2016-02-18

Anton Harapi (Shkodër, 5 janar 1888 - Tiranë, 20 shkurt 1946)

Anton Harapi.jpg

Anton Harapi (Shkodër, 5 janar 1888 - Tiranë, 20 shkurt 1946) qe frat françeskan, mësues, mendimtar, shkrimtar dhe politikan shqiptar.


Leu në Shirokë, lokalitet afër liqenit, më 5 janar 1888 i biri i Loros dhe i Çile Koliqit
 i pagëzuar me emrin Gaspër. Qysh në moshë të re bashkë me të vëllanë, Markun, qenë të thirrur nga rruga e kishtarisë. Hyri në kolegjin e jezuitëve ku kreu mësimet fillore dhe la vëllanë që ndjeu thirrjen nga petku jezuit, Gaspri më tej nxuri klasët e gjimnazit të ulët në kolegjin e françeskanëve..

Rezultatet e larta në shkollë i mundësuan të vijojë klasët e epërta në Salzburg, e mandej Schwaz e Villach të Tirolit të Austrisë, dhe vijoi studimet teologjike në Romë. Mbi mbrujtjen e tij Dom K. Prennushi na ofron këto radhë vlerësimi:

“... mendje dialektike, qi shkruen kryeartikuj, nder cillt disa janë kryvepra. Dija e thell, arsytimi i lidhun, analizimi i holl, stili i peshuem, dallojn gjith shkrimet e tija. Mund të jetë i thatë, i ftoht, por ai asht i drejt e i pafajshem”

Më 1910 kthehet në atdhe dhe shugurohet meshtar duke përmbushur kushtet e mbrame të Urdhrit Françeskan. Gjatë tetorit të vitit 1912 deri në prill 1913 kur Shkodra qe e rrethuar nga trupat malaziase e serbe, i përkushtohet shërbesave fetare dhe njerëzore në kishën “Zoja Rruzare” në Arrën e Madhe në Shkodër, ku ishte edhe Kuvendi Françeskan. Gjatë kohës së takimeve që i paraprinë pavarësisë së Shqipërisë kërkohet nga nëpunësit e Ministrisë së Jashtme të Perandorisë Austro-Hungareze si përkthyes gjatë bisedimeve që u zhvilluan mes kontit L. von Berthold dhe Ismail Kemal bej Vlorës, në mungesë morën sivëllaun e tij françeskan P. David Pepën.

Më 1916 në Dukagjin ra kolera, P. Antoni vajti si shërbetor pranë tyre, për t’i ngushëlluar dhe ndihmuar drejtpërdrejt nga ana profilaksike kundër kolerës. Dy vitet e fundme të Luftës së Parë Botërore e gjeti famullitar në Grudë të Malcís së Madhe. Organizon menjëherë tre bajrakët Hot, Grudë e Triepsh dhe ua uli parinë në Shkodër që t'i dorëzonin memorandumin e përgatitur nga ai vetë në vitin 1918, komandantit francez në Shkodër. Në bashkëpunim me L. Gurakuqin dhe P. Gjergj Fishtën, harton peticionin e nënshkruar nga paria e 200 përfaqësuesve të tre bajrakëve të lartpërmendur, drejtuar përkatësisht Konferencës së Paqes në Paris, ministrave të Jashtëm të ShBA-së, Anglisë, Francës dhe Italisë. Në përkrahje të negociatave diplomatike, përfaqësuesit e Grudës, Hotit e Triepshit në Shkodër, organizuan demostratën te Ura e Maxharrit, duke brohoritur:

“Hot e Grudë ishin betue
Pa gjak malet mos me i l’shue...”

Në mars-prill të 1923 merr pjesë si përfaqësues i françeskanëve me të rinjtë E. Koliqi dhe Z. Harapi, të shoqërisë "Rozafa" dhe "Bogdani" gjegjësisht, në takimin që formoi grupimin “Ora e Maleve”, qe bashkëpunëtor dhe nismëtar i botimit të fletores me të njëjtin emër, që rregullisht filloi të nxirrte grupi në fjalë.

“Kur kam nxjerrë “Orën e Maleve”, përveç kolegut tim Dom Lazër Shantojës, nuk kam pasë asnji njeri që të më përkrahë e të më japë ndihmë. Po, edhe miku im Nush Topalli, më ka pague shpenzimet për botimin e tre numrave të parë”, dëshmon nxënësi i tij P. Zef Pllumi.

Emërohet drejtor i kolegjit françeskan më 1923. Mbasi përkrahte Gurakuqin në pjesëmarrjen e tij tek Lëvizja e Qershorit, me fitoren e Legalitetit më dt. 24 dhjetor 1924 arrestohet dhe burgoset për do kohë. I tërhequr nga politika, vazhdoi të japë mësim në liceun "Illyricum" (ku më vonë u emërua drejtor) dhe mësimdhënës në Shkollën Normale Femrore të Motrave Stigmatine po në Shkodër. Në harkun kohor të viteve 1930-1936 është drejtor i “Hyllit të Dritës”, siç kishte shkruar gazetave “Posta e Shqypnisë” dhe më tej tek “Zani i Shna Ndout” ku për shtatë vite mbuloi rubrikën me mendime filozofike popullore “Thana e thasha”.. Gjatë vitit 1936 do të dërgohej në Korçë i kërkuar nga intelektualët e atij qyteti tek P. Fishta, si i njohur që ishte në shkallë kombëtare për shprehinë e tij të zhdërvjellët për një kuvend mbi vlerat, parimet, kulturën e krishterë dhe atdhetarisë.Më 1937 kreu shërbimin e fundit famullitar në Bajzë

Pushtimi italian


Me pushtimin e italianëve paria e Shkodrës ngarkon Gjon Marka Gjonin që të shkonte të bisedonte me kontin Çiano më 12 prill 1939, ku si pjesëmarrës dhe përkthyes qe Patër Antoni. Bisedime të cilat nuk kaluan pa tension mes parisë së Shkodrës dhe pritësve italian. Si njëri nga krerët e dërgatës së asambleistëve të Shkodrës i kërkon Asamblesë Kushtetuese të Tiranës “Pavarsín e Shqipnís, flamurin, gjuhën, shkollat...” Në prill të 1940 bëhet pjesë e Institutit Mbretnuer të Shkencave dhe më 1941 u zgjodh Provinciali i Urdhrit Françeskan në Shqipëri.

Kapitullimi i Italisë dhe mbushja e boshllëkut

Me kapitullimin e Italisë Mehdi bej Frashëri i paraqet propozimin për t'u bërë përfaqësues i katolikëve në Këshillin e Naltë të Regjencës që do mbushte boshllëkun qeverisës të lënë. Fillimisht nuk pranon duke qenë e papërputhshme me të qenët e tij klerik, ngase një zyrë e tillë mund ta çonte në firmosjen e dënimeve me vdekjedhe se nuk mund të pranonte pa lejen e eprorëve. Për këtë arsye Asamblea i bëri një telegram Selisë së Shenjtë duke i kërkuar që t'i jepte leje Át Harapit që të marrë pjesë në këtë Këshill të përkohshëm. Selia e Shenjtë ia dha lejen Patër Antonit që të merrte pjesë dhe të ishte anëtar i Këshillit të Regjencës, por me kushtin e paravendosur nga frati që mos të nënshkruante asnjë vendim vdekjeje.

Me 13 shtator 1943 emërohet anëtar i Këshillit të Regjencës, ku ka qëndruar deri në fund të vitit 1944. Patër Anton Harapi në fjalimin e tij me rastin e betimit si anëtar i Këshillit të Naltë, do t'u shprehte kështu:

"Më rrenë mendja se nuk ka zog shqiptari, qi të mendojë se unë e mora ketë barrë për kulltuk, për interesë a për ndonji intrigë. Mundet veç me drashtë ndokush mos qe ndonji maní e emja qi më shtyni deri këtu. Edhe un po u a vërtetoj fjalën dhe po u thom se po: manija e Shqipnís, po, qe ajo qi më vuni dilemën : a me anarkista për të ba gjak, ase me hjekun dorë prej çashtjes kombtare. Dhe mbassi shpirti nuk m'a tha të baj as njenën, as tjetrën, qeshë i shtërnguem të zgjedhi njenën dysh: a të baj nji marrí tue e pranue ketë zyrë, ase të tregoj nji dobsí tue u largue. Vendova ma mirë të baj nji marrí: ase sikurse thonë ata shqiptarë qi duen të ruhen të pastër – desha të komprometohem".

I plotfuqishmi i Rajhut në Evropën Juglindore, Herman Nojbaher shkruan te Kujtimet e tij me vlerësim të madh për personin e P. Antonit. Ishte fundi i qershorit të 1944 kur Nojbaher i hipi avionit për të fluturuar drejt Beogradit dhe Át Antoni që i thotë se "nuk mund ta duronte më politikën" dhe vajti me të. Pas disa javësh qëndrim në Vienë e Tirol, kthehet në Shqipëri



Nga gjyqi i At Anton Harapit


Dënimi me vdekje

Me marrjen e kryeqytetit nga ana e komunistëve, frati bashkë me mikun dhe kolegun e tij në Regjencë, L. Nosin shkojnë në Shkodër dhe bujnë për do ditë në Kuvendin Françeskan të qytetit. Iu ngjitën Dukagjinit dhe mbas pak ditësh në Kir, më 5 dhjetor të 1944 vendosen në Plan të Pultit. Prenkë Ndou, kryetari i këshillit dhe bajraktari i fshatit e strehon tek një vejushë në Lumaj, një vend ku ishin vetëm dy shtëpi.

Më 6 ose 8 qershor 1945 arrestohet kur ishte duke u lutur, ngase qe diktuar prej objekteve që patën pa grupi i kontrollit.

Padër Harapi në gjyq

Me vendim të datës 19 shkurt 1946 të Gjykatës speciale në Tiranë, P. Antoni është shpallur si kriminel lufte dhe armik i popullit, sabotator i pushtetit. U dënua me pushkatim dhe u ekzekutua të nesërmen. Nuk dihet vendi ku iu varros trupi.



Át Anton Harapi në burgjet e diktaturës, nga Pjerin Sheldija

Vepra

I nxitur siç qe kleri për mbledhjen e folklorit dhe vendosjen në hulli të trashëgimisë së urtisë zakonore në krejt gjerësinë e vet, edhe P. Antoni gjatë kohës kur shërbeu si famullitar në Grudë mori shënime rreth ndodhive, të cilat u botuan tek e përkohshmja françeskane "Hylli i Dritës" ndër vitet 1933-'35 me titullin Urtí e burrní nder banorë të Cemit. Prej mbrujtjes me edukatë austriake që përftoi, i jepte shumë rëndësi të posaçme pedagogjisë, dhe prejse tekstet apostafat për këtë lëmë nuk qenë shqipëruar ende, atëherë më 1925 boton përkthimin e "Edukata a se mirërritja e fëmivet" të Anton Herget. Ligjëratat e mbajtura në gjashtë konferenca në Korçë botohen po ashtu si libërth më 1936 me titullin "Vlerë shpirtërore" dhe u ribotua më 1942 Rikthehet me prozën e tij psikologjike më 1939 me "Valë mbi valë", ku përshkruhet rrugëtimi i tij drejt Grudës. Emri i tij përmendet në historinë e letërsisë shqipe tek vëllimi "Shkrimtarë shqiptarë" të 1941 të përpiluar nga Resuli e Gurakuqi

Me marrjen e pushtetit nga partizanët dhe pushkatimin e tij, vepra e një personi që mbante etiketën e kuislingut nuk pau dritën e botimit në Shqipëri gjatë kohëzgjatjes së atij regjim. Komiteti "Shqipëria e Lirë" thërret si përgjegjës për kulturën P. Daniel Gjeçajn dhe i jep detyrë të botojë publicistikën e P. Antonit, gjë që arrihet më 1959 me vëllimin nën titullin "Andrra e Prêtashit" në Romë 1959[15], më tej u ribotua edhe publicistika që rrëfente e përshkruante udhëtimin për në Grudë me titullin "Valë mbi valë" më 1994

70 VJETORI I PUSHKATIMIT TË AT ANTON HARAPIT O.F.M.


Nga Fritz RADOVANI:






AT ANTON HARAPI O.F.M.(1888 - 1946)


20 SHKURT 1946 – 2016...

■“... Kallxon nji zojë e cila, aso kohe bante punën si përkthyese në shërbim përsonal të sekretarit të Partisë Enver Hoxhës, në marrëdhanje diplomatike me ambasadën e Jugosllavisë në Tiranë, si nji ditë me nji bashkëfjalim ndërmjet ambasadorit titist e Enverit, ky i fundit shend e verë i paska pasë kumtue përfaqësuesit të Beogradit gati-gati si tue u krenue: “E mbytëm Patër Anton Harapin e, me té kemi plagosë për vdekje Klerin Katolik!..” Simbas rrëfimit të grues, ambasatori diplomat i vjetër pan-serbian i paska pasë përgjegjë: “Po, po! Po keni endè gjallë Patër Gjon Shllakun, i cili peshon shumë, duhet” - vazhdoi ai “si mbas porosisë që kam prej qeverisë sime, të zhdukni Shllakun dhe të shkatrroni kulm e temel çerdhen e Klerit Katolik në Shkodër, me në krye Françeskanët!” Shkruen At Daniel Gjeçaj O.F.M. tek libri “Martirizimi i Kishës Katolike Shqiptare 1944 - 1990” fq. 36, 1993.
■Më falni se po e persëris: “...duhet” - vazhdoi ai “si mbas porosisë që kam prej qeverisë sime, të zhdukni Shllakun dhe të shkatrroni kulm e temel çerdhen e Klerit Katolik në Shkodër, me në krye Françeskanët!” Kjo bisedë u zhvillue me 20 Shkurt 1946...
■Me 4 Mars 1946, zbatohet porosia e ambasadorit Titos në Tiranë, pra pushkatohet edhe At Gjon Shllaku O.F.M., me grupin e organizatës antikomuniste “Bashkimi Shqiptar”...
■Me 15 Nandor 1946, Kuvendi i Françeskanëve në Shkoder kthehet në qender torturash të hetuesisë së Klerit Katolik Shqiptar, ku masakrohen mbi 700 Shqiptarë të burgosun...
■Françeskanët e Shqipnisë të kryesuem nga Provinçiali At Mati Prennushi O.F.M., janë “çerdhja”e Klerit Katolik Atdhetar, që “duhen shkatrrue me kulm e temel në Shkoder!”
Ata mbushen 26 hetuesi dhe burgje të qytetit të Shkodres ku torturohej dhe masakrohej inteligjenca, rinia dhe qytetaria shkodrane me atdhetarët e maleve e fushave perrreth.
***
■Po, Rregjenti i Shtetit Shqiptar At Anton Harapi, kush ishte?!
Po thërras malin e t’gjimojë,
Lugu i Cemit n’gjamë t’ushtojë,
Zana e Sukës, t’madhe t’vajtojë,
e Deçiqi – i kjosha true!
T’dahet katrash, t’kjajë me mue,
n ’fund e n’maje lè t’ lëkundet,
t’kjajë mbi tý-o sa ku t’mundet.
Oj e mjera nanë për tý! Hêj... Hêj...
At Anton Harapi - "Andrra e Pretashit"
DOSJA 1068:
■At Antoni asht le në Shirokë pranë Shkodres me 5 Janar 1888. Ka krye studimet në Salzburg, e mandej Schwaz e Villach të Tirolit të Austrisë, dhe vijoi studimet teologjike në Romë. Kur u kthye ishte profesor filozofije e teologjije, predikatar, publicist, shkrimtar, politikan... dhe në vitin 1943 Provinçial i Françeskanëve të Shqipnisë, kur Rregjenti Lef Nosi kerkonte nga Eprorët e Klerit që At Antoni me marrë pjesë në Rregjencen Shqiptare.
■Per formimin e Tij Don Kolec Prennushi shkruen në “Hylli i Dritës”, në vitin 1936:
“... mendje dialektike, qi shkruen kryeartikuj, nder cillët disa janë kryevepra. Dija e thell, arsytimi i lidhun, analizimi i holl, stili i peshuem, dallojnë gjith shkrimet e tija. Mund të jetë i thatë, i ftoht, por ai asht i drejt e i pafajshem.”
■Rregjenti Lef Nosi thonte: “Nguli kambë për qenjen e Tij në Këshillin e Regjencës, se vetem mirë do t’i sjellin Shqipnisë!”
■AT ANTON HARAPI E PRANOI DETYREN NË RREGJENCËN SHQIPTARE (1943), “ME KUSHT: MOS ME NËNSHKRUE ASNJË DËNIM ME VDEKJE!”
Disa mendime të At Antonit:
■“Po të mos u xeni besë fjalëve të mija, ja tek e keni veprën teme për peng sigurie!”
■“Çdo ndërtese i vehen themelet në dhè! Edhe në vorr në hijshim, duhet të jemi gurët e themelit të asaj binaje që sot e quejmë Shqipni!”
■“Me gjak të vet e shuguroi elterin e Atdheut, katoliku, ortodoksi e muhamedani: Gjeçovi e Gurakuqi, Topulli e Curri, Gërmenji e Negovani, nuk kanë ndryshim, por janë në nji mendim e në një vendim, në vepër e në vdekje. Ata e vulosen me gjak çfarë qenë; na mbetët ne ta vulosim çfarë jena”!”
■“Nuk shpëton jo, sot, as Xhamia pa Kishë, as Kisha pa Xhami, por as njena e as tjetra pa Shqipni! Me gjak e dasi jena ngopë! Kena pa e provue edhe se çka asht kthetra e huej dhe e kena prekë se një popull i përçamë asht i gjykuem me mbarue! Të ngrihemi pra në kambë! Për një Zot të vërtetë e për një Shqipni të lumtun – na jena vllazen!
A sëbashku e të pështuem a të ndamë e të mbaruem!”
■“Shqipnia u fitue me gjak, me gjak edhe po mbahet e robnueme. Do të vij dita e me Paqë dhe Drejtsi do të fitohet!”
***
■Rregjenti Cafo Beg Ulqini thonte: “Shërbimi i At Antonit për mosnjollosjen e Ditës së Madhe të Flamurit, asht shërbimi ma i madh që një Atdhetar si At Anton Harapi mundet me i ba Atdheut të vet. Ka me ardhë një kohë që për këte vepër Ai do të zanë vendin që meriton! At Anton Harapi asht kenë nji e nuk bahen dy!”
■At Antoni refuzoi largimin nga Shqipnia para vitit 1944 dhe mbas, kur Rregjenti Cafo Beg Ulqini i propozoi të shkonte në një streh të Tij nga Tokat e Malit të Zi, nder shpella, At Antoni u pergjegj: “Kam punue per Shqipni e ballafaqas. Nuk pres shpërblim, por as dënimi nuk ka pse më pret! Bashkatdhetarët e dijnë se kurrë nuk i tradhëtova, me ta vuejta, për ta punova, me ta qindrova. Me ta edhe do t’ vdes!”
■20 SHKURT 1946...
■Drejtë bregut të lumit Lana... Tiranë, 20 shkurt 1946..: Binte shi. Disa gropa ishin kthye në brraka ujë... “Frati hidhte hapat me kujdes, duke ngritur herë – herë kindët e zhgunit, për të mos iu stërpikur nga baltat... Njëri prej ekzekutuesëve e shikoi dhe i tha:
Mos ki dert, o prift, se tek balta ke për të përfunduar!..Frati vazhdoi rrugën dhe ia këthei:
“Atje tek po shkoj, due të shkoj i panjolla, ashtu siç kam kenë tanë jeten time!”...
Shkoi pranë gropës, dhe tha: “I bekoi vrasësit e i fali për aktin që do të kryejnë!”.
■“Shpirtin Zotit, trupin Tokës”... Pikrisht asaj Tokë Amtare, për të cilën u ba flij...
■VETEM DOSJET TREGOJNË KUJT I KANË SHERBYE DHE I SHERBEJNË TRADHTARËT E ATDHEUT!
Melbourne, Shkurt 2016. Vazhdon Pjesa e III...

Simptomat, shkaqet dhe si kurohet shiatiku

woman-back-herniated-disc-md
Shiatiku është emri i një sindrome që është e karakterizuar nga dhimbja dhe që të dërgon drejt nervit shiatik. Nervi shiatik është nervi më i gjatë dhe më i madh në trup – ai është aq i trashë sa një prej gishtërinjve tanë kur arrin në pjesën e shpinës. Ai pastaj kalon nga pjesa e prapme drejt ijeve dhe poshtë tek këmba nga ku ndahet në gju në dy degë. Çdo këmbë ka nervin e tij shiatik.

Cilat janë simptomat e shiatikut?

Dhimbja nga shiatiku është ndjerë përgjatë nervit shiatik dhe mund të ndihet thellë në pjesën e prapme, me dhimbje që shkon drejt shpinës dhe poshtë për në këmbë, nganjëherë edhe në shputën e këmbës. Dhimbja mund të jetë e shoqëruar me ndjesi shpimi gjilpërash – “gjemba” apo mpirje dhe nganjëherë nga dobësia muskulare e këmbës.
Dhimbja e shiatikut ndihet zakonisht vetëm në një këmbë. Ndonjëherë, një ndjesi si një goditje elektrike mund të ndihet përgjatë nervave. Dhimbja mund të variojë nga një dhimbje e butë në një dhimbje të fortë. Dhimbjet e nervit shiatik shpesh ndihen gjatë teshtitjes, kollës, të shkuarit në tualet, ose kur ju jeni ulur dhe mund të shoqërohet me dhimbje të shpinës.
Pjesa më e madhe e dhimbjeve të shiatikut përmirësohet brenda pak javëve dhe nuk rezulton në një dëmtim të përhershëm. Nëse dhimbja juaj nuk largohet pas disa javëve, shkoni tek doktori juaj. Nëse ju humbni kontrollin e fshikëzës tuaj ose të zorrëve, ose keni dhimbje të rënda, dobësi të muskujve apo mpirje, kërkoni menjëherë kujdes mjekësor.

Cili është shkaku i dhimbjes?

Hernia diskale

Një nga shkaqet më të zakonshme të nervit shiatik është hernia diskale. Hernia nënkupton fryrje. Disqet intervertebrale janë disqe që formojnë një mbrojtje mes rruazave të shtyllës kurrizore. Disqet kanë një shtresë të fortë të jashtme të bërë nga kërci, me një qendër të butë xhelatinoze që vepron si një amortizues.
Nëse shtresa e jashtme e diskut dobësohet, nga mosha apo lëndimi, pjesa e butë mund të pësojë fryrje përmes dobësisë – kjo është ajo që është e njohur si një hernie diskale ose thyerje. Nëse ndonjë prej 5 çifteve të rrënjëve nervore që formojnë origjinën e nervit shiatik janë të ngjeshura në shpinë nga një disk i thyer ata mund të japin një rritje të dhimbjes poshtë nervit shiatik. Jo vetëm që bën një shtypje diskale mbi rrënjët nervore, por kimikatet që derdhen nga qendra e butë e diskut irritojnë rrënjët nervore, duke shkaktuar inflamacion.

Osteofitet (Rritja e kockave)

Osteofitet janë kocka të mëdha në skajet e nyjeve. Në një përpjekje për të mbrojtur trupin, kocka të reja janë formuar në buzë të nyjeve. Kjo është quajtur rritje e kockave. Rritja e kockave në vetvete nuk është e dhimbshme, por për fat të keq, ajo mund të shkaktojë probleme. Në shpinë, rritja e kockave mund të ndërhyjë në hapësirën e rezervuar zakonisht për nerva, duke shkaktuar dhimbje të nervit shiatik.

Sindroma Piriformis

Sindroma piriformis është një shkak i pazakontë i nervit shiatik. Piriformis është një muskul që shtrihet thellë nën muskujt glutealë. Funksioni i muskulit piriformis është të bëjë rrotullimin e jashtëm dhe të stabilizojë ijet. Nervi shiatik kalon direkt në piriformis. Sindroma piriformis ndodh kur muskuli piriformis bëhet i ngushtë, shkon në spazëm ose ëjntet. Kur kjo ndodh ajo prek nervin shiatik nën të. Tek afërsisht një në 7 njerëz, nervi shiatik kalon nëpër piriformis në vend që të kalojë nën të – dhe këta njerëz mund të jenë të prirur për probleme të nervit shiatik.

Ngushtimi i kanalit kurrizor

Stenozë nënkupton ngushtim dhe stenoza e kanalit kurrizor është ngushtimi i hapësirave që mbante nervat në shpinë. Si rezultat i ngushtimit të kanalit kurrizor nervat shtypen, çka mund të shkaktojë dhimbje të pjesës së prapme, dhimbje poshtë nervit shiatik dhe dobësi të muskujve të këmbës. Nëse keni stenozë është e mundshme që ju të keni dhimbje të shpinës në shumicën e kohës apo dhimbje këmbe dhe mpirja do të fillojë kur ju të filloni të ecni. Stenoza kurrizore tenton të ndikojë tek njerëzit e moshuar më shumë sesa tek të rinjtë.

Spondiloatroza

Në këtë gjendje, një nga rruazat lëviz përpara rruazës që është nën të. Kjo deformon kanalin kurrizor dhe mund të rezultojë në rrënjët nervore të nervit shiatik duke shkaktuar ngjeshje. Tek të rriturit, rruaza e katërt dhe e pestë (L4 and L5) janë më së shpeshti të prekura, me vertebrën L4 që lëviz përpara vertebrës L5. Spondiloatroza zakonisht rezulton nga sëmundjet degjenerative të shpinës, të tilla si artriti.

Shtatzënia

Shtatzënia mund të jetë shkak presioni mbi nervin shiatik.

Shkaqe të tjera

Shiatiku mund të shkaktohet nga tumoret që cënojnë palcën kurrizore ose rrënjët nervore. Dhimbjet e forta të shpinës që shtrihen më pas në ije dhe këmbë, humbja e kontrollit të fshikëzës ose zorrës ose dobësi të muskujve, mund të rezultojnë nga tumoret kurrizore. Trauma në shpinë, të tilla si ato që rrjedhin nga aksidentet me makinë, gjithashtu mund të çojnë në dhimbje të nervit shiatik.

Si diagnostikohet shiatiku?

Mjeku juaj do të marrë parasysh historinë tuaj mjekësore dhe do të kryejë një ekzaminim fizik, sidomos të shpinës dhe këmbëve. Juve mund t’ju kërkohet për të demonstruar disa lëvizje në mënyrë që mjeku juaj të mund të kontrollojë forcën e muskujve tuaj, fleksibilitetin dhe reflekset tuaja. Rrezet X nuk janë përdorur, sepse ata nuk tregojnë hernian diskale apo dëmet nervore, por ata mund të tregojnë spondiloatrozën, rritjen e kockave dhe sëmundje të tjera të kockave. Kur simptomat janë të rënda ose të përkeqësuara, skanimet CT ose skanimet MRI shpesh janë përdorur për të identifikuar shkakun e nervit shiatik.

Si trajtohet shiatiku?

Pjesa më e madhe e shiatikut përmirësohet brenda pak javëve dhe nuk rezulton në një dëmtim të përhershëm. Nëse dhimbja juaj nuk largohet pas disa javëve, duhet të shkoni tek doktori juaj. Nëse ju humbni kontrollin e fshikëzës tuaj ose të zorrëve ose keni dhimbje të forta, dobësi të muskujve apo mpirje, kërkoni menjëherë kujdes mjekësor.

Kontrolli i dhimbjeve

Ilaçet josteroidale anti-inflamatore (ILSAI), siç është ibuprofeni ose aspirina, mund të jenë të domosdoshme në zvogëlimin e inflamacionit, nëse shiatiku është shkak i hernias diskale ( studimet kanë treguar që IJSAI nuk janë më të mira se placebo). Paracetamoli dhe liruesit e tjerë të dhimbjeve mund të ndihmojnë në zvogëlimin e dhimbjeve të shpinës në një afat të shkurtër dhe ju ndihmon që të qëndroni aktiv.

Të qenit aktiv

Pasi dhimbja është kontrolluar, doktori juaj mund t’ju rekomandojë një terapi fizike ose një program ushtrimesh për të forcuar muskujt e shpinës dhe për të rregulluar qëndrimin. Terapia fizike është e rëndësishme nëse ju keni hernia diskale. Mjekët tani e dinë se qëndrimi i gjatë në shtrat nuk është një ide e mirë për shiatikun dhe dhimbjet e shpinës, pasi zakonisht përkeqëson problemet. Një sërë ditësh pushim në fillimet e saj do të jenë të nevojshme, por jo më gjatë pasi muskujt që mbështesin shpinën do të fillojnë të dobësohen. Mbajtja e aktivitetit fizik siguron një efekt pozitiv mbi dhimbjet, shkallën e shërimit nga dhimbjet e shpinës dhe funksionin, në krahasim me pjesën tjetër që lidhet me të qëndruarit në shtrat.

Injeksionet epidurale steroide

Injeksionet e kortizonit mund të përdoren për të trajtuar nervin shiatik duke ndihmuar për të shtypur inflamacion rreth nervave të irrituar. Megjithatë, provat për të mbështetur efikasitetin e injeksioneve steroide janë kontradiktore.

Kirurgjia

Në raste të rënda, kirurgjia kurrizore mund të jetë e nevojshme për të bërë më shumë hapësirë për nerva në kanalin kurrizor. Chemonucleolysis është një operacion që përfshin një enzimë duke e injektuar në pjesën diskale për të shpërndarë rrjedhjen e butë të qendrës së diskut. Një diskektomi e pjesshme është një operacion që bëhet përmes një prerjeje të vogël në shpinë për të hequr një pjesë të diskut diskal që është duke shtypur një nerv. Një laminektomi përfshin kirurgjinë kurrizore për të hequr laminën dhe ndonjëherë për të krijuar më shumë hapësirë për rrënjët nervore.

Shtriqja dhe forcimi

Ushtrimet shtriqëse mund të ndihmojnë për të liruar ngurtësimin e shtyllës kurrizore. Pjesa më e madhe e shtriqjeve përqendrohen në fortësimin e muskujve që mbështesin shtyllën kurrizore. Megjithatë, kini parasysh se shtriqjet e përshtatshme për shiatikun varen nga shkaku i shiatikut. P.sh. ekzistojnë disa ushtrime shtriqjeje specifike që janë pothuajse gjithmonë të nevojshme për lirimin e sindromës piriformis dhe këto ndryshojnë nga shtriqjet që përdoren për të lehtësuar dhimbjet e nervit shiatik të shkaktuar nga stenoza kurrizore. Ushtrimet e tilla si pilatet janë të nevojshme për të korrigjuar tonin e muskujve të dobët, përmirësimin e forcës dhe stabilitetin. Pilatet shpesh mund të përmirësojnë dhimbjen e shpinës dhe gjithashtu ndihmojnë për të parandaluar episode në të ardhmen.

Masazhi

Nuk duket që të ketë ndonjë provë shkencore në lidhje me masazhin si një trajtim për dhimbjet e nervit shiatik, por disa njerëz e kanë gjetur atë të dobishëm, p.sh. në lëshimin e muskujve që kanë shkuar në spazmë.

Osteopatia

Njerëzit me dhimbje të nervit shiatik zakonisht konsultohen me osteopatët pasi janë ato që merren me gjendjen e tyre dhe disa njerëz e gjejnë të dobishme për të lehtësuar simptomat e tyre. Në aspektin e studimeve shkencore, shumica e studimeve deri më tani ka vënë re se osteopatia është për të trajtuar dhimbjet e shpinës në përgjithësi, jo konkretisht dhimbje të nervit shiatik, kështu që dëshmitë që mbështetësin përdorimin e saj ndaj dhimbjeve të nervit shiatik nuk janë të mjaftueshme. Megjithatë, disa mjekë e rekomandojnë konsultimin me një osteopat ose fizioterapist për lehtësimin e dhimbjeve të nervit shiatik dhe për të ndërmarrë një program për forcimin dhe për gjendjen e shpinës.

Fizioterapia

Doktori juaj mund t’ju këshillojë një fizioterapist për ushtrime në mënyrë që të forconi dhe të stabilizoni shpinën tuaj, dhe gjithashtu për t’ju ndihmuar në lirimin e dhimbjes shiatike.
Manipulimi kurrizor

Prova nuk është e qartë nëse manipulimi kurrizor, si p.sh. ai që kryhet nga kiroprakteri, është i dobishëm në trajtimin e dhimbjeve të nervit shiatik. Mjekët janë të shqetësuar, megjithatë ekziston një mundësi për të dëmtuar më tej hernian diskale nëpërmjet manipulimit kurrizor. Përveç kësaj, njerëzit që kanë osteoporozën ose artritin reumatoid duhet të shmangin manipulimin kurrizor.

Akupunktura

Akupunktura është futja e gjilpërave të holla në lëkurë në pikat tradicionale të akupunkturës të cilat janë menduar që të jenë vendosur nëpër meridianet që ndodhen në trup. Në ditët e sotme, nuk ka shumë dëshmi për të rekomanduar akupunkturën në trajtimin e shiatikut. Mungesa e provave mund të jetë për shkak të vështirësisë në kryerjen e gjykimeve në efektivitetin e akupunkturës. Sepse akupunktura përfshin futjen e gjilpërave në trup dhe është e vështirë ta krahasojmë atë me një trajtim të personave me aftësi të kufizuar. Akupunktura është krahasuar zakonisht me një akupunkturë të personave me aftësi të kufizuar e cili përdor pikat e akupunkturës jo-tradicionale, megjithatë, disa njerëz besojnë se çdo gjilpërë ka një efekt pozitiv në trup.

Pakot e ngrohta ose të ftohta

Nuk duket që të ketë ndonjë dëshmi definitive mbështetur në përdorimin e pakove ngrohëse apo ftohëse në trajtimin e dhimbjeve të nervit shiatik.

TENS – stimulim transcutaneous elektrik nervor

TENS është një trajtim që përdor rrymat e tensionit të ulët elektrik për lehtësimin e dhimbjeve. Më shumë dëshmi shkencore janë të nevojshme për të treguar nëse TENS është një trajtim efektiv për dhimbje të nervit shiatik, megjithatë, një studim i 1999 gjeti se TENS ishte dukshëm më efektiv sesa trajtimet e përdorura për uljen e dhimbjeve të nervit shiatik.
Image result for nervi shiatik
PENS – Stimulimi percutaneous elektrik nervor

PENS është e ngjashme me TENS, por me PENS stimulimi elektrik kalon nëpër lëkurë në indet e buta duke përdorur hetimet e ngjashme me gjilpërat e akupunkturës. Përsëri, nuk ka prova të mjaftueshme shkencore që të provojnë se PENS është një lehtësim efektiv për dhimbjet e nervit shiatik. Megjithatë, në studimin e vitit 1999 të përmendur më lart, PENS vlerësohet në mënyrë të konsiderueshme më e efektshme sesa TENS në përmirësimin e aktivitetit fizik dhe sasisë së gjumit. Përveç kësaj, 71% e pacientëve deklaruan se ata do të jenë të gatshëm që të paguajnë ekstra për të marrë terapinë PENS.
Image result for nervi shiatik
Disa kura popullore

Për përmirësimin e dhimbjeve të nervit shiatik, ekzistojnë kura dhe çajra të ndryshme të rekomanduara nga mjekë popullorë. Një nga mënyrat më të suksesshme që ka dhënë rezultate në lehtësimin e dhimbjeve është bërja e masazheve me vaj dhe akull. Masazhet duhet të bëhen çdo ditë për 30 minuta çdo seancë. Çdo i sëmurë që vuan nga dhimbjet e nervit shiatik duhet t i vazhdojë masazhet për 15 ditë. Për përmirësimin e dhimbjeve të nervit shiatik shërben edhe kura e përftuar nga përzierja e 100 gramë jodio, 30 gramë vaj gruri, 4 lugë gjelle vaj ulliri, 30 tableta aspirinë dhe një kuti rozmarinë të njomë. Të gjitha këto përzihen së bashku në një enë dhe lihen në qetësi për 5 orë. Pasi kjo përzierje ka marrë trajtën e pomadës, bëhet masazhi i këmbës për 15 deri në 20 minuta, atje ku nervi shiatik është i ngacmuar. Kjo kurë vazhdon për 7 deri në 10 ditë rresht. Menjëherë pas përdorimit ju do të keni mundësi të shihni edhe efektet pozitive të kësaj kure.
Image result for nervi shiatik
Çaji i përgatitur nga gjethet e urthit

Një tjetër mënyrë është edhe çaji i përgatitur nga gjethet e urthit. Gjetheve të njoma të urthit, u shtohen 4 gota me ujë dhe lihen për t u zier për 20 minuta. Pasi kullohet, pihet nga 1 filxhan esëll në mëngjes dhe një filxhan tjetër para gjumit. Çaji pihet i ëmbëlsuar me mjaltë. Kjo kurë vazhdon për një muaj. Tjetër linjë për të lehtësuar dhimbjet e nervit shiatik është edhe përdorimi i lëvozhgave të drurit të shelgut, gjethe dhe sythe mështekne, lulet e shtogut, lulet e blirit, si dhe gjethet e hithrës dhe këputje. Pasi imtësohen mirë dhe përzihen, merret një lugë nga kjo përzierje dhe zihet në një enë me kapak të mbyllur për 5 minuta me 200 miligramë ujë. Më pas kullohet dhe pihet sa më i ngrohtë. Nëse dhimbjet e nervit shiatik janë të forta, nga përzierja merren 4 lugë dhe vlohen për 5 minuta në gjysmë litri ujë. Më pas ëmbëlsohet me mjaltë dhe pihet çdo 2 orë, nga 1 gotë çaji, por që të jetë shumë i nxehtë. Në vijim të kurave popullore, por japim edhe atë të përgatitur nga kallinjtë e bredhit të bardhë, të cilët zihen në 200 mililitër ujë. Pasi kalon 2 orë kullohet dhe ëmbëlsohet me mjaltë. Ky çaj pihet i ngrohtë esëll çdo mëngjes dhe në mbrëmje vonë nga 1 gotë çaji.
Image result for nervi shiatik
Më së shumti, shtog

Shtogu është një bimë shumë e njohur në vendin tonë. Lulet e shtogut janë të pasura me substanca vepruese, që kanë efekt mjekues në shumë sëmundje. Në sajë të këtyre substancave çaji i përftuar prej tyre ndihmon dukshëm në lehtësimin e dhimbjeve të shkaktuara nga nervi shiatik. Pas studimeve të shumta të kryera për mënyrën e qetësimit të dhimbjeve, që shkakton nervi shiatik dhe dhimbjet e kolonës vertebrale është vërtetuar se çaji i përftuar nga lulet dhe frutet e shtogut ka dhënë rezultate mjaft të mira në lehtësimin e dhimbjeve. Ato përmbajnë acide organike, vitaminat A e C, esencë, si dhe një faktor veprues, që jep rezultate të mira në mjekimin e dhimbjeve, që shoqërojnë disa sëmundje. Efekte pozitive ky çaj ka dhënë edhe në uljen e temperaturës së lartë. Këshillohet pirja e menjëhershme e çajit, i ëmbëlsuar me mjaltë ose sheqer sipas dëshirës. Ndërsa lulet përdoren për të qetësuar dhimbjet e traktit tretës dhe në rastet e sëmundjeve, që shoqërohen me fryrje të barkut. Bima rekomandohet edhe në sëmundjet e të ftohurit, si gripi, dhe ndihmon në zhbllokimin e rrugëve të frymëmarrjes. Rezultate mjaft të mira çaji jep edhe në pakësimin e djersës, shumë problematik ky fenomen tani në stinën e verës. Pirja e çajit përpara se të dilni do të sillte efekte pozitive. Çajin mund ta pini edhe në mbrëmje para se të flini, për të bërë një gjumë të qetë. Mjaft mirë përdoret lëngu i përftuar nga lulet dhe frutet në problemet e fytit dhe mishrave të dhëmbëve. Në rastet e acarimit dhe skuqjes së tyre, rekomandohet të bëhet gargarë disa herë në ditë, deri sa të jeni shëruar plotësisht.
Si përgatitet çaji
Image result for nervi shiatik
Për përgatitjen e çajit nevojiten 2 lugë çaji me lulet e shtogut, të cilat hidhen në një enë me ujë të valuar. Ena mbulohet me kapak dhe përmbajtja lihet në qetësi për 15 minuta. Çaji kullohet dhe pihet i ngrohtë dhe i ëmbëlsuar sipas dëshirës, me mjaltë ose me sheqer. Mund të përdoren 1 deri 3 doza të tilla në ditë. I njëjti veprim bëhet edhe për përgatitjen e çajit me frutet e kësaj bime. Pihet një gotë në ditë, sidomos para gjumit. Frutet e njoma mund të përzihen me verë të kuqe dhe të pihet brenda ditës. Kjo kurë shërben për qetësimin e nervit shiatik dhe vazhdon deri në tri javë.

Image result for nervi shiatik

Këshilla praktike

– 20-40 vjeç, është mosha te të cilët shfaqen më shpesh dhimbjet e nervit shiatik.
– 90 për qind, e të sëmurëve që vuajnë nga kjo dhimbje mund të shërohen duke i bërë masazhe këmbës.
– 6 muaj, është koha që duhet të kalojë, më pas i sëmuri mund ta ketë të domosdoshme operacionin.
– Përdorni 2 aspirina çdo ditë, pasi parandalon rishfaqjen e dhimbjeve.
– Gjatë kohës që jeni duke parë TV mbani këmbën lart duke vendosur një jastëk poshtë saj.
– Kur keni dhimbje qëndroni shtrirë për 3 ditë në një krevat të fortë.
– Mos ngrini pesha të rënda, apo të bëhen lëvizje të sforcuara, pasi ngacmon nervin.
– Këshillohet të evitoni qëndrimet në karrige ose kolltukë shumë të butë.
– Mbani një dietë të pasur me fruta perime.
– Përdorni korse në mënyrë që beli të mos përkulet, për të mos ngacmuar nervin.
– Mjekët këshillojnë bërjen e kompresave me ujë të ftohtë ose akull të këmbës që ju dhemb.

2016-02-17

Foto nga droni i Arton Krasniqit:A janë këtu 100 mijë protestues?

A janë këtu 100 mijë protestues? (Foto nga droni)
Fotografinë e ka bërë Arton Krasniqi.Përmes kësaj fotoje shihet se deri afër hotelit Swiss Diamond protestuesit ishin të rrallë.
Ndërkohë, që Opozita thotë se kanë dalë mijë protestues. Por, a janë këtu 100 mijë protestues? Gjykojeni vetë..


Rinia Demokratike me pankarta në dorë, i bënë thirrje Ahmetit që të mos shkaktojë probleme në kryeqytet.

Shpend, mos e shkatërro Prishtinën! (Foto)
Sot, Rinia Demokratike e PDK-së, Dega në Prishtinë, ka shkuar para komunës së Prishtinës ku kanë shprehur pakënaqësitë për protestat që po organizohen në kryeqytet nga Vetëvendosje që edhe udhëheq me këtë komunë.
Rinia Demokratike me pankarta në dorë, i bënë thirrje Ahmetit që të mos shkaktojë probleme në kryeqytet.
Triumf Sadikaj, kryetar i Rinisë së PDK-së në Prishtinë, ka thënë se sot Shpend Ahmeti nuk ka organizuar asgjë në kremtim të festës së pavarësisë për të cilën të gjithë qytetarët kontribuan aq shumë.
“Kryeqyteti ynë, Prishtina, është shndërruar në arenë të dhunës opozitare. Kryetari i cili është mandatuar që ta mbroj kryeqytetin, është bërë sinonim i shkatërrimit të kryeqytetit dhe pronës publike”, theksoi Sadikaj duke shtuar se qeverisja e Ahmetit po ua mohon shumicës së qytetarëve ta festojnë të qetë pavarësinë e shtetit tonë në sheshet e kryeqytetit, duke u vënë verbërisht në anën e opozitës dhe jo në anën e shumicës dërmuese të qytetarëve të kryeqytetit.



Russia Today : Televizioni RUS transmeton LIVE protestën e opozitës

Televizioni RUS transmeton LIVE protestën e opozitës
Televizioni rus me ndikim në botë “Russia Today” ka filluar transmetimin e drejtpërdrejt të protestës së opozitës në Kosovë.
RT është duke transmetuar në disa gjuhë të botës. Derisa në versionin gjermanisht, RT shkruan se “Tetë vjet nga pavarësia e Kosovës: Demonstrata të mëdha të opozitës për rrëzimin e Qeverisë”, transmeton Republika.
Sipas RT-së, më 09 janar opozita kosovare ka mbledhur mbi 50 mijë qytetarë të protestën e tyre kundër Qeverisë. Çuditërisht, edhe në protestën e shkuar është vërejtur një interesim shumë i madh i medieve ruse dhe serbe në protestat e opozitës.
Rusia që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës ka bllokuar qindra shtete që të marrin vendimin e njohjes, derisa është munduar që të prish imazhin e shtetit të Kosovës në botë.


Urime dita e pavarësisë, Zoti e bekoftë Kosovën

Jahjaga: Koha ta ndërtojmë shtetin pa dhunë, Mustafa: 17 shkurti, dita e flijimit dhe sakrificës për liri e pavarësi (Foto)

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka thënë se 17 shkurti paraqet ditën e flijimin dhe sakrificës për liri e pavarësi të shumë brezave.
Këto komente Mustafa i ka bërë në ceremoninë qendrore të organizuar në sheshin “Nëna Terezë” në Prishtinë, për shënimin e tetë vjetorit të pavarësisë.
“Urime dita e pavarësisë, Zoti e bekoftë Kosovën”, tha kryeministri Mustafa.
Jahjaga: Koha ta ndërtojmë shtetin pa dhunë
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga në ceremoninë e parakalimit të Forcës së Sigurisë dhe Policisë së Kosovës, ka thënë se është koha për të tejkaluar dallimet dhe për t’u bërë bashkë për ta shkruar një kapitull të ri të shtetit tonë.
Ajo tha se Kosova është një demokraci e pa konsoliduar.
“Shtetndërtimi kërkon vullnet, dashuri edhe shpirtërore, ku duhet dëshmohet që secili është i barabartë para ligjit. Kosova është dhimba dhe krenaria jonë, ku kujtojmë gjenerata të tëra që kanë sakrifikuar për lirinë dhe zhvillimin e vendit tonë. Sot është një ditë feste e gjithë shtetit, festë e secilit që jeton në Kosovë dhe atyre që e ndjejnë këtë shtet kudo qofshin. Sot është festë dhe festat bëjnë bashkë të gjithë në dialog që për të ndërtuar shtetin, pa dhunë”, ka thënë Jahjaga.
Ndiqeni live parakalimin e FSK-së, Mustafa e Thaçi presin parakalimin e FSK-së
Në sheshin “Zahir Pajaziti”, tashmë janë mbledhur Kryeministri Isa Mustafa dhe zëvendësi i tij, Hashim Thaçi si dhe drejtues të Forcave të Sigurisë së Kosovës.
Ata janë duke pritur që FSK-ja të bëjë parakalimin e saj që ka në plan të fillojë pas disa minutave.
Kanë mbetur edhe pak minuta deri te fillimi i parakalimit të kuadrateve të FSK-së dhe njësive të Policisë së Kosovës nëpër sheshet në kryeqytet.
Parakalimi do të përcillet edhe me aktivitete të tjera akrobatike të kadetëve, si dhe të përcillet nga bendi muzikor i FSK-së.
Këtu mund ta ndiqni live parakalimin e FSK-së në shesh.
Ja si festohet Pavarësia
Tetë vjetori i pavarësisë do të shënohet me aktivitete të ndryshme, duke filluar nga parakalimi i kuadrateve të FSK-së dhe njësive të Policisë së Kosovës, e deri te dhurimi i gjakut.
Parakalimi në shesh përcillet edhe me aktivitete të tjera akrobatike të kadetëve në shesh si dhe nga bendi muzikor i FSK-së.
Po ashtu, në të njëjtën kohë, në orën 10:00, Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani”, hap ekspozitën e librit “Kosova në Udhën e Pavarësisë”.
Duke filluar nga ora 11:00 bëhen homazhe para varrit të Presidentit Ibrahim Rugova, ndërkohë që vetëm një orë më pas, në orën 12:00 bëhen homazhe para varrezave të Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe familjes Jashari në Prekaz.
Në orën 12:00 do të ketë aktivitet kulturor. Ansambli SHOTA do të defilojë në sheshet “Zahir Pajaziti”, “Nënë Tereza” dhe “Ibrahim Rugova”.
Ndërkaq, në orën 20:00 Baleti Kombëtar i Kosovës në Teatrin Kombëtar shfaq Baletin “Dasma” me regji e koreografi të Mehmet Ballkan.
Sa i përket bashkangjitjes së komunave në këto aktivitet, Q everia ka njoftuar se të gjitha komunat në orën 09:00 bëjnë homazhe në varrezat e dëshmorëve dhe tek shtatoret e heronjve të Kosovës.
Po ashtu, në ora 10:00, Kuvendet Komunale të mbajnë mbledhje solemne me mysafirë të ftuar.
“Më datë 17 shkurt 2016, delegacionet e larta të institucioneve të Republikës së Kosovës: Presidenca, Kuvendi i Kosovës, Kabineti Qeveritar, do të bëjnë homazhe tek varrezat dhe përmendoret e dëshmorëve. FSK do të angazhojë pjesëtarët e saj tek varrezat dhe komplekset e dëshmorëve”, thuhet në njoftimin e Qeverisë së Kosovës.
Komuna e Ferizajit ka njoftuar se gjatë ditës së sotme, për të shënuar Ditën e Pavarësisë, përveç seancës solemne të Kuvendit Komunal në orën 09:00, do të bëj homazhe te varrezat e dëshmorëve në orën 10:00. Po ashtu, duke filluar nga ora 11:00, komuna paralajmëron program artistik në Teatrin e Qytetit. Ndërsa, në Bulevardin e qytetit, nga ora 16:00 deri në orën 22:00 mbahet koncert për fëmijë e të rinj ku do të marrë pjesë edhe estrada e qytetit.
Ndërkaq, Komuna e Istogut ka njoftuar për aktivitete të shumta për të shënuar Ditën e Pavarësisë.
Komuna njofton se nga ora 10:00, fillon programi festiv për fëmijë në qendër të qytetit.
“Nga ora 11:00, Seancë Solemne me rastin e Tetë Vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. Seancambahet në sallën e Kuvendit Komunal; Nga ora 11:30, koktej rasti; Nga ora 12:00, Homazhe –vendosje kurora luleshtek Lapidari i Dëshmorëve në qendër të qytetit në Istog; Nga ora 12:30, homazhe dhe vendosje luleshtek varri i ish Kryetarit të Istogut Fadil Ferati; Nga ora 13:00, Programi festiv me këngë e valle në qendër të qytetit në Istog”, thuhet në njoftimin paraprak të komunës.
Në Komunën e Lipjanit njoftohet se do të dhurohet gjak në fshatin Kraishtë. Aksioni do të fillojë nga ora 11:30 - 16:00 në Xhaminë e Fshatit.
Ndërkaq n ga Komuna e Mitrovicës njoftojnë se “me rastin e shënimit të Ditës së Pavarësisë 17-Shkurtit, DKRS dhe DIEMS, përkatësisht Sektori për Dëshmorë e Invalidë të Luftës dhe Viktima Civile, në bashkëpunim e koordinim me Shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së, në shenj nderimi dhe respekti për heronjtë dhedëshmorët e komunës, ka paraparë të bëhen homazhe dhe vendosjen e organizuar të buqetave të luleve. Homazhet dhe vendosja e buqetave me lule të freskëta, do të fillojnë në ora 10:00, në varrezat e dëshmorëve në Shipol, për të vazhduar më pastaj tek shtatoret e dëshmorëve Avni Shabani, Artim Jashari, Safe Boletini dhe tek shtatoret e heronjve Isa Boletini, Shemsi Ahmeti dhe Mehë Uka.”

I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist

Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...