Agjencioni floripress.blogspot.com

2016/02/18

Gjeke Gjonlekaj : Kur Flora Brovina ishte shqiptarja më e përmendur në SHBA


Gjeke Gjonlekaj



Shqiptarët e diasporës e prisnin me padurim seancën e 17 korrikut për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, të cilën e drejtoi Flora Brovina. Kjo ishte një mbledhje e jashtëzakonshme dhe shumë e vështirë për t’u drejtuar, veçanërisht për një grua të sjellshme dhe intelektuale, siç është Flora Brovina, të cilës këtë rol ia jepte Rregullorja e punës, që respekton moshën.

Për këtë grua atdhetare kisha lexuar qysh në vitet e ’70-ta në të përditshmen e Kosovës “Rilindja”, e cila shpërndahej edhe në New York. Detyrën e saj të vështirë atë ditë, pra më 17 korrik 2014, e përjetova me emocione duke e ditur natyrën e saj njerëzore dhe shumë të butë e të qetë për një rol kaq të rëndë e të ndërlikuar. Atë ditë Flora Brovina ishte në rolin e një “zoje pajtore” mes bijave dhe bijve të ngatërruar për hesape të ndryshme. Flora Brovina, sa u pa, përdori të gjithë fuqinë morale që në Kuvendin e Kosovës të mos shpërthente ndonjë dhunë, siç fatkeqësisht ndodh ndonjëherë në Parlamentin e Shqipërisë.

Ndoshta do t’i shkonte rastit “përkthimi” i një fjale tjetër të urtë në “Gruaja e qetë, në ditë të vështirë”.
Gjatë Luftës në Kosovë Flora Brovina ishte gruaja më e përmendur shqiptare në Shtetet e Bashkuara. Për heroizimin e saj shkruanin të gjitha gazetat e mëdha amerikane. Këto ditë shikova arkivin e gazetës “The New York Times” dhe atje gjeta disa shkrime për këtë grua shqiptare atdhetare dhe intelektuale. Gazeta “The New York Times” më 10 dhjetor të vitit 1999 shkruan: ”Serbët dërguan në burg për terrorizëm poeten e Kosovës Flora Brovinën”. Korrespondenti Carlotta Gall i kësaj gazete shkruan: ”Sot Gjyqi i Serbisë dënoi me 12 vjet burgim poeten e njohur dhe aktivisten e përmendur për të drejtat e grave nën akuzë për terrorizëm gjatë bombardimeve të NATO-s në Kosovë. Zonja Brovina, pediatre, drejtoi Lidhjen e Grave Shqiptare të Kosovës dhe një klinikë për fëmijë dhe gra.


Ajo ishte arrestuar gjatë muajit prill në Prishtinë, në kulmin e sulmeve të NATO-s dhe, qysh atëherë, mbahet në burg. Flora Brovina akuzohet për ndihmën që u kishte dhënë luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët po luftojnë kundër forcave serbe. Kjo është njëra prej përsonaliteteve më të njohura shqiptare në burg. Në Gjyqin e Serbisë Flora Brovina kishte thënë: ”Si humaniste dhe poete u bashkova me forcat përparimtare për emancipimin e gruas shqiptare në Kosovë”. Ajo kishte thënë në gjyq: “Tërë jetën ua kam kushtuar fëmijëve, të cilët nuk dijnë asgjë për identitetin e tyre kombëtar për të cilin mësojnë më vonë nga prindërit e tyre. Më vjen keq që jam në burg dhe nuk mund ta ndihmoj popullin tim të zhvendosur që të kthehet në shtëpi. Unë dua të ndikoj tek serbët dhe shqiptarët në rrugën e tyre të pajtimit”.

Barbara Davis, përfaqësuese e Komisaritatit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, kishte marrë pjesë në gjykimin e saj në Nish. Ajo i kishte thënë gazetës “The New York Times” se Flora Brovina kishte qenë shumë dinjitoze në çastin kur ishte lexuar vendimi i gjyqit për dënimin e saj me 12 vjet burgim. Avokatët e saj ishin tronditur për këtë vendim absurd për mungesë të fakteve. Për dënimin e saj me 12 vjet burgim ishin shqetësuar edhe anëtarët e Lidhjes së Shkrimtarëve të Amerikës, bile “The New York Times” kishte botuar shkrimin me titull: ”PENI nderon këto ditë një poete të burgosur nga Kosova dhe një poet nga Kina”.

Ky shkrim u botua në edicionin e datës 10 prill 2000. Në një ceremoni që u zhvillua në Qendren Kulturore Lincoln në New York u mbajt një minutë heshtje për poeten Flora Brovina dhe për poetin kinez Xue Deyun. PEN-i amerikan e nderoi Flora Borvinën me çmimin e mirënjohur “Barbara Goldsmith”. Ky çmim është themeluar në vitin 1921. U jepet poetëve dhe shkrimtarëve që luftojnë për lirinë e fjalës. Shqiptarët e Amerikës kishim dëgjuar shumë për aktivitetet dhe qendresën heroike të Flora Brovinës. Shqiptarët atdhetarë të këtij kontinenti ishin kryelartë për qendresën e saj.

Në qershor të vitit 2000 vizitova Kosovën pas një çerek shekulli. Të nesërmen, në Prishtinë takova të shoqin e Flora Brovinës zotëri Ajri Begun. Biseduam gjërësisht për Florën dhe burgimin e saj. Pas pak e pyeta zotin Begu se ç’ka mund të bëjmë ne shqiptarët e Amerikës për lirimin e saj? Ai tha se PENI-amerikan i New Yorkut është treguar shumë i kujdesshëm për Florën dhe kjo për faktin se ajo është poete dhe botimi i poezive të saj anglisht në Shtetet e Bashkuara mbase do të ishte ndihmesë për lirimin e saj. Aty për aty i premtova se jam i gatshëm të filloj punën e duhur për botimin anglisht të poezive të saj në New York. Në atë kohë kisha botuar anglisht-shqip poezitë e Ali Podrimjes dhe kisha një përvojë në këtë drejtim.

Zoti Begu më solli botimet e saj në gjuhën shqipe dhe këto ia dërgova menjëherë Robert Elsit në Gjermani. Ai kishte përkthyer anglisht Ali Podrimjen dhe disa poezi të shkrimtarëve të tjerë shqiptarë. Përmbledhja e poezive të saj: ”CALL ME BY MY NAME”(Verma emërin tim) doli nga botimi në mars të vitit 2001. Në atë kohë Flora Brovina ishte liruar nga burgu dhe ishte ftuar nga Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara Koffi Anan për nderime të veçanta në këtë Organizatë. Ky vëllim doli nga botimi disa ditë para se ajo të arrinte në New York .

Para se të shkonte në atë pritje solemne, mori disa kopje të kësaj poeme për t’ua dhuruar autoriteteve të larta ndërkombëtare. Botimi ishte elegant dhe shumë i pranueshëm për rrethet intelektuale. Gjatë vizitës në Washington ajo ua kishte dhënë këtë libër dhuratë shumë autoriteteve amerikane, bile edhe Madam Secretary Madeline Albright.
Një javë më vonë, shqiptaro-amerikanët e Texasit kishin organizuar një pritje solemne për Flora Brovinën dhe në atë rast kishin promovuar veprën e saj poetike: ”Call Me by Name”. Një javë më vonë Dr.Brovina dhe Ajri Begu u kthyen në New York. PEN-i amerikan i New Yorkut organizoi promovimin e kësaj poeme.

Aty morën pjesë shumë përsonalitete të shquara të letërsisë dhe kulturës amerikane, midis tyre edhe zonja Lynn Redgrave, motra e aktores së njohur angleze Vanessa Redgrave. Lynn Redgrave foli për aktet heroike të Flora Brovinës. Aktorja Readgrave kishte lexuar për qendresën e Flora Brovinës në burgjet serbe dhe, në shenjë nderimi, kishte kërkuar nga motra e saj që të merrte pjesë në këtë promovim. Ishte me të vertetë një natë e jashtëzakonshme për Flora Brovinën. Si botues i kësaj vepre u ndjeva shumë mirë, sepse të gjithë kërkonin nënshkrimin e saj. Edhe revista letrare “Book Review”, që botohet të dielave në gazetën “The New York Times”, kishte botuar një shënim të shkurtër për veprimtarinë poetike dhe humaniste të Flora Brovinës.

Një javë më vonë, shoqata atdhetare “Dibra” organizoi një darkë solemne, natyrisht se të ftuar special ishin Flora Brovina dhe Ajri Begu. Ky nderim u bë për zonjën Brovina, por edhe për zotin Begu, sepse ai kishte lindur në Dibër. Flora Brovina me ftoi përsonalisht për fjalën e rastit dhe, si botues, më nderoi me një tubë lule. Më falenderoi për botimin e poemës dhe për interesimin tim gjatë kohës që kishte qendruar në burgun e Serbisë. Natyrisht se për të gjitha këto i kishte treguar i shoqi, Ajri Begu.

Në verën e vitit 2001 shkova përsëri në Prishtinë dhe, me këtë rast, ata organizuan një promovim të këtij libri në Hotel Garnd, ku morën pjesë shumë poetë e shkrimtarë të Kosovës dhe më gjërë. Morën pjesë edhe përsonalitete të Misionit amerikan në Prishtinë. Profesor Agim Vinca foli për veprimtarinë saj letrare. Folën edhe disa intelektualë të tjerë të Kosovës. Një aktor dhe një aktore shqiptare recituan anglisht pjesë të vargjeve të kësaj poeme. Sipas kërkesës së zonjës Brovina dhe zotit Begut, në fillim përshendeta anglisht dhe më vonë shqip. Kjo ceremoni kulturore u pasqyrua mirë në shtypin e Kosovës.

Murgesha e mirënjohur shqiptare e Prishtinës, Paulina Micaku, tregonte shumë për aktivitet humaniste të Flora Brovinës pas Luftës së Kosovës dhe për interesimin e saj, sidomos për jetimet dhe familjet e varfëra. Gazeta “The New York Times”, dy vjet pas lirimit nga burgu të Flora Brovinës, tregoi interesim si e kishte parë ajo Kosovën gjatë luftës, duke kërkuar një shkrim të saj, cili u botua në faqen kryesore të kësaj gazete më 30 Mars të vitit 2003. Titulli i shkrimit të Flora Brovinës, botuar në “The York Times”, është: “QIELLI RROKULLISEJ; KOSOVA ,1999” dhe vazhdon:

“Ne shqiptarët e humbën durimin. Në tokë ishte ferri dhe kërkonim shpëtim nga qielli”. Për bomba, për shpresë. Për NATO-n. Ndërkohë, të gjitha dyqanet ishin shprazur. Në ndalesën e autobusit, gra, fëmijë dhe të moshuar po përgatiteshin për të ikur nga Kosova. Pas muzgut kishte rreziqe në rrugë dhe më 24 mars 1999 u mbylla në apartamentin tim në Prishtinë. Isha vetëm. Djemtë e mi ishi jashtë vendit, ndërsa burri im ishte atë ditë në stacionin e autobusëve në Beograd. Kisha frikë dhe tensioni i gjakut më rritej vazhdimisht. U shtriva për të pushuar.

Pas pak dëgjova zhurmën e aeroplanëve dhe u ngrita në këmbë. Filloi bombardimi. Kisha pritur gjatë për aeroplanët e NATO-s, dhe ndjeva që ajo barrë e madhe nuk më rëndonte më. Në ato çaste përjetova një gëzim të papërshkrueshëm. Zëri i bombave ishte si një simfoni. Ndërsa drithmat pas shpërthimeve ishin si vallëzim. Vetimat e ndritshme ishin shkëlqim parajse. Ishin si një mëshirë pas ringjalljes së Jesu Krishtit. Sikur të kishim mundësi, të gjithë shqiptarët do të ishim mbledhur në qendër të qytetit për të festuar, duke pritur çlirimtarët me buqeta lulesh. Natyrisht se nuk kishim mundësi. Nuk e di pse, por nuk mungoi rryma dhe lajmet televizive ishin shoqërimi im gjatë gjithë asaj nate tepër të gjatë. Ishte një natë e gezueshme, që tregonte se pas një kohe aq të gjatë nuk ishim të harruar, shihej qartë se diku përtej nesh njerëzit ishin të shqetësuar për fatin tone. Duke kaluar prej kanali në kanal tjetër televiziv, nuk e di pse, por nuk isha aspak e shqetësuar për jetën time.

Kisha vetëm një mendim: nëse këto bombardime do të jenë të mjaftueshme për t’i dhënë fund këtij djalli”. Ky ishte në fragment nga artikulli i Flora Brovinës, botuar në “The New York Times” më 30 mars 2003.
(Autori është ish-gazetar i “Zërit të Amerikës”, aktualisht biznesmen e botues në New York)

Anton Harapi (Shkodër, 5 janar 1888 - Tiranë, 20 shkurt 1946)

Anton Harapi.jpg

Anton Harapi (Shkodër, 5 janar 1888 - Tiranë, 20 shkurt 1946) qe frat françeskan, mësues, mendimtar, shkrimtar dhe politikan shqiptar.


Leu në Shirokë, lokalitet afër liqenit, më 5 janar 1888 i biri i Loros dhe i Çile Koliqit
 i pagëzuar me emrin Gaspër. Qysh në moshë të re bashkë me të vëllanë, Markun, qenë të thirrur nga rruga e kishtarisë. Hyri në kolegjin e jezuitëve ku kreu mësimet fillore dhe la vëllanë që ndjeu thirrjen nga petku jezuit, Gaspri më tej nxuri klasët e gjimnazit të ulët në kolegjin e françeskanëve..

Rezultatet e larta në shkollë i mundësuan të vijojë klasët e epërta në Salzburg, e mandej Schwaz e Villach të Tirolit të Austrisë, dhe vijoi studimet teologjike në Romë. Mbi mbrujtjen e tij Dom K. Prennushi na ofron këto radhë vlerësimi:

“... mendje dialektike, qi shkruen kryeartikuj, nder cillt disa janë kryvepra. Dija e thell, arsytimi i lidhun, analizimi i holl, stili i peshuem, dallojn gjith shkrimet e tija. Mund të jetë i thatë, i ftoht, por ai asht i drejt e i pafajshem”

Më 1910 kthehet në atdhe dhe shugurohet meshtar duke përmbushur kushtet e mbrame të Urdhrit Françeskan. Gjatë tetorit të vitit 1912 deri në prill 1913 kur Shkodra qe e rrethuar nga trupat malaziase e serbe, i përkushtohet shërbesave fetare dhe njerëzore në kishën “Zoja Rruzare” në Arrën e Madhe në Shkodër, ku ishte edhe Kuvendi Françeskan. Gjatë kohës së takimeve që i paraprinë pavarësisë së Shqipërisë kërkohet nga nëpunësit e Ministrisë së Jashtme të Perandorisë Austro-Hungareze si përkthyes gjatë bisedimeve që u zhvilluan mes kontit L. von Berthold dhe Ismail Kemal bej Vlorës, në mungesë morën sivëllaun e tij françeskan P. David Pepën.

Më 1916 në Dukagjin ra kolera, P. Antoni vajti si shërbetor pranë tyre, për t’i ngushëlluar dhe ndihmuar drejtpërdrejt nga ana profilaksike kundër kolerës. Dy vitet e fundme të Luftës së Parë Botërore e gjeti famullitar në Grudë të Malcís së Madhe. Organizon menjëherë tre bajrakët Hot, Grudë e Triepsh dhe ua uli parinë në Shkodër që t'i dorëzonin memorandumin e përgatitur nga ai vetë në vitin 1918, komandantit francez në Shkodër. Në bashkëpunim me L. Gurakuqin dhe P. Gjergj Fishtën, harton peticionin e nënshkruar nga paria e 200 përfaqësuesve të tre bajrakëve të lartpërmendur, drejtuar përkatësisht Konferencës së Paqes në Paris, ministrave të Jashtëm të ShBA-së, Anglisë, Francës dhe Italisë. Në përkrahje të negociatave diplomatike, përfaqësuesit e Grudës, Hotit e Triepshit në Shkodër, organizuan demostratën te Ura e Maxharrit, duke brohoritur:

“Hot e Grudë ishin betue
Pa gjak malet mos me i l’shue...”

Në mars-prill të 1923 merr pjesë si përfaqësues i françeskanëve me të rinjtë E. Koliqi dhe Z. Harapi, të shoqërisë "Rozafa" dhe "Bogdani" gjegjësisht, në takimin që formoi grupimin “Ora e Maleve”, qe bashkëpunëtor dhe nismëtar i botimit të fletores me të njëjtin emër, që rregullisht filloi të nxirrte grupi në fjalë.

“Kur kam nxjerrë “Orën e Maleve”, përveç kolegut tim Dom Lazër Shantojës, nuk kam pasë asnji njeri që të më përkrahë e të më japë ndihmë. Po, edhe miku im Nush Topalli, më ka pague shpenzimet për botimin e tre numrave të parë”, dëshmon nxënësi i tij P. Zef Pllumi.

Emërohet drejtor i kolegjit françeskan më 1923. Mbasi përkrahte Gurakuqin në pjesëmarrjen e tij tek Lëvizja e Qershorit, me fitoren e Legalitetit më dt. 24 dhjetor 1924 arrestohet dhe burgoset për do kohë. I tërhequr nga politika, vazhdoi të japë mësim në liceun "Illyricum" (ku më vonë u emërua drejtor) dhe mësimdhënës në Shkollën Normale Femrore të Motrave Stigmatine po në Shkodër. Në harkun kohor të viteve 1930-1936 është drejtor i “Hyllit të Dritës”, siç kishte shkruar gazetave “Posta e Shqypnisë” dhe më tej tek “Zani i Shna Ndout” ku për shtatë vite mbuloi rubrikën me mendime filozofike popullore “Thana e thasha”.. Gjatë vitit 1936 do të dërgohej në Korçë i kërkuar nga intelektualët e atij qyteti tek P. Fishta, si i njohur që ishte në shkallë kombëtare për shprehinë e tij të zhdërvjellët për një kuvend mbi vlerat, parimet, kulturën e krishterë dhe atdhetarisë.Më 1937 kreu shërbimin e fundit famullitar në Bajzë

Pushtimi italian


Me pushtimin e italianëve paria e Shkodrës ngarkon Gjon Marka Gjonin që të shkonte të bisedonte me kontin Çiano më 12 prill 1939, ku si pjesëmarrës dhe përkthyes qe Patër Antoni. Bisedime të cilat nuk kaluan pa tension mes parisë së Shkodrës dhe pritësve italian. Si njëri nga krerët e dërgatës së asambleistëve të Shkodrës i kërkon Asamblesë Kushtetuese të Tiranës “Pavarsín e Shqipnís, flamurin, gjuhën, shkollat...” Në prill të 1940 bëhet pjesë e Institutit Mbretnuer të Shkencave dhe më 1941 u zgjodh Provinciali i Urdhrit Françeskan në Shqipëri.

Kapitullimi i Italisë dhe mbushja e boshllëkut

Me kapitullimin e Italisë Mehdi bej Frashëri i paraqet propozimin për t'u bërë përfaqësues i katolikëve në Këshillin e Naltë të Regjencës që do mbushte boshllëkun qeverisës të lënë. Fillimisht nuk pranon duke qenë e papërputhshme me të qenët e tij klerik, ngase një zyrë e tillë mund ta çonte në firmosjen e dënimeve me vdekjedhe se nuk mund të pranonte pa lejen e eprorëve. Për këtë arsye Asamblea i bëri një telegram Selisë së Shenjtë duke i kërkuar që t'i jepte leje Át Harapit që të marrë pjesë në këtë Këshill të përkohshëm. Selia e Shenjtë ia dha lejen Patër Antonit që të merrte pjesë dhe të ishte anëtar i Këshillit të Regjencës, por me kushtin e paravendosur nga frati që mos të nënshkruante asnjë vendim vdekjeje.

Me 13 shtator 1943 emërohet anëtar i Këshillit të Regjencës, ku ka qëndruar deri në fund të vitit 1944. Patër Anton Harapi në fjalimin e tij me rastin e betimit si anëtar i Këshillit të Naltë, do t'u shprehte kështu:

"Më rrenë mendja se nuk ka zog shqiptari, qi të mendojë se unë e mora ketë barrë për kulltuk, për interesë a për ndonji intrigë. Mundet veç me drashtë ndokush mos qe ndonji maní e emja qi më shtyni deri këtu. Edhe un po u a vërtetoj fjalën dhe po u thom se po: manija e Shqipnís, po, qe ajo qi më vuni dilemën : a me anarkista për të ba gjak, ase me hjekun dorë prej çashtjes kombtare. Dhe mbassi shpirti nuk m'a tha të baj as njenën, as tjetrën, qeshë i shtërnguem të zgjedhi njenën dysh: a të baj nji marrí tue e pranue ketë zyrë, ase të tregoj nji dobsí tue u largue. Vendova ma mirë të baj nji marrí: ase sikurse thonë ata shqiptarë qi duen të ruhen të pastër – desha të komprometohem".

I plotfuqishmi i Rajhut në Evropën Juglindore, Herman Nojbaher shkruan te Kujtimet e tij me vlerësim të madh për personin e P. Antonit. Ishte fundi i qershorit të 1944 kur Nojbaher i hipi avionit për të fluturuar drejt Beogradit dhe Át Antoni që i thotë se "nuk mund ta duronte më politikën" dhe vajti me të. Pas disa javësh qëndrim në Vienë e Tirol, kthehet në Shqipëri



Nga gjyqi i At Anton Harapit


Dënimi me vdekje

Me marrjen e kryeqytetit nga ana e komunistëve, frati bashkë me mikun dhe kolegun e tij në Regjencë, L. Nosin shkojnë në Shkodër dhe bujnë për do ditë në Kuvendin Françeskan të qytetit. Iu ngjitën Dukagjinit dhe mbas pak ditësh në Kir, më 5 dhjetor të 1944 vendosen në Plan të Pultit. Prenkë Ndou, kryetari i këshillit dhe bajraktari i fshatit e strehon tek një vejushë në Lumaj, një vend ku ishin vetëm dy shtëpi.

Më 6 ose 8 qershor 1945 arrestohet kur ishte duke u lutur, ngase qe diktuar prej objekteve që patën pa grupi i kontrollit.

Padër Harapi në gjyq

Me vendim të datës 19 shkurt 1946 të Gjykatës speciale në Tiranë, P. Antoni është shpallur si kriminel lufte dhe armik i popullit, sabotator i pushtetit. U dënua me pushkatim dhe u ekzekutua të nesërmen. Nuk dihet vendi ku iu varros trupi.



Át Anton Harapi në burgjet e diktaturës, nga Pjerin Sheldija

Vepra

I nxitur siç qe kleri për mbledhjen e folklorit dhe vendosjen në hulli të trashëgimisë së urtisë zakonore në krejt gjerësinë e vet, edhe P. Antoni gjatë kohës kur shërbeu si famullitar në Grudë mori shënime rreth ndodhive, të cilat u botuan tek e përkohshmja françeskane "Hylli i Dritës" ndër vitet 1933-'35 me titullin Urtí e burrní nder banorë të Cemit. Prej mbrujtjes me edukatë austriake që përftoi, i jepte shumë rëndësi të posaçme pedagogjisë, dhe prejse tekstet apostafat për këtë lëmë nuk qenë shqipëruar ende, atëherë më 1925 boton përkthimin e "Edukata a se mirërritja e fëmivet" të Anton Herget. Ligjëratat e mbajtura në gjashtë konferenca në Korçë botohen po ashtu si libërth më 1936 me titullin "Vlerë shpirtërore" dhe u ribotua më 1942 Rikthehet me prozën e tij psikologjike më 1939 me "Valë mbi valë", ku përshkruhet rrugëtimi i tij drejt Grudës. Emri i tij përmendet në historinë e letërsisë shqipe tek vëllimi "Shkrimtarë shqiptarë" të 1941 të përpiluar nga Resuli e Gurakuqi

Me marrjen e pushtetit nga partizanët dhe pushkatimin e tij, vepra e një personi që mbante etiketën e kuislingut nuk pau dritën e botimit në Shqipëri gjatë kohëzgjatjes së atij regjim. Komiteti "Shqipëria e Lirë" thërret si përgjegjës për kulturën P. Daniel Gjeçajn dhe i jep detyrë të botojë publicistikën e P. Antonit, gjë që arrihet më 1959 me vëllimin nën titullin "Andrra e Prêtashit" në Romë 1959[15], më tej u ribotua edhe publicistika që rrëfente e përshkruante udhëtimin për në Grudë me titullin "Valë mbi valë" më 1994

70 VJETORI I PUSHKATIMIT TË AT ANTON HARAPIT O.F.M.


Nga Fritz RADOVANI:






AT ANTON HARAPI O.F.M.(1888 - 1946)


20 SHKURT 1946 – 2016...

■“... Kallxon nji zojë e cila, aso kohe bante punën si përkthyese në shërbim përsonal të sekretarit të Partisë Enver Hoxhës, në marrëdhanje diplomatike me ambasadën e Jugosllavisë në Tiranë, si nji ditë me nji bashkëfjalim ndërmjet ambasadorit titist e Enverit, ky i fundit shend e verë i paska pasë kumtue përfaqësuesit të Beogradit gati-gati si tue u krenue: “E mbytëm Patër Anton Harapin e, me té kemi plagosë për vdekje Klerin Katolik!..” Simbas rrëfimit të grues, ambasatori diplomat i vjetër pan-serbian i paska pasë përgjegjë: “Po, po! Po keni endè gjallë Patër Gjon Shllakun, i cili peshon shumë, duhet” - vazhdoi ai “si mbas porosisë që kam prej qeverisë sime, të zhdukni Shllakun dhe të shkatrroni kulm e temel çerdhen e Klerit Katolik në Shkodër, me në krye Françeskanët!” Shkruen At Daniel Gjeçaj O.F.M. tek libri “Martirizimi i Kishës Katolike Shqiptare 1944 - 1990” fq. 36, 1993.
■Më falni se po e persëris: “...duhet” - vazhdoi ai “si mbas porosisë që kam prej qeverisë sime, të zhdukni Shllakun dhe të shkatrroni kulm e temel çerdhen e Klerit Katolik në Shkodër, me në krye Françeskanët!” Kjo bisedë u zhvillue me 20 Shkurt 1946...
■Me 4 Mars 1946, zbatohet porosia e ambasadorit Titos në Tiranë, pra pushkatohet edhe At Gjon Shllaku O.F.M., me grupin e organizatës antikomuniste “Bashkimi Shqiptar”...
■Me 15 Nandor 1946, Kuvendi i Françeskanëve në Shkoder kthehet në qender torturash të hetuesisë së Klerit Katolik Shqiptar, ku masakrohen mbi 700 Shqiptarë të burgosun...
■Françeskanët e Shqipnisë të kryesuem nga Provinçiali At Mati Prennushi O.F.M., janë “çerdhja”e Klerit Katolik Atdhetar, që “duhen shkatrrue me kulm e temel në Shkoder!”
Ata mbushen 26 hetuesi dhe burgje të qytetit të Shkodres ku torturohej dhe masakrohej inteligjenca, rinia dhe qytetaria shkodrane me atdhetarët e maleve e fushave perrreth.
***
■Po, Rregjenti i Shtetit Shqiptar At Anton Harapi, kush ishte?!
Po thërras malin e t’gjimojë,
Lugu i Cemit n’gjamë t’ushtojë,
Zana e Sukës, t’madhe t’vajtojë,
e Deçiqi – i kjosha true!
T’dahet katrash, t’kjajë me mue,
n ’fund e n’maje lè t’ lëkundet,
t’kjajë mbi tý-o sa ku t’mundet.
Oj e mjera nanë për tý! Hêj... Hêj...
At Anton Harapi - "Andrra e Pretashit"
DOSJA 1068:
■At Antoni asht le në Shirokë pranë Shkodres me 5 Janar 1888. Ka krye studimet në Salzburg, e mandej Schwaz e Villach të Tirolit të Austrisë, dhe vijoi studimet teologjike në Romë. Kur u kthye ishte profesor filozofije e teologjije, predikatar, publicist, shkrimtar, politikan... dhe në vitin 1943 Provinçial i Françeskanëve të Shqipnisë, kur Rregjenti Lef Nosi kerkonte nga Eprorët e Klerit që At Antoni me marrë pjesë në Rregjencen Shqiptare.
■Per formimin e Tij Don Kolec Prennushi shkruen në “Hylli i Dritës”, në vitin 1936:
“... mendje dialektike, qi shkruen kryeartikuj, nder cillët disa janë kryevepra. Dija e thell, arsytimi i lidhun, analizimi i holl, stili i peshuem, dallojnë gjith shkrimet e tija. Mund të jetë i thatë, i ftoht, por ai asht i drejt e i pafajshem.”
■Rregjenti Lef Nosi thonte: “Nguli kambë për qenjen e Tij në Këshillin e Regjencës, se vetem mirë do t’i sjellin Shqipnisë!”
■AT ANTON HARAPI E PRANOI DETYREN NË RREGJENCËN SHQIPTARE (1943), “ME KUSHT: MOS ME NËNSHKRUE ASNJË DËNIM ME VDEKJE!”
Disa mendime të At Antonit:
■“Po të mos u xeni besë fjalëve të mija, ja tek e keni veprën teme për peng sigurie!”
■“Çdo ndërtese i vehen themelet në dhè! Edhe në vorr në hijshim, duhet të jemi gurët e themelit të asaj binaje që sot e quejmë Shqipni!”
■“Me gjak të vet e shuguroi elterin e Atdheut, katoliku, ortodoksi e muhamedani: Gjeçovi e Gurakuqi, Topulli e Curri, Gërmenji e Negovani, nuk kanë ndryshim, por janë në nji mendim e në një vendim, në vepër e në vdekje. Ata e vulosen me gjak çfarë qenë; na mbetët ne ta vulosim çfarë jena”!”
■“Nuk shpëton jo, sot, as Xhamia pa Kishë, as Kisha pa Xhami, por as njena e as tjetra pa Shqipni! Me gjak e dasi jena ngopë! Kena pa e provue edhe se çka asht kthetra e huej dhe e kena prekë se një popull i përçamë asht i gjykuem me mbarue! Të ngrihemi pra në kambë! Për një Zot të vërtetë e për një Shqipni të lumtun – na jena vllazen!
A sëbashku e të pështuem a të ndamë e të mbaruem!”
■“Shqipnia u fitue me gjak, me gjak edhe po mbahet e robnueme. Do të vij dita e me Paqë dhe Drejtsi do të fitohet!”
***
■Rregjenti Cafo Beg Ulqini thonte: “Shërbimi i At Antonit për mosnjollosjen e Ditës së Madhe të Flamurit, asht shërbimi ma i madh që një Atdhetar si At Anton Harapi mundet me i ba Atdheut të vet. Ka me ardhë një kohë që për këte vepër Ai do të zanë vendin që meriton! At Anton Harapi asht kenë nji e nuk bahen dy!”
■At Antoni refuzoi largimin nga Shqipnia para vitit 1944 dhe mbas, kur Rregjenti Cafo Beg Ulqini i propozoi të shkonte në një streh të Tij nga Tokat e Malit të Zi, nder shpella, At Antoni u pergjegj: “Kam punue per Shqipni e ballafaqas. Nuk pres shpërblim, por as dënimi nuk ka pse më pret! Bashkatdhetarët e dijnë se kurrë nuk i tradhëtova, me ta vuejta, për ta punova, me ta qindrova. Me ta edhe do t’ vdes!”
■20 SHKURT 1946...
■Drejtë bregut të lumit Lana... Tiranë, 20 shkurt 1946..: Binte shi. Disa gropa ishin kthye në brraka ujë... “Frati hidhte hapat me kujdes, duke ngritur herë – herë kindët e zhgunit, për të mos iu stërpikur nga baltat... Njëri prej ekzekutuesëve e shikoi dhe i tha:
Mos ki dert, o prift, se tek balta ke për të përfunduar!..Frati vazhdoi rrugën dhe ia këthei:
“Atje tek po shkoj, due të shkoj i panjolla, ashtu siç kam kenë tanë jeten time!”...
Shkoi pranë gropës, dhe tha: “I bekoi vrasësit e i fali për aktin që do të kryejnë!”.
■“Shpirtin Zotit, trupin Tokës”... Pikrisht asaj Tokë Amtare, për të cilën u ba flij...
■VETEM DOSJET TREGOJNË KUJT I KANË SHERBYE DHE I SHERBEJNË TRADHTARËT E ATDHEUT!
Melbourne, Shkurt 2016. Vazhdon Pjesa e III...

Simptomat, shkaqet dhe si kurohet shiatiku

woman-back-herniated-disc-md
Shiatiku është emri i një sindrome që është e karakterizuar nga dhimbja dhe që të dërgon drejt nervit shiatik. Nervi shiatik është nervi më i gjatë dhe më i madh në trup – ai është aq i trashë sa një prej gishtërinjve tanë kur arrin në pjesën e shpinës. Ai pastaj kalon nga pjesa e prapme drejt ijeve dhe poshtë tek këmba nga ku ndahet në gju në dy degë. Çdo këmbë ka nervin e tij shiatik.

Cilat janë simptomat e shiatikut?

Dhimbja nga shiatiku është ndjerë përgjatë nervit shiatik dhe mund të ndihet thellë në pjesën e prapme, me dhimbje që shkon drejt shpinës dhe poshtë për në këmbë, nganjëherë edhe në shputën e këmbës. Dhimbja mund të jetë e shoqëruar me ndjesi shpimi gjilpërash – “gjemba” apo mpirje dhe nganjëherë nga dobësia muskulare e këmbës.
Dhimbja e shiatikut ndihet zakonisht vetëm në një këmbë. Ndonjëherë, një ndjesi si një goditje elektrike mund të ndihet përgjatë nervave. Dhimbja mund të variojë nga një dhimbje e butë në një dhimbje të fortë. Dhimbjet e nervit shiatik shpesh ndihen gjatë teshtitjes, kollës, të shkuarit në tualet, ose kur ju jeni ulur dhe mund të shoqërohet me dhimbje të shpinës.
Pjesa më e madhe e dhimbjeve të shiatikut përmirësohet brenda pak javëve dhe nuk rezulton në një dëmtim të përhershëm. Nëse dhimbja juaj nuk largohet pas disa javëve, shkoni tek doktori juaj. Nëse ju humbni kontrollin e fshikëzës tuaj ose të zorrëve, ose keni dhimbje të rënda, dobësi të muskujve apo mpirje, kërkoni menjëherë kujdes mjekësor.

Cili është shkaku i dhimbjes?

Hernia diskale

Një nga shkaqet më të zakonshme të nervit shiatik është hernia diskale. Hernia nënkupton fryrje. Disqet intervertebrale janë disqe që formojnë një mbrojtje mes rruazave të shtyllës kurrizore. Disqet kanë një shtresë të fortë të jashtme të bërë nga kërci, me një qendër të butë xhelatinoze që vepron si një amortizues.
Nëse shtresa e jashtme e diskut dobësohet, nga mosha apo lëndimi, pjesa e butë mund të pësojë fryrje përmes dobësisë – kjo është ajo që është e njohur si një hernie diskale ose thyerje. Nëse ndonjë prej 5 çifteve të rrënjëve nervore që formojnë origjinën e nervit shiatik janë të ngjeshura në shpinë nga një disk i thyer ata mund të japin një rritje të dhimbjes poshtë nervit shiatik. Jo vetëm që bën një shtypje diskale mbi rrënjët nervore, por kimikatet që derdhen nga qendra e butë e diskut irritojnë rrënjët nervore, duke shkaktuar inflamacion.

Osteofitet (Rritja e kockave)

Osteofitet janë kocka të mëdha në skajet e nyjeve. Në një përpjekje për të mbrojtur trupin, kocka të reja janë formuar në buzë të nyjeve. Kjo është quajtur rritje e kockave. Rritja e kockave në vetvete nuk është e dhimbshme, por për fat të keq, ajo mund të shkaktojë probleme. Në shpinë, rritja e kockave mund të ndërhyjë në hapësirën e rezervuar zakonisht për nerva, duke shkaktuar dhimbje të nervit shiatik.

Sindroma Piriformis

Sindroma piriformis është një shkak i pazakontë i nervit shiatik. Piriformis është një muskul që shtrihet thellë nën muskujt glutealë. Funksioni i muskulit piriformis është të bëjë rrotullimin e jashtëm dhe të stabilizojë ijet. Nervi shiatik kalon direkt në piriformis. Sindroma piriformis ndodh kur muskuli piriformis bëhet i ngushtë, shkon në spazëm ose ëjntet. Kur kjo ndodh ajo prek nervin shiatik nën të. Tek afërsisht një në 7 njerëz, nervi shiatik kalon nëpër piriformis në vend që të kalojë nën të – dhe këta njerëz mund të jenë të prirur për probleme të nervit shiatik.

Ngushtimi i kanalit kurrizor

Stenozë nënkupton ngushtim dhe stenoza e kanalit kurrizor është ngushtimi i hapësirave që mbante nervat në shpinë. Si rezultat i ngushtimit të kanalit kurrizor nervat shtypen, çka mund të shkaktojë dhimbje të pjesës së prapme, dhimbje poshtë nervit shiatik dhe dobësi të muskujve të këmbës. Nëse keni stenozë është e mundshme që ju të keni dhimbje të shpinës në shumicën e kohës apo dhimbje këmbe dhe mpirja do të fillojë kur ju të filloni të ecni. Stenoza kurrizore tenton të ndikojë tek njerëzit e moshuar më shumë sesa tek të rinjtë.

Spondiloatroza

Në këtë gjendje, një nga rruazat lëviz përpara rruazës që është nën të. Kjo deformon kanalin kurrizor dhe mund të rezultojë në rrënjët nervore të nervit shiatik duke shkaktuar ngjeshje. Tek të rriturit, rruaza e katërt dhe e pestë (L4 and L5) janë më së shpeshti të prekura, me vertebrën L4 që lëviz përpara vertebrës L5. Spondiloatroza zakonisht rezulton nga sëmundjet degjenerative të shpinës, të tilla si artriti.

Shtatzënia

Shtatzënia mund të jetë shkak presioni mbi nervin shiatik.

Shkaqe të tjera

Shiatiku mund të shkaktohet nga tumoret që cënojnë palcën kurrizore ose rrënjët nervore. Dhimbjet e forta të shpinës që shtrihen më pas në ije dhe këmbë, humbja e kontrollit të fshikëzës ose zorrës ose dobësi të muskujve, mund të rezultojnë nga tumoret kurrizore. Trauma në shpinë, të tilla si ato që rrjedhin nga aksidentet me makinë, gjithashtu mund të çojnë në dhimbje të nervit shiatik.

Si diagnostikohet shiatiku?

Mjeku juaj do të marrë parasysh historinë tuaj mjekësore dhe do të kryejë një ekzaminim fizik, sidomos të shpinës dhe këmbëve. Juve mund t’ju kërkohet për të demonstruar disa lëvizje në mënyrë që mjeku juaj të mund të kontrollojë forcën e muskujve tuaj, fleksibilitetin dhe reflekset tuaja. Rrezet X nuk janë përdorur, sepse ata nuk tregojnë hernian diskale apo dëmet nervore, por ata mund të tregojnë spondiloatrozën, rritjen e kockave dhe sëmundje të tjera të kockave. Kur simptomat janë të rënda ose të përkeqësuara, skanimet CT ose skanimet MRI shpesh janë përdorur për të identifikuar shkakun e nervit shiatik.

Si trajtohet shiatiku?

Pjesa më e madhe e shiatikut përmirësohet brenda pak javëve dhe nuk rezulton në një dëmtim të përhershëm. Nëse dhimbja juaj nuk largohet pas disa javëve, duhet të shkoni tek doktori juaj. Nëse ju humbni kontrollin e fshikëzës tuaj ose të zorrëve ose keni dhimbje të forta, dobësi të muskujve apo mpirje, kërkoni menjëherë kujdes mjekësor.

Kontrolli i dhimbjeve

Ilaçet josteroidale anti-inflamatore (ILSAI), siç është ibuprofeni ose aspirina, mund të jenë të domosdoshme në zvogëlimin e inflamacionit, nëse shiatiku është shkak i hernias diskale ( studimet kanë treguar që IJSAI nuk janë më të mira se placebo). Paracetamoli dhe liruesit e tjerë të dhimbjeve mund të ndihmojnë në zvogëlimin e dhimbjeve të shpinës në një afat të shkurtër dhe ju ndihmon që të qëndroni aktiv.

Të qenit aktiv

Pasi dhimbja është kontrolluar, doktori juaj mund t’ju rekomandojë një terapi fizike ose një program ushtrimesh për të forcuar muskujt e shpinës dhe për të rregulluar qëndrimin. Terapia fizike është e rëndësishme nëse ju keni hernia diskale. Mjekët tani e dinë se qëndrimi i gjatë në shtrat nuk është një ide e mirë për shiatikun dhe dhimbjet e shpinës, pasi zakonisht përkeqëson problemet. Një sërë ditësh pushim në fillimet e saj do të jenë të nevojshme, por jo më gjatë pasi muskujt që mbështesin shpinën do të fillojnë të dobësohen. Mbajtja e aktivitetit fizik siguron një efekt pozitiv mbi dhimbjet, shkallën e shërimit nga dhimbjet e shpinës dhe funksionin, në krahasim me pjesën tjetër që lidhet me të qëndruarit në shtrat.

Injeksionet epidurale steroide

Injeksionet e kortizonit mund të përdoren për të trajtuar nervin shiatik duke ndihmuar për të shtypur inflamacion rreth nervave të irrituar. Megjithatë, provat për të mbështetur efikasitetin e injeksioneve steroide janë kontradiktore.

Kirurgjia

Në raste të rënda, kirurgjia kurrizore mund të jetë e nevojshme për të bërë më shumë hapësirë për nerva në kanalin kurrizor. Chemonucleolysis është një operacion që përfshin një enzimë duke e injektuar në pjesën diskale për të shpërndarë rrjedhjen e butë të qendrës së diskut. Një diskektomi e pjesshme është një operacion që bëhet përmes një prerjeje të vogël në shpinë për të hequr një pjesë të diskut diskal që është duke shtypur një nerv. Një laminektomi përfshin kirurgjinë kurrizore për të hequr laminën dhe ndonjëherë për të krijuar më shumë hapësirë për rrënjët nervore.

Shtriqja dhe forcimi

Ushtrimet shtriqëse mund të ndihmojnë për të liruar ngurtësimin e shtyllës kurrizore. Pjesa më e madhe e shtriqjeve përqendrohen në fortësimin e muskujve që mbështesin shtyllën kurrizore. Megjithatë, kini parasysh se shtriqjet e përshtatshme për shiatikun varen nga shkaku i shiatikut. P.sh. ekzistojnë disa ushtrime shtriqjeje specifike që janë pothuajse gjithmonë të nevojshme për lirimin e sindromës piriformis dhe këto ndryshojnë nga shtriqjet që përdoren për të lehtësuar dhimbjet e nervit shiatik të shkaktuar nga stenoza kurrizore. Ushtrimet e tilla si pilatet janë të nevojshme për të korrigjuar tonin e muskujve të dobët, përmirësimin e forcës dhe stabilitetin. Pilatet shpesh mund të përmirësojnë dhimbjen e shpinës dhe gjithashtu ndihmojnë për të parandaluar episode në të ardhmen.

Masazhi

Nuk duket që të ketë ndonjë provë shkencore në lidhje me masazhin si një trajtim për dhimbjet e nervit shiatik, por disa njerëz e kanë gjetur atë të dobishëm, p.sh. në lëshimin e muskujve që kanë shkuar në spazmë.

Osteopatia

Njerëzit me dhimbje të nervit shiatik zakonisht konsultohen me osteopatët pasi janë ato që merren me gjendjen e tyre dhe disa njerëz e gjejnë të dobishme për të lehtësuar simptomat e tyre. Në aspektin e studimeve shkencore, shumica e studimeve deri më tani ka vënë re se osteopatia është për të trajtuar dhimbjet e shpinës në përgjithësi, jo konkretisht dhimbje të nervit shiatik, kështu që dëshmitë që mbështetësin përdorimin e saj ndaj dhimbjeve të nervit shiatik nuk janë të mjaftueshme. Megjithatë, disa mjekë e rekomandojnë konsultimin me një osteopat ose fizioterapist për lehtësimin e dhimbjeve të nervit shiatik dhe për të ndërmarrë një program për forcimin dhe për gjendjen e shpinës.

Fizioterapia

Doktori juaj mund t’ju këshillojë një fizioterapist për ushtrime në mënyrë që të forconi dhe të stabilizoni shpinën tuaj, dhe gjithashtu për t’ju ndihmuar në lirimin e dhimbjes shiatike.
Manipulimi kurrizor

Prova nuk është e qartë nëse manipulimi kurrizor, si p.sh. ai që kryhet nga kiroprakteri, është i dobishëm në trajtimin e dhimbjeve të nervit shiatik. Mjekët janë të shqetësuar, megjithatë ekziston një mundësi për të dëmtuar më tej hernian diskale nëpërmjet manipulimit kurrizor. Përveç kësaj, njerëzit që kanë osteoporozën ose artritin reumatoid duhet të shmangin manipulimin kurrizor.

Akupunktura

Akupunktura është futja e gjilpërave të holla në lëkurë në pikat tradicionale të akupunkturës të cilat janë menduar që të jenë vendosur nëpër meridianet që ndodhen në trup. Në ditët e sotme, nuk ka shumë dëshmi për të rekomanduar akupunkturën në trajtimin e shiatikut. Mungesa e provave mund të jetë për shkak të vështirësisë në kryerjen e gjykimeve në efektivitetin e akupunkturës. Sepse akupunktura përfshin futjen e gjilpërave në trup dhe është e vështirë ta krahasojmë atë me një trajtim të personave me aftësi të kufizuar. Akupunktura është krahasuar zakonisht me një akupunkturë të personave me aftësi të kufizuar e cili përdor pikat e akupunkturës jo-tradicionale, megjithatë, disa njerëz besojnë se çdo gjilpërë ka një efekt pozitiv në trup.

Pakot e ngrohta ose të ftohta

Nuk duket që të ketë ndonjë dëshmi definitive mbështetur në përdorimin e pakove ngrohëse apo ftohëse në trajtimin e dhimbjeve të nervit shiatik.

TENS – stimulim transcutaneous elektrik nervor

TENS është një trajtim që përdor rrymat e tensionit të ulët elektrik për lehtësimin e dhimbjeve. Më shumë dëshmi shkencore janë të nevojshme për të treguar nëse TENS është një trajtim efektiv për dhimbje të nervit shiatik, megjithatë, një studim i 1999 gjeti se TENS ishte dukshëm më efektiv sesa trajtimet e përdorura për uljen e dhimbjeve të nervit shiatik.
Image result for nervi shiatik
PENS – Stimulimi percutaneous elektrik nervor

PENS është e ngjashme me TENS, por me PENS stimulimi elektrik kalon nëpër lëkurë në indet e buta duke përdorur hetimet e ngjashme me gjilpërat e akupunkturës. Përsëri, nuk ka prova të mjaftueshme shkencore që të provojnë se PENS është një lehtësim efektiv për dhimbjet e nervit shiatik. Megjithatë, në studimin e vitit 1999 të përmendur më lart, PENS vlerësohet në mënyrë të konsiderueshme më e efektshme sesa TENS në përmirësimin e aktivitetit fizik dhe sasisë së gjumit. Përveç kësaj, 71% e pacientëve deklaruan se ata do të jenë të gatshëm që të paguajnë ekstra për të marrë terapinë PENS.
Image result for nervi shiatik
Disa kura popullore

Për përmirësimin e dhimbjeve të nervit shiatik, ekzistojnë kura dhe çajra të ndryshme të rekomanduara nga mjekë popullorë. Një nga mënyrat më të suksesshme që ka dhënë rezultate në lehtësimin e dhimbjeve është bërja e masazheve me vaj dhe akull. Masazhet duhet të bëhen çdo ditë për 30 minuta çdo seancë. Çdo i sëmurë që vuan nga dhimbjet e nervit shiatik duhet t i vazhdojë masazhet për 15 ditë. Për përmirësimin e dhimbjeve të nervit shiatik shërben edhe kura e përftuar nga përzierja e 100 gramë jodio, 30 gramë vaj gruri, 4 lugë gjelle vaj ulliri, 30 tableta aspirinë dhe një kuti rozmarinë të njomë. Të gjitha këto përzihen së bashku në një enë dhe lihen në qetësi për 5 orë. Pasi kjo përzierje ka marrë trajtën e pomadës, bëhet masazhi i këmbës për 15 deri në 20 minuta, atje ku nervi shiatik është i ngacmuar. Kjo kurë vazhdon për 7 deri në 10 ditë rresht. Menjëherë pas përdorimit ju do të keni mundësi të shihni edhe efektet pozitive të kësaj kure.
Image result for nervi shiatik
Çaji i përgatitur nga gjethet e urthit

Një tjetër mënyrë është edhe çaji i përgatitur nga gjethet e urthit. Gjetheve të njoma të urthit, u shtohen 4 gota me ujë dhe lihen për t u zier për 20 minuta. Pasi kullohet, pihet nga 1 filxhan esëll në mëngjes dhe një filxhan tjetër para gjumit. Çaji pihet i ëmbëlsuar me mjaltë. Kjo kurë vazhdon për një muaj. Tjetër linjë për të lehtësuar dhimbjet e nervit shiatik është edhe përdorimi i lëvozhgave të drurit të shelgut, gjethe dhe sythe mështekne, lulet e shtogut, lulet e blirit, si dhe gjethet e hithrës dhe këputje. Pasi imtësohen mirë dhe përzihen, merret një lugë nga kjo përzierje dhe zihet në një enë me kapak të mbyllur për 5 minuta me 200 miligramë ujë. Më pas kullohet dhe pihet sa më i ngrohtë. Nëse dhimbjet e nervit shiatik janë të forta, nga përzierja merren 4 lugë dhe vlohen për 5 minuta në gjysmë litri ujë. Më pas ëmbëlsohet me mjaltë dhe pihet çdo 2 orë, nga 1 gotë çaji, por që të jetë shumë i nxehtë. Në vijim të kurave popullore, por japim edhe atë të përgatitur nga kallinjtë e bredhit të bardhë, të cilët zihen në 200 mililitër ujë. Pasi kalon 2 orë kullohet dhe ëmbëlsohet me mjaltë. Ky çaj pihet i ngrohtë esëll çdo mëngjes dhe në mbrëmje vonë nga 1 gotë çaji.
Image result for nervi shiatik
Më së shumti, shtog

Shtogu është një bimë shumë e njohur në vendin tonë. Lulet e shtogut janë të pasura me substanca vepruese, që kanë efekt mjekues në shumë sëmundje. Në sajë të këtyre substancave çaji i përftuar prej tyre ndihmon dukshëm në lehtësimin e dhimbjeve të shkaktuara nga nervi shiatik. Pas studimeve të shumta të kryera për mënyrën e qetësimit të dhimbjeve, që shkakton nervi shiatik dhe dhimbjet e kolonës vertebrale është vërtetuar se çaji i përftuar nga lulet dhe frutet e shtogut ka dhënë rezultate mjaft të mira në lehtësimin e dhimbjeve. Ato përmbajnë acide organike, vitaminat A e C, esencë, si dhe një faktor veprues, që jep rezultate të mira në mjekimin e dhimbjeve, që shoqërojnë disa sëmundje. Efekte pozitive ky çaj ka dhënë edhe në uljen e temperaturës së lartë. Këshillohet pirja e menjëhershme e çajit, i ëmbëlsuar me mjaltë ose sheqer sipas dëshirës. Ndërsa lulet përdoren për të qetësuar dhimbjet e traktit tretës dhe në rastet e sëmundjeve, që shoqërohen me fryrje të barkut. Bima rekomandohet edhe në sëmundjet e të ftohurit, si gripi, dhe ndihmon në zhbllokimin e rrugëve të frymëmarrjes. Rezultate mjaft të mira çaji jep edhe në pakësimin e djersës, shumë problematik ky fenomen tani në stinën e verës. Pirja e çajit përpara se të dilni do të sillte efekte pozitive. Çajin mund ta pini edhe në mbrëmje para se të flini, për të bërë një gjumë të qetë. Mjaft mirë përdoret lëngu i përftuar nga lulet dhe frutet në problemet e fytit dhe mishrave të dhëmbëve. Në rastet e acarimit dhe skuqjes së tyre, rekomandohet të bëhet gargarë disa herë në ditë, deri sa të jeni shëruar plotësisht.
Si përgatitet çaji
Image result for nervi shiatik
Për përgatitjen e çajit nevojiten 2 lugë çaji me lulet e shtogut, të cilat hidhen në një enë me ujë të valuar. Ena mbulohet me kapak dhe përmbajtja lihet në qetësi për 15 minuta. Çaji kullohet dhe pihet i ngrohtë dhe i ëmbëlsuar sipas dëshirës, me mjaltë ose me sheqer. Mund të përdoren 1 deri 3 doza të tilla në ditë. I njëjti veprim bëhet edhe për përgatitjen e çajit me frutet e kësaj bime. Pihet një gotë në ditë, sidomos para gjumit. Frutet e njoma mund të përzihen me verë të kuqe dhe të pihet brenda ditës. Kjo kurë shërben për qetësimin e nervit shiatik dhe vazhdon deri në tri javë.

Image result for nervi shiatik

Këshilla praktike

– 20-40 vjeç, është mosha te të cilët shfaqen më shpesh dhimbjet e nervit shiatik.
– 90 për qind, e të sëmurëve që vuajnë nga kjo dhimbje mund të shërohen duke i bërë masazhe këmbës.
– 6 muaj, është koha që duhet të kalojë, më pas i sëmuri mund ta ketë të domosdoshme operacionin.
– Përdorni 2 aspirina çdo ditë, pasi parandalon rishfaqjen e dhimbjeve.
– Gjatë kohës që jeni duke parë TV mbani këmbën lart duke vendosur një jastëk poshtë saj.
– Kur keni dhimbje qëndroni shtrirë për 3 ditë në një krevat të fortë.
– Mos ngrini pesha të rënda, apo të bëhen lëvizje të sforcuara, pasi ngacmon nervin.
– Këshillohet të evitoni qëndrimet në karrige ose kolltukë shumë të butë.
– Mbani një dietë të pasur me fruta perime.
– Përdorni korse në mënyrë që beli të mos përkulet, për të mos ngacmuar nervin.
– Mjekët këshillojnë bërjen e kompresave me ujë të ftohtë ose akull të këmbës që ju dhemb.

2016/02/17

Foto nga droni i Arton Krasniqit:A janë këtu 100 mijë protestues?

A janë këtu 100 mijë protestues? (Foto nga droni)
Fotografinë e ka bërë Arton Krasniqi.Përmes kësaj fotoje shihet se deri afër hotelit Swiss Diamond protestuesit ishin të rrallë.
Ndërkohë, që Opozita thotë se kanë dalë mijë protestues. Por, a janë këtu 100 mijë protestues? Gjykojeni vetë..


Rinia Demokratike me pankarta në dorë, i bënë thirrje Ahmetit që të mos shkaktojë probleme në kryeqytet.

Shpend, mos e shkatërro Prishtinën! (Foto)
Sot, Rinia Demokratike e PDK-së, Dega në Prishtinë, ka shkuar para komunës së Prishtinës ku kanë shprehur pakënaqësitë për protestat që po organizohen në kryeqytet nga Vetëvendosje që edhe udhëheq me këtë komunë.
Rinia Demokratike me pankarta në dorë, i bënë thirrje Ahmetit që të mos shkaktojë probleme në kryeqytet.
Triumf Sadikaj, kryetar i Rinisë së PDK-së në Prishtinë, ka thënë se sot Shpend Ahmeti nuk ka organizuar asgjë në kremtim të festës së pavarësisë për të cilën të gjithë qytetarët kontribuan aq shumë.
“Kryeqyteti ynë, Prishtina, është shndërruar në arenë të dhunës opozitare. Kryetari i cili është mandatuar që ta mbroj kryeqytetin, është bërë sinonim i shkatërrimit të kryeqytetit dhe pronës publike”, theksoi Sadikaj duke shtuar se qeverisja e Ahmetit po ua mohon shumicës së qytetarëve ta festojnë të qetë pavarësinë e shtetit tonë në sheshet e kryeqytetit, duke u vënë verbërisht në anën e opozitës dhe jo në anën e shumicës dërmuese të qytetarëve të kryeqytetit.



Russia Today : Televizioni RUS transmeton LIVE protestën e opozitës

Televizioni RUS transmeton LIVE protestën e opozitës
Televizioni rus me ndikim në botë “Russia Today” ka filluar transmetimin e drejtpërdrejt të protestës së opozitës në Kosovë.
RT është duke transmetuar në disa gjuhë të botës. Derisa në versionin gjermanisht, RT shkruan se “Tetë vjet nga pavarësia e Kosovës: Demonstrata të mëdha të opozitës për rrëzimin e Qeverisë”, transmeton Republika.
Sipas RT-së, më 09 janar opozita kosovare ka mbledhur mbi 50 mijë qytetarë të protestën e tyre kundër Qeverisë. Çuditërisht, edhe në protestën e shkuar është vërejtur një interesim shumë i madh i medieve ruse dhe serbe në protestat e opozitës.
Rusia që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës ka bllokuar qindra shtete që të marrin vendimin e njohjes, derisa është munduar që të prish imazhin e shtetit të Kosovës në botë.


Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...