2015-12-12

Lista e Udhëheqësve të Mendimit Global për vitin 2015.


Instituti “Gottlieb Duttweiler” dhe gazeta “The WorldPost”, në bashkëpunim me studiuesin e Institutit të Teknologjisë së Masaçusetit, Peter Gloor, kanë hartuar listën e Udhëheqësve të Mendimit Global për vitin 2015.
Lista përmbledh zërat më ndikues të botës, që do të thotë ata që ndryshojnë mënyrën sesi mendojmë dhe sesi përhapen idetë. Idetë e mëdha mund të ndryshojnë botën, dhe këta mendimtarë kontribuojnë me idetë e tyre.
Idetë e mëdha dhe të mprehta kanë dy gjëra të përbashkëta: duhet të mendohen nga njerëz dhe më pas të shpërndahen. Disa nga njerëzit më me ndikim janë:

Tetë udhëheqësit e mendimit global për vitin 2015
1. Papa Françesku
Image result for paulo coelho quotes
2. Paulo Coelho
Image result for Muhammad Yunus
3. Muhammed Yunus
Image result for orhan pamuk
4. Orhan Pamuk
Image result for edward snowden
5. Edward Snowden
Image result for umberto eco
6. Umberto Eco
Image result for richard dawkins
7. Richard Dawkins
Image result for dalai lama
8. DaLai Lama

Këshillat e agjentes së FBI-së për të kuptuar se kë keni përballë

Këshillat e agjentes së FBI-së për të kuptuar se kë keni përballë

A jeni kureshtar të lexoni mendjet e njerëzve me të cilët keni të bëni në jetën tuaj? Një agjente e FBI-së ka rrëfyer më së miri mënyrat se si mund ta bëni këtë gjë

“Nuk shërben aspak një pyetësor i mirëfilltë për të kuptuar se çfarë vërtitet në mendjen e dikujt. Sinjalet janë gjithmonë të njëjtat, mjafton të dini t’i mblidhni”.
Kështu thotë Larae Quy, ish-agjente e FBI-së për 23 vjet, tashmë e mirënjohur për teknikat dhe këshillat se si të “lexojmë” atë që kemi përballë, të kontrollojmë emocionet dhe të kemi sukses në biznes dhe në jetë.
Më poshtë janë nëntë këshilla për të kuptuar se kë keni përballë të përmbledhura nga revista “Inc”.
Klasifikoni sjelljet e të tjerëve
Çdo person është i veçantë, ndërsa miraton një sjellje të caktuar. Ka nga ata të cilët pastrojnë zërin ndërsa flasin dhe të tjerë që shikojnë dyshemenë, kryqëzojnë krahët, e ngrenë shumë kokën, lëvizin qafën, përplasin lehtë këmbët etj.
Përgjithësisht, këtyre sjelljeve nuk u kushtohet vëmendje, por në rast të kundërt, nuk gjendet dot se me ç’rast lindin. Në origjinë të këtyre veprimeve mund të jenë arsye të ndryshme: mund të bëhet fjalë për sjellje të vogla, ose mund të jenë sinjale nervozizmi, inati ose gënjeshtre. “Shfletimi” i sjelljeve të të tjerëve do t’iu ndihmojë t’i njihni ato.
Vëreni mospërputhjet
Kushtojini vëmendje ngjarjeve që nuk përputhen me sjelljen normale të një personi dhe veprimeve të tij jashtë së zakonshmes. Për shembull: keni vënë re se një furnizuesi juaj i rëndësishëm ka zakonin të pastrojë vazhdimisht fytin kur është nervoz. Ai e bën këtë gjë kur provon të bëjë ndryshime në marrëveshjen tuaj tregtare.
Po nëse pas kësaj mund të fshihej edhe diçka tjetër? Nëse vini re një sjellje të tillë, ju mund ta thelloni edhe më tej çështjen, duke bërë më shumë pyetje se sa në një situatë normale.

Vëmendje të gjitha gjesteve

Asnjë gjest apo fjalë të marra veçmas nuk shënjojnë domosdoshmërisht diçka, por kur sjelljet e çuditshme bëhen më shumë se një, atëherë kushtojini vëmendje. Për shembull, furnizuesi jo vetëm që do të vazhdojë të pastrojë fytin, por edhe do të lëvizë kokën dhe këmbët. Bëni kujdes!

Ndajini veprimet

Keni nuhatur se diçka vepron në mënyrë paksa të ndryshme në krahasim me normalen. Zhvendoseni fokusin te pjesëtarët e tjerë të grupit për të parë se në çfarë mënyre ndërvepron ky person me të tjerët. Ndryshon shprehi? Po qëndrimin e trupit?
Shihuni në pasqyrë
Neuronet në pasqyrë janë monitorë të ngulitur në trurin tonë, të cilët reflektojnë gjendjen shpirtërore të të tjerëve, na lidhin me të tjerët, derisa mund të kuptojmë sjelljet. Një buzëqeshje për shembull, aktivizon muskujt e buzëqeshjes në fytyrën tonë, ndërkohë që një rrudhje vetullash, çon në vrenjtje.
Kur shohim dikë që na pëlqen, vetullat dhe muskujt facialë relaksohen, koka shkon paksa mënjanë. Nëse partneri juaj nuk jua kthen pikëpamjen që ju ndjeni, ky mund të jetë një mesazh i qartë: nuk i pëlqeni, ose nuk është i gëzuar për diçka që keni bërë.

Kush e ka “zërin e fuqishëm”

Personi më ndikues, nuk është gjithmonë ai i ulur në krye të tavolinës. Ata që janë të sigurt në vete, kanë një ton zëri linear. Në një sallë mbledhjesh përreth një tavoline, ka shumë mundësi që personi më i sigurt, është ai i cili ka edhe më shumë pushtet apo ndikim tek të tjerët: qëndrim të drejtë e zë të fortë. (Bëni kujdes që të mos ngatërroni zërin me vokalin e fuqishëm).
Nëse keni ndër mend t’i propozoni një ide një grupi personash, fillimisht kushtojini vëmendje liderit të grupit, i cili mund të ketë edhe një personalitet të dobët, dhe për këtë, nuk jeni personi i duhur të cilit mund t’i drejtohet. Edhe pse në dukje nuk mund të duket kështu, ai ose ajo varen në masë të madhe nga të tjerët për të marrë vendime, po ashtu ndikohen lehtësisht nga paragjykimi i tyre. Ndaj, identifikoni në grup “zërin e fuqishëm” dhe shanset për të pasur sukses do të rriten në mënyrë të ndjeshme.
Vëzhgoni ritmin
Shpesh, njerëzit që kanë një ecje zvarritëse, mungesë rrjedhshmërie në të lëvizur dhe mbajtjen e kokës ulur, nuk kanë besim në vete. Nëse nuhasni këto të dhëna në një pjesëtar të skuadrës suaj, mund të bëni një sforco më shumë për të lavdëruar ose për të vlerësuar punën që ai/ajo bën, në mënyrë që ta ndihmoni të ketë më shumë besim në vete. Ose, përgjatë një mbledhjeje, mund t’i drejtoni pyetje ngacmuese për ta nxitur të shprehë idetë e veta.
Identifikoni foljet e veprimit
Kur isha agjente e FBI-së kam zbuluar se fjalët janë “mjetet” më të mira për të hyrë në kokën e një personi tjetër. Fjalët reflektojnë mendimet, në një frazë është mirë të identifikoni ato më domethënëset. Për shembull, nëse shefi thotë se “vendos të blejë markën X”, fjala e rëndësishme është “vendos”. Shumë lehtë kjo fjalë do të thotë se: shefi juaj 1) nuk është impulsiv, 2) ka vlerësuar opsione të ndryshme, 3) reflekton mbi gjërat. Fjalët të cilat tregojnë veprim ofrojnë të dhëna mbi mënyrën me të cilën mendon një person.
Kërkoni disa të dhëna mbi personalitetin
Çdokush prej nesh ka një personalitet unik, por ka disa linja, të cilat mund t’iu ndihmojnë ta “lexoni” atë që keni përballë. A ka ky person një sjellje introverse apo ekstroverse? Në çfarë mënyre e menaxhon rrezikun dhe pasigurinë? Çfarë tregon egoja e tij? Si sillet kur është nën stres? Po kur është i qetë?

Fitim Dika : Konflikti Rusi-Turqi: Cila është marrëveshja për ngushticën e Bosforit?

Konflikti Rusi-Turqi: Cila është marrëveshja për ngushticën e Bosforit?
Ngushtica e Bosforit, që ndan qytetin e Stambollit në dy pjesë, është ndër ngushticat më të rëndësishme në botë, pasi lehtëson ndjeshëm eksportet e vendeve të Detit të Zi me botën tjetër. Ajo ka qenë arenë përplasjeje mes shumë forcave të jashtme dhe shtetit turk, për të arritur vetëm marrëveshje relative dhe të përkohshme. Kjo për faktin se Turqia kërkon ta menaxhojë tërësisht ngushticën, për të mos rrezikuar kryeqendrën e saj Stambollin, ndërsa vendet si Rusia, Bullgaria, Rumania dhe Ukraina kërkojnë ndërkombëtarizimin e saj, për të eksportuar më lehtë produktet e saj. Një problem që mbetet paksa në heshtje, Stambolli, është parë historikisht nga sllavët ortodoksë si qendra e ortodoksisë, që kurdo duhet tu “rimerret” muslimanëve.
Karakteristikat gjeografike
Ngushtica e Bosforit nuk është si Kanali Suez (Egjipt), që lidh oqeanin Indian përmes Detit të Kuq me Detin Mesdhe, dhe as si ngushtica e Panamase, që shkurton gjitha rrugët që lidhin oqeanin Atlantik e Paqësor. Kjo se këto të dyja janë artificialë, ndërsa ngushtica e Bosforit është natyrale; ngjashëm si me Gjibraltarin.
E kaluara e Stambollit si qytet
Prej kohët e lashta qyteti që ndan Azinë me Europën ka pasur rëndësi jetike për forcat botërore. Grekët e lashtë sipas lengjendës, kanë shkatërruar çdo anijë që ka kaluar ngushticën, ndërsa pak vite më vonë, perandori romak, Konstandini, krijoi qytetin e ri, me emrin e vet, Konstandinopoli,që ishte qendra më e rëndësishme dhe strategjike e kohës.
Ajo pushtohet nga ushtria e osmanëve, të mbështetura dhe të inkurajuara edhe nga thënjia profetike, se qyteti do sundohet një ditë nga ushtritë muslimane.
Edhe sot e kësaj dite qyteti ka strategjinë e vet, pasi është ngushtica e dytë më e përdorur për transportet ekonomike pas asaj të Doverit (Angli/Francë).
Historia e traktateve
Rusia ka gjashtë deri në nëntë muaj ujërat e saj në Siberi të ngrirë, duke mundësuar tregtinë e saj vetëm përmes ngushticës në Stamboll, që shkurton edhe rrugët e saj. Poashtu me marrjen e Krimesë me referendumin ku dolën “105% të popullatës”, Rusia ka stacionuar forcat e saj ushtarake atje, që është jo larg nga Stambolli. Kjo ka shtyre në mos marrëveshje me legalitetin e Bosforit që Bota sot ua sqaron në vijim sipas viteve.
Lufta ruse-turke e vitit 1877 deri në 1878 ishte pjesë e kësaj mosmarrëveshjeje, pasi Rusia kërkonte akses në ngushticë, duke i paraprirë gjakderdhjes së LPB, ku vdiqën rreth gjysmë milionë ushtarë në Dardanelet.
Në vitin 1920, Traktati i Sevres, demilitarizoj ngushticën dhe shpalli ujërat e saj si ndërkombëtare të kontrolluar nga Liga e Kombeve. Më pas, Traktati i Lauzanës, ri-integroi ujërat e saj në territorin turk, por lejoi anijat ushtarake dhe tregtare ta përdorin atë. Në fund, Konventa e Mentreux e qershorit 1936 i shpalli ujërat e Bosforit si ndërkombëtare, por i dha të drejtë Turqisë që të kontrollojë anijet e të gjitha shteteve përveç atyre të Detit të Zi.
Gjatë LDB Josef Stalini kërkoi të ndërtojë një bazë ushtarake afër ngushticës, duke e irrituar rëndë Turqinë dhe kërkuar anëtarësimin e saj në NATO, 1952.
Me rritjen e kërkesës së naftës siberiane dhe eksportet ruse në përgjithësi, Bospfori mori rol edhe më të rëndësishëm. Nafta nga Novorossiysk kalon përmes kësaj ngushtice. Sot nga Stambolli kalojnë 50.000 anije tregtare në vit.
Për t'u kthyer te Marrëveshja e Mentrux, ajo parasheh ndryshimeve çdo 20 vjet dhe rivlerësimi i saj i bie të rishikohet në 2016, ku pritet të jetë mjaft emocionuese pas krizës ruse-turke.
Tani për autoritet turke ka mbetur një zgjidhje që si projekt ekziston nga Sulejmani i Madhërishëm me arkitektin e tij Myanmar Sinanin - projeketin Kanal Isntabul. Kjo do shmangte anijet ndërkombëtare nga Stambolli, duke i drejtuar nga ngushtica e re, dhe nuk do shqetësonte turqit për ta quajtur atë si qytetin e qindpërqindtë turk.

Kritika në shtypin perëndimor për komentet e Trumpit

Me kërkesën e tij për ta përfunduar gjithë emigrimin mysliman, kandidati republikan për president amerikan, Donald Trump, e ka radhitur vetveten në politikat raciste dhe injorante të emigrimit të vitit 1920, shkruan revista amerikane, Newsweek, dhe konstaton se kjo gjë “është tragjike për disa arsye”.

Amerika është vend i emigrantëve, dhe ka qenë e tillë për shekuj. Emigrantët myslimanë kanë kontribuar në mënyrë tejet të çmueshme për rritjen dhe avancimin amerikan.

Revista Newsweek konsideron se duke u përpjekur që ta plaçkis të ardhmen e kontributeve të pafundme të emigrantëve myslimanë amerikanë për këtë vend, Trump po e dëmton Amerikën.
kritika
Revista konstaton se propozimi i tij zhgënjyes është jokushtetues dhe e fuqizon ideologjinë ekstremiste.

E përditshmja Washington Post e trajton krahasimin e kandidatit republikan për president amerikan, Donald Trump, me biznesmenin, Wendell Willkie, i cili në vitin 1940 e kishte fituar nominimin republikan.

Por, Trump ndryshon diametralisht nga Willkie, pasi luan në frikën ndaj të huajve dhe minoritetet fetare dhe religjioze.

“Analogjia është absurde”, thotë David Ghart, shkencëtar politik në George Mason University.

Me të vërtetë Trump më tepër i ka borxh traditës së biznesmentit Willkie se sa asaj të Benito Musolinit, sepse nëse ai duhet të krahasohet me një figurë politike të vitit 1940, atëherë ai i afrohet ish-diktatorit italian, Benito Musolinit, shkruan gazeta.

Dallimi nuk është vetëm sipërfaqësor. Shpallja se ai do t’i bllokojë të gjithë myslimanët nga hyrja në Shtetet e Bashkuara, ka shumë theksime të dukshme fashiste.

Historiani konservator ushtarak, Max Boot, në Twitter ka shkruar se “Trump është fashist. Ky nuk është term që e përdori lirshëm ose shpeshherë. Por, ai e ka merituar atë”.

E përditshmja londineze, Financial Times, e boton artikullin me titull “Sulmi fyes i Donald Trumpit në vlerat amerikane”.

Gazeta shkruan se në shumë nivele, propozimi i Trumpit për ndaljen e hyrjes së të gjithë myslimanëve në Amerikë, paraqet zile alarmi.

Në aspektin moral, mbyllja e kufijve të Shteteve të Bashkuara, për një kategori të tërë të popullit, është i neveritshëm.

Implikimi se secili mysliman është rekrut potencial i ISIS-it është fyes dhe jokushtetues: Amerika e ruan pozicionin udhëheqës të individit para ligjit dhe nuk lejon pengesë religjioze, shkruan Financial Times.

Përgatiti: Fatmir Bujupi

Mafia kundër ISIS: A funksionon aleanca shtet-krim?

mafiaal

Nuk ka rëndësi nëse jeni në Gjermani, Shqipëri, Angli apo SHBA, kudo që të jetë një lajm i tillë, ai do jetë më i lexuari. Bëhet fjalë për disa lajme ku mafiozët e famshëm paralajmërojnë se duan të luftojnë Shtetin Islamik. Nisi me Toto Rinën, vazhdoi me një pinjoll të Gambinove dhe tani mësohet se edhe meksikani ‘El Chapo’ kërkon të luftojë me ISIS. Por a funksionon një aleancë e tillë e shtetit me krimin në rast lufte? Lexoni më poshtë një shkrim të History Channel për atë që njihet si operacioni “Nëntoka”.

Pasditën e 9 shkurtit 1942, tymi nisi të pushtonte anën perëndimore të Manhatanit, ndërkohë që zjarri po përpinte SS Normandie, një anije e madhe luksoze franceze, e cila ishte konvertuar në një transportues për trupat amerikane gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Edhe pse dëshmitarët flasin për një shkëndijë, e cila solli flakën, shumëkush druhej se ishte një sabotim nga nazistët, veçanërisht pas arrestimit të 33 agjentëve gjermanë të rrjetit Duquesne.

Pas këtij ferri, agjentët e inteligjencës amerikane ishin kaq të shqetësuar për armiqtë që operonin përgjatë zonës ujore të Nju Jorkut sa vendosën të bashkojnë përpjekjet me një partner krejt të pazakontë: Mafian.

Në mars të vitit 1942, duke rekrutuar një nga bosët e mafias, të famshmin Joseph “Socks” Lanza, ata nisën operacionin top-sekret “Nëntoka”.

Lanza pranoi që të jepte karta të sindikatëve për agjentët që operonin të maskuar në tregun e peshkut, por edhe nëpër anije.

Autoritetet ishin veçanërisht të shqetësuar se simpatizantët pro-fashistë mund të depërtonin në SHBA si emigrantë.

Megjithatë Lanza shpjegoi se bashkëpunimi ishte siguruar nga kryemafiozi famëkeq, Charles “Lucky” Luciano, që kishte sërish një pushtet absolut mbi port, edhe pse kishte gjashtë vite në burg.

Me ndihmën e tij kryesor Meyer Lansky si ndërmjetës, Luciano pranoi të ndihmonte qeverinë dhe urdhëroi kapot e tij që të vepronin si hetues dhe të raportonin çdo aktivitet të dyshimtë.

Kontaktet e Lucianos madje ndihmuan në pushtimin amfib të Siçilisë në vitin 1942, ndërkohë që mafia ishte e interesuar për rrëzimin e Benito Musolinit.

Ndërkohë që i kishin mbetur edhe 20 dhe 40 vite për të kryer në burg, Luciano depozitoi një kërkesë për mëshirë më 8 maj 1945, ditën kur përfundoi Lufta e Dytë Botërore në Europë.

Për ironi, njeriu që e kishte hetuar dhe akuzuar mafiozin një dekadë më parë, guvernatori i Nju Jorkut, Thomas E. Dewey, miratoi faljen në janar të vitit 1946 për shkak të ndihmës gjatë luftës dhe urdhëroi deportimin e tij në Itali.

Efektiviteti i operacionit “Nëntoka” është vënë në dyshim disa herë, por asnjë anije nuk pati fatin e “Normandie” gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Mediat kroate: Lavdrim Muhaxheri – xhihadisti John i Ballkanit, Kaçaniku me 22 luftëtarë në ISIS

Sipas një reportazhi të realizuar nga televizioni publik kroat (HRT), Kosova i ka dhuruar xhihadistëve të shtetit islamik më së shumti luftëtarë nga Evropa, duke marrë parasysh popullsinë e përgjithshme, ndërsa qyteti i Kaçanikut në kufi me Maqedoninë po “udhëheq” në rekrutim për ISIS.

Në Siri dhe Irak po luftojnë 22 burra, nga një total prej 34.000 banorë të Kaçanikut, kurse njëri prej tyre është Lavdrim Muhaxheri, të cilin e quajnë “xhihadisti John i Ballkanit”. Megjithatë, zyrtarët lokale mohojnë gjithçka dhe për dëmtim të reputacionit fajësojnë mediat.
Kacaniku
Njëri prej tyre është edhe kryetari i Bashkësisë Islame në Kaçanik, Florim Neziraj, i cili ka qenë atje për tre vjet dhe është njohës i mirë i situatës. Ai thotë se një numër i njerëzve kanë shkuar të luftojnë në vende tjera, ndersa në Kaçanik nuk ekziston as edhe një rast i evidentuar për ndonjë konflikt që është i lidhur me besimin.

Sipas HRT, papunësia, varfëria dhe mungesa e shpresës, janë arsyet më të shpeshta pse të rinjtë nga këto zona po shkojnë në Irak dhe Siri, ku po u premtohet “qumësht dhe mjaltë”, si dhe të ardhura vjetore deri në 30.000 euro.

Megjithatë, ata shumë shpejt e kuptojnë se janë mashtruar, dhe kështu disa prej tyre vendosin të kthehen. Ndërkaq, psikologët lokal që merren me këtë çështje, pretendojnë se nuk e dinë se cili grup është më i rrezikshëm – ai që shkon me eufori apo ata që kthehen të mashtruar, dhe për këtë policia është në frikë nga këta ekstremistë.

Kaçaniku pikërisht për shkak të besimit e ka fituar këtë epitet, duke marrë parasysh se 22 banorë të këtij vendi janë duke luftuar në Siri dhe Irak për të ashtuquajturën organizatë shteti islamik.

Kryetari i komunës së Kaçanikut, Besim Ilazi, ka deklaruar se është shumë e mundshme që kjo histori ti ketë prishur imazhin këtij qyteti, por në të njëjtën kohë thekson se në qytet mund të shëtisni një muaj nëpër rrugë dhe nuk do të vërehet ndonjë gjë që ka të bëjë me një sjellje të tillë.

Megjithatë, në rrugët kryesore të qytetit personat që janë të lidhur me vehabizmin ikin nga kamerat, sikurse shumica e qytetarëve nga komentet, që mund t’i atribuohen frikës apo diçkaje tjetër.

Afrim Habibi, komandant i stacionit të policisë në Kaçanik, ka deklaruar se gjatë vitit të kaluar nuk kanë evidentuar ndonjë person që ka udhëtuar për në Siri, duke shtuar se ka shumë më pak aktivitete për të cilat dyshohet se mund të kenë lidhje me rekrutimin.

Analiza e CNN: Ja si do të dukej Amerika sot, po të mos kishte myslimanë!

Ju tanimë keni dëgjuar disa herë, thirrjen e kandidatit republikan Donal Trump për ndalimin e hyrjes së të gjithë myslimanëve në Shtetet e Bashkuara.
cn1a
Kandidati republikan, megjithatë ishte përballur me kritika të forta, madje edhe nga vetë partia e tij. Por ideja e tij nuk është krejt pa “mbështetje”, shkruan CNN në një analizë.

Trump ka shpjeguar logjikën e një mendimi të tillë: Një ndërprerje totale të hyrjes së myslimanëve në Amerikë deri sa Qeveria amerikane të gjejë se “çfarë po ndodh”. Dhe ndalimi do të prekte jo vetëm të huajt që do të donin të imigrojnë në SHBA, por edhe turistët dhe studentët që kërkojnë viza të përkohshme.

Por çfarë do të ndodhte nëse sugjerimi i Trump do të bëhej realitet?

CNN sjell një analizë hipotetike nëse ndalesa e propozuar nga Trump do të ishte futur në fuqi disa dekada më parë – cili do të ishte ndikimi i saj në jetën kulturore, ekonomike dhe aspekteve tjera të SHBA-ve?


Arritjet arkitektonike tek rrokaqiejt

A mund të imagjinoni horizontin e Çikagos pa Ndërtesën Willish (dikur Ndërtesa Sears) apo edhe Qendrën John Hancock?

Këto janë vetëm dy nga ndërtesat e dizajnuara nga Fazlur Rahman Khan. I konsideruar si vizionar në këtë fushë, dizajnet e tija ndryshuan mënyrën e ndërtimit të strukturave të larta.

Dizajnimi i “Sears Tower” (110 kate) e bëri atë ndërtesën më të lartë deri në vitin 1996.
Ai kishte lindur në vitin 1929 në atë që quhet sot Bangladesh dhe për herë të parë në SHBA erdhi nëpërmjet një burse të Fulbright.
cn2a
Një mysliman praktikues, Rahman ndihmoi edhe në ndërtimin e Terminalin e Haxhit në aeroportin e Jeddah, Arabi Saudite, i cili është i dizajnuar për të lehtësuar mbërritjen e dhjetëra mijërave pelegrinëve në Mekë.

Mungesë e trofeve për Houston

Qyteti krenar i Houston kishte një numër të sportistëve profesionistë në gjirin e vetë: Tanimë i shpërbëri Houston Comets fitoi katër WNBA finale rresht, dhe ai i futbollit, Houston Dinamo, fitoi Kupën MLS dy herë radhazi.

Por ajo që një tifoz i Houston me shumë gjasa mburret janë fitimi i kampionatit nga Houston Rockets “1994 dhe 1995” në NBA. Ndër tri ligat më të njohura – NFL, NBA dhe MLB – Rockets fituan kampionatin e vetëm madhor për Houston.

Por a mendoni se Houston do të fitonin këtë kampionat pa Hakeem Olajuwon?

Qendra jo se i kishte fituar këta tituj vetëm, por ishte lojtari më i rëndësishëm në ekip. Ai agjëronte gjatë Ramazanit, madje edhe gjatë ndeshjeve rraskapitëse.

Ai u pranua në “Hall of Fame” në vitin 2008. Rrethi Islamik i Amerikës së Veriut festuan njoftimin, duke thënë se Olajuwon “ishte në mënyrë të vazhdueshme një shembull për myslimanët dhe rininë myslimane – i mbështetur në parimet e Islamit”.

Nëse ai do të ishte ndaluar të emigronte në Shtetet e Bashkuara nga Nigeria e tij e lindjes për shkak të fesë së tij, “Ëndrra Shake” do të kishte ekzistuar vetëm në imagjinatën tonë.


Ku do të ishte niveli i muzikës amerikane?

Në këtë botë hipotetike, a do të gjenin vendin e tyre në histori Ray Charles dhe Aretha Franklin pa ndihmën e një myslimani?

Fatmirësisht, zbulimi i Charles dhe Franklin nuk ishte në dorën e fatit. Ahmet Ertegun, themeluesi i
Atlantic Records, vërejti madhështinë e tyre dhe nënshkroi me ta. Veshi i tij për hite nuk ndaloi me R&B.
cn4a
Artistë amerikanë dhe britanikë nënshkruan me Ertegun, duke përfshirë Rolling Stones, Led Zeppelin e Crosby, Stills, Nash dhe Young.

Ertegun ishte lindur në Turqi. Babai i tij ishte diplomat dhe familja e tij u vendos në SHBA kur babai i tij u emëruar ambasador në SHBA.

Ne mund të themi se ndalesa nuk do të vlente për ambasadorët, por Ertegun dhe vëllai i tij Nesuhi qëndruan në SHBA edhe pas përfundimit të mandatit të babait të tyre.

Histori tjera të myslimanëve të suksesshëm

Dr Qanta Ahmed ka llojin e historisë së suksesit, histori që e bën këtë vend të madh.

Ajo është një pulmonologiste e lindur jashtë vendit, mjeke dhe specialiste e cila e ka shfrytëzuar edukimin e saj amerikan për të ndihmuar njerëzit në mbarë botën si një eksperte mjekësore dhe autore – dhe ajo është myslimane.

Ahmed, e cila u rrit në Londër dhe studioi për mjekësi në Arabinë Saudite, është trajnuar nëpërmjet një programi të posaçëm të vizave të emigracionit për mjekët në vitet 1990. Tani jeton dhe punon në New York. Ajo këtë muaj do të bëhet zyrtarisht një qytetare amerikane, për të cilin ajo ndihet “jashtëzakonshëm e privilegjuar”.
cn5a
Ahmed, idenë e ndalimit të Donald Trump e ka quajtur “një largim të plotë nga vlerat amerikane”.

Forcat e Armatosura do të kishin humbur më shumë se disa burra të mirë

Myslimanët përbëjnë një pjesë solide të anëtarëve të shërbimit të SHBA. Megjithatë, kontributi i myslimanëve për forcat e armatosura amerikane nuk është i parëndësishëm.

Numri i saktë i anëtarëve myslimanë që shërbejnë në Ushtrinë Amerikane nuk është i njohur saktësisht. Megjithatë supozohet se numri i tyre mund të jetë prej 4,500 deri 5,500.
Disa nga këto trupa janë myslimanë amerikanë apo emigrantë që u natyralizuan në qytetarë amerikanë.

E nëse skenari i Trump do të realizohej më herët, transmeton Telegrafi, është e sigurt se shumë prej këtyre anëtarëve të shërbimit nuk do të kishin qenë në gjendje të luftonin për Shtetet e Bashkuara.
Zëdhënësi i Pentagonit, Peter Cook, duke komentuar deklaratat e Trump ka thënë: “Shtetet e Bashkuara nuk kanë ndonjë çështje, e sigurisht edhe Departamenti i Mbrojtjes, që krijon idenë se Shtetet e Bashkuara janë në kundërshtim me besimin mysliman dhe se islami do të jetë kundërproduktiv për përpjekjet tona, dhe në kundërshtim me vlerat tona”.

Rëndësia e myslimanëve në forcat e armatosura amerikane nuk është vetëm çështje e fjalëve të mira.
Kemi parasysh historinë e Kareem Rashad Sultan Khan. Ai ka lindur në New Jersey nga prindër emigrantë, u bashkua me Ushtrinë dhe u vra në Irak në vitin 2007.

Khan dhe tre ushtarë të tjerë u vranë nga një bombë, ndërsa ata kontrolluan shtëpitë e braktisura për eksplozivë.
cn7a
Në një intervistë me Gannett News Service, babai i Khan kishte thënë se djali i tij u bashkua me Ushtrinë për shkak të kujtimeve të tij të 11 Shtatorit.

“Besimi i tij mysliman nuk e ka ndaluar atë të shkojë “, tha Feroze Khan. “Ai shikoi në atë që e bën atë amerikan dhe vlerësoi se ka një punë për të bërë”.

Khan është varrosur në Varrezat Kombëtare të Arlingtonit.


Një zë i humbur i komedisë amerikane

Nëpërmjet komedisë së tij, librit të tij në romancën moderne dhe show i tij “Mjeshtër i askujt”, Aziz Ansari është shfaqur si një prej zërave të veçanta.

Ansari ka lindur në Karolinën e Jugut, kështu, hipotetikisht, ai nuk do të ishte një subjekt i një ndalimi.

Por, hipotetikisht, është e drejtë të imagjinojmë se prindërit e tij nuk do të kishin qenë në gjendje të emigrojnë nga India.

E Ansari, një ateist, ka provuar të jetë një mbrojtës i patundur kundër islamofobisë.(tg)

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...