2015-12-06

Maximilien François Marie Isidore de Robespierre (6 Maj 1758 - 28 Korrik Maksimiljen Robespier Paris 1790 1794)




Maksimiljen Robespier )është një nga figurat me te njohura dhe me te ndikuese te Revolucionit Francez. Ai, për një kohe te gjate, morri drejtimin e Komitetit te Sigurisë Shtetërore dhe ishte pjesëmarrës ne periudhën e Revolucionit te njohur si “Shiu i Terrorit”, i cili mbaroi me arrestimin dhe ekzekutimin e tij ne 1794.
05-Maximilien_de_Robespierre-watermark
Robespierre u ndikua nga filozofet e shekullit te XVIII si Jean-Jacques Rousseau dhe Montesquieu. Ai ishte një mbështetës i krahut te majte te borgjezisë. Ai përshkruhet si një njeri me fizik normal dhe qe nuk i kushtonte rendësi paraqitjes se tij fizike dhe çështjeve te tij personale. Mbështetësit e tij e thërrisnin “I Pakorruptueshmi” kurse kundërshtaret e tij e quanin si “Tiran” si nënshkrues te diktaturës (diktatura e gjakderdhjes).

Maximilien de Robespierre u lind ne Arras, France. Origjina e familjes se tij mund te gjendet ne shekullin e XII, ne Picardy, Francën Veriore ; disa nga paraardhësit e tij ne linjën mashkullore ishin notere ne fshatin e vogël te Carvin afër Arrasit nga fillimi i shekullit te XVII. Një tjetër hipoteze është se ai ka prejardhje nga Irlanda, dhe pretendohet se mbiemri i tij te jete “Robert Speirs”. Lewes, Hamel, Michelet, Lamartine dhe Belloc e kishin cituar këtë teori edhe pse ka shume pak fakte ku ata mbështeten.

Gjyshi i tij, Maximilien de Robespierre, e shpalli veten ne Arras si avokat. Babai i tij, Maximilien Barthélémy François de Robespierre, gjithashtu një avokat ne Këshillin e Artois ishte martuar me Jacqueline Marguerite Carrault, e bija e një birreberesi, ne 1758. Maximilien ishte me i madhi i kater fëmijëve te lindur midis martesës se tyre- vëllezërit dhe motrat e tij ishin Charlotte, Henriette dhe Augustin. Për ta fshehur këtë fakt sa me shume qe te mundej, ndërsa babai dhe mamaja e tij bene një martese te shpejte (te cilën gjyshi i tij refuzoi ta pranonte). Ne 1764, Madame de Robespierre vdiq gjate një lindje. Burri i saj u largua nga Arras, dhe shëtiti rreth Evropës deri sa vdiq ne Mynih ne 1777, duke i lëne fëmijët te rriteshin nga gjyshërit e tyre dhe tezet.

Maximilien ndoqi kolegjin (shkollën e mesme) te Arras kur ishte tete vjeç, ndërsa zotëronte te lexuarin e te shkruarin. Ne Tetor te vitit 1769, me një rekomandim nga peshkopi, ai ndoqi shkollën Lycée Louis-le-Grand ne Paris. Këtu ai mësoi te admironte figurën e Republikës se Romes dhe figurave si Ciceroni, Cato dhe te tjerë. Disa nga shokët e tij te klasës ishin Camille Desmoulins dhe Stanislas Fréron. Ai gjithashtu ishte njohur me Rosseaun gjate kësaj kohe dhe morri shume nga parimet e tij. Ai gjithashtu ngjalli interes. Interesi mbi Robespierre u rrit sepse ai ishte i virtytshëm, nje njeri qe rri vetëm ne prani te ndërgjegjes se tij.

Vetëm pak kohe pas kurorëzimit Luigji XVI ai vizitoi kolegjin Louis-le-Grand. Robespierre, atëherë 17 vjeç, ishte zgjedhur nga 500 nxënës për te mbajtur një fjalim qe t'i uronte mirëseardhjen mbretit; si një student me shume trofe, zgjedhja kishte qene e menjëhershme. Ne ditën e fjalimit, Robespierre dhe turma e priti mbretin dhe mbretëreshën për disa ore ne shi. Gjate mbërritjes, çifti mbretëror qëndroi ne karocen e tyre te udhëtimit për ceremoninë dhe u larguan menjëherë pas saj. Robespierre do te ishte një nga ata qe do te kërkonin vdekjen e mbretit.


Pasi kishte përfunduar studimet e tij mbi ligjet, Robespierre u pranua si pjese e klubit avokateve te Arrasit. Kryepeshkopi i Arrasit, Louis François Marc Hilaire de Conzié, e emëroi atë si gjykatesin mbi krimet ne Dioqezën e Arrasit ne Mars 1782. Ky emërim nuk e pengoi atë te ishte pjese e klubit te avokateve te Arrasit. Ai u be shpejt një avokat i suksesshëm dhe zgjodhi si parim te tij përfaqësimin e te varfërve. Gjate seancave gjyqësore ai ishte i njohur si mbrojtës i idealeve te paqes dhe te drejtave te njeriut d.m.th klientëve te tij. Me vone ne karrierën e tij ai lexoi shume dhe shume I interesuar për shoqërinë ne përgjithësi, një nga shkrimtaret me te mire dhe një nga te rinjtë me te njohur te Arrasit.

Ne shtator 1783, ai ishte zgjedhur si anëtar i akademisë se Arrasit, ne takime te cilat ai shkonte rregullisht. Ne 1784, ai fitoi një medalje nga akademia e Mertz për esenë e tij për pyetjen se a duhet te ndajnë dënimin dhe te afërmit e një krimineli te dënuar me te. Ai dhe Pierre Louis de Lacretelle, një avokat dhe gjykatës ne Paris, e ndanë çmimin bashke. Shume nga esetë e tij qe e pasuan këtë te fundit ishin me pak te suksesshme, por këto nuk patën shume rendësi sepse ai ishte i njohur ne letërsinë dhe shoqërinë muziore te Arrasit, te njohur si “Rosatia”, ne te cilin ndodhej edhe Lazare Carnot, qe do te ishte kolegu i tij ne Komitetin e Sigurisë se Përgjithshme.

Ne 1788, ai morri pjese ne një diskutim se si qeveritë provinciale te Francës duhet te zgjidheshin, duke treguar qarte dhe me force ne Addresse à la nation artésienne se n.q.s do te zbatohej përsëri mënyra e votimit nga anëtaret e provincave, shtersat nuk do te përfaqësonin me popullin e Francës. Ka mundësi qe ai e ka thëne këtë gjë qe te kishte mundësi te merrte pjese ne punimet e saj dhe kështu te ndërhytë duke ndryshuar politikat e monarkisë. Mbreti Luigji XVI me vone shapalli zgjedhje te reja për te gjitha provincat duke i lejuar ne këtë mënyre Robespierre te behej deputet për shtresën e trete. Edhe pse anëtaret e bashkisë ishin zgjedhur Robespierre me sukses u zgjodh midis tyre. Ne asamblenë e bailliage , konkurrenca ishte e madhe por Robespierre kishte filluar te merrte pike me politiken e ndjekur ne Arras 1779. Me këtë ai siguroi mbështetjen e zgjedhësve vendas edhe pse tridhjet dhe relativisht te varfër dhe humbja e përkrahjes ai ishte zgjedhur deputet i peste i shtereses se trete te Artois. Kur Robespierre arriti ne Versaje, ai ishte relativisht i panjohur, por ai shpejt u be pjese e Asamblesë se Përgjithshme qe me vone u kthye ne Asamble Kushtetuese.

Ndërsa Asambleja Kushtetuese po merrej me krijimin e një kushtetute te re, Robespierre u kthye qe nga asambleja e avokateve provinciale dhe borgjezisë se pasur tek njerëzit e Parisit. Ai ishte një folës i shpeshte i Asamblesë Kushtetuese ; ai hodhi shume ide te reja për Deklaratën e te Drejtave te Njeriut dhe për Provincat Kushtetuese ; gjithmonë me një sukës te madh. Ai ishte i njohur si Pétion de Villeneuve i dyti dhe një lider i trupit te vogël te ekstremisteve te majte ; “30 zerat” siç Mirabeau i quante shpesh ata.

Robespierre shpejt u përfshi ne Shoqërinë e Shokëve te Kushtetutës, e njohur zakonisht si Klubi i Jakobinëve. Fillimisht ky grup ishte i përberë nga anëtare te erdhur nga Brittany. Pasi Asambleja u zhvendos ne Paris, klubi filloi te pranonte një sere borgjezesh parizinesh ne anëtarësinë e tij. Ndërsa koha ecte shume nga artizanatet inteligjente dhe tregtaret e vegjël u bene pjese e këtij klubi. Ne rradhet e këtyre njerëzve, Robespierre fitoi simpati jo te vogël. Ndërsa borgjezia e pasur e Parisit dhe deputetet e krahut te djathte po përjetonin sukës nga klubi i 1789, ndikimi mbi liderat e vjetër te Jakobineve, si Barnave, Duport, Alexandre de Lameth u zvogëlua. Kur ata te shqetësuar për përparimin e Revolucionit, themeluan klubin e Feuillants ne 1791, te majtët, duke përfshire Robespierre dhe shokët e tij, mbizotëruan ne grup.

Ne 15 Maj 1791, Robespierre propozoi qe asnjë deputet qe ulej ne Kuvend nuk mund te ulej ne Asamble, i vetmi propozim i tij i pranuar nga kjo Asamble. Përleshja ne 20 Qershor, dhe pas kësaj arrestimi i Luigjit te XVI dhe i familjes se tij ne Versajë qe përfundoi duke vetëshpallur Robespierre ne grupin e Jakobineve, "ni monarchiste ni républicain" (as monarkist as republikan). Por kjo nuk ishte e pazakonte; shume pak ne këtë pike u pranuan si republikane.

Pas masakrës te Kampit te Marsit ne 17 Korrik 1791, duke dëshiruar te ishte me afër me Asamblenë dhe Jakobinët, ai u zhvendos tek shtëpia e Maurice Duplay, një mobilier qe jetonte ne Rue Saint-Honoré dhe një admirues i flkte i Robespierre. Robespierre jetoi atje (përjashtohen vetëm dy periudha te shkurtra largimi) deri ne vdekjen e tij. Ne fakt, ne baze te disa burimeve, duke përfshire doktorin Souberbielle, Vilate, një anëtar jurie i Gjyqit Revolucionar, dhe me e reja nga vajzat e te zotit te shpise (qe me vone do te martohej me Philippe Le Bas nga Komiteti i Sigurisë se Përgjithshme), u fejua me vajzën me te re te te zotit te shtepise, Éléonore Duplay.

Ne 30 Shtator, kur Asambleja Kushtetuese u shpërnda, kurorëzuan Pétion dhe Robespierre si dy patriote te pakorruptuar me qellim qe te tregohej pastërtia e parimeve te tyre., te mënyrës modeste se si ata jetonin dhe për refuzimin e ryshfeteve te ndryshme.

Me shpërndarjen e Asamblesë ai u kthye për një vizite te shkurtër ne Arras, ku u prit ne mënyre madhështore. Ne Nëntor u kthye ne Paris për t'u vendosur ne pozicionin e Prokurorit Publik te Parisit.

2015-12-05

Nga Flori Bruqi : Çfarë është ‘'Shqipëria natyrore' ’ dhe kush është autokton?


Shqipëria natyrale ose Shqipëria etnike është hapi i fundit apo rezultati i bashkimit kombëtar. Shqipëria natyrale është krejt hapësira gjeografike shqipfolëse, ku banojnë shqiptarët sot me shumicë, ku është vendlindja e shqiptarëve me shumicë dhe ku u dëbuan nga vendbanimet e tyre etnike. Pavarësisht qëndrimeve të popujve të ndryshëm kjo hapësirë gjeografike ishte vendlindja e shqiptarëve në historinë e afërt dhe 90 % e këtij territori është akoma vendlindje dhe vendbanim me shumicë shqiptare.





Njeri nga shumë propozimet e kursit të kufinjve e Shqipërisë natyrale
Përkundër barazimit të termit Shqipëri etnike me termin Shqipëri e Madhe këto prapë së prapë nuk kanë kuptim të njëjtë, por termi i dytë përdoret për të zbehur dhe keqinterpretuar termin e parë. Termi Shqipëria etnike nuk nënkupton asgjë më shumë se hapësirën e banuar etnikisht me shumicë shqiptare, kurse termi Shqipëria e Madhe siç pretendohet nga popujt okupues të territoreve, nënkupton zgjerim territorial të Shqipërisë si shtet ndaj territoreve tjera pa të drejtë.


Para pavarësisë Shqipëria ishte e pushtuar nga perandoria Osmane. Ajo ishte e ndare në disa sanxhakë : Kosova, Shkodra, Janina dhe Manastiri. Pas Traktatit të Shën Stefanit, disa territore shqiptare iu dhanë Bullgarisë, Malit të Zi, Greqisë dhe Serbisë. Lidhja e Prizrenit u ngrit kundër këtij traktati dhe luftoi me armë në dorë. Edhe pse Lidhja dështoi territoret shqiptarë nuk u copëtuan të gjitha por mbeten pjesë e Portës së Lartë.

Pas pavarësisë kufijtë e Shqipërisë u caktuan nga Konferenca e Ambasadoreve e Fuqive të Mëdha. më gjithë kërkesën e Qeverisë së Vlorës për kufij etnik të Shqipërisë, Fuqitë të Mëdha nuk e morën parasysh kërkesën e saj. Kosova, Manastiri dhe Lugina e Preshevës iu dhanë Serbisë, Ulqini dhe viset përreth saj iu dhanë Malit të Zi kurse Çamëria iu dha Greqisë. Edhe pse morën më shumë se 2/3 e territorit të Shqipërisë vendet e Ballkanit vazhduan të kërkonin të tjera territore duke gjetur pretekste qesharake.


Ndarja e territoreve shqiptare solli pasoja të rënda si për Shqipërinë e cunguar ashtu edhe për banoret e viseve jashtë saj. Shteti shqiptar u përball më problemë shumë të mëdha nga që forca më e madhe punëtorë ndodhej jashtë territorit të saj. Gjithashtu burimet më të mëdha minerare ndodheshin në Kosovë e cila ishte pjesë e Serbisë. Serbia, Mali i Zi dhe Greqia ushtruan një dhunë të jashtëzakonshme mbi shqiptarët e viseve që pushtuan. Ata u masakruan u detyruan të ndryshonin fe dhe emra ose të largoheshin nga vendi i tyre. Kjo solli ndryshime në përbërjen e popullsisë së këtyre territoreve.


Kosova qëndroi si pjese e Serbisë nga viti 1913 deri në vitin 1999 kur u zhvillua Lufta e Kosovës. Kjo luftë erdhi si pasojë e trajtimit të pabarabarte të shqiptareve me popujt e tjerë të Jugosllavisë dhe dëbimit të shumë prej tyre nga Kosova. Lufta u nis që në vitin 1913 kur filluan disa kryengritje. Gjatë regjimit të Titos për shqiptarët e Kosovës pati disa të drejta të cilat u mohuan totalisht gjatë regjimit të Milloshevicit. Lufta përfundoi me ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë e cila u çlirua nga pushtimi policor serb. Më 17 Shkurt 2008 Parlamenti i Kosovës shpalli aktin e pavarësisë nga Serbia.


Lugina e Preshevës ndodhet në jug të Serbis është e banuar nga shqiptarët etnikisht ish troje i shqiptareve por me von e moren serbët ne vitin 2000 shqiptarët e Lugines i kapën armet në dorë për clirim etnik për t'ju bashkuar shqipërisë por ata humbën nga shteti i fuqishëm sllav serbia edhe sot ata ndodhen në serbi.

Lufta në Republikën të Maqedonsië u zhvillua në vitin 2001 nga shqiptarët të cilët kërkonin të drejtat që u takonin në shtetin sllav të Maqedonise. Edhe pse ndërhyri fuqishëm ushtria e Maqedonisë nuk arriti të ndalte valën e revoltave kundër sistemit të padrejte. Marrëveshja e Ohrit ishte akti i fundit i luftës. Shqiptarët morën të drejtat që u takonin dhe lufta aq e padëshirueshme për të dyja palët përfundoi.


Historia e shqiptarëve të Maqedonisë është pjesë e pandarë e trashëgimisë historike të popullit shqiptar, kërkesat kombëtare që kanë mbetur sot e kësaj dite gjithnjë pezull, është tejet e dhimbshme me plot sakrifica gjatë historikut tonë. Shqiptarët si popull më i vjetër midis Ballkanit të parët çuan zërin kundër Perandorisë Romake, Bizantine dhe asaj Turke.

Shqiptarët të njohur në histori si liridashës shpeshherë kërkuan edhe aleatë Ballkanikë për çlirim të përbashkët nga betejat e lavdishme të Skënderbeut e deri më sot. Poashtu këtu kemi edhe dëshmi të reja që na i ofrojnë nacionalistët shqiptarë dhe bashkëluftëtarët e forcave vullnetare të Xhemë Hasës gjatë luftës së Dytë Botërore. Pra sot në mënyrë objektive ekziston mundësia ti paraqesim dëshmitë e të dy blloqeve, komunistëve dhe nacionalistëve, dhe mund ti vëmë në kandarë të dy anët e medaljes.Në këtë monografi kushtuar luftës së shqiptarëve të Maqedonisë gjatë luftës së Dytë Botërore 1941-1945, bëhen përpjekjet e para në historiografinë tonë më të re, të thuhet e vërteta historike “se kush luftoi për të mbrojtur çështjen kombëtare shqiptare në Maqedoni”.Sipas autorit, pas luftërave ballkanike dhe okupimit të territoreve shqiptare nga ushtria serbe në vitin 1912, dhe rrënja e territoreve shqiptare nën sundimin e saj për 30 vjet, deri më 1941, pozita ekonomike dhe politike e shqiptarëve ishte tejet e vështirë. Në këtë kohë kishte filluar aplikimi i reformës agrare dhe kolonizimit, ku u merrej toka shqiptarëve dhe u jepej kolonistëve serbo-malazez. Populli përjetonte varfëri të pa parë deri në këtë kohë, duke marr rolin e lypësit, e cila çonte kah asgjësimi i plotë. Dita ditës shtoheshin kërkesa absurde të borgjezisë serbe kundrejt shqiptarëve si metodë më e sigurt e çrrënjosjes nga trojet e tyre etnike.Por, me këtë ndryshim të ngadalshëm të strukturës së popullsisë në territoret etnike shqiptare, nuk ishin të kënaqur ideologët e politikës borgjeze serbe. Prandaj ata në prag të fillimit të luftës Dytë Botërore ose më saktësisht në vitin 1938 aplikuan edhe projektet e akademikëve serb për shpërngulje masive të shqiptarëve për Turqi. Kjo marrëveshje për shpërngulje të shqiptarëve kinse ata janë turq, u nënshkrua midis dy qeverive, asaj serbe dhe turke. Me këtë marrëveshje tani më legalizohen presionet e pushtetit Jugosllav në të gjitha fushat kundrejt shqiptarëve, ata merrnin dimensione të paparashikuara.

Kjo monografi e pagëzuar “Shqiptarët e Maqedonisë në mbrojtje të Shqipërisë Etnike 1941-1945”, me çka prof. dr. Vebi Xhemaili, dëshiron që para lexuesit shqiptar dhe atij maqedonas të parashtroj argumente bindëse për të vërtetën e luftës mbrojtëse që bëri populli shqiptar në krye me forcat nacionaliste, për të mirën e të gjithëve pa dallim feje dhe nacionaliteti. Sot e kësaj dite mbisundon bindja se kjo pjesë e historisë sonë kombëtare është më errët dhe më e hidhura, njerëzit e gjallë dhe pjesëmarrësit e kësaj historie tragjike të kombit tonë nuk duan fare të flasin për detaje.Është koha kur këto ngjarje duhet sistemuar dhe gjeneratat e ardhshme të kenë njohuri se çfarë skenarësh nga komunistët janë përgatitur dhe realizuar në këto troje etnike, ku pas mbarimit të luftës u krijuan kampe përqendrimi të stilit fashist pas mbarimit të luftës. Pra me ardhjen e komunistëve në pushtet, rasti i Monopolit të Tetovës, është një nga ata që duhet ndriçuar, derisa kjo mund të bëhet në mënyrë sa më autentike, derisa i kemi gjallë pjesëmarrësit direkt të këtij kampi të përqendrimit që për shqiptarët e kurdisën partizanët sllavo komunist të udhëhequr nga Tempoja dhe të tjerë në mes të Tetovës.Lufta e shqiptarëve të Maqedonisë gjatë periudhës 1941-1945 e komanduar nga Xhemë Gostivari, është një ndër epopetë më të ndritura të luftës së Dytë Botërore në hapësirën shqiptare. Ky kolos deri në fund të lutës kori shumë fitore me vullnetarët e tij. Ky edhe në ditët më të vështira të vitit 1945, vendosi të qëndroj në shpatet e ftohta të malit Sharr. Por, i tradhtuar nga disa shokë, u vra prapa shpine në kështjellën e pa thyer të malit Sharr. U vra në besë nga njerëzit e vetë, Komandanti që korri aq shumë fitore kundër komunistëve dhe partizanëve jugosllav. Ushtria dhe OZN-a për të frikësuar popullin shqiptar, se më nuk ekziston prijësi i tyre, kokën e tij e vendosi në burgun e Tetovës, pastaj shëtiti nëpër Gostivar dhe më në fund e vendosi në Kalanë e Shkupit.

Kjo sjellje e komunistëve maqedonas ishte një tradhti e madhe, por edhe ofendim i rëndë për të gjitha forcat nacionaliste shqiptare. Pala komuniste diti ti shfrytëzoi vrasësit e Xhemë Hasës deri sa kishte nevojë. Ata i la të lirë për disa vite me radhë të bëjnë kërdi dhe plaçkitje mbi popullatën e pafajshme shqiptare. Këta hajdutë ordinerë filluan të prekin, të dhunojnë edhe moralin e shqiptarit. Pas disa viteve u erdhi fundi edhe këtyre….?, disa nga ata vetë i likuidoi UDB-a, ndërsa disa i dënoi me burg të rëndë në Idrizovë, disa i dërgoi edhe nëpër burgje jugosllave. Xhemë Hasë Gostivari si komandant i forcave vullnetare të shqiptarëve të Maqedonisë me veprën e tij heroike do të ngelë gjithmonë i gjallë, i dashur dhe i ledhatuar. Xhemë si komandant do të ngelë për jetë sinonim i rezistencës, dhe trimërisë shqiptare në trojet e veta etnike. Vepra e tij kombëtare do të jetoj brez pas brezi deri sa do të jetojë Shqipëria e Skënderbeut. Xhemë Hasa lindi dhe u rritë për të luftuar sunduesit sllav, për çlirimin e vendit të vetë dhe mbrojtjen e Shqipërisë Etnike. Lufta e shqiptarëve të Maqedonisë falë këtij kolosi, gjithmonë do të jetoj në shpirtin e çdo shqiptari, e shkruar në histori si ngadhënjimtare.Kjo vepër e shqiptarëve të Maqedonisë do të jetojë gjithmonë mbi shpatet e malit Sharr si luftërat e Skënderbeut.





Sipas të dhënave që na ofron historiografia maqedonase, forcat nacionaliste në luftë kundër partizanëve në shkurt të vitit 1944 formuan ushtrinë vullnetare, të përbërë nga atdhetarë dhe simpatizantë të bashkimit kombëtar. Udhëheqës të kësaj ushtrie vullnetare vepronin: në Dibër me komandantë Miftar Kaloshi, Ukë Cami etj, në Strugë Beqir Aga, në Rostushë Ali Maliqi, në Kërçovë Mefail Zajazi, në Gostivar Xhemë Hasa në Tetovë Arif kapiteni etj. Sipas këtyre të dhënave, forcat vullnetare shqiptare, duke shfrytëzuar ndihmën materiale nga komanda gjermane, nga dhjetori 1943-prilli 1944 u forcuan shumë. Sipas të dhënave të pakonfirmuara sllave, forcat e Xhemës dhe të Mefailit gjatë vitit 1944 u shtuan në 3 000 veta, duke ardhur edhe vullnetarë edhe nga vise të tjera shqiptare.Nga fundi i vitit 1944 numri i tyre u katërfishua. Kërkesat e mbrojtjes kombëtare pala sllave tentoi t’i paraqes si metoda të dhunshme të ballizmit”. Por ajo harron: Se Forcat Vullnetare nuk i takonin asnjë formacioni politikë, por vetë vullnetarisht aplikonin në luftë për të mbrojtur shtetin e bashkuar shqiptar dhe kufijtë e tij etnik.Por në fund duhet rikujtuar përkrahësit e kësaj ideje kombëtare, se ky Front nacionalist i udhëhequr nga patriotët më të shquar të kombit doli më vizionar, pasi kurrë nuk u gjunjëzuan para propagandës sllavo komuniste, në veçanti shqiptarët e Kosovë dhe Maqedonisë. Sot, pas shumë dekadave kur komunizmi ka nxi shumë fytyra kombëtare, është shumë vështirë të shkruash për këtë koncept të luftës, për bijtë më të zgjedhur të saj, është sa vështirë aq edhe nderë, duke përkujtuar heroizmin e tyre të pa shoq, që flijuan veten dhe familjet e tyre për kombin dhe Shqipërinë e Etnike.Por, në anën tjetër nuk do të jemi të rezervuar kundër atyre që e njollosën luftën heroike të shqiptarëve dhe forcave nacionaliste që devijuan nga programi Kombëtar. Të gjithë ata të cilët për interesa personale dhe ideologjike devijuan nga kauza kombëtare dhe në momente të caktuara harruan se lufta e shqiptarit për Shqipërinë e bashkuar është e shenjtë, ata fare nuk di ti përmendim në altarin e lirisë. Pra, të gjitha ato grupe, parti, apo individë, që devijuan nga ky program mbarëkombëtar nuk i kanë shërbyer me nderë as kombit, as Shqipërisë së bashkuar. Pra, nuk e kanë vendin në historikun e programit që e shpalli Lidhja e Parë dhe Lidhja e Dytë e Prizrenit, të udhëhequr nga forcat më të shëndosha kombëtare në krye me Bedri Pejanin, në luftë për të mbrojtur Shqipërinë e bashkuar dhe demokratike midis popujve të lirë në Ballkan dhe Evropë.Trimëria e këtyre patriotëve që udhëhoqën Forcat Nacionaliste në Tetovë, Gostivar dhe më gjerë, së bashku me komandantin e tyre legjendar Xhemë Has Gostivarin, krijuan një histori me plotë lëvdatë kombëtare, jo vetëm në Maqedoninë shqiptare, por edhe në mbarë trojet etnike.Për fat të keq edhe kësaj radhe rrota historike veproi kundër të drejtës së shqiptarëve, të cilët edhe pse luftuan me vetëmohim nuk arritën të mbrojnë Shqipërinë e bashkuar pasi u tradhtuan nga komunistët shqiptar.Prof. dr. Vebi Xhemaili, deri më sot ka botuar shumë vepra dhe është pjesëmarrës nëpër shumë simpoziume kombëtare dhe ndërkomëtare, së shpejti do të dal në dritë edhe veprat “Mehmet Gega simboli i qëndresës kombëtare” dhe “E vërteta mbi Ballin Kombëtar”.


Rrymat për bashkim etnik ndahen në dy grupe : Ekstremiste dhe Liberale. Ekstremistet përfaqësohen nga organizatat e ndryshme të mërgimit, organizatat ilegale në Maqedoni, Mal të Zi dhe Serbi. Ato kërkojnë bashkimin etnik me ane të dhunës, prandaj ato janë quajtur organizata terroriste nga CIA dhe BE. Liberalet kërkojnë një bashkim etnik gradual të bazuar mbi diplomacinë dhe fitimin e të drejtave të shqiptareve kudo në Ballkan. Liberalet përfaqësohen nga LDK, PDK, AAK në Kosovë. PDSH,BDI në Maqedoni. PD, PBK, PBKD, PLL, PDI dhe LZHK në Shqipëri. Partitë shqiptare të Malit të Zi dhe Luginës së Preshevës bëjnë pjese në këtë grup.


Shqiptarët në Malin e Zi përbëjnë rreth 7% te popullsisë, dhe jetojnë kryesisht në pjesën juglindore dhe lindore të vendit. Për shkak të diskriminimit në pothuajse të gjitha sferat, ekonomike, sociale, kulturore e politike, një shumicë e Shqiptarëve janë detyruar t’i lëshojnë trojet e veta duke kërkuar një të ardhme më të mirë kryesisht në vendet e Evropës Perendimore, Shtetet e Bashkuara te Amerikës dhe Kanadë. Por edhe me kalimin e viteve dhe me “demokratizimin” e vendit, pozita e Shqiptarëve nuk ka pësuar ndonjë ndryshim të madh.



Shqipëria (1941-1945)


Sanxhaku i Tregut të Ri ka një sipërfaqe prej 8.687 km katrorë dhe 530 000 banorë. Kryeqyteti është tregut tregutregui Ri (Novi Pazari). Kufizohet me Serbinë, Malin e Zi, Kosovën, Bosnjën dhe Hercegovinën dhe Shqipërinë. E përbëjnë këto komuna : Pazari i Ri, Tutini, Sjenica, Prijepolje, Nova Varosh, Bijello Polje, Rozhaja, Plava, Plevlje dhe Berane.

Sanxhaku është një territor i veçantë administrativ. Në aspektin ushtarak emri "Sanxhak" do të thotë " Flamur". Gjatë sundimit otoman emri Sanxhak ka nënkuptuar territor ushtarak. Më vonë ka paraqitë territor i shkalles së dytë pas Vilajetit apo Pashallëkut.

Ky rajon ngushtë i lidhur me luginën e Lumit Ibër që paraqet hapësirë të rëndësishme komunikative të Sanxhakut gjindet në zonën kulturore e cila me pozitën e sajë është ngushtë e lidhur me Dardaninë, pra me Kosovën. Edhe pse ndodhet në periferi të Kosovës, ky rajon në të kaluarën e lashtë patjetër ka pasur zhvillim të ngjashëm, me atë që hasim në Kosovë.

Para ardhjes së sllavëve këto vise kanë qenë të populluara nga ilirët për çka flasin hulumtimet e shumta arkeologjike : Në Pazarin e Ri në vendin e tanishëm të kombinatit të Tekstilit "Rashka" ; mandej të mbeturat nga ari dhe qelibari të gjetura para shumë viteve të Kisha e Petrovës. Kjo e fundit na jep njohuri për mundësinë e ekzistimit të një lidhjeje të fiseve ilire, selia e secilës ka qenë në vendin e kishës së përmendur.

Toponimet e shumta në këto vise ruajnë kujtimit për ilirët. Emrat : Ras, Ibër, Pështër, Bishevë, Vapa, Lim etj. janë me prejardhje nga gjuha shqipe (ras-rrasë, lim-Lumi ; Ibër- i bardhë ; Vapë - vapa, -ë ; Pështër : Pesh- peshë ; ter- terr (terrësi), ter - thatësi.

Kur serbët u vendosën në Luginën e Lumit Rashka, i detyruan popullsinë vendase të tërhiqen në male dhe ua morën tokat. Gjithsesi të gjithë vendasit nuk u tërhoqën por një numër i tyre kanë mbetur në viset malore për rreth duke u marr me blegtori. Në vazhdimësi ata jetuan në këto vise, çka na bënë me dije edhe prezenca e sotshme e tyre në këto vise.

Sipas shënimeve të viteve 1905-1906 në këtë sanxhak jetonin 37.775 banorë. Shënimet japin të dhëna për përkatësin fetare të 27.980 banorëve mysliman (Shqiptare dhe Slave të konvertuar gjatë sundimeve Otomane) dhe të 19.795 krishterë (ortodoks të racës/kombësisë Shqiptare dhe serbe).
Gjatë luftës së dytë botërore Pazari i Ri ishte nën mbrojtjen e forcave vullnetare të rajonit. Më 4 nëntor 1941 forcat e armatosura çetnike i sulmojnë vendasit të cilëve ju vijnë në ndihmë rreth 6 000 vullnetarë nga rrafshi i Kosovës, Drenica dhe rrafshi i Dukagjinit, etj.






Marija Sllobodan Millosheviçit: 
"Shqipëria e Madhe" po bëhet e arritshme





















































Vajza e ish liderit famëkeq të Jugosllavisë, Sllobodan Millosheviç, thotë se babai i saj nuk është përgjegjës për luftën dhe akuzon për këtë Tuxhmanin dhe Izetbegoviçin. “Ai nuk kishte asgjë të përbashkët me ata”, thotë Marija duke shtuar se “babai im është vrarë nga Rendi i Ri Botëror” dhe se kjo ishte parashikuar që në vitin 2000.


Marija në një intervistë për gazetën serbe “Novi Standard”, Marija thotë për babain e saj se ai çdo punë që bënte, si student, si banakier, si president, si baba, i kryente me përsosmëri. Ajo cilëson “fatkeqësi” personalitetin e tij superior pasi kjo provokoi zili dhe urrejtje tek të tjerët.

Marija lidhur me luftën me ish-republikat e Jugosllavisë, thotë se ajo u nxit nga vetë ato dhe jo Serbia. “Kryetar i Presidiumit ishte Stjepan Mesiç, i cili si president i parlamentit kroat tha ne 5 dhjetor 1991: "Unë mendoj se e kam kryer detyrën, Jugosllavia nuk është më.". Në të njëjtin vit, me 23 dhjetor, Gjermania njohu pavarësinë e Kroacisë dhe filloi një luftë civile. Disa muaj më vonë, Tuxhman në Zagreb ka thënë: "Lufta do të ketë nëse nuk e duan Kroacinë. Ndërkohë që po zhvilloheshin negociata, formuan njësitë e e armatosura. "Dhjetor 1991. Alija Izetbegoviç, tha: "Bosnja dhe Hercegovina e pavarur, unë jam i gatshëm të sakrifikojë për paqe". Në Bosnje erdhën luftëtarëve të shenjtë nga shumë vende islamike për të krijuar shtetin e parë islamik në Evropë”, shprehet vajza e Millosheviçit.


Marija nënvizon se lufta për shpërbërjen e Jugosllavisë nuk ka përfunduar ende, duke thënë se janë Sanxhaku (Kosova) dhe Vojvodina. “Pas marrëveshjes së Dejtonit, ka pasur një takim të vendeve të Evropës Juglindore në Kretë në vitin 1997. Kryeministri shqiptar, Fatos Nano, tha publikisht se Kosova është një problem i brendshëm e Jugosllavisë. Pastaj babai nënshkroi një marrëveshje me Rugovën”, thotë ajo për “Novi Standard”.


Ajo thotë se “SHBA-të po përpiqeshin të gjenin gjuhën e përbashkët në favor të interesave të tyre ndërsa Millosheviçi u përpoq për të gjetur gjuhën e përbashkët me ta në favor të interesave serbe".


Në fund ajo flet edhe për Shqipërinë e Madhe, gjë e cila thotë ajo po bëhet e arritshme. “Një hartë e Shqipërisë së Madhe po bëhet më e arritshme për të gjithë sllavët e jugut të Ballkanit. Të gjithë duhet ta kuptojnë se rregullat nuk janë për një Serbi të Madhe por po bëhet Shqipëria e Madhe”.




Çfarë është ''Shqipëria natyrore'' 
 dhe kush është autokton?



Pas incidentit në stadiumin ‘Partizani’ në Beograd, të gjithë shqiptarët, i madh e i vogel, nga Mitrovica në Sarandë, nga Tuzi në Tetovë, po festojnë e gëzojnë triumfin e uljes së flamurit të ‘Shqiperisë etnike’ në kryeqytetin serb. Manifestimet e këtij gëzimi marrin forma që nga vendosja e atij flamuri si foto profili ne Facebook e deri tek idete me origjinale të tipit torta ditëlindjesh ne formen e hartës së ‘Shqipërisë etnike’ (kjo e fundit është goxha simbolike sepse duket sikur shfaq pasiguritë tona për ndarjen e ‘Shqipërisë etnike’ si me thikë).

Shumë shqiptarë po i gëzohen simbolit a priori, pa menduar gjatë se ç’kuptim ka apo si është krijuar. Dy elemente të flamurit kërkojnë një analizë më të thellë. Së pari, harta e deformuar e ‘Shqipërisë etnike’ dhe së dyti, nënshkrimi ‘Autochthonous’.

kosovo-flag

E nisim me hartën. Nëse do bëhemi nacionalistë irredentist, le të përdorim, të paktën, hartën e saktë që na la kuvendi i Vlorës dhe i Ismail Qemalit (portreti i të cilit figuron dhe tek smboli i valëvitur mbi Beograd).
Vilajetet shqiptare

Vilajetet shqiptare

Më 28 Nëntor 1912, kuvendi i Vlorës shpalli pavarësinë e të ashtuquajturës Shqipëri Etnike nga Perandoria Osmane. Në 1912, perandoria Osmane kishte nisur procesin e pakthyeshëm të dekompozimit, dhe në Europe i kishin mbetur vetem tetë vilajete, prej të cilave katër ishin me shumicë ose prezencë etnike shqiptare. Se kush dhe se çfarë quhej shqiptar në këtë periudhe nuk ishte aq e lehtë të përkufizohej sa eshtë sot. Rilindasit tanë u munduan ta përkufizonin këtë por u desh kohe që idetë e tyre të rridhnin tek artizani krutan apo bujku korcar apo peshkatari vlonjat. Kombi shqiptar ishte një ide, një projekt, si të gjitha kombet e tjera Europiane.
Image result for shqiperia etnike kur do te behet
Kur kuvendi i Vlorës shpalli pavarësinë e Shqipërisë, deklarata e njëanëshme e pavarësisë nuk përfshinte të gjithë territorin e të katër vilajeteve. Vilajeti i Shkodrës dhe i Janinës u shpallen pjesë e shetit të ri shqiptar pothuajse në tërësinë e tyre, por nga vilajeti i Manastirit dhe Kosovës vetëm disa sanxhake (nën-ndarje brenda vilajetit) u përfshinë në kufijtë e shtetit. Nga Vilajeti i Kosovës, pjesë e Shqipërisë u deklaruan vetëm sanxhakët e Prizrenit, Novi Pazarit dhe Prishtinës, ndërsa nga Vilajeti i Manastirit u shapllen territore shqiptare Sanxhakët e Korçës, Elbasanit dhe Dibrës. Siç shihet në hartën më poshtë, ne 1913 u paraqitën tre propozime për përcaktimin e kufijve. Propozimi Franko-Rus në ngjyrën kafe më të errët, propozimi Austro-Italian, që është dhe territori i sotëm dhe propozim i qeverisë së Ismail Qemalit në ngjyrë bezhë.
1912-13
1912-13

Duket qartë se harta që u flutura mbi Beograd përfshin jo vetëm Korfuzin (që jo vetëm që kurrë nuk është banuar nga shiptarë, por as nuk është pushtuar ndonjëherë nga Perandoria Osmane), por gjithashtu dhe shumë më shumë territore nga sa Ismail Qemali dhe Kuvendi i Vlorës shpallen të pavarur ne vitin 1912. Në momentin kur ne vetë fillojme e shkarravisim mbi nje hartë të Ballkanit pa respektuar rëndesinë e kufijve në hartë, ne vetë relativizojmë kufijtë e atij entiteti që quajmë Shqipëri Etnike dhe biem në të njejtin batak me nacionalizmin serb.
Image result for shqiperia etnike kur do te behet
Kufijtë e sotëm të Shqipërisë u njohën nga Konferenca e Ambasadorëve në Londër në vitin 1913. Sigurisht që tkurrja e kufijve në territorin që kemi sot ishte një padrejtësi e madhe. Harta më poshtë tregon territoret shqip-folëse që mbetën jashtë shtetit shqiptar pas vitit 1913. Gjatë këtyre viteve të tranzicionit e kemi ngushelluar veten se kur i gjithë Ballkani të integrohet në Bashkimin Europian, kufijtë kombëtare do të humbasin rëndësinë e tanishme. Shpresa është se shqip-folësit kudo që janë do të gravitojnë natyrshëm kulturalisht dhe ekonomikisht drejt Republikes së Shqipërisë. Fatkeqësisht, incidentet e fundit e kanë zhvendosur përkohësisht debatin larg qendrës dhe drejt ekstremit nacionalist.


DSC_0057

Elementi i dytë i flamurit që meriton analizë është nënshkrimi Autochtonous. Historikisht, gara për të pretenduar vjetërsi historike ka rezltuar në konflikte (jo vetëm midis shqiptarëve dhe serbëve, por edhe në konfliktet midis Greqisë dhe Maqedonisë, apo Maqedonisë dhe Bullgarisë etj.) Problemi rrjedh nga mënyra se si na mësohet historia (si serbëve, shqiptarëve dhe popujve të tjerë rreth nesh). Teoritë moderne të nacionalizmit (shih Benedict Anderson, Eric Hobsbawm, Ernest Gellner, etj.) e përcaktojnë qartë se nuk mund të flasim për kombe përpara shekullit të XIX. Ballkani nuk përbën përjashtim. Sigurisht që ka patur popullsi etnike shqiptare ndër shekuj, por për ta etniciteti nuk kishtë rëndësinë që ka sot. Identiteti i kombit shqiptar u krijua si i tillë në periudhën e Rilindjes.
Image result for shqiperia etnike kur do te behet

Megjithatë duke e prezantuar historinë e popullit shqiptar si një progresion linear i pashkëputur që nga pellazget e deri në ditët e sotme, tekstet shkollore jo vetëm që nuk marrin parasysh teoritë moderne të historiografisë dhe injorojnë fakte që nuk na vijnë për shtat, por gjithashtu fryjnë me zell nacionalist gjenerata të tëra që kërkojnë të mbrojnë autoktonitetin e tyre në një cep të caktuar të globit.

Serbët vuajnë nga kjo metodë e gabuar e mësimit të historisë gjithashtu. Ismail Kadare e ka thënë bukur se serbët krijojnë iluzionin se janë autoktonë pasi marrin si pike reference betejën e famshme të Kosovës në 1389 ku ushtria serbe u mund nga Sulltan Bajaziti I.

Logjika moderne serbe mbi autoktoninë është si vijon: nëse ne popullonim Kosovën në 1389 kur ushtria serbe u mund nga turqit, rrjedhimisht shqiptarët kanë ardhur më vonë në këto toka, çka na jep të drejtën që tu mohojme pavarësine pasi ne këtu jemi autoktonë.
Image result for shqiperia etnike kur do te behet
Serbët (ashtu si dhe ne) gabojnë pasi mundohen të projektojnë idenë e sotme të kombit në shekullin XIV. Kur Serbet u mundën në 1389, Serbia u bë vend vasal i perandorise Osmane. Në mesjetën e vonë, para dhe pas 1389, Serbia binte herë pas here nën vasalitetin e Bizantit ose mbretërisë së Hungarisë. Pra ndryshimi i madh që solli viti mitik 1389, të cilin serbët e konsiderojnë si gurë kilometrik për identitetin kombëtar, ishte besimit fetar mysliman i pushtuesit, më shumë se sa humbja e sovraniteti serb.

Pra në atë kohë etniciteti dhe kombësia nuk kishin ate kuptim që kanë sot. Përkatësia fisnore, rajonale apo fetare luanin nje rol shumë më të rëndësishëm në identitetin e njerëzve deri në mes të viteve 1800, kur popujt europianë (përfshi dhe Serbinë e Shqipërinë) filluan të formulonin idenë e kombit. Për Shqipërinë kjo u bë nëpërmjet rilindasve, sic thuhet dhe më lart, të cilët mundën të perkufizonin shqiptarinë si një projekt politik. Duke qenë se kombi, ashtu siç e njohim ne sot, është një krijesë e elitave në vendet respektive, gara për të gjetur se kush erdhi i pari në Ballkan, nuk ka shumë kuptim.
E thënë shkurt, askush nuk është autokton, askund. Ne mund të jemi pasardhës gjenetikë ose jo të atyre qe jetonin në këto toka qindra vjet më pare. Kjo nuk ka rëndësi për sa kohë që ata vetë nuk e identifikonin veten e tyre si pjestare të këtij komuniteti të imagjinuar në baza etnike. Sikur ne shqiptarët, ashtu si dhe serbët , të fokusoheshim në planet për ku duam ta çojmë kombin tonë përkatës aq sa fokusohemi tek çështja e prejardhjes, do të arrinim shumë më shumë, për të mirën e shumë më shumë njerëzve.

Image result for shqiperia etnike kur do te behet

Shqipëria natyrore  më 2022


Artisti bullgar Yanko Tsvetkov para katër vjetësh kishte nisur krijimin e hartave satirike gjeopolitike të Evropës.

Këtë e kishte nisur për t’ua sqaruar shokëve të tij të huaj situatën aktuale të Evropës, por edhe për të parashikuar të ardhmen e saj.

Në tri harta të ndryshme, ai e ka përshkruar stilin e modës, dashurinë në Evropë dhe ka parashikuar se si do të jetë harta e kontinentit të vjetër në vitin 2022.

Ai ka parashikuar se Shqipëria natyrore do të bëhet në vitin 2022, kur në Evropë do të ketë ndryshime të mëdha.

Në këtë vit Gjermania, Franca, një pjesë e madhe e Italisë, Austria do të bëhen bashkë në një shtet të quajtur “Merkelich”, duke aluduar në Angela Merkelin.

Në këtë hartë satirike ai ka parashikuar ndarjen e Spanjës dhe Greqinë si pronë të Kinës.

Serbia në këtë hartë është e bashkuar me Bosnjën e Hercegovinën.

Ekspertët e CIA-s, në 2035 trojet shqiptare të bashkuara


Emri:  timt.jpg

Shikime: 2883

Madhësia:  24.3 KB
Emri:  timt.jpg

Shikime: 2883

Madhësia:  24.3 KB








Një hartë e hartuar nga një grup ekspertësh dhe analistësh të dalë nga CIA, GRU dhe burime të tjera gjeostrategjike bashkon tokat shqiptare në vitin 2035.

Harta e proklamuar në disa media amerikane dhe ruse nxjerr në sipërfaqe bashkimin e Shqipërisë me Kosovën, pjesët të Maqedonisë, si dhe trevat shqiptare të Serbisë, Malit të Zi, etj.

Analiza dhe studimet për përgatitjen e hartës janë bazuar në analiza dhe studime speciale të shërbimeve prestigjioze amerikane dhe ruse si CIA dhe GRU, por edhe nga burimet e rëndësishme të institucioneve ndërkombëtare që merren me studime gjeostrategjike, punimet e Zbigneë Brzezinski, Samuel Huntington, etj.

Harta e përgatitur parashikon edhe ndarjen e Bosnjë - Hercegovinës ndërmjet Kroacisë dhe Serbisë.

Ndarjet e reja do ta tronditin edhe Evropën. Ndryshimet territoriale do të fillojnë në Ishujt Britanikë, ku Skocia do të deklarojë pavarësinë pas referendumit në vitin 2013. Kjo do t'i japë shtysë për bashkimin e Irlandës.

Baskia dhe Katalonia si shtete të reja do të deklarojnë pavarësinë ngaSpanja duke marrë edhe një pjesë të territorit francez.

Kolapsi i multikulturalizmit do të fillojë në Francë. Në pamundësi për të asimiluar etnicitetin ndryshëm ish-kolonial të ngjyrave të ndryshme, ajo do të duhet të përdorë masa për deportimin e tyre. Përqendrimi i lartë i grupeve islamike do të hapë një rrugë për një rritje të shtetit islam arab në jug të Francës. Lorraine mbi baza federale do të bashkohet me Gjermaninë.

Nga Belgjika më në fund do të ndahet Flamania, e cila do të bashkohet me Holandën.

Fati i trishtuar do të pëspj Polonia, e cila do të heq dorë nga Silesia, Pomerania dhe Prusia, të cilat do të jenë synime të marrëveshjeve midis Berlinit dhe Moskës. Nga ana tjetër, Moska gjithashtu nuk do të mund të mbajë rajonin Kaliningrad dhe do të transferojë atë në Gjermani.

Bjellorusia do të zhduket si një shtet dhe të bëhet provincë e Rusisë. Rusia gjithashtu do të rrëmbejë pjesët lindore të Letonisë, Estonisë dhe Ukraina(duke përfshirë edhe jugun Ukrainen dhe Krime). Ndryshime të mëdha do t'i nënshtrohen në Kaukaz, sepse Rusia nuk ka gjasa të jetë në gjendje për të mbajtur Ceçeninë dhe Dagestanin. Kufijtë e rinj do të nxirren me metoda staliniste ndoshta përgjatë lumit Terek me prerjet e rajoneve të populluara malore larg nga Rusia.





Tre lloj patritizmash duhet ti bashkojne shqiptaret e viseve se Shqiperise natyrore

Patriotizmi i shqiptareve te Shqiperise duhet te sherbeje si ndjenje vitaliteti dhe krenarie ndaj fqinjeve qe nuk dine te respektojne te drejtat e shqiptareve.Pra shqiptaret e shqiperise e duan patritizmin si nje komoditet ne kohen qe po jetojme qe askush mos kete te drejte te ktheje refugjate, askush mos kete te drejte te nderrojne emra, te ktheje pashaporta apo te dhunoje kufijte tane.
Emri:  484264_448608175203729_1016685264_n.jpg

Shikime: 6704

Madhësia:  31.8 KB
Patriotizmi i shqiptareve te Kosoves duhet te sherbeje si nje mjet per njohje nga ana e shteteve fqinje dhe me gjere te pavarsise se ketij shteti te ri.Ky lloj patriotizem nderton dhe nje shtet qe eshte akoma i ri.

Patriotizmi i shqiptareve te Maqedonise sherben per perballjen e tyre me asimilimin te drejtat e shqiptareve pse jo dhe ne prespektive shkeputje per tu bashkuar me Kosoven dhe Shqiperine ne te ardhmen.
Emri:  484264_448608175203729_1016685264_n.jpg

Shikime: 6704

Madhësia:  31.8 KB
Nese patritoizmi ngelet ne kete kufi ai eshte i mrekullueshem per kete toke shqiptare qe ka me shumice te saj popullsi muslimane.
Emri:  484264_448608175203729_1016685264_n.jpg

Shikime: 2453

Madhësia:  31.8 KB
A e dini se kush do jete kryqyteti i Shqiperise se Madhe?Kush mendoni ju?Une per vete e kam nje opsion hamendesimi por spo e them se e shkruajne neser gazetat greke

2015-12-04

Bleona Qerreti foto provokuese në të brendshme


Bleona Qerreti u rikthehet fotove provokative.

bleona-brendshme

Kengetarja shqiptare e cila po qendron prej disa javesh ne Shqiperi per shkak te pjesemarrjes ne jurine e X-Factor, ka publikuar nje foto “pranverore” ku shfaqet vetem ne te brendshme, citon lajmifundit.al.


Ajo beri buje gjate ketij viti per veshjen e saj provokuese me fustanin rrjete ne AMA AWARDS.
Image result for bleona qereti
Bleona nuk ka kursyer ekspozimin e trupit të saj as në pushimet në plazhin e Bodrum të Turqisë. 
Image result for bleona qereti
Image result for bleona qereti
Këngëtarja është fotografuar duke marrë rreze pa veshur rroba banjo, teksa ka ekspozuar edhe gjoksin e saj të shumëpërfolur për të cilin ka thënë se nuk e ka bërë operacion.
Image result for bleona qereti
Elegante por pa forma trupore, Bleona pa komplekse ka vënë në kokë një kapele rozë dhe për një mbathura, një palë të zeza.

Operacion i madh policor në Kaçanik, në kërkim të Lavdrim Muhaxherit

Kush është Lavdrim Muhaxheri?


Lavdrim Muhaxheri, që tash është lideri i luftëtarëve shqiptarë në grupin paramilitar të Shtetit Islam të Irakut dhe Shamit (ISIS), në luftë në Siri e Irak, ka punuar për KFOR’in amerikan, në kampin “Bondsteel” dhe për NATO’në në Afganistan. Ai në Ramazanin e viti 2013 ka qenë pjesë edhe e aktiviteteve të BIK’ut në Kaçanik, gjë që dëshmohet nga disa foto që botohen për herë të parë. Tre persona janë arrestuar dhe i katërti është në kërkim dhe të gjithë dyshohen për terrorizëm- aktivitete që i kanë bërë të lidhur me Lavdrim Muhaxherin. 
​Kush është Lavdrim Muhaxheri?

http://www.rferl.org/content/islamic-state-kosovars-fighting-syria-iraq/26957463.html

Lavdrim Muhaxheri, nuk është kthyer në Kosovë. Së paku këto janë rezultatet e një operacioni të madh policor të zhvilluar të mërkurën në mesnatë në “qytetin e xhihadistëve”, Kaçanik. Forcat e rendit nuk e kanë gjetur aty shqiptarin më të kërkuar në botë, të cilin e kërkon edhe Policia Ndërkombëtare –Interpol.

Por, Muhaxheri, nuk është kërkuar vetëm në qytetin e tij të lindjes. Bastisje janë kryer edhe në disa lokacione tjera.
Image result for lavdrim muhaxheri
Autoritetet e sigurisë së shtetit i kanë trajtuar seriozisht raportimet e mediave shqiptare se kaçanikasi, i cili prej vitesh dallohet si luftëtar i ISIS’it në Siri, Lavdrim Muhaxheri, mund të ndodhet brenda territorit të Kosovës.
Image result for lavdrim muhaxheri
Në Kaçanik kanë njoftuar se mesnatën e së mërkurës, Policia e Kosovës është parë duke bastisur shtëpinë e Lavdrim Muhaxherit dhe disa zona përreth ku thuhej se mund të jetë strehuar xhihadisiti shqiptar pas kthimit në Kosovë.
Image result for lavdrim muhaxheri
Sipas të njëjtave burime, bastisjet nuk kanë ndodhur vetëm në shtëpinë e babait të Muhaxherit në Kaçanik por dhe në disa fshatra përreth këtij qyteti.
Image result for lavdrim muhaxheri
Megjithatë, atje nuk është gjetur asgjë. E as dëshmi se Muhaxheri mund të jetë kthyer. Kjo pasi Policia e Kosovës nuk ka raportuar ende në lidhje me këto bastisje dhe këtë aksion.
Image result for lavdrim muhaxheri
Ky operacion ka ndodhur vetëm një ditë pasi Policia e Kosovës kishte vënë në pranga një tjetër të dyshuar për terrorizon, Samet Imishtin nga Hani i Elezit.

Dyshimet për kthimin e Muhaxherit në Kosovë, Policia i kishte trajtuar të martën që shkoi në një konferencë për media.

Luan Keka nga Drejtoria e Antiterrorizem e PK’së pati deklaruar se Polica nuk posedon asnjë informacion se Muhaxheri ka shkelur sërish në vendlindjen e tij. Duke kujtuar më pas se ndaj tij ka edhe urdhër arrest ndërkombëtarë nga INTERPOL’i.

“Aty ku haset ai me siguri se do të ndalohet”, kishte thënë Keka. Por, nuk vonuar shumë dhe Policia është nisur drejtë Kacanikut.

Kjo nuk është hera e parë që për terroristin kosovar dyshohet se mund të jetë kthyer nga lufta në Siri.

Së fundit, media të ndryshmet të Ballkanit, bazuar në burime, raportonin se Muhaxheri kishte hyrë në Ballkan përmes valës së refugjatëve aziatikë, rreth dy muaj më parë, derisa për disa kohe thuhej të ketë qëndruar në Maqedoni, e më pas të jetë kthyer në Kosovë.

Image result for lavdrim muhaxheri

Krejtësisht, raportim i kundërt u dha dy ditë më parë, ku u fol se Muhaxheri aktualisht është në gjendje të rëndë dhe i paralizuar.

Ndryshe Lavdrim Muhaxheri iu bashkua luftës në Siri, si muxhahedin, në vitin 2012, për t’u kthyer nga atje një vit më vonë.


Image result for lavdrim muhaxheri
Fillimisht ai ishte i rreshtuar përkrah grupit “Al Nusra”, e më pas me tu kthyer sërish në Siri, në vitin 2013, iu bashkua luftëtarëve të shtetit islamik, ISIS, ku edhe mori pozita udhëheqëse.
Image result for lavdrim muhaxheri
Lavdrim Muhaxheri u bë i famshëm me një video në Youtube ku ai u bënte thirrje të rinjve shqiptarë për t’u bashkuar në luftimet në Siri.
Image result for lavdrim muhaxheri
Më pas, kosovari më i njohur në ISIS, u paraqitë në një tjetër video ku shihej duke e grisur pasaportën e Kosovës, bashkë më disa kosovarë të tjerë.
Image result for lavdrim muhaxheri
 Fotografia përmes të cilës ai u njohë edhe ndërkombëtarisht ishte ajo duke prerë kokën e një të riu, për tu paraqitur së fundi edhe në një video ku shfaqej duke e ekzekutuar një burrë me bazuka.

Blerina Rogova – Gaxha :Diktatura dhe kultura


Blerina Rogova – Gaxha


Nëse regjimet totalitare komuniste e kishin kuptuar drejt maksimën se “arti na mbron që të mos na vrasë e vërteta”, atëherë ata edhe ishin pozicionuar që duke e shfrytëzuar artin, t’i vrisnin gjithë kundërshtarët, dhe populli proletar te mos e kuptonte. Kështu kishin bërë diktatorët e kohës, që nga Stalini e deri tek i fundit për ideologjinë shqiptare, Enver Hoxha!
Arti dhe kultura e masave, përhapja e letërsisë, e muzikës, poezisë, pikturës dhe e të gjitha krijimtarive të tjera artistike, sado që për qëllime ideologjike dhe për diktatorin, ka shërbyer më mirë se asnjëherë që popuj të tërë të mos vriteshin nga e vërteta.

Megjithëse Kosova ishte një “sui generis” edhe në zhvillimin e arit të ideologjisë, ekspertët ngulin këmbë se dikur dhe nën pushtim, “arti ishte më shqiptar sesa sot, më hyjnor e më cilësor, madje dhe pa asnjë dyshim më popullor!”

Kosova ka disa vjet qe nuk ka më kohë që artin dhe kulturën ta ketë prioritet. Një vend që kërkonte emancipimin dhe në të njëjtën kohë rrinte në front për t’u mbrojtur nga ekzekutimi, ka vetakuzuar atë që njihet si punë shpirti. Arti thonë është shpëtim, dhe qëllimi i tij është të na e pastrojë përditshmërinë nga pluhuri që i vëmë çdo ditë.

Çfarë na e pastron “zhyllin” e përditshëm? Arti jo! Nuk e duam s”e nuk e duam. A kemi qenë gjithnjë kaq fanatik në mosdashjen e artit, apo “ka ndodhur” rrugës që të bëhemi refuzues kokëfortë? Trashëgimia jonë popullore flet ndryshe. Edhe në kohët e tmerrshme, ajo që ishte shpirtërore qe e vetmja mbijetesë. “E kemi artin të mos vdesim nga e vërteta!” Por me gjasë të vërtetën e duam më shumë dhe në këtë rrugë të stërgjatë kemi parë vetëm ato që kishim të rëndësishme, të tjerat mbetën të padukshme.

Prandaj ndodh që një sallë teatri të jetë bosh, që një muze të mos ketë vizitorë, një galeri të ketë mallë për artdashësit, një kinema përgjysmë e mbushur, një shtëpi kulture të duket si fantazmë, siç duket dhe një bibliotekë. Ato ekzistojnë, të mjerueshme ashtu siç janë, vetëm se vizitorët nuk i kanë. Por ndodh që edhe në këtë ateizëm kulturor, të ketë salla që din të mbushen plot, megjithëse kryesisht rrallë, madje edhe në këmbë të përcjellin një shfaqje. Vetëm se kjo qe një shfaqje për fëmijë dhe e mbushur plot me të vegjël dhe prindër. Ndoshta prindërit do ta shfrytëzojnë si një “picture to share” në rrjetet sociale për të kallëzuar sesa të përkushtuar janë. Edhe atëherë kur shfryjnë brenda sallës ose pinë kafe jashtë saj.

A po i vret e vërteta të rriturit aq sa ua ka vrarë edhe ndjesinë për ta kapur të bukurën. Apo ndoshta ashpërsia e botës reale nuk është aq e ashpër, dhe toleron një botë edhe pa kulturë?

Ajo që krijuesit e shndërrojnë në art dhe populli në kulturë nuk rri në sipërfaqe. Mbase ne e kemi dënuar të vdesë pa i dhënë asnjë mundësi që të shfaqë atë karakterin që lëvizë botën. Por bota jonë kishte të tjera halle, dhe kështu ndodhi. Ia kemi shtypur kryet dhe e kemi vrarë, pa e lënë asnjëherë të bëhet i dukshëm.

Dikush thotë se arti duhet t’i imponohet popullit. Po si mund të bëhet kur ai shndërrohet në “një lloj” që luhatet në prag të shfarosjes. Ndoshta pse institucionet që udhëheqin me kulturën janë bërë të korruptueshme vetë dhe prandaj s”kanë asnjë interes që të bëjnë për të tjerët. Apo ndoshta pse edhe pushtetet tjera nuk i japin hapësirë, duke e shtypur e shtypur. Televizionet në “prime time” vjellin prej politikës, e sa për lajmet qendrore, vend ka vetëm kur vdes ai, artisti i madh. Emisionet për kulturën lëvizin poshtë e lart orëve, por edhe atëherë kur janë, ta shpifin. Kështu ndodh dhe kështu e kemi pranuar!

Mbase sensi ynë për artin po shfaroset dhe ne s”e kemi guximin të mos e lejojmë. Apo mund të ndodhë që edhe ne si rusët apo kinezët, pas revolucionit kulturor një shekull më parë, të thërrasim: “Në emër të së ardhmes po e djegim të sotmen, po i shkatërrojmë muzetë dhe mbi lulet e artit do të shkelim!” Lëvizja që inspironte krijimin e një estetike të re për klasën punëtore, kishte marrë emrin nga diktatura dhe kultura e proletariatit. Ajo ishte opiumi i popullit që vritej e nuk e kuptonte. Çfarë emri do të mund të kishte diktatura dhe kultura sot…në mos të miletit, ato të dyja janë të pushtetit. Këta të gjitha i kanë për vete!


******

E lindur në Gjakovë me 1982, që me librin e saj të parë «Gorgonë» (2009) Blerina Rogova Gaxha u rreshtua në vijën e parë të poetëve të suksesshëm shqiptarë. Për «Gorgonë-n» mori çmimin e Mitingut të Poezisë si për librin e vitit. Lexime në qendra dhe panaire të ndryshme sidomos perëndimit të Evropës. Poezitë i ka të përkthyera në gjuhë të ndryshme dhe fituese e bursës për shkrimtarë në Split të Kroacisë për vitin 2013. Është redaktore e kulturës së gazetës «Zëri».

Poetes, eseistes dhe gazetares Blerina Rogova Gaxha i është ndarë çmimi prestigjioz për letërsinë “Crystal Vilenica” në një ndër festivalet më të rëndësishëm të letërsisë në Evropën Qendore “International Literary Festival-VILENICA”. Pos Blerina Rogova Gaxhës, laureate e çmimit në edicionin jubilar, të 30-tin me radhë të festivalit, është edhe shkrimtarja sllovene Polana Glavan. Dy fitueset janë zgjedhur në mesin e emrave të njohur të letërsive evropiane.

Çmimin e ka ndarë Juria ndërkombëtare, me president shkrimtarin dhe akademikun e njohur indian K. Satchidanandan, dhe anëtarët: shkrimtaren Órfhlaith Foyle (Irlandë), shkrimtarin Dejan Trajkovski (Maqedoni) dhe botuesin e shkrimtarin Janis Oga (Lituani).

Juria, në arsyetimin e çmimit, ka thënë në deklaratën e saj se: “Në shpirtin e vitit të 30-të festivalit ndërkombëtar Vilenica, çmimi i jepet dy autoreve jashtëzakonisht të talentuara. Shkrimtarja kosovare Blerina Rogova Gaxha në poezinë e saj jep trazirën dhe traumën e popullit të zënë në dilemën e tranzicionit të rëndë. Shkrimi i saj tregon për fuqinë e letërsisë që shndërrohet në testament të kohës, siç zbulon edhe forcën e thellë të shpirtit njerëzor i cili arrin t’i transcendentojë tensionet e historisë nëpërmjet gjuhës së imagjinatës.”

Ndërkaq, çmimi i nderit i festivalit, për kontributin e madh dhënë në letërsi, këtë vit i është ndarw shkrimtarit çek të përkthyer në më shumë se 50 gjuhë, Joachym Topol.

Festivali i cili organizohet nga Shoqata e Shkrimtarëve Sllovenë në bashkëpunim me Cultural Society Vilenica , çmimin “Crystal Vilenica” ua ndan autorëve nga Europa Qendrore dhe më gjërë. Fitueset janë zgjedhur në mesin e shkrimtarëve të njohur të letërsive evropiane, ndër ta edhe shkrimtar me emër botëror, si autori italian Stefano Benni.

Fituesi i çmimit “Kristal Vilenica” merrë statujën e festivalit dhe ftohet mysafir nderi në Festivalin e shquar Ndërkombëtar të Letërsisë “Cúirt” në qytetin Galway në Irlandë. Autorja Gaxha, është autorja që Kosovën për herë të parë e përfaqëson në festivalin në të cilin përgjatë tridhjetë viteve kanë marrë pjesë pjesë emrat e mëdhenj të literaturës botërore. Pos me poezinë, autorja ishte edhe një nga katër eseistët dhe panelistët, të cilët kanë shkruar esetë mbi temën e edicionit të sivjemë “Reflections on Place” (Odzven prostora), ese këto të botuara në edicionin e veçantë të Central Europian Iniciative.

Festivali zë vend çdo fillim shtator në rajonin Karst të Sllovenisë, dhe gjatë ditëve shtrihet në disa nga qendrat sllovene. Ai mbledh poetë, prozatorë, eseistë dhe dramaturgë, përkthyesë, botuesë, editorë, në leximet, diskutimet dhe evente të tjera kulturore.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...