Agjencioni floripress.blogspot.com

2015/12/28

Dr. Laurant BICA : SHQIPTARËT NË TURQI DHE GJUHA


Turkey-flagShqiptarët katolikë të Veriut, shqiptarët ortodoksë të Jugut e të Moresë që kapërcyen detin në Itali në shekullin 15 shërbyen si stratiotë (ushtarë me pagesë) në ushtritë e perandorëve e mbretërve dhe princërve të Evropës Perëndimore. Këtë traditë e vazhduan po në Perëndim në shekujt osmanët shqiptarë ortodoksë të Himarës, Labërisë, Suljotët e Ccamërisë e të tjerë. Në Lindje, në Rumani, shërbyen shqiptarët ortodoksë të Shqipërisë së Jugut e të malësive të Korçës, Pogradecit, Strugës, Ohrit, Kolonjës, Përmetit, Dangëllisë, Gjirokastrës etj. Ata qenë ushtarë rrogtarë në shërbim të gospodarëve (princërve fanariotë shqiptarë si Gjikajt, Dukajt etj.) në principatat e Vllahisë e Moldavisë. Labëria, edhe kur u islamizua, vazhdoi zanatin e “gjakut”. Anglezët, francezët etj., kolonizatorë, kanë rekrutuar për llogari të tyre mercenarët shqiptarë e i kanë dërguar pas përgatitjes stërvitore ushtarake në Afrikë e gjetkë. Shqiptarët me fustanella, sidomos nga Jugu i Shqpërisë po edhe Veriu, kanë luftuar me pagesë edhe për llogari të Mehmet Aliut, kur ai u bë pasha i Misirit (Egjiptit) edhe në shkretëtirat e Sirisë, Sudanit, të Arabisë, Libisë e në vende të tjera, ku e solli hera. Nuk është e rastit që në një sërë tabllosh të piktorëve të shquar anglezë e francezë etj., kur tregohen luftërat në Afrikë apo në Lindjen e Mesme, paraqiten shqiptarët me fustanella të bardha dhe qeleshet karakteristike në kokë. Shërbimi ushtarak dhe mercenarizmi përbëjnë çvendosjen e katërt të madhe të shqiptarëve, atë të largimit nga trojet amtare… Duke e ndalur fokusin e vështrimit tonë në dy gadishuj, atë të Anadollit dhe Sinisinë Ilirike (Gadishulli i Ballkanit siç njihet sot) mund të themi si konkluzion të shtjellimit të kësaj pjese të parë të punimit tonë se pavarësisht nga gjuha, që ka të bëjë me tjetërsimin e shqiptarit që ka jetuar në këto troje, si greqisht tek arvanitët, turqisht tek arnautët, kemi të njëjtin njeri. Antropologjia do të kishte se çka të fliste.
Shifrat për popullatën shqiptare që jeton në Turqi shkojnë nga 3 milion deri në 20 milionë  (shifra zyrtare nuk ka por dhe kur jepen janë qesharake, rreth 50.000 veta, më e larta e dhënë në një botim të fundit deri më sot). Regjistrime, statistika në këtë drejtim për popullatën shqiptare nuk gjenden kurrkund. Gjithçka është e diskutueshme në shifrat që jepen andej këtej. P.sh. gjatë vizitave në Shqipëri të presidentëve turq, pas vitit 2000, për shqiptarët e Turqisë janë dhënë nga goja e tyre shifrat 53 dhe 64 milion. Në një emision të kanalit televiziv Top Channel për shqiptarët e Turqisë është dhënë shifra rreth 15 milionë pa treguar burimin. Ka burime të tjera që japin shqiptarët ¼ apo 1/3 e popullsisë aktuale të Turqisë. Sipas një të dhëne çdo i treti banor i Turqisë pavarësisht e flet shqipen apo jo, si gjuhë amtare, është i gjakut shqiptar. Kohët e fundit janë shtuar botimet arkivale për popullsinë e zbritur në Republikën e Turqisë nga Rumelia d.m.th. Ballkani. Ka që e shpien shifrën e të ardhurve prej këtej në Anadoll, deri në gjysmën e popullsisë së tij, apo që përbëjnë rreth gjysmën e popullsisë totale të Turqisë. Këtë autori i këtyre rrjeshtave e ka dëgjuar edhe nga specialistë demografë në simpoziume e kongrese shkencore të mbajtura si në Jeshilqoj apo vende të tjera. Po të gjykosh nga këto shifra, duke marrë parasysh dhe shtesën e madhe natyrore të popullsisë së re në Turqi, shikon se shifrat që u dhanë më sipër nuk janë dhe fort larg realitetit, apo e thënë ndryshe nuk janë dhe aq të papranueshme. Gjithsesi, problemi mbetet i hapur….
Po sjellim edhe të dhënat nga dy burime që i takojnë të njëjtit studiues, kanadezit Robert Elsie, të cilat na ranë në dorë tani së fundi, kur po i vinim pikën këtij artikulli studimor. Në të parin, në zërin “Turqia, shqiptarët në Turqi” ai shkruan dhe këto (lexuesi le të gjykojë vetë si për informacionin e sjellë, ashtu dhe për autorin): “Ndonëse jo shumë i njohur jashtë dhe pavarësisht mungesës së statistikave të besueshme për popullsinë, komuniteti shqiptar në Turqi, në të vërtetë mund të jetë më i madhi në diasporë. Emigrimet e hershme të shqiptarëve në Turqi ishin rezultat i rekrutimeve me forcë për ushtrinë osmane dhe jeniçerë…Numri i shqiptarëve etnikë, (dmth nga Ballkani-L.B) në Turqi mund të arrijë mbi një milion, ndonëse shumë prej tyre janë asimiluar. Një raport i Këshillit të Sigurimit Kombëtar të Turqisë, më 2008, vlerësonte se në Turqi jetonin 1,2 milionë shqiptarë. Sidoqoftë, ka ende komunitete të mëdha dhe aktive shqiptare në Stamboll dhe Bursë”. Kësaj shifre (1,2 milion), në burimin tjetër, albanologu Elsie i shtonte sqarimin, “shumica e të cilëve me origjinë kosovare”. U takon studiuesve kompetentë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, shqiptarëve të Turqisë dhe shtetit turk që ka statistikat e plota të brendshme për të thënë një fjalë më të plotë dhe kompetente edhe në këtë drejtim. Kjo i takon së ardhmes. Ne vetëm kaq mund të themi përafërsisht mbi bazën e burimeve direkte apo të dhënave indirekte që disponojmë…Mendohet se vetëm qyteti i Stambollit ka mbi 3 milion shqiptarë në një kohë kur ai u është afruar rreth të 20 milionëve. Është qyteti me më shumë shqiptarë në Ballkan, për t’u ndjekur nga qytete-metropole si Tirana dhe Shkupi dhe, tash së voni, edhe Prishtina.
Për ngjashmërinë apo më mirë njejtësinë e shqiptarit apo njeriut të Ballkanit me shqiptarin apo njeriun e Anadollit të tjetërsuar në gjuhë etj., flet e do të flasë më mirë në të ardhmen antropologjia, etnografia, folkloristika e shkenca të tjera. Mjafton të krahasosh instrumentet muzikorë si çiftelia, gërneta e të tjera apo veshjet e një popullate të Detit të Zi, siç janë llazët, këngët, vallet, lodrat e tyre të ndryshme e të bindesh se sado larg të jenë këto vise gjeografikisht nga njeri-tjetri, prapë janë afër, shumë afër në doke, në zakone, në tradita.
Me sy të lirë, vetëm duke parë muzeun e qytetërimeve anatoliane në Stamboll, muzeun e pasur arkeologjik të Bursës, muzeun arkeologjik të Antalias, muzeun e arkeologjisë së nënujit në Bodrum në brigjet e Egjeut etj., dhe t’i krahasosh me muzeun arkeologjik të Tiranës, s’e ke të vështirë të realizosh se në një kuptim, në të dy gadishujt ka jetuar e njëjta popullsi iliro-pellazge. Kur mësonte gjuhën turke në Stamboll, autori i këtyre rrjeshtave në tekstin e mësimit shihte një fotografi me varre monumentale në zonën e Izmirit, në atë që njihet si “rrethi mavi (blu)” dhe që kap më së shumti brigjet e Egje-Mesdheut deri në Antalia. Nuk ishte e vështirë të konstatoje se ato ngjisnin si dy pika uji me varret monumentale të Selcës së Poshtme në Pogradec, ku ishin varrosur mbretër ilirë. Del nevoja e studimeve krahasimtare në këtë fushë të djerrë si arkeologjia që do të na sjellë në zbulime “perla” për popullatën ilire të Anatolisë që gati nuk është studjuar fare.  Deri tani as që bëhet fjalë për studime krahasuese. Del gjithashtu nevoja e thellimit të bashkëpunimit të Instituteve apo Muzeve homologe, p.sh., të arkeologjisë. Sikur vetëm vizitat reciproke nga profesionistët në to, pa folur për sesione, simpoziume apo kongrese shkencore të përbashkëta shqiptaro-turke që mund të bëhen edhe në këtë fushë apo sfera të tjera si etnografia, folkloristika etj. etj. Brezat e rinj të sotëm e të nesërm të shkencëtarëve e studiuesve duhet të hulumtojnë dhe të tregojnë se sa të ngjashëm, të njëjtë, të mos themi identikë, janë qytetërimi ilir në Ballkan me atë në Anadoll, si në Trojë e në mbarë bregdetin egjean e në thellësi të tokës anatolike…
II
Vendndodhjet e shqiptarëve në Turqi sot…
Më kujtohet se gjatë kohës që kam qenë në Republikën e Turqisë, sa herë jepej moti në lajmet e mbrëmjes në televizor, ajo ndahej në 8 rajone të mëdha. Mbi bazën e tyre po paraqesim me një vështrim telegrafik shpërndarjen e popullatës shqiptare në të.
Së pari: Rajoni i Stambollit dhe Thrakës Lindore ose thjesht Thrakia Turke me qytete të tilla si Edrene, Tekirdag, Gelibollu, Kerklareli etj. Stambolli dhe Trakia siç i thonë turqit, përfshijnë një territor prej 24.000 km2 gati sa Shqipëria. Në shekuj, po sidomos në shekullin e 20-të, kemi dyndje të shqiptarëve drejt Stambollit dhe pjesës evropiane të Turqisë. Mjafton të shohësh njerëzit e këtyre anëve dhe bindesh për origjinën e tyre. Edhe pa i pyetur, antropologjia s’të lë të gabosh kurrsesi. Por janë edhe shqiptarët vendas të krishterë “rumë“, po dhe muslimanë të konvertuar në shekuj deri në ditët tona. Stambolli numëron me miliona shqiptarë të shpërndarë në lagje si Aksaraj, Ejup, Alibeqoj, Beshiktash, Arnautqoj, Kadiqoj, Feriqoj, Bajrampasha, Fendekzade, Topkapi, Fatih, Kuçykçekmexhe etj.etj. Dikur shqiptarët kanë qenë të vendosur me mahalla sipas krahinave në lagjet e ndryshme të Stambollit, bile kjo deri në vitin 1990 p.sh, Alibeqoj kishte shqiptarë të Kolonjës dhe të Gostivarit me shumicë që jetonin në masa kompakte në shtëpitë e tyre me bahçe dhe familjet ishin të një ane, madje në një pjesë të tyre ishin edhe farefis apo dhe ishin bërë të tillë, duke jetuar në krah të njëri-tjetrit. Nuk përziheshin me të tjerët e ruanin me fanatizëm gjuhën, madje në dialektin e veçantë siç e kishin folur në Shqipëri. Bile ndihej moszhvillimi i mëtejshëm i saj dhe dukeshin trajtat konservatore. I ruanin siç u bartën nga Kolonja dhe n’atë gjendje i flisnin sot. Vetë i kam dëgjuar e komunikuar me ta. Ruanin bile këngë popullore, vjersha e folklor të vendlindjes. Mund të kishin lindur edhe në Turqi por ruanin një mall të patreguar për fshatin, qytetin, apo krahinën prej së cilës kishin ardhur. Të prekte kjo dashuri e mall i tyre i patreguar për t’u kthyer qoftë edhe njëherë në vendlindje. Shpesh të rinjtë bartnin si të regjistruar në një shirit magnetofoni kujtimet e prindërve të tyre për vendet nga ishin  shpërngulur deri dhe për gurët e drurët e vendëlindjes… Bajrampasha, rajoni më shqiptar i Stambollit, ka kryesisht shqiptarë të Maqedonisë, sidomos nga rajoni e qyteti i Manastirit, Perlepi e fshatrat shqiptare rreth tij, kurse Fëndekzade ka më shumë shqiptarë të Shkupit, bile edhe shoqata e tyre e ka qendrën këtu… S’ka rajon të Stambollit që të mos ketë shqiptarë. Janë nga Kosova, Maqedonia po dhe nga Novi Pazari (Tregu i Ri)  mbi Mitrovicën e Kosovës si dhe nga jugu i Shqipërisë, të hershëm e të sotëm. Pas viteve ‘90 erdhi një valë e re emigracioni nga Shqipëria. Shqiptarët myslimanë në Traki, jo vetëm që i ke me shumicë në qytetet si në Edrene apo Tekirdag po edhe nëpër fshatra. Në shumicë janë të ardhur nga Kosova po edhe Shkupi.
Sami Frashëri na bën me dije për ngulime të tjera shqiptare në Thrakë dhe në brigjet e Detit Marmara si dhe në ishujt afër tyre. Këto komunitete shqiptarësh ortodokse u dëbuan në Greqi pas Luftës së Parë Botërore, në periudhën e shkëmbimit të popullsisë midis dy vendeve (turqisht “mubadele” dhe greqisht “andallaia”). Nuk është fjala për “Adalar”(Ishujt e Princave) që janë në Grykën e Bosforit në Stamboll, përballë Kadiqojit, gjithsej 9 ishuj të banuar e të pabanuar, me popullsi ortodokse, që s’u përfshinë në marrëveshjen e shkëmbimit që u nënshkrua në Lozanë të Zvicrës. Popullata ortodokse e Stambollit nuk u prek nga ky traktat ogurzi për shqiptarët. Sasia më e madhe e shqiptarëve të Turqisë është grumbulluar në pjesën evropiane të saj.
Së dyti: Rajoni i Bursës me sipërfaqe 11.087 km2 dhe popullsi prej 2.600.555, pra gati sa Kosova e sotme. Bursa është qyteti i katërt më i madh i Turqisë. Në këtë rajon përfshihen edhe qytetet si Adapazar, Kutahja (emri i vjetër Qytahja) Bandërmaja, Ballëkesir, Çanakala e deri në Ajvallëk, një qendër e vogël e banuar buzë Detit Egje. Brenda qytetit Bursa (thirret edhe Brusa) ka disa mëhalla si “Zafer” etj. plot e përplot me shqiptarë, ku shqipja gjallon deri në ditët tona. Kjo lagje njihet si lagje e shqiptarëve. Ata kanë shoqatat e tyre kulturore – artistike dhe janë të mirëorganizuar. Ka shqiptarë të hershëm si ata të Nishit që i gjen në qytete si Adapazari, Kutahja etj. Shqiptarë ka dhe Bandermaja, Ballëkesiri, si dhe rajonet bregdetare, por me klimë relativisht të ftohtë si Çanakala apo diçka më ndryshe Ajvallëk, Akçaj etj. Ka dhe ishuj si Bozxha Ada apo ndonjë tjetër në krah të saj të banuar nga të krishterë shqiptarë të vendit, të ashtuquajtur rumë. Prej këtyre ka dalë dhe patriarku ortodoks aktual i Stambollit, Bartolemeo, që e di shqipen si gjuhë amtare që e ka… Banorët e ardhur janë kryesisht nga Kosova e më pak nga Maqedonia.
Së treti është Rajoni i Izmirit me qytete si Manisa, Akhisar, Ajdin, Denizli, Fethije, Marmaris, Bodrum e deri në Antalja e Alanja, duke përfshirë dhe Ispartën dhe Afjonin etj. Ky rajon është i mbushur plot e përplot me shqiptarë të Çamërisë që erdhën pas nënshkrimit të Traktatit të Lozanës në vitet 1923-25. Qyteti i Izmirit lagjen e vet më të madhe e më të rëndësishme, lagjen aristokrate të vet, Karshejaka, në 90% të saj i ka me shqiptarë të Çamërisë apo dhe Janinës. Po nuk mungojnë dhe shqiptarët e Kosovës psh. nga Prishtina, të Shqipërisë e të Maqedonisë. Në lagjet e Izmirit apo Smirnës së dikurshme, është folur shqip nga rumët shqiptarë të këtij qyteti dhe pastaj pas dëbimit me marrëveshjen e Lozanës të shqiptarëve ortodoksë, këta u zëvendësuan me shqiptarë muslimanë të Çamërisë, me shqiptarë fisnikë muslimanë arvanitë të krahinave të Manit e të Lalës në Peloponez (More). Po ashtu Izmiri pas 1924-1925 u mbush me kosovarë të ndjekur nga regjimi serbomadh i kralit Aleksandër Karagjorgjeviç. Pra shqipja është dëgjuar deri në fund të shekullit XX në lagjet e Izmirit e ku më shumë e ku më pak, ndonëse më rrallë, sot vetëm në mjedise familjare. Çamët jetojnë të tubuar në qytete të tilla, veç Izmirit, si Foça, Menemen, Manisa, Soqe, Selçuk, Ajdin, Denizli e më pak në Bodrum, Fethije, Marmaris apo Muglla. Është për t’u përmendur një fshat i madh  apo qytet i vogël, jo larg nga Izmiri, me emrin Jeniqoj me shqiptarë të Kosovës që flasin edhe sot e kësaj dite shqip e vetëm shqip. Njeriu mendon se është në Kosovë apo Shqipëri. Shqiptarë të Kosovës dhe Maqedonisë ka në qendrat e banuara në veri e në verilindje të Izmirit, siç është Aksaraj e të tjerë. Ka dhe rajone që janë të përziera me shqiptarë të ndryshëm, të Kosovës e të Çamërisë, siç është qyteti Akhisar e qendra të tjera më pak të njohura. Janë fshatra të tëra që deri vonë kanë folur shqip, por proceset urbanizuese kanë bërë punën e vet. Antalja, Alanja dhe qytete të vogla në krah të tyre, buzë detit si Qemer, Manavgat, Side etj. kanë shqiptarë të ardhur e të vendosur në to në kohë të ndryshme. Shifra për numrin e tyre s’ka, por kur pyet shqiptarët e atyshëm të thonë se janë shumë, “pa hesap”!
Së katërti: kemi Rajonin e Anadollit Qendror apo të Ankarasë, ndryshe mund ta quaja edhe të kryeqytetit turk. Në të përfshihen veç kryeqendrës së Turqisë po edhe të Anadollit Qendror e përgjithësisht të Ankarasë dhe qytete të tilla si Jozgat, Konja, Kajseri dhe Nigde, si dhe qytetin e Haxhi Bektashit si qendër e bektashizmit. Ankaraja si çdo kryeqytet ka mbledhur edhe shqiptarë nga të katër anët e Turqisë dhe numri i tyre që banojnë në të është i konsiderueshëm.
Shqiptarët i gjen kudo në tërë poret e jetës turke, sidomos në poste drejtuese e komanduese si në aparatin shtetëror, në ushtri, në polici, në ekonomi, industri e tregti, në arsim dhe kulturë dhe ata gëzojnë respektin e mbarë popullsisë. Të përmendësh emrin shqiptar në Turqi, si dje dhe sot, është sikur të përmendësh një emër të shquar, të nderuar, me reputacionin më të mirë që mund të bëhet. Në tërë shtresat e popullsisë, pavarësisht nga niveli shoqëror apo raca dhe në gjithë popullsinë e Republikës Turke, s’ka  rëndësi përbërja etnike e saj, të thuash “arnaut” d.m.th. të kujtosh një emër me peshë të madhe, njerëzore që gëzon një respekt jo të zakonshëm. Nuk duam të zgjatemi në këtë pikë se do të shkonte gjatë ky shkrim.
Popullsia rume e Kajserit, e Konjës apo dhe e qyteteve e fshatrave të tjera të Anadollit Qendror me marrëveshjen e Lozanës u vu në rrugën e ikjes drejt Greqisë. Boshllëkun e tyre e mbushën çamët e Çamërisë dhe shqiptarët e Maqedonisë “greke” deri në qytetin e Mersinit në bregdetin e Mesdheut. Nga këto vise është shkrimtari, poeti e dramaturgu i njohur turk me origjinë shqiptare Nexhati Xhumali prej Follorine që vdiq tani së voni, pas viteve 2000, në Turqi. Viset e Jozgatit kanë të ardhur më shumë çamë kurse Kajseri, Konja, Nigde dhe Haxhi Bektashi etj. kanë shqiptarë nga Kosova, më pak nga Maqedonia,  po diku dhe shqiptarë të ardhur herët nga Shqipëria, kryesisht nga jugu i saj. Diku fare pranë qytetit të Haxhi Bektashit janë dy fshatra shqiptare ku ende edhe sot flitet shqip, siç na kanë bërë të ditur dëshmitarë okularë.
Së pesti kemi Rajonin e Adanasë apo të Juglindjes me qytete të tilla si Adana, Mersin, Iskenderun  etj. që shtrihet kryesisht në një nga fushat më pjellore të Turqisë, të Çukurovës nën malet Toros, vargmale që përshkojnë tej për tej Anadollin. Aty gjen shqiptarë nga tërë trevat e Ballkanit, të trojeve etnike shqiptare, po edhe çamë. Autori i këtyre rrjeshtave ka takuar në një qytet të vogël, Dortjoll, të përfshirë në qarkun Osmanije, afër Iskenderunit, çamë të Pargës dhe të zonës së Igumenicës. Në këto anë janë dy fshatra me shqiptarë të Kosovës, të dëgjuar në tërë Turqinë si Naxhar i Madh dhe Naxhar i Vogël, ku flitet sot e gjithë ditën shqip, të dy bashkë, me disa mijëra banorë. Këto emra të vjetër të këtyre fshatrave sot janë ndërruar, po shqipja vazhdon të dëgjohet edhe në këto anë të Anadollit. Çudia e autorit ishte, kur mësoi për ekzistencën e një a dy fshatrave shqiptare pranë kufirit me Sirinë, në zonën e qytetit Antakja apo provincës Hataj siç thuhet ndryshe, e cila dihet hyri në përbërje të Republikës Turke me referendumin e vitit 1938.
Së gjashti kemi Rajonin e Detit të Zi, apo Karadenizit (siç i thonë turqisht), kryesisht me qytetet e Samsunit, Amasjas, Sivasit, Bafrës po dhe të Sinopit e të Çankërë… Këtu ka kryesisht shqiptarë të ardhur në vitet 1877, 1878 nga qyteti dhe rajoni shqiptar i Nishit apo siç thirrej dikur Sanxhaku i Nishit, sot i mbetur nën Serbi. Janë me dhjetra mijëra, mos them  qindra mijra shqiptarë që jetojnë në fshatra me masa kompakte si dhe në ndonjë qytet si Bafra që mund të quhet pa frikë qytet shqiptar. Janë për t’u përmendur shqiptarët e qytetit të Tokatit e të rrethinës së tij. Të gjithë ata që shisnin simite rrugëve të Stambollit me karroca ambulante ishin nga këto anë dhe kudo midis tyre ata flisnin shqip. Ata ishin shqipfolës të çartur, ndonëse disa breza kishin  lindur e rritur në Turqi dhe në fshatrat e tyre flitej shqipja e patrazuar. Kur vinin në Stamboll në punën e tyre si simiteshitës atëherë fillonin të mësonin turqisht.  Shqiptarë të çuditshëm, asht i pandryshueshëm i tokës arbëreshe. Të përkulem në gjunjë dhe të falem ty o gen i tokës mëmë që di të mbijetosh dhe i pashkolluar, siç ke mbijetuar në shekujt vrastarë e të pamëshirshëm e në kohërat “njerkë“ për Shqipërinë e kombin shqiptar! Shqiptarët e këtyre anëve jetojnë në një gjeografi që përfshin qytetin e madh bregdetar të Samsunit, kryeqendër e Vilajetit me të njëjtin emër me mbi 1 milion banorë, në Sivas, në Amasja e Tokat po edhe në Sinop e Çankere. I gjen ata dhe në qytetet e Bollusë e të Zonguldakut si qendër minerare e metalurgjike e vendit, në Kastamonu etj. Fusha e Samsunit, ku rritet sidomos duhani e deri poshtë në thellësi të Anadollit zbukurohet edhe me qeleshet, plisat shqiptarë. Sado që ka kaluar gati një shekull e gjysmë nga dëbimi i tyre prej trojeve amtare, shqipja ruhet edhe në këto anë në thellësi të Turqisë. Këta shqiptarë të Nishit përbëjnë një kapitull të veçantë të mbijetesës së racës shqiptare në këto anë. Një autor i Kosovës u ka kushtuar një monografi të tërë këtyre shqiptarëve me trup si lisat e bjeshkëve të tokës arbnore dhe me pasuri shpirtërore të jashtëzakonshme, palcë e shqiptarizmit që bartën kudo që shkuan genin e shqiptarit. Ata i dhanë emrit shqiptar përmasa dhe vënd të veçantë, që s’guxon ta zërë kush në Republikën e Turqisë. Nderim e respekt të pamatë këtyre burrave të kombit shqiptar dhe nënave shqiptare që janë krenare për emrin shqiptar e për nënën SHQIPERI! Nishi dhe nishjotët kosovarë nuk vdesin kurrë! Ndaj detyrë e dy shteteve shqiptare është studimi i jetës dhe veprimtarisë së këtyre shqiptarëve të “harruar”të Samsunit, nxjerrja në dritë e tyre, ruajtja e gjuhës shqipe dhe përpjekja për moszhbërjen e tyre, duke ngritur qendra kulturore shqiptare, duke hapur panaire libri, duke dërguar grupe artistike-folklorike etj. Janë me qindra fshatra që gjallojnë shqip e si shqiptarë!
Së shtati: Rajoni i popullsisë llaze. Në të përfshihet zona e lindjes së Detit të Zi e banuar nga një popullsi që quhen llazë, në qytete të tilla si Trabzon, Artvin po dhe Ordu e Giresun. Pra, rajoni i shtatë i llazëve në një kuptim të kujton apo ngjet me rivierën shqiptare të Himarë – Sarandës. Aty ke dhe detin e kaltër dhe malin dhe fushën pranë e pranë njëra tjetrës. Kjo popullsi është shumë e afërt në tradita, zakone, konstitucionin shpirtëror me shqiptarët, aq sa dikush prej shqiptarëve apo dhe llazëve thotë se këto dy kombe janë “djem xhaxhallarësh”, “kushërinj”. Këto i kam dëgjuar në rajonin e Stambollit, të Zejtinburnusë, një nga më të mëdhenjtë, më të industrializuar dhe me më përspektivë të qytetit të stërmadh, gjysma e të cilit banohet kryesisht me shqiptarë të Maqedonisë e gjysma nga llazë të Detit të Zi. Duke dëgjuar turqishten e të dy palëve, që nuk i shpëton akcentit të  gjuhëve përkatëse, të duket sikur po dëgjon turqishten e Prizrenit të Kosovës, të konservuar nga osmanishtja, turqishtja e vjetër, sidomos me theksimin e gërmës xh (c) dhe eleminimin në shqiptim të rrokjeve të fundit psh të formës së kohës së ardhshme:”do të vij“ – “gelexhehim – gelexhem”. Koha kërkon dhe kushtet janë krijuar, me botimet gjithnjë e më të shumta edhe në këtë gjuhë, pak të lëvruar siç është gjuha llaze – llazishtja – të bëhen nga gjuhëtarët tanë studime krahasuese e pse jo dhe gramatika e fjalorë në të dy gjuhët. Atëherë do të dalë në shesh se sa të afërt me njëri- tjetrin janë këta dy popuj, që në Turqi i konsiderojnë si “kushërinj” dhe sa përkime e gjëra të përbashkëta e bile të njëjta ka në gjuhët e tyre, në veshjen e tyre, në traditat, zakonet, në historinë e tyre. A ka shqiptarë të vajtur në Trabzon, Artvin, Hopa e qytete të tjera më të vogla llaze? Ka, relativisht pak, si në historinë e largët e të afërt si dhe sot. Gjithmonë janë shkrirë e bërë njësh me popullsinë vendase llaze, janë martuar aty e përthithur nga mjedisi llaz. “Kan çeker” – “tërheq gjaku”, thonë turqit e në këtë rast kjo vlen midis shqiptarëve dhe llazëve. Ngjasin në fjalët e urta, në shakatë e tyre e në se nuk ngjasin! Nuk mund t’i shpjegosh kollaj këto përngjasime kaq të mëdha. Kërkojnë studime të posaçme që unë kam bindjen që koha do t’i sjellë, bile më shpejt se sa mund të mendohet. Llazët, gjaku ynë pellazg nuk mund të zhduket kurrë!!! Zoti e ka ruajtur deri në ditët tona! Dhuratë e papërsëritshme! “Kan çeker”, po po “kan çeker”. Gjaku s’bëhet ujë po dhe n’u bëftë s’pihet… Me llazët është marrë, sidomos me gjuhën e tyre një shkencëtar, një gjuhëtar i shquar i ish- Bashkimit Sovjetik N. Mari i cili kritikohet direkt nga Stalini, në veprën e tij “Marksizmi dhe çështjet e gjuhësisë“.
Së teti, Rajoni i fundit kurd. Ky përfshin viset e Anadollit të brendshëm lindor me kryeqender qytetin e madh të Dijarbakërit (ose Dijarbeqirit) me qytete të tjerë si Gaziantep, Marash, Urfa, Malatia, Tunxheli, Elazig, Van, Mush, Siirt etj. të banuar kryesisht nga kurdët po dhe turqit. Rajoni kurd dhe ai llaz nga pikëpamja që po flasim d.m.th. për vendndodhjen e shqiptarëve, janë dy rajonet më pak të rëndësishëm. Këtu në këtë zonë ka shqiptarë të turqizuar të sjellë në kohën e Ataturkut që janë nga ish Vilajeti i Selanikut apo dhe Gjiriti, siç i thonë turqit ishullit të Kretës në Detin Mesdhe. Psh autori i këtyre rradhëve, i ka njohur të tillë “shqiptarë selaniklinj”, të vendosur në rrethinat e qytetit Elazig, me tradita, zakone etj. si shqiptarët e krejt Toskërisë. Vetëm ishte bjerë gjuha shqipe në brezat e rinj. Sigurisht nga pikëpamja sasiore në pjesën e Dijarbakërit, sidomos nëpër qytete, (Ataturku i vendosi këta emigrantë nëpër fshatra, u dha tokë, shtëpi, gjë të gjallë e katandi) numri i shqiptarëve është shumë më i madh se në brigjet e Detit të Zi.
Do t’i mbyllja këto rreshta duke iu drejtuar dy shqiptarëve në Turqi, njerit nga Dibra e tjetrit nga Kosova, nga Prizreni. I pari është filozof i mirënjohur në Turqi, Riza Tefik Dibrani, i cili shkruan se “kombi fisnik shqiptar i ka dhënë Perandorisë Osmane e më pas Republikës së Turqisë me dhjetra e qindra njerëz të mëdhenj që lartësuan emrin e Turqisë në Europë dhe në botë, përfshi këtu një Hoxha Tahsin, një Shemsedin Sami Frashëri e të tjerë”. Së dyti është shqiptari i Prizrenit e miku im, atdhetari i shquar Ibrahim Ikiz (Binaku) që dhe fëmijëve të vajzës së vet ua vuri emrat Naim e Besa. Ai më ka treguar se “nga 27 kombet që jetonin në Perandorinë Osmane, në krye të tyre dhe me statusin më të lartë (qëndronin mbi turqit e të tjerët) ishin shqiptarët. Ata quheshin kombi “nexhip”, që do të thotë kombi “fisnik”. Këtë vënd e këtë status e kanë dhe e ruajnë edhe sot Shqiptarët e Turqisë…
Autori i këtyre rradhëve, duke menduar të ardhmen, ka bindjen e patundur dhe koha ka për ta treguar e vërtetuar, edhe historia ka për ta shkruar se Shqiptarët e Turqisë janë një potencial i jashtëzakonshëm sasior (përbëjnë numrin më të madh të shqiptarëve në botë) dhe cilësor dhe si të tillë kanë një mision fisnik të trefishtë (ndonjë segment i të cilit vjen natyrshëm nga shekujt), së pari, të kontribuojnë maksimalisht për vendin ku jetojnë e punojnë, Turqinë; së dyti, të shërbejnë si urë e fuqishme jo thjesht miqësie por vëllazërie midis Turqisë dhe Shqipërisë dhe, së treti, të shërbejnë në një mënyrë ose tjetër si një mbështetje dhe një lloj “leve Arkimedi” për zhvillimin e përparimin e Shqipërisë e të krejt kombit shqiptar, mjafton që vendi amë mos të bëjë indiferemtin ndaj tyre siç e ka bërë deri më tani dhe të kujdeset për emancipimin e vazhdueshëm, sidomos shpirtëror, të tyre.

GREQIA SI SPIUNOI SHQIPËRINË NË NATO


115588Sa janë shqiptarët që banojnë në Republikën e Shqipërisë? Sa janë minoritarët grekë në Shqipëri? Përgjigja befasuese vjen nga një dokument zyrtar i prodhuar nga ministria e jashtme greke: “… të përqënduar në jug (grekët) përbëjnë tre të pestat e popullsisë, pa përfshirë vllehët greqishtfolës”. Ky dokument nuk është përpiluar nga “segmente të caktuara nacionaliste të fqinjit, anëtar prej vitesh në BE e NATO, siç thuhet rëndom për to, ai është një dokument zyrtar i vetë qeverisë greke. Ky fakt është shkëputur nga një letër zyrtare e firmosur nga ish-ministri i jashtëm grek Maliviotis dhe i është dërguar ish-homologut të tij holandez Bernard Bott, në javën e dytë të qershorit 2004. Në datën 1 korrik të të njëjtit vit, Hollanda merrte presidencën e radhës të BE-së dhe një letër e tillë synonte të vinte atë në dijeni për probleme të mundshme që një vend anëtar i BE-së kishte me një vend tjetër. “Çdo gjashtë muaj, në ministrinë e jashtme të cilitdo vend që merr presidencën, dërgohet pothuaj i njëjti dokument, që në vetvete është qëndrimi zyrtar i qeverisë greke ndaj Shqipërisë”, pohon një burim diplomatik i cili nuk mund të identifikohet. Sipas tij, në raste të tilla, vendi që ka presidencën fillimisht njeh palën e interesuar me pretendimin e vendit tjetër dhe e shënon zgjidhjen e këtij problemi në axhendë. Në rastin e përplasjes shqiptaro-greke ka ndodhur e njëjta gjë. Një procedurë që vetëm formalisht ngjan si rutinë, por që në thelb jep një shfaqje të padiskutueshme të asaj çka nuk është dhe nuk mund të konsiderohet thjesht dhe vetëm si “frymëzim që vjen nga qarqe të ndryshme dhe segmente të caktuara të shoqërisë dhe politikës greke”, por si një qëndrim konstant i saj dhe tërësisht zyrtar.
MAPO ka mundur të sigurojë dokumentin integral që jep provën pikërisht për një gjë të tillë. Ky është një dokument nga ata që në gjuhën diplomatike konsiderohet si sekret, MAPO e publikon atë për të hedhur dritë përtej asaj që konsiderohet si suprinë e qetë marrëdhëniesh mes dy vendeve. Mes Shqipërisë dhe Greqisë, që prej vitit 1941 vazhdon të qëndrojë në fuqi një ligj absurd lufte, pavarësisht se Shqipëria tashmë ka marrë ftesën e anëtarësimit në NATO dhe Greqia është anëtar i këtij pakti ushtarako-politik prej dekadash.
Sot, katër vjet pas firmosjes së këtij dokumenti nga Maliviotis, problemet mbeten po aty në rastin më të mirë ose kanë shkuar dhe më tej. Nën pretekstin e “ndjeshmërisë së thellë” të opinionit publik grek, Greqia zyrtare ka kërkuar në mënyrë gati ultimative ndërtimin e katër varrezave për ushtarët grekë të rënë në Luftën e Dytë Botërore. I pari në Këlcyrë është ndërtuar tashmë, kërkohet dhe Korça e gjetkë, çka e parë në hartë shënon pikërisht kufirin virtual të ashtuquajturit Vorio Epir. Muaj më parë, kjo kërkesë është transmetuar në mënyrë gati ultimative nga Kasimatis, zëvendësministër i jashtëm grek, i cili e ka lidhur madje pranimin e kësaj kërkese me firmosjen apo refuzimin e MSA-së për Shqipërinë nga Parlamenti grek.
Të martën e kaluar, në Tiranë, në ministrinë e jashtme u zhvillua një takim maratonë mes dy delegacioneve teknike, shqiptaro-greke, pikërisht për çështjen e varrezave. Sërish asnjë detaj publik e zyrtar për takimin në nivel drejtorësh të drejtorive. Diskutimet e gjata konkluduan vetëm në një pikë, që ato të vazhdojnë të zgjaten përsëri.
Dokumenti sekret
Eshtë plot 11 faqe dhe mban titullin “Minoriteti etnik grek në Shqipëri”. Në dukje një material prezantues, i ndarë në nënkapituj, që fillon që me “background”-in historik dhe përfundon me radiot dhe televizionet në gjuhën e minoritetit. Referencat e të shkuarës janë të shumta dhe në to gjen çudira që shpjegojnë edhe “detaje” po kaq të çuditshme për të sotmen.
Ato fillojnë me numrin e popullsisë së minoritetit në jug, ku sipas dokumentit përbëjnë tre të pestat e gjithë popullsisë, numër në të cilin nuk përfshihen vllehët greqishtfolës. Vazhdojnë me arsimin në gjuhën greke. Sipas dokumentit, në vitin 1921, mbas hyrjes së Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve, u garantua në vend “arsimimi në gjuhën amtare, e drejta për të praktikuar lirisht besimin fetar, e drejta për përfaqësim të barabartë në punësimin publik…”. Një dekadë më pas, po sipas të njëjtit dokument, në 1933, kushtetuta shqiptare mbylli një numër shkollash të minoritetit, çka u bë problem në Lidhjen e Kombeve dhe në “Permanent Court of International Justice in the Hague”. Për të dëshmuar thellësinë e problemit, dokumenti përmend se në 1913, mbas shpalles së pavarësisë, në Shqipëri ndodheshin 409 shkolla greke, nga të cilat 86 në Gjirokastër, 74 në Korçë, 73 në Berat, 21 në Himarë. “20 vjet më pas, në 1933, mbeten vetëm 10 të tilla”, shkruhet në dokument.
“Mbas Luftës së Dytë Botërore, minoriteti grek… u ndodh nën një plan të orkestruar për të zvogëluar numrin e tij…”. Dokumenti pretendon se minoritarët u bënë subjekt i një shtypjeje qeveritare për të fshehur identitetin e tyre etnik, duke i larguar nga vendbanimet, duke shmangur të drejtën e arsmimit në gjuhën kombëtare dhe duke shqiptarizuar emrat e tyre. “Një nga vendimet e para të regjimit të E. Hoxhës ishte që të limitonin territorin ku jetonin… vetëm në zona të veçanta në Sarandë, Delvinë, Gjirokastër dhe Përmet. Grekët që jetonin ose lëviznin jashtë këtyre zonave, humbisnin automatikisht të drejtat e minoritetit”, shkruhet në dokument, i cili gjithashtu shënon se në 1967, “janë konfiskuar pronat e institucioneve religjioze dhe u shkatërruan… rreth 2500 kisha”. Po të njëjtat tone përdoren për të përshkruar dhe të sotmen në sjelljen e qeverive shqiptare ndaj këtij problemi: të drejtat e minoritetit… “janë ende të parespektuara janë zonave të minoritetit”. Shënohen arreste të minoritarëve – në 1994 – manipulime të rezultatit të zgjedhjeve dhe refuzimi shqiptar për të përfshirë pyetjen për kombësinë në regjistrimin e popullsisë, (2001). “Kisha po ristabilizon veten, por problemet me administratën ekzistojnë ende”.
Në dokument theksohet disa herë fakti që lëvizja e minoritarëve grekë, nga zonat “minoritare”, ka bërë që ata të humbasin statusin e tyre si të tillë. Pa dhënë shifra konkrete, dokumenti referon se në 1919, popullsia greke në Shqipëri numurohej deri në 120 mijë banorë, kurse për këto shkaqe, në regjistrimin e 1989, ajo ishte shënuar në 60 mijë banorë. Për të mbërritur 12 vjet më pas, në numrin 49 mijë, por pa përmendur se regjistrimi konsideron si banorë ata qytetarë që ndodhen në vend në momentin e kryerjes së tij dhe pa marrë parasysh emigracionin masiv.
Dokumenti vazhdon me probleme të arsimit, të administratës publike dhe përfshirjes së grekëve minoritarë në të, shqiptarizimin e emrave të tyre, çështje të sigurisë, zgjedhjeve të lira, të pronave, të toponimisë, përdorimin e greqishtes në marrëdhënie me autoritetet e deri tek transmetimet radiotelevizive.
Përgjigja shqiptare
Besohet se letra e ish-ministrit të jashtëm grek Maliviotis, u bë e njohur në Shqipëri gjatë takimit të kryeministrit të atëhershëm Fatos Nano me Bernard Bott, ministri i jashtëm holandez, në vjeshtën e vitit 2004. Asgjë zyrtare nuk u botua në lidhje me këtë detaj të takimit. Besohet se palët pozuan problemin, Bott neutral, kurse Nano duke e kundërshtuar këtë dokument. Një vit më pas, diplomacia shqiptare ka prodhuar gjithashtu një material bazë, i cili jep përgjigje, pothuaj në mënyrë simetrike për të gjitha pretendimet zyrtare greke. Materiali është i klasifikuar, por MAPO ka mundur të sigurojë në vija të përgjithshme përmbajtjen e tij, të shtrirë në 15 faqe.
Materiali shqiptar ka gjithashtu një prapavijë historike. Ai nis me problemin e shkollave në gjuhën greke, por me shifra tërësisht të ndryshme nga ato që përmenden në dokumentin grek. “Në vitin 1922 në Shqipërinë e Jugut ekzistonin 36 shkolla në gjuhën greke, me 2614 nxënës dhe 49 profesorë. Në Himarë, me një popullsi dy gjuhëshe, kishte tre shkolla me 318 nxënës. Në 1933 në gjithë Shqipërinë kishte vetëm 77 shkolla private, nga të cilat 10 ishin fillore greke”. Një vit më pas, 54 fshatra me popullsi greqishfolëse prej 29 mijë banorësh, kishte secila nga një shkollë fillore.
“Pas Luftës së Dytë Botërore, gjatë regjimit komunist, pjestarët e pakicës greke nuk kanë qenë objekt i diskrimimit të posaçëm dhe ata kanë ndarë fatin me shumicën e shqiptarëve”, ndërsa për periudhën e pluralizmit pohohet se “pakica gëzon të gjitha të drejtat në përputhje me standartet demokratike evropiane…”.
Numrat e minoritetit
Kjo është dhe pjesa më interesante e materialit përgjegjës shqiptar. Ai i referohet fillimisht vitit 1922 kur një Komision i Lidhjes së Kombeve kryen inspektim në jug të vendit dhe rezulton se minoritarët grekë shkonin në shifrat 35 deri në 40 mijë banorë, ose një të gjashtën e popullsisë së zonës. Në regjistrimin e vitit 1930, popullsia greqishfolëse llogaritej në 37271 banorë. Në vitin 1989, përqindja e popullsisë joshqiptare luhatej në kufinjtë nga 2 për qind deri në 3.5 për qind. Dhe nga ky numër, grekët përbënin rreth 90 për qind të totalit të pakicave të përbërë edhe nga maqedonas, serbomalazezë, arumunë e të tjerë. Pakica greke shkonte deri në 58759 banorë. Një vend të veçantë në material zë dhe arsimimi që përfshin në gjuhën greke, të tre nivelet e shkollimit, parashkollor, nëntë vjeçar dhe të mesëm të përgjithshëm.
Më pas kapitujt e materialit shqiptar vazhdojnë me të njëjtën renditje si dokumenti zyrtar grek, flitet për administratën publike dhe përfshirjen e minoritarëve në të, përdorimin e emrave dhe mbiemrave të pakicave, njësitë administrative, zonat zgjedhore, çështjen e pronave, toponimet, përdorimi i greqishtes në marrëdhënie me autoritetet e programet radiotelevizive.

Roald HYSA : NËNAT E SULLTANËVE OSMANË


Roald Hysa
Roald Hysa
Përpara pak ditësh pasi publikova një tabelë mbi Valide Sulltanat e Perandorisë Osmane, ku shumë veta u ngatërruan dhe kujtuan se po flisja për sulltanët osmanë. Për të shmangur keqkuptimet dhe njëkohësisht për të bërë sqarime të mëtejshme po ju jap një material të shkurtër mbi Valide Sulltanat- Nënat e Sulltanëve, që sunduan në një hapësirë prej tre kontinentesh, dhe krijuan një model shteti shumë-etnik, shumë-fetar dhe që pati shumë suksese në politikat e brendshme dhe të jashtme, duke iu imponuar Evropës, Azisë dhe Afrikës. Nga 33 nëna sulltanësh vetëm 6 prej tyre janë turke, një mendohet të jetë e tillë, ndërsa të gjitha të tjerat janë të kombësive të ndryshme evropiane, ku nga të fundit është edhe Shqiptarja SOFIA e njohur me emrin e saj zyrtar Gjyl-Xhemal ose e thënë në shqip: Shumë e Bukura. Kjo tregon për tolerancën dhe harmoninë fetare dhe etnike që mbizotëronte përgjatë sundimit osman.
Valide Sulltana – Nëna Mbretëreshë, titull i lartë që jepej në Perandorinë Osmane, grave të sulltanëve, të cilat arrinin të lindnin princin trashëgimtar, I cili më pas do të hipte në fron. Nëna e sulltanit gëzonte privilegje të veçanta. Ajo kishte pallatet e veta dhe shpurën shoqëruese, si dhe gëzonte të ardhura që merreshin nga çifligjet që ishin në dispozicion të saj. Në shumë raste Valide Sulltana gëzonte edhe ndikim të madh te sulltani, saqë merrte pjesë në vendimet perandorake. Ka pasur 36 sulltanë të Perandorisë Osmane në 21 breza. Në fillimet e veta përdorej titulli Bej dhe më pas është përdorur titulli Sulltan, i cili vjen nga arabishtja. Përgjatë 623 viteve të historisë së sulltanëve ata ishin anëtarë të së njëjtës shtëpi, e njohur si Shtëpia e Osmanit. Valide Sulltana ka qenë titulli i nënës së sulltanit sundues. Ato nëna që vdiqën përpara se të hipnin bijtë e tyre në fron nuk e morën kurrë titullin e Valide Sulltanes, si p.sh., Hyrremi, Hatixhe Muazezi, Emine Mihri-Shah, Rabija Shermi dhe Nyhet-Seda. Nga ana tjetër njerkat, të cilat nuk ishin nënat biologjike, por që i rritën princat trashëgimtarë, mamatë e të cilëve kishin vdekur morën titullin Valide Sulltana, si p.sh. Aishja, Sanijeperver dhe Rahime Perestu e morën këtë titull. Kështu që ka pasur Valide Sulltana, që nuk kanë qenë nëna, dhe ka pasur nëna që nuk kanë qenë Valide Sulltana. Në përfundim mund të thuhet se titulli Valide Sulltana për nënat e sulltanëve osmanë mund të përdoret vetëm nëse ato nëna e kanë fituar titullin e Valide Sulltanes.
Emri zyrtar i nënës së sulltanit
Emri i birit të saj
Emri i lindjes
Etnia- Kombësia
Titulli dhe periudha
Halime
Osman I
Halime
Turke
Malhun
Orhan
Mala
Turke
Nilyfer
Murati I
Holofira
Greke –Bizantine
Gyl-Çiçek
Bajazidi I
?
Greke –Bizantine
Devlet
Mehmeti I
Devlet
Turke –Kytahja
Emine
Murati II
Emine
Turke –Elbistani
1421-1449 Valide Hatun
Hyme
Mehmeti II
Hatixhe Alime
Turke Kastamonu
1444-1446 Valide Hatun
Sitë Mykrime
Bajazidi II
Mykrime
Turke Elbistan
Gjyl Behar ose Aishe
Selimi I
Kyl Behar ose Aishe
Trepizonda ose Turke Elbistani
Hafsa
Sulejmani I
Aishe Hafiza
Tartare Krimeje
1520-1534 Valide Sulltana
Hyrrem
Selimi II
Aleksandra Lisovska- Rokselana
Rutheniane – Ukrainë
Nur Banu
Murati III
Cecilia Venier Baffo ose Rakela
Veneciane e Parosit, Ishujt Ciklades- Venecia
1574-1583 Valide Sulltana
Safije
Mehmeti III
Sofia Baffo
Veneciane e Korfuzit- Ishujt Jonianë, Venecia
1595-1603 Valide Sulltana
Handan
Ahmed I
Helena
Greke
1603-1605 Valide Sulltana
Mah-Firuze Hadixhe
Osman II
Evdoksia
Greke
1618-1620 Valide Sulltana
Mah-Peiker Kësem
Murati IV Ibrahim
Anastasia
Greke-Tenos Ishujt Ciklades, Venecia
1623-1648 Valide Sulltana
Turhan Hatixhe
Mehmeti IV
Nadia
Rutheniane –Ukrainë
1648-1682 Valide Sulltana
Saliha Dil Ashub
Sulejmani II
Katerina
Serbe
1687-1689 Valide Sulltana
Hatixhe Muazezi
Ahmed II
Eva
Hebreje Polake
Mah Pare Umetullah Rabija Gyl-Nush
Mustafa II –
Ahmed III
Evmania Voria
Kretase, Venecia
1695-1715 Valide Sulltana
Saliha Sebkatë
Mahmud I
Aleksandra
Greke
1730-1739 Valide Sulltana
Shah Suvar
Osman III
Maria
Serbe
1754-1756 Valide Sulltana
Emine Mihri-Shah
Mustafa III
Zhanet Nashe de la Bazory
Franceze
Rabija Shermi
Abdyl-Hamidi I
Ida Kovaç
Hungareze
Mihri Shah
Selimi III
Anjeze
Gjenoveze
1789-1805 Valide Sulltana
Aishe Sine
Mustafa IV
Sonja
Bullgare
1807-1808 Valide Sulltana
Nakshidil Haseki
Mahmud II
Aime dy Buk de Riveri
Franceze
1808-1817 Valide Sulltana
Bezmi-Alemi
Abdyl-Mexhid I
Suzana
Hebreje Gjeorgjiane
1839-1853 Valide Sulltana
Pertev Nihali
Abdyl-Aziz
Besëme ose Hasna
Vllahe – Rumune
1853-1876 Valide Sulltana
Sheuk-Efza
Murat V
Vilma
Gjeorgjiane
Tirë-Myjgan
Abdyl-Hamiti II
Virgjinia
Armene
Gjyl-Xhemal
Mehmeti V
Sofia
Shqiptare
Gjyl-Ishtu
Mehmeti VI
Henrieta
Çerkeze

Një histori e shkurtër për Mehmet Akif Ersoy

Agron ISLAMI

SHQIPTARI QË SHKROI HIMNIN E TURQISË
Një histori e shkurtër për Mehmet Akif Ersoy
Agron Islami
Agron Islami
Mehmet Akif Ersoy (Pejani) njihet si ligjërues fetar, ligjërues fakulteti, këshillues politik, filozof, e njëherësh edhe poeti më i famshëm i letërsisë turke. Ai edhe sot kujtohet me epitetin me të madh, ngase ishte dhe mbeti poeti më i dashur për çdo qytetar të Turqisë, duke qenë edhe autor i himnit kombëtar turk.
Nëse nisemi nga faktet historike, shohim se shqiptarët janë ndër popujt më të vjetër të Ballkanit, që gjatë gjithë historisë është përfshirë nga luftëra, në periudha e sisteme të ndryshme duke iu imponuar që të shpërngulen nga atdheu i tyre i shtrenjtë. Shumë atdhetarë shqiptarë njihen për kontributin e dhënë nëpër vendet, ku janë shpërngulur, duke mos harruar asnjëherë prejardhjen e tyre shqiptare. Janë të shumtë ata që sot historia botërore i njeh për kontributet e tyre nëpër fusha të ndryshme, e njeri ndër këta padyshim ishte dhe mbetet MEHMET AKIF ERSOY, që është i njohur për kontributin e tij në fusha të ndryshme. Mehmeti njihet si ligjërues fetar, ligjërues fakulteti, këshillues politik, filozof, e njëherësh edhe poeti më i famshëm i letërsisë turke deri në ditët e sotme. Ai edhe sot kujtohet me epitetin me të madh, ngase ishte dhe mbeti poeti më i dashur për çdo qytetar të Turqisë, duke qenë edhe autor i himnit kombëtar turk.
Ky personalitet i famshëm, që bëri emër në historinë e Turqisë, ishte njeri nga shumë shqiptarët, të parët e të cilive shkuan drejt Turqisë për qëllime nga më të ndryshmet. Mehmeti në një poezi të titulluar “Vefasiz Kosova“, me një ndjenjë dhimbjeje të thellë në shpirtin e tij shkruan për Kosovën:
Kudo që jam me përfytyrohet një
fushë me gjak
A jam në ëndërr apo je ti… Kosovë
A nuk mburreshe me pëllëmbët e
tokës sate… (06 mars 1913).
Përkundër famës që bëri në Turqi, si  duket poeti e ndjente veten shumë krenar me prejardhjen e tij, dhe në fund të kësaj poezie potencon edhe prejardhjen e tij duke thënë:
Dëgjojeni këtë prej meje, që vertetë, jam shqiptar…
Gjë tjetër s’mund të them…Ja, atdheu im është rrënuar!
Biografia
Mehmet Akif Ersoyi u lind në dhjetor të vitit 1873 në lagjen Sari-Güzel në rrethinën e Stambollit. Babai i tij ishte Tahir Efendi Pejani (me prejardhje nga Shushica e Pejës). Që në moshë shumë të re me babain e tij, e morën rrugën e arratisë drejt Stambollit, atje vazhdoi shkollimin në medresenë e (Fatihut), dhe pas kryerjes se medresesë, personeli i shkollës shpreh dëshirën që Tahir Efendiu të ushtrojë detyrën e profesorit po në ketë medrese, ku punoi deri në vdekje. Ndërsa nëna e Akifit ishte Emine Sherif, me prejardhje nga Buharaja. Akifi qysh si fëmijë pajiset me dituri fetare islame nga prindërit dhe në moshën 4 vjeçare gjegjësisht me 1878, fillon mësimin për here të parë në mektebin (parashkollore) “Emin Buhari”. Pas dy vite shkollimi, më 1879 kalon në shkollën fillore (Ruzhdiye), për të vazhduar në shkollimin e lartë fillore  (idadiye). Krahas mësimeve që merrte në shkollë, prof. Tahiri djalit të tij i mbante mësim shtesë në shtëpi si; Tefsir (komentim Kur’ani), Fikh (bazat e sheriatit), gjuhë arabe, ndërsa nga gjyshi i tij mësonte persishten e vjetër dhe nga e gjithë kjo shihet qartë se Akifi, qysh në moshë të re pati rastin të njihej me dituri të lëmive të ndryshme. Pas 3 vite shkollimi fillor, me 1882 kalon në shkollimin e mesme në Fatih. Gjatë kësaj periudhe, Akifi kishte një angazhim shumë të theksuar për moshën që kishte. Nga babai vazhdonte mësimin e gjuhës arabe, në xhaminë e Fatihut prezantonte në kursin e gjuhës persiane që organizohej nga gjyshi i tij, dhe gjatë kësaj kohe, në kurs u lexoheshin libra të njohur si; “Gülistan”,  “Mesnevi”… Njëkohësisht në shkollë ishte ndër nxënësit më të dalluar në të gjitha lëmitë, e në veçanti në lëndën e gjuhës dhe letërsisë turke dhe franceze. Qysh si nxënës i shkollës së mesme te ai vërehet një interesim për poezinë. Në ketë kohë, fillon edhe  përpjekjet e para për shkrimin e poezive me shokun e tij, Ibnulemin Mahmud Kemal. Më 1885, atëherë kur e kreu shkollën e mesme, babai ia dha të drejtën që zgjedh profesionin e vetë, profesion  ky, që do ta përcjell gjatë gjithë jetës. Akifi tani studimin e tij, do ta vazhdojë në shkenca politike. Gjatë kësaj periudhe shkollimi, që zgjati deri në vitin 1889, Akifi pati rastin që të dëgjoj ligjërata nga profesorët më të njohur në Turqi. Një ndikim të madh pati nga poeti i njohur turk Muallim Naci.
Veprimtaria poetike
Akifi pas vetes la shtatë vepra me poezi, që janë të përmbledhura në një libër të vetëm të quajtur “Safahat”, e cila  përmbledhje është ndarë në shtatë vëllime sipas veprave në fjalë. Libri i parë mban titullin “Safahat”. Në vazhdim ka shkruar librat: “Në ulësen e Sulejmanisë”, “Zërat e se vërtetës”, “Në ulësen e Fatihut”, “Kujtimet”, etj.
Veprat e Akifit, ishin të shkruara në shkrimin osman, por pas vdekjes së tij, i tërë safahati u transkriptua në shkronja latine nga ana e M.E.Düzdağ. Të gjitha librat e tij, janë të botuara në Stamboll me përjashtim të librit të shtatë dhe të fundit, i cili u botua në Kajro të Egjiptit. Fjala “SAFAHAT”, në vete përmban një kuptim shumë të gjerë, që në gjuhën shqipe ka kuptimin; “fletët-periudhat”. Nga vet emërtimi i veprës letrare së tij, shihet se në veprimtarinë e tij, poeti përshkruan (pothuajse) një epokë historike, jo vetëm të Turqisë, por të tërë botës islame. Gjuha e përdorur në poezi, është gjuhë e Islamit që shtrihet në themelin e kulturës së poetit. Për rrjedhojë  në peshoren e fjalorit të përdorur në këto poezi, hasen në një masë të madhe përveç turqishtes, veçanërisht njësi leksikore me burim  arab. Bashkë me përdorimin edhe të fjalëve dhe ndërtimeve analitike persishte, poeti është përpjekur, që këto tri gjuhë t’i përdorë në mënyrë harmonike e të pëlqyeshme për veshin e lexues-dëgjuesit, që më shumë siguri mund të themi se është treguar i suksesshëm në përpjekjen e tij. Pothuajse në shtatë librat e lartpërmendur, poeti nuk kalon pa i artikuluar dhimbjet e tij, që ka për luftërat që po zhvilloheshin në Ballkan nga forcat e mëdha, të cilat synonin ndarjen e shteteve, e në veçanti për tokën e të parëve nga ai vinte. Në një nga poezitë më të famshme të tij thotë:
Tre million njerëz po vuajnë nga tri koka pa tru.
Shqipëria po digjet… Kësaj here (djegiet) janë shumë të mëdha 
Babë, nëna jote më e dashur, mëmëdheu më i vërtetë,
A të bëhet viktimë e tre horllukëve hajdutë?!
Kudo që të ndodhem, para syve po më del një fushë e përgjakur… A je ti, apo përfytirimi yt? Kosovë e papërkrahur!
Cili është shkaku me mijëra here i pushtimit tënd!
Cili është qëllimi i kalimit të rrugës shkatërruese

e “rrufesë” mbi varrin tënd?
O rrënjët e palidhura të pavarësisë, ku janë?
Të gjitha shpresat, mendoj perjetë u shuan.
Ku je “bashkim” i shkelqyer, fantazi e lartë e krijuar?
Ty, madje me vite të hutoi ajo ëndërr e mallkuar.
Truallin mos e ke mbytur përnjeherë
Horizonti i mëngjesit të përgjakur?
Malazezi hajdut, Serbi gomar, Bullgari gjarpër,
Pastaj Greku qen, atdheun rreth e përqark e kanë rrethuar.
Shumica prej jushë, u mor vesh, rrugën e gabuar s’po e shihni… Hajnin, që tani ju shërben si këshilltarë, dëbojeni
Dëgjojeni këtë prej meje, që vertetë, jam shqiptar…
Gjë tjetër s’mund të them…Ja, atdheu im është rrënuar!
Ngrihu baba, ngrihu nga varri!
Dhe shih për qejfin e tre vetave kokëkrisur
se si vritet një popull tre milionësh!
Eja shpejt, sepse të gjallët nuk po vijnë
të shpëtojnë atdheun tonë…
Shqipëria po digjet ne flakë…
Baba! Nëna jote më e dashur, që është atedheu yt,
vendlindja jote po flijohet
për ambiciet e tre vetave kokëtrashë
Tokë e lëvruar nga gjyshërit tanë
dhe aratë e mbjella po i merr lumi…
Sa keq, që tashmë po ngulitet në tokë kryqi i të huajit…
dhe të vallëzojë ne te këmba e squat (ushtarit serb)… ?
Oh! Kudo më del përpara Kosova!

Prof.Dr. Iljaz REXHA : ANTAGONIZMI NDËRMJET DY KISHAVE PËR DOMINIM NË TOKAT E ARBËRISË (I HAPI RRUGË FESË ISLAME)


Dr. Iljaz Rexha
Prof.Dr. Iljaz Rexha
Përveç faktorëve ekonomiko-shoqëror, etj., të cilëtndikuan që shqiptarët të kalojnë në fenë islame, faktor ishte edhe antagonizmi ndërmjet kishës katolike dhe ortodokse, i cili i hapi rrugë përhapjes së fesë islame ndër shqiptarët në tokat e Arbërisë mesjetare, të cilat gjendeshin nën sundimin 1600 vjeçar: romak, bizantin, venedikas, bullgar dhe serb.
Qysh para ndarjes së kishës perëndimore dhe lindore (1054), në vitin 1043 ndodhi një kryengriqe kundër sundimit bizantin, kur popullsia e Arbanonit mesjetar, me kulturë latine perëndimore (që shtrihej në hapësirën Prizren-Tivar, Ohër-Vlorë), nuk ishte më shtetase bizantine, meqë disa bujarë shqiptarë kishin arritur të formonin një formation politik dhe shtetëror, duke u shkëputur nga sundimi bizantin dhe kisha greke. Në anën tjetër, jashtë Arbanonit si formation politik dhe shtetëror mbeti gjysma e tij me kulturë bizantine greke (që shtrihej prej Prizrenit deri në Nish, Vilazora (Velesi), Kumanova e Shtipi), nën sundimin serb. Arbanoni etnik i mesjetës së hershme nuk shtrihej vetëm deri te Prizreni dhe Ohri, por deri atje ku hasen vendbanimet arbane-albane në burimet e shkruara mesjetare të shekujve XIII-XV, siç ishin: Arbanashi i Nahijes së Shtipit, Arbanashka e Nahijes së Kumanovës, Arbanashi i Nahijes së Prilepit, Arbanashi i Nishit, Arbanashka e Prokupës, Arbanashi i Kurshumlisë, Arbanashoviku i Nahijes, Kllopotnikut, Arbanasi i Tuzit (Mali i Zi), e shumë vendbanime të tjera mesjetare që na dalin të emëruara me emrin etnik ArbanArbanas, që dëshmojnë kontinuitetin e autoktonisë shqiptare në këto vise që nga periudha antike e shekullit Il, kur na del të përmendet fisi ilir Arbanasi-Albanoi nga gjeografi i Aleksandrisë Ptolemeu. Këto vendbanime, edhe pse dalin të përmenden në burime të shkruara gjatë shekullit XIII-XV, nuk ka kurrfarë dyshimi se ato edhe më heret ekzistonin, meqë administrata bullgare, e cila për një kohë i sundoi këto territore, qysh në shekullin XV i quajti si vendbanirne arbane-albane.
Në këtë periudhë historike (XI-XII), kisha katolike e Arbanonit latino-perëndimor u paraqit si faktor kryesor integrimi i etnosit shqiptar dhe integrimit tokësor si në aspektin etnokulturor, po ashtu edhe në atë shpirtëror e religion duke e shtrirë ndikimin e vet edhe në gjysmën tjetër të Arbanonit lindor me kulturë bizantine ortodokse, që kishte mbetur nën sundimin bizantin e më vonë nën sundimin serb.
Nga burimet mesjetare shihet se zhvillimi i institucioneve të kishës katolike kishte filluar me të madhe dhe ndër shqiptarët e Kosovës, Maqedonisë dhe Toplicës (shumica i takonin besimit ortodoks) dhe shumë kisha ishin ndërtuar nëpër qëndrat kryesore: Prizren, PrishtinëRas (Rashkë), Kotorci-Mitrovicë, fanjevë, Trepçë, Vuçiternë, Nish, Krushevc, Prokupe, eq.. Administrata e shtetit bizantin dhe kisha e tij dhe më vonë edhe kisha sllave kishin filluar luftën e ashpër kundër kishës katolike dhe kulturës latine, duke mos lejuar diferencimin e shqiptarëve nga riti ortodoks, i cili çonte në integrimin etnokulturor të shqiptarëve dhe në integritetin tokësor rreth kishës katolike në një formation politik dhe shtetëror unik. Administrata dhe kisha serbe, pasi i pushtoi viset e Kosovës dhe Maqedonisë, nuk lejoi zhvillimin e kishës katolike dhe veprimtarisë së saj në këto vise dhe atë e shpalli si herezi, që punon kundër fesë ortodokse pravosllave dhe kundër pushtetit serb. Sundimtarët serbë dhe kisha pravosllave filluan të zëvëndësojnë gjuhën greke me atë sllave. Ata i përvetësuan kishat e ritit ortodoks grek në tokat shqiptare në të cilat shkonin shqiptarët dhe arumunët e ritit ortodoks. Ashtu vepruan edhe me alfabetin e tyre duke marrë për bazë alfabetin grek me pak modifikime e formuan alfabetin e tyre cirilik. Ata i përvetësuan edhe kishat katolike shqiptare, duke bërë përshtaqen e tyre sipas frymës dhe ngjyrës sllave me mbishkrime cirilike dhe i shndërruan në kishat e tyre nationale. Këto fakte na i dëshmojnë të dhënat arkivore nga Vatikani, ku në mes të qerash thuhet se kishat katolike në Prizren, Janjevë, Trepçë, etj., i kishin administrata dhe kisha serbe. Zhvillimin e mëtejmë të institucioneve dhe kishave katolike e ndërpreu pushteti mesjetar serb. Kjo më se miri mund të shihej nga Ligji i Dushanit, ku thuhet se katolicizmi është herezi latine, ndërsa katolikët janë gjysmëbesimtarë. Asnjë pravosllav nuk guxon të kalojë në fenë katolike; nëse kalon në të, duhet të dënohet ose të kthehet që më parë në krishtërizëm. Është i njohur fakti se nën presionin e administrâtes së Dushanit nënshtetasit e besimit katolik ishin kthyer në fenë pravosllave dhe ajo i kryqëzonte në kundërshtim me ligjet e kishës. Martesat e personave në mes të katolikëve dhe pravosllavëve rreptësisht anulloheshin, nëse burri nuk kalonte në fenë pravosllave. Sipas një letre të Papës – Klementi VI, të cilën në vitin 1346 ia kishte dërguar Stefan Dushanit, përmendej se kishën e Shën Mërisë në Prizren dhe kishën e Shën Pietrit mbi Prizren, që më parë ishin nën mbikqyrjen e Biskupisë katolike të Kotorrit qysh moti i kishin përvetësuar mbretërit serbë nga Rashka. jo vetëm paraardhësit e tij, por edhe vetë Dushani kishte vepruar në të njëjtën mënyrë. Këto veprime i përcillte shumë mirë në atë kohë Zyra e Papës në Romë. Në një krisobulë të Dushanit thuhet se edhe shqiptarët që vijnë për të bërë meshë në kishat pravosllave, duhet të punojnë sikurse serbët. Këto të dhëna të burimeve të shkruara na dëshmojnë se sundimtarët mesjetarë serbë ia kishin arritur qëllimit të vet, meqë pjesën më të madhe të shqiptarëve të besimit katolik i kishte kthyer në fenë pravosllave. Këto dëshmi shihen edhe nga dokumentet kishtare sllave të shekullit XIII si dhe nga regjistrimet e popullsisë së administratës osmane të shekullit XV, ku zakonisht të bijtë a fëmijët i mbanin emrat tipikë sllavë, ndërsa prindërit e tyre i mbanin patronimet (mbiemrat) karakteristikë dhe tradicionalë shqiptarë. Ndryshimi i antroponimeve – emrave të popullsisë shqiptare kishte filluar që në fillim të shekullit XIII dhe vazhdoi deri në rënien définitive të pushtetit serb në Kosovë e Maqedoni, përkatësisht deri në vendosjen e administratës osmane në vitet 1451-1455.
Të gjitha burimet e shkruara mesjetare flasin qartë se në tokat e Arbërisë mesjetare u zhvillua një luftë e ashpër në mes kishës latine perëndimore dhe bizantine lindore, për mbizotërimin në Ballkan, jo vetëm në aspektin shpirtëror e religion por edhe politik-tokësor. Depërtimi i osmanëve në Ballkan dhe administrata e tyre, shqiptarët i gjeti në një dezintegrim të plotë, të ndarë në aspektin etnokulturor dhe politiko-tokësor. Po aty shqiptarët ishin të ndarë në tri kisha: ata të besimit katolik ishin të lidhur me Romën nëpërmjet Biskupisë së Tivarit, ndërsa ata të besimit ortodoks e pravosllav ishin të lidhur me Kostandinapolin (Stambollin) nëpërmjet kishës së Ohrit dhe të Durrësit. Në këtë periudhë mesjetare administrata e fisnikëve shqiptarë – ekskluzivisht mbahej në gjuhë të huaja. Muzakët administratën e mbanin në gjuhën greke, Kastriotët e mbanin në gjuhën latine dhe sllave, Balshajt në gjuhën latine dhe sllave, ndërsa fisnikët logofetët dhe tregëtarët e vegjël në Kosovë me prejardhje shqiptare, si Lesh Spani, qeveritar i Novobërdës, Gjergj Mazrreku, logofet, Bogban Krizma, tregëtar i Prizrenit, administratën e mbanin vetëm në gjuhën sllave-serbe. Kisha sllave-serbe gjatë shekujve XIII-XIV e kishte përforcuar mbizotërimin vetëm në Kosovë dhe Maqedoni, por kisha sllave dhe popa me prejardhje shqiptare kishte edhe në Ulqin, Shkodër, e deri në Elbasan, Berat e Vlorë. Në anën tjetër, kisha katolike ishte dobësuar, meqë kundër saj zhvillonin një luftë të ashpër kisha ortodokse greke dhe ajo sllave e më vonël edhe administrata osmane e vazhdonte të njëjtën propagande, ndërsa në anën qetër e favorizonte kishën greke dhe sllave në dëm të asaj katolike në tokat shqiptare. Kjo veprimtari kundër kishës katolike vazhdoi edhe në shekujt e mëvonshëm, e kjo shihet nga raportet e vizitorëve të Romës, të cilët dëshmojnë se gjatë shekullit XVI dhe në fund të atij XVII në viset e Shqipërisë Veriore – në Kosovë dhe në Maqedoninë Perëndimore kishte shumë shqiptarë të besimit katolik (150.000), por shumica e tyre kalonin në fenë ortodokse pravosllave; vizitorët gjithashtu pohojnë se në viset e lartpërmendura ka edhe shumë shqiptarë të besimit ortodoks, që jetojnë sipas zakoneve fetare serbe dhe greke. Për këtë arsye shpeshherë kronistët dhe shkrimtarët e huaj, shqiptarët e besimit ortodoks-pravosllav i konsideronin në pikëpamje etnike si sllavë serbë dhe si grekë helenë, çka nuk është’aspak objektive dhe nuk ka të bëjë me realitetin e strukturës etrùke në tokat shqiptare. Në vazhdim vizitorët pohojnë se në mungesë të priftërve dhe të institucioneve të kishës katolike, të cilat më heret i kishte pezulluar administrata bizantine e më vonë ajo serbe, ndikoi që një pjesë e popullatës së besimit katolik të kalojnë në fenë ortodokse – pravosllave, ndërsa një pjesë në fenë islame.
Sundimi shekullor mesjetar serb kishte arritur që pas pushtimit të Kosovës dhe Maqedonisë të pushtojë edhe pjesën më të madhe të Shqipërisë duke i shkatërruar institucionet e kulturës materiale shpirtërore shqiptare, të cilat i sunduan me pak ndërmprerje më se 300 vjet.
Në këto kushte dhe rrethana historike shqiptarët u gjetën në një dezintegrim të plotë, andaj është fakt i pamohueshëm se depërtimi i osmanëve në Ballkan dhe vendosja e administratës së tyre në tokat e Arbërisë e ndërpreu sundimin shumëshekullor bizantin dhe serb. Shqiptarët e besimit katolik kishin mbetur pa institucionet kulturore dhe fetare për arsye se veprimtaria e kishës katolike ishte ndërprerë. Shqiptarët e besimit ortodoks ishin të detyruar të shkonin në kishat pravosllave, të cilat më parë ishin përvetësuar nga sundimtarët serbë dhe kisha e tyre, në të cilat mesha dhe uratat mbaheshin vetëm në gjuhën sllave, por me përhapjen e islamit, shqiptarët filluan t’i braktisnin këto kisha, meqë pushteti serb udkishte imponuar.
Me përhapjen e fesë islame dhe vendosjen e administratës osmane në tokat e Arbërisë, shqiptarët nga një amulli shumë shekullore, dolën në skenën politike nëpërmjet sistemit të timarit osman, arritën të inkuadrohen në administratën osmane dhe gradualisht duke punuar për integrimin etnokulturor dhe territorial, rikthyen administratën e vet në tokat e tyre etnike në Dardaninë antike dhe në Arbanonin mesjetar, në të cilat më parë kishin jetuar albanët në hapësirën: Prizren, Nish, Kumanovë, Shtip (Arbanoni lindor – bizantin) si dhe Arbanoni latin – perëndimor që shtrihej në hapësirën: Prizren-Tivar-Ohër-Vlorë, që i kishin pushtuar sllavët pas Bizantit, si dhe ato të Epirit e të Çamërisë, që i kishin pushtuar grekët.
Kalimi në fenë islame nga shqiptarët në këto rrethana historike ishte i domosdoshëm dhe e vetmja rrugëdalje për të ruajtur qënien etnike dhe integritetin tokësor. Duhet theksuar se në radhë të parë në fenë islame filluan të kalojnë bujarë shqiptarë të Kosovës dhe Maqedonisë Perëndimore edhe ata të Toplicës që më parë ishin zhveshur nga pozitat shoqërore dhe i kishin humbur feudet (pronat e tyre) në kohën e sundimit serb. Disa bujarë të tjerë kaluan në fenë islame me pretekst që t’i ruajnë pozitat shoqërore dhe feudet e tyre që kishin pasur deri në vendosjen e administratës osmane, e këta ishin bujarë shqiptarë të principatave shqiptare të Arbanonit latin – perëndinmor, e më vonë ata i zëvend’e’sonin me bijtë e tyre myslimanë, ndërsa anëtarët e familjes së tyre gradualisht e pranuan islamin. Kalimi në fenë islame është bërë në mënyrë vullnetare dhe me bindje që krijonin individët e interesuar nga misionarët që punonin për përhapjen e fesë islame. Deri në fund të shekullit XVII, nuk mund të hasim në të dhëna sa kishte pasur presione të hapëta për kalimin në islam, por kjo nuk do të thotë se nuk ka pasur edhe shtrëngime nga individë përgjegjës që e,kanë keqpërdorur pozitën e tyre kundër dispozitave të Kur’anit, ku thuhet që askush nuk bën të detyrohet që ta ndërrojë me dhunë fenë. Edhe sipas fermanëve të sulltanëve të parë garantohej liria e bësimit për të gjithë të krishterët në Perandorinë Osmane, me kusht që të paguajnë haraçin, sipas dispozitave të legjislacionit islam, Sheriatit.
Është fakt i pamohueshëm se procesi i përhapjes së fesë islame ndër shqiptarët e krishterë është zhvilluar gradüalisht dhe shumë ngadalë, në bazë të vullnetit të lirë të individu që ka shprehur dëshirën të kalojë në islam. Këtë fakt mund ta argumentojë më së miri me shembuj se deri në fund të shekullit XIX, ka pasur shumë familje shqiptare të një farefisi, gjysma e të cilëve kishin përqafuar islamin, ndërsa gjysma tjetër vazhdonte të jetojë në fenë e krishterë e së bashku, duke respektuar fenë e njëri-tjetrit, që do të thotë se feja islame është jashtëzakonisht tolerante ndaj feve të tjera dhe nuk nxit urrejtje ndaj tyre.
Gjithashtu, në përhapjen e fesë islame, përveç faktorëve ekonomikë e shoqërorë të kohës, ndikuan jashtëzakonisht institucionet islame fetare, popullsia shqiptare e konfesionit ortodoks, për t’u diferencuar nga sllavët dhe grekët në aspektin etnokulturor dhe fetar, me të madhe filloi t’i respektojë dhe t’i pranojë, meqë institucionet e kishës ortodokse sllave dhe greke ishin në shërbim të shteteve të tjera nacionale dhe nuk i konsideronte si të vetat, ndërsa kisha katolike në mungesë të priftërinjve dhe shkaqeve që i theksuam më lart, nuk funksiononin fare. Shqiptarët e krishterë, për ta ruajtur qenien e tyre etnike dhe integritetin tokësor e duke mos dashur të sllavizoheshin ose të greqizoheshin parapëlqyen që ta ndërrojnë fenë e të parëve, duke përqafuar fenë islame, e cila ofronte status më të favorizuar shoqëror dhe ekonomik, sepse ajo nuk bën dallime në bazë të përkatësisë etnike e pozitës shoqërore dhe klasore. Për këtë arsye ndërmjet shqiptarëve t’e’ besimit islam dhe atyre të krishterë nuk ekziston kurrfarë urrejqeje fetare. Shqiptarët janë fenomen i rrallë në botë, sepse u takojnë tri feve, katolike, islame dhe ortodokse, por ata i bashkon gjaku i kombit të njëjtë dhe gjuha e njëjtë amtare, ata nuk i përçan asnjëra fe.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...