Kanceri vjen nga Serbia dhe Greqia nëpërmjet baranave mjekësore në Kosovë dhe Shqipëri
Edhe pse herë pas here është ngritur zëri nga individë dhe zyra të ndryshme për atë çfarë kanë konstatuar në tregtime me shtetin e Serbisë, Greqisë apo dhe të Maqedonisë, veçanërisht në sektorin e farmaceutikës dhe të ushqimeve të konsumit të gjerë, edhe pse qytetarët shpesh kanë denoncuar mjaft raste të kequshqimit për shkak të tregut dhe monopoleve të çmimeve të larta dhe të ulëta, edhe pse prodhuesit shqiptarë kanë protestuar kundër diskriminimit dhe asfiksimit të prodhimit vendas, pothuajse në të gjithë rastet këto kanë rënë në veshin e shurdhër të qeverisjes “Berisha”. Në krahun tjetër, është ndjerë kundërvënia propagandistike e ngritur mediatikisht me art, për arritjet dhe bilancet “pozitive” të ekonomisë shqiptare.
Shqetësimi i subjekteve të ndryshme që ndjekin me kujdes procesin e kujdesit ndaj qytetarit është fokusuar në tregtinë farmaceutike të ushqimeve të konsumit të gjerë, për të cilat gjykojmë se janë objekt i Sigurisë Kombëtare.
Sipas të dhënave mediatike, kompanitë më të mëdha farmaceutike që veprojnë në Shqipëri, kryesisht me qendër në Tiranë janë: “Intermed”, “Farma ONE”, “Sulkaj”, “Mega”, “Imi”, “Rejsi”, “Medikamenta”, “Alba Trade” (e cila po falimenton, pothuajse rezulton e mbyllur) “Avi Cena”.
Kompanitë më të forta qendrën e tyre e kanë në Tiranë dhe më e fuqishmja sot mbetet “Intermed”. Furnizimet me medikamente në Shqipëri vijnë nga Gjermania, Turqia, Anglia, Sllovenia, Serbia, Italia, Bullgaria, Maqedonia, Greqia, Amerika, Franca dhe India. Sipas të dhënave mediatike, subjekteve politike dhe patriotike në Kosovë dhe Shqipëri, kontrabanda me medikamente mjekësore dominon në linjat Serbi – Kosovë – Shqipëri, Itali – Shqipëri dhe Greqi – Shqipëri. Nga Italia dhe Greqia vijnë dorë e parë me çanta dore dhe në makina të vogla, në tragete, nga kufiri tokësor, me linjat e autobusëve në gjendjen rifuxho, të papaketuara.
P.sh medikamenti “oki – aluin”, vjen nga Italia rifuxho. Rezulton se, shumë farmaci, depo shpërndarjeje ruajnë ambalazhet, të cilat i vënë disa herë në përdorim, duke abuzuar edhe me afatet e skadencës.
Më të rrezikshmet në këtë lloj tregtie të pakontrolluar janë depot e shpërndarjes së nivelit “të dytë”, të cilat janë të instaluara edhe në Tiranë, por kryesisht janë ato që mbulojnë rrethet e vendit. Ky lloj rrjeti është shumë i zgjeruar dhe aspak në kontrollin e shtetit. Të gjitha këto pika distribucioni janë shumë të lidhura me farmacitë kudo, duke pasur norma fitimi të larta në marrëveshje me tavanin e çmimeve.
Këtu bëjnë përjashtim ilaçet me rimbursim nga shteti, ku fitimi është shumë i vogël dhe për farmacitë dhe depot ky mall konsiderohet në çdo rast “i shitur”. Edhe nëse kontrollohen apo kapen nga inspektorati i shtetit, në asnjë rast farmacitë nuk kanë dhënë adresat e depove sekondare.
Në marrëdhëniet kompani farmaceutike, depo distribucioni – farmaci ekziston norma e fitimit, ku prioritet përherë kanë marrë farmacitë, por në shumë raste me mirëkuptim fitimi është i ndërsjellë, duke dominuar treguan dhe duke bërë biznes konkurrues në mënyrë të pandershme.
Farmacitë e zhytura në normat e fitimit nuk kanë aspak natyrë shërbimi në të mirë të klientit. Në këtë lloj tregtie “të kontrolluar” janë të përfshirë edhe mjekët, të cilët janë të lidhur me farmacitë e deri tek kompanitë e distribucionit, të cilat për qëllimet e tyre kanë të punësuar nga një mjek marketingu. Kjo lidhje arrin deri atje sa në raport me rritjen e klientelës, bien dakord edhe në ndarjen e fitimeve, duke abuzuar shpesh dhe me çmimet e medikamenteve.
Ka mjaft ilaçe që vijnë nga jashtë, kryesisht nga Italia, të cilat janë të shoqëruara me siglën “produto për Albania” dhe “produto për Kosova”. Shpesh këto medikamente me destinacion për Kosovë rezultojnë të shiten në Shqipëri. Në ambalazhimin e tyre ato janë të shoqëruara edhe më modelarin në gjuhën shqipe.
Ajo që është kuptuar në këto lloj prodhimesh farmaceutike, është sasia e mangët e elementëve përbërës, efektiviteti i ulët dhe nevoja për rritjen e kërkesës së tregut spitalor dhe farmaceutik.
Këtë problem e kanë me dijeni edhe mjekët e marketingut të kompanive të mëdha në tregun shqiptar.
Të gjitha këto lloj ilaçesh me destinacion merren dhe jepen ne çmime të diktuara qoftë nga tregu i jashtëm dhe në tregun e brendshëm. Këto çmime në të gjitha rastet pranohen nga bosët e kompanive që i sjellin nga jashtë. Çuditërisht këto kontingjente medikamentesh janë të miratuara deri tani edhe nga Ministria e Shëndetësisë. Nga kjo ministri stimulohen kompanitë më të fuqishme në tregun shqiptar, duke pasur përfitime reciproke.
Për medikamentet ekskluzive, edhe pse ka kontrollohen nga shteti, kompanitë e mëdha bashkëveprojnë me depot sekondare, i vënë dhe ato në sistemin e shpërndarjes që t’u shitet sa më shpejtë malli, duke i stimuluar me fitime, edhe pse në shumë raste veprime të tilla janë krejt të paligjshme. Farmacitë kudo, për shkak të mosstimulimit nga organet tatimore, pothuajse në të gjitha rastet veprojnë vetë me medikamentet që shkojnë në kufijtë e skadencës. Ky problem mbetet gjithandej i pamonitoruar, duke lënë shteg abuzimi të hapur. Indiferenca e shtetit në këtë çështje është shumë shqetësuese.
Problemi farmaceutik rezulton të jetë shumë serioze edhe në Kosovë, ku tregu shqiptar ka lidhje veçanërisht në marrëdhëniet e tregtisë me shtetin e Serbisë. Sipas shumë paralajmërimeve të Lëvizjes “Vetëvendosje”, për mallrat ushqimore ka të dhëna se janë të rrezatuara me radioaktivitet me “uaranium IN POËERITO” (të varfëruar). Korridoret e prodhimit të ushqimeve të tregtisë me Kosovën dhe Shqipërinë nga Krushevaci, Sillajnaci, Batanjica, Kragujevci etj..
Në fabrikat e tyre prodhohet enkas për tregtinë me shtete shqiptare. Bilanci pozitiv i tregtisë Kosovë, Shqipëri me Serbinë në favor të kësaj të fundit, nuk është ndonjë rezultat për t’u pasur zili nga ne shqiptarët.
I njëjti fenomen ndodh, sipas “Vetëvendosjes”, edhe në tregtinë farmaceutike, të cilat i shpëtojnë kontrolleve doganore nga tregtare matrapazë, nën hundën e institucioneve doganore depërtojnë në tregun e gjerë shqiptar, duke sjellë përfitime kolosale dhe duke vrare gradualisht shëndetin dhe gjendjen fizike të popullsisë.
Veprime të tilla janë në kufijtë tronditës, për të cilën akuzat duhet të bien mbi institucionet e qeverisjes së Tiranës që iku dhe të qeverisë që aktualisht kryen detyrën në Prishtinë.
Me të drejtë duhet të mendojmë se këtu ka një strategji “luftarake” vrasëse në mënyrë krejt paqësore, duke e detyruar popullsinë të blejë vdekjen me para në dorë dhe me dëshirën e saj.
Alarmi që japin herë pas here institucione shqiptare apo mjekë individë, të mbështetur mbi statistikat shqetësuese mbi shëndetin e popullit dhe të grupmoshave, janë për t’u marrë në konsideratë shumë seriozisht. Si rezultat i këtyre ushqimeve dhe medikamenteve për çdo ditë në ambientet spitalore kudo në hapësirën shqiptare shfaqen të sëmurët infektivë me diarre, deri në infeksionet polmonare, të mëlçisë, stomakut, zorrës së trashë, sëmundjet e gjakut, pa përmendur këtu rritjen e rasteve të sterilizimit mashkullor dhe femëror.
Institucionet e shtetit shqiptar, për kundër politikave të dyerve të hapura me Serbinë që aplikoi në mënyrën me të paprecedente qeveria Berisha, si dhe në shumë sektorë të tjerë, këtë çështje duhet ta trajtojnë si një element të Sigurisë Kombëtare, e cila ka të bëjë me goditjen e shëndetit të popullit, dëmtimit të sistemit të mjekësisë kurative dhe një goditje e drejtpërdrejtë e prodhimit vendas në prodhimin dhe konsumin e ushqimeve të përditshme, për të cilat tradita jonë popullore ka qenë shumë e shëndetshme.
Përgjegjësia në këto situata alarmante duhet të kërkohet mbi të gjithë marrëveshjet e bashkëpunimit tregtar me shtetin e Serbisë, Maqedonisë dhe të Greqisë, mbi sistemin doganor të shtetit, mbi institucionet e kontrollit, mbi Zyrën e Mbrojtjes së Konsumatorit dhe mbi të gjithë ato organizma biznesi që deri tani kanë parë vetëm fitimet marramendëse, pa marr parasysh se cilët janë parametrat jetësor të produktit të tyre tregtar.
Kjo situatë është pasojë e politikave të mbrapshta të qeverisjes “Berisha”, e cila i ka hapur dyert investimeve legale dhe ilegale serbe pa hesap në Shqipëri. Gjykojmë se institucionet e shtetit shqiptar do të kenë vullnetin e mjaftueshëm që të verifikojnë dhe neutralizojnë veprimtari të tilla me pasoja të rënda në shëndetin e popullit dhe do të vënë para përgjegjësisë të gjithë ata individë dhe institucione që janë bërë me ose pa dashje pjesë e kësaj veprimtarie, që do ta vlerësonim pa hezitim kriminale, kundër qytetareve tanë.
Presidentja Atifete Jahjaga tha se Ibrahim Rugova udhëhoqi
rezistencën paqësore për lirinë e Kosovës.
Në akademinë përkujtimore organizuar për nder të 10 vjetorit të vdekjes së tij Jahjaga tha se historia e shekullit të Rugovës do të shkruhet nga vet ai.
Sipas Jahjagës, Rugova i dha jetë miqësisë së përjetshme me SHBA që i vë gurthemelin shtetit të ri të Kosovës.
“Në këtë dhjetëvjetor kujtojmë me dhimbje se sa ironike është jeta se për pak kohë nuk e la ta gëzojë ditën e pavarësisë për të cilën punoi vet”, tha Jahjaga.
Presidentja tha se Ibrahim Rugova na dha forcë për ruajtjen e unitetit të popullit dhe dëshmoi forcën e vullnetit për të ecur përpara.
Rugova sipas Jahjagës i dha fuqi ndërtimit të institucioneve të vendit duke kërkuar vendosjen e rendit dhe të ligjit.
“Vizioni i tij për Kosovën, anëtare e barabartë në OKB dhe në NATO është jo vetëm aspiratë e jona por përpjekje e pandalshme për ta shndërruar atë në realitet”, tha Jahjaga.
Ajo tha se sot ndjehen krenar që Rugova udhëhoqi Kosovën drejt lirisë dhe paqes.
Fjalimi i Presidentes Jahjaga në akademinë me rastin e 10-vjetorit të vdekjes së ish-Presidentit Rugova E nderuara Zonja Fanë, E nderuara familje Rugova I nderuar Kryeministër Mustafa, Të nderuar ministra, Të nderuar ambasadorë dhe përfaqësues të misioneve diplomatike në Kosovë, Të nderuar miq, shokë e bashkëpunëtorë të Presidentit Dr. Ibrahim Rugova, Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës,
Është nder i jashtëzakonshëm për mua që të nderoj me kujtimin e përjetshëm njeriun e veçantë të Kosovës, trashëgimia e të cilit është thesari ynë i sotëm; shteti, demokracia dhe zhvillimi ynë. Është jashtëzakonisht e vështirë të përshkruhet me fjalë emblema e Pavarësisë së Kosovës; arkitekti i shtetësisë së saj; njeriu që i dhuroi kësaj toke dashurinë dhe përkushtimin. Edhe më e vështirë që të gjykojmë për njeriun që ka shkruar historinë e vendit të tij. Çdo përpjekje dhe sfidë e jona – ishte beteja e tij; çdo sukses dhe arritje e jona – një forcë e re për të dhe çdo fitore një hap i ri i përbashkët.
Në këtë dhjetëvjetor së bashku kujtojmë njeriun që na ka udhëhequr drejt historisë së re - të paqes, demokracisë dhe shtetit të qytetarëve të tij, të denjë për të qenë pjesë e pandashme e botës së zhvilluar.
Presidenti Rugova është simboli i unitetit të popullit të Kosovës, duke udhëhequr një politikë të urtë e paqësore, për të ruajtur - në kohët më të vështira të historisë sonë të rëndë - njeriun e Kosovës.
Ngjashëm me çliruesit më të mëdhenj botërorë të shekullit të tij - Presidenti Rugova udhëhoqi politikën e rezistencës paqësore, duke u bërë zëri i të shtypurve dhe forca shpirtërore e një populli që po luftonte për lirinë e tij dhe për të nesërmen më ndryshe.
Historia nuk ishte aq e lehtë as për të dhe as për familjen e tij – një pasqyrë e kohës për secilin njeri të Kosovës - por historia do ta sjellë në krye të një lëvizjeje popullore, sa paqësore dhe të fuqishme, në një moment të rëndësishëm kthese për vendin e tij.
Historia e shekullit të tij do të shkruhet nga vetë ai, sado që me popullin e tij dhe me të gjithë të tjerët do të ishte njeri i zakonshëm që ndan gëzimin dhe hidhërimin; dyshimet dhe frikën; rëniet dhe ngritjet.
Presidenti Rugova do të udhëheqë për afro dy dekada, përmes një lufte sa të rëndë dhe shkatërruese, të historisë së hegjemonisë dhe të urrejtjes, drejt paqes dhe mirëkuptimit me të gjithë, i mbështjellë me idenë e urtësisë se shteti dhe demokracia ndërtohen me miq.
Ai i dha jetë miqësisë së përjetshme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që i qëndruan Kosovës pranë në çdo moment, që i vunë gurthemelin shtetit të ri, por njëkohësisht tha se Kosova me secilin vend, brenda BE-së dhe kudo qoftë tjetër, do të ndërtojë lidhje të rëndësishme.
Në këtë dhjetë vjetor kur nderojmë figurën e Presidentit Rugova, kujtojmë me dhimbje se sa ironike është vetë jeta, që për pak kohë nuk e la ta shijonte Ditën e Pavarësisë - për të cilën kishte jetuar dhe punuar – dhe vdekja e mori pikërisht në periudhën kur Kosovës i duhej më së shumti; për ta ruajtur unitetin e popullit dhe për ta forcuar pjekurinë e udhëheqjes drejt aktit final të shtetësisë, në prag të të cilit ndodhej.
Presidenti Rugova na e dëshmoi forcën e vullnetit për të vendosur themelet e shtetësisë së Kosovës, një vend demokratik dhe të gjithë qytetarëve të tij të barabartë, në një kohë kur ëndrrat nuk ktheheshin në realitete; riktheu besimin dhe krenarinë e nëpërkëmbur të qytetarëve të Kosovës; i dha fuqi ndërtimit të institucioneve të vendit duke kërkuar vendosjen e shtetit të së drejtës, me rend dhe ligj dhe me respektim të tij.
Paqja e ndërtuar bashkë me të, pas një lufte të gjatë dhe shkatërruese, me sakrificën e gjeneratave të tëra që e deshën Atdheun e tyre, nuk është dhuratë por bekimi më i madh për ne. Paqja nuk mund të sfidohet, sepse përpjekjet për ta ndërtuar atë ishin më të mëdha sesa forca që mund ta rrënojë. Dhe beteja për paqen sot është beteja për Kosovën e nesërme, një shtet unitar, më i mirë, më i zhvilluar dhe më i përparuar. Më i begatë. Shtet i të gjithë qytetarëve të tij të tij pa dallim, që e duan dhe punojnë për të ardhmen e tij; Një shtet i së drejtës. Mbi të gjitha një vend që ka shtrirë dorën e mirëkuptimit dhe të bashkëpunimit me të gjithë në rajon, që kërkon drejtësinë për hir të pajtimit.
Beteja e të sotmes për ne është beteja e demokracisë, ku rregullat janë themeli i saj; ku diversiteti është vlerë e shoqërisë; ku idetë përkthehen në vepra dhe ku mirëkuptimi zëvendëson urrejtjen. Ne jemi në një rrugë të pakthim të bërjes së shtetit që ndryshon nga stereotipet ballkanike – të ndjekjes së një tranzicioni të gjatë e të lodhshëm, që sfidon ligjet dhe zgjat kulturën e mosndëshkimit.
Pyetjet që sot ngriten përpara nesh – të përmbylljes së procesit të shtetndërtimit përmes fuqizimit të institucioneve demokratike, që u shërbejnë qytetarëve; përmes përfundimit të reformave në shoqëri, që e fuqizojnë atë dhe e bëjnë pjesë të pandashme të çdo lëvizjeje për shtetin; përmes ndërtimit të mirëkuptimit dhe kultivimit të kulturës së dialogut politik, që forcon demokracinë; përmes dialogut të brendshëm ndërmjet të gjitha komuniteteve pa dallim, që shton vlerën e shoqërisë – na përkujtojnë fuqinë e Presidentit Rugova për t’i zgjidhur ato sado që duken të vështira.
Vizioni i tij për Kosovën pjesë e pandashme e botës së përparuar, anëtare e barabartë me të gjitha shtetet e tjera në OKB, në NATO dhe në të gjitha organizatat ndërkombëtare, është jo vetëm aspirata jonë, por përpjekja e pandalshme për ta shndërruar në realitet. E nderuar Zonja Fanë, E Nderuar Familje Rugova, Të nderuar pjesëmarrës,
Në kujtim të figurës së njeriut që i siguroi vetes vendin e pamohueshëm në histori me besimin në njeriun, ndjejmë krenarinë që udhëhoqi Kosovën drejt lirisë dhe paqes, dhe që e bashkoi atë me botën. Ndjejmë krenarinë që na mësoi se si duhet atdheu, të cilin e mbajti të bashkuar kur i nevojitej më së shumti dhe si bashkohen forca për ta ndërtuar të nesërmen. Zoti e bekoftë kujtimin për të! Zoti e bekoftë Kosovën!
Fillon akademia përkujtimore me rastin e 10-vjetorit të vdekjes së ish-Presidentit, dr. Ibrahim Rugova
Sapo ka nisur akademinë përkujtimore me rastin e 10-vjetorit të vdekjes së ish-Presidentit, dr. Ibrahim Rugova.
Fillimisht fjalën ka marrë Presidentja Atifete Jahjaga, me një fjalim rreth veprave të Presidentit Rugova, për të cilin tha se fitoj vendin e pamohueshëm në histori, që e udhëhoqi vendin drejtë lirisë dhe na mësoj se si mbrohet atdheu./Bota sot
Mustafa: Ibrahim Rugova ishte prijës i epokës së pavarësisë
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa tha se Ibrahim Rugova ishte prijës i një epoke të vlefshme për Kosovën , epokës së pavarësisë.
Në një akademi përkujtimore që po mbahet në Prishtinë nën patronatin e LDK-së kryetari i LDK-së që njëherësh është edhe kryeministër i Kosovës ka folur me pietet të lartë për veprën e ish presidentit Ibrahim Rugova, i cili vdiq dhjetë vjet më parë nga kanceri në mushkëri.
Mustafa tha se Qeveria e Kosovës sot e ka në preambulë fuqizimin e miqësisë së përhershme me SHBA-të dhe bashkimin Evropian ashtu siç edhe e kishte ish-presidenti Rugova.
Mustafa tha se Kosova po ecë sigurt drejt integrimeve evropiane dhe se është në rrugë të mbarë për t’u bërë vend i prosperitetit dhe i dashur për të gjithë qytetarët e Kosovës.
Duke folur gjatë për biografinë e ish-presidentit, Mustafa tha se ai shkruante me ëndje për pasuritë e tokës së Kosovës, vlera këto që i japin vulën këtij shteti.
“Rugova tregonte se ardhmërinë mund ta pushtojmë nëse jemi bashkë. R ugova peshonte sfidat dhe durimin për situata shumë të rënda. Këto vlera na nevojiten edhe sot kur po kalohet një rrugë jo e lehtë. Rugova krijoi platformë politike anëtare e BE-së dhe NATO-s dhe miqësi të përhershme me SHBA-të e që kjo platformë u bë program politik i të gjithë shqiptarëve të Kosovës”, tha Mustafa.
Sipas tij ish presidenti Rugova krijoi miq anekënd botës dhe si dhe krijoi shenjat e identitetit nacional dhe shtetëror të Kosovës duke përmendur flamurin dardan dhe himnin “Kur ka ra kushtrimi n’Kosovë”.
Mustafa: Rugova, prijës i epokës së pavarësisë
Dimensioni intelektual, humanizmi dhe urtësia e rrallë që e karakterizonte, e shndërruan ish presidentin Ibrahim Rugova, jo vetëm prijës historik e politik, por dhe në prijës shpirtëror të popullit të Kosovës, të cilit i priu në kohërat më të vështira.
Kështu u tha në manifestimin përkujtimor me rastin e 10-vjetorit të vdekjes së Presidentit Historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, organizuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës.
Kryeministri i Kosovës, njëherit dhe kryetari i LDK-së Isa Mustafa tha se vdekja e presidentit Rugova, ishte goditja më e rëndë për institucionet dhe popullin e Kosovës.
Mustafa: Vdekja e Rugovës, ishte goditje për vendin
“Sot, në dhjetëvjetorin e shkuarjes në amshim, po e kujtojmë me nderimet më të larta Kryetarin e parë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, dijetarin e burrështetasin tonë, Presidentin Historik Dr. Ibrahim Rugova. Vdekja e hershme e Presidentit Rugova, në janarin e acartë të vitit 2006, ishte goditja më e rëndë për popullin dhe institucionet e Kosovës...Qeveria e Republikës së Kosov ës sot, po punon më përkushtim të veçantë për të realizuar prioritetet e saj, të cilat me vizionin dhe largpamësinë e tij mbresëlënëse i kishte parashikuar dhe promovuar para më shumë se dhjetë vjetësh Presidenti Historik Dr. Ibrahim Rugova”, tha ai..
Ndërsa theksoi se Rugova ishte prijës, me të cilin lidhet epoka e pavarësisë.
Mustafa:Me Rugovën lidhet epoka e pavarësisë
“Sot në dhjetë vjetorin e shkuarjes në amshim me bindje pohojmë se e ardhmja vetëm sa do ta forcojë këtë lidhje të fuqishme të qytetarëve të Kosovës, me idetë , me veprimet kulturore dhe politike, me vizionin e Ibrahim Rugovës për Kosovën dhe të ardhmen e saj euroatlantike. President Rugova ishte prijësi me të cilën lidhet një epokë, epoka e pavarësisë”, tha ai.
Institucionet e Kosovës sipas tij me shumë sfida, po e vazhdojnë me vendosmëri dhe konsistencë rrugën integruese të Kosovës në strukturat euroatlantike, si alternativa e vetme perspektive për qytetarët dhe shtetin e Kosovës, e formuluar si e tillë nga vet presidenti Rugova.
Ndërsa tha se vazhdojnë të jenë besnik të paepur të paqes, mirëkuptimit, dialogut konstruktiv si mjet për zgjidhjen e problemeve brenda dhe jashtë vendit, por edhe të vendosur që ta ushtrojnë dhe ruajnë sovranitetin e vendit.
Presidenti Rugova, sipas Mustafës krijoi platformën politike për Republikën e Pavarur dhe Sovrane të Kosovës, anëtare të Bashkimit Evropian dhe të NATO-s, platformë kjo e cila sipas tij u bë program politik i të gjithë shqiptarëve në Kosovë dhe busullë tyre drejt integrimeve euroatlantike.
Ndërsa Sabri Hamiti, e quajti udhëheqës të pavarësisë së Kosovës.
Mustafa: Nderojmë lart veprën e Rugovës
“Qeveria e Republikës së Kosovës sikurse edhe të gjitha institucionet e tjera respektojnë fuqishëm veprën dhe kontributin e presidentit Rugova në shtet ndërtimin e Kosovës, në miqësinë që patë krijuar dhe ka krijuar ai me gjithë vendet mike si dhe gjitha proceset që na kanë pruar sot këtu, të jetë shtet i pavarur dhe shtet sovran ku mbi 110 vende ane mbanë botës kanë njohur dhe se rinia d he populli i Kosovës sot gëzon lirinë dhe pavarësinë”, tha Mustafa.
Zëvendësi i tij Hashim Thaci tha se sot kanë ardhur për ta nderuar dhe respektuar lart presidentin e parë të Republikës së Kosovës, Ibrahim Rugova.
Thaçi: Vlerësojmë lart kontributin e tij në pavarësinë e vendit
“Ne sot jemi së bashku këtu me kryeministrin siç do të jenë të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës, për të nderuar dhe respektuar me respektin më të lartë presidentin e parë të Republikës së Kosovës Ibrahim Rugova, për kontributin e tij për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, për vlerat euroatlantike që i ka vu në skenën politike kosovare, për kontributin e tij në vendin demokratik perspektivë euroatlantike, për lirinë e vendit gjithashtu edhe për gjitha përpjekjet politike, institucionale dhe akademike”, tha Thaçi
Homazhe pranë varrit t ë ish presidentit Rugova së bashku me bashkëpartiakët e tij ka bërë edhe lideri i AAK-së Ramush Haradinaj.
Sipas tij Rugova ishte ai që më së shumti ka kontribuar që Kosova të jetë e pavarur.
Jahjaga: Vizitoni i tij na bën ta kujtojmë dhe respektojmë
“Vizioni i tij na bënë që të nderojmë dhe të kujtojmë me respektin më të madh, liderin, arkitektin e pavarësisë dhe udhëheqësin i cili orientoj popullin tonë dhe vendin tonë drejt vlerave perëndimore dhe miqësisë së përjetshme me SHBA”, tha Jahjaga.
Ndërsa kryeministri Isa Mustafa tha seinstitucionet e Kosovës e vlerësojnë dhe respektojnë fuqishëm veprën e siç e quajti ai presidentin historik Ibrahim Rugova, ku si shkak i pavarësisë së vendit me ndihmën e tij, sot Kosovën e njohin 110 shtete.
Beqiri: Kjo s`është Kosova të cilën Rugova do të donte ta shihte
Ismet Beqiri sekretar i Lidhjes Demokratike të Kosovës në 10 vjetorin e ndarjes nga jeta të presidentit Ibrahim Rugova tha se kjo nuk është Kosova të cilën Rugova do të donte ta shihte.
Ai ka shtuar se edhe pse kaq kohë pas vdekjes, ky popull dhe ky vend po vazhdojnë ta ndjejnë mungesën e Ibrahim Rugovës.
Haradinaj: Kosova e pavarur, kontribut i Rugovës
Një delegacion i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka bërë homazhe tek varri i ish- presidentit Ibrahim Rugova, në 10 vjetorin e vdekjes së tij.
Rugova u vlerësua lartë nga kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj i cili tha se Presidenti i parë i Kosovës e meriton të kujtohet me pijetet.
“Është krejt i veçantë kujtimi për Presidentin Rugova, në këtë dhjetëvjetor të ndarjes nga jeta”.
“Ai la gjurmë në jetën tonë politike e shoqërore, prandaj edhe meriton të kujtohet me pijetet. Unë kam pasur kënaqësinë të punojë bashkë me Presidentin Rugova, dhe nderimi në çdo përvjetor të tij, është shndërruar në një traditë për AAK-në dhe për mua personalisht”, ka thënë Haradinaj.
Sejdiu: Rugova dinte të dilte nga situata të caktuara
“Kam pas nderin e veçantë që të punoj me këtë njeri nga dita e parë e themelimit të LDK dhe gjithë proceset e tjera, dhe natyrisht kam pasur një barrë të veçante pas vdekjes së tij të dhembshme dhe shumë të hershme që të jem në krye të vendit. Është një personalitet i jashtëzakonshëm dhe i rrallë, që na mungon të gjithëve. Kalibri i tij është unikal dhe është i pa përsëritshëm , konsiderohet me të drejtë se është guri themeltar i pavarësisë së vendit”, tha Sejdiu.
I pyetur nëse Kosova do të ishte në gjendje të njëjtë politike sikur Rugova të ishte gjallë, Sejdiu tha se ish presidenti i ndjerë ka ditur ta gjejë formën më të mirë për të dal nga situata të caktuara.
“Them se presidenti Rugova ka ditë të artikulojë atë energji të vet të pashterur që ka pas për vendin në situata kaq të ndjeshme që kemi pas edhe më herët, në një rrugë që ka qenë të jesh apo mos të jesh si popull dhe si komb, dhe presidenti Rugova ka ditë të gjej formulën më të mirë, të gjej shtigjet apo të kapërcej edhe ato sfida që kemi pasur dhe atë trysni të madhe, natyrisht edhe atë okupim të egër që kemi pas mbi vend”, tha Sejdiu.
Për ta nderuar ish presidentin Rugova homazhe pranë varrit të tij ka bërë edhe e para e vendit Atifete Jahjaga e cila është shprehur se vizioni i Ibrahim Rugovës e bën popullin e e Kosovës që ai të nderohet dhe të kujtohet me respektin më të madh si arkitekt i pavarësisë së Kosovës.
Agim Veliu e nderon Presidentin Rugova
Kryetari i Podujevës, Agim Veliu me bashkëpunëtorë ka bërë homazhe tek varri i presidentit Ibrahim Rugova në 10 vjetorin e vdekjes së tij.
Halit Rugova: Dhembja është e madhe
“Unë presidentin e kam të familjes ndaj emocionet janë ashtu që s’mund t’i ndal. Dhimbja është shumë e madhe, e madhe sa vet, sa vet, tokat shqiptare që i k emi. Nuk muj me përshkru këtë ditë të sotit që s’është në mesin tonë. T’iu them vërtetë, po të ishte sot presidenti gjallë ndoshta nuk kish me thanë pse jam gjallë. Çka është tu u ba dhe çka është ka bëhet me popullin tonë, në vendin tonë. Nuk e kemi meritu në këtë situatë, në këto rrethana që jemi sot nuk e ka meritu ky popull të jetë, kështu siç është sot. Nuk di çka të them, kam emocione, nuk mund të them asgjë më tepër vetëm kisha thënë që a thua këta njerëz që i ka zgjedh ky popull çka janë tu ba dhe çka po bëjnë ditën e sotit”, tha daja i ish presidentit Rugova.
Fjalë të mëdha për ish presidentin Rugova tha edhe pasardhësi i tij Fatmir Sejdiu. Ai evokoi kujtime nga koha kur me Rugovën kishin themeluar Lidhjen Demokratike të Kosovës.
Sejdiu tha se për të ishte një barrë e madhe që pas vdekjes së Rugovës ta marr postin e presidentit.
Në 10-vjetorin e vdekjes së Ibrahim Rugovës, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka deklaruar se vizioni dhe vendosmëria e tij janë guri i themelit mbi të cilin u ngrit shteti i pavarur.
“Me mirënjohje përkujtojmë sot Presidentin Ibrahim Rugova, liderin vizionar, nismëtarin e lëvizjes madhore për liri, arkitektin e Kosovës së pavarur. Nuk ka lajm më të mirë që mund t’i jepej Kosovës në këtë ditë se miratimi i Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit nga Parlamenti Evropian, duke e sjell një hap përpara drejt bashkimit me familjen evropiane, një hap më pranë realizimit të ëndrrës dhe vizionit të Presidentit Ibrahim Rugova”, thotë Basha.
Kreu i demokratëve shton: “Në këtë ditë do të doja shumë që Tirana, kryeqendra e kombit të kishte shtatoren tashmë gati të Presidentit Rugova. Vendosja e kësaj vepre mund të vonohet, por askush nuk do t’ia mohojë dot Tiranës përjetësim e mirënjohjes mbarëkombëtare për veprën e pavdekshme të Presidentit Ibrahim Rugova”.