Agjencioni floripress.blogspot.com

2015/10/29

Infarktet e zemrës: Shenjat, simptomat dhe trajtimi

pain.managementÇfarë është infarkti?
Infarkt-i (aksidenti cerebrovaskular CVA apo ataku i trurit) ndodh kur një pjesë e trurit është e dëmtuar ose shkatërruar për shkak se ajo nuk furnizohet mirë me gjak.
A ka tipe të ndryshme infarktesh?
Janë 2 tipe kryesore të infarkteve: Infarkti ishemik dhe infarkti hemorragjik.
Infarkti ishemik
Infarkti  ishemi-k është tipi më i zakonshëm i infarkteve dhe shkaktohet nga bllokimi i enëve të gjakut që furnizojnë trurin. Kjo mund të jetë për shkak të “forcimimit” dhe ngushtimit të arterie-ve (arteriosklerozë), ose nga një mpiksje që bllokon një enë gjaku.
Një tip i infarktit ishemik është infarkti trombo-til. Ai shkaktohet nga një mpiksje gjaku (thrombus) në një nga arteriet e kokës ose qafës, e cila redukton ashpër rrjedhën e gjakut. Mpiksja e gjakut, mund të jetë shkak i depozitave të ndërtuara të yndyrës në enët e gjakut.
Një tjetër tip i infarktit ishemik është infarkti embolik, që ndodh kur një mpiksje gjaku që formohet diku në trup (p.sh. në dhomat e zemrës) kalon nga sistemi qarkullues për në tru. Mpiksja udhëtuese quhet emboli.
Infarkti hemorragjik
Lloji më i rëndë i infarkteve është infarkti hemorragjik. Ndodh kur një enë gjaku në tru plas, duke lejuar gjakun të pikojë dhe të dëmtojë një pjesë të trurit. Ekzistojnë 2 tipe: hemorragji subaraknoide, e cila ndodh në hapësirën rreth trurit; dhe hemorragji intracerebrale (tipi më i zakonshëm), i cili përfshin gjakderdhje-n brenda vetë indeve të trurit.
Cilat janë simptomat e një infarkti?
Simptomat e një infarkti zakonisht shfaqen papritmas. Fillimisht personi mund të ndihet i sëmurë dhe të duket i zbehtë. Më pas mund të ankohet për një dhimbje koke të papritur. Mund të ketë mpirje në fytyrë apo gjymtyrë, veçanërisht poshtë njërës anë të trupit. Mund të ndihet konfuz dhe të ketë probleme në të folur apo në të kuptuarin se çfarë është duke iu thënë.  Mund të ketë probleme të shikimit, vështirësi në ecje apo të mbajtjes së trupit në ekuilibër. Ndonjëherë ndodh edhe humbja e vetëdijes.
Në varësi të pjesës që është e dëmtuar në atë pjesë të trurit, një person mund të humbasë një ose më shumë nga funksionet e mëposhtme:
-Aftësinë për të kryer lëvizje;
-Të folurit;
-Pjesën vizuale;
-Koordinimin;
-Ekuilibrin;
-Kujtesën;
-Perceptimin.
Ka shenja paralajmëruese për infarktet?
Disa infarkte paraprihen nga infarkte të vogla apo të përkohshme –  infarkte të rastit ishem (TIAs). Infarktet e vogla ndodhin kur ka një mpiksje gjaku të përkohshëm dhe një pjesë e trurit nuk merr sasinë e nevojshme të gjakut.
Simptomat ndodhin shpejt dhe zakonisht për një kohë të shkurtër, për disa minuta deri në disa orë. Si infarkti, edhe simptomat ndryshojnë në varësi të pjesës së trurit që është prekur.
Shenjat paralajmëruese
Dobësi e papritur ose mpirje krahu, fytyre dhe këmbe në njërën anë të trupit;
-Vështirësi në të folur;
-Turbullim apo humbje të shikimit;
-Marramendje të pashpjegueshme, sidomos kur shoqërohet me ndonjë nga shenjat e mësipërme;
-Dizekujlibër ose rënie e papritur;
-Dhimbje koke (zakonisht e rëndë dhe e papritur);
-Konfuzion.
Ndërsa simptomat e TIA-s janë të ngjashme me ato të një infarkti, ato zakonisht janë të përkohshme dhe të kthyeshme.
Megjithatë, infarktet e vogla nuk duhet të injorohen sepse njerëzit që kanë patur një infarkt të përkohshëm kanë më shumë mundësi që të kenë një infarkt tjetër.
Është e rëndësishme që të takoni menjëherë doktorin kur shenjat paralajmëruese të infarktit  shfaqen. Doktori do të vendosë nëse një infarkt, një infarkt i vogël apo një gjendje tjetër mjekësore e ngjashme me këto simptoma po ndodh, si krizë apo migrenë.
Cilat janë faktorët e rrezikshëm të një infarkti?
Sa më i moshuar që të jeni aq më i madh është rreziku për të patur një infarkt. Megjithatë, një numër i konsiderueshëm i të rinjve dhe i moshës së mesme kanë patur infarkte. Meshkujt që kanë diabet janë më të predispozuar ndaj infarktit. Njerëzit që kanë patur infarkte të mëparshme kanë më shumë mundësi që të kenë një tjetër infarkt.
Konsumimi i alkool-it, duhanit dhe të qenit mbipeshë (kolesterol-i i lartë në gjak rrit presionin e gjakut dhe sëmundjet e arterieve), rrisin mundësinë e të pasurit të një infarkti. Infarkti është një sëmundje vaskulare, kështu që ndan shumë faktorë të rrezikshëm me sëmundjen koronare vaskulare (të njohur si sëmundja e arteries koronare).
Një tjetër faktor i rrezikshëm është një lloj rrahje zemre e parregullt e njohur si fibrilacion atrial (FA). Gjithashtu, disa ilaçe rrisin rrezikun e infarkteve.
Si mund ta reduktoj rrezikun e një infarkti?
Ndryshimet fizike që shkaktojnë një infarkt zakonisht duan shumë vite që të përmirësohen. Shumë njerëz janë të lindur me rrezik më të lartë për të pasur një infarkt. Mosha, gjinia, rraca, janë faktorë rreziku që nuk mund të ndryshojnë.
Presioni i lartë i gjakut, sëmundjet e zemrës, infarktet e vogla dhe depozitat e ndërtuara të yndyrës (kolesteroli në muret e arterieve), janë faktorë rreziku të cilat mund të reduktohen nga ndryshimi i mënyrës së jetesës dhe kujdesi i mirë shëndetësor.
Si mund të reduktojmë rrezikun e një infarkti
Vizitohuni rregullisht për kontrolle të presioni të gjakut dhe mjekime të përshtatshme;
-Ndaloni duhanin;
-Reduktoni konsumimin e alkoolit;
-Ushtrohuni rregullisht. Ushtrime për forcimin e zemrës dhe rregullimin e qarkullimit të gjakut (kjo gjithashtu ndihmon në humbje të peshës);
-Ndiqni një dietë të shëndetshme;
-Kontrolloni kolesterolin në gjak;
-Kontrolloni diabet-in, nëse keni.
Si diagnostikohet një infarkt?
Konfirmimi i diagnozës dhe trajtimi i hershëm i infarkteve pothuajse gjithmonë bëhet në spital. Një diagnozë e hershme bëhet duke vlerësuar simptomat, duke parë historinë mjekësore tuajën dhe nëpërmjet kryerjes së testeve.
Testet që mund të rekomandohen
Tomografi e kompjuterizuar (CT): me rreze-X të veçanta, që prodhon 2  ose 3 fotografi dimensionale të çdo pjese të trupit.
Imazhet me rezonancë magnetike (MRI): ky test përdor një magnet të madh, valë radioje të energjisë së ulët dhe një kompjuter për të prodhuar 2 ose 3 piktura dimensionale të trupit.
Si kurohet një infarkt?
Nëse një infarkt ka ndodhur, trajtimi duhet të fillojë sa më shpejtë që të jetë e mundur për tu siguruar se nuk ka dëmtime të mëtejshme në tru. Në rastet e një infarkti ishemik, është e zakonshme që të jepet aspirinë për të reduktuar rrezikun e vdekjes apo të një infarkti të dytë.
Nëse shkaku i infarktit është një mpiksje, është i mundur  një administrim i shpejtë i disa ilaçeve për shpërbërjen e mpiksjeve, si: alteplase, që mund të parandalojë simptoma si paralizë. Megjithatë, ky nuk është një trajtim i përshtatshëm për të gjitha llojet e infarkteve dhe mund të rrisë rrezikun e infarktit hemorragjik, kështu që ka udhëzime strikte që përcaktojnë rrethanat në të cilat duhet përdorur.
Kur një infarkt ka dëmtuar përgjithmonë trurin, dëmtimi nuk mund të zhbëhet. Megjithatë, shumë simptoma mund të përmirësohen ndjeshëm në ditët në vazhdim pas një infarkti, sepse pjesët e trurit në periferi të një infarkti mund të shërohen. Gjithashtu, doktori mund të sugjerojë mënyra për të parandaluar infarkte në të ardhmen, përfshirë ndryshimet në jetesë, minimizimin e rreziqeve për një infarkt dhe marrjen e mjekimeve.
Në varësi të tipit dhe të shkakut të një infarkti, ilaçet antikoagulante (“hollues të gjakut”) mund të përcaktohen për të ndaluar krijimin e mpiksjeve të reja të gjakut, në mënyrë që të parandalojnë një infarkt në të ardhmen. Shembujt përfshijnë aspirinën.
Kur ka një bllokim në arterien e qafës, kirurgji-a mund të kryhet për të hequr bllokimin e ndërtuar dhe për të parandaluar një infarkt në të ardhmen.
Rehabilitimi pas një infarkti
Rehabilitim-i i suksesshëm pas një infarkti varet nga shumë faktorë, përfshirë shkallën e dëmtimit në tru, qëndrimin, aftësinë e ekipit të rehabilitimit, mbështetjen e familjes dhe shoqërisë. Si pasojë  e përparimeve në trajnim dhe rehabilitim, shumë njerëz që kanë pasur një infarkt janë në gjendje që të jetojnë një jetë të plotë. Për disa, rehabilitimi mjafton vetëm për disa javë, ndërsa për të tjerë mund të duhen disa muaj ose edhe vite.
Infarktet ndikojnë tek njerëzit në mënyra të ndryshme në varësi të tipit të infarktit dhe pjesës së dëmtuar të trurit. Shpesh aftësi të vjetra humbin, prandaj aftësi të reja duhen mësuar. Është po aq e rëndësishme për të ruajtur dhe përmirësuar gjendjen fizike kurdo që të jetë e mundur. Rehabilitimi duhet të fillojë sa më parë pas një infarkti dhe të vazhdojë edhe në shtëpi.
Rehabilitimi konsiston në tipe të ndryshme terapie ku përfshihen:
-Fizioterapi-a për të përmirësuar kontrollin e muskujve, koordinimin, dhe ekuilibrin;
-Terapia e të folurit dhe ritrajnimi i muskujve të fytyrës dhe gjuhës, ndihma me të ushqyerin dhe me çrregullimet në të gëlltitur;
-Terapia profesionale për të përmirësuar kordinimin sy-dorë dhe shkathtësitë e nevojshme për detyrat e përditshme jetësore si: larja dhe gatimi.
-Familja është gjithashtu e rëndësishme në procesin e rehabilitimit. Anëtarëve të familjes do t’ju kërkohet për të ndihmuar personin për të rifituar aftësitë e humbura duke i inkurajuar ata që të përdorin krahun ose këmbën e prekur, duke i ndihmuar në bisedim dhe duke i mësuar sesi të bëjnë detyrat e harruara, si: krehja e flokëve, përdorimi i një filxhani, thike dhe piruni.
***
Ataku i zemrës dhe ataku kardiak: Trajtimi emergjent
Simptomat e atakut të zemrës mund të jenë të buta dhe shumë njerëz e kuptojnë shumë vonë se ato kanë nevojë për ndihmë.
Simptomat më të zakonshme janë ndjenja e një presioni të rëndë ose ngushtimi, ose një parehatie të pazakonshme në qendër të kraharorit. Dhimbja ose ngushtimi mund të shpërndahet në shpatull, qafë ose krahë, ose mund të prekë fytin. Disa njerëz nuk përjetojnë parehati të kraharorit, por vetëm kanë simptoma në krahë dhe fyt. Të tjerët nuk kanë dhimbje në krahë, pasi krahët e tyre ndihen të rëndë.
Simptomat zakonisht zgjasin për më shumë se 15 minuta. Ato mund të ndalojnë dhe më pas të rikthehen. Personi mund të djersisë, të ndihet në siklet ose të ketë vështirësi në frymëmarrje.
Shumë njerëz që pësojnë atakun e zemrës, nuk duan ta pranojnë se janë në rrezik, ose ato mendojnë që nuk është serioze.
Çfarë duhet të bëni?
-Të thërrisni ambulancën;
-Të siguroheni që personi është duke pushuar, është ulur ose shtrirë;
-Jepini menjëherë gjysmë aspirine (përveç rasteve që ato janë alergji-kë);
-Nëse ndihen të zbehtë, shtrijini menjëherë; dhe
-Nëse për ndonjë arsye, ambulanca nuk mund të vijë menjëherë, dërgojeni personin menjëherë në spital. Mos e lini personin që ta ngasë vetë makinën.
Si mund ta dini nëse një person ka patur atakun kardiak?
-Personi është i pavetëdijshëm;
-Zemra e tyre ka pushuar së rrahuri;
-Ato ndalojnë së marri frymë;
-Lëkura e tyre bëhet e zbehtë; dhe
-Ju nuk ndjeni puls-in.
Çfarë duhet të bëni?
-Të telefononi ambulancën;
-Të veproni shpejt. Një person që ka patur atakun kardiak nuk do të mbijetojë përveçse në rastet kur gjaku fillon të pompojë dhe trupi merr furnizimin me oksigjen shumë shpejt; dhe
-Filloni reanimimin kardio-pulmonar (CPR). CPR përfshin frymëmarrjen gojë më gojë dhe masazh-in e jashtëm të zemrës nëpërmjet kraharorit.
***
Këshillat parandaluese të atakut të zemrës
Ataku i zemrës i referohet dëmtimit të zemrës që shkaktohet kur furnizimi i gjakut në pjesët e muskujve të zemrës është i bllokuar. Ataku i zemrës ndodh kur mungon furnizimi me gjak.
Kjo është zakonisht rezultat i 2 proceseve: zhvillimit të shumë pllakëzave yndyrore në muret e arterie-ve dhe formimit të mpiksjeve mbi njërën nga pllakat.
Trajtimi i dhënë në fillim, gjatë një ataku në zemër mund të ndihmojë për të shpërndarë mpiksjen, duke zvogëluar dëmtimin e muskulit të zemrës.
Faktorët e rrezikut që mund të ndikojnë
-Rritja e kolesterol-it në gjak;
-Obezitet-i;
-Diabet-i;
-Mungesa e aktivitetit fizik;
-Rritja e presionit të gjakut (hipertension);
-Pirja e duhanit; dhe
-Stresi.
Faktorët e rrezikut që nuk mund të ndryshojnë
-Mosha;
-Gjinia;
-Histori të mëparshme me sëmundjen e zemrës; dhe
-Histori familjare të sëmundjes së zemrës.
Mbajtja e kolesterolit në gjak dhe triglicerideve në nivel të ulët
Kolesteroli në gjak dhe triglceridet maten si pjesë e një vlerësimi të përgjithshëm të rrezikut të sëmundjes së zemrës. Ata mund të maten me një test të thjeshtë gjaku, e cila mund të organizohet nga mjeku. Në mënyrë ideale, në qoftë se jeni në rrezik të lartë të sëmundjeve të zemrës, një total niveli i kolesterolit të gjakut më pak se 4.0 mmol/l është i dëshirueshëm, edhe pse çdo reduktim i kolesterolit të lartë do të jetë me dobi. Pyet për këshilla të mëtejshme mjekun. Pikat kyçe janë:
-Ngrënia e sa më pak yndyrave;
-Mbajtja dhe arritja e një mase të shëndetshme trupore; dhe
-Të qëndruarit aktiv.

Si mund të konsumoj sa më pak yndyra?
-Përdorni sasi të vogla gjalpi;
-Shmangni yndyrat nga mishi;
-Hiqni lëkurën e pulës;
-Përdorni mish të pjekur në vend të mishit të skuqur;
-Hani djathë me përmbajtje të ulët yndyre;
-Përdorni qumësht me sasi të vogël yndyre;
-Shmangni ushqimet e shpejta dhe të skuqura; dhe
-Reduktoni sasinë e konsumimit të kekut, biskotave dhe çokollatave.

Si mund të mbaj një peshë të shëndetshme?
-Shmangni ushqimet që janë të pasura me yndyra; hiqni lëkurën e pulës dhe hani peshk rregullisht;
-Hani porcione të vogla;
-Reduktoni sheqerin dhe marrjen e alkool-it;
-Qëndroni fizikisht aktiv: zgjidhni aktivitete që ju pëlqejnë;
Nëse jeni mbipeshë, keni nevojë që të humbni peshë. Por, është e rëndësishme që ta bëni atë ngadalë dhe siç duhet. Shmangni dietat që premtojnë një rënie të shpejtë të peshës. Kërkoni këshillën nga mjeku ose dietologu.
Rregullat e përgjithshme për një ngrënie të shëndetshme
-Bëjini zarzavatet një pjesë të rëndësishme të ushqimit tuaj dhe hajini ato çdo ditë;
-Zgjidhni një bukë të pasur me drithëra në vend të një buke të bardhë;
-Hani më shumë drithëra dhe bishtajore;
-Përdorni vetëm sasi të vogla ushqimore;
-Përdorni produktet bulmetore që kanë sa më pak yndyra;
-Mundojuni që të hani peshk të paktën dy herë në javë, por sigurojuni që të mos jetë i skuqur;
-Shmangni yndyrat dhe ëmbëlsirat;
-Përdorni sasi të vogël gjalpi;
-Përdorni ushqime të pjekura dhe të ziera;
-Reduktoni sasinë e kripës; dhe
-Pini sa më shumë ujë.
Pse është i rëndësishëm kontrolli i diabetit?
Njerëzit me diabet kanë një shans më të madh të zhvillimit të sëmundjes së zemrës sesa njerëzit që nuk kanë diabet. Diabeti mund të prekë enët që furnizojnë zemrën me gjak. Puna me mjekun tuaj për organizimin e një plani për të kontrolluar diabetin është hapi i parë për ruajtjen e zemrës.
Shumë ndryshime të jetesës ndihmojnë në mbajtjen e një zemre të shëndetshme (siç janë dieta dhe të ushtruarit e rregullt) dhe janë të rëndësishme në kontrollin e diabetit. Ndonjëherë mjekimet janë të nevojshme. Pyesni mjekun tuaj.
Pse duhet të jem fizikisht aktiv?
Njerëzit aktivë kanë më pak atake të zemrës dhe kanë më shumë mundësi rikuperimi sesa njerëzit joaktivë. Ato gjithashtu ndihen mirë, më pak të lodhur dhe e përballojnë më mirë stresin. Aktiviteti i rregullt ndihmon në kontrollimin e peshës dhe në zvogëlimin e niveleve të kolesterolit në gjak.
Duhet të kini si qëllim që të bëni pothuajse çdo ditë 30 minuta aktivitet fizik. Nuk është e nevojshme që patjetër të shkoni në palestër. Edhe ecja e shpejtë për gjysmë ore është shumë përfituese. Zbuloni aktivitete fizike që shijoni më shumë.
Pse është i rëndësishëm presioni i gjakut?
Presioni i lartë i gjakut mund të dobësojë zemrën. Ai gjithashtu dëmton enët e gjakut. Nëse ato bllokohen atëherë do të përjetohet ataku i zemrës. Kontrolloni rregullisht presionin e gjakut, veçanërisht kur jeni të moshuar ose jeni duke marrë ilaçe (përfshirë këtu edhe pilulat kontraceptive), nëse jeni mbipeshë, keni diabet ose keni një histori familjare të sëmundjes së zemrës.
Për të mbajtur të ulët presionin e gjakut:
-Mbani një peshë të shëndetshme;
-Ushtrohuni rregullisht;
-Përdorni sa më pak kripë; dhe
-Nëse pini alkool, pini në sasi të moderuara.
Si ndikon duhani në zemrën time?
Nëse pini duhan, shanset tuaja për atak të zemrës janë 2 deri në 3 herë më të mëdha sesa jo duhanpirësit dhe jeni më shumë në rrezik ndaj atakeve të tjera dhe shumë sëmundjeve të tjera.
Duhani gjithashtu prek shëndetin e njerëzve përreth jush. Nëse ndaloni pirjen e duhanit, të gjitha rreziqet e përmendura më sipër reduktohen.
A duhet të shqetësohemi në lidhje me stresin?
Edhe pse është e qartë se faktorë të tillë si trashëgimia dhe mënyra e jetesës janë problemet kryesore, reagim-i i një personi ndaj stresit mund të kontribuojë gjithashtu për rrezikun e sëmundjeve të zemrës. Është e këshillueshme për shëndetin e përgjithshëm dhe mirëqenien për të kuptuar se çfarë gjërash shkaktojnë stres, dhe për të gjetur mënyra sesi ky stres duhet përballuar. Këtu janë disa këshilla për të mbajtur nën kontroll stresin:
-Identifikoni shkakun;
-Ushtrojuni rregullisht;
-Pushoni fizikisht dhe mentalisht;
-Bëni një ngrënie të shëndetshme; dhe
-Vendosni modele të rregullta të gjumit.

Prof. Nasho Jorgaqi - Shqiptari i madh Pashko Vasa

nasho





Prof. Nasho Jorgaqi

-Në 190 vjetorin e lindjes-
Është një fenomen psiko-antropologjik i njohur, por i pastudiuar sa dhe si duhet në historinë shqiptare, që nis nga antikiteti dhe vjen deri në kohët moderne prania dhe karriera e suksesshme e iliro-shqiptarëve që ngjitën shkallët më të larta udhëheqëse shtetërore dhe ushtarake dhe hynë në histori në vende të huaja. Hynë në radhë të parë në historinë e perandorive të mëdha si ajo romake, bizantine dhe osmane, por dhe në ato vende evropiane si Italia, Greqia, Rumania etj. U bënë perandorë si Kostandini në Romë, si Komnenët në Kostandinopojë, dhjetëra krye-vezirë në Stamboll, princa si Gjikajt në Rumani apo shtetarë të lartë në Greqi.
M’u kujtuan këto, kur zura të mendoj e të shkruaj mbi ditëlindjen jubilare të Pashko Vasës. Ç’është e vërteta, përherë më ka tërhequr dhe impresionuar, madje më është imponuar figura e tij si një personalitet i gjithanshëm me vlera të spikatura dhe kontribute shumë të çmuara, që dëshmon dhe vërteton me këtë rast fjalët mirëdashëse të historianit të shquar anglez Paul Johnson se “shqiptarët janë njerëz shumë të zgjuar, dinamikë dhe origjinalë. Kanë shumë cilësi favorizuese.”
Pashko_Vasa

















Pashko Vasa është nga fytyrat emblematike të Lëvizjes sonë Kombëtare, një nga ideologët e saj të parë që mori pjesë dhe u angazhua që në krye në aksione patriotike në shërbim të atdheut të robëruar. Nga kjo pikëpamje, rruga e jetës së tij do të qe e gjatë, e mundimshme, plot sakrifica, e frymëzuar nga ideale liridashëse. I lindur në Shkodër, më 17 shtator 1825, në një familje patriotike me origjinë mirditore, pasi kreu mësimet e para në vendlindje duke qene një i ri inteligjent dhe energjik, pasi punoi si sekretar i konsullatës britanike në qytetin e tij, në moshën 25 vjeçare, i nxitur dhe i inspiruar nga idetë revolucionare, hidhet në Itali dhe merr pjesë aktive në kryengritjen që kish shpërthyer atje dhe lufton kundër pushtuesve austriakë, duke u bërë shpejt dhe oficer i Kalorësisë Qytetare. Ai shkruan veçanërisht një faqe të lavdishme trimërie e besnikërie në luftën për çlirimin e Venedikut, duke manifestuar një shpirt të lartë vetëflijimi e sakrificash. Edhe pse u kap rob nga austriakët dhe u burgos, ai rezistoi heroikisht deri sa u largua nga Italia dhe vendoset në Stamboll. Kjo periudhë 2-3 vjeçare përbënte vetëm prologun e jetës së tij politike, një jetë të ngarkuar me ngjarje, përpjekje, sakrifica, por dhe vlera që i hapën rrugën e një karriere të gjatë e komplekse politike e jo vetëm politike.
Në Stamboll ai do ta fillojë jetën nga hiçi, duke u marrë me punë të rëndomta, por gjithnjë besimplotë në vetvete, i mbajtur pas mendimesh e planesh të guximshme, me vullnet e kurajë për të shkuar përpara. Jetën që e pret dhe detyrat që i vë vetës djaloshi inteligjent dhe trim e vështron në dy plane: si shqiptar dhe si qytetar i perandorisë turke, i pari që do të përbënte identitetin  dhe ndërgjegjen atdhetare, ndërsa i dyti mundësinë dhe aspiratat për mbijetesë në kushtet e shtetit dhe shoqërisë osmane. Në këto dy drejtime do të orientohet dhe do të përpiqet t’i gjejë vend vetes. Ai kishte, siç dëshmojnë bashkëkohësit, cilësi të çmuara intelektuale, shpirtërore dhe të karakterit dhe do të qenë këto që e bënë të çajë në jetë. Pashko Shkodrani nuk ishte vetëm i zgjuar, i kulturuar, me iniciativë e shpirt krijues, poliglot sado që qe autodidakt (dinte 9 gjuhë të huaja), por i frymëzuar dhe nga ide të mëdha e aspirata të guximshme. Pas punëve të rëndomta, arriti të futet në Shoqërinë e tramvajeve dhe të zërë poste në administratën e huaj. Tani nuk flinte më në varrezat e armenëve dhe s’endej rrugëve. Kish krijuar në një farë mënyre individualitetin qytetar dhe jo rastësisht, në moshën 25 vjeçare, boton në italisht librin me kujtime “Burgu im” (1850). Ndofta ky moment ka luajtur rol pozitiv në afirmimin e tij, sepse s’kaloi shumë kohë dhe ai u punësua në aparatin e Ministrisë së Jashtme të Perandorisë. Sukseset që arriti në këtë detyrë, e ndihmuan të ngjisë shkallët e karrierës diplomatike, duke u dërguar me detyra të rëndësishme në Halep të Sirisë dhe në ambasadën turke të Londrës. Më pas ai kreu një mision diplomatik në Bosnje-Hercegovinë. Kurse më 1878, në kohën e ndezur të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, Pashko Vasa u caktua këshilltar i Valiut të Kosovës, por në fakt, pa u shfaqur publikisht, falë atdhetarisë dhe diplomacisë së mençur, do të kontribuonte për një orientim të drejtë të veprimtarisë së Lidhjes.
Është kuptimplotë dhe për meritë të tij Pashko Vasa, edhe pse kryente detyra shtetërore të rëndësishme, dinte t’i shfrytëzonte postet në favor të kauzës shqiptare. Kjo veprimtari patriotike nis qysh në fillim të viteve 70, kur së bashku me K. Kristoforidhin, I. Qemalin e të tjerë,  arritën të  grumbullonin fonde për të krijuar një shoqëri për shkronjat shqipe.
Më pas kjo veprimtari u zgjerua duke krijuar një shoqëri kulturore për një alfabet të përbashkët shqip mbi bazën e alfabetit latin, ku Pashko Vasa dhe Sami Frashëri luajtën rolin kryesor. Në 1877, Pashko Vasa u bë anëtar i “Komitetit Qendror për Mbrojtjen e të Drejtave të Kombësisë Shqiptare”. Ndërkaq aksionet organizative Pashko Vasa do t’i shoqëronte me studime shkencore kushtuar gjuhës shqipe, siç qe vepra “Alfabeti latin i zbatuar në gjuhën shqipe” (botuar në Stamboll) dhe “Gramatika e gjuhës shqipe” (botuar në Londër në frëngjisht), por dhe vepra që e bënin të njohur çështjen shqiptare dhe gjuhën shqipe në botën politike dhe shkencore, si libri “Skicë historike mbi Malin e Zi sipas traditave të Shqipërisë”. Në këtë fushë, ku shpërfaqen shkencërisht idetë e tij politike për fatin dhe të ardhmen e atdheut të tij, është “Shqipëria dhe shqiptarët”, botuar në gjuhën shqipe po të njëjtin vit (1879). Ky vit ishte produktiv dhe për faktin se ai u bë nga themeluesit e “Shoqëria e të shtypurit të shkronjave shqipe”. Patriotizmi i thellë i Pashko Vasës nuk mjaftoi të shfaqet e të argumentohet vetëm me veprat studimore, por fill pas tyre ai do të shpërthejë në vargje përmes poemës kushtruese “Mori moj Shqypni e mjera Shqypni”, që mbeti gjithnjë aktuale në historinë shqiptare. Ajo pati një pritje të jashtëzakonshme në Shqipëri dhe në rrethet patriotike të diasporës, duke bërë për vete zemrat e shqiptarëve me frymën atdhetare, thirrjet për bashkim kombëtar, qëndrimet realiste dhe frymën e theksuar kritike sidomos ndaj institucioneve fetare. Duke pasur në qendër figurën e nënës, poema ngriti lartë zemrat e shqiptarëve dhe tingëlloi si kushtrim lufte për Shqipërinë e lirë. Aq jehonë pati, sa u përkthye në disa gjuhë të huaja si italisht, rusisht, frëngjisht, gjermanisht etj.
Pashko Vasa nuk do të ishte vetëm publicist, gjuhëtar, historian, memuarialist, por dhe krijues, një shkrimtar i talentuar që dha vepra letrare me vlera, të cilat pasuruan letërsinë shqipe. Ai shkroi në poezi, prozë e dramaturgji. Përveç poemës “Mori Shqypni e mjera Shqypni”, ai botoi përmbledhjen poetike “Trandafila dhe gjemba” në italisht (Stamboll1873), me një tematikë kryesisht humane, jashtë politikës, me motive autobiografike dhe frymë intimiteti. Poeti i këndon dhe evokon në radhë të parë njerëzit e familjes, nënën (Nënës sime), gratë e ndjera (Në kujtim të Maries sime), vdekjen e pangushëllueshme të fëmijëve (Birit tim). Ndjehet në to dhimbja e thellë e njeriut human, lidhja shpirtërore me to. Por nuk mungojnë motivet për vetveten si “Ëndrra e mërgimtarit” që trajton mendimin se ai është gati të luftojë jo vetëm për lirinë e popujve fqinjë, por dhe për çlirimin e popullit të vet. “Sikur nën qiell të atdheut / të kish paqe shpirti im” shprehet tek “Ëndrra e mërgimtarit”. Shpirti i tij poetik vlon nga ndjenja liridashëse, por për kushtet dhe pozitën që ka, ai shprehet përmes aludimesh të largëta. Në poezinë e tij që karakterizohet nga fryma romantike dhe nga nota të theksuara lirike nuk mungojnë motive kushtuar poetëve klasikë e bashkëkohorë italianë si Petrarkës, Tasos etj., dhënë përmes soneteve të goditura. Gjithashtu paraqesin interes disa nga poezitë lirike kushtuar dashurisë, dufeve shpirtërore e zhgënjimeve që dëshmojnë për shpirtin delikat të poetit.
Pashko Vasa ngrihet në lartësinë e një shkrimtari me nivel të panjohur në letërsinë shqiptare, kur më 1890 boton në Paris në gjuhën frënge romanin “Bardha e Temalit” nën pseudonimin  Albanus Albano (Shqiptar Shqiptari). Botimi i tij përbën një ngjarje në letërsinë tonë si një nga romanet e parë në historinë e saj. Përpara kësaj vepre ishte botuar romani “Dashuria e Talatit me Fitnetin” në gjuhën turke i Sami Frashërit (jo me temë shqiptare), por romani i Vasës, për vlerat e përmbajtjes dhe nivelin artistik, duke trajtuar një temë kryesisht shqiptare, i kapërcen kufijtë e veprës së sivëllait të tij. Ai hedh një hap më tej përpara. “Bardha e Temalit”, për subjektin, karakteret dhe atmosferën shoqërore, përshkrimin e jetës zakonore, paraqitet thellësisht shqiptare dhe i motivuar nga pikëpamja sociale dhe psikologjike.
Romani ka për subjekt jetën shqiptare të kohës, historinë e një krushqie të martesës së Bardhës, vajzës së një familjeje të pasur shkodrane, me Lulin, një bajraktar nga një derë e moçme e Malësisë. Është një martesë pa dashuri dhe krijon një familje sipas kanuneve të jetës zakonore të maleve. Subjekti i romanit ndërthuret me konflikte nga më të ndryshmet, me ndeshje nga më të egrat, me akte kriminale, me intriga, besëtytni, paragjykime nga më tronditëse. Flitet për prapambetje e padituri, shkak i të cilave, sipas autorit, është pushtimi otoman. Shkrimtari tregohet realist kur bën dallimin në mes popullit të virtytshëm e fisnik dhe shtresave të larta, bartëse të zakoneve prapanike, instinkteve të egra, krimeve, pabesive etj. Në këtë drejtim autori nuk kursen kritikat ndaj klerit katolik, që në vend t’i luftojë ata, i mbështet. Përjashtim bën prifti Leonardo me përpjekjet për t’i ardhur në ndihmë popullit me mësimet kishtare.
Vlerë të veçantë i jep romanit trajtimi i problemit të emancipimit të gruas, që bartet e mishërohet në figurën e Bardhës. Kjo e bën veprën me karakter të dyfishtë, social dhe zakonor, gjë që autori ia ka dalë me sukses, shprehje kjo e botëkuptimit të tij liberal e demokrat. Marrja në mbrojtje e gruas, ideja për emancipimin e saj në një kohë të errët e në një shoqëri të prapambetur përbën një nga shtyllat e veprës, ashtu siç bën përgjegjës indirekt pushtuesit otomanë për gjithçka të keqe që ndodh në vendin e tij.
Pashko Vasa me këtë roman, duke e shkruar në frëngjisht, i bën të njohur opinionit evropian realitetin e rëndë shqiptar dhe shpall mesazhe liridashëse.
Është interesant që pas botimit të romanit në Paris, Pashko Vasa u emërua nga Sulltani Guvernator i Libanit, i titulluar tani Vaso Pasha, një pozitë shumë e lartë që flet për aftësitë e kapacitetin e shquar qeverisës të tij në një vend pak a shumë të zhvilluar, siç ishte kjo pjesë e perandorisë. Nga ana tjetër, ai qeverisi këtu për afro dhjetë vjet (1883-1892), kur sipas  rregullit perandorak nuk duhet t’i kalonte më shumë se pesë vjet. Kjo dëshmon qartë se, pavarësisht nga opozicioni i fshehtë patriotik, ai ishte një burrë shteti me cilësi të veçanta.
Prof. Vehbi Bala, nga kërkimet dhe studimet e tij për Pashko Vasën, na sjell të dhëna dokumentare shumë të çmuara për veprimtarinë e tij shtetërore-kulturore-emancipuese gjatë shërbimit në Liban. Sipas kronikave libaneze guvernatori shqiptar bëri reforma administrative, krijoi një ekuilibër të qëndrueshëm ndërmjet elementeve fetare dhe atyre krahinore, ndërmori ndërtime të mëdha ushtarake, si ura e rrugë, sa filluan ta quajnë Libanin “Venediku i thatë”, hapi shkolla në vende të prapambetura, nxori organin “El Liban” në gjuhën libaneze, duke shkruar edhe vetë artikuj për çështjet jetike të ditës.
Nga kujtimet e një mikut tim diplomat që shkoi në Liban i ngarkuar nga qeveria jonë në vitet 70 për të marrë eshtrat e Pashko Vasës mbaj mend të më ketë thënë se sa vështirë e kish pasur nga qeveria libaneze të tërhiqte eshtrat e Vasës. Ajo paraqiste shumë arsye për të mos i dhënë ato duke i argumentuar me meritat dhe kontributet e Vasës për të mirën e Libanit, veç të tjerash, përpjekjet e tij për themelimin e një teatri kombëtar libanez, faktin që ai kish shkruar dhe vetë pjesë teatrale, të cilat ishin vënë në skenë. Madje, nga të dhënat e historianit libanez I. Asuadi, del që Guvernatori ishte enciklopedik, tepër i kulturuar, njohës i thellë i letërsisë dhe arteve, fliste në shumë gjuhë dhe i bënte për vete njerëzit me natyrën fisnike dhe horizontin e gjerë.
Duke qenë në postin e lartë në një vend afrikan, ai do të ndihmonte politikisht, moralisht dhe financiarisht diasporën shqiptare. Ndihmoi F. Shirokën, J. Vreton etj. Ai mbante lidhje me gazetën “Drita” të Bukureshtit, nga merrte libra, sidomos të N. Frashërit, dhe shprehej me admirim për poemën “Bagëti e Bujqësi”. Ai thoshte për veprat e Naimit se “ato janë shkrue për të gjithë motet”.
Nuk mund të lëmë pa përmendur se me gjithë sukseset që arriti në jetën e tij si burrë shteti, si njeri plot talente, veçanërisht si veprimtar e ideolog i Lëvizjes sonë Kombëtare, ai pati dhe fatkeqësi të rënda familjare. Kështu nuk qe fatlum në martesat, i vdiqën disa gra njëra pas tjetrës, po kështu disa fëmijë në moshë të mitur. Më jetëgjatë qe martesa me francezen Berta Lerishin me të cilën pati dy djem, njërin nga të cilët e pagëzuan me emrin e gjyshit Mëhill.
Pashko Vasa u nda nga jeta më 2 korrik 1892, në moshën 77 vjeçare. Ishte guvernatori më jetëgjatë në këtë detyrë të Libanit. Një personalitet që, nën kostumin e burrit të lartë të shtetit, fshihej një nga ideologët dhe udhëheqësit e Rilindjes sonë Kombëtare, një republikan i bindur, intelektual iluminist dhe enciklopedik, krijuesi, poeti, prozatori dhe dramaturgu, historiani dhe gjuhëtari, publicisti dhe ekonomisti.
Nga gjithë sa shkroi dhe na la si trashëgim shpirtëror do të citoja, në përkujtim të 190 vjetorit të lindjes, fjalët e shkëputura nga libri “E vërteta mbi Shqipërinë dhe shqiptarët”, ku përshkruan vizionin që ka për të ardhmen e atdheut të tij: “Në kushtet më të mira, Shqipëria jo vetëm nuk do t’ia kishte zili Zvicrës, por do t’ia kishte kaluar kësaj nga bukuria, poezia dhe fuqia.”

Kush është gruaja më e fuqishme në botë?

Angela Merkel on a Nokia slide


Angela Merkel mbetet gruaja më e pushtetshme e botës, e pozicionuar para presidentes së Bankës Qëndrore Amerikane (Fed) Janet Yellen, bazuar në listën vjetore të revistës “Forbes” e publikuar sot.
Është e katërta herë radhazi që Merkel pozicionohet në majë të klasifikimit të grave më të pushtetshme të botës dhe hera e nëntë në 11 vite.
Filantropja Melinda Gates është e treta, në të njëjtin pozicion si vitin e kaluar, presidentja braziliane, Dilma Rusef kalon nga vendi i dytë në të katërtin dhe francezja Christine Lagarde, drejtoreshe e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), fiton dy pozicione, nga i shtati në të pestin.
Hillary Clinron është numri gjashte i kësaj liste vjetore të grave më të pushtetshme të botës, mes 18 grave, mes së cilave radhiten Janet Yellen të cilat janë futur në këtë listë për herë të parë.
Pronarja e re e “General Motors”, Mary Barra është e shtata, para Michelle Obamës e cila është e teta.
Lista numëron nëntë presidente që përfaqësojnë 641 milionë banorë, 28 drejtoresha ekzekutive dhe 13 miliardere.
Më e reja mbetet këngëtarja ekstentrike Lady Gaga (28 vjeç, e 67 në listë). Më e moshuara është mbretëresha Elisabeth (88 vjeç, e 35-ta).
Të 100 gratë më të pushtetshme të botës (www.forbes.com/power-women) punojnë në fushën e teknologjisë, politikës, biznesit, medias, financës, botës së spektaklit, në organizatat e bamirësisë ose janë miliardere. Pushteti i tyre u përçaktua nga revista “Forbes” në funksion të të ardhurave, të pushtetit mediatik, të impaktit dhe të sferës së influencës.

Për kancelaren gjermane Angela Merkel, shtetet e Ballkanit perëndimor kanë perspektivë të qartë anëtarësimi në BE, edhe pse u mbetet një rrugë e gjatë përpara për të bërë. Në mesazhin e saj të fundit me video, kancelarja theksoi se ka kritere të qarta sa i takon hapave të përafrimit me bllokun. Gjermania, tha ajo, e mbështet aderimin, por përvoja na mëson se, “Kur para anëtarësimit nuk ka progres, me siguri puna pas tij nuk eshte më e lehtë“. Perspektiva e anëtarësimit nuk është e shkruar vetëm në letër, por është e lidhur me programe të gjera mbështetjeje, vazhdon më tej Merkel. “Në fund të fundit vendet e kanë vetë në dorë nëse i përshkojnë fazat e veçanta shpejt apo jo“, u shpreh kancelarja.
Para së gjithash qeveria gjermane i shtyn shtetet aspirante për anëtarësim drejt një sistemi ligjor të besueshëm. “Në të gjitha bisedimet me përfaqësues të këtyre shteteve qëndrojnë vazhdimisht në plan të parë çështje të shtetit ligjor. Ka programe këshilluese të gjera të BE-së, në të cilat merr pjesë edhe Gjermania”, shtoi Merkel, “mirëpo natyrisht puna duhet të kryhet nga vetë vendet”.
Duke pohuar se ka pasur progres, kancelarja edhe një herë përsëriti se mbetet ende shumë për të bërë. Në mënyrë të veçante, ajo vlerësoi shprehimisht hapat përpara në bashkëjetesën e Serbisë me Kosovën, duke theksuar se konfliktet ekzistuese të shteteve të Ballkanit duhet të zgjidhen doemos para anëtarësimit në BE. Në rast të kundërt, sipas saj, përvoja tregon se përplasjet ose nuk zgjidhen më, ose do të zgjasin shumë.
“Për Ballkanin perëndimor do të ketë paqe vetëm atëherë kur të ketë edhe perspektivë europiane”, tha shefja e ekzekutivit gjerman, që duke iu referuar fillimit të Luftës së Parë Botërore para 100 vjetësh, kujtoi se historia europiane është pazgjidhshmërisht e lidhur me historinë e Ballkanit perëndimor.
Nuk ka fëmijë, mban mbiemrin nga martesa e saj e parë, urren qentë, flet rusisht, i pëlqen opera, ka studiuar për Kimi
141201_r25827-690















Revista amerikane “Forbes” e ka paraqitur si “Gruaja më e fuqishme në botë”. Nuk e ka krejtësisht gabim. Angela Dorothea Merkel drejton nga viti 2005 Gjermaninë dhe sidomos nëpërmjet asaj që vetë ajo e ka quajtur “Kriza më e keqe për Gjermaninë pas Luftës së Dytë Botërore”. Por Kancelarja gjermane nuk është vetëm “Një grua e hekurt”, siç tha për të Presidenti amerikan Barack Obama. Në këto vite ka ditur ta lidhë një linjë politike jofleksibël me një vizion komplesiv të gjërave që pak e kanë pasur, duke mos shikuar vetëm nga Berlini, por nga e gjithë bota. Më pragmatiste se tjetër “Vogëlushja”, siç e quante Helmut Kohl, është gati për ta tragetuar Gjermaninë dhe Europën jashtë nga kriza. E lindur në vitin 1954 në Hamburg, Merkel ka një formim rigoroz. Bijë e një pastori luteran dhe e një mësueseje, Angela studion Fizikë në Lajpcig dhe Kimi në Berlin-Adlershof, për të vazhduar më pas rrugën e saj akademike në kërkimet lidhur me kiminë kuantike.
Më shumë se të mendojë për t’u argëtuar si bashkëmoshatarët, Angela studion shumë dhe jeton në mënyrë veçanërisht intensive raportin e saj me rënien e Murit të Berlinit, duke qenë se i afrohet Partisë së Rizgjimit Demokratik, i së cilës është zëdhënësja. Kohl tha pikërisht se kjo natyrë ndaj kushtimit dhe lodhjes është nxjerrë nga fëmijëria e jetuar në fshatin berlinez, në Templin. Falë Rizgjimit Demokratik, politika i pëlqen dhe fiton avantazh ndaj pjesës tjetër. Afrohet në bankat e shkollës dhe përbën një miksturë përvojash transversale, të pajisur me influenca të të dyja Gjermanive. Pastaj futet në CDU dhe kjo është kthesa e parë.
Arrin të nxjerrë jashtë loje atë kolos që ishte Kohl, i njëjti që e
Merkeli duket e person i butë, por në fakt ajo është tepër ambicioze: Në vitin 1999, kur Merkel ishte ende në hapat e parë në politikë, ajo dha kontributin e saj në dhënien fund të karrierë politike të kancelarit Helmut Kohl që qëndroi për një kohë të gjatë, pra la mënjanë personin që e ndihmoi atë të bëhej e njohur në sytë e publikut. Brenda pak muajsh, Merkel, u zgjodh kryetare e Partisë. Kohl tashmë ishte pjesë e historisë.
Merkel flet rusisht, gjë që e ndihmon në marrëveshjet e saj me Putin: Ndryshe nga miliona persona të tjerë që u drejtuan nga perëndimi, babai i Merkelit e zhvendosi familjen e tij në lindje. Si rezultat i kësaj, Merkel është një folëse e shkëlqyer e rusishtes, duke i dhënë asaj një pozitë të veçantë në marrëdhëniet me Vladimir Putin.
Merkel i urren qentë: Gjatë bisedimeve me Putin në vitin 2007, Presidenti rus solli një qen në dhomën e takimit. Merkel është shumë e frikësuar nga qentë. Disa sugjeruan se sjellja e qenit ishte bërë me qëllim për ta vënë në siklet kancelaren. Por ja si u përgjigj Merkel: “Unë e kuptoj pse e bëri ai këtë – për të treguar që është burrë. Ai është i frikësuar nga dobësitë e veta. Rusia nuk ka asgjë, as politikë e as ekonomi të suksesshme”.


merkel-obama-g71









Ajo është si Obama:Merkel është e ngjashme me Obamën në profilin politik – ata të dy shihen si të ulët në ideologji, por shumë efektivë në zgjidhjen e problemeve, edhe nëse administratat e tyre kanë përleshje mbi politikën ekonomike. Obama dhe Merkel janë si dy “vrasës” në të njëjtën dhomë. Nuk është e nevojshme që ata të flasin, të dy janë të qetë, të dy janë “vrasës”. Për javë me radhë ndërmjet vitit 2011-2012, kishte një lumë kritikash nga amerikanët për politikën gjermane në lidhje me krizën e euro-zonës. Dhe mes Merkelit dhe Obamës nuk kishte kontakte. Ajo kërkonte bisedime, por një telefonatë nga Shtëpia e Bardhë nuk erdhi kurrë. Benjamin Rhodes, zëvendës këshilltari për sigurinë kombëtare i Obamës tha se Presidenti Obama mendon se nuk ka asnjë lider tjetër me të cilin të ketë punuar më afër se sa me të.
Merkel impresionon liderët e tjerë botërorë: Pavarësisht se me një imazh disi si të trishtuar, Merkel duket se është një person ‘i thatë’ në privatësi. Ashtu si Nëna Mbretëreshë e Mbretërisë së Bashkuar, ajo është një fanse e madhe e përshtypjeve. Në bisedat e paregjistruara me gazetarët gjermanë, ajo rithotë të gjitha bisedat që ka bërë me udhëheqësit e tjerë botërorë, duke i imituar ata. Objektivët e saj kryesorë kanë qenë Kohl, Putin, Mbreti Abdullah i Arabisë Saudite, ishPapa Benedikti i 16 etj. Pas një takimi me Nicolas Sarkozy, presidentin francez, gjatë krizës së euros, ajo i tha një grupi gazetarësh se këmba e Sarkozisë dridhej me nervozizëm gjithë kohës.
Merkel kërkon të dijë pse nuk ka Facebook gjerman: Merkel është shumë e shqetësuar për inovacionin në Gjermani, që nuk ka prodhuar as një rrjet social si Facebook, apo Amazon.
Arsye dhe rregull
Janë këto dy karakteristikat themelore të Merkel, e cila gjatë gjithë këtyre viteve është krahasuar shumë herë me Margaret Thatcher për forcën e saj shtytëse, pragmatiste dhe reformiste. Është një politikë e çuditshme dhe e vështirë për t’u deshifruar duke përdorur vetëm fjalorin politik. Për të thuhet se sfida më e madhe është gjithmonë ajo e radhës dhe, në këtë rast, është ajo e ka kthyer Gjermaninë në vendin e parë të Europës. Me rastin e vizitës së saj në Tiranë, gazeta “Tirana Obsever” riboton sot në një speciale 50 fakte të rralla nga jeta e kancelares Merkel.
angela-merkel-167020023












1. Angela Dorothea Kasner u lind në Hamburg më 1954, por familja e saj më vonë lëvizi në Gjermaninë Lindore, Angela u rrit atje.
2. Ajo është më e madhja e tre fëmijëve, e vëllait Marcus dhe motrës Irene.
3. Merkel është martuar dy herë, martesa e saj në 1977-n me një student fizike përfundoi në 1982-shin, ndërsa bashkëshorti i dytë është një profesor i kimisë kuantike, Joachim Sauer.
4. Angela Merkel nuk ka fëmijë, por bashkëshorti i saj aktual ka dy djem të rritur nga një martesë e mëparshme.
5. Ajo është e njohur për mospëlqimin e qenve.
6. Kur studionte, ishte e njohur për mësimin e menjëhershëm të gjuhëve të huaja, madje është vlerësuar me çmim për rusishten, ndoshta e trashëguar kjo aftësi nga nëna e saj që ishte mësuese gjuhe.
7. Pseudonimi i saj në vajzëri ka qenë “Kasi”, prej mbiemrit të saj së vajzërisë Kasner.
8. Kancelarja ka pranuar se ende ha ushqime të Gjermanisë Lindore, si supa Soljanka, e bërë me salsiçe dhe lëng turshi. “Ndoshta më ka mbetur zakon nga periudha komuniste, kur këtë supë e përdornim shpesh në Gjermaninë Lindore”, – është shprehur Merkel për revistat e huaja.
9. Veshjet e saj kanë një ngjyrë të ndryshme çdo herë, por stili është i njëjtë, xhaketë dhe pantallona.
10. Merkel është e njohur për ekspresionet e shumta të fytyrës.
11. Është e gjatë 165 centimetra.
12. I pëlqen shumë të gatuajë për bashkëshortin e saj, madje gjëja e parë që bën në mëngjes është përgatitja e mëngjesit për bashkëshortin e saj.
13. Ushqimi i preferuar është supë patatesh dhe eskallop.
14. Një ndër gjërat që i pëlqen shumë, janë ecjet e gjata në natyrë.
15. Nuk dëshiron të jetojë në ndonjë qytet të madh, pasi mendon se është shumë i zënë për të.
16. Nuk do të shkëputet nga jeta “normale”, nga gjërat që bëjnë njerëzit që nuk janë në pozitat e saj.
17. Merkel ndjek ndeshje futbolli të ekipit kombëtar të Gjermanisë dhe gjithashtu është pjesëtare e një klubi futbolli gjerman.
18. Angela Merkel mban ende mbiemrin nga martesa e saj e parë.
19. Një nga ngjyrat që vesh me shpesh është bluja dhe nuancat e saj.
20. Kur del për të ecur me një veshje sportive i pëlqen të mbajë kapele.
21. Buzëkuqi i saj është gjithmonë në nuanca natyrale.
22. Nëse do të kishte mundësinë të zgjidhte se ku do të zgjohej në mëngjes, Angela Merkel do të zgjidhte Gjermaninë Lindore, vendin ku është rritur.
23. Ajo ka deklaruar se nuk bën festa darke në shtëpinë e saj, por do t’i pëlqente të ftonte për darkë menaxherin e skuadrës kombëtare të futbollit spanjoll.
24. Gjërat që ajo i bën me siguri dhe ndihet mirë janë: ngjitja në mal, gatimi dhe e qeshura.
25. Merkel i trembet vetëm një gjëje, të mbetet e pambrojtur në ndonjë stuhi.
Angela-Merkel













26. Ëndrra e saj politike është që Gjermania dhe Evropa të jenë të qëndrueshme, të suksesshme dhe partnere të mira për botën.
27. Filmi i saj i preferuar është “Out of Africa”.
28. Si çdo gjerman tjetër, birra është ndër pijet e saj të preferuara.
29. Telefonat e saj janë të thjeshtë dhe të një teknologjie të vjetërsuar.
30. Makinën e saj “Golf” e publikoi në “eBay” për ta shitur me një çmim që fillonte nga 10 000 euro.
32. Babai i saj Horst Kasner ishte pastor luterian (i besimit protestant), ndërsa e ëma mësuese anglishteje.
33. Në vitin 1982 Angela Merkel u martua për herë të parë me studentin e fizikës Ulrich Merkel, me të cilin u divorcua pas pesë vitesh. Ajo vendosi të mbante mbiemrin e tij.
34. Në vitin 1998 – Merkel u martuar për herë të dytë me kimistin Joachim Sauer.
35. Në vitin 1999 – Merkel shkroi një letër në hapur, e botuar në faqe të parë të gazetës Frankfurter Allgemeine ku u bënte thirrje kristian- demokratëve të rivotonin Helmut Kohl
36. Në vitin 2005 – Merkel bëhet kancelaria e parë femër e Gjermanisë dhe e para nga Gjermania Lindore që merrte këtë post.
37. Në vitin 2009, duke shpëtuar Europën nga kriza financiare dhe duke u bërë lidere e Europës, Merkel rizgjidhet si kancelare.
38. Merkel kërkon të dijë pse nuk ka Facebook gjerman: Merkel është shumë e shqetësuar për inovacionin në Gjermani, që nuk ka prodhuar as një rrjet social si Facebook, apo Amazon.
39. Angela Merkel nga gazetarët britanikë është cilësuar si ish-kryeministrja e Britanisë së Madhe, Margaret Thatcher.
40. Madje ata e cilësojnë Merkel me të njëjtin pseudonim si Thatcher, duke e quajtur “Gruaja e hekurt” gjermane.
41. Nga ana tjetër disa media italiane, spanjolle dhe greke (vende të përfshira në krizën ekonomike) e kanë në qendër të akuzave Merkelin. Sipas tyre Merkel po e pushton Europën me anë të ekonomisë.
42. Angela Merkel është vetëm kancelaria më e re në moshë në historinë e Gjermanisë së pas Luftës së Dytë Botërore.
43. Ajo nuk është vetëm kancelaria e para që vjen nga Gjermania Lindore, por edhe para kancelare që njeh shkencat e natyrës. Paraardhësit e saj i takonin fushave të tilla si drejtësi, ekonomi, histori, etj.
44. Angela Merkel ka qenë gjithë e para nga revista ‘Forbes” lidhur me renditjen e 100 femrave më të fuqishme në botë. Pak herë e kaluar Hillary Clinton.
45. Lidhur me renditjen e “Forbes”, Merkel është gjithnjë në tre vendet e para kur renditen njerëzit më të fuqishëm në botë. Po në tre vendet e para e fut gjithnjë edhe revista “Time”.
46. Në krizën ekonomike dhe financiare të Europës, Merkeli është kthyer në një figurë simbolike të shpëtimit të euros. Jo vetëm Gjermania, por edhe Europa duhet të dalë më e fortë nga kriza, ka thënë Merkel.
47. Por Merkel ka vënë vulën e saj edhe në transformimin e CDU-së. Fillimisht ajo kishte shumë konkurrentë në CDU. Ata ose u dorëzuan, ose u margjinalizuan, ose u rrëzuan për shkak të aferave të ndryshme. Për Merkelin mungesa e besnikërisë dhe shfaqja e dobësisë politike janë kritere të qarta të nxjerrjes jashtë loje. Politika ka nevojë për pushtet. Këtë ajo e përdor për të ndryshuar shumë elementë programatikë, duke e çuar kështu CDU-në më afër qendrës së spektrit politik.
48. Temat si detyrimi ushtarak, energjia bërthamore dhe modeli i një familjeje klasike, ishin dikur bërthama e bindjeve kristiandemokrate. Merkeli e ndryshoi këtë, në vitin 2011 me daljen e Gjermanisë nga energjia bërthamore.
49. Merkel është tifoze e operës – çdo vit merr pjesë në premierën e Deutsche Oper – dhe e natyrës, Angela duket se është saktësisht e kundërta e paraardhësit të saj Gerhard Schröder, ndoshta shumë e prirur ndaj kënaqësive të jetës.
50. Si përfundim Angela Merkel është zëri femëror më i lartë dhe më me influencë në skenën politike të Europës dhe konsiderohet si njeriu më i fuqishëm në Europë.







Merkel, EP
Revista gjermane “Der Spiegel” thotë se Agjencia amerikane e Sigurisë Kombëtare kishte ruajtur mbi 300 raporte mbi Kancelaren gjermane Angela Merkel, një informacion që mund të lërë një gjurmë tjetër në marrëdheniet mes dy vendeve lidhur me programet amerikane të zbulimit. “Der Spiegel” thotë se raportet ishin pjesë e informacioneve për krerë të huaj shtetesh, ku përfshiheshin edhe udhëheqësit e Perusë, Somalisë, Bjellorusisë dhe vendeve të tjera.
Në një artikull të numrit të sotëm, “Der Spiegel” shkruan se ky informacion ishte mes dokumenteve që kishte bërë publike ish kontraktori i NSA-së, Edward Snowden. NSA-ja thotë se ai kishte vjedhur 1.7 milionë dokumenta para se të arratisej dhe të kërkonte azil politik në Rusi. “Der Spiegel”-i thotë gjithashtu se një shërbim britanik zbulimi kishte depërtuar në kompanitë gjermane të internetit.


Merkel Rama Berlin
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, duke folur në një takim të Partisë Kristian Demokrate, përmendi takimin e zhvilluar pak ditë më parë me kryeministrin Edi Rama. Ajo u shpreh se është e mrekullueshme ajo ç’ka është arritur në Ballkan, duke shtuar se paqja në këtë rajon do të ishte e pamundur pa perspektivën europiane.

“Çfarë është realizuar në këto 100 vjet, na jep ne arsyen

Pergatiti: Flori Bruqi

“Foreign Policy”: Ka rrezik për luftë në Ballkan

Pas 20 vjet paqeje, Republika Srpska ka kërcënuar se do ta prishë marrëveshjen e paqes që e ka mbajtur Bosnjën të bashkuar.
Një krizë e re është duke shpërthyer në Bosnje dhe Hercegovinë, kur është duke u afruar 20 vjetori i Marrëveshjes së paqes së Dejtonit, e cila kishte ndërprerë luftën e përgjakshme që zgjati 3 vjet e gjysmë ndërmjet serbëve, kroatëve dhe boshnjakëve, shkruan “Foreign Policy”. Më 21 nëntor në Dejton, Ohio të SHBA­ve, i deleguari Richard Holbrooke arriti një fitore të madhe diplomatike që i dha fund konfliktit dhe vuri themelet e një shteti të qëndrueshëm.

“Foreign Policy”: Ka rrezik për luftë në Ballkan
Marrëveshja e Dejtonit gjithashtu kishte krijuar një mbikëqyrje ndërkombëtare, e cila do të kujdesej për zbatimin e Marrëveshjes së paqes.
Ky përvjetor do të duhej të ishte një ditë feste, por fatkeqësisht mund të ndodhë të mos jetë ashtu. Marrëveshja e Dejtonit kishte krijuar dy njësi autonome brenda Bosnjës: Federatën Boshnjake­Kroate dhe atë të serbëve, Republika Srpska. Presidenti i Republika Srpska, Milorad Dodik, planifikon një plebishit në paradën e përvjetorit, që, më 15 nëntor, shkel haptazi Marrëveshjen e Dejtonit, dhe shumë njerëz këtë e shohin se një referendum për pavarësi.
Plebishiti i planifikuar ka vetëm një pyetje: “A e mbështesni imponimin antikushtetues dhe të paautorizuar të ligjeve nga ana e Përfaqësuesit të Lartë të komunitetit ndërkombëtar në Bosnje dhe Hercegovinë, veçanërisht ligjet e imponuara mbi Gjykatën dhe Zyrën e Prokurorisë së Bosnje­Hercegovinës dhe zbatimin e vendimeve të tyre në territorin e Republikës Srpska?”.
Një pyetje e tillë dërgon vetëm drejt një zgjidhjeje, që është referendumi për pavarësimin e Republika Srpska, e cila do të prishte Marrëveshjen 20 vjeçare të paqes dhe do të dërgonte në ndarjen definitive të Bosnjës. Ky referendum ka marrë një përkrahje të madhe edhe nga Moska zyrtare, që mund të shtyjë në ngritjen edhe më të madhe të tensioneve ndërmjet Uashingtonit e Evropës Perëndimore, kundrejt Rusisë dhe aleatëve të saj.

Ulçera në stomak, pse krijohet

Frutat që duhet të përdorin pacientët dhe proteinat e tyre
Constapation-Pain


















Çdo 24 orë krijohen gjashtë deri shtatë litra lëngje në kanalin midis stomakut dhe zorrës nga gjëndrat e pështymës, stomakut, pankreasit, tëmthit dhe zorrës së hollë. Megjithëse njerëzit më të shëndoshë priren të kenë oreks më të madh, madhësia e stomakut (dhe jo madhësia e trupit) duket se ndikon ndjenjën e ngopjes gjatë dhe pas ngrënies. Helikobakteret janë të afta të ngjiten në qelizat sipërfaqësore të membranës mukozore të stomakut të njeriut, në vend që të shpëlahen tutje nga rrjedha e ushqimit dhe lëngjeve. Efektet stimulatore të nikotinës sjellin mbiprodhim të acidit të stomakut, duke kultivuar kështu një terren për ulçer peptike. Inflamacioni i stomakut – gastriti – dhe ulçerat peptike janë më të përhapura te alkoolikët. Alkooli i marrë me aspirinën ose analgjezikë të ngjashëm rrit rrezikun për gjakrrjedhje nga stomaku, veçanërisht te njerëzit me ulçer të stomakut. Një shembull mbi gjendje që kanë të bëjnë me stresin janë çrregullimet hormonale, të cilat mund të çojnë në probleme me stomakun. Njeriu duhet të flasë me mjekun e tij përpara se të nisë kurimin me Diclofenac T ratiopharm, nëse njeriu ka pasur hemorragji nga stomaku apo nëse njeriu ka sëmundje të tjera të stomakut.
Ulçera tek fëmijët
Disa fëmijë preken nga të vjella që vërshojnë nga goja. Këto lloj të vjellash dalin si predhë dhe mund të shkojnë deri në një metër largësi. Këto të vjella shkaktohen nga se muskujt në stomak nuk munden të fusin ushqimin në zorrë, pasi goja e stomakut është më e ngushtë nga sa duhet, kështu që në vend të kësaj fëmija e vjell jashtë ushqimin. Kjo gjendje njihet ndryshe edhe si pylorusstenos ose pylorusspasm dhe mund të zhduket vetë, ndërsa trupi zhvillohet. Këto lloj të vjellash çojnë zakonisht në atë që fëmija nuk shton në peshë sa duhet. Prekin më tepër djemtë sesa vajzat dhe kjo zakonisht kur fëmija është një deri dy muajsh
Lëngjet
Helikobakteriet janë të afta të ngjiten në qelizat sipërfaqësore të membranës mukozore të stomakut të njeriut, në vend që të shpëlahen tutje nga rrjedha e ushqimit dhe lëngjeve. Nga këto pozicione bakteret nisin një proces malcimi, i cili në formën më të lehtë jep pezmatim të cipës së brendshme të stomakut, në raste më të rënda ulçere dhe mbas një kohe të gjatë mund t’i japë shtysë tumoreve në stomak. Por procesi dëmtues shfaqet vetëm në disa të infektuar, jo tek të gjithë. Bakteret përmbajnë një lëndë që quhet BabA dhe që u mundëson atyre ngjitjen pas membranës mukozore. Ky bakter veçon disa lëndë të veçanta sheqerore në sipërfaqen e qelizave, të cilat ndryshojnë në paraqitje duke u varur nga se cilit grup gjaku i përket individi, A, B, ose 0. Aty nguliten bakteret dhe vjedhin mjetet e jetesës nga sheqeri. Ndryshimi që bëjnë bakteret u jep atyre disa përparësi: përhapen më lehtë ndërmjet individëve me grupe të ndryshme gjaku, kështu mund të infektojnë shumë vetë dhe në këtë mënyrë kanë mundur të përhapen në të gjithë botën. Efekti ngjitës ndryshon nga një lloj baktereje në një tjetër si dhe me kohën, çfarë mund të shpjegojë simptomat e ndryshme të infeksioneve, prej nga pothuajse asnjë reaksion deri tek plagë të rënda stomaku. Shpresat janë të arrihet të zhvillohen ilaçe të reja që pengojnë lidhjen dhe ndërpresin procesin e ngjitjes. Një vaksinë e mbështetur tek lënda BabA është gjithashtu duke u provuar midis të tjerash nga grupi i Umeå’s. Ajo mund të stërhollohet tashmë dhe le të shpresojmë se mund të bëhet më e efektshme. Sipas specialistëve, nikotina, ose ndryshe përdorimi i duhanit i marrë në mënyrë të rregullt, mund të shkaktojë një rritje të acideve yndyrore në gjak. Ky efekt, kombinuar me efektin e saj në ritmin e zemrës (rritjen) dhe ngushtimin e enëve të gjakut, mund të rrisë shansin për sëmundje të zemrës si dhe ato të qarkullimit; përfshirë anginën, presion të lartë të gjakut, sëmundje vaskulare periferale, hemorragji cerebrale e tromboze koronare. Gjithashtu efektet e saj stimulatore sjellin mbiprodhim të acidit të stomakut, duke kultivuar kështu një terren për ulçera peptike.
Këshilla
1- Mos përdorini ushqimet e ngrira dhe ato me yndyrë
2- Nuk duhet të përdorni ushqime që përmbajnë shumë sheqer.
3- Pasdite dhe në darkë duhet të hani sa më pak
4- Këshillohet që në mëngjes të konsumoni karbohidrate në mënyrë që ushqimi të tretet sa më ngadalë dhe ju të mos ndieni uri gjatë ditës.
5- Hurmat (arabe), këshillohen për pacientët me ulçer, ato janë një burim i shkëlqyer i sheqerit, fibrave, karbohidrateve, kaliumit dhe magnezit.
6- Pacientët duhet të përdorin edhe bajame, të cilat nga ana e tyre janë të pasura në proteina dhe fibra si dhe përmbajnë shumë pak yndyrna.
7- Bananet janë një fryt shumë qetësues për stomakun, pasi ato janë të pasura me kalium, magnez dhe karbohidrate.
Kafeja, s’duhet përdorur nga pacientët me ulçer
Kafeja këshillohet si një terapi e mirë për një sërë sëmundjesh, përfshi atë të zemrës, por edhe pse mund të duket e çuditshme, produktet me kafeinë janë tepër të këshillueshme. Por, përdorimi i kafesë nuk është e këshillueshme për gratë shtatzëna dhe për të gjithë njerëzit që kanë probleme me ulçerën në stomak.
Ushqimet me acide, përkeqësojnë ulçerën
Ushqimet që përmbajnë spec djegës, kafeja dhe pijet coca-cola përkeqësojnë jashtë mase sëmundjen e ulçerës, madje në shumë raste këto ushqime provokojnë edhe dhimbje stomaku (në rastin e njerëzve që s’kanë probleme me stomakun). Mjekët shprehen se në ditët e sotme vetëm 2 muaj përdorim i rregullt i antibiotikëve dhe ulçera shërohet.
Ushqimet me yndyrë dëmtojnë stomakun
Përdorimi i ushqimeve me yndyrë nuk është problematik vetëm për një sërë sëmundjesh, por ato janë shkak edhe për dëmtimin e stomakut. Fillimisht yndyra dëmton muret e brendshme të stomakut, më pas dëmi avancohet, deri sa dhimbja e stomakut kthehet në kronike dhe njerëzit e kanë të vështirë t’i konsumojnë ushqimet si më parë.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...