2015-12-04

Daily Mail: Përse e pushuan nga puna spikeren shqiptare

spikerja-shqiptare-gjinjet-jashte
Prestigjiozja britanike i ka kushtuar vëmendje largimit nga puna të një prezatuesje shqiptare, e cila raportonte lajmet pothuajse nudo në televizionin më të ri “Zjarr”.

Sipas “Daily Mail”, spikerja u pushua nga puna pasi pozoi për revistën “Playboy” dhe u zëvendësua me një tjetër prezantuese që u shfaq me më pak rroba se ajo e para.

Më tej agjencia britanike e lajmeve shkruan se lakuriqësia dhe dalja topçes janë ende tabu në Shqipërinë konservatore, ku 60 për qind e popullsisë janë myslimanë.

2015-12-01

Raporti sekret/ Sigurimi: Si u vëzhguan kosovarët që erdhën në Tiranë për festimet e Pavarësisë

enver hoxha
Një relacion sekret i zv/ministrit të Brendshëm, Rexhep Kolli, drejtuar Sekretarit të Komitetit Qendror të PPSH­-së, Ramiz Alia, lidhur me biografitë personale të pjesëtarëve të delegacionit të shqiptarëve të Kosovës, që vizituan Tiranën për festat e nëntorit në vitin 1969 është publikuar sot nga “Gazeta Shqiptare”. Të shumta do të ishin rastet që delegacionet e ndryshme të shqiptarëve të Kosovës, të Maqedonisë, të Malit të Zi dhe të diasporës do të vizitonin Shqipërinë gjatë periudhës së diktaturës komuniste me rastin e festive të 28­29 Nëntorit, të cilat asokohe festoheshin me pompozitet të jashtëzakonshëm nga regjimi i kohës.
Por, pa dyshim që të gjitha këto delegacione, edhe pse ftoheshin dhe nderoheshin nga vetë Tirana zyrtare, absolutisht nuk do t’i shpëtonin “syrit vigjilent” të organeve të Sigurimit të Shtetit për sa u përket vëzhgimit dhe përpunimit të ashtuquajtur biografik, deri në detaje, nga Drejtoria I e Ministrisë së Punëve të Brendshme. Rasti më konkret i të gjitha këtyre procedurave të vëzhgimit dhe survejimit nga ana e Sigurimit të Shtetit ndaj pjesëtarëve të një delegacioni patriotësh të shqiptarëve të Kosovës, është ai i 29 Nëntorit të vitit 1969, me rastin e 25­vjetorit të Çlirimit, ndaj delegacionit të kryesuar nga Rexhep Duraku (babai i Heroit të Popullit Emin Duraku). Në këtë relacion sekret të zv/ministrit të Brendshëm, Rexhep Kolli, paraqiten me imtësi biografitë e të gjithë pjesëtarëve të delegacionit të patriotëve shqiptarë të Kosovës dhe veçanërisht të të gjithë familjes Duraku, e cila, edhe pse mbante mbiemrin e një prej heronjve kryesorë të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, Emin Duraku, do të vëzhgohej dhe përpunohej biografikisht (Procesi i Ustanovkës). Vetë Sekretari i Komitetit Qendror të PPSH­-së, Ramiz Alia, do të vihej në dijeni rreth kësaj vizite të delegacionit të patriotëve kosovarë, pikërisht nga ky dokument sekret i Drejtorisë I të MPB­së, në të cilën disa nga pjesëtarët e këtij delegacioni do të cilësoheshin me të kaluar të paqartë dhe, për më tepër, një prej tyre, Ali Curri (kushëri i largët i Bajram Currit), dyshohej se ishte agjent i UDB­-së, dhe se kishte ardhur “vetvetiu dhe i paftuar” në këtë delegacion.
Këto procedura të survejimeve dhe përpunimeve agjenturore ndaj pjesëtarëve të delegacioneve të ndryshme dhe veçanërisht atyre të shqiptarëve të Kosovës e diasporës, nga ana e MPB­së dhe Sigurimit të Shtetit asokohe do të ishin shumë të shpeshta dhe tejet “normale”, duke marrë parasysh natyrën tejet mosbesuese dhe agresive të regjimit komunist të Enver Hoxhës ndaj grupeve të ndryshme, duke i cilësuar shpeshherë ata si agjentë të shërbimeve të huaja.
REPUBLIKA POPULLORE E SHQIPERISE TEPER SEKRET
MINISTRIA E PUNEVE TE BRENDSHME
Tiranë, më 27.11.1969
DREJTORIA I
Nr. 2527
Lënda: Mbi grupin e kosovarëve të ardhur me Rexhep Durakun
SEKRETARIT TE KOMITETIT QENDROR TE PPSH
SHOKUT RAMIZ ALIA T
TIRANE
Më datë 19.11.1969 erdhi në vendin tonë Rexhep Duraku, së bashku me 26 persona të tjerë nga Gjakova, për dasmën e djalit që ka në Shqipëri. Nga të dhënat e deritanishme na rezulton: 1. Rexhep Duraku mban qëndrim pozitiv. Është mjaft i emocionuar që iu dha mundësia për të ardhur. Me personat e tjerë të grupit nuk hyn në biseda politike dhe lë të nënkuptohet se nuk ka dëshirë të flasë në prezencën e tyre. Kërkon të qëndrojë deri në fund të dhjetorit. Kthimin në Gjakovë kërkon ta bëjë me mjetin e vet, duke ardhur në Shkodër te djali për ta marrë. Jemi të mendimit t’ia plotësojmë kërkesën. 2. Hatixhe Duraku, është bashkëshortja e Rexhepit. E emocionuar dhe e gëzuar që ka ardhur në vendin tonë. Mjaft e kënaqur që djali Përparimi ka kryer universitetin shtetëror të Tiranës dhe që është stabilizuar shumë mirë në qytetin e Shkodrës. 3. Hamdi Duraku, vëllai i Rexhepit. Ka një mulli të tij në Gjakovë. Jeton i ndarë nga Rexhepi. Shpreh në biseda gëzimin që iu dha mundësia për të ardhur. Para luftës nacionalçlirimtare ka jetuar një kohë në Tiranë dhe në Durrës.
Flet në prezencë të personave të tjerë të ardhur me të nga Gjakova, se në kohën kur ka jetuar në Shqipëri, ka qenë prapambetje e madhe, nuk ka pasur asgjë, njeriu punonte tërë ditën dhe nuk merrte asnjë kilogram misër. Ankohet për jetën që bën në Jugosllavi dhe shprehet se, edhe ato para që fiton nga mulliri, ia marrin nga taksat e shumta. 4. Izet Duraku, djali i Rexhepit. Merret me tregti. Ka në Gjakovë një dyqan ku shet e rregullon biçikleta. Tregohet mjaft i afrueshëm, thotë se jugosllavët, megjithëse në dukje tregohen sikur na besojnë, në të vërtetë na ndjekin dhe mundohen të na kapin për të na demaskuar si kundërshtarë të regjimit. Shprehu mendimin se dëshironte për t’i prurë një dhuratë shokut Enver, flamur të kuq, me mbishkrimin nga patriotët kosovarë të Gjakovës. Sipas tij, këtë flamur do ta përgatisë në Gjakovë pasi të kthehet dhe kur të vijë në dhjetor për të marrë Rexhepin, ta ketë fshehur në makinë. Më vonë e ndërroi këtë mendim; tha se kishte biseduar edhe me një nga pjesëtarët e tjerë të grupit, Qazim Xhinon, për ta përgatitur flamurin këtu dhe për t’ia dhuruar.
Rexhepi dhe personat e tjerë të grupit nuk dinë asgjë për këtë dëshirë të Izetit. Nga ana jonë, iu tha se pa dijeninë e Rexhepit, nuk është mirë që të përgatitet kjo dhuratë. 5. Nesret Duraku 6. Fatime Duraku 7. Mandush Duraku 8. Belqizere Duraku, nuk del ndonjë e dhënë. Mbajnë qëndrim të mirë dhe janë të emocionuar për ardhjen në vendin tonë. 9. Nazmie Duraku, vajza e Rexhepit. Ka pasur të dhëna se punon në Sekretariatin e Punëve të Brendshme të Gjakovës si sekretare. Izeti, vëllai, e paraqet të mirë dhe mendon se së bashku me të t’i përgatisë flamurin për dhuratë shokut Enver. 10. Enver Duraku, në moshë rreth 16 vjeç. Është nipi i Rexhepit. Tregon se interesohet në Gjakovë për të gjetur libra që dërgohen nga vendi ynë. Dëgjon RadioTiranën dhe kishte mësuar nëpërmjet saj shumë këngë nga tonat. 11. Faik Duraku, djali i Rexhepit, nëndrejtor i shkollës Normale në Gjakovë. Tregohet mjaft i rezervuar në biseda. Është interesuar për të blerë literaturë artistike dhe tekstet shkollore. Interesohet dhe ndjek me kujdes gjithçka që i jepet rasti të shikojë. Në biseda lë të nënkuptohet se ka simpati për Fadil Hoxhën dhe shpreh mendimin se Fadili punon për të mirën e Kosovës. 12. Naime Juniku, e motra e Rexhepit. Qëndrimi i saj është pozitiv. Flet mirë për çfarë ka parë gjatë ditëve të qëndrimit këtu. 13. Farie Velia 14. Zeliha Kruma 15. Nazife Salih Osmani 16. Naxhie Deva. Janë të kaluara nga mosha, mjaft të emocionuara dhe të gëzuara që iu dha mundësia për të takuar të afërmit e tyre në vendin tonë. 17. Ahmet Zajmi, është kushëri i Bajram Currit, me profesion shofer, pjesëmarrës në luftën nacionalçlirimtare. Flet haptazi me entuziazëm për vendin tonë dhe në veçanti për shokun Enver. 18. Hysni Gjoshi, mik me Rexhepin. Ka në vendin tonë një djalë të ardhur si emigrant në vitin 1959. Shprehet pozitivisht për sukseset dhe përparimin që po sheh, pasi para luftës nacionalçlirimtare ka qenë në Shqipëri. 19. Mustafa Neziri, edhe ky mik i Rexhepit. Ka djalin në Shqipëri të ardhur si emigrant në 1959­ën, aktualisht ndjek Institutin e Lartë Bujqësor. Është shumë i emocionuar që iu dha mundësia për të ardhur. 20. Nexhadije Bardhi, mike e familjes së Rexhepit, e afërt e familjes Duraku, me profesion arsimtare. Interesohet në mënyrë të veçantë sidomos për sukseset e përparimet që janë bërë në vendin tonë. Është shprehur që fëmijët përpiqet t’i edukojë drejt, ashtu si duhet, me frymën e patriotizmit.
Ka farefis me banim në qytetin e Tiranës, mbajnë qëndrim të mirë politik. 21. Ali Curri, është kushëriri i Bajram Currit. Rexhepi na tha që në momentin e ardhjes se ‘shikojeni këtë person, se nuk e kam marrë unë, por ma kanë dhënë’. Është me moshë 50 vjeç. Para luftës nacionalçlirimtare, një vëlla e ka pasur kryetar komune, ndërsa një kushëri i tij është pushkatuar më 1947­ën si pjesëtar i një organizate ‘nacional­demokrate’. Nga të dhënat e mëparshme për të, del që të jetë agjent i UDB­së. Qëndrimi i tij i deritanishëm është indiferent. Justifikohet se do të kthehet përsëri në Gjakovë, prandaj duhet pasur kujdes. 22. Qazim Xhija, është kushëri i Rexhep Xhijes, ish­zyrtar në legatën jugosllave në Tiranë në vitin 1956. Tregohet i gëzuar që ka ardhur në vendin tonë. Flet dhe për Rexhepin, duke e cilësuar si njeri të keq dhe në shërbim të UDB­së e të serbit. 23. Asaf Xharkaxhiu, ka në Tiranë motrën, Behixhe Imeri. Qëndrimi i tij është i mirë. Kërkon që të qëndrojë sa më gjatë në vendin tonë. 24. Farudin Maloku, është mik i Rexhepit. Qëndron indiferent për sa i përket zhvillimit të vendit tonë, thotë se ‘gjithë kjo pritje që na bëhet është demagogji’. 25. Adem Rizvanolli, ish­tregtar, tani mekanik. Është mjaft i kënaqur që iu dha mundësia të vijë në vendin tonë. Flet me gëzim për sukseset e arritura dhe ndryshimet e mëdha që po shikon këtu dhe haptazi shpreh dëshirën për shokun Enver. Nga të gjitha të dhënat e mbledhura, del se janë mjaft të mallëngjyer për mundësinë që iu dha për të ardhur dhe parë Shqipërinë. Shprehin me fjalë të ngrohta dashurinë për Partinë dhe shokun Enver. E kuptojnë se gjithë ky nder që iu bë këtyre, është një nder që Populli dhe Partia jonë po i bën gjithë popullit kosovar. Nëpërmjet bisedave cilësojnë se, jo vetëm këta, por gjithë populli i Kosovës dëgjon emisionet e Radio­Tiranës e Kukësit dhe janë të informuar mjaft mirë mbi sukseset dhe masat revolucionarizuese, dhe shprehin kënaqësinë e tyre për të. Për gjendjen në Jugosllavi, janë të shqetësuar sidomos për këto çështje të përditshme: – Për rritjen e papunësisë dhe vështirësitë e sigurimit të mjeteve të jetesës, të cilat i detyrojnë njerëzit që të shkojnë jashtë Jugosllavisë për punë. – Rritjen e kriminalitetit dhe pasigurinë e jetesës së personit nga vjedhjet dhe vrasjet për hakmarrje dhe grindje. ­Shtimin e degjenerimit moral dhe shpirtëror te një pjesë e rinisë, për shkak të vetë nxitjes që bën shteti me anë të literaturës dhe filmave. Nga të gjithë është shfaqur dëshira për të qëndruar më gjatë në vendin tonë, pasi kohën e qëndrimit e kanë deri më 30.11.1969. Ne jemi të mendimit të qëndrojnë. Kanë kërkuar për të kaluar kufirin në Morinë të Kukësit ose në Qafë­Prush të Tropojës. Edhe këtë mendojmë se mund t’ua plotësojmë.
ZV.MINISTRI I PUNEVE TE BRENDSHME
(Rexhep Kolli)

“Ali Ahmeti është i implikuar në konfliktin e Kumanovës”

ali ahmeti zoran zaev
Pasi është kthyer nga Sllovenia në Shkup, kryetari i LSDM-së Zoran Zaev ak përsëritur qëndrimin e vjetër lidhur me konfliktin e Kumanovës.
Zaev deklaroi se pa marrë parasysh se çka ka thënë në Slloveni, për të bëhet fjalë për rast të montuar nga pushteti, kurse si bazë për këtë e ka përmendur edhe një deklaratë të vetë kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti.
“Sot e kësaj dite them se ajo ishte një skenar i organizuar nga strukturat e pushtetit. Shpresoj se hetimet e mëtutjeshme do të konfirmojë këto gjëra. Dëgjuam incizime të publikuara nga disa të punësuar në Agjencinë për Zbulim se si bisedojnë me ata njerëz. Zotëri Ahmeti publikisht pranoi se njëri prej aktivistëve të tij pak para sulmeve është dërguar të bisedojë”, deklaroi Zaev.
Ai në Lubjanë deklaroi se rasti i Kumanovës ka qenë i ngjashëm me sulmet terroriste në Paris dhe me vendosjen e bombës në aeroplanin rus që u rrëzua në Egjipt.

Ambasadori i Britanisë në Kosovë Ruairí O’Connell : Dhuna e papranueshme, opozita t’i bashkohet Kuvendit

maxresdefault2-650x358
Ambasadori i Britanisë së Madhe  në Kosovë Ruairí O’Connell i ka komentuar si shqetësuese zhvillimet e sotme në Kuvend duke theksuar se dhuna është e papranueshme.
Në një postim në rrjetin social “Facebook” O’Connell i bëri thirrje opozitës t’i bashkohet Kuvendit pasi është e vetmja mënyrë demokratike për të zgjidhur ngërçin politik.
Dhuna e vazhdueshme nuk do t’i zgjidhë problemet e Kosovës. Një Kuvend funksional është shtyllë kyçe për demokracinë. Vendi i opozitës është Kuvendi”, shkruan ambasadori.
Ruairí O’Connell nënvizoi se të gjithë sipas tij duhet të respektojnë ligjin përfshirë  politikanët dhe subjektet politike të cilat sipas tij nuk duhen të bëhen pengesë për integrimin e Kosovës në Bashkimin Evropian.
Ai tha se Britania është shumë e interesuar për të gjitha ngjarjet që do të zhvillohen në Kosovë.

“Politika sovranizuese e betejës opozitare”

albin kurti i arrestuar
Nga Albin Kurti*
Plani i Ahtisaarit ishte qartazi i keq për Kosovën dhe jo mjaftueshëm i mire për Serbinë. Serbia e pranon Planin e Ahtisarit si dysheme a themel të Kosovës por jo edhe si tavan a kulm të tij. Ajo e do Kosovën shtet të hapur për Serbinë, shtet që i ulet vazhdimisht tavani në drejtim të dyshemesë apo që mbetet i pambrojtur sepse pa kulm. ‘Zajednica’ është faza e ardhshme dhe vendimtare e shtetrrënimit të Kosovës.
Dialogu që u zhvillua në vitet 2011 deri në 2014 me Serbinë, u vazhdua njësoj edhe në vitin 2015– dialog sipas kushteve të Serbisë: të diskutohet për çështje të brendshme të Kosovës, pa u konsideruar Serbia si borxhli ndaj Kosovës dhe shqiptarëve. ‘Zajendica’ është pasojë e natyrshme e kësaj qasjeje të qeverisë së Kosovës. Cila është vlera e pavarësimit të Kosovës nëse bosnjëzimi e pason atë? Kjo qeveri gjithsesi duhet ndalur.
Normalizimi i marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë është veçse përshtatje dhe lejim. Përshtatje e Kosovës me Serbinë brenda saj dhe shtirje se kjo për të dyjat, edhe për Kosovën edhe për Serbinë, do të thotë përshtatje me Bashkimin Evropian. Pra, Kosova po përshtatet me strukturat shtetërore paralele të Serbisë, me ndarjen në lumin Ibër në Mitrovicë, me qëndrimin e Serbisë se serbët në Kosovë s’mund të jenëa snjëherë pakicë kombëtare etj. Normalizimi si përshtatje nuk është ndryshim i gjendjes, por ndryshim i qëndrimit tonë karshi gjendjes. Normalizimi nuk e bashkon Mitrovicën por na ndryshon neve karshi ndarjes atje.
Bashkimi Evropian njëmend na e ka konfirmuar perspektivën evropiane qysh në Samitin e Selanikut të vitit 2003. Mirëpo, premtimet e Brukselit për Ballkanin perëndimor ne nuk duhet t’i marrim më seriozisht sesa vetë ata.BE-ja ka hallet e veta të cilat sa vie rriten e shtohen. Për integrim dhe anëtarësim në BE, Serbia varet shumë nga Kosova. Ne mund ta lëmë tash Serbinë jashtë BE-së, ndërkaq më vonë, kur të hyjë ajo në BE para nesh, pikërisht Serbia do ta lë Kosovën jashtë.
Siç thotë njëmik im iarkitekt, as çlirimi I Kosovë se as shpallja e pavarësisë së saj nuk na kanë pajisur me tëdrejtën pert ë planifikuar. Kosovavazhdonvetëm të zbatojë urdhëra të huaj tëcilat ne imarrimsiobligime që tëmos imarrim si kërcënime. Planifikimi të bën subject politik e shtetsovran, që ka vision për popullin e përshtetin, përshoqërinë e përekonominë, për rininë e për dekadat që vijnë.
 Në vazhdimësi  nathuhet se  jemitë dobët e të brishtë si shtet prandaj kemi Quintin, Zhbogarin, KFOR-in dhe EULEX-in, ndërkohë që edhe me të gjithë këta ne nuk poforcohemi porvetëm sa po vuloseminëpafuqinëtonëqëpopërjetësohet. Faktorët ndërkombëtarë në Kosovë e rreth Kosovës e preferojnë stabilitetin në Kosovë kundrejt drejtësisë, demokracisë dhe zhvillimit. Drejtësinë, demokracinë dhe zhvillimin ata jo vetëm që i shohin si ndërmarrje me rrezik por, madje, edhe si ndërmarrje të rrezikshme. Dhe, për të qenë edhe më keq, ky stabilitet në Kosovë vihet në funksion të stabilitetit rajonal, gjithnjë afatshkurtër.
Pushteti në Kosovë për here  insiston në rëndësinë e faktorëve dhe institucioneve ndërkombëtare, nirëpopërçështjen e ‘Zajednicës’, PresidentjaJahjaga e dërgoi atë në Gjykatën Kushtetuese  të Kosovës ta bëjë këtë  teKomisioni I Venedikut. Mirëpo,është e qartësi drita e diellit që as Presidentjadhe as Gjykata Kushtetuese nuk e kanë me ‘Zajednicën’ e Serbisë por me opozitën e bashkuar. Madje atoedheijanëreferuarnëmënyrëeksplicite ‘bllokimitnëKuvend’ në tekstet e tyre.
 Opozita e bashkuar është edhe opozitë edhe e bashkuar. Përballë nuk e ka vetëm një qeveri jodemokratike por edhe një regjim që ka kapur shtetin. Betejat do të jenë të vështira, por pa ato beteja nuk ka kalitje që do të na e sjell fitoren. E drejta është në anën tonë. ‘Zajednica’ e Serbisë dhe falja e tokës Malit të Zi nuk mund të kalojnë dhe nuk do të kalojnë. Sepse nuk ka ndryshuar Serbia që tash të ndryshojmë ne dhe nuk kemi as tokë as shtet për t’u dhënë të tjerëve. Betejat në javët e muajt në vijim përcaktojnë edhe fatin e brezave të ardhshëm.   
*Shkruar për emisionin Dritare të Rudina Xhungës

Lufta e Kosovës? Debate në “Dritare”, Peka: Tani po shikoheni si alternativë. Zaimi: Zajednica do sjellë luftë

dritare rudina xhunga
Lufta e Kosovës? Ngjarjet e fundit në Kosovë ndihen edhe në Shqipëri. Kjo ishte tema e sotme e emisionit “Dritare” të gazetares Rudina Xhunga. Në emision ka pasur debate të shumta në lidhje me ngjarje që po ndodhin kohët e fundit.
Të ftuar në studio ishin deputetët e Vetëvendosjes, Ylli Hoxha, Marigona Drevinja, gazetari e analisti Çim Peka dhe koordinatori i lëvizjes Vetëvendosja, Arbër Zaimi.
Gjatë emisionit ka pasur debate në lidhje me rolin e Vetëvendosjes dhe faktin për kundërshtimet që i bëjnë marrëveshjeve të nënshkruara në Bruksel.
Deputetja e VV, Marigona Drevinja ka thënë se, qeveria po e përdor policinë kundër opozitës.
“Prej arrestimeve të fundit rreth zyrës së VV ka pasur qindra policë, kemi qenë nën vëzhgim prej më shumë se dy javë”, ka thënë deputetja Dervinja. Sipas saj, “është vështirë të dialogosh me dikë që të drejton tytën e armës”.
Ndërkaq, gazetari dhe analisti Çim Peka është shprehur se Vetëvendosja deri më tani nuk është parë si alternativë, por pas zhvillimeve të fundit kjo parti po shikohet si alternativë qeverisje.
“Ju kanë parë deri më tani si Marksistë sepse nga shumë analistë dhe gazetarë nuk jeni parë si alternativë, por jeni parë si Marksistë dhe jo si alternativë. Tani po fillojnë të ju shikojnë si alternativë në Kosovë. Dhe kjo që tani po ndodh ka bërë që ju të shikoheni si alternativë në Kosovë”, u shpreh Peka.
Ndërkaq koordinatori i VV, Arbër Zaimi është shprehur se “politika të jetë më e vëmendshme për çfarë po ndodh në Kosovë. Zajednica është proces i spastrimit etnik. Vetëvendosja ka opsion për paqe. Zajednica do sjellë luftën në Kosovë”.

Kriza në Kosovë, Rexhep Qosja kërkon dorëheqjen e qeverisë

Rexhep-Qosja
Akademiku Rexhep Qosja u është drejtuar sot me një letër të hapur ambasadorëve të SHBA-ve, Britanisë së Madhe, Francës dhe Italisë në Kosovë, të cilët i ka kritikuar ashpër për shkak se e kanë përshëndetur aksionin e policisë në zyrat e Lëvizjes Vetëvendosje, pas protestës së opozitës më 28 nëntor.
Qosja e akuzon Qeverinë e Kosovës, sidomos kryeministrin Isa Mustafa,për krizën aktuale politike, por edhe për gjendjen e rëndë ekonomike e sociale dhe për krimin e korrupsionin, si edhe për politizimin dhe instrumentalizimin e institucioneve shtetërore për interesa të qeveritarëve.
Qosja i vërsulet sidomos Kryeministrit Isa Mustafa, të cilin e akuzon se ka qenë “shërbëtor politik dhe administrativ i Sllobodan Millosheviqit, pjesëmarrës në dhunën dhe në terrorin e regjimit të tij ndaj popullit shqiptar të Kosovës” .
Ai e cilëson Qeverinë si burim të të gjitha të këqiave në Kosovë, prandaj bën thirrje për dorëheqjen e saj. Në të kundërtën, paralajmëron thellim të krizës.
“Me dorëheqjen e Qeverisë fillon edhe zgjidhja e krizës politike dhe institucionale. Pa këtë dorëheqje, siç duken punët, kriza mund të përthellohet duke u shprehur edhe në mënyra më rënduese e më shqetësuese”., thekson Qosja.
Ja letra e plotë e tij:
Ambasadorëve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të Mbretërisë së Bashkuar, të Francës dhe të Italisë në Kosovë
Zotërinj të nderuar!
Në vlerësimin për protestën e tri partive opozitare – të Vetëvendosjes, të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe të Nismës, më 28 nëntor 2015, Ju shprehët gëzimin pse ajo protestë ishte paqësore.
Por, njëkohësisht Ju shprehët gëzimin edhe për, si thatë, përfshirjen, domethënë për sjelljen e Policisë së Kosovës ndaj asaj proteste.
Ky vlerësim i Juaji, duke përfshirë me të edhe vlerësimin për sjelljen e Policisë ndaj protestuesve, sa u solli gëzim ‘sundimtarëve’ aq më shumë u solli dëshpërim të ’sunduarve’ në Kosovë.
Nuk mund ta di a e keni shikuar protestën deri në fund, kur me blic krig u pushtuan zyrat e Vetëvendosjes prej Policisë së Kosovës. Por, në qoftë se e keni shikuar protestën deri në fund, apo në qoftë se i keni parë pamjet që kanë dhënë disa televizione për epilogun e saj, atëherë nuk besoj se do të mund të shprehej gëzim për përfshirjen e Policisë së Kosovës në atë protestë.
Jo.
Policia e Kosovës nuk u soll vrazhdë, jo: Policia e Kosovës u soll armiqësisht ndaj protestuesve. Ajo përgjaku sa e sa protestues! Ajo përgjaku edhe plakun – baba të dy dëshmorëve të rënë për lirinë e Kosovës! Ajo shtriu përtokë edhe avokatin e deridjeshëm të popullit! Ajo i ngarkoi në automjetin e saj – burg, fyeshëm, krye e trup përtokur, shumë të rinj! Ajo mori në biseda të ashtuquajtura informative, si u tha, rreth 180 protestues! Në të gjitha këto raste Policia e Kosovës u soll, pra, siç sillej policia e Millosheviqit kur futej nëpër shtëpitë e të rinjve shqiptarë të cilët gjatë protestave brohorisin parullën Kosova Republikë.
E si u soll Policia e Kosovës kur e arrestoi Albin Kurtin? U soll armiqësisht siç u soll Policia e Sllobodan Millosheviqit kur e arrestoi atë para shumë vitesh!
Ju, ndoshta, nuk e kuptuat pse Policia e Kosovës u soll aq armiqësisht ndaj protestuesve, ndaj Vetëvendosjes dhe ndaj Albin Kurtit. Dhe, nuk e kuptuat sepse mund të mos e dini jetëshkrimin politik të urdhërdhënësit të ndërhyrjes policore në protesta: të kryeministrit të Kosovës. Kryeministri i sotëm i Kosovës ishte shërbëtor politik dhe administrativ i Sllobodan Millosheviqit, pjesëmarrës në dhunën dhe në terrorin e regjimit të tij ndaj popullit shqiptar të Kosovës, në dy mandate kryetar i qeverisë së Prishtinës e, mandej, anëtar i Qeverisë që atëherë quhej Këshilli Ekzekutiv i Kosovës, që në fund të vitit 1989 dhe në fillim të vitit 1990 kishte shpallur gjendje të jashtëzakonshme në Kosovë kur ishin vrarë disa dhjeta të rinj e kur ishin plagosur rëndë qindra të tjerë. Ai ishte formuar për një përdorim të tillë stalinist, të policisë ndaj protestuesve!
Për të gjitha këto arsye, gëzimi juaj, Zotërinj të nderuar, për përfshirjen e Policisë së Kosovës në atë protestë më bëri të vetëpyetem: a është e mundshme që diplomatët e popujve që i kanë sjellë aq të mira shkencore, politike, demokratike, kulturore, qytetëruese njerëzimit të gëzohen kur policia vendos “demokraci” në parlament, kur policia qëron hesape aq armiqësisht me vëllezërit, me baballarët, me atdhetarët e vet, me qytetarët e vet?
Unë, natyrisht, nuk pajtohem me përdorimin e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës. Por, ky mospajtim nuk më bën të arsyetoj përfshirjen e tillë të Policisë së Kosovës në protestë; nuk pajtohem as me burgosjen e atyre që e përdorën gazin lotsjellës; dhe nuk pajtohem as me përjashtimin e deputetëve të opozitës nga mbledhjet e parlamentit! Jo. Unë shtroj pyetjen që Ju, si duket, nuk e keni shtruar: ku qëndron shkaku kryesor për krizën e sotme politike dhe institucionale në Kosovë? Po të shtrohet kjo pyetje do të jepet edhe përgjigjja e duhur: shkaku kryesor për këtë krizë qëndron në qeverinë e Kosovës.
Republika e Kosovës me këtë qeveri nuk është Republikë parlamentare. Jo, Republika e Kosovës me këtë qeveri është Republikë partiake. Në këtë Republikë partiake, Qeveria është organi suprem shtetëror! E shteti ku qeveria është organi suprem nuk mund të jetë shtet demokratik. Dhe, sjellja sulltanore e kësaj qeverie, shpërfillja e Kuvendit nga kjo qeveri, përdorimi privat i Policisë nga kjo qeveri, miratimi sulltanor duke përbuzur Kuvend e opinion i marrëveshjeve për krijimin e Bashkësisë së Komunave Serbe dhe për ricaktimin e kufijve me Malin e Zi kanë sjellë mospajtimet e pashmangshme çfarë i kemi parë, po i shohim e do t’i shohim të Opozitës dhe, të jeni të sigurt, të pjesës më të madhe të popullit shqiptar. Po, nuk vihet ashtu lehtë, ashtu krye më vete, ashtu papërgjegjshëm, pa u këshilluar as në Kuvend, as në popull, nënshkrimi për marrëveshje të tilla, që kanë të bëjnë me të sotmen e të ardhmen e Kosovës. Përvoja tragjike historike e ka bërë popullin shqiptar të jetë pamatshëm i ndjeshëm, pamatshëm i frikësuar ndaj “marrëveshjeve” të tilla. Përshtrirja e shteteve fqinje në tokat ku shqiptarët ishin popullatë e vetme a shumicë e madhe etnike dhe rrëmbimi i këtyre tokave me kufij të ricaktuar me vendimin e shteteve evropiane si Franca, Italia, Gjermania, Mbretëria e Bashkuar dhe Rusia e jo mospuna, jo përtacia e kanë bërë popullin shqiptar të varfër, si kanë thënë dikur diplomatë e shkencëtarë tuaj, popull pa kushte natyrore për mbijetesë!
Në reagimin e gëzueshëm ndaj protestës Ju, zotërinj ambasadorë, thoni se jeni të përkushtuar: për “fuqizimin e sundimit të ligjit në Kosovë”, se “asnjëri nuk është mbi ligjin”, se të gjithë, edhe përfaqësuesit politikë, “i nënshtrohen ligjit pa marrë parasysh cilës parti ata i takojnë”.
Për Kosovën sot dhe për Kosovën gjithmonë këto që thoni janë tepër të rëndësishme.
Do t’ju duhen shumë ditë e shumë përpjekje, që të bëhen njëmendësi këto mendime tuajat për Kosovën.
Ju e dini, besoj – e kjo u tha edhe në Raportin e Progresit të eurokomisarit për zgjerim, Johanes Hanit – se në Kosovë zotëron korrupsion pandemik. Numër i madh i pushtetarëve të lartë dhe i poltronëve të tyre politikë sot kanë pasuri të tundshme e të patundshme milionëshe. Me rroga natyrisht nuk e kanë krijuar atë pasuri. E kanë krijuar me korrupsion e me mënyra të tjera të paligjshme në procesin e privatizimeve, duke vjedhur, duke plaçkitur, duke rrëmbyer pasuritë kombëtare të Kosovës. Asnjëri prej tyre nuk është nxjerrë në gjyq. Të gjithë me “kushtetutë” e kundërshtojnë çdo ide për miratimin e ligjit mbi hulumtimin e prejardhjes së pasurisë. Pa u nacionalizuar pasuria e krijuar me korrupsion dhe në mënyra të tjera të jashtëligjshme Kosova nuk do të mund të demokratizohet e as do të mund të qetësohet. Ndihmojeni Kosovën që të shpëtojë prej këtyre të korruptuarve.
Ju e dini besoj – e kjo u tha edhe në Raportin e Progresit të zotëri Hanit, se në Kosovë zotëron krim i organizuar. Ndihmojeni Kosovën të shpëtojë prej kriminelëve që i bëjnë krimet ashtu organizueshëm.
Në Raportin e Progresit të zotëri Hanit u tha se Gjyqësori në Kosovë është i përdorur prej strukturave të larta politike. Ndihmojeni Kosovën, zotërinj ambasadorë, që Gjyqësori i Kosovës të bëhet çka është në vende vërtet demokratike: të bëhet i pavarur, institucion i së drejtës.
Ju e dini – e kjo u tha edhe në Raportin e Progresit të zotëri Hanit – se mediat në Kosovë, në mënyrë të veçantë RTK-ja, u shërbejnë pushtetarëve e jo opinionit. Ndihmoni, zotërinj ambasadorë, që mediat kosovare, në mënyrë të veçantë ato të rëndësishmet – ato elektronike, të kontrollojnë pushtetin e jo të jenë të kontrolluara prej pushtetit.
Nuk jam i sigurt se e dini së Kosova me më pak se dy milionë banorë ka sot shtatë universitete publike dhe mbi tridhjetë universitete private. Të gjitha këto universitete, përpos të tjerash, i shërbejnë edhe punësimit të njerëzve të pushtetarëve. Ndihmojeni Kosovën që numrin e universiteteve publike e private t’ia përshtasë nevojave e mundësive, nevojave e interesav e të veta reale.
Ju mund të keni dëgjuar e mund të keni lexuar, zotërinj ambasadorë, se nepotizmi është kriteri kryesor për përzgjedhjen e njerëzve për punësim në të gjitha fushat e jetës shoqërore, politike, ekonomike, universitare, madje edhe diplomatike. Vëllezërit, motrat, tezet, hallat, xhaxhatë, dajat, nipat, mbesat, kushërinjtë, miqtë janë të privilegjuarit e sundimtarëve të sotëm në Kosovë.
Numri më i madh, larg më i madh, i qytetarëve të Kosovës nuk gëzojnë liri dhe, nuk gëzojnë liri, sepse nuk janë në punë, nuk kanë me çka t’i mbajnë familjet e tyre, nuk kanë siguri ekzistenciale. Nuk ka liri pa siguri. Sepse siguri nuk mund të quhen vetëm siguria në aeroportet dhe ne vendtubimet e qytetarëve. Siguri e plotë, e vërtetë, është siguria ekzistenciale, që nuk ekziston sot për shumicën e kosovarëve.
Pasojat e kësaj pasigurie të numrit më të madh të qytetarëve të Kosovës, zotërinj ambasadorë, do t’i pësojnë vendet tuaja dhe do t’i pësojnë, sepse kosovarët e pa punë, të shpërfillur, të diskriminuar do të bëjnë çmos që të gjejnë shpëtimin në vendet tuaja.
Të këqijat politike, pushtetore, partiake, në Kosovë, të prodhuara prej sundimtarëve të sotëm, janë të shumta e të ndryshme. Mënjanimi i këtyre të këqijave dhe parandalimi i prodhimit të këqijave të reja mund të arrihet.
Dy marrëveshjet e sipërpërmendura, si shkaktare të krizës së sotme politike dhe institucionale në Kosovë, janë prodhim posaçërisht shqetësues i gjithë këtyre të këqijave që me vite rëndojnë Kosovën dhe i revoltojnë fort qytetarët.
Mënjanimi i të këqijave ekzistuese dhe parandalimi i të rejave do të fillojë atë ditë kur do të dorëhiqen pushtetarët më të komprometuar në Kosovë, e kjo domethënë kur të dorëhiqet Qeveria e Kosovës. Me dorëheqjen e Qeverisë fillon edhe zgjidhja e krizës politike dhe institucionale. Pa këtë dorëheqje, siç duken punët, kriza mund të përthellohet duke u shprehur edhe në mënyra më rënduese e më shqetësuese.
Deklarimi i Juaj, zotërinj ambasadorë, për të ndëshkuar opozitën qoftë edhe me polici në Kuvend e për të rehabilituar Qeverinë, në supet e protagonistëve të së cilës rëndojnë përgjegjësi jo vetëm për këtë krizë, e bën njëmendësinë e Kosovës tepër të ftohtë dhe të errët.
Ndihmojeni Kosovën të mos zhytet edhe pas luftës në atë të ftohtë dhe në atë terr!
I keni të gjitha mundësitë.
Me nderimet më të përkushtuara.
Akademik Rexhep Qosja.

181 vjet nga lindja e Ismail Qemalit

                           Kërko brenda në imazh                         Nga Flori Bruqi  Teksa ngrinte flamurin e palosur të Skënderbeut pë...