeshtra. Të dyja kishin zhveshur rrobat e trupit dhe i kishin lënë në breg. Dikush i pa, e tha: shihni, shihni, e pabesueshme “e vërteta dhe gënjeshtra po lahen bashkë”! Ato, të dyja e shikonin njëra-tjetrën me inat. Të dyja përpiqeshin t’i tregonin njëra-tjetrës se sa të zonjat janë, duke u zhytur nën ujë kokë-e-këmbë, duke mbajtur frymën përbrenda, cila më shumë se tjetra?

Mbi syprinën e ujit e para që nxori kokën ishte gënjeshtra. Doli në breg, veshi rrobat e së vërtetës, të sajat i futi në një thes dhe u nis duke kuvenduar zëshëm e nënzëshëm pazarit. Kur e vërteta nxori kokën mbi ujë, pa se rrobat e saj nuk janë aty! S’kishte si të dilte në breg ashtu lakuriq. Ndenji tërë ditën në lumë, u mavijos nga të ftohtët e mbrëmjes, derisa tregtarët morën rrugët dhe rrugicat, për të ikur në shtëpitë e tyre. Provoi të kapërcente pazarit, ashtu lakuriq, duke mbajtur veshët me duar nga ato që kishte dëgjuar për vetën e saj tërë ditën, ku papritmas i doli përpara ajo, që i kishte vjedhur kostumin në breg të lumit.

E vërteta u mblodh kaculaz, duke hedhur shikimin lart për të parë kostumin e vet të larë e të praruar në trupin e gënjeshtrës hijerëndë, tek verbonte stolisur me të gjitha salltanetet, që ia kishin falur besimtarët e ditës së pazarit të Prishtinës. E vërteta nuk kishte mbrojtje tjetër përveç vetëmbrojtjes, tek nuk hezitoi t’i thoshte asaj: moj rralloshe, përpjekjet tua të ethshme e djallëzore nuk janë gjë tjetër veçse mundime donkishotiane. - Meqë të zura në pazar, tha gënjeshtra, hip në peshore, dua të matemi, urdhëroi ajo? E vërteta nuk donte të peshohej me të, në asnjë mënyrë, por ajo (gënjeshtra) e shkelmoi disa herë, derisa e vërteta u gjend e përmbledhur kokë e këmbë në njërën nga peshoret, ku peshoheshin drithërat e pazarit.

Peshorja nuk lëvizi. E vërteta hodhi shikimin e prajshëm në anën e kundërt për të parë gënjeshtrën, e cila nuk ishte vetëm, e cila shkelmonte, bërtiste e ulërinte, njëzëshëm me gojët e matrapazëve, falsifikatorëve, diletantëve, djallëzorëve, shpirtzinjve dhe mendjeprishurve. E prajshmja ngeli me sy përpjetë, sepse të gjithë qëndronin me lart se ajo, sepse të gjithë nuk peshonin sa ajo, nuk peshonin sa e vërteta. Gënjeshtra u hidhërua fort, nxori nga nënbanaku një shoshë me diametër të gjerë dhe e përplasi mbi trupin e së vërtetës, duke e mbuluar atë, me “natë të mirë”.

Kishte harruar ajo se vetëm dielli dhe e vërteta nuk mbulohen me shoshë. Kësaj radhe koka e së vërtetës nuk ishte objektivi i gënjeshtrës, siç ndodhë zakonisht. Ajo iku atë natë, bashkë me njerëzit që peshonin në anën e saj, për tu kthyer përsëri, për ta jetuar edhe të nesërmen pa ndjeshmërinë e përgjegjësisë, që shtrihet mbi të vërtetën.

Plepat, pylli i gështenjtë, peizazhi i zabeleve, bimësia e harlisur rreth lumit të Prishtinës pakësoheshin përditë, rrënoheshin çdo vit, duke u lënë vend kasolleve, përtrollëseve, shtëpive, rrugëve e pallateve. E mbytën edhe lumin! E vërteta nuk kishte pse të lahej, ndërsa gënjeshtra nuk kishte ku të lahej. Ajo (gënjeshtra), mbeti kastor i brigjeve të lumit të nëndheshëm, duke ushqyer kastriqët e saj udhëve frymëzënëse të një qyteti pa lumë.

Prishtina mblodhi gjithçka, krijoi shumëçka, i dhamë çka patëm e na dha çka nuk patëm, por asnjëherë nuk arriti krijojë një “lëvizje për katarsis”, që në mos tjetër, së paku të pastrojë të përtharat hundëve gënjeshtare të kryeqytetit. Gënjeshtra mbeti morali i shterur te disa nga njerëzit dhe mediat e saj.
Prishtina me lumë, deri te kryeqyteti pa lumë, nuk arriti të bëj hapin e madh në epokën e re të qytetërimit, ku ndëshkohen si krim gënjeshtra dhe mashtrimi.

Ka kohë që disa nga mediat, disa nga individët e këtyre mediave kanë gatitur skuadrën e pushkatimit përballë të vërtetës! Panairi barbarozë vazhdon të jetë ushqim për besimtarët e lajmeve të pa-verifikuara, të shtrembëruara e të sajuara; fatkeqësisht, ka filluar të ndotë edhe ndonjërin nga deputetet edhe ndonjërin nga kryetarët e komunave!

Askush nuk mund ta pengojë askënd që ta veshë një kostum çfarëdo qoftë ai ( i ushtrisë amerikane, i ushtrisë gjermane, i gardës mbretërore angleze, apo i trupave komando të Shqipërisë), kostum i cili do të shërbejë për ndonjë shfaqje në teatër, në film apo për ndonjë ceremoni festive kudo që ndodhë ajo. Sa larg mund të shkojë hipokrizia e këtyre mediave dhe njerëzve që u besojnë atyre se: garda, togu ceremonial i saj, paska kaluar kufirin me Maqedoninë, kur dihet se ajo (Garda) ende nuk ka shkelur në të gjithë hapësirën e Kosovës. Ngjyrat e një kostumi të vetëm që i ngjanë kostumit të bendit muzikor, e që në ketë rast e ka veshur një muzikant që nuk ka lidhje me FSK-në, kam menduar se do tu pengojë maqedonasve e jo shqiptarëve, jo mediave shqipfolëse.

Përditshmëria e këtyre mediave në Kosovë, vjen e pakuptueshme për publikun e ndershëm, sepse përbëhet nga bisedime e marrëveshje sunduese, që shtrembërojnë përpjesëtimet e jetës, pa u frikësuar se ato (mediat dhe gazetarët gënjeshtarë) një ditë do të ecin kokëposhtë, pa më të voglën fuqi që të ngrijnë kokën e të na shohin drejtë në sy. Ata e dinë se gënjeshtra i ka këmbët e shkurtra siç thotë populli, por gjithmonë harrojnë se edhe ata vet janë të përkohshëm në këto mundësi, ku tash për tash po kënaqen. Janë bërë gojëkëpucë të thashethemeve, gjahtarë të zakonshëm të pasurive, lumenj që vërshojnë gjithçka, pa e besuar të besueshmen se çdo lumë mund të kthehet në kënetë, aty ku përfundimisht venitën shkëlqimet e tyre njëditore.

E vërteta ka folur, ka brohoritur, ka mbijetuar, ka shkruar, ka kënduar dhe, ka lënë porositë e gurëthemelta në formimin vleror njerëzor, duke mbetur qëndrueshëm në kujtesën e pamjes dhe jehonës së brezave. E vërteta do të jetojë gjithmonë në stolinë e saj.

Arton Musliu: E drejta ndërkombëtare nuk njeh tërheqje të nënshkrimit, por parasheh anulimin




Arton Musliu


Paradoksalisht, politika është pothuajse fusha e vetme në të cilën, e për të cilën, flasin edhe ata që dinë, por mbi të gjitha ata që nuk dinë. Fletë shumë kush, për të mos thënë çdo kush, e të cilët thonë çdo gjë përveç profesionalizmit e objektivitetit. Situata aktuale në Kosovë karakterizohet me shumë politikë e me pak profesionalizëm. Mjerisht, aktualiteti politik në Kosovë është uzurpuar nga profan e diletant, demagog e prepotent, të cilët na lodhën me pallavrat e tyre se si të dilet nga kjo gjendje e si të arrihet konsenzusi politik e shoqërorë nacional.

Para se të eksplikohet tema më e rëndësishme e aktualitetit politik kosovar, siç është çështja e tërheqjes së nënshkrimit, rrespektivisht anulimit të marrëveshjeve ndërkombëtare, është e nevojshme të thuhen disa fjalë për shkakun e vërtetë të krizës politike në vend. E ky shkak është pushteti, e kursesi shteti. Kjo për shkak se Asociacioni nuk ka asnjë kompetencë më shumë se sa kompetencat të cilat parashihen në bazë të Pakos së Ahtisarit, e që kan të bëjnë me mbrojtjen e të drejtave të minoriteteve. Asociacioni është zgjatje në kuadër të kornizave të Pakos së Ahtisarit, por jo zgjërim.

Çështje tjetër e cila për mendimin tim është e rëndësishme të dekonstruktohet është manipulimi me nocionet ‘e drejtë’ dhe ‘drejtësi’. Mendoj që ka një keqkuptim dhe njikohësisht një keqinterpretim të këtyre dy nocioneve. Nuk është në rregull që të ngatërrohet drejtësia me të drejtën. Madje këto përveç që jan nocione, në të njetën kohë jan edhe koncepte. Dhe, dallimi pashmangshëm dhe pakthyeshëm është dhe duhet të jetë konceptual. Ne, njëher e mirë duhet të kuptojmë se e drejta dhe drejtësia nuk jan as nocione e as koncepte të njejta. Për shkak se e drejta nënkupton aspektin zyrtar, e drejtësia aspektin shoqërorë. E drejta nënkupton tërsinë e normave juridiko-pozitive të një sistemi juridik të cilat jan të aplikueshme dhe për mos zbatimin e të cilave, rrespektivisht për shkeljen e të cilave, pason sanksioni juridik. Drejtësia është dhe duhet të akceptohet si shoqërore. Pra tërsi e vlerave të përbashkëta shoqërore të cilat karaketrizojnë një shoqëri të caktuar. Drejtësia relekton moral tw pwrbashkwt shoqwrorw. Drejtësia kërkon legjitimitet, e drejta synon gjithmonë legalitet. Legaliteti shpeshëherë sfidon legjitimitetin në situata të caktuara. Mirëpo është një proces i cili njikohësisht përfshinw legalitetin dhe legjitimitetin. Zgjedhjet në çdo shtet normal mbahen mbi bazën e Ligjit mbi Zgjedhjet dhe ky është dimenzioni legal, derisa legjitimiteti fitohet përmes votave. Rezultati zgjedhorë i mishëruar në konfiguracion të spektrit partiak politik prodhon një qeveri dhe një parlament legal dhe legjitim. Dhe, këtu çështja e legalitetit më nuk vihet në pikëpyetje. E legjitimiteti është dhe duhet të jetë referncë permanente e institucioneve.

Sidoqoftë të kthehemi te çështja kapitale. A ekziston si mundësi objektive tërheqja e nënshkrimit?! Në të drejtën ndërkombëtare ky variant nuk ekziston. Dhe këtu opozita i’a ka fut kot. Në vend të tërheqjes së nënshkrimit në të drejtën ndërkombëtare njihet institucioni i anulimit të marrëveshjeve ndërkombëtare. Ky është dallimi substancial që duhet thënë. Në bazë të dispozitave juridiko-pozitive të së drejtës ndërkombëtare një gjë e tillë është e paraparë. Dokumenti juridik ndërkombëtar i cili e rregullon në mënyrë të qartë pezullimin, anulimin apo tërheqjen nga marrëveshja ndërkombëtare është Konventa e Vienës mbi të Drejtën e Traktateve, e arritur në Vienë me 23 maj 1969, e hyrë në fuqi me 27 janar të vitit 1980 dhe e nëshkruar nga 96 shtete deri në 20 janar të vitit 2004. Mirëpo para se të elaborohet kjo është me rëndësi imanente dekonstruktimi i nocioneve të gjuhës angleze ‘treaty’ dhe ‘agreement’.

Në rastin konkret, Kosova ka nënshkruar marrëveshje (agreement) dhe jo marrëveshje (treaty) me Serbinë. E tillë është “Marrëveshja e Parë mbi Parimet qe Rregullojne Normalizimin e Marrëdhënieve, e datës 19 prill 2013. Në këtë marrëveshje është përdorur fjala agreement. Verzioni i emërtimit të kësaj marrëveshje në gjuhën angleze është:”The First Agreement of Principles Governing Normalization of Relations.” Kjo marrëveshje është ratifikuar edhe me Ligjin Nr. 04/L- 199 mbi Ratifikimin e Marrëveshjes së Parë Ndërkombëtare mbi Parimet Qeverisëse për Normalizimin e Marrëdhënieve me Serbinë, të miratuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës me 27 qershorë të vitit 2013. Në bazë të nenit 2.1 (a) të Konventës së Vienës mbi të Drejtën e Traktateve termi ‘treaty’ nënkupton “një marrëveshje ndërkombëtare (international agreement) të bërë në mes të shteteve, në formë të shkruar dhe të njohur nga e drejta ndërkombëtare dhe të mishëruar në një apo më shumë instrumente”. Në anën tjetër autori i fushës së marrëdhënieve ndërkombëtare Boleslaw A. Boczek, në librin e tij të njohur: ‘International Law- A Dictionary’, thekson se mëgjithë përdorimin e nocionit treaty në praktikën e përditshme ndërkombëtare, ky nocion përfshinë edhe nocionet tjera si agreement, convention, pact, accord, covenant, arrangement e terme të tjera. Sipas tij nocioni treaty është i përdorur në Konventën e Vienës dhe në praktikën e përditshme ndërkombëtare si një nocion i përshtatshëm dhe përgjithësisht i pranuar për marrëveshjet e shkruara ndërkombëtare. Ndërkohë konsistenca mungon edhe kur është fjala për përdorimin e këtyre termeve nga organet e OKB-së, siç është rasti me Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, rrespektivisht me statutin e saj e cila në nenin 36 të tij i referohet fjalës ‘treaties’, derisa në nenin 38 i referohet termit ‘conventions’. Pra në këtë kontekst nuk duhet patur mjegull. Në bazë të së drejtës ndërkombëtare pozitive përdorimi i njërës nga nocionet e lartëpërmendura mjafton. Dhe në momentin e nënshskrimit të marrëveshjeve ato në planin e brendshëm bëhen obligative pasi të jenë ratifikuar nga Parlamentet rrespektive. Dhe, një gjë e tillë në Kosovë ka ndodhur. Tani shtrohet çështja e tërheqjes së nënshkrimit, e cila teknikisht dhe praktikisht është e pamundshme, rrespektivisht anulimit të marrëveshjes apo tërheqjes nga marrëveshja, e cila edhe teknikisht edhe praktikisht, por edhe juridikisht është e mundshme, por në kushte dhe rrethana të caktuara. Ndalimin e zbatimit të marrëveshjeve, rrespektivisht suspendimit të tyre apo tërheqja nga marrëveshja parashihet në Konventën e Vienës mbi të Drejtën e Traktateve.

Në bazë të nenit 54 të Konventës së Vienës mbi të Drejtën e Traktateve ekzistojnë dy mundësi për t’u tërhequr nga marrëveshja. Mundësia e parë për tërheqje nga një marrëveshje ndërkombëtare është nëse një gjë e tillë është paraparë në një marrëveshje të tillë. Pra nëse në një marrëveshje të caktuar ndërkombëtare parashihet tërheqja nga marrëveshja në kushte të caktuara, atëher një gjë e tillë është e lejuar. Mundësia e dytë për t’u tërhequr nga marrëveshja ndërkombëtare konsiston në pëlqimin e palëve. Pra një marrëveshje ndërkombëtare mund të tërhiqet, rrespektivisht të anulohet nëse për një gjë të tillë pajtohen palët nënshkruese të asaj marrëveshje. Mirëpo çka nëse asnjëra prej mundësive të parapara me nenin 54 të kësaj Konvente nuk ekziston? Çka nëse në marrëveshje, siç është rasti i marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë, nuk është paraparë mundësia për t’u prishur apo anuluar marrëveshja si dhe njikohësisht nuk ka pajtim nga cila do palë nënshkruese për një gjë të tillë? Neni 56 i po kësaj Konvente e sqaron një situatë të tillë. Në bazë të këtij neni një marrëveshje e cila nuk përmban dispozita të cilat çojnë në anulim apo tërheqje nga marrëveshja nuk mund të jetë subjekt i anulimit apo tërheqjës përderisa nuk vërtetohet se palët kan pasur për qëllim një gjë të tillë dhe përderisa një gjë e tillë nuk vetëkuptohet për nga natyra e marrëveshjes.

Nëse një gjë e tillë ekziston atëher, pra nëse vërtetohet se palët kan pasur parasysh një gjë të tiilë apo nëse kjo vetëkuptohet për nga natyra e marrëveshjes, atëher anulimi i marrëveshjes, rrespektivisht tërheqja prej saj mund të bëhet pasi të kalojnë 12 muaj nga koha e reklamimit për një gjë të tillë. Këtë interpretim e jep autori Tim Hillier, në librin e tij ‘Sourcebook on Public International Law’. Mundësia tjetër e cila është e sankionuar për anulim të marrëveshjes, neni 62 i Konventës, rrespektivisht tërheqje nga marrëveshja, është ndryshimi substancial i rrethanave, parimi juridik Rebus Sic Stantibus. Derisa mundësia e fundit për një gjë të tillë, e sanksionuar me nenin 64 është shkelja e normave jus cogens të së drejtës ndërkombëtare. Duke pas paraysh se dispozitat juridiko pozitive të së drejtës ndërkombëtare përkitazi me anulimin e marrëveshjeve ndërkombëtare, rrespektivisht tërheqjes nga marrëveshja, jan të tilla, atëher mund të konstatohet objektivisht se Republika e Kosovës nuk ka asnjë arsye objektive juridiko-ndërkombëtare për të anuluar marrëveshjen apo për t’u tërhequr nga ajo. Konsekuencat politike në këtë rast nuk jan objekt disktutimi e trajtimi. Përfundimisht, mund të thuhet se kërkesat e opozitës kosovare jan absurde dhe non sens juridik. Është fatkeqësi që njerëz me legjitimitet e legalitet që përfaqësojnë qytetarët e Republikës kan humbur rezonin juridik. Çdo shoqëri ka rregulla, çdo shtet ka rregulla, çdo organizim ka rregulla. Është me rëndësi fundamentale që njerëz publik e politik të kenë rezonim objektiv për dispozitat juridiko-pozitive të sistemit juridik pozitiv të Republikës së Kosovës, e në veqanti për ato të së drejtës ndërkombëtare.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...