Agjencioni floripress.blogspot.com

2016/02/15

Emrat e uzurpatorëve të pasluftës në Prishtinë

Janë 31 shtëpi të ndërmarrjes “IMN Kosova” që janë shfrytëzuar tani e shumë vite nga disa persona.

Në fakt këto shtëpi, sipas një dukumenti që e posedon gazeta janë shfrytezuar nga viti 2001.Këto objekte banimi janë të ndërtuara në Prishtinë.
Në një listë të siguruarshihen me emra e mbiemra ata që po i shfrytëzojnë këto prona. Përveç tjerash, këto shtëpi kanë në vetë edhe nga një oborr.Ndaj krejt këtyre personave që i kanë  shfrytëzuar ato, Agjencia e Privatizimit ka ngritur padi.


http://www.pak-ks.org/repository/docs/160215_-_Raportet_permbledhese_dhe_lista_e_uzurpimeve_TE_MEPARSHME_te_pronave_shoqerore_-_SCANNED.compressed.pdf

Pozita bojkoton seancën e kuvendit komunal në Prishtinë

Lëvizja Vetëvendosje e ka bojkotuar seancën e kuvendit komunal të Prishtinës e cila është paraparë të mbahet sot.
Arsyet se pse ata e kanë lëshuar sallën ku mbahen seancat nuk dihet.
Por raportohet se pritet që ata të kthehen në sallë për të bërë kuorumin dhe për ta vazhduar seancën.

Përndryshe kjo është seanca e parë për vitin 2016, njofton Klan Kosova.

Komandanti i Komandës së Ushtrisë Amerikane për Evropë, gjenerallejtënant Ben Hodges nesër do ta vizitojë Kosovën.

Komandanti i Komandës së Ushtrisë Amerikane për Evropë, gjenerallejtënant Ben Hodges  nesër do ta vizitojë Kosovën.

Gjatë qëndrimit në Kosovë ai do të zhvillojë një takim me ministrine e FSK-së Haki Demolli dhe Komandantin e FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, transmeton Klan Kosova.

2016/02/14

URIME KOSOVA IME PAVARËSIA.

86-vjeçari nga Kosova edhe këtë vit e ngre flamurin majë antenës
Asllan Morina as këtë vit nuk harroi ta ngrejë flamurin kombëtar në majën e antenës 30 metra të lartë.
86-vjeçari nga fshati Shipol i Mitrovicës e ka bërë traditë që në çdo përvjetor të pavarësisë së Kosovës ta vendosë flamurin kuqezi në të njëjtin vend.
Ai i mahnit të gjithë banorët me guximin për t’u ngjitur dhe zbritur nga ky objekt i lartë pa përdorur asnjë masë sigurie.

Vendosi flamurin kombëtar në mbi 30 metra lartësi - 14.02.2016 - Klan Kosova

Kosovë:Përmes shishes po përdoret edhe marihuanë


Bota Sot | 14.02.2016 16:36
Atraksioni “shisha”, i rrezikshëm për fëmijë
Në Kosovë, organizatat joqeveritare që merren me trajtimin e përdoruesve të substancave narkotike, vlerësojnë se vitin e fundit vërehet një ngritje e lehtë e të rinjve që konsumojnë këto substanca.
Ata thonë se mosha mesatare e atyre që fillojnë për herë të parë të abuzojnë me narkotikë, është kryesisht e re, rreth 16 vjeç, si në zonat urbane po ashtu edhe në ato rurale.
Por, mosha 11-vjeçare ka filluar të konsumojë shisha.
Shisha është një term që përdoret gjithkund në botë, duke iu referuar tymosjes së aromave të ndryshme pa nikotinë apo edhe me të. Kjo dukuri është bërë trend te fëmijët, të cilët në ahengje të ndryshme e konsumojnë atë.
Njëri nga ta është Rroni, 11-vjeçar, i cili për Radion Evropa e Lirë tregonpër moshatarët e tij se si është bërë hit thithja e shishas.
“Unë jam 11-vjeçar dhe jam në klasën e gjashtë. Disa moshatarë të mibëjnë party (ahengje), disa jo. Disa e organizojnë nëpër shtëpi, disa në lokale. Dhe pastaj pinë shisha. Nuk e di a janë me leje të prindërve a jo. Unë njoh fëmijë që me 11 vjet pinë shisha, por edhe më të mëdhenj. Unë mendoj se duhet me qenë 18-vjeçar për me pi shisha”.
“Shisha ka me shije të ndryshme. Janë disa vende të caktuara që i blejnë dhe pastaj disa vende ku pihet. Zakonisht kur po mblidhemi me shoqëri, po shkojmë në disa vende të caktuara ku pihet shisha. Edhe cigare pinë, por më rrallë, nuk ka shumë. Në klasën time nuk pinë cigare”, rrëfen Rroni.
Ndryshe, në Prishtinë janë disa dyqane që ofrojnë blerjen e shishas dhe produkte që duhen për të.
Miradie Morina, shitëse, thotë se ndonëse nuk u lejohet shitja e atyre produkteve nën 18 vjet, mosha që më së shumti kërkon shisha dhe aroma për to, janë të rinjtë prej 12 vjeç e përpjetë.
“Moshat që kërkojnë, janë prej 12 vjeç. Kërkojnë të blejnë cigare puro me shije, shije për shisha. Nuk shkruan se për cilën moshë mund të përdoret. Por, edhe kur vijnë fëmijët e moshës 12 vjeç, thonë që i blejnë për dikë tjetër, si për vëllanë më të madh apo motrën. Por, ne ua shesim, pasi që nuk shkruan se prej cilës moshë mund të shitet”, thotë Miradija.
Ndërkaq, edhe një tjetër nxënëse, Lisa, 14 vjeçe, tregon për moshatarët e saj, se sa konsumojnë shisha, e edhe duhan.
“Në klasën time jo, brenda objektit shkollor jo, por kur dalin jashtë pinë, edhe cigare edhe shisha. Kur kemi shkuar në ekskursion me kursin, kanë marrë shisha me vete edhe çdo mbrëmje kanë pi. Për shisha nuk e dinë arsimtarët, e për duhan për disa nxënës e dinë që konsumojnë”, tregon Lisa.
Por, sa janë të dëmshme dhe sa prej këtyre aromave që i thithin në formë tymi fëmijët, mund të kalojnë në diçka tjetër, si të ndezin duhan apo marihuanë brenda saj, na flet Safet Blakaj, drejtues i Qendrës Mediko-Psikoterapeutike “Labirint”, në Prishtinë.
“Fenomeni i përdorimit të shishave është një fenomen që kohëve të fundit po vërehet që ka një rritje. Shqetësuese është për faktin se fëmijët po e përdorin. Kjo po paraqet atraksion për ta. Sigurisht që kjo paraqet problem, sepse nëse provojnë brenda saj, përpos shijeve që ofron ajo edhe duhan, apo cigare mente, atëherë është e dëmshme".
"Ne nuk e dimë saktë dhe jemi në përcjellje të këtij fenomeni, nëse përmes shishes po përdoret edhe marihuanë. Ne nuk kemi mundur të sigurohemi nëse marihuana po përdoret në këto shisha”, thotë Blakaj.
Përderisa abuzimi me heroinën, si një prej narkotikëve më të dëmshëm, sipas ekspertëve që merren me personat që abuzojnë narkotikë, ka shënuar rënie në Kosovë, megjithatë, siç thonë ata, tashmë në vend janë duke u keqpërdorur drogat e reja të dizajnuara, të ashtuquajturat “legal high” apo “lartësia legale”.
Defektologu Safet Blakaj shpjegon se drogat e reja të dizajnuara janë kombinim i substancave të ndryshme kimike që përdoren në industri, si dhe për mirëmbajtje sanitare.
Një prej tyre, thotë Blakaj, e cila është e pranishme tash e disa vjet në qarkullim dhe ka përhapje të shpejtë, është substanca GHB, që është akronim i formulës kimike Gama Hidro Glabulin.
Ai shton se përveç substancave të ashtuquajtura GHB, në dy vitet e fundit abuzuesit e narkotikëve përdorin edhe substancat narkotike si amfetamina dhe metamfetamina, e njohur si “speed” apo “shpejtësia”, e cila sipas tij është jashtëzakonisht e rrezikshme.

Deklarata e Donjeta Morinës është fyese për 12 mijë shqiptarët e vrarë

Deklarata e Morinës është fyese për 12 mijë shqiptarët e vrarë
Komenti i Donjeta Morinës, e bija e Prokurores së Shtetit, Sevdije Morinës dhe mbesa e Rrahman Morinës, e cila e quan “kriminele të luftës” ish-sekretaren amerikane të shtetit, Madeline Albright ka nxitur reagim të ashpër në opinion publik shqiptar.
Etiketimin si kriminele të luftës ndaj sekretares së shtetit, Donjeta e ka bërë në profilin e saj në facebook në gjuhën angleze, pas shpërndarjes se një lajmi, ku Albright raportohet të ketë thënë se “duhet të ketë një vend në ferr për ato gra që nuk e mbështesin Clintonin në garën presidenciale”.
Ikona
Nëna e Donjetës,Prokurore e Shtetit të Kosovës :Sevdije Morina

Por ky lajm i raportuar në media ka hidhëruar për tej mase studiuesit dhe publicist në vend, pasi që sipas tyre, Albright është njëra nga personalitetet botërore, e cila ka dhënë kontribut të madh për çlirimin e Kosovës nga regjimi gjenocidale Serb.

Këshilli Organizativ: Komuna e Prishtinës po i ofendon qytetarët e Republikës

Komuna e Prishtinës uzurpon kryqyetin për qëllime politike

Uzurpimi i sheshit dhe tjetërsimi i festës si shfrytëzim i vakumit ligjor për kryeqytetin

Nëse duhen refuzuar apo jo tendencat e opozitës për uzurpimin e shesheve dhe festave, apel ky që është bërë edhe nga kryeministri Isa Mustafa, nuk po vendoset shumë nga qytetarët dhe as që ka një debat lidhur me këtë.
Partitë opozitare tanimë duket të jenë krejtësisht të vendosura që me rastin e përvjetorit të tetë të pavarësisë së Kosovës që të mbajnë protestën e radhës e që në fakt pamundëson kremtimin e pavarësisë. Në këtë mënyrë qytetarët gati e kanë krejtësisht të pamundësuar që të shënojnë siç duhet festën më të rëndësishme shtetërore në Republikën e Kosovës.

NEWBORN bëhet i bardhë
Sheshi kryesor i Prishtinës, i cili përbëhet nga tre minisheshe, me 17 shkurt do të shndërrohet në arenë të opozitës. Edhe nga ana e zyrtarëve të vetë pozitës, nuk cënohet e drejta për të protestuar, e as për të promovuar kërkesa politike, por vërehet një pakënaqësi e madhe lidhur me tendencën që të uzurpohet sheshi i Prishtinës atëherë kur ai është shumë i nevojshëm për të shënuar përvjetorin e pavarësisë.
Fillojnë punimet, ja si duket sot Newborn (Foto)
Këshilli Organizativ për shënimin e 8 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, përmes një reagimi ka sqaruar opinionin publik lidhur me sabotimin që drejtuesit politikë të Komunës së Prishtinës shënimit të festës kryesore shtetërore në Kosovë.

Në reagim thuhet se Komuna së Prishtinës po i ofendojnë qytetarët e Republikës si dhe për përpjekjet shekullore të brezave të tërë të njerëzve që punuan, luftuan dhe sakrifikuan gjithçka për arritjen e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës

Këshilli Organizativ:  Komuna e Prishtinës po i ofendon qytetarët e Republikës

“Komuna e Prishtinës është e njoftuar zyrtarisht për aktivitetet që do të zhvillohen me rastin e shënimit të 17 shkurtit, qoftë përmes përfaqësueses së Komunës në Këshill, e cila ka marrë pjesë në takim më datë 2 shkurt, por edhe përmes komunikimit zyrtar që nënkryetari i Prishtinës, Dardan Sejdiu, ka zhvilluar me përfaqësuesit e Këshillit, komunikim i cili mund të bëhet publik nëse ka nevojë.

Komuna e Prishtinës është njoftuar në detaje për aktivitetet, shumica dërrmuese e të cilave do të zhvillohen në kryeqytet dhe në përputhje me përvojën e të kaluarës dhe kalendarin festiv, organet lokale tash e sa ditë është dashur të përkujdesen për të stolisur sheshin kryesor të kryeqytetit me flamuj, siç ka bërë edhe në rastet tjera.

Qëndrimet e përfaqësuesve politikë të Komunës së Prishtinës, se 17 shkurti është “festë fiktive” dhe më pas qëndrimi se kjo është festë shtetërore, që nuk duhet të shënohet nga komunat, ofendojnë qytetarët e Republikës si dhe për përpjekjet shekullore të brezave të tërë të njerëzve që punuan, luftuan dhe sakrifikuan gjithçka për arritjen e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.
Nxjerrin dëshmi të rrejshme të vdekjes së femrave për t’i fshehur nga trashëgimia
Andaj, Komuna e Prishtinës, duhet që sa më parë ta lirojë sheshin kryesor të Prishtinës nga materialet propagandistike dhe fyese të një subjekti politik, të vendosura me iniciativën e saj, dhe që në vend të tyre të vendos flamujt dhe simbolet shtetërore të Republikës së Kosovës dhe mjetet tjera dekoruese, për të krijuar atmosferë festive për qytetarët që do ta frekuentojnë këtë shesh.

Këshilli Organizativ për shënimin e 8 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës i rikujton Komunës së Prishtinës agjendën e festimeve e cila është publike për të gjithë opinionin e gjerë”, thuhet në reagimin e Këshilli Organizativ.


Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...